Ahmet Zogu tradhetar ?

qartesia

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

3 - Sa për Shën Naumin e Vermoshin të këshilloj të lexosh raportin Karnexhi, se ku i vendos ai arbitrarisht kufijtë e Shqipërisë si dhe kërkesat e vazhdueshme të Fuqive që kufijtë të respektohen. Gjithsesi, edhe nëse ka ndodhur siç thuhet në historinë komuniste, përsëri dhënie e dy fshatrave është e papërfillshme krahasuar me dhurimin e Kosovës DY HERË nga komunistët shqiptarë (1944 e 1998).



[/ QUOTE ]

M.q.s. kufijte qekan vendosur arbitrarisht nga fuqite e medha me siguri qe edhe Kosova u la jashte kufijve te Shqiperise dhe derisa eshte lene nuk ka qene bashke me ne,atehere lind pyetja kur nuk kishin gje ne dore keta komunistat çfare dhuruan.

Shitja ose dhurimi i dy fshatrave eshte i paperfillshem????? Hajde llogjike hajde.
Eshte tradhti eshte.
Le ti japim dropullin sot grekut kur kjo gje u quajtka e paperfillshme.
 

hawk

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Atman me qete mo burri i dheut. Pa eksese /pf/images/graemlins/laugh.gif

Shikoni Zogu ishte zog k**** ne plot kuptimin e fjales. Ishte shume i zgjuar, teper i mprehte normalisht aspak budalla dhe sipas atyre qe kane kontaktuar me ta (komunista) ka qene edhe tip zhbiruesi i madh. Por te jesh i zgjuar s`do te thote qe je i ndershem.
Zogu zhvilloi institucionet e para shqiptare. Por ama la nje sistem ANADOLLAK. Dhe jo sepse ishte debil por sepse e kuptoi qe per te qendruar ne pushtet duhej te kishte perkrahjen e klases se bejlereve dhe pashallareve. (te mos harrojme qe ne fillim Zogu ishte shok ideali i Avni Rustemit). Dhe me pas shiti ca toka dhe vodhi edhe ca araka me flori.
Rezultatet nxirrini vet.

[/ QUOTE ]

Cfare pretendon te te sillte demokracine,zgjedhjet e lira ne nje vend analfabet te udhehequr nga bajraktaret!!?? /pf/images/graemlins/grin.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fillimisht postuar nga ihsan:
[qb] Shulat,armeve ia hoqi politika e xhaxhit Enver.
(Me thirr si te duash,vetem shoku mos me thuaj). [/qb]
po o zoti feudal po.
politika e xhaxhit enver nuk kishte lindur akoma ne 1939 kur gjyshi im dhe ndonje tjetri (me perjashtim tendit siduket) ishin ne demonstrate me thirrjen: DUAM ARME /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]


Ja hoqi historia e shkruar nga Stefanaq Pollo,e diktuar nga komunizmi i Dulles.
Mos u beni qesharake.Nese Zogu hoqi shulat,pse Abaz Kupi qendroi per te luftuar!?
 

besim231071

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Shkoja ne shkolle ,ne ate kohe,dhe isha nxenes i zellshem.
Besoja shume ne ato qe shkruhej ne libra,si disa qe kane shkruar me siper.Nje dite fola me "plakun e urte" dhe pikepyetjet u shtuan.
ç'mesove sot ne shkolle,me pyeti i shtyre nga entuziazmi im,"plaku i urte".Gjithe qef ju pergjigja se mesova ne histori se si Ahmet Zogu shiti Shqiperine tek Italia fashiste dhe iku duke marre me vete thesarin .......
Kur mbarova u çudita me reagimin e plakut.
Ai tundi koken dhe tha vetem dy fjale:E mire o mire!!!!
Kembengulja ime prej kureshtari e detyroj plakun te nxirrte diçka me shume.
Ndersa vazhdonte te tundte koken shtoi:po te them vetem kaq:kam jetuar jo pak dhe kam pare jo pak dhe me sa di une
kurr ky truar(e kishte fjalen per shtepine e tij)nuk ka qene,dhe po vazhdoj keshtu as nuk ka per te qene me i kamun se ne kohen e mbretit.
Ne ate kohe pata dyshuar se plaku i urte ishte rrokatur(menopauze),por jo,isha une i keqinformuar.

