ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Te pakten tre te burgosur lufte jane vrare ne burgjet e kontrolluara nga ushtria amerikane ne irak cka ka nisur nje furi hetimesh ne te gjitha burgjet e luftes perfshi Guantanamon ne Kube.

Presidenti Bush do jape sot intervista per televizionet arabe Al Hurra dhe Al Arabia ne nje perpjekje per te kontrolluar demin politik te fotografive poshteruese shkrepur nga ushtaret amerikane dhe britanike. Nje minister Iraken i vendosur ne pergjegjsi nga amerikanet dha dje doreheqen. Disa eksperte shprehen se zemerimi qe shkaktojne keto vrasje dhe keqtrajtime nder irakenet mund te kthehet ne dhune kunder ushtareve te huaj ne Irak.

ra1082750186.jpg
r641987406.jpg

........ ...
r2377536700.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Une te kisha cituar pikerisht ty. S'me pelqejne gjeneralizimet, me sa di une ka qene vetem nje rast me ushtaret amerikan qe ke permendur ti me lart ne shqiperi, dhe ajo ishte me teper si shkak i ndryshimit qe tek ne te ngazmosh nje vajze ne bar eshte ceshtje nderi, ndersa atje ku jeton ti e kudo tjeter qofte edhe ne amerike, eshte pjese e zbavitjes brenda barit. Ka shume femra qe shkojne "vetem dhe vetem per tu gjuajtur ne bar"...s'eshte gje e re besoj.


Sa per temen, me vjen cudi si ka mundesi nje "skandal" i ketyre permasave i ka shpetuar filtrave te sigurimit amerikan duke u bere edhe objekt talljesh. Me duket me shume nje venie ne skene sesa nje e vertete e paster.
 

viSara

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Mua me kujtohen marinsat e pare ne shqiperi. Pinin neper klube, nuk paguanin, kapnin femra me zor e rrihnin kamariere...derisa u kthyern ne te semes nja kater veta me thase te zi dhe komandantet e tyre para se te zbrisin u thonin "Kini kujdes, ketu nuk eshte Tailande"

--------------------------------------------------------------------------------

Ti me siguri tallesh!!!

-----------------
Nuk po tallet, kjo ka ndodhur ne ne Durres!
I lumte pushka atij durrsakut qe i ka vra!!!!!
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Si cdo tjeter dhe me kete abuzimet shkojne pertej cdo imagjinate.
Sa per ate te Durresit Elsajed, nuk u vra njeri jo, qe vec nje grindje, dhe eshte e vetmja qe eshte degjuar ne Shqiperi. Pastaj legjenda ka sa te duash, njerzit me llafe merren.

Per tju kthyer temes, qe ajo ka ndodhur nuk eshte ceshtje diskutimi, eshte pranuar nga vete ushtrite britanike dhe amerikane. Une dy pika desha te theksoja. Reagimi dhe faji.
Reagimi i te dyve qeverive perkatese ka qene kunder ketyre akteve dhe i kane denuar, si po ashtu dhe populli i tyre. Shpresoj qe dhe masat do merren deri ne fund per te prure te gjithe fajtoret ne banken e te akuzuarve (edhe pse veshtire se do behet komplet).
Dhe ketu dale tek faji. Mund te vihet lehte gishti tek ushtaret qe kane marr pjese ne te tilla gjera (dhe me te drejte mbase), por mendoj qe faji qendron dhe me lart, se dihet qe ushtria vepron ne nje fare rregulli.
Edhe pse kjo ngjarje nuk eshte as e para dhe as e fundit e ketij lloji, eshte per te ardhur keq kur shikon se sa poshte jemi si rrace njerzore....
Dikush ka thene qe ne lufte dhe dashuri cdo gje eshte e lejuar... une them JO! me kete rast /pf/images/graemlins/frown.gif .

