Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Albinos

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Abdullai e di se ku i dhemb por ne shkrimin e fundit qe <span style="font-weight: bold">K</span> ka sjelle, nuk ju eshte pergjigjur drejt pyetjeve te gazetarit &quot;Bota Sot&quot;.
Per ti rikujtuar zotit Abdullah dhe zotit <span style="font-weight: bold">K</span> qe minfestojne dashuri kolektive reciproke, do desha te risjell edhe nje here shkrimin e te Nderuarit te Famshmit, Atdhetarit, Patriotit zotit Gjeta Kola te postuar nga Malesor.

Ju lutem idhtareve te Baletes qe te jene te vemendshem ne shkrimin e kahershem te postuar nga Malsor.
<span style="font-weight: bold">Besoj me kete rast, Baleta do kete cfare ti thote gazetes &quot;Bota Sot&quot; ne lidhje me ate se perse eshte kaq e veshtire bashkimi i nje kombi ne nje trup te vetem</span>


<ul style="list-style-type: disc">[*]Mirmrama juej

Kam pas rezervue nji shkrim tGjet Koles vjet merpo mduhet me e shkrujt ene nji her qitu per me ju kallzue qatyne si duen me na poshtnue nerin tone tnalt.
Pashnerin lexonje ene nji e me ka dale qi tkuptojme tvertat qi na vrasin e sna lane me pa dite.[/list]
Abdi Baletës së &amp;#8220;madh&amp;#8221; i zë &amp;#8220;diellin&amp;#8221; Ismail Kadareja i &amp;#8220;vogël&amp;#8221;!

Në artikullin &amp;#8220;Ljupco, Paskal, Moikom... kundër Shqipërisë së Madhe&amp;#8221;, botuar fillimisht në gazetën &amp;#8220;Bota Sot&amp;#8221; dhe pastaj në dy numra të gazetës &amp;#8220;Rimëkëmbja&amp;#8221;, datat 16 dhe 23. 10. 2001, z. Abdi Baleta është shprehur me tone tepër kritike për një shkrim të botuar nga ana ime, në revistën e përdyjavshme &amp;#8220;Koha&amp;#8221; të datës 1 shtator 2001, me titull: &amp;#8220;Meritat dhe persekutimi i pakicës katolike në Shqipëri&amp;#8221; dhe të hedhur për debat nga redaksia e revistës. Kjo është një temë mjaft e gjërë dhe e ndjeshme por tashmë jo tabu. Megjithatë, unë pa dashur dhe pa pretenduar ta trajtoj problemin në mënyrë shteruese po përpiqem të shfaq disa opinione lidhur me disa teza të hedhura nga zoti Baleta jo vetëm me shkrim, por herëpashere në shtyp e media në përgjithësi.

Versioni i përkrahur nga disa historianë dhe i anoncuar me shumë pasion nga Ju z. Baleta, se asimilimi i shumicës së Shqiptarëve nga pikpamja fetare në fenë muhamedane nga pushtuesit osman, e shpëtoi atë nga asimilimi i plotë kombëtar serbo-grek nuk ka argumente shkencore . Megjithëse është një nga versionet e mundëshme, ai ka probabilitetin më të vogël që t&amp;#8217;i afrohet të vërtetës . Për të rrëzuar këtë tezë mund të gjenden argumente të pafundëme, po të analizohen me kujdes kushtet në të cilat gjendeshin këta tre popuj gjatë katër-pesë shekujve sa qëndruan nën pushtimin osman, por unë po përpiqem të paraqes disa.

Ami Bue, njëri prej themeluesve të Shoqatës së Gjeologëve të Francës pas udhëtimit dy vjeçar 1836-1837, në viset Ballkanike të pushtuara nga Perandoria Osmane, ka botuar gjithçka kishte parë gjatë udhëtimit nëpër &amp;#8220;European Turkey&amp;#8221;. Sipas librave të botuar prej tij, në atë kohë në Ballkan jetonin rreth 900 mij serbë dhe mbi 1.600 mijë shqiptarë . Sipas këtij autori, në mesin e shekullit të 19-të ka patur më shumë shqiptarë se sa grekë dhe dy herë më shumë shqiptarë se sa serbë (H. P. Rullman &amp;#8220;Ikje masive&amp;#8221; fq. 14) . Vetëm këta tregues e bëjnë jo vetëm të pabesueshëm por edhe qesharak pretendimin se konvertimi në fenë muhamedane i shpëtoi shqiptarët prej asimilimit kombëtar nga serbët dhe nga grekët. Deri në këtë kohë këta dy popuj lëngonin nën të njëjtin pushtues dhe nuk kishin asnjë mundësi asimilimi të popujve të tjerë. Aq më pak këtë gjë mund ta bënin serbët. Shqiptarët disa mijëra vjet më parë kishin ndërtuar Butrintin, Apolloninë, Prizrenin, Shkupin, Nishin, Tivarin, Beratin, Shkodrën etj. Shqiptarët kishin ndërtuar amfiteatrin e Durrësit me 25 mijë vende, në një kohë që stadiumi i Amsterdamit me 50 mijë vende i ndërtuar në vitin 2000, me teknikën më bashkëkohore, kushtoi 300 milion USD , ndërsa serbët edhe disa shekuj më vonë, merreshin vetëm me blegtori dhe kryenin punimet më të thjeshta bujqësore. Në shekullin e shtatë kur serbët erdhën më me shumicë në Ballkan, &amp;#8220;...shoqëria e tyre nuk ishte një shoqëri klasore por klano-fisnore; ajo ende nuk dinte gjë për skllevërit, as për bujkrobrit&amp;#8221; (Historia e Shteteve dhe të Drejtave të Popujve Jugosllavë, f. 4) ndërsa siç dihet shqiptarët në këtë periudhë kishin kaluar dy rende shoqërore. Duke patur këtë kompleks inferioriteti dhe në pamundësi për t&amp;#8217;i asimiluar, serbët gjatë gjithë historisë synuan në zhdukjen fizike ose dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, gjë që u pa botërisht edhe në fund të shekullit të XX-të. Gjithashtu është i njohur fakti se veprimtaria fetare në objektet e katolike të kultit zhvillohej në gjuhën shqipe . Kleriku katolik Gjon Buzuku e kishte përkthyer Mesharin në gjuhën shqipe qysh më 1555. Ndërsa serbët e përqafuan krishtërimin deri në dhjetë shkeuj pas shqiptarëve dhe kisha e tyre përvetësoi objektet e kultit të shqiptarëve, mbasi nuk ishte në gjendje të ndërtonte të tillë, sepse nuk e kishte arritur atë shkallë zhvillimi. Duke qenë se nuk mund të shpallnin kryeqendër ndonjë stan të ndërtuar prej tyre, serbët ju turrën Prizrenit, që shqiptarët e kishin ndërtuar rreth dy mijë vjet më parë, për ta shpallur kryeqytetin e mbretërisë së tyre.
Edhe teza për rrezikun e asimilimit të shqiptarëve nga grekët , është akoma më absurde . Parlamenti i parë grek ka diskutuar se cila gjuhë do të ishte zyrtare e shtetit grek të dalë nga kryengritja e filluar më 1821, gjuha shqipe apo greqishtja. Menjë diferencë shumë të vogël ka fituar varianti i përdorimit të greqishtes. Kjo tregon se pjesa ortodokse e popullsisë shqiptare kishte atë shkallë dominimi sa me një ndjenjë më të fortë kombëtare të mos lejonte krijimin e kombit të ri grek, ku edhe sot arvanitasit dhe shqiptarët ortodoksë përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë së Greqisë . s, si qendër vilajeti shqiptar, sipas BajEdhe qyteti i Janinëronit e autorëve të tjerë të asaj periudhe, kishte një shkallë më të lartë zhvillimi se sa vetë Athina.

Në shekujt e fundit nuk ka ndodhur asimilimi i asnjë populli të Evropës. Në varësi të rrethanave popujt kan mbajtur dhe qëndrime oportune por nuk janë asimiluar. Kjo mund të konkretizohet me një shembull i vërejtur në vendin tonë. Në 6-7 fshatra malorë të rrethit të Kukësit, Shishtavec, Borje etj., banojnë rreth 5 mijë banorë të quajtur goranë. Meqenëse janë konvertuar në besimin muhamedan, pushtuesi osman nuk i kishte lejuar që të shkolloheshin në asnjë lloj gjuhe përveçse në turqisht njëlloj si shqiptarët. Në ato kushte ata flisnin një sllavishte të papërcaktuar. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, banorët e këtyre fshatrave janë deklaruar me kombësi shqiptare dhe gjithnjë janë shkolluar në gjuhën shqipe, ku dhe mësojnë të flasin shqipen standarte . Me kalimin në pluralizëm më 1991, ata menjëherë edhe nëpërmjet shoqatës së krijuar deklaruan se nuk janë me kombësi shqipëtare, pasi në realitet të gjitha traditat dhe zakonet e tyre kanë ngjashmëri me ato që përshkruan tregimtari i shquar bullgar Elin Pelin. Edhe rreth 4 milion të quajturit arvanitar dhe shqiptarët në trojet e tyre etnike në Greqi, të besimit ortodoks, po të shikojnë një shtet të fortë shqiptar të demokratizuar dhe me unitet fetar do të deklaronin përkatësinë etnike të tyre. Nëse këta nuk do ta bëjnë ku nuk do të jetë faji i grekëve. Tezën, se asimilimi në fenë e pushtuesit i ka shpëtuar shqiptarët, e ka hedhur për herë të parë Ahmet Zogu si mbret i shqiptarëve. Vetëm dy vjet jetë në perëndim, në Austri gjatë Luftës së Parë Botërore i mjaftuan këtij burri shteti që ta orientonte politikën e shtetit të ri Shqiptar nga Perëndimi dhe të kuptonte se Shqipëria dhe shqiptarët e kan vendin e tyre në Perëndim. Ai e detyroi presidentin turk Mustafa Qemalin, që jo vetëm ta njohë si mbret dhe të rilidhë më 1934 marrdhëniet diplomatike të ndërprera në mënyrë të njëanshme me Shqipërinë, por edhe të dërgojë në detyrën e ambasadorit në Shqipërinë e vogël, sekretarin e përgjithshëm të tij Rushan Eshref (Ynajdën). Për kortezi, në rastin e paraqitje së letrave kredenciale në prill 1934, nga ambasadori i sapo emëruar turk Rushan Eshref, Zogu është shprehur: &amp;#8220;Për pesë shekuj, unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav, as mund të pengonte fshirjen e Shqipërisë nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e ekzistencës tonë ia detyrojmë Turqisë.&amp;#8221; (Ataturku dhe shqiptarët &amp;#8211; G. Shpuza, f. 74). Por dihet se të gjitha fuqitë evropiane të kohës kishin zbatuar parimin shtetësi-kombësi, ndërsa Turqia kishte zbatuar parimin fe-kombësi mbasi qëllimi i përhershëm i saj ishte asimilimi i popullsive të pushtuara e veçanërisht të shqiptarëve me qëllim të kryqëzimit të popullsisë së saj mongole me rracën e bardhë evropoide. Pushtuesit osmanë njohën mirë veçanërisht vetitë luftarake të shqiptarëve. Edhe pas pushtimit disa qindra vjeçar nga turqit, albanologu austriak J. G. v. Hahn në veprën e tij &amp;#8220;Udhëtim nëpër krahinat e Drinit e të Vardarit më 1863&amp;#8221; f- 67 do të shkruante: &amp;#8220;Sikurse tek të gjithë popujt luftarakë, në mënyrën e të folurit dhe të menduarit të shqiptarit, sado e dobët, vërehet një nuancë aristokratike nga e cila tek vllahët dhe bullgarët s&amp;#8217;ka mbetur asnjë gjurmë kurse te grekët atë e ndeshim te fiset luftëtare&amp;#8221;.

Asimilimi me dhunë i shumicës së popullsisë shqiptare në fenë muhamedane nga pushtuesi, solli përfitime të mëdha, në mënyrë të veçantë klasës politike që i parapriu këtij asimilimi dhe persekutimi të egër të popullsisë që vazhdonte të kundërshtonte këtë asimilim, por që erdhi gjithnjë duke u zvogëluar në numër. Në këtë presion të pushtuesit dhe të parisë së shumicës vendase, tashmë të asimiluar në fenë e pushtuesit, hap pas hapi numri i popullsisë së asimiluar në fenë muhamedane u rrit duke arritur me shembjen e perandorisë dhe largimin njëherë e përgjithmonë të turqve osman nga trojet shqiptare në rreth dy të tretat si popullsi muhamedane. Nga ky persekutim e pësoi veçanërisht popullsia katolike, e cila banonte kryesisht në Veriun e vendit dhe që asnjëherë nuk u pajtua me pushtimin, ndërsa popullsia ortodokse, me përjashtim të krahinës së Himarës, u ambjentua me gjendjen si raja (kope), siç kishin vepruar dhe popujt e tjerë ballkanikë të besimit ortodoksë nën Perandorinë Osmane.
Këtu duhet veçuar rezistenca e pandërprerë dhe e pamposhtur e popullsisë katolike në përgjithësi, dhe ajo e principatës së Mirditës në veçanti, e cila pas shumë luftërash më 1632 fitoi të drejtën e mbajtjes së armëve ndërsa në mes të shekullit të XIX-të fitoi dhe autonomi të gjërë nën Turqinë e cila iu garantua edhe nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878. Moscënimi i të drejtave të fituara nga Mirdita dhe Himara, përbënte dhe një nga detyrimet që ju vunë Turqisë. Kjo bëri që në këtë e Mirditës e gjithë popullsia të ruante besimin e të parëve të saj dhe të mbetej shpirërisht pjesë e perëndimit, duke mos pranuar ndërrimin e fesë me privilegje që ja kishte premtuar, pa kursim pushtuesi. Për këtë mirditorët do të kishin simpatinë e mbarë kombit dhe më gjërë. Liriku i madh i letrave shqipe, Lasgush Poradeci do të shprehej me superlativa për këtë qëndresë, në një vepër të shkruar më 1931, botuar në veprën e tydë &amp;#8220;Publicistika&amp;#8221; faqe 219, se &amp;#8220;Ata, Malësorët, Mirditasit, pjesa më fisnike e racës shqiptare u therrorësuan, por shpirti i kombit triumfoj,...&amp;#8221;.


Ndërsa në zonat me popullsi të përzier katolike dhe muhamedane situata nuk ishte e tillë. Nuk kishte konflikte për shkak se shumica muhamedane kishte pronat, pushtetin dhe të gjitha privilegjet që rrjedhin prej tij, që pushtuesi ia kishte dhënë pa kursim jo vetëm brenda vendit por edhe në gjithë viset e perandorisë dhe duke qenë pjesë e aparatit represiv të pushtuesit ajo impononte vullnetin e saj. Pjesa katolike e popullsisë ishte detyruar të konservohej në zonat malore pa tokë të punueshme dhe megjithatë të përballonte taksa shumë më të rënda se pjesa e popullsisë që ishte asimiluar në fenë e pushtuesit siç ishte taksa e xhezasë (taksa e tokës) etj. që rrezikonte zhdukjen fizike të kësaj popullsie. Ndërsa në zonat me popullsi të përzier dhe me shumicë muhamedane dhe veçanërisht në qytetin e Shkodrës etj., pjesa katolike e popullsisë trajtohej si raja dhe përbuzej për shkak të përkatësisë fetare. &amp;#8220;Vuaj pa masë nga pikpamja shpirtërore, kur shoh se gjendem në mes njerëzve që na mbajnë ne të krishterëve si klasa më e përbuzur e njerëzve&amp;#8221;, do t&amp;#8217;u shkruante në atë periudhë, miqve të tij Zef Jubani.
Me konvertimin fetar shqiptarët u bënë pjesë e klasës sunduese otomane. Shumë individë arritën në majat më të larta të pushtetit osman.
Sipas dy autorëve, Nesip Kaçi dhe Nexhip Allpan, në punimin &amp;#8220;Shqiptarët në Perandorinë Otomane&amp;#8221;, gjatë rreth 500 vjetëve sa sundoi në Ballkan Perandoria Otomane, shqiptarët muhamedanë i dhanë asaj mbi gjysmën e kryeministrave (vezirëve), ose mbi 30 vezirë dhe një numër të pastudjuar e të panjohur ministrash e pashallarësh. Edhe Topojani i Kukësit pati radhën t&amp;#8217;i japë Peandorisë Otomane një nga vezirët e parë, Sinan Pashën , i cili mbasi kishte kryer disa detyra si sundimtar province në Gruzi, Tripoli etj., bejlerbej në Egjypt, Alep etj., dhe udhëhoqi forcat osmane në pushtimin e Tunizisë më 1573, u caktua kryeministër më 1579.

Cikli i kryeministrave nga Shqipëria, por të konvertuar në muhamedanë do të mbyllej me familjen e Qyprillinjëve, nga Berati, të cilët në shekullin e XIX-të i dhanë Perandorisë 5 vezirë dhe relativisht pranohet se me aftësitë e përkushtimin e tyre për t&amp;#8217;i shërbyer sulltanit, e për të forcuar pushtimin osman, i zgjatën jetën të quajturit &amp;#8220;i sëmuri i Bosforit&amp;#8221; për rreth një shekull kur dhe ndodhi coptimi i trojeve dhe maskarimi i popullit shqiptar.

Me asimilimin fetar shqiptarët i zgjeruan hapësirat e tyre të banimit si të barabartë, nga Sinkjangu në Marok dhe nga Indonezia në Bosnje, por e ngushtuan hapësirën e tyre etnike si shqiptarë nga 100 mijë km2 në rreth 50 mijë.
Parë në këtë këndvështrim që është dhe më i rëndësishmi, konvertimi jo vetëm që nuk ishte shpëtimtar, por praktikisht i shkaktoi kombit shqiptar dhe dëmin më të madh të mundshëm në historinë e tij mijëravjeçare në trojet e veta. Kjo solli si pasojë që në trojet etnike shqiptare të banojnë më pak se gjysma e shqiptarëve. Këtu e kishte bazën dhe thënia e ish presidentit të Turqisë Sulejman Demirel se vëllau jem Rexhep (Meidani) ka nën hyqëm më pask shqiptarë, se ai në Turqi.

Me asimilimin fetar, shqiptarët pothuajse humbën çdo ndjenjë dashurie për atdheun e tyre.
Megjithëse ata u bënë pjesë e apartit sundues të Perandorisë Otomane për rreth 500 vjet, ata nuk i lanë brezave pasardhës dhe vendit të tyre asnjë vepër kulturore, institucion dhe asnjë banesë personale të dallueshme përveç xhamive që i ndërtuan me shumicë . Kjo gjë është vërejtur nga të gjithë udhpërshkruesit e asaj kohe.
Esat Toptani, ishte një nga feudalët më të mëdhenj të Perandorisë dhe bile të Evropës të asaj kohe. Ndërsa në Tiranë e Durrës, ku ai kishte mbi 20 mijë hektarë tokë në pronësi, të marrë me ferman të sulltanit si shpërblim për gjakun e derdhur nga shqiptarët duke luftuar në tre kontinente në shërbim të perandorisë, nuk kishte ndërtuar as banesë për vete.
&amp;#8220;Tirana, selia e parë e Shqipërisë autonome, qyteza më e madhe dhe më e bukur e Shqipërisë së Mesme, trevë e shtëpive më të vjetra të bjelerëve dhe kryeqyteti i Esat Pashës, njeriut më të pasur në Shqipëri, ishte disa muaj qendra e garnizonit tonë. Ne u mësuam në këtë qytezë dhe shtëpinë e vjetër të Esat Pashës, nëpër të cilën fryn era si në një kosh të madh, të cilën tiranasit frikacakë e quajtën pallati i Esat Pashës&amp;#8221;, - do të shkruante një nga pjestarët e armatës pushtuese serbe më 1912-1913, Kosta Novakoviç, kryetar i PSD-së serbe midis dy luftrave (Z. Cana &amp;#8211; Shpalime historike, faqe 219). Në katër vjet pushtim Perandoria Austro-Hungareze, bëri disa ndërtime të rrugëve, urave etj., duke arritur deri në ndërtim dekovili në Kukës. Në planin kulturor, në favor të konsolidimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve organizoi arsimin shqip në disa qytete kryesore, Kongresin gjuhësor të Elbasanit më 1916, punë që nuk i kishte bërë Peandoria Osmane dhe shqiptarët muhamedanë duke qenë pjesë e aparatit drejtues të saj, në gati 500 vjet.
Simboli i përparimit dhe i zhvillimit industrial të rreth 5 shekujve të pushtimit turk ishte mullini për bluarjen e kafes.


Konvertimi në fenë muhamedane bëri që të ngjallen mbi një shekull më vonë se tek popujt fqinj që nuk e kishin pranuar konvertimin në fenë e pushtuesit otoman, ndjenjat kombëtare të shqiptarëve.
Shqiptarët muhamedanë u zgjuan vetëm kur panë se trojet e tyre u pushtuan nga rajatë e perandorisë dhe shërbëtorët e deriatëhershëm të tyre. Sllavo-ortodoksit.


Lidhja Shqiptare e Prizrenit zgjoi ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve në të gjitha trevat për mbrojtjen nga copëtimi sllavo-ortodoks.
Por dhe kjo lëvizje, fillimisht u inicua nga përfaqësuesit e pushtuesit si një lidhje muhamedane ballkanike shqiptaro-boshnjake kundër vendimeve të fuqive evropiane, për ta kuptuar shumë shpejt se nuk do të kishte asnjë sukses si lidhje muhamedane, por si lidhje me karakter kombëtar shqiptar.
Duke qenë se popullsia nuk ishte e një besimi, dhe kjo lidhje u organizua me shumë vonesë, ajo nuk veproi drejt e në kohën e duhur në planin politik. Megjithëse Kongresi i Berlinit e minimizoi realizimin e orekseve sllave mbi trojet etnike shqiptare, në krahasim me Konferencën e Shën Stefanit, përsëri beteja kryesore e Lidhjes mbeti beteja ndërshqiptare e zhvilluar në Gjakovë midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të dorëzimit e vrasjes së Mehmet Ali Pashës.
Ndërsa Fandët katolikë dhe një pjesë e parisë së Gjakovës id hanë të drejtë Abdulla Pashë Drenit, për të mos ua dorëzuar kryengritësve për ta ekzekutuar mareshallin turk Mehmet Ali Pashën i cili ishte ngarkuar nga Sulltani për të zbatuar vendimet e Kongresit të Berlinit për palën turke, dorëzimin e Plavës e të Gucisë Malit të Zi, shumica muhamedane ishte për vrasjen e tij, (mbasi e dinin për kaurr hungarez) që donte të dorëzonte trojet shqiptare.
Popullsia katolike e Gjakovës dhe e krahinave për rreth, dhe të mençurit e të moderuarit nga shumica muhamedane, arsyetonin se Abdulla Pashë Dreni si komandant i forcave të Lidhjes të Prizrenit, në bazë të drejtë zakonore të shqiptarëve e kishte mik në besë Mehmet Ali Pashën dhe duhej ta mbronte, se nuk çonte në zgjidhje problemin, kundërshtarët kërkonin dorëzimin e vrasjen e tij. Përfundimi prej 80 Fandëve katolikë, që qëndruan bashkë me komandantin e Lidhjes brenda sarajeve të tij, shpëtuan vetëm 7 prej tyre. Gjithashtu, u vranë të rrethuarit e tjerë dhe familja e Abdulla Pashë Drenit, ndërsa nga rrethuesit u vranë 400 e u plagosën 700 persona (Xhafer Belegu &amp;#8211; Lidhja e Prizrenit, faqe 47).
Ky veprim i shqiptarëve i shërbeu më së miri si pretekst sulltanit që të mos e mbante fjalën për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare nën Turqinë.
Edhe Fuqitë Evropiane të kohës, të ndodhura nën këtë presion, megjithëse kishin bërë përpjekje të mëdha që Malit të Zi t&amp;#8217;i kufizohej sa të ishte e mundur vija bregdetare, nën presionin e veprimeve luftarake të Lidhjes, u detyruan që të këmbenin dy krahina malore Plavën e Gucinë me portin e Ulqinit.


Se çfarë rezultatesh solli pushtimi osman në Shqipëri dhe asimilimi i shumicës së popullsisë së saj në fenë e pushtuesit, del më së miri nga përshkrimi që iu ka bërë dy figurave të historisë së kombit shqiptar, personaliteti i shquar i kulturës kombëtare Tajar Zavalani në veprën e tij Histori e Shqipnis, në faqen 160 të së cilës, ai shkruan: &amp;#8220;Vlen të bahet një krahasim në mes të karaktereve të Gjergj Kastriotit dhe të Ali Pashës.
Aty duket se sa poshtë kishin ra konceptet morale nga shekulli XV-të në shekullin e XIX-të, mbas katër shekujve të sundimit otoman. Në çdo veprim të këtyne dy burrave që iu prinë Shqiptarëve në dy faza decizive të historisë së tyne, gjemë një kontrast të plotë në mes të idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gadi shtazarak, në mes të dashunis për komb e për atdhe dhe lakmisë së pangopur për pare e pasuni materiale, në mes të mishnimit të mirësisë bujare dhe furis gjakpirëse të nji bishe në trajtë njeriu, në mes të një jete kushtue idealit liridashës dhe adhurimit për pushtetin, për të kënaq epshet primitive tue përdor fuqin për të shtyp dhe për të mundue të tjerët .

Gjergj Kastrioti u tregue aq shpirtmadh sa me fal nipin që e kishte tradhtue në kulmin e luftës kundër një armiku të fuqishëm që nuk dinte se ç&amp;#8217;asht mëshira.
Ali Pasha masakroi burra të çarmatosun që e kishin luftue trimnisht dhe që i kishin ra në dorë tue i besue fjalës së tij solemne. Për të prue në vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullue pasuni, Ali Pashë Tepelena bani nji politikë pa skrupulla dhe plot dredhina, tue manovrue në mes të Turqve, Francezëve dhe Anglezëve,
Gjergj Kastrioti i qëndroi besnik aleatit të tij mbretit të Napolit edhe kur punët nuk i shkonin mirë Ferdinandit të Aragonës. Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkrojti për me i mbush mendjen të mos i shkonte në ndihmë mbretit Ferdinand të Napolit, tue i tregue fitimet që do të kishte po të bashkohej me partin e Angjevinve, Gjergj Kastrioti i dha një përgjigje krenare ku i thoshte se miku i mirë asht ai që të vjen në ndihmë në një ditë të keqe.
Gjergj Kastrioti ishte një Hero Kombëtar i frymëzuem nga parimet morale të Krishtnimit, Ali Pasha kishte mendsin e një satrapi oriental që nxitej me veprue vetëm nga lakmija për të mira materiale të kësaj bote. Prandaj Gjergj Kastrioti vdiq i vorfën, kurse Ali Tepelena la një pasuni kolosale, të cilën e kishte grumbullue, së paku pjesërisht, me an të grabitjes . Sikur Veziri i Janinës të kishte luftue për bashkimin dhe librimin e Shqiptarëve, ashtu si Mehmet Aliu bani në Egjypt, Shqipnija do të kishte qenë e para e Ballkanit me fitue pamvarsinë nga sundimi otoman&amp;#8221;.