Personalisht nuk ja ve mbretit etiketen e tradhetarit te kombit,ashtu siç nuk i akuzoj komunistet shqipetar per shitje te Kosoves,ashtu siç nuk i quaj injorante anetaret e forumit.
 

hawk

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Ahmet Zogu ishte mbreti.Largimi nga Shqiperia eshte shpjeguar nga historia enveriane si tradheti por historia eshte e mbushur me mbreter apo udheheqes shtetesh me te famshem qe ne raste te tilla kan vepruar si Zogu.Ai nuk e pranoi pushtimin,prandaj iku,per ndryshe do behej nje mbret kukull ose do burgosej.La disa forma per nje rezistence modeste,pasi Shqiperia aq kishte mundesi.
Problemi i arit eshte i famshem por nuk ka prova qe vertetojne vjedhjen nga mbreti.Mos harrorni se A.Zogu nuk ishte u varfer sepse ishte pronari me i madh i tokave ne Shqiperi e per rrjelloje pasniku me i madh pasi atehere pasuria lidhej me token.Dua te them qe ajo pasuri nuk i erdhi nga "ari i popullit".
Sidoqofte mbetet nje moment i dyshimte qe historia nje dite ndoshta mund te na e sqaroje pa ndikime politike.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Shume nga mbreterit e Europes Lindore vepruan keshtu dhe jo patjeter nga "deshira: per te tradhtuar vendine tyre, por te detyruar nga rrethanat! NE disa vende keta ish-mbreter jane bere kryeminsitra, ne disa te tjere kane ruajtur titullin e ish-mbretit dhe u jane kthyer mbrapsht te gjitha pasurite e konfiskuara! Nuk dua te bej paralelizem per cdo gje me mbretin tone, por mendoj se figuren e tij, propaganda komuniste e nxiu me shume nga c;ishte ne te vertete dhe e keqja eshte se ne vazhdojme te ndjekim ende ate propagande!
 

hawk

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Po ne shqipetaret jemi shum te bipolarizuar,njohim vetm ngjyren e Berishes dhe ate te Nanos...alternativa tjera nuk ka !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Edhe Mbreti i belgjikes u quajt tradhtar sepse bashkpunoi me Gjermanet,por ky ishte shum i zgjuar,ai la Fronin te vellait,keshtuqe populli e pranoi(veprimet individuale nuk duhet te ndikojne tek tjetri/te tjeret).
Personalisht mendoj qe Leka II(djali pra)te kete nje shanc qe te behet Mbret i gjith Shqiptareve!
Po studio ne nje shkolle te njohur,eshte i ri,tamam rac shqiptari!

Voto per Mbretin(te riun)! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

King of Albanians
kingdom of Albania

Sa bukur tingllon mer Yahoo.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

po te me pyesni mua
Rrofte Shkelqesia,

Beri ce beri,
mbi te gjithe ai, te tjeret cfare bene me shume se ai,
pas tije erdhen Komunistat,erdhen hajdutet,
dhe s'ka te ndalun.
i mire i keqe ,
Punoi me shume se te gjithe.
edhe sote shkelim rruget e tije e shume e shume ,gjera qe beri ai
po mos ti bente ai rruget dhe urat, etj
ndoshta do te kishim gomarin, transport ende. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Ergler

