Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Ksenia

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Desha te di ne qofte riparimin e ketij porti do ta kishin marre persiper "te dashurit" e Baletes cdo te thoshte ky?

Per mendimin tim Baleta eshte percares dhe do pare ne kete prizem.
 
kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga endri79:
[qb] meqenese e dashuroni kaq shume Baleten sa qe te
merreni me te tere kohes , po iu jap nje link
per nje liber te botuar mbi Baleten kohe me pare
dhe qe eshte zhdukur nga tregu ne menyre te mistershme : http://us.f1.yahoofs.com/users/317969d2/bc/albforum/abdi.pdf?bcfXYR.AcvWjUoQc

une do t'iu keshilloja t' hidhnit nje sy njehere, per te njohur me mire abdiun.

Endri. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Kastriot: Na more Endri (I PORSAARDHUR = I LAJMERUAR ME EMER TJETER)se na kenaqe jasht mase :tipsy:
Ajo faqja jote &quot;e famshme&quot; nuk del. Mos ishte gje nje genjeshter e zakonte?????????
Meqe eshte &quot;zhdukur&quot; nga qarkullimi ky libri &quot;i famshem&quot; dhe &quot;magjik&quot; qe ti prezanton(ne qofte se nuk eshte genjeshter) don te thote qe eshte blere prandaj kujdesu qe te ribotohet .</span>

Kastriot
 
endri79

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

provoje edhe njehere : http://us.f1.yahoofs.com/users/157f3a11/bc/abdi/abdi.pdf?bc5aZR.ACggnPx5i

nuk e di sepse s'punon me. sidoqofte do ta ve ne dispozicion te kujdo qe deshiron ta shohe.
madje nqs. ndonjeri ka ndonje vend ku mund ta publikoje megjithe qejf do t'ja postoja me email.

persa i perket faktit qe jam i porsaardhur per mua s'eshte problem . nqs. eshte per ty s'me behet vone ; keto jane metodat e komunistave,injoranteve dhe te prapambetureve qe mendojne se i takon vetem atyre te flasin.

nuk besoj se ky forum eshte prone e jotja ; nqs. eshte keshtu do ta lija megjithe qejf.
 
endri79

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

edhe dicka tjeter : kete liber s'e kam botuar une keshtu qe s'kam pse te kujdesem per ta ribotuar. une thjesht kam gjetur nje kopje ne .pdf dhe kur pashe se sa te terbuar ju qenkeni per abdiun , mendova se do te ju pelqente ta shihnit.

ai linku i pare s'punon me sepse gabimisht kisha lene folder-in public tek yahoo briefcase , dhe kuptohet qe dikush e ka shuajtur. ( mos valle ke qene ti ? ) .
 
kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga endri79:
[qb] edhe dicka tjeter : kete liber s'e kam botuar ..................................

ai linku i pare s'punon me sepse gabimisht kisha lene folder-in public tek yahoo briefcase , dhe kuptohet qe dikush e ka shuajtur. ( mos valle ke qene ti ? ) . [/qb]
 
endri79

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

nga menyre se si pergjigjesh kuptohet se s'te pelqeu cfare permban ai liber , dhe njekohesisht kuptohet se sa te vlen lekura. Mua s'me kercet fare per cfare mendon ti , thjesht nderhyra ne kete ceshtje sepse doja t'i jepja mundesine atyre qe nuk e njohin nga afer ceshtjen dhe qe nuk jane te perfshire ne pazare me Abdiun sic mendoj se je ti ( pasi e kallxojne fjalet e tua).
 
u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

PER-GURI-kur ti thua &quot;fshatari&quot; milardier NIKOLL LESI,d.m.th.-nja- eshte se zN. LESI nisur prej zeros nga ana ekonomike arriti qe te veje pasuri me ia pase lakmi edhe &quot;qytetare&quot; si puna jote,ne te njejten koha duke i bere edhe nje sherbim te madh shtypit dhe fjales se lire ne Shqiperi, e te gjithe qytetareve Shqiptare.
Konstatimi i juaj se Baleta i kundervihet padrejtesishte katolikeve eshte i drejte se nuk duhet me pase percarje midis shqiptareve pa dallim feje se te gjithe jemi shqipetare dhe e drejta e besimit eshte e lire per aq kohe sa nuk cenon interesat e shoqerise se lire demokratike.
Nuk e di a e njef mire Shkodren por kriminaliteti ka qene perhere problem ne Shkoder si ne cdo qytet te madh.
E NE QOFTE SE IU REFEROHESH STATISTIKAVE KRIMET ME TE MEDHAJA JANE KRYER NGA TE ASHTUQUAJTURIT &quot;SHKODRANE TE VJETER&quot; QE SOT PO NA DALIN ME ORIGJINE PREJ STAMBOLLI,SIRIE,IRANI,
EGJIPTI,PODGORICA QE EDHE MBIEMRAT I KANE KTHYE ME VIC KETO KOHET EFUNDID.GJITHMONE DUKE PERJASHTUE PURO SHKODRANET QE SI KATOLIK DHE MUSLIMAN KANE VLERA TE LARTA CIVILIZIMI.
Sa per DUKAGJINESIT kana po aq histori sa SHKODRA e cdo krahine tjeter shqiptare, e kanuni i tyre qe i abuzuar prej tyre, e me shume prej te tjereve. Ka qene nje nder ligjet me perparimtare edhe ne EVROPE per kohen kur princ LEKE DUKAGJINI e ka bere,sepse civilizimi i sotem shqiptare nuk eshte ne gjendje te nxjerri dhe mroje qytetaret me ligje bashkohore nuk eshte faji i DUKAGJINASVE .
Se ai kanun i mbrojti SHKODRANET dhe DUKAGJINASIT
pa u vra e djege ne 1997 sic ndodhi ne disa treva te tjera te Shqiperise.
STUDIONI HISTORINE E SHQIPTAREVE MIRE SE DO TE GJENI PROVA ME U KRENUE NE EVROPE E BOTE.
 
kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga endri79:
[qb] edhe nje link tjeter meqenese briefcase.yahoo.com s'po punon mire. http://www.geocities.com/lirikraci/abdi.pdf [/qb]
http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/

Pergjigjen kundra ketyre akuzave e ke tek &quot;Shpifografi&quot;

RUHUNI NGA HAM-HAMET E HAM…TËRVE TË TIRANËS

Para gati një viti m'u imponua të shkruaja një replikë të gjatë të titulluar &quot;Hamitërit e Prishtinës në lukuninë e ham…tërve të Tiranës&quot;, ( tri pikat janë vënë në vend të gërmës &quot;U&quot;). Tani duket se po përcaktohet më qartë rrethi i atyre që një vit më parë isha i detyruar t'i emërtoja &quot;ham…tërit e Tiranës&quot;. Në numrin e fundit të gazetës &quot;Rimëkëmbja&quot; për vitin 2001 (25 dhjetor) është botuar shkrimi &quot; Një djallëzor për rikonkuistën shqiptare&quot;, si reagim i parë ndaj një palo libri që ka për autor një shpifës të pacipë, një gënjeshtar pa karar dhe një provokator të pafytyrë me emrin Kastriot Myftraj. Ky njeri ka marrë përsipër rolin e fëlliqur të jetë shpifografi &quot; më i kompletuar&quot; i Abdi Baletës dhe i Hysamedin Ferajt.

Të bëhesh njeri me &quot;biograf&quot; personal është një arritje, të cilës nuk ka rast t'i gëzohet gjithëkush.Edhe më &quot;interesante&quot; bëhet puna kur në vend të biografit të caktojnë ndonjë shpifograf, që përfaqëson grupe e institucione shpifësish. Nga përvoja e deritanishme me shpifografët jam bindur se nuk është ndonjë gjëmë e madhe të kesh disa të tillë, sidomos kur ata janë si puna e këtij Muh-tarajt që trillon, gënjen, shpif, fallsifikon habdallce dhe me një trashësi mendore të vecantë bën edhe libër shpifografie prej 300 faqesh. Me këtë libër shpifografi na e ka hapur rrugën të zbavitemi e tallemi sa të mundemi. Me këtë shpifografi ky njeri na ka ndihmuar të shpëtojmë nga njëfarë përshtypje që na kishte lënë gjatë bashkëupinimit tonë se coc dinte e coc mund të bënte për mbarë. Talljen tonë me marrëzitë e këtij njeriu megalloman, delirant, vulgar po e lëmë për më vonë që ta marrim shtruar e me nge.

Vetëm një gjë po e bëjmë shkurtimisht më me ngut : paralajmërojmë lexuesit që mund të bien në kontakt me palo librin e tij &quot;Nacional-myslimanizmi shqiptar. Baleta &amp; Feraj&quot; të mos shkojnë me mendimin se do të gjejnë në të ndonjë gjë të re, origjinale dhe ndonjë tezë, apo mendim të hajrit për problemet që shqetësojnë shqiptarët. Shpifografi dhe ata që i kanë dhënë ndihmë me materiale shpifëse me origjinë agjenturore dhe me konsulencë shpifarake gazetareske kanë ndjekur vetëm atë rregullin që përmendet shesh &quot;shpif, shpif se dicka mbegtet&quot;. Ata sigurisht e dinë mirë edhe një rregull të dytë të shpifologjisë se &quot; askush nuk do të gënjente po të mos gjinte gënjeshtra myshterinj&quot;.

Dobia më e prekshme e këtij palo libri të shpifologjisë është se ai vërteton sa të drejtë kishte shkrimtari i madh gjerman Gëte kur ka shkruar :&quot; Maskarai natyrisht mbetet maskara dhe një shpirt i vogël dhe nuk do të behët asnjë thërrime më i mirë edhe sikur të jetë përditë në kontakt me madhështinë e mendësive antike&quot;. Këtij vlerësimi të Gëtes nuk i shpëton as shpifografi ynë, sado që hiqet si erudit i madh, si marifetci i rrallë e usta i analizës politike, si spiun që ka penetruar në të gjitha të fshehtat e kësaj bote, si thithës i gjithë njohurive të njerëzimit, si lëcitës i gjithë librave e gazetave që janë botuar qysh nga koha e shkrimit në papiruese. Ende nuk dimë gjë të saktë jetëshkrimore për këtë &quot;gazetar të anonimatit&quot; dhe praktikant në ndërrmarrjen e &quot;spiunatit&quot;.

Prandaj kush të dijë gjë për të është mirë të ndihmojë që ky njeri i errësirës të detyrohet të dalë në dritë me fytyrën e tij të vërtetë dhe të mos livadhsië edhe më tej nën mantelin e &quot;analistit politik&quot; si urithi i poshtërsive, i spiunimit të jetës personale e familjare të njerëzve, të mos paraqitet si dedektiv i pashembullt në historinë e Shqipërisë, kur është vetëm një shpifarak që meriton përbuzje, pështymë në surrat dhe neveritje nga njerëzit me erz e me namuz ( le të gëzohen me të vetëm ata që kanë nevojë për punërat e tij të ndyra në shpifologji e demonologji).

Meqenëse ka 10 vite që përplasemi në polemika të shumta me mjedise politike, fetare, klerikaliste, intelektuale e agjenturore për të mbrojtur vlerat e nacionalizmit shqiptar dhe për të nxjerrë në pah dobinë e madhe të besimit islam në në jetëen kom bëtare të shqiptarëve e ndjejmë për detyrim të rradhës e të dorës s ëparë që palo librin e Myftarajt ta shohium e kundërshtojnë si atentat djallëzor kundër dinjitett e iteresave kombëtare, kundër të vërtetave historike dhe pastaj kundër nderit e dinjitetit të personit tonë.

Prandaj, së pari, paralajmërojmë shqiptarët të mos gëlltisin helmin dhe ndyrësinë që u serviret. E vetmja gjë që shpifografi ka arritur të bëjë në librin e tij, është thurja e një gërsheti me tre gjarpërinjtë helmues të antishqiptarizmit: synimet e tezat politike shoviniste të Greqisë; diversionin katoliko-centrist jezuit dhe revanshizmin fetar të kishës katolike universale; veprimtarinë subversive dhe politikën agjenturore serbe e pansllaviste. Shpifografi, në rrafshin politik është më shumë shërbëtor dhe mercenar i Greqisë, në rrafshin fetar është inkuzitor i rikonkuistës dhe i katolik-centrizmit, ndërsa në rrafshin e metodologjisë agjenturore është zbatues i praktikave udbashe dhe kgb-iste, që në Shqipëri janë rrënjosur me kohë nëpërmjet veprimtarisë gjysmëshekullore të Sigurimit të Shtetit.

Shpifografi në librin e tij shfaqet po aq antishqiptar sa shovinistët më të tërbuar grekë, madje ai ua kalon edhe Dhespotit famëkeq sebastianos dhe Janullatosit kur tenton që punën e grekëve ta bëjë më dorën e shqiptarëve, duke nxitur gegët të fillojnë luftë me armë kundër toskëve, që t'i shtyjnë toskët të kthejnë sytë vetëm nga Greqia për shpëtim. Për këtë qëllim monstuoz, shpifografi, që dyshojmë se vetë është tosk e jo geg, merr pozat e një gege të tërbuar, madje rreket të shkruajë edhe në gegnisht kur nuk është në gjendje të shqiptojë asnjë tingull si gegët dhe ta shpif me të forlurën e tij tipike lokaliste korcare. Shpifografi bëhet më grek se grekët kur tellallis tezat greke se shqiptarët, gegë e toskë, nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e të njëjtës etni apo e të njëjtit komb, por na paskan mbetur edhe sot e kësaj dite dy popullsi të ndryshme përjetësisht armiqësore me njëra-tjetrën. Shpifografi, pra, bën cdo gjë që të mbështesë tezën dhe pretendimet greke se Shqipëria deri në lumin Mat banohet nga helenë të shqiptarizuar në gjuhë e të myslimanizuar në fe, që u dashkan të kthehen në origjinë, në ortodoksë e grekë, dhe territoret e tyre të bashkohen me shtetin grek. Shpifografi vihet në shërbim të demonologjisë katoliko-centriste për të shkatërruar edhe gegninë, dy të tretat e kombit shqiptar, nëpërmjet strategjisë djallëzore të kthimit në fenë e të parëve, të kthimit në origjinë, në gjendjen mesjetare katolike latiniste skënderbegiane. Këtë mercenarizëm antishqiptar katoliko-centrist, shpifografi e ka shpallur qysh në romanin e tij &quot;Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare&quot; botuar në vitin 1998 dhe, sigurisht, e ka rrënjosur në shpirtin e tij qysh kur e dërguan në Itali të specializohej për punë të tilla të mbrapshta. Pra, tërë qëllimi i shpifografit është të nxisë shqiptarët për vëllavrasje, për vetëvrasje kombëtare, kulturore e politike, që të realizojnë ambicjet dhe ëndrrat politiko-fetare grekët, sllavët dhe kisha universale katolike. Kështu, para se të bëhej shpifograf i nacional-myslimanizmit shqiptar, ky zelltar i apostazisë myslimane në Shqipëri, ka dalë nga lëkura e vet që i ishte neveritur, për të hyrë në lëkurën kadaverike të antishqiptarit të tërbuar, klerikut katolik italian Fulvio Kordinjano. Shpifografi ka disa vite që përpëlitet në këtë lëkurë të qelbur kadaverike të antishqiptarizmit, që torturohet nga lufta që bëhet brenda kurmit të tij dhe trurit të tij të prishur midis mbeturinave të shpirtit të vet dhe frymës e shpirtit të Kordinjanons, që kanë hyrë në të dhe, me sa duket, nga i cili nuk e shpëton dot më asnjë proces ekzorcizmi. Shpifografi bën edhe punën e strategjisë antishqiptare të Koshtunicës, që do të spostojë në Shqipëri qendrën e konflikteve ballkanike, duke nxitur sherre e vëllavrasje midis shqiptarëve, për grindje fetare e krahinore, për të vënë në luftë krishterimin me myslimanizmin në Shqipëri, për të shtyrë në betejë toskët e gegët kundër njëri-tjetrit. Shpifografi e ka botuar shpifografinë e tij pikërisht në kohën kur armiqtë e kombit shqiptar përgatisnin shpërndarjen ilegale në Kosovë të traktit me thirrje për Natë Shën Bartolomeu kundër shqiptarëve të besimit islam.

