Re: Ahmet Zogu tradhetar ?
Jugosllavia na ndihmoi se e detyruan Fuqitë e Mëdha
Intervistë me mbretin Leka Zog. Flet nga shtrati ku dergjet pas një rrëzimi trashëgimtari i Fronit Mbretëror Shqiptar. Qartësia në mendim, shkurtësia ushtrake në përgjigje, dhe dhimbja për fatkeqësitë që e pllakosën me ardhjen në Shqipëri. Kontaktet me Nanon dhe Berishën
Mentor Nazarko, Ben Andoni
Heshtja%u2026e mbretit të shqiptarëve
Sytë e këtij burri gjigand kanë filluar që të zvogëlohen, zvogëlohen%u2026 dhe zvogëlohen pa fund. Ata gati nuk e shoqërojnë fare lëvizjen e ngathët të dorës së tij, ku unazat tashmë rrotullohen të pabesdisura%u2026 dhe gjithmonë e më të lira në gishtat e stërgjatë. Këto të fundit shtypin ngadalë cigaren, shoqen e kahershme të pandarë të mbretit të shqiptarëve, Leka Zogu I. Nikotina e “Rothmans” ia ka zverdhuar me një okër të fortë dy gishtat e mëdhenj. Ai nuk bezdiset nga ky fakt. Ndërsa askush duket se nuk guxon që t’i këshillojë të kundërtën, burrit të veshur me një këmishë tip ushtarake kaltëreme, që të shikon ngultas kur flet, sipas një ritmi, që duhet ta diktojë vetëm ai. Një ritual shtëpize mbretërore, e mësuar në 66 vjet, që ai mban mbi shpinën e lodhur. Mbreti i shqiptarëve ka një kod për përgjigjet, për pyetjet dhe për kortezinë, të gjitha të cilat duhet të respektohen. Edhe pa e ditur, kjo strukturë e tërë etike, menaxhohet nga ai me ngritjen e ngadaltë të gishtave të gjatë. Ka pak kohë që jeton i vetëm, sepse i biri, princi studion në “Royal Military Academy” në Sundhurst, vend ku ai ka studiuar vite më parë dhe ndoshta në të ardhmen edhe%u2026 Leka III. Ndërsa, mbretëresha Suzan, një grua po aq e heshtur, ka ndërruar jetë, duke ia shtuar mërzitinë e moshës, mbretit Leka I. Tashmë, universi i tij janë muret e Vilës 26, pranë lumit Erzen dhe ekipi i pakët, që përbën Oborrin e tij. Këtë skenografi disi pastorale, ku duket se gërshetohen dhe elementë kolonialë, e mbushin qentë, bajagi të shumtë, pas të cilëve ai është tepër i dhënë dhe%u2026 qetësia. Ajo është me sa duket edhe dëshmitarja e fundit e kalvarit të vuajtjeve të Familjes Mbretërore shqiptare, e cila ka lëvizur për 50 vjet në tre kontinente të ndryshme%u2026
Vetë ai, mbreti shqiptar, ka një histori jete që do t’ia kishte zili dhe producenti më i njohur në Hollywood. Por me sa duket ajo do të jetë dhe për shumë e shumë kohë, jo e ndriçuar për publikun. “Ka ende gjallë%u2026”, mësohet t’u ketë thënë njerëzve të afërt, duke aluduar për sekrete dhe gjëra, që presin të zbardhen. Në fakt, emri i tij lidhet me aksione kundër komunizimit, ndërsa këta të fundit e përmendnin shpesh si kontrabandist armësh dhe menaxher punësh të këqija. Sikur të mos mjaftonin këto, një best-seller në kohën e socializmit, që është ribotuar dhe kohët e fundit, “Mërgata e Qyqeve”, e nxjerr dhe si një aventurier të gjithëfarëllojshëm. “Nuk kanë mund me na u fut deri në Familje, por boll kanë turbullu, tund lehtazi kokën me flokët e qethur shkurt, kur e pyet. Gjithmonë shqiptarët kanë qenë të përçamë”, shton pastaj me një zë të ulët, sikur do që të mos t’i prishë zhurmën dhe fëshfërimës së ajrit në mjedisin e tij. Në fakt të mjafton që ta shikosh përballë dhe e kupton që ai nuk ka pasur ndonjëherë shumë frikë. Arsyeja është e thjeshtë: që në lindje është përballur me rrezikun, Më 5 prill të vitit 1939, kur erdhi në jetë, askush nuk e llogariste se oshëtima e topave për nderin e lindjes e tij, nuk do e kalonte shkrepjen e pushkëve që do bënin shqiptarët, 48 orë më vonë. Mbreti Zog I, i anatemuar për atë kohë- në kujtimet e adjutantit të tij- shkruhet se u tradhtua nga shumë prej oficerëve të tij. “Baba nuk e kujtonte shpesh këtë, por boll keq po i vinte”, kujton Mbreti Leka I, për atë kohë. Është nga momentet e pakta që i ndjen neverinë, por gjithsesi e thotë me forcë: “se po të mos kundërshtohej në atë moment fashizmi, atëhere nuk do të mundej që të ekzistonte Shqipëria”.
