Bisede me ateistet!

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Z. Delarge,

Ti duhet ta dish me mire se une se kush te beri! Zoti ka vene ne vend ligje qe qeverisin natyren, riprodhimin, etj, etj. Thjesht sepse je lindur nga prinderit e tu nuk do te thote se ata jane krijuesi. Ata nuk kishin asgje ne dore ne lidhje me lindjen apo "krijimin" tend, vecse te benin natyrshem ato gjera qe sjellin riprodhimin. Cdo gje e kishte vene Zoti ne vend, nuk eshte merita e prinderve te tu. Nese do te kapemi pak gjerave cinike nuk do te na coje gjekundi kjo teme. Une po them le te flasim me shkence, sillni argumentat tuaja sipas ligjeve shkencore, dhe jo me sulme ndaj mendimit te tjetrit, pa u bazuar ne shkence. Urdheroni, tryeza eshte e hapur, na thuaj teorine te tende te krijimit te universit dhe jetes dhe le ta analizojme ne baze faktesh shkencore. Pse ngurroni? Asnje nga ana e ateisteve nuk e ka bere kete. Ne vend te kesaj thjesht sjellin sulme ndaj pikepamjes tjeter. Ne qofte "shani" nje teori, atehere na sillni tuajen qe eshte me e mire dhe me e llogjikshme, nqs nuk mundeni, atehere c'kuptim ka postimi?
 

val kilmer

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nese ti vazhdon e ben postime te tjera do te ta heq te drejten e postimit ne AF. Paralejmmerimi i fundit! Respekto parametrat e diskutimit, ne mos po mos hy fare.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

DeLarge,

Besoj se iu pergjigja me lart pyetjes se kush te beri.

Ne lidhje me pyetjen tjeter, une besoj se po kapesh pas gjerave qe jane gabim. Une nuk po flas per fe ketu, degjove ti mua te flas per fene, nese feja evolon apo jo?

Bibla nuk evolon, ajo eshte e njejte. Nese njerezit e interpretojne ndryshe dhe krijojne lloj-lloj sektesh ky nuk eshte faj i Zotit. Pastaj mua me duket se ti paske ndonje inat me ndonje fe te caktuar, apo me ndonje doktrine te caktuar.

Degjo, une te thashe, ky diskutim nuk behet duke nxjerre ne pah dobesite e nje feje te caktuar apo cfare abuzimesh bejne njerezit qofte edhe ne emer te Zotit. Na jep pra ti nje teori me te mire se sa ajo e krijimit, akoma po presim per kete. Na thuaj ti si u krijua bota dhe do te shohim nga vete theniet e tua se sa fetar je ti dhe sa besim ke ne krahasim me besimtaret e Bibles.

Pse nuk e ben? Nqs do vetem te kapesh pas "dobesive" te feve, atehere hap nje teme te tille tek teologjia, ne te kundert na jep zgjidhjen tende zoteri, na jep nje alternative qe ka kuptim dhe bazohet ne shkence.

Po te ishte e vertete ajo qe thua ti, atehere do ishe ti qe te na kerkoje fakte shkencore dhe jo ne ty!
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Tuth matters, UNE NUK DI! Ky eshte besimi im, po sepse sdi sdo te thote se duhet se sben te besoj nje teori boshe.

piss off eshte my answer se nuk ju pergjigje asnje nga pyetjeve te mija dhe skam ndermend te vras (kjo shprehja edituar) trurin tim me juve. Kur them mua kush me beri kam parasysh ate shembullin tend me oren. Nqse zoti ben nje ore te shkoj sipas qefit te tij po kete zot kush e ben.

U mundova dhe une te studjoj biblen ne institucionin me te mire te londres dhe jo rrugeve te tiranes nga ata qe te zejne rrugen te ngjiten dhe sdine te shqiten per te para what's the fuss all about, po e vetmja gje qe mesova ishte Beso beso pa ska rendesi (edituar dhe kjo shprehje ne nje menyre me te moderuar) se e shte e vertete apo jo dhe vetem lutu lutu. Dhe mos bej pyetje, Well pyetje bej po jo the wrong question.

