Re: Bisede me ateistet!
Fillimisht postuar nga S6T6N6:
Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. [/qb]
1. Allahu eshte nje?! :lol: Poloteizmi mendon ndryshe, ateizmi gjithashtu
2. Vetem ne rast nevoje mendoj :lol:
3. Cdo gje krijohet sipas monoteizmit (konflikt)
4. Vetem ketu ke te drejte, gjithkush eshte dicka, Zoti eshte asgje. ska barazi...
[/QB][/QUOTE]
Hej ç'me bone me i hy prap ktyne gjonave or S6!!! Se çdo mendim i lire mbetet i lire persa dhunon te shenjten e tjetrit. Nuk mohoj qe per te provokuar, naviteti e ...s'po flas mo, e vllezerve te mi ne besim, te eshte koxha ne ndihme.
Surja e meispermje eshte nje nder pasazhet me domethenese ne Kur'an. Eshte pranuar nga mjeshtra te medhenj te filozofise si definicioni i Zotit qe shpalli Islamin. Definicioni i Ekzistences divine.
Gabimi dy i pare eshte se ti e kujton si fakt per tu hedhur poshte e per tu provuar. Definicioni per Allahun eshte i tille a priori. Ne themi qe ekziston, e nese kemi te drejte, Ai eshte i Tille.
Thuaj (shpall ti o Muhammed) se Ai, Allahu eshte
Ehad Nje (dmth nuk ka tjeter pos Tij) Unik (dhe asgje te ngjashem me Te).
Allahu eshte
Samed I vetqene, Ekzistenca e te cilit eshte Absolute dhe eshte i vetmi burim ekzistence per çdo ekzistence tjeter. Ai ekziston jasht çdo kushti, dhe eshte kusht qe gjithçka te ekzistoje.
As nuk e ka lindur, gjeneruar ai dikush e as nuk ka lindur a gjeneruar ai askend.( Ky ajet çvesh Hyjnine Absolute te Ekzistences se Allahut prej miteve te perendive te lashta, te trashegimive e lindjeve qe gjinden en kulturat politesite, dhe nje here tjeter u drejtohet atyre besimtareve qe sot quhen te krishtere, Allahu nuk ka lindur njeri...e Krishti eshte krijese e tij, rob i tij e i derguar i tij)
Dhe asgje nder te krijuaren, nuk i afrohet dhe s'eshte e matshme me madheshtine e menyren e Tij te te qenurit. Allahu s'eshte i ngjashem me asnje nga krijesat e tij, e krijesat jane reflektime te atributeve te tij, qe njeriu te lexoje krijimin per te njohur Krijuesin.
Kete thote Surja e Ihlasit per te cilen sipas te derguarit ne besojme se per nga idete qe mbledh eshte "Nje e treta e Kur'anit". te mos me thoje kush se jam jasht teme se filozofi jan tu bo te gjith e kjo s'eshte asgej tjeter veçse filozofise. se ka tipa ktu qe kur e pyt kush eshte Mikelanxhelo te thone "nje prej tartarugave ninxha" ...por kur bje fjala me fol, eshte si me e pas majasellin ne goje!!!