Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

More Kastriot, si e ke hallin qe je marrosur pas Baletes? Ke mend te tuat ti, apo vetem copy/paste nga gazeta? Mjaft se na hape barkun me kete adhurim idiot, se argumenta nga ty s'po shohim.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KUNDËRSHPIFOGRAFI


Shpifologjia armë e demonologjisë


Shpifologjia dhe demonologjia kanë marrë përmasa të gjera dhe forma shumë të shëmtuara e të ndyra në politikë dhe në publicistike. Ato tashmë janë edhe mjet i politikës e diplomacisë në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Mjafton të kujtojmë se si në kulmin e luftës së koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit islamik u përdor historia me “zarfat që mbanin mikrobin e antraksit”. U akuzuan Al Kaeda, Bin Ladeni, Iraku, Sadam Hyseni e plot të tjerë. Kurse tani, pas disa muajsh del që pluhuri dhe mikrobi janë sajuar në laboratorë shkencorë amerikanë, janë nxjerrë prej andej dhe dërguar me postë nga qytetarë amerikanë.

Tani në SHBA po flitet shumë rreth skandalit të “Zyrës për influencën strategjike” që paska qenë krijuar në mënyrë shumë të fshehtë në Pentagon për të përhapur informacione të rreme. Shefi i Pentagonit, që njihet si njëri nga skifterët kryesorë të politikës amerikane në “luftën kundër terrorizmit” është shumë i acaruar këto ditë meqënëse i është dashur të shpallë publikisht mbylljen e kësaj zyre për të cilën “asnjë amerikan nuk e ka ditur se ekzistonte” dhe për të cilën nuk duhet të ketë qënë në dijeni as presidenti (amerikan). (Fjalët në thonjëza janë marrë nga shkrimi “Ramsfeld: amerikanëve dhe popujve të botës u themi vetëm të vërtetën”, botuar në gazetën “55” më 1 mars 2002). Pra në SHBA një zyrë që përhapte dizinformacionin paska gënjyer presidentin (gjë që nuk duhet besuar lehtë).

Kurse një gazetë tjetër e Tiranës, “Zëri i Popullit”, një ditë më parë, pikërisht më 28 shkurt 2002, në shkrimin me titull “Xanone ose fundi i një sharlatani” shkruante se edhe vet Papën e kishte mashtruar një shpifës italian, Xanone, “ish punëtor këpucësh” që mburrej se kishte ngritur një agjenci lajmesh sensacionale. “ZP” e demaskon ashpër këtë mashtrues sharlatan italian, i cili “duke praktikuar ritin e lashtë të mashtrimit... me shakara të fantazisë së tij të sëmurë ka trazuar skenën politike në Shqipëri”.


Sharlatani shqiptar Myftaraj mercenar i demonologjisë në pëdëiste


Atë që paskan bërë me përsosmëri e në nivelin e Pentagonit, kanë dashur ta bënin nëpërmjet një legalizimi të fshehtë shërbimet sekrete të pushtetit të Berishës e të Aleksandër Meksit në vitin 1993.

Në mënyrë kryesisht arbitrare edhe më parë edhe më pas janë përhapur me bollëk shpifje nga më të ndyrat për njerëzit në kuadrin e asaj që quhet në gjuhën e shërbimeve sekrete agjenturore “veprime për nevoja të punës operative”. Në këto kategori veprimesh hyjnë shpesh edhe lajmet mashtruese, shpifëse, provokuese që përhapen nëpërmjet “sharlatanësh” italianë si Xanone, apo sharlatanësh shqiptarë si Kastriot (Ndrio) Myftaraj, i cili në ndryshim nga sharlatani italian, e bën shpifologjinë nëpërmjet botimit të librave shpifografikë për njërëz të caktuar, për “interesa të dikujt” (dhe “ZP” ka shkruar se Xanone trillonte në interes të dikujt) dhe “për të trazuar skemën politike shqiptare”.

Në komentin e “ZP-së” më datën 28 shkurt 2002 është theksuar se sharlatani italian Xanone, që dikur kishte arritur të hynte si fantazëm edhe në zyrat e “ZP-së”, ka përhapur shpifje se UÇK kishte lidhje me Osama Bin Ladenin. Edhe sharlatani mjeran shqiptar Kastriot (Ndrio) Myftaraj, pasi arriti të depërtojë për disa kohë në faqet e gazetës “Rimëkëmbja”, në shpifografinë e tij “zbulon” se Abdi Baleta, shumë kohë para UÇK-së paska vendosur kontakte me Osama Bin Ladenin, se Abdi Baleta madje qenka me origjinë nga Tataristani, kurse Hysamedin Feraj nga Afganistani. Sharlatan - mjerani shqiptar që vuan shumë nga deliret për t’u dukur ka dashur t’ia kalojë në shpifologji sharlatanit italian Xanone.

Xanone sipas “ZP” paska arritur të gënjejë Papën (gazeta nuk e shkoqit mirë në ç’rast, përse dhe si e ka gënjyer një italian Atin e Shenjtë të besimtarëve katolikë). Sharlatan – mjerani shqiptar Myftaraj nuk mund të gënjente Papën, jo vetëm për paaftësi, por se në misionin e tij është i ngarkuar të gënjejë dhe për llogari të “Gestapos së Kishës” nëpërmjet të së cilës, sipas Nikolla M. Nikollovit, Papa kryen shumë punëra të Kishës e të Vatikanit.


Ku ndryshon në punët e shpifologjisë një botues librash nga Papa


Prandaj sharlatan-mjerani shqiptar, Kastriot Myftaraj, e kanë vënë në përdorim fantazinë e tij të sëmurë (njësoj si sharlatani italian Xanone) për “ta trazuar skemën politike shqiptare”, duke mashtruar ata lexues që nuk do të dinë të lexojnë e kuptojnë palo-librin “Nacional – islamizmi shqiptar baleta & feraj”, ose që këtë libër do ta lexojnë sipas udhëzimeve që do të dalin nga shtabet politiko-propagandistike të PD-së, nga zyrat e bodrumet e shpifologjisë katolikocentriste dhe janullatiste, nga shërbimet e specilaizuara për intoksikim propagandistik që veprojnë në Shqipëri në kuadër të punës së Asfalisë, UDB-së etj.

“ZP” njofton se në Itali i mashtruari më me emër nga Xanone paska qënë vetë Papa. Këtu në Shqipëri, si personalitetin më të shquar që qenka mashtruar nga sharlatani Kastriot Myftaraj, dimë deri tani Spiro Deden, pronarin e shtëpisë botuese “Albin”, që ka hedhur në qarkullim shpifografinë “Nacional-islamizmin shqiptar....”. Nuk e sigurojmë dot lexuesin se Spiro Dede është vërtetë viktimë e mashtrimit nga sharlatani Kastriot Myftaraj, sepse është Spiro Dede që ka pretenduar në mënyrë konfidenciale, se është mashtruar. Sipas Spiros ai palo-librin e Kastriotit e ka botuar pa e parë fare se ç’përmbante dhe Kastrioti (bashkë me ndonjë që i ka prirë si ndërmjetës) i kanë thënë se libri përmbante vetëm disa kundërshtime pikëpamjesh për punën e islamizmit dhe duhej botuar me shumë ngut se ashtue kishin punën.

Sipas “ZP-së”, sharlatani italian Xanone paska arritur të mashtrojë Papën. Sipas Spiro Dedes shrlatani shqiptar Myftaraj paska arritur të mashtrojë një botues shqiptar. Po të jetë këështu sharlatani shqiptar del më i rrezikshëm se ai italian. Papën edhe mund ta mashtrosh sepse ai nuk e ka detyrë funksionale, domethënë papale, që të kujdeset se mos e mashtrojnë, as të pengojë njerëzit që mashtrojnë. Papa ka vetëm detyrë të shenjtë të këshillojë njerëzit që të mos mashtrojnë, sepse mëkatojnë dhe në botën tjetër i ndëshkojnë. Kurse një botues librash detyrë të parë ka që autorët që i paraqiten të mos e mashtrojnë atë vet, pastaj të pengojë autorët që të mos mashtrojnë lexuesit, sepse po u mashtruan lexuesit pastaj bëhet fjalë për dëmtim moral dhe për ndëshkim penal dhe nuk pret puna sa të bëhet gjyqi në botën tjetër, por duhet bërë në këtë botë. Gjithnjë sipas “të mashtruarit”Spiro Dede, ky vetëm pasi ka lexuar 30 faqet e para të librit, tashmë të botuar, ka kuptuar “mashtrimin” që i ishte bërë.Pikërisht në faqen 30 të palo-librit të Kastriot Myftarajt zotëri Spiro Dede, të cilin unë nuk kam arsye as nevojë t’ua paraqes lexuesve sepse ai është person shumë i njohur politik e publik, ka ndeshur në shpifjet që atë do ta kenë neveritur dhe indinjuar më shumë se dhjetra e dhjetra shpifje që përmbanin faqet e lexuara më parë (nga 3 deri në 30).


Rekordmeni për dendësinë e shpifjeve në një faqe libri


Vetëm në faqen 30 shpifograf-sharlatan-mjerani Kastriot (Ndrio)Myftaraj ka renditur këto shpifje:

1. “Në qytetin e Pogradecit Baleta nuk ka bërë jo vetëm asnjë gjykim politik, por nuk ka bërë kurrfarë gjykimi, as penal, as civil”.

E vërteta është se kam gjykuar çështje për arratisje jashtë shtetit, por jo për agjitacion e propagandë Sharlatanë më të zgjuar se Kastrioti janë mundur të spekullojnë në këtë fakt më parë. Kurse numri i çështjeve penale e civile që kam gjykuar është më i madh se sa i takonin Kryetarit të gjykatës. Kjo është punë statistikash, të cilat janë, bashkë me kodekset e vendimeve gjyqësore, dosjet etj. Pra Myftaraj në këtë gënjeshtër paraqitet si sharlatan – mjeran.

2. “Njerëz që kanë punuar në Gjykatën e Pogradecit në vitet 1982-1987, pra në kohën kur atje ishte Baleta thonë se nuk rrinte fare në Gjykatë”.

Këta njerëz që kanë punuar në Gjykatë si gjyqtarë, sekretarë, përmbarues, këshilltar ligjor, shofer nuk janë shumë (Piro, Mitika, Kristaqi, Mihallaqi, Dhimitra, Eduarda, Naimi, Besniku, Dilaveri). Si do ta ndjente vallë veten ky sharlatan Kastriot sikur ta vinim përballë tyre për shpifjen e tij dhe për mashtrimin e fëlliqur dhe idiotesk që u bën lexuesve? Si do ta ndjejnë veten ata sharlatanët që shpërndajnë dorazi palo-librin e Kastriotit që përmban gomarllëqeve të tilla.

3. “Madje nuk paraqitej as kur Gjykatën e vizitonte për kontrollin rutinë Aranit Çela....”.

Vetëm një sharlatan i shpifologjisë mund të prodhojë në trurin e tij të sëmurë një gomarllëk si ky, që mua më paraqet si më kryeneçin e më rebelin e sistemit gjyqësor të kohës së pushtetit të Partisë së Punës.

4. “Gjysmë zyrtarisht thuhej se Baleta ishte një lloj konsulenti i grupit që redaktonte veprat e shokut Enver....”.

Në këtë fjali kuptohet sa sharlatan-mjeran e sherr-budalla është Kastrioti. Si qenkan këto të thënat gjysëmzyrtarisht? Çdo të thotë “një lloj konsulenti”? Konsulent ose je ose nuk je. Kur një gjë thuhet ajo ose është zyrtare, kur e thonë zyrtarë, ose s’është zyrtare kur e thonë të tjerë.

5. “Për Baletën posti i Kryetarit të Gjykatës në Pogradec ishte ma tepër mbulesë për një detyrë ma të rëndësishme dhe misterioze... Çdo ditë prej orës 7ºº deri në 15ºº dhe pas dite shkonte në bllokun e udhëheqjes në periferi të qytetit....”

Si për “çudi” nuk kam hyrë asnjëherë në atë vendin ku ishin dy – tri vila e që shumicën e kohës rrinin bosh. Kush e di sa do të qeshin ata me të cilët kaloja paraditen në gjykatë, ose nëpër fshatra. Po kush e di sa do të qeshin Thomo Jovani, Bujar Darova, Ferzi Çollaku, tre miqtë e mi me të cilët kaloja kohën më të madhe, herë në shëtitje, herë tek unë ose tek ata, shumë pak kafeneve, me të cilët bënim e pinim verën e rakinë. Do qeshë besoj shumë edhe vëllai i Thomos, Todi, tani prifti i Pogradecit, me të cilin merrnim kodrat apo shkonim deri në Kishën e Shën Marenës, diskutonim Biblën. Nuk po i rendis emrat e shumë të tjerëve në Pogradec që e dinë sa shumë kohë i kushtoja jetës familjare, sa rrallë hyja në ndërtesën e Komitetit të Partisë.

Rendita këto që t’u jap një pasqyrë të shkurtër lexuesve se çfarë monstrash të shpifjes, si Kastriot Myftaraj, duron në sipërfaqen e saj e bekuara toka jonë, Shqipëria, dhe çfarë demonësh të vegjël marrin në shërbim të tyre të tilla monstra për të prodhuar e shpërndarë libra të shpifologjisë që të “trazojnë (përdhosin) skenën politike shqiptare”.

Në mënyrë të veçantë po i shkruaj që ithtarët e PD-së në Shqipëri, veçanërisht në Pogradec, të marrin vesh si e bëjnë luftën politike shtabet propagandistike – agjenturore të PD-së, tek të cilat ka varur shpresat Sali Berisha për të mbetur në politikë. U uroj të gjithëve që, për të mirën e tyre e për të mos u bastarduar tërësisht karakteri njërëzor në skalionet e PD-së, të neveriten sa më parë nga ata që bëjnë politikë me sharlatanizma të prodhuar nga fantazia e sëmurë e Myftarajt

6. “Në këtë qytet të qetë provincial, larg vëmendjes së kryeqytetasve punonte nji prej ekipeve që merrej me përkëthimin dhe shkrimin e veprave të diktatorit. Për 5 vite ekipin në Pogradec e ka drejtuar Abdi Baleta”.

Ky ekip i krijuar në “trurin e sëmurë” të Kastriot Myftarajt duhet të ketë pasur anëtarë, që Kastrioti tani duhet detyruar t’i shpallë, që të mos humbasin meritat e tyre. Këtë punë më mirë se gjithkush e di dhe mund ta sqarojë pikërisht botuesi i palo-librit të Kastriotit, zotëri Spiro Dede. Ai më mirë se gjithkush mund të bindë opinionin publik nëse vërtetë e kishte organizuar punën për hartimin e përkëthimin e veprave të Enver Hoxhës në grupe të tilla, nëpër qytete provinciale, nëpër fshatra të tilla?A ka pasur vërtetë “eremitë” që merreshin me veprat e Enverit”? Si ua çonte deri atje nëpër pyje e gërxhe KQ dhe Instituti i Studimeve M-L bibliotekat, fjalorët etj., etj. Presim pra të flasin Spiro Dede, Nexhmije Hoxha, Ramiz Alija, Besnik Mustafaj, Fatos Nano, sepse Kastrioti po mistifikon tërë punën për përgatitjen e veprave të Enverit. Besoj se tani që bëri “zbulimin e madh” Kastriot m... Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës do t’u vijë keq që punën për botimin e përkëthimin e veprave të Enverit nuk ma kishin nagrkuar mua, por Spiro Dedes e të tjerëve.

7. “Kjo detyrë e dytë ishte arsyeja që Baleta nuk u çue në ndonjë rreth të humbur, por pikërisht në Pogradec”.

Arsyen e vërtetë për këtë e dinë sigurisht ata që u morën konkretisht me këtë punë dhe jo “trupërdhosuri” Kastriot Myftaraj. E di Aranit Çela, që ishte Kryetar i Gjykatës së Lartë në atë kohë, e më konkretisht Halil Kopani që ishte drejtor i Drejtorisë së Organizimit në Gjykatën e Lartë në atë kohë.E dinë edhe anëtarët e Byrosë së Komitetit të Partisë të rrethit Dibër (Peshkopi) që nuk e pranuan kandidaturën e ish-përfaqësuesit të Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, si kryetar gjykate në këtë rreth, dhe kjo bëri që emërimi im të bëhej në të vetmin rreth ku kishte mbetur bosh vendi i kryetarit të gjykatës, Pogradec. Dibranët shpëtuan nga “infektuesi” që vinte nga SHBA dhe që kishte qenë edhe nxënës në qytetin e tyre. Por besoj se pogradecarët fituan dhe nuk humbën nga kjo.

Edhe këto i shkruaj që lexuesit të arrijnë të kuptojnë se deri ku mund të mbërrijë sharlatanizmi shpifograf i njerëzve që vihen në shërbim të veprimtarisë provokuese të “Gestapos së Vatikanit” të Janullatosit, të politikës e propagandës greko-sllave dhe të sllavo-grekofolisë që po i zë frymën PD-së dhe opozitës politike në Shqipëri.

8. “Kur ishte ambasador në OKB ai, (Abdi Baleta) shkroi dy kapituj të librit të Enver Hoxhës “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, saktësisht kapituj ku flitet për prishjen e regjimit të Enver Hoxhës me SHBA në periudhën fill pas LDB dhe kapitullin ku shpjegonte në pikpamje të Enver Hoxhës incidentin e Kanalit të Korfuzit. Gjatë kohës që ishte në Pogradec Baleta shkroi një pjesë të madhe të librit “Shënime për Lindjen e Mesme”. Dhe më pas disa kapituj të librit të Enver Hoxhës “Superfuqitë”.

Këtu për herë të parë i duhet thënë “Bravo” shpifografit sepse i njohka mirë veprat e Enver Hoxhës dhe i paska studiuar tani vonë, sepse kur “shkruaja unë në Pogradec” ai mbase bënte punëra të ndyra në Korçë që të dëmtonte “pushtetin popullor”, të cilit mund t’i ketë shërbyer kur ishte fëmi duke shoqëruar ndonjë të afërt kur shkonte për të bërë dëshmi në gjyqe politike.

Edhe sot e jo në kohën e Enverit do të isha i lumtur të kisha bërë ato që më atribuon shpifografi. Por si ka arritur t’i mësojë gjithë këto hollësira! Po sikur botuesi i palo-librit të tij të vendoste për një farë cipe njerëzore, jo për ndonjë arsye tjetër, të japë sqarim për këto gjëra që hedhin poshtë trillimet e fantazisë së sëmurë të shpifografit tim Kastriot, si do ta bëjë ky pastaj?!

9. Po në faqen 30 fillon shpifja tjetër e radhës “Ndërsa në vitin 1987 kur ekipi i Pogradecit u shkri pasi që përfundoi shkrimi i librave me kujtime apo shënime të Enver Hoxhës (....) Baleta u rikthye përfundimisht në Tiranë”.

Spiro Dede duhet të sqarojë pse nuk u shkri “ekipi i Pogradecit” më parë por 2 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Të tjerët të shpjegojnë pse u kthye A.Baleta në Tiranë se ç’taksirat kanë lexuesit shqiptarë të marrin erë pordhëve të shpifografisë së Kastriot Myftarajt, të cilit i është gangrenizuar truri.

10. Sipas shpifografit pas kthimit në Tiranë A.Baleta “do të mbante dy detyra, atë të pedagogut të së drejtës ndërnacionale publike dhe atë të bashkëpunëtorit të Institutit të Studimeve”.

Pra na shpik dhe punësimin si “punonjës me korespondencë” i Institutit të Studimeve M-L. Po dhe sikur të isha i tillë nuk ka asgjë të keqe, veç të mirës. Një ish – punonjës i Institutit të Studimeve M-L, Besnik Mustafaj, është sot një nga njerëzit më “besnikë” në klanet saliste-tropojane të Sali Berishës, njësoj si Mujë Buçpapa. Madje ky Besniku i Institutit të Studimeve M-L është tani dhe kandidati i Berishës, për kryeministër në “qeverinë me vithe të gjera” ose për “president konsensual”.

Shpifografi Kastriot tërë aftësitë e tij shpifëse i ka vënë në shërbim të kësaj politike saliberishiste, sidomos qysh kur dërgoi për botim atë shkrimin me titull”Jam tropojan”. I gjori Kastriot është ende në kërkim të një identiteti krahinor, sepse me të drejtë i duket vetja varfanjak, pasi shqiptarët të gjithë kanë nga një identitet krahinor.

Ishte pra kjo faqja 30 e palo-librit që e ka bërë edhe botuesin Spiro Dede, (sipas pohimeve të tij) të bindet se i kishte servirur lexuesit një amalgam shpifjesh e gomarllëqesh të tmerrshme. Njeriu që është marrë më nga afër se gjithkush tjetër me redaktimin e botimin e veprave të Enver Hoxhës sigurisht nuk mund të mos neveritej me gomarllëqet që kishte shkruar Kastrioti dhe që përbuznin punën e vet Spiros. Pra Kastrioti ka shpifur dhe fyer dhe kundqr vet Spiro Dedes. Por fatkeqëisht deri tani Spiro Dede nuk ka bërë veprimet që i takojnë për të sqaruar opinionin publik dhe për të demaskuar shpifjet e Kastriot Myftaraj. Kjo gjë e bën disi të dyshimtë pretendimin e këtij botuesi se edhe ai është i mashtruar.


Tre versionet shpifëse për largimin e A. Baletës nga diplomacia


Dhjetë shpifjet e faqes 10 të palo-librit përbëjnë edhe versionin e tretë në kuadrin e një veprimtarie shpifëse 10 vjeçare për të sulmuar veprimtarinë time në fushën e diplomacisë dhe për të fallsifikuar shkaqet që në vitin 1983 pushteti i PPSH-së më largoi nga shërbimi diplomatik i Shqipërisë.

Në vitin 1991 kur sulmohesha nga shtypi e mekanizmat e PPSH-së si ‘renegat” i saj, “ZP”, që drejtohej nga Namik Dokle, shkroi se “isha i pakënaqur që për ndonjë arsye nuk më kishin dërguar më ambasador”. “ZP” nuk thoshte asgjë se cilat ishin këto “arsye” pakënaqësie. Po të ishte diçka që më njolloste mua besoj se nuk do të kishte nguruar “ZP”-ja e Namik Dokles ta trumbetonte.

Pastaj doli një njeri nga PD-ja, më saktë nga rrethi i ngushtë i Sali Berishës, që u përpoq ta plotësonte disi atë që kishte lënë mangut “ZP”-ja. Besnik Mustafaj në librin “Shqipëria midis krimit dhe mirazhit”, botuar për herë të parë në Francë në gjuhën frenge në vitin 1991, kur flet për përbërjen e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, sekretar i të cilit me propozim të Besnikut u zgjosha unë më 19 dhjetor 1990, shkruan : “Abdi Baleta, profesor në Fakultetin e Drejtësisë, ish ambasador i Shqipërisë në OKB në vitet 1980, i larguar nga shërbimi diplomatik për paaftësi”.

Ah, sikur të ishte e mundur që për këtë “zbulim” të shkaqeve të largimit tim nga diplomacia Besnikut t’ia kishte bërë komentin Ana Tukerman, korespondentia e AFP-së në OKB për shumë kohë! Të e paktën për paftësi nga OKB-ja nuk mund të më hiqnin sepse isha njëri nga tre fjalimshkruesit e përpiluesit e dokumenteve më të vlerësuar në Ministrinë e Jashtëme dhe gjuhën me të cilën punoja në OKB, frëngjishten, e përdorja në mënyrë që ma vlerësonin shumë të huajt. Fjalimet që i bëja vet në frëngjisht pak nevojë kishin për redaktim nga punonjësit e sektorit të botimit të OKB-së. Po të ketë dëshirë Besniku, ose kur të bëhet ministër i jashtëm, kryeministër apo president siç e dëshirojnë në Paris, mund të shkojë në Nju Jork t’i verifikojë se në mision kam lënë kopjet që shtypeshin aty, kurse në OKB janë botimet e sekretariatit.

Për kureshtje mund t’i përmend një rast Bessnikut. Në një fjalim që mbajta në Komisionin e parë për çarmatimin kisha shkruar këtë ide : “Qysh nga kohët më të lashta të njerëzimit njerëzit kanë ndjerë një kënaqësi të veçantë kur ngrinin sytë dhe admironin bukuritë e qiellit. Përse shtetet që shpikin e prodhojnë tani lloj-lloj armësh të luftës ajrore, deri bombat orbitale, kërkojnë që edhe këtë kënaqësi t’ua heqin njerëzve, duke i bërë ata të kenë tmerr kur çojnë sytë në qiell, sepse do t’u kujtohet se prej andej mund t’u vërsulen armët e shkatërrimit në masë”. Pas disa ditësh më ftoi për kafe Ana Tukerman dhe më tha se kjo mënyrë të shprehuri i kishte pëlqyer shumë dhe e kishte nisur tekstin në Paris ta shpërndante AFP--ja. “Kurse në Paris dyshuan se mos kisha bërë ndonjë manipulim unë në përkëthim dhe më kërkuan tekstin origjinal. U thashë se u kisha dërguar tekstin origjinal, sepse përfaqësusei i Shqipërisë ka frëngjishten si gjuhë pune”.