Mesazhi i tërë kësaj demonologjie antishqiptare është fare i thjeshtë: në Gegëri duhet të ketë &quot;nacionalizëm katolik&quot;, në Toskëri &quot;nacionalizëm ortodoks&quot; dhe kjo duhet të arrihet duke demonizuar e shkatërruar &quot;nacionalizmin-mysliman shqiptar&quot;. Pra, në trojet shqiptare përcarja dhe konfliktet fetare duhet të zëvendësojnë edhe unitetin kombëtar. Ja përse rekrutohen e ndërsen mynafikët, shpifësit, provokatorët kundër &quot;përfaqësuesve të nacional-myslimanizmit shqiptar&quot; sic etiketohen ata që mbrojnë pikëpamjen se mylimanizmi i ka ndihmuar shqiptarët t'i shpëtojnë asimilimit sllav e grek nëpërmjet fesë ortodokse, se myslimanizmi është element thelbësor në formimin dhe ruajtjen e fizionomisë kombëtare shqiptare.

Shpifografi ende nuk është më shumë se një nxënës i zellshëm në fushën e shpifologjisë e të demonologjisë, që ka nevojë të llapë kafeneve, zyrave e bodrumeve të pista, të zhgarravisë edhe ndonjë libër me gjepura e gafa të padëgjuara për të dhënë prova se ai është i zoti të bëjë shërbimet për të cilat ka nevojë politika greke, serbe, vatikanase dhe për të ngjitur shkallët e karrierës që sigurohet vetëm me shërbime mercenariste. Të interesuarit për shërbime të tilla qofshin ato mekanizma politikash shtetërore antishqiptare, qofshin shërbime spiunazhi apo agjenturora kombëtare dinë të peshkojnë, të stërvisin, të ndërrojnë e të mbajnë lidhur me zinxhir tipat që u duhen për punë të ndyra. Për të dalluar këta tipa nuk është punë e vështirë, nuk është nevoja të mobilizohen dedektivë ose të përdoren qenë policie për të ndjekur gjurmët se në cfarë skutash hyjnë e dalin, ku i marrin instruksionet e materialet për shpifjet e tyre, në cfarë canakësh lëpijnë e cfarë kazanësh llupin që të mbushin barkun, kush ua ngroh kuletën që të jetojnë edhe pa punë, të botojnë edhe libra. Por, për të pikasur fare lehtë tipa të tillë mjafton një kujdes i zakonshëm përpara se kur veprojnë, cfarë tezash e pikëpamjesh përhapin, cfarë shpifjesh e thashethemesh lëshojnë, kundër kujt shpifin, përse gënjejnë.

Kordinjani italian para 60 vitesh e demaskuan fort klerikët katolikë atdhetarë. Kurse sot, për fat të keq, në rradhët e klerit katolik në Shqipëri duket nuk paska priftërinj atdhetarë si Dom Nikoll Mazreku (pseudonimi Nik Bardha), Dom Ndre Zadeja, që t'ia ndreqin samarin si ia kërkon kurrizi shëmbëlltyrës shqiptare të antishqiptarizmit të Kordinjanos. Për fat të keq, sot klerikët katolikë shqiptarë dhe një numër intelektualësh laikë shqiptarë (midis të cilëve edhe me emra e mbiemra myslimanë) në Kosovë, Shqipëri e diasporë janë bërë kryqëzatarë, rikonkuistatorë, janë imitues të Kordinjanos, zelltarë &quot;të Internacionales së Zezë&quot; e &quot;të Gestapos së kishës&quot;. Për fat të keq, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e ka mbërthyer për gryke gjarpri i ortodoksizmit grek. Për fat të keq, ka dhe shumë rrethana të tjera shqiptare e ndërkombëtare që ulin shumë imunitetin ndaj këtyre sëmundjeve që dëmtojnë shoqërinë e kombin shqiptar në tërësi. Prandaj, merr hov shpifologjia dhe demonologjia kundër &quot;nacional-myslimanizmit shqiptar&quot;, pra kundër themelit kombëtar sic e kemi trashëguar nga zhvillimet shekullore.

9.01.2002 Abdi Baleta

HAM-HAMËT E HAMITËRVE NË LUKUNINË E HAM...TËRVE

Prandaj bëhet edhe më e nevojshme që unë të replikoj që lexuesi të kuptojë me qartësi se si bedeli Fazlia fallsifikon, shpif, ngatërron, heq, shton sipas dëshirave dhe udhëzimeve të atyre që e ndërsejnë. E meqënëse çdo gjë në shkrimin e tij ka kapërcyer në lehje, krahasimin me bashkëveprimin &quot;hark-shigjetë&quot; do ta zëvendësoj me krahasimin me bashkëveprimin &quot;ndërsyes-lehës&quot;. Edhe kur e di që fajin së pari e ka ndërsyesi shkopi nuk mund t'i kursehet as lehësit.

Herodoti, historiani i lashtësisë thoshte se &quot;qeni leh në njeriun që nuk e njeh&quot; (sipas shënimeve të mia këtë thënie e kam kopjuar nga një shkrim i Muhamet Pirrakut në &quot;Bota e Re&quot; numër 13 viti 1990, vazhduese e së cilës hiqet tani &quot;Epoka e Re&quot; por në një vazhdimësi të bastarduar). Hamit Fazlia për mua nuk ka lënë sharje pa përdorur pa më njohur fare.

Në xhunglën e politikës e të gazetarisë shqiptare është e pa mundur të zbatosh këshillën e urtë të shkrimtarit të madh rus Dostojevski: &quot;Në je nisur drejt një caku dhe rrugës zë e ndalesh për të gjuajtur me gurë çdo qen që leh me ty, kurrë s'do t'ia dalësh të arrish cakun&quot;. Në politikën shqiptare qentë lehin e sulmojnë nga çdo anë dhe për të mos i lënë të të çjerrin ndonjë cep duhet ta mbash gjithnjë shkopin gati dhe gurët të mos i lëshosh nga dora. Për ndryshe qenllëku i kundërshtarëve ta zë rrugën krejt.

Porosia e latinëve është &quot;Cave canem&quot; (ruaju nga qentë). Ndërsa mendimtari i madh Sami Frashëri ka lënë këshillën më të çmuar për sot: &quot;Mos jep shkak të flasë kush keq për ty, por mos u mundo t'ua mbyllësh gojën keqdashësve, sepse qeni ashtu sikundër i leh kusarit që i kalon afër, ashtu i leh edhe njeriut të ndershëm&quot;. Hamit Fazliut unë nuk i kam kaluar as përbri shtëpisë, as përmes vathës e të stanit, as afër tufës ku i takonte të ruante e të vrojtonte. Ai ka dalë nga zinxhirët e më ka ndjekur mua deri në Tiranë dhe del në rrugë të madhe e leh kundër meje. Do të thotë se e kanë ndërsyer ata që më njohin dhe nuk më njohin, që më kanë survejuar e përgjuar, që më kanë sulmuar e përgojuar.

Hamit Fazlia në asnjë fjalë nuk është marrë me mendimet e mia, por vetëm lëshon britma, mallkime, sharje, gënjeshtra, dokrra hini, që atij mbase i duken kulmi i mënçurisë dhe i burrërisë sipas zakoneve serbe. Bashkëjetesa me serbët natyrisht mund t'i prishte deri në thelb natyrat e dobëta, qeniet me instikte të deformuara. Në këtë pikë megjithëatë nuk dua të jem shumë i rreptë sepse kam jetuar në kushte të tjera. Prandaj përsëri mendoj se duhet të kemi dhimbje e mëshirë për njeriun e gjakut shqiptar si Hamiti që e ka bërë kaq shumë të vetin huqin serb për t'u krenuar me aftësinë për të rrejtur e shpifur (për ndryshe nga sa thotë Qosici pa ndonjë talent).

Stërvitësit e ndërsyesit duket Hamitit ia kanë ngulitur thellë në tru rregullin &quot;shpif, shpif se diçka do të mbetet nga këto shpifje&quot;. Ndryshe nga kjo mund të formulohet &quot;lih, lih se dikush do të ta vejë veshin&quot;. Dhe Hamiti ka bërë e bën pikërisht atë që e ka shpjeguar mirë Fridrih Engelsi në &quot;Anti During&quot;: &quot;Qeni njeh tek i zoti Perëndinë e vet, megjithëse i zoti mund të jetë maskarai më i madh në botë&quot;.

Pra në atë shfrimim trefazor kundër meje Hamit Fazlia më paraqitet si qënia e romanit &quot;La sauvage&quot;, që shfaq cilësinë e përshkruar nga Herodoti, që të kujton porosinë e latinëve dhe këshillën e Sami Frashërit, dhe të detyron të mbash parasysh formulën e Engelsit. Duke dëgjuar angëllimat e ulërimat e Hamit Fazliut duhet menduar në rradhë të parë për &quot;zoterit e tij&quot; maskarenj.

Kush maskohet prapa surratit të Hamitit?

Së pari britmat e Hamitit na bëjnë të gjejmë zonjën e tij, gazetën &quot;Epoka e Re&quot; e cila ka marrë përsipër që në Kosovë të veprojë edhe si përhapëse e poshtërsive të vjetra dhe e lavirosjeve të politikës, gazetarisë dhe shërbimeve agjenturore në Shqipëri. Para se të shkruajë herë tjetër në &quot;Epoka e Re&quot; Hamiti si mësues letërsie bën mirë të mësojë vjershën e poetit vlonjat Ali Asllani për &quot;Kohën e maskarenjve&quot; sepse &quot;Epoka e Re&quot; sikur atë prirje ka. Në vend që të merret aq shumë me hafijellëk e mynafikllëk mësuesi i letërsisë të mendojë për mësimdhënie ose faqe kulturore në &quot;Epoka e re&quot;. Kanë plot mjeshtra UDB-ja, SHISH për të bërë shkrime si ai i Hamitit. Edhe &quot;Epoka e Re&quot; nëse dëshiron të jetë gazetë dhe jo buletin shërbimesh agjenturore e provokomesh policore ka fusha të tjera veprimtarie përveç çjerrjes së maskave duke shpifur biografira të paqena njerëzish. Kjo punë atje në Kosovë sikur është më me rrezik se në Shqipëri, sepse është një cenzor me emrin Hazelock që e mban gjithnjë të ngritur lart si shpat Demokleu mbi kokat e gazetave ndëshkimin me gjoba. &quot;Epoka e Re&quot; mua personalisht le të më fyeje si të dojë, le të më mbulojë çdo ditë me shpifje nga më të ulta se nuk e gjen gjë e keqe pasi unë kurrë nuk mund të pranoj ndihmën e të huajit Hazelock, as të gjykatësve të huaj në Kosovë. Madje unë kurrë nuk kam dashur t'i drejtohem ndonjë gjykate në Shqipëri për shpifjet e fyerjet, por ua kam kthyer përgjigjen në gazetë.

Në gazetat e Tiranës në fund të shkurtit e fillim të marsit janë botuar shënime e njoftime mbi marrëzitë që ka bërë zotëri Hazelok duke ndëshkuar me gjobë &quot;dërrmuese&quot; gazetën &quot;Bota Sot&quot; dhe gjobë &quot;përkëdhelëse&quot; gazetën &quot;Epoka e Re&quot; kur &quot;shkeljet&quot; që paska gjetur Hazelocku janë të njëjta. Sipas një njoftimi më 22 shkurt 2001 në &quot;Gazeta Shqiptare&quot; të Tiranës Hazelock e ka gjobitur gazetën &quot;Bota Sot&quot; me 45000 marka gjermane, kurse &quot;Epokën e Re&quot; vetëm me 5000 marka gjermane. Arsyetimi i gjobvënësit që unë nuk e di nga cili vend ka ardhur në Kosovë paska qenë tepër i veçantë në aspektin qesharak: &quot; &quot;Bota Sot&quot; gjobitet shumë se është gazetë që siguron fitime të mira dhe është më e përhapura e më ndikuese në Kosovë, kurse &quot;Epoka e re&quot; gjobitet pak sepse nuk i mban shpina pasi i paska të dobëta edhe kacikët financiarë dhe ato politikë, e gazetareske&quot;.

Si redaktor përgjegjës i &quot;Bota Sot&quot; në Tiranë nuk më vjen aspak inat për këtë diferencim absurd që ka bërë ky i huaj që shet tangërllëk në truallin e Kosovës. Ai bën mirë që na mëson se të dobëtit e të pafuqishmit si &quot;Epoka e Re&quot; duhen mëshiruar edhe kur bëhen sherretër.

Në një shkrim të Shefqet Dibranit botuar në një gazetë tjetër të Tiranës lexova se zotëri Hazelocku diferencimin në vënien e gjobës e paska motivuar nga preferencat e tij politike. &quot;Epokën e Re&quot; e ka gjobitur pak sepse &quot;i viktimizuari&quot; i kësaj gazete ishte nga rradhët e LDK-së, kurse &quot;Bota Sot&quot; e ka gjobitur shumë sepse i viktimizuari&quot; prej saj paska qenë nga ai kamp politik ku shërben &quot;Epoka e Re&quot;. Në këtë rast ndryshon puna. Del që zotëri Hazelock gjobat i përdor jo për të bërë terbiet shtypin rebel në Kosovë por për të futur frymën e praktikat e luftës së klasave në shtypin e Kosovës, për të mbajtur një kamp politik kundër tjetrit.