Përqafimi i fesë së pushtuesve dhe barazimi i fesë me kombësinë, siç vepruan shqiptarët muhamedanë dhe pjesërisht ata ortodoksë, shkaktoi një dëm të paimagjinueshëm në mentalitetin dhe karakterin e shqiptarëve.
Këtë e vërtetojnë më së miri qoftë dhe dy shembuj të tjerë të shekujve të XIX-të e XX-të. Gjatë këtyre dy shekujve, Shqiptarët ortodoksë të Epirit të Jugut, që ishin masakruar nën Turqinë, veçanërisht gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës, u vunë në shërbim të ambicjeve ekspansioniste greke. Rasti më tipik është ai i Napolon Zervës, shqiptarit nga Suli i Marko Boçarit, i cili shprehej se ishte krenar para brezave që do të vinë se çdo shtëpi shqiptare që i kishte dalë para (kuptohet shtëpitë e vëllezërve shqiptarë të besimit muhamedan GJ. K.) e kishte bërë rrafsh me tokën. Nën dedikimin që i ka bërë në hyrje librit &amp;#8220;Çamëria Denoncon&amp;#8221;, autori Albert Ll. Kotini shkruan se ia dedikon në radhë të parë &amp;#8220;Për popullin vëlla shqiptar të Çamërisë së martirizuar nga grekët shovinistë, me kulmin e heroit të tyre Napolon Zerva&amp;#8221;. Po në të njëjtin libër, nga ky autor, është botuar me koment dhe teksti i plotë i një besëlidhjeje, aleance të suliotëve me çamërit bjelerë e agallarë të Çamërisë për të luftuar bashkërisht kundrë Ali Pashë Tepelenës. Ky traktat është hartuar dhe nënshkruar me ndihmën e ministrit rus të Korfuzit, kontit Mocenigo, në Pragë më 2 korrik 1804, meqenëse Rusia ishte e interesuar të mbështeste këdo që luftonte kundër Ali Tepelenës. Në këtë traktat përveç agallarëve çamër Hasan Çapari, Jakup Agaj, Deli Hasani, Musa Rusi, Balo Hysna, Xhamo spahiu, Hysen Merxhani dhe Cen Mustafa Agai, kan firmosur dhe kapedanët suliotë Foto Xhavella, Kiço Boçari, Dhimo Drakua, Tushi Zerva (gjyshi i Napolon Zervës) dhe Gjokë Dangëllia.


Ndërsa dhe në shekullin e XX-të Enver Hoxha, si shef i klikës komuniste do të imitonte në krime Ali Pashë Tepelenën e shekullit të XVIII-XIX-të, por me një ndryshim se ndërsa i pari ushtroi terror dhe masakroi si grekërit, ashtu dhe shqiptarët, i dyti e ushtroi vetëm kundër bashkëvëllezërve të tij shqiptarë.
Njëlloj si Ali Pasha, thjesht për interesa të pushtetit të tij e ktheu gjithë territorin e shtetit shqiptar në një kamp përqendrimi, të paktën për 30 vjet, gjë që nuk kishte ndodhur dhe as mund të ndodhë në asnjë vend, në gjithë historinë e njerëzimit.
Asimilimi fetar, sipas të dhënave historike dhe fakteve të njohura botërisht, ishte më i shpejtë, por sipërfaqësor në Jugun e trojeve etnike shqiptare (Toskëri) dhe më i thellë në Lindje dhe Veri ku propaganda fetare e pushtuesit ishte më e fuqishme për shkak se ishin dhe qendrat e tre vilajeteve, Manastir, Shkup dhe Shkodër.
Mentaliteti bizantin dhe etja e shfrenuar për pushtet bëri që paria e Toskërisë të udhëheqë proçesin e asimilimit dhe nga kjo të ketë privilegje të mëdha gjatë gjithë pushtimit osman.
Jo se nuk e dinin se janë shqiptarë Ali Tepelena dhe Napolon Zerva, por para pushtetit e pasurisë dhe spaletave të gjeneralit ata nuk mund të vinin asnjë parim moral. Ky mentalitet i ngulitur në shekuj ka reflektuar në mënyrën më negative gjatë gati 90 viteve të ekzistencës së shtetit të vogël e të varfër shqiptar. Të mësuar me pushtet të pakufizuar e me privilegje, në gjitha hapësirat e gjëra të Perandorisë Osmane, klasa politike toske, veçanërisht gjatë shekullit XIX-të, nuk udhëhoqi asnjë lëvizje kundër sundimit osman, përjashto lëvizjet kundërreformë, ndërsa organizoi 4 lëvizje të armatosura, revolucionin e qershorit, lëvizjet e Fierit, Vlorës dhe Delvinës, kundër shtetit shqiptar të drejtuar nga Zogu.
Nën drejtimin e jugosllavëve që ishin të interesuar për mbajtjen koloni të 50 mijë km2 të trojeve etnike shqiptare, u organizua dhe lëvizja komuniste në Shqipëri, duke u parë si variant më i përshtatshëm për marrjen e pushtetit.
Se qëllimi i vetëm ka qenë marrja me çdo kusht i pushtetit e treguan ngjarjet e vitit 1997, kur megjithëse deri 90% e pushtetit ishte në duart e shqiptarëve nga Toskëria dhe mbi 90% e popullsisë së vendosur me banim në kryeqytetin Tiranë, Durrës, etj., ishin nga Toskëria, ata përsëri ishin të pakënaqur dhe organizuan rebelimin e armatosur për të rrëzuar Sali Berishën, presidentin më të ligjshëm në historinë e Shqipërisë, të zgjedhur në mënyrë plebishitare, ndoshta të papërsëritshme, me mbi dy të tretat e votave të zgjedhësve. Për të arritur deri këtu ata përgatitën terrenin për disa vjet, duke shkruar me mijëra artikujt kundër tij, në gazetat e të gjithë spektrit, duke thyer çdo rekord në shkallë botërore në këtë fushë.


Përpjekjet T&amp;#8217;uaja për ta paraqitur asimilimin fetar në fenë muhamedane të pushtuesit, të shumicës së shqiptarëve si progresive &amp;#8220;si faktor që shpëtoi kombin shqiptar nga asimilmi ortodoks serbo-grek&amp;#8221;, synon të zhvillojë një moral të ri, si reaksion ndaj moralit të krijuar gjatë 50 deri 60 brezave (1500-1900 vjetëve) ushtrimit të besimit të krishterë nga paraardhësit e muhamedanëve të sotëm shqiptarë. Raste më të vona të konvertimit të shqiptarëve në fenë muhamedane, siç e dini dhe Ju, kan ndodhur në fillim të shekullit të XX-të në Lurë, në Has dhe në Tropojë, pak para largimit, njëherë e përgjithmonë, të pushtuesve otoman nga trojet etnike shqiptare. Në Lurë bashkëjetesa në një ekonomi të dy vëllezërve me fe të ndryshme, muhamedan e katolik, ka vazhduar deri afër gjysmës së shekullit XX-të.

Në vepra të tilla si Beyond Good and Evil (1886) dhe The Genealogy of Morals (1887) Niçeja ka zhvilluar të ashtuquajturën teori të &amp;#8220;anasjelljes së vlerave&amp;#8221; ose të &amp;#8220;anasjellës morale&amp;#8221;. Ai e shikonte moralin si në produkt kulturor që u krijuar për të përligjur dhe për të mbrojtur interesat e veçanta të popullit; dhe kështu ai pohonte se ne duhet të presim po aq morale të ndryshme sa ç&amp;#8217;ka klasa të ndryshme. Klasat që i interesonin më shumë Niçes ishin të pushtetshmit dhe të papushtetshmit, të fortit dhe të dobëtit. Secila klasë, sipas Niçes, krijon moralin e vet &amp;#8211; të fortët krijojnë atë që ai e quan &amp;#8220;Moral të zotërinjve&amp;#8221;, ndërsa të dobtit atë që ai e quan &amp;#8220;Moral të Skllevërve&amp;#8221;. Ky i dyti, duke u krijuar si reaksion ndaj të parit, i &amp;#8220;anasjell&amp;#8221; vlerat e të parit &amp;#8211; p.sh., në qoftë se &amp;#8220;Morali i zotërinjve&amp;#8221; i quan virtyte forcën dhe arrogancën, ndërsa urtësinë dhe përuljen vese, Morali i Skllevërve i kthen këto vlera në të kundërtën e tyre dhe i shikon të parat si vese dhe të dytat si virtyte. Mekanizmi psikologjik që e shpjegon këtë përmbysje është, sipas Niçes, shumë i thjeshtë: Një person që nuk arrin të kapet pas vlerave dominuese të kulturës së tij (p.sh. si në rastin konkret, ai është asimiluar në fenë e pushtuesit, që rrallë ose asnjë popull në botë nuk e ka bërë në shumicë Gj. K.), kërcënohet me humbjen e plotë të respektit për veten dhe me ndjenën e të qënit pa vlerë. Megjithatë, ai mund ta shmangë këtë ndjenjë vetshkatërruese po qe se arrin në një farë mënyre të bindë veten se vlerat e kulturës dominuese (në rastin e kombit tonë vlerat e besimit të krishterë të ushtruar për një kohë shumë më të gjatë se ato të besimit muhamedan Gj. K.) janë në fakt të ndyra në vetvete dhe në kundërshtim me këtë (ai ushtron besimin e ri muhamedan Gj. K.) që është më me vlerë. Në rast se një grup personash arrijnë të adoptojnë një këndvështrim të tillë të përmbysur për vlerat, shprehet Niçeja, atëherë mund të themi se ka lindur një nënkulturë e re.


Kjo doktrinë abstrakte për vlerat mund të përdoret për të spjeguar qëndrimin Tuaj z. Baleta, kur përpiqeni të argumentoni, se vlera më e madhe e krijuar nga Shqiptarët, është asimilimi në shumicë, që ju e çoni në 90% në fenë muhamedane, gjë që me shqiptarët e Greqisë kjo shifër nuk qëndron, kur në fakt është antivlera më e madhe.

Pas asimilimit fetar shqiptarët muhamedanë , megjithëse i kishin të gjitha kushtet, i dhanë pak ose aspak kulturës së kombit të tyre deri në shpalljen e pamvarësisë. Kjo duke ecur me mentalitetin e gjithë Botës Muhamedane se libri i shenjtë &amp;#8220;Kurani&amp;#8221; i ka trajtuar të gjitha problemet e botës njëherë e përgjithmonë.


Të ndodhur në këtë situatë, muhamedanët që kuptohet pas shpalljes së pamvarësisë vazhduan qeverisjen si nën pushtimin osman, shpallën poet kombëtar Naim Frashërin, ish drejtor i censurës në Ministrinë e Arsimit të Perandorisë Osmane, i cilësuar mediokër nga studjues të letërsisë Elise, Loloci, Neza etj.
Ndërsa Gjergj Fishtën të cilin poeti L. Poradeci e quan &amp;#8220;...vazhdimtar në vallen e Kombit, Frymëtar i Fjalës, shkëmb të shpirtit të popullit shqiptarë&amp;#8221; etj., Gabriel D&amp;#8217;Anuncio &amp;#8220;poetin më të madh të shqyptarëve&amp;#8221;, Skënder Buçpapaj &amp;#8220;Sovran të letrave tona&amp;#8221;, Faik Konica: &amp;#8220; Kot mundohen grekët e sotëm të gjejnë në letërsinë e vet një vepër më të plotësueme se &amp;#8220;Lahutën&amp;#8221;, Eqerem Çabej : &amp;#8220;...dhe bash nga kjo rrënjosje te trualli ivet ai u bë në një tjetër kuptim, më tepër se sa Naim Frashëri, poeti kombëtar i Shqipërisë, orientalistët komunistë do ta cilësonin shkrimtar borgjez dhe veprën e tij do ta hiqnin nga qarkullimi për gjysëm shekulli të sundimit të tyre. &amp;#8220;Ai ka përdorur në veprën e tij afërsisht po aq fjalë sa ç&amp;#8217;ka përdorur Shekspiri në anglisht dhe Pushkini në rusisht: afër 20.000 fjalë&amp;#8221; Rudolf Marku në &amp;#8220;Fishta interpret i genit shqiptarë&amp;#8221; &amp;#8220;Trashëgimia poetike e Gjergj Fishtës numëron mbi 100.000 vargje, gjë e rrallë kjo në letërsinë botërore&amp;#8221; (R. Marku, po aty) dhe duke njohur veprën e tij takimi botëror i poetëve më 1930 në Nju Jork do ta propozonte kandidat për çmimin Nobel, (R. Marku, po aty) ndërsa klika komuniste shqiptare do ta shpallte agjent të Austro-Hungarezëve.


Pas mbi 1300 vjetësh, nga koha kur profeti Muhamed a.s. e shkroi librin e shenjtë &amp;#8220;Kuranin&amp;#8221;, talebanët në Afganistan u turrën kundër të gjitha vlerave të krijuara nga shoqëria njerëzore duke shkatërruar simbolin e Budës dhe çdo vepër tjetër të kulturës në Afganistan që nuk e mendonin muhamedane.
Me këtë koncept shoqata islamike nga vende arabe, sapo Kosova u çlirua ng forcat e NATO-s, menduan se u krijue vakum pushteti, dhe u turrën për të zhdukur objektet arkeologjike, të kulturës materiale iliro-shqiptare të para pushtimit osman e asimilimin në fenë muhamedane, veprim që u ndalua menjëherë nga forcat ndërkombëtare, si një veprim barbar e atentat kundër kulturës mijëravjeçare të popullit shqiptar, si pjesë e kulturës së përbotëshme.

Meqenëse mentaliteti bizantino-muhamedan fatkeqësisht ishte ngulitur thellë dhe në ndërgjegjen e shumicës së shqiptarëve, të njëjtin qëndrim mbajtën dhe komunistët shqiptarë gjatë sundimit të tyre, gati 50 vjeçar.
Sipas tyre fitorja më e madhe në historinë e popullit shqiptar ishte fitorja në luftën e drejtuar prej tyre. Heronj shpalleshin drejtuesit e çetave të vogla të luftës antifashiste, dëshmor Hasan Prishtina, udhëheqësi i mijëra luftëtarëve në luftën për pamvarësi. Gjithçka në Shqipëri fillonte pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët erdhën në pushtet.
Këtë mentalitet e trashëguan dhe socialistët të cilët tani shprehen se po ngrejnë institucionet të cilat vetë i dogjën e shkatërruan më 1997, për të thënë pastaj se me kthimin e tyre në pushtet fillon demokracia e vërtetë në Shqipëri, talebanët thonë historia po fillon me Muhamedin a.s..
Me ritmet e zhvillimit të pesë viteve të fundit, paga reale e shqiptarëve arrin pas shumë vitesh nivelin e vitit 1996. Dhëntë Zoti që shqiptarëve të mos iu ndodhë për së dyti ajo që përjetuan gjatë sundimit komunist. Mos të ndodhë si me atë plakën në Malësi që kur pas rreth 30 vjetëve të sundimit komunist instruktori i partisë, që ishte mysafir, po i thoshte do të bëjmë këtë e do të bëjmë atë dhe ajo i ishte përgjigjur &amp;#8220;po ju lumtë more bir, qenki tu e ba si në kohën e Zogut&amp;#8221;. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë më gjatë riciklimin e këtij refreni tashmë &amp;#8220;Të më rroç biro, ju po bëkerkeni shtet dhe bollëk si në kohën e Berishës&amp;#8221;.

Qeveria e sotme socialiste, njëlloj si Ali Pashë Tepelena dhe komunistët dje po e trajton popullin si raja .
Ata përveç parave të taksapaguesve shqiptarë, po synojnë të përvetësojnë edhe ndihmat nga Evropa njëlloj siç bënin dje pashallarët në Perandorinë Osmane.
Shqipëria prodhon mesatarisht rreth 14 milion kv/orë energji elektrike, sa për të plotësuar nevojat për rrymë. Por qëllimisht prodhohet mbi nevojat kur shitet lirë në treg &amp;#8220;ose për të larë borxhin&amp;#8221;, dhe nën nevoja kur rritet çmimi në tegun botëror. Si rrjedhojë qeveritarët abuzojnë në të dy rastet dhe kur shesin lirë dhe kur blejnë shtrenjtë, dhe nuk ka asnjë rëndësi a ka energji elektrike e ujë populli. Nga frika se mos i shërbehet integrimit mbarë kombëtar nuk kërkohet të vihet në punë për llogari të Shqipërisë administrative një seksion i termocentraleve të Kosovës e cila ka fuqi të instaluar më shumë se Shqipëria. Në interes të qëndrimit në pushtet me çdo kusht, si dje në diktaturën komuniste dhe sot Qeveria Socialiste, jan dakord që me çmim nën kosto, dje mbulohej nga puna e papaguar e shumicës së popullit në bujqësi e në gjithë sektorët e ekonomisë, sot shpërdorim e vjedhje të rrymës elektrike të prodhuar, me qëllim që shqiptarët të jenë konsumatorë parazitë të prodhimeve të të tjerëve e jo prodhues as të miellit për bukë. Gjithçka duhet të importohet, dhe në Shqipëri të mos bëhet asnjë investim nga investitorë vendas, as të huaj.


Edhe në mardhëniet me Perëndimin qeveritarët e sotëm riciklojnë të kaluarën. Ali Tepelena &amp;#8220;bani një politikë pa skrupulla dhe plot dredhina tue manevrue në mes Turqëve, Francezëve dhe Anglezëve&amp;#8221; T. Zavalani vepër e cituar, Enver Hoxha, miq për kokë jugosllavët dhe rusët, parulla &amp;#8220;Enver-Tito-Stalin&amp;#8221;, armiq të betuar jugosllavët dhe miq rusët dhe miq për kokë kinezët, parulla &amp;#8220;Enver-Mao Ce Dun&amp;#8221;, kënga popullore &amp;#8220;Enver Hoxha e Mao Ce Duni, janë si buka e një brumi&amp;#8221; për të prishur mardhëniet dhe me kinezët se tradhëtuan parimet marksiste-leniniste. Qeveria socialiste e Ilir Metës deklaron aleat strategjik Greqinë deri sa u kalua në pronësi të shtetit grek AMC-ja, për të deklaruar të tillë më vonë Italinë dhe së fundi për të gënjyer me një tender të paligjshëm pasaportash 9 milion USD, Gjermaninë. Në të gjitha rastet shqiptarët kombi më i humbur në të gjithë Evropën, më shumë për faj të tij. Të mësuar me pushtet nën Perandorinë Osmane, mbasi kishin barazuar kombësinë me fenë e re të pushtuesve turq, duke i hequr vetes mundësinë e shkollimit në gjuhën shqipe për 500 vjet, klasa politike në të gjitha rastet i ka vënë vetes si qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Historia përsëritet por në dëm të shqiptarëve. &amp;#8220;Tue dhanë shpirtin, mbasi një plumb e kishte goditur në grykë Ali Pasha bërtiti &amp;#8220;Qëndroni deri në fund&amp;#8221; (T. Zavalani, v.c. f. 160), &amp;#8220;Barë të hajë populli, e ne pushtetin nuk e lëshojmë&amp;#8221; do deklaronte E. Hoxha, &amp;#8220;Po ra qeveria ime, do të përsëritet &amp;#8217;97, deklaroi para pak kohësh Ilir Meta, nuk ka rëndësi bëhet shpejt a vonë Kosova, më e rëndësishme është që patjetër të marrin pushtet përfaqësuesit e PDK e AAK.


Mentaliteti biznatino-muhamedan dhuratën e pushtuesit osman, veçanërisht për pjesën muhamedane të popullsisë, me pasojat më negative gjatë sundimit komunist në Shqipëri, po reflektohet tani së fundi edhe në Kosovë, për të provuar se shqiptarët kanë të njëjtin mentalitet në të gjithë hapsirën e tyre etnike. Grupe të caktuara personash po përpiqen të përvetësojnë përpjekjet titanike, gjakun e derdhur si lumë nga mijëra e mijëra shqiptarë gjatë gati një shekulli, për të fituar lirinë nga pushtuesi serb.
Ata po synojnë, të imponohen simbole të paverifikuara akoma të luftës më të fundit të organizuar kundër pushtuesve serbë, kur vetëm gjatë qindvjetëshit të fundit ka me qindra të tillë, që nga Isa Boletini e dei tek Adem Jashari, që do të mbetet simboli i rezistencës më të fundit të shqiptarëve. Me këtë tendencë po përpiqen që të zbehin meritat e përpjekjeve mbi 10 vjeçare të popullit shqiptar të Kosovës nën drejtimin e LDK-së dhe të liderit të saj Ibrahim Rugova, që koha e ka verifikuar dhe do ta verifikojë si burrin më të shquar e më rezultativ të kësaj treve gjatë gjithë historisë së saj disamijë vjeçare.
Dy liderët e partive më të reja të dalë nga UÇK-ja Thaçi dhe Haradinaj kërkojnë me çdo kusht të dalin në krye të pushteteve, pa votën e popullit.
Dihet se në një garë, një strajcë me medalje argjendi e bronxi nuk kan vlerë sa një medalje ari. Ata nuk marrin shembull nga ish sunduesit e tyre serbë, që e bënë kalimin e pushtetit nga diktatori Millosheviç te opozita me fasada demokratike, duke djegur vetëm një dritare të parlamentit serb, dhe të japin përshtypjen se punojnë për llogari të tyre. Trimat kurrë nuk i kanë munguar Kosovës.
Duket se refleks i këtij mentaliteti, të ngulitur gjatë pushtimit osman, janë dhe zhvillimet e fundit të PSSH. Aleanca Meta, Mejdani, Dokle duket si një aleancë e tillë, kur i mohohet Fatos Nanos kreu i pushtetit. Nëse PS, ka fituar në zgjedhjet e qershor-korrik-gushtit 2001, me vullnet të lirë popullor, e votat nuk do të ishin të vjedhura atëher kush më tepër se Fatos Nano do të kishte meritë për këtë.


Armiqtë nuk mund të bëhen miq, pa dhënë prova z. Baleta


Teza e hedhur nga Ju, z. Baleta, në disa shkrime se aleati dhe miku më i madh i kombit shqiptar është Turqia, ka gjasat më të vogla që të jetë e drejtë dhe unë mund të them se dhe kjo tezë qëndron me kokë poshtë. Për këtë flasin faktet historike të dy shekujve të fundit, disa prej të cilëve po i parashtroj.
Sanxhaku i Nishit deri në kohën e pushtimit nga sheti i ri serb më 1878, ishte i populluar në shumicë absolute nga populli shqiptarë. Sipa studjuesit Sabit Ukanë &amp;#8220;Vendbanimet e Sanxhakut të Nishit të banuara me popullsi shqiptare dhe të përzier deri në vitet 1877-1878&amp;#8221;, deri në këtë kohë në këtë Sanxhak kanë ekzistuar 347 fshatra me popullsi thjesht shqiptare dhe 198 fshatra me popullsi të përzier shqiptare, serbe, çerkeze, boshnjake etj., me shumicë absolute popullsi shqiptare. Gjithashtu dhe në qytetet e këtij sanxhaku Prokuplje, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Pirot, Bellapalankë dhe kryeqendrën Nish banonin popullsi të përziera shqiptare, serbe, çerkeze, ebreje turke por me dominim të popullsisë shqiptare.
Në bazë të marrëveshjes serbo-osmane popullsia shqiptare, meqenëse ishte asimiluar nga pushtuesi në fenë muhamedane u shpërngul si popullsi turke për në viset e tjera shqiptare të pushtuara si në Kosovë etj. dhe në Anadoll.
Si rrjedhojë e vlerësimit thjesht nga pikëpamja fetare jo etnike u spastruan rreth 10 mijë km2 të Sanxhakut të Nishit nga rreth 250 mijë shqiptarë, pasardhës të Shën Elenës e të Kostandinit të Madh, si turq për në Turqi dhe në vendin e tyre u vendosën ardhacakët, pushtuesit e rinj serbë.


Edhe pas pushtimit të trojeve etnike shqiptare më 1913, si pretekst për spastrimin e tyre nga popullata shqiptare shërbeu pakica turke e mbetur nga pushtimi në ato territore.

Sipas statistikave të mbretërisë Serbe-Kroato-Sllovene të vitit 1921, numri i turqëve në mbretërinë e Karagjorgjeviçëve nuk i kalonte 60 mijë vetë dhe ata të vendosur kryesisht në pjesën lindore të Maqedonisë, në Shtip e Kavadar (M. Kokalari &amp;#8211; Kosova djep i shqiptarizmit). Por në tentativën për marrëveshje më 1926 midis Qeverisë Turke dhe Qeverisë së mbretërisë serbo-kroato-sllovene, parashikohej shpërngulja për në Turqi e 400 mijë &amp;#8220;turqve&amp;#8221;, pra 7 herë më shumë turq se sa ishin në fakt. Ndërsa në marrëveshjen turko-jugosllave të arritur më 1938 parashikohej shpërngulja për në Turqi e 250-400 mijë turqve, në fakt shqiptarëve muhamedanë, sipas projektit të serbit Vasa Çubrilloviç.
Me këtë marrveshje Turqia përmbushte të paktën tre objektiva:
Rregullonte mardhëniet me rusët, mbasi i shërbente realizimit të idesë së Pjetrit të Madh që Durrësi dhe Selaniku të ishin porte të popujve ortodoksë-sllavë, ju siguronte sllavo-grekëve spastrimin e atij që tani quhet koridori 10-të Selanik-Shkup-Beograd-Vjenë; së dyti rregullonte raportet e popullsisë në territorin e njohur ndërkombëtar në dëm të popullsisë kurde në Anadoll, si dhe që të rriste numrin e popullsisë së saj evropoide.
Duke shfrytëzuar ndihmën e paimagjinueshme që Qeveria Turke ju dha serbëve, ata synuan dhe spastrimin e Maqedonisë Perëndimore plotësisht nga shqiptarët. Qeveritë Mbretërore dhe komuniste i përqëndruan investimet kryesisht në Maqedoninë Perëndimore, duke lënë të pazhvilluar Maqedonin Lindore ku maqedonët ishin shumicë, me qëllim të joshjes së maqedonëve për t&amp;#8217;u vendosur me banim në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë etj. për të ndryshuar strukturën etnikek, në dëm të shqiptarëve, që ishin shumicë absolute e pakontestueshme.
Se aleanca e të gjitha qeverive sllave me ato turke, për të zhdukur popullin shqiptar nga trojet e veta etnike dhe për t&amp;#8217;ja humb farën në oqeanin e pafund të popullsive muhamedane nga Anadolli në Sumatra, vazhdon të funksionojë edhe sot e tregon deklarata e ish presidentit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë K. Gligorov.
Në invervistën e dhënë shtypit maqedonas e të botuar në gazetën &amp;#8220;Korieri&amp;#8221; korrik-2001 në mes të tjerash ai shprehet: &amp;#8220;...nuk mund të presësh prej një shteti që për hir të përqindjes ti shpallë shqiptarët si element kostituiv, pasi këtë do ta kërkonin më vonë edhe pakicat e tjera, p.sh. turqit, të cilët përbëjnë 12% të popullsisë së Maqedonisë&amp;#8221;. Por ky është një mashtrim i hapur mbasi në bazë të të dhënave të Entit Republikan të Statistikave të Maqedonisë, në vitin 1981 në Maqedoni e kishin deklaruar veten turq 86 mijë banorë ose 4.5% e popullsisë dhe numri i tyre nga ajo kohë praktikisht është përgjysmuar. Në popullsinë prej një milion e nëntëqind e dhjetë mijë sa ka qenë popullsia e kësaj ish republike jugosllave. Ndërsa po sipas atyre statistikave numri i popullsisë shqiptare më 1981 ka qenë 378 mijë ose 19.8%. Gjatë dhjetëvjeçarit 1971-1981, gjithnjë sipas statistikave zyrtare maqedone, popullsia shqiptare në këtë republikë është rritur për 35.3%. Edhe sikur të pranohej versioni zyrtar dhe të merreshin si të vërteta të dhënat për shqiptarët më 1981, me ritmet e pranuara të shtesës natyrore të popullsisë shqiptare në Maqedoni, numri i shqiptarëve më 2001 do të ishte jo më i vogël se 750 mijë ose mbi një të tretën e popullsisë së përgjithëshme. Por gjithçka që ka të bëjë me popullsinë shqiptare në këtë republikë është e fallsifikuar. Popullsia e Maqedonisë në vitin 2001 paraqitet me një rritje prej rreth 150 mijë banorë, në krahasim me vitin 1981, kur në të vërtetë vetëm popullsia shqiptare gjatë kësaj periudhe është rritur mbi 300 mijë. Por e vërteta nuk përbën problem: sllavo-turqit kur ju duhet të deklarojnë shqiptarët si turq, ose si maqedonas duke ju vënë prapashtesën ovski në fund të mbiemrit si fjala vjen Limanovski, Kadriovski, etj. popullsia e Maqedonisë paraqitet e pasaktë me qëllim të mashtrimit të opinionit për numrin e vërtetë të popullsisë shqiptare. Marrëveshje të njëjtë lidhi qeveria turke dhe me atë greke, në përfundim të Luftës së Patë Botërore, në bazë të cilës u spastruan nga elementi shqiptar i besimit muhamedan rreth 20 mijë km2 troje etnikisht shqiptare të Epirit të Jugut dhe të Maqedonisë Jug Perëndimore. Si rrjedhojë e këtyre marrëveshjeve popullsia shqiptare në trojet e saj etnike u përgjysmua. Nga mbi 100 km2 ku ajo ishte shumicë deri më 1878, sot është shumicë në rreth gjysmën e kësaj sipërfaqeje.