Une
 

albana

Lara Croft
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

J'adore ai justifikim nese e kane thene eshte pa pike vlere dhe turp te kene. Une e di fort mire dhe me vjen shume keq qe thone te tilla gjera. Me degjoni mua ata ushtare kane patur urdhra. Kuptohet mes tyre kane qene dhe ata ushtare njerez qe kane kapur fotografite dhe kane gjetur menyrat per te denoncuar veprimin e shemtuar. Saqe nje ushtar ka diitur si te denoncoje a nuk tregon ne vetvete se te gjithe e kane ditur si ta bejne nje gje te tille? Hetimet kane filluar qe ne vitin e kaluar pavarsisht se ne tani e morem vesh. Ligjet e Luftes jane nje dite e tere shume e gjate trainimi, e lodhshme se ka shume informacion. Nuk e di si e pretendojne qe nuk ekziston kur eshte brenda programit te trainimit. Po ju thashe ushtaret e thjeshte ne fotografi nuk jane te vetmit fajtore.
 

albana

Lara Croft
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Liji marcial i kap ata ushtaree dhe te jesh i sigurt se do u behet gjyqi po kjo do ndodhe pas ndonja nje viti e gjysem ta garantoj une. Procesi hetimor zakonisht eshte shume i gjate. Nuk e kam idene ciles njesie i perkasin :shrug: e di njeri?
 

Danae

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

dikush ka thene e dikush eshte gabim totalisht futbollist,nuk u krijua me kot OKB,pas luftes se dyte boterore;nuk u krijua dhe nuk u zhvillua me kot e drejta nderkombetare,pavaresisht se Bush i vuri shkelmin 50 vjet histori evulimi,e pavaresisht se pikerisht Usa vune ne krize ate ne cfare kishin hedhur embrinonin.
Iraq po kthehet ne Vietnamin e dyte,dhe Usa nga gjygjtar eshte kthyer ne te gjykuarin,ulur ne banken e te akuzuarit.
U permend ceshtja e nderit ne Shqiperi,e ceshtjet e nderit ne Iraq ne nje vend ku grate jane te mbulurara te perdhunohen e te lihen shtatzena,ne nje vend ku homoseksualizmi eshte degjenerimi me i madh qe njeriu mund te pervetesoje,ku te zbulohesh nga rrobat e trupit eshte fyerje e poshterim i forte ceshtjet e nderit tona ngjajne qesharake.USA po dhunon nje kulture e nje qyteterim te tere,qe pavaresisht sic thote Berlusconi ata jane nje kulture inferiore,cfare po eksporton US-Army ne Iraq??PO eskporton kulture qytetare,demokratike?? Jemi nje grup njerezish qe ketu akoma diskutojme tek presidenti i shtetit me te fuqishem te botes merr lajmet nga televizioni.
Iraq eshte jashte kontrollit,eshte nje vend lufte ku perendimoret e civilizuar ngasin e rendin te pasurohen ne kurriz te njerezve me "kulture inferiore",rasti i roberve italiane,eshte vendi ku administrata bush e ardhur ne pushtet ne menyre te dyshimte,nga parate e armyenterprise po shkarkon nevojat e veta.
Lufta ben shtetin e shteti ben luften,e gjithsesi Bush nuk eshte i afte te drejtoje luften ne Iraq,qe pavaresisht se fshehur pas idealeve te medha te paqes,tradhetohet nga historia e tij qe nga gjeneza.
Dik zogu mbase nuk merr vesh,por ka njerez te tjere qe fatmiresisht marrin vesh pak me shume sesa ti,prandaj te lutem leri vend vetebesimeve te teperta per te hape ca faqe interneti me shume sa per veteinformim personal.
Jane me shume se dymije foto,arsyeto pak llogjikisht,te kishin qene te rreme do te kishin vene nje numer shume me te kufizuar e nuk do kishin marre fytyrat e marinsave qe mjaft mire ne ato momente mund te kishin alibi shume te forta per te demaskuar mashtrimin.
Do kishe pa leter te ushtares se identifikuar te nxjerre ne gazeta,qe pergenjeshtronte,mgjth je i lire ta mendosh si te duash;kursemi shkrimet e tua aq me shume vetemburrjet.
 

Danae

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Albane nese nje ushtari efektiv i behet thirrje a ka te drejten te kundershtoje???
nese po per cfare arsyesh???
 

peson

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

no coment
-------------------------------
me thuaj me ke rri te te them kush je
 

albana

Lara Croft
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Kur nje urdher i dhene te duket i paligjshem apo i gabuar ke te drejte tia besh te ditur mendimin tend komandantit te baterise dhe nese ai refuzon te kuptoje apo nuk te jep nje shpjegim bindes ke te drejten te shkosh ne komandanti i batalionit dhe kete te drejte ta jep ajo qe quhet THE OPEND DOOR POLICY. Nese edhe ai komandant vepron si i pari ke te drejte te drejte te vazhdosh te denoncosh urdhrin ne shkallen me te larte te komandes apo tek prokurori qe ndjek cdo njesi. Prokurori eshte dhe ai qe do vertetoje me ane te regullores nese urdhri i dhene eshte i paligjshem dhe me ndihmen e tij do ndalet veprimi nga komandanti qe pa aprovimin e prokurorit nuk mundet te vazhdoje. E gjithe kjo trajektore mund te shkurtohet duke iu drejtuar menjehere prokurorit i cili te jep edhe mbeshtetjen e duhur me ane te ligjit.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Zogu zogu bumbo hoop /pf/images/graemlins/laugh.gif

