Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

BISEDË PER KOSOVËN DHE DIASPORËN

(Intervistë ekskluzive për “Bota sot” dhënë publicistit shqiptar Besim Krasniqi që jeton në Gjermani. Kjo intervistë është dhënë para një sërë zhvillimesh të reja në Kosovë)

“Bota sot”: I nderuari z.Baleta, si e vlerësoni situatën e krijuar aktuale politike në Kosovë, sidomos pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira të 17 nëntorit 2001?

Abdi Baleta : Gjendjen politike në Kosovë, sidomos në rrafshin e ndërtimit të institucioneve parashtetërore ( po i quaj kështu meqenëse Kosova ende nuk i gëzon atributet e shtetit sovran të njohur ndërkombëtarisht), e konsideroj shumë zhgënjyese për shqiptarët. Kurse për faktorët ndërkombëtarë kjo nuk më duket zhgënjyese, por kryesisht bezdisëse, meqenëse janë vet faktorët ndërkombëtarë që kanë përgatitur rrethanat spekuluese për të çuar në krijimin e një ngecie të tillë.

Gjendja politike e bllokuar për disa muaj pas përfundimit të zgjedhjeve politike më duket zhgënjyese, madje e papranueshme dhe tejet e dëmshme, për arsye se pas atyre zgjedhjeve që kaluan në një atmosferë të qetë e shumë premtuese dhe që siguruan një nam të mirë në botë për shqiptarët e forcat politike shqiptare të Kosovës, çdo gjë duket tashmë e kthyer kokëposhtë. Shqiptarët po lënë namin e keq se nuk janë në gjendje të bien në ujdi as për të krijuar institucionet e një shteti, kur këto institucione ende nuk do të kenë rol të mirëfilltë pushtetor, sepse janë nën hyqmin ndërkombëtar. Kjo gjendje çon ujë vetëm nëmullirin e sllavo-grekëve e aleatëve të tyre që vazhdimisht kanë pretenduar se shqiptarët janë të paaftë të bëjnë shtet e të qeverisen vet. Prandaj për të hedhur poshtë këtë propagandë, për të mos u lënë shteg as atyre ndërkombëtarëve që nuk e shohin me sy të mirë apo që janë kundër pavarësimit të Kosovës e shndrimit të saj sa më të shpejtë në shtet të pavarur e sovran, duhej të kishin hedhur pas krahëve çdo ambicie, çdo mëri, çdo pakënaqësi dhe të kishin krijuar me shpejtësi institucionet, të kishin zgjedhur presidentin e formuar qeverinë.

Me keqardhje më duhet të them se vonesa në përmbushjen e këtyre detyrave nga forcat politike të Kosovës që me votën e zgjedhësve dhe me marifetet e ndërkombëtarëve u vunë politikisht në rolin e krijuesve të institucioneve të Kosovës që mund të punojnë për arritjen pavarësisë me mjete politike, i kanë zhvleftësuar zgjedhjet në Kosovë dhe kanë ulur autoritetin e institucioneve (para) shtetërore pushtetore të Kosoëvs para se ato të ngrihen. Kjo është një humbje e madhe për Kosovën dhe për kombin shqiptar në tërësi. Ëshrtë një dhuratë që tashmë shqiptarët ua bëjnë armiqëve tyre, sipas asaj logjikës së mbrapshtë që mençuria popullore shqiptare e ka stigmatizuar me kohë nëpërmjet shprehjes “ për një plesht e djeg jorganin”. Natyrisht në jorganin politik në Kosovë duket se nuk ka hyrë vetëm një plesht, por duket se jaë strehuar edhe gajrpërinj.



“Bota sot”: Sipas mendimit Tuaj, cilat janë shkaqet reale për të ashtuquajturën bllokadë institucionale, të krijuar në parlamentin e Kosovës nga ana e disa grupeve politike, tashmë të njohura për orientimet e tyre të majta politike respektivisht me ideologji marksiste-leniniste-enveriste?

Abdi Baleta: Kjo pyetje më duket në kategorinë e atyre që quhen “sugjestionuese”, sepse e ngushton shumë terrenin ku duhet kërkuar përgjegjësia për gjendjen e pakëndshme që është krijuar në Kosovë. Unë nuk kundërshtoj mendimin se përgjegjësinë më të rëndë e kanë ata që bllokojnë punën për zgjedhjen e presidentit e të qeverisë për hir përfitimesh politike vetanake ose partiake. Në pyetjen tuaj ju këta i identifikoni si “grupe politike tashmë të njohura për orientimet e tyre të majat me ideologji marksiste -leninste enveriste”. Jam i prirur më shumë të arsyetoj se në këtë rast shkaku për qëndrimet bllokuese nuk duhet kërkuar aq shumë tek “orientimet e majta, marksizëm-leninizmi dhe enverizmi”. Sepse edhe në krahun tjetër ka trashëgimi marksiste-leniniste, mbase të farkës titiste. Prandaj diskutimin më duket nuk duhet ta bëjmë sipas kësaj vije ndarëse, por sipas logjikës politike-juridike më të përgjithëshme dhe në radhë të parë rreth boshtit të interesave kombëtare. Për fat të keq po shihet se edhe në Kosovë politikanët e partiakët po mendojnë më shumë për pushtetin se për shtetin. Madje po mendojmë për një pushtet që është ende fiktiv. Këtë dobësi shqiptare ndërkombëtarët e kanë ditur mirë me kohë dhe në funksion të spekulimeve me këtë dobësi kanë ndërtuar gjithë skemën e manovrimeve të tyre pushtendërtuese në Kosovë, për të favorizuar sa më shumë serbët dhe për të zbehur rolin politi të faktorit shqiptar, i cili duhet të jetë faktori vendimtar në ndërtimin dhe funksionimin e shtetshmërisë në Kosovë.

Sipass mendimit tim kjo çështje duhej të ishte zgjidhur dhe duhet të zgjidhet në bazë të parimeve dhe të kritereve të sprovuara politike e juridike që përcaktojnë se partia ose koalicioni që ka fituar shumicën duhet të ndërtojë pushtetin, nëpëmjet mekanizmit të votës parlmentare dhe jo me pazare, sikurse tentojnë forcat që kërkojnë patjetër postin e kryeministrit. Por unë këtë bllokim nuk e shoh si “marksizëm-leninizëm, apo enverizëm”, por si karrierizëm. Qysh në janar të vitit 1999 në një shkrim timin polemizues me Shëptim Golemin ( Dilaver Goxhaj nga Gjirokastra), icili paraqiti në gazetën “Rilindja” një plan për vendosjen në Kosovë të pushtetit të atyre që bëjnë sot veprimtari bllokuese, jam shprehur kundër këtyre makinacioneve që transplatonin në Kosovë një përvojë shumë dëmprurëse të Partisë Komuniste të Shqipërisë nga koha e LDB. Kjo përvojë në Shqipëri ishte sjellë dhe imnponuar nga emisarët jugosllavë Miladin Popoviç e Dushan Mugosha.Prandaj në kuadrin e kësaj përgjigje nuk po zgjatem.

Ajo që ngjet në Kosvë tani është vazhdim i një fryme të keqe që u krijua ndërmjet forcave politike e politikanëve të Kosovës në prag , gjatë dhe pas Konferencës së Rambujesë. Po kërkohet të bëhen punët sipas pazareve që janë bërë atëherë dhe që u keqpërdorën në dëm të Kosovës edhe nga pushtetarët e Tiranës, nëpërmjet lidhjeve që kishin në Kosovë. Pazaret e kohës së Rambujesë u vlejnë vetëm ndërkombëtarëve që mbështesin manovrat e Serbisë dhe të Beogradit. Prandaj jam i mendimit se detyrë politike atdhetare është të flaken tutje pazaret e Rambujesë.

Shqiptarët duhet të këmbëngulin me çdo fjalë, me çdo gjest, me çdo projekt në qëndrimin se për ta Rambujeja është e vdekur dhe nuk mud të ringjallet më. Për hir të kësaj unë besoj se u përket atyre që kërkojnë pa tjetër postin e kryeministrit të heqin dorë nga kjo kërkesë dhe pala tjetër të gjejë mundësitë që t’i kënaqë më shumë në drejtime të tjera. Më kujtohet se dikur Rexhep Qosja për të sfiduar Berishën ka thënë “Ai që me çdo kusht kërkon të qëndrojë në pushtet duhet larguar me çdo kusht nga pushteti”. Dhe kështu u bë, Berishën në mars të vitit 1997 e rrëzuan nga pushteti me mjetin ekstrem , luftë të armatosur. Por fraza e Qosjes ka të njëjtën vlerë edhe në të anasjelltën e saj “ai që më çdo kusht kërkon të marrë pushtetin jo nëpërmjet votës, duhet penguar të arrijë këtë qëllim”. Unë rrugën më të mirë për zgjidhje e shoh në heqjen dorë nga partitë që kanë më pak vota për të marrë postin e kryeministrit. Do të jenë më të nderuara të ndihmojnë në krijimin e institucioneve duke mos u lënë serbëve terren për sspekulime dhe obstruksionizëm. Ka kohë e do të ketë plot raste që shqiptarët edhe në Kosovë “ të kacafyten” për karrige pushteti, sikure po ndodh në Shqipëri. Por, tani nuk është koha për këtë në Kosovë. Unë i kundërshtoj qëndrimet obstruksioniste jo për shkak të dallimeve midis të “majtës” e “të djathtës” në Kosovë, por për shkak se dëmtohet objektivi kombëtar dhe për shkak se nga vazhdim i grindjes rritet shqetësimi se agjenturat e huaja, në radhë të parë ajo serbe, i pakan lëshuar tentakulat shumë thellë.



“Bota sot”: Pas ikjes së danezit z.Hakerup nga detyra e Kryeadministratorit të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare emëroi ish-këshilltarin politik gjerman z. Michael Steiner për Kryeadministrator të ri të Kosovës! Z.Baleta, çfarë nënkupton kjo për Kosovën?

Abdi Baleta: Me sa po shihet zotëria Hans Hakerup nga Danimarka u dërgua në Kosovë me një mision kohor të shkurtër e kalimtar dhe me detyra politike shumë specifike : të bënte atë “marrëveshjen kuadër”, të organizonte zgjedhjet parlamentare pikërisht ashtu siç u organizuan, të bënte marrëveshjet që bëri me Beogradin dhe të krijonte maksimumin e mundëshëm të kushteve që kënaqnin serbët e Serbinë. Me të përfunduar këto detyra , që duhet thënë se ai i kreu mirë duke demtuar shqiptarët, ishte e qartë se misioni i tij nuk kishte kuptim të vazhdonte më.

Atë që në Kosovë u bë nën drejtimin e Hakerupit faktorët ndërkombëtarë që vendosin për punët e Kosoëvs nuk kishin leverdi ta bënin nën drejtimin e ndonjë personaliteti tjetër nga një vend më i madh se Danimarka dhe që duhej të luante rol për një periudhë më të gjatë në Kosovë. Nuk kishi leverdi ta bënin duke mbajtur më gjatë francezin Kushneri, apo duke sjellë menjëherë pas Kushnerit gjermanin Shtajnerin, sepse politika e koordinuar franko-gjermane nuk pëlqente që ta merrte direkt përgjegjësinë për ato që u bënë nën drejtimin e Hakerupit.

Tani që pas “gozhdës serbe” të Nastradinit që e la në Kosovë Kushneri ( problemin e Mitrovicës) dhe pas disa avantazheve që krijoi Hakerupi për politikën e Serbisë në Kosovë mbërrin një gjerman që me dorë të fortë të konsolidojë ato që janë bërë deri tani dhe të kontrollojë më shumë ecuriën e procesit të zhvillimeve politike në Kosovë, në përputhje të rreptë me konjukturat politike europiane e euroatlantike.

Unë jam i prirur ta shoh me skepticizëm rolin që mund të luajë zotëri Shtajner për shkak të koordimit të ngushtë të lëvizjeve politiko-diplomatike franko-gjermane, për shkak të xhelozive që ka me politikën amerikane ky bosht franko -gjerman dhe për shkak se politika gjermane në veprimet në Ballkan e veçanërisht në çështjen e Koosvës, tregon prirje të theksuar për të mbajtur parasyh humorin e politikës ruse. Megjithatë disa gjëra që mund të bëshin me lehtësi në kohën e Kushnerit, për arsyet e njohura të simpative më të afishuara të politikës franveze për serbët dhe zbatimit me rreptësi të porosive të marra nga Hakerupi, mund të mënjanohen tani në kohën e Shtajnerit. Por, edhe kjo do të jetë në vartësi të zhvillimeve ndërkombëtare dhe në vartësi të shkathtësisë që do të tregojë politika shqiptare në Kosovë për të ndikuar në orientimet e faktorit ndërkombëtar.

“Bota sot”: Në Kosovën e pasluftës ndodhën shumë vrasje ndaj figurave eminente të jetës politike të spektrit të djathtë politik, të cilat ndikuan në acarrimin e marëdhënieve ndërshqiptare në Kosovë dhe në ngecjen e zhvillimeve pozitive në dobi të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Si i komentoni Ju këto vrasje?

Abdi Baleta: Për vrasjet politike në Kosovë jam shprehur shpesh edhe nëpërmjet “Bota Sot” dhe e kam të vështirë të shtoj ndonjë gjë të re. Më duket e rëndësishme të mbajmë parasyh dhe ta përsërisim se në historinë shqiptare, qysh në vitet e para të shpalljes e të ndërtimit të shtetit të pavarur shqiptar, ka vepruar një prirje për të bërë politikë nëpëmjet aktesh terroriste. Ka qenë në shumicën e rasteve “e majta shqiptare” që e ka bërë politikën nëpërmjet vrasjeve politike; ka qenë e majta që ka glorifikuar disa atentate dhe atentatorë, si për shembull Avni Rustemin. Madje ky glorifikim për fat të keq ka zënë vend shumë edhe në psikologjinë popullore. Qysh nga vrasja e Esat Pashë Toptanit në Paris, vrasja e të cilit pavarësisht nga mendimi që mund të kemi për politikën e tij ishte akt terrorist, janë bërë shumë atentate politike kundër figurave të njohura shqiptare edhe jashtë trojeve etnike shqiptare. Mbajmë njëfarë rekordi edhe për atentate me armë të kryera brenda në ndërtesën e parlamentit të Shqipërisë, ose tek dyert e saj.

Dukuria e vrasjeve politike për fat të keq hyri shpejt me raste të rënda edhe në historinë politike të Kososvës, gjë që nuk e uronim e madje nuk e mendonim se do të arrinte në këtë shkallë ku ka arritur. Në të gjitha këto raste, në radhë të parë, duhet kërkuar dora e agjenturave të huaja, që tradicionalisht ua ka sjellë tek dera këtë të keqe e plagë të rëndë shqiptarëve. Por vetëm me rolin e agjenturave të huaja nuk mund të shpjegohet kjo e keqe që i gjen shqiptarët. Shqiptarët e implikuar në këto vrasje, qofshin individë apo forca politike, mbajnë një përgjegjësi të rëndë dhe bëjnë një krim kombëtar më shumë se një krim individual. Është e qartë se në aktet terroriste me prapavijë e qëllime politike edhe tani jan më të angazhuara forcat e majta dhe forcat e individët e indiktrinuat nga ideologjitë e majta. Si në Shqipëri dhe në Kosovë qysh nga viti 1991 e deri tani veprimtarët politikë të krahut të djathtë kanë qenë viktima të terrorizmit me sfond politik. Forcat e djathta madje janë treguar të paafta të lësshojnë sinjale të qarta që të frenojnë ata që praktikojnë këtë politikë terrrori. Kjo paaftësi ka inkurajuar në njëfarë mënyre akte të tilla.



“Bota sot”: Si e shihni mundësinë e tejkalimit të krizave politike në Shqipëri, Kosovë, FYROM si dhe trojet tjera etnike shqiptare?



Abdi Baleta: Mundësitë për tejkalimin e krizave që përmendi ju i shoh shumë të zymta dhe kapërcimin e këtyre krizave e mendoj si një procdes të vështirë, të ndërlikuar e relativisht të gjatë.

Krizat si ato që përjetojmë ne shqiptarët janë krijuar historikisht, për një kohë të gjatë nën veprimin e shumë faktorëve negativë brendashqiptaë e sidomos nga jashtë kombit e trojeve etnike shqiptare. Prandaj nuk kapërcehen lehtë. Po të mendojmë ndryshe bëjmë një gafë politike dhe dhe një gabim që do të na kushtojë edhe më rëndë se sa pranimi i realitettit të hidhur. Me shpresa, dëshira të mira, iluzione të bukura, besime naive nuk bëhen punët e vështira, sikurse nuk fitohet asgjë me kryqëzim duarsh, me zhgënjim dhe rënie në dëshpërim.

Edhe kur në raste e konjukjtura të caktuara, siç ishte para dy vitesh në Kosovë , apo para 10 vitesh në Shqipëri, ndodhin zhvillime që të ngjallin optimizëm, përsëri asnjëherë nuk ka garanci se këto rrethana nuk ndryshojnë shpjet drejt përkeqësimit. Këtë e shohim tani në keqësimin e kushteve ndërkombëtare për problemet e shqiptarëve.

Duhet ta pranojmë se shqiptarët janë në mes të një krize të përgjithëshme kombëtare, që është krizë me vazhdimësi historike të gjatë. Thelbi i kësaj krize nuk ka gjasa të ndryshojë menjëherë. Jemi ende larg asaj që bota të pranojë se zgjidhja e krizave më të cilat ndeshen shqiptarët qëndron në zgjidhejn radikale të çështjes kombëtare shqiptare, domethënë në basshkimin kombëtar të shqiptarëve. Ajo që i pakëson shanset dhe largon kohën e daljes nga kriza është se politika e në përgjithësi pssikologjia kombëtare shqiptare është larg shtrimit si duhet të këtij prablemi para vetes e para botës.

Kështu që mund të dëshirojmë të dalim shpejt nga krizat, por po punojmë jo aq sa duhet për këtë. Lehtësimi i përkohëshëm i krizave të veçanta nuk duhet marrë si afrim i fundit i krizës së përgjithëshme. Kur Kriza e përgjithëshme mbetet mundësia e acarimit të krizave të veçanta rritet.



”: Z.Baleta, siç dihet jeni njëri ndër publicistët më të lexueshëm në mërgatën shqiptare pranë gazetës kombëtare “Bota sot”. A mendoni se mërgata shqiptare është lënë në harresë dhe i është lënë stihisë së kohës dhe pse ndodh kjo?



Abdi Baleta: Unë do të mendoja kështu si ju në qoftë se shqiptarët që nuk kanë lëvizur nga trojet etnike, sidomos në Republikën e Shqipërisë, do të kishin arritur të ndërtonin një shtet të konsoliduar, me një pushtet serioz, me struktura politike e shoqërore serioze, me një minimum të domosdoshëm mundësirash ekonomike, kulturore, administrative për të bërë punë të organizuar me mërgatën. Këto mundësi e kushte nuk janë krijuar as në Shqipëri, as në Kosovë. Përkundrazi tani si Shqipëria dhe Kosova po mbajnë sytë nga mërgata për ndihmë në shumë drejtime.

Prandaj unë nuk mendoj se problemi duhet shtruar “ se mërgata shqiptare është lënë në harresë”. Thjesht në Shqipëri nuk ka se kush ta kujtojë mërgatën shqiptare. Shumë shqiptarë e kanë mendjen të bëhen mërgimtarë për të siguruar një jetë më të mirë. Kurse pushtetet e qeveritë që ndërrojnë njëri tjetrin në Shqipëri nuk e kanë mendjen të kujdesen si duhet për shqiptarët që janë këtu e jo më për ata në mërgim. Besoj se në Kosovë dëshira për të bërë diçka mund të jetë më e madhe, por edhe atje mundësitë nuk janë të mëdha.

Unë dua të them se shqiptarët mërgimtarë nuk duhet, në rrethanat e sotme, ta shikojnë e mendojnë veten si të lënë në harresë nga atdheu, por të pajtohen me këtë realitet që është dhe ata të kujtohen më shumë për atdheun. Kemi dëgjuar shpesh të mërguar nga Shqipëria që i zë nostalgjia atje ku janë dhe betohen se sa të bëhet Shqipëria demokratike me të vërtetë, sa të krijohen kushte për jetë më të mirë do të kthehen. Edhe kjo është një dëshirë për t’u përshëndetur. Por pyetja mbetet : kush do t’i bëjë këto gjëra në Shqipëri? Detyra e shqiptarit që nuk i ndahet shpirti nga vendi i vet, kudo ku e kanë hedhur dallgët e jetës, nuk është tvetëm dashuria nga larg e nostalgjia por të bëjë diçka nëse mundet. Përtndryshe shqiptarët që nuk kanë lëvizur mund të zënë të ankohen se “na harruan ata që u rehatuan ekonomikisht në vende të huaja”.

Ka edhe një dukuri që unë e quaj negative : një prirje e disa mërgimtarëve për të dhënë shumë këshilla të mira nga larg, për të rekomanduar që të bëhen në Shqipëri gjëra të mira që kanë parë atje ku kanë shkuar, por pa mbajtur parasysh kushtet nëse mund të bëhen e kush do t’i bëjë këto në Shqipëri. Për fat të keq ka dhe të atillë mërgimtarë që mburren se nuk duan t’ia shohim më bojën vendit të vet, ose edhe më keq, mërgimtarë që interesohen të bëjnë diçka në vendin e vet për të nxjerrë ndonjë fitim sa më të madh e të shpejtë, apo për të realizuar ndonëj hobi të tyre, në mos edhe për t’i shërbyer ndonjë armiku kombëtar tëe shqiptarëve. Duhet thënë se nga disa mërgimtarë tashmë në Shqipëri kemi mbetur të zhgënjyer se na kanë rezultuar më pak të kultivuar në demokraci se shqiptarët në Shqipëri. Është zhgënjim i madh kur sheh se shumë shqiptarë në mërgim merren me politikën e kotë të grindjeve e intrigave edhe më shumë se grupimet në Shqipëri.

Pra kemi një problem me të cilin do të ndeshemi për mjaft kohë, problemin e harmonizmit të interesimit të ndërsjellë të atdheut për bijt e larguar me intersimin e bijve të larguar për atdheun. Secilit i takon të bëjë pjesën e vet të punës. Këtu shqiptarët do të tregojnë vitalitetin si komb. Mërgata shqiptare tani është shumë e madhe dhe një mobilizim i saj mund t’i sjellë përfitime të mëdha në çdo drejtim kombit e atdheut në trojet etnike.



Ju faleminderit.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KUNDËRSHPIFOGRAFI

(VIJON NGA NUMRI I KAUAR)

40. “Në Institutin e Marrëdhënieve Ndërnacionale në Moskë, ku shkoi në vitin 1959 Baleta u caktu të specializohej në marrëdhëniet me botën arabe” ka trilluar e shpifur me fantazinë e tij perverse shpifografi im, i cili përsëri zbulon një injorancë trashanike për një njeri që pretendon se po bën biografinë e një politikani.

Të specializohesh për vendet arabe në fushën e politikës dhe të diplomacisë do të thotë që së pari të mësosh gjuhën arabe. Kurse Abdi Baleta në jetën e tij nuk ka mësuar asnjë “harfê” (shkronjë) dhe fjalë arabisht përveç atyre që kanë zënë vend me kohë në leksikun e gjuhës shqipe.

Në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë mësimit të gjuhëve të huaja u jepej rëndësi e madhe. Të paktën 2 orë mësimore në ditë në programin mësimor studentëve ua zinte mësimi i gjuhës së huaj, në grupe të vogla 7-8 vetash, që bashkoheshin pastaj në një grup më të madh “grup akademik” për të bërë seminarët sipas lëndëve dhe pastaj për leksionet në një auditor edhe më të madh, gjithë studentët e Degës. IMN kishte dy fakultete (të Diplomacisë e të Marrëdhënieve Ekonomike), kurse Fakulteti i Diplomacisë ndahej në dy degë, të Perëndimit dhe të Lindjes, pastaj degët në “grupe akademike” sipas gjuhëve që mësonin studentët dhe grupet akademike në grupe të vogla gjuhësore në vartësi nga numri i studentëve. Pa përcaktuar gjuhën e huaj (përveç rusishtes) që do të mësonte çdo student, nuk mund të rregjistroheshe dhe të viheshe në radhë si të tjerët.

Në vitin 1959 dy studentët nga Shqipëria që fillonin studimet për herë të parë (Hajri Shehu dhe Abdi Baleta) janë rregjistruar një muaj pasi u paraqitën në Institut sepse Ministria e Jashtme në Tiranë u vonua në përcaktimin e gjuhës që do të mësonin. Pastaj të dy u caktuan të rregjistroheshin në degën e Perëndimit, i pari për anglisht, i dyti për frëngjisht. Gjatë dy viteve të studimit pra jam specializuar për Francën, kam mësuar frëngjisht e jo arabisht dhe në Shqipëri për disa vite jam njohur si përkëthyes qeveritar në frëngjisht dhe jo arabisht.

Në degën e Lindjes në IMN të Moskës kanë mësuar shumë pak studentë nga Shqipëria (R.Lleshi për turqisht, Ll Muço për kinezçe dhe S.Dibra e B.Keja për arabisht).

Kastriot m..... shpif se është edhe budalla edhe i poshtër. Poshtërsia e tij shprehet në faktin se ai do patjetër t’ia trullosë kokën lexuesit me sa më shumë rrena që të besojë se Abdi Baleta qysh në Moskë ka marrë drejtimin e specializimit për vendet islamike e Islamin.



41. Poshtërsia e tij mufatet edhe më me rrenën e shpifjen e ndyrë se:

“Bashkëstudentët shqiptarë e kujtojnë ( Abdi Baletën) si nji prej infiltrimeve të Sigurimit të Shtetit midis tyre”.

Në këtë fjali shpifja është e dyfishtë. Së pari ndaj meje. Së dyti ndaj studentëve shqiptarë që kanë qënë në të njëjtën kohë në Moskë pasi në sytë e lexuesve përpiqet t’i paraqesë të gjithë si të dyshimtë se kanë spiunuar për mua tek shpifografi im.

Në IMN të Moskës studimet zgjasnin gjashtë vjet. Kontigjenti i parë nga Shqipëria është diplomuar në këtë Institut në qershor të vitit 1959 (S.Plaka dhe dy të tjerë që nuk jetojnë më) të cilët unë nuk i kam gjetur atje kur kam shkuar në shtator të vitit 1959. Kontigjenti i fundit ka qenë ai që filloi mësimet në shtator të vitit 1960. Unë isha në kontigjentin e parafundit. Atje unë kam gjetur këta bashkëstudentë: Petraq Pojani, Reshit Lleshi, Thimi Çollaku, Osman Hazizi, Llazar Muço, Spiro Sharko, Faik Meko, Justin Papajorgji, Sami Dibra, Besnik Keja, Sali Ulqinaku, Eftalia Gazhga. Pas meje kanë ardhur Njazi Bekteshi, Sami Doçi, Vangjel Dhëmbi. Nuk po i përmend 5 të tjerë që kanë ndërruar jetë dhe megjithë shtriganllëkun e tij shpifografi im nuk mund të pretendojë se ka mësuar ndonjë gjë prej tyre.



42.Nga emrat që përmenda dy jetojnë shumë larg Shqipërisë prej vitesh, (J.Papajorgji në Kinë dhe B.Keja në SHBA) dhe nuk ma merr mendja që prej andej ata të kenë marrë vesh se njëfarë Kastriot Myftaraj në Shqipëri, po bënte shpifografinë time. Kështu që mbeten një numër mjaft i kufizuar personazhesh të cilët Kastriot m..... me trillimet e tij përpiqet t’i bëjë të dyshimtë, si burim i trillimit se ata e konsideronin A.Baletën si të infiltruarin e Sigurimit të Shtetit në radhët e tyre. Nuk është ndonjë punë aq e vështirë që të pyeten ata.

Për më tepër unë kam qenë studenti më i ri në moshë midis tyre (disa nga studentetët e atyre viteve tani do të ishin 80 vjeçarë), 18 vjeçar dhe kisha shkuar nga një shkollë province, as nga qytetet e mëdha të Shqipërisë në atë kohë. Shumica e bashkëstudentëve të mi kishin përvojë të pasur jetësore e në punë, ishin 10 deri në 20 vjet më të moshuar se unë. Kishte midis tyre pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare, funksionarë qëndrore e lokale të partisë, pushtetit e rinisë, madje dhe të degëve të punëve të brendshme. Shumica ishin anëtarë të Partisë së Punës.

Prandaj marroqi Kastriot nuk ka qullosur dot gjë as me këtë trillim shpifës.



43. Por ai përsëri ka vazhduar ta trashë zullumin e shpifjeve të tij duke shkruar:

“Meqënëse studentët e huaj nuk u hapeshin kolegëve të tyre rusë, tuj pas frikë se mos ata ishin nga njerëzit e KGB, për këtë qëllim zgjidheshin studentë të huj të besueshëm. Përfaqësuesit e Sigurimit të Shtetit në ambasadën e Shqipërisë në Moskë ia kishin vu KGB në dispozicion gjithë studentët shqiptarë bashkëpunëtorë të Sigurimit”.

Pasi ka bërë këtë teorizim idiotesk duke u hequr dhe për njohës i madh të teknikave të spiunazhit të KGB e marrëdhënievet midis saj e Sigurimit shqiptar të shtetit, maniaku i hafijellëkut Kastriot m.... del atje ku i duhet: “Baletës i ngarkun të punonte me një grup studentësh të vendeve balltike, për të cilat dyshohej se flisnin kundër sundimit sovjetik në vendet e tyre”.

Kastriot m.... nga zelli për të shpifur shfaq një injorancë të pabesueshme dhe përpiqet t’i shpjegojë gjërat me mentalitetin e një operativi të Sigurimit, ose të ndonjë bashkëpunëtori të rëndomtë të Sigurimit në lagjet periferike të Korçës ku duket i ka marrë Kastrioti këto “njohuri të thella” për punët agjenturore, në mos i pastë trashëgim nga i ati, e ëma, apo ndonjë gjysh.