Siç del nga sa sipër, shtetet &amp;#8220;xhuxhër&amp;#8221; të Ballkanit, Serbia e Greqia, në asnjë rrethanë dhe me asnjë mjet nuk mund të kishin realizuar spastrimin etnik të trojeve shqiptare.
Ekzekutore e krimit ndaj shqiptarëve ishte Perandoria Otomane dhe pasardhja e saj Turqia, e cila me qëllim, që të mbante Stambollin e pjesën Evropiane, në marrëveshje të fshehta me ruso-sllavët, ka marrë përsipër spastrimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike disamijë vjeçare. [/LIST ] Pa pjesëmarrjen e Turqisë, në krim, sot në ish Jugosllavi dhe në Kosovë do të jetonin të paktën 4 deri në 5 milion shqiptarë ose baraz me serbët, ndërsa në Maqedoni Bota do të kërkonte respektimin e të drejtave të maqedonëve dhe jo të shqiptarëve pasi aty do të kishte të paktën 2.5 milion shqiptarë nga rreth një milion që janë sot dhe një milion maqedonas sa janë realisht sot . <ul style="list-style-type: disc">[*] Propaganda veçanërisht komuniste, se është Evropa fajtore për copëtimin e trojeve etnike shqiptare më 1878 e 1913, nuk ka qenë e saktë.
Trojet etnike shqiptare asnjëherë nuk kanë patur një unitet politik. Por kufinjtë shtetërorë edhe për shtetet më të fuqishme të Botës, asnjëherë nuk kanë qenë të përjetshëm. Pa qëndrimin antishqiptar të Turqisë, meqenëse asnjë vend evropian nuk do të pranonte vendosje të shqiptarëve në territoret e tij, me vitalitetin e tyre shqiptarët do të ishin shumicë nga Nishi deri në gjirin e Artës. Edhe mbas një shekulli, pushtuesit serbo-grekë nuk kanë mundur të popullojnë rojnet etnike shqiptare të Nishit, të Maqedonisë dhe të Epirit të Jugut.

Evropa ka përgjegjësi historike ndaj kombit shqiptar, pikërisht pse lejoi Perandorinë Osmane dhe vazhduesen e saj Turqinë, që të thithë popullsinë shqiptare nga trojet e veta etnike, në favor të ambicjeve serbo-greke.


SHBA janë i vetmi vend që ka mbajtur një qëndrim konstant në përkrahje të çështjes së drejtë shqiptare, që nga shpallja e pamvarësisë së Shqipërisë e deri më sot. Uillsoni nuk lejoi copëtimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare në Konferencën e Versajës, Kenedi në fillim të viteve &amp;#8217;60 detyroi sovjetikët të tërhiqen nga baza ushtarake e Vlorës, Bushi njoftoi regjimin e Beogradit në fund të viteve &amp;#8217;90 se nuk e njeh sovranitetin e tim mbi Kosovën kur i caktoi vijën e kuqe, Klintoni, më 1999, udhëhoqi koalicionin Perëndimor kundër regjimit të Beogradit i cili synonte zhdukjen fizike ose spastrimin e shqiptarëve nga trojet e tyre siç kishte vepruar që nga 1878 e në vazhdim, ndërsa Bushi J., në vitin 2001 e në vazhdim mbështet kërkesat e drejta të shqiptarëve për barazi me maqedonët në Maqedoni, që pa fallsifikimet statistikore nuk janë shumicë në atë shtet.

Gjendja e popullsive ka përcaktuar dhe ndryshimin e kufinjëve të shteteve. Nëse populli shqiptar i Kosovës, edhe pse në shumicë muhamedane, do të lëkundej sadopak në identitetin e ti kombëtar si shqipëtar dhe do të pranonte shpërnguljen për në Turqi tek &amp;#8220;vëllezërit turqë&amp;#8221;, sot nuk do të kishte një problem ndërkombëtar të Kosovës, të shtruar për zgjidhje. Dhëntë Zoti, që lufta e shqiptarëve trima të Maqedonisë që në shumicën e tyre kishin jetuar e punuar në Perëndim, e aspirojnë që dhe shqiptarët në trojet e tyre në atë ish Republikë Jugosllave të jenë pjesë e Perëndimit, të ketë spastruar mykun mesjetar që ka barazuar fenë me kombësinë dhe që dëmet më të mëdha jua ka sjellë shqiptarëve të kësaj treve.

Pasojat e krimit osmano-turko-serbo-grek, janë rreth 50 mijë km2 troje etnike shqiptare të spastruara dhe 10-12 milion shqiptarë më pak, në hapësirën e tyre etnike, disa mijë vjetë para ardhjes së serbëve dhe turqëve në Ballkan. Kjo provohet me të dhënat statistikore të shtesës natyrore dhe të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, Greqi dhe ish Jugosllavi. Në bazë të këtyre të dhënave shtesa natyrore e popullsisë në gjithë hapësirën ku shqiptarët kanë mbetur pa u shpërngulur si turq, gjatë shekullit të XX-të ka qenë dy deri në pesë herë (veçanërisht pas viteve &amp;#8217;50 të këtij shekulli) më e lartë se sa shtesa natyrore e serbëve, grekëve dhe maqedonasve.

Kështu në bazë të dhënave të Anuarit statistikor të OKB-së të vitit 1990-të, popullsia e Greqisë në vitin 1987 ishte 3.63% më e madhe se në vitin 1980, ndërsa popullsia e Shqipërisë 15.36% më e madhe. Në vitet &amp;#8217;90-2000, shtesa natyrore e popullsisë në Greqi ka qenë 1-2 për mijë, ndërsa në Shqipëri 12-17 për mijë etj. Nga të dhënat e pasqyruara në studimin e profesor Hivzi Islamit &amp;#8220;Kosova-Studim Demografik&amp;#8221; dhe akademik Mark Krasniqit, në tekstin universitar &amp;#8220;Gjeografia ekonomike e Botës&amp;#8221;, në vitin 1957 shtesa natyrore e popullsisë në Kosovë bashkë me serbët ka qenë 27.5 për mijë, në Serbi bashkë me shqiptarët e sanxhakasit 6.8 për mijë ndërsa në Maqedoni shtesa natyrore e shqiptarëve pas viteve &amp;#8217;60, gjithnjë afër 30 për mijë, dhe e maqedonasve deri në 7-8 për mijë. Sipas deklaratës së ish kryeministrit të Kosovës, N. Mustafa, 52% e popullsisë së Kosovës në vitin 1989 kanë qenë nën moshën 19 vjeç (Radio-Prishtina, 18 nëntor 1989).


Pa këtë qëndrim antishqiptar, në radhë të parë të Turqisë dhe të dy vendeve fqinjë Serbisë dhe Greqisë, shqiptarët në fund të shekullit të XX-të, edhe të ndarë me kufij ndërkombëtarë siç janë, do të ishin jo më pak se 15 milion banorë dhe shumicë në rreth 100 mijë km2.
Pa përzënien e shqiptarëve për në Turqi dhe paraqitjen si serbe e greke të një pjese tjetër të popullsisë shqiptare e të tjerëve të cilën bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta asimiluar edhe kombëtarisht, as Greqia dhe as Serbia nuk mund të kishin popullsi 10 milionëshe siç deklarojnë. Megjithëse shqiptarët janë shtuar me ritmet e cituara më lart, në vend që të dhjetë dymbëdhjetëfishoheshin ata janë 5 fishuar, grekët me gjithë emigracionin e madh, në vend që të 4-5 herëfishoheshin, janë 8-9 fishuar ndërsa serbët janë 11 fishuar në krahasim me mesin e shekullit të XIX-të.

Me një analizë gjakftohtë e pa pasionin e muhamedanit, kushdo mund të arrinte në përfundimin, se ekzekutor i krimit ndaj shqiptarëve ka qenë Turqia. Për rrjedhojë ajo është armiku më i madh i shqiptarëve në gjithë historinë e tyre disa mijë vjeçare pellazgo-iliro-shqiptare, ndërsa serbët dhe grekët ndihmësit e saj.

Në analizat T&amp;#8217;uaja për këtë problem ju niseni thjesht nga teza propagandistike dhe me paragjykim,
për shkak se kërkoni të justifikohet asimilimi i shumicës shqiptare në fenë e pushtuesit . Edhe në kohën e diktaturës më të egër komuniste ka ekzistuar një kontradiktë e përhershme midis punonjësve të sektorëve të administratës shtetërore dhe të propagandës.
Punonjësit e propagandës komuniste, sektor në të cilin keni punuar dhe Ju,
prodhimin e përditshëm kishin slloganet, gënjeshtrën, mashtrimin me të pavërtetat. T&amp;#8217;i thoje një punonjësi të propagandës së Partisë së Punës se qyteti i Kukësit ka një numër konstant prej jo më pak se 400 të papunësh, ose qyteti i Vlorës jo më pak se 7000 të papunë ishte herezi. Për të kishte vlerë sllogani &amp;#8220;Partia ka hapur fronte pune për të gjithë. Papunësia është plagë vetëm e shoqërisë borgjeze-revizioniste etj.&amp;#8221; Pa le pastaj t&amp;#8217;i thoje të vërtetë se e ardhura kombëtare për frymë në gjysëm shekulli të sundimit komunist asnjëherë nuk u dyfishua në krahasim me vitin 1950, në një kohë kur diktatori fashist Franko në vitin 1975 në krahasim me vitin 1953 e kishte rritur rreth 20 herë të ardhurën kombëtare për frymë të spanjollëve.


Këtu e ka bazën dhe shqetësimi Juaj për artikullin &amp;#8220;Meritat dhe persekutimi i pakicës katolike në Shqipëri&amp;#8221;, se ju vini nga sektori i propagandës komuniste që ju ka lënë gjurmë të thella nga misioni që mund t&amp;#8217;ju kenë ngarkuar ose marrë vetë përsipër.
Edhe për këtë problem konkret Ju kërkoni që realiteti të kalohet me slloganin &amp;#8220;Në Shqipëri nuk ka konflikte fetare, të gjitha fetë jetojnë në harmoni etj.&amp;#8221;. Por e vërteta është se shkrimi është mbështetur në të dhënat e vjetarit statistikor të RPSSH-së dhe në asnjë hamendje. Ai vjetar, tani nuk është në përdorim të brendshëm prandaj kushdo mund ti ballafaqojë të dhënat. Në bazë të atyre të dhënave të botuara, mbi të cilat është mbështetur shkrimi, pjesa e besimit katolik të kombit shqiptar ka marrë nga ndarja e pasurisë kombëtare gjatë periudhës 1991-2001, deri në një të dhjetën pjesë të pasurisë kombëtare për frymë, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, që e vë atë në pozita të pabarabarta. Ajo nuk është vënë në start të barabartë me pjesën tjetër të popullsisë.

Është i njohur botërisht fakti, se rreth 350 mijë hektarë tokë u hapën me punën e papaguar të gjithë popullit, gjatë rreth 50 vjetëve të sundimit komunist, pra njëlloj dhe me punën e papaguar të pjesës katolike të popullsisë. Në praktikë, kjo popullsi nuk mori pjesë të barabartë të pasurisë. Pamvarësisht se nuk ka patur tokë të punueshme, në territorin ku banon kjo popullsi ndodhen tre hidrocentrale që furnizojnë me rrymë elektrike gjithë vendin dhe të vetëshlyer më së shumti brenda 3 vjetësh nga dita e vënies në funksionim. Megjithatë, kjo popullsi akoma nuk ka kërkuar që të ardhurat nga rryma të merren prej tyre, se ato gryka ku u ngritën digat e hidrocentraleve Zoti i kishte krijuar, aty ku ata banuan në qindra vjet. Me llogjikën T&amp;#8217;uaj hidrocentralet duhet të punojnë për banorët e atyre zonave pamvarësisht nga besimi, ashtu siç ju nda toka pjesës tjetër të popullsisë. Të gjithë me të drejtë kërkojnë të kenë rrymë në mënyrë të pandërprerë dhe bile të mos e paguajnë, ndërsa pasurinë e ndanë pa menduar se në ato zona banon popullsia martire, atdhetare dhe më e persekutuar e kombit shqiptar.

Komunistët miratuan menjëherë ligjet për privatizimin e pronës shtetërore dhe të tokës, në bazë të platformës së vendosur në Katovicë, me qëllim që ithtarët e tyre të përvetësonin pjesën më rentabile të pasurisë kombëtare. Ata për gati 50 vjet kishin komanduar lëvizjet e popullsisë, sipas interesave të tyre dhe pjesën katolike e kishin lënë në formën e rezervateve, në ato zona ku e kishte shtyrë me dhunë, ose nga nuk nuk i kishte lejuar të lëvizte për rreth 500 vjet, pushtuesi otoman. Për të mos lejuar daljen e saj nga ato zona, klika komuniste ndërtoi qytete në terrene me pjerrësi deri 70%, si i ashtuquajturi qyteti i Repsit ose i Fush-Arësit etj., ngriti industri e aktivitete, që në momentin fillestar të vënies në shfrytëzim jo rentabile, vetëm e vetëm për të mbajtur të izoluar e për të mos lejuar lëvizjen e asaj popullsie. Si rrjedhojë e këtij qëndrimi, nëse në periudhën 1945-1990 nga secili rreth i Jugut të vendit si Gramshi, Skrapari etj., ju ishte dhënë leja e banimit dhe sistemuar me strehim falas në Tiranë mbi 3000 familje, nga rrethi i Mirditës administrative që kishte një popullsi të përafërt me këto rrethe ishin lejuar për t&amp;#8217;u vendosur në Tiranë gjatë kësaj periudhe, më pak se 100 familje ose nën 3% në krahasim me popullsinë e atyre rretheve, nga kish dalë klika sunduese komuniste.

Për shkrimin tim të botuar në revistën &amp;#8220;Koha&amp;#8221;, ju shpreheni se: &amp;#8220;...aq të mbrapshtë e ka përmbajtjen shtrembëruese të të vërtetave e realitetit, dhe aq provokues ndaj kompaktësisë kombëtare e ka synimin&amp;#8221;. Ky është një qëndrim plotësisht i pabazë dhe që i shërben objektivit tuaj kryesor për të provuar të paprovueshmen se asimilimi në fenë muhamedane ka qenë shpëtimi i shqiptarëve . Po e përsëris, se të gjitha të dhënat e botuara në atë shkrim, janë marrë nga vjetari statistikor i RPSSH-së dhe evidencat e Institucioneve Qëndrore të vendit. Për këtë ju sugjeroj që t&amp;#8217;i verifikoni këto të dhëna nga ato akte, mbasi mund t&amp;#8217;ju shërbejnë. Për të shuajtur kureshtjen T&amp;#8217;uaj, dhe të lexuesve edhe në këtë shkrim po paraqes disa tregues të tjerë për pjesëmarrjen e kësaj pjese të popullsisë sot në aparatin shtetëror: Nga 293 gjyqtarë të shkallës së parë në të gjithë vendin 12 prej tyre ose 4.09% janë nga pjesa katolike e popullsisë, në gjykatat e apelit nga 52 gjyqtarë vetëm 2 ose 3.85%, ndërsa nga 17 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe 9 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese asnjë nuk është i besimit katolik . Asnjë punonjës i këtij besimi nuk është i punësuar as në aparatet e këtyre institucioneve. Në Qeveri nga 21 ministra vetëm një ministër pa ministri është i besimit katolik dhe jo përfaqësues, po i njëjti person i vetëm dhe në kryesinë e PS-së.
Duke qenë në eufori se Qeveria i mbeti në dorë papritur, kryeministri Ilir Meta përfshiu në Qeverinë e tij dy ministra dinjitozë nga pjesa katolike e popullsisë Preç Zogaj e Zef Preçi. Sapo ai njohu idealizmin, atdhedashurinë, përkushtimin në punë dhe mësoi se ata nuk vihen në shërbim të tij e të klaneve të tij për të rrëmbyer djersën dhe gjakun e gjithë shqiptarëve të derdhur gjatë 50 vjetëve, nëpërmjet privatizimit të sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë i largoi menjëherë nga kabineti.
Meqenëse nuk ka asnjë argument të besueshëm e llogjik për largimin e tyre, edhe pas dy vjetësh vazhdon të hedhë akuza të pabaza kundër tyre. Gjithashtu kryeministri largoi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të KESH-it, Alfred Palokën, njërin ndër më kompetentët e energjitikës shqiptare, për ta zëvendësuar e një mësues anglishteje, pa librezë pune, me qëllim që popullit t&amp;#8217;i tre-katër fishohej koha e qëndrimit pa drita, deri në 12 orë në ditë. Më të errët janë treguesit edhe për sektorët e tjerë. Nga mbi 300 punonjës të të gjitha rangjeve, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në përfaqësitë diplomatike e konsullore, vetëm 5 i përkasin besimit katolik, nga mbi 100 punonjës sa ka aparati i Kuvendit Popullor vetëm një i përket besimit katolik ndërsa në Presidencë nuk ka asnjë punonjës nga popullsia katolike. Përafërsisht kjo gjendje është dhe në sektorët e tjerë. Gjatë 5 vjetëve të qeverisjes së PS-së u asgjësua puna e PD-së për riparimin e këtij diskriminimi gati shekullor, e përfshirjen edhe të kësaj popullsie në të gjitha strukturat shtetërore. Si rezultat, gjatë kësaj periudhe numri i punonjësve të besimit katolik në aparatin shtetëror, në krahasim me periudhën kur Shqipëria qeverisej nga PD, është përgjysmuar. Këta tregues besoj janë të mjaftueshëm. Pjesa e popullsisë që dha më shumë, gjatë gjithë historisë për lirinë e kombit, që për asnjë moment nuk e vuri në dyshim identitetin e saj shqiptar, është sot pjesa më e diskriminuar në të gjitha fushat. Kompaktësia kombëtare, që përmendni Ju, aq e domosdoshme veçanërisht për kombin tonë, nuk mund të vendoset kur njerëzit nuk trajtohen si të barabartë për shkak të besimit.
Popullsia katolike, edhe pa u asimiluar në fenë e pushtuesit, me luftëra të pandërprera i kishte fituar disa të drejta edhe nën Perandorinë Osmane. Për të shmangur pagimin e taksave, popullsia katolike e Mirditës ka pranuar të kryejë shërbimin ushtarak dhe ka patur të paktën tre pashallarë, Bib Dodën, Pashko Vasën, Preng Bib Dodën si dhe ushtarakë të rangjeve të ulta si Kolë Bojaxhiu (babai i Nënë Terezës) etj.
Pa pronë dhe pa pushtet, jo vetëm pjesëtarët e besimit katolik por janë vëllezër dhe ai numër i vogël kinezësh që punojnë në vendin tonë, pasi edhe ata janë bij të Perëndisë si dhe ne.

Në artikullin Tuaj &amp;#8211;Ljupço, Paskal, Moikom... kundër &amp;#8220;Shqipërisë së Madhe&amp;#8221; shkruani se e keqja nuk është tek fakti se unë autori i shkrimit &amp;#8220;Meritat dhe persekutimi i pakicës katolike&amp;#8221; vuan nga kompleksi i persekutimit. &amp;#8220;E keqja është se shkrime si ku janë thellim i një vazhde të rrezikshme nëpër të cilën katolikocentrizmi shqiptar vihet në shërbim të katolikocentrizmit europerëndimor dhe sidomos në shërbim të tezave e politikës antishqiptare të kristosllavizmit ortodoks që po egërsohet gjithnjë e më shumë në Ballkan, ku nacionalizmi fetar ortodoks është faktori më destabilizues&amp;#8221;. Ky qëndrim i qarqeve antishqiptare është krejt i kuptueshëm.
Në qoftë se shqiptarët do të përqafojnë fenë e të parëve të tyre, ata do të pretendonin menjëherë të ktheheshin në gjithë rajonet etnike shqiptare dhe t&amp;#8217;iu ktheheshin gjithë pronat e tyre të rrëmbyera prej serbo-greko-maqedonëve nga Nishi deri në gjirin e Artës.
Prandaj qarqet sllavo-ortodokse në grackën e të cilave keni rënë dhe ju me ose pa dashje, nxisin përçarjen e shqiptarëve, që dhe shqiptarët ortodoksë të cilësohen si grekë për shkakë se nuk janë asimiluar në pikpamje fetare nga pushtuesi otoman dhe megjithëse modest, përsëri kanë patur kontribut mët ë madh se shumica muhamedane në lëvizjen kombëtare shqiptare. [/LIST ] Meqenëse shqiptarët e besimit katolik banojnë në mesin e Shqipërisë dhe nuk kufizohen me popullsi katolike joshqiptare ju keni shpikur termin katolikocentrizëm, për arsye të centralizmit që ka ruajtur Kisha Katolike. Kjo për faktin se pjestarëve të besimit katolik në Shqipëri nuk mund t&amp;#8217;iu thoni, italianë, hungarezë, kroatë etj., sepse besimi i krishterë është mbështetës i secilit komb të veçantë. Ju quani katolikocentrist dhe shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare se ka quajtur tragjedinë më të madhe të shqiptarëve pushtimin osman dhe asimilimin e shqiptarëve në fenë muhamedane dhe se predikon kthim prapa në &amp;#8220;iluminizëm latinist&amp;#8221;. Kadare ka dhe do të ketë mirënjohjen e kombit për këtë trajtim shkencor e objektiv të këtij problemi. Por edhe atij i mbetet akti pagëzimit si i krishterë siç veproi, në të njëjtën moshë Tajar Zavalani dhe Ai, një personalitet i spikatur i kulturës shqiptare. <ul style="list-style-type: disc">[*] Jo përpjekjet T&amp;#8217;uaja për ti bindur shumicën e shqiptarëve, se janë të lumtur meqenëse pas 16 deri 19 shekujsh të ushtrimit të besimit të krishterë janë konvertuar në besimin muhamedan, por ndërgjegjësimi i shqiptarëve se janë kristianët e parë dhe muhamedanët e fundit të planetit, do të prishte përfundimisht planet sllavo-greke-turke kundër shqiptarëve.

Por megjithë dëshirën që mund të kenë individë apo grupe të veçanta, fanatikë ose në shërbim të qarqeve antishqiptare, Shqipëria është e pamundur t&amp;#8217;i bashkangjitet Botës Muhamedane, për shkak të origjinës dhe të kulturë perëndimore dhe për shkak të ekzistencës së tre besimeve në popullsinë e saj.
Libri i shenjtë &amp;#8220;Kurani&amp;#8221; predikohet vetëm në gjuhën arabe dhe në asnjë gjuhë tjetër, që tregon se Ai është shkruajtur për t&amp;#8217;u predikuar nga popuj që e flasin atë gjuhë.
Gjatë historisë së shqiptarëve nën sunduesit osmanë, ka ndodhur dhe procesi i kundërt i asimilimit, kthimi i shqiptarëve përsëri në fenë e të parëve të tyre, në fenë e krishterë. &amp;#8220;Se kisha katolike nuk është në rënie, shkruan Hahn, në veprën e cituar faqe 31, këtë e tregojnë ed
 

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Me thene te verteten une desha t'ju bej nje thirrje gjithe anetareve qe ta bojkotojne kete teme, se na merziti, por kush pashe postimet nga libri i Kastriot Myftarajt, nderrova mendje.

Anton, a ka mundesi te vazhdosh postimet nga libri i Myftarajt? Gjeta vetem 11-33, po deshe, bej hair dhe posto 1-10 dhe 34-fund, ose me jep nje adrese website te sakte qe ta gjej vete.

Shume faleminderit.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga Anton:
[qb] Ore Kastriot,


Ja ta them dhe nje here shqip:

Nuk futem me pseudonime une ne asnje forum.

Sa per faqen www.edsh.org
........... [/qb]
<span style="font-weight: bold">Edhe njehere sa per sqarim te identitetit tend me 100 pseudonime. Ti je lajmeruar tek mua nga AF me pseudonimin Nardi dhe pastaj me emrin Leonard Lleshi. Nje &quot;i njohur&quot; i yti matane oqeanit ma beri te qarte, kur mora kontakt me te, se nen pseudonimin &quot;Nardi&quot; ose Leonard Lleshi fshihesh ti. Nga ana tjeter Albinos deklaron hapur ketu ne forum se ai eshte Nardi, alias pe.illi.sh etj.
Pra meqe e mban vehten edhe per &quot;profesor mathematike&quot; duhet ta dish se kur A=B dhe B=C atehere edhe A=C. Pra edhe njehere: Kur &quot;i njohuri&quot; jot verteton identitetin tend nen pseudonimin &quot;Nardi&quot; dmth Leonard Lleshi dhe nga ana tjeter ti meqe nuk e njef kete fakt deklaron nen pseudonimin Albinos se je &quot;Nardi&quot; atehere perfundimi eshte se ti je i njejti person qe duke perfituar nga mundesia e &quot;Anonimitetit&quot; kujton se ben per budallenj te tjeret. Nje fakt mjaft domethenes eshte edhe fakti se perse ti zgjodhe kete teme per te debatuar dhe jo nje tjeter. Qellimet dhe metodat qe perdor ti si nje MASHTRUES i rendomte, duke kujtuar se keshtu po &quot;tallesh&quot; me te tjeret tregojne se pari per karakterin e dobet tendin dhe se dyti shpjegojne edhe pozicionimin tend. Dhe mjaft me ate &quot;teorine e djathtizmit&quot; se na e peshtirose fare. Mos kujto se nuk te njohin te tjeret se kush je ne te vertete!!!</span>


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

RUHUNI NGA HAM-HAMET E HAM…TËRVE TË TIRANËS


Para gati një viti m'u imponua të shkruaja një replikë të gjatë të titulluar &quot;Hamitërit e Prishtinës në lukuninë e ham…tërve të Tiranës&quot;, ( tri pikat janë vënë në vend të gërmës &quot;U&quot;). Tani duket se po përcaktohet më qartë rrethi i atyre që një vit më parë isha i detyruar t'i emërtoja &quot;ham…tërit e Tiranës&quot;. Në numrin e fundit të gazetës &quot;Rimëkëmbja&quot; për vitin 2001 (25 dhjetor) është botuar shkrimi &quot; Një djallëzor për rikonkuistën shqiptare&quot;, si reagim i parë ndaj një palo libri që ka për autor një shpifës të pacipë, një gënjeshtar pa karar dhe një provokator të pafytyrë me emrin Kastriot Myftraj. Ky njeri ka marrë përsipër rolin e fëlliqur të jetë shpifografi &quot; më i kompletuar&quot; i Abdi Baletës dhe i Hysamedin Ferajt.

Të bëhesh njeri me &quot;biograf&quot; personal është një arritje, të cilës nuk ka rast t'i gëzohet gjithëkush.Edhe më &quot;interesante&quot; bëhet puna kur në vend të biografit të caktojnë ndonjë shpifograf, që përfaqëson grupe e institucione shpifësish. Nga përvoja e deritanishme me shpifografët jam bindur se nuk është ndonjë gjëmë e madhe të kesh disa të tillë, sidomos kur ata janë si puna e këtij Muh-tarajt që trillon, gënjen, shpif, fallsifikon habdallce dhe me një trashësi mendore të vecantë bën edhe libër shpifografie prej 300 faqesh. Me këtë libër shpifografi na e ka hapur rrugën të zbavitemi e tallemi sa të mundemi. Me këtë shpifografi ky njeri na ka ndihmuar të shpëtojmë nga njëfarë përshtypje që na kishte lënë gjatë bashkëupinimit tonë se coc dinte e coc mund të bënte për mbarë. Talljen tonë me marrëzitë e këtij njeriu megalloman, delirant, vulgar po e lëmë për më vonë që ta marrim shtruar e me nge.

