Re: Ahmet Zogu tradhetar ?
sikur "akuzat" per tradheti kombetare te beheshin me pika ndoshta do te ishte me e qarte per te gjithe ata qe lecojne.
po e fillojme me :
AKUZA = 1 -shitjen e "shen naumit e vermoshit serbeve
Ka mjaftuar anatema, qe i kane bere pseudot-dhe shmangia e referencave te duhura historike, per te perseritur dekada te tera se Zogu ia fali Shen Naumin -Jugosllavise. Sa keq, kur lexojme sot kujtimet e Mehdi Frasherit, te botuara pas nje kalvari te pashembullt (fale kontributit te nipit te tij Tefik Celo)-ku tregohet thjesht, si ai luftoi ne emer te Shqiperise per cdo centimeter katror "Made in Shqiperia". Dhe, kjo lufte e tij per Vermoshin dhe Shen Naumin -keto pika "gati te panjohura", u kthye me vone ne simbolin e nje urrejtje patologjike per 'tradhetaret' e Shqiperise. Kuptohet, se nuk mund te ndodhte ndryshe. Mehdi Frasheri, protagonisti i tyre, qe ka qene gjalle deri gati ne mes te viteve '60, madje edhe nga njerezit aktive ne kete ndarje si perfaqesues i Shqiperise, ishte i ndaluar per te folur...por edhe per te jetuar. Kishte ikur me 1944 dhe si kreu i Regjences shqiptare, tashme ia kishin barazuar kontributin per vendine tij ne hic. Kuptohet, se nuk mund t'i bente ndonje pershtypje te madhe. Jeta i kishte treguar gjithmone anen e kundert, ku sfida mbetej gjeja me e zakonshme e jetes se tij te mbushur me ngjarje te tera, sa per nje shtet te tere. Keshtu, do te ishte i vetem me 1939- Diten e Pushtimit-qe do t'i fliste Botes kunder pushtimit te vendit te tij. Ashtu si do te ishte i vetmi, si perfaqesues i Shqiperise, qe do te luftonte me te gjitha menyrat, qe Shqipria e vogel te perfitonte sa me shume territor.
Nga largesite e viteve, dhe nga menyra sesi e mbajten larg, na duket sikur ai i perket shekujve te tjere, por ai ne fakt ka nje kohe fizike te afert me kohen kur jetojme, qe shkon deri ne vitin 1963, kur do te mbyllte syte ne Itali. Tashme, shume me pak "i rendesishem" dhe gati 'i harruar' nga njerezit, per te cilet dikur kishte luftuar per cdo pellembe vend. Ky angazhim nuk kishte qene vetem pjese e idealizimit te tij, por edhe e parimeve te medha, qe i kishte fituar me shkollimet e tij ne ish-Perandorine e madhe osmane. Mehdi beu ishte i Doktoruar per Shkencat Politike dhe Ekonomike ne Stamboll. Ishte koha, kur Familja e tij nuk mund t'i shpetonte kryeqytetit- dhe mendimit- qe femijet te kryenin sa me mire formimin e tyre. Pak vite me vone, Karriera e tij nuk do te ndalej dhe ai do te mbaje postet e nenprefektit, guvernatorit qe nga Shqiperia dhe deri ne Palestine. Tregohej si nje nga njerezit me te vyer te Perandorise dhe fliste plot tete gjuhe. Por, e gjithe kjo ngritje nuk do te mjaftoje. Epilogu i tij me Perandorine-qe pak a shume do t'i perseritet dhe me vendin e lindjes- eshte i trishte. Ai largohet nga Posti i Guvernatorit te Egjiptit dhe i drejtohet Shqiperise se vogel, qe sapo ka shpallur shtetin e saj. "Cuditerisht" po i drejtohet nje vendi, i cili eshte akoma nocion dhe qe nuk i dihet e ardhmja. Ca me teper, ai po vinte pas lluksit ku ishte mesuar -ne nje varferi skajore, ku detyra e re ishte per te pastruar sa me mire para te huajve imazhin e vendit te tij. Kete e kryen me se miri, fale lukut Perendimor qe do te mbaje, por me shume kulturen e madhe gjithperfshirese. I gjithe personaliteti i tij do te shfaqet si Perfaqesues