Sigurisht që kam ndjerë kënaqëssi të veçantë atëherë, aq sa nuk më pengon akuza për mungesë modestie sot që t’ia kujtoj Bexsznik Mustafajt 10 vite pasi në Francë më ka shpallur të paaftë. Mua më bënë hile se nuk më dëerguan ansjëherë të punoja në Paris që të përsosja njohuritë e shprehitë e gjuhës frenge që i kisha marrë gjatë dy viteve të studimit në Moskë, ndonëse krahas punës diplomatike për disa vite bëja edhe punën e përkëthyesit zyrtar në takimet e nivelit të lartë kur vinin në Shqipëri delegacione që përdornin frëngjishten. Për këtë mund të dëshmojë edhe njohësi i kësaj gjuhe Edmond Tupe në rast se Mustafajt i duket se po i bëj vetëm sidë fodullëku inat njohësi i kësaj gjuhe Edmond Tupe në rast se Mustafajt i duket se po i bëj vetëm sfidë fodullëku inatçor. Edhe tani, pasi Besniku ka bërë stazhe të gjata në Francë, nuk do të nguroja të bëja garë më Besnikun për përdorimin e frëngjishtes në punë diplomatikek, me shkrim e me gojë.

Është një temë më vete kjo puna e aftësisë e paaftësisë sime e të Besnik Mustafajt tani që është edhe ai në radhët e ish-ambasadorëve të Shqipërisë, dhe unë do ta trajtoj kur të jetë e përshtatshme. Tani vetëm dua të them se ambasadori i Shqipërisë mund të jetë ai që ka vepruar në logjikën e një politike shtetërore shqiptare, qoftë kjo edhe politikë e Enver Hoxhës, jo ai që ka vepruar sipas logjikës së politikës franceze, qoftë edhe duke qënë ambasador i presidentit Sali Berisha e jo i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Asnjëherë kundërshtarëve të mi politikë në krahun e majtë e pastaj në PD nuk u kanë pëlqyer shpjegimet e mia publike për arsyet pse më hoqën nga diplomacia. Por asnjëherë nuk kanë polemizuar me mua seriozisht për këtë gjë, vetëm kanë bërë insinuata andej këtej.

Më në fund nëpërmjet një mjerani me emrin Hamit Fazliu nga Prekazi (Kosovë) dhe gazetës “Epoka e re” të Prishtinës vunë në qarkullim një version sa provokues e të ndyrë aq dhe marroq: “Abdi Baletën e hoqën nga OKB-ja pas skandaleve seksuale” për të cilat për 20 vjet askush nuk kishte ditur e folur, derisa foli Hamiti i Prishtinës, sipas informatave të atyre që i kam quajtur “hamutërit e Tiranës”. Ky Hamiti, me porosi të këtyre “hamutërve”, tellallosi se madje Abdi Baleta nuk ka qënë fare diplomat, d.m.th e bën dhe më të rëndë “shkakun” që kishte përmendur në Francë, Besnik Mustafaj. Hamitit të Prishtinës dhe “hamutërve të Tiranës” ua kam dhënë përgjigjen në replikën e botuar në “Bota Sot” në fillim të vitit 2001 dhe në “Rimëkëmbja” në dhjetor 2001-janar 2002.


“Porosia e ndyrë” : të gdhendet “si në mermer” portreti i qymyrtë i Baletës e Ferajt !


Pasi nuk arritën gjë me shpifjet e ndyra të lëshuara nëpërmjet Hamitit të Prishtinës, këta “hamutërit e Tiranës” sajuan versionin e tretë. Në palo-librin e Kastriot Myftarajt në fakt hidhen poshtë pretendimet e Besnik Mustafajt e të “Epokës” se unë kam qënë i paaftë si diplomat, se nuk paskam qenë fare diplomat e prandaj Enver Hoxha e Ramiz Alia nuk mund të më mbanin dhe del përralla e kundërt se unë paskam qenë më i vlerësuari prej tyre, sa më çuan për disa vite në kavalishencë në Pogradec të përgatisja librat më të çmuara të Enverit.

Të tre versionet kanë të njëjtën burim të qelbur: shtabet propagandistike e agjenturore saliberishiste që hidhen nga një ekstrem në tjetrin, që peshkojnë dhe mobilizojnë sharlatanë nga më mjeranët për të mpleksur shpifje, gënjeshtra, falsifikime dhe për t’i përhapur ato në Shqipëri, Kosovë e diasporë.

Këta shtabe tani duket i shqetësoi shumë ajo që Kastriot shpifografi e ka shprehur me fjalët: “Analizat më të thella (për politikanët) bëheshin nëpër tryeza dhe treteshin bashkë me fjollat e tymit të cigareve” (faqja 7 e palo-librit). “Hamutërve” dhe provokatorëve që më kishin në shënjestër të shpifjeve, përgojimeve, provokime të tyre u duhej një gjë “më solide” që t’i rezistonte më shumë kohës, qoftë në aspektin material. Prandaj gjetën një shpifograf të radhës që të punonte me kriter tjetër: “Libri e fikson politikanin në mermer dhe këtij libri mund t’i drejtohesh në çdo kohë dhe ta gjesh lehtë, ndërsa shtypi e fikson politikanin si në akull, i cili shkrin nga rrezet e diellit të ditës së nesërme, tuj u zevendësu prej diçkaje të re aq të paqëndrueshme”.

Ja pra si e ka vajtuar shpifografi Kastriot fatin e keq të shpifjeve që më ishin bërë mua për shumë kohë, sidomos në shtypin dhe mekanizmat e PD-së, që kishin huazuar pjesën më të qelbur të shpifjeve të shtypit të majtë, të gazetave greko-serbofile, duke shtuar jo pak ndyrësira nga ana e tyre.

Tani këtyre nuk u kishte mbetur gjë tjetër për të bërë veçse të zbraznin tërë thasët e tyre të qymyrit përpara një shpifografi të ri, Kastriot Myftarajt, e t’i jepnin porosinë: “Gdhend si në mermer portretin më të zi për Abdi Baletën”.


3.02.2002 (vijon) Abdi Baleta


Ps:O(Alias) ANTON...Prim....p.ili.sh, etj etj. Ne qofte se nuk te pelqen nuk je i detyruar ti lexosh shkrimet, por meqe nen nje nick tjeter ke sjelle ate palo librin tend(apo te shokut tend) nuk ke pse te besdisesh kur tjetri te kthen pergjigje.
<span style="font-weight: bold">Megjithate meqe pretendon(ndoshta dhe je) te jesh PRONARI i AlbForumit mundesh te me pengosh ne postimet si tek faqja tjeter e jotja, &quot;e djathta(katolikocentriste) shqiptare&quot;.</span>
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Prim;
nje gje doja te te shtoja,Rimekembjen dhe librat e z Abdi i lexoj edhe une,pasi ai eshte i vetmi patriot shqiptar qe nuk i trembet se vertetes.
Edhe une (vetem qe nuk di t'a perdor mire kompjuterin;flas te verteten)do te kisha postuar gjithmon shkrime te Baletes apo edhe ndokujt tjeter qe flet per nacionalizmen shqiptare.
Falenderoj -Kastriotin--si edhe me pare per punen patriotike qe po ben.
Nderimet e mia z Kastriot!
P.S nuk quhet marrosje patriotizmi!
Marrosje quhet te vjellesh karshi shumices se nje populli-kur TI si person,quhesh pjestar i atij kombi.
 

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Pse, more zotni, ata qe quhen katolikocentriste, greko-ortodokse, serbo-futja asaj c'e ka emrin, labo-komuniste, franko-, italo-, amerikano- etj. etj nuk jane shqiptare ata? Apo perzgjedhjen e shqiptareve te mire ia paskemi lene ne dore Baletes dhe Kastriotit. Une jam vete mysliman, denbabaden, me nje batalion shehe ne fis, por asnje fe ne bote nuk predikon urrejtje dhe lufte midis vellezerve te nje gjaku. Ata i bien shkurt, po i pyete &quot;pse mbillni percarje&quot; te permendin Diazin, thua se me prishet fort puna mua se ke shajne ata. Per te share shaj vete, edhe me mire madje. Po jo keshtu, futja kot, vete pyesin, vete pergjigjen, vete nevrikosen, vete shajne gjithe boten.

Une dua te di, pse e quajne veten me patriote se te tjeret, se ulerijne me fort?

Qe te jesh i besueshem, duhet te thuash te verteten per te gjitha palet. Se po the vetem ato te verteta qe te pelqejne ty, nuk ka me debat, ka tifozllek (Partizani-Dinamo).

Pastaj, problemi me i madh qe kam une me ta eshte denigrimi i figurave kombetare te te gjitha feve e koherave. Kujt i sherben kjo? P.sh. per here te pare ne gazeten RK mora vesh se diku, dikush kishte thene ca shpifje te tmerrshme per Sami Frasherin. Jam dakord te reagohet, fort bile, por jo ul e ngre ne cdo numer te gazetes po i njejti avaz. Cfare halli kane ata, qe edhe ata njerez qe nuk e kane degjuar ndonjehere kete poshtersi ta marrin vesh? Ate pacavuren qe e shkrojti per here te pare ka rrezik s'e kane lexuar as 10 vete. Hyn ne skene RK dhe behet pazar.

Historia vertet interpretohet, por ama c'do gje ka kohen dhe vendin e vet. Nese vertet na kanoset rreziku grek dhe serb, pse kemi kohe te merremi me denigrimin e themeleve te kombit. Te mire te ligj, ata jane tanet, nuk na i nderron njeri. Nje bote e tere nderon Nene Terezen, ngrihet RK dhe i ve bishta (jo se s'jam dakord qe nuk shkon fare qe s'fliste dot shqip etj, etj) c'fare fitojme ne si shqiptare xhanem?

Veme nje bast qe as &quot;kastrioti&quot; as &quot;i vjetri&quot; nuk do ti pergjigjen pyetjes &quot;C'fitojme ne si shqiptare nga denigrimi i figurave kombetare?&quot;, por do i fusin ca te shara dhe do vete-quhen &quot;super patriote&quot;.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga Prim:
[qb] ...................Veme nje bast qe as &quot;kastrioti&quot; as &quot;i vjetri&quot; nuk do ti pergjigjen pyetjes &quot;C'fitojme ne si shqiptare nga denigrimi i figurave kombetare?&quot;, por do i fusin ca te shara dhe do vete-quhen &quot;super patriote&quot;. [/qb]
<span style="font-weight: bold">KASTRIOT: Prim kush denigron Figurat kombetare te Shqiperise pervec teje dhe p.ili.sh.???????????????????</span>

postuar nga p.ili.sh alias...tek historia &quot;
....Cilido mund të pyesë, vallë e ka njohur këtë fakt Sami bej Frashëri, kur komenton besën turke ndaj shqiptarëve dhe kur e quan për mburrje mercenarizmin e disa pashallarëve shqiptarë, të cilët &quot;shkëlqenin&quot; në krye të ekspeditave turke, në grabitjen e arit e të argjendit në vendet që padrejtësisht i sulmonin dhe i pushtonin?! Kush i shërbeu Turqisë më shumë se Ali Pashë Tepelena...&quot;

<span style="font-weight: bold">Pra zoti Prim (i sapoardhur??) keto akuza mbajini per vehte se jeni ju ata qe kerkoni te denigroni Shqiptaret dhe Idolet e tyre me qellim qe te percani kete popull simbas udhezimeve qe merrni .....</span>


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KUNDËRSHPIFOGRAFI

( vijon nga numri i kaluar)


Sharlatan që ha, ndyn dhe shpif në Tiranë


Në vend që të skalisë “si në mermer” portretin politik të dy politikanëve të akuzuar si bartësit e rrezikshëm të “nacional-islamizmit shqiptar”, autori i palo-librit dher ata që e mbështesin kanë ngritur një “pirg me pleh derrash” në veprimtarinë botuese dhe në politikën shqiptare.

Tani e tutje do të jetë një “çudi e madhe” nëse botimet e shtëpisë “Albin”, që ka vënë tabelën e saj si reklamë mbi këtë “pirg plehu derrash” do të gjejnë përsëri vend në stendat e panaireve të librit, në raftet dhe vitrinat e librarive.

Spiro Dede pati mjaft kohë në dispozicion, i pashqetësuar nga viktimat e dashakeqësisë apo të papërgjegjësisë së tij, që të ndreqte diçka në dëmin që shkaktoi, për t’u shkarkuar me njëfarë dinjiteti nga një pjesë e fajit. Por, ai bëri të kundërtën. U krijoi kushte stallierëve ta shpërndanin “plehun e derrave” si një gjë të çmuar midis fanatikëve të PD-së e të katolikocentrizmit për të cilët edhe ishte prodhuar enkas ky pleh publicistik.

Prandaj, shpifjet që përmban libri i radhisim jo vetëm për të ndihmuar lexuesin të kuptojë poshtërsitë që bëhen por edhe si parashtrim elementesh akuzues si ndaj autorit dhe ndaj botuesit.

Në kopertinën e fundit të palo-librit shpifografi KM është paraqitur edhe më fantazëm se gjatë kohës që u shfaq në “Rimëkëmbja”. Poshtë portretit të tij gabel ka shkruar vetëm emrin e mbiemrin, vitin e lindjes (1966) ndonëse duket shumë më i moshuar (shpifologjia i plak para kohe njerëzit) dhe fjalët “gazetar, “jeton e punon në Tiranë”. Hiqet gazetar kur nuk shkruan në asnjë gazetë dhe nuk ka asnjë shkrim gazetaresk. Diçitura më e saktë për portretin e tij do të ishte “sharlatan, që ha, ndyn e shpif në Tiranë” sepse nuk dihet mirë se në sa kuzhina të qelbura lan kazanët e lëpin sahanët. Diarenë që ia shkaktojnë këto larje e lëpirje shkon dhe po e lëshon në zyrat e PD-së ku i mban oturakun Mujë Buçpapa.


Ja dhjetra shpifjet trashanike në 12 faqet thatanike ( 7-23)


Në radhitjen e shpifjeve u prish pak radha sepse u desh të ndalemi së pari tek faqja 30 ku botuesi kishte kuptuar më mirë gafën e vet. Tani duhet të rikthehemi tek 12 faqet e mëparshme (7-23). Janë 12 faqe sepse nga nxitimi për ta vënë palo-librin në qarkullim është bërë kapërcimi nga faqja 16 në faqen 19.

1. Shpifografi (KM) pretendon se “faktet e sjella në këtë libër mbi veprimtarinë e fisit Baleta si dhe mbi veprimtarinë e Baletës ... janë ba të dituna autorit prej bashkëfshatarëve, bashkënxanësve dhe bashkëstudentëve të Baletës, të cillët, për arsye që kuptohen, parapëlqejnë të mbeten anonimë, zgjidhje kjo të cillën autori e ka respektue...” ( kjo thuhet në shënimin 1 në faqen 316 por që ka të bëjë m faqen 11)

Qysh këtu del hapur poshtërsia dhe pafytyrësia e sharlatanit shqiptar, shpifografit KM, i cili shpifjet, gënjeshtrat dhe fallsifikimet e tij kërkon t’ua lërë në derë shumë njerëzve që nuk i përmend, që jam plotësisht i sigurt se nuk i di cilët janë, pasi nuk ka takuar asnjërin prej tyre. Asnjë bashkëfshatar, bashkënxënës ose bashkëstudent i imi nuk mund t’i thoshte ndonjë nga ato marrëzitë dhe gomarllëqet që ka shkruar shpifografi.

Poshtërsia, pra, është e dukshme. Shpifografi, KM, kërkon të bëjë sa më shumë bashkëfajtorë anonimë në poshtërsinë e tij për qëllime provokimi. Shpifografi nuk jep asnjë sqarim se si u njoh me këta njerëz, ku i takoi, vajtën ata tek ai, apo ka shkuar ai tek ata, në fshatin Guri Bardhë, në Peshkopi, në Moskë, në vendet balltike etj..

Është e pabesueshme që të kenë folur shumë veta, siç pretendon shpifografi, dhe të gjithë të jenë treguar kaq frikacakë sa të kërkojnë të mos u përmendet emri. Shpifografi bën një libër me qindra shpifje dhe nuk ka frikë ta botojë. Unë i njoh bashkëfshatarët e mi edhe ata më pak dashamirët ndaj meje, nuk do të thonin ato që shkruan shpifografi im. Bashkëfshtarët, bashkënxënësit dhe bashkëstudentët e mi janë njerëz që qëndrojnë shumë më lart nga burrëria, ndershmëria, fisnikëria, serioziteti, përgjegjësia për të thënë të vërtetën se sa një tip si Kastriot Myftaraj që i fyen ata në mënyrë të tillë të poshtër anonime. Myftaraj ka bërë një provokim të ndyrë që po të kalojë pa ndëshkimin e demaskimin e duhur në praktikën botuese në Shqipëri, mund të sjellë pasoja tepër të rënda për moralin shoqëror, rendin politiko-juridik dhe sjelljen qytetare.

2. Shpifografi flet për të kaluarën “e fisit Baleta” në fshatin Guri i Bardhë i Matit.

As në këtë fshat, as në Mat, as në Shqipëri nuk ekziston një “fis Baleta”. Shpifografi shkruan për “një fis” të tillë që të çorientojë lexuesin, të bëjë më të besueshme shpifjet e gënjeshtrat e tij monstruzoe dhe të poshtra.

Për dukurinë fisnore, konceptin e fiseve në trojet shqiptare nga lashtësia ilire e deri sot është shkruar shumë e me kompetencë nga shqiptarë e të huaj dhe nuk ka mbetur që këtë çështje ta sqarojë me sharlatanizmat e tij një shpifograf si Kastriot Myftaraj. Mjafton për lexuesin të studjojë dy faqe “Fiset” (20-21) nga libri i vyer i profesor Eqerem Çabejt me titullin “Shqiptarët midis Lindjes e Perëndimit” për t’u bindur për marrëzinë e Myftarajt kur shpif duke shpikur “fisin Baleta” ... .

Me këtë shpikje-shpifje shpifografi ka dhënë provën se nuk ka biseduar me asnjë bashkëfshatar timin nga Guri i Bardhë sepse askush nuk mund t’ia thoshte një gjë të tillë. Fshati Gur i Bardhë asnjëherë nuk ka qenë i ngritur mbi bazë fisnore. Ky koncept as që ekziston, as që kuptohet në këtë fshat. Në një fshat me mesatarisht 150 familje në kohë të ndryshme gjen 80 mbiemra të nndryshëm, nga ato tipikë katolikë, ose myslimanë, deri me tingëllim tipik latin, mbiemra që i ndesh në Kosovë, Dibër, Mat, Mirditë, Shkodër, Krujë, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Skrapar, apo si emra vendesh në Malt të Zi apo Kurvelesh. Një provë e pakundëërshtueshme për këtë është fakti i rrallë në Shqipëri se martesat bëheshin vetëm brenda në fshat dhe shumë rrallë, për arsye të veçanta, me fshatra të tjerë të Tiranës apo të Matit. Dihet se në shoqërinë e ngritur mbi konceptin e fisit, martesat duhet të bëhen detyrimisht larg vendbanimit të fisit, në fise të tjera. Shpifografi këto gjëra duhet t’i ketë mësuar edhe kur e kanë dërguar në Itali të mësonte zakonet e tiparet e katolikëve të Veriut të Shqipërisë sipas përpunimeve të bëra nga prifti katolik italian, antishqiptari Kordinjano.

Çdo bashkëpunëtor i imi nuk mund të fshihte nga detektivi Kastriot po të ndodhej para tij se në fshatin Gur i Bardhë gjithmonë ka patur vetëm një trung familjar me mbiemrin Baleta, që për herë të parë në vitin 1959, si rezultat i ndarjes së djemve të gjyshit tim u bënë dy familje dhe në vitet 1980 tri familje, siç janë edhe sot, familja e babait tim dhe dy xhaxhallarëve të mi. Shpifografi është shumë mistrec kur injorancën e tij ua servir lexuesve si argument për qëllime provokuese ndaj meje.

Në shkurt të vitit 1991, pikërisht në ditët kur unë merresha me punët e grevës së urisë së studentëve të Tiranës, që përfundoi me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, një grup i vogël bashkëfshatarësh të mi, në diktatin e egër të mikut tim familjar, Haxhi Lleshit, që kishte shkuar enkas për këtë në fshat, nënshkruan një letër mallkimi për mua, si renegat i PPSH-së dhe ia dërguan Komitetit të saj Qendror. Ajo letër, atëherë, është botuar në faqen e parë të “ZP”. Asnjë prej atyre njerëzve nuk ka shfaqur shenja shqetësimi edhe kur unë u bëra deputet i dy legjislaturave dhe kjo gjë nuk ka krijuar ndonjë rrjedhojë negative në fshat. Guri i Bardhë është fshat ku tradicionalisht dukuria e hakmarrjes së rëndomtë njerëzore ka qenë në nivele të ulëta, ku nuk ka vepruar dukuria e gjakmarrjes, apo zakoni i keq i shitjes së bajzave për martesë e një sërë dukurish jo të mira.

Është gënjeshtar e shpifës Kastriot Myftaraj kur do t’u lërë në derë bashkëfshatarëve të mi tiparin e keq për të folur e për t’u fshehur. Kastrioti është provokator i ndyrë ndaj tyre. Po të jetë i zoti le të shkojë në fshatin tim me eskortë tropojano-berishiane e jezuito-katolikocentriste dhe pa praninë time të thotë shpifjet në mexhlis. Jam i sigurt se do ta respektojnë edhe pse ka portret gabeli meqenëse edhe arixhinjtë atje janë kurdoherë të respektuar gjatë shtegtimeve të tyre. Por ama nuk do të pranojnë që t’u hedhë falle si ato që ka hedhur në libër për ngjarje që nuk kanë ndodhur në atë fshat dhe i trillon shpifografi Kastriot.

3. Shpifografi shkruan në faqen 13 të palo-librit : “Guri i Bardhë është pikë shumë strategjike në kufirin midis Matit dhe Dibrës në rrugën midis Dibrës dhe Tiranës”.

Përveç injorancës, kjo gjysmë-gënjeshtër e shpifografit, zblon edhe qëllimin e tij për të mashtuar lexuesit dhe për të përforcuar shpifjet e tjera të tij. Është e vërtetë se Guri i Bardhë ka qenë kurdoherë pikë e rëndësishme strategjike në rrugën e Arbrit, Durrës-Tiranë-Dibër e më tej. Por, Guri i Bardhë nuk ndodhet në kufirin midis Matit dhe Dibrës. Ai është në kufirin midis Matiti dhe Tiranës. Në rrugë këmbësore dhe karvanesh nga Tirana, nëpërmjet Shkallës së Tujanit dhe Qafës së Murrizës, mbrrin në Gurin e Bardhë për 7-8 orë. Guri i Bardhë lidhjet ekonomike i ka patur gjithmonë me Tiranën dhe në këtë kuptim mund të quhet malësi e Tiranës si Bastari apo Shën Gjergji. Injoranca dhe ligësia e bëjnë qesharak shpifografin Myftaraj edhe në këtë pikë.

4. Shpifografi gënjen kur shkruan se për politikanët e sotëm, që ai i numëron në faqen 7, nuk paska asnjë libër analitik për jetën dhe veprimtarinë e tyre.

Sapo e lexova këtë gomarllëk të shpifografit tërhoqa nga rafti menjëherë tri libra në kopertinën e parë të të cilave është vendosur një portret i Sali Berishës dhe mbajnë këta tituj: “Berisha përmes kasandrave” (autor Fahri Balliu ); “Berisha nuk ka gabuar” (autor Vezir Leka Borshi); “PD-ja dhe çështja kombëtare” (autor Mujë Buçpapa). Në këto libra panagjeristët e Berishëss kanë shkruar thasë me gjepura që nuk i ngre kandari për ta mburrur idhullin e tyre. Madje, njëri nga ata, Borshi, mëkatet e rënda të Berishës i minimizon fare duke i quajtur thjesht “shmangie” dhe duke sajuar tezën se” shmangiet nuk përbëjnë gabim”. Kurse faktet thonë se Berisha ka bërë shpesh shmangie të atilla që janë faj i rëndë dhe krim në dëm të shtetit dhe të kombit.

Pse, pra, orvatet shpifografi të bëjë të paqenë edhe libra të tillë si “Berisha përmes kasandrave”, ( disa ironizojnë me këtë titull duke e ndryshuar në “Berisha nëpërmjet skafandrave”) që për më tepër u shkrua në vitin 1996 për të përgatitur rizgjedhjen e Berishës president dhe u botua me financimin e fondacionit piramidal Xhaferi. Pjetër Arbnori, bashkëpunëtori i ngushtë i Berishës, edhe në emisionin e datës 22 shkurt 2002 në emisionin “Zëri i Amerikës” të Telenorbës e sulmoi ashpër, seriozisht dhe jo për humor, fondacionin Xhaferi.