Vetëm një gjë po e bëjmë shkurtimisht më me ngut : paralajmërojmë lexuesit që mund të bien në kontakt me palo librin e tij &quot;Nacional-myslimanizmi shqiptar. Baleta &amp; Feraj&quot; të mos shkojnë me mendimin se do të gjejnë në të ndonjë gjë të re, origjinale dhe ndonjë tezë, apo mendim të hajrit për problemet që shqetësojnë shqiptarët. Shpifografi dhe ata që i kanë dhënë ndihmë me materiale shpifëse me origjinë agjenturore dhe me konsulencë shpifarake gazetareske kanë ndjekur vetëm atë rregullin që përmendet shesh &quot;shpif, shpif se dicka mbegtet&quot;. Ata sigurisht e dinë mirë edhe një rregull të dytë të shpifologjisë se &quot; askush nuk do të gënjente po të mos gjinte gënjeshtra myshterinj&quot;.

Dobia më e prekshme e këtij palo libri të shpifologjisë është se ai vërteton sa të drejtë kishte shkrimtari i madh gjerman Gëte kur ka shkruar :&quot; Maskarai natyrisht mbetet maskara dhe një shpirt i vogël dhe nuk do të behët asnjë thërrime më i mirë edhe sikur të jetë përditë në kontakt me madhështinë e mendësive antike&quot;. Këtij vlerësimi të Gëtes nuk i shpëton as shpifografi ynë, sado që hiqet si erudit i madh, si marifetci i rrallë e usta i analizës politike, si spiun që ka penetruar në të gjitha të fshehtat e kësaj bote, si thithës i gjithë njohurive të njerëzimit, si lëcitës i gjithë librave e gazetave që janë botuar qysh nga koha e shkrimit në papiruese. Ende nuk dimë gjë të saktë jetëshkrimore për këtë &quot;gazetar të anonimatit&quot; dhe praktikant në ndërrmarrjen e &quot;spiunatit&quot;.

Prandaj kush të dijë gjë për të është mirë të ndihmojë që ky njeri i errësirës të detyrohet të dalë në dritë me fytyrën e tij të vërtetë dhe të mos livadhsië edhe më tej nën mantelin e &quot;analistit politik&quot; si urithi i poshtërsive, i spiunimit të jetës personale e familjare të njerëzve, të mos paraqitet si dedektiv i pashembullt në historinë e Shqipërisë, kur është vetëm një shpifarak që meriton përbuzje, pështymë në surrat dhe neveritje nga njerëzit me erz e me namuz ( le të gëzohen me të vetëm ata që kanë nevojë për punërat e tij të ndyra në shpifologji e demonologji).

Meqenëse ka 10 vite që përplasemi në polemika të shumta me mjedise politike, fetare, klerikaliste, intelektuale e agjenturore për të mbrojtur vlerat e nacionalizmit shqiptar dhe për të nxjerrë në pah dobinë e madhe të besimit islam në në jetëen kom bëtare të shqiptarëve e ndjejmë për detyrim të rradhës e të dorës s ëparë që palo librin e Myftarajt ta shohium e kundërshtojnë si atentat djallëzor kundër dinjitett e iteresave kombëtare, kundër të vërtetave historike dhe pastaj kundër nderit e dinjitetit të personit tonë.

Prandaj, së pari, paralajmërojmë shqiptarët të mos gëlltisin helmin dhe ndyrësinë që u serviret. E vetmja gjë që shpifografi ka arritur të bëjë në librin e tij, është thurja e një gërsheti me tre gjarpërinjtë helmues të antishqiptarizmit: synimet e tezat politike shoviniste të Greqisë; diversionin katoliko-centrist jezuit dhe revanshizmin fetar të kishës katolike universale; veprimtarinë subversive dhe politikën agjenturore serbe e pansllaviste. Shpifografi, në rrafshin politik është më shumë shërbëtor dhe mercenar i Greqisë, në rrafshin fetar është inkuzitor i rikonkuistës dhe i katolik-centrizmit, ndërsa në rrafshin e metodologjisë agjenturore është zbatues i praktikave udbashe dhe kgb-iste, që në Shqipëri janë rrënjosur me kohë nëpërmjet veprimtarisë gjysmëshekullore të Sigurimit të Shtetit.

Shpifografi në librin e tij shfaqet po aq antishqiptar sa shovinistët më të tërbuar grekë, madje ai ua kalon edhe Dhespotit famëkeq sebastianos dhe Janullatosit kur tenton që punën e grekëve ta bëjë më dorën e shqiptarëve, duke nxitur gegët të fillojnë luftë me armë kundër toskëve, që t'i shtyjnë toskët të kthejnë sytë vetëm nga Greqia për shpëtim. Për këtë qëllim monstuoz, shpifografi, që dyshojmë se vetë është tosk e jo geg, merr pozat e një gege të tërbuar, madje rreket të shkruajë edhe në gegnisht kur nuk është në gjendje të shqiptojë asnjë tingull si gegët dhe ta shpif me të forlurën e tij tipike lokaliste korcare. Shpifografi bëhet më grek se grekët kur tellallis tezat greke se shqiptarët, gegë e toskë, nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e të njëjtës etni apo e të njëjtit komb, por na paskan mbetur edhe sot e kësaj dite dy popullsi të ndryshme përjetësisht armiqësore me njëra-tjetrën. Shpifografi, pra, bën cdo gjë që të mbështesë tezën dhe pretendimet greke se Shqipëria deri në lumin Mat banohet nga helenë të shqiptarizuar në gjuhë e të myslimanizuar në fe, që u dashkan të kthehen në origjinë, në ortodoksë e grekë, dhe territoret e tyre të bashkohen me shtetin grek. Shpifografi vihet në shërbim të demonologjisë katoliko-centriste për të shkatërruar edhe gegninë, dy të tretat e kombit shqiptar, nëpërmjet strategjisë djallëzore të kthimit në fenë e të parëve, të kthimit në origjinë, në gjendjen mesjetare katolike latiniste skënderbegiane. Këtë mercenarizëm antishqiptar katoliko-centrist, shpifografi e ka shpallur qysh në romanin e tij &quot;Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare&quot; botuar në vitin 1998 dhe, sigurisht, e ka rrënjosur në shpirtin e tij qysh kur e dërguan në Itali të specializohej për punë të tilla të mbrapshta. Pra, tërë qëllimi i shpifografit është të nxisë shqiptarët për vëllavrasje, për vetëvrasje kombëtare, kulturore e politike, që të realizojnë ambicjet dhe ëndrrat politiko-fetare grekët, sllavët dhe kisha universale katolike. Kështu, para se të bëhej shpifograf i nacional-myslimanizmit shqiptar, ky zelltar i apostazisë myslimane në Shqipëri, ka dalë nga lëkura e vet që i ishte neveritur, për të hyrë në lëkurën kadaverike të antishqiptarit të tërbuar, klerikut katolik italian Fulvio Kordinjano. Shpifografi ka disa vite që përpëlitet në këtë lëkurë të qelbur kadaverike të antishqiptarizmit, që torturohet nga lufta që bëhet brenda kurmit të tij dhe trurit të tij të prishur midis mbeturinave të shpirtit të vet dhe frymës e shpirtit të Kordinjanons, që kanë hyrë në të dhe, me sa duket, nga i cili nuk e shpëton dot më asnjë proces ekzorcizmi. Shpifografi bën edhe punën e strategjisë antishqiptare të Koshtunicës, që do të spostojë në Shqipëri qendrën e konflikteve ballkanike, duke nxitur sherre e vëllavrasje midis shqiptarëve, për grindje fetare e krahinore, për të vënë në luftë krishterimin me myslimanizmin në Shqipëri, për të shtyrë në betejë toskët e gegët kundër njëri-tjetrit. Shpifografi e ka botuar shpifografinë e tij pikërisht në kohën kur armiqtë e kombit shqiptar përgatisnin shpërndarjen ilegale në Kosovë të traktit me thirrje për Natë Shën Bartolomeu kundër shqiptarëve të besimit islam.

Mesazhi i tërë kësaj demonologjie antishqiptare është fare i thjeshtë: në Gegëri duhet të ketë &quot;nacionalizëm katolik&quot;, në Toskëri &quot;nacionalizëm ortodoks&quot; dhe kjo duhet të arrihet duke demonizuar e shkatërruar &quot;nacionalizmin-mysliman shqiptar&quot;. Pra, në trojet shqiptare përcarja dhe konfliktet fetare duhet të zëvendësojnë edhe unitetin kombëtar. Ja përse rekrutohen e ndërsen mynafikët, shpifësit, provokatorët kundër &quot;përfaqësuesve të nacional-myslimanizmit shqiptar&quot; sic etiketohen ata që mbrojnë pikëpamjen se mylimanizmi i ka ndihmuar shqiptarët t'i shpëtojnë asimilimit sllav e grek nëpërmjet fesë ortodokse, se myslimanizmi është element thelbësor në formimin dhe ruajtjen e fizionomisë kombëtare shqiptare.

Shpifografi ende nuk është më shumë se një nxënës i zellshëm në fushën e shpifologjisë e të demonologjisë, që ka nevojë të llapë kafeneve, zyrave e bodrumeve të pista, të zhgarravisë edhe ndonjë libër me gjepura e gafa të padëgjuara për të dhënë prova se ai është i zoti të bëjë shërbimet për të cilat ka nevojë politika greke, serbe, vatikanase dhe për të ngjitur shkallët e karrierës që sigurohet vetëm me shërbime mercenariste. Të interesuarit për shërbime të tilla qofshin ato mekanizma politikash shtetërore antishqiptare, qofshin shërbime spiunazhi apo agjenturora kombëtare dinë të peshkojnë, të stërvisin, të ndërrojnë e të mbajnë lidhur me zinxhir tipat që u duhen për punë të ndyra. Për të dalluar këta tipa nuk është punë e vështirë, nuk është nevoja të mobilizohen dedektivë ose të përdoren qenë policie për të ndjekur gjurmët se në cfarë skutash hyjnë e dalin, ku i marrin instruksionet e materialet për shpifjet e tyre, në cfarë canakësh lëpijnë e cfarë kazanësh llupin që të mbushin barkun, kush ua ngroh kuletën që të jetojnë edhe pa punë, të botojnë edhe libra. Por, për të pikasur fare lehtë tipa të tillë mjafton një kujdes i zakonshëm përpara se kur veprojnë, cfarë tezash e pikëpamjesh përhapin, cfarë shpifjesh e thashethemesh lëshojnë, kundër kujt shpifin, përse gënjejnë.

Kordinjani italian para 60 vitesh e demaskuan fort klerikët katolikë atdhetarë. Kurse sot, për fat të keq, në rradhët e klerit katolik në Shqipëri duket nuk paska priftërinj atdhetarë si Dom Nikoll Mazreku (pseudonimi Nik Bardha), Dom Ndre Zadeja, që t'ia ndreqin samarin si ia kërkon kurrizi shëmbëlltyrës shqiptare të antishqiptarizmit të Kordinjanos. Për fat të keq, sot klerikët katolikë shqiptarë dhe një numër intelektualësh laikë shqiptarë (midis të cilëve edhe me emra e mbiemra myslimanë) në Kosovë, Shqipëri e diasporë janë bërë kryqëzatarë, rikonkuistatorë, janë imitues të Kordinjanos, zelltarë &quot;të Internacionales së Zezë&quot; e &quot;të Gestapos së kishës&quot;. Për fat të keq, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e ka mbërthyer për gryke gjarpri i ortodoksizmit grek. Për fat të keq, ka dhe shumë rrethana të tjera shqiptare e ndërkombëtare që ulin shumë imunitetin ndaj këtyre sëmundjeve që dëmtojnë shoqërinë e kombin shqiptar në tërësi. Prandaj, merr hov shpifologjia dhe demonologjia kundër &quot;nacional-myslimanizmit shqiptar&quot;, pra kundër themelit kombëtar sic e kemi trashëguar nga zhvillimet shekullore.


9.01.2002 Abdi Baleta


HAM-HAMËT E HAMITËRVE NË LUKUNINË E HAM...TËRVE


Prandaj bëhet edhe më e nevojshme që unë të replikoj që lexuesi të kuptojë me qartësi se si bedeli Fazlia fallsifikon, shpif, ngatërron, heq, shton sipas dëshirave dhe udhëzimeve të atyre që e ndërsejnë. E meqënëse çdo gjë në shkrimin e tij ka kapërcyer në lehje, krahasimin me bashkëveprimin &quot;hark-shigjetë&quot; do ta zëvendësoj me krahasimin me bashkëveprimin &quot;ndërsyes-lehës&quot;. Edhe kur e di që fajin së pari e ka ndërsyesi shkopi nuk mund t'i kursehet as lehësit.

Herodoti, historiani i lashtësisë thoshte se &quot;qeni leh në njeriun që nuk e njeh&quot; (sipas shënimeve të mia këtë thënie e kam kopjuar nga një shkrim i Muhamet Pirrakut në &quot;Bota e Re&quot; numër 13 viti 1990, vazhduese e së cilës hiqet tani &quot;Epoka e Re&quot; por në një vazhdimësi të bastarduar). Hamit Fazlia për mua nuk ka lënë sharje pa përdorur pa më njohur fare.

Në xhunglën e politikës e të gazetarisë shqiptare është e pa mundur të zbatosh këshillën e urtë të shkrimtarit të madh rus Dostojevski: &quot;Në je nisur drejt një caku dhe rrugës zë e ndalesh për të gjuajtur me gurë çdo qen që leh me ty, kurrë s'do t'ia dalësh të arrish cakun&quot;. Në politikën shqiptare qentë lehin e sulmojnë nga çdo anë dhe për të mos i lënë të të çjerrin ndonjë cep duhet ta mbash gjithnjë shkopin gati dhe gurët të mos i lëshosh nga dora. Për ndryshe qenllëku i kundërshtarëve ta zë rrugën krejt.

Porosia e latinëve është &quot;Cave canem&quot; (ruaju nga qentë). Ndërsa mendimtari i madh Sami Frashëri ka lënë këshillën më të çmuar për sot: &quot;Mos jep shkak të flasë kush keq për ty, por mos u mundo t'ua mbyllësh gojën keqdashësve, sepse qeni ashtu sikundër i leh kusarit që i kalon afër, ashtu i leh edhe njeriut të ndershëm&quot;. Hamit Fazliut unë nuk i kam kaluar as përbri shtëpisë, as përmes vathës e të stanit, as afër tufës ku i takonte të ruante e të vrojtonte. Ai ka dalë nga zinxhirët e më ka ndjekur mua deri në Tiranë dhe del në rrugë të madhe e leh kundër meje. Do të thotë se e kanë ndërsyer ata që më njohin dhe nuk më njohin, që më kanë survejuar e përgjuar, që më kanë sulmuar e përgojuar.

Hamit Fazlia në asnjë fjalë nuk është marrë me mendimet e mia, por vetëm lëshon britma, mallkime, sharje, gënjeshtra, dokrra hini, që atij mbase i duken kulmi i mënçurisë dhe i burrërisë sipas zakoneve serbe. Bashkëjetesa me serbët natyrisht mund t'i prishte deri në thelb natyrat e dobëta, qeniet me instikte të deformuara. Në këtë pikë megjithëatë nuk dua të jem shumë i rreptë sepse kam jetuar në kushte të tjera. Prandaj përsëri mendoj se duhet të kemi dhimbje e mëshirë për njeriun e gjakut shqiptar si Hamiti që e ka bërë kaq shumë të vetin huqin serb për t'u krenuar me aftësinë për të rrejtur e shpifur (për ndryshe nga sa thotë Qosici pa ndonjë talent).

Stërvitësit e ndërsyesit duket Hamitit ia kanë ngulitur thellë në tru rregullin &quot;shpif, shpif se diçka do të mbetet nga këto shpifje&quot;. Ndryshe nga kjo mund të formulohet &quot;lih, lih se dikush do të ta vejë veshin&quot;. Dhe Hamiti ka bërë e bën pikërisht atë që e ka shpjeguar mirë Fridrih Engelsi në &quot;Anti During&quot;: &quot;Qeni njeh tek i zoti Perëndinë e vet, megjithëse i zoti mund të jetë maskarai më i madh në botë&quot;.

Pra në atë shfrimim trefazor kundër meje Hamit Fazlia më paraqitet si qënia e romanit &quot;La sauvage&quot;, që shfaq cilësinë e përshkruar nga Herodoti, që të kujton porosinë e latinëve dhe këshillën e Sami Frashërit, dhe të detyron të mbash parasysh formulën e Engelsit. Duke dëgjuar angëllimat e ulërimat e Hamit Fazliut duhet menduar në rradhë të parë për &quot;zoterit e tij&quot; maskarenj.


Kush maskohet prapa surratit të Hamitit?


Së pari britmat e Hamitit na bëjnë të gjejmë zonjën e tij, gazetën &quot;Epoka e Re&quot; e cila ka marrë përsipër që në Kosovë të veprojë edhe si përhapëse e poshtërsive të vjetra dhe e lavirosjeve të politikës, gazetarisë dhe shërbimeve agjenturore në Shqipëri. Para se të shkruajë herë tjetër në &quot;Epoka e Re&quot; Hamiti si mësues letërsie bën mirë të mësojë vjershën e poetit vlonjat Ali Asllani për &quot;Kohën e maskarenjve&quot; sepse &quot;Epoka e Re&quot; sikur atë prirje ka. Në vend që të merret aq shumë me hafijellëk e mynafikllëk mësuesi i letërsisë të mendojë për mësimdhënie ose faqe kulturore në &quot;Epoka e re&quot;. Kanë plot mjeshtra UDB-ja, SHISH për të bërë shkrime si ai i Hamitit. Edhe &quot;Epoka e Re&quot; nëse dëshiron të jetë gazetë dhe jo buletin shërbimesh agjenturore e provokomesh policore ka fusha të tjera veprimtarie përveç çjerrjes së maskave duke shpifur biografira të paqena njerëzish. Kjo punë atje në Kosovë sikur është më me rrezik se në Shqipëri, sepse është një cenzor me emrin Hazelock që e mban gjithnjë të ngritur lart si shpat Demokleu mbi kokat e gazetave ndëshkimin me gjoba. &quot;Epoka e Re&quot; mua personalisht le të më fyeje si të dojë, le të më mbulojë çdo ditë me shpifje nga më të ulta se nuk e gjen gjë e keqe pasi unë kurrë nuk mund të pranoj ndihmën e të huajit Hazelock, as të gjykatësve të huaj në Kosovë. Madje unë kurrë nuk kam dashur t'i drejtohem ndonjë gjykate në Shqipëri për shpifjet e fyerjet, por ua kam kthyer përgjigjen në gazetë.

Në gazetat e Tiranës në fund të shkurtit e fillim të marsit janë botuar shënime e njoftime mbi marrëzitë që ka bërë zotëri Hazelok duke ndëshkuar me gjobë &quot;dërrmuese&quot; gazetën &quot;Bota Sot&quot; dhe gjobë &quot;përkëdhelëse&quot; gazetën &quot;Epoka e Re&quot; kur &quot;shkeljet&quot; që paska gjetur Hazelocku janë të njëjta. Sipas një njoftimi më 22 shkurt 2001 në &quot;Gazeta Shqiptare&quot; të Tiranës Hazelock e ka gjobitur gazetën &quot;Bota Sot&quot; me 45000 marka gjermane, kurse &quot;Epokën e Re&quot; vetëm me 5000 marka gjermane. Arsyetimi i gjobvënësit që unë nuk e di nga cili vend ka ardhur në Kosovë paska qenë tepër i veçantë në aspektin qesharak: &quot; &quot;Bota Sot&quot; gjobitet shumë se është gazetë që siguron fitime të mira dhe është më e përhapura e më ndikuese në Kosovë, kurse &quot;Epoka e re&quot; gjobitet pak sepse nuk i mban shpina pasi i paska të dobëta edhe kacikët financiarë dhe ato politikë, e gazetareske&quot;.

Si redaktor përgjegjës i &quot;Bota Sot&quot; në Tiranë nuk më vjen aspak inat për këtë diferencim absurd që ka bërë ky i huaj që shet tangërllëk në truallin e Kosovës. Ai bën mirë që na mëson se të dobëtit e të pafuqishmit si &quot;Epoka e Re&quot; duhen mëshiruar edhe kur bëhen sherretër.

Në një shkrim të Shefqet Dibranit botuar në një gazetë tjetër të Tiranës lexova se zotëri Hazelocku diferencimin në vënien e gjobës e paska motivuar nga preferencat e tij politike. &quot;Epokën e Re&quot; e ka gjobitur pak sepse &quot;i viktimizuari&quot; i kësaj gazete ishte nga rradhët e LDK-së, kurse &quot;Bota Sot&quot; e ka gjobitur shumë sepse i viktimizuari&quot; prej saj paska qenë nga ai kamp politik ku shërben &quot;Epoka e Re&quot;. Në këtë rast ndryshon puna. Del që zotëri Hazelock gjobat i përdor jo për të bërë terbiet shtypin rebel në Kosovë por për të futur frymën e praktikat e luftës së klasave në shtypin e Kosovës, për të mbajtur një kamp politik kundër tjetrit.


Mercenarizëm i &quot;Epoka e re&quot; kundër &quot;Bota Sot&quot;


Sidoqoftë mësuam në këtë rast se &quot;Epoka e Re&quot; mëshirohet e mbrohet nga ata që i bëjnë luftë të egër &quot;Bota Sot&quot;, se &quot;Epoka e Re&quot; është pa ndikim e pa peshë në Kosovë, se &quot;Epoka e Re&quot; e përdorkan ata që duan të sulmojnë e shkatërrojnë &quot;Bota Sot&quot;. Sipas shkrimit të Shefqet Dibranit edhe Hazelock e paska përdorur &quot;argumentin&quot; e hedhur nga &quot;Koha Ditore&quot;, Veton Surroi e Baton Haxhia se &quot;Bota Sot&quot; nuk qenka gazetë e Kosovës, por gazetë e &quot;importuar&quot; nga Zvicra që del në gjuhën shqipe.

Dimë që kampin e urrejtjes kundër &quot;Bota Sot&quot; në Kosovë e kryeson Rexhep Qosja, i cili u përpoq me gjithë mënyrat ta ndalonte këtë gazetë. Dimë që edhe në Kosovë në ndonjë rajon të kufizuar përdoret &quot;metoda e Arben Xhaferit&quot; për të ngritur fallanga të dhunës kundër &quot;Bota Sot&quot;. Nuk e kemi harruar edhe dëshpërimin e madh të Bernar Kushnerit kur deklaroi &quot;Desha ta mbyll gazetën &quot;Bota Sot&quot; por nuk munda&quot;. Nuk kemi harruar provokimet që kurdisi &quot;Koha Ditore&quot; për të ndikuar në redaksitë e &quot;Bota Sot&quot; që të prishej bashkpunimi me redaksinë e Tiranës, me arsyetimin fëminor e rrugaçëror se nuk duhet lejuar që &quot;shqiptarët e Shqipërisë të ndërhyjnë në punët e brendëshme të Kosovës nëpërmjet &quot;Bota Sot&quot; &quot;. Dimë &quot;teorizimet meskine&quot; që bënë dikur disa gazetarë e intelektualë të Kosovës që pasi kishin kaluar disa vite jete në Tiranë u rikthyen në Prishtinë në saj të fitores së NATO-s dhe filluan t'u binin borive të alarmit se &quot;në Kosovë po shfaqet sindromi i shtypit të Shqipërisë&quot;.

Miq e bashkëpunëtor të gazetës &quot;Rimëkëmbja&quot; nga Gjermania na kanë vënë në dijeni se &quot;intelektualë të Prishtinës&quot; madje që kanë jetuar për vite në Shqipëri shprehin pakënaqsi të thellë se Abdi Baleta me shkrimet e tij &quot;po na bën përçarje kombëtare&quot; etj.

Pra me kohë është e qartë se edhe në Kosovë është krijuar një &quot;front agresiv&quot; që kërkon me çdo kusht të rrënojë &quot;Bota Sot&quot; dhe si epiqëndër të goditjes së vet ka bërë bashkpunimin e &quot;Bota Sot&quot; me redaksinë e Tiranës. Këto goditje bëhen edhe në Tiranë, edhe në diasporë. Për këtë janë shumë të interesuar Beogradi, Athina, shoqëria informative e Zhyljen Roshit në Shqipëri, mjediset politike antikombëtare e jo nacionaliste të Tiranës e Prishtinës. Veç të tjerave kjo është njëra nga arsyet e forta për të cilat unë vihem në shenjestër me shkrime të atilla të ndyra si ai që ka botuar &quot;Epoka e re&quot; me nënshkrimin &quot;Hamit Fazlia&quot;. &quot;Epoka e re&quot; e bën këtë shërbim për arsye të misionit që ka si gazetë provokatore në politikë dhe sigurisht me shpresë se kështu do të mund të të rritë tirazhin e saj. Por kryesore besoj është kryerja e misionit provokues e agjenturor që i është dhënë kësaj gazete.


Kush e përhap &quot;dihatjen e qelbur&quot;?


Sahit A. Bejta me banim në Landau-Isar, Gjermani, shkrimin e tij për artikullin e Hamitit e ka nisur me një konstatim domethënës &quot;Në jetë njeriut i rastis t'i ndodhë diçka krejt e papritur. Kështu ndodhi dhe me mua, që pa pritur të kem pranë në tavolinën e leximit artikullin &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës&quot; &quot;. Autori i këtyre fjaëve nuk thotë se marr si zakonisht gazetën dhe vuri re një shkrim me titull të tillë, sepse si duket këtë gazetë nuk e merr dhe kësaj rradhe e paska gjetur në tryezën e punës. Po kush kujdeset vallë që artikuj të tillë të jenë në tryezat e punës të një numri sa më të madh njerëzish? Para 10 vitesh në Shqipëri kur njeriu me emrin Thanas Mustaqi botoi në Durrës një shkrim si i Hamitit për &quot;paudhësitë e Baletës në OKB&quot; me shpejtësi të madhe ky shkrim u shpërnda në formë trakti poshtë dyerve të shtëpive nëpër qoshet e rrugëve në qytetin e Beratit ku Abdi Baleta bënte fushatën për t'u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike. Para 3 javësh në &quot;Rimëkëmbja &quot; botuam një letër që Ismail Kadare i dërgoi në vitin 1998 Ekrem Bardhës në SHBA me sulme kundër Abdi Baletës. Kjo letër është qarkulluar si duket si trakt nëpër shqiptarët në SHBA, derisa erdhi edhe në Shqipëri. Është metodë e hershme e Sigurimit të Shtetit dhe UDB-së që qarkullonin në këtë mënyrë materialet ndër shqiptarët në emigracion për të ndezur sa më shumë sherre, për të nxitur thashetheme. Kadareja dhe Bardha ende nuk i janë përgjigjur kërkesës së &quot;Rimëkëmbjes&quot; për të sqaruar nëse kjo letër me përmbajtjen shpifëse e fyese për A. Baletën është dërguar e marrë vërtet prej tyre, dhe kush e ka vënë në qarkullim. Por bie në sy se thelbi i letrës së Kadaresë është identik me njërën nga aspektet kryesore të sulmit të gjatë të Hamit Fazliu. &quot;Abdi Baleta fondamentalist islamik, antieuropian dhe antiamerikan i tërbuar dhe i përbetuar, armiku më i rrezikshëm i shqiptarëve sot&quot; Si është e mundur që letra e Kadaresë e vitit 1998 të jetë kaq në unison me përmbajtjen dhe qëllimin e shkrimit të &quot;Epokës së Re&quot; të janarit 2001?! Pastaj si është e mundur që akuza e përfshirë në shkrimin e Hamitit se &quot;Baleta do t'ua japë Shqipërinë e Jugut Greqisë&quot; të përputhet saktësisht ne kohë me një &quot;kombinacion të sofistikuar&quot; që është kurdisur në Tiranë për të &quot;ngritur prova&quot; për një gjë të tillë?

Pra &quot;Epoka e Re&quot; ripërtërin poshtërsira të vjetra, në kohë të reja.