Gjeneven vere ne ndonje poster ne mur se une per vete s'e ve as per toilet paper. Ka dal dhe me ne fund nga obskurantizmi francez nje filozof i shquar te pakten, Derrida, hudhi nji sy French edhe pse ai ska folur ndonjehere per Gjeneven qe mos t'a marresh ate Konvente ne "its face value". Oj t'emen ky, hiqe nga menja te me shash nga plaka se do i them mansanej plakes tate te bej nje nancy pie. Nuk te shkon ty te behesh i forte ne AF je "far too soft" dhe je me i kendshesh kur je your usaual self. Plak i lajthitur /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kryqi i kuq dhe organizatat e te drejtave te njeriut ka nje vit qe cirret per keqtrajtimet e roberve ne duart e US army. Gazetat britanike kane te pakten 6 muaj qe flasin per keto akte duke dhene dhe emra batalionesh. Por Rumsfeld kur roberit irakene parakaloheshin te keqtrajtuar para kamerave Evriopane dhe Arabe deklaronte se Konventa e Gjeneves nuk kishte aplikim mbi luften ne Irak.

Publiku i trashe amerikan (sa ma mbush gojen kur e them kete fjale) shokohet vetem kur shef foto sepse eshte si ata femijet retard qe bljene libra vetem me figura. Por arabet nuk shokohen nga keto foto pasi i dine se i kane provuar ne realitet ne kurriz te tyre.

Keto foto jane nje nje tjeter manuver e kalkuluar mire nga administrata amerikane per te hipnotizuar me keq publikun e hutuar amerikan, pasi e di shume mire se keto foto nuk jane nje "vote-humbese" per ta, perkundrazi nje "vote-fituese" per ta. Sa me shume te zgjase kjo histori dhe njerezit te shokohen apo argetohen me ushtare "behaving badly" aq me mire per Bush qe mban larg faqeve te para "real issues of the occupation" dhe paraqet vetveten si nje baba i mire qe kerkon falje per capkenlleqet e bijeve te vet ne nje "night out".

Por publiku i trashe amerikan i apasionuar pas Fox News i ka prioritetet gabim. Sa ndryshe do ishte sikur ky publik te shokohej nga mijera civile te vrare neper masakra dhe faqet e para te ishin te mbushura me femije irakene pa koke. E kush do pyeste atehere per keqtrajtime roberish apo Konventa e Gjeneves?

p.s une jam nga ata qe vazhdoj te mbeshtes qendrimin e trupave amerikane ne Iraq.
 

albana

Lara Croft
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Sot do interesohem pak per dicka qe nuk e dija dhe e mora vesh keto dite qe roberit ne Irak nuk perfitonin statusin POW(rrob lufte).duhet te shoh regulloren dhe te takoj prokuroren per nje sqarim.
 

Artur IDRIZI

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Un jam nga Durrsi dhe po ju tregoj me dy llafe ngjarjen.
Boni vaki te pubi i par qe u hap n'Durres.
Ky çuni(qe i lumt dora)kishte shku atje me t'fejumen.Kto ameriqenat kishin kap tapen ene fillun me ngacmu ate gocen.Kur i tha marinsave na leni n'qef ton,ato ju futen me grushta.Ato me grushta,kurse ky babuçi kapi pisqollen ene ja boni bam. :mad: Plagosi njonin kurse te tjeret ja krisen vrapit. :confused: Dhe Ben Xhonsoni po t'kishte qen,nuk do ta kishte bo aq shpejt me vrap nga pubi n'porto. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mas asaj qe boni vaki marinsat s'kan dal verdall neper Durres derisa iku anija.
 

Artur IDRIZI

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Nuk esht legjend ti robo futbolli.Hajde n'Durres ta tregoj daja pubin dhe tavolinen ku per pak iku per lesh buburreci ameriqeni.
 

