Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK
Ahh jo jo Albana me duket se ato qe ke thene jane korrekte dhe ne thelb temes, respektimi i te drejtave nderkombetare eshte ajo qe po flitet ketu. Nuk me duket se je jashte teme dhe kane vlere te dihen te gjitha.
Sa per ate qe u tha disa here ketu se provat e fotove mund te jene fallco etj etj .. pergjigjen me te mire e dha sot Rumsfeld ne reportimin para nje komisioni te kongresit amerikan... me pak fjale ai tha se ato qe ishin treguar ishin e verteta, madje i tronditi te gjithe se worse may yet to come.. me pak fjale tregoi se Pentagoni ka dhe fakte me foto edhe me tronditese sesa ato qe jane treguar publikut.. ka dhe disa xhirime ne video biles.. po keto nuk do ti tregoheshin publikut per te mos renduar me keq gjendjen qe eshte e renduar maft edhe me kaq.
Tjeter u tha ketu se e gjitha eshte nje manover per perfitime e administrates amerikane.... Ne fakt nuk e di sesi mund te mbeshtetej ky arsyetim vetem nja dy gjera per sqarim.
Rumsfeld eshte nen nje presion te forte nga demokratet amerikane qe te jape doreheqjen, edhe nga republikanet ka pakenaqesi per gjendjen e krijuar mgjthse nuk kerkojn doreheqje te Rumsfeld.
Bush ishte ne nje tour elektoral dhe me e keqja eshte se mbulimi nga media qe fare minimal gati i parendesishen i asaj qe i kushtoi miliona $ nga fushata e tij. Ne cdo rrjeti informacioni ne USA si lajm i pare, dyte, trete, katert qe problemi i abuzimeve te ushtareve amerikane dhe pastaj disa fjale nga fushata e Bushit... Plus e gjithe fushata e Bushit me "negative adds" kunder Kerryt, per te cilen pati nje shpenzim te forte nga buxheti elektoral i Bushit, gati shkoi dem pasi ne plan te pare dolen pikpytjet me te forta per administraten Bush e askush nuk ua vuri fort veshin se cfare u tha ne ato reklama.
Sot duhej te ishte psh. nje dite shum pozitive per fushaten e bushit, per here te pare prej 4 vjetesh ekonomia pati ne amerike nje ulje te ndjeshme te papunesise, por perseri kjo kaloi si nje lajm gati pavlere se ne plan te pare ishte dicka me e rendesishme ne syte e publikut.... Te lutem mos thoni se eshte dicka e organizuar nga administrata amerikane per perfitime.
Nje gje te fundit doja e shtoja para se ta mbyllja. Pse e gjithe kjo ngjarje fitoi kaq publicitet??!!
Ka pasur dhe raste me te keqia te abuzimeve ne rastet e Somalise me ushtare nga e gjithe bota, sic e dha dhe nje shembull Lara, ne Bosnje me ushtarake te larte nderkombetare deri nje gjeneral i kanadez qe drejtonte trupat e OKBse ju bene disa akuza shum te renda per abuzime dhe prostitucion, eshte rasti i Afganistanit ku shum nga te burgosurit e Mazar e Sharif jane dhe sot te humbur dhe ne disa dokumentare te autoreve europiane ka akuza se ka pasur masakra te burgosurve (disa thone deri ne 5000mije persona) nen supervizionin e ushtareve amerikan, vjet ne pushtimin e Irakut po ashtu menyra sesi u trajtuan te burgosurit e luftes nuk qe me shembullore.... por vetem ky rast abuzimi ne ish burgun e Sadamit beri shume ze dhe zhurme...
Me duket se ngaqe vete media amerikane e nxorri ne shesh kete gje ajo po i ben dhe zhurmen me te forte sot per sot. Media amerikane mesa duket nuk ja fal administrates se Bushit deshtimin dhe terheqjen prej hunde qei beri ai ne futjen ne lufte per arsye skandaloze dhe te ngritura ne nje mal mashtrimesh. Nuk mund tja fale kur sot Bush tallet me mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase ndersa 1 vit me pare betohej dhe sterbetohej se iraku i kishte ato arme. Per arsye te patriotizmit ne gjendje lufte Bushi u perkrah nga e gjithe media ne USA, por sot gjendja eshte tjeter dhe mbase do ndikoje akoma edhe me keq ne nje mosperkrahje te Bushit per rizgjedhjen si president, perjashto FOX tv.
nejse se paskam llap pak si shume /pf/images/graemlins/tongue.gif