Ideali i &quot;Epokës së Re&quot;- pashtetshmëria e Kosovës


Vetëm tani jam ndaluar për të lexuar diçka nga &quot;Epoka e re&quot;. Jam me fat sepse në datën 25 janar 2001 në faqen e parë të kësaj gazete është botuar edhe shkrimi i botuesit të saj Muhamet Mavraj me titullin &quot;Një falenderim special miqve të &quot;Epokës së Re&quot; me rastin e një vjetorit të gazetës&quot;. Falenderimet Mavraj i nis nga donatorët. Pastaj Mavraj kërkon ndjesë se nuk ka mundur të hedhë në treg aq ekzemplarë sa janë lexuesit e &quot;Epokës së Re&quot; dhe se brenda vitit ka ndërruar 3 seli. Kurse &quot;Rimëkëmbja&quot; në Tiranë , meqënëse është gazetë e orientimit të frymës së kundërt me &quot;Epokën e Re&quot; gjatë 8 viteve të botimit të pandërprerë (përveç kohës së pushimit veror) ende nuk ka mundur të ketë seli. Kuptohet &quot;Rimëkëmbja&quot; nuk ka donatorë të rëndësishëm si &quot;Epoka e re&quot; dhe detyrohet të mbahet kryesisht me të ardhurat nga shitja.

&quot;Këtu (tek &quot;Epoka e re&quot;) nuk punohet për para, këtu punohet me zemër&quot;. Është për ta besuar këtë mburrje perverse sepse me së miri e tregon shkrimi i Hamit Fazliut se çfarë zemre e keqe serbofile e agjenturore qarkullon në gjakun e limfën shpifarake dhe provokuese në faqet e &quot;Epokës së Re&quot;.

Mavraj bën një premtim të madh, madje tepër të madh për kacikët e hollë të &quot;Epokës së Re&quot; që edhe Hazelocku e mëshiron kur e mbulon. Mavraj shkruan &quot;Ne vazhdimisht do t'i zhgënjejmë aventuristët dhe baballarët kombëtarë e ndërkombëtarë të censurës, në të kundërt s'do të jemi &quot;Epoka e Re&quot; &quot;. Duhet besuar se qysh tani e ka zhgënjyer Hazelockun që e ndëshkon me aq dhëmshuri e dashuri. Është e sigurtë se mbi të gjitha do të zhgënjejë lexuesit serioz. Por është e sigurtë se do të zhgënjejë edhe aventuristët e provokimit duke botuar pisllëqe si ato që përmban shkrimi i Hamit Fazliut. Madje vjen një çast që edhe zotëria zhgënjehet nga qëni i tij besnik dhe hyn në veprim shprehja popullore se &quot;kur qenit i vjen ngordhja e akuzojnë se është tërbuar&quot;. Me shkrime si të Hamit Fazlisë &quot;Epoka e Re&quot; vërteton se sëmundja e tërbimit nga mikrobi agjenturor ka përparuar shumë në të qysh në vitin e parë të jetës, ç'ka do të thotë se është &quot;shkaktuar nga trashëgime gjenetike&quot; jo nga ndonjë infeksion i marrë rishtas. Muhamet Mavraj mund të dijë diçka më shumë se analistët e jashtëm se si ka hyrë &quot;trashëgimia e punës agjenturore&quot; në &quot;Epokën e Re&quot; që po specializohet për zanatin e &quot;maskëçjerrjes&quot;. Bombasticiteti i tekstit të Mavrajt i bën tepër të dyshimta përbetimet e tij për &quot;etikë revolucionare&quot; dhe qëllimet e tij për t'i bërë thirrje rinisë së Kosovës drejt të panjohurës. &quot;Duam Kosovë origjinale siç është&quot; klith Mavraj. Pra nuk do Kosovë me shtetshmërinë e saj shqiptare.


Hamiti shkon në gjurmët e provokimeve të mëparshme


Titulli shumë i bujshëm për hafijellëkun gazetaresk &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës&quot; nuk është aspak origjinal i Hamitit dhe nuk përdoret për herë të parë. Tituj gati identik janë shfaqur edhe herë të tjera në gazetat e Shqipërisë dhe të diasporës.

Për t'i treguar lexuesit se nuk kishte mbetur vend që &quot;Epoka e Re&quot; dhe Fazlia të merreshin me ato sulme e shpifje që kanë bërë e me zbulimin e &quot;fytyrës së vërtetë të Abdi Baletës&quot; po radhis disa nga titujt inatçorë, rrugaçorë, fyes e provokues që janë shfaqur nëpër shumë gazeta gjatë një dhjetëvjeçari. Titulli i shkrimit të parë që ka shërbyer si bazë e model për sulmet e mëparshme kanë qenë: &quot;Sensacionet e erës së pluralizmit &quot;Balet&quot; juridik i një ish-diplomati në SHBA&quot;. Ky shkrim u botua në shkurt të vitit 1991 në gazetën &quot;Adriatiku&quot; organ i Komitetit të PPSH në Durrës. Autor ishte Thanas Mustaqi, kushëriri i Kiço Mustaqit, vllaho-grekut që u ngrit në postet më të larta partiake e ushtarake në kohën e pushtetit të Enverit e Ramizit, njeri nga më të egrit në grushtin e shtetit në shkurt të vitit 1991, pastaj emigrant politik në Greqi dhe protagonist i rebelimit grek-labokomunist në Shqipëri në vitin 1997.

Thanas Mustaqi i porositur nga Tirana ndërmorri sulme për të ulur ndikimin e fuqishëm që patën në opinionin publik të Shqipërisë në muajt janar-shkurt emisionet e para debat në televizionin ku unë dhe Rustem Gjata iu kundërvumë një grupi juristësh të prirë nga Luan Omari të cilët mbronin një projekt-kushtetutë të përgatitur nga KQ i PPSH për t'ia imponuar popullit shqiptar si &quot;kushtetutë ramiziane&quot; të periudhës së kalimit nga diktatura në demokracinë pluraliste. Këto debate edhe tani kujtohen nga shumë shqiptarë.

Pas &quot;Adriatikut&quot; të Durrësit hyn në veprim vetë gazeta &quot;Zëri i Popullit&quot; që drejtohej nga Namik Dokle në 22 mars 1991 doli shkrimi me titull &quot;Pelivanllëqet e Abdi Baletës&quot;. Pra disa gjëra që mundohet ti shesë për të reja &quot;Epoka e Re&quot;- gazeta e PS-së në Tiranë i ka nxjerrë në treg 10 vjet më parë. Kjo gazetë ka shkruar pa pushim artikuj me tituj inatçore e fyes. Po përmend vetëm disa: &quot;Fundi i Baletës&quot; 4 tetor 1992; &quot;Unë, Qerim kriptokomunisti&quot; 6 shtator 1992; &quot;Ëndërra mbretërore e Abdi-ull-Allah Baletës&quot; me autor &quot;Xhemaladin Khomein Rumiu&quot; 15 gusht 1993; &quot;Fenomeni Baleta&quot; 28 prill 1995; &quot;Replikat e Baletës krijojnë përshtypjen e një diareje celebrale&quot; shkruar nga Neshat Tozaj 25 gusht 1995; &quot;Avokati i dështuar Baleta&quot; 4 korrik 1997 deri tek &quot;Baleta i pari dhe i fundit antiamerikan në Shqipëri&quot; 12 dhjetor 2000. Me imitim prej majmuni këtë titullin e fundit të &quot;ZP-së&quot; e ka riprodhuar &quot;Epoka e Re&quot; në datën 27 janar 2001 &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës, këtij antiamerikani të madh&quot;. Kështu Hamit Fazlia dhe &quot;Epoka e Re&quot; janë bërë &quot;zepistë të vegjël&quot; dhe hiqen për servilë të mëdhenj të amerikanëve.

Një bijëz e &quot;ZP-së&quot;, gazeta e socialistëve të Tiranës &quot;24 orë&quot; (imitim i gazetës së Sofies &quot;24 çasa&quot;) ka përdorur tituj të tillë &quot;Njeriu i etur për krizë&quot; nr.34 korrik 1992; &quot;Amalgami komunisto-anarkisto-zogist Baleta&quot; nr.46 shtator 1992. Një motërz e &quot;ZP-së&quot; gazeta &quot;Koha Jonë&quot; ka pasur edhe tituj si këto: &quot;Enigmatiku&quot; 21 tetor 1992; &quot;Na paska humbur Baleta&quot; 28 gusht 1992; &quot;Baleta autor i përjetshëm i frymës sunduese&quot; 31 gusht 1993 (autor Azem Hajdari); &quot;Baleta do të ndiqet penalisht&quot; shtator 1993.

Gazeta &quot;Lajmëtari&quot; një &quot;zë i Omonias&quot; në Shkodër më 10 nëntor 1993 botonte shkrimin &quot;Palokomunisti Baleta kundër neokomunistëve&quot;; &quot;Liria&quot; kur u bë vegël e Kurt Kolës ka botuar shkrime të tilla si &quot;Baleta përçarës i madh&quot; 17 maj 1995; &quot;letër nga ferri Abdi Baletës&quot; 24 maj 1995; &quot;Së fundi Baleta hoqi maskën&quot; maj 1995. Pra nuk është i pari Hamit Fazlia që ka lënë Abdi Baletën &quot;pa maskë në fytyrë&quot;.

Edhe më të egër kanë qënë titujt e shfaqur në gazetën &quot;RD&quot; organ i PD-së pasi u shkëputa nga grupi i saj parlamentar. Ja disa tituj: &quot;Baleta pozon djathtistin&quot; 11 shkurt 1994; &quot;Nuk ka hapësirë për Baletat në jetën politike shqiptare&quot; 18 mars 1994; &quot;Nuk luan dot balet në Korçë z.Baleta&quot; 9 maj 1994; &quot;Themelet e karrierës së Baletës janë ngritur mbi moçalin e krimit&quot; 20 prill 1994; &quot;Tri betejat e humbura të Baletës&quot; 20 prill 1994 (autor Azem Hajadari).

Një organ tjetër i PD-së, gazeta e degës së Tiranës &quot;Tribuna Demokratike&quot; më 28 mars 1995 botonte shkrimin &quot;Ndërsa Baleta përçan të djathtën, Alia edhe nga burgu përçan të majtën&quot;.

Gazeta &quot;Alternativa SD&quot; e partisë së Skënder Gjinushit ka patur disa tituj &quot;therës&quot; si &quot;Ekstremet nuk e duan kushtetutën&quot;. &quot;Çiftit Ruçi-Baleta i urojmë jetë të lumtur&quot; 29 shtator 1993. Jetën e lumtur me Ruçin po e kalon Skënder Gjinushi. Në &quot;Alternativa SD&quot; më 16 prill 1994 është botuar shkrimi tejet fyes e shpifës &quot;Edhe kopukët pretendojnë të hiqen si idealistë&quot;. Autori i këtij shkrimi, historiani Luan Malltezi, krushku i Sali Berishës, më sulmonte ashpër për vizitën në Johanesburg tek Mbreti Leka duke sulmuar me gjuhën e Enverit edhe monarkistët. Në vitin 1997 ishte Berisha dhe krushku i tij që kërkonin ndihmën e Lekës dhe sot janë në aleancë me monarkistët. Më 1994 Malltezi lëshonte thirrjen &quot;të mos mashtrohemi nga Baleta për të dytën herë&quot;. Tani përpiqen të na mashtrojnë për të satën herë.

&quot;Kombi&quot; i partisë së Idajet Beqirit ka patur një titull të tillë &quot;Balet komik i Baletës në LANÇ&quot;, kurse &quot;Pasqyra&quot; e sindiktave socialiste &quot;Abdi Baleta me shokë ose Esat Toptanët e rinj të Shqipërisë&quot; 2 prill 1999.

Edhe gazetat e djathta nacionaliste me të cilat kisha bashkëpunuar kur kanë marrë urdhër më kanë sulmuar. &quot;Balli i Kombit&quot; nuk i ka kursyer titujt e shkrimet agresive &quot;Baleta paralajmëron fundin e tij djathtist&quot; 4 maj 1995 (shkruar me pseudonim nga një agjent i Sigurimit i futur në redaksi) &quot;Çmënduria e Abdi Baletës&quot;; &quot;Pak dhe e fundit për komunisto-sigurimsin e palodhur Abdi Baleta&quot; dhjetor 1999. Këtë e thoshte njeriu që kishte pohuar se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit. &quot;A është Baleta Demokrat&quot; 14.9.1993, në gazetën &quot;Flamuri&quot; numër i vetëm që e botoi një ballist i ardhur nga SHBA. Më 5.12.1999 është botuar një deklaratë e Degës së PBK të Shkodrës ku theksohet &quot;BK ka qënë më i sulmuari dhe më i anatemuari nga udhëheqësit komunistë si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Abdi Baleta, Fatos Nano, Sali Berisha&quot;. Tani këta ballistë në aleancë me Berishën bëjnë &quot;Mukjen e dytë&quot; me Ramiz Alinë e Fatos Nanon.

Në shkurt të vitit 1999 në Durrës është venë në qarkullim një numër i vetëm deri tani i gazetës me titull &quot;Na thërret Atdheu&quot; organ i shoqatës &quot;Sulejman Vokshi&quot; vetëm që të botohej shkrimi i Qazim Krekës, nga Kosova, me titull: &quot;Abdi Baleta Don Kishoti i shekullit XX që bluan me mullirin e erës&quot;.

Nuk kanë munguar artikuj të ngjashëm në diasporë. &quot;Çfarë fshihet pas &quot;fenomenit Baleta?&quot; në &quot;Zëri i Kosovës&quot; Zvicër, 22 maj 1997 (autor &quot;Mujë Halili&quot; pseudonimi i Bedri Islamit). Këtij shkrimi i kam dhënë përgjigje me artikullin tim &quot;Zëra kukuvajkash që ndjellin të kaluarën&quot; botuar në &quot;Bota Sot&quot; me vazhdime në prill-maj 1997. &quot;Hija e Ceno begut&quot; në &quot;Zëri i Kosovës&quot; më 27 mars 1997 sulmonte &quot;diplomatin nga Mati&quot;. Më 21 janar 1998 në &quot;Bota Sot&quot; është botur shkrimi i Pal Shtufit nga Prizreni me banim në Zvicër &quot;Abdi Baleta, ai i vërteti&quot; (Redaksia mori pëlqimin tim për ta botuar). Pra është titull gati identik me titullin e shkrimit të Hamit Fazliut &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës&quot;. Ndonëse të dy shkrimet merren me hetimin e fallsifikimin e jetëshkrimit tim, ky i dyti i ka 2-3 shpifje më trashanike që nuk i ka i pari. Pra, është thelluar vetëm një e vërtetë se ndaj meje shpifet pa pushim. Të njëjtën gjë pas shkrimit të Palit bëri Sali Kabashi në &quot;Republikën&quot; e tij shëtitëse nëpër Europë dhe &quot;dum-dumeve&quot; të provokimit politik e gazetaresk. Një spekullim me jetëshkrimin tim e ka bërë edhe Ibrahim Kelmendi në &quot;Bota Sot&quot; me reagimin e datës 22 gusht 2000 nën titullin &quot;Zotëri Baleta, të lutem mjaft më me shpifje e etiketime&quot;. Në një seri shkrimesh kam argumentuar se cili është ai që shpif kundër tjetrit. Në fillim të vitit edhe 2000 njeriu me gramë dhe me emrin Engjëll (Sedaj) u muar me të kaluarën time në një sulm mjaft djallëzor të titulluar &quot;Skriptomania e një maniaku konvertit&quot; botuar në &quot;Bota Sot&quot;. Pastaj nuk mbeti pas Baton Haxhiu që më sulmoi edhe në TV Klan në Tiranë në maj 2000 për të mbështetur kolegun e tij tiranas Blendi Fevziu. Të njëjtat gjëra në mënyrë të përmbledhur i shkroi dhe një gazetare zvicerane në &quot;Tages Ancajger&quot; sipas thashethemeve të disa gazetarëve të Shqipërisë e të Kosovës.

Pra nuk kishte mbetur më vënd që të dilte edhe një biograf i ri për mua në Prekaz të Kosovës mbas gjithë këtyre biografëve vullnetarë që ishin aktivizuar më parë (po i quaj vullnetarë, por në fakt shumë prej tyre janë të rekrutuar e të detyruar). Për më tepër nuk kishte më nevojë për një biograf të ri për të pësëritur palaçollëqet e thashethemet e vjetra. Por me sa duket dikush nga ata specialistët e qendrave të dezinformimit agjenturor kishte arritur të prodhonte 2-3 shpifje &quot;të reja&quot; dhe kjo i hapi rrugë një biografi të ri Hamit Fazliut që t'i shpallte. Hapja e Zyrës së Shqipërisë në Kosovë nën drejtimin e një njeriu si Vladimir Prela, biri i një sigurimsi të vjetër për punën me emigracionin kosovar nëpër botë dhe bashkëpuntori i ngushtë i armikut tim kryesor në diplomacinë shqiptare Sofokli Lazrit, do të çonte patjetër në një intensifikim të sulmeve kundër meje në Kosovë.

Edhe me kaq pak referenca që dhashë për shkrimet e gazetat që më kanë sulmuar del e qartë një përshkallëzim dhe zgjerim i fushatës nga shtypi i majtë deri tek i djathti. Në këtë fushatë janë përfshirë edhe politikanë e gazetarë smirëxhinj e zileqarë nga rradhët e lëvizjes demokratike dhe të intelektualëve qullacë e të frikshëm për t'u ballafaquar me zhvillimet e situatat që ka kaluar Shqipëria.

Sulmet filluan nëpërmjet propagandës gojore në mjediset ku jetoja e punoja qysh në vitin 1990. Në fillim të vitit 1991 hyjnë në veprim gazetat e PPSH-së sipas orientimeve të &quot;ZP-së&quot;. Ishte koha kur Lëvizja Demokratike heterogjene po ndeshej me diktaturën e PPSH-së dhe luftoheshin në mënyrë të veçantë &quot;krahu dhe elementët radikalë&quot; të Lëvizjes Demokratike, sidomos ata që kishin hyrë në politikë pa leje, pa &quot;liçencën&quot; e lëshuar nga Ramiz Alija. Puna e kësaj &quot;liçence&quot; po del sot kur skemën politike shqiptare e mban nën kontroll një &quot;dhjetëshe e madhe&quot; partiake me po ata politikanë që morrën &quot;liçencën&quot; në kohën kur Ramiz Alija nisi punën për &quot;demokratizimin&quot;.

Në vitin 1992 u përfshinë në sulme kundër meje gazetat aleate të PD-së, PSD-së së Skënder Gjinushit dhe PR-së së Sabri Godos. Qëllimi ishte të pengohej radikalizimi i PD-së. Më 1993 u hap një &quot;front i ri&quot; nga shtypi i PD-së, i cili në vitin 1994 u bë sulmuesi më i papërmbajtur kundër A.Baletës. Kjo ndodhi pas largimit tim nga grupi parlamentar i PD-së. Në vitin 1995 këtij &quot;fronti&quot; iu bashkuan gazetat e partive të djathta, të &quot;nacionalizmit historik&quot; të BK e PLL si dhe gazeta e shoqatës së të përndjekurve politikë e kontrolluar nga Kurt Kola. Kështu që praktikisht më mbeti të vihem përballë shumë të tjerëve në këtë luftë politike të egër vetëm nëpërmjet një gazete javore që e krijuam në qershor të vitit 1994 me emrin &quot;E Djathta&quot; (më vonë &quot;E djathta kombëtare&quot; dhe &quot;Rimëkëmbja&quot;).

Në vitin 1997 Shqipëria pësoi katastrofën e shembjes së shtetit. Në gjendjen e jashtëzakonshme mbetëm pa gazeta. Pikërisht në këto momente na u hap dritarja e &quot;Bota Sot&quot; e cila më ftoi për bashkëpunim në fund të shkurtit 1997. Ky bashkëpunim shumë shpejt shkaktoi alarm në kampet kundërshtare dhe politikat e agjenturave të huaja që nisën të reagonin me egërsi e pabesi brenda e jashtë Shqipërisë. Kjo egërsi vazhdon e shtohet. Provë për këtë është edhe shkrimi i Hamit Fazliut në &quot;Epoka e re&quot; në janar të vitit 2001. Por themeli i sulmeve që bën &quot;Epoka e Re&quot; është hedhur qysh në mars të vitit 1997 nga &quot;Zëri i Kosovës&quot; në Zvicër, ka vazhduar me të tjerë, duke përfshirë edhe sulmet e &quot;Republikës&quot; së Sali Kabashit pranë të cilit Sigurimi Shqiptar ngjiti njeriun e vet një ish diplomat të Shqipërisë në Gjenevë, gjirokastritin Kadri Cenko.

Në vitin 1999 fronti u zgjerua më tej sepse pas demaskimit që u i bëmë në &quot;Rimëkëmbja&quot; dhe &quot;Bota Sot&quot; &quot;skemës Pollo&quot; të &quot;planit Simitis&quot; për të larguar Berishën nga kreu i PD-së u organizua fushatë në SHBA nga emigrantë shqiptarë që ngrohen e flladiten nën hijen e lobit grek. Polemikat me bashkëpunëtorët e Ekrem Bardhës janë të freskëta besoj në kujtesën e lexuesve të &quot;Bota Sot&quot;. Në vitin 2000 u bëra objekt i sulmeve të egra nga një rrymë e klerikalizmit katolik në Shqipëri që u mbështet nga fanatikët katolikë në Kosovë e diasporë. Krahas kësaj në Kosovë u bënë hapa për të ndezur sherr brenda redaksive të ndryshme të &quot;Bota Sot&quot;. Ndërsa tani është fushata e viti 2001 që e nisi &quot;Epoka e Re&quot; me shkrimin Hamit Fazliut, e cila është në rradhë të parë hakmarrje primitive për rolin që luaj unë në &quot;Bota Sot&quot; dhe orvajtje e dëshpëruar për të pakësuar ndikimin që kanë patur në opinionin publik në Kosovë shkrimet e mia të botuara në &quot;Bota Sot&quot;.

Hamiti shkrimin e ka filluar në mënyrën më demaskuese të qëllimeve të veta e të ustallarëve të tij: &quot;Ka tre-katër vjet që lexuesit shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e diasporë kanë dëgjuar për Abdi Baletën , gazetarin që shkruan artikuj në &quot;Bota Sot&quot; dhe njëkohësisht është njëri prej redaktorëve të kësaj gazete&quot;. Ja pra nga buron mllefi i &quot;Epokës së Re&quot; e cila i quan punë që pret ngjarjet në Preshevë, në Mitrovicë, në Tanushë e kudo, dhe shpall se duhet të merret me çjerrjen e maskave të njerëzve si Abdi Baleta.

Injoranca e ka penguar Hamitin të dijë se në &quot;Bota Sot&quot; shkruaj prej 4 vitesh të plota, kurse opinioni publik në Shqipëri, Kosovë e Diasporë ka 10 vite që i ndjek me interes shkrimet e mia, të shumta, të gjata, replikuese, polemizuese, të çiltra deri në ashpërsi. Hamiti dhe kacagjelët e &quot;Epokës së Re&quot; le të hapin koleksionin e &quot;Zërit të Rinisë&quot; Prishtinë, se do të gjejnë qysh në shkurt 1991 intervistën time dhënë zotërinjve Blerim Shala e Bajrush Morina, pastaj të kontrollojnë koleksionet vit pas viti të &quot;Zërit&quot;; &quot;Bujkut&quot;; &quot;Rilindjes&quot;; &quot;Shkëndisë&quot;; &quot;Diturisë Islame&quot;; &quot;Kombit&quot;; &quot;Gazeta Shqiptare&quot; (e Prishtinës) e të shohin sa shkrime të miat janë botuar; të kontrollojnë &quot;Hëna e Re&quot;; &quot;Flaka e vllaznimit&quot; (në Shkup, viti 1992) &quot;Demokracia Autentike&quot; e &quot;Repiblika&quot; (në Lubjanë, viti 1991) e organe të tjera në diasporë. Të mos merren me gazetat e Shqipërisë se ato janë të shumta, as me intervistat e dhëna në radio-televizione shqiptare e të huaja nga Tirana në SHBA, Iran, Emiratet Arabe, Izrael, Australi, Francë, Suedi, Itali, Turqi, Greqi etj, etj. Dhe në çdo intervistë e në çdo shkrim do të gjejnë &quot;nacionalizmin ekstrem të Baletës&quot;. Le t'i marrin këto qëndrime nacionaliste ekstremiste të mia para shqiptarëve e të huajve, t'i analizojnë, t'i kritikojnë e t'i dërmojnë në &quot;Epokën e Re&quot; pa nacionalizëm. Më mirë le të bëjnë këtë se të merren me gërmime e trillime për biografinë time.

Hamiti dhe &quot;Epoka e Re&quot; nuk kanë guxim të thonë se nuk është aq shumë biografia ime që i shqetëson, por fakti që tani pas dominimit të hapësirës informative në Kosovë nga &quot;Bota Sot&quot; i sëkëlldiska shumë puna ime politikat e agjenturat e huaja që e duan Kosovën nën Serbi, politikanët e agjenturat shqiptare në shërbim të të huajve që nuk duan t'u thuhen të vërtetat lakuriq shqiptarëve.

Është edhe më keq kur tregohesh teveqel dhe pohon vetë se vepron si bedel. Hamit Fazlia gati çdo paragraf të shpifjeve e fyerjeve të tij e nis me fjalë të tilla:&quot;...thonë të njohurit e tij (A.Baletës)...&quot;; &quot;...shkruhet në gazetat e Tiranës....&quot;; &quot;...njohësit e biografisë së tij thonë....&quot;; &quot;...ata që Abdi Baletën e njohin për së afërmi thonë...&quot;; &quot;...gazetarë e diplomatë thonë....&quot; etj. Dhe gjithnjë &quot;flasin&quot;, &quot;thonë&quot;, &quot;tregojnë...njerëz , fantazma, pa identitet, pa emër e mbiemër, shkruajnë gazeta pa emër, pa datë, &quot;rrëfejnë&quot; të afërm që s'dihet ku janë.

Gjithçka Hamiti e heton në hava, e rregjistron në hava pa kohë e vend të caktuar. Gjithçka e lë të mjegullt, misterioze. Kush e gjeti këtë &quot;biograf&quot; timin kaq çapraz në Prekaz?!

Hamiti vet nuk ka parë gjë, nuk ka dëgjuar gjë, nuk ka lexuar nga dokumentat burimore. E megjithatë ai pretendon të jetë biografi im më kompetent me aq sa i kanë mësuar të tjerët atij, me aq sa i kanë venë përpara ustallarët e kombinacioneve agjenturore.

Hamit Fazlia kontribuon vetëm me firmën e tij në fund të një shkrimi që u ka interesuar Vladimir Prelës e Gëzim Podgoricës, gazetarëve që kanë çuar në Kosovë mafiozi italian Karlo Bolino e agjenti francez Zhylien Rosh, agjentëve të SHIK-ut që në Kosovë po veprojnë me &quot;mbulesa&quot; të ndryshme nga kryeredaktorë gazetash deri pensionistë që kanë shkuar të çmallen me vend-lindjen si dhe ustallarëve të agjenturave të huaja.

Hamiti me asnjë rast nuk ka cituar ndonjë relacion apo telegram sekret nga puna ime si diplomat për të vërtetuar të këqijat që më atribuon. Ai në asnjë rast nuk i është referuar ndonjë &quot;relacioni spiunimi&quot; nga unë në dëm të shqiptarëve të diasporës, apo të kolegëve të mi në Shqipëri. Ai madje nuk përmend as ndonjë relacion që mund të ketë bërë spiunazhi i Shqipërisë apo i vëndeve të tjera për &quot;paudhësitë&quot; e mia, as ndonjë artikull konkret të shtypit që të mbështesë sado pak trillimet e tij. Mbi të gjitha Hamiti nuk analizon, nuk sfidon, nuk kundërshton asnjë tezë e mendim timin të shkruar që të provojë ato mbrapshti politike e njerëzore që shpik e shpif për mua. Hamiti sigurisht nuk ka as kokë e as prapanicë për të bërë gjera të tilla përderisa e ka lenë vehten ta përdorin si çirakl ustallarët e pisllëqeve. Por edhe këta ustallarë me përdorimin kaq pa marifet të këtij çiraku më shumë janë përlyer për vete se më kanë njollosur mua.

