Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental
KUNDËRSHPIFOGRAFI
(vijon nga numri i kaluar)
68. Tërë këto “lidhje” midis Baletës e klanit Kapo, siç "sqarohet" në pragrafin e fundit të kreut të dytë (f.33) i janë dashur shpifografit tim që të përcaktojë se “klani Kapo” dhe një numër njerëzish të lidhur me të, janë të ngarkuar të zbatojnë "planin e Katovicës" në Shqipëri. Dhe kreu i tretë i palo-librit titullohet "Kim Fillbi katovician". Pra shpifografi më “dekoron’ edhe me një titull tjetër të madh nderi për merita agjenturore: nga "Abdi-Pavliku" në "Abdi-Beria" mbërin tek "Abdi Filb Katovica".
Në pjesën e titulluar "Plani shqiptar i Katovicës" (f.33-38) zotëruesi i gjithë sekreteve të kësaj bote dhe të asaj të përtejme Kastriot m... fillimisht përrallis se ç'ishte strategjia e Katovicës (e vitit 1986) për të shpëtuar komunizmin duke venë nën kontroll, nëpërmjet punës agjenturore, gjithë zhvillimet që do të ndodhnin në vendet ish-socialiste. "Njohësi i thellë" i tuneleve të ngatërruara të strategjisë së Kotovicës, Kastriot m..... i porosit lexuesit të mos e marrin si punë shakaje këtë strategji, këtë "konspiracion gjigand" që vetëm Kastrioti mund ta zbërthejë.
Pastaj ai i garanton lexuesit me “ndershmërinë” e shpifografit se "tashmë asht qartësu se në tubimin e Katovicës, në vitin 1986 kanë pjesmarrë edhe përfaqësuesit e PPSH-së dhe se "në tetor të vitit 1987 nën drejtimin personal të Ramiz Alisë ishte përfundu hartimi i planit të zbatimit në Shqipëri të platformës së Katovicës".
Për herë të parë shpifografi im i referohet një “dokumenti” si burim të informacionit të tij dhe pikërisht një fjalimi të Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike, në tetor 1989 që ka qarkulluar nëpër gazeta këto dy vitet e fundit, por askush nuk ka vërtetuar se është një fjalim real, jo një pallavër manipuluese. Të paktën këtë duhej ta kishte sqaruar botuesi Spiro Dede.
Shpifografi im e parashtron kështu thelbin e planit shqiptar të Katovicës: riciklim i pushtetit komunist, riciklim i dominimit tosk në hapësirat shqiptare. Kaq gjë mund ta kuptonte dhe një analfabet. Por shpifografi im ka bërë një “zbulim” edhe më të madh : plani shqiptar i Katovicës ngjante me planin e Milosheviçit për dominimin serb në Jugosllavinë pas-titiste. Duke detajuar "planin shqiptar të Katovicës", "analisti" i rrallë Kastriot m... rreshton drejtimet kryesore të tij: kthim i PPSH në PS, vendosja e kontrollit komunist dhe tosk në gjithë partitë dhe shoqatat që do të krijoheshin, moslejim i ringjalljes së nacionalizmit gegë, pastaj kontrolli mbi ekonominë, mediat, rehabilitim i periudhës së diktaturës etj.
Shpifografi im ka rikapitulluar kështu gjëra të thëna e të stërthëna nëpër gazetat e Shqipërisë prej kohësh, por duke i paraqitur si studim të tij, sepse vetëm ai ka mundur deri tani të ketë në dorë një kopje të "planit shqiptar të Katovicës". Në pikën 4 të shënimeve sqaruese në fund të palo-librit (f.316) ai ka shkruar: "Platforma shqiptare e Katovicës deri ma tash nuk asht botue në shtyp. Referimet ndaj saj në kët libër janë ba sipas tekstit të saj, të cillin ka mundun me e shti në dorë shërbimi sekret i një vendi perëndimor. Autori i këtij libri ka ardh të zotnim të këtij dokumenti nëpërmjet të tretësh.” Pra e mban sekret se cili shërbim agjenturor perëndimor e paska këtë dokument. Nuk tregon se kush janë këto të tretët dhe pse vetëm Kastriotit i kanë dhënë. Nuk shpjegon se pse shërbimi sekret perëndimor dhe këto të tretët nuk e botojnë. Nuk tregon pse vetëm Kastrioti ka frikë ta botojë. Nuk shpreh mendim se pse nuk e botojnë tani ata që e bënë atë plan dhe e kanë realizuar për bukuri.
“Me gjasë” ( po përdor edhe unë një herë atë marifetin e që e ka qejf Kastriot m... për të paraqitur bindjet e tij) hartuesit e atij "plani", “shërbimi sekret perëndimor” që e” vodhi” dhe “të tretët që ia dhanë Kastriotit” janë marrë vesh që këtë "plan" ta zotërojë vetëm Kastrioti, që ky pastaj ta përdorë me “mençurinë” e tij të madhe, sikurse po e përdor. Kastrioti nuk thotë se kur i ka rënë në dorë ky plan, para ose kur bashkëpunonte në "Rimëkëmbja" në vitin 2000 dhe botonte shkrimin me titull "Balli Kombëtar, bisht kali Kotovicës", apo më vonë passi u shkëpur nga “Riëmkëmja” dhe atëherë ai “shërbimi i sopiunazhit perëndimor” e kuptoi se e gjeti njeriun që i duhej për të sulmuar bash “protagonistin kryesor” të “planit shqiptar të Katovicës”, Abdi Baletën?!. (Për hir të së vërtetës duhet thënë se shkrimi ka qenë me titull tjetër kilometrik, si ato që bën Kastriot m..., por këtë titull ia vura unë pa e pyetur Kastriotin se si ilegal që ishte nuk kisha ku ta gjenja pa u paraqitur vetë).
Po them përsëri “ me gjasë” Kastriot m... nuk ka qejf ta pyesë kush nëse ai e dinte apo jo që Abdi Baleta ka qenë “protagonisti kryesor i planit shqiptar të Katovicës”, në kohën që po ky Kastriot ( atëherë ende nuk binte erë të qelbur si tani se përdorte parfumra franceze kur sillte dorazi shkrimet në gazetën “Rimëkëmbja”, sidomos pasi la edhe atë “barbiche” ( mjekër e vogël- frën.) për t’u dukur më surratfisëm), sulmonte ballistët dhe “quksat e Shkodrës”, të cilët trumbetonin po këto që trumbeton Kastriot m... tani për “misionin e rolin “e Abdi Baletës në stratëgjinë e Katovicës në Shqipëri. Dhe kjo ka ndodhur jo në ndonjë të shkuar të largët që nuk mbahet mend por në 10 dhe 17 prill të vitit 2000, kur njërin nga artikujt e tij kilometrik, të botuar në dy numra të “Rimëkëmbjes “ 13(216) dhe 14(217) e mbyll me nëntitullin “Ballistët -daullexhinjtë e Katovicës”.
Sikur të ishte njeri që e ka patur një herë dhe nuk e ka humbur fare ndjenjën e turpit Kastriot m... nuk do të shkruante ato që shkruan sot për “zbulimet e tij katoviciane” sepse atëherë ka shkruar tekstualisht kështu : “ Deri më tash ballistët duke përdorur edhe qenër të specializuar për të identifikuar njerëzit e Katovicës kanë arritur që të zbulojnë vetëm njërin prej tyre: Abdi Baletën. Për ta Abdi Baleta është njeriu numër një i Katovicës në Shqipëri. Sipas ballistëve skema e Katovicës në Shqipëri e paska selinë në një apartament tepër modest, parafabrikat, në perfiferi të Tiranës, ku del një gazetë që finacohet nga njerëz të thjeshtë, që për të bërë këtë gjë heqin diçka nga ushqimi i tyre i muajit...Ballistët ia zënë për të madhe Abdi Baletës atë që ka qenë diplomuar në kohën e Enver Hoxhës..”. Nuk po e vazhdoj më tej citimin sepse kjo do të bëhet më vonë kur të merrem edhe më marrëzira të tjera që ka shkruar Kastriot m... në palo-librin e tij dhe që po vet i kishte demaskuar kur shkruante në “Rimëkëmbja”. Këtu vetëm po shtoj për t’i kujtuar të lexuesit se janë po ata stërvitës qensh të politikës e të propganadës shqiptare që stërvisnin qentë “ballistë” të lihnin për misionin tim “katovician”, të cilët edhe tani tani ndërsejnë Kastriotin të lehë në të njëjtën mënyrë. Por Kastrioti ngjan si qen edhe më i zgjebosur e më rrugaç se ata të parët meqenëse kundër tyre ka ulëritur vet para dy vitesh. Me përbuzje për këtë njeri që vet bën edhe më poshtërisht atë që e ka dënuar kur e bënin të tjerët theksoj se tani Kastriot m... ia sheh për të madhe Abdi Baletës jo vetëm pse është diplomuar në kohën e Enver Hoxhës, por edhe pse është lindur në vitin 1941, kur Miladin Popoviçi dhe Enver Hoxha kishin ndërmend të krijonin Partinë Komuniste të Shqipërisë. Mendësi kaq të ndyra duhet të jenë të rrallka në botë.
69.Shërbimet sekrete perëndimore sa herë kanë shtënë në dorë materiale sekrete të lëvizjes komuniste botërore i kanë botuar me nxitim. Shembull më i bujshëm ka qenë botimi i Raportit sekret mbi krimet e Stalinit që e mbajti Hrushovi në Kongresin e XX të PKBS në vitin 1956, dokumentit të mbledhjes së 81 partive në Moskë në vitin 1960, për nxjerrjen e të cilave u akuzua partia polake dhe udhëheqësi i saj Gomulka. Vetëm me "platformën shqiptare të Katovicës" paska ndodhur ajo që s'ka ndodhur asnjëherë. Atë e ruajtkan ende si supersekret dhe vetëm dedektivit të famshëm Kastriot Myftaraj i kanë dhënë një kopje që vetëm ky di ta përdorë me nikoqirllëk si u pëlqen agjenturave të huaja. Ka ardhur koha që të mbyllen altoparlantet e çjerrë që na çanë kokën me paraqitjet për Katovicën e platformat e Katovicës. Është turp dhe faqe e zezë për ata që rrinë e qahen për Katovicën që të justifikojnë paaftësinë e tyre për t'iu kundërvenë komunizmit.