i Qeverise shqiptare ne Komisionin e Caktimit te Kufijve, por edhe ne Lidhjen e Kombeve, ku ai do te referoje nga vitit 1923 deri me 1939. Dhe, ai e ben kete me shume se mrekullisht- ne favor te Shqiperise. Si Kryeminister, Minister, Perfaqesues i Larte, kudo ai do te lere gjurmen e tij. Por, kishte ardhur viti 1944---Kryetari i Regjences do te largohej nga Shqiperia per ne Austri per te mos ardhur me. Nga pas do te linte te bijen Sheriarin dhe familjen e saj, qe kishin qendruar neutrale ne lufte. Nje fat i ri i priste te gjithe. Per Mehdiun harresa "e perkohshme", ndersa per "te tijte", teli me gjemba...Ata duruan, ashtu si kishin duruar dhe si ishin munduar perjetesisht per t'i dhene Shqiperise nje imazh krejt ndryshe te Mehdiut ne shekullin e XXI...Mehdi Frasheri vdiq me 25 Maj te vitit 1963, ndersa kujtimet e tij i kemi me Prill te vitit 2005. Ajo qe mund te benin sot dicka per shpirtin e tij, apo ata qe e kane njohur sadopak, eshte qe ta lexojne dhe te heshtin...Sepse po vjen perseri Mehdi bej Frasheri.
Ju rrefej te verteten e Vermoshit dhe Shen Naumit
Kjo eshte nje pjesez e shkeputur nga Kujtimet e Mehdi bej Frasherit dhe perfshin fillimin e viteve '20, kur Shqiperia beri ne terren rakordimin e kufijve me fqinjet e saj
Nga Mehdi Frasheri
Valet e liqenit me fershellimat e tyre formonin nje simfoni te natyres muzike. Nga Pogradeci u nisem me nje automobil per ne Korce dhe kuajt i lame pas, per te arritur te nesermen. Anetaret e huaj te Komisionit nuk kishin arritur ende ne Korce, por automobilat dhe kamionet i kishim cuar ne Sarande per t'i marre e per t'i sjelle ne Korce.
Mbas pak ditesh, arriti Komisioni dhe une dola i prita ne Erseke. Per secilin delegacion kishim zene nga nje shtepi me qira ne Korce dhe une me personelin shqiptar kisha zene me qira gjysmen e shtepise te Lutfi bej Zavalanit. Prane meje ndodhej major Voti, francez ne sherbim te Shqiperise; togeri Dhimiter Kosturi; Selim Zyma, gjeodet' dhe dy topografe italiane ne sherbimin toneontarini e Skalera, pervec sherbetoreve dhe gjellberesve.
Kete rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespes. Simbas vendimit te Konferences se Paqes te Parisit, kazaja e Korces, sic ndodhej ne kohen e Turqise, i kishte mbetur Shqiperise. Vecse ne marreveshjen e Kapshtices me 15 maj 1920, nenshkruar prej delegateve shqiptare te Korces dhe komandantit ushtarak te Greqise, pjesa me e madhe e kazase se Korces ishte liruar prej ushtrise greke, por 16 katunde qe ndodheshin pertej Bilishtit dhe pertej qafes se Zvezdes, i kishte Greqia nen okupacion.
Ne caktimin e kufijve te kesaj zone, na dilnin dy ceshtje me gjemba dhe me rendesi politike. Njera nga keto dy ceshtje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte ceshtja e Shen Naumit. Qeveria konstitucionale e Turqise, pas vitit 1908 per qellime zgjedhjesh, kishte ngaterruar juridiksionin e qarkut te Korces, duke i aneksuar katundet shqiptare te qarkut te Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof ne kazane e Kosturit, duke qene se keto katunde ndodhen fare afer Bilishtit dhe larg Kosturit. Po te merrej lehtesisht fjala"Kaza e Korces", qe perfshinte vendimi i Konferences se Londres, keto dy katunde lypsej qe t'i mbeteshin Greqise, kurse ato ndodheshin ne luginen e eperme te Devollit, qe ndodhej brenda kufirit natyral te Shqiperise.
