Ahmet Zogu tradhetar ?

regele

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Mos do te thuash qe gjithmone funderinat na kane udhehequr? /pf/images/graemlins/smile.gif

Seicili ka te drejten per te respektuar sipas bindjeve te tij cdo figure te historise shqiptare! Nese do te fillonim te shanim keshtu, te gjithe udheheqesit tane funderina do te dilnin dhe sa keq do te ishte per ne ...:(
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

E drejta per te pasur bindjen e tij çdo njeri, eshte e pamohueshme, e drejta per te respektuar bindjen e çdo njeriu nuk eshte e tille. Respektoj njeriun por jo bindjen e tij, besoj se dallimi eshte i qarte.
Ndersa konkluzioni ne te cilin mbrrin ti, eshte barre e rende per shpatullat e tua.
Une nuk pajtohem me funderinat (flas per zogun) vetem e vetem se nje tjeter mund te mos respektoje te njejten figure historike qe vleresoj une. Keshtuqe e drejta qe permend ti nuk ndjehet shume e kenaqur ne shoqerine e respektit.
 

jona20

big bum bam...
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mos do te thuash qe gjithmone funderinat na kane udhehequr? /pf/images/graemlins/smile.gif

Nese do te fillonim te shanim keshtu, te gjithe udheheqesit tane funderina do te dilnin dhe sa keq do te ishte per ne ...:(

[/ QUOTE ]

Po te mos kishin qene, atehere Shqiperia nuk do ishte ku eshte sot!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

atman duhet te japesh komentin per gjykimin qe ben.

nqs se Zogu eshte funderrine ....bujrum shpjegoje.

keshtu me sharje GRATIS tregon nivelin tend edhe degjeneron temen qe dikush e ka hapur per tu diskutuar.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Nuk ka nevoje te shpjegoj diçka qe eshte e shpjeguar me kohe nga historia. Sa per nivelin tim nuk besoj se matet me nje etalon injorant dhe kriminel, atdheshites dhe tradhetar, hajdut dhe vrases patriotesh, pra nuk matet me nje Ahmet Zogolli, i vetquajtur mbret i shqiperise, i cili u martua me nje aristokrate te rene nga vakti vetem e vetem qe te injektonte pak gjak blu ne venat e tij. Rezultat i te cilit ishte nje gjysemaloku i quajtur Leka Zog, qe eshte perzene nga Franca dhe Spanja si trafikant droge dhe armesh. Niveli im nuk matet as edhe me ata qe i bejne hosanara.
Nese kerkon fakte per te gjitha ato qe permenda shfleto historine, dokumentat e saj.
Eh, zgjedhjet e ketij viti e treguan edhe njehere se sa shume e do dhe e respekton ate mbretin tend, populli shqiptar. Te kujtohet skena e Sali Protopapes? Aty e ka vendin nje mbret qe nuk eshte i tille, por vetem nje funderine qe duhet perzene sa me pare nga Shqiperia, sepse nuk eshte as shqiptar, por hungarez, sepse nuk ka jetuar as edhe nje dite pas lindjes se tij ne Shqiperi, ngaqe i jati mbathi opingat dhe doli mo...jo, i ngaterroi malet me motelet dhe sefundi, ky palaço (me vjen ndot kur e shqiptoj nje emer te tille)i oborreve mbreterore bente qejf me parate e grabitura popullit neper hotelet e Londres, nderkohe qe te tjeret vriteshin ne lufte kunder pushtuesve.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Drejtesia ne kohen e ZOGUT


Pak Histori


Periudha 1913-1920 shenon hapat e para per krijimin e institucioneve te shtetit te ri shqiptar. Kuvendi i Vlores dhe Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, moren masa per riorganizimin e drejtesise se shtetit te pavarur shqiptar. Me “Kanunin e Zhurise”, te miratuar ne vitin 1913, u parashikua krijimi i Gjykates se Diktimit si dhe gjykatave te shkalles se pare te Nenprefekturave, te cilat ishin kompetente per gjykimin e ceshtjeve civile dhe kundervajtjeve e delikteve, si dhe gjyqi popullor me zhuri, i cili do te gjykonte ceshtjet penale me perfaqesues te popullit.

Ky sistem, per te cilin kemi informacion se u zbatua te pakten ne nje ceshtje ne Elbasan, nuk dha rezultatet e duhura. Si rrjedhim,ky lloj gjykimi u anullua me dekretin date 4 qershor 1914, ku u vu ne zbatim ligji per gjykatat e drejtesise ne Shqiperi, sipas te cilit u krijuan gjyqi Fillor i Apelit dhe Diktimi. Me kete dekret parashikohen edhe disa ndryshime ne organizimin e gjykatave te vitit 1913.