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Zogolli ka edhe merita,te cilat jane te pakta,por ka bere gjithe ato budallalliqe.Figurat historike analizohen me te mirat dhe drithijet e tyre.
Mendimi im eshte se Zogji beri te parin shtet te vertete ne shqiperi.Ky shtet kishte gjithe rrjetin e institucioneve qe perbejne nje shtet.Qytetaret leviznin lirshem ne te gjithe boten nqse u kishte xhepi.Nuk po futem ne dataje ketu.
Kush ishin te metat simbas meje:
-Nuk mund te vetshpallesh mbret pa pasur nje prejardhje prej gjaku blu.
-Shteti i hurit dhe i dajakut qe ai krijoi nuk solli ndonje permiresim ne jeten dhe ekomomine e popullit.
Po ju kujtoj Migjenin ne pershkrimin e jetes se popullit.
-Pavaresisht se kishte opozite ajo vritej e persekutohej nga larot e ketij xhahili.Kujtoni A Rustemin.
-Ky xhahill mbasi u perzu nga Rev Demo.Borgjez i 24 u kthye ne vend ne mbrojtjen e ushtrise se krajlit te serbise.Kujtoni se si shperblim u fali Shen Naumin nje perle buze Liqenit te Pogradecit+ toka ne veri,pjese te Vermoshit,tamam sikur ja kish lene lokja.A nuk eshte tradheti kjo.
-Italia fashiste i dha mendje per tu bere mbret ketij bufoni dhe me vone gllaberoi cdo gje te ketij vendi,pra ai e ktheu vendin ne protektorat i talian.Me vone erdhi pushtimi.
-Ne daten 5 ai i premtoi popullit se do te vishte opingat dhe do te luftonte kaperkrsh popullit kunder fashisteve.
-Ne fakt mashtroi popullin dhe ja mbathi ne dt 6 si lepur ne drejtim te Greqise duke vjedhur edhe sasi te medha ari nga banka e shtetit.
Kjo eshte figura e Zogjit,qe pa as me te voglen medyshje ngjante si dy pika uji me dajen e tij Esat Pash Toptanin. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Ka disa pasaktësi të vogla tek ajo që thua Elektriçist.

1 - Në kohën e Zogut populli shqiptar njohu një periudhë ngritjeje të fortë ekonomike. Kusuret e 5 shekujve robërim nuk mund të fshiheshin me gomë.

2 - Zogu nuk u largua nga Shqipëria më 6 prill por me 9 prill (mbase dhe gabohem por ishte pas pushtimit). Për arin nuk argumentoj pasi nuk ka fakte për këtë çështje.

3 - Nuk u rrëzua nga një revolucion demokratik por nga një revolucion KOMUNIST i nxitur nga Rusia e i realizuar nga elementë komunistë shqiptarë ndër të cilët Noli, A. Rustemi, L. Gurakuqi, etj.

4 - Zogu nuk vrau atdhetarë por tradhëtarë. Dikush që nxit luftë brenda vendit të tij nuk mund të quhet përveç se tradhëtar. Për analogji kujto revolucionin demokratik të 97-ës!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ka disa pasaktësi të vogla tek ajo që thua Elektriçist.

1 - Në kohën e Zogut populli shqiptar njohu një periudhë ngritjeje të fortë ekonomike. Kusuret e 5 shekujve robërim nuk mund të fshiheshin me gomë.

2 - Zogu nuk u largua nga Shqipëria më 6 prill por me 9 prill (mbase dhe gabohem por ishte pas pushtimit). Për arin nuk argumentoj pasi nuk ka fakte për këtë çështje.

3 - Nuk u rrëzua nga një revolucion demokratik por nga një revolucion KOMUNIST i nxitur nga Rusia e i realizuar nga elementë komunistë shqiptarë ndër të cilët Noli, A. Rustemi, L. Gurakuqi, etj.

4 - Zogu nuk vrau atdhetarë por tradhëtarë. Dikush që nxit luftë brenda vendit të tij nuk mund të quhet përveç se tradhëtar. Për analogji kujto revolucionin demokratik të 97-ës!