Mercenarizëm i &quot;Epoka e re&quot; kundër &quot;Bota Sot&quot;

Sidoqoftë mësuam në këtë rast se &quot;Epoka e Re&quot; mëshirohet e mbrohet nga ata që i bëjnë luftë të egër &quot;Bota Sot&quot;, se &quot;Epoka e Re&quot; është pa ndikim e pa peshë në Kosovë, se &quot;Epoka e Re&quot; e përdorkan ata që duan të sulmojnë e shkatërrojnë &quot;Bota Sot&quot;. Sipas shkrimit të Shefqet Dibranit edhe Hazelock e paska përdorur &quot;argumentin&quot; e hedhur nga &quot;Koha Ditore&quot;, Veton Surroi e Baton Haxhia se &quot;Bota Sot&quot; nuk qenka gazetë e Kosovës, por gazetë e &quot;importuar&quot; nga Zvicra që del në gjuhën shqipe.

Dimë që kampin e urrejtjes kundër &quot;Bota Sot&quot; në Kosovë e kryeson Rexhep Qosja, i cili u përpoq me gjithë mënyrat ta ndalonte këtë gazetë. Dimë që edhe në Kosovë në ndonjë rajon të kufizuar përdoret &quot;metoda e Arben Xhaferit&quot; për të ngritur fallanga të dhunës kundër &quot;Bota Sot&quot;. Nuk e kemi harruar edhe dëshpërimin e madh të Bernar Kushnerit kur deklaroi &quot;Desha ta mbyll gazetën &quot;Bota Sot&quot; por nuk munda&quot;. Nuk kemi harruar provokimet që kurdisi &quot;Koha Ditore&quot; për të ndikuar në redaksitë e &quot;Bota Sot&quot; që të prishej bashkpunimi me redaksinë e Tiranës, me arsyetimin fëminor e rrugaçëror se nuk duhet lejuar që &quot;shqiptarët e Shqipërisë të ndërhyjnë në punët e brendëshme të Kosovës nëpërmjet &quot;Bota Sot&quot; &quot;. Dimë &quot;teorizimet meskine&quot; që bënë dikur disa gazetarë e intelektualë të Kosovës që pasi kishin kaluar disa vite jete në Tiranë u rikthyen në Prishtinë në saj të fitores së NATO-s dhe filluan t'u binin borive të alarmit se &quot;në Kosovë po shfaqet sindromi i shtypit të Shqipërisë&quot;.

Miq e bashkëpunëtor të gazetës &quot;Rimëkëmbja&quot; nga Gjermania na kanë vënë në dijeni se &quot;intelektualë të Prishtinës&quot; madje që kanë jetuar për vite në Shqipëri shprehin pakënaqsi të thellë se Abdi Baleta me shkrimet e tij &quot;po na bën përçarje kombëtare&quot; etj.

Pra me kohë është e qartë se edhe në Kosovë është krijuar një &quot;front agresiv&quot; që kërkon me çdo kusht të rrënojë &quot;Bota Sot&quot; dhe si epiqëndër të goditjes së vet ka bërë bashkpunimin e &quot;Bota Sot&quot; me redaksinë e Tiranës. Këto goditje bëhen edhe në Tiranë, edhe në diasporë. Për këtë janë shumë të interesuar Beogradi, Athina, shoqëria informative e Zhyljen Roshit në Shqipëri, mjediset politike antikombëtare e jo nacionaliste të Tiranës e Prishtinës. Veç të tjerave kjo është njëra nga arsyet e forta për të cilat unë vihem në shenjestër me shkrime të atilla të ndyra si ai që ka botuar &quot;Epoka e re&quot; me nënshkrimin &quot;Hamit Fazlia&quot;. &quot;Epoka e re&quot; e bën këtë shërbim për arsye të misionit që ka si gazetë provokatore në politikë dhe sigurisht me shpresë se kështu do të mund të të rritë tirazhin e saj. Por kryesore besoj është kryerja e misionit provokues e agjenturor që i është dhënë kësaj gazete.

Kush e përhap &quot;dihatjen e qelbur&quot;?

Sahit A. Bejta me banim në Landau-Isar, Gjermani, shkrimin e tij për artikullin e Hamitit e ka nisur me një konstatim domethënës &quot;Në jetë njeriut i rastis t'i ndodhë diçka krejt e papritur. Kështu ndodhi dhe me mua, që pa pritur të kem pranë në tavolinën e leximit artikullin &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës&quot; &quot;. Autori i këtyre fjaëve nuk thotë se marr si zakonisht gazetën dhe vuri re një shkrim me titull të tillë, sepse si duket këtë gazetë nuk e merr dhe kësaj rradhe e paska gjetur në tryezën e punës. Po kush kujdeset vallë që artikuj të tillë të jenë në tryezat e punës të një numri sa më të madh njerëzish? Para 10 vitesh në Shqipëri kur njeriu me emrin Thanas Mustaqi botoi në Durrës një shkrim si i Hamitit për &quot;paudhësitë e Baletës në OKB&quot; me shpejtësi të madhe ky shkrim u shpërnda në formë trakti poshtë dyerve të shtëpive nëpër qoshet e rrugëve në qytetin e Beratit ku Abdi Baleta bënte fushatën për t'u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike. Para 3 javësh në &quot;Rimëkëmbja &quot; botuam një letër që Ismail Kadare i dërgoi në vitin 1998 Ekrem Bardhës në SHBA me sulme kundër Abdi Baletës. Kjo letër është qarkulluar si duket si trakt nëpër shqiptarët në SHBA, derisa erdhi edhe në Shqipëri. Është metodë e hershme e Sigurimit të Shtetit dhe UDB-së që qarkullonin në këtë mënyrë materialet ndër shqiptarët në emigracion për të ndezur sa më shumë sherre, për të nxitur thashetheme. Kadareja dhe Bardha ende nuk i janë përgjigjur kërkesës së &quot;Rimëkëmbjes&quot; për të sqaruar nëse kjo letër me përmbajtjen shpifëse e fyese për A. Baletën është dërguar e marrë vërtet prej tyre, dhe kush e ka vënë në qarkullim. Por bie në sy se thelbi i letrës së Kadaresë është identik me njërën nga aspektet kryesore të sulmit të gjatë të Hamit Fazliu. &quot;Abdi Baleta fondamentalist islamik, antieuropian dhe antiamerikan i tërbuar dhe i përbetuar, armiku më i rrezikshëm i shqiptarëve sot&quot; Si është e mundur që letra e Kadaresë e vitit 1998 të jetë kaq në unison me përmbajtjen dhe qëllimin e shkrimit të &quot;Epokës së Re&quot; të janarit 2001?! Pastaj si është e mundur që akuza e përfshirë në shkrimin e Hamitit se &quot;Baleta do t'ua japë Shqipërinë e Jugut Greqisë&quot; të përputhet saktësisht ne kohë me një &quot;kombinacion të sofistikuar&quot; që është kurdisur në Tiranë për të &quot;ngritur prova&quot; për një gjë të tillë?

Pra &quot;Epoka e Re&quot; ripërtërin poshtërsira të vjetra, në kohë të reja.

Ideali i &quot;Epokës së Re&quot;- pashtetshmëria e Kosovës

Vetëm tani jam ndaluar për të lexuar diçka nga &quot;Epoka e re&quot;. Jam me fat sepse në datën 25 janar 2001 në faqen e parë të kësaj gazete është botuar edhe shkrimi i botuesit të saj Muhamet Mavraj me titullin &quot;Një falenderim special miqve të &quot;Epokës së Re&quot; me rastin e një vjetorit të gazetës&quot;. Falenderimet Mavraj i nis nga donatorët. Pastaj Mavraj kërkon ndjesë se nuk ka mundur të hedhë në treg aq ekzemplarë sa janë lexuesit e &quot;Epokës së Re&quot; dhe se brenda vitit ka ndërruar 3 seli. Kurse &quot;Rimëkëmbja&quot; në Tiranë , meqënëse është gazetë e orientimit të frymës së kundërt me &quot;Epokën e Re&quot; gjatë 8 viteve të botimit të pandërprerë (përveç kohës së pushimit veror) ende nuk ka mundur të ketë seli. Kuptohet &quot;Rimëkëmbja&quot; nuk ka donatorë të rëndësishëm si &quot;Epoka e re&quot; dhe detyrohet të mbahet kryesisht me të ardhurat nga shitja.

&quot;Këtu (tek &quot;Epoka e re&quot;) nuk punohet për para, këtu punohet me zemër&quot;. Është për ta besuar këtë mburrje perverse sepse me së miri e tregon shkrimi i Hamit Fazliut se çfarë zemre e keqe serbofile e agjenturore qarkullon në gjakun e limfën shpifarake dhe provokuese në faqet e &quot;Epokës së Re&quot;.

Mavraj bën një premtim të madh, madje tepër të madh për kacikët e hollë të &quot;Epokës së Re&quot; që edhe Hazelocku e mëshiron kur e mbulon. Mavraj shkruan &quot;Ne vazhdimisht do t'i zhgënjejmë aventuristët dhe baballarët kombëtarë e ndërkombëtarë të censurës, në të kundërt s'do të jemi &quot;Epoka e Re&quot; &quot;. Duhet besuar se qysh tani e ka zhgënjyer Hazelockun që e ndëshkon me aq dhëmshuri e dashuri. Është e sigurtë se mbi të gjitha do të zhgënjejë lexuesit serioz. Por është e sigurtë se do të zhgënjejë edhe aventuristët e provokimit duke botuar pisllëqe si ato që përmban shkrimi i Hamit Fazliut. Madje vjen një çast që edhe zotëria zhgënjehet nga qëni i tij besnik dhe hyn në veprim shprehja popullore se &quot;kur qenit i vjen ngordhja e akuzojnë se është tërbuar&quot;. Me shkrime si të Hamit Fazlisë &quot;Epoka e Re&quot; vërteton se sëmundja e tërbimit nga mikrobi agjenturor ka përparuar shumë në të qysh në vitin e parë të jetës, ç'ka do të thotë se është &quot;shkaktuar nga trashëgime gjenetike&quot; jo nga ndonjë infeksion i marrë rishtas. Muhamet Mavraj mund të dijë diçka më shumë se analistët e jashtëm se si ka hyrë &quot;trashëgimia e punës agjenturore&quot; në &quot;Epokën e Re&quot; që po specializohet për zanatin e &quot;maskëçjerrjes&quot;. Bombasticiteti i tekstit të Mavrajt i bën tepër të dyshimta përbetimet e tij për &quot;etikë revolucionare&quot; dhe qëllimet e tij për t'i bërë thirrje rinisë së Kosovës drejt të panjohurës. &quot;Duam Kosovë origjinale siç është&quot; klith Mavraj. Pra nuk do Kosovë me shtetshmërinë e saj shqiptare.

Hamiti shkon në gjurmët e provokimeve të mëparshme

Titulli shumë i bujshëm për hafijellëkun gazetaresk &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës&quot; nuk është aspak origjinal i Hamitit dhe nuk përdoret për herë të parë. Tituj gati identik janë shfaqur edhe herë të tjera në gazetat e Shqipërisë dhe të diasporës.

Për t'i treguar lexuesit se nuk kishte mbetur vend që &quot;Epoka e Re&quot; dhe Fazlia të merreshin me ato sulme e shpifje që kanë bërë e me zbulimin e &quot;fytyrës së vërtetë të Abdi Baletës&quot; po radhis disa nga titujt inatçorë, rrugaçorë, fyes e provokues që janë shfaqur nëpër shumë gazeta gjatë një dhjetëvjeçari. Titulli i shkrimit të parë që ka shërbyer si bazë e model për sulmet e mëparshme kanë qenë: &quot;Sensacionet e erës së pluralizmit &quot;Balet&quot; juridik i një ish-diplomati në SHBA&quot;. Ky shkrim u botua në shkurt të vitit 1991 në gazetën &quot;Adriatiku&quot; organ i Komitetit të PPSH në Durrës. Autor ishte Thanas Mustaqi, kushëriri i Kiço Mustaqit, vllaho-grekut që u ngrit në postet më të larta partiake e ushtarake në kohën e pushtetit të Enverit e Ramizit, njeri nga më të egrit në grushtin e shtetit në shkurt të vitit 1991, pastaj emigrant politik në Greqi dhe protagonist i rebelimit grek-labokomunist në Shqipëri në vitin 1997.

Thanas Mustaqi i porositur nga Tirana ndërmorri sulme për të ulur ndikimin e fuqishëm që patën në opinionin publik të Shqipërisë në muajt janar-shkurt emisionet e para debat në televizionin ku unë dhe Rustem Gjata iu kundërvumë një grupi juristësh të prirë nga Luan Omari të cilët mbronin një projekt-kushtetutë të përgatitur nga KQ i PPSH për t'ia imponuar popullit shqiptar si &quot;kushtetutë ramiziane&quot; të periudhës së kalimit nga diktatura në demokracinë pluraliste. Këto debate edhe tani kujtohen nga shumë shqiptarë.

Pas &quot;Adriatikut&quot; të Durrësit hyn në veprim vetë gazeta &quot;Zëri i Popullit&quot; që drejtohej nga Namik Dokle në 22 mars 1991 doli shkrimi me titull &quot;Pelivanllëqet e Abdi Baletës&quot;. Pra disa gjëra që mundohet ti shesë për të reja &quot;Epoka e Re&quot;- gazeta e PS-së në Tiranë i ka nxjerrë në treg 10 vjet më parë. Kjo gazetë ka shkruar pa pushim artikuj me tituj inatçore e fyes. Po përmend vetëm disa: &quot;Fundi i Baletës&quot; 4 tetor 1992; &quot;Unë, Qerim kriptokomunisti&quot; 6 shtator 1992; &quot;Ëndërra mbretërore e Abdi-ull-Allah Baletës&quot; me autor &quot;Xhemaladin Khomein Rumiu&quot; 15 gusht 1993; &quot;Fenomeni Baleta&quot; 28 prill 1995; &quot;Replikat e Baletës krijojnë përshtypjen e një diareje celebrale&quot; shkruar nga Neshat Tozaj 25 gusht 1995; &quot;Avokati i dështuar Baleta&quot; 4 korrik 1997 deri tek &quot;Baleta i pari dhe i fundit antiamerikan në Shqipëri&quot; 12 dhjetor 2000. Me imitim prej majmuni këtë titullin e fundit të &quot;ZP-së&quot; e ka riprodhuar &quot;Epoka e Re&quot; në datën 27 janar 2001 &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës, këtij antiamerikani të madh&quot;. Kështu Hamit Fazlia dhe &quot;Epoka e Re&quot; janë bërë &quot;zepistë të vegjël&quot; dhe hiqen për servilë të mëdhenj të amerikanëve.

Një bijëz e &quot;ZP-së&quot;, gazeta e socialistëve të Tiranës &quot;24 orë&quot; (imitim i gazetës së Sofies &quot;24 çasa&quot;) ka përdorur tituj të tillë &quot;Njeriu i etur për krizë&quot; nr.34 korrik 1992; &quot;Amalgami komunisto-anarkisto-zogist Baleta&quot; nr.46 shtator 1992. Një motërz e &quot;ZP-së&quot; gazeta &quot;Koha Jonë&quot; ka pasur edhe tituj si këto: &quot;Enigmatiku&quot; 21 tetor 1992; &quot;Na paska humbur Baleta&quot; 28 gusht 1992; &quot;Baleta autor i përjetshëm i frymës sunduese&quot; 31 gusht 1993 (autor Azem Hajdari); &quot;Baleta do të ndiqet penalisht&quot; shtator 1993.