Arsyeja e lypte qe keto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqiperise dhe si kompensim nga te 16 katundet qe ndodheshin nen okupacionin grek dhe te banuara prej elementesh jetergjines, te ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqise. Kjo ceshtje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nenkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marre fund. Meqenese, katundi Bozhigrad qe do t'i mbetej Shqiperise, kishte nje popullsi relativisht te madhe, kompensimi i ketij katundi perfshinte disa katunde prej te 16-ve, qe kishim per te marre nga Greqia.
Shteti shqiptar ndiente nevojen politike qe ceshtja e kufijve nderkombetarisht te merrte fund nje ore e me pare e te mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, ne rast turbullirash, serbet dhe greket do te gjenin preteks per te nderhyre me arme ne Shqiperi. Me keto prapamendime, delegatet greke dhe serbe- donin si e si qe ceshtja e kufirit te vononte sa te ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike ne Shqiperi.
Duke marre parasysh keto pika, kur bisedohej vija e kufirit, une shihja qe ne pikat kryesore te insistonim, por per sende, qe nuk kishin ndonje rendesi, sa te ishte e mundur, te mos jepja shkak per konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej te pyeste Konferencen e Paqes ne Paris, per te dhene vendimin definitiv, por kjo pergjigje vononte teper. Shenimin e kufirit e filluam nga bregu perendimor i liqenit te Prespes ne katundin Bezmisht tej Gorices, dy cifligje te Frasherit.
Ketu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe cifligut Stenje nga ana e Jugosllavise, por edhe ky ciflig i Frasherit. Se andejmi u hodhen ne bregun lindor te liqenit, duke prere sirrethujzen qe gjen fund me uren e Achillit duke pershkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majen e malit qe ndan katundin Rakicke, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave qe i mbeten Greqise ose Jugosllavise. Me kete menyre, shenimi i kufijve vazhdoi deri ne vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...
...Me kete menyre- filloi levizja e kryengritjes se Fan Nolit ne muajin qershor. Komisaret e shteteve te medha shfaqen mendimin qe te largoheshin nga Shqiperia nga shkaku i kryengritjes. Nje gje e ketille do te ishte teper e demshme per Shqiperine, sepse Greqia kishte pergatitur komitet e saj afer kufirit, dhe largimin e komisareve te huaj do ta kishte si nje prove per okupimin e Korces dhe Gjirokastres nen etiketen e epiroteve. Une bera c'ishte e mundur per t'i bindur komisaret, se nuk kishte vend per t'u frikesuar, sepse shqiptaret te huajt, sidomos te derguarit e shteteve te medha, i konsiderojne si persona te shenjte e te paprekshem, simbas mendesise dhe zakonit te tyre. Me ne fund u thashe se lypsej te vritesha une me pare- me gjithe ushtaret e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalet qe fliten me bindje e me sinqeritet, kurdohere bejne efektin e tyre. Meqenese komisaret kishin besim te plote tek une, e nderruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithese qe Konferenca e Parisit u kishte dhene leje te largoheshin....
Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranes dhe me formimin e kabinetit te Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetesua dhe vazhduam punimin. Eshte per t'u shenuar se ne kete ndermjet kohe kishte filluar pershkulja e popullsise myslimane te Maqedonise per te shkuar ne Turqi. Afer kufirit, qe kishim caktuar nga ana e Kosturit, qe i ka mbetur Greqise, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1Kavelisht 2. Revan. 3.Shark.
I pari eshte krejt i krishtere, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptare dhe nga besimi muhamedane, por Greqia me propogande i kishte bindur qe te deklaroheshin si turq dhe keshtu ato dite pregatiteshin qe te shkonin ne Turqi. Grate po lanin teshat ne lume duke vajtuar qe do te linin atdheun e tyre, eshtrat e dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqerore.
Gje per t'u habitur ishte vendimi i gjysmes se popullsise te katundit Rakicke, qe, duke i mbetur Shqiperise, duke pare piramidat qe kishim ngritur gjate majes se malit te tyre, qe formonin proven e prere se katundi i tyre i mbetej Shqiperise, dhe per pak dite do te liroheshin, duke u bindur nga propoganda se ne Turqi do te gjenin pasuri dhe fene e vertete muhamedane , ishin bere gati te iknin ne Turqi, sepse ishin deklaruar si turq prane Komisionit te shkembimit te popullsise muhamedane. Beme c'ishte e mundur per t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk degjuan, u ngriten e iken ne Turqi.