Kjo eshte feja. Dhe mundesisht po pate filozofi me baza llogjike bujrum perndryshe une spo te shaj tek theologjia.

hajt tung dhe hapi rruge fetarit :tipsy:

Shenim: Edituar pjeset me shenime ne kllapa per konfuzion jo se Dicku s'ka gjeresine e duhur te fjalorit te moderuar, por se ka qejf per snobizma. Dicku permbaj veten!
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Delarge,

Me vjen keq qe flet keshtu, qofte me gjuhen qofte nga tonet.

Une te thashe te mos e gjykosh vertetesine e Bibles apo Zotit ne baze te nje eksperience qe ti ke pasur me disa njerez fetare, madje qe perdorin Biblen. Nese ata kane deshtuar te te jepnin ty pergjigjet e duhura, atehere turp per ata, por mos ja hidh fajin Bibles apo Zotit per kete. Ata jane njerez, asgje me shume.

Prandaj te thashe te mos e vazhdojme kete bisede me sulme, por me llogjike per ato qe po themi, sepse po u kapem se cfare bejne njerezit, atehere shembuj ka nga te dyja anet per abuzim apo zhgenjim, por e verteta nuk gjykohet nga dobesite e njerezve.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bisede me ateistet!

Gysi, mora guximin ta marr kete shkrimin e Dostojevskit dhe ta citoj paragraf per paragraf jo se kam une nivelin e tij, por sepse kam nje sy kritik per te pakten sepse kam lindur nje shekull me vone vezhgimit te Dostojevskit.

Ja c'mendoj une:


Njeriu me ideale të larta, sikur të qe bindur që perëndia nuk ekziston do të bëhej pamëdyshje socialist. Sepse socializmi nuk është vetëm aspiratë e punëtorëve, apo të ashtuquajturaës shtresë e kaltër, por mbi të gjitha është cështje ateizmi, cështje e mishërimit të sotëm, ateizmit, cështje e kullës së Babelit, pa ndihmën e Zotit, jo për të shkuar nga toka tek qiejt, por për të zbritur qiejt në tokë. ….

Nuk ma merr mendja qe te gjithe njrezit qe ekzistojne ne kete bote dhe posedojne ideale te larta te jene fetare, sikur edhe nje i vetem prej tyre te ishte jofetar (them nje sa per te rrezuar aksiomen se sigurisht qe eshte ndryshe nga ana statistikore) rrezon faktin qe njerezit e virtutshem besojne ne zot. Ka plot te tille qe besojne ne vlerat njerezore te cilat te kultivuara si ne aplikim ashtu edhe ne trashegimi, sjellin permiresim te karakterit njerezor.Ti dhe te gjithe ne e dime qe socializmi eshte nje teori shume e mire, por qe fatkeqesisht edhe ajo e embrionizuar nga Marksi pati shancin e keq te inkubohej ne menyre te shemtuar, sepse ishin masat ato qe ne emer te "idealizmit" u shfrytezuan ne emer te idealit (ideali nuk ushqen apo jo!! ne shqiptaret e dime me mire kete gje) dhe mbeten me barkun bosh. Plus, ne kemi edhe nje ekuivok logjike mes socializmit dhe komunizmit si teori dhe atij te aplikuarit qe sipas te gjitha gjasave eshte edhe i deshtuar (vej re vendet lindore).

Nëse mbi tokë ka patur dhe ka ende dashuri, ajo nuk është rrjedhojë e ndonjë ligji të natyrës, por vetëm se njerëzit kanë besuar në pavdekësinë e tyre. Po t’ia hiqni njerëzimit besimin në pavdekësinë e vet, menjëherë do të shterojë edhe dashuria, si edhe cdo forcë e gjallë për t’a jetuar jetën. Për më tepër, atëherë gjthcka do të ishte e lejueshme madje edhe antropofagia (njeringrënia).