Gazeta &quot;Lajmëtari&quot; një &quot;zë i Omonias&quot; në Shkodër më 10 nëntor 1993 botonte shkrimin &quot;Palokomunisti Baleta kundër neokomunistëve&quot;; &quot;Liria&quot; kur u bë vegël e Kurt Kolës ka botuar shkrime të tilla si &quot;Baleta përçarës i madh&quot; 17 maj 1995; &quot;letër nga ferri Abdi Baletës&quot; 24 maj 1995; &quot;Së fundi Baleta hoqi maskën&quot; maj 1995. Pra nuk është i pari Hamit Fazlia që ka lënë Abdi Baletën &quot;pa maskë në fytyrë&quot;.

Edhe më të egër kanë qënë titujt e shfaqur në gazetën &quot;RD&quot; organ i PD-së pasi u shkëputa nga grupi i saj parlamentar. Ja disa tituj: &quot;Baleta pozon djathtistin&quot; 11 shkurt 1994; &quot;Nuk ka hapësirë për Baletat në jetën politike shqiptare&quot; 18 mars 1994; &quot;Nuk luan dot balet në Korçë z.Baleta&quot; 9 maj 1994; &quot;Themelet e karrierës së Baletës janë ngritur mbi moçalin e krimit&quot; 20 prill 1994; &quot;Tri betejat e humbura të Baletës&quot; 20 prill 1994 (autor Azem Hajadari).

Një organ tjetër i PD-së, gazeta e degës së Tiranës &quot;Tribuna Demokratike&quot; më 28 mars 1995 botonte shkrimin &quot;Ndërsa Baleta përçan të djathtën, Alia edhe nga burgu përçan të majtën&quot;.

Gazeta &quot;Alternativa SD&quot; e partisë së Skënder Gjinushit ka patur disa tituj &quot;therës&quot; si &quot;Ekstremet nuk e duan kushtetutën&quot;. &quot;Çiftit Ruçi-Baleta i urojmë jetë të lumtur&quot; 29 shtator 1993. Jetën e lumtur me Ruçin po e kalon Skënder Gjinushi. Në &quot;Alternativa SD&quot; më 16 prill 1994 është botuar shkrimi tejet fyes e shpifës &quot;Edhe kopukët pretendojnë të hiqen si idealistë&quot;. Autori i këtij shkrimi, historiani Luan Malltezi, krushku i Sali Berishës, më sulmonte ashpër për vizitën në Johanesburg tek Mbreti Leka duke sulmuar me gjuhën e Enverit edhe monarkistët. Në vitin 1997 ishte Berisha dhe krushku i tij që kërkonin ndihmën e Lekës dhe sot janë në aleancë me monarkistët. Më 1994 Malltezi lëshonte thirrjen &quot;të mos mashtrohemi nga Baleta për të dytën herë&quot;. Tani përpiqen të na mashtrojnë për të satën herë.

&quot;Kombi&quot; i partisë së Idajet Beqirit ka patur një titull të tillë &quot;Balet komik i Baletës në LANÇ&quot;, kurse &quot;Pasqyra&quot; e sindiktave socialiste &quot;Abdi Baleta me shokë ose Esat Toptanët e rinj të Shqipërisë&quot; 2 prill 1999.

Edhe gazetat e djathta nacionaliste me të cilat kisha bashkëpunuar kur kanë marrë urdhër më kanë sulmuar. &quot;Balli i Kombit&quot; nuk i ka kursyer titujt e shkrimet agresive &quot;Baleta paralajmëron fundin e tij djathtist&quot; 4 maj 1995 (shkruar me pseudonim nga një agjent i Sigurimit i futur në redaksi) &quot;Çmënduria e Abdi Baletës&quot;; &quot;Pak dhe e fundit për komunisto-sigurimsin e palodhur Abdi Baleta&quot; dhjetor 1999. Këtë e thoshte njeriu që kishte pohuar se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit. &quot;A është Baleta Demokrat&quot; 14.9.1993, në gazetën &quot;Flamuri&quot; numër i vetëm që e botoi një ballist i ardhur nga SHBA. Më 5.12.1999 është botuar një deklaratë e Degës së PBK të Shkodrës ku theksohet &quot;BK ka qënë më i sulmuari dhe më i anatemuari nga udhëheqësit komunistë si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Abdi Baleta, Fatos Nano, Sali Berisha&quot;. Tani këta ballistë në aleancë me Berishën bëjnë &quot;Mukjen e dytë&quot; me Ramiz Alinë e Fatos Nanon.

Në shkurt të vitit 1999 në Durrës është venë në qarkullim një numër i vetëm deri tani i gazetës me titull &quot;Na thërret Atdheu&quot; organ i shoqatës &quot;Sulejman Vokshi&quot; vetëm që të botohej shkrimi i Qazim Krekës, nga Kosova, me titull: &quot;Abdi Baleta Don Kishoti i shekullit XX që bluan me mullirin e erës&quot;.

Nuk kanë munguar artikuj të ngjashëm në diasporë. &quot;Çfarë fshihet pas &quot;fenomenit Baleta?&quot; në &quot;Zëri i Kosovës&quot; Zvicër, 22 maj 1997 (autor &quot;Mujë Halili&quot; pseudonimi i Bedri Islamit). Këtij shkrimi i kam dhënë përgjigje me artikullin tim &quot;Zëra kukuvajkash që ndjellin të kaluarën&quot; botuar në &quot;Bota Sot&quot; me vazhdime në prill-maj 1997. &quot;Hija e Ceno begut&quot; në &quot;Zëri i Kosovës&quot; më 27 mars 1997 sulmonte &quot;diplomatin nga Mati&quot;. Më 21 janar 1998 në &quot;Bota Sot&quot; është botur shkrimi i Pal Shtufit nga Prizreni me banim në Zvicër &quot;Abdi Baleta, ai i vërteti&quot; (Redaksia mori pëlqimin tim për ta botuar). Pra është titull gati identik me titullin e shkrimit të Hamit Fazliut &quot;Fytyra e vërtetë e Abdi Baletës&quot;. Ndonëse të dy shkrimet merren me hetimin e fallsifikimin e jetëshkrimit tim, ky i dyti i ka 2-3 shpifje më trashanike që nuk i ka i pari. Pra, është thelluar vetëm një e vërtetë se ndaj meje shpifet pa pushim. Të njëjtën gjë pas shkrimit të Palit bëri Sali Kabashi në &quot;Republikën&quot; e tij shëtitëse nëpër Europë dhe &quot;dum-dumeve&quot; të provokimit politik e gazetaresk. Një spekullim me jetëshkrimin tim e ka bërë edhe Ibrahim Kelmendi në &quot;Bota Sot&quot; me reagimin e datës 22 gusht 2000 nën titullin &quot;Zotëri Baleta, të lutem mjaft më me shpifje e etiketime&quot;. Në një seri shkrimesh kam argumentuar se cili është ai që shpif kundër tjetrit. Në fillim të vitit edhe 2000 njeriu me gramë dhe me emrin Engjëll (Sedaj) u muar me të kaluarën time në një sulm mjaft djallëzor të titulluar &quot;Skriptomania e një maniaku konvertit&quot; botuar në &quot;Bota Sot&quot;. Pastaj nuk mbeti pas Baton Haxhiu që më sulmoi edhe në TV Klan në Tiranë në maj 2000 për të mbështetur kolegun e tij tiranas Blendi Fevziu. Të njëjtat gjëra në mënyrë të përmbledhur i shkroi dhe një gazetare zvicerane në &quot;Tages Ancajger&quot; sipas thashethemeve të disa gazetarëve të Shqipërisë e të Kosovës.

Pra nuk kishte mbetur më vënd që të dilte edhe një biograf i ri për mua në Prekaz të Kosovës mbas gjithë këtyre biografëve vullnetarë që ishin aktivizuar më parë (po i quaj vullnetarë, por në fakt shumë prej tyre janë të rekrutuar e të detyruar). Për më tepër nuk kishte më nevojë për një biograf të ri për të pësëritur palaçollëqet e thashethemet e vjetra. Por me sa duket dikush nga ata specialistët e qendrave të dezinformimit agjenturor kishte arritur të prodhonte 2-3 shpifje &quot;të reja&quot; dhe kjo i hapi rrugë një biografi të ri Hamit Fazliut që t'i shpallte. Hapja e Zyrës së Shqipërisë në Kosovë nën drejtimin e një njeriu si Vladimir Prela, biri i një sigurimsi të vjetër për punën me emigracionin kosovar nëpër botë dhe bashkëpuntori i ngushtë i armikut tim kryesor në diplomacinë shqiptare Sofokli Lazrit, do të çonte patjetër në një intensifikim të sulmeve kundër meje në Kosovë.

Edhe me kaq pak referenca që dhashë për shkrimet e gazetat që më kanë sulmuar del e qartë një përshkallëzim dhe zgjerim i fushatës nga shtypi i majtë deri tek i djathti. Në këtë fushatë janë përfshirë edhe politikanë e gazetarë smirëxhinj e zileqarë nga rradhët e lëvizjes demokratike dhe të intelektualëve qullacë e të frikshëm për t'u ballafaquar me zhvillimet e situatat që ka kaluar Shqipëria.

Sulmet filluan nëpërmjet propagandës gojore në mjediset ku jetoja e punoja qysh në vitin 1990. Në fillim të vitit 1991 hyjnë në veprim gazetat e PPSH-së sipas orientimeve të &quot;ZP-së&quot;. Ishte koha kur Lëvizja Demokratike heterogjene po ndeshej me diktaturën e PPSH-së dhe luftoheshin në mënyrë të veçantë &quot;krahu dhe elementët radikalë&quot; të Lëvizjes Demokratike, sidomos ata që kishin hyrë në politikë pa leje, pa &quot;liçencën&quot; e lëshuar nga Ramiz Alija. Puna e kësaj &quot;liçence&quot; po del sot kur skemën politike shqiptare e mban nën kontroll një &quot;dhjetëshe e madhe&quot; partiake me po ata politikanë që morrën &quot;liçencën&quot; në kohën kur Ramiz Alija nisi punën për &quot;demokratizimin&quot;.

Në vitin 1992 u përfshinë në sulme kundër meje gazetat aleate të PD-së, PSD-së së Skënder Gjinushit dhe PR-së së Sabri Godos. Qëllimi ishte të pengohej radikalizimi i PD-së. Më 1993 u hap një &quot;front i ri&quot; nga shtypi i PD-së, i cili në vitin 1994 u bë sulmuesi më i papërmbajtur kundër A.Baletës. Kjo ndodhi pas largimit tim nga grupi parlamentar i PD-së. Në vitin 1995 këtij &quot;fronti&quot; iu bashkuan gazetat e partive të djathta, të &quot;nacionalizmit historik&quot; të BK e PLL si dhe gazeta e shoqatës së të përndjekurve politikë e kontrolluar nga Kurt Kola. Kështu që praktikisht më mbeti të vihem përballë shumë të tjerëve në këtë luftë politike të egër vetëm nëpërmjet një gazete javore që e krijuam në qershor të vitit 1994 me emrin &quot;E Djathta&quot; (më vonë &quot;E djathta kombëtare&quot; dhe &quot;Rimëkëmbja&quot;).

Në vitin 1997 Shqipëria pësoi katastrofën e shembjes së shtetit. Në gjendjen e jashtëzakonshme mbetëm pa gazeta. Pikërisht në këto momente na u hap dritarja e &quot;Bota Sot&quot; e cila më ftoi për bashkëpunim në fund të shkurtit 1997. Ky bashkëpunim shumë shpejt shkaktoi alarm në kampet kundërshtare dhe politikat e agjenturave të huaja që nisën të reagonin me egërsi e pabesi brenda e jashtë Shqipërisë. Kjo egërsi vazhdon e shtohet. Provë për këtë është edhe shkrimi i Hamit Fazliut në &quot;Epoka e re&quot; në janar të vitit 2001. Por themeli i sulmeve që bën &quot;Epoka e Re&quot; është hedhur qysh në mars të vitit 1997 nga &quot;Zëri i Kosovës&quot; në Zvicër, ka vazhduar me të tjerë, duke përfshirë edhe sulmet e &quot;Republikës&quot; së Sali Kabashit pranë të cilit Sigurimi Shqiptar ngjiti njeriun e vet një ish diplomat të Shqipërisë në Gjenevë, gjirokastritin Kadri Cenko.

Në vitin 1999 fronti u zgjerua më tej sepse pas demaskimit që u i bëmë në &quot;Rimëkëmbja&quot; dhe &quot;Bota Sot&quot; &quot;skemës Pollo&quot; të &quot;planit Simitis&quot; për të larguar Berishën nga kreu i PD-së u organizua fushatë në SHBA nga emigrantë shqiptarë që ngrohen e flladiten nën hijen e lobit grek. Polemikat me bashkëpunëtorët e Ekrem Bardhës janë të freskëta besoj në kujtesën e lexuesve të &quot;Bota Sot&quot;. Në vitin 2000 u bëra objekt i sulmeve të egra nga një rrymë e klerikalizmit katolik në Shqipëri që u mbështet nga fanatikët katolikë në Kosovë e diasporë. Krahas kësaj në Kosovë u bënë hapa për të ndezur sherr brenda redaksive të ndryshme të &quot;Bota Sot&quot;. Ndërsa tani është fushata e viti 2001 që e nisi &quot;Epoka e Re&quot; me shkrimin Hamit Fazliut, e cila është në rradhë të parë hakmarrje primitive për rolin që luaj unë në &quot;Bota Sot&quot; dhe orvajtje e dëshpëruar për të pakësuar ndikimin që kanë patur në opinionin publik në Kosovë shkrimet e mia të botuara në &quot;Bota Sot&quot;.

Hamiti shkrimin e ka filluar në mënyrën më demaskuese të qëllimeve të veta e të ustallarëve të tij: &quot;Ka tre-katër vjet që lexuesit shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e diasporë kanë dëgjuar për Abdi Baletën , gazetarin që shkruan artikuj në &quot;Bota Sot&quot; dhe njëkohësisht është njëri prej redaktorëve të kësaj gazete&quot;. Ja pra nga buron mllefi i &quot;Epokës së Re&quot; e cila i quan punë që pret ngjarjet në Preshevë, në Mitrovicë, në Tanushë e kudo, dhe shpall se duhet të merret me çjerrjen e maskave të njerëzve si Abdi Baleta.