Balltikasit në IMN të Moskës nuk konsideroheshin dhe nuk ishin realisht të huaj, por vendas, qytetarë e shtetas të Bashkimit Sovjetik. Ata studentë nga republikat jo-ruse që hynin në këtë Institut ishin të rusifikuar aq shumë e të përzgjedhur me aq kujdes sa i shërbenin KGB më mirë se gjithkush.

Nga republikat jo-sllave të Bashkimit Sovjetik studentët në atë Institut numëroheshin me gishta. Kam njohur një moldav që banonte në një dhomë me studentë shqiptarë. Nga Estonia në kursin tim ishte zonjusha e heshtur Krem që kishte dhe një shoqe letoneze në Fakultetin e marrëdhënieve ekonomike. Në kurset e larta të diplomacisë ishte dhe një letonez që binte në sy për veshjen e tij. Kam njohur edhe Hajdinin nga Azerbajxhani kur jetuam 2 javë në një shtëpi fshati rus gjatë aksionit për mbledhjen e patateve, si dhe një turkmen në fushën e futbollit. Të njohurit e tjerë ishin rusë, ukrainas, ose nga vendet e “demokracisë popullore”.

Pastaj duhet mbajtur parasysh se nga vendet e Balltikut qysh në kohën e kryetarit të parë të shërbimit sekret sovjetik, polakut Feliks Xherxhinski, ky shërbim sekret ka patur kuadro mjaft të zotë e më të dalluarit. Bullgari Nikolla M. Nikollov, kur ka shkruar në SHBA librin e tij tronditës, madje dhe dëshpërues e shkurajues, “Komploti botëror” ka dhënë listat emërore të organeve partiake e pushtetare më të larta sovjetike, ku rusët ishin tmerrësisht në pakicë dhe ku mbizotëronte elementi çifut, pastaj të krishterët e Kaukazit dhe balltikasit. Nuk përmbysen lehtë traditat, as kur për këtë punë aktivizohet ndonjë “specialist i madh” punësh agjenturore si Kastriot m.... i stërvitur në mjediset evgjito-kurbate të Korçës për kësi punësh, sepse vetëm në këto mjedise duket i kanë pas ngarkuar detyra.



44. Me aftësitë e rralla për hafijellëk që duhet t’i ketë mësuar para se t’ia mbathte si lepur i trembur nga Korça dhe të fshihej në Tiranë, duke mos ua treguar adresën e banimit as njerëzve me të cilët bashkëpunonte në gazetën “Rimëkëmbja”, Kastriot m... ka arritur të pjellë nga truri i tij i trazuar një grup “disidentësh ballitkas” në IMN të Moskës, të cilët i paska çuar në burgjet e KGB e çmendina njeriu i Sigurimit të Shtetit Shqiptar, Abdi Baleta.

Ka harruar shpifografi se pak para se të shtronte këtë version kishte shkruar se A.Baleta “specializohej për vendet arabe”, pra logjikisht KGB duhej ta aktivizonte këtë njeri ndaj studentëve nga republikat myslimane të Bashkimit Sovjetik, apo ndonjë tatari të Vollgës, meqenëse, sipas një zbulimi tjetër të fytyrë – kurbatit nga Korça, K.M., edhe vetë A.Baleta qenka me origjinë “tatare”.

Mirëpo Kastriot m.... i duhej patjetër që “spiunllëkun” A.Baleta ta kishte bërë kundër balltikasve, që të dilte në pah urrejtja e tij për Perëndimin dhe perëndimorët qysh në kohën kur ishte student. Prandaj me dalldinë e tij shpifëse Kastriot m.... ka shkruar:



“Baleta nisi të shoqnohej me ta (studentët balltikas A.B) dhe të fliste kundër sundimit sovjetik mbi vendet e vogla si Shqipëria, Estonia apo Lituania. Pas disa kohësh ai arriti t’i identifikonte dy estonë dhe një lituan, midis të cilëve dhe një vajzë që flitshin kundër rregjimit sovjetik. Ata të tre përfunduan në burg dhe mandej u mbyllën në një klinikë psikiatrike për trajtimin e dididentëve”.



Nëse do ta gjykonim vetëm nga përshkrimi i mësipërm atëhere duhej të nxirrnim përfundimin e pashmangëshëm se ai ka nevojë të ngutshme të vendoset në një klinikë psikiatrike sepse paranoja e tij e ka dëmtuar rëndë shëndetin e tij mendor. Por këto gjera ai nuk i ka shkruar në çaste krize nervore e të shpërthimeve paranojake. Ai në fakt ka përshkruar rolin e misionin e tij kur u afrua dhe u servilos që të bëhej bashkëpunëtor në “Rimëkëmbja” e nëpërmjet saj në “Bota Sot”. Tregoi gadishmëri dhe zell të tepruar të mbështeste me shkrime qëndrimet e “Rimëkëmbjes”, të gjurmonte e të na sillte ndonjë material që na duhej për shkrime. Pastaj kur iu mbush mendja se e fitoi besimin nisi djallëzisht të bënte ca ngatërresa, deri kur kujtoi ose e urdhëruan se kishte ardhur koha që të sulmonte për të futur sherre në marrëdhëniet Baleta-Feraj dhe
 

Ksenia

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

A i mbaruat gazetat apo jo!
Nuk diskutohet keshtu as kjo dhe asnje teme tjeter!Permlidhini mendimet ose citoni burimin po jo te na sillni ketu faqe e faqe gazetash qe nuk bejne gje tjeter vecse me bindin qe nuk dini me se c'te beni qe te na mbushi mendjen qe Abdi Baleta nuk eshte ai qe eshte.
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga u74:
[qb] E kam thene edhe diku me larte se A.Baleta eshte tamam nje njeri i pa ekuilibruar,sikurse edhe diplomacia komuniste qe Abdiu i sherbej per vite me rradhe.Ne nje kohe kur te gjitha vended e evropes lindore po bejne c'eshte e mundur te anetaresohen ne EU,union qe sipas zotit Baleta qenka "i korruptuar" ne shkallen me te larte .
Atehere del se z Baleta qenka me i mencuri ne te gjithe evropen lindore!!!??
Idete e Baletes jane te njejta me ato te ish shefave te Baletes ne PPSH-ne e dikurshme,te cilet thonin e gjithe bota eshte gabim dhe vetem ne kemi te "drejte"!?
Eshte e vertete se edhe ne vendet e EU ka korropsione dhe kriminalitet !
Por edhe me i humburi eshte ne dijeni te faktit se korrupsioni dhe kriminaliteti jane disa here me te larta ne vendet ish komuniste te evropes lindore se sa ne vendet e EU ose evropa perendimore.
Dhe si "diplomat" qe eshte z Baleta nuk vepron ne dobi te interesave te shqipetareve dhe Shqiperise kur akuzon evropen, se gjoja evropianet paskane sjelle krimin ne Shqiperi, dhe gjendja e veshtire qe kalojme ne sot qenka pasoje e politikave evropiane.
Eshte fakt se kur ne vrasim ,grabisim,njeri-tjeterin ,eshte faji jone pikesepari,pra jemi ne shqipetaret qe ia bejme njeri-tjeterit keto krime .
Kur ankohet Baleta se gjykatat ne Shqiperi nuk po e lejojne te shkruje lireshem sic permend rastin me A.MEKSI-in, duhet gjithashtu te sqaroje se gjykatat ne te gjithe boten demokratike, mbrojne qytetaret prej shpifjeve dhe ofendimeve te pabazuara,dhe ndeshkojne shpifesit dhe ofenduesit.
Sic i ndodhi edhe z Baleta i cili i denua me shumen prej 10 milione lekesh te vjetera per shpifje ndaj familjes se zA.MEKSI.
Duhet gjithashtu te theksojme se Z A.BALETA me shoke te tjere te rangut te tije, ia ka arritur te shpetoje pa u ndeshkuar nga gjykata gjer tani edhe pse ka shpifur e hedhur balte ne figura kombetare si GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU e shume te tjere,nuk besoj se i ka shpetuar gjykates morele te shqipetareve.
Pa le me Baleta behet qesharak kur ne letren qe pretendohet se i ka shkruar zKRIS PATEN perdore shprehjen "kembet e dhise", do te isha kurioze te dija n.q.s zKris Paten ia ka nxjerre kuptimin kesaj shprehjeje.
Se me c'kam "degjuar" une andej nga eshte rritur Kris Paten "fshataret kultivojne dele" ne ndryshim nga fshateret e fshatit GURE I BARDHE ku eshte rritur A.Baleta te cilet kultivojne "dhi"!
Pra z Bleta eshte me mire te kishte perdorur shprehjen "kembet e deles" ne vend te shprehjes "kembet e dhise",meqense gjate gjithe leteres qe ka shkruar Baleta shihet qarte mentaliteti i tije fshatarake.
BALETA PERFAQESON HAXHI QAMILIN E KOHEVE MODERNE QE SIGURISHTE IU KA KALUAR KOHA. [/qb]
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

vijimi...........

47. Mirëpo edhe ky trillim i është dukur pak të eturit e të pangopurit me pisllëk shpifologjik. Prandaj e ka tundur edhe një herë lëndën gjirizore brenda kaba-rradakes së tij dhe ka sajuar një tjetër yrnek me “terren shqiptar’”:
“Në Moskë Baleta shoqërohej vetëm me studentë shqiptarë toskë, tuj parapëlqyer sidomos gjirokastritët dhe lebërit. E lëshoi gegënishten dhe nisi të imitonte të folmen e tyne”.

E shihni të nderuar lexues se si kur ende kishte spermatozoid që po gangrenizohej nga përgjumja vet djalli i është ngjitur Kastriot m.... të ardhshëm për t’i shtuar në kartelat e informacionit të tij gjenetik instiktin e vëzhgimit e të zbulimit të gjerave që kishin ndodhur para se ai të gjente edhe mjedis mëmësor për t’u bërë gati të dilte në botë i ngarkuar me mikrobet e shpifologjisë?!

Të tjetërsuarit dhunshëm, ose artificialisht, kërkojnë të largojnë ndiesitë e pashmangëshme të fatkeqësisë së tyre duke ua kaluar kompleksin e vet të tjerëve. Shpifografi im do që të mburret se ”është tosk i tropojanizuar”, do që të hiqet gegofon pa qënë i zoti të shqiptojë një tingull të gegërishtes, kërkon të jetë gegomadh në politik. Por “toska i zvetnuar” me dashje përsëri e ndjen veten keq se asnjërën nga këto gjëra nuk e arrin dot. Atëhere kërkon ngushëllim duke trilluar se kështu paska vepruar A.Baleta 40 vjet para tij.

Edhe në këtë rast poshtërsia e çon Kastriot m..... në marrëzi. Kur unë isha student në IMN të Moskës midis studentëve nga Shqipëria kishte vetëm dy gjirokastritë dhe një lab. Ai nga Gjirokastra ishte shumë më i madh në moshë se unë, shëndetlig e dukej shumë rrallë. Eftalia kishte profilin e marrëdhënieve ekonomike dhe shoqërinë e saj të vajzave. Osmëni ishte në kurset e larta. Kurse shoqërinë më të ngushtë në vitin e parë e kisha me Hajri Shehun nga Skrapari që ishim në të njëjtin kurs (vit) dhe me Reshit Lleshin nga Dibra. Vitin e dytë, kur Reshiti ishte larguar, shoqërohesha me Sami Doçin nga Luma që sapo kishte ardhur.

U kërkoj ndjesë atyre që po u përmend emrat , por tipat e këqinj si Kastriot m... po nuk ua mbylle gojën e qelbur me shtupë në çdo rast zenë e krekosen.



48. Për të përligjur një nëntitull bombastik “Nga Guri i Bardhë në Gerasimovka” dhe skenën e vendosur në shtëpinë e Haxhi Lleshit kur gjoja 11 vjeçari Abdi Baleta në vitin 1954 po i tregonte kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullore se mahnitej me librin mbi Pavlik Morozovin. “Karabushi” i spiunomanisë e shpifologjisë Kastriot m...., në faqen 20 të palo-librit ka shkruar:

“Disa bashkëstudentë të tij rusë, për me u hakmarrë për mbrojtjen që Baleta i bënte nëpër biseda terrorit stalinian dhe madje Pavlik Morozovit, që për ta ishte simbol i poshtërsisë, gjatë udhëtimit me tren në një natë dimri e rejtën Baletën, tuj ia tregue gabim stacionin hekurudhor ku duhej të zbriste dhe e bënë të zbriste në Gerasimovka, vendlindja e Pavlik Morozovit të vet të adhuruar”.

Për të sajuar idiotësitë e tij mbi “Shenjtorën e rikonkuistës shqiptare”, Kastriot m.... ka bredhur me fantazinë e tij të sëmurë fillimisht nëpër ca kështjella të Bavarisë. Kurse për të bërë shpifografinë time këtë fantazi të sëmurë edhe më shumë me katolokocentrizëm dhe greko-sllavizëm e ka nisur të vërtitet nëpër hapësirat e ngrira të Rusisë duke u ftohur për vete aq shumë nga trutë e nga prapanica sa i ka ndërruar edhe vendndodhjen fshatit Gerasimovka.

Në shkrimin e tij “Një libër që të ksehas” (“Rimëkëmbja” 15 janar 2002) kolegu im i nderuar pedagog në Universitet, Eshref Ymeri, që për inat të Kastrioit ka qëlluar edhe lab, ka zbuluar lakuriq edhe këtë budallallëk të Kastriot m.... kur ka sqaruar se fshati Gerasimovka nuk qenka në rrethinat e Moskës, si Yzberishti apo Tufina me Tiranën, por në nahinë e Sverdlbovskut, në Siberi. Për të shkuar atje me tren nga Moska do të duheshin ditë e netë. Vetëm fantazia e sëmurë e një “karabushi” të shpifologjisë si Kastriot m.... mund ta ngrejë Gerasimovkën bashkë me kujtimet për Pavlik Morozovin nga Sverdlbosku në periferi të Moskës, që disa studentë rusë me rrena të bënin të zbriste atje një student shqiptar që as kishte dëgjuar gjë për Pavlikun. Ajo që shkruan tani shpifografi im është njësoj si të thuash se dikush mashtron Mujë Buçpapën kur do të zbresë në stacionin e autobuzit në Laprakë dhe papritmas Muja gjendet diku nga Librazhdi në fshatrat me të cilat lidhen bëmat e mikut të tij Kastriot m.... dhe të “gjysh Mitatit” që u ka mësuar nipërve tiia kalojnë me spiunime edhe Pavlik Morozovit të Gerasimovkës. Poetët e Librazhdit u ekzekutuan me akuzën se kishin bërë sabotime në kooperativën bujqësore. Kundër tyre kanë spiunuar dhe dëshmuar në gjyq “burra me mustaqe” e jo moshatarë çapaçulë të Pavlikut. Nga të tillë “burra me mustaqe” duket se i ka mësuar e përvetësuar kaq mirë historitë e huqet e Pavlik Morozovit edhe shpifografi im.

Trilluesit të përrallave me “shenjtore për rikonkuistën shqiptare” dhe “udhëtime nate me tren për në Gerasimovka” ia ka marrë djalli edhe ato pak mend që mund të kishte caktuar për të Zoti, kur shkruan si të ishte dëshmitar okular edhe për punëra e kohëra para se ai nga spermatozoid në qelbje të merrte rrugën për t’u “koncipue” (këtë fjalë ka qejf Kastrioti për proçesin e ngjizjes) si një qënie e veçantë e destinuar për shpifologji qelbëse. Këtij “të koncipuari” pasi unë isha kthyer pa i mbaruar studimet në Moskë nuk ia pret fare rradakja-kaba se studentët e Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare nuk kishin përse të vërdalloseshin në netët e dimrit nëpër trena në fshatrat rreth Moskës. Ndërtesa e stilit klasik e Institutit të tyre ndodhej në qendër të qytetit, tek këmbët e “Urës së Krimesë” që të çonte në “Parkun e Kulturës Gorki”. Vajtje-ardhjet nga Instituti në konvikt bëheshin me metro nga stacuini “Park Kulturi...” në “Universitetskaja” pranë Universitetit “Lomonosov” në kodrat “Lenin” e pastaj me tramvaj (që shpifografi im duhet ta mësojë se nuk është tren) deri në “Çeriomushki 4”.

Me tren në Rusi kam udhëtuar vetëm dy herë: në pushimet e dimrit 1959-1960 nga Moska në Leningrad, bashkë me Reshit Lleshin dhe me ndihmën e një studenteje shqiptare Sadetes... u vendosëm në konviktin e Institutit të financave në dhomë me turkmenin Jashar dhe një tjetër student nga Turkmenia. Gjatë dy javëve bëmë vizita shumë të këndshme nëpër Lenibngrad. Kam udhëtuar me tren edhe në shtator 1960 bashkë me një grup studentësh nga Moska në rrethinat e saj, në qytetin provincial Elektrostal, ku më pas në karrocerinë e një kamioni “Zis” kemi mbërritur në një sovkoz që të punonim 2 javë për mbledhjen e patateve. Emri i atij fshatit që ishte qendër e sovkozit nuk më kujtohet, por gjithsesi nuk ishte Gerosimovka që i është ngulitur kaq shumë në tru “njohësit të talentuar “shqiptar të historisë së Pavlik Morozovit.

Madje në fshatin ku punova dy javë nuk gjeta ndonjë person që të dinte historira me pavlikë, as ndonjë zelltar destalinizmi, apo stalinizmi. Të tillë nuk kishte as midis studentëve në Moskë. Në fshatin rus përkundrazi më ra rasti që një mbrëmje vonë kur qëndroja në shkallët e shtëpisë prej druri të shtrëmbëruar të “Tjotja Grushës” (Teze Dardhës), ku banonim 4 studentë, m’u afrua për muhabet një plak mjekërbardhë që lëvizte lart e poshtë midis dy rreshtave të shtëpive të drunjta që formonin fshatin. Ai ishte një njeri i moshuar që i bënte natën ato varo-vingot me detyrën që të rrihte disa teneqera alarmi të varura në shtylla në rast se diktonte gjëkundi zjarr. E pra ky mbrojtës i fshatit nga rreziku i zjarrit më mundoi shumë për t’i shpjeguar se nga isha, për t’i thënë se ku binte Shqipëria e vogël, pjestare e kampit socialist që besoj se ai nuk e mori vesh fare pozicionin e saj gjeografik. Por ky rus tipik mjekërbardhë më pyeti nëse kishim edhe ne kolkoze e sovkoze si ata dhe pas përgjigjes sime se po ngrinim ende të tilla më tha të mos nxitoheshim. Pastaj lëshoi dhe disa fjalë nostalgjike për një pronar fabrike në Moskë ku ai kishte punuar në kohën e Carit.

Shpifografit tim sigurisht nuk i ka mjaftuar koha ta zgjaste hundën e tij nuhatëse për erëra të qelbura deri në Elektrostal, sepse palo-libri i kërkohej me nxitim. Po të kishte pasur kohë më shumë ai mund të sajonte ndonjë udhëtim diku gjetkë, në ndonjë kolkoz dhe të më përshkruante mua si njërin nga 25000 militantët e Partisë Bolshevike që u dërguan në fshatrat ruse për të luftuar kulakët, edhe pse kjo fushatë ishte bërë 15-20 vite shumë vite para lindjes sime

Në botimin e dytë të shpifografisë sime Kastriot m.... mund të sajojë diçka edhe për dy javët e mia në fshatin rus, mbase mund të thotë që atij plakut mjekërbardhë i ra damllaja pas bisedës me mua, sepse kur ai shprehu pak nostalgji për kohën e Carit unë fillova t’i flas për “mrekullitë e terrorit stalinian”.

NJË INTERMEXO E DOMOSDOSHME

Por, të nderuar lexues, mos kujtoni se titulli i kreut të parë “Nga Guri i Bardhë në Gerasimovka” dhe gomarllëqet për “vënien e Abdi Baletës në shërbim të KGB-së” janë me të vërtetët prodhime origjinale të fantazisë së sëmurë të Kastriot m.... Këto gjëra kanë qenë shkruar më përpara qysh më 20 prill 1994, në artikullin e gazetës “RD” me titull : “Tri betejat e humbura të Abdi Baletës”, në kohën kur PD dhe Berisha bënin një fushatë të egër denigruese kundër meje.

Në këtë shkrim mund të lexoni :” ...një djalosh i ri veshur gjysmë në traditë gjysmë në civilizim ( tamam si Sali Berisha, Mujë Buçpapa dhe gjithë politikanët, poetët e gazetarët e panumërt tropojanë kur kanë zbritur në Tiranë, A..B.) u nis të shkonte në një shkollë të largët. Sa largët ishte, atje tej ku thirrej Moskë. Kushdo, e unë mes tyre, ndjejmë respekt për atë moshë të bukur e disi të pafajshme. Aq më keqardhje ndjen kur atë bukuri moshe e merr në dorë një njeri me emrin Baleta dhe nis e e ngarkon me endrra të rënda zyrtare e ëndrra ngatërresash të tjera. Çfarë ëndrrash paska pas ngarkuar ai djalosh matjan, vetëm pak kilometra larg fshatit Burgajet ku kishte lindur Naltamadhnia e tij, Mbreti Zog? Paska qenë një fat i keq që mengjeseve shikonte kullat e rrënuara të ish Mbretit dhe djaloshit Abdi iu prish mendja të bëhet i madh me pozitë ( se djaloshit Sali Berisha asnjëherë nuk i është prishur mendja të bëhej i madh me pozitë, A.B). Kështu u ndërtua ëndrra. Dhe realiteti kështu nisi të ndërtohej : djaloshi Abdi u nis me valixhen e tij nën dorë drejt Moskës me tri shkronja të mëdha në mendjen e tij. Këto katër shkronja ishsin D.K.G.B. .Drejt kësaj shkolle u nis dhe e mbaroi me sukses të plotë. Katër shkronjat atij nisën t’i shfaqen si katër silueta kullash mbretërore ku do të ngjitej një njeriu me emrin Abdi Baleta... Të vërtetat ishin këto: sëpari qenia fshatar i varfër rrëzë kullave të Mbretit Zog, gjë që donte të thoshte besnikëri ndaj nënës parti (PPSH) që i hapi sytë. Një tjetër ishte shansi që iu dha për të studiuar në shkollën e qendrës së komunizmit dhe degën speciale të DKGB-së. Një e vërtetë tjetër ishte anëtarësimi i Abdiut që në moshë të njomë në radhët e PPSH. Cili nga moshatarët etij e kishte këtë shans. ( nuk e di kur është pranuar Sali Berisha në PPSH, por ma merr mendja më i ri se unë. Unë jam pranuar anëtar i PPSH-së në vitin 1972, në moshën 31 vjeçare A. B). Dhe një tjetër e vërtetë në rrugën e pozitës së Abdiut ishet fakti se ai kishte disa miq në udhëheqjen e lartë të PPSH, sikurse ishte Haxhi Lleshi ose ndonjë tjetër...I mungonte vetëm emri...”

E citova gjatë këtë pjesë sepse dëshmon fare qartë se ato që shkruan Kastriot shpoifografi në palo-librin e tij janë perifrazime dhe vulgarizime të këtyre gjërave që i kanë shkruar të tjetër 7 vite para tij. Pra palo-libri i Kastriotit është edhe katologizim dhe amalgam trillimesh, shpifjesh, sulmesh të mëparshme të bëra nga kundërshtarë të mi politikë, duke u mbështetur në dosjet e PD-së dhe në bashkëpunimin e ekspertëve të shpifologjisë që vazhdojnë të punojnë në PD dhe për PD-në. Shkrimi nga citova unë është botuar në “RD” si shkrim i Azem Hajdarit. Azemi vetëm e ka bërë të tijin këtë shkrim dhe besoj se e ka pas porositur, por nuk është tekst i shkruar nga Azem Hajdari. Unë e kam njohur mirë mënyrën e të menduarit, të shprehurit, të shkruarit të Azem Hajdarit. Ai fliste me shumë lehtësi dhe shkruante me shumë vështirësi. Shkrimet i porosiste. Kam bërë edhe unë në vitin 1991 ndonjë shkrim që duhej të dilte me emrin e tij, me të dhan të marra nga ai. Këtë metodë pune duhet ta dinë mirë Spartak Ngjela, Skënder Koja e të tjerë.

Tani e kam vësshtirë ta komentoj ashtu so do të doja unë faktin që ky shkrim u botua me emrin e Azemit, sepse Azemi nuk jeton më dhe disa gjëra ( jo gjithçka) duhet t’i kjapërcejmë. Veçse i takon Berishës dhe atyre që hiqen si zotëruesit e veprës së Azemit në PD të frenojnë “buçat” e “zagarët” e tyre që sulmet kundër meje, apo kundër kujdo qoftë, të mos i bëjnë duke nxjerrë emrin e Azemit si mburojë, sikurse ka vepruar lehaqeni Kastriot Myftaraj dhe “buçat” që e mësojnë të lehtë, siç kane pas lehur edhe në këtë shkrim që ka dalë në emër të Azemit me 20 prill 1994.

Atëherë Azemi ishte i tërbuar kundër meje sepse unë kisha refuzuar që në grupin prej 12 vetësh që u ftuan nga Naltmadhnia, Leka Zogu, të bënin vizitë tek ai në Johanesburg ( mars 1994) të përfshiheshin edhe Azem Hajdari e Spartak Ngjela, metë cilët kishte miqësi e bënte ngatërresa Guri Durollari, veqili politik i Mbretit në Shqipëri në atë kohë. E paralajmërova Durollarin se po të shihnja se do të vinin me ne Ngjela dhe Hajdari do të zbrisnja nga avioni. Ai komunikoi me Mbretin dhe u vendos që këta të dy të mos bënin pjesë në grup, ku ishin pjesëtar edhe Kurt Kola, Arshin Rexha ( shoqata Çamëria) Ramiz Lusha (Alia), Guxim Alimani (Biberaj), që me arrogancë i imponohej Guri Durollarit, e të tjerë kryesisht nga PLL. Nuk isha aq naiv sa të mos dija se në atë grup ishin të pranishën sytë e veshët e Sali Berishës e të falangës së tij tropojane, të SHIK-ut të Gazidedes, të UDB-së e të Asfalisë. Kur unë nisesha për në Johanesburg në arkivin e Ministrisë së Brendshme gërrmonin me vrull njerëzit e caktuar të gjenin “kleçka” në jetëshkrimin tim që të më bënin shnatzh me to. Vetën tani, pasi tregoi diçka gjeneral-majori i policisë Aginm Shehu, mësova se me kësi punësh paska qenë marrë edhe gruaja e Aleksandër Meksit, Dhurata, e cila tani bashkë me një të sojit të saj bëhen përfaqësuese të palo-padive që bën Meksi kundër meje në gjykatë dhe shpifin e fyejnë nëpër televizone e rrugëve në mënyrë rrugaçërore kundër meje.

Në Johanesburg në prani të të gjithë pjesëtarëve të grupit nga Shqipëria ia kam thënë Leka Zogut se nuk mund të udhëtoja në Johanesburg me Spartak Ngjelën, sepse ai kishte qenë në delegacionin e PAD-së që shkoi tek Milosheviçi në Beograd dhe unë nuk mund të bëhesha objekt i sulmeve që do të vijonin se u rivendosën midis Leka Zogut dhe Beogradit lidhje si ato për të cila është akuzuar pa pushim nga armiqtë e tij Ahmet Zogu. Më dukej se kështu bëja një shërbim për familjen mbretërore. Për fat të keq në atë kohë ende nuk kisha mësuar se në revistën “Ora”, organ i LDK-së, Sali Berisha qysh në vitin 1991 lkishte akuzuar Leka Zogun si vegël të Beogradit, si njeriun që Milosheviçi e kishte zgjedhur të vendoste diktaturën e djathtë proserbe në Shqipëri. Kur je me të drejtën të ndihmon Perëndia. Ka qenë një mrekulli që kam bërë, të paktën për nderin tim, që nuk pranova të shkoja me Spartak Ngjelën në Johanesburg.

Fjalët që i thashë Mbretit u dëgjuan, por nuk u komnetuan. Për fat të keq në Johanesburg nuk m’u plotësua kërkesa për takim të veçantë, sepse ministri i Oborrit, i ndjeri Abedin Mulosmani me zhelozi të tmerrshme vigjilonte mbi çdo lëvizje dhe e mbante nën kontroll gjithë viztën. Në revistën “Republika” nr. 2 e vitit 1998, që botonte Sali Kabashi në Zvicërr, është botuar një intevistë e gjatë e zotëri Skënder Zogut, i familjes mbretërore shqiptare, ku shtjellohet si ide qendrore “ fajtorë për fatin e Mbretërisë-ministri i Oborrit Mbretëror Abedin Mulosmani dhe kryetari i PLL, Guri Durollari”.

Pas kthimit nga Johanesburgu do të sulmoheshim nga shumë anë duke “ZP” në ePS-në që tani mundohen të tregohen dahamire ndaj kthimit të Lekës në Shqipëri, duke përfshirë PD-në që tani pozon në aleancën me zogistët, që i përdor për hesap të vet dhe me Leka Zogun, i cili po kënaqet dhe me Kadarenë, me atë Kadare “shkrimtar i madh” që dikur nuk donte t’i dëgjonte as emrin dhe është tallur në romanet e tij me “feudalin e Matit” Ahmet Zogollun sepse i kishte prishur lezetin e shëtitjes me një ruskë në plazhin e Rigës (Letoni).

Pjetër Arbnori, në stilin e tij të hidhur sarkastik, lëshoi fjalinë “kryeqytet i Shqipërisë është Tirana e jo Johanesburgu”. Greva e urisë së të përndjekurve politikë në gusht të vitit 1994 nga PD u trajtua jo si marifet i shërtbimeve sekrete greke për presion mbi Shqipërinë me rastin e gjyqit të pesë minoritarëve agjentë grekë, por si vepër e Leka Zogut, meqenëse Kurt Kola ishte pjesëtar i grupit që shkoi në Johanesburg . Tani përsëri më duket se në PD kujdesen të mos dalë e vërteta si është, sepse gjeneral major Agim Shehu kur akuzon Meksin se kurdisi incidentin me grevistët e përbndjekur duke dërguar policinë t’i rrahin e bëri këtë vetëm për të luftuar politikisht Basshkim Kopluikun, zëvendësin e Meksit. Spartak Ngjela më vonë u bë ministër monarkist në “qeverinë e pajtimit kombëtar”, deputet legalist-monarkist në kallashparlament dhe tani i ka braktisur këto për të qenë udhëheqës e deputet pëdëist-berishian ( mbase do të bëhet edhe tosk i tropojanizuar si Kastriot m...).