Pse, çfarë kanë kujtuar këta "antikotovicasit" që të rrinë duke tundur zinxhirët e ngrohur prapanicat në diell e qëruar morrat e tyre! Prisnin që kundërshtarët të vinin e t'u binin në gjunjë dhe t’u thonin “urdhëroni zotërnj të (ç)nderuar pushtetin, privilegjet dhe engledisuni tani sa të doni me to!. Çdo qaravitje për Katovicën tani është vënie në piedestal e meritave të kundërshtarit poilitik dhe ideologjik. Çdo justifikim i dështimeve të luftës kundër komunizmit me mallkimet e strategjisë së Katovicës është papjekuri politike dhe vetqorollepsje në luftën politike .Nnë fakt në Shqipëri zhurmën më të madhe kundër Katovicës e kanë bërë disa dallkaukë të të djathtës e të përndjekurve politikë dhe disa sharlatanë si puna e Kastriotit që duan të zhvleftësojnë ato përpjekje të sinqerta të të djathëtve e nacionalistëve që nuk përlqejnë nostalgjitë mburravece të pinjollëve të nacionalistëve e djathtistëve të dështuar si puna e "quksave në Shkodër" që kanë bërë zhurmën më të madhe kundër Katovicës ose të disa "ballistëve" në Tiranë.
Kastriot Myftaraj që në "Rimëkëmbja” i pat stigmatizuar shumë mirë zhurmaxhijt "quksa" e "ballista" kundër Katovicës duke i krahasuar me "bishtin e kalit', tani është bërë për vete një "bisht, veshë e zë gomari" i qaravitjeve për strategjinë e Katovicës.
70. Pasi ka përfundur "teorizimin" katovician shpifografi im i ka hyrë punës të trajtojë temën e "Nacionalizmit katovician" (f.36).
Nëpërmjet ca arsyetimesh konfuze, alogjike, përjashtuese me njëra tjetrën shpifografi ka tentuar (pa kurrfarë suksesi kuptohet) të ndërtojë një skemë të mbështetur në dy hunj të kalbur: antinacionalizmi i ish-komunistëve toskë dhe "nacionalizmi katovician" i fabrikuar prej tyre që ecën "në linjën e fondamentalizmit islam, antiperëndimorizmit dhe fashizmit". Këto, sipas kësaj mëndjeje të hallakatur, përputhen dhe me qëllimet e politikën e serbëve e të grekëve. Shpifografi është kujtuar të shtojë në këtë pjesë se edhe PASOK-u i Greqisë ka qënë i pranishëm në tubimin e Katovicës. Tërë këtë çorbë të hidhur e të thartuar shpifografi është munduar të lezetojë me trillimin se ky "nacionalizëm katovician" u shërbente serbëve e grekëve për të trembur Perëndimin me prirjet "shqiptaromadhe, fondamentaliste dhe fashiste”.
Këto trillime dallkauke shpifografi im i ka rreshtuar për të më paraqitur pastaj mua dhe kolegun tim Feraj në sytë e disa të djallëzuarve si ai , ose të ndonjë naivi, si bartës të një "nacionalizmi të tmerrshëm" në Shqipëri. Pra, në fakt ka tentuar të vulgarizojë në maksimum atë etiketim të poshtër e fyes që pat lëshuar një vit më parë në gazetën "Tema” anëtari i kryesisë së PD-së, Bardhyl Londo për "nacionalizmin skizofrenik” të Baletës. Pas polemikës që bëmë me London, Myftaraj ka marrë urdhër të nisë të endë nga e para të njëjtat trillime.
Në pjesën e titulluar "Origjinaliteti kryesor i Abdi Baletës", shpifografi im kishte venë vetes detyrë të provonte se "këta njërëz Baleta, Feraj do të kishin si mision katovicizimin e nacionalizmit shqiptar. Madje noçka nuhatëse e shpifografit tim kishte hyrë dhe më thellë në "plehun e Katovicës" për të zbuluar se "Në Shqipëri këta njerëz duhej të ishin gegë, në mënyrë që të zbatohej edhe strategjia djallëzore historike toske e denigrimit të gegëve para opinionit ndërnacional”.
Kështu pra dikush ka gjetur një toskë që të sulmojë si “nacionalistë katovicas” disa gegë që të shpëtojë gegët nga poshtërimi si shqiptaromëdhenj para opinionit botëror. Paradoksi është i dukshëm një tosk sulmon disa gegë që të mbrojë gegët e ti nxisë kundër toskëve. Këto spekullime prej të
çmenduri e kam të vështirë ti quaj origjinale të Kastriot m.... sepse ai nuk mund të mbante vetë brenda disa muajsh qëndrime krejt të kundërta pa kaluar disa kohë në spital psikiatrik. Të gjitha proçkat që rreshtohen në këtë pjesë të librit janë sajuar për të thënë se vetëm një njeri, gegë, i besuar për regjimin komunist tosk mund të bante rol të tillë.. Ky ishte Abdi Baleta, që do të ishte "Kim Filbi" i komunizmit tosk brenda nacionalizmit gegë, në Shqipëri.
Mllefin e madh dhe qëllimin djallëzor ata që kanë sajuar tërë këtë budallallëk e kanë zbuluar në fjalinë: "Origjinaliteti më i madh i Abdi Baletës nuk qëndron tek mendimi i tij, por tek fakti ai ishte i vetmi përfaqësues i nomenklaturës komuniste që "kaloi djathtas". Pas kësaj fjalie shpifografi zë e numëron edhe një herë funksionet që kam patur unë.
71. Këtu është kujtuar të përmendë një fakt me të cilin është spekulluar jo pak vitet e mëparshme, botimin në revistën "Studime historike" të një shkrimi tim mbi librin e Enver Hoxhës "Imperializmi e Revolucioni". Shpifografi im shton edhe ca gënjeshtra me këtë rast sikur ky shkrim së pari ishte botuar në revistën e Institutit të Studimeve Marksiste - Leniniste.
Po sikur t'i vinte qëllim vetes të mos shpifte e të mos gënjente Kastrioti nuk bëhej dot shpifografi im, nuk bënte dot as romanin për "Rikonkuistën shqiptare", as palo-librin për "Nacionalizmin -islamik shqiptar".
Shkrimin për "Imperializmi e Revolucioni" e kam shkruar në vitin 1989 kur merresha me punën time "shkencore"në Fakultet që të mbroja disertacionin, të cilin fatmirësisht nuk e mbrojtja kurrë. Që të mbroje një disertacion duhej të kishe të paktën dy shkrime me profil studimor të botuar jo në shtypin e zakonshëm, por organe botimesh të specializuara studimore të profilit tënd. Edhe unë do t’i bëja dy shkrime të tilla. Njëri ishte për trajtimin e problemit të minoriteteve që u botua në revistën “Drejtësia Popullore”. Qentë nuhatës të të kaluarës time komuniste edhe për këtë shkrim gërrmuan me thonjtë e tyre të pisët qysh në vitin 1991 dhe vunë kujen që në fillim të shkrimit tim unë kisha cituar edhe Marksin e Engelsin. Kastriot m... është shpifograf i pa kualifikuar si duhet përderisa në palo-luibrin e tij nuk i ka pasyruar edhe këto fakte, siç ka pasqyruar çfarë kishin përrallisur kundër meje për artikullin studimor mbi “Imperializmi e Revolucionin”, i cili është botuar vetëm në revisrtën “Studime Historike”, organ i Instituti të Historisë. Këtë shkrim që u botua me vonesë dhe madje me disa ndërhyrje pa lejen time në vitet 1991-1992 e kanë trumbetuar shumë kundërshtarët e mi si shenjë se unë nuk mund të bëhesha antikomunist, nacionalist, djathtis. Kësaj teme i ka ardhur vërdallë shumë shtypi i PD-së në vitin 1994 për të thënë se unë vetëm bënja poza djathtisti (më të dalluar në shkrime të tilla ishin disa demokratë tropojanë si Ilir Demalia (në emigracion), Azem Hajdari dhe pas tij Spartak Ngjela). Në këtë vazhdë tërhiqet rrëshqana tani shpifografi Kastriot m....
Shkrimin për "Imperializmi e revolucioni" e kam shkruar se duhej ta shkruaja dhe kam bërë mirë. Madje këtë shkrim nuk e planifikova vet por ma këkuan me këmbëngulje nga redaksia e revistës “Studime Historike” Këtë fakt e di mjaft mirë kolegia ime e atëhershme në fakultet, pedagoge edhe tani, Zana Sota, e cila më ka transmetuar këkesën e redaksisë. Mjaft nga vlerësimet që kam bërër atëhere e vlen të bëhen edhe sot po të mbajmë parasysh zhvillimet që po ndodhin në botë. Enverizmi nuk kritikohet me rrugaçërira si këto që bën Kastriot m.... Ata që bëjnë potere të mnadhe si “reja nëpër brekët” e antienverizmit dhe të antikomunizmit janë vetëm sharlatanë edhe në fushën e mendimit politik, apo filozofik. Disa njerëz të fandaksur me ide fikse të antienverizmit e antikomunizmit, që nuk kanë asnjë bazë logjike, kanë rënë në pozitat që binin dikur të fandaksurit me ide të kota që i paraisnin si komuniste dhe që termat “ballist”, “ zogist” i bënë sinonime të sharjes më të madhe, emërtime të “mëkatit më të madh” pa ditur se ku qëndronte mëkati. Kështu po bëjnë tani disa poterexhinj me termat “komunist”:, “enverist”.