Tetë vjet më vonë, Ai, ka humbur shumë nga ajo pamje impozante e viteve të mëparshme, kur me uniformën e marinsit, vendosi që të vinte vetë rregullin në zgjedhjet e Shqipërisë të vitit 1997. Marshimi i tij përmes bulevardit tregoi se nga raca e tij nuk ishte fikur pasioni për luftën. “Po, besoja akoma se mund të bëja bashkë të gjithë njerëzit këtu në Shqipëri”, flet për “Vitin e Mbrapshtë”. Ata që e njihnin nuk u çuditën, sepse ai nuk kishte qëndruar duarkryq në vitet e mërgimit. Shumë njerëz të tij të “Legalitetit”, përgatitur nga Aleatët, lanë jetën kundër komunimit, madje shumë dhe të tradhtuar. “Më ka shqetësuar kaq shumë saqë akoma nuk e kam harruar”, thotë ai për njerëzit që humbën jetën prej Kim Filbit. Leka I ishte aktiv në kohën e emigracionit, dhe duket se një nga kulmet e tij do të mbetet 2 korriku i vitit 1972, kur ai mundi që të mblidhte shqiptarët e mërgatës dhe të ideonte një bashkim. Për të kuptuar këtë përpjekje, duhet të kihet parasysh se ndërmjet firmëtarëve ishin edhe “Vatra”, Balli Kombëtar, Partia Agrare, “Lidhja e Prizrenit”, “Blloku Indipendent” etj. “Kemi bindje se ju zotninj përfaqësuesa [ndaluar] kaq shmë e kini në zemër çashtjen shqiptare, gjatë bisedimeve [ndaluar] kini me pas, kini me vue para çdo gjaje interesat e nalta t’Atdheut dhe do t’arrini në nji marrëveshje të kënaqshme e të dobishme për nji bashkërendim të fuqive nacioanliste”, iu drejtua ai atëhere bashkatdhetarëve të tij. Falë një shkollimi të gjatë cilësor dhe i një jete që e ka dërguar në të gjithë cepat e Botës, mbreti akumuloi një eksperiencë interesante. Ndërsa, nga Nëna Mbretëreshë duket se përçoi interesin për historinë dhe kulturën në përgjithësi. Lartmadhëria e tij mbahet si një ekspert i luftës anti-guerrile dhe me sa duket këtë mision Pentagoni ia besoi që ta aplikonte në formën e vëzhguesit në Luftën e Vietnamit. Ndërsa shkollimi special e bëri që të jetë dhe një vëzhgues i mirë ngjarjeve të Botës .”Me babën flisnim shumë për gjeopolitikën, sepse ai i kuptonte mirë situatat ndërkombëtare”, kujton.