[/ QUOTE ]

Perse nuk na jep shifra per ngritjen e ekonomise ne kohen e Zogut? Ja psh sa kilometro hekurudhe kishte, nese kishte ndonje rruge Korçe Tirane, nese Myzeqeja ishte kenete dhe çfare u be, nese fusha e Durresit ishte kenete dhe çfare u be, nese fusha e Korçes ishte kenete dhe çfare u be, sa perqind e popullsise studioi, sa shkolla kishte dhe nese kishte ndonje universitet. Sa Spitale kishte ne Shqiperi, psh ne Corovode ishte nje spital dhe mjek qe nje, berber, dentist, nallban (me te njejtat dare shkulte dhembe e patkonj)keshtu idem, kudo.
Sa ishte jeta mesatare e njeriut? etj etj o ithtar i puplave te zogut!
Persa i perket ikjes se Zogut, paske fantazi te jashtezakoneshme kur thua se iku me 9 prill, duket se dehja ne dreken e fundit ne Zemblak, ka qene kaq e madhe sa nuk mbani mend daten e sakte, sepse dihet fare fare mire, e dokumentuar nga te gjitha anet qe i la puplat me 6 prill dha kaloi me autokolonen nga Kapshtica per ne Greqi.
Sa per arin, me çudit nje fakt, jo padituria, por guximi qe u jep per te folur pikerisht kjo padituri. Eshte i faktuar me dokumenta, apo mos do te te shkruaj edhe bankat ku i kishte dhe se sikur te mos kishte arin qe ia vodhi popullit, nuk do te mund te qendronte kurre ne Angli.
-Cilet ishin tradhetare?
Bajram Curri qe luftonte kunder Serbit? dhe qe Zogu e vrau pikerisht per t'iu bere nje sherbim atyre,(nuk mjaftonin tokat e dhuruara)
Luigj Gurakuqi, intelektual dhe atdhedashes?
Fan Noli- qe u detyrua te braktise vendin dhe kjo ishte me shume se vrasje.
Avni Rustemi qe vrau Esat Pashe Toptanin sepse shiti vendin...?! Pse ishte komunist Avni Rustemi apo se i kerkoi parlamentit shqiptar te ngrihej dhe te mbante zi per vdekjen e Leninit? Po a nuk e dini se ishte Lenini qe botoi dokumentat e traktatit te fshehte te Londres ku behej fjale per coptimin e Shqiperise, zhdukja nga faqja e dheut dhe se berja publike e tij e denoncoi dhe e njohu boten dhe popullin shqiptar me kete fakt te ndyre te europes, me kete padrejtesi kriminale te europes ndaj popullit shqiptar? A nuk eshte nje motiv i vlefshem ky per te respektuar nje njeri kur vdes, jo per idete, jo si komunist, por thjesht si nje perparimtar qe merr ne mbrojtje te drejtat e popujve te vegjel. Pikerisht per kete arsye Avni Rustemi i kerkoi paralamentit te ngrihej me kembe per te mbajtur zi. Sa shpejt i deformoni faktet, uh, sa deshire e perveluar eshte, mjere Shqiperia nese njerez te tille perbejne te ardhmen e saj.
Etiketoni komuniste sepse keshtu kapeni si i mbyturi pas flokeve. Jo o mjerane nuk ishin komuniste, ishin demokrate dhe atdhetare, por kjo nuk i shkonte Zogollit, nje krimineli matjan qe erdhi ne pushtet me ndihmen e Serbit.
Tani futemi ne terrenin tend: Ta zeme se ishin komuniste ata qe deri me sot vetem ti po i quan te tille, a ka ndonje dokument qe verteton nderhyrjen e Rusise ne Shqiperi ne ate kohe? (Injorance e kulluar ne fushen e historise, do te thosha sepse kush ka ndopak njohuri per Rusine ne vitet njezet, ose me saktesi ne fillim te tyre, deri ne 1924- te lidhur me ngjarjet ne Shqiperi, permbysjen e dhuneshme dhe kriminale te qeverise demokratike te Nolit, pra kush e njeh kete periudhe te Rusise di shume mire se cilat ishin problemet e saj dhe se per kete shkak ajo nuk mund te kishte interesa jashteterritoriale te karakterit ideologjik, sikurse ndodhi pas konsolidimit), keshtu i rikthehemi argumentit, duke bere nje pyetje: cili ishte armiku direkt dhe i perjetshem i shqiptareve, Rusia apo Serbia? Midis dy ndarjeve qe ben autori i mesiperm, kush u ndihmua direkt nga Serbia, "komunistet" si Noli, Gurakuqi, Avni Rustemi, Bajram Curri, apo "atdhetari" Ahmet Zogu?
Nje kriminel si Zogu dhe familjaret e tij nuk duhet te kene vend ne Shqiperi, persa u perket ithtareve mund te enderojne sa te duan.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