Kjo ngjarje rrefen sa fatkeq eshte nje komb pa kulture, pa histori te shkruar dhe pa ndjenja kombetare. Popullsia e Rakickes jane te shendoshe nga trupi, te gjate e te holle si lastar, burra e gra te bukur nga fytyra. Ishte nje mekat i madh, qe keta njerez te bukur dhe inteligjente do te shkonin ne Turqi per te vdekur gjysma.
Pasi mbaruam zonen e Liqenit te Prespes dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam ne Pogradec per te caktuar zonen e Shen-Naumit e te Malit te Thate. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shen-Naumit ne jug dhe zona e Vermoshit ne veri kishin mbetur te pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferences se Parisit, duke i thene se Shen-Naumi ne jug dhe Vermoshi ne veri -i takonin Jugosllavise. Per kete arsye, caktimi i kufijve ne keto dy zona- ishte shtyre per ne vitin 1924.
Konferenca e Londonit me 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit me 1921, ne vendimin e tyre kishin thene se kufiri shqiptar ne breg te Liqenit te Ohrit vete deri ne Shen-Naum, por nuk thuhej nese inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nese Shen-Naumi eshte i perfshire apo i perjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqiperise, por, meqenese Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, ceshtjen ia referoi Lidhjes se Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hages. Derisa te dilte vendimi i Hages, ne pezulluam caktimin e kufijve- vetem ne pjesen qe ndodhej afer Shen-Naumit, dhe pjeset e tjera i mbaruam me gjithe piramidat e tyre. Se andejmi shkuam ne Shkoder, mbasandej ne Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar prane Konferences se mali qe quhej Vermosh, ka hyre brenda ne Jugosllavi teper thelle dhe prandaj krijon nje pengese per rruget e komunikimit midis Ipekut, Gusinjes, Plaves e Podgorices. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdher Komisionit te Kufijve qe ceshtjen e Vermoshit ta hetonte ne vend, keshtu qe u ngritem e vajtem ne Podgorice dhe se andejmi ne Andiravic, Plave, Gusinje e Vermosh. Ne vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptareve e jugosllaveve, ishte caktuar nje zone neutre dhe keshtu Vermoshi ndodhej brenda kesaj zone e pa ndonje autoritet.
Ne Vermosh kurdisem cadrat dhe filluam hetimet. Meqenese padre Cirili, kishte marre pjese ne Luften e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezerve dhe, duke qene nje patriot i besueshem, e porositem qe te vishte rroba oficeri dhe e morrem me vete si nje oficer ne sherbim te kufijve. Gjaithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, qe kishte goditur shtepine ne Vermosh. Vermosh quhet nje lume i vogel, qe del nga mali Montevilla, percan nje lugine me nje fushe te vogel dhe shkon perfund Gusinjes e Plaves, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet ne Danub. Ne fushen qe formon luginen e Vermoshit, nja 50 familje nga te Klementit kane goditur kasolle, bejne bujqesi dhe veres kullotin bageti; dimrit pjesa me e madhe vjen ne bregun e Matit ne cifligun e shtetit qe quhet Gurez, dhe disa zbresin ne katundin Kakariq te Shkodres.
Bajraku i Klementit formohet prej kater katundesh, ne luginen e lumit Ceme, qe derdhet ne liqenin e Shkodres, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afer Tuzit.
Zona e Vermoshit ka qene dhe eshte kullota verore e Bajrakut te Klementit, por mjaft larg prej bregut te Cemit, dhe hyn si nje triangel i madh brenda ne tokat jugosllave. Po te hidhet nje sy mbi harten e Shqiperise se Veriut, qe kufizohet me Jugosllavine, ky triangel menjehere duket. Konferenca Londonit me 1913 kishte vendosur qe tokat e Klementit i takojne Shqiperise, por e verteta eshte se, pervec Austrise, asnje nga delegatet e shteteve te medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thelle ne token e Malit te Zi, prandaj vendimi ishte marre kesisoj mbi propozimin e ambasadorit te Austrise. Kur kishte shkuar Komisioni i pare i kufijve me 1913 dhe e kishte pare me sy vendin, ne mes te tyre ishin ngrene mjaft: delegati rus mefrancezin, me nje ane dhe delegatet austro-italiane ne anen tjeter, te paret ne favor te Malit te Zi dhe te dytet ne favor te Shqiperise. Megjithekete, ky komision kishte marre disa shenime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.
