Bisede me ateistet!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Fakti që nuk ndien kamxhikun e Zotit nuk do të thotë që Zoti egziston!
Shpirti egziston, ateistët e quajnë ndërgjegje (e di që do bërtisni sikur po them ndonjë herezi)!

Si përfundim pas gjithë idiotlliqeve që kam lexuar, në vend që të ndjehem i indinjuar ndiej keqardhje për një pjesë të madhe të pjesëmarrësve (hec e thuaj po deshe që nuk është dora e Zotit këtu). Sillen e përdridhen rreth shkopit ku janë lidhur dhe pas çdo rrotullimi i shkurtohet litari dhe do arrijnë në një pikë ku litari pas të cilit janë lidhur (nuk janë lidhur vetë) do ti lejë pa frymë! Por nëse vazhdojnë të besojnë në Zotin e tyre do të arrijnë të paktën të jenë të lumtur në vdekjen e tyre! :wave:
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Gysi:
[qb] Zoti yt gjeneral?

Ka qe ne tetedhjete e kateren (ne mos gaboj per vitin se nuk e mbaj mend mire). :thumbsup: /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
ne 1985 /pf/images/graemlins/wink.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

jam shume dakort me kondrapedalin mendoj se te vdesesh me endrra eshte idiotizem pasi ato sherbejne vetem per te penguar jeten...
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nese kemi lexuar idiotlliqe ketu, keto se pari kane qene nga ata qe kane thene se rastesia, shanci, bingo, etj sollen nje bote te perkryer.

Ateistet na thane se bota u krijua, por nuk na thane se si, na thane qe shpirti ekgziston, por nuk na thane si u krijua.

Cdo gje qe ata kane thene apo nenkuptuar kontradikton cdo ligj te njohur te shkences. Te gjitha ligjet e fizikes, kimise, gjenetikes na tregojne se cdo gje e krijuar e ka nje krijues, jeta vjen nga jeta, inteligjenca vjen nga inteligjenca, krijesa eshte me e ulet se krijuesi, ne nuk duhet te shohim cdo gje qe te besojme ne ekzistencen e tyre, etj, etj.

C'fare ne thane ateistet? Cdo gje qe kontradikton shkencen. Perralla, perralla, perralla.

Ne 20 faqe dhe tre muaj debat, nuk na dhane absolutisht asnje fakt apo baze shkencore per idete e tyre. Ne vend te kesaj e gjithe teza e tyre u ngrit ne dy baza:
1. Sulm i argumentave te teisteve.
2. Argumenta psikologjike pa vlere.

Kaq degjuam prej jush, asgje me shume.

Gjynah jeni ju, jo ne. Ju nuk dini as nga keni ardhur, as ku do shkoni, as ku jeni. Jeta per ju eshte rastesi, s'ka absolutisht asnje kuptim pervec ligjit te xhungles. Si mund te kete jeta juaj kuptim, kur ju besoni se gjithcka erdhi nga rastesia, dhe gjithcka do perfundoje (!!!) nga rastesia. Ju s'keni asnje pike referimi, dhe pa ditur te shkuaren apo te ardhmen, si mundet te njihni te tashmen?

Ju kundershtoni cdo gje llogjike, nderkohe qe na akuzoni ne per mungese te saj. Ju nuk jeni asgje me shume sesa sistemi me i madh fetar qe ka genjyer dhe vazhdon te genjeje te gjithe ata qe nuk duan te shikojne te verteten apo te analizojne faktet. Ky sistem fetar eshte joshes per te gjithe ata qe nuk durojne dot deshmine e ndergjegjes qe Zoti u ka dhene se jane mekatare, dhe duan nje fe qe t'i thote atyre se s'ka Zot. Keshtu e jetojne jeten e tyre duke bindur veten ne kundershtim me ate qe ndergjegja dhe llogjika u thote, sepse nuk duan te ballafaqohen me faktet e jetes.

Dhe meqenese mbrojta me e mire eshte sulmi, per te mbrojtur fene e tyre, sulmojne cdo besim ne Zot duke i quajtur cdo gje qe jane vete.
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nese kemi lexuar idiotlliqe ketu, keto se pari kane qene nga ata qe kane thene se rastesia, shanci, bingo, etj sollen nje bote te perkryer

- Ti na thua qe nje magjistar e ka bere boten e perkryer me abrakadabra.