Në vitin 1994, siç citova më lart, mua më sulmonin si ithtar të Mbretit, madje edhe shtrembëronin për këtë konfiguracionin e relirevin gjeografik të Marit, për të bindur njerëzit se unë çdo ditë përmallohesha nën rrënojat e sarajeve të Zogollëve, ashtu si ka përshkruar Fahri Balliu përmallimin e Berishës kur shihte rrënojat mesjetare të kishës së Prifçit pranë Viçidollit, kur vishej ende me brekushe, pa u bërë ende ai Berisha garip i qytetarizuar, sikurse e tregon një fotografi pikniku ku Saliu tëheq nga bishti një gomar mbi të cilin ka hipur një shok i tij. Këtë fotografi kur Saliu u bë president e ka pas vënë në qarkullim për humor një ambasadë e huaj.

Shpifografi im Kastriot m... në shumicën e rateve e në pjesët më “pikante” të shpifogarfisë ka shkruar ashtu siç kanë shkruar shpifës të mëparshëm në gazetat e serbo-grekofilisë shqiptare dhe më posaçërisht në “RD”. Nuk është e rastit që Mujë Buçpapa i rri ngjitur si pullë poste shpifografit tim.



49. Shpifografi im e ka lodhur papushim fantazinë e tij të sëmurë që të prodhojë sa më shumë lloje e varietet të meritave të mia në punë agjenturore e politiko-ideologjike. Ai ka hulumtuar nëpër gjithë skutat e trurit të tij të ngatërruar dhe ka gjetur atje të fshehur informacionin qysh kur ishte një spermatozoid i mpirë se “kur nisi prishja midis regjimit të Enver Hoxhës me B.S, ambasada ngarkoi Abdi Baletën të punojë me studentët e tjerë për me skjaru....”. Kjo nënkupton se 19 vjeçari Baleta për vete ishte “skjaru” për prishjen edhe pa ndodhur prishja, por duhej të sqaronte të tjerët burrat e thinjur ose që u kishin rënë flokët në punë partie deri në atë kohë. Do të kishte qenë nder dhe përfitim i madh për mua në atë kohë, në moshë 19 vjeçare të isha prifti politiko-ideologjik i studentëve shqiptarë që studionin për diplomaci në Moskë. Është bela kur të dalldis “biografi” dhe të jep merita që nuk i beson kush.

50. Mirëpo kur shpifësit i kap dalldia e trillimit ata nuk dinë të ndalen. Kastriot m.... shkruan për lexuesit e palo-librit të tij : “Baleta zuri miqësi me një student kinez të quajtur Ten Hao Çi, i cili ishte kushëriri i Lu Shao Çisë”. Ismail Kadare ka bërë një roman të tërë (“Koncert në fund të dimrit”) me trillime për Kinën e për kinezët, por Kastrioti me një fjalë të thjeshtë është treguar më trillues se Kadareja.

Për lexuesit që nuk e njohin historinë e komunizmit në Kinë po shënoj se Liu Shao Çi ishte presidenti i Republikës Popullore të Kinës, i dyti në hierakinë komuniste kineze pas Mao Ce Dunit, deri në fillimin e Revolucionit Kulturor, kur ai u sulmua, u denigrua dhe u mënjanua.

Për shkak të miqësisë që zbulon tani shpifografi im midis meje dhe kushëririt të Liu Shao Çisë, edhe unë paskam qenë në rrezik të madh këtu në Shqipëri, në fund të viteve 1960 kur PPSH u solidarizua me Mao Ce Dunin dhe dënoi Liu Shao Çinë. Shyqyr që Ramiz Alia nuk e paska ditur këtë fakt ato dy ditët që ka bërë bisedime të tensionuara me kreun e marksistë-leninistëve të Belgjikës, Zhak Gripa, ku unë kam përkëthyer ( në frëngjisht jo në arabisht siç mund të dyshojë Kastriot m...) për orë të tëra mospajtimet midis tyre për vlerësimin e Liu ShaoÇisë. Paska pasur rrezik që udhëheqësi shqiptar të kujtonte se e kisha mësuar unë marksist-leninistin e Belgjikës, që e shoqëroja të merrte anën e Liu Shao Çisë kundër Mao Ce Dunit, me të cilin ishin udhëheqësit e PPSH-së.Shyqyr që në atë kohë PPSH dhe Sigurimi i Shtetit në Shqipëri nuk paskan ditur gjë pët miqësinë time me kushëririne Liu Shao Çisë. Mbi të gjitha shyqyr njëqind herë që shpifografi im i sotëm Kastriot m.... në ato vite sapo kishte kaluar nga faza e “koncipimit” në mitër në atë të dhjerakut në shpërgënj dhe këtë informacion që e zotëronte qysh kur ishte në formën e spermatozoidit të qelbur nuk ishte në gjëndje t’ua transmetonte organeve të ndëshkimit politik.

Kastrioti si idioti nuk është përpjekur të mësojë që të dinte se në atë kohë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë nuk kishte fare studentë kinezë. Në sallat e studimit të Institutit e të konviktit mund të shihje vetëm një fytyrë kineze, të një thinjoshi që rrinte i gozhduar mbi libra e copëra gazetash dhe përgatiste aspiranturën. Gjatë dy viteve në Moskë vetëm me një rast kam kontaktuar kinezë, kur në Universitetin Lomonosov u organizua një mbrëmje kinezo-shqiptare. Bashkëstudentët e mi rusë kur u thashë se do të shkoja në atë mbrëmje u shkrinë gazit dhe më thonin “do të vallzuake me kinezka sonte”.

51. Shpifografi im sharlatan fajëson edhe Ismail Kadarenë që nuk ka shkruar në veprat e veta se Abdi Baleta qysh në moshën 19 vjeçare në Moskë ka qënë “Pasha i kuq me tre bishta kali” i Padishahut Enver Hoxha. Kastrioti m.... është shumë i zemëruar që Ismail Kadare kur ka përshkruar në librat e tij skenën e përcjelljes nga Moska të delegacionit të kryesuar nga Enver Hoxha pas mbledhjes së famëshme të 81 partive në fund të vitit 1960 nuk e ka saktësuar e qartësuar që në krye të studentëve shqiptarë që demonstronin përkrahjen për Enverin ishte një i ri i hollë dhe i dobët në fizik, por me një “vullkan enverizmi” në gjoks me emrin Abdi Baleta. Kjo “nuk mund t’i falet” Kadaresë, i cili ishte në Moskë atëhere dhe nuk ka vënë re këtë gjë që shpifografi im i sotëm, Kastrioti si idioti, e kishte vëzhguar me sytë e tij prej spermatozoidi nga thellësitë e errëta të kurmit njerëzor ku qelbej. Është informacioni që ka rregjistruar qysh atëhere në atë gjendje qelbjeje spermatozoidale, pa u “koncipue” ende në fetusin e karabushit të ardhëshëm të shpifologjisë që ia mundëson tani shpifografit tim të bëjë trillime të ndyra politike që nxjerrin tekahyt edhe trillimet letrareske, apo përshkrimet artistike të Ismail Kadaresë.

“Haram” i qoftë Kadaresë buka që ka ngrënë (sa dyfishi i silazhit që ka ripërtypur Kastriot m.....) kur edhe pse ka qënë i pranishëm e ka ndjekur nga afër skenat që krijonin studentët shqiptarë kur përcollën në “Kievskij vokzall” (stacion hekurudhor i trenit në Moskë me emrin “Kiev”) delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha nuk ka pasur mendjen të përqëndrohej në rolin udhëheqës që po luante Abdi Baleta në atë përcjellje.

Mirëpo “për fat të mirë të shqiptarëve” nga radhët e tyre dalin jo vetëm shkrimtarë të mëdhenj por edhe nuhatës të mëdhenj në distanca të largëta në hapësirë dhe në kohë që ia kalojnë ku e ku atij personazhit të “njeriut-zagar” të romanit të Jashar Qemalit, “Mehmet Imcaku”. Një i tillë “njeri-zagar” u shfaq në janarin e vitit 2001 në Prekaz të Kosovës. E quajnë Hamit Fazliu që botoi një shkrim në “Epoka e re” të Prishtinës me titull “Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës, këtij antiamerikani të madh”. Ky Hamiti habiti një grusht lexuesish me zbulimin e tij superzagaror se Abdi Baletën në vitin 1982 e kishin larguar nga posti i tij si përfaqësues i Shqipërisë në OKB për shkak të skandaleve seksuale ( një herë tha për përdhunimin e një meksikaneje, herën e dytë e ndëërroi avazin e tha për një histori homoseksualizmi).

Kurse shpifografi im i tanishëm hundën e ka të stërvitur kryesisht për të nuhatur nga distanca të mëdha hapësinore e kohore vetëm skandale ose bëma politike. Në dhjetor të vitit 2001 sheh nga Tirana atë që nuk e kishte kapur dot Ismail Kadareja në "Kievskij vokzall" në nëntor të vitit 1960. Kësaj i thonë "myftarnuhatje". Lexuesit mund të vërejnë fare lehtë lidhjen e hamitërve të Prishtinës me hamutërit e Tiranës.

INTERMEXO E DYTË E NEVOJSHME

Që të mos dalë dhe ndonjë i tretë si këta (Skënder Shkupi qenka gati dhe pret rastin) e t'u çajë kokën e b..... lexuesve me kësi gjepurash, po shkruaj diçka për mbresat që nuk shlyhen nga ato ngjarje e skena të zhvilluara në një stacion treni para 42 vjetësh.

Prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bashkimit Sovjetik në atë kohë shqiptarët e kanë përjetuar në mënyra të ndryshme. Disa ishin shumë të gëzuar që po merrte fund një miqësi e panatyrshme që vetëm të këqija mund të sillte në perspektivë për kombin shqiptar. Disa ngazëlloheshin në heshtje për arsye të pozicionit të tyre klasor dhe prishjen e shihnin si fillimin e të tatëpjetës së sundimit komunist në Shqipëri. Këta dolën më të zhgënjyerit, sepse egërsia e sistemit komunist pas prishjes së marrëdhënieve u bë më e dukshme.

Disa ishin indiferentë dhe nuk besonin se prishja do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe. Mund të thuhet se ky indiferentizëm ishte mjaft i përhapur në ambIentet fshatare. Një pjesë e shqiptarëve edhe u pezmatuan, sidomos ata që tashmë kishin kaluar në lidhje të forta shpirtërore e familjare me sovjetikët, ose ata që kishin interesa profesionale të caktuara. Militantët e devotshëm këtë prishje e pritën me rritjen e vigjIlencës e të zëmërimit ndaj revizionizmit sovjetik dhe me mbështetje për PPSH. Problemet ngatërroheshin më keq për ata që ishin lidhur me rrjetin agjenturor sovjetik.

Kuptohet që për ata që kishin studiuar në B.S kjo prishje kishte një përmasë të veçantë përjetimesh. Prandaj do të ndikonte mbi diplomimet, mbi mundësinë e qëndrimit për kualifikime pasuniversitare, mbi vazhdimësinë e studimeve për ata që sapo kishin filluar e për shumë gjëra të tjera. Kur erdhi prishja unë isha në fillim të studimeve, të cilat m'u ndërprenë në mbarim të vitit të dytë akademik (qershor 1961) kur duhej të qëndroja edhe katër vite të tjera.

Ajo prishje pati një periudhë të caktuar inkubacioni dhe nuk plasi papritmas. Masa e madhe e studentëve nuk ishte e informuar posaçërisht. Por disa merrnin vesh diçka në mënyrë personale, disa nuhasnin, disa sigurisht ishin të parapërgatitur në rrugë partie e agjenturore nga organet përkatëse shqiptare. Natyrisht privilegjin për të ditur më herët e më shumë e kishin anëtarët e partisë, studentët që kishin pasur funksione të rëndësishme më parë. Sado që shpifografit tim gjatë procesit të qelbjes së tij spermatozoidale në vitet 1960-61 t'i jenë transmetuar informacione nga vetë Satanai, përsëri ai nuk mund të dijë sot se cilët ishin studentët më të besuar të PPSH e Sigurimit të Shtetit, atëhere në Moskë dhe nuk mund të bindË njerëz që nuk kanë të njëjtin perversitet si ai.

Këtë prishje e kam përjetuar pa ndonjë tronditje sepse nuk më cënohej asgjë më shumë se vazhdimi i studimeve në Moskë dhe mosha më lejonte të rinisja një proces të tillë në Tiranë. Verën e vitit 1960 e kalova në Shqipëri, në fshatin tim që të çmallesha me njërëzit dhe nuk bëra atë udhëtimin tradicional të studentëve me vapor nëpër Vollgë e Don. Kjo ardhje me shpenzimet e mia për pushime verore pranë prindërve më shërbeu që të kisha një përgatitje më të mirë psikologjike edhe për mundësinë e ndërprejes së studimeve, sikurse ndodhi një vit më vonë (qershor 1961).

Kur u riktheva në Moskë pas pushimeve në shtator të vitit 1960, atmosfera në marëdhëniet shqiptaro-ruse ishte acaruar tashmë së tepërmi. Tanimë edhe ne më të rinjtë e më të painformuarit diçka dinim për prishjen. Edhe me studentët rusë diçka bisedonim, por pa kurrfarë acarimi. Bisedonim në dhomat ku flinim në konvikt (tre rusë dhe një i huaj) në Institut. Duhet t'u jemi mirënjohës studentëve rusë që kurrë nuk bënë as gjestin më të vogël për të na krijuar atmosferë të pakëndëshme midis tyre, madje as atëhere kur u kemi folur për atë gjyqin e famshëm të Teme Sejkos, sipas porosive që jepte ambasada. Unë i kujtoj me mirënjohje sjelljet shumë korrekte të Ikar Zavrazhnovit nga Riazanji, Oleg Kuznjecovit nga Leningradi dhe të Valerij Denisenkos nga Soçi, me të cilët banoja në të njëjtën dhomë që asnjeherë nuk më bezdisën, por përkundrazi përpiqeshin të më krijonin atmosferë dashamirësie edhe pas mbledhjes së famshme të Moskës. Denisenko ishte i një moshe me mua, kishte ardhur direkt nga bangot e shkollës së mesme gjë që ishte shumë e rallë për studentët sovjetikë (jo vetëm rusët). Kuznjecovi ishte burrë i martuar dhe më i zhytur në hallet e tij. Zavrazhnovi, bir i një të vrari në kohën e LDB, kishte shërbyer për disa vite si oficer në ishujt Kurile përballë Japonisë. Ai ishte një lloj këshilldhënësi i papërtuar e shumë dashamirës ndaj meje. Ishte ai që më shpjegonte se si kanë shkuar punët në B.S në kohën e Stalinit, pa tentuar asnjëherë që të më vinte në vështirësi, sepse i njihte qëndrimet politike të Shqipërisë. Ai më shpjegonte dhe qëndrimet e ndryshme që mund të vija re tek studentët rusë ndaj Stalinit, nga njëfarë nostalgjie tek disa deri tek urrejtja tek disa të tjerë, sipas rretheve familjare nga vinin, sipas privilegjeve e pësimeve që kishin pasur këto rrethe familjare në kohën e Stalinit. Madje këto qëndrime pasqyroheshin edhe në sjelljet e pikëpamjet e profesorëve tanë. Pedagogët e historisë së Partisë Komuniste të B.S, që e studjonim dy vjet me radhë, si Shpënov ose Zisman, apo pedagogu i gjeografisë ekonomike të Bashkimit Sovjetik, Grunt, e shfaqnin hapur dëshirën e tyre për të qenë hrushovianë të thekur e shumë qortues ndaj politikës staliniane. Pedagogia e historisë së PKBS, nder më të moshuarat në personelin mësimor, Kutuzova që na drejtonte seminaret, nuk nguronte të shprehte herë pas here simpati për gardën e vjetër të bolshevikëve, të lavdëronte sjelljet e qëndrimet modeste të gruas së Leninit, Nadjezhda Krupskajas, për të nënkuptuar qëndrimet e saj partisë ndaj kapardisjes së anëtarëve të Byrosë Politike, veçanërisht anëtares së saj Furçeva në vitet 1960. Kutuzova nuk ishte entuziaste si të tjerët për të kritikuar qëndrimin e grupit të Molotovit që nuk mbështeti afrimin Hrushov-Tito. Kishte edhe studentë rusë që në seminare e thonin hapur këtë. Nuk mund të harroj se si në semestrin e dytë të vitit të dytë Kutuzova, kur po jepja provimin, më tha se nuk e meritoja plotësisht notën "5" (shkëlqyeshëm) por nuk do të më prishte radhën e “5” save që kisha në provimet e tjera. Ndjehej simpatia për një "student nga Shqipëria". Kurse pedagogu Grunt dy semestra më parë e kishte si merak që të mos ngjitesha më shumë se nota "3" (mjaftueshëm) në lëndën e gjeografisë ekonomike të B.S, ku më shumë më pyeti për shkrimin e Leninit “Tolstoi si pasqyrë e revolucionit rus". Edhe pedagogu me origjinë ukrainase Merzljakov, kur u analizuan punimet e kursit në mbarim të vitit të dytë dhe unë në temën time "Demokracia popullore si formë e diktatutës së proletariatit" (lënda "E drejta shtetërore") nuk kisha përfshirë literaturën e rekomanduar (veprat e Hrushovit), sipas porosisë që jepte ambasada, nuk u ndikua aspak në vlerësim, por më dha notën "5" duke thënë para grupit të studentëve: " por duket që kjo temë është punuar nga një student me emrin Abdi Baleta".

Ishte pikërisht ky pedagog që një herë në një seminar na kishte lënë të debatonim nëse ishte më mirë për kampin socialist që gjithë shtetet socialiste të bëheshin një federatë, apo që nga federata e Bashkimit Sovjetik të shkëputeshin disa republika dhe kështu të forcoheshin pozitat e vendeve socialiste duke patur më shumë anëtarë në OKB. Tani ndjej kënaqësi që në atë diskutim në pranverën e vitit 1961 kam qene në grupin e "separatistëve", sepse B.S nuk është më. Pedagogu Merzljakov nuk e pengoi këtë diskutim, as nuk dha ndonjë konkluzion në fund, por vetëm porositi: "tani diskutuat mjaft, unë i mora vesh pikëpamjet e njëerës dhe tjetërs palë. Detyra juaj tani është të përvetësoni lëndën mësimore si u jepet dhe do të keni kohë për diskutime më të thelluara”.

Por disa muaj më vonë në mbledhjen e grupit akademik ku do të bëheshin e miratoheshin karakteristikat e sejcilit, Tolja Nazarenkos nga Kubani, që hapte zakonisht diskutime me sinqeritet i kishin shënuar në karakeristikë "Duhet të bëjë më shumë përpjekje për edukimin e tij komunist". Dhe Tolja replikonte me sarkazëm: " Pse të tjerët nuk paskan nevojë të përmirësojnë edukimin komunist !". Ishte po Tolja që në një seminar kishte përdorur termat "i nderuari Vjaçesllav Mihajlloviç Molotov", kurse një herë tjetër ishte shprehur "populli është si demi, kush e zë mirë për brirësh e drejton sipas qejfit të vet". Këto gjera, ose ankesat që bënin disa studentë rusë se ne të huajt jetonim më mirë se ata, pasi shteti i tyre u jepte bursë shumë të vogël që të mbante ne, të ndihmonte Azinë e Afrikën, më ndihmonte Zavrazhnovi t’i trajtoja me kujdes. Për këto diskutonim me të kur mblidheshim në dhomë.

Herë pas here, të shtunave mbas dite, Zavrazhnovi i hipte trenit i ngarkuar me një trastë me sallam që t'ua çonte nënës e njerkut në Riazanj ( 200 km. afër Moskës) ku ishin zhdukur krejtësisht nga shitoret mishi e nënproduktet e tij, pasi për të marrë flamurin e dorëzimit të mishit në shtet brenda një periudhe të shkurtër kishin therur gjithë lopët. Sekretari i partisë ishte dënuar me shkarkim, por njerezit kishin mbetur pa mish e pa sallam. Kështu mbetën fshatrat e Shqipërisë, pas tufëzimit në fillim të viteve 1980. Kur shkoja në fshatrat e Mokrës në ato vite dhe vëreja atë gjendje më kujtohej Riazanji, 200 km pranë Moskës, ku shoku im i dhomës duhej të çonte sallam për prindërit e moshuar. Në një rast jam “tmerruar” në një fshat të Mokrës në vitin 1984 kur kryetari i kësshillit të fshatit pasi kishte mbaruar dollitë e zakonit dhe duhej të bënte atë përmbyllësen, për flamurin, tha : “ ta pimë për flamurin drapër e çekan”. Ishte një burrë jo më i moshuar se 40 vite. Kur e pyeta se përsë nuk e ngre për flamurin me shqiponjë ai u shfajësua “ po kështu na ka mbetur zakon”. Po pihej pra për flamurin që banorët e Riazanjit i kihste lënë pa sallam në vitet 1960-61 dhe banorët e Mokrrës pa qumësht, pa gjizë në mesin e viteve 1980.

Në grupin akaedemik nr.4 (të gjuhës frënge që ndahej në 3 grupe gjuhësore me nga 7-8 veta që ishte si klasa jonë e vërtetë) mësoja me rusët Vadim Kozhevnikov, Raimond Menovshikov, Juri Shmanjevski, Vladimir Brazhnikov , Juri Kotov, Anatoly Nazarenko, Alla Baranova, ....Lehman (hebre që nuk vazhdoi mësimet dhe iku e u bë fotograf); gjermanët Manfred Niklas e Manfred Fos nga Magdeburgu, rumunët Gice dhe Konstandinesku, mongolin Jumbu dhe një vajzë mongole që s'e mbaj mend emrin, polakun Kovalski. Nëpërmjet lojërave të kohës së lirë (futboll ku unë luaja shumë keq) u miqësova me dy çekë si dhe hungarezët Giula dhe Ishtvan Bognar. Ishtvani në vitet 1997-98 u bë ambasador i Hungarisë në Shqipëri. Nga të huajt më shumë shoqërohesha me dy Manfredët nga Magdeburgu, me të cilët zakonisht bënim dhe rrugën bashkë nga konvikti në Institut sepse kishim të njëjtin orar. Edhe pas kthimit nga BS, me këta vazhdova shkëmbim letrash për disa kohë. Pastaj çdo gjë u ndërpre.

Vite më vonë kur unë isha përfaqësues i Shqipërisë në OKB në korridoret e saj pashë të kalonte ministrin e jashtëm të Republikës Demokratike Gjermane, Oskar Fisher, me një grup të madh shoqëruesish nga pas. M'u duk se njeri midis tyre ngjante shumë me shokun tim të viteve të Moskës, Manfred Niklas. Shkova menjëherë të shihja listën e delegacionit të Gjermanisë Lindore. Ashtu ishte. Aty figuronte emri i Manfred Niklas, shefit të kabinetit të Oskar Fisherit. Dy ditë më pas në një pritje në misionin e RDGJ, i thashë zëvëndëspërfaqësuesit të më takonte me Manfredin. Ai erdhi pas disa minutash dhe më njoftoi se për fat të keq Manfredi atë natë nuk do të ishte në pritje sepse, ministri e kishte ngarkuar me përgatitjen e një materiali. Kështu nuk u takuam dot më kur ishim bërë pikërisht ashtu siç përgatiteshim në Moskë, diplomatë, ndonëse kur ishim studentë mësonim bashkë, i bënim ndonjë rreng pa zarar njeri-tjetrit.

Kurse me rusin Vladimir Anisimov, i cili në kohën studentore banonte në një dhomë me Hajri Shehun, prandaj njiheshim mirë, u gjenda ballë për ballë në OKB, kur ai ishte diplomat i Misionit Sovjetik. Në këtë rast isha unë ai që nuk ja pranova ftesën të uleshim për të pirë një kafe sepse respektoja rregullin e prerë për diplomatët shqiptarë: me rusët e disa të tjerë (taivanezët, amerikanët, gjermanoperëndimorët, izraelitët, britanikët, afrikano-jugorët, koreano-jugorët, kinezët më pas) nuk duhen shkëmbyer as përshëndetje e zakonshme. Edhe ky nuk ka qenë rregull vetëm i shqiptarëve. Kur në fillim të viteve 1970 Çu En Lai (kryeministri i Kinës) u takua me Henri Kesinxherin (shef i diplomacisë amerikane) me shaka "iu ankua" se një diplomat amerikan në Varshavë kishte ndjekur nëpër korridorin e një ndërtese për një kohë të gjatë një diplomat kinez se kishte diçka për t'i transmetuar me ngut, dhe kjo gati e kishte berë kinezin t'i pushonte zemra. Në atë kohë në Varshavë bëheshin takime gjysëm të fshehta amerikano-kineze. Por këto bëheshin në ditë të caktuara, në vend të caktuar dhe në grupe të caktuara. Kurse amerikani kishte tentuar t'ia kalonte informacionin një kinezi jashtë këtyre rregullave, ndaj dhe kinezi kishte ikur prej tij.

Këto duken gjera qesharake në pamje të parë, por janë si “dardha që e ka bishtin prapa” për diplomatin që është pjesmarrës në veprime të kësaj natyre. Më datën 20 mars 2002, në ekranet televizive të Tiranës u shfaqën njeri pas tjetrit Fatos Nano (kryetar i komisionit parlamentar për politikën e jashtme), Besnik Mustafaj (nënkryetar i të njëjtit komision), Paskal Milo (ish ministër i jashtëm) që "të bënin sqarime" rreth deklaratës së Milosheviçit në Hagë, se ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano gjatë takimit në Kretë, në fund të vitit 1997, i ka deklaruar se "çështja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë". Nano e Milo e mohuan këtë fakt. Kurse Besnik Mustafaj e quajti "të paverifikueshëm" sepse takimi është bërë kokë më kokë dhe nuk janë mbajtur proces verbale. Ja se si i ngatërron punët moszbatimi i përpiktë i rregullave burokratike në diplomaci!.

Milosheviçit fundja e fundit nuk kemi përse t'ia marrim për të madhe atë që ka thënë për Nanon, sepse është i pandehur dhe do të mbrojë veten. Pastaj në bazë të fakteve nuk kemi as arsye, as të drejtë të mendojmë se Milosheviçi ka bërë shpifje, pasi po t'u hyjmë dokumenteve të shkruara me kujdes do të vemë re se jo vetëm Nano, por edhe Berisha, Mustafaj, Milo e shumë pushtetarë të tjerë shqiptarë çështjen e Kosovës në fakt e kanë trajtuar si të ishte një çështje e brendshme e Serbisë. Nuk mund të quhet "shpifje e Milosheviçit" kur ai këtë qëndrim pro serb dhe antishqiptar që ka mbajtur politika zyrtare e Shqipërisë e formuloi tani para Gjykatës së Hagës ashtu si i shërben dhe i intereson më mirë atij dhe politikës serbe.

Kastriot m... më tërë ato shpifje që ka grumbulluar në palo-libtin e tij për të njollosur jetëshkrimin familjar dhe veprimtarinë time politike e diplomatike ia kalon një mijë herë në poshtërsi edhe Milosheviçit edhe shpifësve më të fëlliqur që kemi parë deri tani.





52. U largova shumë nga ajo shpifje e ndyrë që ben Kastrioti si idioti për rolin tim në skenat që u zhvilluan në "Kievskij vokzall" në vjeshtë të vitit 1960. Tani nuk kam as kohë, as oreks të rilexoj përshkrimin që u ka bërë Ismail Kadareja atyre skenave. Fundja në këtë pikë nuk po ia prish krejt qejfin shpifomanjak shpifografit tim dhe po pranoj se Kadareja nuk është treguar aq i zoti të përshkruajë atmosferën dhe protagonistët e atyre skenave, dhe ka berë dëm të madh që nuk e ka pasqyruar si duhet rolin tim, ashtu siç e përfytyron në trurin e tij të flakëruar nga shpifologjia Kastrioti. Po mundohem të plotësoj unë diçka si pjesëmarrës, fatkeqësisht jo si prijës i atij shpërthimi të mbështetjes së studentëve shqiptarë për delegacionin e PPSH, të kryesuar nga Enver Hoxha, që po largohej pas një beteje të papërsëritshme në historinë e komunizmit që ishte zhvilluar në zemër të tij, në Kremlin.

Studentët shqiptarë në stacionin "Kiev" ishin grumbulluar në mënyrë të organizuar, por besoj se shumica dërrmuese me dëshirë e vetëdije atë ditë, sepse çasti historik ishte i tillë, sepse më shumë po vepronte instikti kombëtar se reflekset e kondicionuara ideologjike (pavllovizmi shoqëror).

Vetëm ai që mund të ketë qënë atë ditë atje, në "Kievskij vokzall" mund të përjetojë edhe tani ndiesitë e veçanta të krenarisë shqiptare që shpërthyen fuqishëm qysh në çastin kur në stacion mbërriti delegacioni i kryesuar nga Enver Hoxha dhe i shoqëruar, sipas protokollit, nga Frol Kozllov, njeriu i dytë pas Hrushovit në hierarkinë partiake komuniste sovjetike.

Mbresat nga ajo ditë e paharruar i kam fare të freskëta në kujtesë. Ishte çast e rast krejt i veçantë përcjellja e delegacionit. Tani pas 42 vitesh mendoj se ishte dhe pikë e madhe kthese në historinë e kombit shqiptar. Aty në "Kievskij vokzall" atë ditë po niste një periudhë 30 vjeçare e ndërprerjes së kontakteve me Rusinë, gjë që vërtetë solli vështirësi për shqiptarët, solli traumat në jetën e çifteve shqiptaro-ruse që ishin bërë të shumtë në shumë pak vite, solli një stalinizim të mëtejshëm të komunizmit në Shqipëri, një ashpërsim të luftës së klasave, një izolim më të madh të Shqipërisë nga bota, por pati edhe rrjedhoja të mira, madje do të them se pati efekte shpëtimtare për qënien kombëtare të shqiptarëve. U ndërpre për një kohë relativisht të gjatë një proces rusifikimi i jetës politike, kulturore, shpirtërore, madje etnike në Shqipëri që kishte marrë përpjestime alarmante dhe po përparonte me ritme galopante.