Injoranca e ka penguar Hamitin të dijë se në &quot;Bota Sot&quot; shkruaj prej 4 vitesh të plota, kurse opinioni publik në Shqipëri, Kosovë e Diasporë ka 10 vite që i ndjek me interes shkrimet e mia, të shumta, të gjata, replikuese, polemizuese, të çiltra deri në ashpërsi. Hamiti dhe kacagjelët e &quot;Epokës së Re&quot; le të hapin koleksionin e &quot;Zërit të Rinisë&quot; Prishtinë, se do të gjejnë qysh në shkurt 1991 intervistën time dhënë zotërinjve Blerim Shala e Bajrush Morina, pastaj të kontrollojnë koleksionet vit pas viti të &quot;Zërit&quot;; &quot;Bujkut&quot;; &quot;Rilindjes&quot;; &quot;Shkëndisë&quot;; &quot;Diturisë Islame&quot;; &quot;Kombit&quot;; &quot;Gazeta Shqiptare&quot; (e Prishtinës) e të shohin sa shkrime të miat janë botuar; të kontrollojnë &quot;Hëna e Re&quot;; &quot;Flaka e vllaznimit&quot; (në Shkup, viti 1992) &quot;Demokracia Autentike&quot; e &quot;Repiblika&quot; (në Lubjanë, viti 1991) e organe të tjera në diasporë. Të mos merren me gazetat e Shqipërisë se ato janë të shumta, as me intervistat e dhëna në radio-televizione shqiptare e të huaja nga Tirana në SHBA, Iran, Emiratet Arabe, Izrael, Australi, Francë, Suedi, Itali, Turqi, Greqi etj, etj. Dhe në çdo intervistë e në çdo shkrim do të gjejnë &quot;nacionalizmin ekstrem të Baletës&quot;. Le t'i marrin këto qëndrime nacionaliste ekstremiste të mia para shqiptarëve e të huajve, t'i analizojnë, t'i kritikojnë e t'i dërmojnë në &quot;Epokën e Re&quot; pa nacionalizëm. Më mirë le të bëjnë këtë se të merren me gërmime e trillime për biografinë time.

Hamiti dhe &quot;Epoka e Re&quot; nuk kanë guxim të thonë se nuk është aq shumë biografia ime që i shqetëson, por fakti që tani pas dominimit të hapësirës informative në Kosovë nga &quot;Bota Sot&quot; i sëkëlldiska shumë puna ime politikat e agjenturat e huaja që e duan Kosovën nën Serbi, politikanët e agjenturat shqiptare në shërbim të të huajve që nuk duan t'u thuhen të vërtetat lakuriq shqiptarëve.

Është edhe më keq kur tregohesh teveqel dhe pohon vetë se vepron si bedel. Hamit Fazlia gati çdo paragraf të shpifjeve e fyerjeve të tij e nis me fjalë të tilla:&quot;...thonë të njohurit e tij (A.Baletës)...&quot;; &quot;...shkruhet në gazetat e Tiranës....&quot;; &quot;...njohësit e biografisë së tij thonë....&quot;; &quot;...ata që Abdi Baletën e njohin për së afërmi thonë...&quot;; &quot;...gazetarë e diplomatë thonë....&quot; etj. Dhe gjithnjë &quot;flasin&quot;, &quot;thonë&quot;, &quot;tregojnë...njerëz , fantazma, pa identitet, pa emër e mbiemër, shkruajnë gazeta pa emër, pa datë, &quot;rrëfejnë&quot; të afërm që s'dihet ku janë.

Gjithçka Hamiti e heton në hava, e rregjistron në hava pa kohë e vend të caktuar. Gjithçka e lë të mjegullt, misterioze. Kush e gjeti këtë &quot;biograf&quot; timin kaq çapraz në Prekaz?!

Hamiti vet nuk ka parë gjë, nuk ka dëgjuar gjë, nuk ka lexuar nga dokumentat burimore. E megjithatë ai pretendon të jetë biografi im më kompetent me aq sa i kanë mësuar të tjerët atij, me aq sa i kanë venë përpara ustallarët e kombinacioneve agjenturore.

Hamit Fazlia kontribuon vetëm me firmën e tij në fund të një shkrimi që u ka interesuar Vladimir Prelës e Gëzim Podgoricës, gazetarëve që kanë çuar në Kosovë mafiozi italian Karlo Bolino e agjenti francez Zhylien Rosh, agjentëve të SHIK-ut që në Kosovë po veprojnë me &quot;mbulesa&quot; të ndryshme nga kryeredaktorë gazetash deri pensionistë që kanë shkuar të çmallen me vend-lindjen si dhe ustallarëve të agjenturave të huaja.

Hamiti me asnjë rast nuk ka cituar ndonjë relacion apo telegram sekret nga puna ime si diplomat për të vërtetuar të këqijat që më atribuon. Ai në asnjë rast nuk i është referuar ndonjë &quot;relacioni spiunimi&quot; nga unë në dëm të shqiptarëve të diasporës, apo të kolegëve të mi në Shqipëri. Ai madje nuk përmend as ndonjë relacion që mund të ketë bërë spiunazhi i Shqipërisë apo i vëndeve të tjera për &quot;paudhësitë&quot; e mia, as ndonjë artikull konkret të shtypit që të mbështesë sado pak trillimet e tij. Mbi të gjitha Hamiti nuk analizon, nuk sfidon, nuk kundërshton asnjë tezë e mendim timin të shkruar që të provojë ato mbrapshti politike e njerëzore që shpik e shpif për mua. Hamiti sigurisht nuk ka as kokë e as prapanicë për të bërë gjera të tilla përderisa e ka lenë vehten ta përdorin si çirakl ustallarët e pisllëqeve. Por edhe këta ustallarë me përdorimin kaq pa marifet të këtij çiraku më shumë janë përlyer për vete se më kanë njollosur mua.

Ata që ndërsejnë Hamit Fazliun kanë bërë gafë të pariparueshme kur janë orvatur t'i mbushin mëndjen popullit të Kosovës se tani nuk paska mbetur punë tjetër për të bërë vetëm t'u çirret maska njerëzve si Abdi Baleta dhe të luftohen me tërbim për t'i shkatërruar gazetat si &quot;Bota Sot&quot;.

Janë treguar pa tru fare &quot;Epoka e Re&quot; dhe Hamit Fazlia kur kanë shkruar &quot;Vetëm pas gjithë këtyre punëve që kishim ka ardhur momenti t'u heqim të gjitha maskat&quot;. Kjo dëshmon se tani kur lufta për pavarësinë e Kosovës ka hyrë në fazë delikate, kur situata tensionohet në trojet e tjera etnike shqiptare, kur fronti sllav i armiqësisë tradicionale kundër shqiptarëve pa kompaktësohet në Beograd, Podgoricë, Shkup, Sofie e Athinë, në kohën kur diplomacia europiane po përkëdhel Serbinë, &quot;Epoka e Re&quot; shpall si mision të saj luftën kundër nacionalizmit të &quot;Bota Sot&quot; dhe një fushatë denigrimi shpifjesh e provokimesh kundër nacionalistëve shqiptarë. Ky duket është misioni kryesor i Zyrës së Shqipërisë në Prishtinë dhe i Vladimir Prelës dhe Gëzim Podgoricës, dy zelltarëve të propagandës socialiste-nanoiste në Shqipëri.

E vlen t'i bëhen &quot;Epokës së Re&quot; disa pyetje të vogla: &quot;Pse pas çlirimit të Kosovës nga Serbia preokupimi më i mprehtë e më i ngutshëm për ju qënka bërë çjerrja e maskës së A.Baletës? Pse pas Millosheviçit njeriu më i urryer për ju paska qenë e mbetet Abdi Baleta dhe jo Koshtunica? Për çfarë arsyesh shkrimet e Abdi Baletës në &quot;Bota Sot&quot; qënkan për ju më tërbimndjellëse se bezja e kuqe për demat e Spanjës?

E si duhet ta vlerësojmë këtë Hamit që duket s'di të jetë as mynafik e hipokrit? Nuk na mbetet rrugë tjetër veçse ta gjykojmë e cilësojmë sipas mendimit të filozofit të lashtësisë, Platonit &quot;I marri njihet nga dy shenja: flet shumë për gjera që janë të paditura për të dhe shpreh mendime për gjëra që nuk e pyet kush.&quot; (shih &quot;Rilindja&quot; dt 31. 1. 1996). Është e vërtetë se nga ata që kanë shkruar shpifje e fyerje për mua deri tani Hamiti është në vendin e parë për gjatësinë e shkrimit, pra ka rrejtë e përrallis më shumë se gjithkush për gjëra që vetë nuk i ka ditur. Është po aq e vërtetë se askush nuk ka patur arsye të shkojë e të pyesë Hamitin se cila është fytyra e vërtetë e Abdi Baletës, sepse shumë të tjerë kanë afirmuar veten si specialistë të kësaj pune. Hamitin nuk e ka pyetur kush, por e ka urdhëruar dikush që të flasë aq shumë për gjera që nuk i ka ditur. Hamiti është ashtu si thoshte Platoni.

Hamiti ka vënë nënshkrimin mbi një material të nxjerrë nga e njëjta dosje e zezë e shërbimeve sekrete agjenturore që bredh gazetë më gazetë, shpifës më shpifës, profesionistë e diletantë për 10 vite me radhë qysh kur u vu në dispozicion për herë të parë Thanas Mustaqit në Durrës e deri tek &quot;Epoka e Re&quot; e Hamit Fazlisë në Prishtinë tani.

Vetëm shërbimet agjenturore janë kaq këmbëngulëse dhe kaq të paturpshme në gjurmimin dhe shtrembërimin e fakteve nga jeta familjare, apo e përditshme e njeriut, sa t'i hidhnin ato në qarkullim me shkrim ose thashethem pa pushim, edhe pasi kanë diskutuar vajtueshëm.

Tani në Kosovë nëpërmjet Hamitit dhe &quot;Epokës së Re&quot; këto shërbime e kanë shtuar dozën e helmit, duke sajuar dhjetra shpifje monstruoze të reja, meqenëse me të vjetrat nuk arritën gjë deri më sot as në Shqipëri, as në diasporë.

Unë ka kohë që jam i vetëdijësuar se lufta me poshtërsinë është e gjatë, cfilitëse, më e gjatë, më bezdisëse se një betejë me armë. Dhe ne jetojmë në kohën e poshtërsive, ose në &quot;botën e maskarenjëve&quot; siç e ka përshkruar në një poezi të shkëlqyer poeti Ali Asllani nga Vlora. Si &quot;profesor&quot; letërsie Hamit Fazlia duhet ta studjojë mirë këtë poezi se ashtu mund të mësojë se si po jeton ......... në &quot;botën e maskarenjëve&quot;, madje si po kontribuon për t'ia vënë këtë vulë kohës në të cilën po jetojmë. Unë shpesh herë pasi kam përfunduar një replikë e kam paralajmëruar lexuesin, se po ato gjëra që i kisha demaskuar, po ato gatues nga errësira do t'i vinin sërisht në qarkullim duke gjetur bedelë a mercenarë të rinj, duke përdorur organe të tjera shtypi. Dhe ja në janar të vitit 2001 më sulmon me të njëjtat mënyra, shpifje, fyerje njeriu me emrin e padëgjuar Hamit Fazlia nga Prekazi i Kosovës, nëpërmjet gazetës &quot;Epoka e Re&quot; që mezi ia kisha mësuar emrin, ashtu siç më sulmonin një vit më parë tij të tjerë, dy vite para tij disa të tjerë, vite të tjera para këtyre edhe ca të tjerë e kështu me radhë.

Edhe tani jam i bindur se pa mbaruar ende replikën time me Hamit Fazlinë, mercenarin më të fundit të agjenturave dezinformuese, do të më imponohet një replikë e re për të njëjtat çështje. Jam plotësisht i bindur se qysh tani një tjetër Hamit Fazli është gjendur që të vendosë nënshkrimin e vet poshtë një teksti që do t'i servirin ustallarët, duke lejuar ose jo ndonjë redaktim për &quot;origjinalitet&quot;. Jam i sigurtë se qysh tani është caktuar &quot;Epoka e Re&quot; ose ndonjë organ tjetër shtypi me të cilin nuk kam patur të bëjë kurrë që të vejë në dispozicion faqet e veta për zhgarravinat e hamitërve të rinj.

Për mua kjo gjë është bërë rutinë të sulmohem e të kundërgjigjem në shtyp, sikurse është bërë pjesë e luftës sime politike shumëvjeçare të reagoj ndaj qëndrimeve dhe tezave politike të të tjerëve që më duken të shtrembëra e të rrezikshme për çështjen kombëtare shqiptare. Çdo njeri ka fatin e tij të cilit nuk i ikën dot sado të përpiqet të fshihet drejt fatit. Dhe fati i njeriut nuk është gjë tjetër veçse ashtu siç është shprehur një filozof &quot;Fati i njeriut është në karakterin e tij”.

Ishte karakteri im dhe jo ndonjë shpresë për përfitim që më shtynë të bëhesha pjesëtar i lëvizjes demokratike, madje të angazhohesha në momentet dhe episodet më të rrezikëshme të ballfaqimit me diktaturën komuniste, kur shumë të tjerë që rrihnin ose rrahin gjoksin ishin nën mbrojtjen e Sigurimit të Shtetit, me kontakte me Ramiz Alinë, ose fshiheshin e bënin kompromise kur ne &quot;radikalët&quot; sulmoheshim egërsisht. Ata që duan të kuptojnë ç'ka ndodhur në Shqipëri le të bëjnë një vëzhgim se sa nga specialistët e diplomacisë e të jurisprudencës kaluan në anën e lëvizjes demokratike, sa nga drejtuesit e PD-së në qëndër e në rrethe sot janë me socialistët për të kuptuar kush ishin të përkushtuarit, të përfshihesh me vullnetin e vet e të rrezikuarit në ndeshjen me diktaturën edhe kush ishin të deleguarit, të mbrojturit dhe të mbështeturit në lëvizjen demokratike nga &quot;diktatura në reformim&quot;

Këto nuk i shkruaj për Hamitin dhe kacagjelat e &quot;Epokës së re&quot; se ata nuk janë të aftë të kuptojnë gjëra të tilla. Atyre unë vetëm dua t'u kujtoj një mësim morali që vjen nga Shën Gjon Krizostomi se &quot;askush nuk mund ta dëmtojë dikënd tjetër, i cili nuk ia ka bërë të keqen vehtes&quot;. Unë kam qenë dhe do të mbetem konseguent intrasigjent në qëndrimet e shkrimet e mia politike sepse asnjëherë nuk ia kam bërë të keqen vetes dhe prandaj të tjerët nuk e kanë patur të lehtë të më bëjnë mua të këqija më të mëdha se fushatat denigruese e fyese pa mbarim. Po të kishin kuptuar pak gjë nga kjo mbase bedel Hamiti dhe kacagjel kryeredaktori i &quot;Epokes së re&quot; nuk do të ishin vënë me aq zell si në shërbim të shërbimeve sekrete, mbase nuk do t'ia vinin shumë veshin edhe Vladimir Prelës apo Gëzim Podgoricës. I përmend këto që bedeli e kacagjeli në &quot;Epokën e Re&quot; të arrijnë të kuptojnë diçka se fytyrën time të pastër nuk e çjerrin dot thonjtë e tyre të pisët, se ata nuk mund të heqin maskën atje kur ka fytyra njerëzore të pastra.