Shpifografi im ka shprehur një inat të shumë kundërshtarëve të mi politikë kur ka shkruar se "Të gjithë njerëzit e rangut të Baletës pas vitit `90 mbeten të lidhur me të majtën komuniste. Vetëm dy - tre vetë të afërt me të për nga rangu, por gjithsesi më pak të rëndësishëm se ai në ish - nomenklaturën komuniste u zhvendosën nga qendra e djathtë, tuj ruejt atje pozitën e të moderuarit".
Në këtë fjali shpifografi im nuk i ikën dot faktit të njohur se pak ishin ata që u shkëputën në vitin 1990 nga PPSH, pa lejen e saj. Shpifografi nuk e thotë dot, por e di si qeni se unë jam luftuar me egërsi të veçantë nga e majta pikërisht se u bëra renegat i PPSH, jo i dërguari i PPSH-së në lëvizjen demokratike siç bënë ata të 12-tët që veshën pardesy të bardha që t'i mbronte policia, midis të cilëve edhe Berisha.
Përveç të majtës kundër meje u vërsul me egërsi të shfrenuar edhe PD-ja, klanet e saj njëri pas tjetrit për asryen që pa dashje ndoshta Kastriot m... e ka shpallur në fjalinë: "I vetmi nga funksionarët e naltë të diktaturës që u zhvendu ma tepër djathtas, tuj i atribu vedit rolin e kampionit të nacionalizmit radikal asht pikërisht Abdi Baleta".
Pikërisht për këtë klanet e PD-së më kanë luftuar egërsisht duke filluar nga Ceka e Pashko, Berisha e Hajdari, Meksi e Gjika, Spahia e Arbnori, grekofilët e ndryshëm deri tek Pollo, Londo etj.
72. I takon përsëri Spiro Dedes, si botuesi i palo-librit të Kastriot m... dhe njeriu kryesor i ngarkuar dikur me redaktimin e e serisë së kujtimeve të Enver Hoxhës, të sqarojë për opinionin publik, se cili nga ish-ambasadorët e Shqipërisë në vendet arabe u caktua me punë në K.Q që të jepte ndihmesën e vet në përpilimin e librit “Shënime për Lindjen e Mesme”. Unë di se një kolegut tim të atyre viteve iu dha libri për t’i hedhur një sy se mos kishte ndonjë vërejtje. Kur shpifografi im tërë tiradën e tij të etiketimeve kundër librit “Shënime për Lidjen e Mesme” që ka ndërrmarrë që të vijë tek provokimi që i interson atij dhe atyre që qëndrojnë prara tij: “Si u lidh Baleta me fundamentalistët islamikë?”.
Para Kastriotit shumë vetë kanë trilluar për këtë punë. Në shtëpi më kanë ardhur disa njerëz që të më propozojnë të bëjnë udhëtime nga vendet arabe e myslimane, të vendosim lidhje për ndonjë tregëti, të sigurojmë ndonjë ndihmë për punën e madhe që bën gazeta “Rimëkëmbja”.
Më i lezetshëm ka qënë një i panjohur që më erdhi në shtëpi pak para se të botohej palo-libri i Kastriotit . Një tip i veçantë nga të tjerët, që nuk nguroi të më thoshte se merrte vesh dhe nga punët e shërbimeve sekrete, se ishte specialist i ca makinerive që po t’i siguronim andej nga vendet arabe mund të na sillnin fitime të mira, që na lehtësonin punën e madhe që po bën “Rimëkëmbja” e plot përralla të kësaj natyre. Propozimi i tij ishte që të pranoja ta shoqëroja në një udhëtim në botën arabe se nuk dinte gjuhë të huaja zavalli. Edhe ai mendonte siç shkruan Kastrioti se unë duhej t’i njihja mirë këto vende islamike dhe me shkrimet e mia mund të kisha krijuar simpati atje. Ai natyrisht nuk tha se unë duhej të kisha lidhje me fundamentalistët islamikë, siç shkruan shpifografi im.
I fola sinqerisht por dhe me nënkuptim të qartë se e luajti shumë keq rolin. I thashë se kur t’i lindë nevoja për të udhëtuar në Rusi ose në Francë të më drejtohet mua se di gjuhët e këtyre vendeve, jam specializuar për këto vende, kam edhe lidhje me këto vende, kurse arabisht nuk di asnjë fjalë, për vendet arabe nuk kam shumë haber se nuk kam jetuar ndonjëherë atje dhe vetëm në tre raste kam shkelur për pak ditë.I thashë se kam jetuar në SHBA e di anglisht, njoh Amerikën. Pastaj natyrisht i theksova se ishte drejtuar gabimisht tek unë se nuk më interesonin fare ato projektet e tij.
Shpifografi im Kastriot m.... nuk është larg atij njeriu, sepse edhe ky shpifograf për disa muaj u vërdallis rreth “Rimëkëmbjes” me përvujtësinë e një të penduari që ishte vënë në shërbim të katolikocentrizmit dhe me zellin e një të dëshiruari dhe të përvëluari të ndihmonte në polemikat tona për “mbrojtjen e myslimanizmit”. Pastaj “u rebelua” iku nga ne dhe filloi të tirrte rrjetin e merimangës shpifëse që e ka nderë në faqet e pista të palo-librit “Nacional-islamizmi shqiptar baleta & feraj”.
Për ta zgjidhur enigmën ku ishte mbyllur me gomarllëkun e poshtërsinë e tij se “si u lidh Baleta me fundamentalizmin islamik” shpifografit tim i është dashur një dozë shumë e madhe marëzie.
73. Nuk mund të them se çfarë lloj droge do të ketë marrë për t’u zhytur në haluçinacionet që i kanë dhënë mundësi të trillojë e të shkruajë te “Feja sipas marksizmit asht quint essentia e Reaksionit”. Mirëpo meqënëse në Iran në fund të viteve 1970 nisi i ashtuquajturi “revolucion” që sipas Kastriotit “nuk ishte gja tjetër veçse nji lëvizje klasike fondamentaliste islame” këto lëvizje duheshin quajtur reaksionare. Dhe pikërisht këtu sipas nuhatësit më të shquar katolikocentrist në ditët tona ka ndodhur një “truk shqiptar” dhe “lëvizjet fondamentaliste islame u përcaktun si kompatibile me revolucionin botëror”. Pastaj vijon një zbulim edhe më i madh, kësaj radhe jo “teorik”, por agjenturor “Përpunuesi i kësaj teorie, natyrisht sipas udhëzimeve të Enver Hoxhës asht Abdi Baleta”.
Më në fund dhe Shqipëria, sipas zbulimit të Kastriot katolikocentristit, siguroi dy klasikë të saj në zhvillimin krijues të teorisë revolucionare marksiste – leniniste, Enver Hoxhën dhe Abdi Baletën. Pas këtyre të dyve për nga rëndësia në këtë fushë duhet të vijë pikërisht zbuluesi i kësaj gjëje, vet shpifografi im Kastriot m... Por tani na duhet të gjejmë vend dhe për një shqiptar të katërt, sepse i pari që përcaktoi këtë “treshe të madhe shqiptare” (Enver Hoxha – Abdi Baleta – Kastriot Myftaraj) është po një analist i rrallë shqiptar i përmasave që ende nuk jemi në gjendje t’i masim, Skënder Shkupi. “Merita” e Skënderit bëhet edhe më e “meritueshme” sepse ai këtë “treshe të madhe” e vendos në sfondin më të zi të historisë së mendimit politik në Shqipëri si “treshen e varrmihësve të aspiratës kombëtare shqiptare”. Secili nga këta tre “varrmihës” paskan përdorur nga një vegël të veçantë speciale për ta bërë varrin e “aspiratës kombëtare shqiptare”. Enver Hoxha ka përdorur veglën që Skënderi e emërton “përçarje klasore shqiptare”, Abdi Baleta veglën që Skënderi e quan “përçarje fetare të shqiptarëve” dhe Kastrioti veglën që quhet “përçarje krahinore e shqiptarëve”. Për dy nga këto raste “varrmihjeje të aspiratës kombëtare shqiptare” teorizimet e Skënder Shkupit përputhen me ato të Kastriot Myftaraj, sidomos përsa i përket luftës që duhet bërë kundër Islamit, sipas recetave të katolikocentrizmit perëndimor e shqiptar.
Sipas shpifografit Kastriot m.... këtë tezë që zhvillon më tej teorinë e revolucionit botëror në frymë marksiste – leniniste, Abdi Baleta e ka shtjelluar në artikullin e tij “Revolucioni iranian – lëvizje fetare në formë, por antiimperialiste në përmbajtje” që na qenka botuar në revistën “Studime politiko-shoqërore” nr.1, viti 1978. Pastaj nga fq.48 deri në faqen 50 të palo-librit vazhdojnë trillimet e tanishme të shpifografit tim që ai ia paraqet lexuesit si citime nga shkrimi im. Kurrë nuk kam shkruar artikull me këtë titull dhe me këtë përmbajtje. Kur isha në shërbimin diplomatik shqiptar, kam shkruar vetëm një artikull me kërkesë te gazetës “Zëri i Popullit” nga fundi i vitit 1974 dhe ka patur si subjekt “Tregun e Përbashkët Europian”. Për herë të parë në shtypin periodik pas largimit nga diplomacia, kam botuar një shkrim mbi OKB-në revistën “Shkenca dhe jeta”, sipas kërkesës së Skënder Shkupit, i cili e vonoi gati një vit botimin e shkrimit (1989) dhe ato artikullin studimor që i përmenda, në “Studime Historike”, për “Imperializmi e Revolucioni” dhe në “Drejtësia Popullore” për çështjen e minoriteteve në të drejtën ndërkombëtare. Asnjëherë nuk kam patur kontakte me revistën “Rruga e Partisë”, apo një revistë të quajtur “Studime Politike Shqoërore” që paska ekzistuar në vitin 1978 dhe unë nuk e kam ditur.