Jo, njerezit nuk kane besuar ne pavdekesine e tyre, njerezit kane besuar ne VAZHDIMESINE e tyre nepermjet brezave, ti harron shume perrralla kur beson kete kallepin e mesiperm, dhe me e thjeshta qe po te sjell si shembull eshte ajo e babait qe iu lut djemve te vet pertace e lakmitare te punonin aren se do gjenin thesarin, ata s'e gjeten thesarin, por ama e mbollen aren sepse e kuptuan qe ai ishte testamenti qe i ati u la: Te donin jeten dhe ta kultivonin ate (shiko ketu simboliken "are" dhe "mbjellje" meqe e kishin leruar)
Te gjithe e dime qe nga mungesa e cilesise qe proklamojne, gjerat zveniten. Ideja te mos hame njeri tjetrin eshte me shume simbolike sesa konkrete, mos harro se ne gjithe deshirat e shkruara per te dashur njeri tjetrin, nenkuptohet "Te mos hame njeri tjetrin", dmth t'i japim nje dore. Te lutem dallo simboliken nga kanibalizmi, ky ketu eshte njrezor. E cili njeri me vlera te mira do "hante" tjetrin?! Nuk ka nevoje te jesh fetar per te qene parimor. Keto jane parimet baze te logjikes se Aristotetlit qe e di qe eshte perdorur shume nga librat fetare, por ai fliste per logjike e logjika eshte atribut njerezor. Duke u nisur nga kjo fare mire mund te shemtohemi me klishe duke thene : "Mos i bej tjetrit ate qe s'do doje te ta benin ty". Asgje hyjnore s'ka ne kete shprehje, perkundrazi e gjitha eshte njrezore: Te duam e ndihmojme njeri tjetrin.

Një mëkatar plak ka thënë: “Edhe po të mos ketë Zot, ai duhet shpikur”. Habia apo mrekullia nuk qëndron në faktin që Zoti vërtet ekziston, por që ky mendim, mendimi në domosdoshmërinë e Zotit I vajti në kokë një kafhse të egër e të ligë si njeriu. Aq I shenjtë është ky mendim, qa prekës aq I mencur, aq shumë e nderon njeriun. …

Njeriu kafshe e eger?!
Sic e sheh dhe vete Dostojevski na ben kafshe madje edhe te egra, por mbi te gjitha te ligj dhe ai vete me gojen e tij pohon qe DOMOSDOSHMERIA E ZOTIT NA VAJTI NDER MEND
A s'te duket se ai na shan deri diku per mungese fantazie?! ...dhe me pas na levdon qe shyqyr qe na vajti neper mend?! Une kete gje lexva ne keto rreshtat me lart.

Njeriu rebel do të shembë tempujt dhe do të mbulojë tokën me gjak. Por do ta marrin vesh budallenjtë se janë rebelë të dobët, aq sa edhe rebelimin e vet s’mund t’a durojnë. Duke derdhur lot budallai ata do ta pranojnë më në fund se, kur I krijuan me shpirt rebeli, deshën të talleshin me ta. ….

Kush jane rebelet dhe budallenjte me te cilet abuzojne rebelet?! Pa referoju pakez fakteve te fundme se cilet jane ata qe "shkojne mish per top", nenkupuar ketu budallenjte e shfrytezuar nga rebelet?! Referoju fakteve dhe do shohesh qe te abuzuarit jane injorantet, shpesh edhe fetare (s'kam asgje kundra fese por as abuzimet me te s'i honepes dot).

Vetmia mbretëron kudo, por është ende herët. Tani gjithkush kërkon të vecojë veten sa më mirë, por në vend të jetës së plotë gjen vetëvrasjen e plotë. Kështu edhe vetë largohet nga njerëzit, edhe njerëzit I largon nga vetja, grumbullon pasuri dhe bën hesapet e veta: jam aq e kaq I fuqishëm, I kamur. Por nuk e di I marri se sa më shumë grumbullon, aq më shumë zhytet në pafuqi vetëvrasëse. sepse është mësuar të shpresojë vetëm tek e vetja, është ndarë nga e tëra dhe e ka mësuar shpirtin të mos besojë tek ndihma dhe përkrahja e njerëzve, tek njerëzit, tek njerëzimi dhe druan vetëm të mos humbasë paratë dhe të drejtat e fituara.