Ateistet na thane se bota u krijua, por nuk na thane se si, na thane qe shpirti ekgziston, por nuk na thane si u krijua

Ti na kerkon te gjeme si eshte krijuar toka, po ama e pranon qe zotin e ka krijuar rastesia shansi dhe bingo.

Cdo gje qe ata kane thene apo nenkuptuar kontradikton cdo ligj te njohur te shkences. Te gjitha ligjet e fizikes, kimise, gjenetikes na tregojne se cdo gje e krijuar e ka nje krijues, jeta vjen nga jeta, inteligjenca vjen nga inteligjenca, krijesa eshte me e ulet se krijuesi, ne nuk duhet te shohim cdo gje qe te besojme ne ekzistencen e tyre, etj, etj

Cdo dukuri ne bote eshte e bazuar ne shkence. Kurse ju besoni te magjistari i madh.

C'fare ne thane ateistet? Cdo gje qe kontradikton shkencen. Perralla, perralla, perralla

Cfare na thane fetaret, perralla perralla perralla. Libra te shkruar nga zoti ne 1000 versione dhe vetem fjale. Pergjigje pa fund per pyetje te thjeshta dhge vetem budallalleqe.

Ne 20 faqe dhe tre muaj debat, nuk na dhane absolutisht asnje fakt apo baze shkencore per idete e tyre. Ne vend te kesaj e gjithe teza e tyre u ngrit ne dy baza:
1. Sulm i argumentave te teisteve.
2. Argumenta psikologjike pa vlere

ajo qe ke shkruar perhskruan ate qe kane thene fetaret. Vetem llafe pa fund. Gjerat te jane shpjeguar shume here po magjistari ti ka verbuar syte me premtimin e parajses qe ishalla eshte e vertete se do ngelesh me gisht ne goje.

Gjynah jeni ju, jo ne. Ju nuk dini as nga keni ardhur, as ku do shkoni, as ku jeni. Jeta per ju eshte rastesi, s'ka absolutisht asnje kuptim pervec ligjit te xhungles. Si mund te kete jeta juaj kuptim, kur ju besoni se gjithcka erdhi nga rastesia, dhe gjithcka do perfundoje (!!!) nga rastesia. Ju s'keni asnje pike referimi, dhe pa ditur te shkuaren apo te ardhmen, si mundet te njihni te tashmen?

Ju kundershtoni cdo gje llogjike, nderkohe qe na akuzoni ne per mungese te saj. Ju nuk jeni asgje me shume sesa sistemi me i madh fetar qe ka genjyer dhe vazhdon te genjeje te gjithe ata qe nuk duan te shikojne te verteten apo te analizojne faktet. Ky sistem fetar eshte joshes per te gjithe ata qe nuk durojne dot deshmine e ndergjegjes qe Zoti u ka dhene se jane mekatare, dhe duan nje fe qe t'i thote atyre se s'ka Zot. Keshtu e jetojne jeten e tyre duke bindur veten ne kundershtim me ate qe ndergjegja dhe llogjika u thote, sepse nuk duan te ballafaqohen me faktet e jetes.

Dhe meqenese mbrojta me e mire eshte sulmi, per te mbrojtur fene e tyre, sulmojne cdo besim ne Zot duke i quajtur cdo gje qe jane vete

hahahahahaaaaaaa, ju jetoni skllever te nje libri te shkruar nga njerez te eger dhe shpresoni se do gjeni parajse kur te vdisni dhe ne vend qe te jetoni jeten mezi prisni vdekjen. Jetoni nen friken e zotit qe ju didkton jeten, ne vend qe te jetoni sipas deshiren dhe ndergjegjes tuaj. Ju jeni ata qe jetoni jetem pa kuptim dhe pa pike referimi prandaj shkoni mbas genjshtrave te fese qe ti jepni jetes nje fare kuptimi dhe synimi.