Për Ibrahim Rugovën është botuar në Francë në vitin 1994 libri “Çështja e Kosovës” si bisedë e dy gazetarëve francezë me presidentin e Kosovës. Ky libër ka edhe një parathënie të gjatë nga Ismail Kadare ku ai i thur elozhe Ibrahim Rugovës. Në Kosovë, Bardh Hamzaj ka botuar librin “Rrethimi për luftën dhe lirinë”, ku flet për jetën dhe luftën e Ramush Hajredinaj, njërit prej treshes së madhe partiake të Kosovës së sotme. Agim Zogaj, ka botuar librin “Dëshmi për rrugën e lirisë” që i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Naim Malokut, një partiak, tani jo më aq i rëndësishëm në Kosovë. Ernest Luma dhe Skënder Krasniqi kanë shkruar librin “Kështu bëri Tahir Zemaj”, për të denigruar njërin nga ushtarakët që komanduan në rradhët e forcave ushtarake të Qeverisë së Kosovës. Në këtë libër flitet shumë edhe për lidhjet e kontrabandistit Kadriovski me shërbimet sekrete jugosllave. Edhe Tahir Zemaj ka bërë libra si kundërpërgjigje e librit të mësipërm. Në Shqipëri, Moikom Zeqo ka botuar librin “Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare”.

Madje edhe për mua ekziston një libër i përgatitur, i botuar dhe i promovuar në Prishtinë në shkurt të vitit 1998,(një javë para se të filonte ofensiva milosheviçiane), nga gazetari i “Rilndjes” dhe i “Bujkut”, Bajram Kabashi. Është një libër prej 300 faqesh me titull “Baleta më ka thënë”: Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”. Në libër pasqyrohen biseda për çështje politike të bëra nga shtatori i vitit 1996 deri në shtator të vitit 1997. Gazetari ka bërë kujdes që përveç pikëpamjeve politike, të pasqyrohet dhe një jetëshkrim i imi. Shpifografia që botohet tani nga Kastriot Myftaraj është edhe një reagim i vonuar i dikujt tjetër ndaj këtij libri që përmban shumë kritikë për politikën, vijën dhe rolin politik të PD-së dhe të Sali Berishës dhe nxjerr në pah rrjedhojat e rënda që u sollën Shqipërisë e shqiptarëve Berisha e PD me politikën e tyre.

Pra. Kastriot m.... mund të ketë të drejtë vetëm nëse pretendimi i tij merret në një kiptim specifik, në rast se ai ka dashur të thotë se për asnjë politikan shqiptar deri tani nuk është bërë një shpifografi voluminoze në formë libri, siç ka bërë ai për Abdi Baletën dhe Hysamedin Feraj. Në këtë kuptim ai është shpifografi i parë i shquar në Shqipëri. Ndërsa, z. Feraj dhe unë, jemi njerëzit e politikës për të cilët ata që merren me provokimin politik kanë planifikuar botim shpifografie në formë libri.

Me shpifjet, falsifikimet, shtrembërimet, që ka bërë shpifografi Kastriot, e ka bërë edhe më të ngutshëm ribotimin e librit të Bajram Kabashit edhe këtu në Tiranë, që njerëzve t’u rikujtohet ajo analizë e politikës dhe e veprimtarisë së PD e Berishës, që e kemi bërë në të kaluarën, meqenëse mbështetësit kryesorë politikë të teorizimeve antikombëtare që bën Kastriot Myftaraj, po dalin pikërisht PD-ja dhe njerëzit e Berishës.

5. Ai amerikani fantazëm, pa emër, pa portret të qartë, pa mision të shpallur këtu në Shqipëri, që paska rënë në dorë të Kastriot Myftarajt për të shëtitur në libraritë e Tiranës (në qoftë se ekziston me të vërtetë dhe nuk është fantazëm në kokën e Kastriotit) paska qenë shumë fatkeq. Ata të Qendrës Stefan duhet të kujdesen më shumë kur u gjejnë shoqërues vizitorëve që vijnë në linjën e tyre në Shqipëri. Po të bien në dorë shoqëruesish si Kastrioti, ata amerikanët sigurisht do të thonë se “analitikët shqiptarë e kalojnë kohën dhe i shpenzojnë honoraret e fituara nëpër kafenera sepse ky është vendi ku punon Kastrioti”, i cili ka bezdi, madje urrejtje të madhe për njerëz si puna ime që nuk shkojnë nëpër kafenera, nuk organizojnë konferenca shtypi tri herë në ditë si Berisha, nuk dalin në ekranet e televizioneve nga 4-5 herë në ditë si politikanët “e partive të mëdha”, por qëndrojnë në banesën e tyre dhe shumicën e kohës e kalojnë me lexime dhe shkrime. Brumbulli i skutave ku grumbullohen plehra të politikës dhe i kafeneve ku thuren gjepura, Kastriot Myftaraj, nuk e duron dotmënyrën time të punës, madje ka marrë përsipër ta njollosë atë publikisht me shpifjet e tij. E kam pas vënë re me kohë që atë e torturonte kjo mënyra ime e punës sepse kur vinte për të sjellë ndonjë artikull në banesën time, ky sypërmbysur, vështronte vetëm këpucët e veta, dhe nxitonte të largohej sa më parë.

6. Pasi nxit dikënd me qortimin se qenka i vonuar në kryerjen e akteve rrugaçërore kundër meje, si për shembull thyerjen e xhamave kundër apartamentit tim, edhe pasi ua ka dhënë koordinatat, Kastrioti, si uriahip i gazetarisë, më kujton se mua nuk më ka ndodhur si Azem Hajdari. Mirëpo ka harruar të shpjegojë përse mendon se “ky nder i madh” më takuaka mua përpara se Berishës, Mujë Buçpapës, Elez Biberajt, Fahri Balliut, Mero Bazes, Mehmet Elezit, Fatmir Mediut, Bardhyl Londos apo edhe vetë Kastriotit, se tashmë edhe ky është bashkëngjitur në këtë grup gjëmëmëdhenjsh si një shegert i vogël.

Kastrioti, sigurisht, nuk i ka mendime të tijat por fjalë që ia kanë thënë ato “burimet e tij agjenturoree misterioze”, të cilat ai për një maskim të keq i quan gjithmonë Perëndimore kur shihet se ato janë ballkanike (me përjashtim të Internacionales së Zezë) se unë e paskam mbushur kupën më shumë se çdo politikan në Shqipëri si “figurë kontradiktore, misterioze, interesante dhe unike në politikën shqiptare”. Me këto vlerësime, që mburret se i ka marrë nga agjenturat e huaja, Kastriot m.... mendon se e ka përligjur plotësisht vendimin që të shkruhet shpifografia ime.

7. Jo për efekt të mbështetjes së ndonjë akuze të mundshme ligjore, por për demaskim publik të shpifologjisë ku përpëlitet Kastrioti theksoj se ai vetëm shpif, pasi unë nuk jam aspak figurë misterioze dhe kontradiktore. Unë kam vepruar gjithnjë haptazi, kam shkruar pa pseudonime, kam folur publikisht, kam përmendur gjithnjë emra konkretë njerëzish, i kam shprehur hapur fare, madje disa mendojnë skajshëm dhe me egërsi qëndrimet dhe tezat e mia, të cilat nga shumica e njerëzve konsiderohen konseguente dhe intransigjente. Në qoftë se do të quhem unë figurë kontradiktore dhe misterioze, atëherë çfarë mund të thuhet për Sali Berishën, që i ndryshon mendimet e qëndrimet nga tri herë në ditë, që kurrë nuk ka mbajtur fjalën që ka thënë, që kurrë nuk ka përmbushur premtimin që ka bërë, që ka kaluar shpesh nga njëri ekstrem në tjetrin, që ka prerë në besë e lënë në baltë shumë nga ata që e kanë mbështetur sinqerisht dhe ka luftuar egërsisht pikërisht ata që e kanë mbështetur sinqerisht, për të bërë pazarllëqe me ata që i sulmonin. Ç’mun të thotë vallë Myftaraj për tutorin e tij të tanishëm Mujë Buçpapa, që merret papushim me intriga të vogla e porvokime të pështira? Këto po i shkruaj më tepër që të marrin vesh panagjeristët e Berishës se i bëjnë keq dhe jo mirë ustait të tyre kur nxisin tipa si Myftaraj të shpifë për të tjerët.

Ata që e urdhërojnë Kstriotin të shpifë kaq ndyrë për mua i tërbuaka dhimbshëm që unë qenkan “figura më unike e politikës dhe e publicistikës shqiptare”. Unë njoh shumë prej tyre që prej vitesh janë munduar të më bëjnë edhe mua si veten. Por, nuk më bënë dot dhe nuk do të bëhem. Kur ata venë njerëz si Kastrioti të shpifin për mua, nuk do të arrinë gjë tjetër vetëm të kundërtën e asaj që dëshirojnë. E provuan Berisha me Meksin që nëpërmjet shegertëve të tyre të më bënin shantazhe e të më thyenin në vitin 1994, por nuk patën sukses. E provuan edhe në vitin 1996, kur përdorën tamam si sigurimsa çështjen Kabila për të më mënjanuar nga jeta politike duke sajuar dhe vënë në ligj dispozita të ndyra ligjore. E përdorën fëlliqshëm dhe turpshëm dokumentacionin arkivor, ku siç mësoj tani nga shkrimi i Agim Shehut paskan qenë edhe duart e ndyra të bashkëshortes së Aleksandër Meksit, se mos gjenin ndonjë gjë më të fortë se çështja Kabila. I keqpërdorën si njerëz pa dinjitet edhe pjesëtarët e Komisionit Mezini dhe të Gjykatëës së Kasacionit ku drejtonte Avni Shehu, por nuk më thyen dot.

Kurse unë në vitin 1997 i dola në krah Berishës dhe PD-së sepse këtë e kërkonte interesi i Shqipërisë, sepse këtë e kërkonte mbrojtja e parimeve dhe e të vërtetës. Më 18 shkurt 1997, pra 10 ditë para se të shpërthente revolucioni i Vlorës, nëpërmjet gazetës “Albania” i kam shprehur Berishës mendimet e mia se ç’duhej të bënte në atë situatë të rëndë për Shqipërinë dhe për të, duke filluar me zëvendësimin e Qeverisë së Aleksandër Meksit. Le t’i marrin njerëzit dhe t’i lexojnë prapë ato sugjerime. Por, Berish as nuk ka ditur e as do të mësojë të velrësojë ndonjë gjë sipas parimeve, t’i bëjë gjërat sipas të vërtetës dhe të së drejtës. Për Berishën e mirë është fjala e këndshme për veshët e tij, jo fjala e drejtë. Për Berishën në politikë, perëndi është makinacioni. Prandaj, pranë tij gjejnë gjithmonë strehë dhe lulëzojnë njerëzit e veseve si Mujë Buçpapa, që pastaj gjejnë dhe tërheqin të tillë si Kastriot Myftaraj të lindur për poshtërsira dhe ligësira. Në Telenorba të datës 22 shkurt 2002, edhe Pjetër Arbnori me marifetet e tij e tha se është dobësia e Berishës për ta rrethuar veten pikërisht me ato njerëz që nuk duhet.

8. Shpifografi shkruan se Baleta “edhe pse i ngujuar në shtëpinë e vet” është gjithandej i pranishëm jo vetëm nëpërmjet shtypit por edhe nëpërmjet të dërguarve të tij që përcjellin fjalët e tij në seli partish, kafeteri, redaksi gazetash, ambasada ... (fq. 9).

Do të thoja më lumtë sikur të ishte vërtetë kështu. Por, ato gjëra që bëjnë të tjerët shpifografi me qëllim të keq i regjistron në aktivitetin tim politik. Rreth meje nuk ka aspak njerëz të tillë. Unë shumë rrallë shfaqem në ndonjë ekran televizioni dhe vetëm kur më ftojnë. Madje refuzoj edhe ftesa për të dalë në televizion. Këtë mund ta dëshmojë fare mirë pronari i TV Shijak, i TV Dardania e ndonjë tjetër. Shkruaj kryesisht në të përjavshem “Rimëkëmbja”, ndërsa në shtypin tjetër pothuajse aspak. Edhe Kastriot Myftaraj, kur bashkëpunonte me mua, në kafene “Aroma” nuk ka shkuar me rekeomandimin tim, por ka shkuar me porosinë e atyre që e kishin dërguar të fillonte punën mynafike për të mbjellë grindje midis meje dhe ndonjërit nga bashkëpunëtorët e mi. Ashtu si në shtëpinë time, edhe në kafe “Aroma” apo në redaksitë ku bashkëpunoj unë (revista “Koha” dhe “Bota Sot”) Kastriot Myftaraj kishte për mision të depërtonte nëpërmjet meje që të vazhdonte veprimtarinë e tij prej “spiuni birucah dhe vrasësi me pagesë” në publicistikë. Është spiunomania që ka lëshuar rrënjë të thella në mjediset e PD-së dhe pasioni i Berishës për të urdisur intriga e futur pyka në çdo parti e shoqatë, për të futur molat e veta në çdo redaksi, që i bën të kërkojnë huqe të tilla edhe tek ne dhe të ndërsejnë njerëz si Kastrioti të shkruajnë të tilla shpifje.

9. Shpifografi gënjen kur thotë se zgjodhi vetë Baletën dhe Ferajn si objekt të shpifografisë së tij. Ai, në palo-librin e tij, shumë shpesh ka tjerrë trashë të njëjtin lesh të palarë që ka krehur propaganda e PD-së kundër nesh, duke shtura vetëm disa vulgarizime gjatë tjerrjes. Shembull i qartë është pjesa e titulluar “Denoncimi i Kabilës” *fq. 21-23). Këtu, së pari, gënjen se unë, pas kthimit në vitin 1961 nga Moska në “Fakultetin e shkencave politiko-juridike” të Universitetit të Tiranës vazhdova studimet “për specialitetin që kisha në Moskë, marrëdhënie ndërnacionale” (në shqip perdoret termi “marrëdhënie ndërkombëtare” e jo “ndërnacionale”). Në atë kohë unë studjova në fakultetin e shkencave politike. U diplomova si gjithë të tjerët “jurist”. Gjatë viteve të punës në diplomaci, sidomos në OKB jam specializuar për të drejtën ndërkombëtare. Kam qenë disa vite pedagog i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin tashmë të shkencave politiko-juridike (1987-1995), nga ku më hoqën për hakmarrje politike edhe si pedagog i jashtëm lakejtë e Sali Berishës. Prandaj, Kastrioti të mos fyejë askënd si “lakej të Baletës” kur ata i përmendin këtij lakeu të Buçpapajt fakte të vërteta për lidhjen time me specialitetin tim të së drejtës ndërkombëtare.

10. Shpifografi po në këtë pjeë të titulluar “Denoncimi i Kabilës” ka vënë fjalinë “Ka pasun një debat të gjatë mbi atë nëse ka qenë ose jo Baleta agjent i Sigurimit të Shtetit”. Nuk ka pasur asnjë debat të gjatë për këtë por një shpifologji të gjatë nga drejtues të PD-së, xhelozë, cmirëzinj e pse jo edhe të implikuar në veprimtarinë agjenturore për të më portretizuar mua si njeri i sigurimit.

Më flagrant ka qenë veprimi i bërë nga presidenti Sali Berisha në verën e vitit 1993 kur thirri Agron Çikën, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, dhe i tha “largohu nga Abdi Baleta se është bashkëpunëtor i sigurimit”. Kundërshtimi i Agronit për ta pranuar këtë si të vërtetë pa u bindur me prova e bëri Berishën t’i premtonte një takim midis të treve. Berisha nuk e mbajti fjalën. Më 5 shtator 1993 në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së në sallën e Muzeut Historik, i jam drejtuar Berishës, pranë të cilit ishte kryeministri Meksi, se ai që kishte të dhëna se unë isha njeri i Sigurimit të fliste hapur ose ndryshe do ta konsideroja atë njeri të Sigurimit. Berisha heshti. Dhe Meksi heshti. Të tjerët që nuk dinin përse bëhej fjalë heshtën. Vetëm Agron Çika në sallë vuri trishtueshëm buzën në gaz. Pastaj lakejtë e Berishës e kanë përsëritur akuzën në shumë mënyra, kurdisën provokimin në shtypin e PD-së, nën pseudonimin “Vëzhguesi”, që tani besoj se është Mujë Buçpapa sepse vetëm ai ka mbetur në “RD” nga gazetarët e asaj kohe dhe në palo-librin e Myftarajt përsëriten të njëjtat përralla.

Në verën e vitit 1993 (më saktë në qershor) Sali Berisha arriti të mposhte grupin parlamanetar të PD-së ku ndeshej deri atëherë me rezistencë të madhe dhe shpesh i prisheshin manovrat që kurdiste vetëm në shërbim të zgjerimit të pushtetit personal dhe të dallavereve me kundërshtarët. Mposhtja e grupit parlamentar erdhi si rezultat i hapjes në fshehtësi nga Berisha të dosjeve të secilit, që u përdorën për presione në mënyrë konfidenciale. Këtë deshi të bënte edhe me mua. Kastrioti është një shegert i vonuar që llapaqençe hedh në publik sërish të njëjtat poshtërsi.

Për të mashtruar lexuesin, shpifografi Kastriot hedh gënjeshtrën se “Të gjithë funksionarët diplomatikë shqiptarë jashtë vendit, në periudhën e diktaturës komuniste, ishin dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit”. Po t’i kërkohet ta vërtetojë këtë me prova konkrete ai nuk do të gjejë dot, sepse nuk ishte ashtu. Të mos shpresojë se mund t’i vejë në ndihmë ndonjë dekaratë spekuluese që kanë bërë në këtë frymë liderë të caktuar të PD-së apo ndonjë shkrim jo shumë kohë më parë i Mehmet Elezit, të cilin unë e kam kundërshtuar publikisht qysh në kohën e botimit.

11. Pas shpifjes “në parim”, shpifografi mbërrin tek shpifja konkrete , referenca në shkrimet e botuara në vitin 1994 në gazetën “RD” për çështjen e studentit Pol Kabongo që 30 vite pas largimit nga Shqipëria (i dëbuar) u bë president i Republikës së Kongos, Loran Kabila. Në vitin 1994, pas provokimeve që bënte “Vëzhguesi” në “RD” kam kërkuar të lexohej në parlament relacioni që kisha bërë unë në vitin 1964 për qëndrimin disamujor në Shqipëri të studentit kongolez, Pol Kabongo, me të cilin banoja në një dhomë dhe kujdesesha për të në të gjitha drejtimet (siç nuk jam kujdesur as për vëllezërit) meqenëse isha i ngarkuar nga Dekani i Fakultetit dhe Rektorati i Universitetit.

Në atë seancë të Kuvendit Popullor kam deklaruar se do ta quaja jo shqiptar cilindo koleg që do të mendonte se ka vepruar atëherë gabim ose si fakt që më bënte “agjent sigurimi”. Ata që nxisin këtë propagandë kundër meje, dhe unë besoj me siguri vetë Berisha, nuk patën guximin politik të sillnin relacionin e ta lexonin, siç nuk kishin patur më parë guximin të sillnin e të lexonin sipas kërkesës sime dëshminë time në gjyqin e Nesti Nases.

Ata ishin të interesuar vetëm për të spekuluar me këto gjëra në errësirën e kabineteve të tyre presidenciale, kryeministrore e ministrore dhe të ndërsenin lehaqenët e tyre kundër meje.

Në vitin 1996 pikërisht me këtë gjë spekuluan për të vënë një pikë të veçantë normative ligjore se nuk duhet të të figurojë emri në ndonjë regjistër të sigurimit që të quhesh i përshtatshëm për të kandiduar deputet. Kjo ishte pika që synonte direkt mua. Sipas Arian Starovës truri elektronik për ligjet ka qenë Aleksandër Meksi. Sipas gjeneral Agim Shehut, Aleksandër Meksi, për të bërë punë të tilla të poshtra të karakterit agjenturor kundër politikanëve shqiptarë të kohës së demokracisë paska veshur police gruan e tij, të cilën e paska futur për hafijellëk pikërisht në arkivat e Ministrisë së Brendshme që të zbardhte figurën e nxirë të Aleksandrit e të nxinte figurat e atyre që nuk i pëlqen biri i oficerit grek. Unë, natyrisht, isha një nga të vënët në shënjestër të Meksit se kisha kundërshtuar politikën e “bashkim-vëllazërimit” shqiptaro-grek. Kur ia kam thënë një herë duke pirë kafe në parlament se babai i Aleksandrit ishte kryetar i komisionit për tekstet greke të shkollave të minoritetit vetëm u kapërdi duke u shtirë se nuk e dinte këtë fakt.

12. “Abdi Baleta, matjani me pozitën më të naltë gjatë regjimit komunist....” përrallis shpifografi. Do të isha natyrisht i lumtur të ishte kështu. Por ja që nuk është as për lumturinë time, as për kënaqësinë mesfistofelione të shpifografit, sa injorant aq dhe i poshtër kur shpif.

Mati nën regjimin komunist,megjithë diskriminimin e tmerrshëm që i bëhej nga labokomunizmi, ka pasur të tjerë para meje dhe me pozita më të rëndësishme. Nga Mati ka pasur edhe deputetë, edhe ndonjë sekretar të parë partie në rrethe e anëtarë të KQ të PPSH, edhe ndonjë zëvendës-ministër, edhe ndonjë ushtarak të rangjeve të larta, deri komandat i flotës luftarako-detare të Shqipërisë. Një matjan Et`hem Baarhani ka qenë anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, pra pjesë e kreut kolektiv të shtetit. Unë kam qenë i pari matjan i emëruar ambasador dhe vetëm kaq. Për Matin kjo ka qenë gjë shumë e mirë. Për mua fat e nder i madh. Edhe për Shqipërinë nuk ka qenë humbje, por fitim. Madje edhe shpifësit e sotëm qar kanë se kanë me çfarë të merren.

13. Shpifografi shpif se A.Baleta ka qenë “i katërmbëdhjeti në listën e gegëve që arritën pozita të nalta gjatë këtij regjimi”. Është një shpifje e poshtër që synon të fallsifikojë faktet historike për një periudhë mjaft të gjatë të shtetit tonë. Do të ishta përsëri i lumtur që unë, i lindur në vitin 1941 dhe i përfshirë në jetën nënpunëse të vendit vetëm në vitin 1964, të kisha arritur të isha i katërmbëdhjeti gegë në pozitë të lartë në shtet. Kur poshtërsia ia zë sytë, ia gangrenizon trurin shpifësit edhe shpifjet dalin shumë qesharake. Nga Gegëria, pra nga ¾ e trojeve etnike shqiptare gjatë regjimit komunist në Shqipëri vërtetë nuk kishte sa duhej njerëz në pozita të larta, sepse këto i mbante për vete labokomunizmi, por gjithsesi ka patur shumë gegë në të tilla pozita. Qysh në Komitetin Qëndror Provizor të PKSH që doli nga mbledhja themeluese më nëntor 1941, nga 7 anëtarë 4 ishin gegë (Gjin Marku, Ramadan Çitaku, Tuk Jakova, Qemal Stafa) trëe të tjerët ishin Enver Hoxha, Koçi Xoxe dhe Kristo Themelko ( shule). Në Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942, dhe në organet që dolën prej saj pati një numër gegësh: Ndoc Çoba, Kasem Qafmolla, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja, Abaz Kupi etj. Në shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional – Çlirimtare që u formua në Labinot në korrik të 1943 ishin një numër i madh gegësh: Myslym Peza, Spiro Moisiu, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani (Baba Faja), Mustafa Gjinushi, Dali Ndreu.

Në organet më të larta të regjimit komunist pas çlirimit të vendit (pra në Byronë Politike të KQ të PPSH, në Qeveri, në Presidium të Kuvendit Popullor) ka pasur një numër jo të vogël gegësh si Tuk Jakova, Ramiz Alia, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi, Muho Asllani, Hajredin Çeliku, Xhaferr Spahiu, Xhemal Dymylja, Besnik Bekteshi, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Iljaz Reka (Kryetar i Kuvendit Popullor), Et1hem Barhani, Pirro Dodbiba, Sami Baholli (Sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor), Gjin Marku, Dali Ndreu, (ushtarakë të lartë) etj., etj. Nëse do të radhisnim emrat e ministrave, anëtarëve të KQ të PPSH e funksioneve që barazoheshin me to lista i afrohet numrit rendor 100.

Nëse do të shtonim rangje funksionesh më të ulët, por gjithsesi më të larta se pozita e një ambasadori atëhere lista do të kishte edhe qindra emra të tjerë . Kështu megjithë gradimin që po më bën shpifografi im tani, duke më caktuar vendin e 14 në listën e gegëve që kanë zënë funksione të larta nën regjimin komunist gjysëm-shekullor unë nuk mund të ndjejë asnjë kënaqësi. Përkundrazi ndjej neveri për këtë “servilizëm” të shpifografit tim. Unë do të jem i lumtur edhe sikur në këtë listë të zë vendim 214, .... 314, ..... 414 .... e më poshtë.