Periudha 1920-1939

Ne vitet 20-40 problemet kryesore ne fushen e se drejtes, qe paraqisnin rendesi te madhe per shtetin tone, ishin reforma ligjore dhe riorganizimi i organeve gjyqesore dhe aftesimi i kuadrove te tyre. Pavaresisht se fillimet e para i ka patur me Kanunin e Zhurise, ne vitet 20-te filloi te kristalizohej me mire organizimi dhe funksionimi i sistemit gjyqesor.

Deri ne vitin 1925 gjyqesia ne çeshtjet civile e penale administrohej prej:Gjykatave te Paqit.

Gjykatave te Shk. se I-re, te cilat ndaheshin ne Gjykata Fillore dhe Gjykata Kolegjiale.

Gjykates se Diktimit, ( keshtu emertohej Gjykata e Larte), e cila ndahej ne; dy dege, Dega Civile dhe Dega Penale.

Gjyqet e Paqit organizoheshin ne cdo qender nenprefekture dhe ne baze te ketij organizimi ndaheshin ne Gjykata Paqtuese te shkalles se I-re, se II-te dhe se III-te. Gjykatat e Paqit dhe ajo Fillore perbeheshin nga nje gjyqtar ndersa Gjykata Kolegjiale perbehej prej nje gjyqtari dhe dy anetareve.Cdo dege e Gjykates se Diktimit perbehej prej Kryetarit, kater Anetareve dhe nje Ndihmes-anetari. Pas vitit 1925 dhe konkretisht me dekret-ligjin “Mbi organizimin e gjykatave te drejtesise”, date 2 maj 1925 , pushteti gjyqesor kishte strukturen e meposhteme

Gjyqe te Shk. se I-re

Gjyqe te Apelit

Gjyqi i Diktimit (sot Gjykata e Larte), me qender ne kryeqytet.

Gjykata e Diktimit ndahej perseri ne dy dege: Dega e ceshtjeve Civile, Dega e ceshtjeve Penale.

Çdo dege e Gjykates se Diktimit perbehej prej nje Kryetari, kater Anetareve, nje Ndihmes-Anetari, nje Kryesekretar dhe numri i nevojshem i sekretareve, ftuesve e sherbetoreve. Prane Gjykates se Diktimit ndodhej nje Kryeprokuror, nje Nd/Kryeprokuror, nje sekretar, nje protokollist -arshivist dhe nje sherbetor.

Secili prej Kryetareve te Diktimit kryesonte degen e tij, por ne rastin e mbledhjes se pergjithshme,detyra e Kryetarit i perkiste Kryetarit te Deges Civile.

Ne vendimet e Gjykates se Diktimit verehet cilesia e larte e tyre ne nje process te rregullt gjyqesor . Karakteristike e pergjithshme e praktikes gjyqesore ishte se gjyqtaret benin perpjekje per te mbrojtur pavaresine e gjykatave ne dhenien e drejtesise. Ne vendimet e saj Gjykata e Diktimit ka deshmuar per ndershmerine dhe paanesine e saj.

per me shume leconi

http://www.gjykataelarte.gov.al/historik.htm

Periudha 1944-1990
....................................PER KETE PERIUDHE FLET ME MIRE atman



ps. Atman me shkrimin tend po ja kalon edhe propogantes SHPIFESE te Dulles. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk ka nevoje te shpjegoj diçka qe eshte e shpjeguar me kohe nga historia. Sa per nivelin tim nuk besoj se matet me nje etalon injorant dhe kriminel, atdheshites dhe tradhetar, hajdut dhe vrases patriotesh, pra nuk matet me nje Ahmet Zogolli, i vetquajtur mbret i shqiperise, i cili u martua me nje aristokrate te rene nga vakti vetem e vetem qe te injektonte pak gjak blu ne venat e tij. Rezultat i te cilit ishte nje gjysemaloku i quajtur Leka Zog, qe eshte perzene nga Franca dhe Spanja si trafikant droge dhe armesh.

[/ QUOTE ]

Atman, sigurisht që niveli jot nuk mund të matet me atë të Ahmet Zogollit. Së pari ai ishte një burrë shteti (të pëlqen apo jo) ndërkohë që ti je ... ! Së dyti, ai ishte i pari udhëheqës shqiptar i cili pas 500 vitesh rrënim filloi, dhe me shumë sukses, zhvillimin e Shqipërisë ndërkohë që ti je akoma duke i fryrë historisë së trilluar të komunizmit.