"Plaku i urte" me pate thene se serbeve ai vetem u premtoj toka dhe favore fiskale,por nuk ju dha gje.
Keto favore ia shiti Italise,per se dyti.Kjo me duket diplomaci moderne.
Bile "plaku i urte" mbante mend dhe nje shprehje te krajlit te Serbise,qe kishte thene:Me genjej kopili i Matit.Plakut i besoj se i kishte te jetuara ,jo te degjuara
apo te lexuara.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Pyetja,per ne qe perkrahim nje monarki moderne,eshte se:nga kush/cilet njerez po cilesohet tradhtar Ahmet Zogu??

Te marrim hapesin e temes:
El Pais..gjirokastrit ose tepelenas,i emigruar ne Tiranen gege ne vitet e para te pushtimit komunist.
Ndjehet Tironc 100/100,por harron qe Tiranen e beri "Koke"qytet pikerisht ky tradhtari Ahmet!
Zogu erdhi ne pushtet vertet me ndihmen Jugosllave,por ne fakt ai i perdori me dinakeri sllavet.
Ardhja e Zogut ne krye te shtetit shqiptar ishte nje domosdoshmeri e kohes,Noli kishte prirje komuniste.

Nqs duam te deklarojme ndonje udheheqes shqiptar si tradhtar,atehere ky eshte vetem Enver Hoxha!
 

besim231071

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

I lindur si nje fisnik i vogel tokash,ai sherbeu si oficer ne Legjionin Shqipetaro-austriak.Por Austria e internoi,pasi,siç mesohet nga disa lajme te dhena me pikatore,ai kishte mbajtur lidhje te vazhduashme me armiqte.Me 1923,me ndihmen e babait te se dashures se tij,nje nga pronaret me te medhenj shqiptare te tokave dhe njeri me influence,u be kryeminister.Por me 1924 ju desh te ikte,u kthye ne Beograd,dhe ia doli mbare qe,perkunder premtimeve per bashkpunim dukedorezuar disa territore te rendesishme dhe duke bere koncensione politike dhe ekonomike,Jugosllavia ti siguronte nje mbeshtetje te nevojshme ushtarake.
Me 24.12.1924,besniket e tij,nen udheheqjen e oficereve bjellogargish,te cilet kishin fituar me ndermjetsimin e Rusise aziliun politik ne Jugosllavi,marshuan drejt Tiranes edhe permbysen qeverine eFan Nolit.
Pasi mori pushtetin,Zogu nuk u tremb aspak qe te genjente Jugosllavine ne lidhje me favoret ekonomike qe i kishte premtuar dikur.
Me 31.1.1925 Zogu u zgjodh kryetar i Kuvendit Kombetar shqipetar ne Tirane,ndersa me 1.8.1928ai u vetshpall mbret.
Eshte fakt qe Zogu ka vrare kundershtaret politik,si Luigj gurakuqin ne Bari te Italise,Ceno Beun,ne Prage te çekise,Hasan Prishtinen ne Selanik te Greqise dhe Bajram Currin mas Kollate ne veri te Shqiperise.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Te gjith mbreterit jane veteshpallur mbreter!
Zogu beri revolucion ne mentalitetin anadollak shqiptar te asaj kohe!
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