Me te vertete me vjen gjynah...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

-----------------------------------------------
Gjynah jeni ju, jo ne. Ju nuk dini as nga keni ardhur, as ku do shkoni, as ku jeni. Jeta per ju eshte rastesi, s'ka absolutisht asnje kuptim pervec ligjit te xhungles. Si mund te kete jeta juaj kuptim, kur ju besoni se gjithcka erdhi nga rastesia, dhe gjithcka do perfundoje (!!!) nga rastesia. Ju s'keni asnje pike referimi, dhe pa ditur te shkuaren apo te ardhmen, si mundet te njihni te tashmen?
-----------------------------------------------

Oh! Unë e di nga kam ardhur, ku jam dhe ku do të shkoj! Nuk kam ëndrra për një jetë më të mirë në parajsë apo më të keqe në ferr! Ferrin e keni krijuar ju teistët e mëdhenj dhe deri diku e keni formuar edhe në tokë!
Jeta është rastësi pasi nga miliarda spermatozoidë dole ti (unë, tjetri, etj.), pra që në formim vlen ligji i "xhunglës". Edhe n.q.se e ka vendosur Zoti që të lindësh ti, prapë ai ka lënë të vdesin miliarda të tjerë! Pastaj përse ka Zoti nevojë për miliarda spermatozoidë? Ai nxori Evën nga brinja e Adamit!
Dhe për dijeni, jeta ime ka kuptim sepse unë i paraprij rastësisë me aq sa mundem, ashtu si edhe ju vetë! Ndryshe nga ju, po ra tërmet unë nuk ia di për nder Zotit dhe po ashtu si ju vrapoj jashtë për të shpëtuar kokën!
Pika e referimit është një, të përcjellësh rracën! Po doli ndopak qejf (nuk flas për aventura seksuale) rrugës aq më mirë!
Pra mendoje dhe shih se ku qëndron ndryshimi midis budallallikut tënd dhe atij t'imit!
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Sipas jush ka me teper kuptim te besosh se gjithka u krijua nga rastesia, por po te besosh se dikush krijoi gjithcka, kjo qenka c'menduri?

Ju jemi lutur te na jepni nje shembull REAL ku rastesia te kete krijuar dicka te ngjashme, apo me te ulet. Nese gjithcka qe ne shikojme dhe vezhgojme kerkon nje krijues, pse ju duket cudi qe edhe universi te kete nje te tille? Cfare gabimi ka ne llogjike ketu.

Sic thashe, na permendni nje ligj konkret qe mbeshtet teorine tuaj, pasi ju vazhdoni te talleni me teistet, por s'po na jepni nje ligj shkencor per teorite tuaja.

Shembulli i spermatozoidit s'ka te beje fare me evolucionin apo ate qe thua ti, ne te kundert ka te beje pikerisht me krijimin. Lindja s'eshte rastesi. Pse ka miliarda te tille atehere? Kjo eshte e thjeshte fare! Arsyeja eshte sepse Zoti ka krijuar sistemin e imunitetit tek cdo njeri per ta mbrojtur nga viruset, mikrobet, agjentet e huaj. Spermatozoided trajtohen nga trupi si te tille, pasi jane agjente te huaj dhe trupi e mbron vetveten nga agjentet e huaj, qe mund ta demtojne trupin, prandaj edhe miliarda.

Cmenduria vjen kur beson se rastesisht mundet qe te zhvillohen ne menyre te pavarur organet e riprodhimit ne dy individe te ndryshem per t'u bashkuar me vone dhe cdo gje te funksionoje ne menyre perfekte. Ju e quani kete llogjike?

Evolucioni jo vetem qe eshte cmenduri, por evolucioni paralel eshte i paimagjinueshem. Prandaj edhe feja juaj ekziston.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Krijimi i botes nga Zoti eshte hipoteza me idiote qe kam degjuar.
Eshte abstrakte si perralla e atyre qe e tregojne, eshte fallco si vete ata, eshte irreale si endrrat e tyre,
Teistet tregojne fabula te shkruara nga vete ata, i besojne vete ata, dhe asnjehere nuk i japin nje pergjigje racionale pyetjeve tona.
Ata nuk vijne aspak "era" logjike. Kane mbetur skllave e disa trillerave idiote, pa sens, pa jete, dhe me shume fantazi abstrakte, prone e njerezve te trembur, te lodhur, pa ardhmeri...

Monoteizmi vdiq te dashur vellezer, vdiq sepse njeriu filloi te mendoje, u be koshient dhe filloi te shfrytezoje hapsiren dhe kohen. Bejeni dhe ju o njerez. Ka ardhur momenti qe Zotin ta zevendesojme me dicka tjeter, me te bukur, me reale, por per kete ndermarrje duhet te jemi te gjithe, SE BASHKU.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ka ardhur momenti qe Zotin ta zevendesojme me dicka tjeter, me te bukur, me reale, por per kete ndermarrje duhet te jemi te gjithe, SE BASHKU.
Oh, harrove te thoshe, te gjithe SE BASHKU nen Antikrishtin. Vertet, ka ardhur momenti.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Une jam kunder idhulltarise, kunder mashtrimit dhe mashtruesve, nese kjo do te thote se une jam ANTIKRISHT, Truth une vertete jam i tille.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Une jam kunder idhulltarise, kunder mashtrimit dhe mashtruesve, nese kjo do te thote se une jam ANTIKRISHT, Truth une vertete jam i tille.
ANTIKRISHT, sic tregon edhe vete emri Satan, do te thote te jesh kunder Krishtit.