Përse duhet t'i besoj dikujt që e ka shkruar gjithmonë historinë duke u bazuar tek pasjonet personale si dhe tek linja politike? Përse dikush që pretendon se është ka mendje të hapur flet akoma idiotlliqe pa bazë në rrëmbim e sipër? E ke karakterizuar Zogun me lloj-lloj emërtimesh. A mundesh ti mbështetësh me më shumë se libri i Historisë së Shqipërisë i klasës së 8-të, publikuar më 1984?
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Njohurite e tua kane qene dhe kane mbetur ato te klases se tete, sigurisht, por jo te miat. Pelqej me mire te jem ky qe jam, se sa nje figure e felliqur e Shqiperise.
Sa per reformat dhe zhvillimin ekonomik te Shqiperise ne ate kohe, po te rekomandoj te lexosh traktatet ekonomike qe i nderuar mbreti tend lidhi me Italine. Pasi te kesh studiuar ato hajde bisedo me mua.
Nese do te dish me shume per nje dallaveraxhi si Ahmet Zogolli, lexo nje liber te nje jo komunisti Reshat Kelliçi dhe do te mesosh mjaft nga menyrat se si mund te eliminohen kundershtaret fizikisht, se si mund te behesh mjeshter mashtrimi dhe shume e shume marifete e metoda te tjera krimi.
Pasi te besh nje xhiro andej nga Shen Naumi dhe nga Vermoshi dhe te shikosh se ku jane sot, te pres me kenaqesi te flasesh me mua.
Pasi te kerkosh ne shtypin Francez te kohes kur zjeu Europa me lajme per perzenien e Leka Zogut, (nisur nga motivet)serish je i ftuar te bisedosh, persa kohe nuk ke zgjidhur keto dyshime, mund te rrish ne tavolinen mbreterore, qofte edhe deri ne fund te jetes tende.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E drejta per te pasur bindjen e tij çdo njeri, eshte e pamohueshme, e drejta per te respektuar bindjen e çdo njeriu nuk eshte e tille. Respektoj njeriun por jo bindjen e tij, besoj se dallimi eshte i qarte.
Ndersa konkluzioni ne te cilin mbrrin ti, eshte barre e rende per shpatullat e tua.
Une nuk pajtohem me funderinat (flas per zogun) vetem e vetem se nje tjeter mund te mos respektoje te njejten figure historike qe vleresoj une. Keshtuqe e drejta qe permend ti nuk ndjehet shume e kenaqur ne shoqerine e respektit.

[/ QUOTE ]

Cfare thua ti nuk ka shume lidhje me temen dhe ngaterrohesh pak, pasi keto qe ke thene me siper ngjane si nje loje fjalesh, aq me teper qe ben nje interpretim gabim te postimeve te antareve te tjere! Mos harro se karakteri dhe personaliteti i njeriut krijohen ne baze te bindjeve te tij.

Je i ftuar qe te na thuash edhe neve ato njohuri qe ke, jo thjesht te na thuash, lexoni ate, lexoni kete e pastaj ejani flisni me mua! Vemendjen deri tani po e merr per shkak te fajleve qe perdor ne postimet e tua dhe jo per njohurite qe ke sjelle ne lidhje me figuren e Zogut!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Të të bëj një pyetje por pa qëllim të keq.

Ti e din se si funksionon një shtet?

1 - Sa për reformat e zhvillimin ekonomik Zogu bëri atë që duhej për të filluar diçka. Edhe sot funksionon në të njëjtën mënyrë dhe bëhen të njëjtat marrëveshje.

2 - Kundërshtarët politikë siç i quan ti nuk ishin tjetër veçse disa revolucionarë të cilët morrën pushtetin me dhunë në kundërshtim me çdo parim demokracie.

3 - Sa për Shën Naumin e Vermoshin të këshilloj të lexosh raportin Karnexhi, se ku i vendos ai arbitrarisht kufijtë e Shqipërisë si dhe kërkesat e vazhdueshme të Fuqive që kufijtë të respektohen. Gjithsesi, edhe nëse ka ndodhur siç thuhet në historinë komuniste, përsëri dhënie e dy fshatrave është e papërfillshme krahasuar me dhurimin e Kosovës DY HERË nga komunistët shqiptarë (1944 e 1998).

4 - Sa për gazetat franceze që përmend zotëria jote, po të kujtoj që nuk kanë të bëjnë me Ahmet Zogun për të cilin po flitet këtu. Për më tepër këto gazeta nuk janë burime të konfirmuara. Me sa di unë nuk janë gazetarët që bëjnë ndalime apo arrestime.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Atman me qete mo burri i dheut. Pa eksese /pf/images/graemlins/laugh.gif