Asnjëherë më parë në historinë e shqiptarëve, në aq pak vite "miqësie vëllazërore" krejt të panatyrshme me ruso-sovjetikët, në Shqipëri nuk kishte hyrë aq thellë sëmundja e tjetërsimit kombëtar të njerzve në emër të ideologjisë dhe të internacionalizmit. Edhe në qytetin e vogël provincial të Peshkopisë ne konviktorët e ushqyer keq, të veshur keq kur mblidheshim rreth stufave me dru në netët e dimrit fillonim e këndonim këngë ruse në gjuhën ruse, e vetmja gjuhë e huaj që mësohej në shkollat tona. Mësonim letërsi ruso-sovjetike, na jepej si bibël e edukimit "Poema pedagogjike" e Makarenkos, na jepeshin adresa të shkëmbenim letra me vajza e djem nga Rusia, si t'i kishim kushërinj të parë.

Një aktiviste e KQ të Rinisë, Vera....kur erdhi njëherë në Peshkopi më dha dhe mua adresën e një vajze ruse nga qyteti Perm në Urale me të cilën shkëmbeja letra. Kur unë shkova në Moskë për shkak të distancave të largëta të udhëtimit as unë munda të shkoj në Perm ta takoja, as ajo të vinte në kryeqytet. E megjithatë sot gjendet një idiot me emrin Kastriot që u thotë lexuesve se ashtu si gabimisht në një natë dimri unë e paskam bërë fët e fët rrugën nga Moska në Gerosimovka, që qënka fshat i krahinës së Sverdllovskut në Siberi.

Mund të flitet shumë për mënyrat se si po përparonte rusifikimi në Shqipëri, i cili kishte arritur në pak vite, nga prishja me Titon në vitin 1948 deri në prishjen me Hrushovin në vitin 1961, të atilla nivele sa edhe kur Shqipëria e BS ishin armiq të betuar (me polemikat ideollogjike e politike), ngjashmëritë më të mëdha në organizim shtetëror, në ndërtim pushteti, në jetën partiake sipas centralizmit demokratik, në realizmin sicialist në art e letërsi, në psikologjinë e njërëzve përsëri BS përsëri i kishte Shqipëria se Bullgaria që kujtohej si republika e 16-të e Bashkimit Sovjetik.

Pavarësisht se për çfarë arsyeje Enver Hoxha u prish me Bashkimin Sovjetik, edhe sikur këtë ta ketë bërë vetëm për të ruajtur kolltukun pushtetor nën prapanicën e vet të rehatuar si mbret, në rrafshin historik e kombëtar objektivisht kjo prishje ishte një gjë e mrekullueshme. Në politikë vlerësimi përfundimtar bëhet sipas rezultateve të veprimit dhe jo motiveve të veprimit. Ata që i janë kundërvënë Enver Hoxhës atëhere e më pas pse u prish me Bashkimin Sovjetik në atë shkallë ku mbërriten gjërat, pavarësisht nga motivet e mira e konsideratat e arsyeshme që mund të sejllin në favor të tyre tani, kanë qenë më të dëmshëm e më të rrezikshëm për Shqipërinë. Pa atë prishje me BS në fillim të viteve 1960 do të ishte e pamundur në fillim të viteve 1990 për shqiptarët për t'u hedhur çmendurisht në rrymën e turbullt drejt perëndimit. Nëse sot gjuha angleze është e preferuara e shqiptarëve, nëse kultura perëndimore është mbizotëruese këtë nuk e solli vetëm fuqia amerikane, por edhe fakti se për 30 vite të "prishjes me BS" u ndërpre procesi rusifikues në terrenin e Shqipërisë dhe u ngushtuan në mënyrë të pakthyeshme kanalet e vërshimit të ndikimit sllavo-lindor.

Prandaj sot unë do të dëshiroja vërtetë të kisha qenë ashtu siç më përshkruan djallëzisht shpifografi im një protagonist i përcjelljes madhështore të delegacionit të kryesuar nga Enver Hoxha në "Kievskij vokzall" nga studentët shqiptarë. Por më duhet të kënaqem edhe sot me ato ndjenja krenarie që kam provuar atëhere si pjesëmarrës i asaj përcjellje, i atij vrulli të studentëve më të formuar e më të fuqishëm se unë që i kapërcyen kordonet policore moskovite që të afroheshin deri tek dritaret e vagonave të trenit ku qëndronin Enver Hoxha e Mehmet Shehu dhe përshëndesnin me dorë nga prapa xhamave të trashë e të mbyllur. Brohoritjet për PPSH dhe Enverin shoqëroheshin dhe me fjalët "Druzhba, Druzhba" (miqësi) siç ishte porosia nga organizuesit. E kam ende në kujtesë pamjen e Mehmet Shehut që iua bënte me dorë studentëve të grumbulloheshin më shumë e të brohorisnin më fort para dritares ku qëndronte Enveri në një pozë që më kujton edhe monumentin e rrëzuar më 20 shkurt 1991 në sheshin "Skënderbej", kohë kur unë kësaj radhe isha në anën e studentëve të grevës së urisë.

Mjerani Kastriot nuk ka provuar e nuk do të provojë kurrë të atilla ndjenja krenarie shqiptare, siç provuam ne atë ditë të largët në Moskë kur përcillnim delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, as ndjenja të atilla krenarie politike si ato ditë në grevën e urisë së studentëve në shkurt të vitit 1991 që u mbyll me rrëzimin e shtatores frikësuese të Enver Hoxhës në sheshin "Skënderbej". Mjeranët e sharlatanët si Kastriot shpifografi janë të aftë vetëm të përjetojnë ndjenjat e poshtërsisë e të ligësisë së tyre kur gënjejnë, shpifin dhe përhapin ndyrësinë mendore, shpirtërore e trupore që mbajnë në vetvete.

Kastriot m... përpiqet sot lehaqençe t'i përgojojë ngjarje të tilla, njërëzit që kanë marrë pjesë në to sepse ai mund të ndjejë vetëm kënaqësinë e mercenarit që vihet në shërbim të një propagande të ndyrë që përpiqet të mbahet vetëm me spekullimee jo me analiza objektive për kohën e Enverit dhe rolin e tij në historinë shqiptare. Spekullimet me ato që kanë ngjarë në jetën e kombit shqiptar në periudhën kur udhëhiqte Enver Hoxha janë kthyer në një mjet për të lehtësuar ofensivën e shovinizmave grek e sllav dhe të katolikocentrizmit për zvetënimin dhe tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve. Spekullues të tillë janë bastardët më të këqinj të kombit tonë.

Pavarësisht nga motivet për të cilat Enver Hoxha u grind dhe u prish me Titon e Hrushovin, objektivisht këto prishje duhen vlerësuar si një përfitim kolosal për Shqipërinë e për shqiptarët, si një shërbim që Enveri u bëri atyre. Vetëm fundërrina të shoqërisë sonë mund të falsifikojnë kuptimin e ndikimin e ngjarjeve të tilla, të tallen me momentet më kulmore të historisë së shqiptarëve, edhe në kohën e sundimit komunist, siç janë tallur të tjerë me momentet më madhështore të kohës së monarkisë, apo të tjerë me kohërat më të mira që kanë provuar shqiptarët në suazat e Perandorisë Osmane. Një ndër bastardët e tillë, po fare pa vlerë e pa peshë, më duket se është dhe Kastriot m... që po na del si prokuror më i rreptë i Enverit e enverizmit në Shqipëri që t'u bëjë qejfin forcave më të zeza të antishqipatrizmit me shpifje monstruoze.





53. "Kreun e parë" të palo-librit të tij Kastriot m..... e ka mbyllur me episodin "Denoncimi i Kabilës". Në fillim të këtij libri shpifografi im lexuesve u ka premtuar se do t'u servirte "shtjellime analitike" dhe jo "etiketime me gjuhë të drunjt", siç kishte bërë para tij kundër meje shtypi. Por shpifografi këtë "gjuhë të drunjt" të etiketuesve të mi të mëparshëm vulgarë e ka zëvendësuar me etiketime e shpifje edhe më vulgare me një gjuhë të bajgët, të komunikuar nga një tru i kalbur.

Shpifografi im nuk ka bërë tjetër veçse ka përdhosur më keq trillimet e spekulimet që ka bërë në vitin 1994 dhe 1996 pushteti politik, agjentura policore dhe propaganda e PD-së kundër meje me "Çështjen Pol Kabongo". Shpifografi ende nuk e ka mësuar as emrin-pseudonim të studentit kongolez të atëhershëm dhe presidentit të mëvonshëm Kabila, sepse shkruan "Pol Songo". Kam përshtypjen se "Vëzhguesi" i PD-së që më bënte mua shantazh me spekulime të fëlliqura në vitin 1994 për çështjen e Kabongos, tani është në rolin e stërvitësit të Kastriot m.... për të lehur përsrëi kundër meje për këtë çështje. Në personelin e "RD" tani më duket se vetëm Mujë Buçpapa ka mbetur nga ata të vitit 1994. Ky duhet të jetë edhe "Vëzhguesi" sepse spekulimet me "Çështjen Kabongo" janë po ato, disi më të fëlliqura sepse në vitin 1996 i kam parashtruar para Gjykatës së Kasacionit dhe në shtyp faktet që hedhin poshtë këto spekulime, pavarësisht se dhe Gjykata e Kasacionit ku drejtonte Avni Shehu dhe "Komisioni Mezini" nuk donin të dëgjonin fakte e argumenta, sepse vepronin si vegla qorre në duart e pushtetit politik të Berishës dhe të Meksit.

Atë "Vëzhguesin" e vitit 1994, d.m.th sipas supozimit tim Mujë Buçpapën, poshtërsitë që kishte bërë atëhere ndaj meje nuk e pengonin në pranverë të vitit 1997 kur Berisha e kishte punën pisk të vinte natën, bashkë me dikënd tjetër, në shtëpinë time e të më kërkonin që unë të pranoja të më varnin në qafë këmbanën e "Komitetit të Veriut", një fantazëm në emër të të cilit ishte dërguar një komunikatë në TVSH si kundërveprim ndaj Komiteteve të Jugut. Edhe sot, ashtu si në vitin 1997, e quaj veprim me dobi dërgimin e asaj komunikate, sepse ka raste tepër të rënda kur duhet të luash edhe "kartën e bllofit". Por natyrisht nuk mund të angazhohesha në aventura të tipit Buçpapa. Nuk u angazhova as kur ky Mujë në vitin 2001 më solli ftesën të bëhesha kryetar i një komiteti mbrojtjeje gazetarësh që për fat të mirë nxitoi menjëherë ta merrte përsipër Mero Baze.

Më pas po ky Mujë u vu në rolin e një korieri udbash dhe më solli në shtëpi kërcënimin terrorist në emër të familjes shqiptaro-amerikane Biberaj për një kundërshtim që u kisha bërë në TV 2000 shpifjeve të Elelz Biberajt në adresën time në librin e tij "Shqipëria në tranzicion". Pasi denocova publikisht edhe këtë kërcënim të natyrës terroriste, duket Mujë Buçpapa e trashi miqësinë e bashkëpunimin me shpifografin tim Kastriot m... që të sulmojë me atë palo-librin që po pështiros lexuesit seriozë kur u bie në dorë.

Bartësit e psikologjisë së terrorizmit Kastriot m... dhe stërvitësi i tij i tanishëm, Mujë Buçpapa që e shoqëron në shëtitje rrugëve të Tiranës, i shpërndan librin, e kungon në zyrat e PD-së, paskan zbuluar se deri ditën që u vra Kabila në një atentat, Abdi Baleta nuk e paska ndjerë veten të qetë në Tiranë. Si e kanë frenuar veten e nuk kanë shtuar se edhe atentatin kundër Kabillës në Kongo e ka organizuar Abdi Baleta?!

23.3.2002 (vijon) Abdi Baleta
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KUNDËRSHPIFOGRAFI


INTERMEXO E DYTË E NEVOJSHME

(vijon nga numri i kaluar)


Këtë prishje (Shqipëri-BS) e kam përjetuar pa ndonjë tronditje sepse nuk më cënohej asgjë më shumë se vazhdimi i studimeve në Moskë dhe mosha më lejonte të rinisja një proces të tillë në Tiranë. Verën e vitit 1960 e kalova në Shqipëri, në fshatin tim që të çmallesha me njërëzit dhe nuk bëra atë udhëtimin tradicional të studentëve me vapor nëpër Vollgë e Don. Kjo ardhje me shpenzimet e mia për pushime verore pranë prindërve më shërbeu që të kisha një përgatitje më të mirë psikologjike edhe për mundësinë e ndërprerjes së studimeve, sikurse ndodhi një vit më vonë (qershor 1961).

Kur u riktheva në Moskë pas pushimeve në shtator të vitit 1960, atmosfera në marëdhëniet shqiptaro-sovjetike ishte acaruar tashmë së tepërmi. Tanimë edhe ne më të rinjtë e më të painformuarit diçka dinim për prishjen. Edhe me studentët rusë diçka bisedonim, por pa kurrfarë acarimi. Bisedonim në dhomat ku flinim në konvikt (tre rusë dhe një i huaj) në Institut. Duhet t’u jemi mirënjohës studentëve rusë që kurrë nuk bënë as gjestin më të vogël për të na krijuar atmosferë të pakëndëshme midis tyre, madje as atëhere kur u kemi folur për atë gjyqin e famshëm të Teme Sejkos, sipas porosive që jepte ambasada. Unë i kujtoj me mirënjohje sjelljet shumë korrekte të Ikar Zavrazhnovit nga Riazanji, Oleg Kuznjecovit nga Leningradi dhe të Valerij Denisenkos nga Soçi, me të cilët banoja në të njëjtën dhomë që asnjeherë nuk më bezdisën, por përkundrazi përpiqeshin të më krijonin atmosferë dashamirësie edhe pas mbledhjes së famshme të Moskës. Denisenko ishte i një moshe me mua, kishte ardhur direkt nga bangot e shkollës së mesme gjë që ishte shumë e rallë për studentët sovjetikë (jo vetëm rusët). Kuznjecovi ishte burrë i martuar dhe më i zhytur në hallet e tij. Zavrazhnovi, bir i një të vrari në kohën e LDB, kishte shërbyer për disa vite si oficer në ishujt Kurile përballë Japonisë. Ai ishte një lloj këshilldhënësi i papërtuar e shumë dashamirës ndaj meje. Ishte ai që më shpjegonte se si kanë shkuar punët në B.S në kohën e Stalinit, pa tentuar asnjëherë që të më vinte në vështirësi, sepse i njihte qëndrimet politike të Shqipërisë. Ai më shpjegonte dhe qëndrimet e ndryshme që mund të vija re tek studentët rusë ndaj Stalinit, nga njëfarë nostalgjie tek disa deri tek urrejtja tek disa të tjerë, sipas rretheve familjare nga vinin, sipas privilegjeve e pësimeve që kishin pasur këto rrethe familjare në kohën e Stalinit.

Madje këto qëndrime pasqyroheshin edhe në sjelljet e pikëpamjet e profesorëve tanë. Pedagogët e historisë së Partisë Komuniste të B.S, që e studjonim dy vjet me radhë, si Shpënov ose Zisman, apo pedagogu i gjeografisë ekonomike të Bashkimit Sovjetik, Grunt, e shfaqnin hapur dëshirën e tyre për të qenë hrushovianë të thekur e shumë qortues ndaj politikës staliniane. Pedagogia e historisë së PKBS, nder më të moshuarit në personelin mësimor, Kutuzova, që na drejtonte seminaret, nuk nguronte të shprehte herë pas here simpati për gardën e vjetër të bolshevikëve, të lavdëronte sjelljet e qëndrimet modeste të gruas së Leninit, Nadjezhda Krupskajas, për të nënkuptuar qëndrimet e saj qortuese ndaj kapardisjes së anëtarëve të Byrosë Politike, veçanërisht anëtares së saj Furçeva në vitet 1960. Kutuzova nuk ishte entuziaste si të tjerët për të kritikuar qëndrimin e grupit të Molotovit që nuk mbështeti afrimin Hrushov-Tito. Kishte edhe studentë rusë që në seminare e thonin hapur këtë. Nuk mund të harroj se si në semestrin e dytë të vitit të dytë Kutuzova, kur po jepja provimin, më tha se nuk e meritoja plotësisht notën “5” (shkëlqyeshëm) por nuk do të më prishte radhën e “5” save që kisha në provimet e tjera. Ndjehej simpatia për një “student nga Shqipëria”. Kurse pedagogu Grunt dy semestra më parë e kishte si merak që të mos ngjitesha më shumë se nota “3” (mjaftueshëm) në lëndën e gjeografisë ekonomike të B.S, ku më shumë më pyeti për shkrimin e Leninit “Tolstoi si pasqyrë e revolucionit rus”. Edhe pedagogu me origjinë ukrainase Merzljakov, kur u analizuan punimet e kursit në mbarim të vitit të dytë dhe unë në temën time “Demokracia popullore si formë e diktaturës së proletariatit” (lënda “E drejta shtetërore”) nuk kisha përfshirë literaturën e rekomanduar (veprat e Hrushovit), sipas porosisë që jepte ambasada, nuk u ndikua aspak në vlerësim, por më dha notën “5” duke thënë para grupit të studentëve: “ por duket që kjo temë është punuar nga një student me emrin Abdi Baleta”.

Ishte pikërisht ky pedagog që një herë në një seminar na kishte lënë të debatonim nëse ishte më mirë për kampin socialist që gjithë shtetet socialiste të bëheshin një federatë, apo që nga federata e Bashkimit Sovjetik të shkëputeshin disa republika dhe kështu të forcoheshin pozitat e vendeve socialiste duke patur më shumë anëtarë në OKB. Tani ndjej kënaqësi që në atë diskutim në pranverën e vitit 1961 kam qene në grupin e “separatistëve”, sepse B.S nuk është më. Pedagogu Merzljakov nuk e pengoi këtë diskutim, as nuk dha ndonjë konkluzion në fund, por vetëm porositi: “tani diskutuat mjaft, unë i mora vesh pikëpamjet e njërës dhe tjetërs palë. Detyra juaj tani është të përvetësoni lëndën mësimore si ju jepet dhe do të keni kohë për diskutime më të thelluara”.

Por disa muaj më vonë në mbledhjen e grupit akademik ku do të bëheshin e miratoheshin karakteristikat e secilit, Tolja Nazarenkos nga Kubani, që hapte zakonisht diskutime me sinqeritet, i kishin shënuar në karakeristikë “Duhet të bëjë më shumë përpjekje për edukimin e tij komunist”. Dhe Tolja replikonte me sarkazëm: “ Pse të tjerët nuk paskan nevojë të përmirësojnë edukimin komunist !”. Ishte po Tolja që në një seminar kishte përdorur termat “i nderuari Vjaçesllav Mihajlloviç Molotov”, kurse një herë tjetër ishte shprehur “populli është si demi, kush e zë mirë për brirësh e drejton sipas qejfit të vet”. Këto gjera, ose ankesat që bënin disa studentë rusë se ne të huajt jetonim më mirë se ata, pasi shteti i tyre u jepte bursë shumë të vogël që të mbante ne, të ndihmonte Azinë e Afrikën, më ndihmonte Zavrazhnovi t’i trajtoja me kujdes. Për këto diskutonim me të kur mblidheshim në dhomë.

Herë pas here, të shtunave mbas dite, Zavrazhnovi i hipte trenit i ngarkuar me një trastë me sallam që t’ua çonte nënës e njerkut në Riazanj ( 200 km. afër Moskës) ku ishin zhdukur krejtësisht nga shitoret mishi e nënproduktet e tij, pasi për të marrë flamurin e dorëzimit të mishit në shtet brenda një periudhe të shkurtër kishin therur gjithë lopët. Sekretari i partisë ishte dënuar me shkarkim, por njerezit kishin mbetur pa mish e pa sallam. Kështu mbetën fshatrat e Shqipërisë, pas tufëzimit në fillim të viteve 1980. Kur shkoja në fshatrat e Mokrës në ato vite dhe vëreja atë gjendje më kujtohej Riazanji, 200 km pranë Moskës, ku shoku im i dhomës duhej të çonte sallam për prindërit e moshuar. Në një rast jam “tmerruar” në një fshat të Mokrës në vitin 1984 kur kryetari i kësshillit të fshatit pasi kishte mbaruar dollitë e zakonit dhe duhej të bënte atë përmbyllësen, për flamurin, tha : “ ta pimë për flamurin drapër e çekan”. Ishte një burrë jo më i moshuar se 40 vite. Kur e pyeta se përse nuk e ngre dollinë për flamurin me shqiponjë ai u shfajësua “ po kështu na ka mbetur zakon”. Po pihej pra për flamurin që banorët e Riazanjit i kishte lënë pa sallam në vitet 1960-61 dhe banorët e Mokrrës pa qumësht, pa gjizë në mesin e viteve 1980.

Në grupin akademik nr.4 (të gjuhës frënge që ndahej në 3 grupe gjuhësore me nga 7-8 veta që ishte si klasa jonë e vërtetë) mësoja me rusët Vadim Kozhevnikov, Raimond Menovshikov, Juri Shmanjevski, Vladimir Brazhnikov , Juri Kotov, Anatoly Nazarenko, Alla Baranova, ....Lehman (hebre që nuk vazhdoi mësimet dhe iku e u bë fotograf); gjermanët Manfred Niklas e Manfred Fos nga Magdeburgu, rumunët Gice dhe Konstandinesku, mongolin Jumbu dhe një vajzë mongole që s’e mbaj mend emrin, polakun Kovalski. Nëpërmjet lojërave të kohës së lirë (futboll ku unë luaja shumë keq) u miqësova me dy çekë si dhe hungarezët Giula dhe Ishtvan Bognar. Ishtvani në vitet 1997-98 u bë ambasador i Hungarisë në Shqipëri. Nga të huajt më shumë shoqërohesha me dy Manfredët nga Magdeburgu, me të cilët zakonisht bënim dhe rrugën bashkë nga konvikti në Institut sepse kishim të njëjtin orar. Edhe pas kthimit nga BS, me këta vazhdova shkëmbim letrash për disa kohë. Pastaj çdo gjë u ndërpre.

Vite më vonë kur unë isha përfaqësues i Shqipërisë në OKB në korridoret e saj pashë të kalonte ministrin e jashtëm të Republikës Demokratike Gjermane, Oskar Fisher, me një grup të madh shoqëruesish nga pas. M’u duk se njeri midis tyre ngjante shumë me shokun tim të viteve të Moskës, Manfred Niklas. Shkova menjëherë të shihja listën e delegacionit të Gjermanisë Lindore. Ashtu ishte. Aty figuronte emri i Manfred Niklas, shefit të kabinetit të Oskar Fisherit. Dy ditë më pas në një pritje në misionin e RDGJ, i thashë zëvëndëspërfaqësuesit të më takonte me Manfredin. Ai erdhi pas disa minutash dhe më njoftoi se për fat të keq Manfredi atë natë nuk do të ishte në pritje sepse, ministri e kishte ngarkuar me përgatitjen e një materiali. Kështu nuk u takuam dot më kur ishim bërë pikërisht ashtu siç përgatiteshim në Moskë, diplomatë, ndonëse kur ishim studentë mësonim bashkë, i bënim ndonjë rreng pa zarar njeri-tjetrit. Bashkë më Niklasin e ngacmonim më shumë Fosin.

Kurse me rusin Vladimir Anisimov, i cili në kohën studentore banonte në një dhomë me Hajri Shehun, prandaj njiheshim mirë, u gjenda ballë për ballë në OKB, kur ai ishte diplomat i Misionit Sovjetik. Në këtë rast isha unë ai që nuk ia pranova ftesën të uleshim për të pirë një kafe sepse respektoja rregullin e prerë për diplomatët shqiptarë: me rusët e disa të tjerë (taivanezët, amerikanët, gjermanoperëndimorët, izraelitët, britanikët, afrikano-jugorët, koreano-jugorët, kinezët më pas) nuk duheshin shkëmbyer as përshëndetjet e zakonshme.

Edhe ky nuk ka qenë rregull vetëm i shqiptarëve. Kur në fillim të viteve 1970 Çu En Lai (kryeministri i Kinës) u takua me Henri Kesinxherin (shef i diplomacisë amerikane) me shaka “iu ankua” se një diplomat amerikan në Varshavë kishte ndjekur nëpër korridorin e një ndërtese për një kohë të gjatë një diplomat kinez se kishte diçka për t’i transmetuar me ngut, dhe kjo gati e kishte berë kinezin t’i pushonte zemra. Në atë kohë në Varshavë bëheshin takime gjysëm të fshehta amerikano-kineze. Por këto bëheshin në ditë të caktuara, në vend të caktuar dhe në grupe të caktuara. Kurse amerikani kishte tentuar t’ia kalonte informacionin një kinezi jashtë këtyre rregullave, ndaj dhe kinezi kishte ikur prej tij.

Këto duken gjera qesharake në pamje të parë, por janë si “dardha që e ka bishtin prapa” për diplomatin që është pjesmarrës në veprime të kësaj natyre. Më datën 20 mars 2002, në ekranet televizive të Tiranës u shfaqën njeri pas tjetrit Fatos Nano (kryetar i komisionit parlamentar për politikën e jashtme), Besnik Mustafaj (nënkryetar i të njëjtit komision), Paskal Milo (ish ministër i jashtëm) që “të bënin sqarime” rreth deklaratës së Milosheviçit në Hagë, se ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano gjatë takimit në Kretë, në fund të vitit 1997, i ka deklaruar se “çështja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë”. Nano e Milo e mohuan këtë fakt. Kurse Besnik Mustafaj e quajti “të paverifikueshëm” sepse takimi është bërë kokë më kokë dhe nuk janë mbajtur proces verbale. Ja se si i ngatërron punët moszbatimi i përpiktë i rregullave burokratike në diplomaci!.

Milosheviçit fundja e fundit nuk kemi përse t’ia marrim për të madhe atë që ka thënë për Nanon, sepse është i pandehur dhe do të mbrojë veten. Pastaj në bazë të fakteve nuk kemi as arsye, as të drejtë të mendojmë se Milosheviçi ka bërë shpifje, pasi po t’u hyjmë dokumenteve të shkruara me kujdes do të vemë re se jo vetëm Nano, por edhe Berisha, Mustafaj, Milo e shumë pushtetarë të tjerë shqiptarë çështjen e Kosovës në fakt e kanë trajtuar si të ishte një çështje e brendshme e Serbisë. Nuk mund të quhet “shpifje e Milosheviçit” kur ai këtë qëndrim pro serb dhe antishqiptar që ka mbajtur politika zyrtare e Shqipërisë e formuloi tani para Gjykatës së Hagës ashtu si i shërben dhe i intereson më mirë atij dhe politikës serbe.

Kastriot m... më tërë ato shpifje që ka grumbulluar në palo-librin e tij për të njollosur jetëshkrimin familjar dhe veprimtarinë time politike e diplomatike ia kalon një mijë herë në poshtërsi edhe Milosheviçit, edhe shpifësve më të fëlliqur që kemi parë deri tani.




52. U largova shumë nga ajo shpifje e ndyrë që ben Kastrioti si idioti për rolin tim në skenat që u zhvilluan në “Kievskij vokzall” në vjeshtë të vitit 1960. Tani nuk kam as kohë, as oreks të rilexoj përshkrimin që u ka bërë Ismail Kadareja atyre skenave. Fundja në këtë pikë nuk po ia prish krejt qejfin shpifomanjak shpifografit tim dhe po pranoj se Kadareja nuk është treguar aq i zoti të përshkruajë atmosferën dhe protagonistët e atyre skenave, dhe ka berë dëm të madh që nuk e ka pasqyruar si duhet rolin tim, ashtu siç e përfytyron në trurin e tij të flakëruar nga shpifologjia Kastrioti. Po mundohem të plotësoj unë diçka si pjesëmarrës, fatkeqësisht jo si prijës i atij shpërthimi të mbështetjes së studentëve shqiptarë për delegacionin e PPSH, të kryesuar nga Enver Hoxha, që po largohej pas një beteje të papërsëritshme në historinë e komunizmit që ishte zhvilluar në zemër të tij, në Kremlin.

Studentët shqiptarë në stacionin “Kiev” ishin grumbulluar në mënyrë të organizuar, por besoj se shumica dërrmuese me dëshirë e vetëdije atë ditë, sepse çasti historik ishte i tillë, sepse më shumë po vepronte instikti kombëtar se reflekset e kondicionuara ideologjike (pavllovizmi shoqëror).

Vetëm ai që mund të ketë qënë atë ditë atje, në “Kievskij vokzall” mund të përjetojë edhe tani ndiesitë e veçanta të krenarisë shqiptare që shpërthyen fuqishëm qysh në çastin kur në stacion mbërriti delegacioni i kryesuar nga Enver Hoxha dhe i shoqëruar, sipas protokollit, nga Frol Kozllov, njeriu i dytë pas Hrushovit në hierarkinë partiake komuniste sovjetike.

Mbresat nga ajo ditë e paharruar i kam fare të freskëta në kujtesë. Ishte çast e rast krejt i veçantë përcjellja e delegacionit. Tani pas 42 vitesh mendoj se ishte dhe pikë e madhe kthese në historinë e kombit shqiptar. Aty në “Kievskij vokzall” atë ditë po niste një periudhë 30 vjeçare e ndërprerjes së kontakteve me Rusinë, gjë që vërtetë solli vështirësi për shqiptarët, solli traumat në jetën e çifteve shqiptaro-ruse që ishin bërë të shumtë në shumë pak vite, solli një stalinizim të mëtejshëm të komunizmit në Shqipëri, një ashpërsim të luftës së klasave, një izolim më të madh të Shqipërisë nga bota, por pati edhe rrjedhoja të mira, madje do të them se pati efekte shpëtimtare për qënien kombëtare të shqiptarëve. U ndërpre për një kohë relativisht të gjatë një proces rusifikimi i jetës politike, kulturore, shpirtërore, madje etnike në Shqipëri që kishte marrë përpjestime alarmante dhe po përparonte me ritme galopante.