Konferenca e Parisit me 1921, per sa i perkiste kesaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni kete rend filloi nga hetimet ne vend dhe kesisoj vendosi qe te pyeste tre shqiptare e tre jugosllave per kete ceshtje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanovicit.
Une ne mbremje mora nje shishe raki, pregatita meze dhe thirra...Uc Turkun, At Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashe nga nje raki, u shtrova dhe une kembekryq ne mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja ceshtjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se:"C'shenja e c'dokumenta keni per te treguar e per te provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve te Klementit: Selc, Vukel e Niksh? Pike se pari do te m'i kallezoni mua nje nga nje, t'i bisedojme se bashku, qe kur t'ju therrese komisioni, te dini se cfare te thoni", u thashe. Se pari filloi Uc Turku, vojvoda i Klementit, nje plak me kuptim te kthjellet dhe patriot, i cili kishte marre dy-tri plage dhe per kete shkak ishte bere calaman-duke luftuar me sllavet ose, simbas fjales se tyre, me shqehet qe guxonin te kalonin tokat shqiptare. Se dyti filloi Prenk Cali, qe kishte prire Komisionin Nderkombetar te vitit 1913 ne zonen e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot per te shpetuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qene e mundur.
Pas tij, i treti filloi At Cirili, duke treguar se ku ndodhen altaret dhe varrezat katolike ne kete zone, te cilat qartazi provojne token shqiptare, sepse shqehet jane ortodokse dhe keshtu varrezat dhe altaret e tyre ndryshojne nga ato te katolikeve.
Secili prej tyre deftente argumente te posacme e te vlefshme me nje te folur te thjeshte.
Nga ana e jugosllaveve ishin thirrur e pergatitur nje avokat, nje gazetar dhe nje oficer qe pretendonin se e kishin origjinen e tyre prej vendeve sllave kufitare, por qe ne realitet banonin dhe ushtronin detyren ne Beligrad.
Te nesermen Komisioni i thirri te dy palet dhe i pyeti, ne mungese te delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona keta te interesuar per ceshtjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisareve te shteteve te medha, duke qeshur, me thane se kuptimi i kthjellet, sinqeriteti dhe inteligjenca e malesorve shqiptare paravlejti me teper se theniet pa llogjike e pa vend te personave jugosllave, te pyetur rreth ceshtjes. Gazetari shqah kishte filluar te bente fjale per nje gjeneral turk te quajtur Sulejman Pasha dhe qe shqiptaret e kishin ndihmuar kunder shqeheve; avokati kishte bere fjale per proceduren dhe oficeri i rezerves kishte filluar fjalen duke i thene kryetarit te komisionit, gjeneral Gazeres se ishte i dekoruar prej qeverise italiane...
Te nesermen, Komisioni bashke me ne do te vente ne Gusinje per te bere hetime.
Une u hoqa verejtjen qe me pare, duke u thene se terrorizimi i shqeheve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptaret jane aq te rrepta, saqe personat qe do te pyeten ne Gusinje, po te jete qe te kerkohen prej gjeneral Jovanovicit, ky do t'i frikesoje, keshtu qe nuk do te thone te drejten, prandaj eshte e arsyeshme, si te vemi ne Guzinje, te dalim kinse per te shetitur dhe tre persona qe do te hasim neper rruge, te merren e te pyeten.
Komisioni me degjoi fjalen dhe vendosi ashtu. Shkuam ne Gusinje, dolem te shetitim dhe hasem tre persona, qe te tre muhamedane, sepse Gusinja pothuaj se eshte nje qytet thjesht muhamedan me nje pakice te parendesishme shqehesh ortodokse. Duhet te shenojme se midis popullsise se Gusinjes muhamedane ka edhe njerez qe flasin shqahisht, por qe nga ndjenjat, nga zakonet e veshja jane shqiptare. Gjithashtu eshte per t'u vene re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnje gjuhe tjeter.