Shikoni Zogu ishte zog k**** ne plot kuptimin e fjales. Ishte shume i zgjuar, teper i mprehte normalisht aspak budalla dhe sipas atyre qe kane kontaktuar me ta (komunista) ka qene edhe tip zhbiruesi i madh. Por te jesh i zgjuar s`do te thote qe je i ndershem.
Zogu zhvilloi institucionet e para shqiptare. Por ama la nje sistem ANADOLLAK. Dhe jo sepse ishte debil por sepse e kuptoi qe per te qendruar ne pushtet duhej te kishte perkrahjen e klases se bejlereve dhe pashallareve. (te mos harrojme qe ne fillim Zogu ishte shok ideali i Avni Rustemit). Dhe me pas shiti ca toka dhe vodhi edhe ca araka me flori.
Rezultatet nxirrini vet.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Njohurite e tua kane qene dhe kane mbetur ato te klases se tete, sigurisht, por jo te miat. Pelqej me mire te jem ky qe jam, se sa nje figure e felliqur e Shqiperise.
Sa per reformat dhe zhvillimin ekonomik te Shqiperise ne ate kohe, po te rekomandoj te lexosh traktatet ekonomike qe i nderuar mbreti tend lidhi me Italine. Pasi te kesh studiuar ato hajde bisedo me mua.
Nese do te dish me shume per nje dallaveraxhi si Ahmet Zogolli, lexo nje liber te nje jo komunisti Reshat Kelliçi dhe do te mesosh mjaft nga menyrat se si mund te eliminohen kundershtaret fizikisht, se si mund te behesh mjeshter mashtrimi dhe shume e shume marifete e metoda te tjera krimi.
Pasi te besh nje xhiro andej nga Shen Naumi dhe nga Vermoshi dhe te shikosh se ku jane sot, te pres me kenaqesi te flasesh me mua.
Pasi te kerkosh ne shtypin Francez te kohes kur zjeu Europa me lajme per perzenien e Leka Zogut, (nisur nga motivet)serish je i ftuar te bisedosh, persa kohe nuk ke zgjidhur keto dyshime, mund te rrish ne tavolinen mbreterore, qofte edhe deri ne fund te jetes tende.

[/ QUOTE ]

i paskan bere lavazh trurit /pf/images/graemlins/cry.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

Leopard, kur ti heqin breket nga koka, nuk ke se çfare thua tjeter. Zaten njerez qe jane lidhur me zogun, nuk dalin dot nga permasat e tij, sido qe ta marresh, qofte si "zog", qofte edhe si nje injorant, i cili u be mbret vetem sepse i propozoi nje skraparlli. Keshtuqe beje zog je me afer se vertetes e jo leopard.
Mund te diskutosh me injorante dhe ketu ne forum ka shume, por jo me mua. Te thashe se si iu pergjigj populli ne zgjedhje, zogut dhe zogollisteve, me te puthuren e Sali Protopapes.
Jimi, Zogu nuk po diskutohet nese ishte inteligjent, apo dinak sepse ketu po flitet nese ishte apo jo tradhetar, i eshte pergjigjur vete Zogu me jeten e tij.