Ata që ndërsejnë Hamit Fazliun kanë bërë gafë të pariparueshme kur janë orvatur t'i mbushin mëndjen popullit të Kosovës se tani nuk paska mbetur punë tjetër për të bërë vetëm t'u çirret maska njerëzve si Abdi Baleta dhe të luftohen me tërbim për t'i shkatërruar gazetat si &quot;Bota Sot&quot;.

Janë treguar pa tru fare &quot;Epoka e Re&quot; dhe Hamit Fazlia kur kanë shkruar &quot;Vetëm pas gjithë këtyre punëve që kishim ka ardhur momenti t'u heqim të gjitha maskat&quot;. Kjo dëshmon se tani kur lufta për pavarësinë e Kosovës ka hyrë në fazë delikate, kur situata tensionohet në trojet e tjera etnike shqiptare, kur fronti sllav i armiqësisë tradicionale kundër shqiptarëve pa kompaktësohet në Beograd, Podgoricë, Shkup, Sofie e Athinë, në kohën kur diplomacia europiane po përkëdhel Serbinë, &quot;Epoka e Re&quot; shpall si mision të saj luftën kundër nacionalizmit të &quot;Bota Sot&quot; dhe një fushatë denigrimi shpifjesh e provokimesh kundër nacionalistëve shqiptarë. Ky duket është misioni kryesor i Zyrës së Shqipërisë në Prishtinë dhe i Vladimir Prelës dhe Gëzim Podgoricës, dy zelltarëve të propagandës socialiste-nanoiste në Shqipëri.

E vlen t'i bëhen &quot;Epokës së Re&quot; disa pyetje të vogla: &quot;Pse pas çlirimit të Kosovës nga Serbia preokupimi më i mprehtë e më i ngutshëm për ju qënka bërë çjerrja e maskës së A.Baletës? Pse pas Millosheviçit njeriu më i urryer për ju paska qenë e mbetet Abdi Baleta dhe jo Koshtunica? Për çfarë arsyesh shkrimet e Abdi Baletës në &quot;Bota Sot&quot; qënkan për ju më tërbimndjellëse se bezja e kuqe për demat e Spanjës?

E si duhet ta vlerësojmë këtë Hamit që duket s'di të jetë as mynafik e hipokrit? Nuk na mbetet rrugë tjetër veçse ta gjykojmë e cilësojmë sipas mendimit të filozofit të lashtësisë, Platonit &quot;I marri njihet nga dy shenja: flet shumë për gjera që janë të paditura për të dhe shpreh mendime për gjëra që nuk e pyet kush.&quot; (shih &quot;Rilindja&quot; dt 31. 1. 1996). Është e vërtetë se nga ata që kanë shkruar shpifje e fyerje për mua deri tani Hamiti është në vendin e parë për gjatësinë e shkrimit, pra ka rrejtë e përrallis më shumë se gjithkush për gjëra që vetë nuk i ka ditur. Është po aq e vërtetë se askush nuk ka patur arsye të shkojë e të pyesë Hamitin se cila është fytyra e vërtetë e Abdi Baletës, sepse shumë të tjerë kanë afirmuar veten si specialistë të kësaj pune. Hamitin nuk e ka pyetur kush, por e ka urdhëruar dikush që të flasë aq shumë për gjera që nuk i ka ditur. Hamiti është ashtu si thoshte Platoni.

Hamiti ka vënë nënshkrimin mbi një material të nxjerrë nga e njëjta dosje e zezë e shërbimeve sekrete agjenturore që bredh gazetë më gazetë, shpifës më shpifës, profesionistë e diletantë për 10 vite me radhë qysh kur u vu në dispozicion për herë të parë Thanas Mustaqit në Durrës e deri tek &quot;Epoka e Re&quot; e Hamit Fazlisë në Prishtinë tani.

Vetëm shërbimet agjenturore janë kaq këmbëngulëse dhe kaq të paturpshme në gjurmimin dhe shtrembërimin e fakteve nga jeta familjare, apo e përditshme e njeriut, sa t'i hidhnin ato në qarkullim me shkrim ose thashethem pa pushim, edhe pasi kanë diskutuar vajtueshëm.

Tani në Kosovë nëpërmjet Hamitit dhe &quot;Epokës së Re&quot; këto shërbime e kanë shtuar dozën e helmit, duke sajuar dhjetra shpifje monstruoze të reja, meqenëse me të vjetrat nuk arritën gjë deri më sot as në Shqipëri, as në diasporë.

Unë ka kohë që jam i vetëdijësuar se lufta me poshtërsinë është e gjatë, cfilitëse, më e gjatë, më bezdisëse se një betejë me armë. Dhe ne jetojmë në kohën e poshtërsive, ose në &quot;botën e maskarenjëve&quot; siç e ka përshkruar në një poezi të shkëlqyer poeti Ali Asllani nga Vlora. Si &quot;profesor&quot; letërsie Hamit Fazlia duhet ta studjojë mirë këtë poezi se ashtu mund të mësojë se si po jeton ......... në &quot;botën e maskarenjëve&quot;, madje si po kontribuon për t'ia vënë këtë vulë kohës në të cilën po jetojmë. Unë shpesh herë pasi kam përfunduar një replikë e kam paralajmëruar lexuesin, se po ato gjëra që i kisha demaskuar, po ato gatues nga errësira do t'i vinin sërisht në qarkullim duke gjetur bedelë a mercenarë të rinj, duke përdorur organe të tjera shtypi. Dhe ja në janar të vitit 2001 më sulmon me të njëjtat mënyra, shpifje, fyerje njeriu me emrin e padëgjuar Hamit Fazlia nga Prekazi i Kosovës, nëpërmjet gazetës &quot;Epoka e Re&quot; që mezi ia kisha mësuar emrin, ashtu siç më sulmonin një vit më parë tij të tjerë, dy vite para tij disa të tjerë, vite të tjera para këtyre edhe ca të tjerë e kështu me radhë.

Edhe tani jam i bindur se pa mbaruar ende replikën time me Hamit Fazlinë, mercenarin më të fundit të agjenturave dezinformuese, do të më imponohet një replikë e re për të njëjtat çështje. Jam plotësisht i bindur se qysh tani një tjetër Hamit Fazli është gjendur që të vendosë nënshkrimin e vet poshtë një teksti që do t'i servirin ustallarët, duke lejuar ose jo ndonjë redaktim për &quot;origjinalitet&quot;. Jam i sigurtë se qysh tani është caktuar &quot;Epoka e Re&quot; ose ndonjë organ tjetër shtypi me të cilin nuk kam patur të bëjë kurrë që të vejë në dispozicion faqet e veta për zhgarravinat e hamitërve të rinj.

Për mua kjo gjë është bërë rutinë të sulmohem e të kundërgjigjem në shtyp, sikurse është bërë pjesë e luftës sime politike shumëvjeçare të reagoj ndaj qëndrimeve dhe tezave politike të të tjerëve që më duken të shtrembëra e të rrezikshme për çështjen kombëtare shqiptare. Çdo njeri ka fatin e tij të cilit nuk i ikën dot sado të përpiqet të fshihet drejt fatit. Dhe fati i njeriut nuk është gjë tjetër veçse ashtu siç është shprehur një filozof &quot;Fati i njeriut është në karakterin e tij”.

Ishte karakteri im dhe jo ndonjë shpresë për përfitim që më shtynë të bëhesha pjesëtar i lëvizjes demokratike, madje të angazhohesha në momentet dhe episodet më të rrezikëshme të ballfaqimit me diktaturën komuniste, kur shumë të tjerë që rrihnin ose rrahin gjoksin ishin nën mbrojtjen e Sigurimit të Shtetit, me kontakte me Ramiz Alinë, ose fshiheshin e bënin kompromise kur ne &quot;radikalët&quot; sulmoheshim egërsisht. Ata që duan të kuptojnë ç'ka ndodhur në Shqipëri le të bëjnë një vëzhgim se sa nga specialistët e diplomacisë e të jurisprudencës kaluan në anën e lëvizjes demokratike, sa nga drejtuesit e PD-së në qëndër e në rrethe sot janë me socialistët për të kuptuar kush ishin të përkushtuarit, të përfshihesh me vullnetin e vet e të rrezikuarit në ndeshjen me diktaturën edhe kush ishin të deleguarit, të mbrojturit dhe të mbështeturit në lëvizjen demokratike nga &quot;diktatura në reformim&quot;

Këto nuk i shkruaj për Hamitin dhe kacagjelat e &quot;Epokës së re&quot; se ata nuk janë të aftë të kuptojnë gjëra të tilla. Atyre unë vetëm dua t'u kujtoj një mësim morali që vjen nga Shën Gjon Krizostomi se &quot;askush nuk mund ta dëmtojë dikënd tjetër, i cili nuk ia ka bërë të keqen vehtes&quot;. Unë kam qenë dhe do të mbetem konseguent intrasigjent në qëndrimet e shkrimet e mia politike sepse asnjëherë nuk ia kam bërë të keqen vetes dhe prandaj të tjerët nuk e kanë patur të lehtë të më bëjnë mua të këqija më të mëdha se fushatat denigruese e fyese pa mbarim. Po të kishin kuptuar pak gjë nga kjo mbase bedel Hamiti dhe kacagjel kryeredaktori i &quot;Epokes së re&quot; nuk do të ishin vënë me aq zell si në shërbim të shërbimeve sekrete, mbase nuk do t'ia vinin shumë veshin edhe Vladimir Prelës apo Gëzim Podgoricës. I përmend këto që bedeli e kacagjeli në &quot;Epokën e Re&quot; të arrijnë të kuptojnë diçka se fytyrën time të pastër nuk e çjerrin dot thonjtë e tyre të pisët, se ata nuk mund të heqin maskën atje kur ka fytyra njerëzore të pastra.

Për bedel Hamitin dhe kacagjel Muhametin (Mavraj) që më duket përjetojnë ende procesin e metamorfozës së fytyrave të tyre, po citoj diçka të bukur nga Albert Shvajcer (marrë nga revista satirike &quot;Hosteni&quot; Tiranë 12.6.1990): &quot;Në moshën 20 vjeç çdo njeri ka fytyrën që i ka dhënë zoti. Në moshën 40 vjeç ka fytyrën që i ka dhënë jeta. Në moshën 60 vjeç fytyrën që meriton&quot; Maskat u duhen hequr atyre që ende nuk kanë arritur të dalin në publik me fytyrën që meritojnë, të ndërtuar pas fytyrës që u ka dhënë jeta. Unë në moshën 40 vjeç kam qenë diplomat, pra kam pasur atë fytyrë që tani pas 20 vjetësh përpiqen të ma mohojnë dhe përçudnojnë disa të &quot;Epokës së re&quot; që ende më duket se janë pafytyrë. Fytyrën që e meritoj e kam tani dhe e kam krijuar e mbrojtur vetë, ma njohin e respektojnë aq shumë njërëz sa të pafytyrëve të &quot;Epokës së re&quot; nuk mund t'iu shkojë ndër mënd.

Para disa vitesh në Tiranë dilte një gazetë me emrin &quot;Modeste&quot; (e tillë mbeti deri në mbylljen e saj). Një intervistë që i dhashë unë si ndihmesë për një gazetë të re e botoi duke i vënë si titull përgjigjen time për pyetjen &quot;Cili është shkaku i sulmeve ndaj jush&quot; Përgjigja ishte &quot;Shkaku i sulmeve ndaj meje është besnikëria ime ndaj vetvetes&quot;. Për këtë fytyrë timen më kanë sulmuar edhe kur isha nën 40 vjeç. Për këtë më ndërprenë karrierën diplomatike ku kisha ende shumë mundësi për të dhënë. Për këtë më kanë luftuar edhe në vitet e demokracisë sa kundërshtarët aq edhe bashkëpunëtorët. Pra, fytyrën që kam sot dhe që e meritoj nuk e kam ndërruar ndonjëherë sikurse kanë marrë përsipër të provojnë të pafytyrët e &quot;Epokës së re&quot;. Natyrisht jam kënaqur kur librin &quot;Shënimet e presidentit Jelcin&quot; (botim shqip Tiranë 1998) kam ndeshur mendimin e ish-presidentit të Rusisë se ai në veprimtarinë e vet politike i ka dhënë shumë rëndësi parimit për të mbetur besnik i vet-vetes. Këtë nuk mund ta kuptojnë, madje e urrejnë si parim, ata që politikën e quajnë kurvëri, ata shqiptarë që politikën e quajnë lavirosje para të huajve. Le t'u shtojmë atyre që u thamë pak më lart për fytyrën e njeriut edhe një thënie të fortë nga Mark Tuen (Hamiti si &quot;profesor letërsie&quot; duhet të dijë t'i vlerësojë këto): &quot;Fytyrën e njeriut e njeh ditën, ndërsa karakterin në errësisë&quot;. Unë kurrë nuk kam vepruar nga errësira, por jam ekspozuar ku ka qënë drita më e fuqishme, ndryshe nga disa intelektualë të Prishtinës që tregohen shumë të zot për biseda qortuese pranë tryezave të kafeneve nën dritën e ndonjë qiriu apo llampe të zbehtë dhe nuk dalin në rrugën që ndriçon debati i hapur. Njerëzit që veprojnë nga errësira nuk më trembin dot mua me errësirën e tyre. Duke kërkuar të zbulojnë &quot;Fytyrën e vërtetë të Abdi Baletës&quot; kur kjo fytyrë është e ndriçuar nga gjitha anët edhe prej dritës normale edhe prej projektorëve të shpifjeve pa mbarim, bedel Hamiti e soji i tij nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë zhytur në errësirën që na zbulon karakterin e tyre.

Unë e pohoj dhe e pranoj me kënaqësi e krenari që për shumë politikanë, gazetarë, qytetarë që njohin vetëm &quot;kultin e kompromisit dhe të allishverishit në politikë&quot; jam tip i vështirë i papranueshëm. E pohoj me kënaqësi e krenari se jam i pasionuar pas karakterit polemizues e replikues të njeriut të politikës dhe nuk pëlqej konformizmin, oportunizmin në politikë, servilizmin në shoqëri, kompleksin e inferioritetit në ballafaqim, sidomos me të huajt e sidomos kompromisin e pragmatizmin në dëm të të vërtetës dhe të drejtës.

Si çdo njeri në këtë &quot;botë gënjeshtare&quot;, edhe unë duhet të kem ambicjen time, mënyrën time për të kënaqur ambicjet e mia, të zgjedh atë rrugë që mund të më japë rezultatin që dëshiroj. Unë do të isha më i lumtur të mendoj që edhe për mua të shkruhej siç ka shkruar Boris Jelcini për Atanasjevin se &quot;ai mbeti opozitar i përjetshëm, për ç'ka ushqej ndaj tij respekt të veçantë. Ai nuk do t'i përshtatej dot asnjë pushteti. Njerëz të tillë janë shumë të nevojshëm, veçse jo në qeveri, por diku mënjanë, &quot;majë kodrës&quot; prej nga gjithçka duket më mirë&quot;. (Shënimet e presidentit Jelcin, fq.205).

Berisha e shumë të tjerë janë munduar mjaft këtu në Shqipëri të më mbajnë jo vetëm larg pushtetit, por edhe larg politikës, por fatkeqësisht jo sipas arsyes që jep Jelcin, por as për shkak të xhelozisë personale, ose për të fituar dashamirësi ndaj të huajve, e sidomos ndaj grekëve. Unë edhe në pozitën që jam në politikën e Shqipërisë, të cilën disa e quajnë &quot;pozitë komuniste&quot; (ndonëse nuk është edhe aq, se po të ishte do ta zinin shumë të tjerë) ndjehem më i kënaqur dhe më i dobishëm se të kesh patur karierë të vrullshme e të bujshme si shumë politikanë të tjerë që u katapultuan nga politikat e huaja në majat e pushtetit dhe bëhen gati të frikshëm pasi t'i katapultojnë politikat e huaja. Por është një dukuri shumë interesante se kundërshtarët e mi politikë nuk bëjnë dot gjumë të rehatshëm edhe pse disa herë më kanë shpallur &quot;të fundosur përfundimisht&quot;, edhe pse unë nuk shpall ambicje për pushtet, nuk u bëhem pjestar në kompromise, nuk u bëhem rival për të fituar favoret e politikanëve e diplomatëve të huaj. Luftën nuk e ndërpresin për shkak se i shqetësojnë shumë shkrimet që bëj dhe intransigjenca politike e refuzimi për të hyrë në ortakërira e kompromise pragmatike.

Pra në Shqipëri politikanët , gazetarët, intelektualët nuk i duan, madje i urrejnë ata njerëz që duan të krijojnë kategorinë e politikanit të respektuar për të cilin flet Jelcin në rastin e Atanasjevit.

Kjo vjen nga që në politikën shqiptare ka shumë më pak se në Rusi ndjeshmëri e gjykim nga këndvështrimi kombëtar. Sulmet si ato që më bën &quot;Epoka e Re&quot; synojnë që të diskreditohet e pengohet çdo përpjekje për të krijuar modelin e politikës e të politikanit me fizionomi më të spikatura vendore, shqiptare.

Prandaj tërbohen shumë ata kur shohin një dështim të tyre, kur unë nuk i nënshtrohem qortimit dashakeq dhe pse përsëritet nga shumë njerëz e gazeta. Prandaj është sajuar përralla &quot;Baleta grindet me të gjithë&quot;, &quot;gërvishet me këdo&quot;, &quot;nuk është tolerant&quot;, &quot;nuk bashkëpunon&quot;. Madje ka edhe njerëz që me dashamirësi thonë &quot;ndrysho pak, mëso ta dredhësh, të bësh dinakëri, sa të forcosh pozitat politike dhe pastaj zbato synimet e tua&quot;. Ata nuk të japin përgjigje kur i pyet: &quot;po të kurvërosh një herë a mund të quhesh më i ndershëm?&quot;, &quot;na mungon kurvërimi apo ndershmëria në politikën shqiptare?&quot;.

Hamit Fazliu dhe &quot;Epoka e Re&quot; në janar të 2001 më kanë sulmuar jo sepse ato poshtërsi që shpikin për mua i kam bërë unë, apo se nuk mund të durojnë të tilla poshtërsi, por sepse unë nuk kam bërë gjëra të tilla dhe kjo pengon ato politika e agjentura të huaja e shqiptare në përpjekjet e tyre për të më mbyllur gojën, për ta kthyer edhe gazetën &quot;Bota Sot&quot; si gazetat e tjera në Kosovë që tentojnë të krijojnë batak informativ e kënetë ku të guakin vetëm bretkockat e të lëvrijnë bullarët.

Prandaj Hamit Fazlia për mua, edhe pse nuk e kam parë kurrë, nuk i kam dëgjuar as emrin deri në fillim të muajit shkurt 2001, është njeri i njohur, sepse njoh prototipin që ai imiton. Hamiti për mua është Thanas Mustaqi, është Braho Dunavati (pseudonim që është përdorur për vite me radhë nga shumë shkrues në &quot;ZP&quot; e që figuron edhe me shkrime kundër meje).

Krams Salembora (edhe ky pseudonim) që më sulmonte si &quot;fondamentalist islamik&quot; si ajatollah nga Irani, po në &quot;ZP&quot; në vitin 1992. Hamit Fazlia nuk është askush tjetër veçse Xhemal Lamçellari e Xhemali Hasa, dy juristë nga Durrësi që para shumë vitesh ishin ngarkuar të më sulmonin e gjurmonin materiale kompromentuese për mua. Për këtë interesohej vetë kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe, Kleanthi Koçi që më vonë u vra në një atentat në Tiranë. Hamit Fazliu është edhe Musa Ulqini (Dobrovoda) njëri nga gazetarët e &quot;ZP&quot; që kishte për detyrë të përgënjeshtronte shkrimet e mia mbi grushtin e shtetit të shkurtit 1991.

Hamit Fazliu është Haxhi Lleshi, që në shkurt 1991 ngjitej deri në fshatin tim malor të lindjes për të mbledhur njerëzit dhe detyruar 21 vetë të nënshkruanin një letër ku më shpallnin tradhtar të partisë e agjent të imperializmit, pikërisht kur unë isha angazhuar me grevën e urisë të studentëve. Pastaj ai mblodhi punëtorët e Uzinës së ferrokromit në Mat , që të detyronte vëllan tim të deklarohej kundër meje. Por do të dështonte me këtë veprim. Letra e fshatarëve e redaktuar nën diktimin e Haxhi Lleshit u transmetua në TV dhe u botua në &quot;ZP&quot;. Ato trillime që janë përdorur atëhere kundër meje përsëriten tani në &quot;Epoka e re&quot;.

Hamit Fazliu me fytyrën, huqet, arrogancën, injorancën e fanatikut që kryen detyrat e dhëna nga ustallarët ose shpreh mllefin e tij të pakuptimtë më kujton seancat e parlamentit shqiptar më 1991 kur njëfarë Bardhyl Fasko më sulmonte si agjent të imperializmit amerikan siç më quan sot sovjetomadh mësuesi i Prekazit. Më kujton deputetin grekofon Panajot Barka agjent i Sigurimit shqiptar dhe i Asfalisë greke që çirrej e bërtiste kundër meje si armik i madh i Greqisë, prishës i marrëdhënieve shqiptaro- greke. Kurse tani ka dalë një Panajot Barka në Prekaz, që sulmet i kthen në një kahje tjetër por me të njëjtin qëllim. Përrallis se Abdi baleta dashka t'ia shesë Shqipërinë e Jugut Greqisë.

E kam parë Hamit Fazliun edhe në gusht të vitit 1994 në ekranin e televizionit shqiptar kur ishte kthyer në gazetarin Reis Çiço dhe kishte vajtur në banesën e Azem Hajdarit për të montuar akuzën se &quot;Abdi Baleta ka mbaruar shkollën e KGB-së në ish Bashkimin Sovjetik&quot;. Kështu bëhej atëhere duke shpallur Institutin e mirënjohur të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Rusi, ku unë studjova vetëm 2 vjet nga 6 që zgjasnin studimet (vitet 1959-61) si &quot;shkolla të KGB-së&quot;. Tani mësuesi i Prekazit me shumë kompetencë në punët e spiunazheve u thotë lexuesve të &quot;Epokës së Re&quot; se unë qënkam agjent i KGB-së.

Hamit Fazliu është Nikoll Lesi, i cili qysh në vitin 1992 më ka portretizuar si &quot;përçarës i diasporës shqiptare në SHBA&quot; akuzë që e kanë përdorur edhe drejtues e propogandistë të PSD-së së Skënder Gjinushit dhe të PD-së së Berishës. Hamit Fazliu është edhe Aleksandër Frangaj që me portretizonte si &quot;më komunistin&quot; në Shqipëri. Është edhe Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, e plot gazetarë të tjerë provokues si ata, që botonin në gazetat që drejtonin d
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KUNDËRSHPIFOGRAFI


Botimi në dhjetor 2001 “Shpifografisë” sime dhe asaj të Hysamedin Ferajt në palo-librin e titulluar “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta &amp; Feraj” me autor shpifografin Kastriot (Ndrio) Myftaraj, është prova më e mirë se kam qenë i saktë në vlerësim dhe bërë një gjetje gazetareske shumë të goditur kur përdota titullin “Hamitërit e Prishtinës në lakun e hamutërve të Tiranës” për replikën time me artikull shpifës e fyes të botuar me nënshkrimin e Hamit Fazlliut në “Epoka e Re”, në Prishtinë, në janar të vitit 2001. Përgjigja që u kam dhënë atëherë lehjeve të Hamitit në Prishtinë tani pas një viti shërbyen edhe më shumë duke i botuar në “Rimëkëmbja” për të reguar si veprojnë “hamutërit e Tiranës”. Besoj se ata që e kanë lexuar pa paragjykim buçpapist e katolikocentrist palo-librin e Kastriot shpifografit (alias Ndrio Myftaraj) dhe replikën time me “Hamitërit e Prishtinës” do të kenë vënë re se replika ime para një viti ka qenë shumë parashikuese dhe ka qenë një paradhënie e mirë për “hamutërit e Tiranës” që tani zhurmojnë në palo-librin e shpifografit tim Kastriot (Ndrio) Myftaraj.

Por, ka ende shumë gjëra që duhet t’ia bëjmë të njohura lexuesit si në rrafshin e demaskimit të shpifologjisë si veprimtari e shëmtuar njerëzore, ashtu dhe në rrafshin e shpifografisë konkrete që përmban palo-libri, i cili më saktë duhej titulluar “Shpifografia e Baletës &amp; Ferajt”.

Shpifografia dhe shpifologjia janë zanate po aq të vjetra dhe të pështira sa kurvëria. Në lashtësi pronë xxxxxxxx ishin edhe shpifësit, madje siç dëshmojnë librat edhe shpifografët. Edhe tani, krahas përhapjes së protitucionit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, vërejmë “lulëzimin” e një prostitucioni tjetër, prostitucionit në politikë, në gazetari, në thashethemnajë. Lëxoni palo-librin e Kastriot Shpifografit dhe do të bindeni.

Për shpifologjinë e shpifografinë për racën më të ndyrë njerëzore, shpifësit e mynafikët qysh nga xxxxxx na kanë ardhur dëshmi paralajmëruese nga mendjet nga më të ndriturat e njerëzimit. Homeri thoshte: “E urrej si portat e Ferrit atë që duke iu dorëzuar mjerimit përhap gënjeshtra” (Revista italiane “Specchio” datë 10 shtator 1999). “Ndër gjërat më të shëmtuara në botë shtë gjuha që shpif” thoshte Seneka (“Rilindja” 29 shkurt 1993, fq.2). Kur përshkruan “Ishullin e Mëkatarëve” mjeshtri i famshëm i sarkazmës, Lukiani, disa shekuj pas Homerit shkruan: “Shoqëruesit tanë na tregonin për jetën e çdonjërit prej atyre fatzinjve, si dhe për fajet që po lanin. Ndëshkimet më të lemerisshme i kishin ata që kishin gënjyer për së gjalli dhe që kishin shkruar gënjeshtra; ndërmjet këtyre fajtorëve ishin Ktesi dhe Knida, Herodoti dhe shumë të tjerë. Kur pashë ata, unë u mbusha plot me shpresë për të ardhmne, sepse e dija që nuk kisha gënjyer” (“Vepra të zgjedhura”, Tiranë 1979, fq. 447).

Akademiku Tarle në veprën e vet “Talejrani” shkruan se për të famshmin politikan francez të kohës së revolucionit të Napoleonit “Nuk mjaftonte që Talejrani të quhet gënjeshtar, ai thirrej babai i gënjeshtrës”. Sami Frashëri i ka paralajmëruar njerëzit se “po të mos kishte gënjeshtra, shumë kredi e shumë myshterinj, askush nuk do të gënjente”. Dhe në ditët tona, Nermin Vlora Falaski na kujton se: “Koha kalon. Veprat tona shoshiten nëpër të dhe ajo që mbetet në shoshën e madhe nuk është veçse e vërteta” (“E nesërmja e kohës”, Gjon Buzuku 1992, fq. 16). Po të hulumtosh gjatë gjithë shkekujve nga Homeri e deri në ditët tona mund të ndeshesh në pafundësi me mendime që zbulojnë, damkosin, ndëshkojnë zantin e shpifologjisë e shpifografit, që demaskojnë karakterin e shpifësit e të gënjeshtarit dhe tërheqin vëmendjen për ligësinë e tyre e dëmin që i sjellin shoqërisë njerëzore.