Për bedel Hamitin dhe kacagjel Muhametin (Mavraj) që më duket përjetojnë ende procesin e metamorfozës së fytyrave të tyre, po citoj diçka të bukur nga Albert Shvajcer (marrë nga revista satirike &quot;Hosteni&quot; Tiranë 12.6.1990): &quot;Në moshën 20 vjeç çdo njeri ka fytyrën që i ka dhënë zoti. Në moshën 40 vjeç ka fytyrën që i ka dhënë jeta. Në moshën 60 vjeç fytyrën që meriton&quot; Maskat u duhen hequr atyre që ende nuk kanë arritur të dalin në publik me fytyrën që meritojnë, të ndërtuar pas fytyrës që u ka dhënë jeta. Unë në moshën 40 vjeç kam qenë diplomat, pra kam pasur atë fytyrë që tani pas 20 vjetësh përpiqen të ma mohojnë dhe përçudnojnë disa të &quot;Epokës së re&quot; që ende më duket se janë pafytyrë. Fytyrën që e meritoj e kam tani dhe e kam krijuar e mbrojtur vetë, ma njohin e respektojnë aq shumë njërëz sa të pafytyrëve të &quot;Epokës së re&quot; nuk mund t'iu shkojë ndër mënd.

Para disa vitesh në Tiranë dilte një gazetë me emrin &quot;Modeste&quot; (e tillë mbeti deri në mbylljen e saj). Një intervistë që i dhashë unë si ndihmesë për një gazetë të re e botoi duke i vënë si titull përgjigjen time për pyetjen &quot;Cili është shkaku i sulmeve ndaj jush&quot; Përgjigja ishte &quot;Shkaku i sulmeve ndaj meje është besnikëria ime ndaj vetvetes&quot;. Për këtë fytyrë timen më kanë sulmuar edhe kur isha nën 40 vjeç. Për këtë më ndërprenë karrierën diplomatike ku kisha ende shumë mundësi për të dhënë. Për këtë më kanë luftuar edhe në vitet e demokracisë sa kundërshtarët aq edhe bashkëpunëtorët. Pra, fytyrën që kam sot dhe që e meritoj nuk e kam ndërruar ndonjëherë sikurse kanë marrë përsipër të provojnë të pafytyrët e &quot;Epokës së re&quot;. Natyrisht jam kënaqur kur librin &quot;Shënimet e presidentit Jelcin&quot; (botim shqip Tiranë 1998) kam ndeshur mendimin e ish-presidentit të Rusisë se ai në veprimtarinë e vet politike i ka dhënë shumë rëndësi parimit për të mbetur besnik i vet-vetes. Këtë nuk mund ta kuptojnë, madje e urrejnë si parim, ata që politikën e quajnë kurvëri, ata shqiptarë që politikën e quajnë lavirosje para të huajve. Le t'u shtojmë atyre që u thamë pak më lart për fytyrën e njeriut edhe një thënie të fortë nga Mark Tuen (Hamiti si &quot;profesor letërsie&quot; duhet të dijë t'i vlerësojë këto): &quot;Fytyrën e njeriut e njeh ditën, ndërsa karakterin në errësisë&quot;. Unë kurrë nuk kam vepruar nga errësira, por jam ekspozuar ku ka qënë drita më e fuqishme, ndryshe nga disa intelektualë të Prishtinës që tregohen shumë të zot për biseda qortuese pranë tryezave të kafeneve nën dritën e ndonjë qiriu apo llampe të zbehtë dhe nuk dalin në rrugën që ndriçon debati i hapur. Njerëzit që veprojnë nga errësira nuk më trembin dot mua me errësirën e tyre. Duke kërkuar të zbulojnë &quot;Fytyrën e vërtetë të Abdi Baletës&quot; kur kjo fytyrë është e ndriçuar nga gjitha anët edhe prej dritës normale edhe prej projektorëve të shpifjeve pa mbarim, bedel Hamiti e soji i tij nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë zhytur në errësirën që na zbulon karakterin e tyre.

Unë e pohoj dhe e pranoj me kënaqësi e krenari që për shumë politikanë, gazetarë, qytetarë që njohin vetëm &quot;kultin e kompromisit dhe të allishverishit në politikë&quot; jam tip i vështirë i papranueshëm. E pohoj me kënaqësi e krenari se jam i pasionuar pas karakterit polemizues e replikues të njeriut të politikës dhe nuk pëlqej konformizmin, oportunizmin në politikë, servilizmin në shoqëri, kompleksin e inferioritetit në ballafaqim, sidomos me të huajt e sidomos kompromisin e pragmatizmin në dëm të të vërtetës dhe të drejtës.

Si çdo njeri në këtë &quot;botë gënjeshtare&quot;, edhe unë duhet të kem ambicjen time, mënyrën time për të kënaqur ambicjet e mia, të zgjedh atë rrugë që mund të më japë rezultatin që dëshiroj. Unë do të isha më i lumtur të mendoj që edhe për mua të shkruhej siç ka shkruar Boris Jelcini për Atanasjevin se &quot;ai mbeti opozitar i përjetshëm, për ç'ka ushqej ndaj tij respekt të veçantë. Ai nuk do t'i përshtatej dot asnjë pushteti. Njerëz të tillë janë shumë të nevojshëm, veçse jo në qeveri, por diku mënjanë, &quot;majë kodrës&quot; prej nga gjithçka duket më mirë&quot;. (Shënimet e presidentit Jelcin, fq.205).

Berisha e shumë të tjerë janë munduar mjaft këtu në Shqipëri të më mbajnë jo vetëm larg pushtetit, por edhe larg politikës, por fatkeqësisht jo sipas arsyes që jep Jelcin, por as për shkak të xhelozisë personale, ose për të fituar dashamirësi ndaj të huajve, e sidomos ndaj grekëve. Unë edhe në pozitën që jam në politikën e Shqipërisë, të cilën disa e quajnë &quot;pozitë komuniste&quot; (ndonëse nuk është edhe aq, se po të ishte do ta zinin shumë të tjerë) ndjehem më i kënaqur dhe më i dobishëm se të kesh patur karierë të vrullshme e të bujshme si shumë politikanë të tjerë që u katapultuan nga politikat e huaja në majat e pushtetit dhe bëhen gati të frikshëm pasi t'i katapultojnë politikat e huaja. Por është një dukuri shumë interesante se kundërshtarët e mi politikë nuk bëjnë dot gjumë të rehatshëm edhe pse disa herë më kanë shpallur &quot;të fundosur përfundimisht&quot;, edhe pse unë nuk shpall ambicje për pushtet, nuk u bëhem pjestar në kompromise, nuk u bëhem rival për të fituar favoret e politikanëve e diplomatëve të huaj. Luftën nuk e ndërpresin për shkak se i shqetësojnë shumë shkrimet që bëj dhe intransigjenca politike e refuzimi për të hyrë në ortakërira e kompromise pragmatike.

Pra në Shqipëri politikanët , gazetarët, intelektualët nuk i duan, madje i urrejnë ata njerëz që duan të krijojnë kategorinë e politikanit të respektuar për të cilin flet Jelcin në rastin e Atanasjevit.

Kjo vjen nga që në politikën shqiptare ka shumë më pak se në Rusi ndjeshmëri e gjykim nga këndvështrimi kombëtar. Sulmet si ato që më bën &quot;Epoka e Re&quot; synojnë që të diskreditohet e pengohet çdo përpjekje për të krijuar modelin e politikës e të politikanit me fizionomi më të spikatura vendore, shqiptare.

Prandaj tërbohen shumë ata kur shohin një dështim të tyre, kur unë nuk i nënshtrohem qortimit dashakeq dhe pse përsëritet nga shumë njerëz e gazeta. Prandaj është sajuar përralla &quot;Baleta grindet me të gjithë&quot;, &quot;gërvishet me këdo&quot;, &quot;nuk është tolerant&quot;, &quot;nuk bashkëpunon&quot;. Madje ka edhe njerëz që me dashamirësi thonë &quot;ndrysho pak, mëso ta dredhësh, të bësh dinakëri, sa të forcosh pozitat politike dhe pastaj zbato synimet e tua&quot;. Ata nuk të japin përgjigje kur i pyet: &quot;po të kurvërosh një herë a mund të quhesh më i ndershëm?&quot;, &quot;na mungon kurvërimi apo ndershmëria në politikën shqiptare?&quot;.

Hamit Fazliu dhe &quot;Epoka e Re&quot; në janar të 2001 më kanë sulmuar jo sepse ato poshtërsi që shpikin për mua i kam bërë unë, apo se nuk mund të durojnë të tilla poshtërsi, por sepse unë nuk kam bërë gjëra të tilla dhe kjo pengon ato politika e agjentura të huaja e shqiptare në përpjekjet e tyre për të më mbyllur gojën, për ta kthyer edhe gazetën &quot;Bota Sot&quot; si gazetat e tjera në Kosovë që tentojnë të krijojnë batak informativ e kënetë ku të guakin vetëm bretkockat e të lëvrijnë bullarët.

Prandaj Hamit Fazlia për mua, edhe pse nuk e kam parë kurrë, nuk i kam dëgjuar as emrin deri në fillim të muajit shkurt 2001, është njeri i njohur, sepse njoh prototipin që ai imiton. Hamiti për mua është Thanas Mustaqi, është Braho Dunavati (pseudonim që është përdorur për vite me radhë nga shumë shkrues në &quot;ZP&quot; e që figuron edhe me shkrime kundër meje).

Krams Salembora (edhe ky pseudonim) që më sulmonte si &quot;fondamentalist islamik&quot; si ajatollah nga Irani, po në &quot;ZP&quot; në vitin 1992. Hamit Fazlia nuk është askush tjetër veçse Xhemal Lamçellari e Xhemali Hasa, dy juristë nga Durrësi që para shumë vitesh ishin ngarkuar të më sulmonin e gjurmonin materiale kompromentuese për mua. Për këtë interesohej vetë kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe, Kleanthi Koçi që më vonë u vra në një atentat në Tiranë. Hamit Fazliu është edhe Musa Ulqini (Dobrovoda) njëri nga gazetarët e &quot;ZP&quot; që kishte për detyrë të përgënjeshtronte shkrimet e mia mbi grushtin e shtetit të shkurtit 1991.

Hamit Fazliu është Haxhi Lleshi, që në shkurt 1991 ngjitej deri në fshatin tim malor të lindjes për të mbledhur njerëzit dhe detyruar 21 vetë të nënshkruanin një letër ku më shpallnin tradhtar të partisë e agjent të imperializmit, pikërisht kur unë isha angazhuar me grevën e urisë të studentëve. Pastaj ai mblodhi punëtorët e Uzinës së ferrokromit në Mat , që të detyronte vëllan tim të deklarohej kundër meje. Por do të dështonte me këtë veprim. Letra e fshatarëve e redaktuar nën diktimin e Haxhi Lleshit u transmetua në TV dhe u botua në &quot;ZP&quot;. Ato trillime që janë përdorur atëhere kundër meje përsëriten tani në &quot;Epoka e re&quot;.

Hamit Fazliu me fytyrën, huqet, arrogancën, injorancën e fanatikut që kryen detyrat e dhëna nga ustallarët ose shpreh mllefin e tij të pakuptimtë më kujton seancat e parlamentit shqiptar më 1991 kur njëfarë Bardhyl Fasko më sulmonte si agjent të imperializmit amerikan siç më quan sot sovjetomadh mësuesi i Prekazit. Më kujton deputetin grekofon Panajot Barka agjent i Sigurimit shqiptar dhe i Asfalisë greke që çirrej e bërtiste kundër meje si armik i madh i Greqisë, prishës i marrëdhënieve shqiptaro- greke. Kurse tani ka dalë një Panajot Barka në Prekaz, që sulmet i kthen në një kahje tjetër por me të njëjtin qëllim. Përrallis se Abdi baleta dashka t'ia shesë Shqipërinë e Jugut Greqisë.

E kam parë Hamit Fazliun edhe në gusht të vitit 1994 në ekranin e televizionit shqiptar kur ishte kthyer në gazetarin Reis Çiço dhe kishte vajtur në banesën e Azem Hajdarit për të montuar akuzën se &quot;Abdi Baleta ka mbaruar shkollën e KGB-së në ish Bashkimin Sovjetik&quot;. Kështu bëhej atëhere duke shpallur Institutin e mirënjohur të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Rusi, ku unë studjova vetëm 2 vjet nga 6 që zgjasnin studimet (vitet 1959-61) si &quot;shkolla të KGB-së&quot;. Tani mësuesi i Prekazit me shumë kompetencë në punët e spiunazheve u thotë lexuesve të &quot;Epokës së Re&quot; se unë qënkam a
 
kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga endri79:
[qb] edhe nje link tjeter meqenese briefcase.yahoo.com s'po punon mire. http://www.geocities.com/lirikraci/abdi.pdf [/qb]
http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/

Pergjigjen kundra ketyre akuzave e ke tek &quot;Shpifografi&quot;

RUHUNI NGA HAM-HAMET E HAMU…TËRVE TË TIRANËS

E kam parë Hamit Fazliun edhe në gusht të vitit 1994 në ekranin e televizionit shqiptar kur ishte kthyer në gazetarin Reis Çiço dhe kishte vajtur në banesën e Azem Hajdarit për të montuar akuzën se &quot;Abdi Baleta ka mbaruar shkollën e KGB-së në ish Bashkimin Sovjetik&quot;. Kështu bëhej atëhere duke shpallur Institutin e mirënjohur të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Rusi, ku unë studjova vetëm 2 vjet nga 6 që zgjasnin studimet (vitet 1959-61) si &quot;shkolla të KGB-së&quot;. Tani mësuesi i Prekazit me shumë kompetencë në punët e spiunazheve u thotë lexuesve të &quot;Epokës së Re&quot; se unë qënkam
 
Kastriot :

mund te na kishe kursyer gjithe kete lexim, mjaftonte nje link dhe e shihnim vete.

Atehere , si ti ashtu edhe une paraqitem nga nje dokument per ceshtjen e Abdiut. Mendoj se i takon lexuesve te interesuar te gjykojne mbi vleren e njerit apo tjetrit dokument. Di te them vecse se gjerat qe ka bere Abdiu ne jeten e tij njihen me se miri : spiun i Enverit, spiun i Sales , spiun i ndonje tjetri, shkruan artikuj percares , shpif per njerezit, dhe madje kur shpif nuk pranon as te shkoje ne gjygj (sepse ne fakt ai eshte mesuar ne kohen e Enverit qe mjaftonte nje fjale e tija per te futur te tjeret ne burg) .
Ne ate liber qe eshte shkruar kunder tij , vecse thuhen keto gjera.