Filloi te vrase patriote, ndonje i quan revolucionar, sepse ngaterron kuptimin e fjales si te tille, pra per mungese kulture. Mjafton te hapesh çdo lloj fjalori per te mesuar se eshte nje nga rruget neper te cilen kalon zhvillimi.
- Shteti shqiptar, ne kohen kur zogu e rrembeu me dhune, ishte i formuar dhe madje qe nga viti 1920 e deri ne permbysjen e Nolit, pra rreth kater vjet, ishte ne konsolidim e siper nepermjet qeverish demokratike. Zogu nuk ka asnje merite ne kete drejtim. Se çfare beri ne 15 vjet te sundimit te tij, shikoni kulturen e popullit, 96 perqindshin e analfabetizmit dhe flasim bashke.
- Madje me çudit qe dikush ketu shkruan se ishin demokratet qe e moren me dhune. Duket se kush vjen ne pushtet me ndihmen e armikut tradicional shqiptar Serbit, eshte atdhetar. Nje variant per ta pare boten kokeposht, egziston gjithmone nje mundesi e tille. Ose mosnjohje e histoise se Shqiperise dhe e periudhes perkatese ne veçanti.
- Sa per Shen Naumin kondrapedal... sa per Shen Naumin...Cili eshte ai bir kurve qe ka te drejte te shese copa te Shqiperise sikur ta kete çifligun e tij? Askush, dhe per asnje arsye. Ato copa ,ose dy fshatra siç i qquan ti me perbuzje, jane Shqiperi dhe ne provokacionet e 2 gushtit 1949, shqiptaret derdhen gjakun e tyre pikerisht per ato dy gisht. Imagjino sikur nga trupi tend te presin qofte edhe nje gisht. Ne ato dy fshatra jetonin shqiptare te cileve ua ndryshoi identitetin perjetesisht, por nuk eshte kjo plaga, eshte ajo qe sapo shkruajta, askush dhe per asnje arsye nuk e ka kete te drejte.
Ne qafen e Kazanit, perbri malit te Gramozit nese nuk gaboj, eshte nje piramide e quajtur piramida e Sali Butkes. Dhe ka marre emrin e patriotit, sepse, greket e spostonin naten, e futnin disa metro brenda kufijve qe caktoi komisioni nderkombetar i 1913-es, ndersa ne mes te dites, perpara tyre, patrioti Sali Butka e çonte ne vend. Dhe kembengulja e tij per te ruajtur qofte edhe nje pellembe toke, flet shume, nderkohe qe njefare zogu e shiste si pa te keq. Sigurisht, nuk ishte pa dommethenie edhe pergjigja qe Sali Butka i dha zogut kur ky e ftoi ne Tirane ne pallatin mbreteror. Pyetjes se zogut nese a ka me hajdute andej nga Kolonja, iu pergjigj, jo zoteri, jane mbledhur te gjithe ne pallatin mbreteror...
Nese nisemi nga fqinjet, duhet thene se ata kurre nuk kane qene dakort jo me kufijte e sotem, por as edhe me Shqiperine si ekzistence, keshtuqe çdo pretendim i tille bie posht vetiu. Kufijte e Shqiperise ishin cakuar, dhimbshem per ne por askush nuk i ndryshonte dot, asnje pretendim.
Pastaj, ka nje pyetje logjike ne kete mes: - Pse zogu ua dha keto toka pikerisht serbeve? Pse ishte pikerisht zogu qe ua dha? Sepse ishte çmimi qe duhej te paguante per ndihmen qe i dhane pikerisht serbet. Edhe greket kerkonin Korçen e Gjirokastren, por nuk qene ata qe e sollen ne pushtet, perndryshe do t'ua jepte, sepse...e kerkonin greket!!!
Nuk mund te hiqni dot dore nga kjo lloj logjike qe nuk eshte logjike?
Persa u perket komunisteve qe permend dhe shitjes se Kosoves. Qe nuk keni lexuar asgje nga historia , kjo kuptohet, por qe nuk vini ne perdorim logjiken kjo ka nje arsye te vetme, qe mungon dhe nuk mund te vesh ne levizje ate qe s'eshte.
Vendimi per te qendruar Kosova ne kufijte e jugosllavise ishte marre qe ne konf e Jaltes. Bota e pasluftes u nda aty. Nuk mund ta ndryshonte as Enver Hoxha, as edhe deshira e gjithe shqiptareve. Qe e pamundur per disa arsye, ose edhe per nje te vetme:
- Vendime te tilla i marrin vetem fuqite e medha.
Drejt ose jo, por ky eshte fakt te cilin e kishim provuar me 1913. I drejte apo jo, por e kishin vendosur se si do te ishte bota pas lufte. Kosovaret nuk kishin fuqi, nuk mund ta merrnin dot as me lufte dhe jo pse i shiti Enver Hoxha, por thjesht per faktin se, sa kishte banore Shqiperia, Titua kishte ushtrine, ne vitin 1944 ushtria partizane jugosllave numeronte plot 800 mije veta dhe te armatosur mire sepse gezonte ndihmen e pakursyer te rusit dhe te Anglise, madje prane shtabit te Titos ishte Randolf Curçilli, i biri i kryeministrit anglez. Nje konfront me ta, do ta zhdukte Shqiperine nga faqja e dheut dhe kishte arsye madhore, mund fare thjeshte te quhej si pjestare e koalicionit fashist(e perdoren greket ne konf e paqes ne paris si karte, sikur te shtohej ajo e pales jugosllave, shqiperia do te qe fshire nga harta)Sepse do te vertetohej, ose pohohej fakti qe kosovaret moren pjese ne shumice ne rradhet e ushtrive naziste. Vone shume vone u ngriten kunder pushtuesit. Tito i mori Italise toka jo ne qe ishim veç nje kafshite e vogel per ta.
Nese fuqite e medha vendosen qe ne kohen e luftes per pasluften a nuk mendoni serish se qe Kosova po shkon drejt pavaresise, jo pse u ngriten kosovaret ne lufte, por sepse ishin serish fuqite e medha, me Ameriken qe e deshen diçka te tille, pra mjafton te lidhni keto dy fakte me njeri tjetrin per te kuptuar se shqiptaret kane gjithmone çelesat e kashtes. Megjithese ky eshte nje sqarim ekstra.

Bejme nje rezymè.
Zogu erdhi me ndihmen e bajonetave serbe.
Zogu, neneshkroi dy traktate me Italine qe e òuan shqiperine ne pragun e katastrofes. Madje ishin kaq skllaverues, sa Italise i njihej e drejta te perdorej floriri i bankes kombetare shqiptare nese ishte e nevojeshme dhe ishte e nevojeshme ne krizen 1929-1933 kur bazuar mbi kete te drejte Italia terhoqi nje sasi te madhe ari shqiptar dhe e perdori per te zbutur krizen. Per te mos thene per te tjera.
Zogu, nuk zhvilloi asgje ne drejtim te supertruktures. I vetmi vend i europes pa as nje meter hekurudhe. Nga Korça per ne Tirane shkohej nga Kolonja, permeti, Gjirokastra etj, pra nuk kishte rruge. Fusha e Koròes ishte noçal e tera, sot shkoni e shikoni si eshte. Myzeqeja ishte moçal e tera, shikojeni sot.
Zogu nuk beri asgje ne drejtim te kultures. Popullsia mbeti analfabete.
Zogu beri nje reforme monetare qe do te mbetet ne histori por per nje arsye tjeter: Rriti vleren e kartmonedhes njeqindfrangeshe ne drejtim te mondhes se floririt. Njerzit shkembyen arin me leter dhe...
Zogu u la pendet...