Në vitin 1978 unë kam qënë në OKB e jo në Tiranë dhe as kisha nge të merresha me punë shkrimesh. Kastriot m... shpif me një paturpësi e poshtërsi të cilës është vështirë t’i gjesh cilësorin që i përshtatet. Cilindo që lexon këto pjesë të servirura në palo-libërin e tij si citate nga shkrimi im e vë re lehtë se ato janë në stilin që është shkruar palo-libri. Ai që ka trilluar këtë tekst meriton të përgëzohet për një gjë se ka imituar bukur shkrimin në frymën e stilin stereotip të një kohe të shkuar.
Kjo më shtyn të besoj dhe më shumë se nuk është Kastriot m.... autori i vërtetë i gjithë palo-librit, por ka ustallarë të tjerë më të stërvitur në stilin e gjuhën e të shkuarës që kanë punuar. Tani ua lë lexuesve të këtij palo-libri të gjejnë se çfarë duhet të mendojnë e të thonë për një njeri të tillë që tallet kaq keq me ta, duke u folur për shkrime që nuk janë bërë kurrë dhe duke u cituar sajime të tij e të padronëve të tij si të ishin shkrime të miat.
74. Bindjen se ky palo-libër nuk është prodhim i “trurit të tredhur” dhe “mendjes femër e përdalë” e shpifografit tim Kastriot m.... ma përforcon një fjalë komentuese që pason të ashtuquajturat citate, në faqen 50 ku thuhet: “E vërteta e pamohushme asht se ka pas dhe ka nji ngjashmëri të pamohushme dhe sinjifikative midis teorive antiperëndimore të komunizmit dhe atyre të fundamentalizmit islamik. Fundamentalistët islamike e adoptuen doktrinën marksiste, por edhe ato fashiste, të konspiracionit të imperializmit ndërnacional.....”.
Para se të botohej palo-libri i Kastriotit tezën provokuese dhe mashtruese se “në Shqipëri komunizmi ishte mysliman, e sollën dhe e mbajtën myslimanët” e trumbetuan me bujë në gazetën “Ora e Shqipërisë” të Partisë Demokristiane, disa njerëz që nuk kanë haber nga gazetaria, politikat e analizat politike. U duk qartë se dikush që rrinte në errësirë përdorte emrat e tyre, sikurse po përdorin në njëfarë mase tani emrin e Kastriot m....Në korrik të vitit 2001 kam polemizuar gjatë me këtë tezë provokuese në shkrimin “Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit “komunizëm islamik” ? ” botuar në gazetën “Rimëkëmbja” dhe “Bota Sot”. Atëhere kam denoncuar qëllimet provokuese të katolikocentrzimit për të identifikuar në Shqipëri komunizmin me myslimanizmin dhe kam vënë në dukje huazimet e komunizmit nga krishtërimi, lindjen e fashizmit e të komunizmit në Europën e Krishterë.
Askush nuk doli të polemizonte seriozisht. Katolikocentristët ndjekin gjithnjë taktikën “hidh gurin e fshih dorën, mos dil përballë por godit pas shpine. Dhe ja në palo-librin që del me emrin e Kastriot m.... gjejmë intepretime që janë si një përgjigje e aty shkrimeve, pa iu referuar atyre dhe shtrembërime në atë frymë që shkruante “Ora e Shqipërisë”.
Shpifografit tim të fëlliqur në karakter e në tru i është dashur që pa pushim t’i përrallisë lexuesit se gati në gjithë veprat e Enver Hoxhës është dora e Abdi Baletës, madje dhe në raportet e mbajtura në kongres partie. Sipas këtij njeriu që shpifjen e ka perëndinë e tij pjesët që kanë të bëjnë me lëvizjet antiimperialiste në vendet islamike në raportin e Enverit në Kongresin e VIII të PPSH i ka shkruar Abdi Baleta. Në atë kohë unë isha në OKB dhe sikur të duhej t’i shkruaja unë ishte e pamundur. Edhe për këtë shpifografin tim duhet ta demaskojë botuesi i librit të tij Spiro Dede.
75. Shpifografi im Kastriot m.... duke harruar se një herë ka thënë që Enver Hoxha e dërgoi Abdi Baletën në Nju Jork, kryesisht si specialist për të përçarë diasporën shqiptare, në faqet 51-52 të palo-librit përpiqet të provojë se detyra kryesore e Abdi Baletës ishte që në Nju Jork të punonte për lëvizjet islamike antiamerikane.
Për t’u dukur se i di mirë gjërat shprehjet “Jo ma kot misioni shqiptar në Nju Jork ishte numerikisht përfaqësia diplomatike ma e madhe në botën e jashtme”. Është një rrenë me bisht e hedhur për qëllime shpifëse. Përfaqësitë me personelin më të madh Shqipëria i kishte në Pekin, Paris, Romë, Vienë, Beograd. Në Nju Jork kishte e shumta 5 diplomatë e 2 punojës teknikë (duke përfshirë këtu edhe punojësit e shërbimit të Sigurimit të Shtetit).
Shpifografit i duhet gënjeshtra për pesonelin e madh që të bëhet më i besueshëm kur gënjen se Misioni i Shqipërisë punonte me lëvizjet islamike antiamerikane.
Misioni shqiptar kishte kontakte me misionin e Iranit si me shumë të tjerë. Delegacioni shqiptar hynte në kontakt dhe me delegacionin e Iranit në kohën e luftës midis Iranit e Irakut. Në Misionin shqiptar vetëm një herë kanë bërë vizitë një grup studentësh (djem e vajza) iranianë që po ktheheshin të mbështesnin revolucionin e Khomeinit. Një herë tjetër kanë bërë vizitë dy përfaqësues të Frontit për Çlirimin e Eritresë për të shprehur pakënaqësi që as delegacioni shqiptar nuk e zinte në gojë luftën e tyre që të mos i prishej qejfi Etiopisë, e cila tërhiqte në pozitat e saj Organizatën e Unitetit Afrikan. Dhe kjo ishte e vërtetë. Delegacioni shqiptar, pra ndryshe nga sa pretendon antiislamiku i tërbuar Kastriot m.... sot heshtte për luftën çlirimtare të Eritresë me(popullsi myslimane) që të mos i prishej qejfi Etiopisë (popullsi ortodokse). Por Eritrea e bëri luftën dhe fitoi pavarësinë.
76. Nga gënjeshtrat për punën e Misionit shqiptar pranë OKB-së shpifografi im hidhet në shpifje personale kundër meje: “Të kësaj periudhe janë lidhjet e Baletës me ajatollahët iranianë, libianët e Ghedafit, sudanezët, njerëzit e “Hamasit” dhe të “Xhihadit”. Ja sa larg ka nuhatur turiqeni Kastriot m.... në lidhjet e mia në OKB. Sipas këtij provokatori të fëlliqur të kishe kontakte me diplomatë iranianë, libianë apo sudanezë qënka krim, antiamerikanizëm, antisemitizëm.
Vetëm provokatorë të ndyrë si ky mund të sajojnë praninë e “Hamasit” e “Xhihadit” në Nju Jork në vitet 1977-1982 që të vendosja unë kontakte me to. Harron ky se CIA dhe FBI nuk bënin gjumë dhe nuk i kishin varrur shpresat sa të rritej këlyshi që po stërvitej në Korçë për t’u bërë “qen i gjurmimit të terrorizmit” ?!
Kryeshpifja e Kastriot qelbanikut besoj se duhet konsideruar kjo: “Gjatë një ndalimi në Libi, në një prej udhëtimeve të tij prej Tiranës në Nju Jork, Baleta do të takohej për herë të parë me Bin Ladenin në vitin 1982 dhe do ta përshëndeste atë për luftën e tij kundër sovjetikëve në emër të Tiranës zyrtare”.
Kastriot idioti as punën shpifëse nuk di ta bëjë saktë. Ka bërë gafën që ka dhënë kaq shumë elementë të shpifjes së tij. Ka “saktësuar” se udhëtimi qenka bërë nga Tirana në Nju Jork dhe jo anasjelltas në vitin 1982. Unë në atë vit (1982) kam bërë vetëm një udhëtim Nju Jork-Tiranë, në 30 dhjetor, me rastin e transferimit. Udhëtimi i fundit Tiranë-Nju Jork ishte në shtator të 1981. Në vitin 1982 MPJ e anulloi ardhjen time të zakonshme në Shqipëri në verë sepse kishin vendosur tashmë të më largonin nga posti por nuk ma thonin dot deri sa të mbaronte sesioni i zakonshëm.
Udhëtimin e kam bërë nga Nju Jorku në Paris, ku kam shkuar për drekë tek francezi Daniel Hoe, një anëtar i Partisë Komuniste Franceze, por nëpunës ndërkombëtar, në vend që të isha në Libi me Bin Ladenin siç e ëndërron në haluçionacionet e tij shpifologjike Kastriot m...Pastaj vinte udhëtimi Paris – Budapest – Tiranë. Kurrë nuk ka ndodhur që të bëhen udhëtime për në Nju Jork jashtë itinerareve Tiranë – Romë – Paris – Nju Jork, ose Tiranë – Budapest – Paris, ose Tiranë – Beograd – Paris – Nju Jork. Ishte e detyrueshme të qëndroje në Paris për të marrë vizat amerikane. Vetëm një herë kam udhëtuar me avion jugosllav, që kushtonte më lirë në linjën Nju Jork – Zagreb i Beogradit – Tiranë.
Por për shpifësit nuk ka rëndësi fakti. Kur shpifjet bëhen për provokime të rënda politike e agjenturore nuk ka më rëndësi as mënyra e të shpifurit.
Shpifësi Kastriot m... sajon ndalesën tonë në Libi për të takuar Bin Ladenin sepse do që të japë “argumente” të reja për politikën e Beogradit e të Athinës se Shqipëria qysh herët ka qënë e lidhur me terrorizmin islamik. Mirëpo në atë kohë Bin Ladeni bashkëpunonte ngushtë me amerikanët dhe regjimi komunist i Shqipëris ënuk mund të dërgonte përfqësuesin e vet në OKB të takohej me Bin Ladenin. Kastriot m... shpreh një mendsi të njëjtë më Falaçin se ka qenë fatkeqësi që amerikanët mbështetën Bin Ladenin dhe rezistencën afgane për të mposhtur agresionin sovjetik.