Po e perseris, le te gjykojne te tjeret, megjithese e di qe askush s'e vret mendjen aq shume sa te lexoje nje liber 400 faqesh. Madje une e kam pasur qe ne shtator 2002 dhe s'kam lexuar nje faqe. Por mendoj se te pakten ju Abdi-dashuruesat do ta keni me te veshtire te na e shfaqni Abdiun si Jezusi i 2000.

Endri.
 
kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga endri79:
[qb] Kastriot :

mund te na kishe kursyer gjithe kete lexim, mjaftonte nje link dhe e shihnim vete. ................
Por mendoj se te pakten ju Abdi-dashuruesat do ta keni me te veshtire te na e shfaqni Abdiun si Jezusi i 2000.

Endri. [/qb]
Kastriot: E more Endri(i Sapoardhur :tipsy: ) kjo qe po na thua ti ketu &quot;nuk ka bythe se ku te rrije&quot;. Deri tani na akuzuat se duam ta shfaqim Baleten si Profeti Muhamet e tani na dole ti alias &quot;i sapoardhur&quot; dhe na akuzon se duam ta shfaqim si Jesus Krishti &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Sikur nuk shkojne keto pretendimet tuaja se jo vetem qe jane mjaft konfuze por jane per mendimin tim ne rradhe te pare NJE TURP PER INTELIGJENCEN NJEREZORE.
Ato 400 faqet merri dhe mbaji ne nevojtore se te duhen ndoshta mbasi kam degjuar se atje tek ju nuk ka leter higjenike ose edhe ne qofte se ka kushton shtrenjte dhe keshtu qe ata qe jane mesuar tu vije era qelbesire nuk para behen merak per higjenen personale.

Kastriot
 
endri79

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

degjo or kungull :
une perdora termin jesuz sepse s'jam mesuar te perdor termin muhamed, jo sepse jam i krishtere (ne fakt nga prinderit jam gjys krishtere , gjys musulman) . Pastaj nuk shoh probleme inteligjence tek teksti im : une them thjesht qe Abdiu ka qene spiun i Enverit dhe kete e dine te gjithe , dhe spiunat vetem merrnin ne qafe njerezit. Sipas teje kush mund te shkonte ne OKB ne kohen e Enverit kur te tjeret kishin frike edhe te mendonin per te ikur jashte shtetit. Me vone ky pleh i njerezimit na ube spiun i Sales dhe merret tere diten me shipfje dhe sharrje.
Une mendoj se ti ke nje nivel inteligjence te ulet (madje shume te ulet) perderisa lexon cfare thote ky pleh (abdiu). Une kam provuar t'i lexoj dhe di te them se i gjeta tmerresisht injorante artikujt e tij qofte per nga permbajtja qofte nga forma letrare. Ne artikujt e tij dallohet me se miri natyra e tij prej spiuni , sepse nuk thote kurre fakte ligjore, por ama shan larte e perpjete ke ka qejf ai ( ose ke i urdherrojne te tjeret). Ky person qe na dashka kaq shume drejtesine dhe te miren kombit shqiptar pse nuk shkon ne PROKURORI te denoncoje keta persona per krimet qe i akuzon , por rrin dhe shan?
Mos valle sepse shpifjet jane mjeti me i mire qe njeh ai? Mos valle sepse s'ka prova dhe vetem sajon?
Apo mos valle i mjafton te hedhi grepin sepse ka karema plot (si puna jote) qe ngecin n'grep?

Mendoj se jane te gjitha bashke .

Persa i perket asaj punes se letres mendoj se eshte prove e inteligjences tende. Zakonisht ne shqiptaret kur s'dime se c'te themi shajme kundershtarin, qofte edhe me pune bythe. Une s'jam prej atyre.

Mundohu t'i permbahesh fakteve dhe llogjikes , dhe mos dil nga tema. Te pakten kete mund ta besh.

endri.
 
atman

Forumium maestatis
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Une mendoj se eshte kohe e humbur te merresh me Abdi Balten sepse ai dhe te gjithe ata qe e ndjekin dhe e mbrojne ne kete forum e kane koken te mbushur me M-beturinat U-shqimore te T-rupit.
 
Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Postuar nga Hamzai:
<ul style="list-style-type: disc">[*]Ato 400 faqet merri dhe mbaji ne nevojtore se te duhen ndoshta mbasi kam degjuar se atje tek ju nuk ka leter higjenike ose edhe ne qofte se ka kushton shtrenjte dhe keshtu qe ata qe jane mesuar tu vije era qelbesire nuk para behen merak per higjenen personale.[/list]
Kastriot
Mua me eshte mbaruar letra higjenike meqenese une e fshij b... me leter dhe nuk e laj me uje.
Ndoshta do benit mire te mi dergoje mua, se kushton shtrenjte.
Po deshe te te jap adresen kontaktohemi ne pm.
Perzemersisht dhe me dashuri shqiptare, buke e krype e zemer te bardhe Pellishi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
endri79

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

atman ,
ke te drejte , por po te shpjegoj sepse u pergjigja. Une ashtu si nje pjese e mire e juaja ndodhem jashte Shqiperise, por kam pasur mundesi vite perpara te njoh mjaftueshem mire Baleten. Duke qene se ne kete forum vura re disa persona qe mundohen ta mbrojne mendova te thoja edhe une mendimin tim kundra. Ne kete menyre ndoshta nje pjese e atyre qe nuk e njohin do te kene mundesi te degjojne si ate qe e shan qofte dhe ate qe e mbron. Kuptohet qe per Abdiun si person fizik s'me rruhet fare, por problemi eshte se ai kap disa tema qe Shqiperise i interesojne dhe mbi te gjitha jane tema qe nje pjese e mire e shqiptareve kane qejf te fusin hundet. P.sh. lexova dje nje vajze e cila shprehej se Abdiu i pelqente sepse i kishte botuar kesaj nje vjershe tek gazeta e tij. Si me thone : ec t'jap xhaxhi nje karamele e voto per mua. Perderisa ka akoma shqiptare qe llogjikojne ne kete menyre , duhet te kete edhe njerez qe i &quot;luftojne&quot; duke u munduar per t'i kallxuar te verteten.

endri.
 
kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

KUNDËRSHPIFOGRAFI

Botimi në dhjetor 2001 “Shpifografisë” sime dhe asaj të Hysamedin Ferajt në palo-librin e titulluar “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta &amp; Feraj” me autor shpifografin Kastriot (Ndrio) Myftaraj, është prova më e mirë se kam qenë i saktë në vlerësim dhe bërë një gjetje gazetareske shumë të goditur kur përdota titullin “Hamitërit e Prishtinës në lakun e hamutërve të Tiranës” për replikën time me artikull shpifës e fyes të botuar me nënshkrimin e Hamit Fazlliut në “Epoka e Re”, në Prishtinë, në janar të vitit 2001. Përgjigja që u kam dhënë atëherë lehjeve të Hamitit në Prishtinë tani pas një viti shërbyen edhe më shumë duke i botuar në “Rimëkëmbja” për të reguar si veprojnë “hamutërit e Tiranës”. Besoj se ata që e kanë lexuar pa paragjykim buçpapist e katolikocentrist palo-librin e Kastriot shpifografit (alias Ndrio Myftaraj) dhe replikën time me “Hamitërit e Prishtinës” do të kenë vënë re se replika ime para një viti ka qenë shumë parashikuese dhe ka qenë një paradhënie e mirë për “hamutërit e Tiranës” që tani zhurmojnë në palo-librin e shpifografit tim Kastriot (Ndrio) Myftaraj.

Por, ka ende shumë gjëra që duhet t’ia bëjmë të njohura lexuesit si në rrafshin e demaskimit të shpifologjisë si veprimtari e shëmtuar njerëzore, ashtu dhe në rrafshin e shpifografisë konkrete që përmban palo-libri, i cili më saktë duhej titulluar “Shpifografia e Baletës &amp; Ferajt”.

Shpifografia dhe shpifologjia janë zanate po aq të vjetra dhe të pështira sa kurvëria. Në lashtësi pronë xxxxxxxx ishin edhe shpifësit, madje siç dëshmojnë librat edhe shpifografët. Edhe tani, krahas përhapjes së protitucionit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, vërejmë “lulëzimin” e një prostitucioni tjetër, prostitucionit në politikë, në gazetari, në thashethemnajë. Lëxoni palo-librin e Kastriot Shpifografit dhe do të bindeni.

Për shpifologjinë e shpifografinë për racën më të ndyrë njerëzore, shpifësit e mynafikët qysh nga xxxxxx na kanë ardhur dëshmi paralajmëruese nga mendjet nga më të ndriturat e njerëzimit. Homeri thoshte: “E urrej si portat e Ferrit atë që duke iu dorëzuar mjerimit përhap gënjeshtra” (Revista italiane “Specchio” datë 10 shtator 1999). “Ndër gjërat më të shëmtuara në botë shtë gjuha që shpif” thoshte Seneka (“Rilindja” 29 shkurt 1993, fq.2). Kur përshkruan “Ishullin e Mëkatarëve” mjeshtri i famshëm i sarkazmës, Lukiani, disa shekuj pas Homerit shkruan: “Shoqëruesit tanë na tregonin për jetën e çdonjërit prej atyre fatzinjve, si dhe për fajet që po lanin. Ndëshkimet më të lemerisshme i kishin ata që kishin gënjyer për së gjalli dhe që kishin shkruar gënjeshtra; ndërmjet këtyre fajtorëve ishin Ktesi dhe Knida, Herodoti dhe shumë të tjerë. Kur pashë ata, unë u mbusha plot me shpresë për të ardhmne, sepse e dija që nuk kisha gënjyer” (“Vepra të zgjedhura”, Tiranë 1979, fq. 447).

Akademiku Tarle në veprën e vet “Talejrani” shkruan se për të famshmin politikan francez të kohës së revolucionit të Napoleonit “Nuk mjaftonte që Talejrani të quhet gënjeshtar, ai thirrej babai i gënjeshtrës”. Sami Frashëri i ka paralajmëruar njerëzit se “po të mos kishte gënjeshtra, shumë kredi e shumë myshterinj, askush nuk do të gënjente”. Dhe në ditët tona, Nermin Vlora Falaski na kujton se: “Koha kalon. Veprat tona shoshiten nëpër të dhe ajo që mbetet në shoshën e madhe nuk është veçse e vërteta” (“E nesërmja e kohës”, Gjon Buzuku 1992, fq. 16). Po të hulumtosh gjatë gjithë shkekujve nga Homeri e deri në ditët tona mund të ndeshesh në pafundësi me mendime që zbulojnë, damkosin, ndëshkojnë zantin e shpifologjisë e shpifografit, që demaskojnë karakterin e shpifësit e të gënjeshtarit dhe tërheqin vëmendjen për ligësinë e tyre e dëmin që i sjellin shoqërisë njerëzore.

Prandaj, çdo hap e veprim për të ekspozuar në dritën e së vërtetës shpifjet e gënjeshtrat është jo vetëm punë për të mbrojtur veten, por punë në interes të së mirës e të të gjithëve. Eskili në “Prometeu i lidhur” na ka lënë porosinë “E kemi për detyrë t’i shajmë ata që na shajnë”. Aq më tepër e kemi për detyrë të demaskojmë shpifjet e shpifësit, gënjeshtrat e gënjeshtarët, sidomos kur këta shpifografinë e bëjnë mënyrë jetese dhe zanat për të jetuar dhe kthehen “në vrasës me pagesë” në publicistkë duke bërë “shpifografinë” e të tjerëve, sikurse ka vepruar Kastriot (Ndrio) Myftaraj.

Po të nisemi nga thënia e Homerit, ky Kastriot shpifografi, na del pretendues për t’u bërë një cerber i ferrit të shpifologjisë që ka 10 vite që vlon e përvëlon në labirinthet e errëta të shtabeve propagandistike e agjenturore të PD-së. Po ta vlerësojmë sipas thënies së Senekës më të shëmtuar se gjuhën ka penën, mendjen, shpirtin dhe sjelljet. Nëse do ta vështrojmë atë në dritën e fjalëve të Lukianit që djeg në ferr babain e historiografisë, Herodotin, atëherë nuk gjen dot as ferr ku të hedhësh mjerimin e shpifografisë Kastriotin. Kur i drejtohesh mendimit të akademikut Tarle për Talejranin si babain e gënjeshtrës nuk të mbetet gjë tjetër veçse të besosh se Kastrioti ynë ka vlerën e pjellës dhe jashtëqitjes së gënjeshtrës. Shpresa e tij për të mbijetuar si jashtëqitje e gënjeshtrës është vetëm tek ai konstatimi që ka bërë Sami Frashëri që në botë ka ende fatkeqë që bëhen myshterinj në shitoret e gënjeshtarëve. Por, i pashmangshëm është edhe për baballarët e xxxxxxxxx, edhe për produktin mbeturinë të xxxxxxx, për shpifografët e shpifografitë, ndëshkimi që përmend Nermin Vlora Falaski. Koha në shoshën e saj të madhe lë vetëm të vërtetat. Por, ne nuk duhet t’ia lëmë vetëm kohës ta bëjë këtë punë, duhet me duart, mendjet, fjalët, penat tona ta lëvizim fort shoshën që të vërtetat të qërohen sa më shpejt gënjeshtrat edhe me xxxxxx e tyre shpifografët të bien sa më parë poshtë shoshës e të përfundojnë atje ku e kanë vendin, në gropën e kompostimit të plehurinave.

Qartësinë e guximin për të bërë këtë na e ka lënë trashëgimi vetë sarkastiku i madh, Lukiani, me fjalët: “Kundra gënjeshtarëve ne kemi një ilaç të fortë, të vërtetën dhe arsyetimin e drejtë për gjithçka …(“Vepra” fq. 83)”. Për të asgjësuar çdo infeksion e efekt keqbërës të helmit e mikrobeve që është përpjekur Kastriot Myftaraj të shpërndajë nëpërmjet shpifjeve, trillimeve, gënjeshtrave, shtrembërimeve e falsifikimeve që mbushin nga rreshti i parë tek i fundit palo-librin e tij nuk është punë e vështirë sepse ato sa të ekspozohen në dritën e fakteve të vërteta e arsyetimit të drejtë nuk mund të qëndrojnë më shumë se bryma kur i bien rrezet e forta të diellit. Përveç kësaj Kastrioti është treguar aq bylmez në tjerrjen e pëlhurës së merimangës së shpifjeve e të shtrembërimeve sa i këput vetë fijet me përpjekjet e tij, me xxxxxxx e tij, deri me shkrimet e tij që ka pas botuar në gazetën “Rimëkëmbja”.

Kastriot shpifografi ka bërë pikërisht atë që e ka përcaktuar Lukiani para shumë shekujsh kur thoshte: “Njerëzit që pa ndonjë shkak gjejnë kënaqësi në gënjeshtra bëhen qesharakë” (Vepra, fq. 61).