SI QUHET AI QE, VJEN ME DHUNE NE PUSHTET, ME NDIHMEN E BAJONETAVE TE HUAJA, ME NDIHMEN E ARMIKUT ME TE MADH QE KA PASUR HISTORIKISHT SHQIPERIA,AI QE SHET TOKAT E VENDIT TE TIJ DHE VENDIN E TIJ, QE E BRAKTIS KUR PUSHTOHET NGA TE HUAJT?
KY ESHTE PERKUFIZIMI I AHMET ZOGUT.
 

atman

Forumium maestatis
Shakaxhiu i qyteterimit.

Keshtu e quanin anglezet Ahmet Zogun.
Me posht po jap nje episod humoristik nga raporti i ministrit anglez te akredituar ne Tirane, A. Rajan i nxjerre nga nje dokument i arkivave angleze i dt 19.XII.1938. PRO-FO/371 Nr.23710.
"Sikurse jeni ne dijeni, qeveria italiane i dhuroi tani sefundi nje jaht mbretit Zog. Paraditen e 10 dhjetorit kjo anije doli ne det pak perpara se te perendonte dielli, pasi mori ne bordin e saj madherine e tij dhe mbretereshen si dhe disa personalitete te tjera te larta, duke perfshire edhe ministrin e jashtem, bashke me nje numer te madh bagazhi. Gjithe kjo u rregeullua ne nje sekret aq te madh saqe as prefekti i Durresit nuk ishte informuar nga eproret mbi nisjen e sovranit te tij. Keshtuqe nuk pati as roje nderi. Midis atyre pak njerzve qe ishin njoftuar me kohe ishin kolegu im italian dhe disa italiane te tjere.
Kam arsye te besoj se destinacioni i çiftit mbreteror ishte Venecia ose Abacia. Mirepo jahti ra nenje det kaq te eger, saqe personalitetet kryesore qe ndodheshin ne anije nuk e mbajten dot te vjellet, me perjashtim te ministrit te Jashtem (M. Libohoves qe kishte stomak te forte). Kjo i telendisi aq keq madherite e tyre dhe sidomos mbretereshen, e cila pret te behet nene, saqe u vendos te lihej udhetimi dhe jahti u kthye ne Durres ne mesnate. U mendua njehere qe nisja te perseritej te nesermen me vaporin e Barit, por edhe kjo u la dhe madherite etyre u kthyen prape ne Tirane para dite, me 11 dhjetor, me nje makine qe u mor angazhè. Sipas nje burimi zakonisht te mirinformuar udhetimi ne Itali ishte parashikuar te behej qe disa jave me pare, por u shty, sepse mbreteresha nuk donte te udhetonte bashke me kunaten e saj, princeshen Sanije(qe e dridhte me lesh dhije-shenimi im), prandaj u prit sa kjo u nis per ne Paris, pataj u bene planet perfundimtare..."
Forein Ofis-i dhe Departamenti jugor qe kishte ne kompetence edhe Shqiperine e priti kaq me kenaqesi kete raport te ministrit te tij sa i drejtuan edhe levdate zyrtare per "keto rreze te vogla dielli" qe thyenin "atmosferen e rende te zymte te burokracise se perditeshme" - shen i A.N. Nobell dt 6.I.1939 Pro-Fo/371 File nr 23710.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shakaxhiu i qyteterimit.

Po mire o Atman, te te zeje deti nuk tregon qe mbreti ishte tradhtar apo jo? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Shakaxhiu i qyteterimit.

Po te ishe pak me inteligjent sa je, do te kishe kuptuar persene e shkrimit te dyte, sepse te parin duket qe i ke shkuar anes.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shakaxhiu i qyteterimit.

Jo te gjithe jemi te zgjuar si ty /pf/images/graemlins/smile.gif Duhet te ndjehesh ndopak i vetmuar apo jo? /pf/images/graemlins/smile.gif

Nese dikush nuk eshte dakord me shkrimet e tua, nuk do te thote qe ka dicka personale me ty, prandaj mos i kthe postimet ne diskutime personale me postuesit!

Ne nje postim i terhiqje vemendjen nje antari te ketij forumi sepse permendte disa karakterstika te Ahmet Zogut qe nuk kane te bejne me karakterin e tij tradhtar! Te njejten gje bera dhe une me postimin tend, duke te kerkuar terthorazi me shume respekt per temen dhe te gjithe antaret qe postojne ketu!