Cfare lidhje ka kjo me siper me atesitin, edhe ai (atesiti) posedon nje shtepi ne kohet e sotme, edhe ai ka komshinj, edhe ai punon se s'ka nevoje qe te kete ne CV nje status besimtari te konfirmuar zyrtarisht qe te filloje nje pune, edhe ai ka nje status nje shoqeri, nje familje, miq...ra cdo gje qe CDO QENIE TJETER NJEREZORE KA me ose pa nje besim te ngulitur.

Pa u bërë secili vëlla për të tjerët, s’ka si të arrihet vllazërimi. Njerëzit kurrë nuk do të arrijnë të ndajnë pa dhimbje të mirat e kësaj bote. Atyre gjithmonë do t’u duket e vogël pjesa që do t’u takojë, prandaj do të grinden, do të luftojnë në mes tyre.

Njerezit nuk jane kafshe ne kopeshtin zoologjik qe te presin per kafshiten qe do u hedhin vizitoret e radhes, per te pasur dicka s'rrihet me syte nga qielli, por luftohet (jo fjale per fjale luftohet me arme).

Bota ka shpalluar lirinë, vecanërisht këto kohët e fundit. Po cfarë shohim në këtë lirinë e tyre? Vetëm skllavëri e vetëvrasje. Cfarë fitohet nga e drejta për të shumuar nevojat?
Të pasurit kanë vetminë dhe vetëvrasjen shpirtërore, kurse të varfërit – zilinë dhe vrasjen, sepse të drejtat ua kanë dhënë, por jo mjetet për të kënaqur nevojat e tyre.
Duke pranuar lirinë si mundësi për të kënaqur dëshirat dhe nevojat e tyre, njerëzit shtrembërojnë natyrën e vet, sepse zënë e pjellin gjthfarë dëshirash e zakonesh pa kuptim, gjithfarë tekash absurde, bëhen ziliqarë, servilë e makutër.


A s'te duket se ka perenduar koha e skllavopronarise, para 100 vjetesh bota ishte me gri, mos beni krahasime te tilla. Per pak kete shkrimin po e hyjnizoni, mos harroni qe Dostojevski ishte i epokes kur shoqeria civile as kishte gjalluar as imagjinohej, jetonte akoma kur te drejten e jetes se oborrtarit e citonte Cari i Rusises,kur nuk ishte nenshkruar Karta e te drejtave te njeieru, dhe ku akoma s'ishin vendosur as kufijte polotike as ato ekonomike. Nuk jemi ne te njejtat kushte sot.

Të kesh mundësi për të shtruar gostira, për të patur karroca luksoze, grada, shërbëtorë, skllevër… kjo quhet nevojë. Edhe të varfërit këto synime kanë, vecse dëshpërimin për mosplotësimin e tyre ata e mbysin me vodkë. Por së shpejti në vend të dehjes me vodkë, ata do të dehen me gjak. A mund të quhet I lirë një njeri I tillë?
Në botë po shuhet dëshira për t’I shërbyer njerëzimit, për vllazërim e unitet, madje virtyte të tilla mundohen t’I vënë në lojë. E si të bëjë njeriu I skllav I mjerë, që synon të mbledhë vetëm mall e fare pak gëzim? …


Njeriu sot punon, ushqehet, shetit, shumohet, madje ben edhe pushime, ky mi kishe keto gjera ti para 100 vjetesh. Para 100 vjetesh ishte koha e avullores, sot ecim me Boing neve mbi oqean.Asgje per tu krahasuar, dhe mbi te gjitha te gjitha keto te mira i beri NJIERU dhe deshira e tij per ME MIRE, nuk na rane "nga qielli".

uke u mbështetur vetëm tek shkenca, shtresat e larta kërkojnë të rregullojnë gjithcka sipas mendimit të vet, pa ndihmën e Zotit, ata predikojnë se s’ka më krim, s’ka mëkat. Dhe mirë e kanë me të vetën. Po s’pati Zot s’ka as krim.
Kujtojnë se do të vënë drejtësi, por duke mohuar Zotin, ata do ta mbysin tokën me gjak, sepse gjaku ndjell gjakun, kush ngre shpatën, nga shpata do të vdesë. …


?!