Prandaj, çdo hap e veprim për të ekspozuar në dritën e së vërtetës shpifjet e gënjeshtrat është jo vetëm punë për të mbrojtur veten, por punë në interes të së mirës e të të gjithëve. Eskili në “Prometeu i lidhur” na ka lënë porosinë “E kemi për detyrë t’i shajmë ata që na shajnë”. Aq më tepër e kemi për detyrë të demaskojmë shpifjet e shpifësit, gënjeshtrat e gënjeshtarët, sidomos kur këta shpifografinë e bëjnë mënyrë jetese dhe zanat për të jetuar dhe kthehen “në vrasës me pagesë” në publicistkë duke bërë “shpifografinë” e të tjerëve, sikurse ka vepruar Kastriot (Ndrio) Myftaraj.

Po të nisemi nga thënia e Homerit, ky Kastriot shpifografi, na del pretendues për t’u bërë një cerber i ferrit të shpifologjisë që ka 10 vite që vlon e përvëlon në labirinthet e errëta të shtabeve propagandistike e agjenturore të PD-së. Po ta vlerësojmë sipas thënies së Senekës më të shëmtuar se gjuhën ka penën, mendjen, shpirtin dhe sjelljet. Nëse do ta vështrojmë atë në dritën e fjalëve të Lukianit që djeg në ferr babain e historiografisë, Herodotin, atëherë nuk gjen dot as ferr ku të hedhësh mjerimin e shpifografisë Kastriotin. Kur i drejtohesh mendimit të akademikut Tarle për Talejranin si babain e gënjeshtrës nuk të mbetet gjë tjetër veçse të besosh se Kastrioti ynë ka vlerën e pjellës dhe jashtëqitjes së gënjeshtrës. Shpresa e tij për të mbijetuar si jashtëqitje e gënjeshtrës është vetëm tek ai konstatimi që ka bërë Sami Frashëri që në botë ka ende fatkeqë që bëhen myshterinj në shitoret e gënjeshtarëve. Por, i pashmangshëm është edhe për baballarët e xxxxxxxxx, edhe për produktin mbeturinë të xxxxxxx, për shpifografët e shpifografitë, ndëshkimi që përmend Nermin Vlora Falaski. Koha në shoshën e saj të madhe lë vetëm të vërtetat. Por, ne nuk duhet t’ia lëmë vetëm kohës ta bëjë këtë punë, duhet me duart, mendjet, fjalët, penat tona ta lëvizim fort shoshën që të vërtetat të qërohen sa më shpejt gënjeshtrat edhe me xxxxxx e tyre shpifografët të bien sa më parë poshtë shoshës e të përfundojnë atje ku e kanë vendin, në gropën e kompostimit të plehurinave.

Qartësinë e guximin për të bërë këtë na e ka lënë trashëgimi vetë sarkastiku i madh, Lukiani, me fjalët: “Kundra gënjeshtarëve ne kemi një ilaç të fortë, të vërtetën dhe arsyetimin e drejtë për gjithçka …(“Vepra” fq. 83)”. Për të asgjësuar çdo infeksion e efekt keqbërës të helmit e mikrobeve që është përpjekur Kastriot Myftaraj të shpërndajë nëpërmjet shpifjeve, trillimeve, gënjeshtrave, shtrembërimeve e falsifikimeve që mbushin nga rreshti i parë tek i fundit palo-librin e tij nuk është punë e vështirë sepse ato sa të ekspozohen në dritën e fakteve të vërteta e arsyetimit të drejtë nuk mund të qëndrojnë më shumë se bryma kur i bien rrezet e forta të diellit. Përveç kësaj Kastrioti është treguar aq bylmez në tjerrjen e pëlhurës së merimangës së shpifjeve e të shtrembërimeve sa i këput vetë fijet me përpjekjet e tij, me xxxxxxx e tij, deri me shkrimet e tij që ka pas botuar në gazetën “Rimëkëmbja”.

Kastriot shpifografi ka bërë pikërisht atë që e ka përcaktuar Lukiani para shumë shekujsh kur thoshte: “Njerëzit që pa ndonjë shkak gjejnë kënaqësi në gënjeshtra bëhen qesharakë” (Vepra, fq. 61).

Kastrioti në palo-librin e tij tashmë ka arritur ta bëjë veten krejtësisht qesharak, më shumë se sa do ta bënin të tjerët nëse do të përpiqeshin ta bënin vetëm duke u nisur nga romani i tij provokues, absurd, ndjellakeq “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare”. Kastrioti, tashmë, e ka bërë veten aq qesharak sa dhe botuesi i librit të tij përpiqet të mohojë “autorësinë e botimit” siç përpiqen gratë e përdala të fshehin pjellën-dobiçe. Kastrioti është bërë aq qesharak sa asnjë gazetë, duke përfshirë edhe ato ku komandojnë “hamutërit e Tiranës” nuk k amarrë guximin të shkruajë një rresht për të. Kastrioti është bërë aq qesharak sa palo-librin e tij e shpërndajnë si literaturë ilegale-komuniste apo literaturë fetare heretike vetëm zelltarë fanatikë e provokatorë të pacipë të kategorisë buçpapiste në PD ose katolikocentristë.

Kastrioti bëhet qesharak e ngjall neveri kur palo-libri i tij u dërgohet njerëzve në diasporë si pamflet agjenturor, madje i shoqëruar dhe me ndonjë shënim anonim për provokim ndaj dashamirësve “të Rimëkëmbjes” sikurse ka njoftuar “Toska i Gegëve” nga një vend i Europës Perëndimore.

Kastrioti bëhet qesharak sepse veç gënjeshtrave marroqe, shpifjeve absurde e monstruoze, interpretimeve të çakërdisura, në librin e tij ka edhe marrëzira gjuhësore e leksikore që dëshmojnë për injorancën e tij fodulle. Palo-libri i Kastriotit vërteton bukur fort se autorit të tij i përshtatet plotësisht një mençuri popullore që thotë se “shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur”. Dhe Kastrioti e ka dhënë vet provën për këtë duke barbarizuar shëmtueshëm gjuhën shqipe, sidomos “gegnishten” e tij të nakatosur si çervish gjuhësor që të neverit.

Pasi ka përlyer faqen xxxxxxx e faqes 303 dhe fillimin e faqes 304 të palo-librit të tij me diarrenë e fantazisë së trurit të tij që ka marrë erë në moshë shumë të re duke trilluar dialogun e denjë vetëm për romanin “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare” xxxxxx A. Baletës e H. Ferajt më 24 mars 1999 gjatë një bisede telefonike shpifografi ka shkruar dhe fjalinë “Kjo bisedë asht anticipue prej shërbimit sekret të një vendi perëndimor”. Nuk ka shumë rëndësi se cilat shërbime sekrete të huaja e furnizojnë Kastriotin xxxxxx marroqe, sepse brenda në kokën e Kastriotit vërtiten aq fantazma shërbimesh sekrete sa po t’i kishte qime flokësh mbi tullën e tij do të kishte shumë më tepër dobi. Në këtë rast zbavitëse është se ky “gjuhëtar i madh” i gegnishtes së korçarizuar e fyen dialektin geg të gjuhës shqipe duke i ngjitur si bajgë fjalën “anticipue” që nuk është pjesë e fondit të leksikologjisë të barbarizmave të gjuhës shqipe as në dialektin tosk. Për më tepër “euriditi” Kastriot kur përdor fjalën “anticipue”, një surrogatë të gegëzuar të foljes së gjuhëve të huaja “anticipier” (frëngjisht) “to anticipate” (anglisht) dëshmon nivel të ulët të kulturës së tij gjuhësore sepse “ia ka fut si kau pelës”. Foljet “anticipier” dhe “to anticipate” përdoren në frëngjisht e anglisht për të treguar kryerje veprimi që i paraprin një veprimi tjetër, pra kanë kuptim t’i dalësh punës përpara dhe jo veprim të njëkohshëm ose të mëparshëm në lidhje me një veprim tjetër.

Bisedat telefonike nuk mund të kapen, të dëgjohen dhe të regjistrohen për t’ia vënë në dispozicion Kastriotit pa filluar ende, sado i sofistikuar të jetë shërbimi përgjues-regjistrues i shërbimeve sekrete perëndimore, edhe sikur ky të jetë vetë shërbimi i djalit të inkuizicionit. Për kapjen dhe regjistrimin e bisedave telefonike, pas momentit që ato fillojnë në kuptimin e tyre material të fjalës ekziston dhe përdoret një tjetër term leksikor, folja “me interceptue” ose “intercepter” në frëngjisht dhe “to intercept” në anglisht. Ndryshe nga folja “anticiper” ose “to anticipate” folja “intercepter” ose “to intercept” ka bërë vend në fondin e barbarizmave të leksikut të gjuhës shqipe dhe ka përdorim specifik pikërisht në fushën e përgjimit dhe të xxxxxxx së komunikimeve radio-telefonike. Kastriot Myftaraj në vend që të harxhojë shumë kohën në shpifologji, shpifografi, thash e them kafenesh, me zhytje në ekstaza halucinacionesh që i sjellin në veshë biseda telefonike që nuk bëhen dhe ai kujton se janë mesazhe që ia dërgojnë agjenturat perëndimore duhet të kujdeset për të përmirësuar nivelin e njohurive të tij gjuhësore dhe të të shkruarit.

Të mos i bjerë shumë në qafë as dialektit gegë të gjuhës shqipe se nuk ka as surrat për të shkruar në këtë dialekt, nuk ka as veshë për të asimiluar shqiptimet e këtij dialekti, nuk ka as korda zanore për t’ia afruar të folmen e tij korçare tingujve që kërkon e folmja gege në të gjitha variantet e saj. Sado të shkruajë nën titullin “Jam tropojan”, sado të përpiqet majmunçe të imitojë gjeste tropojanësh, të mbahet më të madh për tropojan saliberishian, ai do të jetë vetëm “dordolec geg” se është e do të jetë “nuse për lecka” si i thonë andejza nga Korça. Kastriot Myftaraj nuk bëhet dot geg fisnik tropojan si ato tropojanët që kanë fisnikërinë e malësorit, as duke shkuar t’i mësojë këto gjëra dhe “vetitë e katolikut” të malësisë shqiptare nëpër kurse kualifikimi jezuite në Romë, as duke u rrasur si lapangjoz e si spiun nëpër tavolinat ku ulen veriorë në kafe “Aroma” në Tiranë, as duke thithur arkaizëm gjuhësor, myk xxxxxx e trashëgimi helmuese jezuite nga ndonjë prift katolik ose veprimtar të errët të “Internacionales së Zezë” dhe as duke iu lëpirë Sali Berishës e shkuar si zagar pas Mujë Buçpapës nëpër gëmushat e shpifologjisë pëdëiste. Për gegët, Gegërinë e gegnishten toska pa individualitet të përcaktuar qartë, që as vetë nuk e di se xxxxxxx veshje krahinore të paraqitet në festa tradicionale do të jetë vetëm një gjë e pështirë si ato bajgat që ngjisin në mur.

Mbi dialektin gjuhësor geg janë si bajga të ngjitura në mur fjalë të tilla që përpiqet t’ia xxxxx Kastrioti si fjala “posaçnisht” (fq. 306) një bastardim në të shkruar i termit “posaçërisht” që është vetëm i toskënishtes apo “letërkambim” një shëmtim i termit “letërkëmbim” që gjithashtu i përket ekskluzivisht fondit leksikor të toskënishtes. Në gegnisht nuk ekziston folja “këmbej&quot;. Po ta gegëzosh sipas metodave kastriotmyftarçe këtë folje në gegnisht do të dile “kambej”, pra do të kthehej në fjlaë kineze, sepse kinezët thonë “kambej” kur ngrenë dolli me raki, siç themi ne shqiptarët “gëzuar”. Pastaj dhe fjalën “letërkambim” (fq. 327) në faqen 316 të librit Kastrioti e ka përdorur “letërkëmbim”. Kurse në faqen 9 të palo-librit të tij “toska korçar i tropojanizuar” Kastriot Myftaraj njëherë shkruan “xxxx i deklarum nacionalist” dhe një rresht më poshtë “një ish-ateist i betuem”. Pra, nuk arrin dot të fiksojë nëse duhet shkruar “deklarum”, “betum” apo “i deklaruem”, “i betuem” kur në gjuhën letrare shqipe tashmë është fiksuar pakurrfarë dëmi e të keqe forma “i deklaruar”, “i betuar”. Toska Kastriot nuk bëhet dot gegë-tropojan veçse fjalëzën “nën” ë shkruan “nan” ose fjalën “nënshtrim”, që përsëri nuk i shkon si term dialektit geg, e shkruan “nanshtrim”, siç mund ta shqiptojë ndoshta vetëm ndonjë plakë në malsi që nuk është në kontakt me gjuhën e mjetet e informimit. Palo-librin e tij Kastrioti e ka filluar me fjalën “Para nji viti isha tuj shëtitun libraritë e Tiranës …”. Në kaq pak fjalë ka bërë një çervish të tërë gjuhësor duke pretenduar se po shkruan gegërisht: “isha” nuk është gegërisht; “shëtitun” në vend të “ë” toskërishte, gegërishtja kërkon “e”; “tue shetite” do të ishte më gegnisht se “tuj shëtitun” etj., etj..

Me pretekstin se po mbron “gegnishten” nga mësymja e “toskërishtes”, “toska i tropojanizuar” bëhet kasnec i një prirjeje djallëzore për të përhapur ndër shqiptarë tollovi gjuhësore edhe atje ku gjërat janë bërë mirë dhe është krijuar njëfarë stabiliteti, për të sugjeruar vetëm procese rrënuese të kthimit të pandërprerë mbrapa në çdo gjë.

Është një strategji e tërë, një konspiracion antishqiptar shumë djallëzor që kombin tonë të mos e lënë të ndërtojë hap pas hapi siç kanë bërë të tjerët, por ta detyrojnë që në çdo fushë të veprojë sipas skemës “bëj e prish”, “fillo gjithnjë nga e para” në emër të gjoja ndreqjes së asaf që të mëparshmit e kanë bërë keq, e kanë bërë gabim. Kjo vihet re në praktikë, në ndërtimin e pushtetit, në ndarjet administrative, në ekonomi, në ndërtim, në infrastrukturë, në kulturë, në fe, në mendimin politik, në sistemin asrimor, në folklor, në veshje, në marrëdhëniet ndërkombëtare e në shumë fusha të tjera.

Shqipëria dhe shqiptarët janë viktima të një sabotimi të madh nga një brez në tjetrin nën maskën e “dënimit të së shkuarës së zezë”, “të ndreqjes së gabimve të së shkuarës”. Këtë sabotim, është e qartë që e kursidisin, e nxisin dhe e komandojnë më shumë armiqtë e jashtëm, sidomos fqinjët me politikën, agjenturat, kishat, mafiat e tyre. “Gegëzimi” i gjuhës shqipe ashtu siç propozon dhe siç e bën Kastriot Myftaraj është vetëm një hallkë në këtë zinxhir sulmesh kundër stabilitetit dhe përparimit të kombit shqiptar, është një plotësim mjeran e sharlatan i asaj skemës perfide për zhbërjen e 555 vite të historisë shqiptare, për të cilën kanë rënë tashmë në një mendje edhe Fatos Nano edhe Sali Berisha, për të cilën çalltis në mënyrë të ethshme një rrymë e tërë klerikokatolike e laikë katolikocentristë dhe ortodokso-janullatistë në Shqipëri për të kthyer Shqipërinë e shqiptarët në kohën midis skizmës së madhe të kishës e myslimanizmit, në emër të “kthimit në identitet”, në “fenë e të parëve”, në “kristianizëm skenderbegian”, në “latinizëm të krishterë”, në “helenizëm” etj.. Disa kërkojnë që shqiptarëve t’u ndërrojnë flamurin (në Kosovë). Disa kërkojnë t’u zëvendësojnë Hymnin e Flamurit, për ta bërë në frymë katolike (Shkodër); disa propozojnë që të krishterizojnë flamurin (Berisha), të tjerë, më të shumtë, të katolikëzojnë kombin (rryma intelektualiste së cilës ka mbi 10 vite që i prin Ismail Kadareja). Në këto labirinthe të nëndheshme e hendeqe sipërfaqësore, ku përpiqen ta thithin e hedhin kombin shqiptar për të mos mbetur ky që është, për të mos e lënë të ecë përpara, por për ta kthyer mbrapa lëvrijnë e gjen gjithfarë urithësh, brejtësish e minjsh mikrobembajtës. Del dhe ndonjë “toskë i tropojanizuar” që paraqet projekte marroqe për ta bërë lëmsh e për ta ndotur në arkaizëm gjuhën shqipe duke imituar shqiptimet e mbaresave të fjalëve nga Sali Berisha. Ata toskë që sot marrin guximin të mburren me fjalët “jam tropojan” në fakt duan të thonë “jam berishian”.

Kastriot Myftaraj ose “njeriu fytyr-maskë” që fsheh vendin e origjinës, maskon gjenealogjinë e vet familjare, punërat që ka bërë e zanatet që ka patur, specializimin e vërtetë që ka bërë në Romë, përkatësinë politike e fetare, punën që bën, shkakun e papunësisë së tij, paret me të cilat jeton e xxxxxx që i le kohë të bredhë kafene më kafene edhe na plo-librin e tij është përpjekur të paraqitet pas një ferexheje shumë të ndotur të anonimatit për çdo gjë, sidomos për “burimet” e shpifjeve e trillimeve si dhe të gënjeshtrave të tij, të sajuara e të huazuara.

Ai vetëm qëllimin e rolin nuk kishte si t’i paraqiste anonime sepse pastaj nuk bënte dot shërbimin që i kërkohej. Prandaj, ai nuk ka tentuar aq shumë të bëjë në libër karnavale objektivash me maskë, por e ka lënë të duket me xxxxx shëmtinë dhe ndyrësinë e qëllimeve të misionit për të cilin punon: për të thërmuar kompaktësinë kombëtare, gjuhësore, politike, shpirtërore të shqiptarëve, për të minuar harmoninë fetare të shqiptarëve dhe për të shkatërruar myslimanizmin në Shqipëri, për të organizuar kryqëzata të reja fantomatike në trojet shqiptare, për të lypur Natë Shën Bartolomeu e rikonkuistë spanjolle në këto troje, për ta braktisur Shqipërinë e Jugut e hedhur atë në prehrin e Greqisë, të ortodoksizmit të zi greko-bizantin e të helenizmit, për të bërë një principatë katolikocentriste sipas rregullave jezuite të “Internacionales së Zezë” në pjesën gege të Shqipërisë londineze dhe për të mbështetur kristosllavizmin për rikonkuistë serbo-sllave në trojet shqiptare që sapo kanë dalë nga shtypja e thundrës sllavo-ortodokse.


Dhjetëra shpifje trashanike në 12 faqe thatanike (hyrja dhe kapitulli I, fq. 7-23)


Abdi Baleta (vijon)
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Shpifologjia armë e demonologjisë


Shpifologjia dhe demonologjia kanë marrë përmasa të gjera dhe forma shumë të shëmtuara e të ndyra në politikë dhe në publicistike. Ato tashmë janë edhe mjet i politikës e diplomacisë në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Mjafton të kujtojmë se si në kulmin e luftës së koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit islamik u përdor historia me “zarfat që mbanin mikrobin e antraksit”. U akuzuan Al Kaeda, Bin Ladeni, Iraku, Sadam Hyseni e plot të tjerë. Kurse tani, pas disa muajsh del që pluhuri dhe mikrobi janë sajuar në laboratorë shkencorë amerikanë, janë nxjerrë prej andej dhe dërguar me postë nga qytetarë amerikanë.

Tani në SHBA po flitet shumë rreth skandalit të “Zyrës për influencën strategjike” që paska qenë krijuar në mënyrë shumë të fshehtë në Pentagon për të përhapur informacione të rreme. Shefi i Pentagonit, që njihet si njëri nga skifterët kryesorë të politikës amerikane në “luftën kundër terrorizmit” është shumë i acaruar këto ditë meqënëse i është dashur të shpallë publikisht mbylljen e kësaj zyre për të cilën “asnjë amerikan nuk e ka ditur se ekzistonte” dhe për të cilën nuk duhet të ketë qënë në dijeni as presidenti (amerikan). (Fjalët në thonjëza janë marrë nga shkrimi “Ramsfeld: amerikanëve dhe popujve të botës u themi vetëm të vërtetën”, botuar në gazetën “55” më 1 mars 2002). Pra në SHBA një zyrë që përhapte dizinformacionin paska gënjyer presidentin (gjë që nuk duhet besuar lehtë).

Kurse një gazetë tjetër e Tiranës, “Zëri i Popullit”, një ditë më parë, pikërisht më 28 shkurt 2002, në shkrimin me titull “Xanone ose fundi i një sharlatani” shkruante se edhe vet Papën e kishte mashtruar një shpifës italian, Xanone, “ish punëtor këpucësh” që mburrej se kishte ngritur një agjenci lajmesh sensacionale. “ZP” e demaskon ashpër këtë mashtrues sharlatan italian, i cili “duke praktikuar ritin e lashtë të mashtrimit... me shakara të fantazisë së tij të sëmurë ka trazuar skenën politike në Shqipëri”.


Sharlatani shqiptar Myftaraj mercenar i demonologjisë në pëdëiste


Atë që paskan bërë me përsosmëri e në nivelin e Pentagonit, kanë dashur ta bënin nëpërmjet një legalizimi të fshehtë shërbimet sekrete të pushtetit të Berishës e të Aleksandër Meksit në vitin 1993.

Në mënyrë kryesisht arbitrare edhe më parë edhe më pas janë përhapur me bollëk shpifje nga më të ndyrat për njerëzit në kuadrin e asaj që quhet në gjuhën e shërbimeve sekrete agjenturore “veprime për nevoja të punës operative”. Në këto kategori veprimesh hyjnë shpesh edhe lajmet mashtruese, shpifëse, provokuese që përhapen nëpërmjet “sharlatanësh” italianë si Xanone, apo sharlatanësh shqiptarë si Kastriot (Ndrio) Myftaraj, i cili në ndryshim nga sharlatani italian, e bën shpifologjinë nëpërmjet botimit të librave shpifografikë për njërëz të caktuar, për “interesa të dikujt” (dhe “ZP” ka shkruar se Xanone trillonte në interes të dikujt) dhe “për të trazuar skemën politike shqiptare”.

Në komentin e “ZP-së” më datën 28 shkurt 2002 është theksuar se sharlatani italian Xanone, që dikur kishte arritur të hynte si fantazëm edhe në zyrat e “ZP-së”, ka përhapur shpifje se UÇK kishte lidhje me Osama Bin Ladenin. Edhe sharlatani mjeran shqiptar Kastriot (Ndrio) Myftaraj, pasi arriti të depërtojë për disa kohë në faqet e gazetës “Rimëkëmbja”, në shpifografinë e tij “zbulon” se Abdi Baleta, shumë kohë para UÇK-së paska vendosur kontakte me Osama Bin Ladenin, se Abdi Baleta madje qenka me origjinë nga Tataristani, kurse Hysamedin Feraj nga Afganistani. Sharlatan - mjerani shqiptar që vuan shumë nga deliret për t’u dukur ka dashur t’ia kalojë në shpifologji sharlatanit italian Xanone.

Xanone sipas “ZP” paska arritur të gënjejë Papën (gazeta nuk e shkoqit mirë në ç’rast, përse dhe si e ka gënjyer një italian Atin e Shenjtë të besimtarëve katolikë). Sharlatan – mjerani shqiptar Myftaraj nuk mund të gënjente Papën, jo vetëm për paaftësi, por se në misionin e tij është i ngarkuar të gënjejë dhe për llogari të “Gestapos së Kishës” nëpërmjet të së cilës, sipas Nikolla M. Nikollovit, Papa kryen shumë punëra të Kishës e të Vatikanit.


Ku ndryshon në punët e shpifologjisë një botues librash nga Papa


Prandaj sharlatan-mjerani shqiptar, Kastriot Myftaraj, e kanë vënë në përdorim fantazinë e tij të sëmurë (njësoj si sharlatani italian Xanone) për “ta trazuar skemën politike shqiptare”, duke mashtruar ata lexues që nuk do të dinë të lexojnë e kuptojnë palo-librin “Nacional – islamizmi shqiptar baleta &amp; feraj”, ose që këtë libër do ta lexojnë sipas udhëzimeve që do të dalin nga shtabet politiko-propagandistike të PD-së, nga zyrat e bodrumet e shpifologjisë katolikocentriste dhe janullatiste, nga shërbimet e specilaizuara për intoksikim propagandistik që veprojnë në Shqipëri në kuadër të punës së Asfalisë, UDB-së etj.

“ZP” njofton se në Itali i mashtruari më me emër nga Xanone paska qënë vetë Papa. Këtu në Shqipëri, si personalitetin më të shquar që qenka mashtruar nga sharlatani Kastriot Myftaraj, dimë deri tani Spiro Deden, pronarin e shtëpisë botuese “Albin”, që ka hedhur në qarkullim shpifografinë “Nacional-islamizmin shqiptar....”. Nuk e sigurojmë dot lexuesin se Spiro Dede është vërtetë viktimë e mashtrimit nga sharlatani Kastriot Myftaraj, sepse është Spiro Dede që ka pretenduar në mënyrë konfidenciale, se është mashtruar. Sipas Spiros ai palo-librin e Kastriotit e ka botuar pa e parë fare se ç’përmbante dhe Kastrioti (bashkë me ndonjë që i ka prirë si ndërmjetës) i kanë thënë se libri përmbante vetëm disa kundërshtime pikëpamjesh për punën e islamizmit dhe duhej botuar me shumë ngut se ashtue kishin punën.

Sipas “ZP-së”, sharlatani italian Xanone paska arritur të mashtrojë Papën. Sipas Spiro Dedes shrlatani shqiptar Myftaraj paska arritur të mashtrojë një botues shqiptar. Po të jetë këështu sharlatani shqiptar del më i rrezikshëm se ai italian. Papën edhe mund ta mashtrosh sepse ai nuk e ka detyrë funksionale, domethënë papale, që të kujdeset se mos e mashtrojnë, as të pengojë njerëzit që mashtrojnë. Papa ka vetëm detyrë të shenjtë të këshillojë njerëzit që të mos mashtrojnë, sepse mëkatojnë dhe në botën tjetër i ndëshkojnë. Kurse një botues librash detyrë të parë ka që autorët që i paraqiten të mos e mashtrojnë atë vet, pastaj të pengojë autorët që të mos mashtrojnë lexuesit, sepse po u mashtruan lexuesit pastaj bëhet fjalë për dëmtim moral dhe për ndëshkim penal dhe nuk pret puna sa të bëhet gjyqi në botën tjetër, por duhet bërë në këtë botë. Gjithnjë sipas “të mashtruarit”Spiro Dede, ky vetëm pasi ka lexuar 30 faqet e para të librit, tashmë të botuar, ka kuptuar “mashtrimin” që i ishte bërë.Pikërisht në faqen 30 të palo-librit të Kastriot Myftarajt zotëri Spiro Dede, të cilin unë nuk kam arsye as nevojë t’ua paraqes lexuesve sepse ai është person shumë i njohur politik e publik, ka ndeshur në shpifjet që atë do ta kenë neveritur dhe indinjuar më shumë se dhjetra e dhjetra shpifje që përmbanin faqet e lexuara më parë (nga 3 deri në 30).


Rekordmeni për dendësinë e shpifjeve në një faqe libri


Vetëm në faqen 30 shpifograf-sharlatan-mjerani Kastriot (Ndrio)Myftaraj ka renditur këto shpifje:

1. “Në qytetin e Pogradecit Baleta nuk ka bërë jo vetëm asnjë gjykim politik, por nuk ka bërë kurrfarë gjykimi, as penal, as civil”.

E vërteta është se kam gjykuar çështje për arratisje jashtë shtetit, por jo për agjitacion e propagandë Sharlatanë më të zgjuar se Kastrioti janë mundur të spekullojnë në këtë fakt më parë. Kurse numri i çështjeve penale e civile që kam gjykuar është më i madh se sa i takonin Kryetarit të gjykatës. Kjo është punë statistikash, të cilat janë, bashkë me kodekset e vendimeve gjyqësore, dosjet etj. Pra Myftaraj në këtë gënjeshtër paraqitet si sharlatan – mjeran.

2. “Njerëz që kanë punuar në Gjykatën e Pogradecit në vitet 1982-1987, pra në kohën kur atje ishte Baleta thonë se nuk rrinte fare në Gjykatë”.