Mbetet ne doren tende se c'ngjyre do t'u japesh postimeve te tua ne vazhdim!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Shakaxhiu i qyteterimit.

Atman me ke kursyer goxha kohe me ate mesazhin e pare. Ciao lal.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Ahmet Zogu tradhetar ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Leopard, kur ti heqin breket nga koka, nuk ke se çfare thua tjeter. Zaten njerez qe jane lidhur me zogun, nuk dalin dot nga permasat e tij, sido qe ta marresh, qofte si "zog", qofte edhe si nje injorant, i cili u be mbret vetem sepse i propozoi nje skraparlli. Keshtuqe beje zog je me afer se vertetes e jo leopard.
Mund te diskutosh me injorante dhe ketu ne forum ka shume, por jo me mua. Te thashe se si iu pergjigj populli ne zgjedhje, zogut dhe zogollisteve, me te puthuren e Sali Protopapes.
Jimi, Zogu nuk po diskutohet nese ishte inteligjent, apo dinak sepse ketu po flitet nese ishte apo jo tradhetar, i eshte pergjigjur vete Zogu me jeten e tij.

Filloi te vrase patriote, ndonje i quan revolucionar, sepse ngaterron kuptimin e fjales si te tille, pra per mungese kulture. Mjafton te hapesh çdo lloj fjalori per te mesuar se eshte nje nga rruget neper te cilen kalon zhvillimi.
- Shteti shqiptar, ne kohen kur zogu e rrembeu me dhune, ishte i formuar dhe madje qe nga viti 1920 e deri ne permbysjen e Nolit, pra rreth kater vjet, ishte ne konsolidim e siper nepermjet qeverish demokratike. Zogu nuk ka asnje merite ne kete drejtim. Se çfare beri ne 15 vjet te sundimit te tij, shikoni kulturen e popullit, 96 perqindshin e analfabetizmit dhe flasim bashke.
- Madje me çudit qe dikush ketu shkruan se ishin demokratet qe e moren me dhune. Duket se kush vjen ne pushtet me ndihmen e armikut tradicional shqiptar Serbit, eshte atdhetar. Nje variant per ta pare boten kokeposht, egziston gjithmone nje mundesi e tille. Ose mosnjohje e histoise se Shqiperise dhe e periudhes perkatese ne veçanti.
- Sa per Shen Naumin kondrapedal... sa per Shen Naumin...Cili eshte ai bir kurve qe ka te drejte te shese copa te Shqiperise sikur ta kete çifligun e tij? Askush, dhe per asnje arsye. Ato copa ,ose dy fshatra siç i qquan ti me perbuzje, jane Shqiperi dhe ne provokacionet e 2 gushtit 1949, shqiptaret derdhen gjakun e tyre pikerisht per ato dy gisht. Imagjino sikur nga trupi tend te presin qofte edhe nje gisht. Ne ato dy fshatra jetonin shqiptare te cileve ua ndryshoi identitetin perjetesisht, por nuk eshte kjo plaga, eshte ajo qe sapo shkruajta, askush dhe per asnje arsye nuk e ka kete te drejte.
Ne qafen e Kazanit, perbri malit te Gramozit nese nuk gaboj, eshte nje piramide e quajtur piramida e Sali Butkes. Dhe ka marre emrin e patriotit, sepse, greket e spostonin naten, e futnin disa metro brenda kufijve qe caktoi komisioni nderkombetar i 1913-es, ndersa ne mes te dites, perpara tyre, patrioti Sali Butka e çonte ne vend. Dhe kembengulja e tij per te ruajtur qofte edhe nje pellembe toke, flet shume, nderkohe qe njefare zogu e shiste si pa te keq. Sigurisht, nuk ishte pa dommethenie edhe pergjigja qe Sali Butka i dha zogut kur ky e ftoi ne Tirane ne pallatin mbreteror. Pyetjes se zogut nese a ka me hajdute andej nga Kolonja, iu pergjigj, jo zoteri, jane mbledhur te gjithe ne pallatin mbreteror...
Nese nisemi nga fqinjet, duhet thene se ata kurre nuk kane qene dakort jo me kufijte e sotem, por as edhe me Shqiperine si ekzistence, keshtuqe çdo pretendim i tille bie posht vetiu. Kufijte e Shqiperise ishin cakuar, dhimbshem per ne por askush nuk i ndryshonte dot, asnje pretendim.
Pastaj, ka nje pyetje logjike ne kete mes: - Pse zogu ua dha keto toka pikerisht serbeve? Pse ishte pikerisht zogu qe ua dha? Sepse ishte çmimi qe duhej te paguante per ndihmen qe i dhane pikerisht serbet. Edhe greket kerkonin Korçen e Gjirokastren, por nuk qene ata qe e sollen ne pushtet, perndryshe do t'ua jepte, sepse...e kerkonin greket!!!
Nuk mund te hiqni dot dore nga kjo lloj logjike qe nuk eshte logjike?
Persa u perket komunisteve qe permend dhe shitjes se Kosoves. Qe nuk keni lexuar asgje nga historia , kjo kuptohet, por qe nuk vini ne perdorim logjiken kjo ka nje arsye te vetme, qe mungon dhe nuk mund te vesh ne levizje ate qe s'eshte.
Vendimi per te qendruar Kosova ne kufijte e jugosllavise ishte marre qe ne konf e Jaltes. Bota e pasluftes u nda aty. Nuk mund ta ndryshonte as Enver Hoxha, as edhe deshira e gjithe shqiptareve. Qe e pamundur per disa arsye, ose edhe per nje te vetme:
- Vendime te tilla i marrin vetem fuqite e medha.
Drejt ose jo, por ky eshte fakt te cilin e kishim provuar me 1913. I drejte apo jo, por e kishin vendosur se si do te ishte bota pas lufte. Kosovaret nuk kishin fuqi, nuk mund ta merrnin dot as me lufte dhe jo pse i shiti Enver Hoxha, por thjesht per faktin se, sa kishte banore Shqiperia, Titua kishte ushtrine, ne vitin 1944 ushtria partizane jugosllave numeronte plot 800 mije veta dhe te armatosur mire sepse gezonte ndihmen e pakursyer te rusit dhe te Anglise, madje prane shtabit te Titos ishte Randolf Curçilli, i biri i kryeministrit anglez. Nje konfront me ta, do ta zhdukte Shqiperine nga faqja e dheut dhe kishte arsye madhore, mund fare thjeshte te quhej si pjestare e koalicionit fashist(e perdoren greket ne konf e paqes ne paris si karte, sikur te shtohej ajo e pales jugosllave, shqiperia do te qe fshire nga harta)Sepse do te vertetohej, ose pohohej fakti qe kosovaret moren pjese ne shumice ne rradhet e ushtrive naziste. Vone shume vone u ngriten kunder pushtuesit. Tito i mori Italise toka jo ne qe ishim veç nje kafshite e vogel per ta.
Nese fuqite e medha vendosen qe ne kohen e luftes per pasluften a nuk mendoni serish se qe Kosova po shkon drejt pavaresise, jo pse u ngriten kosovaret ne lufte, por sepse ishin serish fuqite e medha, me Ameriken qe e deshen diçka te tille, pra mjafton te lidhni keto dy fakte me njeri tjetrin per te kuptuar se shqiptaret kane gjithmone çelesat e kashtes. Megjithese ky eshte nje sqarim ekstra.