Kur komisioni pyeti dy te paret qe nuk dinin shqip, thane se jane shqiptare dhe qe Vermoshi i perkiste Klementit, kurse i treti, qe ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa per Vermoshin, tha se i perkiste Klementit....Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kerkoi mendimin tone dhe te delegatit jugosllav, per sa i perkiste Vermoshit...Une bera nje raport frengjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu cua Konferences se Parisit dhe, derisa te merrte nje vendim e t'ia komunikonte Komisionit te Kufijve, Komisioni vendosi qe te shkonim ne Raguze, per te pritur vendimin e Konferences, prandaj u nisem nga Gusinja e Plava...
Mbas 15 ditesh Komisioni mori pergjigjen e Konferences, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit te Kufijve, duke ia lene Vermoshin- Shqiperise. Nga Raguza erdhem perseri ne Vermosh, por kete rend filluam te caktojme kufirin e te veme piramidat. Perseri kurdisem cadrat ne Vermosh dhe filluam te shenojme mbi toke vijen e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferences se Londonit dhe ate te Parisit. Zona e Vermosit perbehet prej tre sektoresh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e nje perroi qe ndodhet afer Andrievices.
Vendimi i Konferences se Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqiperise do te jete kufiri i vjeter, qe ka qene midis Turqise dhe Malit te Zi. Nga rreza e Montevilles dilte nje perrua qe quhet Skrobotin. Ky perrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka nje kurriz te gjate, qe ndan luginen e Vocipotokut nga ajo e Skrobotines. Ky kurriz quhet Velipoje, mbi te ushtria turke qe ruante kufirin e atehershem, kishte goditur nje karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezeve, por rrenimet dukeshin. Meqenese keto rrenime provonin kufirin e vjeter turko-malazes, per te cilin behet fjale vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.
Mirepo faqja tjeter e Velipojes ishte kullote e malazezeve dhe per kete shkak ne kohen e Turqise midis malazezeve me nje ane dhe turko-shqiptareve, me anen tjeter, ngjanin luftra. Delegati jugosllav deshironte qe kjo cope kullote t'i mbetej Jugosllavise dhe balle kesaj- ne te merrnim liqenet e Rakavecit, qe sherbenin per te pire uje bagetia e Klementit, sepse mali tjeter ishte i thate. Dhe, vec kesaj, te na jepnin edhe nje rrip tjeter nga ana e Grencarit, per te pasur rruge e per te zbritur ne perruan, qe ishte afer Andrievices. Kjo menyre zgjidhjeje ishte e dobishme per te dy anet, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtesirat e liqeneve dhe te rruges afer karakollit te Grencarit. Une, para se te jepja pelqimin, u keshillova me malesoret, te cilet me gezim dhane pelqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Une, vec pikave qe u thane me siper, kerkova qe nga pjesa e kullotes qe shkembenim me shqehet , nje qark me nje shtize prej 100 metra perqark karakollit te Velipojes, qe do te sherbente per mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqiperise, sepse perndryshe godina e karakollit nuk mund te ngrihej atje ku ka qene, se vija e kufirit shkonte gjate kurrizit. Ngritja e karakollit te Velipojes do te sherbente per qetesine dhe per sigurine e Vermoshit. Refugjatet politike qe ndodheshin jashte, me vone, kur u firmos protokolli me 1925, me qellim perhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotesisht Shqiperise, duke i siguruar edhe qetesine me shkembimin e nje kullote te vogel pa rendesi...
***
Gjate veres 1924, pasi mbaruam zonen e Shkodres e te Vermoshit, Komisioni zbriti ne jug per te kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Ne fillim te tetorit, Komisioni, para se te shperndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shen Naumit. Nje kufi qe perfshinte Shen-Naumin ne Shqiperi dhe tjetri duke e lene Shen Naumin jashte Shqiperise, por ndryshimi ishte gjysme kilometri tej Shen Naumit per rastin e pare dhe gjysme kilometri perkendej Shen Naumit per rastin e dyte. Ky lloj veprimi u be per shkak se Jugosllavia pretendonte qe Shen Naumi, simbas Konferences se Londonit 1913, i takonte Jugosllavise. Fraza qe i takonte Shen Naumit, ishte kjo:"qe nga katundi Lin, vija shtrihet deri ne Shen-Naum". Fjalet "deri ne Shen-Naum" mund te interpretoheshin ne kuptimin qe Shen-Naumi t'i mbetej Shqiperise. Jugosllavia kete interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar ne Konferencen e Paqes te Parisit.