Asnjëherë më parë në historinë e shqiptarëve, në aq pak vite “miqësie vëllazërore” krejt të panatyrshme me ruso-sovjetikët, në Shqipëri nuk kishte hyrë aq thellë sëmundja e tjetërsimit kombëtar të njerzve në emër të ideologjisë dhe të internacionalizmit. Edhe në qytetin e vogël provincial të Peshkopisë ne konviktorët e ushqyer keq, të veshur keq kur mblidheshim rreth stufave me dru në netët e dimrit fillonim e këndonim këngë ruse në gjuhën ruse, e vetmja gjuhë e huaj që mësohej në shkollat tona. Mësonim letërsi ruso-sovjetike, na jepej si bibël e edukimit “Poema pedagogjike” e Makarenkos, na jepeshin adresa të shkëmbenim letra me vajza e djem nga Rusia, si t’i kishim kushërinj të parë.

Një aktiviste e KQ të Rinisë, Vera....kur erdhi njëherë në Peshkopi më dha dhe mua adresën e një vajze ruse nga qyteti Perm në Urale me të cilën shkëmbeja letra. Kur unë shkova në Moskë për shkak të distancave të largëta të udhëtimit as unë munda të shkoj në Perm ta takoja, as ajo të vinte në kryeqytet. E megjithatë sot gjendet një idiot me emrin Kastriot që u thotë lexuesve se ashtu si gabimisht në një natë dimri unë e paskam bërë fët e fët rrugën nga Moska në Gerosimovka, që qënka fshat i krahinës së Sverdllovskut në Siberi.

Mund të flitet shumë për mënyrat se si po përparonte rusifikimi në Shqipëri, i cili kishte arritur në pak vite, nga prishja me Titon në vitin 1948 deri në prishjen me Hrushovin në vitin 1961, të atilla nivele sa edhe kur Shqipëria e BS ishin armiq të betuar (me polemikat ideollogjike e politike), ngjashmëritë më të mëdha në organizim shtetëror, në ndërtim pushteti, në jetën partiake sipas centralizmit demokratik, në realizmin socialist në art e letërsi, në psikologjinë e njërëzve përsëri me BS përsëri i kishte Shqipëria se Bullgaria që kujtohej si republika e 16-të e Bashkimit Sovjetik.

Pavarësisht se për çfarë arsyeje Enver Hoxha u prish me Bashkimin Sovjetik, edhe sikur këtë ta ketë bërë vetëm për të ruajtur kolltukun pushtetor nën prapanicën e vet të rehatuar si mbret, në rrafshin historik e kombëtar objektivisht kjo prishje ishte një gjë e mrekullueshme. Në politikë vlerësimi përfundimtar bëhet sipas rezultateve të veprimit dhe jo motiveve të veprimit. Ata që i janë kundërvënë Enver Hoxhës atëhere e më pas pse u prish me Bashkimin Sovjetik në atë shkallë ku mbërriten gjërat, pavarësisht nga motivet e mira e konsideratat e arsyeshme që mund të sjellin në favor të tyre tani, kanë qenë më të dëmshëm e më të rrezikshëm për Shqipërinë. Pa atë prishje me BS në fillim të viteve 1960 do të ishte e pamundur në fillim të viteve 1990 për shqiptarët për t’u hedhur çmendurisht në rrymën e turbullt drejt perëndimit. Nëse sot gjuha angleze është e preferuara e shqiptarëve, nëse kultura perëndimore është mbizotëruese këtë nuk e solli vetëm fuqia amerikane, por edhe fakti se për 30 vite të “prishjes me BS” u ndërpre procesi rusifikues në terrenin e Shqipërisë dhe u ngushtuan në mënyrë të pakthyeshme kanalet e vërshimit të ndikimit sllavo-lindor.

Prandaj sot unë do të dëshiroja vërtetë të kisha qenë ashtu siç më përshkruan djallëzisht shpifografi im një protagonist i përcjelljes madhështore të delegacionit të kryesuar nga Enver Hoxha në “Kievskij vokzall” nga studentët shqiptarë. Por më duhet të kënaqem edhe sot me ato ndjenja krenarie që kam provuar atëhere si pjesëmarrës i asaj përcjellje, i atij vrulli të studentëve më të formuar e më të fuqishëm se unë që i kapërcyen kordonet policore moskovite që të afroheshin deri tek dritaret e vagonave të trenit ku qëndronin Enver Hoxha e Mehmet Shehu dhe përshëndesnin me dorë nga prapa xhamave të trashë e të mbyllur. Brohoritjet për PPSH dhe Enverin shoqëroheshin dhe me fjalët “Druzhba, Druzhba” (miqësi) siç ishte porosia nga organizuesit. E kam ende në kujtesë pamjen e Mehmet Shehut që iua bënte me dorë studentëve të grumbulloheshin më shumë e të brohorisnin më fort para dritares ku qëndronte Enveri në një pozë që më kujton edhe monumentin e rrëzuar më 20 shkurt 1991 në sheshin “Skënderbej”, kohë kur unë kësaj radhe isha në anën e studentëve të grevës së urisë.

Mjerani Kastriot nuk ka provuar e nuk do të provojë kurrë të atilla ndjenja krenarie shqiptare, siç provuam ne atë ditë të largët në Moskë kur përcillnim delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, as ndjenja të atilla krenarie politike si ato ditë në grevën e urisë së studentëve në shkurt të vitit 1991 që u mbyll me rrëzimin e shtatores frikësuese të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”. Mjeranët e sharlatanët si Kastriot shpifografi janë të aftë vetëm të përjetojnë ndjenjat e poshtërsisë e të ligësisë së tyre kur gënjejnë, shpifin dhe përhapin ndyrësinë mendore, shpirtërore e trupore që mbajnë në vetvete.

Kastriot m... përpiqet sot lehaqençe t’i përgojojë ngjarje të tilla, njërëzit që kanë marrë pjesë në to sepse ai mund të ndjejë vetëm kënaqësinë e mercenarit që vihet në shërbim të një propagande të ndyrë që përpiqet të mbahet vetëm me spekullimee jo me analiza objektive për kohën e Enverit dhe rolin e tij në historinë shqiptare. Spekullimet me ato që kanë ngjarë në jetën e kombit shqiptar në periudhën kur udhëhiqte Enver Hoxha janë kthyer në një mjet për të lehtësuar ofensivën e shovinizmave grek e sllav dhe të katolikocentrizmit për zvetënimin dhe tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve. Spekullues të tillë janë bastardët më të këqinj të kombit tonë.

Pavarësisht nga motivet për të cilat Enver Hoxha u grind dhe u prish me Titon e Hrushovin, objektivisht këto prishje duhen vlerësuar si një përfitim kolosal për Shqipërinë e për shqiptarët, si një shërbim që Enveri u bëri këtyre. Vetëm fundërrina të shoqërisë sonë mund të falsifikojnë kuptimin e ndikimin e ngjarjeve të tilla, të tallen me momentet më kulmore të historisë së shqiptarëve, edhe në kohën e sundimit komunist, siç janë tallur të tjerë me momentet më madhështore të kohës së monarkisë, apo të tjerë me kohërat më të mira që kanë provuar shqiptarët në suazat e Perandorisë Osmane. Një ndër bastardët e tillë, po fare pa vlerë e pa peshë, më duket se është dhe Kastriot m... që po na del si prokuror më i rreptë i Enverit e enverizmit në Shqipëri që t’u bëjë qejfin forcave më të zeza të antishqipatrizmit me shpifje monstruoze.




53. “Kreun e parë” të palo-librit të tij Kastriot m..... e ka mbyllur me episodin “Denoncimi i Kabilës”. Në fillim të këtij libri shpifografi im lexuesve u ka premtuar se do t’u servirte “shtjellime analitike” dhe jo “etiketime me gjuhë të drunjt”, siç kishte bërë para tij kundër meje shtypi. Por shpifografi këtë “gjuhë të drunjt” të etiketuesve të mi të mëparshëm vulgarë e ka zëvendësuar me etiketime e shpifje edhe më vulgare me një gjuhë të bajgët, të komunikuar nga një tru i kalbur.

Shpifografi im nuk ka bërë tjetër veçse ka përdhosur më keq trillimet e spekulimet që ka bërë në vitin 1994 dhe 1996 pushteti politik, agjentura policore dhe propaganda e PD-së kundër meje me “Çështjen Pol Kabongo”. Shpifografi ende nuk e ka mësuar as emrin-pseudonim të studentit kongolez të atëhershëm dhe presidentit të mëvonshëm Kabila, sepse shkruan “Pol Songo”. Kam përshtypjen se “Vëzhguesi” i PD-së që më bënte mua shantazh me spekulime të fëlliqura në vitin 1994 për çështjen e Kabongos, tani është në rolin e stërvitësit të Kastriot m.... për të lehur përsrëi kundër meje për këtë çështje. Në personelin e “RD” tani më duket se vetëm Mujë Buçpapa ka mbetur nga ata të vitit 1994. Ky duhet të jetë edhe “Vëzhguesi” sepse spekulimet me “Çështjen Kabongo” janë po ato, disi më të fëlliqura sepse në vitin 1996 i kam parashtruar para Gjykatës së Kasacionit dhe në shtyp faktet që hedhin poshtë këto spekulime, pavarësisht se dhe Gjykata e Kasacionit ku drejtonte Avni Shehu dhe “Komisioni Mezini” nuk donin të dëgjonin fakte e argumenta, sepse vepronin si vegla qorre në duart e pushtetit politik të Berishës dhe të Meksit.

Atë “Vëzhguesin” e vitit 1994, d.m.th sipas supozimit tim Mujë Buçpapën, poshtërsitë që kishte bërë atëhere ndaj meje nuk e pengonin në pranverë të vitit 1997 kur Berisha e kishte punën pisk të vinte natën, bashkë me dikënd tjetër, në shtëpinë time e të më kërkonin që unë të pranoja të më varnin në qafë këmbanën e “Komitetit të Veriut”, një fantazëm në emër të të cilit ishte dërguar një komunikatë në TVSH si kundërveprim ndaj Komiteteve të Jugut. Edhe sot, ashtu si në vitin 1997, e quaj veprim me dobi dërgimin e asaj komunikate, sepse ka raste tepër të rënda kur duhet të luash edhe “kartën e bllofit”. Por natyrisht nuk mund të angazhohesha në aventura të tipit Buçpapa. Nuk u angazhova as kur ky Mujë në vitin 2001 më solli ftesën të bëhesha kryetar i një komiteti mbrojtjeje gazetarësh që për fat të mirë nxitoi menjëherë ta merrte përsipër Mero Baze.

Më pas po ky Mujë u vu në rolin e një korieri udbash dhe më solli në shtëpi kërcënimin terrorist në emër të familjes shqiptaro-amerikane Biberaj për një kundërshtim që u kisha bërë në TV 2000 shpifjeve të Elelz Biberajt në adresën time në librin e tij “Shqipëria në tranzicion”. Pasi denocova publikisht edhe këtë kërcënim të natyrës terroriste, duket Mujë Buçpapa e trashi miqësinë e bashkëpunimin me shpifografin tim Kastriot m... që të sulmojë me atë palo-librin që po pështiros lexuesit seriozë kur u bie në dorë.

Bartësit e psikologjisë së terrorizmit Kastriot m... dhe stërvitësi i tij i tanishëm, Mujë Buçpapa që e shoqëron në shëtitje rrugëve të Tiranës, i shpërndan librin, e kungon në zyrat e PD-së, paskan zbuluar se deri ditën që u vra Kabila në një atentat, Abdi Baleta nuk e paska ndjerë veten të qetë në Tiranë. Si e kanë frenuar veten e nuk kanë shtuar se edhe atentatin kundër Kabillës në Kongo e ka organizuar Abdi Baleta?!

Spekulimi që është bërë me “Çështjen Kabonga” për të më penguar mua në politikë si duket edhe tani u del si fantazëm Berishës, Meksit dhe të tjerëve që mundohen të qetësohen duke gjetur provokatorë të ndyrë e të pafytyrë si puna e Kastriot m... që ta rivënë në qarkullim këtë spekullim. Tani që nga një shkrim i Agim Shehut mësova se Aleksandër Meksi (me bekim të Berishës përderisa ky vazhdon të heshtë) në atë kohë kishte futur gruan e tij, Dhuratën, nëpër arkiva të manipulonte dosjet e politikanëve (mbetet për t’u sqaruar më mirë nëse Dhurata është njëkohësisht ajo oficerja e Sigurimit të Shtetit me gradën “major” dhe emrin e koduar “Shaljania”) bëhet edhe më e qartë se si më kanë luftuar Berisha e Meksi për të mos më pasur pengesë në realizimin e planeve të tyre politike në PD. Kjo sqaron edhe më mirë përse “Vëzhguesi” i dikurshëm në RD dhe stërvitësi i lehaqenit të tanishëm kundër meje i rikthehen spekulimit me “episodin Kabila” (Kabongo).




E vetmja gjë “origjinale” që ka shtuar në këtë spekulim shpifografi im Kastriot m.... është fjalia: “U gjend ato ditë (kur Kabila u bë president) një ish-bashkëstudent i Kabilës dhe i Baletës, i cili njoftoi zyrën e Kabilës se Baleta ishte ende në Tiranë. Ky njeri mur edhe një përgjigje nga Kabila: Jam i zanë me bastardët e Kongos dhe nuk kam nge të merrem me ata të Shqipëris”.




Kështu Kastriot m.... e ka imagjinuar me fantazinë e tij të sëmurë veten edhe në rolin e Kabilës që merr haber nga një njeri pa emër dhe jep një përgjigje që, po ta analizosh jo sipas asaj që do shpifografi, ka më shumë logjikë të interpretohet se Kabila do ta quante “bastard të Shqipërisë” atë që i bënte telegramin e spiunimit për A. Baletën dhe jo A.Baletën që për disa muaj për Pol Kabongon është kujdesur më shumë se për një vëlla të vogël, qoftë kur banonin bashkë në të njëjtën dhomë, qoftë kur e shtronte në spital, qoftë kur e shoqëronte nëpër zyra ku Poli i shkretë nuk gjeti asnjëherë atë mirëkuptim që i ishte premtuar nga ambasada shqiptare në Varshavë, para se ai të braktiste përfundimisht Universitetin “Lumumba” në Moskë për t’u përgatitur si revolucionar me program mësimor individual e të përshpejtuar në Tiranë.

Përveç meje që banoja në një dhomë me të dhe e shoqëroja kudo (me përjashtim të ambasadave të huaja, sidomos asaj të Francës, Ganës, Egjiptit ku shkonte më shpesh) Pol Kabongo në Shqipëri nuk ka patur tjetër “bashkëstudent” sepse nuk ka hyrë në asnjë auditor leksionesh dhe nuk ka bërë asnjë orë mësimi.

Se çfarë ka ndjerë e menduar Kabongo për 37 vjet me radhë pas largimit nga Shqipëria askush nuk mund ta dijë. Por unë mund të them me sigurinë më të madhe se duke e larguar nga Shqipëria autoritet tona bënë gjënë më të zgjuar dhe më të mirë për të. Nëse duhet kërkuar ndonjë bastard shqiptar në trajtimin e “Çështjes Kabonga” ky është horri Kastriot Myftaraj dhe bashkë me të ata që “Çështjen Kabongo” e kanë përdorur për spekullime politike e nëpërmjet ligjit, nëpërmjet Komisionit Mezini dhe nëpërmjet Gjykatës së Kasacionit. Horra si Kastriot Myftaraj (apo saktë mutfaraj) nuk kanë asnjë të drejtë të japin gjykim nëse keqardhja ime e shprehur në shtyp për vdekjen e Kabilës është “lot krokodili” apo ndjenjë e sinqertë. Horra si Kastriot Myftaraj as të derdhin “lot krokodili” nuk dinë sepse janë mësuar vetëm të pëllasin si gomerë e të lehin si buça.

Përveç njerëzve të afërm secilit i qëllon të pikëllohet edhe për njerëz me të cilët koha e rrethanat e kanë lidhur në një mënyrë të veçantë. Unë kam patur katër raste të tilla, një shok i ngushtë i viteve të shkollës fillore, pastaj një shok bange në shkollën e mesme pedagogjike në Peshkopi, pastaj një shok i viteve të studimit në Moskë me origjinë nga Tropoja që vdiq papritmas pasi kishte filluar të ushtronte profesionin e inxhinierit dhe Pol Kabongo nga Kongo me të cilin kam banuar në të njëjtën dhomë në Tiranë.

Këto i shënoj për të treguar se sa i ndyrë mund të jetë njeriu si Kastriot Myftaraj kur një mision provokimi e shpifjesh e shtrin deri në shpërfytyrimin e ndjenjave më njerëzore. Kuptohet se çfarë qënie e shpërfytyruar është ai vetë në arsyetim e në ndjesi.






54. Shpifografi im është aq idiot e krriç gomari sa shkruan se “historia me Kabilën .... ma e bujshmja e 007-tës komunist (e ç’kishte në këtë mes për të qënë 007, kur unë isha caktuar të merresha me Polin, që përfaqësonte vetëm një gjynahqar që fati i keq e përplasi në Shqipëri) e kishte ndihmu Baletën me fitu të drejtën e studimit në BS, madje në një degë shumë të rrallë ku shkonin vetëm pinjojt e nomenklaturës së naltë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare”. O hajvani Kastriot ! Midis studentëve shqiptarë në atë Institut nga bijt e udhëheqësve ishte vetëm djali i Haxhi Lleshit, Reshiti. Ende nuk kishte ardhur koha e “bijve të nomenklaturës” se ishin të vegjël në moshë. Meqenëse është rritur në Korçë Kastriot m… le të mësojë se “pinjoll i cilit udhëheqës” ishte Vangjel Dhëmbi. Të drejtën për të studjuar në këtë Institut unë e kisha fituar (ma kishin dhënë se s’ishte fitim) në vitin 1959. Atje studjova deri në qershor të vitit 1961 kur u prishën marrëdhëniet me BS. Deri në vitin 1964 studjova në Tiranë. Kabongo në Tiranë erdhi në fillim të vitit 1964 kur unë tashmë po diplomohesha. Ata që e manipulojnë e kanë bërë qojle fare hajvanin Kastriot.

Por hajvanllëkun e tij më të madh ky njeri e tregon kur nuk ia pret truri fare se megjithë ato shpifje, trillime, fyerje shtrembërime kundër shumë njerëzve, që nuk i kanë asnjë borxh, kundër fiseve të tëra, kundër familjeve të tëra, fshatrave e krahinave të tëra, historisë së shtetit e të kombit i ka varur vetes në qafë një gur të rëndë nga i cili nuk do të shpëtojë as për së gjalli, as për së vdekuri.

As Mujë Buçpapa që i lezetohet shumë kur Berisha i kreh bishtin si zagarit, nuk ka për t’ia krehur gjatë Kastriotit bishtin si zagarit të vet. Kënaqësia për të krehur bishtra zagarësh nuk zgjat shumë edhe pse zagarët mund të fërkohen tek këmbët e të zotit që t’ua krehë bishtin.




55. Kreun e dytë të palo-librit të tij shpifografi e ka titulluar “Karriera” dhe e nis me nëntitullin mbresëlenës tek kalamajtë “Baleta 007 diplomatiko-sigurims”. Këtu shpifografi imiton majmunçe shkrimin e botuar me emrin e Hamit Fazliut, në “Epoka e re” në Prishtinë në janar të vitit 2001.Sipas shkrimit “Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës, këtij antiamerikani të madh”, botuar në “Epoka e re”, Abdi Baleta u dërgua si përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në OKB, në rang ambasadori, jo për t’u marrë me punë diplomatike, por për të përçarë diasporën shqiptare në SHBA, kurse punën diplomatike “e bënin të tjerë”. Në shkrimin tim “Ham-hamet e hamitërve të Prishtinës në lukuninë e ham..tërve të Tiranës” ua kam dhënë gjërë e gjatë e siç e meritonin përgjigjen shpifësve dhe shpifjeve. Mirëpo palo-libri i Kastriot m... na tregon se hamutërit e Tiranës qenkan të pangopur në lakminë e tyre për të gëlltitur e vjellë pisllëqe pa pushim. Ata i kanë ngarkuar detyrë tellallit të tyre Kastriot m.... që të çirret edhe më fort se Hamiti në Prishtinë, madje të bërtasë se Abdi Baleta nuk ka qënë diplomat as kur ishte nëpunës në Ministrinë e Jashtme, as kur këtu u bë drejtor i Drejtorisë së vendeve perëndimore, por qenka marrë gjithmonë me hafijellëk në dëm të diasporës shqiptare nëpër botë, jo vetëm në SHBA. Në faqen 23 shpifografi pasi ia ka mbushur top mendjen vetes se në ato vite me Perëndimin Shqipëria nuk kishte kurrfarë marrëdhëniesh (përjashto pak Francën e Italinë) e pra s’i duhej as drejtor për marrëdhëniet me Perëndimin dhe parashtron “përfundimin” e “hulumtimit të tij analitik” me një fjali idioteske :“Atëbotë (fjalën “atbotë” e përdor shpesh si provë të gegëzimit të tij gjuhësor) specialiteti i marrëdhënieve me vendet perëndimore kishte si detyrë kryesore të merrej me diasporën shqiptare që gjendej në këto vende”.

Sikur të kishte kaluar të paktën një shekull nga shuarja e shtetit shqiptar e zyravet të tij dhe të mos kishte mbetur ndonjë gjurmë dokumenti në botë ndonjë aventurier i shkalluar nga mendtë edhe mund të justifikohej të lëshonte në publik gjepura të tilla. Por kur zyrat e dokumentat janë aty, kur njerëzit që kanë punuar në këto zyra janë gjallë është një poshtërsi dhe marrëzi e skajshme të lëshosh në publik pohime të tilla. Por megjithatë shpifografi im e merr dhe këtë guxim sepse atij i intereson vetëm një gjë: të hedhë sa më shumë shpifje në letër, që të gënjejë qoftë dhe dy vetë, që të bëhet i besueshëm qoftë dhe për Mujë Buçpapën apo Gjet Kolën.

Në kohën kur unë isha drejtor i Drejtorisë së II (vendet Perëndimore, Amerika Latine e ndonjëherë vendet arabe) kishim marrëdhënie jo vetëm me Francën e Italinë, por edhe me Filandën, Zvicrën, Austrinë, Suedinë, Danimarkën, Norvegjinë, Belgjikën, Kubën, Meksikën, Kilin, Brazilin, Argjentinën etj. Kishim ambasada në Paris, Romë, Stokholm, Vienë, Meksiko, Havanë, Santiago, apo Buenos Aires. Pastaj puna diplomatike është më e gjerë se mbajtja e kontakteve. Duhet të punosh më shumë për të ndjekur politikën e vendeve me të cilat nuk ke fare marrëdhënie, kur ke interes ta bësh një gjë të tillë, sidomos kur është fjala për fuqi të mëdha si SHBA, Britania e Madhe, Republika Fedreale Gjermane. Natyrisht shpifografi im tuaf nuk mund t’i kuptojë këto se nuk ka haber nga diplomacia. Ai si të ishte mësues i thjeshtë fshati ose i ndonjë shkolle pa emër në Korçë që nuk kishte si të mësonte gjëra të tilla, edhe kur u bë jurist, pasi mbaroi kursin 6 mujor i është dashur të punojë shumë që të mos dukej fare pa vlera si sekretar gjykate në Korçë dhe s’mund të mësonte vlerat e rregullat e diplomacisë. Ai kursi i kualifikimit që ka bërë në Romë i ka stërvitur aftësitë shpifëse, por nuk i ka pasuruar njohuritë e mangëta. Nga ana tjetër as Mujë Buçpapa nuk e ndihmon dot për kësi punësh. Madje as Mehmet Elezi nuk mund t’i shpjegojë më shumë se sa ka shkruar në një artikull për diplomacinë ku i kishte bërë gjerat lëmsh. Mbase Besnik Mustafaj dhe kryeakademiku pëdëist i diplomacisë Lisen Bashkurti mund ta ndihmojnë pak tani të fillojë të kuptojë ndonjë gjë. Por për të kaluarën as këta nuk dinë shumë.

Megjithëatë dhe Kastriot m.... ashtu si Hamit Fazliut nuk i hyjnë në punë njohuritë për veprimtarinë e organizimin diplomatik të shtetit shqiptar në kohën e pushtetit të Partisë së Punës. Detyrë e tyre është të përsërisin shpifjen idiote se Abdi Baleta nuk ka qënë diplomat, nuk është marrë me punë diplomatike por me “përçarjen e diasporës”. Edhe pse ka dhjetëra njërëz që mund të dëshmojnë se me se është marrë Abdi Baleta gjatë 12 viteve që ka qëndruar në MPJ (një vit e gjysëm kam qënë punëtor uzine për të plotësuar stazhin e pranimit në PPSH) për shpifografin tim Kastriot m.... ka rëndësi vetëm të përrallisë se “gjatë 13 viteve që Baleta qëndroi në këtë post ai u tregua shumë aktiv për misionin për përçarjen e diasporës” si “njeriu i besum i Sigurimit të Shteti”. Shpifografi im as nuk e quan detyrim t’i thotë lexuesit se ku i mbështet ai këto pohime. Ai ka parimin ”Kur shpif Kastrioti të gjithë duhet ta besojnë, sepse po nuk besuan Kastrioti shpif edhe më shumë e nuk çan kokën të japë prova”. Nuk mund të themi nëse edhe para ndonjë trupi gjykues mund t’i pijë ujë kjo taktikë që për shpifjet e tij të mos kërkohen prova!

Sipas shpifografit tim drejtoria që drejtoja unë e marrëdhënieve me vendet perëndimore bashkëpunonte me drejtorinë përkatëse të Sigurimit të Shtetit. Ky idiot nuk di se në Ministrinë e Jashtme kishte një Drejtori Shtypi e Propagande që merrej me diasporën, kishte një Komitet Marrëdhëniesh Kulturore që kishte detyra të caktuara në drejtim të diasporës. Ky budalla nuk di se puna me diasporën bëhej sipas një Platforme të veçantë të miratuar nga Sekretariati i KQ të PPSH-së, që përcaktonte qartë (pavarësisht se zbatoheshin keq nganjëherë) udhëzimet se me çfarë i lejohej Sigurimit të Shtetit të merrej dhe çfarë ishte sferë e punës legale të mekanizmave të Ministrisë së Jashtme apo të njerëzve të ngarkuar me punët e diasporës nëpër ambasada.Për një budalla e shpifarak si Kastrioti këto nuk kanë rëndësi, sepse atij i kanë thënë të sajojë sa më shumë gjepura që të mbështetet ajo akuzë e fillimit të viteve 1990 e bërë nga drejtues të PD-së, sidomos tropojanëve, se Abdi Baleta “ka përçarë diasporën”. Atëhere për këtë propagandë u ngarkua Nikoll Lesi. Tani Hamit Fazliu në Prishtinë e Kastriot m.... në Tiranë.






56. Dhe Kastrioti po t’i kërkojnë të shpifë e bën këtë gjë me lehtësinë e vetkënaqësinë më të madhe, madje tregon aq shumë zell në shpifje sa bëhet edhe zbavitës. Ja si tellallis ai torollakçe: “Kur erdhi Baleta në këtë detyrë, në vitin 1964 (pra kur unë fillova punë në këtë dikaster) diaspora shqiptare në Perëndim ishte kompaktësisht antikomuniste, nacionaliste, djathtiste dhe kishte një urrejtje të madhe për regjimin komunist të Tiranës dhe posaçnisht për Enver Hoxhën. Aty ende nuk kishin depërtu masivisht misionarët komunistë për regjimin të dërgum prej Sigurimit të Shtetit”. Kastrioti nuk thotë se ku i ka mësuar këto gjëra, sepse nga vëzhgimet direkte nuk mund t’i dijë pasi deri në vitin 1964 ai ishte thjesht spermatozoid i pamobilizuar për punë të detyrueshme kërriçformuese.

Por ama ai e ka pasur qysh atëhere, qysh në gjendjen e tij spermatozoidale, aftësinë e veçoritë të ndërtojë të tilla fjali që sot nënkuptojnë se sapo Abdi Baleta vuri këmbë në Ministrinë e Jashtme, avulloi antikomunizmi, djathtizmi, nacionalizmi në diasporë. Kështu Kastrioti i sotëm u zbulon shqiptarëve”tragjedinë” e dytë të madhe kombëtare që lidhet me personin e Abdi Baletës.

“Tragjedia” e parë, sipas shpifografit tim, ishte lindja ime në prill të vitit 1941, sepse kjo nxiti Enverin e Miladinin të krijonin Partinë Komuniste në Shqipëri. “Tregjedia” e dytë qëndron në emërimin në MPJ në korrik të vitit 1964, sepse kjo shënoi kapitullimin e diasporës shqiptare para komunizmit dhe Enver Hoxhës. Çfarë duhet më shumë për t’u bindur se përhapësi i këtyre marrëzive është jo vetëm marroq, por edhe i poshtër dhe i degraduar në çdo pikëpamje?!




57. “Praktikisht, - thotë shpifografi – ai (Baleta) që në vitin 1964 nisi të bajë shumë udhëtime në Perëndim, tuj u ba kështu nji ambasador shëtitës i regjimit në diasporë”.

Por, as nuk është kështu. Udhëtimin e parë në Perëndim e kam bërë në nëntor të vitit 1967, kur shoqëroja ministrin e jashtëm Nesti Nase, në një udhëtim në Algjeri si delegacion qeveritar në festën e revolucionit algjerian. Udhëtuam me një vapor mallrash të shoqërisë shqiptaro-kineze me ekuipazh kinez nga Durrësi në Ankona, ku majtistët italianë na u vërsulën për të kërkuar stema të Mao Ce Dunit. Pastaj me veturën e ambasadorit Ksenofon Nushi deri në Romë dhe andej me avion në Algjer. Një udhëtim që zgjati 4-5 ditë. Udhëtimin e dytë jasht shtetit e kam bërë në vitin 1969 kur bashkë me Jonuz Mersinin, në atë kohë drejtori i Drejtorisë së Shtypit në MPJ, kemi shkuar në Budapest, e pastaj me tren në Bukuresht, Sofie, Stamboll, me avion në Ankara, Kajro, Romë për analizat vjetore të punës së ambasadave. Edhe një udhëtim tjetër i kësaj natyre ka qënë ai që kam bërë me nëpunësin e kuadrit Koli Jankun në Budapest – Stokholm – Varshavë, Berlin, Pragë, Vienë. Udhëtimet më të shpeshta i kam bërë për në Nju Jork si shoqërues i ministrit të jashtëm në sesionet e OKB-së në shtator kur hapen punimet e Asamblesë. Udhëtimi i parë në vitin 1971 ishte Tiranë-Romë-Paris-Nju Jork me Nesti Nasen dhe Halim Budon. Atje u bashkuam me punojësit e Misionit, ambasadorin Sami Baholli, sekretarin e parë Sokrat Plaka, me anëtarët e delegacionit që kishin mbërritur më parë Dhimitër Lamani, Anastas Shuke. Kemi takuar shqiptarë që vinin për vizitë, por me ta kishte kush të merrej, ende nuk kishte ardhur radha jonë e nëpunësve të rinj të Ministrisë së Jashtme. Udhëtimet e nëpunësve të Ministrisë së Jashtme në ato kohëra ishin shumë të kufizuara, shumë të matura, jo si tani hyn e del me punë e pa punë nga kufiri i Shqipërisë.