77. Shpifjet provokuese të Kastriotit idiotit vazhdojnë edhe më tej në fjalinë: “Gjashtë vite më pas, kur Baleta do të udhëtonte në Iran me delegacionin qeveritar në cilësinë e specialistit të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare (i cili kryesohej prej Sofokli Lazrit) detyrë që e ushtronte krahas asaj të pedagogut në Fakultetin Juridik, ai do t’i dorëzonte Bin Ladenit “i cili koinçidoi të ndodhej atëbotë në Iran” nji kopje të librit të Enver Hoxhës “Shënime për Lindjen e Mesme”.”.
Pra shpifaraku me dashje e vë veten në pozitën e idiotit e të provokatorit më të fëlliqur vetëm që të lërë të shkruara poshtërsira nga më të çuditshmet. Kastriot idioti me siguri e di që unë nuk kam patur të bëjë fare me Institutin e Sofos, sepse prej vitesh shkonim me njëri-tjetrin si macja me miun. Kastriot idioti duhej ta dinte se qysh nga viti 1982 kur më hoqën nga diplomacia dhe deri në maj të vitit 1991 unë nuk kam dalë më nga Shqipëria.
Kurse në maj të vitit 1991 kam shkuar në SHBA jo në Iran. Në Iran kam shkuar në gusht-shtator të vitit 1997 dhe në shtator të vitit 1999 kam marrë pjesë në dy seminare ndërkombëtare njëri për Bosnjën, tjetri për Kosovën. Ata që do të kenë zahmetin ta lexojnë palo-librime Kastriot m... të mendojnë përsëri si tallet me ta ky zhgarravitës shpifjesh.
78. Kastrioti idioti në vend që të frenojë në një pikë të caktuar dalldinë e tij shpifëse theqafëse zgjat edhe më hallkat e zinxhirit të zullumit të tij shpifarak.
Po në faqen 52 të palo - librit që është ngjeshur me idiotësira të përmasave gjigande lexojmë:
“Baleta që prej hapjes së Shqipërisë do të ishte i pari ndër të vetmit (se ç’kuptim ka kjo “i pari ndër të vetmit” vetëm mendjeçakërdisuri Kastriot e kupton) që nisi të vizitojë dendur vendet fundamentaliste islame si Iranin, Libinë, Sudanin, Afganistanin”. Përveç Iranit kurrë këmba ime nuk ka shkelur në tokën e Libisë, Afganistanit, Sudanit, madje as ka kaluar nëpër hapësira ajrore të këtyre vendeve. Çmenduria shpifarake e shpifografit nuk ka kufi.
Horri i horrave Kastriot shpifografi edhe në faqen 53 të librit ka shtuar “Baleta do të kishte edhe disa takime të tjera me Bin Ladenin në Iran, Libi, Afganistan dhe në Sudan”. Pra horri i horrave numëron ato vende që akuzohen nga një pjesë e politikës ndërkombëtare se janë qendra të veprimtarisë së Bin Ladenit dhe me mendjen e tij të çakërdisur më shëtit dhe mua sa në njërin në tjetrin që të takoj Bin Ladenin, të cilin edhe unë e kam parë vetëm në fotografi si gjithë shqiptarët.
79. Në fund të faqes 52 është dhe fjalia mëkatare për shtrëmbërimin e të vërtetës: “Ai stabilizoi kontakte të rregullta me partinë fundamentaliste islame turke “Refah” të Nexhmedin Erbakanit e cila më pas do të dilte jashtë ligjit”.
Kur partia e Erbakanit quhej “Refah” nuk kam patur asnjë kontakt. Kam marrë pjesë në kongresin e partisë së Erbakanit në maj të vitit 2000, kur kjo tashmë quhej “Fazilet” dhe Erbakanit i ishte ndaluar veprimtaria politike nga gjykata, por mbetej lideri i adhuruar i partisë dhe në kongres u duartrokit nxehtësisht emri i tij, ndonëse ai nuk ishte i pranishëm. Këto janë çështje të politikës turke.
Partia e Erbakanit ishte parti e fuqishme. Na ftuan në Kongres dhe shkuam, dy veta unë dhe kolegu im Hysamedin Feraj. Çdo parti politike e Turqisë për ne është parti e një vendi mik, dhe kur të nderon duhet ta nderosh. Çështjet politike dhe ideologjike në Turqi le t’i zgjidhin vetë turqit. Ne si shqiptarë na intereson dashamirësia e gjithë turqve. Këtë ua kam bërë të njohur edhe zyrtarëve turq.
80. Kapitullin e tretë shpifografi e mbyll me shpifjen: “Në vitin 1996 Baleta mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Teheranit, ndërsa në vitin 1999 nga Universiteti i Kabulit”.
Do të kishte qenë nder për mua të kisha marrë këto tituj, por nuk jam i dëshpëruar se nuk ka marrë asnjë titull “Doktor honoris kauza” nga ndonjë universsitet i huaj, sepse nuk jam as “doktor shkencash” këtu në Shqipëri, siç janë bërë plot politikanë pasi zunë poste politike.
“Me gjasë” ( e thënë edhe njëherë kastriotmyftarçe) shpifografi nuk pyet fare sa qesharak bëhet sepse ka vetëm një synim :ta lëshojë pa fre fantazmën e tij të sëmurë dhe që shpifë sa më shumë kundër meje. Atij i duhet të trullosë lexuesit duke u bërë sa më sensacional në trillimet e veta, duke i tëhequr ata në një karnaval shpifologjie. Ai ngatërron data, fakte, harron se ka njerëz që mund të dëshmojnë po të vihet para një trupi gjykues, ka dokumente që mund mund t’ia nxijnë surratin e tij edhe kështu të sterrosur e të përllangur nga shpifologjia. Atij i duhet vetëm të sigurojë padronët e tij se po e bën hak të marrë një titull “gestapovas i Kishës”, “rrugaç i publicistikës”, “provokator i politikës”, “njollosës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, “mynafik i feve”, “djallëzor i intrigave” e mbi të gjitha “kryqëzatar i rikonkuistës”, “i lajthitur i inkuizicionit” dhe pastaj “doctor des-honoris causa”.
INTËRMEZO ÇLODHËSE
Shpifografia ime duket qartë që është “porosi” edhe e njerëzve të rrethit të ngushtë të Sali Berishës. Këtë bindje ia krijojnë cilitdo lexues të vemendshëm shumë pjesë të palo-librit të Kastriot m... të përgatitura në një mënyrë sikur ai ka marrë tani rolin e avokatit politik të Berishës, për të justifikuar çdo gjë që ka bërë Saliu dhe për të kundështuar çdo kritikë që i është drejtuar Saliut, me përjashtim të një kritike të vetme që e bën Kastrioti : pse Berisha nuk e përdori krizën e vitit 1997 për ta copëtuar Shqipërinë duke vënë kufirin në Shkumbin dhe “të shpëtonte kështu Gegërinë nga Toskëria”. Kastrioti është tepër i paduruar që Toskëria të përpihet sa më parë nga lubia greke, sepse, sipass tij paska 2400, që gegët po e pësojnë keq e më keq prej toskëve. Për këto do të shkruaj më gjërë kur të vijmë tek pjesë përkatëse. Tani në këtë “Intermezo çlodhëse” vetëm dua të mbaj lexuesin në lidhje me thelbin e”provokacionit Myftaraj”’ dhe të kujtoj për njerëzit që u takon për shkak detyre e për ndjenja patriotike të mos bëjnë sehir me indiferentizëm, por nëpërmjet debatit tonë të kuptojnë se Kastriot m... ka konsumuar plotësisht elementët e asaj veprës penale të i parashikuar në Kodin Penal për ata që kryejnë tradhëtinë ndaj atdheut duke nxitur luftën civile për të tjetërsuar pjesë të territorit shtetëror dhe robëruar nga të huajt pjesë të kombit shqiptar. Synimi i gjithë “teorizimreve”, shpifjeve provokimeve që ka bërë Kastriot m... është ky : të copëtohet sa më parë Shqipëria dhe kjo kësaj radhe të bëhet ndryshe nga sa e kanë menduar deri tani armiqtë tanë, të bëhet duke ngritur gegët në luftë kundër toskëve që të bëjnë atë që ka kërkuar prej dyqind vjetësh Greqia, aneksmin e Shqipërisë së Jugut, që për Kastriot m... është vetëm “Toskëri”.
Ata që janë bërë pelerinë e ngohtë për palo-librin e Kastriot m... dhe për tezat e tij nga PD-ja kanë shkarë në rrugën më të fëlliqur të tradhtisë. Berisha si duket nuk do të hapë sytë se ku të çojnë qëndrime të tilla të njerëzve të PD-së, meqenëse po sulmohemi unë dhe Hysamedin Feraj. Berisha vazhdon avazine tij të njohur, ai më ka luftuar paturpësisht në çdo rrethanë, edhe atëhere kur unë kam sakrifikuar mjaft nga vetja për ta mbrojtur e për ta ndihmuar. Këtë e kanë bërë edhe klanet pro tij ose kundër tij në PD. Janë këto klane që herë bënin ligjin e herë dështonin në PD që edhe tani nuk gjejnë dot rehat dhe pasi shumë qëndrime të miat u provuan si të drejta nga koha bëjnë çmos të mobilizojnë sharlatanët më të ndyrë që të më përsërisin pa pushim të njëjtat shpifje, madje të prodhojnë dhe libra shpifarakë kundër njerëzve të mi të vdekur e të gjallë.