Konferenca meqenese u nda me dysh per kete pike, ceshtjen ia percolli Lidhjes se Kombeve. Keshilli i ketij Instituti kerkoi mendimin juridik te Gjykatores Nderkombetare te Hages, e cila i dha te drejte Shqiperise per arsye se per te shenuar kufijte e Shqiperise me kufitaret e tjere: greke e jugosllave, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenese Komisioni vendosi ne favor te Shqiperise, vendimi i tij duhet te konsiderohej i vlefshem.
***
Pasi u ktheva nga Roma ne Florence, mora nje telegram nga Ahmet Bej Zogu, qe kishte ardhur ne Tirane me 24 dhjetor 1924 dhe qe me 6 Janar te vitit 1925 kishte marre ne dore qeverine, ku me thoshte se duhej te vazhdoja detyren...
Dimrin e vitit 1924-1925 pjeserisht e shkuam ne Florence dhe pjeserisht ne Paris, sepse Jugosllavia me gjithe vendimin e Gjykatores se Hages, Shen Naumin nuk donte t'ia dorezonte Shqiperise dhe Komisioni i Kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer Manastirin e Shen Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Rreth kesaj ceshtje, midis meje dhe qeverise zogiste ne Tirane rrodhi nje korrespondence rreth vendeve, qe do te shkembeheshin si kompensim i manastirit te Shen Naumit. Qeveria e Tiranes, si kompensim -kishte kerkuar disa katunde, qe ndodhen ne fushen e Dibres afer qytetit qe mban kete emer. Ndermjetesi i marreveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kete propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibres, qe i mbetej Jugosllavise, do te vetmohej krejt prej katundeve me te aferta te tij. Mbas shume bisedave midis Komisionit dhe dy delegateve te interesuar, qeveria jugosllave me ne fund si kompensim shkembimi pranonte qe t'i cedonte Shqiprise katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rrezen e Malit te Thate dhe tokat e tri katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqiperise, por qe tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Me cedimin e ketyre tokave Shqiperise, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Me nje fjale, Shqiperia cedonte nje kishe dhe balle saj merrte nje katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pervec ketyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Se , po te mos ishte bere kjo marreveshje, rruga Korce-Pogradec ndodhej nje nishan pushke me kufirin jugosllav.
Pasi mora propozimet e fundit te delegacise jugosllave dhe mendimin e Komisionit te Kufijve per pjeset e shkembimit, ne muajin maj 1925 u ktheva ne Tirane per t'ia paraqitur ceshtjen qeverise. Aso kohe Minister i Jashtem ishte Myfit bej Libohova. Ai, meqenese, nuk i njihte as vendet, as ceshtjen e dinte, m'u lut qe te veja bashke me te ne parlament per te dhene shpjegimet e duhura. Bashke me Ceshtjen e Shen Naumit ishte edhe pranimi i kufijve te Vermoshit. Refugjatet kundershtare keto dy ceshtje donin t'i shfrytezonin per qellimet e tyre kundershtare dhe kete gje e tregonin si tradheti, por ne realitet tundej mali per nje mi. Rrethi i Shen-Naumit qe cedonte Shqiperia, ishte nje cope toke me diameter 1/2 kilometer. Poziten e Shen Naumit donin ta tregonin si pike strategjike, kurse ne realitet kjo pike, me shkembimet e permendura, permiresohej ne favor te Shqiperise. Gjithe zhurma behej prej disa ortodokseve te Korces, qe i jepnin Shen-Naumit rendesi fetare...
Pasi parlamenti pranoi projektin e marreveshjes, ceshtja nga ana e Ministrise se Jashtme iu percoll Legates shqiptare ne Paris per t'u rreshtuar ne protokollin definitiv te kufijve shqiptaro-jugosllave, qe do te redaktohej ne Paris ne seksionin e shtatmadhorise te Konferences se Paqes....