Mirëpo kush mund t’i mbushë me shpjegime serioze rradaket boshe e të shpuara të shpifografisë si ajo e Kastriotit, i cili për të mashtruar ndonjë lexues axhami pa pikë turpi lëshon edhe shpifjen se “Me ndihmën e shërbimit sekret kinez Baleta dhe disa misionarë të tjerë të regjimit enverian u pajisën me pasaporta të Hon-Kongut (ku kishte shumë shtetas të bardhë) dhe mundën të udhëtojnë lehtësisht në Perëndim për me krye misionin e tyre prej demagogësh komunistë enverianë në diasporën shqiptare në Europë dhe në Amerikë”. Shyqyr që tani në botë ekziston një dedektiv i rrallë si Kastriot Myftaraj dhe shërbimet sekrete perëndimore nuk ka rrezik të mashtrohen me nga “honkongasi i bardhë” Abdi Baleta. Por shqiptari mongoloid Kastriot Myftaraj, duke u marrë shumë me zbulimin e historisë së këtyre pasaportave honkongase, nuk u dha dot në kohë shërbimeve perëndimore të zbulimit, me të cilat pretendon se bashkëpunon ngushtë, ndihmën e nevojshme për të parandaluar aktet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër kullave binjake në Nju Jork.




59. Për të shlyer një pjesë të këtij faji të madh Kastriot m.... ka vendosur të denoncojë, nëpërmjet një libri të tërë, se “Baleta ka qënë pjestar i të parit grup diversionist shëtitës të dërguem në Perëndim prej regjimit komunist shqiptar për të përça diasporën” dhe paralelisht me këtë ka kryer misionin e “stabilizimit të kontakteve me organizatat fundamentaliste islame”.

Kështu shpifografi im mendon se e ka “argumentuar” mirë e bukur mburrjen e tij “modeste” në faqen 10 të palo-librit: “Në këtë kohë kur e gjithë bota e qytetnueme asht angazhu në luftën kundër fondamentalizmit islamik, unë e shoh këtë libër dhe si një pjesëmarrje modeste në kët luftë ç’ka asht obligim i çdo shqiptari nacionalist dhe me mendësi perëndimore”.

Kështu provokatori i ndyrë dhe torollak, shpifografi im, Kastriot m.... detyrë të nacionalistëve shqiptar shpall shpifjen e provokimin ashtu si i leverdis nacional-shovinizmit grek e serb dhe katolikocentristëve, kontributin e shqiptarit në luftën e kundër terrorizmit e sheh në formën e shpifjeve, kundër Islamit. Këto qëndrime të mbrapshta provokuese shpifografi im i bën nën mburojën politike të Partisë Demokratike dhe të njerëzve nga rrethi i ngushtë i ithtarëve të Sali Berishës.




60. Shpifjet e Kastriot m.... si dhe ato të Hamit Fazliut se Abdi Baleta ka përçarë diasporën janë të huazuara nga propaganda e PD-së dhe burimi i tyre më i drejtëpërdrejtë, si në formë dhe në përmbajtje, është libri i Elez Biberajt “Shqipëria në tranzicion” që vet autori e cilëson si “rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare mbi politikën e brëndshme e të jashtme”. Këtë libër të Elez Biberajt, drejtuesit të emisionit të “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe, i cili tani është një figurë e diskutueshme edhe për një numër shqiptarësh që e vështronin me admirim para 10 viteve, është botuar në shqip nga shtëpia botuese e Besnik Mustafajt, beniaminit politik e shpresës më të re të Sali Berishës për t’u mbajtur në radhët e para të bursës politike në Shqipëri.

Elez Biberaj sigurisht di të shkruajë sipas stilit të përpunuar perëndimore, por në këtë libër ka treguar se ditka të shkruajë e të provokojë dhe sipas huqesh e praktikash të këqija malësore, shqiptare.

Në 550 faqet e këtij libri mund të gjesh nga të gjitha për zhvillimet në Shqipëri. Por një ndër tiparet kryesore të këtij libri është se ai përfaqëson një “apologji” për Sali Berishën.

Kështu klanet e ngushta berishiane e kanë organizuar propogandën në favor të idhullit të tyre në tre rrafshe të ndryshme. Nëse libri i Fahri Balliut i titulluar “Berisha përmes Kasandrave” (viti 1996) përbën një panagjerikë shumë të shpëlarë të Berishës, libri i Elez Biberajt “Shqipëria në tranzicion” të njëjtin mision e kryen në stilin e apologjisë është dhe intervista e Besnik Mustafaj “Ja përse Berisha u sakrifikua për Shqipërinë” botuar në “Albania” të datës 10 mars 2002. Por duket edhe këto nuk i mjaftojnë propagandës berishiane dhe prandaj po praktikojnë edhe mbështetjen për Berishën nëpërmjet shpifografisë për kundërshtarët e tij. Shëmbulli më tipik i kësaj gjinie të re të propagandës në mbështetje të Berishës është pikërisht palo-libri i Kastriot Myftarajt, “Nacional-islamizmi shqiptar, baleta & feraj” ku ai vetë ka pohuar se i sulmon këta të dy, meqënëse me shkrimet e tyre kritike i paskan prishur shumë punë Berishës.

Kështu është formuar perustia e propagandës berishiane (Berisha i do të gjitha skemat në formë perustie) e mbështetur në panagjerizëm dhe apologji për veprimet e qëndrimet e Berishës dhe shpifologji e shpifografit për kritikët e tij. Këmbën e parë të perustisë e ndërtojnë dhe e mbajnë autorë si Fahri Balliu, Mujë Buçpapa, Zeqir Leka Borshi, shkrues më të rëndomtënë “RD”, “55”, “Tema” etj., këmbën e dytë e kanë ngritur dhe e mbajnë Elez Biberaj, Besnik Mustafaj, Mero Baze. Punën më të pështirë, atë të shpifologjisë kundër kritikëve të Berishës, ia kanë ngarkuar në kurriz Kastriot Myftarajt, Hamit Fazliut në Prishtinë, që në çaste të caktuara ndihmohen nga Bardhyl Londo e të tjerë si ai.
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Kastriot-A mos je Abdiu vete or burre,te pakten na trego se po ta rujme nje cik erezin....


shoqerore!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga u74:
[qb] Kastriot-A mos je Abdiu vete or burre,te pakten na trego se po ta rujme nje cik erezin....


shoqerore! [/qb]
Pse ta merr mendja ty se po te isha une Abdiu do te fshihesha nen dhjetra pseudonime si ju????????????

Kastriot
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga kastriot

[/qb]
Pse ta merr mendja ty se po te isha une Abdiu do te fshihesha nen dhjetra pseudonime si ju????????????
--------------------------------------------------

Po kush jemi ne mor burre!?
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga u74:
[qb]
Fillimisht postuar nga kastriot

[/qb]
Pse ta merr mendja ty se po te isha une Abdiu do te fshihesha nen dhjetra pseudonime si ju????????????
--------------------------------------------------

Po kush jemi ne mor burre!? [/QB]
<span style="font-weight: bold">Pse ore nuk e dini me se kush jeni??????????
Kaq shume e keni ndruar lekuren(e gjarprit) sa tani e keni humbur identitetin tuaj dhe nuk e dini me se kush jeni?????????????</span>


Kastriot
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga kastriot:

Pse ore nuk e dini me se kush jeni??????????
Kaq shume e keni ndruar lekuren(e gjarprit) sa tani e keni humbur identitetin tuaj dhe nuk e dini me se kush jeni?????????????[/b]


Te lutem ma spjego punen e identitetit se nuk e keptoj se c'fare identiteti paskam humbur!!!!!? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

une_une

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Ne Shqiperi ka raste qe ka 10 fshatra me te njejtin emer. Gerasimova e Baletes qenka e vetme ne Siberi. Kush e thote Abdi Baleta i internuari dikur ne Moske dhe me vone ne OKB. I bere me dhune komunist. E te tjera traplliqe qe i hane njerezit e thjeshte.
 

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

A ka mundesi te mbyllet kjo teme idiote? Nuk po shohim asgje origjinale qekur s'mbahet mend.
 

Stake

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Po ti moj hija e zeze ku ke vuajtur internimin, na thuaj pak dhe ne te tjerve qe t'a marrim vesh per ato vuajtjet tuja e te fares tate.

Pastaj dukesh dhe si burracak pak ker shane baleten ketu.

Po presim t'na thush!
smash.gif
smash.gif
 

Anton

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Kastriot,

akoma me delirime.

Po ta them dhe nje here, une jam Anton Ashta dhe e urrej anonimitetin.
Mos prallis kot se une nuk futem me emra te tjere ne asnje forum, cfare kam per te thene ja them kujdo ne kete Bote ne sy.

Kapiert?

Ti ke qef shko bashke me Baleten merrni pushket model 56 e shpallini lufte amerikes dhe vatikanit.


Endri, ai link nuk hapet mos perto ma nis ate librin me mail:

anton@edsh.org

Anton Ashta

www.edsh.org

Sa per baleten eshte e kote te diskutohet:

studiuar ne moske

gjykates i enverit

ambasador i enverit

NENE TEREZEN e quan dhe ne 2001 agjente te Vatikanit
( me kete akuze jane varur, torturuar dhe denuar me dhjetra katolike)

nxit hapur percarjen fetare nder shqiptare.

Pra nje pleh,

shnet

Anton
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

He more &quot;Anton&quot; i &quot;sapoardhur&quot; shyqyr qe u lajmerove njehere me ne fund me kete emer se deri tani na e shpife me ato 100 pseudonime qe perdor. Sic duket kujton se ashtu mund te ndikosh me shume mbi anetaret e forumit.
Por sidoqofte nga extremitetet nuk kle hequr dore. Po me duket se ketu ke me pak influence dhe nuk mund te censurosh shkrimet e te tjereve sic ben tek ajo faqja e qelbur qe na e ke emeruar edhe &quot;e djathta&quot;(???.
Apo &quot;kjo ishte loja&quot;????????


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

...........61. Në shpifografinë e tij Kastriot m... ka huazuar dhe pështirosur më tej spicat e trillimet e Elez Biberajt kundër meje.
Në faqen 247 të librit të tij Elez Biberaj ka përmendur faktin e vërtetë se në fund të vitit 1993 Abdi Baleta “doli nga grupi parlamentar i PD-së” dhe pastaj në shënimin 32 në faqen 283 shton një koment të gjatë se “Abdi Baleta, dikur anëtar i Partisë së Punës kishte qenë ambasador pranë Kombeve të Bashkuara në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 duke mbrojtur me potere të madhe politikën izolacioniste të vendit të vet. Gjatë kohës që ai ishte në Amerikë, misioni shqiptar pranë OKB-së e zgjeroi veprimtarinë shkatërruese në bashkësinë e shqiptarëve të Amerikës, duke e ndarë atë në elemente që ishin me Enver Hoxhën dhe në elemente që ishin kundër Enver Hoxhës”. Pasi jep edhe disa të dhëna të tjera jetëshkrimore Biberaj përsëri nis nga spicat “Megjithatë ai kurrë nuk hyri në Partinë demokratike, fillimisht se ishte anëtar (në fakt sekretar. A.B) i Komitetit të të Drejtave të Njeriut dhe pastaj sepse donte t’i mbante të hapura opsionet e veta politike....Me fjalët që thoshte dhe me mënyrën se si i thoshte ai fitoi namin e nacionalistit dhe të antikomunistit të skajshëm”.

Në këto fjalë të Elez Biberajt nuk ndjehet fryma e analistit të “Zëri të Amerikës” por pulson instikti i intriguesit tradicional të katundeve shqiptare, cilësi që është shumë e pranishme edhe tek Sali Berisha, dhe një numër tropojanësh të grumbulluar prej vitesh rreth tij.

Biberaj në shënimin 32 të faqes 283 të librit të tij ka dashur t’i japë autoritet me pozitën e tij në “Zëri i Amerikës” një akuze që politikanët demokratë tropojanë, duke filluar me të ndjerin Azem Hajdari, janë përpjekur shpesh ta përdorin kundër meje, nga që nuk isha “elastik” d.m.th matrapaz si disa prej tyre, por mbaja qëndrime të “skajshme” në çështjet e nacionalizmit dhe të antikomunizmit.

Më i shëmtuar është trillimi i Elez Biberajt se me caktimin tim në krye të Misionit shqiptar në OKB qenka zgjeruar veprimtaria shkatërruese e misionit mbi bashkësinë shqiptare. Elez Biberaj deri tani nuk ka dhënë asnjë analizë sipas së cilës ai të ketë qenë i detyruar të arrinte në këtë përfundim, por vetëm ka hedhur një akuzë siç e kishte hedhur Nikoll Lesi në vitin 1992 apo Niko Kirka në vitin 1999.

Unë në polemikat e mia me Nikollën, Nikon, pastaj me Hamit Fazlinë, i cili amplifikoi akuzën e bërë nga Elez Biberaj, e kam trajtuar këtë temë tashmë dhe besoj se lexuesit kanë gjetur shpjegime të mjaftueshme me shkrimet e mia për të njohur e kuptuar realitetin e ndryshëm.

Xhelozia politike ose paragjykimet që ka Elez Biberaj nga pozitat e pinjollit të një familjeje emigrantësh politikë nuk mjaftojnë për të mbështetur në rafshin e polemikës akuzat e bera nga Elez Biberaj. Ai mund të ketë dëshiruar që unë në OKB të mos mbroja me zë të lartë e të qartë atë politikë shtetërore që përfaqësoja. Që të plotësoja këtë dëshirë të tanishme të Biberajt unë ose duhej të isha një hiç në pikëpamje profesionale, ose pastaj t’i përkisja asaj sëre politike ku bënte pjesë vet Biberaj. Elezi si kryeanalist i “Zerit të Amerikës” për çështjet shqiptare nuk duhej t’ia lejonte vetes që në një libër që përfaqëson një punë shumëvjeçare të shkiste në pozitat e një intriguesi gjysëm analfabet të katundeve të Shqipërisë. Pavarësisht se në kohën kur isha unë ambasador në OKB, Biberaj dhe unë u përkisnim dy kampeve politike shqiptare që janë ndeshur ashpër e urryer për vdekje, për punën time në OKB duhej të shprehej me vlerësime sipas kriteresh dhe parametrash shkencore, e jo sipas shijeve të tij politike apo sipas intrigave të miqve të tij politikë. Për më tepër në kohën kur Elez Biberaj ka shkruar për mua i përkisnim pak a shumë të njëjtit orientim e krah politik në skenën e zhvillimeve shqiptare dhe detyra e tij ishte që ai të nxirrte më shumë në pah atë që m’i forconte pozitat dhe jo t’i dobësonte ato në ballafaqimin me krahun e majtë të politikës shqiptare nga i cili unë isha shkëputur dhe prej të cilit luftohesha egërsisht. Unë në vitin 1990 kur “ZP” e sulmoi Elez Biberajn, tentova ta mbroja në këtë gazetë por shkrimin nuk ma botuan. Këtë e bëra sepse duhej arritur në një frymë të re gjykimi, jo për ndonjë simpati të veçantë për Elezin, i cili kishtë filluar të intervistonte ata shqiptarë sipas listës që ishte miratuar nga Ramiz Alia.

Biberajt i bie barra ta shtjellojë e ta argumentojë vlerësimin e tij se caktimi im në OKB është shoqëruar me intensifikimin e punës përçarëse mbi bashkësinë shqiptare në SHBA. Këto shpjegime është e mira t’i nisë me sqarimin e çështjes se cilat ishin ndryshimet faktike në periudhën para mbërritjes time në Nju Jork dhe gjatë qëndrimit tim atje? Çfarë quan përçarje të bashkësisë Elez Biberaj?

Mos vallë e quan ndikim negativ që një numur i madh njerëzish nga Kosova, Maqedonia e Mali i ZI filluan të frekuentonin Misionin e Shqipërisë ,të njiheshin e miqësoheshin me atë të emigracionit të para luftës që ishin kryesisht nga Shqipëria e Jugut, (Korça, Gjirokastra, Përmeti e deri shqiptarët e Stambollit, Damaskut, e arbëreshë të Italisë)? Mos vallë Elez Biberaj paska dashur që shqiptarët nga trojet etnike të përfshira në Jugosllavi, të frekuentonin vetëm Misionin e ambasadëne Jugosllavisë, konsullatat jugosllave, sepse kështu nuk do të shtohej numuri i enveristëve shqiptarë në SHBA? Mos vallë edhe Elez Biberajt, të shkolluarit e të edukuarit në Amerikë, nuk i zhduken dot as tani paragjykimet e një kategorie të arratisurish politikë nga komunizmi në Shqipëri që kanë menduar gjithnjë se edhe me djallin mund të bashkëpunojnë mjafton që të veprohet kundër Shqipërisë komuniste dhe regjimit të Enver Hoxhës?!

Unë në Nju Jork, brenda atyre hapësirave të kufizuara që kisha, kam punuar për të shkatërruar pikërisht paragjykimet për t’i parë shqiptarët si enveristë kur vendosnin kontakte me Shqipërinë e Misionin shqiptar, për të afruar sa më shumë emigracionin nga Kosova me atë nga Shqipëria e Jugut dhe nuk kam nxitur urrejtje ndaj emigracionit politik, ndonëse ishim në pozitat e politikës armiqësore dhe si ne komunistët dhe ata antikomunistët nuk dilnin nga rregullat e egra të luftës së klasave.

Kur kam lexuar shënimin 32 në faqen 283 të librit të Elez Biberajt nuk jam pezmatuar aq shumë se një akuzë absurde dhe cinike ishte përsëritur edhe një herë kundër meje, që të bëhej ma e besueshme nga pozita e Elezit të “Zëri të Amerikës”, por jam pezmatuar që edhe tek ky analist që duhej të jepte shëmbullin e gjykimit të qetë e pa paragjykimet e grupimit politik që i takon, qenkan kaq të forta atavizmat. Në rast se Elez Biberaj do të ma thotë se nuk ka vepruar kështu nën peshën e atavizmit të trashëguar gjenetikisht atëhere do të pezmatohem më tepër sepse e shoh analistin e “Zërit të Amerikës” në pozitën e një spekuluesi politik.

Për ta xhveshur para lexuesit polemikën time nga çdo hije dyshimi se veproj nën impulset e subjektivizmit që shkakton sedra e lënduar, do ti le fjalën dikujt tjetër të hedhë poshtë vlerësimet e analistit të “Zërit të Amerikës” , zotëri Elez Biberajt.

Në vitin 1992 në Shqipëri është botuar libri “UDB dhe shqiptarët në Amerikë”, shkruar nga Fatmir Kosova, që kuptohet lehtë se është pseudonim. Për disa vite kam qenë kureshtar të dija se cili ishte ky autor. Pastaj rasti e solli që të takohesha në Tiranë me një emigrant politik nga SHBA, një intelektual nacionalist, mjaft i moshuar (ka ndërruar jetë para një viti e gjysmë në SHBA). Ishte i përmalluar të bisedonte për çështjen kombëtare, për Kosovën. Në një nga bisedat tona kur shkëmbenim mendime për punën minuese që kanë bërë jugosllavët në rradhët e emigracionit politik shqiptar, nga Shqipëria dhe të emigracionit nga Kosava e pohoi që ishte ai autori i librit. I ka njohur mirë punët. Ka njohur edhe jetën e emigrantëve të arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi, për të ikur nga terri komunist i Enverit e për t’u qetësuar në komunizmin më të kthelluar të Titos.

Është një subjekt interesant ky jo vetëm për debat intelektual por edhe politik, por që duhet bërë me themel jashtë kuadrit të një replike të tillë.

Libri i Fatmir Kosovës është me frymë nacionaliste të skajshme, ashtu siç nuk i pëlqeka Elez Biberajt. Në krye të faqes 7 është fjalia: “Dihet mirë nga historia e sidomos nga përvoja jonë se serbo-malazezët dhe maqedono-bullgarët të shtymë e të përkrahun përherë nga Rusia kanë qënë dhe janë gjithnji anmiq të betuem të racës ilire”. Fatmir Kosova ishte katolik i përkushtuar, që në ndonjë shkrim të tijin kam gjetur edhe pozicionime me të cilat unë polimizoj shumë dhe ashpër. Por në faqet e librit “UDB dhe shqiptarët në Amerikë” ai shkruan për librin e Vlladan Gjorgjevicit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”: “Qëllimi djallëzor i autorit serb qe i qartë: me i poshtnue e diskretitue sa ma shumë shqiptarët tue i paraqitun para opinionit botnuer turq t’egër e krejt të paaftë për pavarësi mu atëhere kur ata ishin tue la me gjak trojet e veta për çlirim nga zgjedhja e randë anadollake”. Pastaj Fatmir Kosova përshkruan si sllavët masakronin shqiptarët myslimanë për t’u ndërruar fenë etj. Më tej demaskon qëllimet e Musolinit e të fashizmit, të Yllit të Kremlinit e komunizmit të Enver Hoxhës, sjelljen barbare të fqinjëve ndaj shqiptarëve.

Fatmir Kosova nuk e ka kursyer aspak nga qortimet punën e diplomatëve shqiptarë në OKB kur ka shkruar: “Delegacioni i Shqipërisë pranë OKB-së në Nju Jork, ankohet gjithnji për çashtje njerëzore anë e kand globit, por për Kosovën e kosovarët s’paska asnjiherë kurrgja me thanë i bekuemi i Marks-Leninit???!!!!Për komunistët shqiptarë mjafton ajo Shqipni e cungueme....” (fq.19-20). Asnjë diplomat shqiptar nuk ka arsye të përpiqet të kundërshtojë një qortim të tillë. Kurse Elez Biberaj trillon për të sulmuar edhe atë që Misioni Shqiptar e bënte me vend e me dobi, duke u munduar që shqiptarët e diasporës të kishin sytë e mendjen tek Shqipëria, që shqiptarët nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia të mos mbeteshin vetëm vizitorë në institucionet jugosllave edhe në Amerikë, që të mos besonin se për ta më i mirë ishte Tito apo Stamboliçi se Enveri. Këtu është thelbi i kontradiktës në të menduar e në të gjykuar midis meje dhe Elez Biberajt tani. Këtu unë shoh dhe ndryshimin e madh midis qortimit që ka bërë Fatmir Kosova dhe akuzës që lëshon Elez Biberaj.

Fatmir Kosova i gjykon shumë rreptë të arratisurit politikë nga Shqipëria që kanë bërë lojën e jugosllavëve kundër Shqipërisë. Në faqen 22 të librit lexojmë të tilla fjali: “Nga ana tjetër edhe shtypi e radioja e Tiranës edhe diversantat që hyjshin e delshin e paraqitën Jugosllavinë se u ba Amerikë më të mira jashtë binarëve të komunizmit.... Me qindra shqiptarë i çonte UDB-ja diversanta të vriteshin në përpjekje me Mbrojtjen e Popullit e, edhe kurtha tinzare e UDB-së, e cila i zhdukte ata që e shihte se nuk i ka në grusht besnike në shërbim të saj. Qeveria shqiptare bante namin e zi me vrasje, burgosje e internime ku hetonte kalimin e diversantëve. Çumja e diversantave nga UDB-ja në Shqipëri ishte e pa ndërpreshme dhe e detyrueshme (fq.23).... Vë vjetin 1953 u banë dhjetëmijë emigranta shqiptarë në Jugosllavi. Diversantat vijojshin punën të detyruem nga Beogradi, por nuk mujtën me shkaktue trazime të mëdha në Shqipëri, përveç shtesës së terrorit që ishte dhe mjerisht asht gjithnji rend dite në vendin tonë” (fq.23).

Fatmir Kosova tregon se si në vitin 1953 Beogradi nxiste emigrantët politikë nga Shqipëria të organizoheshin, të kërkonin armë e ndihmë jugosllave për të invadue Shqipërinë. Dushan Mugosha e Çedo Mijoviqi mbanin fjalime nxitëse emigrantëve nga Shqipënia. Por qeveritarët anglezë i thanë Titos të mos turbullonte ujrat në Ballkan”

Si mendon vallë Elez Biberaj ishte më mirë për shqiptarët e Shqipërinë plani i Titos apo këshilla e Çërçillit?! Fatmir Kosova sqaron se planet jugosllave synonin të rrëzonin Enver Hoxhën e në vend të tij të vinin Hajrulla Ishmin me origjinë sllave nga Mostari “që ishte kryetar i emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi, edhe ma gjaksuer se Mehmet Shehu” (fq.24).

Sipas Fatmirit “Prenk Gruda, kryetar i studentëve emigrantë në Beograd ia pat thënë Mugoshës se studentët nuk donin ta kthenin Shqipërinë në fushë lufte si në Kore....”. Kosovarët ishin kundër çdo veprimi kundër Shqipënisë. Emigrantët urrejeshin jo vetëm se ishin prej Shqipnie, por edhe për sjellje të keqe në popull. Sidomos qysh me vrasjen e prof. Dervish Kryeziut nga Kolë Ademi në Pejë”. Shumë nga këta emigrantë më vonë përfunduan në Amerikë dhe antikomunizmi e antienverizmi i tyre nuk duhet ta entuziazmojë shumë analistin e “Zërit të Amerikës” Elez Biberaj.

Në SHBA dihet se ka patur 3 grupime të ndryshme shqiptarët të emigruar. Ata që kanë emigruar nga Shqipëria për arsye ekonomike nga fundi i shekullit XIX e deri në prag të LDB. Këta kanë qënë kryesisht nga zonat jugore të Shqipërisë së cunguar, Korça, Gjirokastra, Përmeti, Berati. Ata që emigruan pas LDB nga Shqipëria për shkak të përndjekjeve politike, ose siç quhet emigracioni politik (reaksionar). Kishte nga gjithë anët e Shqipërisë. Ata që emigronin nga trojet etnike të robëruara në Jugosllavi, dhe nga varfëria, pra emigracioni ekonomik viktimë e shtypjes kombëtare.

Sipas Fatmir Kosovës shqiptarët nga Mali i Zi filluan të emigronin në Amerikë nga viti 1967. Nga Kosova edhe më vonë. Në librin e tij Fatmir Kosova shtjellon se si ka punuar UDB-ja jugosllave me emigracionin shqiptar. Ai përmend një numër emrash të shqiptarëve që ishin vënë në shërbim të UDB-së për të përçarë emigracionin. Ai qorton Amerikën që i linte shumë shesh të lirë veprimi Jugosllavisë për veprimtari agjenturore në territorin e saj në dëm të qytetarëve të saj. Në faqen 32 të librit Fatmir Kosova ka theksuar: “UDB-ja i ka korruptue e futë në shërbim të saj edhe disa t’ashtuquejtun emigranta politikë nga Shqipnia staliniste, sa me na ardhun keq që kanë shpëtue prej shpatës së Mehmet Shehut, sepse nuk i duhen gja as dreqit për kah njerëzia e karakteri. Veçse UDB-së i nevojiten t’atillë njerëz kundër Shqipnisë e shqiptarëve. Turpi i mbuloft të mallkuemit që në kët kohë dritet arsimore e nacionale, kur edhe nëpër pyjet e Afrikës e stepat e Azisë popujt e duen dhe e çmojnë shumë origjinën e tyre, e jo ma na shqiptarët që jemi stërnipat e Ilirëve të racës ma të vjetër të Europës dhe gjithmonë të dalluem në shërbim të qytetnimit si me Konstandinën e Madh, Skënderbeun dhe tashti shembull njerzuer Nanë Tereze”.

Po ta gjykojmë Elez Biberajn nga shpifjet e fyerjet që ka bërë në librin e tij për punën time me emigracionin në SHBA atëhere mbërrijmë vetëm në një përfundim: Elezi edhe tani dashka që amabsadori i Shqipërisë në OKB të kishte qënë jo në pozitat që ishte por në pozitat e atyre emigrantëve politikë që kanë bërë atë turpin që përshkruan Fatmir Kosova, që të ndikonte për t’u krijuar kushte sa më të mira maskuese atyre emigrantëve nga Shqipëria që ishin vënë në shërbim të spiunazheve të huaja. Për kryeanalistin e çështjeve shqiptare në “Zëri i Amerikës” është e papërshtatshme të bëjë kërkesa që nuk janë aspak të logjikshme sido që ta rrotullosh pseudoargumentin se duhet “unitet” e jo “përçarje”.

Emigracioni shqiptar në SHBA ma merr mendja pas largimit tim nga funksionet në OKB nuk është bërë më i bashkuar. Kurse sot është më i përçarë se kurrë, sidomos pas mbërritjes së valëve të reja të mëdha të mërgimtarëve nga Shqipëria. Elez Biberaj do të jepte vërtetë ndihmesë sikur të merrte e të trajtonte me objektivitetin e studiuesit e paanshmëri ideologjike, partiake e klasore këto dukuri. Në sulmin që ka bërë kundër meje pas 10 vjet pluralizëm tek shqiptarët Elez Biberaj është treguar më i frymëzuar nga urrejtja klasore sesa dikur unë kundër tij si pinjoll emigrantësh politik nga Shqipëria. Besoj se këtë e ka bërë më shumë për motive të politikës së ditës dhe për t’i shërbyer një grupi të caktuar politikanësh tropojanë në Shqipëri.