109UV

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Postuar nga Ding Dong Darlington
[qb]Por publiku i trashe amerikan i apasionuar pas Fox News i ka prioritetet gabim. Sa ndryshe do ishte sikur ky publik te shokohej nga mijera civile te vrare neper masakra dhe faqet e para te ishin te mbushura me femije irakene pa koke. E kush do pyeste atehere per keqtrajtime roberish apo Konventa e Gjeneves?
[/qb]
Me duket se vuan nga nje mungese e theksuar informacioni megjithese na cave trapin me "publikun e trashe amerikan". Amerika eshte vendi i lirise, atje ku nuk te mbyll gojen njeri, dhe ka me mijra burime informacioni. Ti lexon BBC apo Independent apo Guardian dhe nuk arrin te kuptosh qe standardi per gazetari ne Europe eshte me i ulet se standardet amerikane. Te gjitha keto publikime / burime informacioni qe permenda me siper te japin opinione dhe jo lajme. Lexon BBC te duket sikur lexon Zerin e Popullit. Indoktrinimi punon ne menyre te kundert me ate qe mendon ti.
Publiku amerikan nderkohe i ka prioritetet shume drejt. Amnesty International deri dje ankohej qe amerikanet i linin pa gjume roberit e luftes ne Afganistan dhe Irak. Ky nuk eshte abuzim dhe sigurisht qe nuk ka pse konsiderohet si "action item" cdo news release qe del nga AI. Ndersa fotografite nga Abu Graibh tregojne veprime qe jane te denueshme (dhe une jam i sigurte qe personat pergjegjes do te denohen) ama ato u shfaqen nga nje televizion amerikan per here te pare jo nga BBC E-pinions dhe fuksat e tjere evropiane.

Sa per femijet irakene pa koke, eshte dicka e trishtueshme dhe nuk besoj se ka ndonje qe e deshiron nje gje te tille - pervec atyre qe shkojne ne xhenem me nje bum sonik (dhe marrin me vete kedo qe ndodhet ne radiusin e "ndikimit"). Po nuk me duket se ti ke "the high moral ground" ketu meqe e permende i pari. Ato jane fakte te trishtueshme qe vertetojne koston e tmerrshme te luftes.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

109 Uv, flm qe me ke perkedhelur nickname.

Merre nje cik me shtruar se me je qepur qe me siper po sic duket te ngeli ndonje gje ters qe nuk u shprehe.

Dukesh sikur sapo ke dale nga ndonje FoX-Military Briefing qe je kaq i pakenaqur me shprehjen "publik i trashe amerikan".

Kur une flas per "publik te trashe amerikan" nuk e kam fjalen per shqiptare rrefugjate si puna jote sepse e di qe pakicat kombetare dhe rrefugjatet marri informacione nga rrjete te ndryshme dhe jo vetem cfare ju serviret nga rrjete kombetare.

Megjithate une nuk shpreha mendimin tim kur thashe "publik i trashe amerikan" por thashe ate mendim zoterues qe ekziston ne Europe per amerikanet. Une megjithate nuk do t'a kisha problem nqse amerikanet do thonin te njejten gje per europianet. Megjithate edhe une mund te jem i indoktrinuar nga mediat europiane apo BBC, qe japin jo vetem opinione por dhe lajme, po me mire pranoj te indoktrinohem nga BBC qe mbahet si nje nga corporatat me te respektuara ne bote se sa nga Fox-i qe e shte votuar si kanali me pak objektiv i kesaj lufte. Kur krahason BBC me Zerin e Popullit detyrimisht perfshin vetven ne kete pjese te pa sofistikuar te publikut. Une per vete mund te jem jo shume i informuar po kurrsesi i keqinformuar se preferoj te shof dhe Al- Jazeera dhe FOx nganjehere.

Por kur "them publik i trashe amerikan" kam parasysh ate pjese te trashe te publikut qe akoma beson se Iraku ka lidhje me 9/11 dhe pollet tregojne se nje pjese e mire e publikut eshte e trashe per kete problem.

Kur them "publik i trashe amerikan" kam parasysh se jo qe jane te trashe nga natyra po se jane indoktrinuar mga media ne sherbim te Pentagonit. Kam parasysh se ky publik eshte bere i trashe nga vete fakti qe po te flisje kundar kesaj lufte quheshe antiamerikan apo jopatriotik. Dhe raste ka patur dhe kur njerez jane rrahur apo futur ne burg po nqse je nje ndjekes i flakte i Fox-it nuk ke nga t'i dish keto.