Këta njerëz që kanë punuar në Gjykatë si gjyqtarë, sekretarë, përmbarues, këshilltar ligjor, shofer nuk janë shumë (Piro, Mitika, Kristaqi, Mihallaqi, Dhimitra, Eduarda, Naimi, Besniku, Dilaveri). Si do ta ndjente vallë veten ky sharlatan Kastriot sikur ta vinim përballë tyre për shpifjen e tij dhe për mashtrimin e fëlliqur dhe idiotesk që u bën lexuesve? Si do ta ndjejnë veten ata sharlatanët që shpërndajnë dorazi palo-librin e Kastriotit që përmban gomarllëqeve të tilla.

3. “Madje nuk paraqitej as kur Gjykatën e vizitonte për kontrollin rutinë Aranit Çela....”.

Vetëm një sharlatan i shpifologjisë mund të prodhojë në trurin e tij të sëmurë një gomarllëk si ky, që mua më paraqet si më kryeneçin e më rebelin e sistemit gjyqësor të kohës së pushtetit të Partisë së Punës.

4. “Gjysmë zyrtarisht thuhej se Baleta ishte një lloj konsulenti i grupit që redaktonte veprat e shokut Enver....”.

Në këtë fjali kuptohet sa sharlatan-mjeran e sherr-budalla është Kastrioti. Si qenkan këto të thënat gjysëmzyrtarisht? Çdo të thotë “një lloj konsulenti”? Konsulent ose je ose nuk je. Kur një gjë thuhet ajo ose është zyrtare, kur e thonë zyrtarë, ose s’është zyrtare kur e thonë të tjerë.

5. “Për Baletën posti i Kryetarit të Gjykatës në Pogradec ishte ma tepër mbulesë për një detyrë ma të rëndësishme dhe misterioze... Çdo ditë prej orës 7ºº deri në 15ºº dhe pas dite shkonte në bllokun e udhëheqjes në periferi të qytetit....”

Si për “çudi” nuk kam hyrë asnjëherë në atë vendin ku ishin dy – tri vila e që shumicën e kohës rrinin bosh. Kush e di sa do të qeshin ata me të cilët kaloja paraditen në gjykatë, ose nëpër fshatra. Po kush e di sa do të qeshin Thomo Jovani, Bujar Darova, Ferzi Çollaku, tre miqtë e mi me të cilët kaloja kohën më të madhe, herë në shëtitje, herë tek unë ose tek ata, shumë pak kafeneve, me të cilët bënim e pinim verën e rakinë. Do qeshë besoj shumë edhe vëllai i Thomos, Todi, tani prifti i Pogradecit, me të cilin merrnim kodrat apo shkonim deri në Kishën e Shën Marenës, diskutonim Biblën. Nuk po i rendis emrat e shumë të tjerëve në Pogradec që e dinë sa shumë kohë i kushtoja jetës familjare, sa rrallë hyja në ndërtesën e Komitetit të Partisë.

Rendita këto që t’u jap një pasqyrë të shkurtër lexuesve se çfarë monstrash të shpifjes, si Kastriot Myftaraj, duron në sipërfaqen e saj e bekuara toka jonë, Shqipëria, dhe çfarë demonësh të vegjël marrin në shërbim të tyre të tilla monstra për të prodhuar e shpërndarë libra të shpifologjisë që të “trazojnë (përdhosin) skenën politike shqiptare”.

Në mënyrë të veçantë po i shkruaj që ithtarët e PD-së në Shqipëri, veçanërisht në Pogradec, të marrin vesh si e bëjnë luftën politike shtabet propagandistike – agjenturore të PD-së, tek të cilat ka varur shpresat Sali Berisha për të mbetur në politikë. U uroj të gjithëve që, për të mirën e tyre e për të mos u bastarduar tërësisht karakteri njërëzor në skalionet e PD-së, të neveriten sa më parë nga ata që bëjnë politikë me sharlatanizma të prodhuar nga fantazia e sëmurë e Myftarajt

6. “Në këtë qytet të qetë provincial, larg vëmendjes së kryeqytetasve punonte nji prej ekipeve që merrej me përkëthimin dhe shkrimin e veprave të diktatorit. Për 5 vite ekipin në Pogradec e ka drejtuar Abdi Baleta”.

Ky ekip i krijuar në “trurin e sëmurë” të Kastriot Myftarajt duhet të ketë pasur anëtarë, që Kastrioti tani duhet detyruar t’i shpallë, që të mos humbasin meritat e tyre. Këtë punë më mirë se gjithkush e di dhe mund ta sqarojë pikërisht botuesi i palo-librit të Kastriotit, zotëri Spiro Dede. Ai më mirë se gjithkush mund të bindë opinionin publik nëse vërtetë e kishte organizuar punën për hartimin e përkëthimin e veprave të Enver Hoxhës në grupe të tilla, nëpër qytete provinciale, nëpër fshatra të tilla?A ka pasur vërtetë “eremitë” që merreshin me veprat e Enverit”? Si ua çonte deri atje nëpër pyje e gërxhe KQ dhe Instituti i Studimeve M-L bibliotekat, fjalorët etj., etj. Presim pra të flasin Spiro Dede, Nexhmije Hoxha, Ramiz Alija, Besnik Mustafaj, Fatos Nano, sepse Kastrioti po mistifikon tërë punën për përgatitjen e veprave të Enverit. Besoj se tani që bëri “zbulimin e madh” Kastriot m... Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës do t’u vijë keq që punën për botimin e përkëthimin e veprave të Enverit nuk ma kishin nagrkuar mua, por Spiro Dedes e të tjerëve.

7. “Kjo detyrë e dytë ishte arsyeja që Baleta nuk u çue në ndonjë rreth të humbur, por pikërisht në Pogradec”.

Arsyen e vërtetë për këtë e dinë sigurisht ata që u morën konkretisht me këtë punë dhe jo “trupërdhosuri” Kastriot Myftaraj. E di Aranit Çela, që ishte Kryetar i Gjykatës së Lartë në atë kohë, e më konkretisht Halil Kopani që ishte drejtor i Drejtorisë së Organizimit në Gjykatën e Lartë në atë kohë.E dinë edhe anëtarët e Byrosë së Komitetit të Partisë të rrethit Dibër (Peshkopi) që nuk e pranuan kandidaturën e ish-përfaqësuesit të Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, si kryetar gjykate në këtë rreth, dhe kjo bëri që emërimi im të bëhej në të vetmin rreth ku kishte mbetur bosh vendi i kryetarit të gjykatës, Pogradec. Dibranët shpëtuan nga “infektuesi” që vinte nga SHBA dhe që kishte qenë edhe nxënës në qytetin e tyre. Por besoj se pogradecarët fituan dhe nuk humbën nga kjo.

Edhe këto i shkruaj që lexuesit të arrijnë të kuptojnë se deri ku mund të mbërrijë sharlatanizmi shpifograf i njerëzve që vihen në shërbim të veprimtarisë provokuese të “Gestapos së Vatikanit” të Janullatosit, të politikës e propagandës greko-sllave dhe të sllavo-grekofolisë që po i zë frymën PD-së dhe opozitës politike në Shqipëri.

8. “Kur ishte ambasador në OKB ai, (Abdi Baleta) shkroi dy kapituj të librit të Enver Hoxhës “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, saktësisht kapituj ku flitet për prishjen e regjimit të Enver Hoxhës me SHBA në periudhën fill pas LDB dhe kapitullin ku shpjegonte në pikpamje të Enver Hoxhës incidentin e Kanalit të Korfuzit. Gjatë kohës që ishte në Pogradec Baleta shkroi një pjesë të madhe të librit “Shënime për Lindjen e Mesme”. Dhe më pas disa kapituj të librit të Enver Hoxhës “Superfuqitë”.

Këtu për herë të parë i duhet thënë “Bravo” shpifografit sepse i njohka mirë veprat e Enver Hoxhës dhe i paska studiuar tani vonë, sepse kur “shkruaja unë në Pogradec” ai mbase bënte punëra të ndyra në Korçë që të dëmtonte “pushtetin popullor”, të cilit mund t’i ketë shërbyer kur ishte fëmi duke shoqëruar ndonjë të afërt kur shkonte për të bërë dëshmi në gjyqe politike.

Edhe sot e jo në kohën e Enverit do të isha i lumtur të kisha bërë ato që më atribuon shpifografi. Por si ka arritur t’i mësojë gjithë këto hollësira! Po sikur botuesi i palo-librit të tij të vendoste për një farë cipe njerëzore, jo për ndonjë arsye tjetër, të japë sqarim për këto gjëra që hedhin poshtë trillimet e fantazisë së sëmurë të shpifografit tim Kastriot, si do ta bëjë ky pastaj?!

9. Po në faqen 30 fillon shpifja tjetër e radhës “Ndërsa në vitin 1987 kur ekipi i Pogradecit u shkri pasi që përfundoi shkrimi i librave me kujtime apo shënime të Enver Hoxhës (....) Baleta u rikthye përfundimisht në Tiranë”.

Spiro Dede duhet të sqarojë pse nuk u shkri “ekipi i Pogradecit” më parë por 2 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Të tjerët të shpjegojnë pse u kthye A.Baleta në Tiranë se ç’taksirat kanë lexuesit shqiptarë të marrin erë pordhëve të shpifografisë së Kastriot Myftarajt, të cilit i është gangrenizuar truri.

10. Sipas shpifografit pas kthimit në Tiranë A.Baleta “do të mbante dy detyra, atë të pedagogut të së drejtës ndërnacionale publike dhe atë të bashkëpunëtorit të Institutit të Studimeve”.

Pra na shpik dhe punësimin si “punonjës me korespondencë” i Institutit të Studimeve M-L. Po dhe sikur të isha i tillë nuk ka asgjë të keqe, veç të mirës. Një ish – punonjës i Institutit të Studimeve M-L, Besnik Mustafaj, është sot një nga njerëzit më “besnikë” në klanet saliste-tropojane të Sali Berishës, njësoj si Mujë Buçpapa. Madje ky Besniku i Institutit të Studimeve M-L është tani dhe kandidati i Berishës, për kryeministër në “qeverinë me vithe të gjera” ose për “president konsensual”.

Shpifografi Kastriot tërë aftësitë e tij shpifëse i ka vënë në shërbim të kësaj politike saliberishiste, sidomos qysh kur dërgoi për botim atë shkrimin me titull”Jam tropojan”. I gjori Kastriot është ende në kërkim të një identiteti krahinor, sepse me të drejtë i duket vetja varfanjak, pasi shqiptarët të gjithë kanë nga një identitet krahinor.

Ishte pra kjo faqja 30 e palo-librit që e ka bërë edhe botuesin Spiro Dede, (sipas pohimeve të tij) të bindet se i kishte servirur lexuesit një amalgam shpifjesh e gomarllëqesh të tmerrshme. Njeriu që është marrë më nga afër se gjithkush tjetër me redaktimin e botimin e veprave të Enver Hoxhës sigurisht nuk mund të mos neveritej me gomarllëqet që kishte shkruar Kastrioti dhe që përbuznin punën e vet Spiros. Pra Kastrioti ka shpifur dhe fyer dhe kundqr vet Spiro Dedes. Por fatkeqëisht deri tani Spiro Dede nuk ka bërë veprimet që i takojnë për të sqaruar opinionin publik dhe për të demaskuar shpifjet e Kastriot Myftaraj. Kjo gjë e bën disi të dyshimtë pretendimin e këtij botuesi se edhe ai është i mashtruar.


Tre versionet shpifëse për largimin e A. Baletës nga diplomacia


Dhjetë shpifjet e faqes 10 të palo-librit përbëjnë edhe versionin e tretë në kuadrin e një veprimtarie shpifëse 10 vjeçare për të sulmuar veprimtarinë time në fushën e diplomacisë dhe për të fallsifikuar shkaqet që në vitin 1983 pushteti i PPSH-së më largoi nga shërbimi diplomatik i Shqipërisë.

Në vitin 1991 kur sulmohesha nga shtypi e mekanizmat e PPSH-së si ‘renegat” i saj, “ZP”, që drejtohej nga Namik Dokle, shkroi se “isha i pakënaqur që për ndonjë arsye nuk më kishin dërguar më ambasador”. “ZP” nuk thoshte asgjë se cilat ishin këto “arsye” pakënaqësie. Po të ishte diçka që më njolloste mua besoj se nuk do të kishte nguruar “ZP”-ja e Namik Dokles ta trumbetonte.

Pastaj doli një njeri nga PD-ja, më saktë nga rrethi i ngushtë i Sali Berishës, që u përpoq ta plotësonte disi atë që kishte lënë mangut “ZP”-ja. Besnik Mustafaj në librin “Shqipëria midis krimit dhe mirazhit”, botuar për herë të parë në Francë në gjuhën frenge në vitin 1991, kur flet për përbërjen e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, sekretar i të cilit me propozim të Besnikut u zgjosha unë më 19 dhjetor 1990, shkruan : “Abdi Baleta, profesor në Fakultetin e Drejtësisë, ish ambasador i Shqipërisë në OKB në vitet 1980, i larguar nga shërbimi diplomatik për paaftësi”.

Ah, sikur të ishte e mundur që për këtë “zbulim” të shkaqeve të largimit tim nga diplomacia Besnikut t’ia kishte bërë komentin Ana Tukerman, korespondentia e AFP-së në OKB për shumë kohë! Të e paktën për paftësi nga OKB-ja nuk mund të më hiqnin sepse isha njëri nga tre fjalimshkruesit e përpiluesit e dokumenteve më të vlerësuar në Ministrinë e Jashtëme dhe gjuhën me të cilën punoja në OKB, frëngjishten, e përdorja në mënyrë që ma vlerësonin shumë të huajt. Fjalimet që i bëja vet në frëngjisht pak nevojë kishin për redaktim nga punonjësit e sektorit të botimit të OKB-së. Po të ketë dëshirë Besniku, ose kur të bëhet ministër i jashtëm, kryeministër apo president siç e dëshirojnë në Paris, mund të shkojë në Nju Jork t’i verifikojë se në mision kam lënë kopjet që shtypeshin aty, kurse në OKB janë botimet e sekretariatit.

Për kureshtje mund t’i përmend një rast Bessnikut. Në një fjalim që mbajta në Komisionin e parë për çarmatimin kisha shkruar këtë ide : “Qysh nga kohët më të lashta të njerëzimit njerëzit kanë ndjerë një kënaqësi të veçantë kur ngrinin sytë dhe admironin bukuritë e qiellit. Përse shtetet që shpikin e prodhojnë tani lloj-lloj armësh të luftës ajrore, deri bombat orbitale, kërkojnë që edhe këtë kënaqësi t’ua heqin njerëzve, duke i bërë ata të kenë tmerr kur çojnë sytë në qiell, sepse do t’u kujtohet se prej andej mund t’u vërsulen armët e shkatërrimit në masë”. Pas disa ditësh më ftoi për kafe Ana Tukerman dhe më tha se kjo mënyrë të shprehuri i kishte pëlqyer shumë dhe e kishte nisur tekstin në Paris ta shpërndante AFP--ja. “Kurse në Paris dyshuan se mos kisha bërë ndonjë manipulim unë në përkëthim dhe më kërkuan tekstin origjinal. U thashë se u kisha dërguar tekstin origjinal, sepse përfaqësusei i Shqipërisë ka frëngjishten si gjuhë pune”.

Sigurisht që kam ndjerë kënaqëssi të veçantë atëherë, aq sa nuk më pengon akuza për mungesë modestie sot që t’ia kujtoj Bexsznik Mustafajt 10 vite pasi në Francë më ka shpallur të paaftë. Mua më bënë hile se nuk më dëerguan ansjëherë të punoja në Paris që të përsosja njohuritë e shprehitë e gjuhës frenge që i kisha marrë gjatë dy viteve të studimit në Moskë, ndonëse krahas punës diplomatike për disa vite bëja edhe punën e përkëthyesit zyrtar në takimet e nivelit të lartë kur vinin në Shqipëri delegacione që përdornin frëngjishten. Për këtë mund të dëshmojë edhe njohësi i kësaj gjuhe Edmond Tupe në rast se Mustafajt i duket se po i bëj vetëm sidë fodullëku inat njohësi i kësaj gjuhe Edmond Tupe në rast se Mustafajt i duket se po i bëj vetëm sfidë fodullëku inatçor. Edhe tani, pasi Besniku ka bërë stazhe të gjata në Francë, nuk do të nguroja të bëja garë më Besnikun për përdorimin e frëngjishtes në punë diplomatikek, me shkrim e me gojë.

Është një temë më vete kjo puna e aftësisë e paaftësisë sime e të Besnik Mustafajt tani që është edhe ai në radhët e ish-ambasadorëve të Shqipërisë, dhe unë do ta trajtoj kur të jetë e përshtatshme. Tani vetëm dua të them se ambasadori i Shqipërisë mund të jetë ai që ka vepruar në logjikën e një politike shtetërore shqiptare, qoftë kjo edhe politikë e Enver Hoxhës, jo ai që ka vepruar sipas logjikës së politikës franceze, qoftë edhe duke qënë ambasador i presidentit Sali Berisha e jo i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Asnjëherë kundërshtarëve të mi politikë në krahun e majtë e pastaj në PD nuk u kanë pëlqyer shpjegimet e mia publike për arsyet pse më hoqën nga diplomacia. Por asnjëherë nuk kanë polemizuar me mua seriozisht për këtë gjë, vetëm kanë bërë insinuata andej këtej.

Më në fund nëpërmjet një mjerani me emrin Hamit Fazliu nga Prekazi (Kosovë) dhe gazetës “Epoka e re” të Prishtinës vunë në qarkullim një version sa provokues e të ndyrë aq dhe marroq: “Abdi Baletën e hoqën nga OKB-ja pas skandaleve seksuale” për të cilat për 20 vjet askush nuk kishte ditur e folur, derisa foli Hamiti i Prishtinës, sipas informatave të atyre që i kam quajtur “hamutërit e Tiranës”. Ky Hamiti, me porosi të këtyre “hamutërve”, tellallosi se madje Abdi Baleta nuk ka qënë fare diplomat, d.m.th e bën dhe më të rëndë “shkakun” që kishte përmendur në Francë, Besnik Mustafaj. Hamitit të Prishtinës dhe “hamutërve të Tiranës” ua kam dhënë përgjigjen në replikën e botuar në “Bota Sot” në fillim të vitit 2001 dhe në “Rimëkëmbja” në dhjetor 2001-janar 2002.


“Porosia e ndyrë” : të gdhendet “si në mermer” portreti i qymyrtë i Baletës e Ferajt !


Pasi nuk arritën gjë me shpifjet e ndyra të lëshuara nëpërmjet Hamitit të Prishtinës, këta “hamutërit e Tiranës” sajuan versionin e tretë. Në palo-librin e Kastriot Myftarajt në fakt hidhen poshtë pretendimet e Besnik Mustafajt e të “Epokës” se unë kam qënë i paaftë si diplomat, se nuk paskam qenë fare diplomat e prandaj Enver Hoxha e Ramiz Alia nuk mund të më mbanin dhe del përralla e kundërt se unë paskam qenë më i vlerësuari prej tyre, sa më çuan për disa vite në kavalishencë në Pogradec të përgatisja librat më të çmuara të Enverit.

Të tre versionet kanë të njëjtën burim të qelbur: shtabet propagandistike e agjenturore saliberishiste që hidhen nga një ekstrem në tjetrin, që peshkojnë dhe mobilizojnë sharlatanë nga më mjeranët për të mpleksur shpifje, gënjeshtra, falsifikime dhe për t’i përhapur ato në Shqipëri, Kosovë e diasporë.

Këta shtabe tani duket i shqetësoi shumë ajo që Kastriot shpifografi e ka shprehur me fjalët: “Analizat më të thella (për politikanët) bëheshin nëpër tryeza dhe treteshin bashkë me fjollat e tymit të cigareve” (faqja 7 e palo-librit). “Hamutërve” dhe provokatorëve që më kishin në shënjestër të shpifjeve, përgojimeve, provokime të tyre u duhej një gjë “më solide” që t’i rezistonte më shumë kohës, qoftë në aspektin material. Prandaj gjetën një shpifograf të radhës që të punonte me kriter tjetër: “Libri e fikson politikanin në mermer dhe këtij libri mund t’i drejtohesh në çdo kohë dhe ta gjesh lehtë, ndërsa shtypi e fikson politikanin si në akull, i cili shkrin nga rrezet e diellit të ditës së nesërme, tuj u zevendësu prej diçkaje të re aq të paqëndrueshme”.

Ja pra si e ka vajtuar shpifografi Kastriot fatin e keq të shpifjeve që më ishin bërë mua për shumë kohë, sidomos në shtypin dhe mekanizmat e PD-së, që kishin huazuar pjesën më të qelbur të shpifjeve të shtypit të majtë, të gazetave greko-serbofile, duke shtuar jo pak ndyrësira nga ana e tyre.

Tani këtyre nuk u kishte mbetur gjë tjetër për të bërë veçse të zbraznin tërë thasët e tyre të qymyrit përpara një shpifografi të ri, Kastriot Myftarajt, e t’i jepnin porosinë: “Gdhend si në mermer portretin më të zi për Abdi Baletën”.


(vijon) Abdi Baleta
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Anton:
[qb] Ore Kastriot,


Ja ta them dhe nje here shqip:

Nuk futem me pseudonime une ne asnje forum.

Sa per faqen www.edsh.org
........... [/qb]
<span style="font-weight: bold">Edhe njehere sa per sqarim te identitetit tend me 100 pseudonime. Ti je lajmeruar tek mua nga AF me pseudonimin Nardi dhe pastaj me emrin Leonard Lleshi. Nje &quot;i njohur&quot; i yti matane oqeanit ma beri te qarte, kur mora kontakt me te, se nen pseudonimin &quot;Nardi&quot; ose Leonard Lleshi fshihesh ti. Nga ana tjeter Albinos deklaron hapur ketu ne forum se ai eshte Nardi, alias pe.illi.sh etj.
Pra meqe e mban vehten edhe per &quot;profesor mathematike&quot; duhet ta dish se kur A=B dhe B=C atehere edhe A=C. Pra edhe njehere: Kur &quot;i njohuri&quot; jot verteton identitetin tend nen pseudonimin &quot;Nardi&quot; dmth Leonard Lleshi dhe nga ana tjeter ti meqe nuk e njef kete fakt deklaron nen pseudonimin Albinos se je &quot;Nardi&quot; atehere perfundimi eshte se ti je i njejti person qe duke perfituar nga mundesia e &quot;Anonimitetit&quot; kujton se ben per budallenj te tjeret. Nje fakt mjaft domethenes eshte edhe fakti se perse ti zgjodhe kete teme per te debatuar dhe jo nje tjeter. Qellimet dhe metodat qe perdor ti si nje MASHTRUES i rendomte, duke kujtuar se keshtu po &quot;tallesh&quot; me te tjeret tregojne se pari per karakterin e dobet tendin dhe se dyti shpjegojne edhe pozicionimin tend. Dhe mjaft me ate &quot;teorine e djathtizmit&quot; se na e peshtirose fare. Mos kujto se nuk te njohin te tjeret se kush je ne te vertete!!!
Sa per faqen tende qe quhet &quot;e djathta(katolikocentriste)shqiptare &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; atje nuk gjen gje tjeter vetem perpjekje per te nxitur urrejtje tek shqiptaret bazuar ne ndasite fetare dhe ne &quot;udhezimet&quot; e Beogradit.</span>


Kastriot [/qb]
 

Albinos

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Kastriot
Mjaft na merzite.
Kerkoni ndryshe gjerat neqoftese doni bashkim kombetar.
Leri emrat se me emra nuk behet bashkimi i kombit.
Shqiptaret te gjithe se bashku jane ata qe bejne bashkimin e kombit.
Emri im nuk i hyn ne pune askerkujt, puna ime, Po.

Mos kerkoni fajet te te tjeret por te vetja me pare.
Sa per dijeni fisi i Lleshajve nuk eshte vetem ne Diber por edhe ne gjysme e Mirdites.
Me pas Lleshajt nuk kane lidhje ndermjet tyre edhe se kane te njejtin mbiemer ashtu sikur ti dhe Baleta deshironi ti ngaterroni.
Baleta e di mire ate me qe ai eshte profesionist ne &quot;peshkim&quot;.

<span style="font-weight: bold">Dhe te lutem mos bjer carcafet e atyre qe shkruajne sepse DEBATIT I HUMB KUPTIMI</span>

Vete Kastriot, vete i ben njeriu gjerat, megjithese nuk kam cfare te them se dukesh qe sllav i mendimeve te te tjereve.

Ne fluturim e siper me briret e dalur jashte Albinosi, me pare pe.ili.sh
 

shaleshoshi

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Na ka sjelle shembull Mark Bregun te cilin une e njoh mire,eshte nje legen sallahanesh i cili rrinte si lypes neper kafet e Shkodres kush ia qet ndonji kafe e tash na dhanka edhe mend!?Medet per ne kush ashte ba me dhane mend,Mark Sallahanja i cili flet kodra mbas Bregut sipas oreksit te vet si çorapkuq qe eshte!Po kur ta permendni Baleten more minj gjirizesh matuni mire se ai eshte i vetmi burre qe perfaqeson sot urtine veriore ne daçi me e dite po rradakja juej e ka veshtire me e thithe kete!...
 

Guest
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

eeeeeeeeee
Sikur e mbyllem nje here kete muhabet neve &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Baleta eshte me fal per shprehjen &quot;nje rrembythje&quot; politikan, me shterp sa sa mushka vete. Anti-amerikan dhe anti-perendimor, ideali patriotik i Bales gjendet diku ne kontinentin aziatiko-arabik. Aty per patriotin Bale, gjendet shpetimi i patriotizmit te vertete shqiptar.

Nje politikan qe shkruan 12 km shkrime ne jave 99% te te cilave jane replika personale, &quot;jo me the kete, jo te thashe ate&quot; eshte vertet i peshtire dhe irelevant. Personi i tij perfaqeson nje bejtexhi pervers, qe i duket vetja firaun, kur debaton keshtu, fshatce. Eshte ai ne fakt, shume terheqes per individet me edukim inferior sepse per ta eshte kaq i thjeshte dhe kaq i kuptueshem. Por zgjidhjet e verteta nuk jane aspak kaq te thjeshta dhe te drejtperdrejta.

Pra Baleta i ngjan pak testikujve te Papes qe nuk i hyjne ne pune askujt. Vete ky diskutim per te, duhet konsideruar privilegj prej tij. Prandaj varini qillon Bales a te marre.
 

marko

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Qenka difekt gjenetik i ambasadoreve ne OKB te diktaturave.
Ambasadori i Irakut ne OKB, deklaroi sot se ai nuk kishte asnje lidhje me Sadamin!
Ca koincidence!!!!!!!!!!!
 

antihero

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Baleta eshte nje extremist por te quajsh fundamentalist oriental,me fal kjo eshte tragjike,qesharake,joserioze.Ti akoma nuk ke kapacitetin e duhur,njohurit e duhura per te njohur orientin.Kur te flasish per orientin shiko te lutem njohsit e kesaj teme dhe jo njerez,gazetar qe kan vajtur gjer ne greqi dhe mendojn se e njohin gjith boten.Keto te njejtit gazetar para disa vitesh pohonin se shqiperia eshte vendi nder me te zhvilluarit ne bote dhe komunizmi eshte sistem me i drejte qe existon ne bote.
<span style="font-weight: bold">Ketu ne albforum ka shum forumista te cilet vuajne nga disa probleme religjioze dhe me shkrimet ne forum shfaqin problemet e tyre religjioze,konfliktet e tyre te ruajtura diku ne thellsine e subkoshenses dhe duke munguar nje shoqeri e mirfilt civile e cila do te kishte intervenuar ne drejtimin e sherimit rehabilitimit te gjendjes tyre te rende psikologjike.Keto individ jane te strukur ne nje gjendje te tille paranoje sa qe frigohen nga netet e qarta pasi qe ne qille shfaqen yjet me gjysemhenen,gje e cila u mbjell frke te me tejme.</span>
 
Top