Një ditë pas denoncimit publik nëpërmjet “Rimëkëmbjes” që i bëra unë kërcënimit që Mujë Buçpapa më tha se është nga familja Biberaj, dy tropojanë të tjerë Besnik Mustafaj e Ilir Hoxha u shfaqën në ekranin e TV “Shijak” më 6.9.2001 për t’i bërë elozhe librit të Elez Biberajt pra ka një farë koordinimi midis grupesh të caktuara propagandistësh e politikanësh me prejardhje nga Tropoja për të sulmuar qëndrimet e atyre që nuk i shkojnë sipas mides së Sali Berishës. Prandaj më ka sulmuar në librin e tij Elez Biberaj. Prandaj tani janë shpifografi im dhe Mujë Buçpapa që mbështesin E.Biberajn.

Kam lexuar disa shkrime të botuara në “Bota Sot” dhe në gazeta të Tiranës të shkruara nga Beqir Sina në Nju Jork mbi gjendjen e problemet e tanishme dhe të shkuara të mërgatës shqiptare në SHBA. Beqir Sina ka disa vite që jeton në SHBA, ku babai i tij ka qenë prej kohësh emigrant politik si i ati i Biberajt. Por jetën e birit të emigrantit politik Beqiri e ka bërë në Shqipëri, ndryshe nga Elezi, në kushte shumë më të vështira. E megjithatë shkrimet e Beqirit janë krejt ndryshe nga ajo propagandë klasore që vërej tek Elezi. Bën mirë Biberaj të lexojë këto shkrime që të mësojë disa gjëra që të mos bëjë më gafa si ato që ka bërë. Respekti për një zonjë shqiptare në SHBA, bijë emigranti politik me fat tragjik, më pengon të ndalem gajtë në rastin kur unë në Nju Jork, gjatë kohës që isha përfaqësues në OKB prisja e përcillja bashkëshortin dhe birin e saj, por nuk takohesha me të. Kurse në vitin 1991 jam pritur prej saj në shtëpinë e saj në një atmosferë dhe me një mendësi që i turpëron “analistë të mëdhenj” të “Zërit të Amerikës” si Biberaj, për ngushtësinë e cektësinë e gjykimit që japin për motive meskine politike për rolin e Misionit shqiptar pranë OKB-së në kohën e diktaturës komuniste.


62. Postin e përfaqësuesit në OKB shpifografi im e quan si ndër më të rëndësishmit jo vetëm në hierakinë diplomatike por edhe atë politike të Shqipërisë. Përsa i përket hierakisë diplomatike nuk ka gabuar. Përsa i përket vendit të këtij posti në hierakinë politike shtetërore gabon shumë. Por këtë e ka bërë jo nga padijenia, sepse nuk duhen shumë mend e njohuri për të kuptuar këtë gjë.

Këtë “gabim” e ka bërë me keqdashje sepse i duhej patjetër të shkruante në letër fjalët e mëposhtme: “Aq shumë randsi i jepte regjimi këtij posti saqë ambasadorët shqiptarë në OKB ishin të vetmit (përveç atyre në Pekin e më parë në Moskë) që instruktoheshin personalisht nga Enver Hoxha, i cili i zgjidhte vetë dhe që kishin të drejtën të kontaktojshin personalisht me udhëheqësin (jo nëpërmjet Ministrit të Jashtëm) kurdoherë që e shihnin të nevojshme”.

Kur gjërat fillojnë t’i shpjegojnë sipas mendjes së tyre tipike sharlatanët e shpifarakët ato marrin forma të shtrëmbëruara deri në përçudnim. Kastriot m..... në fjalinë e mësipërme është përpjekur t’i mveshë Enver Hoxhës disa huqe të këqija që ka zbatuar në politikën e kuadrit Sali Berisha kur ishte president. Enver Hoxha kishte ngritur një sistem dhe një shërbim të shkëlqyer kuadri dhe bënte një politikë kuadri shumë serioze brenda interesave të politikës së tij e të Partisë së Punës.

Ai lloj amatorizmi politik dhe voluntarizmi në zgjedhjen e përfaqësuesve në OKB nuk ishte tipar i politikës së Enver Hoxhës, por i asaj të Sali Berishës. Enver Hoxha nuk dërgoi në OKB si përfaqësues të Shqipërisë aktorë e regjizorë estradash, përkëthyes, por dërgoi nga njerëzit më të kualifikuar e më me përvojë në shërbimin e atëhershëm diplomatik të Shqipërisë. Këta njerëz u dërguan në OKB pasin kishin punuar e shfaqur për vite me radhë cilësitë e tyre në punë diplomatike dhe ishin vëzhguar me kujdes nga gjithë mekanizmat përkatëse, para se propozimi të kalonte shkallë-shkallë deri në Byronë Politike ku merrej vendimi për emërim e në Presidiumin e Kuvendit Popullor ku formalizohej në rrugë shtetërore vendimi. Për emërimin e gjithë ambasadorëve ndiqej e njëjta proçedurë: ministri i jashtëm bënte propozimin në KQ të PPSH. Atje kishte dy sektorë të aparatit që e studionin problemin: Drejtoria e Jashtme dhe Sektori i Kuadrit, ku për dekada të tëra ka qëndruar si shef Mihal Bisha, njeriu enigmatik që dinte çdo gjë për njerëzit që do të shërbenin në aparatet partiake e adminstrative. Pastaj duhej të thonin fjalën e tyre sekretarët e KQ që merreshin me punët e jashtme e kuadrin dhe do të vinte vulën Byroja Politike dhe Enver Hoxha. Këto rregulla nuk i ndryshon dot as sharlatani Kastriot m.... me budallallëqet që shkruan, as edhe Mehmet Elezi që iu shkrep një herë të bënte autopsi të diplomacisë shqiptare për të gjetur sëmundje imagjinare në organizimin e saj.

Enver Hoxha, ma merr mendja, shumë rrallë ka thirrur ambasadorë për t’u dhënë udhëzime. Mbase ka thirrur ambasadorët në Moskë, Pekin, Paris. Ndoshta Halim Budon kur ishte në OKB, sidomos në kohën e sesionit të XIX, viti 1965, kur Shqipëria me një propozim të saj vuri në vështirësi B.S e SHBA, të cilët ishin marrë vesh të bllokonin punimet e atij sesioni. Në veprat e Enverit është diçka e shkruar për të përgëzuar mënyrën se si e trajtoi çështjen Halim Budo (që ishte diplomat – jurist e zotërues shumë i mirë i gjuhës frënge).

Unë kurrë nuk kam marrë udhëzime direkte nga Enver Hoxha dhe kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë praktikë e tillë që ambasadori në OKB, të komunikonte me Enver Hoxhën pa kaluar nëpër kanalin e Ministrisë së Jashtëme, ose nëpër atë të Drejtorisë së Jashtëme të KQ, kur bëhej fjalë për probleme të lëvizjes marksiste-leniniste.




Intermexo e tretë sqaruese


Ambasadori në OKB, si gjithë anëtarët e partisë e qytetarët e Shqipërisë, mund t’i drejtohej drejpërsëdrejti Enver Hoxhës me ankesa personale kundër cilitdo organ ose individ. Këtë të drejtë nuk e kam ushtruar asnjëherë, as në vitin 1979 dhe 1980 kur u ndesha ashpër në Tiranë dhe në Nju Jork me Sofokli Lazrin dhe Nesti Nasen për probleme politike e diplomatike e deri për probleme të dallimeve krahinore. Këtë të drejtë nuk e ushtrova as kur një vit më vonë u ndesha po aq ashpër, po për të njëtat arsye me ministrin e ri të punëve të jashtëme, Reis Malile. Ankimet mia ua kam shprehur në sy këtyre ish-shefave të mi dhe kam qenë i detyruar t’i shtjelloj edhe në mbledhjen e organizatës bazë të partisë pas provokimeve që më bënë dy anëtarë të saj, që ishin oficerë të Sigurimit të Shtetit. Ka njerëz që i dinë këto fakte. Për këto gjëra në aparatin e KQ të PPSH kam biseduar shumë shkurt vetëm me Behar Shtyllën, atëhere ndihmës i sekretarit të KQ, Ramiz Alia, i cili nuk dëshiroi t’i bëja ndonjë pasqyrë të hollësishme dhe unë u mjaftova duke deklaruar se qëndroja në mendimet që kisha shprehur në organizatën e partisë. Kjo ka ndodhur në gusht të vitit 1980.

Meqënëse erdhi rasti po shkruaj për dijeni të opinionit publik disa fakte lidhur me emërimin tim si përfaqësues i Shqipërisë në OKB.

Në Ministrinë e Jashtme unë kam punuar në Drejtorinë e Vendeve Perëndimore ku nga vitit 1973 deri në mars të vitit 1977 kam qenë edhe drejtues. Nuk kam punuar asnjëherë në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare. Në atë kohë unë zotëroja mirë gjuhën frënge dhe aspak atë angleze. Logjika e dinte që unë të dërgohesha për të punuar si diplomat në Paris (jo patjetër ambasador) dhe jo në OKB.

Me OKB-në më lidhte vetëm një fakt: merrnja pjesë në grupin që përgatiste projektin e fjalimit kryesor, që e mbante ministri i jashtëm dhe nga viti 1971 shoqëroja ministrin e jashtëm Nesti Nase në sesionet e OKB (jo çdo vit) shkoja dhe kthehesha me të. Asnjëherë nuk më lanë të qëndroja si të tjerët gjatë gjithë sesionit nga shtatori në dhjetor.Por unë nuk kisha asnjë ambicie për të qënë ndonjëherë ambasador në OKB. Dhe në Ministrinë e Jashtme askush nuk e planifikonte një gjë të tillë.

Në qershor të vitit 1975 Ministria e Jashtëm në kundërshtim me dëshirën time dhe refuzimin tim më përfshin në një delegacion që do të merrte pjesë në Konferencën e parë të Dekadës së OKB-së për problemet e gruas që do të mbahej në Meksiko. Delegacioni do të kryesohej nga presidentja e Bashkimit të Grave të Shqipërisë, Vito Kapo dhe do të përbëhej nga përgjegjësja e sektorit të jashtëm në këtë Bashkim, Bukurie Skënderi, përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB, Rako Naço dhe specialisti i fjalimeve e përkëthimeve në gjuhën frënge në MPJ, drejtori i Drejtorisë së vendeve perëndimore, Abdi Baleta. Shqipëria ende nuk kishte hapur ambasadë në Meksikë . Në atë Konferencë puna e solli të angazhoheshim në debate të ashpra me delegacionin sovjetik, që formalisht kryesohej nga kozmonautja e parë në botë Valentina Tereshkova. Bëmë dhe një betejë të gjatë proçedurale, të cilën e “humbëm” pas kalimit të mesnatës sepse kundër nesh përdori veton e kryetarit të Konferencës, një burrë i gjatë meksikan. Mbaj mend se si u revoltuan me drejtuesin dhe si na përgëzuan ne të parët dy fqinjët tanë në sallën e konferencës, kryetarja e delegacionit të Afganistanit dhe një diplomat i Gjermanisë Perëndimore, me të cilin sipas rregullit as duhej të përshëndeteshim. I veçantë është edhe fakti se në atë Konferencë delegacioni shqiptar ishte në krye të grupit të delegacioneve që morën fjalën për të paraqitur kundërshtime ndaj rezolutës “Mëshira kristiane e gratë” që e propozoi Nënë Tereza, e cila kryesonte delegacionin e Vatikanit.

Puna e delegacionit në Tiranë u vlerësua shumë mirë. Kryetarja, Vito Kapo, krijoi atmosferë shumë të çiltër e të këndëshme ndryshe nga paragjykimet që kisha pasur unë dhe më shtynë të refuzoja fillimisht pjesmarrjen në delegacion. Pas kthimit në Shqipëri u ftuam për drekë dhe në familjen Kapo, dhe i zoti i shtëpisë Hysni Kapo u soll me ne thjesht si zot shtëpie që pret e nderon mysafirë. Besoj se këto episode të verës së vitit 1975 kanë ndikuar shumë në vendimin që u muar në gusht të vitit 1976 që Abdi Baleta të caktohet ambasador në OKB. Këtë mendim e mbështes në faktin se në projektin e Ministrisë së Jashtme për të gjetur zëvendësuesin e Rako Naços, i cili ishte tërhequr me shpejtësi nga OKB-ja për shkak të goditjes së vëllait të tij, ushtarak i lartë, emri i Abdi Baletës nuk figuronte fare. Ishte emri i Sokrat Plakës, që kishte qënë dhe më parë sekretar i Misonit në OKB, me Halim Budon.

Ishte emri i Bashkim Dinos, në atë kohë ambasador në Suedi, i Justin Papajorgjit, në atë kohë diplomat në Athinë, Dhimitër Tonës, Ksenofon Nushit etj.

Një ditë kur hyra në zyrëna e ministrit Nesti Nase për të dorëzuar një material, siç bëja, shpesh ai më kërkoi t’i sugjeroja ndonjë emër për ta propozuar si ambasador në OKB. Përgjigja ime ishte se nuk më takonte mua ta bëja këtë gjë, sepse OKB nuk e mbulonte drejtoria ku drejtoja unë. Meqënëse nguli këmbë përmenda dy emra ish-ambasadorësh në vende të tjera që të shpëtoja. Për njërin më tha: “nuk e ke keq”. Pastaj shtoi se diplomatët e rinj me perspektivë duhen dërguar në ambasadat rreth Shqipërisë, ku ka punë të gjallë diplomatike e jo të degdisen në OKB ku vetëm 3 muaj në vit punohet intensivisht. Sipas tij atje mjaftonte dikush që të dinte gjuhë të huaj. M’u krijua bindja se parapërgatiste opinionin për një diplomat që edhe herë të tjera ishte përmendur për t’u dërguar në OKB.

Tri ditë më vonë një bisedë të ngjashme më hapi zëvendës-ministri Ksenofon Nushi. Atë unë e pyeta nëse figuronte në listën e të projektuarve edhe emri i atij diplomati. Ai e pohoi këtë gjë. Kur i thashë pse ky trajtohet ndryshe nga të tjerët m’u përgjigj se rekomandohej nga lart. Unë i bëra një aluzion se sikur po diskreminoheshin disa, ndoshta edhe për arsye krahinore, kurse ai, sipas zakonit të tij, që i thoshte gjërat më hapur se të tjerët m’u përgjigj: “Ti nuk do të shkosh me punë jasht shtetit sa të jetë ministër i jashtëm Nesti Nase, sepse ai është më i interesuar të punosh këtu”. Këtë unë e dija pa ma thënë njeri. Por natyrisht unë nuk dija atë që do të merrja vesh pas shumë vitesh, nga “Komisioni Mezini” i Berishës dhe i Meksit, dosjen e ndjekjes që kisha në Sigurimin e Shtetit.

Megjithatë zëvendesministrit iu përgjigja me një sedër pak fodulle: po sikur të më dërgojnë edhe në kundërshtim me këtë. Ata atje lart kanë për detyrë të na vëzhgojnë e vlerësojnë njësoj”. Kur kishim kaluar 10 ditë, ministri i jashtëm thirri në mbledhje zëvendës-ministrat dhe drejtorët. Në mënyrë të papritur për mua tha se kishte një mendim që Abdi Baleta të caktohej përfaqësues i përhershëm në OKB. Të gjithë ishin në një mendje me këtë. Dhe kështu filloi vargu i veprimeve sipas rregullit: diskutim për miratim e karakteristikë në organizatën bazë të partisë, verifikimi në KQ, propozimi e miratim në Byronë Politike, njoftimi në sekretariatin e OKB, vendim i presidiumit të Kuvendit Popullor. Për këto punë duheshin muaj dhe në sesionin e OKB të vitit 1976 unë shkova me cilësinë e nënkryetarit të delegacionit jo të përfaqësuesit të përhershëm. U ktheva në fund të dhjettorit kuir formalitetet e emërimit ishin përefunduar dhe mbetej vetëm përgatitja teknike. Pikërisht atëherë doli “sherri”.

Drejtoresha e kuadrit në Ministri, që ishte edhe njeri i afërt i imi, më tha si rastësisht se Mihal Bisha kishte kërkuar të bëja sa për formalitet burokratik një “shtesë në biografi” pasi në dokumentet e mia të kuadrit nuk figuronte që vjehrri im ishte përjashtuar nga partia. Ky përjashtim kishte ndodhur në vitin 1951, kur unë isha ende fëmijë. Shtesë sipas rregullit nuk duhej të bëja sepse kur isha fejuar në vitin 1967 kisha kërkuar leje nga Ministria dhe kisha pritur një muaj për miratimin e saj. Rasti i përjashtimit të vjehrrit nga partia ishte i njohur sepse edhe ai kishte shërbyer në diplomaci kuir ishte marra kjo masë dhe shërbimi i kuadrit në KQ e njihte mjaft mirë këtë rast. Por kjo kishte qenë tentativa e fundit për “ të më djegur”. Një nëpunës i shërbimit të kuadrit A. H. nga Vlora ishte ngarkuar të bënte verifikim në dokumentet e partisë që ruheshin në Komitetin e rajonit nmr.1. Në këto dokumente të plotësuara e të verifikuara në vitin 1973 unë e kish shënuar rastin e përjashtimit. Kështu që u dogj manovra e atyre që donin të më digjnin nëpërmjet formulës “mungesë sinqeriteti para partisë”. Meqenësse unë refuzoja të bëja shtesën për 2 javë rresht më thanë se rasti i ishte raportuar edhe Hysni Kapos dhe ai kishte porositur të mos merreshin me gjëra të tilla, popr unë të nisesha atje ku isha emëruar. Bëra një copë shënim me dorë se isha fejuar me leje të Ministrisë. Përsëri më këkuan ta hiqja këtë sqarim se nuk duhej që një rregull i pashkruar të figuronte në dosjen e një pounonjësi. Atëherë dhe për shumë kohë e kisha marrë inat këtë rregull. Tani mendoj se ka qenë rregull shumë i mirë dhe për më tepër paska ekzistuar në Francë qysh në kohën e Napoleonit, kur oficerët rinj nuk mund të fejoheshin pa lejen e komandantit të regjimentit.

Duhej të vinte viti 1996 që gjatë konfliktit me “Komisionin Mezini” të sqaroja se atëherë ka qenë sigurimi i shtetit që bëri manovrën e fundit për të penguar nisjen time në OKB sepse mbante dosje të paligjëshme për mua për vite të tëra, dosje që është zhdukur sipas pohimeve të shikasve të kohës së Berishës vetëm pak para nisjes time për OKB. Këto gjëra vetëm një njeri me autoritetin e Hysni Kapos mud t’i bënte atëherë. Ja pra se si ata që instruktojnë Kastriotin nuk kanë ditur aspak ku të kapen për të më nxjerr mua njeri të “Klanit Kapo”, ku sigurisht nuk kam bërë pjesë.


63. Shpifografi im gënjen lexuesit : “ Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, deri në vitin 1992 Shqipëria pati vetëm pesë ambasadorë në Nocionet e Bashkueme. Katër prej tyne ishin nga Tosknija, prej të cilëve tre ishin gjirokastritë (dy prej të cilëve Reis Malile dhe Nesti Nase dhe të bëheshin më pas ministra të jashtëm). Vetëm njani ka qënë gegë, Abdi Baleta”.

Ka disa shpifje dhe gënjeshtra në fjalitë e mësipërme. Gjatë periudhës së së regjimit komunist Shqipëria ka dërguar në OKB njëri pas tjetrit 7 ambasadorë, nga të cilët 4 kanë qënë nga Toskëria dhe 3 nga Gegëria. Sipas radhës duke filluar në vitin 1956: Reis Malile (nga Gjirokastra), Halim Budo (nga Gjirokastra), Sami Baholli (nga Dibra me banim në Elbasan), Rako Naço (nga Pogradeci), Abdi Baleta (nga Mati), Justin Papajorgji (nga Vlora) dhe Bashkim Pitarka (nga Dibra). Nesti Nase ka qënë ambasador në Moskë dhe në Pekin para se të bëhej ministër i jashtëm. Në OKB ka shkuar si kryetar delegacioni në sesionet e zakonshme kur u bë ministër i jashtëm. Ka qënë në Nju Jork në përbërje të delegacionit të kryesuar nga Hysni Kapo kur shqyrtohej çështja e Kanalit të Korfuzit në vitin 1949, por si delegat i rangut të ulët dhe para se të bëhej Shqipëria anëtare e OKB-së.

Pra shpifografi im shtrëmbëron historinë e diplomacisë shqiptare edhe sepse është injorant në këto punë, edhe se e ka mbytur dalldia e shpifjes.

Përfaqësuesin në OKB si gjithë amabsadorët e tjerë e miratonte pa tjetër Enver Hoxha, sepse ishte nomenklaturë e Byrosë Politike.

Kurrë nuk kam patur me Enver Hoxhën kontakte si ato që shpik shpifografi im kur isha ambasador në OKB. As Enver Hoxha, as kryeministri, as sekretar i KQ për marrëdhëniet me jashtë nuk më kanë thirrur ndonjëherë për bisedë e për të dhënë instruksione. Raportimet i bënim sipas procedutave të njohura në MPJ ose Drejtorinë e Jashtme të KQ të PPSH. Takimet asnjëherë nuk i kam patur në rang më të lartë se Ministri i Jashtëm Nesti Nase, Drejtori i Drejtorisë së Jashtëme të KQ të PPSH (Agim Popa, Piro Bita). Në një rast më ka pritur ndihmës i sekretarit të KQ, Behar Shtylla. Kam patur dhe një takim 2 orësh me Ministrin e Brëndshëm Kadri Hazbiu, i cili ishte urdhëruar nga sekretariati i KQ të më dëgjonte për kontradiktat me punojësit e sigurimit të shtetit që punonin në Misionin pranë OKB-së.

Shpifografi im i neveritshëm, sipas stilit me të cilin ka bërë palo-librin “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare” ku trilluar edhe një dialog midis meje dhe Enver Hoxhës, një dialog që të bën për të vjellë me trashësinë e tij.

Pranë Enver Hoxhës jam ndodhur vetëm në disa raste kur bëja detyrën e përkëthyesit të delegacioneve të rëndësishme, sidomos kur vinte Norodom Sihanuku i Kamboxhias. Por këto janë para se unë të bëhesha ambasador në OKB. Është e natyrshme që puna ime disa vjeçare në diplomaci të binte në sy të drejtuesve të lartë të Partsë e të Pushtetit dhe më në fund ata vendoën që të më jepnin dhe mua një detyrë që përpiqeshin të ma mohonin njerëz të rangjeve më të ulta. Madje më dhanë një detyrë mjaft të rëndësishme “përfaqësues i përhershëm” në OKB. Isha i pari nga diplomatët që nuk i përkisnin brezit të luftës që e merrte këtë post. Kjo u kishte rënë në sy edhe njerëzve të diasporës në SHBA.

Në një darkë në shtëpinë e Asim Lulos (veteran i diasporës shqiptare në SHBA, ish pjestar i bandës muzikore “Vatra” që erdhi në Shqipëri në vitin 1920) ky ma shprehu hapur habinë se si kishte ndodhur që isha emëruar unë ambasador pa qënë pjesmarrës në luftë dhe nga Veriu. Asim Lulo ishte xhaxhai i Ylvi Lulos, njërit nga ambasadorët më të njohur të Shqipërisë. Lulot janë gjirokastritë. Unë i dhashë natyrisht përgjigjen që kishte hak. Pas përgjigjes sime ndërhyri një tjetër i ftuar në darkë, kryetari i Degës “Naim Frashëri” të Organizatës “Shqipëria e Lirë” gjirokastriti Hulusi Kavo dhe i tha “Zotëri Asim fole gabim. Ato fjalë që tha ambasadori duhej të të ishin thënë më parë, por të mëparshmit nuk t’i thonin. Tani ka ardhur njeriu që t’i thotë . Kavo ishte njëri ndër dy miqtë më të ngushtë të fëmijërisë së Enver Hoxhës që jetonin në SHBA. Tjetri ishte Telat Shehu. Të dyve çdo vit të ri u dorëzoja kartolinën e urimit me nënshkrimin e Enver Hoxhës.

Por tërë ato marrëzitë që ka shkruar në faqen 25 të palo-librit për “kontaktet” e mia me Enver Hoxhën, fjalët e shpikura të Enverit: “Kjo detyrë e ambasadorit është e barabartë me atë të një anëtari të Byrosë Politike” i janë dashur shpifografit tim të mbështeste atë trillimin tjetër se Baleta ishte i 14-ti në listën e gegëve me pozitë gjatë 45 viteve të regjimit komunist.




64. Sapo ka lëshuar gomarllëkun se “Enver Hoxha i tha Abdi Baletës se po i jepte një post të barabartë me atë të anëtarit të Byrosë Politike” shpifografi zhvleftëson këtë shpikje të tij për të “argumentuar” një shpifje tjetër se “Baleta ishte diplomati i specializum për përçamjen e diasporës”. Përrallën e tij për këtë “zbulim” e nis duke cituar fjalinë e parë nga shënimi 32 në faqen 283 të librit të Elez Biberajt “Shqipëria në tranzicion”. Madje në këtë citim ka bërë dhe një “korrigjim kastriotmyftaras” sepse atje ku Elezi ka shkruar “Kombeve të Bashkuara” Kastrioti vë fjalët “Nacioneve të Bashkuara” duke harruar se pak më lart kishte përdorur versionin gegë “Bashkueme”.

Duket që shpifografi im kishte rënë në ekstazën e shpifologjisë kur ka trajtuar këtë subjekt. Nga njëra anë ai duket tepër i lumtur që ka gjetur një vlerësim të një specialisti të madh të problemeve shqiptare të diasporës shqiptare në Amerikë si Elez Biberaj për të mbështetur shpifjet kundër Abdi Baletës. Nga ana tjetër duket i lumtur që po bëhet një shegert vulgar i shpifjeve të këtij specialisti të madh të veshur dhe me autoritetin e drejtuesit të emisionit të “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe.

Prandaj shpifografi im nuk ka kursyer asnjë mundim për të rreshtuar vlerësimet se “Abdi Baleta u zgjodh për aftësi të veçanta në manipulimin njerëzor nëpërmjet ushtrimit të një propagande komuniste.... për terror psikologjik dhe “brenda disa viteve arriti që me teknikat e tij djallëzore bolshevike të krijonte një lob proenverist në diasporën shqiptare të SHBA-ve etj., etj.

Kastrioti ka “zbuluar” dhe gjëra që nuk i përmban citati i Elez Biberajt se “Baleta i priste me një buzëqeshje (shqiptarët) dhe u thoshte se të afërmve të tyre nuk u mungon kurrgja në Shqipni”. Më tej shpifografi zbulon se librat e Enver Hoxhës u qenkan shitur dhe jo dhuruar shqiptarëve siç bënim në fakt, i dhuronim pa kurrfarë shpërblimi.

Komentet e tij marroqe që t’i duken si të vërteta ndonjë lexuesi naiv shpifografi i mbështet dhe me “të dhëna të sakta” se në sa libra të Enver Hoxhës ka vënë autografin Abdi Baleta: 2000 kopje “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”; 1600 kopje “Kur lindi Partia”; 2600 kopje “Imperializmi e Revolucioni”, 1000 kopje “Titistët”; 1000 kopje “Shënime për Kinën”. Shifrat e sakta se sa nga këto libra janë dërguar në Nju Jork nuk mund t’i kenë as ata që nisnin kontigjentet nga Tirana për ambasadat. Por ekziston në botë një njeri-djall që di çdo gjë, mëson çdo gjë, sheh çdo gjë edhe kur gjerat kanë ndodhur para se të krijoheshin organet që ka trupi i tij sot. Ky më ka rënë mua për pjesë të jetë shpifografi im.

Sipas këtij shpifografi vetëm 4 tituj librash të Enver Hoxhës në Nju Jork janë dërguar e shpërndarë në diasporë në 8200 libra si tulla të rënda. Volumi del shumë i madh për t’a transportuar me avion, për t’u magazinuar në zyrat – apartament e sidomos për t’u shpërndarë. Me maninë e tij shpifëse shpifografi qindrat i bën mijëra.

Elez Biberaj tani e ka gjetur bash atë bashkëpunëtorin që i duhej për ta bërë më qesharake propagandën shpifëse që ka bërë kundër meje në librin e tij për heronj të “tarafit tropojan” në PD.

Mua për vite me radhë më kanë kërcënuar në shtyp se po të mos rrija urtë shqiptarët e diasporës do të nxirrnin të “palarat e mia”. Unë vazhdova luftën time dhe askush në diasporë, përveç ndonjë spiuni që e dërguan nga Shqipëria në fund të viteve 1990 nuk foli. Më në fund ata që më kishin kërcënuar e panë se pësuan fiasko dhe i kërkuan Elez Biberajt të më akuzonte. Tani i kanë dhënë si shegert K.Muftarajn ta ndihmojë


65. Dhe Myftaraj e ndihmon Biberajn në shpifologji pa u ndalur as përpara përhapjes së trillimeve që formojnë veprën penale të shpifjes botërisht . Ja si ka shkruar në mënyrë të ndëshkueshme penalisht Kastrioti në faqen 28.

“Gjatë kësaj periudhe (kur ishte në OKB, A.B), Baleta nuk harroi as veprimtarinë e tij prej hajduti të rëndomtë të cilën e kishte ushtru në shkollën e Mesme dhe në Universitet. Baleta u merrte ryshfete të mëdha shqiptaro-amerikanëve, disave tuj u premtu se do t’ua rregullonte që të mund t’u çojshin njerëzve të tyne ndihma në pare dhe veshje, ndërsa disa të tjerëve tuj u premtu t’u jepte viza për në Shqipëri të vizitojshin t’afërmit. Ndaj disave e mbajti fjalën që po gjithsesi përban një akt korrupsioni ndaj pjesës më të madhe nuk e mbajti fjalën gja qi përban nji krim. Me këta të fundit Baleta pati probleme të mëdha, sepse e gjithë kjo aferë u kthye në një skandal të madh”.