Kohë të kaluara, por që ndërkohë nuk ia kanë braktisur besimin, se ky vend mund të bëhet, pavarësisht problemeve të tij. Për një gjë është i bindur, se i jati e trasoi rrugën e Shqipërisë moderne dhe, si e tillë, kjo rrugë vetëm meriton që të ndiqet. “Të gjitha veprat e tij kanë dalë. Ligjet e tregtisë, ligjet e doganave, të gjitha gjërat që njerëzit sot normalisht nuk interesohen, janë vepër e tij”. Zhgënjimi e ka një burim. Më 8 tetor mbreti Zog ka përvjetorin e 110 të lindjes. Deri më tani, pavarësisht fjalëve të bukura, askush nuk ka marrë një hap për të sjellë%u2026qoftë eshtrat e tij në Shqipëri
Jeta në fakt e ka mësuar që të presë dhe pritja e këtij njeriu nuk është e vogël, ajo tashmë kalon dhe realitetet më të çuditshme. Me sa duket një edukatë e mbrujtur dhe nga Nëna Mbretëreshë Geraldinë, një grua fisnike, që arriti një nga qëllimet e saj të jetës, që të kthehej në Shqipëri, falë peticionit të përbashkët të parlamentarëve nga të gjithë formacionet politike. Një veprim kortezial, që gjithsesi nuk e justifikon Parlamenti Shqiptar, që edhe pse ka miratuar një ligj për statusin e Familjes Mbretërore, ku parashikohet edhe rikthimi i pronave, nuk ka gjetur akordin e Ekzekutivit shqiptar për aktet përkatëse%u2026 Një dobësi që duhet parë dhe tek formacioni i tij Politik, “Lëvizja e Legalitetit”, e cila kurrë nuk është ngjitur në rangun e një force potente, pavarësisht suportit të tij direkt. Ca më shumë akoma, edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, që ka inicuar pak para zgjedhjeve, nuk mundi të jepte frytet, që ai mendonte dhe që shpresonte%u2026Kjo ka bërë që edhe kërkesat e tij më të vogla të presin të pazgjidhura në duar burokratësh pa fund. Një dorë ekspertësh tani po merren me trajtimin e pronave të tij, ndërsa një pjesë tjetër ka vajtur për shqyrtim në Komisionin e pronave. “Vlera monetare është e vështirë të vendosësh për pronat tona. Për t’i vendosur në çështjen e ligjit, unë jam që të hiqet Ligji 7052, të zëvendësohet me një ligj më të drejtë”, thotë ai.
Këtu ka pushuar gjithçka. Me një shenjë konvencionale të bën me shenjë, që pyetjet duhet të reshtin. Ndërsa sytë i hedh mbi një libër të Steven Ericson, një profesori të njohur të historisë. Pak minuta më vonë, asistenti i tij, Stjuart, shton se Leka I lexon gjithçka që mundet dhe në kohë të lirë shumë “science fiction”, por edhe jetën e njerëzve të njohur të historisë. “Më ndodh shumë herë që i sjell libra dhe pastaj duhet t’i kthej se ai i ka lexuar”. Me pak fjalë, bashkë me armët, hobin e tij të vjetër, tregojnë se shpirti ushtarak nuk është shuar ende në Familjen e Zogut II%u2026
Ndërsa të përshëndet, vështrimi i drejtpërdrejtë i Mbretit shqiptar, të tregon se kaq ishte leja%u2026Vjeshtë 2005.
INTERVISTA
Ajo që do të na interesonte më së pari është një gjykim i përgjithshëm për trashëgiminë e mbretit Ahmet Zog në Shqipëri. Çfarë mendoni, çfarë ka mbetur pa u respektuar, pa u nderuar, pa dalë në dritë në kohën e sotme 110 vjet pas lindjes së tij?
Më duket se janë bërë shumë, të gjitha veprat e tij kanë dalë. Po nuk janë njohur, nuk janë publikuar në një mënyrë që ta njohë publiku se ligjet e tregtisë, ligjet e doganave, të gjitha gjërat që njerëzit normalisht nuk interesohen nuk do t’i dinin se i kishte përgatitur mbreti Zog dhe akoma po përdoren sot. Pikërisht kjo është një gjë që ka nevojë të zbardhet dhe të propagandohet.
Parë në krahasim me ish monarkitë e tjera të rajonit çfarë mungon nga pikëpamja e këtij nderimi, çfarë do të donit ju që të kishte në pikëpamje të monumenteve, të emërtesave të rrugëve etj%u2026
Vetëkuptohet që emërtesat në rrugë, ngritja e monumenteve përfaqësojnë një nderim të madh. Do të doja të shikoja edhe sende të tjera, por sidomos nderime për mbretëreshën Suzanë. Gjithsesi të krijosh monumente në një kohë kur populli ka nevoja më tepër për të jetuar, ka nevojë më tepër për të ngrënë, ka nevojë për energji nuk është kohë kjo. Krijimi i monumenteve bëhet kur vendi është zengjin.
Me ardhjen në pushtet të një qeverie të djathtë a mendoni që nderimi dhe respektimi, zgjidhja e çështjeve të pronave do të marri rrugë më të drejtë?
Unë shpresoj se po. Kjo është në radhë të parë për nga rëndësia dhe shenjat janë të mira.
Me qeverisjen socialiste dihet ju keni patur kontakt me kryeministrin Nano, por a keni patur ndonjë kontakt me kryeministrin Berisha gjatë kohës së fushatës apo më parë?. Cilat janë kontaktet tuaja me z.Berisha?