...
Si u ruajten kujtimet e Mehdi Frasherit
E Premte, 22 Prill 2005
Tefik Celo-nipi i tij, i ruajti me te gjitha menyrat sesi mund te ruheshin ne ate kohe. Ndersa, i lexoi dhe i sterlexoi..kushedi sa here, qe tek e fundit sikur te ndodhte dicka te mbante mend- sagen e gjyshit te tij dhe t'ua shpjegonte njerezve. Pak dite me pare, ato pane edhe driten e botimit- fale bashkepunimit me OMSCA-duke plotesuar amanetin e madh te Mehdi Frasherit
Haki dhe Gani Karapici i kishin strehuar kujtimet e tij- ne mes te shume gjerave personale te familjes. Fati e solli, qe ato t'i shpetonin dhe kontrolleve te rrepta te komunisteve. Keshtu me nje odise, qe vazhdoi per 16 vjet, nje dite te bukur, amanetin e Mehdi Frasherit, vendosen qe ta dergonin direkt te familjaret e tij---atje ku ishin brenda telave me gjemba. E bija e tij dhe e gjithe familja e saj ishin te internuar ne Gradishte, thjesht fale emrit te tij. Kur, kujtimet erdhen ne strehezen e tyre- Tefik Celo, i nipi i tij, dhe e jema Shehriari (e bija e Mediut), tashme e dinin qe brenda kishin nje mine. Dhe, kete vendosen qe ta ruanin me cdo kusht. Nje dite ajo duhet te shperthente ashtu si duhej.
Kjo eshte nga shume gjerat, qe te rrefen sot Z.Celo, nje njeri qe fati i fisit e degdisi per nje pjese te madhe te jetes se tij me destinacion internimin. Duket se e ka "harruar" ate kohe, sepse ndryshe, nga shume syresh nuk perpiqet qe te duket. Keshtu, shume pak gazetare e kane ditur, se nipi i Mehdi beut, ishte gjalle dhe per me teper i afte qe te shpjegohej dhe te rrefente per familjen BIG. Ai vete, ne mbarimin e luftes, kur i gjyshi i tij u largua nga Shqiperia ishte vetem 6 vjec dhe ne tymin e viteve i kalonin fytyrat e Mehdi Frasherit, Lef Nosit apo Pater Anton Harapit, me te cilet u lidh historia e Shqiperise ne vitin 1944.
Keto fytyra ju mjegullan me shume pas lufte, por me shume nga kalvari i familjes, qe levizi ne disa qytete dhe perfundimisht "u strehua" ne internim. Ne kete vend, ndersa, ai ishte ne moshe madhore, dhe pasi kishte marre te gjitha mundesite e shkollimit, qe mund te merrte fale biografise se tij "sterre", ai iu bind realitetit. E jema dhe ne momentet me te veshtira te familjes, nuk e hoqi kurre Zonjllekun dhe nderin e Familjes se saj. Kurse, vete Tefiku, pak nga pak u bind dhe u mbush per kontributin dhe respektin e Familjes se tij. Keshtu ruajti gjithshka, qe kishte lidhje me Mehdi beun por me shume nderin e madh te Familjes se tij. Kjo ishte arsyeja, qe ne kushtet e veshtira, ai lexonte e lexonte kujtimet ne menyre qe ti mbante mend...dhe qe sot ne moshen 60 vjecare, ai ia fali publikut shqiptar...Ndoshta, per Tefikun mund te zgjateshim pa fund, sepse jeta e tij i vlen cdo subjekti letrar, por kete ia leme vete ne dore atij. Tefik Celo ka vendosur qe ne te ardhmen -por jo shume larg, do te nxjerre rrefimet e tij, ku do te pershkruhet qe nga femijeria, ku ai do te tregoje sesi i njohu personazhet e medhenj te Shqiperise, qe ishin ne shtepine e tij...deri ne ditet e vonshme. Por, pa fyer asnjeri, pervecse duke falur dinjitet. Dhe, me mire se ai qe i ka jetuar keto- nuk mund ti bej askush tjeter...