Ndjej neveri për këtë shpifograf, për ata që shpërndajnë librin e tij sepse përpiqen të falsifikojnë historinë e Shqipërisë, të pickojnë me kicat e tyre helmues ndjenjat e gegëve të nënvleftësuar e të diskriminuar në masë jo të vogël gjatë sundimit labo-komunist.

Këto nepërka që duan të përhapin vetëm helmin e grindjes midis shqiptarëve hiqen për gegomëdhenj jo sepse duan të rivendoset harmonia ndërshqiptare edhe në këtë fushë, por sepse duan t’i maisin më tej disa probleme ndërkrahinore dhe të çojnë në vend porosinë që u ka dërguar edhe tani vonë presidenti i Jugosllavisë Koshtunica që Shqipëria të bëhet qendra e konflikteve në Ballkan. Buçpapistët e PD-së janë vënë kokë e këmbë në shërbim të kësaj strategjie të Koshtunicës. Ata e kanë ndërsyer zagarin e tyre shpifografin tim që të leh siç leh në palo-librin “Nacional – islamizmi shqiptar.....”.

14. Shpifografi edhe ditëlindjen time 18 prill 1941 kërkon ta kthejë në njollë e mallkim politik për mua. Sipas tij unë nuk mund të shpëtoj nga “mëkati im fillestar” që “u linda bash në kohën kur Miladin Popoviçi dhe Enver Hoxha po punojshin për me krijue partinë, ku më pas ai (unë A.Baleta) do të futej për me ba karrierë të madhe”.

Ka shumë mundësi që shpifografi im në kokën e tij të ketë bluar edhe mendimin se Enver Hoxha dhe Miladin Popoviçi, vetëm pasi morën vesh nga zogjtë e malit se në Gur të Bardhë të Matit ka lindur Abdi Baleta e shpejtuan punën për formimin e PKSH që të vendosej sa më parë komunizmi në Shqipëri dhe të përgatitej terreni për karrierën e madhe këti djali çudibërës (ëondër kind – meqënëse shpifografi im i ka qejf fjalët e huaja). I gjori unë çfarë shpifografi marroq më ka takuar për pjesë që të kem. Sipas këtij shpifografit tim sharlatan deri atje ku nuk mban peshë kandari i rrenave dhe ujë pilafi i poshtërsive të gjithë ata që kanë lindur në vitin kur Miladini dhe Enveri bënë partinë duhen rregjistruar në listën e “të mallkuarve politikë”. Sipas kësaj antilogjike kastriotmuftarse edhe te ata që kanë lindur në kohën kur shkonte drejt pushtetit partia e Enverit dhe e Miladinit, edhe ata që erdhën si mysafirë me anë të lindjes në truallin shqiptar në kohën që sundonte Enveri dhe Partia e tij, janë të “mallkuar politikë”. Po Kastrioti vetë kur ka lindur? Po buçpapistët e salistët e PD-së në ç’kohë e kanë parë diellin dhe kanë lëshuar britmat e para të skllavit të jetës takesore?!

15. Shpifografi im marroq Kastriot Myftarajt dalldis edhe më keq kur shkruan se unë kam lindur komunist sepse zbulon “koincidencën e faktit kurioz e ironik që kur linda unë nuk kishte asnjë komunist matjan midis rreth 200 komunistëve të përçamë në katër pesë grupe”.

Dhe sipas këtij “zbulimi...” të Katsriot m...... për të kompesuar këtë “mangësi matjane” të komunizmit në Shqipëri, Providenca më kishte dhënë mua dokumentin e anëtarësisë në Partinë Komuniste qysh pa lindur dhe kishte nxitur Enverin e Miladinin ta krijonin PKSH disa muaj pas lindjes sime. Çudi e madhe si nuk u bëra të paktën anëtar i Byrosë Politike të kësaj partie, kur u rrita por mbeta deri në rangun e një ambasadori?!

Besoj se Kastrioti m.... shpif e falsifikon historinë e komunizmit në Shqipëri dhe të Shqipërisë kur shkruan se midis 200 komunistëve të parë shqiptarë nuk kishte asnjë matjan. Më mirë këtë gjë mund ta sqarojnë historianët në bazë të historive që janë shkruar, ose të dokumentave që ekzistojnë e nuk janë përdorur ende. Mati ka historianë dhe u bie barra atyre të mos lenë pa ekspozuar në dritën e të vërtetës “ironinë e shpifjeve” të Kastriotit. Por me sa di unë ka patur matjanë e dibranë që ishin të lidhur me grupin komunist të Shkodrës, apo të të rinjve. Me sa di unë matjani Beqir Minxhozi, ka qenë qysh herët një bashkëpunëtor i ngushtë i Qemal Stafës.

Fati im i keq që të kem një shpifograf kaq sharlatan që më turpëron para atyre matjanëve që kanë qenë të lidhur me komunizmin pa lindur unë.

16. Shpifografi im ka bërë një provokim të ndyrë kundër tërë Gegërisë kur trillon se ndër komunistët e parë shqiptarë, komunistët gegë mund të numëroheshin me gishta dhe se “kjo asht nji statistikë që e nderon Gegëninë dhe posaçnisht Matin”. Është nji djallëzi e ndyrë, që të mohojë pjesëmarrjen e Gegërisë në ato proçese që i vunë vulën jetës kombëtare e shtetërore në Shqipëri për gjysëm shekulli.

Edhe nji dredhi për të përligjur me anë të kthimit të argumentave kokëposhtë se labokomunizmit i takonte të sundonte në Shqipëri, pasi Gegnia kishte qenë “reaksionare”. Është një aplikim në Shqipëri në vitin 2001 i asaj teorie që kanë përdorur komunistët serbë në Kosovë se shqiptarët kishin bashkëpunuar me armikun, ishin të gjithë ballistë, prandaj duheshin ndëshkuar. Është një huazim nga propaganda greke se gjithë çamët ishin me gjermanët, prandaj e meritonin dëbimin nga Çamëria. Gjoja se po zbulon një meritë të Gegërisë, Kastriot m...... kërkon të falsifikojë realitetin ashtu siç përpiqen t’i fallsifikojnë dhe maniakët katolikocentristë

Përsa i përket pranisë e ndikimit të komunizmit në trevat veriore të Shqipërisë dihet publikisht se Grupi Komunist i Shkodrës, me në krye Zef Malën, ishte e vepronte paralelisht me atë të Korçës, e kishte më shumë shtrirje se ai. Dihet se proçesi gjyqësor u bë kundër Grupit Komunist të Shkodrës. Dihet se ky grup e quante veten edhe PKSH. Dihet se Grupi i Korçës u bë dominues në lëvizjen komuniste shqiptare vetëm kur Miladini e Dushani zgjodhën Enverin si veqilin kryesor të PKJ dhe parapëlqyen Grupin e Korçës ku dominonte plotësisht elementi ortodoks dhe me prejardhje etnike jo shqiptare.

Edhe në këto rrethana , edhe në kushtet kut Mati i takonte të ishte plotësisht monarkist, përsëri në Mat qysh herët filloi organizimi i strukturave komuniste dhe atje veproi një nga komunistët e parë të Shqipërisë , krutani Mustafa Kaçaçi.

Prandaj Mati duhet ta menderosë “nderin” që po i bën Kastriot m..... duke i mohuar veprimtarinë komuniste në Mat, vetëm se i kanë dhënë porosinë të shpifë se komunizmi në Mat lidhet me familjen e Abdi Baletës dhe me ditëlindjen e këtij.

17. Shpifografi im Kastriot m.... diskriminimin e pamohueshëm që u ka bërë gegëve sundimi labo-komunist përpiqet ta ekzagjerojë deri në përmasat e “genocidit brenda shqiptarëve”, sepse ka për mision sllavo-grek të nxisë midis njerëzve të të njëjtit komb atë urrejtje dhe atë prirje për konfliktet e brendëshme që kërkon e trumbeton si politikë zyrtare presidenti jugosllav Koshtunica.

Prandaj ky Kastriot m.... dhe ata që grumbullojnë diarenë e tij në uturakun politik e propagandistik në zyrat e PD-së kanë zgjedhur A.Baletën si objekt sulmi, si njëri nga 0,01% i gegëve që kanë përfituar nga sundimi “toskë-komunist” për të helmuar shpirtin e gegëve të tjerë me urrejtje kundër toskëve se gjoja 99,99% e gegëve paskan jetuar nën rregjimin e aparteidit dhe i qënkan nënshtruar genocidit.

Kjo nuk është as punë e kastriotmyftaraçe, por është një metodë e re djallëzore e konspiracionit sllavo-greko-ortodoks e jezuito-katolikocentrist për të helmuar sa më shumë mendjet e shqiptarëve që t’i hedhin deri në luftë vëllavrasëse kundër njëri-tjetrit (gjithnjë siç e kërkon Koshtunica).

Kastriot m.... po përdor tani në palo-librin e tij termin “komunizëm tosk”. Pra vazhdon atë punë djallëzore që bënte qysh kur shkruante në “Rimëkëmbja” për ta denatyruar termin “labokomunizëm”. Fillimisht këtë e bëri duke përdorur termat “areali labo-vllaho-ortodoks” të cilat edhe ne ia lejuam në gazetë, por duke ia vënë qartë në dukje se ishte koncept i gabuar në pikëpamje shkencore dhe i dëmshëm në pikëpamje politike. Tani provokatori Kastriot m.... bën edhe një hap më tutje në poshtërsitë e tij, për ta ndarë komunizmin në Shqipëri sipas dialekteve gegë e toskë, sepse qëllimi i tij është që përçarja të bëhet në tri vija paralele: fetare (të krishterë e myslimane, katolike e ortodokse), dialektore (toskë e gegë) e vështruar dhe si ndarje krahinore më e madhe dhe politike (jugu komunist, veriu antikomunist) e përforcuar kjo me “komunizëm tosk” dhe komunizëm i vërtetë e komunizëm i rremë.

Para se të bënte këto manovra të fundit Kastriot m.... katolikocentristët në Shkodër janë përpjekur që në Shqipëri komunizmin ta ngjyrosin me bojëra fetare duke sajuar “komunizmin – islam – bizantin” i pranueshëm vetëm tek ortodoksët e myslimanët kryesisht në Jug të Shqipërisë dhe duke reklamuar “pastërtinë nga komunizmi në veri në sajë të katolikëve”.

18. Në paragrafin e tretë të faqes 11 të palo-librit të Kastriot m..... fillon një seri shpifjesh nga më të poshtrat dhe njëkohësisht më idiotesket jo vetëm kundër meje, por kundër tërë njerëzve që në Shqipëri kanë mbiemrin Baleta, sidomos kundër gjyshërve të mi të ndjerë, vdekur njëri në vitin 1944 (gjyshi nga nëna) tjetri në vitin 1953 (gjyshi nga babai) si dhe kundër të ndjerit babait tim (vdekur në vitin 1974).

Njeriu që me paturpësinë dhe pafytyrësinë më të madhe sajon gënjeshtra kundër personave që nuk jetojnë më, vetëm se i ka marrë erë koka e tij për të shpifur kundër pasardhësve të tyre e fyen edhe fjalën “njëri” kur e thërret atë me këtë fjalë.

E pra pjella e keqe , jashtëqitja e gënjeshtrës Kastriot m.... ka shkruar “Famijla e Baletës kishte miqësi të hershme me fisin e Lleshajve të Dibrës”. Këtë miqësi të hershme provokatori i ndyrë Kastriot m... e sajon sepse i duhet për të çelur rrugën për shpifje e provokime të tjera. Menjëherë shton fjalinë “Lleshajt njihen historikisht si një fis i lidhur me serbët”. Lleshat e Dibrës janë shumë dhe kanë njerëz për t’ia dhenë si ka hak përgjigjen këtij farë burri mendjeqelbur me emrin Kastriot. Unë do t’i shpjegoj lexuesit diçka që të kuptojë mirë sa poshtërsi thur ky njeri. Midis njerëzve me mbiemrin Baleta nga Guri i Bardhë, që siç e thashë përbënin vetëm një trung familjar e jo një fis, nuk ka ekzistuar jo miqësi e hershme po as njohje me njerëz nga familjet me mbiemrin Lleshi në Dibër. Për herë të parë kjo njohje është bërë kur xhaxhai im A.Baleta (në familjet me këtë mbiemër janë tre veta të cilëve emri i përveçëm u fillon me “A”), në atë kohë oficer në Ministrinë e Punëve të Brëndshme u caktua oficer shoqërues (sot i thonë bodigard) i Haxhi Lleshit që u bë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ky është një fakt i thjeshtë që hedh poshtë trillimet që bën Kastriot m.... për lloj – lloj lidhjesh midis “fisit Baleta” nga Mati dhe “fisit Lleshi nga Dibra, sikur të bëhej fjalë për fise ilire që ishin shtete më vete.

19. Shpifografi im i ndyrë në fq.11 ka shruar: “Gjatë mbretnimit të Zogut Halit dhe Haxhi Lleshi e së bashku me ta edhe babai i Abdi Baletës ishin emigrantë politikë në Jugosllavi.....”. Ky Kastriot është shpifograf dhe idiot në të njëjtën kohë. Halit Lleshi bashkë me familjen e tij ka emigruar nga Zogjej në trojet e tokat në Dibër të Madhe pas dështimit të kryengritjes së marsit të vitit 1922 kur u armiqësua më shumë me Ahmet Zogun. Një vit më vonë Halit Lleshi është vrarë në Peshkopi. Në atë kohë babai im ishte 7-8 vjeç. Kurse ky idiot me emrin Kastriot e bën atë emigrant politik në Jugosllavi. Për më tepër babai im nuk ka qenë kurrë emigrant në asnjë vend, nuk ka banuar kurrë jasht fshatit, me përjashtim të kohës që merrej me tregëti të vogël në Klos, gjatë viteve të LDB, dhe muajve që punonte në ndërmarrje të ndryshme si punëtor sezonal pranë Tiranës. Prandaj nuk kam si ta quaj ndryshe vetëm të poshtër dhe idiot një njeri që merr guximin të shkruajë në libër gënjeshtra dhe fyerje të tilla të trasha për të ndjerin babain tim. Sikur babai im të kishte qenë emigrant politik në Jugosllavi unë përsëri nyuk do të ndjeja asnjë bezdi.

20. Shpifografi e ka zbuluar edhe më lakuriq injorancën dhe idiotësinë e vet kur shton “..... në Jugosllavi, ku kishin ikë për arsye të bashkëpunimit të tyre me nolistët komunistë si para dhe gjatë viteve të tridheta”. Haxhi Lleshi në vitin 1996 ka botuar kujtimet e tij me titullin “Vite, ngjarje, njerëz”. Në 280 faqet e këtij libri ai ka bërë një historik të fisit e të familjes, të kohës së shpërnguljes nga Zogjaj në Dibër, përtej kufirit artificial, të fëmijërisë e rinisë së tij në vitet e LDB, deri në datën 28 Nëntor 1944, kur si anëtar i Qeverisë Demokratike , hyn me këtë qeveri në Tiranë duke ardhur nga Berati, jo nga Dibra e Mati. Në këto kujtime Haxhi Lleshi përmend me emër e mbiemër se cilët kanë qenë të ikurit nga Shqipëria në Jugosllavi që janë strehuar tek Lleshajt ose janë njohur me ta. Ai përmend të gjitha shtëpitë fshatare, të njohurit, miqtë apo të panjohurit të cilëve u ka vajtur në shtëpi ose ka pasur kontakte me ta në Dibër, Zerqan, Peshkopi, Bulqizë, Martanesh, fshatrat e Matit. Ai përmend miq e kundërshtarë të shumtë . Në asnjë rast e asnjë rresht nuk përmend ndonjë person me mbiemrin Baleta. Në faqen 29 të kujtimeve Haxhi Lleshi ka shkruar “Në shtëpinë tonë mbajtëm shumë emigrantë nga Mati. Kështu mund të përmend disa veta nga familja e Vatodajve, që ishin në armiqësi me Zogun, Haziz Topallin, Haziz Perën nga Macukulli, Dyle Allamanin me vëllezërit, Shahin e Selman nga Kardarija e të tjerë”. Nga Guri i Bardhë nuk ka patur fare emigrantë të tillë në Dibër.

Si të mos e quaj të poshtër dhe idiot një njeri që merr penën bën një libër të tërë shpifografie për mua, kurdis një mori trillimesh për lidhjet e “fisit Baleta” me “fisin Lleshaj”, i përrallis lexuesit për takimet e mia me Haxhi Lleshin që kur unë isha 3 vjeç (më saktë një vjeç e gjysëm) dhe nuk i referohet librit me kujtime të Haxhi Lleshit, libër që e bën atë qesharak. Është e pabesueshme që Haxhi Lleshi kur ka shkruar, apo diktuar kujtimet e tij për redaktuesit, të ketë parandjerë në fshehtësi se pas vdekjes së tij, në vitin 2001në Tiranë do të shfaqej një njeri fantazëm që do të sajonte gjera të tilla për mua dhe më ka mbrojtur duke mos treguar të vërtetat për kontaktet e tij me Baletat. Për më tepër lexuesi duhet të dijë se Haxhi Lleshi ka lenë pas plot fëmijë që i dinë gjërat dhe me djalin e madh të Haxhi Lleshit unë kam miqësi të ngushtë të filluar qysh në vitin 1959 kur ishim bashkë studentë në Moskë.

Në faqen 17 të kujtimeve të tij Haxhi Lleshi ka shkruar: “Pas shtypjes së lëvizjes së marsit (1922) qeveria jugosllave i dha Halitit (pra babait të Haxhiut) strehim politik dhe ai u vendos në zonën neutrale (Dibra e Madhe dhe disa fshatra përreth). Pra mërgimi i Halit Lleshit si i ndjekur politik në Shqipëri nuk ka patur fare lidhje me fanolizmin dhe ngjarjet e vitit 1924, grushtin nolist të shtetit dhe rikthimin e Ahmet Zogut. Haxhi Leshi ishte atëhere vetëm 8 vjeç.

Haxhi Lleshi në faqen 18 të kujtimeve përmend se edhe në Dibër “ forcat popullore që patën marrë pjesë në Lëvizjen e Marsit u bënë një mbështetje e fuqishme e këtij revolucioni (lëvizjes noliste të qershorit të 1924). Pastaj ai me pezmatim shton se familja e Lleshajve që “besonte në mbështetjen e qeverisë së Fan Nolit” u zhgënjye sepse qeveria nuk e afroi”. Në pjesë të tjera të librit Haxhi Lleshi ka shumë kritika për ata fanolistë në emigracion. Pra nuk ka ekzistuar kurrfarë bashkëpunimi i Lleshajve me “fanolizmin komunist”, që trillon tani Kastriot m.... Përsa i përket “fanolizmit” të babait tim ajo është një marrëzi që të gajas.

Atje në fshatin tim as binte erë fanolizëm ndonjëherë dhe as komunizëm deri nga fundi i viteve 1940. Besoj se edhe babai im për Fan Nolin ka pas dëgjuar nga nëna e tij, gjyshja ime, aq sa ajo më thoshte edhe mua kur më tregonte për ndodhitë e vjetra ia kishin treguar të tjerë, apo ndodhitë e kohës së nemses. Për Fan Nolin mbaj mend prej saj vetëm dy vargje të një kënge që dikush e kishte sajuar atëhere “Qafa e Murrizës gardh me ferra&amp;#0124; shtrihen toskët posi derra”. Janë dy vargje që më kanë krijuar me kohë idenë se lëvizja fanoliste kundër Ahmet Zogut në atë kohë në anët tona është përjetuar si sulm i toskëve kundër gegëve, tamam siç po përpiqet ta trajtojë problemin Kastriot m...., por duke përhapur shumë helm.

Lakmia e Kastriot m.... për t’i gjetur rrugët e “komunizmit” tim qysh në qëndrimet fanoliste të babait tim është thjesht një gërmim në pisllëkun e mëndjes së Kastriotit.

21. “Në Jugosllavi ata (Lleshajt e babai i Abdi Baletës) sëbashku me emigrantë të tjerë politikë toskë mbaheshin me rrogë prej shërbimit sekret jugosllav”. Këto fjalë të Kastriot m.... janë një spekullim i pacipë me faktin që disa nga fanolistët u mbajtën nga shërbimet sekrete jugosllave që të shpifë për babain tim dhe në këtë mënyrë të njollosë mua. Por gjithçka është shumë e trashë dhe del bllof për faktet që përmenda më lart.

22. “Në ato rrethe Haxhi Lleshi u ba komunist (thuhet se ka kenë njoftë me Miladin Popoviçin)”. Dihet mirë dhe Haxhi Lleshi e pohon vetë se deri në mbarim të LDB Haxhi Lleshi nuk ka qenë komunist. Ja si shkruan ai në faqen 101 të kujtimeve për një deklarim që bëri gjatë konferencës së Pezës të 16 shtatorit 1942 &quot;Ne nuk jemi anëtarë të PK-ndërhyra unë duke patur parasysh veten, Myslymin (Pezën), Baba Fajën, por e shikojmë se komunistët kanë ngjallur autoritet për luftën kundër okupatorit&quot;. Kurse Kastriot m.... me guximin e një të papërgjegjëshmi dhe paturpësinë e një të lajthituri falsifikon historinë e Shqipërisë që të shesë shpifjet e gënjeshtrat e tij për &quot;analizë&quot; politike e &quot;portrete politikanësh&quot;.

23. Në fund të faqes 11 ndryrësira e shpifologjisë dhe e shpifografisë Kastriot m... ka shkruar një fjali të tillë: &quot;Baletajt ishin njoftun si nji prej të paktave fisë të Gegnis që kishin nji traditë të gjatë të bashkëpunimit me serbët&quot;. Edhe nëse nënën apo gjyshen Kastrioti i ka pasë apo i k ende shtriga-magjistrica që sajojnë skenat e bëmat më fantastike, edhe nëse në trurin e vet Kastriotit ka zënë vend kryedjalli i shpifologjisë përsëri një trillim i tillë është i pakonceptueshëm. Ata që kanë vënë në qarkullim librin dhe sidomos ata që e shpërndajnë si një Bibël të shpifologjisë, qoftë dhe për këtë fjali, kanë hak damkosjen me katran të nxehtë në ballë si fundërrina të shoqërisë njërëzore.

Shkruaj kështu sepse deri më sot askush në këtë Shqipërinë tonë e përtej saj nuk ka shkruar, nuk ka thënë e nuk ka dëgjuar se prapa malit të Dajtit, më saktë në faqen lindore të Malit me Gropa, rreth 30 km rrugë këmbësore nga Tirana, paska qenë prej kohësh një &quot;fis gegësh&quot; i njohur për tradita të lashta bashkëpunimi me serbët. Anëtarët e këtij fisi duhej të kishin emra e mbiemra, ndonjë veprimtari konkrete etj etj. Shpifografi im i ndyrë Kastriot m... nuk di asgjë nga këto. Ai flet për gjysher e baballarë që s'kanë emra, për informatorë që s'kanë emra. Ai është i tëri i zhytur në errësirën e mendjes së vet dhe të trillimeve të veta. Ai ka të qartë vetëm një gjë: duhet të shpifë, të njollosë, të fyejë s më shumë njërëz të caktuar siç i është dhënë porosia, duhet të falsifikojë sa më shumë ngjarjet e realitetet historike që në mjegullën e trillimit e të falsifikimit të arrijnë të maskohen ata individë, grupe apo edhe fise që janë shërbëtorë të Serbisë, Greqisë, Vatikanit.

Gjyshi im, stërgjyshi im (nuk po zbres më shumë më herët në historin e në kohës) kanë qenë bujq e blegtorë të zakonshëm në fshatin tim malor, gjahtarë të mirë, që rrallë zbrisnin deri në Tiranë për të bërë pazar; analfabetë si shumica e fshtarëve të atyre kohërave, që nuk shkonin as në kurbet, që edhe tërë farefisin e kishin brenda në fshat. Babi im arriti të shkollohej në fshat, të bënte edhe njëfarë veprimtari tregëtare. Por ja që del tani një i poshtër si Kastrioy m... që s'dihet mirë se çfarë xhinsi është, nga i ka rrënjët e në sa lloj tentakulash të oktapodëve të antishqiptarizmit është mbërthyer dhe këta njërëz të ndershëm i paraqet për bashkëpunëtorë të serbëv. Poshtërsi e fëlliqësira të kësaj natyre mund t'i bëjë vetëm një i rënë kokë e këmbë në gjirizin e agjenturave e të propogandës serbe, i instruktuar dhe i nxitur nga agjenturat serbe që veprojnë në Shqipëri nëpërmjet shqiptarësh dhe shqipfolësish.