Z.Berisha ka ardhur dy herë në shtëpi për ngushëllim dhe pastaj jemi takuar shpesh nëpër pritje që bëjnë ambasadat, kemi biseduar.
Keni biseduar për çështjen e pronave?
Jo.
A mendoni që do ishte më e lehtë nëse Partia e Legalitetit apo LZHK do ishte pjesë e kësaj aleance që fitoi zgjedhjet?
Këtë s’e di. Nuk mund t’i përgjigjem.
E drejta e pronës për çdo qytetar dhe për ju është një çështje e rëndësishme. Keni ndonjë ide, cilat janë përmasat e këtyre pronave në terma hektarësh apo sipërfaqesh apo vlerash monetare%u2026
Vlera monetare? Është e vështirë të vendosësh. Për t’i vendosur në plan ligjor unë jam që të hiqet ligji 7051 dhe ai të zëvendësohet me një ligj më të drejtë.
Ju jeni për një ligj që ta zgjidhi në total çështjen e pronës, shkuarjen e pronës tek i zoti%u2026
Po.
Keni ndonjë vlerësim të përafërt për sipërfaqen e pronave?
Asnjë .
Po ndonjë vlerësim, sa janë si numër?
Nuk e di, akoma s’i kemi gjetur
Është duke punuar ndonjë staf juridik për këtë?
Po është punuar. Disa i kemi çuar tek Komisioni i Kthimit të Pronave, por janë aq shumë në të katërt anët e Shqipërisë dhe akoma s’i kemi gjetur të gjitha.
Por kundërshtarët e monarkisë thonë që nuk ishin prona të trashëguara por ishin prona që mbreti i ka përfituar për shkak të detyrës të vet. Cila është e vërteta, çfarë mendoni ju për këtë?
Unë e di që kanë qenë të gjitha të blera me para. Ato të Matit kanë qenë të trashëguara, këtu në Tiranë të trashëguara dhe gjithë të tjerat të blera me para.
Po në Sarandë ku ju keni një pronë: cila është lidhja juaj me të, apo mbreti ka dashur të pushojë në Sarandë, dhe i është ofruar atij%u2026
Atë pronë në Sarandë ia ka dhënë Kryqit të Kuq.
E lëmë argumentin e pronave me një pyetje të fundit. Çfarë do dëshironit, do ishit dakord me një zgjidhje të pjesshme apo të plotë?
Unë jam dakord për një zgjidhje të drejtë.
Si ju duket sjellja e ish-kryeministrit socialist në lidhje me ju, sepse ai dha fjalën që do zgjidhej?
Ç’mund të pritej nga z.Nano. Ai e ka treguar veten.
Pronat janë pronat dhe gjithçka ka lënë trashëgim babai juaj, përveçse moment material janë edhe moment nostalgjie natyrisht jo drejtpërdrejt për ju sepse ju nuk jetuat në Shqipëri. Por cilat prej këtyre pronave në kujtimet e babait, e nënës ka qenë më e rëndësishme?
Pallati i Ri.. Pallati aktual i Brigadave.
Ju nuk keni marrë asgjë, d.m.th. totalisht asgjë?
Jo.
Nëse do ju pyesim për veprat e babait tuaj, cilët konsideroni ju se ka qenë vepra më e rëndësishme që do të mbetet në histori si më e shënuara?
Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria në 1939 mund të ketë qenë një prej veprave të tij më të mira sepse po të kishte rënë Shqipëria në dorën e italianëve pa patur ndonjë reagim kundrejt fashizmit dhe nazizmit sot nuk ajo nuk do të ekzistonte si shtet.
Pra ju thoni që rezistenca ndaj italianëve ishte vepra më e rëndësishme e mbretit?
Mund të jetë, por si vepër shumë të rëndësishme unë konsideroj që ka qenë ai që e ka formuar si shtet.
Në këtë korpus veprash, siç ishte krijimi i shtetit, cili prej këtyre momenteve ju duket juve më i rëndësishmi, legjislacioni, raporti me veprat botore, pra infrastruktura...
Drejtësia që transmetonte gjyqi në atë kohë dhe xhandarmëria që ishte e pastër dhe nuk ishte e korruptuar.
Kundërshtarët e monarkisë sot thonë se monarkia e Shqipërisë ishte një monarki sui-generis d.m.th nuk ishte një monarki e trashëguar brez pas brezi, ajo lindi si e tillë në vitin 1928. Cilat janë argumentat tuaja?