Nqse mendon se mbajtja pa gjume e roberve nuk eshte abuzim dhe torture atehere une nuk di cfare eshte. Me mire besoj organizata te pavaruara nderkombetare se shtojca te Pentagonit.

Kur thua se ishte media amerikane e para qe publikoi keto foto, aresyet sipas mendimit tim ti kam shpjeguar pse e beri kete. Megjithate me ler te te them se eshte kjo media qe per nje vit ka mohuar apo ka neglizhuar publikimin e ketyre informacioneve qe rrjetet e tjera kane nje vit qe gerthasin dhe eshte marre me teper me planet ushtarake te Pentagonit. Ne fillim keto foto zune vetem faqet e mesme ne mediat amerikane, po vetem zhurma e meadhe ne Europe beri qe keto te vihen faqe te pare.

Kur them qe publiku i trashe amerikan i ka prioritetet gabim kam prasysh faktin se femijet apo civilet e vrare akoma nuk jane prioritet per "publikun e trashe amerikan" dhe per mediat amerikane.

Sa per femijet me koke te prere keto i jane servivur "publikut te trashe amerikan" nga mediat amerikane si"Collateral Damage". Beson dhe ti ne kete? Sepse kjo ka nje domethenie te madh se si e shikon ti kete lufte.

Keta femije nuk jane kosto te paevitushe te luftes sic thote media e Pentagonit dhe qe te ka bere mendjen porrdhe ty. Por jane viktima te pafajshme te nje fushate te padiskriminueshme. Dhe ky eshte krim kundra njerezimit dhe jo kosto te paevitueshme.

Megjithate kjo lufte eshte e mediave me teper. Ndjehu i lire te besosh ke te duash :wave: .
 
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Ah dik dik ke bere nje mal me argumenta te bazuara ne "vlerat" e atyre qe te shperndajne informacionin, dhe ne predispoziten tende (ashtu si gjithe ne te tjeret) per te besuar ate qe i pershtatet vlerave te tua.

Nejse lajm i fresket per punen e predispozitave, ndersa Vietnamezet festojne 50 vjetorin e clirimit nga Franca okupatoro-kolonizuese, presidenti Shirak mban nje fjalim per te nderuar ushtaret francez qe luftuan ne luften ne vietnam, shprehimisht "heronjte qe rane per "nderin" e vendit te tyre". :lol: . Prite kur te mbajne ndonje ceremoni per ushtarte gjermanet ndersa cifutet perkujtojne holokastin.
 

zog

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

nelka shiraku nuk ka rrejt, ushtaret francez kudo qofte luftojne per francen dhe jane nderi i saj.

tjeter, tek varri sokratit (babait te filozofise) per nder te tij u shkrujt: "ketu prehet njeriu qe morri pjese ne tre luftera.", e jo filozofi me i ndritur ose burri me i zgjut. kjo tregon se greket e bile gjithe civilizimet qe ka njoh bota deri me sot, luften e konsiderojne NDER e LAVDI. jo me kot ne histori veç per luftera flasim.

problemi eshte se tek ato fotot NUK KA LUFTE por PERSEKUTIM, keqtrajtim e POSHTERIM civilesh.


ps; albana meqe ne tina qeke "pjestare forcave te armatosura", por me sa kam vene re edhe fetare devotshme, desha me dit mendimin tend per ket lufte. si e vlereson ti, te drejte apo te zhdrejte?
 

Dolores

Primus registratum
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Lopi sikur edhe born-amerikan te ishe nuk do ishe kaq i thekur per ta...nejse se ur journey do marri se shpejti nji perceptim less conservativ te gjerrave /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: ABUZIMET ME ROBËRIT NE IRAK

Zogu:qifuti nuk e do arabin. Po plako,edhe???Te ka ngel hatri ty ??mos ke noj gjysh apo gjyshe arabe ti?Ato ushtare qe kan ba kesi lloj gjanash duhet te kene turp ne rradhe te pare,pPastaj ne rradhe te dyte do ndeshen perballe gjykates ushtarake Amerikane per kete te jemi te sigurte,dhe ma do mendja se do marrin denimin maksimal,mos harroni qe ushtria Amerikane nuk eshte si ushtria jone ku mund te hyshe e te dalesh sa here te kesh qejf,ne fund te fundit lufta i ka keto gjera,prandaj quhet LUFTE.shnet e pare
 
Top