Krishti tha:

Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.

Keshtu qe Ai ose tha te verteten ose genjeu. S'ka rruge te mesme. Kjo nuk ka te beje me mua, apo te tjere qe besojne ne te. Kjo ka te beje me Krishtin direkt.

Atehere, nese s'je me te je kunder Tij. Nese je kunder Krishtit je ANTIKRISHT, eshte kaq e thjeshte.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Truth_Matters:
[qb]
Une jam kunder idhulltarise, kunder mashtrimit dhe mashtruesve, nese kjo do te thote se une jam ANTIKRISHT, Truth une vertete jam i tille.
ANTIKRISHT, sic tregon edhe vete emri Satan, do te thote te jesh kunder Krishtit.

Krishti tha:

Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.

Keshtu qe Ai ose tha te verteten ose genjeu. S'ka rruge te mesme. Kjo nuk ka te beje me mua, apo te tjere qe besojne ne te. Kjo ka te beje me Krishtin direkt.

Atehere, nese s'je me te je kunder Tij. Nese je kunder Krishtit je ANTIKRISHT, eshte kaq e thjeshte. [/qb]
Oj cupe!

Ceshte ky Krishti njehere?! Mos e ke per ate Krishtin e Bibles?! Valle harrove se ai njeri u kryqezua se mashtroi gjysmen e Izraelit?! Per mendimin tim aty mbaron dhe fabula e tij... Pjesen tjeter e vazhduan 11 mashtrues te tjere te cilet nen hapat e pedagogut deshin te nxirrnin perfitime, gje qe e bene dhe qe e trasheguan dhe tek pasardhesit e tyre brez pas brezi.
Pra me pak fjale per te mos e zgjatur dhe me pasi eshte shume me i pavlere se ajo qe po diskutohet, te siguroj se mashtruesit e ketij lloji jane te pahonepsshem dhe se sa here me rastis te degjoj ose te lexoj per ta kaloj ca momente te kendshme, si dikur ne perrallen e gjyshes.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ceshte ky Krishti njehere?! Mos e ke per ate Krishtin e Bibles?! Valle harrove se ai njeri u kryqezua se mashtroi gjysmen e Izraelit?! Per mendimin tim aty mbaron dhe fabula e tij...
Ai mashtroi gjysmen e Izraelit? Vertete? Ai qe e tradhetoi tha vete qe kishte tradhetuar gjakun e pafaj dhe vari veten, ata qe e gjykuan thane qe nuk gjenin asnje faj tek Ai, deshmitaret e rreme thonin gjera qe nuk perputheshin me theniet e njeri-tjetrit, dhe Ai paska mashtruar gjysmen e Izraelit? S'ka asgje me te rrezikshme se nje injorant qe flet me bindje. Lexo faktet, per cfare mashtroi ai?
Po flas per ate Krisht, ditelindjes te se cilit i referohesh edhe ti cdo dite, sa here qe shkruan daten.

Pjesen tjeter e vazhduan 11 mashtrues te tjere te cilet nen hapat e pedagogut deshin te nxirrnin perfitime, gje qe e bene dhe qe e trasheguan dhe tek pasardhesit e tyre brez pas brezi.
Ti do ishe bere sekretar partie i persosur, por mendo cfare po thua. A nuk e di nga historia si vdiqen 12 apostujt? Pothuajse te gjithe u persekutuan dhe vrane nga Romaket. Pjetri u kryqezua kokeposhte. 12 mashtrues do kishin dhene jeten per nje mashtrim te "kryemashtruesit", pas vdekjes se tij? Vetem nje i cmendur e beson kete.