Se cilët janë tradicionalisht individët më të njollosur, pjesët më të përlyera, grupimet politike më të kompromentuara për shërbime ndaj Serbisë, Greqisë, Italisë, Vatikanit, Rusisë janë pak a shumë të njohura dhe po njihen gjithnjë e më mirë, sepse po i zbulojmë çdo ditë veprimtarinë e tyre që çojnë ujë në mullirin e politikës greke, serbe, vatikanase, italiane, ruse.

Në një kohë me palo-librin e Kastriotit është botuar e vënë në qarkullim edhe libri &quot;Mëkatarë&quot; i Nafiz Bezhanit, kryetarit të komisionit shtetëror të ngarkuar të gërmojë edhe në gjirizet ku fshihen minjtë e agjenturave e spiunazheve të huaja. Pavarësisht nga të metat serioze që ka ky libër dhe që u bien në sy shumë atyre që me kohë kanë dëgjuar diçka për ngjarjet që preken në të, ka një element me shumë vlerë. Bezhani ka arritur në përfundimin se agjentura serbo-jugosllave ka qenë e ngulitur shumë e fort dhe mbetet e tillë sidomos në zonat veriore e verilindore të shtetit shqiptar të cunguar. Këtu në radhë të parë është fjala për zonën e Tropojës, apo siç quhet ndryshe Malësia e Gjakovës.

Meqënëse shpifografi im, Kastriot m... kulmin e lumturisë dhe të mburravecërisë së tij e ka ndjerë atë ditë kur titulloi një shkrimin e tij &quot;Jam tropojan&quot; le të marrë rrugën për Tropojë se atje do të gjejë individët, fiset, grupimet politike që tradicionalisht i kanë shërbyer Serbisë. Lodhet kot duke e bredhur fantazinë e tij si hafije agjenture serbe prapa Dajtit e Malit me Gropa.

Atij i kanë ngarkuar një detyrë të pamundshme që të sajojë &quot;fise me lidhje tradicionale me serbët&quot; në Gur të Bardhë, në kufirin e Matit me Tiranën, me shpresë së kështu mund të hiqen nga mendja e njerëzve rrjetet agjenturore serbe në ato zona për të cilat flet Nazif Bezhani. Pastaj Guri i Bardhë ka edhe atë avantazhin që permenda në fillim: i bënte martesat brenda fshatit, dhe djemtë e burrat e Gurit të Bardhë, që janë në politikë apo jashtë saj nuk kanë vjehrra serbe. I di Kastrioti këto? Meqenëse vetëm tani vonë është konvertuar nga toskë i papërcaktuar në tropojan le të pyesë tutorin e tij Mujë Buçë-pajën, se cilët janë në Tropojë fiset apo familjet e përgojuara për lidhje me serbët, cilët jnë tropojanët e rëndësishëm që kanë krushqi me serbë e malazezë, cilët janë familjet tropojane që kanë pasur djem në shërbim të agjenturës serbe, që kanë hyrë edhe si diversantë në Shqipëri të vrisnin &quot;shokë komunistë” shqiptarë për llogari e për qejf të &quot;druzhe komunistëve&quot; serbë. Në Gur të Bardh të Matit sado të lodhë fantazinë e tij të sëmurë e nuhatjen e tij për aromat e këqija Kastriot m.. nuk ka për të gjetur gjera të tilla edhe sikur zagarllëkun e tij ta mbështesin me lehjet e tyre gjithë buçat e propogandës së PD-së.




10.3.2002 (vijon) Abdi Baleta
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

<span style="font-weight: bold">Ja si i karakterizon Baleta tipa te tille si Nardi...p.ili.sh...Prim..Anton...etj qe perpiqen medoemos ketu ne AF te percajne shqipetaret:</span>

&quot;............Këto nepërka që duan të përhapin vetëm helmin e grindjes midis shqiptarëve hiqen për gegomëdhenj (Katolikomedhenj. Shenim i imi Kastriot)jo sepse duan të rivendoset harmonia ndërshqiptare edhe në këtë fushë, por sepse duan t’i maisin më tej disa probleme ndërkrahinore dhe të çojnë në vend porosinë që u ka dërguar edhe tani vonë presidenti i Jugosllavisë Koshtunica që Shqipëria të bëhet qendra e konflikteve në Ballkan. Buçpapistët e PD-së janë vënë kokë e këmbë në shërbim të kësaj strategjie të Koshtunicës. Ata e kanë ndërsyer zagarin e tyre shpifografin tim që të leh siç leh në palo-librin “Nacional – islamizmi shqiptar.....&quot;. Autor Abdi Baleta


Kastriot
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Ti z Prim,duhet te lexosh kukuvajkat e Shkodres ne rradhe te pare se cfare denigrimi u bejne shqiptareve muslimane dhe pastaj fol per Rimekembjen.Patjeter si katolikocentrist(hiqesh se je musliman)qe zeri i se vertetes dhe i mbrojtjes se patriotizmes kombetare ne ''Rimekembje'' nuk te pelqen.
Kur kalon per Moter Terezen,NE ''rIMEKEMBJA''NUK E SHAN NJERI POR FLASIN QARTE.Ajo nuk i sherbeu Shqiperise(realja) sic duan ta bejne,ajo ishte nje plake e mire qe i sherbeu Vatikanit ne rradhe te pare dhe Kalkutes.
Ju pelqeni te besoni genjeshtrat kur realen e shihni me sy.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Ore Seisel:
Ty te jane thare trute o mik im
Po edhe sikur ajo te mos kete bere gje per Shqiperine, fama e saj dicka rregullon per keta shqiptare muti si puna jote qe kane turp te u thone te huajve se <span style="font-weight: bold">jemi shqipetare</span>.
Ti vetem thuaji ndonje te huaji qe je bir i asaj toke ku ka lindur &quot;Nene Tereza&quot; dhe ne qoftese ai pershembull mban mend kasaphanen e 1997, ai do te nderroje mendje dhe do tjetersoje mendimet e tija.
Megjithate vari lesht se ti je nje, por ne Shqiperi jane 3.000.000 qe ska burre qe u mbush mendjen.
 

Sejsej

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Ne memdjen e katolikocentristeve;bota dhe Shqiperia duhet te merren me dogmat e kishes.Ju kujtoni se bota nuk merret me art kulture ose nacionalizem.Ju kujtoni se nacionalizmin,perparimin dhe integrimin shqiptaret do t'a gjejne tek Gonxhe Bojaxhiu atje ne Kalkute.(po ashtu edhe hyrjen ne EU me ane te Vatikanit;duke u betuar-jo humor me Papen).
Katolikocentristet duan dhe perpiqen t'u mesojne shqiptareve se cdo e mire ne kete vend vjen vetem nga levdatat per Kishen.Ata harrojne se sa herojne e figura te shenjta kane dhene edhe besimet e tjera shqiptare(akoma me shume).
Shkurt!e ardhmja e Shqiperise shihet tek populli i saj dhe jo tek dogmat apo genjeshtrat &lt;&lt;e bukura&gt;&gt; qe thuren ne skuten e katolikocentristeve dhe serviren me ana te kukuvajkave te tyre.Populli shqiptar nuk i pertyp keto.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

hallall baletes, do ta pija nje kafe me shume kenaqesi me Zoterine e tij!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KUNDËRSHPIFOGRAFI (IV)

(vijon nga numri i kaluar)

Gënjeshtrat, shpifjet, shtrembërimet, fallsifikimet janë pa mbarim në palo-librin e Kastriot m... Prandaj për të lehtësuar punën e lexuesve po vazhdojmë të bëjmë një “katalogizim” të tyre me disa sh[pjegime përkatëse.



24. Nuk e bën aspak të besueshëm shpifarakun Kastriot fjalia gjoja prej njohësi e analisti të historise se : “ Në vitin 1914, në kohën kur në Toskëni grekët kishin ngritun entitetin autonom të Vorio-Epirit serbët u orvatën të bajnë të njajtën gja edhe në Gegninë Lindore të Shqipnisë londineze tuj kriju nji qeveri separatiste me qendër në Dibër, e cilla do të orvatej që të shkëpuste prej shtetit shqiptar Dibrën dhe Matin”.

Shpifografi im po na i nxjerr pa vlerë gjithë studimet që kanë bërë historianët e histografët shqiptarë deri tani. Historianët mund të tallen me këtë studiues dhe të mos merren me gjepurat e tij, ndonëse nuk do të ishte keq që ndonjë prej tyre t’ia mbyllte gojën shpifarake me ndonjë shuk balte. Deri tani dimë se serbët pretendimet e tyre i kanë pasur të shtynin kufirin deri në Drin, ose pastaj deri në Shkumbin po të bëhej hapi për asgjesimin e plotë të shtetit të cunguar shqiptar që u sajua në Konferencën e Londrës më 1913. Deri tani nuk kishim dëgjuar për një ekuivalent serb të “Vorio-Epirit” grek në Dibër e Mat. Por shpikës-shpifësi i palodhur Kastriot m.... çfarë nuk hedh në tregun e mallrave të fallsifikuara.

Dhe këtë nuk e bën vetëm se është budalla. Ka edhe një detyrë . Do që t’a zbusë zemërimin shqiptar për “autonominë” e “Vorio-Epirit” më 1914 në Jug, duke thënë se e njëjta gjë gati u bë dhe në Veri. Serbët ashtu si grekët kanë bërë gjithnjë plane e kanë ndërmarrë veprime diversioniste për të shkatërruar kompaktësinë kombëtare e shtetërore edhe brenda shtetit të cunguar shqiptar. Në Veri kjo u pa më mirë në vitin 1921, kur serbët sajuan “Republikën Katolike të Mirditës”. Mirëpo kjo nuk e preokupon tani Kastriotin, sepse së pari është një gjë që donin atëhere atëhere dhe e pëlqejnë tani katolikocentristët bashkë me katolikoseparatistët dhe së dyti duke folur për këtë lloj separatizmi proserb në Mirditë nuk ka si të dalë atje ku do, tek lidhje implikuese që mund të përdoren për shpifje ndaj Abdi Baletës sot. Sherri i budallait është dy herë sherr.



25. Këtë e dëshmon vet Kastriot m... në paragrafin e parë të faqes 12 : “Në krye të kësaj “qeverie” serbët vunë Arif Hikmetin, nji turk i lindun në Kalkandil të Anadollit, i cili kishte shërbyer për disa vite në Dibër si sekretar mytesarifit osman dhe që bante rolin e “Zografos” serb në Gegëni”.

Ja pra si tenton Katsrioti ta ulë zemërimin e dënimin historik për “Zografon”e grekëve duke thënë se ky nuk bëri ndonjë gjë më shumë se “Zografo” i serbëve në Dibër”. Mbase ndonjë historian e sqaron më mirë këto punë që tani po i turbullon një sharlatan si Kastrioti.

Ndërkohë më mirë të besojmë ato që janë thënë nga historiografia e deritanishme shqiptare se ato që servir shpifografia kastriotmyftare. Teksti i Historisë së Shqipërisë për atë Arif Hikmetin flet fare pak, kur e përshkruan si element turkoman (jo turk) tek i cili turqit e rinj u mbështetën, sikurse tek disa shqiptarë të tjerë me emër e me peshë, për të vendosur nën kontrollin e tyre klubet shqiptare, çka qëndron shumë larg krijimit të një “Vorio-Epiri serb” në Mat e në Dibër. Veç kësaj sikur ky Arif Hikmeti, për të cilin është thënë se ndikonte dhe mbi lëvizjen e Haxhi Qamilit, ishte nga Shkupi ose nga Kalkandeleni dhe jo turk nga Anadolli. E Kalkandelen quhej Tetova në Shqipëri, jo ndonjë qytet në Turqi. Në faqen 48 të veprës së tij “Lufta e Dibrës 1920” botuar në vitin 2001, dr. i shkencave historike Bajram Xhafa në Unuiversitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Arif Hikmetin e përmend si një ndër ata shqiptarë që për llogari të agjenturës serbe shpërndante parë në Shehër të Dibrës për të komprometruar malsorët, ( kjo punë bëhej edhe në Lumë), por jo si ndonjë kryetar qeverie dibrano-matiane si Zografo i “Vorio-Epirit”, sikurse i pëlqyeka shpifografit tim Kastriot m...



26. Por shpifografi im hyn nëpër lloj-lloj bataqesh e llumrash që ndotin e thithin kush shkel në to sepse ka një synim të caktuar, që e shpreh kështu: “Në Dibër ai mundi të siguronte vetëm mbështetjen e fisit të Lleshajve, në krye të të cilit atëbotë ishte Halit Lleshi “ sepse megjithë të hollat që ofruen Hikmeti e Halit Lleshi “dibranët mbeten armiq të betuem të serbëve”, ndërsa në Mat i ndoqën vetëm Baletajt e Gurit të Bardhë, për shkak të miqësisë që kishin me Lleshajt dhe për shkak të pareve serbe që morën pa kursim. Gjyshi i Abdi Baletës ishte ministër në “qeverinë” e Arif Hikmetit, që jetoi vetëm disa muej në hijen e bajonetave serbe”.

Shpifografi i ndyrë as emrin e gjyshit tim “ministër” i “Vorio-Epirit serb” nuk e di, as se cilën ministri ai drejtonte nuk e thotë, as se nga cili muaj deri në cilin muaj e të cilit vit nuk e tregon se e ruan “sekret të madh” të shpifologjisë së “mutfarajve”. Pa dashje jep kështu një tjetër dëshmi se në trurin e tij të sëmurë miqësia e Baletajve me Lleshajt paska nisur para fanolizmit, para LPB, ndoshta qysh nga Lidhja e Prizrenit, pra në kohën e ndonjë stërgjyshi tim që kalonte kohën me bagëtitë e tij e me armën e gjahut në krah në bjeshkët e pyjet e Gurit të Bardhë pa e çarë kokën fare se ç’po ndodhte përtej 7 qafave që ndajnë fshatin tim nga fshatrat fqinjë të luginës së Matit, nga Xibrri e Martaneshi, nga Shëngjergji, Shëmria e Bastari i Tiranës.

Nga kureshtja për të gjetur ndonjë të dhënë për Arif Hikmetin që të më shërbente për t’u tallur pak me “erudicionin” e shpifografit sharlatan Kastriot, hapa edhe librin e Nikoll Ivanajt “Istorija e Shqipniës së re”, Tiranë 1943 V.I. Nuk gjeta gjë për Arif Hikmetin. Por për fat të keq këtij libri i mungonin disa faqe nga lidhja e pakujdeshme. Kurse në faqen 68 lexova ato që shkruheshin për një sharlatan politik të asaj kohe me emrin Basri Beg Dibra, i ardhur në Dibër nga Sofia në vitin 1916 gjatë pushtimit bullgar, jo serb, me pretendimin të bëhej i pari i shtetit shqiptar. Ky Basri Beg Dibra, që sipas Ivanajt nuk fliste dot mirë as shqip, me fodullëkun e tij kishte përgatitur edhe një listë të kabinetit qeveritar, në të cilën pa pyetur askënd, madje as ata që i emëronte ministra kishte shënuar emrat e Esat Pashë Toptanit, Aqif Pashë Elbasanit, Preng Bib Dodës, Aziz Pashë Vrionit. Kur vërente këto skena Nikoll Ivanaj shoqëronte Ahmet Zogun. Nikolla shton se më në fund ky Basri Begu tha se do të bënte si të bënte dhe do të gjente një vend në kabinetin e tij qevritar edhe për “prijësin e matjanëve” d.m.th për Ahmet Zogun.

Pra dhe një sharlatan kur bënte në letër kabinet qeveritar e mbushte me pashallarët më të njohur të tokave shqiptare. Kurse sharlatani i sotëm me emrin Kastriot m...... na përrallis se Arif Hikmeti “kabinetin” proserb, ndryshe nga Basri Begu atë probullgar, e paska bërë vetëm me gjyshin analfabet të Abdi Baletës që s’e kishte marrë malli kurrë të dilte jashtë sinorit të fshatit të vet. Bajram Xhafa në veprën e vet, në pjesën ku analizon “planet bullgare gjatë LPB” në Dibër (ff. 48-52), ka folur mjaft për rolin shralatan të Hasan Basriut ( Basri Begut) i vetquajtur edhe Dukagjini, të dërguar me mision nga bullgarët, dhe që “historiografia shqiptare e ka prezantuar si mysliman bullgar dhe aventurier politik”. Ky aventurier selinë e tij e paska pass vendosur në Dardhë tek Elez Isufi, paska bërë mbledhje me krerë të Dibrës e të Matit. Për të paska ushqyer ndonjë iluzion edhe Ismail Strazimiri, intelektual në atë kohë që ka lënë “Kujtime historike” për Dibrën, siç ka lënë edhe Haki Stërmilli dorëshkrimin “Dibra në prag të historisë”. Historianët e sotëm për Dibrën shkruajnë mbi bazën e këtyre shkrimeve të I. Strazimirit, H. Stërmillit, N. Ivanajt, kujtimeve të Seifi Vllamasit, dokumenteve arkivore dhe askush nuk ka gjetur gjëkundi ndonjë pjesëmarrje personash me mbiemrin Baleta në tërë këto ngjarje, ashtu siç nuk e përmend gjëkundi mbienrin Baleta, as Haxhi Llesshi në kujtimet e tij, apo Ferit Këputa në librin e vet mbi historinë e Matit ku shënon me hollësi emrat e mbiemrat e protagonsitëve dhe të pjesëmarrësve në të thjeshtë në ngjarjet e hershme e të reja. Megjithatë shpifsit e propagandës së PD-së kanë arritur të zbulojnë një autor krejt të veçantë me fytyrë gabeli, i rritur në Korçë dhe i zbritur në Tiranë nga frika se mund të ndëshkohej për shpifjet e tij në një shkrim të botuar në gazetën “Albania” në vitin 1997, që të shpikë një histori të re të Dibrës e të Matit për të nxjerrë njerëz me mbiemrin Baleta si “ e keqja e tokës shëiptare”.

Katolikocentristët, sidomos në Shkodër, e njohin mirë librin e Nikoll Ivanajt dhe e urrejnë në kulm , sepse volumi i II i “Istorisë së Shqipniës së re” është një fishkullim i pamërshirshëm për pikëpamjet e veprimet antikombëtare të degës shqiptare të “Internacionales së zezë” jezuite. Nuk përjashtohet mundësia që “gestapovasi i Kishës” dhe i rekrutuori i kësaj “Internacionaleje të zezë” Kastriot m.... episodin me Basri Beg Dibrën ta ketë përpunuar, sikurse ka përpunuar shumë gjera të tjera në palo-librin e vet për të vendosur patjetër një lidhje implikuese me paraardhës të Abdi Baletës e për të njollosur Abdi Baletën.

Nuk e kanë pasë dërguar kot për specializim në Romë Kastriotin që gjoja të mësonte traditat e malësorëve katolikë të Shqipërisë së Veriut. Me sa duket palo-romani “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare” ka qenë mbrojtja e diplomës pas këtij specializimi dhe garancia e parë publike me shkrim se Kastrioti do të mbetej gjithmonë një zbatues i parimit “perinde ac cadavere” (bindu si me qenë kufomë).

Kurse palo-libri “Nacional – islamizmi shqiptar....” është garancia e dytë publike me shkrim që i marrin Kastriotit të gjithë ata me të cilët ka vite që jemi në luftë të ashpër politike e polemika propagandistike, se është i vendosur të sulmojë nacionalizmin shqiptar.



27. Në mezin e faqes 12 shpifografi im shton edhe zullumin e ligësinë e poshtërsinë e tij duke shkruar: “Baba i Abdi Baletës, Hasan Baleta, do të arratisej në Jugosllavi në vitin 1932 pasi që ishte impliku në komplotin e organizum prej ambasadës së Jugosllavisë në Tiranë për me ngritë nji rebelim ushtarak që do të përmbyste Zogun”.

Kastriot m..... tregon përsëri injorancë sepse përfaqësitë diplomatike në atë kohë në Shqipëri emërtoheshin “Legata” dhe jo “Ambasada”. Kastriot m.... edhe në këtë fjali tregohet torrollak sepse ai pak më parë ka thënë se Baletajt në Jugosllavi u arratisën bashkë me Halit Lleshin sepse ishin fanolistë. Halit Lleshi ishte vrarë qysh në vitin 1923. Kastriot m.... në këtë fjali është fare budalla sepse babai i Abdi Baletës, Hasani, nuk mund të ishte më shumë se 16 vjeç në vitin 1932 dhe nuk kishte se si të implikohej në një komplot që u kurdis i tëri në Vlorë dhe dështoi pa filluar veprimi.

Në rast se shpifografi im është aq shumë i interesuar të studjojë jetën personale dhe veprimtarinë politike të bijve të atyre që kanë bërë komplote për të rrëzuar Ahmet Zogun nga froni, atëherë le të merret me Skënder Shkupin, sepse babai dhe xhaxhai i tij, ushtarakë, kanë qenë të dënuar me vdekje për pjesëmarrje në komplotin e kryengritjen e Fierit më 1935. E bëj këtë rekomandim meqenëse Skënder Shkupi është i pari që nëpërmjet gazetës “Albania” të rakipërisë më datën 17 mars 2002 ka dalë në mbështetje të sulmeve që bën Kastriot Myftarajt kundër “nacionalizmit islamik” të Abdi Baletës.



28. Por tërë injorancën, marrëzinë, mistrecllëkun që përmbajnë fjalitë e mësipërme Kastriot m.... i ka lejuar vetes me vetëdije të plotë dhe me qëllimin e poshtër të hapë rrugën për shpifjen e fëlliqur kundër të ndjerit babait tim me fjalinë: “Në grupin e njoftun të komplotistëve që u ba në Vlonë, dul edhe emni i babës së Hasan Baletës, i cili kishte marrë 500 napolonë flori prej shërbimit sekret jugosllavë”. Shihni sa “krriç gomari” është ky Kastriot m.... dhe sa “bij buçash” janë ata që e kanë mësuar të shpifë kaq trashë. Në njërën fjali thotë se në “Komplotin e Vlorës” ishte implikuar babai i Abdi Baletës, Hasani. Në fjalinë që vjen menjëherë pas saj thotë “babai i Hasanit” (këtij nuk ia di emrin se nuk e ka gjetur në dosjen që i ka vënë në dispozicion SHIK-u i PD-së i tanishëm, jo zyrtar). Por më “krriç gomari” atë e nxjerr fakti se kësaj radhe ai jep të “dhëna” që paskan dalë në gjyq e nuk mund të fshihet më prapa kurrizit të “bashkëfshatarëve” të mi anonimë.

Për fatin e zi e faqen e zezë të shpifografit tim ekziston edhe një broshurë e vogël e shkruar më duket nga një vlonjat Muqerem Hamzaraj, i cili shpjegon si vepruan komplotistët dhe si, ai i ngarkuar prej tyre, shkoi e tërhoqi të hollat nga Legata jugosllave në Tiranë. Këtë broshurë që e kam lexuar para disa vitesh (e solli një miku im nga Vlora që besoj se pasi të lexojë këtë shkrim do të ketë mirësinë të ma sjellë përsëri,) autori e kishte bërë për të hedhur poshtë akuzat që i drejtonin bashkëkomplotistët se kishte vjedhur paratë e dhëna nga jugosllavët që të bënin kryengritje për rrëzimin e Mbretit Zog. Haxhi Lleshi në faqen 36 të kujtimeve shënon se në Beograd ka parë Qazim Kokoshin nga Vlora dhe shton: “Kuptohej se jugosllavët po e paguanin mirë për shërbimet që u kishte bërë. Në kohën e Zogut i nxitur nga jugosllavët ai që përpjekur të organizonte një kryengritje të armatosur, por u zbulua shpejt dhe gjithçka dështoi para se të fillonte”.

Kastriot m... “mbrojtësi i madh” tosk i gegëve përpiqet ta zbehë pak përgjegjësinë e vlonjatëve për organizimin e këtij komploti duke implikuar dhe një matjan, Hasan Baletën. Pra në fakt përpiqet të fajësojë gegët edhe për gjera të kota, ose të krijojë barazpeshë fajësie midis gegëve dhe Zografos e vorio-epiriotëve që bënin punën e Greqisë. Këtë djallëzi për të sulmuar sa më shumë gegët e Gegërinë, nën maskën e “mikut të madh” nga Toskëria Kastriot m.... e përsërit disa herë në palo-librin e tij. Dhe për këtë ka ndihmën e pakursyer të tropojanit Mujë Buçpapa që në mars të vitit 1997 vinte natën në shtëpinë time që të pranoja të më shpallte ai dhe ata që e kishin dëerguar “Kryetar i Komitetit të Veriut”. Tani të paktën në rast se u duhet përsëri të bëjnë ndonjë “komitet verior” për këtë punë kanë gjetur një tosk më pamje gabeli, Kastriot Myftarajn.



29. “Në vitin 1940 baba i Abdi Baletës u kthye në Shqipëri së bashku me Haxhi Lleshin”- trillon Kastrioti idioti.