HISTORIA NUK ESHTE VEGEL E TE VERTETES POR VEGEL E POLITIKES...DMTH QE HISTORIA QE NE STUDIOJME DHE VAZHDON TE STUDIOHET ESHTE AKOMA E KOHES KOMUNISTE DMTH QE ISHTE E NDIKUR VETEM NGA NJE ANE, SIPAS INTERESAVE TE KOHES PER TE MBAJTUR PUSHTETIN TE GJALLE? AHMET ZOGU NUK MUND TE THUHET QE ISHTE TRADHETAR PERKUNDRAZI ISHTE NJE NJERI QE PUNOI TA NDERTONTE SHQIPERINE NE ATE SHKALLE KU DUHET TE ISHTE. POR MENDOJ SE NJEREZIT QE ZGJODHI RRETH VETES JANE ATA QE E BENE "PUCIN". ME THUANI KUR ISHTE PERIUDHA E VETME QE U KRIJUA KLASA BORGJEZE NE SHQIPERI(SIDO TE QE E FORMUAR)? PO SHKOLLAT KUR FILLUAN TE HAPESHIN APO INFRASTRUKTURA? APO KUR FILLOI ZHVILLIMI I BIZNESIT? UNE NUK MBESHTES NDONJE RRYME POLITIKE POR DUA TE THEM QE INTERPRETIMI I HISTORISE NUK TREGON ASNJE HERE TE VERTETEN NE PERGJITHESI.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Me vjen keq, por ti i mesipermi nuk e njeh aspak historine e Shqiperise me pyetjet qe ben. Kthehu lexo dhe do te shikosh kur lindi borgjezia ne Shqiperi. Tani na thuaj edhe ndonje veper nga ato te infrastruktures si dhe edhe shkollat qe u hapen. Shiko, mos harro ate 90 perqindshin analfabete. Dhe kete nuk e thane komunistet, por ata qe s'dinin te shkruanin e lexoni.
A eshte tradhetar? Pa diskutim, qe nga menyra si erdhi ne pushtet, nga coptimi i tokave, nga shitja e Shqiperise tek Italia dhe braktisja e vendit nje dite para pushtimit. Tani me thuaj ti i mesipermi, çfare duhet te beje nje njeri qe te quhet tradhetar?
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

KAQ SHUME ME PERBUZKE SA EDHE EMRIN SHQIPTAR PASKE FRIKE ME MA THONE. PO NEJSE FLM. PO MIRE MEQ UNE NUK I DIKAM PA MI THUAJ TI? KUR U KRIJUA U BORGJEZIA E MIRFILLTE? CFARE TOKASH PASKA SHITUR? I KA SHITUR AHMET ZOGU PERSONALISHT? MI TREGO DOKUMENTAT. PA ME THUAJ NE CFARE PERIUDHE I KRIJUA GJIMNAZI "QEMAL STAFA " NE TIRANE? APO DISA SHKOLLA NE SHKODER E NE KORCE? E VERTETE ESHTE QE 90% E POPULLIT ISHTE ANALFABETE POR NUK MUND TE QUHET TRADHETAR ME KETE. DICKA TJETER NE CFARE PERIUDHE ERDHI NE PUSHTET ZOGU? NE CFARE KUSHTESH ISHTE SHQIPERIA? DEGJO KUPTOJE ATE QE LEXON. EDHE BONAPARTI U MUDUA TE KRIJOJE NJE SHTET TE FUQISHEM POR NUK MUNDI TE KRIJOJE DOT PUSHTETARET QE DUHESHIN PER TE FORMUAR KETE SHTET TE FUQISHEM DHE SIPAS KESAJ AI DUHET TE QUHET TRADHETAR? LEXO DHE KUPTO.
 
Top