Duam apo nuk duam ne, na pelqen apo nuk na pelqen ne, Krishti ka ndikuar historine e njerezimit si askush tjeter. Ai solli jeten tek ata qe e besojne ate, mesimet e tij revolucionizuan boten dhe menyren e te menduarit.
Nje mashtrues nuk mund te adhurohet nga gjithe popujt e bptes per 2000 vjet me rradhe. Po flasim per miliarda njerez te cdo gjuhe, kombi, dhe rrace. Per kete Krisht te flas. Me thuaj ti nje qe i eshte afruar Atij.

Ky eshte ai Krisht qe i tha turmave dhe njerezve si puna jote:

Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni? (Gjoni 8:46).

Asnjeri nuk drejtoi gishtin ndaj atij dhe t'i thoshte ndonje mekat qe kishte bere. Cili njeri ben nje sfide te tille, nese eshte mekatar? Prandaj, c'te ben ty te mendosh kunder cdo llogjike qe ai paska qene mashtrues? Ai i ftoi te tjeret ti numeronin mekatet e tij, dhe askush s'e hapi dot gojen. Per kete Krisht po te flas.

Po te flas per ate Krisht qe tha se asnjeri s'ja merrte dot jeten atij, por ai e linte vete nga dashuria per ne, duke te perfshire edhe ty.

Po te flas per ate Krisht qe edhe sot te do dhe mezi pret qe ti te pendohesh dhe ta pranosh ate ne jeten tende.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Te lutem Truth mos e kthe temen ne bibel. Te kujtoj se kjo teme nuk eshte nje vend i shenjte, ku "flene te besimtaret". Ketu behen biseda mes ateistesh, dhe diskutimet e tua tingellojne shume banale dhe te rendomta per veshin tone. Ju keni mbetur ende ne eren e bronxit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

O Truth, unë shoh shumë paralelizma ndërmjet Krishtit dhe Enverit, apostujve dhe sekretarëve të partisë dhe të të them të drejtën, më mirë i besoj Veprave të Enverit se sa Biblës. Arsyea është e thjeshtë:
1) Enveri kishte arsimim.
2) Enverin e njohëm dhe e dimë deri ku mund të shkojë.

Përsa i përket dikujt që të ketë po aq rëndësi sa Krishti po të jap një rival të mundshëm, Marksin, idetë e të cilit u adoptuan nga miliarda njerëz në botë. Mund të thuash që ato dështuan por prit se Krishti ka 2000 vjet që propagandohet ndërsa Marksi as 200!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Te lutem Truth mos e kthe temen ne bibel. Te kujtoj se kjo teme nuk eshte nje vend i shenjte, ku "flene te besimtaret". Ketu behen biseda mes ateistesh, dhe diskutimet e tua tingellojne shume banale dhe te rendomta per veshin tone. Ju keni mbetur ende ne eren e bronxit. [/qb]
thon se n'eren e bronxit njerezit ishin ateiste ...s'e njifshin Monoteizmin dmth!


ateist eshte kompliment qe shum prej jush e duan per trend po ateist eshte ai qe masi i ka dal shkuma tu kerku Zotin, s'ka mund ta gjej e osht ul m'byth t'ullinit tu bo kausha!

ateist kshu se s'do suma mu s'ka! Ky grup eshte gafil ...si biçim injoranti qe s'do me u çu prej gjumi n'mjes heret ku i bi zilja me ik n'pun.E di se duhet...po rre veten " he edhe i minut...he dhe pak"


Pranaj kush bo bised ti mshoj sumes e te ngjoj tjetrin se kush osht si osht, osht se beso ke ungjilli a kabalaja e nuk ka asi gjo t'keqe me e permend ku te doje se ashtu e mendon.


Ktu rrim ne e ktu ju s'ka ne af. Fol me kyt stil e mos thuj ket fjal u thuhet robve qe te jan ul ne tavolinen tende me zor.


E tashi ulerisin prej varrit (prej sikletit e kam fjalen ne ket rast, se te tjerat ulerima mbesin subjektive per ju) ato qe i than vetes me verte ateista, kush shofin se çdo mendjemadh qe ka alergji me lexu, e frik me mor pergjegjsi, thot "jam ateist"!
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Te lutem Truth mos e kthe temen ne bibel. Te kujtoj se kjo teme nuk eshte nje vend i shenjte, ku "flene te besimtaret". Ketu behen biseda mes ateistesh, dhe diskutimet e tua tingellojne shume banale dhe te rendomta per veshin tone. Ju keni mbetur ende ne eren e bronxit.
Une iu pergjigja pyetjes tende, asgje me shume. Ti deshe sqarim, dhe une ta dhashe ate. Nese s'te pelqen pergjigja, atehere mos pyet. Tema quhet "Bisede ME ateistet", jo "Bisede MES ateistesh".