Edhe këtë nuk mund t’ia ketë thënë asnjë bashkëfshatar i imi, sepse midis viteve 1932 e 1940 ata babain tim e kanë pasur natë e ditë midis tyre, e kanë parë të bënte punët e fshatit, të bënte qiraxhillëkun me mushkën e tij pastaj të ushtronte tregëtinë e tij pranë Klosit. Kastrioti idioti nuk përcakton as se në cilin muaj “u kthye” babai im me Haxhi Lleshin në Shqipëri, që të mos krijohej kontradita të tjera logjike me faktin që unë kam lindur në prill të vitit 1941 dhe nëna ime është bij e këtij fshati e nuk ka lëvizur asnjëherë nga ky fshat, madje edhe tani kur shkruaj unë është atje me vëllanë tim të dytë dhe ka të drejtë të fyhet aq shumë nga shpifjet e një horri si Kastrioti që nuk e dimë nëse ka lindur në maternitet , në ndonjë grazhd lopësh në “fshatrat” e Elbasanit nga ku sipas tij i ka prindërit, apo mbase edhe në ndonjë ferrë meqënëse ka pamje si jo i racës shqiptare.

Haxhi Lleshi në kujtimet e tij thotë se ditën e 28 nëntorit 1944 hyri si ministër në Tiranë, për herë të parë pas 18 vjetësh që do të thotë se gjatë asaj kohe ai ka jetuar në Dibër përtej kufirit artificial (fq. 279). Në faqen 34 ka sqaruar “Në fund të vitit 1939 Beogradi urdhëroi të na shpërndanin në thellësi të Jugosllavisë. Për vete shton “Mua vendosën të më internonin në Stari Beçaj afër kufirit me Hungarinë” (fq. 35) “ ..... Në mars të vitit 1941 ndodhesha i internuar në Shkup” (fq.38). Pra në vitin 1940, kur “historianografi” shpifës e fallsifikues Kastriot m..... thotë se Haxhi Lleshi ka ardhur nga emigracioni në Shqipëri edhe me babain e Abdi Baletës, Haxhiu ka qënë i internuar nga autoritetet jugosllave që kishin pakt me fuqitë fashiste.

Më 6 prill 1941 Haxhiu me çetën e tij kanë filluar luftën kundër italianëve. Pas kësaj kanë kaluar në Mat, gjë që ai e përshkruan kështu: “Nga katër grykët shkuam në Mat ku kisha lidhje me shumë familje atdhetare, por edhe më shumë zogistë që patën ardhur në emigracion pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Kaluam malin e Kurdarisë dhe ranë në Patin tek Çelët, një familje me tradita atdhetare. I kisha edhe miq. Seit Çela kishte grua motrën time... Nga Patini kaluam në fshatrat Lis, Burgajet, Shlli etj.”. Haxhiu përmend këto familje matjane tek të cilat ka vajtur me çetën e tij: “Vataj, Vatdodaj, Cukaj, Krosi, Murati, Koka, Bici etj., që nuk përkojnë fare me mbiemrat e fshatit Guri i Bardhë. Në qershorin 1941 Haxhiu me shokët e tij është kthyer në Dibër.

Po në të njëjtat zona të Matit si në pranverën e vitit 1941 Haxhi Lleshi ka shkuar edhe në dhjetor të vitit 1942 (fq. 112). Përsëri në skajin e Matit të kundërt me pozicionin gjeografik të Gurit të Bardhë. Pra ka lëvizur në drejtim të Mirditës në të kundërt me drejtimin që të çon në Gur të Bardhe e në Tiranë. Kjo ka ngjarë në dhjetor 1941-shkurt 1942. Atëhere Çeta e Dibrës ka shkuar në zonat e Matit që përmend Haxhi Lleshi. Kurse në vitin 1940 Haxhi Lleshi priste në Dibër emigrantë politikë nga Shqipëria. Këto sigurisht nuk janë veçse ngjarje të zakonshme të asaj kohe të cilave po u referohem që lexuesi të kuptojë më mirë sa kastravec e mistrec është shpifografi im që vetëm fallsifikon për të mbështetur shpifjet e tij.

30. Ja dhe një fallsifikim grotesk dhe idiotesk (po përdor fjalë të huaja se tingëllojnë më keq se ekuivalenti në shqip): “Disa kohë pasi erdhi në Dibër Haxhi Lleshi krijoi një organizatë komuniste dhe nji lëvizje të armatosur komuniste” (fq.12).

Sa është kjo “disa kohë pasi erdhi në Dibër....” sipas trurit të Kastriotit të mykur nga shpifjet?! Një vit, .... pesë apo dhjetë vjet? Haxhi Lleshi në Dibër ka mbërritur në mesin e viteve 1920 kur ishte 12 vjeç. Lëvizjen komuniste në Jugosllavi kishte kush e organizonte, nuk ishin mbaruar komunistët sllavë. Kurse në krahinën e Dibrës brenda kufijve të shtetit shqiptar këtë lëvizje e kanë organizuar të tjerë, jo Haxhi Lleshi. Vetë Haxhiu e jep këtë dëshmi në kujtimet e tij “Natën e 20 qershorit 1942 në shtëpinë e fshatit Zogaj kishte mysafirë, simpatizante të Lëvizjes nga disa krahina që kishin ardhur për formimin e çetës partizane. Kishte ardhur dhe Ramadan Çitaku anëtar i K.Q. Provizor të PKSH. Para se të përfundonte Çeta u krijua celula e parë e partisë, ku bënin pjesë Nazmi Rushiti, Qazim Prishtina, Zoi Themeli, Irfan Hajrullahi, Veli Deva. U bisedua që një celulë tjetër të ngrihej në Sllovë dhe në fakt ajo u formua në korrik 1942 me Dali Ndreun, Esat Ndreun, Abedin Shehun dhe Hilmi Çaushollin (fq. 92).

Pra kryesori në këto veprimtari organizuese komuniste ishte Ramadan Çitaku (nga Kosova). Edhe Qazim Prishtina ishte kosovar që Enver Hoxha ia kishte dërguar Haxhi Lleshit si komisar. Nazmi Rushiti, dibran vinte nga grupi komunist i Shkodrës; Veli Deva ishte kosovar i dërguar në Dibër. Kurse në celulën e Slloves ishin njërëzit e familjes Ndreu, Abedin Shehu nga Luma, që më pas u bënë drejtues me rëndësi dhe viktima të pushtetit komunist. Ilmi Çausholli që përmendet si njëri nga anëtarët e celulës së Sllovës, (ky është vjehrri im, për të cilin zagari nuhatës i shpifografisë sime nuk ka arritur “të zbulojë” gjë) është nga emigrantët e Dibrës të vendosur në Tiranë pas masakrave të vitit 1920. Në atë kohë ai kishte qënë një nga të dërguarit e PKSH për të ndihmuar lëvizjen komuniste e çlirimtare në Maqedoni. Pasi shërbeu në punëra të larta drejtuese në Brigadën XVIII sulmuese dhe këshilltar i ambasadës së Shqipërisë në Moskë deri në vitin 1951 u përjashtua nga P.P.SH. Kështu që shpifografi im i ndyrë Kastriot m.... dhe “bijt e buçave” të bjeshkëve e të rrugëve që e mësojnë si të lehë kundër meje nuk duhet të harrojnë se unë kam mjaft informacione nga burime të mirëfillta që m’i shpjegojnë gjërat me objektivitet edhe për ato vite të largëta. Vjehrri im fatmirësisht ka kujtesë dhe shëndet të shkëlqyer edhe tani. Ai është njeriu që edhe punët e Lleshajve e të Haxhi Lleshit di të na i shpjegojë më mirë se kushdo tjetër. Ai është njeri nga dy njerëzit (bashkë me vëllan tim të vogël Hakiun) që në shkurt të vitit 1991 ia kanë dhënë si duhet përgjigjen intrigave dhe kërcënimeve me armë që bëri miku i familjes time, Haxhi Lleshi, për shkak se unë u bëra “renegat” i P.P.SH-së.

Shpifografi im i ndyrë Kastriot m.... pikërisht për këtë episod të rëndë në marrëdhëniet e mia me Haxhi Lleshin hesht dhe nuk paska dëgjuar asgjë, as nga bashkëfshatarët e mi. Po si nuk ka dëgjuar nga “buçat” që lehin në PD?. Pse nuk ka shkuar të pyesë Sali Berishën se ai i di këto këto gjëra? Saliu e di që natën para zgjedhjeve të 31 marsit 1991 në Komitetin e Partisë së Punëss në Berat ka mbërritur nga Dibra porosia e Haxhi Lleshit : “Le të fitojnë në 13 zona të Beratit kandidatët e PD-së, vetëm Abdi Baleta të mos fitojë në zonën nr.1”. Ja pra si politika i kthen edhe miqësitë më armiqësi. Atë që ka bërë Haxhi Lleshi atëhere, tani pas 10 vitesh vazhdon ta bëjë Sali Berisha që ndërsen “buçat” e tij të propagandës së PD-së dhe mbledh zagarë që vërtiten rrugëve rreth kazanëve të plehrave të shpifologjisë që të bëhen shpifje kundër meje. Ja pra përse leh kaq vajtueshëm e kuis kaq kërcënueshëm Kastriot (Ndrio) Myftaraj.

31. Falsifikatori Kastriot m...djallëzisht përpiqet të spekullojë me faktet kur shkruan “Asht një fakt tejet interesant ai se të tre krenat që organizun ma të parët lëvizjen e armatosun komuniste në veri të Shkumbinit, pra në Gegni erdhën nga Jugosllavia ku ishin arratis për shkak të luftës kundër Mbretit Zog në aleancë me serbët. Këta të tre ishin Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Kaçaçi”

Sipas “vëzhguesit të hollë” Kastriot m... kjo duhet marrë si gjasë se shërbimi sekret i Titos përdorte edhe shërbimin sekret mbretëror jugosllav. “Zbulim” i madh për mënyrën si punonte Tito. Po luftën në Gegni nuk e organizon vetëm ata të tre nga të cilët vetëm njeri ishte komunist, Mustafa Kaçaçi, i cili më shumë veproi në zonën e Matit, ndonëse ishte krutan. Edhe Abaz Kupi erdhi nga Jugosllavia dhe ishte aleat i komunistëve. Edhe Mustafa Gjinishi erdhi nga Jugosllavia dhe ishte eksponent me rëndësi i P.K.SH-së. Edhe Dali Ndreu, Gjin Marku, ndonëse vepronin në jug kanë ndikuar shumë në veri. Po ashtu Tuk Jakova dhe shumë të tjerë. Pastaj jo vetëm shqiptarët emigrantë të Jugosllavisë, por të dërguarit jugosllavë punuan në Jug e në veri. Miladin Popoviçi rrinte ngjit e mbi kokën e Enver Hoxhës. Dushan Mugosha stanin e vet e ngriti në Vlorë dhe pastaj në Brigadën e Parë Sulmuese si mbikqyrës i Mehmet Shehut e Tuk Jakovës. Vukmanoviç Tempo veproi më shumë me Koçi Xoxen e njerëzit e zonës së Korçës. Velimir Stojniçi me “intelektualët”e PPSH-së, Sejfulla Malëshovën, Nako Spirun, Liri Gegën etj. Nuk ka mbetur gjë të zbulojë hunda me nuhatjen e çorientuar të Kastriotit.



32. Por Kastrioti po e bën gjak e plagë hundën e nuhatjes së tij të çorientuar duke e futur nëpër vrimat ku s’ka mbetur gjë për të gërmuar sepse përse i duhet të “pasurojë” atë “shpifografinë time”. Dhe ja “zbulimi” i tij i radhës (ne kalojmë në fq. 13 tashmë): “Shtëpia e Baletajve u kthye në një bazë të randsishme të partizanve. Në vitin 1941 atje ka ndalu Dushan Mugosha gjatë rrugës së tij me shku në Tiranë”.

Pra sipas këtij “zbuluesi të madh” që i zotëruaka cilësitë e “njeriut zagar” të romanit “Mehmet Imcaku” të Jashar Qemalit edhe më mirë se Hamit Fazliu i Prekazit, era e lënë nga Dushan Mugosha në shtëpinë e Baletajve në Gur të Bardhë të Matit nuk qenka larguar ende dhe hundë të specializuara për erëra jugosllave si ajo e Kastriotit e zbulojnë dhe tani. Që të ketë aftësi të tilla për të dalluar erërat e jugosllavëve duhet që jo vetëm Kastrioti por dhe paraardhës të tij ta kenë stërvitur me shumë këmbëngulje nuhatjen e tyre duke e mbajtur hundën papushim e me shumë durim sa më pranë skapamentos së gazrave të jugosllavëve. Edhe Katsriotit duhet t’i kenë bërë stërvitje të veçantë që ka arritur, pa vajtur fare në Gur të Bardhë, ta dallojë erën e lënë nga Mugosha. Ose përndryshe do të ketë qënë ndonjë gjyshe e këtij Kastriotit që e veshur si arixhofkë që hedh fall do ta ketë kaluar Dushanin nëpër Gur të Bardhë duke e paraqitur si xhambaz kuajsh. Këto në çdo kohë kanë udhëtuar lirisht nëpër fshatrat tona pa ua vënë vëmendjen kush dhe janë pritur e përcjellur nëpër oborret e shtëpive tona për të shkëmbyer ndonjë shoshë apo sitë me fasule ose gjalp, duke u dhënë edhe ndonjë tas me përshesh. Edhe Kastrioti vetëm duke u paraqitur si i tillë, i favorizuar dhe nga fytyra që ka, mund të ketë kaluar nëpër Gur të Bardhë sa për të thënë se ka takuar bashkëfshatarë të Abdi Baletës.

Por nuhatësit e erërave të qelbura e kanë vështirë kur ndodhen para deodorantëve të fuqishëm. Në vitin 1941 si për inat të Kastriotit, Baletajt në Gur të Bardhë nuk kishin fare shtëpi. Pak ditë pas lindjes sime shtëpia e vjetër është rrënuar dhe babai im me vllain më të vogël të tij (i mesmi mungonte se ishte i internuar nga italianët si pjesëtar i batalioneve që nuk luftuan në frontin grek) po ndërtonin shtëpinë e re. Pra nuk kishin nge të merreshin as me komunizëm, as me partizanë e partizanllëk, edhe sikur të donin. Kështu që edhe Dushani sikur të kalonte nga Guri i Bardhë, ose të binte drejt e në Gur të Bardhë duke u mbajtur pas brekusheve të gjyshes apo të gjyshit së Kastriotit si në parashutë, nuk kishte ku ta fuste kokën në “strehë Baletajsh” në vitin 1941.

Tani edhe shtëpia e vitit 1941 nuk ekziston më, sepse ka 20 vite që është ndërtuar një tjetër pak më tutje dhe Kastrioti sikur të shkojë atje i maskuar si qen arrixhiu nuk ka ku të nuhasë për ato që kërkon. Pra mbaruam punë dhe me një shpifje.



33. Por vijon menjëherë tjetra një rresht pas asaj të mësipërmes: “ Si pjesëtar i brigadave partizane toske, që shkun në Kosovë për me çarmatosun shqiptarët e atjeshëm dhe për me ua dorzu Kosovën serbve, baba i Baletës muer pjesë në vrasjen e Shaban Polluzhës dhe të nji grupi të vogël të njerëzve të tij, për të cilët partizanët “shqiptarë” thonë se “ i gjetën të vramë”.

Shpifja aq sa është idioteske kundër babait tim është djallëzore ndaj kombit shqiptar në tërësi. Babai im nuk ka qenë asnjë sekondë partizan, as në “brigada toske”, as në “çeta”e “njesitë guerrile” gege, sikurse nuk ka qenë as emigrant në Jugosllavi dhe nuk ka kapërcyer asnjëherë kufijtë artificiale të Shqipërisë së cunguar, as kur ndonjë nga fshati im kishte shkuar deri në Prizren për ta blerë misër në vitet e krizës së rëndë për bukë. Itenerari i lëvizjes së babait tim ka qënë midis Shupenzës, Klosit e Tiranës për të bërë tregëti të vogël dhe deri në Kavajë e Durrës për të gjetur mera për dimërimin e tufave.

Për fatin e zi dhe faqen e zezë, të shqipfografit tim dhe të “buçave” që e stërvisin të lehë kundër meje para disa vitesh dikush tjetër dhe jo unë, në arkivë, ka gjetur një “Vendim” pa datë të një komisioni për shpronësim shtëpish e dyqanesh të përbërë nga Isa Dervishi (kryetar), Aqif Kadiu (anëtar) dhe Selman Kuka (anëtar) që në bazë të qarkores së kryeministrisë nr. 34/1 të datës 20/1/1949 ka vendosur të shpronësojë disa dyqane (karakatinë) në Klos të Matit, në pronësi të Hasan Dodës, Hysen Llaveshit, Hasan Baletës, Mehmet Hoxhës, Beqir Bodës. Është një gjë qesharake kur lexon këtë vendim sepse kupton çfarë frymë e mbrapshtë sundonte në atë kohë kur unë isha 8 vjeç dhe dinja se babai im kishte humbur edhe atë pak tregëti që kishte bërë pa përmirësuar aspak gjendjen ekonomike të familjes në vështirësi.

Në pikën e III të këtij “Vendimi” është shkruar se Hasan Baleta, “ka qenë marrë gjithmonë me tregëti, gjatë regjimit të Zogut dhe të okupatorit fashist, ka spekulluar me popullin, nga të ardhurat e tij si tregtar, përveç pasurisë në fshat, ka ngritë dhe një godinë në qendër në Klos. Qëndrimi i tij gjatë luftës dhe sot është indiferent. Këtij t’i shpronësohet ndërtesa në qendër Klos me që në katund ka ndërtesë banimi të mjaft”.

Komisioni bënte atëhere marrëzi se babai im nuk kishte fare ndërtesë në Qendër Klos. Kurse i poshtri Kastriot m.... bën sot supermarrëzi se “indiferentin” e atëhershme e bën “bazë të rëndësishme partzanësh”. Sidoqoftë komisionxhinjtë e atëhershëm mund t’i qortosh vetëm për zell të tepruar në forcimin e një regjimi që ishte ende në lulëzimin e pranverës së tij. Kurse “kastriomutfarët” e sotëm duhen përbuzur si degradim i species njerëzore.

Shkruesit e historisë në Kosovë që e dinë të vërtetën për vrasjen e Shaban Polluzhës le të marrin vesh se në Tiranë janë shfaqur mendje të krimbura që u japin versione të reja. Por mbi të gjitha shqiptarët duhet të venë re se qëllimi me djallëzinë e fjalisë që po komentoj është të përhapë tezën greke se banorët e Shqipërisë së Jugut, poshtë lumit Shkumbin nuk janë shqiptarë, por toskë, d.m.th sipas tyre helenë të shqiptarizuar në gjuhë dhe një pjesë të myslimanizuar në fe.

Pra një ndër synimet kryesore të Kastriot m.... është të përrallisë pa pushim, në çdo rast, me çfarëdo preteksti se toskët nuk janë shqiptarë që të nxisë urrejtjen e gegëve dhe në këtë mënyrë të lehtësojë planet greke për helenizimin dhe aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Myftaraj bën në radhë të parë punën e shovinistëve greke këtu brenda në Shqipëri. Ata që po e mbështesin në kët veprimtari qofshin botues, parti dhe individë, pavarësisht si maskohen, bëjnë punën e Greqisë.



34. Shpifja vijuese e shpifografit është “Bashkëpunimi i Baletajve me komunistët shihej me sy të keq nga bashkëfshatarët dhe prej krejt krahinës së Matit”.

Askush në Mat nuk ka menduar se Baletajt kishin lidhje me komunistët në vitet LDB. Pastaj në Mat dhe veçanërisht në Gur të Bardhë nuk shkaktonte asnjë alergji lidhja me komunistët. Veprimtaria e Mustafa Kaçaçit dhe e komunistëve të tjerë të parë të Matit nuk është parë me ndonjë armiqësi të veçantë masive. Në një familje të fshatit Guri i Bardhë strehohej për të qënë më e sigurt familja e Haki Fejzës, njërit nga figurat kryesore të komunizmit në Mat në vitet e luftës. As këta të strehuar, as familja që i strehonte (me mbiemrin Laçi) kurrë nuk kanë ndjerë ndonjë pakënaqësi nga bashkëfshatarë të tjerë. Shpifografi im shpif pra kundër gjithë fshatit tim dhe krahinës së Matit.





35. Shpifjen e mësipërme të përgjithshme mundohet ta mbështesë me një shpifje “më konkrete” dhe shkruan: “Jo nji herë Abaz Kupi u çoi fjlaë Baletajve të Gurit të Bardhë që të hiqshin dorë prej komunizmit por ata nuk e ndigjuan”.

Sharlatani mjeran, shpifografi im, bën sikur po e vlerëson Abaz Kupin, se megjithëse Baletajt nuk ia shkuan fjalën, ata prap nuk pësuen gjë nga Abazi. Në të vërtetë shpifografi im po shpif për të fyer edhe kujtimin e Abaz Kupit, i cili nuk është marrë fare me një punë të tillë. Abaz Kupi ishte aleat me komunistët dhe nuk e bënte këtë propagandë. Ai u shkëput prej tyre vetëm kur komunistët filluan në shkallë të gjërë luftën civile për të marrë pushtetin.



36. Shpifografi im përrallis se “aty kah fundi i vitit 1944 gjatë një vizite në Gurin e Bardhë Haxhi Lleshit i dhanë në krah Abdiun e vogël që zgjati duart t’i merrte kapelen me yll të kuq” dhe Haxhiu me entuziazëm paska thënë “Ky ka me u ba nji komunist i madh”.

Nuk e di me siguri se kur u bë komunist Haxhi Lleshi por pa asnjë dyshim kjo ka ndodhur pas vitit 1942 kur deklaronte se nuk ishte anëtar partie. Në kujtimet e tij nuk e saktëson këtë gjë. Por në këto kujtime ai jep mjaft hollësira që provojnë se “kah fundi i vitit 1944” nuk ka qënë fare në Gur të Bardhë. Nëpër shumë faqe të librit Haxhi Lleshi përshkruan se sa herë ka udhëtuar nga Dibra në Tiranë dhe për në Jug të Shqipërisë ka ndjekur intenerarin Dibër – Klos – Burrel – Krujë ose Dibër – Martanesh – Shëngjergj – Tiranë. Në asnjë rast nuk përmend se ka udhëtuar nëpërmjet Gurit të Bardhë. Kështu që Kastriot m.... shpif edhe lidhur me itineraret e lëvizjeve të Haxhi Lleshit.

Sipas librit me kujtime të Haxhi Lleshit, ky në dhjetor të vitit 1943 ka kaluar në qarkun e Korçës ku ka hyrë nga zona sllavisht folëse e Prespës. Për gati një vit ka kryer atje detyrë si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional – Çlirimtare. Në faqen 247 përmend dhe një incident shumë interesant me skraparlliun Mestan Ujaniku që i bën pyetjen provokuese: “Po ty Haxhi ç’të solli nga Dibra e Veriut këtu në Skraparin e Jugut?”. Ka marrë pjesë në Kongresin e Përmetit, maj 1944 ku u bë dhe “ministër i brendshëm” dhe pastaj është nisur përsëri drejt Veriut. Në faqen 260 të librit saktëson: “Naga Qarrishta u ngjitëm malit përpjetë dhe hymë në zonën e Gollobordës”, pra përsëri në një intenerar larg Gurit të Bardhë. Deri në vjeshtë të vitit 1944 ka qëndruar në zonën e Dibrës e Lumës. Kur ishte në Bicaj (Kukës) ka marrë njoftim të nisej për në Jug në mbledhjen në Odriçan të Përmetit. Në faqen 275 të librit shpjegon: “Rrugës për në Odriçan u ndalëm në Dibër të Madhe dhe prej andej me disa partizanë shoqërues u nisa për në Odriçan. Në vend të rrugës Dibër e Madhe – Librazhd, që ishte më e shkurtër, kaluam nga Martaneshi ku më priste Baba Faja .... dhe u nisëm drejt Shëngjergjit për të dalë në Priskë të Madhe”. Pra përsëri jo nga Guri i Bardhë.” Nga Odriçani kaluam në Berat në tetor të vitit 1944 dhe nga Berati bashkë me qeverinë në Tiranë më 28 nëntor 1944”.