Ka dhjetra monarki si Arabia Saudite, Jordania, etj që kanë lindur pas këtij brezi. Nuk është gjë e çuditshme: koha e ka kërkuar dhe krijimi i saj ju përgjigj kohës.
Një moment tjetër që shikohet në mënyrë kritike është dhe fakti që mbreti Zog u rikthye në pushtet në vitin 1924 me mbështetjen e Jugosllavisë. A mendoni që qëndrimet e tij të mëvonshme ndaj Jugosllavisë, ndaj fqinjëve ishin qëndrime në ruajtje të pavarësisë kombëtare apo ishin shlyerje borxhi?
Ishte kollaj. Jugosllavia ishte e detyruar ta ndihmonte mbretin Zog, sepse anglezët, francezët pas tyre nuk donin komunizmin që të endej në Mesdhe. Atëherë e shtynë mbretin Aleksandër të sigurohej që të mos ndërhyjë, ndërsa pas asaj marrëdhëniet e babës me fqinjët kanë qenë marrëdhënie siç i kërkonin interesat e kombit vazhdimisht.
A keni ndonjë ide tuajën për çështjen e Shën Naumit dhe pse sipas kritikëve të mbretit Zog u shkëmbye me Vermoshin?
Nuk ka patur shkëmbime me Vermoshin, Vermoshi është si është, pra siç ka qenë. Shën Naumi ka patur rreth 5 katunde dhe një Manastir dhe në atë kohë kur erdhi Komisioni Ndërkombëtar i kufijve ta shikonte arritën t’i mbanin 5 katundet dhe i lamë Manastirin serbëve.
A është e vërtetë kjo që Pashiç kur e ka përcjellë mbretin në Shqipëri ka thënë që po përcjell një mik të Jugosllavisë që nesër do të jetë armiku më i madh I Jugosllavisë?
Po, krejtësisht e vërtetë. Personalisht ne nuk bisedonim gjithmonë për Pashiçin e Venizellosin e të tjerë. Kishim edhe biseda të tjerë, ndaj nuk më kujtohen menjëherë.
Mund të na tregoni atë momentin e pushtimit fashist kur ishte bërë plani dhe qeveria serbe ra, ishte kundër dhe tha që do ta vërë Shqipërinë mes dy zjarresh. Ndoshta këtë na e shpjegoni më mirë.
Ne e kishim bërë 3 plane nga cila anë do të na vinte armiku, por ultimatumi erdhi nga Italia, atëherë plani ishte për të mbajtur veriun. Na erdhi telegram nga Pjetri që ishte dhe tha: Po të provoni rezistencë në veri të Shqipërisë, Jugosllavia do të shkojë 15 kilometra më brenda kufirit.
Unë kam përgatitur kujtimet e lartmadhërisë. Ai thotë një moment “nuk e kam pritur asnjëherë që Ramiz Aranitasi, gjenerali dhe komandantë të tjerë në ditët e fundit kur priste pushtimin të jepnin dorëheqjen ose të devijonin, si e ndientë këtë më vonë mbreti? Nuk po flas për tradhtinë sesa për zhgënjimin që pësoi nga oficerët e tij%u2026
Me shumë dhimbje. Kaq mund të them, nuk e kam biseduar shpesh, por me shumë dhimbje.
Periudha pas luftës së dytë Botërore ka qenë e rëndësishme për ekzistencën e kombit shqiptar, siç thatë dhe ju nëse nuk do të ishte bërë rezistenca në 39’ atëherë nuk do të kishte shtet shqiptar. A e ka patur parasysh mbreti Zog konjukturën ndërkombëtare në kohën kur punonte për t’u rikthyer, a e shmangu ai rolin e Greqisë apo të gjithë fqinjëve që kishin probleme me Shqipërinë?
Ai e dinte shumë mirë situatën dhe ka bërë çmos për të ndryshuar, por ishte zor.
Si shpjegohet ky zor, apo kishin ndryshuar shumë gjëra në botë?
Unë nuk e di, por amerikanët kanë urrejtje kundër mbretërave. Në 1950 erdhën dhe na kërkuan ndihmë por nuk e di pse.
Si e shikonte mbreti atëherë afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik?
Ai as nuk e ka përmendur. Atë që e quante me rëndësi ishte çështja e Jugosllavisë, pra roli i saj në Shqipëri.
Po mirë komunistët mund të thonë që edhe ai u mbështet tek Jugosllavia ashtu si edhe komunistët u mbështetën tek jugosllavët për të ardhur në pushtet. Cili është dallimi?