Kaq e verbër, kaq e ndyrë, kaq e poshtër është bërë hakmarrja e të dështuarve në politikë, e bishave në mendimin politik, e rrugaçëve në ushtrimin e pushtetit e të shpartalluarve në betejën për moral e dinjitet qytetar! A ka fëlliqësi më të madhe politike se nga segmentët e PD-së në të njëjtën kohë të sulmohem me libra shpifarakë e me paditës shpifarakë në gjykatë? Pikërisht në dhjetor 2001 nën kujdesin e Mujë Buçpapës, funksionarit të lartë të PD-së dhe për më tepër veprimtarit të punëve të errëta berishiane, u vu në qarkullim katalogu kastriotmyftars i shpifjeve të ndyra kundër meje. Kurse bashkëpunëtori kryesor i Berishës në PD e pushtetin e PD-së, njeriu që është bashkëfajtor me Berishën për rrënimin e demokracisë e shkatërrimin e Shqipërisë në vitin 1997 dhe për shumë veprime që të çojnë në tradhëti kombëtare, Aleksandër Meksi, ngriti padi kundër meje në gjykatën e Tiranës për shpifje, pse i kisha kujtuar gjëra që iu kishin thënë të tjerët me kohë. Ky ish-kryeministër i Shqipërisë, i rehatuar nën hijen mbrojtëse të Berishës, që nga një varfanjak në saj të postit u shndërrua në parelli i krekosur, kërkonte nga unë 100 000 dollarë shpërblim se i kujtova që kur u bë ai kryeministër i Shqipërisë, gazetat greke ishin mburrur se biri i një oficeri grek u bë kryeqeveritar i shtetit fqinj. Tani duhet të më njoftojë pa vonesë emrin e asaj bankës në Kanada ku duhet t’ia dërgoj këto para të pangopurit me dollarë Aleksandër Meksi.
“Çudi e madhe” që nuk u gjet një biograf për të bërë jo shpifografinë, por biografinë reale, të Aleksandër Meksit, dhe të Meksave të tjerë, duke filluar qysh herët, edhe më parë se Petro Meksi që historiani kosovar Shkëlzen Raça e radhit ndër elementët patriotë në kohën e Lidhjes së Prizrenit, deri tek Meksët që ishin deputetë të Greqisë, oficerë të Greqisë, avokatë të grekëve kundër shqiptarëve, përçues të planeve greke në Shqipëri, mgatërrestarë të politiës shqiptare si Kristo Meksi, këshilltari i Princ Vidit, Jorgji Meksi gazetari i “Demokracisë” së Gjirokastrës që donte Lidhjene krishsterë kundër shqiptarëve mysslimanë e deri tek Aleksandri i sotëm, që basshkë me Berishën me dashje “mbyllën sytë kur Kisha ortodokse dhe mafia thyen embargon e naftës ndaj Serbisë nëpërmjet terrirtorit të Shqipërisë ( sipa një pohimi të Sali Berishë snë vitin 1997). Si nuk u gjet një biograf që të mblidhte ato pjesë nga shtypi shqiptar i këtyre 10 viteve ku janë bërë shumë denoncime për Aleksandër Meksin e Sali Berishën, por u gjet një shpifograf që t’u përrallisë shqiptarëve shpifje monstruoze për gjyshërit e babain tim, të cilët tërë jetën janë marrë më atë pak tokë dhe me ato bagëti që kishin në fshat dhe për mua që nuk hyra në asnjë nga ato pisllëqet ku kishin qejf të më shihnin këta politikanët e mëdhenj të Shqipërisë që i vunë zjarrin vendit në emër të sjelljes së demokracisë.
Pse të mos ketë biograf për Berishën e për politikanë të tjerë të Tropojës që të dimë nga kanë ardhur, me kë i kanë krushqitë, miqësitë, cilët janë nga fise që dëgjoheshin për lidhje tradicionale me serbët?! Pse njerëzit e PD-së mobilizohen të ndihmojnë një sharlatan si Kastriot Myftaraj të bëjë shpifografinë time, të shpifë në mënyrën më të poshtër për paraardhësit e mi në fshat që nuk janë trazuar kurrë me politikë, çështje shteti e pushteti, që s’kanë patur kurrë të bëjnë me të huaj dhe të mos bëhet biografia e “politikanëve të shquar” nga Tropoja për të cilët ka kaq shumë pikëpyetje për rolin e tyre në historinë e Shqipërisë, dhe sidomos për ata që tani e bënë çorap edhe krahinën e tyre?! Pse merret me provokime nëpërmjet Kastriot m... ai Mujë Bguçpapa dhe nuk kujdeset të shpëtojë nga ato punët e dyshimta ku disa po na thonë se është i ngatërruar dhe kanë sjellë edhe derdhje gjaku. Në mos ne dikush do të flasë për këto, sepse edhe miq e shokë të vëllezërve Buçpapaj tashmë kanë filluar të pështirosen nga veprimet që po bën Muja.
Nuk është ndonjë “tuaf amerikan”, apo ndonjë “anglez balosh” (siç thotë Fishta) që e ka bindur Kastriot Myftarajn të japë të parën “biografi analitike” të një politikani shqiptar, as nuk është portreti i ngarkuar me ngjyrime të kundërta i Abdi Baletës që e ka joshur Kastriot Myftarajn të bëjë me shpejtësi aq të madhe shpifografinë time, madje ta bëjë pa konsultuar asnjë dokument, pa verifikuar asgjë me të zotin e punës. Përkundrazi janë ato shërbimet agjenturore me të cilët mburret shpifografi se mban lidhje që e kanë nxitur, udhëzuar, furnizuar me shpifje, gjepura dhe ndonjë gjysmë të vërtetë. PD-ja është bashkëfajtore në këtë. Pra, njerëzit rreth Berishës dhe ky vetë nëse donin t’i bënin ndonjë të mirë Shqipërisë Kastriotin ta ngarkonin të bënte “biografinë” (jo shpifografinë) e Aleksandër Meksit e të Meksëve.
81. Kurse shpifografi Kastriot që e ka dënuar veten me njollën e turpit për së gjalli e për së vdekuri duhet ta ribotojë palo-librin e tij se ka harruar të shtojë se babai i Abdi Baletës, Hasani, ka plagosur rëndë Skëndërbeun në betejën e Valikardhës në kuadrine një komploti osman, kur i bëri atentat me nxitjen e turqëve, se Baletajt e Gurit të Bardhë kanë patur miqësi me Moisi Golemin e Dibrës, kanë shoqëruar Hamza Kastriotin kur u arratis tek Sulltani, përbënin gardën personale të Ballban Pashës dhe kanë qënë jataku kryesor i Ballaban Pashës në Mat, kanë komplotuar bashkë me Hamza Kastriotin kundër Skënderbeut, kanë nxitur Pjetër Budin të tregohet kryeneç ndaj Vatikanit etj. Etj. Këto po i shkruaj sipas sugjerimit që më bëri një lexues i nderuar i “Rimëkëmbjes” në Mat, zotëri Osman Lika.
Dhe pastaj Kastriot m... bën mirë të mos harrojë të shtojë se qysh ateherë një renegat arixhi i veçantë me emrin Muht Fahraj, që kishte mbërritur në Shqipëri si nallban i ushtrive osmane, vendosi të qëndronte diku në Luginën e Shkumbinit, u bë hafije e shumëfishtë, zbuloi lidhjet e Baletajve me osmanët e tradhtarët e Skëndërbeut dhe ua la si pasuri pasardhhësve që t’i përdorinin kur ndonjë Baletë të uzurponte “nacional;izmin shqiptar”. Mirëpo disa nga pasardhësit e këtij Muht Fahrajt bënë ca punë të pista dhe njerëzit përrreth (duke zbatuar ato rregullat e gjuhës shqipe për flakjen e “H” të zbuluara nga Kastriot m...) kishin filluar t’i thërsinin Mut Faraj. Kjo pastaj i detyroi që të bënin një “operacion kozmetik mbiemëror” dhe morën mbiemrin “Myftaraj” për të mashtruar se vinin nga derë ofiqarëssh osmanë.
Të na falin të gjithë shqiptarët që kanë mbiemrin e nderuar Myftaraj. Por kur të qëllon me këtë mbimeër një provokator i ndyrë si Kaxtrioti pëson edhe shakara të pështira të kësaj natyre. Këtë gjë e bëra sepse e meriton një njeri që është munduar të përdhosë mbiemrin tim “BALETA”.
82. Vetëm një ndyrësirë si Kastriot Myftaraj që ende nuk tregon publikisht se i biri kujt është (në qoftë se e di edhe ai vetë), që nuk tregon se çfarë pune i ka bërë “burri i ligjshëm i nënës së tij” (të mos kujtojë lexuesi se po tallem, por po shkruaj me saktësinë e së drejtës romake që na e mësonte në vitin e dytë të fakultetit profesori i së drejtës romake Vangjel Meksi, kur shpjegonte kuptimin juridik të fjalës “babai” ), mund të hiqet për “analist që nuk flet me gjuhë të drujt”, kur gati çdo paragraf e shkruan për mua me gjuhën e tij të bajgët dhe më emërton shpesh “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”. Po për Berishën, Meksin, Mujë Buçpapën di gjë se bashkëpunëtorë të kujt kanë qenë e të kujt janë?! Po vet ky qen i zgjebosur i shpifologjisë me emrin Kastriot bashkëpunëtor i kujt është? Edhe sikur mua të më etiketojnë në kor gjithë horrat si puna e Kastriotit nën dirigjimin e Mujë Buçpapëse të Dhurata Meksit se qenkam “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” e vërteta do të mbetet ajo që është.
Unë kam një avantazh shumë të madh ndaj korit të horrave të tillë dhe ndaj atyre që organizojnë kore horrash të tillë. Avantazhi është se nuk jam “bashkëpunëtor i mos-sigurimit të shtetit”, nuk jam “bashkëpunëtor në krimin e antishtetit” siç bënë ata që e rrënuan dhe e shkretuan shtetin e Shqipërinë më 1997, qoftë duke e sulmuar me banda andarte në emër të rrëzimit të pushtetit “malokëve e shpellarëve të Berishës”, qoftë duke e braktisur e lënë shtetin në mëshirën e këtyre bandave se gjoja po shpëtonin Shqipërinë nga lufta civile Jug-Veri, nga copëtimi, nga ndarja.