Pra “kah fundi i vitit 1944”, Haxhi Lleshi nuk kishte si të ishte në Gur të Bardhë që të mbante në krah 3 vjeçarin Abdi Baleta që ky t’i hiqte nga koka kapelën me yllin e kuq. Me këtë skenë të sajuar nga fantazia e sëmurë e Kastriot m...., (siç ka sajuar tërë skenat e palo – romanit për shenjtoren e rikonkuistës shqiptare) është tallur bukur kolegu im nga Labëria Eshref Ymeri në shkrimin “Një libër që të ksehas”. Por unë dua të zbavis edhe pak lexuesin duke iu referuar dhe një herë librit të kujtimeve të Haxhi Lleshit që në faqen 115 tregon se kur ishte në Mat në dhjetor të vitit 1942 doli të takonte Abaz Kupin: “E kërkuam disa ditë me radhë – tregon Haxhi Lleshi – dhe mezi i ramë në gjurmë nëpërmjet mikut tonë Seit Çelës, i cili na tha se ndodhej në fshatin Gur i Bardhë, te Musa Karaj. Pa e lajmëruar fare i shkuam në befasi”. Pak rëndësi ka tani se çfarë ka shkruar Haxhi Lleshi për bisedën e bërë. Vetëm se në të del qartë që Haxhi Lleshi ka qënë nji herë në Gur të Bardhë gjatë kohës së luftës, në fund të vitit 1942 dhe ka qëndruar jo tek Baletajt. Por edhe sikur të kishte vajtur në shtëpinë time, unë në atë kohë isha vetëm një vjeç e gjysmë dhe skena e sajuar nga Kastriot shpifografi me kapelen me yll ngjan dhe më qesharake.

Haxhi Lleshi ka qenë në Gur të Bardhë në shtëpinë time në vitet 1950 kur xhaxhai im ishte oficer shoqërues i tij. Fëmijët e Haxhi Lleshit kanë ardhur dhe herë të tjera në Gur të Bardhë, madje dhe në dasmën kur u martova unë në vitin 1969. Haxhi Lleshi ka qenë në Gur të Bardhë edhe në shkurt 1991 ku ka organizuar mbledhjen famëkeqe të komunistëve dhe kuadrove të kooperativës bujqësore “Zoja Çurre” ku përfshihej fshati im për të bërë atë letrën mallkuese ndaj meje që e botoi “Zëri Populli” në kohën që unë merresha me grevën e urisë të studentëve të Universitetit “Enver Hoxha” e cila u mbyll me heqjen e këtij emri dhe rrëzimin e monumentit të Enverit më 20 shkurt 1991.

Për rolin tim në këtë grevë nuk kam aq nevojë të flasë vetë sepse dëshminë më të pandikuar nga zhvillimet e mëvonshme politike në Shqipëri të interesuarit mund ta gjejnë në librin “Erëra lirie dhe rënkime dhimbjesh” botuar në gjuhën italiane në verën e vitit 1991 në Itali. Është një libër i përgatitur nga Renato Brucoli si dëshmi të mbledhura nga dy studentë të asaj kohe vëllezërit Ervin dhe Ron Kubati, pjesëmarrës në grevën e urisë, të cilët u larguan nga Shqipëria me anijet e ekzodit të famshëm në mars 1991. Nuk i kam takuar kurrë ndonjëherë këto dy dëshmitar që në faqet 70-73 të librit të përgatitur nga një italian flasin për “Grevën e urisë”.

Atje ata pohojnë se “eksponentët kryesorë të PD-së i këshillonin të tërhiqeshin nga pozitat e tyre sepse çështja e emrit të Universitetit mund të shpërthente një luftë”. Rreziku i shëprthimit të luftës civile ka qënë “argumenti” më i preferuar që përdorte Sali Berisha për të justifikuar pazaret kapitulluese që bënte me Ramiz Alinë sa herë që ndeshte në rezistencë nga radikalët e lëvizjes demokratike. Këtë taktikë e ka përdorur edhe më pas dhe e përdor edhe sot. Kurse për qëndrimin tim vëllezërit Kubati kanë dëshmuar se ndihmoi shumë në rritjen e numrit të grevistëve nga 23 që ishin në fillim në 723 brenda pak orësh. Vëllezërit Kubati kanë dëshmuar para italianit Renato Brucoli se “Televizioni shtetëror ndoshta për herë të parë dha informacione të sakta për atë që po ndodhte me grevën e urisë së studentëve”. Dëshmitarët nuk e kanë ditur dhe nuk kishin si ta dinin se pasi u sistemuan grevistët në lokalet e Klubit Studenti, pasi nxorra jashtë këtyre lokaleve “përfaqësuesin e shqiptarëve” me banim në Kroaci me emrin “Anton” që e kishte sjellë Frrok Çupi të mbante një fjalë (llogo) çorientuese ( për këtë mund të dëshmojë Shinasi Rama), pasi ndërhyra pranë togës së policisë më cilësinë e sekretarit të Forumit të të Drejtave të Njeriut, që të mos ndodhte konfrontim me prindërit e studentëve të grumbulluar jashtë , jam drejtuar bashkë me P.Gërvallën dhe dikënd tjetër në zyrat e televizionit. Atje na dhanë menjëherë një ekip televiziv bashkë me të jemi kthyer në lokalet e grevës ku u filmua dhe u rregjistrua emisioni, bashkë me një deklaratë të Forumit të të Drejtave të Njeriut për leximin e së cilës thirrëm nënkryetarin Kujtim Çashku. Gjatë gjithë ditëve të grevës Sali Berisha me Skënder Gjinushin (atëhere ministër arsimi) dhe Lisen Bashkurtin (atëhere sekretar i K.Q. B.R.P.SH.) jepnin e merrnin në pazare me Ramiz Alinë që të sabotonin grevën, madje për fat të keq edhe Azem Hajdari ditën e dytë përhapi lajmin e rremë se ishte arritur qëllimi i grevës. Edhe për këtë veprim bëhet fjalë në librin e vëllezërve Kubati.

Tani Sali Berisha nuk lë përvjetor e rast pa mbajtur fjalime për të dalë sikur ai ka bërë të kundërtën e asaj që bënte, për të marrë mbi vete të gjitha meritat për çdo gjë doli mirë dhe për të fajësuar dikënd tjetër për çdo gjë që ai ka bërë keq. Prandaj ai mban rreth vetes “buça” e “zagarë” të lehin edhe kundër meje apo të më transmetojnë kërcënime për “atentate nga Biberajt”. Pasi u bë Kryetar Shteti Sali Berisha deklaroi si “Pishtar Demokracie” Ilir Metën e Pandeli Majkon, dhe kurrë jo vajzën time Teutën, studenten imcake të vitit të parë të Fakultetit të Ekonomisë, pjesëmarrëse në lëvizjen e dhjetorit 1990 dhe në grevën e urisë të shkurtit 1991. As emrin nuk ia kanë përmendur ndonjëherë. Madje edhe listat e grevës së urisë u zhdukën që pastaj t’u lëshohen dëshmi si grevistë urie lloj-lloj dallkaukësh për të shkuar e kërkuar strehim politik jashtë shtetit. Ka edhe më fakte të ndihmesës së familjes sime, duke përfshirë bashkëshorten time, Flutura, që më 20 shkurt 1991 bashkë me 14 gra të tjera, shkuan të protestonin tek Ramiz Alia, pak orë para rënies së monumentit të Enverit dhe kur u larguan në mënyrë protestuese nga selia e Presidiumit të Kuvendit Popullor u gjenden para tytave të automatikëve të kordoneve ushtarake që ishin ngritur me shpejtësi, kur ato ballafaqoheshin në korridoret e selisë xë Presidiumit më ndihmësit e Ramiz Alisë.

“Buçat” e “zagarët” e propogandës së PD-së vazhdojnë të lehin kundër meje se ende sëkëlldisen nga të vërteta të tilla dhe tronditen nga kritikat që i bëjmë politikës së mbrapshtë të PD-së e të Berishës, ndonëse në çastet më delikate për ta i kemi mbështetur si askush tjetër. Shpifografia që kanë bërë për mua nëpërmjet Kastriot m... është një vuajtje që u shkakton sindromi i pabesisë që tyre. Kastrioti nuk është gjë tjetër veçse vegla më e ndyrë që ata kanë mundur të fabrikojnë e të përdorin deri tani kundër meje. Buçe-papa kishte nevojë për një Mut-faraj që ta bënte më mirë punën e Berishës e të Biberajt.



37. Gestapovasi i “Internacionales së zezë”, katolikocentristi e janullatisti Kastriot Myftaraj sajon “familjet e kuqe” të Gegërisë, të Matit e të Gurit të Bardhë.

(E përsëris se termat “Internacionale e zezë” për urdhërin e jezuitëve i kam hasur në librat e Nikoll Ivanajt, Nikolla Nikollovit e të tjerëve. Termin “gestapo të kishës “ për urdhërin jezuit e kam hasur në librin e Nikollovit. Besoj se i përshtatet shumë epiteti “gestapovas i kishës”,“internacionalisti i zi katolikocentristi” këtij shpifografit tim Kastriot Myftaraj. Vetëm frymëzime të tilla të ‘internacionalistit të zi” mund ta bëjnë njeriun të trillojë siç trillon Kastriot m..... për “gjëmën” e shkaktuar nga familjet e kuqe” në Gegëri.)

Shpifografi im që për disa muaj bashkëpunonim në “Rimëkëmbja” ra copë që ta shpërfytyronte, denatyronte konceptin e terminologjinë e përdorur nga ne mbi labokomunizmin duke futur gjysëm kontrabandë, në sajë të tolerancës sonë të tepruar, termin e pasaktë shkencërisht dhe provokues e denigrues politikisht “areali labo-vllaho-ortodoks”, tani në palo-librin e tij ka braktisur këtë krijesë të tij të dashur dhe flet vetëm për “komunizëm tosk”. Duket qartë që shtabet politiko-propagandistike të PD-së e kanë detyruar ta braktisë termin “areal labo-vllaho-ortodoks” sepse në PD është herezi të shprehësh ndonjë qëndrim mosmiratues edhe për veprimet që bëhen në emër të ortodoksisë e të vllehëve në dëm të shqiptarizmit.

Nga ana tjetër edhe vet Kastriot m.... nuk ia mbushte më syrin fëmija i tij shëndetlig me emrin “Areali – labo – vllaho – ortodoks” sepse ishte pak për orekset e rritura gllabëruese të shovinizmit dhe ekspansionizmit grek. Kastriot m.... ka detyrë të përhapë “teza” e “teori” me qëllim të lehtësojnë në Shqipëri politikën aneksioniste e helenizuese të Greqisë, politikën subersive e përçarëse të Serbisë, politikën prozelitiste katolikocentriste të Vatikanit.

Kastriot m.... do që nëpërmjet përsëritjes së shpeshtë të termave të krijojë tek shqiptarët ide e koncepte të gabuara, se Shqipëria e jugut është vetëm Toskëri dhe ajo e Veriut vetëm Gegëri e jo të dyja së bashku Shqipëri, se toskët e gegët nuk i përkasin të njëjtit komb, se nuk bëhet fjalë për “komunizëm në Shqipëri” por vetëm për “komunizëm tosk”, i cili në Gegëri ka hyrë vetëm si pushtues ku ka gjetur disa kolaboracionist gegë “familjet e kuqe” gege dhe se në Gegëri nuk ka pasur as komunizëm, as terren për komunizëm. Ky “gestapos i katolikocentrizmit” nuk çan fare kokën se bëhet qesharak me “teorizimet” e tij sepse ai ka qëllim të mashtrojë qoftë dhe disa individë të veçantë në Veri që urrejtjen për komunizmin ta kthejnë në urrejtje për toskët në tërësi. Prandaj atij nuk i pëlqenin as termat që kemi përdorur në “Rimëkëmbja” si “labokomunizëm” (por jo komunizëm lab) “klane komuniste labo-gjirokastrite”. Shpërfytyrimin e kësaj terminologjie ai e tentoi me termat “areal vllaho-labo-ortodoks” ku elementi “komunizëm” nuk figuron fare, kurse tani sipas orekseve të PD-së fut elementin “komunist” në emërtimin “komunizëm tosk”.

Sipas shpifografit tim e fallsifikatorit të realitetit shqiptar “Komunizmi tosk i cili kishte ardhur në pushtet në nëndor 1944 kishte po ta njajtin program që kishte e para organizatë politike toske “Krahu kombëtar” e krijueme më 1919” nga e cila do të dilnin “Balli Kombëtar” dhe komunizmi: “Dy rryma politike toske”.

Programi komunist është i ngjashëm me programin e shoqërisë “Bashkimi” të kryesuar nga Avni Rustemi. Komunizmi nuk është rrymë politike toske por ndërkombëtare. Madje edhe kur flitet për komunizëm rus, kinez, eurokomunizëm duhet marrë termi me rezervë. Citatin e M.Krujës në faqen 14 të palo-librit, Kastriot m... e ka keqpërdorur me dinakëri sepse Mustafai është shprehur ashtu siç citohet jo për programin e “Krahut kombëtar” por për synimet e disa politikanëve toskë kur mendonin të përdornin për qëllimet e tyre Ahmet Zogun që gjithashtu bënte pjesë në “Krahun kombëtar” të krijuar qysh në vitin 1914. Mbreti i Shqipërisë u bë më në fund Ahmet Zogu jo ata të tjerët. Pra “Krahu kombëtar” faktikisht i shërbeu Ahmet Zogut që ishte gegë dhe sigurisht shumë ambicioz për pushtet. Mustafa Kruja është tallur me politikanët toskë që kujtuan se mund ta përdornin Ahmet Zogun sa u duhej e pastaj ta largonin nga skena. Edhe Eqerem Vlora në kujtimet e tij këtë shpjegim jep. Vetëm Kastriot Myftaraj po mundohet të na vërtetojë sse “Krahu kombëtar” u ka shrëbyer krejtëisht politianëve toskë.

Për kohën e rregjimit komunist Kastriot m.... flet për “rregjim aparteidi” në dëm të gegëve të vendosur nga toskët. Diskriminimi ndaj gegëve ka qënë i dukshëm, por kurrsesi nuk mund të flitet për regjim aparteidi. “Aparteidi” ka qenë më shumë klasor. Nën regjim “aparteidi” klasor ishin dhe një numër i madh toskësh. Madje lufta civile ka nisur në Toskëri dhe është bërë shumë e ashpër. Kështu që Kastrioti fallsifikon dhe tërë urrejtjen edhe për atë që ka ndodhur në të shkuarën do ta pasqyrojë vetëm si kontrast ngjyrimesh krahinore dhe jo edhe ngjyrimesh klasore dhe ideologjike. Kastriot m... përpiqet që tek gegët të zerë vend një lloj urrejtje, “ajo për toskën” edhe kur ka të bejë me komunistin gegë. Sipas këtij katolikocentristit të zi “familjet e kuqe” të Gegërisë duhet t’i nënshtrohen një procesi inkuizicioni sepse ishin si një “kolonë e pestë” e toskëve. Sipas këtij katolikocentristit të zi gegët e kishin edhe më të ndaluar se toskët të përqafonin ide dhe rrugën komuniste, se përveç tjetërsimit në pikëpamje mendimi, tjetërsoheshin edhe në pikëpamje të përkatësisë krahinore, fisnore. Pra Kastrioti imiton kristosllavistët si Njegoshi, Plavçiç, Vuk Drashkoviç që ndërrimin e fesë nga ortodoksë në myslimanë në Bosnje e quante tjetërsim etnik, pra sajojnë “racizmin fetar”. Kurse Kastriot m... kërkon t’u imponojë gegëve ndjenjën e racizmit ideologjik.

38. Pas shpifjeve “teorike” Kastriot m.... zbret në terrenin e shpifjeve konkrete: “Edhe familja e Baletës ishte një prej familjeve të kuqe gege, tuj kenë nji prej të paktave familje matjane që kishte kenë e lidhun me lëvizjen komuniste”.

Edhe në Mat me kalimin e kohës familjet që kishin njërëz në PPSH nuk kanë qenë aq të pakta, madje edhe respektoheshin nga shumica e njerezve. Në familjen Baleta unë jam i dyti pjesëtar që u bera anëtar i PPSH në vitin 1972 kur punoja në dipllomaci. Xhaxhai im u bë në fillim të viteve 1950 kur ishte oficer i Ministrisë së Brendëshme, pasi kishte qenë pak muaj partizan nga ata që u mobilizuan në vitin 1944 sipas vendimit të Kongresit të Përmetit. Por Kastrioti për këta partizanë të mobilizuar ka mendimin se nuk i shndrronin familjet e tyre në “familje të kuqe” dhe nuk u bënë “kolonë e pestë” toske.

Për t’u dukur pak bindës në faqen 15 shpifografi im ka sajuar një bisedë timen me Haxhi Lleshin në shtëpinë e tij në vitin 1954 ku ai pasi ka mësuar se mua gjoja më pëlqente shumë libri për Pavlik Morozovin është gëzuem shumë tuj e thënë që ja sa ishte berë tashmë ai fëmija i vogël që kishte hequr para 10 vitesh kapelen nga koka në Gur të Bardhë. Fantazia e sëmurë e shpifografit tim nuk pyet fare se bëhet qesharak kur nis e gënjen. Madje atë ditë vizite në vitin 1954 Haxhi Lleshi paska shqiptuar fjalët “ky çun kenka si një dipllomat” dhe “kjo profeci ishte e saktë” (në parantezë shënoj se Haxhi Lleshi nuk mund të thoshte “kenka” që është në nëndialektin shkodran të gegërishtes, por duhej të thoshte “qonka” dibrançe. Kastriot m... nuk mund ta mësojë gegërishten sado që të përpiqet me të ndonjë prift jezuit).

Nuk e kishte të vështirë njeriu me fantazi të sëmurë të “ zbulonte” profecinë e vitit 1954 sepse është fakt i ditur që në 1959 mua më dërguan të studjoja për dipllomaci në Moskë pasi kisha qëndruar 4 vite në shkollën pedagogjike të Peshkopisë duke përsëritur në mendjen time fjalët se gjoja më kishte thënë për diplomacinë. E çuditshme është se në qershor të vitit 1959 kur benim kërkesat për të shkuar në Universitet në 3 degët që duhej të shënoja unë nuk kam shënuar diplomacinë. E para ishte “Letërsi” dhe kjo nuk ndodhte se nuk e dinim që në Moskë kishte një Institut diplomacie. Me mua në klasë ishte motra e Mersin Seitaj, një djalë nga Golloborda që kishte mbaruar shkollën pedagogjike të Peshkopisë dhe studjonte për diplomaci prej disa vitesh, ishte i martuar me ruse, i dërgonte motrës dhe fotografi nga Moska. Kështu që del si një pëllitje tjetër prej krriç-gomari fjalia e Kastriotit në faqen 19: “ Bashëkënxënësi i Baletës, Xhelil Gjoni, ma vonë politbyroist do të shkonte për studime në një degë ma pak të randsishme, për gazetari”. Xhelil Gjoni, që ishte 3 vite para meje në shkollë të mesme ka studiuar për filozofi, jo për gazetari. Para tij nga Peshkopia për diplomaci ka shkuar Mersin Seitaj.

Prandaj asnjë bashkënxënësi im nuk mund të habitej që një i dytë nga kjo shkollë të shkonte të studjonte për diplomaci. Asnjë bashkënxënës i imi në Peshkopi nuk kishte si t’i thoshte Kastriotit se “Në klasën e tyre kishte nxënës me rezultate më të mira se Baleta”.

Ndëra përshtypjet e para të këqija që na la K M qysh kur filluam bashkëpunimin me të në “Rimëkëmbja” në shkurt të vitit 2000 ishte se vuante nga një “delir” dhe etje për t’u bërë i njohur dhe ishte patologjikisht i sëmurë nga egoizmi, cmira e xhelozia për çdo gjë që bënin të tjerët. Rezultatet e mia në shkollë nga fillorja deri në diplomimin në Universitet janë të njohura dhe të dokumentuara. Në maturë dhe në diplomim vetëm për të mos me dhënë dëftesën e diplomën me mbishkrimin “Shkëlqyeshëm” më kanë kurdisur një “komplot” në provimin e fundit. Edhe kur isha në Moskë, në vitin e dytë kisha arritur që fotografinë time ta vendosnin në tabelën e nderit të studentëve të shkëlqyer të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Kurrë as pas mbarimit të shkollës së mesme kur më doli e drejta të studjoja në Moskë dhe as pa diplomimit si jurist kur u caktova në Ministrinë e Jashtme asnjë bashkënxënës e bashkëstudent i im nuk ka shfaqur xhelozi.

Më 30 qershor 1964 kur kam mbrojtur diplomën me temën “Veprimet juridiko-civile” (120 faqe të daktilografuara), një nga diplomat e para e të rralla të mbrojtura atëhere në Fakultetin e Drejtësisë, me një kapitull të të cilës në një sesion shkencor kisha fituar dhe një çmim, u kurdis një “rreng i turpshëm” kundër meje. Një orë para se të fillonte seanca e mbrojtjes se diplomës, e vetmja që mbrohej, pedagogu më i ri i Fakultetit me të cilin kisha edhe shumë miqësi, skraparlliu Gramoz Hysi, erdhi ishqetësuar dhe më paralajmëroi se në mungesë të dekanit, Luan Omari, po përgatitej një kurth që diploma të mos vlerësohej “Shkëlqyeshëm”, që unë të mos e merrja diplomën “Shkëlqyeshëm” me ngjyrë të kuqe. Dhe ashtu ndodhi. Për këtë shkak të nesërmen në ceremoninë e organizuar nga Universiteti për ndarjen e diplomave më hoqën dhe të drejtën të përshëndesja në emër të të diplomuarve, sikurse ishte planifikuar dhe siç isha përgatitur.

Në komisionin e vlerësimit të diplomës time bënin pjesë prof..Andrea Nathanaili, udhëheqësi im shkencor që në relacionin që më kishte dhënë mua fliste me superlativa për punën time dhe ngulte këmbë që të qëndroja asistent i tij. Pastaj shefi i katedrës të të Drejtës Civile Andon Sallabanda, pedagogia e së Drejtës Familjare Ksanthipi Begeja dhe pedagogu i së Drejtës së Punës Paskal Haxhi. Janë emra që të lënë të kuptosh pse veprohej ashtu ndaj njërit nga të paktët gegë që diplomoheshin për Drejtësi. Në kursin tim prej 25 vetash kishte 6 gegë vetëm, aq sa ishin studentë dhe nga Korça e Kolonja së bashku. Po të shihet edhe sot lista e notave të mia për shkollën e mesme dhe në Universitet duket qartë ndërkëmbësi në çastin e fundit. Në listën e notave në Universitet janë të gjitha “5-sa” (ishte si 10-ta sot) me përjashtim të një “4-tre” në provimin e parë në lëndën e Historisë së PPSH (pedagogu Xhemil Frashëri) dhe në diplomë (komisioni që përmenda).

Në prani të Haxhi Lleshit në oborrin e vilës së tij, rektori i Univeristetit në atë kohë, i ndjeri Kahreman Ylli më ka kërkuar i fundit mendimin nëse doja të qëndroja në Univeristet si asistent i profesorit Nathanaili. Nuk pranova, dhe ishte zëvendësministri i jashtëm Vasil Nathanaili, i vëllai i Andras që i vënë në dijeni për këto fakte nga shoku im i ngushtë Reshit Haxhi Lleshi, kundërshtoi Nathanailin pedagog dhe bëri veprimet që të emërohesha në Ministrinë e Jashtme, kur për punë të mirë, si për inat të Besnik Mustafajt, në vitin 1979 më kanë dekoruar me “Urdhërin e Punës së Klasit të Dytë”.

I shkrova këto që tek njerëzit e ndershëm gomarllëqet e shpifografit tim të mos shkaktojnë hutim dhe për të ndihmuar shpifës të tjerë të jenë më të përmbajtur dhe të mos bëhen aq qesharak si Kastriot m... kur t’i ngarkojnë të shpifin.



39. Pasi është ngjirur si kukumjaçkë ndjellakeqe për biografinë e familjes time dhe për biografinë time deri në mbarimin e shkollës së mesme në Peshkopi në vitin 1959, shpifografi im i jep përmasa ndërkombëtare poshtërsisë së tij dhe fantazisë së tij të sëmurë e kërcen deri në Moskë. Pas binomit Abdi Baleta – Pavlik Moroz, në trurin e sëmurë të Kastriot m.... fantazohet binomi Abdi – Beria (fq.19 e librit). Për këtë pjesë të shpifografisë time Kastriot m.... ka huazuar edhe nga shkrimi i botuar në Prishtinë në fillim të vitit 2001 me nënshkrimin e Hamit Fazliut, që nga ana e tij ishte një jehonë e shpifjes që bënë publikisht në TVSH, më 14 gusht 1994, Azem Hajdari dhe Reiz Çiço, se Abdi Baleta në Moskë kishte studjuar në shkollën e KGB-së.

Fantazia e sëmurë e Kastriot m... në këtë pikë është krejtësisht e pafuqishme jo vetëm se i duhet të operojë me shpifje të demaskuara më parë, por se edhe këshilltarët e tij nuk e ndihmonin dot as me fakte, as me trillime të kapërdishme për publikun


15.3.2002 Abdi Baleta
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Kastriot
I kam lexuar me vemendje dy prej shkrimeve qe ke sjellur dhe nuk ndihem mire.
Sepse po dalin ne skene gjera qe ndoshta do ti perkisnin te ardhmes per tu cvarrosur.
Mendoj se keto gabime trashanike qe po behen, nuk kane per te dhene efektin e duhur.
Nuk jam kundra shkrimeve te tij(perjashto disa fragmente), por nuk e shoh te arsyeshme replikimin qe keta ishdeputete dhe ish politikane bejne dhe jane te ndersyer kunder njeri tjetrit per te nxjerre ne shesh te lara dhe te palara.
Kjo do krijoje precedente te padeshirueshem.