O Truth, unë shoh shumë paralelizma ndërmjet Krishtit dhe Enverit, apostujve dhe sekretarëve të partisë dhe të të them të drejtën, më mirë i besoj Veprave të Enverit se sa Biblës. Arsyea është e thjeshtë:
1) Enveri kishte arsimim.
2) Enverin e njohëm dhe e dimë deri ku mund të shkojë.
Paralelizmi eshte shume joparalel. Enverin e hodhen poshte 5 vjet pas vdekjes se tij, Krishti nuk detyroi askend te besonte ne te, as nuk i futi ne burg po te mos binin dakord me te, Krishitn njerezit e ndiqnin nga deshira jo nga frika, Enverin s'e adhuron njeri pas vdekjes, ne asnje vend te botes, Krishtin per 2000 vjet me rradhe e adhurojne nga CDO KOMB ne bote, mblidhen te pakten nje here ne jave dhe i kendojne kenge, adhurojne, askush s'e ben kete per Enverin. Ka dhe nja 100 arsye te tjera, por le te mjaftohemi me kaq. Paralelizmi yt eshte shume i dobet.

Përsa i përket dikujt që të ketë po aq rëndësi sa Krishti po të jap një rival të mundshëm, Marksin, idetë e të cilit u adoptuan nga miliarda njerëz në botë. Mund të thuash që ato dështuan por prit se Krishti ka 2000 vjet që propagandohet ndërsa Marksi as 200!
Brainwashing, asgje me shume. Sistemi i Marksit eshte deshtak dhe i provuar si i tille ne praktike, prandaj edhe u braktis. Askush nuk lutet ne emer te Marksit apo te adhuroje ate, ne te kundert ata qe adoptuan idete e tij qane me te madhe.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Brainwashing, asgje me shume. Sistemi i Marksit eshte deshtak dhe i provuar si i tille ne praktike, prandaj edhe u braktis. Askush nuk lutet ne emer te Marksit apo te adhuroje ate, ne te kundert ata qe adoptuan idete e tij qane me te madhe.
------------------------------------------------------

E ke shumë gabim Truth! Sistemi i Marksit adhurohet ndofta më shumë se i Krishtit dhe ka shumë njerëz që luten në emër të Marksit! Mjafton vetëm të kalosh pak tek rubrikat e tjera të forumit! Aty do shohësh edhe idhtarët e Enverit!
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

E ke shumë gabim Truth! Sistemi i Marksit adhurohet ndofta më shumë se i Krishtit dhe ka shumë njerëz që luten në emër të Marksit! Mjafton vetëm të kalosh pak tek rubrikat e tjera të forumit! Aty do shohësh edhe idhtarët e Enverit!
Une nuk di ndonje grup te mblidhet cdo te Diele te lexojne dhe studiojne veprat e Marksit, ti kendojne atij kenge, etj, etj, sic bejne njerezit per Krishtin ne cdo vend te botes. Kjo nuk ndodh atje nga ishte Marksi, e jo me ne vende te tjera. Nqs Marksi adhurohet si Zot, atehere zoti i atyre qe e adhurojne eshte i vdekur. Krishti tha qe do ringjallej pas tre ditesh! BIG difference!

Idhtaret e Enverit jane me kokrra. Po te shohesh si flasin, e vetmja menyre se si e 'mbrojne' Enverin eshte duke share problem aktuale qe kapitalizmi s'i shmang dot.

Shko ne gjithe boten dhe shiko nese do gjesh nje liber me himne per Enverin apo Marksin. Po te kerkosh per Krishtin, gjen te pakten nje liber me 500 himne. As qe ka te krahasuar Kondra.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

:lol: :lol: :lol: :lol:

Truth, marksistët nuk mblidhen njëherë në javë por përditë. Më keq akoma ata jetojnë, mendojnë dhe veprojnë sipas standarteve të Marksit!
Kapitali është shkruar nga Marksi dhe shërben si Bibël për marksistët ndërsa libra mbi veprën e Marksit ka shumë. Nuk i kam nemuruar për të të dhënë shifrën egzakte por janë jashtëzakonisht shumë.

Himnet nuk i ngrenë apo ulin vlerën diçkaje. E rëndësishme është përmbajtja e librit!
 
Top