Duajini kafshët; Zoti u ka falë atyre fillimin e të menduarit dhe gëzimin e qetë. Njeri, mos e vër veten mbi kafshët! ato s’kanë gjynahe, kurse ti me të ardhur në tokë, e ndyve atë, e qelbe! Ti lë pas vetes gjurmë të ndyra. …

Cdo filizë bari, cdo buburrec, mizë, bletë… të gjithë e dinë rrugën e vet. ato nuk ndjejnë nevojën e arsyes… cka dëshmon për të fshehtën e Zotit; ato e bëjnë vetë këtë të fshehtë.
Pa shikoni përreth c’na ka falë Zoti: qiellin blu ajrin e pastër, barin e njomë, natyrën e mrekullueshme e të pamëkatë… vetëm ne jemi të pafe e injorantë, nuk duam t’a kuptojmë që jeta është parajsë; mjafton të duam t’a kuptojmë dhe ajo në cast do të vijë e bukur, e ndritur…

Thelbësorja e gjërave nuk mund të arrihet në tokë. Zoti mori farë nga botë të tjera, I mbolli në tokën tonë dhe ato që mbinë mbijetojnë vetëm në saj të takimit me botët e tjera, të panjohura për ne. nëse kjo ndjenjë dobësohet ose zbutet tek ti, atëherë vdes gjithcka që ka mbirë në shpirtin tënd: atëherë bëhesh moskokëcarës ndaj jetës, madje mund edhe ta urresh atë.


Dostojevski vete po te mos kish arsyen s'do na kish nderuar me referimin e mesiperm e per pasoje as ne nuk do ishim te gjendje t'ja lexonim sot mrekullite letrare. Sa per Essete e tij patetike, ne rastin e mesiperm duke na quajtur si ne si veten kafshe, me vjen keq por ishte nje lexim qe edhe mund ta kishim evituar.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Truthie /pf/images/graemlins/laugh.gif ,

Ne fakt ata u treguan shume te mire me mua. Edhe sot e kesaj dite they chase me. Me beso kam nderruar tre numra telefoni dhe adresa emaili vetem per kete pune :lol: .

Une nuk jam nga ata qe dismiss out of hand besimin fetar por puna eshte se nuk kam gjetur pyetjet qe kerkoj une, ashtu si ti qe failed to convince me. Megjithate une jam i hapur.

Dreq o pune dashuria e zotit me beri te kthej keshtu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Delarge,

Me vjen mire qe je i hapur, dhe te premtoj qe une nuk po mundohen te te bind ty per ndonje gje, kjo nuk eshte ceshtje konvertimi, eshte thjesht bisedim. Megjithate, le te flasim per pyetjet e tua po deshe dhe sinqerisht le te sjellim te gjitha teorite "ne tavoline" (virtuale kuptohet) dhe le t'i diskutojme ne baze te njohurive qe kemi, llogjikes dhe aq sa dime nga shkenca. Kete po thosha asgje me shume, une nuk ndihem "pressured" nga njeri pavaresisht se cfare besojne, dhe shpresoj qe as ndonje tjeter te mos ndihet keshtu.

Blessings,

Truth
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Ti Truth thua: Beso ne Zot... ne cilin Zot ne ate Zotin tend qe do me shume mollet se sa bijte e vet?!
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

SATANA

Ketu nuk po flitet (akoma) per nje Zot te vecante, por per nje krijues. Pra ceshtja nuk eshte (ne kete teme flasim) se kush eshte Zoti i vertete, pasi ju nuk besoni fare ne Zot, ceshtja eshte a ka Zot apo jo, pastaj nese ti beson se ka nje Zot, pastaj flasim se cili eshte ky Zot. Jemi dakord?