Bejme nje rezymè.
Zogu erdhi me ndihmen e bajonetave serbe.
Zogu, neneshkroi dy traktate me Italine qe e òuan shqiperine ne pragun e katastrofes. Madje ishin kaq skllaverues, sa Italise i njihej e drejta te perdorej floriri i bankes kombetare shqiptare nese ishte e nevojeshme dhe ishte e nevojeshme ne krizen 1929-1933 kur bazuar mbi kete te drejte Italia terhoqi nje sasi te madhe ari shqiptar dhe e perdori per te zbutur krizen. Per te mos thene per te tjera.
Zogu, nuk zhvilloi asgje ne drejtim te supertruktures. I vetmi vend i europes pa as nje meter hekurudhe. Nga Korça per ne Tirane shkohej nga Kolonja, permeti, Gjirokastra etj, pra nuk kishte rruge. Fusha e Koròes ishte noçal e tera, sot shkoni e shikoni si eshte. Myzeqeja ishte moçal e tera, shikojeni sot.
Zogu nuk beri asgje ne drejtim te kultures. Popullsia mbeti analfabete.
Zogu beri nje reforme monetare qe do te mbetet ne histori por per nje arsye tjeter: Rriti vleren e kartmonedhes njeqindfrangeshe ne drejtim te mondhes se floririt. Njerzit shkembyen arin me leter dhe...
Zogu u la pendet...

SI QUHET AI QE, VJEN ME DHUNE NE PUSHTET, ME NDIHMEN E BAJONETAVE TE HUAJA, ME NDIHMEN E ARMIKUT ME TE MADH QE KA PASUR HISTORIKISHT SHQIPERIA,AI QE SHET TOKAT E VENDIT TE TIJ DHE VENDIN E TIJ, QE E BRAKTIS KUR PUSHTOHET NGA TE HUAJT?
KY ESHTE PERKUFIZIMI I AHMET ZOGUT.

[/ QUOTE ]


shiko ose je shume i paditur atman , ose shpif (meqe thua se je i zgjuar) /pf/images/graemlins/lol.gif
 
Top