Kastrioti në palo-librin e tij tashmë ka arritur ta bëjë veten krejtësisht qesharak, më shumë se sa do ta bënin të tjerët nëse do të përpiqeshin ta bënin vetëm duke u nisur nga romani i tij provokues, absurd, ndjellakeq “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare”. Kastrioti, tashmë, e ka bërë veten aq qesharak sa dhe botuesi i librit të tij përpiqet të mohojë “autorësinë e botimit” siç përpiqen gratë e përdala të fshehin pjellën-dobiçe. Kastrioti është bërë aq qesharak sa asnjë gazetë, duke përfshirë edhe ato ku komandojnë “hamutërit e Tiranës” nuk k amarrë guximin të shkruajë një rresht për të. Kastrioti është bërë aq qesharak sa palo-librin e tij e shpërndajnë si literaturë ilegale-komuniste apo literaturë fetare heretike vetëm zelltarë fanatikë e provokatorë të pacipë të kategorisë buçpapiste në PD ose katolikocentristë.

Kastrioti bëhet qesharak e ngjall neveri kur palo-libri i tij u dërgohet njerëzve në diasporë si pamflet agjenturor, madje i shoqëruar dhe me ndonjë shënim anonim për provokim ndaj dashamirësve “të Rimëkëmbjes” sikurse ka njoftuar “Toska i Gegëve” nga një vend i Europës Perëndimore.

Kastrioti bëhet qesharak sepse veç gënjeshtrave marroqe, shpifjeve absurde e monstruoze, interpretimeve të çakërdisura, në librin e tij ka edhe marrëzira gjuhësore e leksikore që dëshmojnë për injorancën e tij fodulle. Palo-libri i Kastriotit vërteton bukur fort se autorit të tij i përshtatet plotësisht një mençuri popullore që thotë se “shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur”. Dhe Kastrioti e ka dhënë vet provën për këtë duke barbarizuar shëmtueshëm gjuhën shqipe, sidomos “gegnishten” e tij të nakatosur si çervish gjuhësor që të neverit.

Pasi ka përlyer faqen xxxxxxx e faqes 303 dhe fillimin e faqes 304 të palo-librit të tij me diarrenë e fantazisë së trurit të tij që ka marrë erë në moshë shumë të re duke trilluar dialogun e denjë vetëm për romanin “Një shenjtore për rikonkuistën shqiptare” xxxxxx A. Baletës e H. Ferajt më 24 mars 1999 gjatë një bisede telefonike shpifografi ka shkruar dhe fjalinë “Kjo bisedë asht anticipue prej shërbimit sekret të një vendi perëndimor”. Nuk ka shumë rëndësi se cilat shërbime sekrete të huaja e furnizojnë Kastriotin xxxxxx marroqe, sepse brenda në kokën e Kastriotit vërtiten aq fantazma shërbimesh sekrete sa po t’i kishte qime flokësh mbi tullën e tij do të kishte shumë më tepër dobi. Në këtë rast zbavitëse është se ky “gjuhëtar i madh” i gegnishtes së korçarizuar e fyen dialektin geg të gjuhës shqipe duke i ngjitur si bajgë fjalën “anticipue” që nuk është pjesë e fondit të leksikologjisë të barbarizmave të gjuhës shqipe as në dialektin tosk. Për më tepër “euriditi” Kastriot kur përdor fjalën “anticipue”, një surrogatë të gegëzuar të foljes së gjuhëve të huaja “anticipier” (frëngjisht) “to anticipate” (anglisht) dëshmon nivel të ulët të kulturës së tij gjuhësore sepse “ia ka fut si kau pelës”. Foljet “anticipier” dhe “to anticipate” përdoren në frëngjisht e anglisht për të treguar kryerje veprimi që i paraprin një veprimi tjetër, pra kanë kuptim t’i dalësh punës përpara dhe jo veprim të njëkohshëm ose të mëparshëm në lidhje me një veprim tjetër.

Bisedat telefonike nuk mund të kapen, të dëgjohen dhe të regjistrohen për t’ia vënë në dispozicion Kastriotit pa filluar ende, sado i sofistikuar të jetë shërbimi përgjues-regjistrues i shërbimeve sekrete perëndimore, edhe sikur ky të jetë vetë shërbimi i djalit të inkuizicionit. Për kapjen dhe regjistrimin e bisedave telefonike, pas momentit që ato fillojnë në kuptimin e tyre material të fjalës ekziston dhe përdoret një tjetër term leksikor, folja “me interceptue” ose “intercepter” në frëngjisht dhe “to intercept” në anglisht. Ndryshe nga folja “anticiper” ose “to anticipate” folja “intercepter” ose “to intercept” ka bërë vend në fondin e barbarizmave të leksikut të gjuhës shqipe dhe ka përdorim specifik pikërisht në fushën e përgjimit dhe të xxxxxxx së komunikimeve radio-telefonike. Kastriot Myftaraj në vend që të harxhojë shumë kohën në shpifologji, shpifografi, thash e them kafenesh, me zhytje në ekstaza halucinacionesh që i sjellin në veshë biseda telefonike që nuk bëhen dhe ai kujton se janë mesazhe që ia dërgojnë agjenturat perëndimore duhet të kujdeset për të përmirësuar nivelin e njohurive të tij gjuhësore dhe të të shkruarit.

Të mos i bjerë shumë në qafë as dialektit gegë të gjuhës shqipe se nuk ka as surrat për të shkruar në këtë dialekt, nuk ka as veshë për të asimiluar shqiptimet e këtij dialekti, nuk ka as korda zanore për t’ia afruar të folmen e tij korçare tingujve që kërkon e folmja gege në të gjitha variantet e saj. Sado të shkruajë nën titullin “Jam tropojan”, sado të përpiqet majmunçe të imitojë gjeste tropojanësh, të mbahet më të madh për tropojan saliberishian, ai do të jetë vetëm “dordolec geg” se është e do të jetë “nuse për lecka” si i thonë andejza nga Korça. Kastriot Myftaraj nuk bëhet dot geg fisnik tropojan si ato tropojanët që kanë fisnikërinë e malësorit, as duke shkuar t’i mësojë këto gjëra dhe “vetitë e katolikut” të malësisë shqiptare nëpër kurse kualifikimi jezuite në Romë, as duke u rrasur si lapangjoz e si spiun nëpër tavolinat ku ulen veriorë në kafe “Aroma” në Tiranë, as duke thithur arkaizëm gjuhësor, myk xxxxxx e trashëgimi helmuese jezuite nga ndonjë prift katolik ose veprimtar të errët të “Internacionales së Zezë” dhe as duke iu lëpirë Sali Berishës e shkuar si zagar pas Mujë Buçpapës nëpër gëmushat e shpifologjisë pëdëiste. Për gegët, Gegërinë e gegnishten toska pa individualitet të përcaktuar qartë, që as vetë nuk e di se xxxxxxx veshje krahinore të paraqitet në festa tradicionale do të jetë vetëm një gjë e pështirë si ato bajgat që ngjisin në mur.

Mbi dialektin gjuhësor geg janë si bajga të ngjitura në mur fjalë të tilla që përpiqet t’ia xxxxx Kastrioti si fjala “posaçnisht” (fq. 306) një bastardim në të shkruar i termit “posaçërisht” që është vetëm i toskënishtes apo “letërkambim” një shëmtim i termit “letërkëmbim” që gjithashtu i përket ekskluzivisht fondit leksikor të toskënishtes. Në gegnisht nuk ekziston folja “këmbej&quot;. Po ta gegëzosh sipas metodave kastriotmyftarçe këtë folje në gegnisht do të dile “kambej”, pra do të kthehej në fjlaë kineze, sepse kinezët thonë “kambej” kur ngrenë dolli me raki, siç themi ne shqiptarët “gëzuar”. Pastaj dhe fjalën “letërkambim” (fq. 327) në faqen 316 të librit Kastrioti e ka përdorur “letërkëmbim”. Kurse në faqen 9 të palo-librit të tij “toska korçar i tropojanizuar” Kastriot Myftaraj njëherë shkruan “xxxx i deklarum nacionalist” dhe një rresht më poshtë “një ish-ateist i betuem”. Pra, nuk arrin dot të fiksojë nëse duhet shkruar “deklarum”, “betum” apo “i deklaruem”, “i betuem” kur në gjuhën letrare shqipe tashmë është fiksuar pakurrfarë dëmi e të keqe forma “i deklaruar”, “i betuar”. Toska Kastriot nuk bëhet dot gegë-tropojan veçse fjalëzën “nën” ë shkruan “nan” ose fjalën “nënshtrim”, që përsëri nuk i shkon si term dialektit geg, e shkruan “nanshtrim”, siç mund ta shqiptojë ndoshta vetëm ndonjë plakë në malsi që nuk është në kontakt me gjuhën e mjetet e informimit. Palo-librin e tij Kastrioti e ka filluar me fjalën “Para nji viti isha tuj shëtitun libraritë e Tiranës …”. Në kaq pak fjalë ka bërë një çervish të tërë gjuhësor duke pretenduar se po shkruan gegërisht: “isha” nuk është gegërisht; “shëtitun” në vend të “ë” toskërishte, gegërishtja kërkon “e”; “tue shetite” do të ishte më gegnisht se “tuj shëtitun” etj., etj..

Me pretekstin se po mbron “gegnishten” nga mësymja e “toskërishtes”, “toska i tropojanizuar” bëhet kasnec i një prirjeje djallëzore për të përhapur ndër shqiptarë tollovi gjuhësore edhe atje ku gjërat janë bërë mirë dhe është krijuar njëfarë stabiliteti, për të sugjeruar vetëm procese rrënuese të kthimit të pandërprerë mbrapa në çdo gjë.

Është një strategji e tërë, një konspiracion antishqiptar shumë djallëzor që kombin tonë të mos e lënë të ndërtojë hap pas hapi siç kanë bërë të tjerët, por ta detyrojnë që në çdo fushë të veprojë sipas skemës “bëj e prish”, “fillo gjithnjë nga e para” në emër të gjoja ndreqjes së asaf që të mëparshmit e kanë bërë keq, e kanë bërë gabim. Kjo vihet re në praktikë, në ndërtimin e pushtetit, në ndarjet administrative, në ekonomi, në ndërtim, në infrastrukturë, në kulturë, në fe, në mendimin politik, në sistemin asrimor, në folklor, në veshje, në marrëdhëniet ndërkombëtare e në shumë fusha të tjera.

Shqipëria dhe shqiptarët janë viktima të një sabotimi të madh nga një brez në tjetrin nën maskën e “dënimit të së shkuarës së zezë”, “të ndreqjes së gabimve të së shkuarës”. Këtë sabotim, është e qartë që e kursidisin, e nxisin dhe e komandojnë më shumë armiqtë e jashtëm, sidomos fqinjët me politikën, agjenturat, kishat, mafiat e tyre. “Gegëzimi” i gjuhës shqipe ashtu siç propozon dhe siç e bën Kastriot Myftaraj është vetëm një hallkë në këtë zinxhir sulmesh kundër stabilitetit dhe përparimit të kombit shqiptar, është një plotësim mjeran e sharlatan i asaj skemës perfide për zhbërjen e 555 vite të historisë shqiptare, për të cilën kanë rënë tashmë në një mendje edhe Fatos Nano edhe Sali Berisha, për të cilën çalltis në mënyrë të ethshme një rrymë e tërë klerikokatolike e laikë katolikocentristë dhe ortodokso-janullatistë në Shqipëri për të kthyer Shqipërinë e shqiptarët në kohën midis skizmës së madhe të kishës e myslimanizmit, në emër të “kthimit në identitet”, në “fenë e të parëve”, në “kristianizëm skenderbegian”, në “latinizëm të krishterë”, në “helenizëm” etj.. Disa kërkojnë që shqiptarëve t’u ndërrojnë flamurin (në Kosovë). Disa kërkojnë t’u zëvendësojnë Hymnin e Flamurit, për ta bërë në frymë katolike (Shkodër); disa propozojnë që të krishterizojnë flamurin (Berisha), të tjerë, më të shumtë, të katolikëzojnë kombin (rryma intelektualiste së cilës ka mbi 10 vite që i prin Ismail Kadareja). Në këto labirinthe të nëndheshme e hendeqe sipërfaqësore, ku përpiqen ta thithin e hedhin kombin shqiptar për të mos mbetur ky që është, për të mos e lënë të ecë përpara, por për ta kthyer mbrapa lëvrijnë e gjen gjithfarë urithësh, brejtësish e minjsh mikrobembajtës. Del dhe ndonjë “toskë i tropojanizuar” që paraqet projekte marroqe për ta bërë lëmsh e për ta ndotur në arkaizëm gjuhën shqipe duke imituar shqiptimet e mbaresave të fjalëve nga Sali Berisha. Ata toskë që sot marrin guximin të mburren me fjalët “jam tropojan” në fakt duan të thonë “jam berishian”.

Kastriot Myftaraj ose “njeriu fytyr-maskë” që fsheh vendin e origjinës, maskon gjenealogjinë e vet familjare, punërat që ka bërë e zanatet që ka patur, specializimin e vërtetë që ka bërë në Romë, përkatësinë politike e fetare, punën që bën, shkakun e papunësisë së tij, paret me të cilat jeton e xxxxxx që i le kohë të bredhë kafene më kafene edhe na plo-librin e tij është përpjekur të paraqitet pas një ferexheje shumë të ndotur të anonimatit për çdo gjë, sidomos për “burimet” e shpifjeve e trillimeve si dhe të gënjeshtrave të tij, të sajuara e të huazuara.

Ai vetëm qëllimin e rolin nuk kishte si t’i paraqiste anonime sepse pastaj nuk bënte dot shërbimin që i kërkohej. Prandaj, ai nuk ka tentuar aq shumë të bëjë në libër karnavale objektivash me maskë, por e ka lënë të duket me xxxxx shëmtinë dhe ndyrësinë e qëllimeve të misionit për të cilin punon: për të thërmuar kompaktësinë kombëtare, gjuhësore, politike, shpirtërore të shqiptarëve, për të minuar harmoninë fetare të shqiptarëve dhe për të shkatërruar myslimanizmin në Shqipëri, për të organizuar kryqëzata të reja fantomatike në trojet shqiptare, për të lypur Natë Shën Bartolomeu e rikonkuistë spanjolle në këto troje, për ta braktisur Shqipërinë e Jugut e hedhur atë në prehrin e Greqisë, të ortodoksizmit të zi greko-bizantin e të helenizmit, për të bërë një principatë katolikocentriste sipas rregullave jezuite të “Internacionales së Zezë” në pjesën gege të Shqipërisë londineze dhe për të mbështetur kristosllavizmin për rikonkuistë serbo-sllave në trojet shqiptare që sapo kanë dalë nga shtypja e thundrës sllavo-ortodokse.

Dhjetëra shpifje trashanike në 12 faqe thatanike (hyrja dhe kapitulli I, fq. 7-23)

Abdi Baleta (vijon)
 
Top