Të parët nuk deshën thjesht të dëbonin shpellarët nga sallonet e pushtetit, por deshën t’i kthenin këto sallone në guvat e bandokracisë së tyre. Të dytët nuk kishin hallin të shpëtonin Shqipërinë por të ruanin prapanicat e përzhitura politike, të mbijetonin në politikë dhe të bënin rrumpallën që po bëjnë tani me lojën “Dushk për gogla” në dushknajën parlamentare, ku luhet komedia e maskimit të korrupsionit, të vjedhjeve, të grabitjeve dhe të krimeve monstruoze që të dy palët i kanë sjellë Shqipërisë.
Pjesë e kësaj loje janë edhe lehjet e “buçave” e “zagarëve” të librit “Nacional–islamizmi shqiptar baleta & feraj” kundër “nacionalizmit katovician” që Londo e pat quajtur “nacionalizmi skizofrenik”, Berisha e pat emërtuar “ultranacionalizmi zhirinoid”, Zogaj e pagëzoi “nacionalizëm primitiv”, të majtët e shpallën “nacionalizëm ekstremist”, Nano e etiketoi “nacinalizëm i verëbër”, kursse dordolecët e si Kastriot m... apo Skëndër Shkupi e cilësojnë “ nacionalizëm islamik”, “nacionalizëm klasor”, “nacionalizëm katovician” dhe mundohen t’u reklamojnë shqiptarëve një “nacionalizëm shkërdhato-racist” kundër gjithë kombeve jo perëndimorë..
Fytyrat e liga si shpifografi Kastriot m.... qelbin atmosferën duke përmendur shpesh fjalët “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” se kanë mision të fëlliqur të rrënjosin tek shqiptarët idenë se shteti nuk duhet të ketë as shërbim sekret, as shërbime gjurmuese, as vigjilencë ndaj të huajve, por duhet t’i lërë të gjithë të ndyjnë e të përdhosin Shqipërinë. Vetëm një shërbim sekret është i shenjtë për Kastriotin “Gestapo e Kishës” urdhëri jezuit. Meqënëse katolikocentrizmi e ka pushtuar PD dhe Kastriot m... gjen strehë atje, ndonëse në shkrimnine parë që botoi në “Rimëkëmbja”, Kastriot m... e pat denoncuar këtë ssi vegël e punës së keqe të Vatikanit.
83. Shpifografit tim i kanë dhënë detyrë të vërtetojë se Abdi Baleta nuk është bërë kurrë antikomunist.
Është munduar kot sepse unë as kam patur nevojë të bëhem antikomunist. Qëllimi im ka qënë të përmbyset ajo gjëndje që ishte krijuar në Shqipëri në kohën e sistemit komunist dhe jo të bëhen antikomunist fanfarash e mitingjet si Sali Berisha, apo antikomunist skutash ku intrigohet si Mujë Buçpapa. Por edhe më pak kam patur qëllim të bëhem antikomunist i tipit Elez Biberaj që të bashkohesha me ata antikomunistët shqiptarë që ishin të gatshëm të vrisnin komunistë shqiptarë me porosi e për llogari të komunistëve jugosllavë.
Pyetja në fakt duhet shtruar: Kur qenka bërë ky shpifografi im Kastriot Myftaraj antikomunisti më i përbetuar dhe më i tërbuar në Shqipëri dhe pse? Çfarë antikomunisti është ai dhe si e kujton ai antikomunizmin? Me sa duket është antikomunist i tipit berishian dhe mujobuçpapist që bëjnë punën e dreqit e betohen në qitapet e antikomunizmit bombastik.
Berisha e sharlatanët rreth tij jo vetëm e bastarduan luftën që duhej bërë kundër rrjedhojave të sundimit komunist në Shqipëri, por po ringjallur me emër tjetër në veprimtarinë e tyre praktikat më të këqija të komunizmit enverian. Dëshmia e kësaj është dhe mobilizimi i shpifësve si puna e Kastriot Myftaraj.
Shpifografi im me atë mendjen e tij “femër e përdalë” duke komentuar citatet nga shkrimi im për librin “Imperializmi dhe Revolucioni” ka arritur në përf(t)tundimin: “Do të mjaftonin këto fragmente për me kuptu se “studimi” asht shkrujt në të njatin stil si vet libri “Imperializmi e Revolucioni”, ç’ka provon se Baleta ka qenë nji ndër autorët e këtij libri”.
Shpifografi me “mendjen femër të përdalë” arrin në shumë “përfundime” të kësaj natyre që të bëhet i besueshëm për veten e vet, për shpifjet që sajon. Ai nuk kishte nevojë të mundonte kaq shumë “mendjen e tij femër” që lind vetëm kopilë, por mund të pyeste botuesin e tij Spiro Dede se cilët janë autorët e secilës vepër të Enverit. Unë nuk do të ndjeja asnjë sëkëlldi sikur të isha bashkëpunëtor në hartimin e librave të Enver Hoxhës, sepse unë mësova, punova në kohën kur udhëhiqte Enver Hoxha. Fatkeqësia dhe e keqja ime do të kishte qënë sikur të kisha mbetur në ato pozita, pa kuptuar diçka më shumë, pa bërë përpjekje për ndonjë diçka më të mirë. Kurse sëkëlldia më e madhe sot do të kishte qënë sikur të kisha bërë poezi elegjike ose panegjerizma për Enver Hoxhën si ajo që ka bërë tutori i Myftarajt, Mujë Buçpapa, frymëzuesi i Kastriot m... Bardhyl Londo. Disa thonë se ka bërë edhe Berisha. Por deri sa të gjejmë ndonjë gjë nga ato të Berishës do t’i kujtojmë Kastriot m... të komentojë poezinë e Mujo Buçpapës “Shoku Enver” dhe shkrimin e Bardhyl Londos “ Emri që mësuam të parin” që janë në “fondin e artë” të letërsisë shqipe për Enverin, në numrin 4/1985 të revistës “Nëntori”, pra në numrin special të organit të Lidhjes së shkrimtarëve kushtuar vdekjes së Enver Hoxhës. Do t’i ribotojmë në numrin tjetër të gazetës “Rimëkëmbvja”.
Shpifografi im do të bënte mirë të citonte dhe më shumë nga shkrimi im i para 12-13 viteve mbi librin e Enver Hoxhës “Imperializmi e Revolucioni” sepse në citatet e zgjedhura prej tij nga ky shkrim del që e paskam analizuar vërtetë mirë atë libër të Enverit. Nga këndvështrimi që është shkruar ai artikull gjërat janë parë saktë. Nga ai këndvështrim edhe tani vlerësimet e mia janë të sakta. Nga këndvështrimi i kundërt në atë kohë nuk më takonte mua ta analizoja “Imperializmi e Revolucioni” por Elez Biberajt në Nju Jork. As sot librin “Imperializmi e Revolucioni” nuk kam përse ta analizoj nga këndvështrimi i “urrejtes antikomuniste” të Elez Biberajt dhe të variantit të vulgarizuar të kësaj urrejtjeje që shpall Kastriot Myftaraj, i cili është ngarkuar që çdo gjë që ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët, me fenë e politikën në Shqipëri ta shikojë vetëm nëpërmjet syzeve të errëta të katoliokocentrizmit e të “Gestapos së Kishës”, që çdo gjë ta përdhosë për të mbështetur idenë katolikocentriste se shqiptarizmi duhet kuptuar vetëm si katolizëm latin dhe ujin ta çojë kryesisht në mullirin e synimeve politike të Greqisë,
Asnjëherë nuk kam qënë e nuk do të jem antikomunist e antienverist i atij modeli që duan katolikocentristët dhe një kategori të përndjekurish politikë që gjërat i vlerësojnë vetëm me vulgaritetin e sharjeve për komunizmin dhe për enverizmin. Nëse katolikocentristët dhe disa të përndjekur politikë, e të quajtur nacionalistë historikë modelin e antikomunistit e gjejnë tek Sali Berisha, Mujë Buçpapa, Elez Biberaj le të kënaqen me ta.
84. Kastrioti si idioti bën pyetjen: “A i besonte Baleta në korrik 1990 këto që thotë në studim?”. Është vërtetë pyetje idioteske, më shumë se mistrece. Unë edhe tani besoj në ato që kam shkruar në vitin 1989 e botuar në korrik të vitit 1990 për librin e Enverit “Imperializmi e Revolucioni”. Në atë artikull unë kam analizuar mendimin e shkrimin e Enver Hoxhës jo timin, kam tentuar t’i paraqes lexuesit variantin tim të të menduarit se si duhet kuptuar vepra e Enver Hoxhës “Imperializmi e Revolucioni” gjithnjë nga pikëpamja e tezave marksiste – leniniste jo e dëshirave kastriotmyftarse. Unë atëhere nuk kam patur as detyrë individuale, as detyrë studimore t’i paraqisja lexuesit se mund të mendonte një i panjohur Kastriot m... vite më vonë, apo se si do të mendonte Elez Biberaj në Nju Jork, ose ata antienveristë që kishin ikur nga Shqipëria për t’u bërë spiunë të Jugosllavisë. Prandaj edhe tani po të bëhet një studim nga pikëpamja marksiste – leniniste mbi veprën “Imperializmi e Revolucioni” në terren studimi do të jetë i njëjtë.