Kush ka qenë pas Jugosllavisë kur u mbështet mbreti Zog e kush ishte mbrapa Jugosllavisë kur bënë shtet komunistët?
Një moment i rëndësishëm i mbretit Zog në marrëdhëniet ndërkombëtare ka qenë edhe ai me Turqinë. Keni ndonjë shpjegim ju sot për ato lloj marrëdhënie, ftohje pastaj afrim%u2026
Atëherë kur shkuam në Turqi ishim të mirëpritur, por babai kishte një shqetësim sepse Turqia mund të merrte anën e gjermanëve siç bëri edhe në Luftën e Parë Botërore. Ky ishte shqetësim. Ne nuk qëndruam me Turqinë, do të ishte shumë mirë po të kishim qëndruar.
Një moment tjetër i rëndësishëm gjatë periudhës së mbretërisë është vendosja e kontrollit grek mbi territoret e vjetra shqiptare. Cili ka qenë roli i shtetit shqiptar në fillim i republikës pastaj i mbretërisë për të zvogëluar padrejtësitë sepse s’mund t’i korrigjonte dot?
Nuk e di se ç’rol ka patur Greqia në Shqipëri. Çështja çame është një çështje që provuam ta mbronim dhe vazhdojmë të provojmë për ta mbrojtur.
Ishte një moment që në fund të viteve 40’ dhe fillim të viteve 50’ që Shqipëria ka patur shumë probleme dhe në kujtimet e veta adjutanti i mbretit thotë për mbretin që ai ka thënë: unë më mirë mbështes Enver Hoxhën se sa të ndahet Shqipëria. Është e vërtetë?
Është e vërtetë.
Si arriti mbreti që të sheshonte problemet me Fan Nolin dhe Faik Konicën, të dy ish-armiqtëe tij të dikurshëm dhe arriti që gati t’i merrte në një qeveri në emigracion?
Ata vetë erdhën; pa ndërmjetësa dhe them se nuk gabuan.
Është e vërtetë se mbreti e ka ndihmuar Fan Nolin për të operuar në Amerikë? Është kujdesur për shëndetin e tij?
Po, është e vërtetë.
Po ata apse druheshin që të shkonin në qeverinë që pretendonte mbreti të ngrinte në emigracion?
Me sa di unë ishte një moment kur ai nuk kishte negociata me ata.
Keni kaluar pak një periudhë të vështirë në momentin e përçarjes së emigracionit shqiptar dhe ju keni qenë në një moshë madhore, çfarë kujtoni nga ajo kohë, nga spiunët e sigurimit shqiptar atje, sa e kanë provokuar dhe sa e kanë përçarë emigracionin shqiptar?
Emigracioni shqiptar ka qenë gjithmonë i kontrolluar jo vetëm nga Tirana, jo vetëm nga grekët dhe nga turqit dhe nga serbët, por edhe nga amerikanët dhe anglezët.
Është e vërtetë që spiunët e sigurimit kanë arritur të futen deri në stafin e afërm të lartmadhërisë?
Jo.
Ju ka shqetësuar humbja e shumë njerëzve të Legalitetit të cilët janë dekonspiruar nga Kin Filbi e me radhë?
Më ka shqetësuar kaq shumë saqë akoma nuk e kam harruar.
Ju vendosët të ktheheshit, d.m.th të tentonit pushtetin politik në vitin 1997, a ndjetë dallime? d.m.th. babai juaj ishte i rrethuar nga figura intelektuale të larta në vitet 20-30, ndërsa ju jo siç u duk. A besonit ju që mund të ktheheshit në pushtet në vitin 1997, në kushte të tjerë me njerëz të tjerë të cilët ishin larg për të qenë të sinqertë atyre që zgjodhi babai juaj për të ndenjur në pushtet?
Po besoj akoma se mund të bëja bashkë të gjithë njerëzit këtu në Shqipëri. Në fillim nuk i kisha.Por besoja se do t’i gjeja këtu njerëzit e zot.
A u përpoqët ju për t’i gjetur?
Në fillim jo, se s’kisha kohë se do lëvizja nëpër Shqipëri.
Një nga problemet e fundit që po diskutohet në Shqipëri është çështja e rrezikut muslyman, lidhjet me vendet arabe, si e gjykoni ka ndonjë rrezik Shqipëria prej këtyre ndërhyrjeve sot?
Jo, s’besoj.
ABC nr.6-Mentor Nazarko, Ben Andoni
10.10.2005