P.s.Ruani privacine ju lutem!
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Kur vjen puna per ATEIZMIN duhet me thane se kjo fjale si koncept e kuptim ka evolue nder shekuj. Bjen fjala Xhordano Bruno u ndeshkue si ateist, po jo ne kuptimin se nuk besonte ne Zot, por se nuk besonte ne nji DOKTRINE te caktueme. Edhe Galileu asht denue si ateist ne arrest te perjetshem shpijet. Arsyeja s'ka kene se s'ka besue ne Zot, por se s'ka besue se Dielli rrotullohet rreth Tokes, por te kunderten. E kjo binte ne kundershtim me DOKTRINEN zyrtare kishtare te asaj kohe.

Edhe Dekartin e kane akuzue per bindje ateiste, dhe mund te duket kontradiktore sepse ai ne vepren e tij "Meditations" synon me vertetue ekzistencen e Zotit.

Dmth fjala "ateist" ose "ateizem" nuk don me thane qe NUK beson ne Zot (mgjthse kjo e fundit asht nji nga format e Ateizmit), por i referohet dikujt apo idese qe NUK beson ne nji doktrine te vecante zyrtare.

[nder temat e pakta qe permendet fjala "zot" ku nuk asht perdhose diskutimi. pergezimet e mija!]
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Une mendoj qe nuk ka... dhe kam spjeguar me lart PSE-ne nderkohe qe ne se ishte Zoti ai qe krijoi boten ... une nuk do te desha kurre qe te isha ai Zot... dhimbja qe ka kjo bote do me thyente zemren Truth.
 

Ramses

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

O Zot...me falni qe po blasfemoj se nuk besoj po ja na ka mbet shprehi:ppKur shoh njerez qe besojne qe nje qenie qe krijoi gjithcka kam keqardhje...Kur shoh njerez qe besojne dhe ndjekin keshillat e fese mendoj qe ndoshta "dicka te mire ka"...Kur shoh njerez qe ngrejne syte drejt qiellit per tu meshiruar nga Zoti me vjen per te qare...Sa keq...Zoti ky poliglot i madh shurdh e memec nuk ka per te ma hqeur keto ndjesi kur shikoj keta besimtare.Poliglot sepse di gjithe gjuhet e botes sipas atyre qe besojne,shurdh sepse nuk mendoj se degjon sepse do ishte teper tragjike po te degjonte,memec sepse ska kthyer ndonjehere ndonje pergjigje...O njeri"duaje te afermin tend"per sa ke jete dhe jeto jeten para se te vdesesh e mos ler qe keto marrezira njerzore te te sundojne.
ps:Disa prej citimeve te mesiperme nuk kane dale nga mendja ime gjeniale:pp
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Satan,

Jam shume dakord me ty, zemra e Zotit eshte e thyer nga gjithe dhimbja dhe mekati, prandaj Zoti na ofron jeten e perjetshme. Jeta ne toke kalon shpejt dhe ne nuk jemi si kafshet qe cdo gje te marri fund me vdekjen e trupit.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Sa keq me vjen per ty... me sa vullnet flet... dukesh sikur ke vdekur dhe je ringjallur. Cvdekje e trupit more mik... nese thyhet gota, derdhet caji.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ashtu vertet, nese thyhet gota dergjet caji, por ne s'po flasim as per goten as per cajin. Pastaj po te marrin analogjine tende, i bie komplet e kunderta, dmth nese trupi vdes atehere shpirti nuk eshte me i kufizuar nga nga nje ene qe e mbante dhe diku do te shkoje, lart ose poshte. Nqs nuk ka dicka ta coje lart, forca e rendeses e terheq poshte, ne qender te Tokes. Mos me thuaj se nuk e di se cka atje...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

po pra shperndahet sikunder materja... per te krijuar dicka tjeter... nuk eshte me integral CAJI
 
Top