Me pas keto ceshtje te arkivuara mund te hapen perseri mbas nje kohe te caktuar, kur edhe klasa politike nuk eshte ne gjendje stresi dhe problemesh emergjente.
Nuk me pelqen kjo pune se i vjen era.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[qb] Kastriot
I kam lexuar me vemendje dy prej shkrimeve qe ke sjellur dhe nuk ndihem mire...............
[/qb]
<span style="font-weight: bold">Na pe.ili.sh se mos na len vetem neve te shkretet!! Kujdesu per shendetin dhe po qe se vazhdon te ndihesh keq na trego adresen qe ke qe te therrasim mjekun.
Metadoni me duket se nuk po te ben me efekt :tipsy: </span>


Kastriot
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Prim


Tani per arabo-aziatikun &quot;patriot&quot; imamin El Hasan Abdullah Hafiz Dudum Qafir Kopuk Abdi Baleta, eshte e qarte fare te shikohet deshperimi i tij ne ato 14 km shkrime ne jave qe shkruan. Duket se s'ka cte beje tere diten dhe kujton se zgjidh hallet e popullit kur merret vetem me replika personale. Baleta duket se mezi pret qe dikush ta kritikoje qe ai te komentoje faqe te tera ne gazete kunder tij. Kaq shume nevoje valle ka Baleta te propogandoje dhe te sqaroje publikun se sa i &quot;pafajshem&quot; eshte ai ndaj sulmeve te kundershtareve te tij??

E sa shume sillet ky politikan si femer thashethemaxheshke. Sa shume ankohet se shpifin per te, se e sulmojne me te padrejte, dhe sa shume mundohet e djersitet per tu paraqitur edhe si nastradin ne kerkim te &quot;qenit te ngordhur&quot;.
Vereni me kujdes dhe me thoni ku dhe si i adresohet Baleta yne halleve dhe problemeve paresore te shqiptareve sot? Shkrimet e tij ne esence jane teper personale &quot;jo the keshtu, jo shpife ashtu&quot; apo budallalleqe te ketij rangu. Kujt i hyjne keto ne pune?
Eshte vertete per te ardhur keq se si nje figure kaq shterpe ben per vete shqiptare. Eshte vertete per te ardhur keq kur shikon se si shqiptaret kenaqen kaq lehte dhe kaq lire. Se si aspiratat e tyre i kerkojne me ne krye Baleten ne anadolli, duke kerkuar shqiptarizmin dhe patriotizmin jo tek vlerat, puna, sakrificat,toleranca dhe mirekuptimi por tek percmimi, konflikti, fodulleku dhe kryemadhesia shterpe. 50 vjet nen keto rregulla dhe ne prape nuk mesuam gje.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Letër nga Shqipëria



Nano sulmon korrupsionin, të mbrojë të korruptuarit



“ZP” NA DETYRON T’I SHKRUAJMË KRIS PATENIT



I nderuar zotëri,



Para disa kohësh dëgjuam nga mjetet e propagandës në Shqipëri se kishit udhëtuar për në SHBA dhe se kishit mbajtur edhe një ligjëratë në një universitet amerikan. Këto janë gjëra të zakonshme për politikanë të dëgjuar dhe sidomos për “burra shtetesh”, siç jeni ju në Bashkimin Europian. Ajo që na ra si bombë në këtë rast (që një pjesë të shqiptarëve i kaloi në ekstazë dhe një pjesë i tromaksi) ishte ashpërsia me të cilën gjatë ligjëratës në universitetin amerikan kishit fshikulluar korrupsionin në Shqipëri.

Nisa të të shkruaja qysh atëherë një letër për punën e demaskimit të pamëshirshëm që i kishit bërë Shqipërisë atje në SHBA, por dolën të tjera ngatërresa në skenën politike shqiptare dhe ma larguan vëmendjen nga bombardimi juaj me fjalë kundër korrupsionit shqiptar. Por, për fat të mirë, ne kemi politikanë e gazetarë të tillë këtu në Shqipëri që rrotullojnë pa pushim karuselin e bëmave të mbrapshta dhe t’i sjellin ato përpara që merresh përsëri me to.

Pikërisht në një ditëtë ftohtë dimri, kur dielli të verbon sytë e acari të pret veshët, kur nuk mund të ndjekim as programe televizive, as të përdorim ndonjë pajisje elektrike se rryma është ndërprerë, po shfletoja atë gazetën që ka një gjysmë shekulli që quhet “Zëri i Popullit” dhe që boton “rrena për popullin”. Në këtë gazetë të datës 8 shkurt ishte dhe një shkrim me titullin “Monologu i Vaginës dhe opozita e sotme”. Nisa ta lexoja sepse qysh në titull shkruesi i tij S.V. e kishte sherrin me nënkryetaren e PD-së, zonjën Josefina Topalli, e cila kishte kritikuar një fjalim shumë kritik të kryetarit të PS-së e kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano, kundër korrupsionit. Gazeta “ZP” nuk i duron dot kritikat as për mburrjet që i bën Nano partisë e qeverisë së tij. “ZP” ka një huq të vjetër që nga të gjithë kërkon vetëm solidarizimin entuziast pa kushte, qoftë me mburrjet qoftë me kritikat që bën njëshi i pushtetit socialist. Këtë huq “ZP” e ka qysh nga koha e Enverit kur të gjithëve u kërkonte të duartrokisnin për mburrjet që u bënte partisë e socializmit dhe të tërboheshin kundër atyre që ai i shpallte armiq të partisë e socializmit. Prandaj “ZP” ishte tërbuar që Josefna Topalli e kishte kritikuar Nanon edhe për kritikat sa për të larë gojën që ky lëshoi kundër korrupsionit.

Deri këtu ju mund t’ju duket se unë kam lajthitur që për këto gjëra po ju shkruaj juve. Edhe lajthitja tani është bërë gjë e rëndomtë në Shqipëri sepse pikërisht këto ditë nënryeministri dhe ministri ynë i jashtëm, Ilir Meta, u shpreh publikisht në ekranin televiziv se kishte lajthitur shefi i tij, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i qeverisë, Fatos Nano. Kur lajthisin këta kanë të drejtë të lajthisin të gjithë të tjerët.

Por, unë vendosa t’ju shkruaj këtë letër i nderuari Kris Paten, jo që të solidarizohem me lajthitjen e të dy qeveritarëve tanë më të lartë, Fatos Nanos dhe Ilir Metës, por se nuk durova dot një lajthitje të rëndë të gazetës “ZP” e cila ju kishte marrë nëpër gojë, i nderuari Kris Paten, për të mbrojtur Fatos Nanon, nga shigjetat e helmatisura të lëshuara kundër tij prej amazonës së xhunglës politike shqiptare, Josefina Topalli. Mua më frymëzoi inati që mora ndaj “ZP”së se ka përgojuar emrin tuaj, z. Paten, për t’i mbyllur gojën Jozefinës.

Ja si ka shkruar “ZP”: “Kryeministri Nano, në analizën e një dite më parë ka sulmuar, ka deklaruar luftën kundër korrupsionit dhe jo individëve, të cilët janë përfolur deri më tani në formën e thashethemnajës, pa asnjë provë, duke qenë në të njëjtën linjë me Kris Paten se në Shqipëri duhet të luftohet korrupsioni në të gjitha hallkat e tij si fenomen”.

Sië del nga analiza logjike, gramatikore, po deshe flozofike apo policore e kësaj fjalie, kryeministri ynë Nano, dashka të luftojë korrupsionin por jo të korruptuarit, pra, dashka të luftojë sëmundjen pa i gjetur dhe pa i trajtuar si duhet ata që janë prekur prej saj e që shërbejnë si përhapës të infeksionit. Sipas “ZP”, kur flitet për të korruptuar konkretë është vetëm thashethemnajë. Kur flitet për korrupsion në përgjithësi, në hava ose kuturu, kjo qenka luftë konkrete që po e bën një kryeministër kundër korrupsionit. Me një fjalë “Zëri i Popullit” që rren miletin, këshillon që “të batërdiset” korrupsioni nëpërmjet thathemnajës, por të mos kërkohet të gjenden të korruptuarit. Kështu, i nderuar Kris Paten, sipas gazetës “ZP” në Shqipëri ka korrupsion të tmerrshëm, por nuk ka të korruptuar, përsa kohë që asnjë gjykatë shqiptare me vendim të formës së prerë nuk ka shpallur askënd të korruptuar. Normalisht edhe kryeministri nuk duhej të lodhej vetë e të trulloste miletin me fjalë të përgjithshme kundër korrupsionit, por të priste deri sa ndonjë kryetar gjykate të shpallte disa të korruptuar.

Mirëpo, sipas “ZP”, kryeministri ynë tërë këtë punë e ka bërë për hatrin tuaj, z. Paten. Meqenëse ju, në atë ligjëratën në universitetin amerikan e batërdisët korrupsionin në Shqipëri (aq sa disa shqiptarë, midis të cilëve edhe unë u inatosëm) edhe Nano ka dashur të jetë “në një linjë me Kris Paten”. Është një gjest shumë bujar i kryeministrit tonë që del e fshikullon me sa fuqi ka korrupsionin në Shqipëri vetëm se kështu keni bërë ju, dhe nuk ka aspak ndër mend të shkojë më tej se kritikat që keni bërë ju, për të gjetur të korruptuarit. Pra, kryeministri i Shipërisë, Fatos Nano, ka folur kundër korrupsionit në Shqipëri gjatë analizës së punës së qeverisë shqiptare, njësoj sië ka folur një funksionar i lartë i Bashkimit Europian, Kris Paten, gjatë një ligjërate të mbajtur në një universitet amerikan. Kësaj i thonë të jësh në një linjë me Europën për luftën kundër korrupsionit.

Ndoshta për ju, z. Paten, mund të duket gjë e ëuditshme kjo sepse sipas rregullit të punës nuk duhet të bëhen të gjithë si këmbët e dhisë në luftën kundër korrupsionit edhe ata që nga Brukseli japin direktiva edhe ata që kanë detyra të konkretizojnë e të zbatojnë direktivat në Tiranë. Mbase, sipas gjykimit tuaj, z. Paten, detyra e kryeministrit dhe e qeveritarëve shqiptarë është që kritikat tuaja t’i marrim vesh mirë, t’i zbërthejmë, të bëjmë programe e plane për të gjetur të korruptuarit, t’i ndëshkojmë ata dhe të ulin nivelin e korrupsionit. Mirëpo, sipas “ZP” Nano e ka kuptuar ndryshe këtë punë. Ai e quan detyrë të tijën të flaës si ju, ashpër, por në përgjithësi, kurse të korruptuarit t’i lërë të qetë. Me këtë ai ju thotë juve: ja, jua mbajta ison me fjalë, më shumë nuk bëj dot, hajdeni vetë po deshët dhe gjeni e kapini të korruptuarit në Shqipëri”.

Kur gazeta e Nanos, “ZP” i inkurajon haptazi të korruptuarit kur shkruan se janë thashetheme ato që thuhen pa prova. Provat në fakt janë sheshit, por ato nuk i mbledh askush. Qeveria nuk i mbledh që t’i ëojë në organet e zbulimit, hetimit, gjykimit e ndëshkimit të krimit. Këto organe shullëhen në diell dhe vetë me nismën e tyre nuk e zënë një punë të tillë me dorë por qaraviten me justifikim se nuk i vvë kush në lëvizje me dononcime. Edhe kur bëhet ndonjë denoncim për ndonjë ëështje me bujë, fillon e zbehet, provat humbasin rrugës dhe ëdo gjë mbyllet si punë e kotë. Ndërsa, kryeministri Nano bubullin me fjalitë e tij të përgjithshme kundër korrupsionit për të qenë në një linjë me z. Paten.

Presidenti i Shqipërisë në mbledhjen e Prokurorisë së Përgjithshme për analizën e punës bubullinte po me fjalë të përgjithshme kundër të njëjtit korrupsion si dhe kundër punës së dobët që bëjnë prokurorët të cilët në vend që të hetojnë e përvëlojnë fajtorët po e flladisin korrupsionin, i bëjnë atij fresk, domethënë kur e zënë ethet e inatit nga thashethemnaja popullore se Shqipërinë e mbyti korrupsioni. Kryetari i shtetit po përsërit shpesh se korrupsioni ka kalbur e qelbur gjykatat. Tani thotë se prokurorët i bëjnë fresk korrupsionit. Në analizat e policisë ka dalë se policë të shumtë janë ortakë të korrupsionit.

Në konferencat e shtypit opozita berishiane ëirret e ngjiret kundër korrupsionit por nuk paraqet ndonjë provë konkrete dhe për ato persona që i akuzon për inate politike. Kurse “ZP” kur të korruptuarit fillojnë e kanë pak të dridhur nga erërat e thashethemnajës antikorrupsion i ngroh të korruptuarit me sigurimet se nuk ka ë’u bën kush pa prova.

Kështu, rrethi vicioz i luftës së dështuar kundër korrupsionit është bërë korracë e padeprtëueshme që mbron të koruptuarit. Folët ju i nderuari Kris Paten në Amerikë kundër korrupsionit në Shqipëri, flet edhe kryeministri shqiptar në Tiranë. Me kaq puna e luftës kundër korrupsionit shqiptar merr fund dhe korrupsioni në Shqipëri vazhdon. Më e keqja për ne shqiptarët, i nderuari Kris Paten, qëndron në faktin se ky korupsion nuk është as krejt i yni, por është më shumë një korrupsion ndërkombëtar, sidomos grek, që bëhet në Shqipëri. Pra, është edhe korrupsion që e ushqen dhe e inkurajon Bashkimi Europian, në kuadrin e masave për ta përgatitur Shqipërinë për integrimin në Europë kur të bëhen për t’u qethur viëat që po kullot një paraardhës i Nanos, ish-kryeministri demokratikas, Aleksandër Meksi, i cili është kujdesur që të gjejë një gjykatë që të lëshojë një vendim se asgjë nuk duhet shkruar në shtyp ose se asgjë e shkruar në shtyp për të nuk duhet cituar pa qenë vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Të korruptuarit në Shqipëri duhet të jenë shumë të gëzuar nga ky ligj i pashkruar modern në praktikën gjyqësore shqiptare. Të korruptuarit tani mund të thonë: mos flisni për ne pa vërtetuar punën në gjykatë. Kurse deri në gjykatë punën e të korruptuarve nuk ka ndërmend ta ëojë kush. Kështu, i nderuari Paten, po vërtetohet një fjalë e urtë popullore shqiptare, që ju sigurisht nuk e dini: “më rrove, të rrovai, brisku i berberit”. “ZP” po thotë se për luftën kundër korrupsionit Fatos Nano e ka kthyer pak më ndryshe këtë fjalë “Paten fole, dhe unë fola, brisku i të korruptuarve”. Korrupsioni rruan shqiptarët, pushteti ruan korrupsionit”. Ja se si është në të njëjtën linjë kryeministri Nano me Kris Patenin për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Z. Paten, ne shqiptarët jemi disi të veëantë në Europë. Gjuha jonë nuk bën pjesë në asnjërën nga famijet e mëdha gjuhësore europiane të tanishme. Jemi komb shumë i vjetër i Europës dhe prandaj jemi rrudhur shumë kombëtarisht dhe territorialisht. Jemi shumë afër qendrës së Europës, por gjithnjë na kanë quajtur më të panjohur se gurkët e Himalajeve dhe fiset indigjene të Amazonës. Kemi edhe veëori dalluese fetare nga Europa, se kemi jetuar në harmoni ndonëse praktikojmë tri fe. Shumica jemi të besimit mysliman që e kanë shumë zët në pjesën tjetër të Europës së krishterë, sië krenoheni ju atje në Bruksel, Paris, Berlin. Pastaj jemi dhe më të varfërit e Europës më vendin tonë gjithë male e përrenj dhe ju europianët e tjerë mendoni se me pak lëmoshë që na jepni jeni të larë para Zotit për padrejtësinë dhe përbuzjen që na keni rezervuar gjithmonë dhe nuk na i kurseni as tani. Prandaj, edhe atë korrupsionin tonë e përgojoni më me qejf se korrupsionin e të tjerëve dhe as e ëani shumë kokën kur qeveritarët tanë bëjnë fjalë kundër korrupsionit për të mbrojtur të korruptuarit që janë miqtë më të mirë të europianëve në Shqipëri.

Një shqiptare që ka famë të madhe edhe midis jush, të krishterëve të Europës, Nënë Tereza ka thënë: “Urinë për dashuri është më zor ta qetësosh se urinë për bukë”. Nuk di si ta quaj, paradoks, ironi e fatit apo fat i vërtetë për ne shqiptarët që këto fjalë, të cilat shprehin thelbin e moralit të të krishterëve europianë, i ka thënë një bijë e kombit shqiptar, Gonxhe Bojaxhiu, e cila po pret shenjtërimin pak vite pas vdekjes nga Ati i Shenjtë i katolikëve.

Mua do të më dukej më shumë ironi fati, sepse kombi shqiptar është në Europë si ai fakir fukarai i Kalkutës së Indisë, ku mori lavdinë Nënë Tereza, është si njeriu që është më shumë i uritur për dashuri e për drejtësi se për copën e bukës që herë e fiton vetë e herë ia hedhin me përëmim pasanikët e Europës.

Do t’ju lutesha z. Paten, si pjesëtar i këtij kombi të uritur për drejtësi e dashuri, të mos na lëndoni, sikurse ndodh nganjëherë, duke përgojuar më shumë se na takon për prapambetje, korrupsion, kriminalitet, prostitucion sepse këto i kemi mësuar më shumë nga Europa e pasur, e qytetëruar, sepse këto më shumë janë sëmundje që na i ngjiti Europa se sa deformime fiziologjike apo psikologjike me bazë gjenetike shqiptare. Edhe korrupsionin nuk e luftojnë pushtetarët shqiptarë se kanë detyrime në ortakërirat korruptive europiane.

Unë mendoj, z. Paten, se korrupsioni më i madh është pikërisht në Bashkimin Eruopian, por është korrupsion “i fisnikëruar”. Këtë përshtypje e kam krijuar nën ndikimin e fuqishëm të thënies së shkrimtari francez Honore de Balzak: “Vrasjet në rrugë të madhe më duken lëmoshë po t’i krahasosh me disa operacione financiare” (cituar nga gazetari francez Klod Zhylien në “Le Monde Diplomatique”, mars 1994). Këto lloj operacionesh, z. Kris Paten, nuk janë bërë asnjëherë në Shqipëri. Përkundrazi, Shqipëria sot është viktimë e operacioneve të tilla që bëhen në Athinë, Romë e gjetkë. Ne e kemi peshqesh korrupsionin nga këto operacione.

Pranoni ju lutem sigurimet e konsideratës sime të lartë prej të pakënaquri nga qëndrimet e Europës ndaj shqiptarëve.



09.02.2003 Abdi Baleta

qytetar i Shqipërisë dhe kandidat për qytetar i Europës
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

E kam thene edhe diku me larte se A.Baleta eshte tamam nje njeri i pa ekuilibruar,sikurse edhe diplomacia komuniste qe Abdiu i sherbej per vite me rradhe.Ne nje kohe kur te gjitha vended e evropes lindore po bejne c'eshte e mundur te anetaresohen ne EU,union qe sipas zotit Baleta qenka &quot;i korruptuar&quot; ne shkallen me te larte .
Atehere del se z Baleta qenka me i mencuri ne te gjithe evropen lindore!!!??
Idete e Baletes jane te njejta me ato te ish shefave te Baletes ne PPSH-ne e dikurshme,te cilet thonin e gjithe bota eshte gabim dhe vetem ne kemi te &quot;drejte&quot;!?
Eshte e vertete se edhe ne vendet e EU ka korropsione dhe kriminalitet !
Por edhe me i humburi eshte ne dijeni te faktit se korrupsioni dhe kriminaliteti jane disa here me te larta ne vendet ish komuniste te evropes lindore se sa ne vendet e EU ose evropa perendimore.
Dhe si &quot;diplomat&quot; qe eshte z Baleta nuk vepron ne dobi te interesave te shqipetareve dhe Shqiperise kur akuzon evropen, se gjoja evropianet paskane sjelle krimin ne Shqiperi, dhe gjendja e veshtire qe kalojme ne sot qenka pasoje e politikave evropiane.
Eshte fakt se kur ne vrasim ,grabisim,njeri-tjeterin ,eshte faji jone pikesepari,pra jemi ne shqipetaret qe ia bejme njeri-tjeterit keto krime .
Kur ankohet Baleta se gjykatat ne Shqiperi nuk po e lejojne te shkruje lireshem sic permend rastin me A.MEKSI-in, duhet gjithashtu te sqaroje se gjykatat ne te gjithe boten demokratike, mbrojne qytetaret prej shpifjeve dhe ofendimeve te pabazuara,dhe ndeshkojne shpifesit dhe ofenduesit.
Sic i ndodhi edhe z Baleta i cili i denua me shumen prej 10 milione lekesh te vjetera per shpifje ndaj familjes se zA.MEKSI.
Duhet gjithashtu te theksojme se Z A.BALETA me shoke te tjere te rangut te tije, ia ka arritur te shpetoje pa u ndeshkuar nga gjykata gjer tani edhe pse ka shpifur e hedhur balte ne figura kombetare si GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU e shume te tjere,nuk besoj se i ka shpetuar gjykates morele te shqipetareve.
Pa le me Baleta behet qesharak kur ne letren qe pretendohet se i ka shkruar zKRIS PATEN perdore shprehjen &quot;kembet e dhise&quot;, do te isha kurioze te dija n.q.s zKris Paten ia ka nxjerre kuptimin kesaj shprehjeje.
Se me c'kam &quot;degjuar&quot; une andej nga eshte rritur Kris Paten &quot;fshataret kultivojne dele&quot; ne ndryshim nga fshateret e fshatit GURE I BARDHE ku eshte rritur A.Baleta te cilet kultivojne &quot;dhi&quot;!
Pra z Bleta eshte me mire te kishte perdorur shprehjen &quot;kembet e deles&quot; ne vend te shprehjes &quot;kembet e dhise&quot;,meqense gjate gjithe leteres qe ka shkruar Baleta shihet qarte mentaliteti i tije fshatarake.
BALETA PERFAQESON HAXHI QAMILIN E KOHEVE MODERNE QE SIGURISHTE IU KA KALUAR KOHA.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

U74, meqe qenke njohes i mire i Evropes dhe fshatit te Chris Paten, ma merr mendja se duhesh te njohesh edhe nje sociolog te shquar gjerman me emrin MAX WEBER.
Pasuesit e tij sot ashtu si ai vete nuk pretendojne gje tjeter vec asaj qe ka theksuar Baleta. Pra qe Korrupsioni nuk bie edhe aq ne sy ne vendet e industrialisuara mbasi &quot;jane vende ne expansion ekonomik &quot; dhe si te tilla &quot;verkraften&quot; mund te perballojne nje dukuri te tille.
Fakt eshte qe &quot;kriminelat ordinere&quot; qe qeverisin Shqiperine erdhen ne fuqime 1997, megjithse ne i permbysem ne fillim te viteve 90-te, me ndihmen e ketyre te korruptuarve nga Evropa dhe USA.
Ky eshte nje fakt i pamohueshem.
Sa per korrupsionin vete do te te mjaftonte psh skandalet finanziare te Berluskonit,ato te partise kristian demokrate gjermane, ato te presidentit franzes Shirak qe po te mos ishte rizgjedhur do te perfundonte me siguri perpara gjygjit etj si keto.
Une nuk e dij se ku jeton ti dhe se lexon ndonjehere ndonje faqe libri apo gazete por nje njeri normal duhet te ishte ne dijeni per gjera te tilla.
Korrupsioni ne vendet e zhvilluara shihet si nga shume studiues tregues i degjenerimit social te shoqerive ne fjale.


Kastriot
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KASTRIOT - Nuk kame ndermend te hyje ne diskutime
filozofike mbi dukurine e korrupsionit ne vended e zhvilluara.
Dukuri e cila ekziston dhe e kame cilesuar edhe me siper .
Gjithashtu dua te theksoj se demi qe korruosioni shkakton ne vended qe jane ne zhvillim e siper sic eshte Shqiperia eshte katastrofik krahasuar me demin qe shkakton korruosioni ne vended e zhvilluara.
Dhe kure Z Baleta mundohet ti jape leksione
Z K.PATEN per korrupsionin ne evrope duket shabllon,dhe qesharak.
Pa le me kur fajson evropen per kriminalitetin ne
SHQIPERI!!??
Ka ardhe koha qe ne te shohim anet negative tek vetja jone se pari,dhe jo vetem te vazhdojme duke iua hedhur fajin te tjereve.
 
Top