Këto shpifografi im do të duhet t’i vërtetojë një ditë një për një ose të mbajë pastaj gjithë përgjegjësitë morale, dhe ligjore që rrjedhin nga shpifjet e bëra botërisht. Këtu vetëm po shënoj se pasi për 10 vjet nuk gjetën dot një njeri të vetëm në diasporë të thoshte gjysëm fjale të keqe kundër meje shërbimet agjenturore të huaja dhe shqiptare vunë në punë një shpifës të ndyrë si Kastriot Myftaraj, gjetën një shtëpi të poshtër botuese si “Albin” të përhapë shpifje të kësaj natyre. Kujdestari politik i këtij shpifësi është Mujë Buçpapa, njeriu që më solli mua kërcënimin terrorist në emër të Biberajve Ka një sërë të dhënash se edhe në financimin e librit të Myftarajt ka një ndihmesë Biberajsh. Është e sigurt se ky palo-libër mbështet palo-akuzën që më ka bërë Elez Biberaj në librin e tij. Këto fije bëjnë një farë rrjete merimange.




66. I poshtri Myftaraj jep një version të përçudnuar edhe për vizitën time në SHBA, me ftesë të shoqatës “Kosova Demokratike” në maj-qershor të vitit 1991. Sipas tij në këtë vizitë paskam shkuar “së bashku me gazetarin sigurims, njiherësh dhe agjent grek, Frrok Çupi. Por pritja që i banë shqiptaro-amerikanët Baletës, ishte e tillë, që e bani atë të mos shkelte ma kurrë në SHBA, që prej asaj dite”.

Kjo mënyrë e të trajtuarit të problemit nuk është vetëm “kastriotmyftarse” por edhe “mujëbuçpapiste”.

Janë Berisha dhe shegertët e tij propagandistikë që kanë frikë të flasin të vërtetën për vizitën time në SHBA në vitin 1991. Janë këta shpifës që duan të fusin në merak lexuesit pse nuk ka shkuar më Abdi Baleta në Amerikë, por nuk guxojnë të shpjegojnë për opinionin publik pse iadhuruari i tyre, Sali Berisha, ka vite që nuk shkel në vendlindjen e tij Tropojë, ku njerëzit i ka marrë shumë malli për të. Unë udhëtoj atëherë kur kam një punë diku, jo kuturu, sidomos kur bëhet fjalë për distanca të largëta që edhe kushtojnë.

E vërteta për udhëtimin tim në SHBA në vitin 1991qëndron si më poshtë dhe tregon pabesinë e Sali Berishës edhe ndaj meje. Në dhjetor 1990-janar 1991 në Tiranë ndodheshin tek të afërmit e tyre nja çift nga Nju Jorku (burri shqiptar, gruaja boshnjake myslimane), me të cilët unë kisha miqësi kur isha ambasador në OKB. Ata ndoqën mitingjet që bëheshin atëhere në Tiranë. I takova tek të afërmit e tyre dhe i prita në shtëpinë time.

Në shkurt të vitit 1991 pasi ishin kthyer në Nju Jork më morën në telefon dhe më thanë: “Do të dërgohet një ftesë që të vini këtu për ty, (A.B) Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon. Veji në dijeni edhe ata dhe na u përgjigjni”. Pas kësaj bisede kam shkuar tek selia e PD-së në rrugën “Foruzi” dhe kam vënë në dijeni Sali Berishën. Në mbrëmje kemi shkuar të dy bashkë në shtëpinë e I.H. afër “Xhamllëkut” nga ku jemi lidhur me B.P dhe gruan e tij në Nju Jork. Gjatë rrugës për në shtëpinë e I.H. i kam thënë Sali Berishës që unë nuk mund të udhëtoja në Amerikë me Gramoz Pashkon dhe në vend të tij të ftohej Eduard Selami. Saliu e pranoi sugjerimin. Në prani të Sali Berishës dhe të zotit të shtëpisë ku flisnim i kam thënë zonjës nga Nju Jorku se pranonim të shkonim, por duke zëvendësuar Pashkon me Selamin. Pas dy ditësh kam shkuar vetëm unë në të njëjtën shtëpi dhe kam biseduar sërisht. Zonja nga Nju Jorku më tha “këtu duan që të vijë edhe Pashko”. Unë përsërita mendimin tim. Pastaj pyeta në telefon të zotin e shtëpisë pranë “Xhamllikut” nëse kishte përgjigje përfundimtare nga Nju Jorku. Ai nuk dinte gjë. Dy ditë më vonë kur po ndiqja emisionin e lajmeve në televizion dëgjova me shumë habi se Sali Berisha dhe Gramoz Pashko ishin nisur për në SHBA.

Atje në SHBA siç mora vesh më pas selia e veprimeve të tyre ishin shtëpia dhe restoranti i vëllezërve Bytyçi (emigrant politik nga Shqipëria). Më pas mjaft shqiptarë të diasporë në SHBA më kanë thënë se Berisha e Pashko u mbajtën shumë të izoluar nga diaspora.

Kur Berisha u kthye në atdhe asnjëherë nuk më ka folur më për vizitën që bënë në SHBA. Kishte detyrimin njerëzor dhe shoqëror të më shpjegonte pse nuk më vuri në dijeni se po nisej me Pashkon, si u vendos lidhja që bëhej nëpërmjet meje, duke më shmangur mua, ose si u vendos lidhja tjetër. Kush i ftoi atje. Asnjëherë Berisha nuk i ka bërë këto gjëra edhe pse unë ia kam kërkuar në shtyp.

Më vonë, nga muaji prill 1991, në mos gaboj, Berisha shkoi për herë të dytë në SHBA, kësaj radhe së bashku me Azem Hajdarin. Edhe kur u kthyen kurrë nuk më hapën bisedë për udhëtimin. Nga fundi i muajit maj 1991 në kohën kur vazhdonin grevat e Valiasit për rrëzimin e qeverisë së Nanos e për të krijuar qeveri koalicioni midis PPSH dhe PD, në faksin e “RD” që e mbante Frrok Çupi në zyrën e tij si kryeredaktor i saj, kishte mbërritur një ftesë nga shoqata “Kosova Demokratike” me qendër në Nju Jork, nënshkruar nga Besim Malota. Ftoheshin Kristo Frashëri si historian, Ismail Kadare si shkrimtar, Abdi Baleta si diplomat e politikan të merrnin pjesë në përkujtimet e 113 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit që do të bëheshin në Nju Jork. Nga Kosova ishin të ftuar Rexhep Qosja, Mark Krasniqi, Mahmut Bakalli, dhe Rexhep Balidemaj (ish-ushtarak).Fillimisht Frrok Çupi nuk figuronte në listë. Pastaj e rregulloi me ato që dërgonin ftesën të shtrohej edhe ai.

Unë për këtë udhëtim e njoftova Berishën dhe para nisjes bisedën e fundit të shkurtër e kam bërë nën pemët në oborrin e parlamentit kur ai më pyeti se ç’mendoja unë për një propozim që Kleanthi Koçi të ishte kryeministër në qeverinë e stabilitetit që po projektohej. I kam thënë se unë isha kundër krijimit të një qeverie të tillë dhe s’kisha pse të jepja mendim për kryeministrin. As në këtë rast nuk e zuri në gojë pse kishte shkuar pa më thënë gjë me Pashkon në Amerikë. Para nisjes më takoi dhe Azem Hajdari që më kërkoi t’i thoja një shqiptari në Amerikë nga emigracioni politik se mund të takoheshim në Janinë.

Udhëtuam bashkë me Kristo Frashërin dhe Frrok Çupin me një nga ato veturat e kuqe “Pezho” që rrinin para hotel “Dajtit”të administruara nga një person me emrin Fran i ardhur nga diaspora dhe mbërritëm në Athinë një të premte mbasdite, pasi ishte mbyllur ambasada amerikane ku duhej të merrnim vizat dhe të niseshim të nesërmen në mëngjes me avionin “Olimpik” për Nju Jork. Nëpunëset greke që gjetëm në hyrje me mospërfillje na thanë të parqiteshim pas dy ditësh, të hënën. Nga grindja që bëra me to në korridorin e ambasadës dëgjoi një burrë që po kalonte dhe u ndal të interesohej se ç’po ndodhte. Kur i tregova udhëtimin e gjatë që kishim bërë, dhe fajin e amerikanëve që nuk lëshonin viza në Tiranë, bashkë me një pusullë nga ambasadori Rajerson, ai mori pasaportat dhe për 20 minuta i solli bashkë me vizat.

Në Nju Jork na pritën ata që kishin nisur ftesën, Besim Malota, Xhevat Kuka, Tahir Nikçi , djem të ri që unë nuk i njihja se nuk ishin në Amerikë në kohën e ambasadorllëkut tim. Atëhere nuk ekzistonte shoqata “Kosova Demokratike”. Na pritën mirë, na vendosën në hotel në Nju Xhersi, ku interesohej një veprimtar i “Lidhjes së Prizrenit”. Darka e parë ishte në restorantin e vëllezërve Bytyçi, ku unë ambasadori i dikurshëm i regjimit komunist, hyja për herë të parë, por tashmë të dy palët po mendonim të bënim gjëra të reja. Në atë darkë ishte edhe Kadare i cili na njoftoi se nuk do të qëndronte më pasi kishte një takim në Pragë.

Më pas erdhën personalitet e ftuara nga Kosova. Kemi qëndruar 3 javë në veprimtaritë e përbashkëta. Takim i parë me Dioguardin, pastaj takime në Uashington. Takimi në Departamentin e Shtetit ku përveç nesh nga Shqipëria dhe grupit nga Kosova, ishte dhe Mazhar Krasniqi nga Zelanda e Re dhe 3 djemtë që na shoqëronin nga “Kosova Demokratike”. Në Departamentin e Shtetit kam kundërshtuar idenë që kishte hedhur Pashko, (pra kur ishte bashkë me Berishën) se Shqipëria me një ndihmë 400 milionë dollarësh mund të rregullohej. Kam shprehur mendime se si duhej të ishte ndihma humanitare amerikane për Shqipërinë. Mbi të gjitha kam thënë qartë se çështja e Kosovës nuk duhej trajtuar vetëm si çështje e shkeljes së të drejtave të njeriut, por në radhë të parë si çështja kombëtare e pazgjidhur, si rast shkolonizim. Në atë takim ishte i pranishëm dhe Kristofer Hill, që do të vinte këshilltar ambasade në Tiranë, që më pas u bë ambasador amerikan në Shkup dhe ndërtuesi i projekteve të Rambujesë për Kosovën.

Isha i sigurtë që nuk do të fitoja pikë politike duke mbajtur atë qëndrim në Departamentin e Shtetit. Bashkë me Rexhep Qosjen, Mark Krasniqin dhe Kristo Frashërin në restorantin “Il Galletto” në Nju Xhersi kemi bërë një bisedë të gjatë pyetje – përgjigje me njerëz të pikpamjeve të ndryshme në diasporë. Kemi patur plot takime. Kemi bërë përshëndetje në tubimin e madh në Bronks për 113 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Për t’i bërë qejfin Rexhep Qosjes e kam shoqëruar edhe në një vizitë në Misionin e Shqipërisë pranë OKB-së ku nuk kisha ndonjë qejf të shkoja. Atje na mbajtën për darkë bashkë me disa miq të mi të dikurshëm Gjeto Sinishtaj, Gjyste e Gjergj Kalaj. Me Sineshtajn bëra edhe një debat për Ramiz Alinë, sepse ai deshi ta mbronte më shumë se i takonte. Qosja heshte atë natë, por të nesërmen mbrëma në darkë në shtëpinë e Gjergj Kalajt u shpreh se ai mendonte si Gjeto. I dhashë atë përgjigje që më dukej me vend e nuk ka arsye ta përsëris këtu.

Kemi bërë vizita bashkë me personalitetet nga Kosova në një numër familjesh shqiptare në Nju Jork, pastaj kemi shkuar në Boston. Me Mark Krasniqin e Rexhep Qosjen kemi ndalur në Bedford në shtëpinë e bukur të S.L nga Rugova që e njihja qysh kur isha ambasador. Për herë të parë takohesha me bashkëshorten e tij, bijë e një emigranti politik nga Shqipëria, e cila gjërat i gjykonte në një mënyrë që do ta turpëronin analistin Elez Biberaj për vlerësimet që ka bërë dhe që i citon Myftaraj. Pastaj kam qëndruar edhe disa javë për të vizituar miq të mi të vjetër. Pra nga fundi i muajit maj deri në mes të korrikut kam qënë midis shqiptarëve të diasporës në SHBA, ku me përjashtim të debatit me Gjeto dhe një debati në shtëpinë e një mikut tim nga më të mirët (nga Dibra e Madhe) ku gjeta atmosferë enveriste të nxitur nga vizita e njëkohëshme e dy punojësve të Misionit Shqiptar, njeri i Sigurimit, çdo gjë tjetër ka qënë e mrekullueshme. Atë natë në shtëpinë mikut tim ku kishim shkuar të qëndronim dhe u larguam për nostralgjinë provokuese që na shprehu për Enverin ka qenë i pranishëm ish-deputeti i PD-së Agustin Shqalsi, tani mërgimtar në Amerikë.Kam qëndruar disa ditë mysafir i çiftit që na transmetoi i pari ftesën për të shkuar në SHBA bashkë me Beerishën e Pashkon. As ata nuk ishin në gjendje të më shpjegonin se ssi ndodhi që Berisha e Pashko shkuan pa mua, me kë u ludhën pas bisedave të para.

Myftaraj shpifjet e rrenat që citohe në fillim të kësaj pjese i ka të huazuara. Janë po ato propagandistë që kanë përrallisur kundër meje për 10 vjet që vazhdojnë t’i kthejnë sa mbarë e mbrapsht të njëtat provokime të nisura fillimisht nga një shkrim në gazetën “Alternativa SD”. Nëse Frrok Çupi është sigurims dhe agjent grek faji është i Sali Berishës që e vuri në krye të “RD-së”. Nëse Kastriot Myftaraj del tani hapur si shegert i fëlliqur i propagandës serbo-greke kjo s’do të thotë se ne jemi bërë si ai pse lejuam disa kohë shkrime të tij në gazetën tonë “Rimëkëmbja”. Provokatorët e ndyrë nuk mund të cënojnë figurën time vetëm se paskam bërë një udhëtim në SHBA me Frrok Çupin. Po të zbatojmë kriter të tillë atëhere Sali Berisha dhe Elez Biberaj, të cilëve ato po u shërbejnë, janë të zhytur mijëra herë më shumë në shoqërinë e spiunazheve të antishqiptarëve dhe, kriminelëve të të gjitha llojeve.




66. Buçat dhe zagarët e shpifologjisë me motive kriminale në palo-librin e Kastriot m..... pasi kanë numëruar gjithë “anti-t” e Abdi Baletës, “antiamerikan”, “antisemit” etj.etj. kanë mbërritur në zbulimin e madh se pas zbulimit të “komplotit” të Mehmet Shehut “Baleta ishte nji prej atyne, që sipas teorisë së këtij komploti, duhet të kishit shku në gjyq dhe mandej para togës së pushkatimit”.

Me këtë buçat-papiste, zagarët mutfaristë dhe ata që i ndërsejnë kanë kaluar në shpifologji sadiste, ç’ka tregon një perversitet edhe në urrejtje. Por ky sadizëm shpifologjik i bën edhe më qesharakë kur si “argument” përdorim fjalinë: “Sipas skemës që paraqiti Sigurimi i Shtetit nji prej krerëve të komplotit ishte eprori i drejtpërdrejtë i Baletës, ministri i jashtëm Nesti Nase i cili u dënua me vdekje dhe u pushkatue”.

Gomari Kastriot m.... ende nuk ka mësuar se Nesti Nase nuk ka qënë dënuar me vdekje, nuk është pushkatuar, por doli nga burgu pas vitit 1990 dhe jetoi për disa vite të tjera në Tiranë ku vdiq nga vdekje natyrale. Shpifografi im dhe horrat që e ndihmojnë le të shkojnë të pyesin pak ish-drejtuesin e gazetës “Drita” t’u tregojë se kush e porositi të dërgonte një gazetar tek Nesti Nase. Mbase një gazetar që dyshoj se ka bashkëpunuar në thurjen e këtyre poshtërsive me horrin Kastriot m.... do t’i kujtohet që pas një takimit tim shumë miqësor me Nesti Nasen në rrugën e Durrësit ai mbeti i habitur kur i thashë se ishte Nesti Nase. Deri këtu shkon çmënduria dhe maskarallëku i këtyre shpifografive që ta pushkatojnë njeriun disa vjet pas vdekjes së tij të natyrshme vetëm e vetëm që të shpifin e të njollosin dikënd tjetër.

Dhe nuk është hera e parë që kundërshtarë të mi politikë nga radhët e një falange tropojane brenda PD-së përdorin përgojimin e të vdekurve për të më bërë presion mua ose për të më njollosur mua. Këtë punë e kanë bërë Sali Berisha dhe Azem Hajdari qysh në vitet e para të lëvizjes demokratike.

Fillimisht ishte kryetari i Gjykatës së Lartë Kleanthi Koçi që u ngarkua të përpunonte opinionin publik në Shqipëri se Abdi Baleta kishte denoncuar Nesti Nasen dhe kishte dëshmuar në gjyq kundër tij. Këtë akuzë të parët e përdorën njërëzit e PPSH-së për të penguar zgjedhjen time si deputet i PD-së në fillim të vitit 1991. Por Kleanthi Koçi bënte lojën në dy porta. Ai përflitej edhe si njeriu që kishte ndihmuar në përpilimin e programit të PD-së.

Pastaj kur u shkëputa unë nga grupi i PD-së, ishin drejtuesit e kësaj partie që filluan të vënë tellallin për gjoja rolin tim në gjykimin e Nesti Nases, aq sa Berisha e Hajdari i thanë Zef Brozit përse nuk i hiqet imuniteti parlamentar Abdi Baletës se ai është shkaktari që bashkëshortja e Nesti Nases, Petrina kishte varur veten kur u arrestua Nesti. Arrestimi dhe vet (varja) e zonjës Nase kanë ndodhur kur Abdi Baleta ishte në Nju Jork e jo në Shqipëri. Këtë manovër të fëlliqur, si shumë të tjera, të drejtuesve të PD-së e kam denoncuar qysh në atë kohë. Por këtë jam shprehur në gazetën e atëhershme “Populli Po” të datës 24 prill 1994 ka botuar një koment Mëhill Tanushi në gazetën “Aleanca” të PAD-së më 3 maj 1994. Mëhill Tanushi ka botuar përgënjeshtrimet që mundoheshin të bënin kryetari e nënkryetari i parlamentit të PD-së, Ali Spahia dhe Petrika Minga. Tanushi ka cituar edhe shpjegimet juridike të deputetit Fehmi Abdiu.

I kam shkuar në zyrë dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Zef Brozi, i cili s’pati guximin as ta pohonte as ta mohonte rastin në fjalë. Pastaj më 13 maj 1994 u mobilizua i famshmi “Vëzhguesi” në “RD” me një stil kryesisht mujëbuçpapist të bënte shkrimin “Baleta nuk do të ketë fundin e Nases” që gjoja me sarkazëm të lëpinte në njëfarë mënyre atë të vjellurën që kishin lëshuar dy drejtuesit e PD-së para Zef Brozit në një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së.

Kurse tani në palo-librin e Kastriot m.... ajo fjalia “Baleta nuk do të ketë fundin e Nases” është kthyer në shprehjen pikëlluese “Baleta duhej të dilte para skuadrës së pushkatimit”. Duket që është e njëjta dorë, e njëjta mendje perverse që i ka sajuar të dy variantet e “sarkazmës” maloke (në kuptimin e keq që i japin kësaj kësaj fjale disa). “Buça” i ka lënë “zagarit” të bëjë dhe një lehje më shumë që të zbulojë pse nuk u realizua “dëshira” e këtyre perversëve dhe e disa të tjerëve që synonin të më implikonin edhe mua në vitin 1983 në “veprimtarinë komplotiste”.

Zagari i shpifologjisë Kastriot m..... kuis tani me dëshpërim se Nase “.... midis të tjerash akuzohej se gjatë një vizite në ONB (kështu e transformon i shkalluari Kastriot OKB-në) në vitin 19981 ishte futë në kontakt me CIA-n. Por sipas rregullores që kishte misioni shqiptar në NB, në një rast të tillë, funksionari i naltë shqiptar duhet të ishte i shoqnuem në çdo moment prej ambasadorit shqiptar. Nëse ambasadori shqiptar nuk do të kishte ba të ditun në Tiranë këtë veprim të ministrit, apo ma saktë nuk do të ishte zbatues në skenarin e ndërtuem prej Sigurimit të Shtetit, atëhere me siguri që edhe ai do të shkonte para togës së pushkatimit së bashku me eprorin e tij”.

Qëllimi i ndyrë dhe metodat e pista të atyre që kanë shkruar këtë fjali duket sheshit siç duket dhe fakti se ata që kanë shkruar kanë njëfarë përgatitje në punë të ndyra agjenturore dhe provokime. Nesti Nase nuk shkoi para togës së pushkatimit, por u dënua kot me burg sepse veç të tjerash ai duhej larguar nga detyra që t’i hapej rruga njeriut të Ramiz Alisë, zëvendëministrit Reis Malile që të bëhej ministër. Nga kolegët e mi që i ndoqën nga afër ngjarjet në Tiranë, mbledhjet e organizatës së partisë e të tjera për “demaskimin” e Nases ka dalë qartë se Nase po e pësonte pasi nuk kishte guximin të bënte lojën që i kërkohej për të akuzuar Mehmet Shehun.

Shpjegimet e mia për çështjen Nase janë dëshmitë që kanë marrë nga unë hetuesit Klement Kolaneci dhe Bashkim Asllani dhe ato para trupit gjykues të kryesuar nga Aranit Çela në një kohë kur unë vet isha kryetar i gjykatës së rrethit Pogradec. E kam thënë dhe e përsëris se dëshmia ime ishte në favor të të pandehurit dhe unë u thirra dëshmitar vetëm që të implikonin në njëfarë mënyre ata që po më luftonin qysh atëhere njësoj siç bën Aleksandër Meksi tani në vitin 2002 me krijim gjyqesh farsë. Edhe atëhere unë kisha përplasje për qëndrimet që duheshin mbajtur ndaj Greqisë me një të fuqishëm të pushtetit, Sofokli Lazrin. Edhe sot gjyqi farsë që filloi Aleksandër Meksi po me çështjen greke është i lidhur. Unë edhe kur isha deputet kam kërkuar në parlament të botohej dëshmia ime në gjyqin e Nesti Nases. Po të kishte ndonjë gjë me rëndësi Berisha, Meksi dhe shegertët e tyre servilë do ta kishin botuar me kohë. Por nuk kanë guxuar.Ata vetëm mundohen të spekullojnë me të. Kjo duket qartë në vetë fjalinë që sapo citova nga palo-libri i Kastriot Myftarjt ku është transformuar një rregull që unë e kam shpjeguar në dëshminë time, sepse unë atëhere kam shpjeguar dhe rastet kur ambasadori nuk mund të ishte sëbashku me ministrin si p.sh. në drekat që jepeshin vetëm për ministrat. Në PD e di që ka specialistë të fallsifikimeve të të gjitha ngjyrave, sidomos të shpifjeve . Një rast të tillë e kam denoncuar publikisht kur Sami Neza ka pas shtrëmbëruar me një manipulim të thjeshtë fjalësh një deklaratë timen. Duket që maqineria e demonologjisë në PD punon papushim dhe tani kanë gjetur dhe një shpifës langaraq si Kastriot m.... që është i gatshëm dhe i lumtur të shërbejë si tellall i gjithë shpifjeve të mundshme.

Ky horr ka marrë përsipër që me shprehjet më provokuese të përçojë tek lexuesit idenë se Abdi Baleta nuk duhet lënë gjallë, sepse duhej të ishte vrarë si Azem Hajdari, ose pushkatuar si ata që në gjyqet enveriste u dënuan me vdekje. Ky njeri i ndyrë i shpifologjisë kërkon të përçojë idenë se përderisa Abdi Baleta është gjallë, atëhere ai duhet të ketë bërë gjera të tmerrshme, që e bëjnë dhe më të domosdoshëm likuidimin e tij. Ky krimb i gjirizeve më të qelbura të provokimeve politike e të nxitjes së terrorizmit politik nuk mund të ketë motive urrejtje personale për të arritur në shprehje mendimesh të tilla kriminale. Ndaj tij jemi treguar tejet dashamirë. Mbetet vetëm një shpjegim për poshtërsitë e tij: janë shërbime të caktuara që atë e përdorin si vegël qorre. Në këto shërbime bën pjesë edhe PD-ja e Sali Berishës dhe e Mujë Buçpapës që vendoset në një llogore me Asfalinë dhe UDB-në.




68. Kreun e dytë të shpifografisë sime Kastriot m.... është përpjekur ta shtuposë me trillimin “Baleta –njeriu i Klanit Kapo”. Sipas këtij “njohësi” të jetëshkrimit tim dhe më me hollësi se unë vetë, sepse paska hyrë edhe në të fshehtat që i fshihnin nga unë “ngritjen impresionuese në shkallët e karrierës diplomatike, Baleta ia detyron, përveç qënies së tij bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit edhe dy krerëve të naltë të regjimit komunist: Haxhi Lleshit dhe Hysni Kapos”. Kjo do të ishte krejt normale dhe unë do të isha shumë i kënaqur që kjo të jetë e vërtetë. Gjithkush në jetë ia detyron dikujt çdo përparim, çdo të mire, apo të keqe. Unë nuk besoj se shpifografi im Kastriot m... nuk i detyron asgjë askujt për ata që kanë ndodhur me të. Për shëmbull ai më detyrohet kryesisht mua që nga nji anonim u bë njeri që i dilte emri e fotografia në “Rimëkëmbja” dhe “Bota Sot”, që u bë njeri me të cilin sidoqoftë po merren. Por pikësëpari ai i detyrohet një burri që unë s’di kush ka qënë e ç’është bërë me të, që spermotozoidin e qelbur nga do të dilte shpifësi qelbanik nuk e flaku kot gjatë ndonjë seance masturbimi, por arriti ta niste drejt një mitre ku do të ngjizej ky pervers i propagandës së sotme antimyslimane e antishqiptare.

Dikush e ka ndihmuar dhe zdruguar këtë shpifës që të bëhet ky që është sot hafije, gestapovas i kishës, mynafik i politikës, “vrasës me pagesë” në publiçistikë, “spiun birucash” pa qënë i burgosur, bukëshkalë e mosmirënjohës, tip që lut e ëndërron për krim, xheloz paranojak, delirant i pështirë etj., etj. që janë përmendur dhe do të përmenden gjatë këtij shkrimi.

Shpifografi ka menduar se po më bën dëm të madh duke shkruar: “Ndërsa ai që e afroi Baletën me klanin Kapo ishte Xhelil Gjoni, kunati i Hysni Kapos dhe shoku i ngushtë i Baletës gjatë viteve të shkollës së mesme pedagogjike në Peshkopi, si dhe viteve të studimit në Bashkimin Sovjetik”. Ky rrotë mulliri që rrotullohet pa bluar kokrra çdo gjë e paraqet si do t’ia kishte qejfi atij. Kur unë isha në shkollën e mesme në klasën e parë Xhelil Gjoni ishte në klasën e katërt dhe nuk kisha asnjë shoqëri të veçantë me të. Nga nxënësit maturantë kam patur shoqëri vetëm me njërin, Maxhun Pekën, që sot është funksionar i PD-së dhe do të bënte mirë t’i sqaronte propagandistët e kësaj partie si Mujë Buçpapa të mos përrallisin kot së koti.

“Njohësi i madh” i luftës së klaneve në PPSH, ka zbuluar se Enver Hoxha edhe mund ta kishte eliminuar fizikisht të preferuarin e tij pas vitit 1982, sikur Baleta të mos ishte nën mbrojtjen e klanit Kapo. Edhe në këtë shpjegim duhet një zgjuarsi mujëbuçpapiste. Sipas shpifografit unë paskam qënë me fat se Enver Hoxha sulmoi për të asgjesuar klanin Shehu e jo klanin Kapo. Kështu shpifografi im po na jep një tjetër “tabllo sinoptike” pas asaj që bëri Enveri 20 vjet më parë.

Provën se Baleta ishte mbrojtësi i klanit Kapo shpifografi e ka gjetur në sajesën e tij se “Vito Kapo e solli Abdi Baletën në Tiranë” si pedagog në Fakultetin juridik dhe bashkëpunëtor në Institutin e Studimeve M-L ku gjoja Baleta deri në fund të vitit 1990 ka shkruar artikuj lavdërues për Enverin në revistat “Studime politike – shoqërore, dhe “Rruga e Partisë”. Në këto revista nuk është botuar asnjëherë ndonjë shkrim i Abdi Baletës dhe unë nuk kam patur kurrë asnjë lidhje më të vogël me Institutin e Studimeve Marksiste – Leniniste që e drejtonte Nexhmije Hoxha dhe jo Vito Kapo.

Por shpifografi im ka arritur të sajojë “argumenta” edhe më të forta se unë qenkam i klanit Kapo. Ja si ka shkruar ai: “Gjatë 10 viteve të veprimtarisë së tij politike “antikomuniste” dhe “nacionaliste” Baleta nuk ka shkrujt kundër klanit Kapo dhe nuk shkruan as sot. Emri i nipit të Hysni Kapos, ministrit të brëndshëm aktual, Ilir Xhelil Gjoni, mungon gjithashtu në sulmet e Baletës kundër qeverisë, po ashtu dhe emri i Sabit Brokajt”. Vetëm injorantët mund të shkruajnë se A. Baleta nuk ka shkruar kundër njerëzve të “klanit Kapo” Madje edhe artikujt më të fortë kundër këtij “klani” janë ribotuar tani vonë në gazetën “Rimëkëmbja” dhe jo në gazetat e PD-së. Kastrioti si idioti nuk di çfarë flet e çfarë shkruan dhe duket që nuk ka fare haber nga shkrimet e mia. Liderët e PD-së që i përkasin “falangës tropojane” edhe termat për “Klanin Kapo” i kanë marrë në fillim nga shkrimet e mia. Ilir Gjoni unë nuk kisha përse ta përmendja në shkrimet e mia kur s’ishte për t’u përmendur se unë nuk shkruaj sipas grafikëve që i jep Sali Berisha Mujë Buçpapës.

Edhe kundër pikëpamjeve e qëndrimeve të Sabi
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

STAKE- Lere fene menjane.
Eshte e drejta jote per ta mbrojtur dhe simpatizur Baleten apo c'do njeri tjeter.
Ofendimet fetare dhe krahinore tregojne varferine
tende intelektuale.
 
Top