Madje tani ka fakte të reja që u rikthejnë vlerën disa analizave që përmban libri “Imperializmi e Revolucioni” edhe pse gjatë një dhjetëvjeçari u krijua një përshtypje se asgjë nga ata që ka shkruar Enveri, ose kanë shkruar të tjerë në kuadrin e përgatitjes së veprave të tij, nuk i qëndruan kohës. Kemi dëgjuar tani se këshilltarë të udhëheqësve kryesorë në Perëndim po flasin hapur për rikrijimin e perandorive koloniale të të kaluarës, si gjoja mjeti më i mirë për të vendosur qetësinë në botë. Veçse kësaj radhe duket kolonizatorët euro-atlantikë do të tregohen më të mençur sepse perandoritë koloniale do t’i ndajnë në tryezat e pazareve diplomatike, jo në fushat e betejës. Të shohin sa do të funksionojë ky rikolonizim i mëndafshtë i globit nga ish fuqitë kolonizuese të të shkuarës.
85. Për të “argumentuar” trillimet e spekullimet e tij, shpifografi im në faqen 44, i drejtohet pikërisht një ish-punonjësi të Institutit të Studimeve marksiste – leniniste, Besnik Mustafajt, që në librin “Fletorja rezervat” paska shkruar se ideatorët e fjalimeve të kohës së diktaturës nuk vepronin nën urdhërin e ndërgjegjes së tyre. Besnik Mustafaj është pikërisht njeriu që nuk duhet marrë si model i ndërgjegjes së pavarur për ato që mendon e shkruan, sidomos për qëndrimet politike e diplomatike. Është njëri nga ata të “listës së autorizuar” për të bërë zhurmë me intervista në “Zërin e Amerikës” në vitin 1990. Është njëri nga ata që ka bërë shumë “misione speciale”, deri në krijimin e Forumit të të Drejtave të Njeriut, siç e ka pohuar vetë etj., etj.
Besnik Mustafaj mund të mos ketë patur fare ndërgjegje të vetën, mendim të tijin kur punonte në Institutin e Studimeve Marksiste – Leniniste. Por ai nuk mund të katandisë në hipokritë, në vegla pa tru gjithë ata që punuan në kohën e Enver Hoxhës.
Shpifografi është zhytur në ca fjalë konfuze të Besnik Mustafajt për të vërtetuar se ne që kishim parë botën kapitaliste, paskemi bërë krimin më të madh që vazhdonim të punonim sipas mësimeve të Enver Hoxhës dhe jo të Kastriot Myftarajt sot, apo ndoshta të Elez Biberajt atëhere. Sipas kësaj logjike të Kastriot m.... dhe Besnik mentarit bota kapitaliste ishte dhe është vetëm parajsë. Sipas këtyre në botën kapitaliste nuk duhej të kishte njerëz që i shihnin e analizonin gjerat nga këndvështrime marksiste – leniniste, nuk duhej të kishte as komunistë, as socialistë.
Sipas këtyre të zgjuarve, njerëzve të rritur dhe të edukuar në një sistem socialist do t’u mjaftonte një udhëtim në Paris, në Nju Jork, një ngrënie në ndonjë restorant luksoz që të transformohen tërësisht dhe sapo të ktheheshin në Shqipëri të dilnin duke bërtitur në bulevard “poshtë komunizmi”, “poshtë Enveri”. Duhet të kesh “trutë e ngathët” dhe “prapanicën e shkathët” të Kastriot Myftarajt e të Besnik Mustafajt që të bësh të tilla akrobacira. Unë nuk kam qënë asnjëherë i tillë.
Por edhe ky është një debat që e kam bërë më parë me disa të përndjekur politikë. Njëri prej tyre më tha me qortim gjatë një bisede në shtëpinë time: “Kur i kishe vitin e parë edhe gruan e fëmijët me vete në Nju York përse nuk u arratise”. Ju përgjigja se “nuk desha të bëhesha tradhtar”. Ai kërceu përpjetë: “si flet kështu, ti nuk bëheshe tradhtar sepse po ikje nga komunizmi”. Jo- ia ktheva- unë bëhesha tradhtar i Shqipërisë, se atje isha përfaqësues i Shqipërisë me OKB. Pastaj as të tradhtoja komunizmin nuk kisha arsye. Pastaj dija se këtë punë në fillim të viteve 1980 e bënë një ambasador polak në Japoni dhe një në një vend tjetër. U bënë reklamë nja dy ditë, pastaj kanë përfunduar si askush në një qosh, sikurse kanë përfunduar dhe diplomatë sovjetikë e të tjerë. Dhe mbi të gjitha një tradhëti e tillë e imja do të çonte një fis të tërë në burgje e internime. Ti i njeh këto kushte. Nuk të vjen keq që shumë të tjerë do të pësonin si e pësove ti”.
Një debat të ngjashëm e kam bërë në shtyp edhe Zef Mirakën, i cili më akuzoi gati si Kastrioti tani, por më pak se Elez Biberaj. Edhe Zefit i jam përgjigjur me shkrim se duhet parë pozitën e të internuarit ku ndodhej ai nuk po merrja guximin ta quaja tradhëti “arratisjen” e tij nga Shqipëria. Në shkrimin tim në gazetën “ E Djathta” të datës 4 prill 1995, ku polemizoja me Zefin kam shkruar : “ Ai e quan dobësi timen që nuk jam arratisur në SHBA në atë kohë ( kur isha ambasador në Nju Jork) Spekullime të tilla nëpërmjet krahasimeve absurde të situatave të pakrahassueshme unë mund t’i quaj vetëm poshtërsi në çdo piëpamje dhe sharalatnizëm të plotë polituik. Unë mund ta kuptoj se në kushtet e ferrit të internimit ku ishte arratisja jashtë shtetit mund të ketë qenë për Zefin ëndërr e shpëtim ( edhe sikur të jetë e vërtetë ajo që kam dëgjuar se arratisja e tij ka qenë njëfarë dërgimi me shërbim). Por arratisja e një ambasadori nuk do të ishte veçse një tradhti ndaj atdheut dhe degradim shpirtëror i tij. Unë Shqipërinë e kam dashsre duhej ta doja edhe ashtu siç ishte atëherë. E ka pëlqyer gjithmonë thënien se në vendin tënd të han ujku, por në vendin e e huaj mund të të hajë edhe miza”. Nuk mund t’u jap asnjë të drejtë atyre diplomatëve shqiptarë që në të dy rastet ndërrimit të regjimeve luajtën lojën e të rrezikuarit e të persekutuarit dhe nuk u kthyen në Shqipëri.
86.Tani logjikën e këtyre të përndjekurve e përdor Kastriot Myftaraj duke u mbështetur tek Besnik Mustafaj. Shpifografi i drejtohet edhe Havelit për të huazuar shprehjen “Ma i zi se komunisti.....”.
Përveç huazues shpifjesh e rrenash shpifografi im, Kastriot m... ka vepruar shpesh edhe si hajdut ideshë për t’u paraqitur si “analist i ditur” si “shkrues me talent”.
Në faqen 45 të palo-librit shpifografi “tru tredhur” ka shkruar se “Baleta.... asht nji prej atyre “trushkathtëve”, të cilët Vaislav Haveli i ka stigmatizuar në atë thanien e tij të famshme “Ma i zi se komunisti asht vetëm antikomunisti”. Pasi “trutredhuri” KM zhvillon në mënyrë krijuese Havelin aq sa mund ta bëjë këtë gjë një “trutredhur” antikomunist nga ish-komunistë si Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Bardhyl Londo, Mujë Buçpapa. Edhe nëse ndonjëri prej këtyre nuk ka patur teserën e anëtarësisë së PPSH, ata kanë manifestuar publikisht ndjenjat më të fuqishme enveriste nëpërmjet veprimtarisë letrare e punës studimore marksiste – leniniste. Pra “trutredhuri” nga katolikocentristët dhe antikomunistët komunistë e komenton thënien e Havelit se kjo do të thotë “antikomunisti ish-komunist sjell në antikomunizëm teknikën demagogjikë, hipokrizinë komuniste e përkushtimin në qëllimin e vet etj., etj,. etj.
Më parë se Kastriot m... fjalët e Havelit i ka përmendur dhe i ka cituar në këtë mënyrë Rexhep Qosja për të goditur sa më rëndë Sali Berishën në shkrimet që akademiku nga Kosova bënte për të shpartalluar politikisht presidentin e Shqipërisë. Kastriot m.... është treguar kopjac i keq i metodës polemizuese të Qosjes, i mjeteve shprehëse replikuese të Qosjes dhe shumë i pandershëm që ka vjedhur punën intelektuale të tjetrit, pa i thënë lexuesit se kush është pronari i vërtetë. Këtë hajduti i ideve të Rexhep Qosjes e ka bërë për dy arsye: e para se ka dashur të paraqitet si euridit dhe i mençur vet, e dyta se nuk ia mbante t’i tregonte lexuesit se në terrenin politiko-publicistik shqiptar për ilustrim të thënies së Havelit është marrë si shembull tipik Sali Berisha. Misioni i Kastriotit është të denigrojë sa më shumë Abdi Baletën që të lartësojë sado pak Sali Berishën, prandaj nuk mund të rrëfehej i sinqertë se ai po kopjon atë që Qosja e ka shkruar në adresë të Sali Berishës. Se sa qëndron në parim shprehja e Havelit jam shprehur në shkrime të tjera. Por nëse shpifografi im e pëlqen shumë, atëhere shembuj të tillë ka tek Besnik Mustafaj, Bardhyl Londo, e sidomos tek Berisha.
Nëse vërtetë shpifografi im beson në atë që shpreh fjalia e Havelit atëhere “djallin e kuq” më parë ta kërkojë tek Sali Berisha, të cilin të gjithë që e kanë njohur në kohën e diktaturës e kanë paraqitur për një partiak dogmatik, një sekretar partie shumë i rreptë, disa edhe si rezident të Sigurimit. Kurse përsa i përket mënyrës së veprimeve në demokraci, stereotipeve në të folur, në sjellje, në intrigë e kemi parë mirë vetë se ai është modeli i komunistit enverist shumë më tepër se liderët e Partisë Socialiste dhe nuk ka as gjysmën e ndershmërisë së Hysni Milloshit në arsyetimin politik të gjerave.
Nuk do të arrini të zbukuroni dot Berishën duke u përpjekur të njollosni Baletën
<br /