Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?
vrojtime nga ana dhe pervoja ime....
shqiptaret jane me shume individualista, kosovaret kane me shume sencin e grupit
shqiptaret jane me `kokrisur` dmth jane direkt, kosovaret i bijne nga kina muhabetit.
shqiptaret jane me te hapur ne lidhje me kulturat e tjera, kosovaret ruajne me fanatizem ate qe kane
(arsyet besoj i dini pse)
shqiptaret edhe pse te zhvilluar/rritur ne sistem diktatorial, kane pas fatin e mire qe udheheqesi ishte shqiptar, (pra shqiptaret e kane armikun ne nje kendveshtrimi me shume abstract ) /pf/images/graemlins/wink.gif ,
ndersa kosovaret(fatkeqsisht) kane pasur nje jete te tane nje udheheqje te huaj, pavetdije kerkojne nje armik konkret parasyve plus traumat psichike qe i la koha.
Kosovaret u zhgenyen nga shqiptaret nga te cilet krenoheshin e kishin shprese gjith kto vite
duke menduar se shqiperia "eshte parajsa",
ndersa shqiptaret u zhgenyen nga kosovaret
sepse mendonin; kosovaret te cilet ishin te lire te shetitnin boten, plus kishin
te drejte te punonin/STUDIONIN atje, e kjo gje i ka afru atyre nje zhvillim me te madh ne te gjitha
drejtimet, fakti ishte ndryshe.
Personalisht mendoj gjithmone, qe secili nga ne: shqiperi, maqedoni, kosove te gjeje vetvehten me te gjitha individualitet qe ka secili (pra te riabilitohet nga koha e shkuar), do jete pastaj dhe mundesia per nje gjetje me te mire dhe tek njeri tjetri.
Pyetja eshte si mund te ndihmojme vetvehten dhe si mund te gjejme rruge shkembim pervoje
dhe bashkpunimi, pasi nje nga rruget kryesore (Politika) eshte e dobet.
Shpresdhense eshte, se shume nga te gjitha palet kane lidh miqesi te mire.
Gjithashtu mendoj raste te tilla sic ka permend Raul, s jane per ti injoruar por per te nxjerr mesim si dhe metoda te reja nga to.
ps. dhe mua me ka thene nje mesuese gjermanishteje :- kosovaret i prezantojne shume keq shqiptaret nga shqiperia, shprehja qe "shqipetaret e shqiperise jane si demat e mbyllur ne nje vath pa ushqim per nje kohe te gjate, dhe kur e u cliruan nga vathi shkaterruan
gjithe fshatin", e kam degjuar une me veshet e mije, per faktin qe kosovari se dinte se nga vija. Personalisht gjej te verteta ne kte thenje, pamvarsisht se si interpretohet. me kte s dua te akuzoj Kosovaret apo...por dua te them se shume nga ne kane ba dhe pervoja jo te mira me njeri tjetrin.
Nese disktutojme hapur, dhe vejme ne dukje pakenaqesite tona, asnjera pale mos ta marri kte personalisht, por te mendoje seriozisht mbi to.
Jam pothuajse plotsisht e bindur, se secili pjestar ne kte forum, ne thellsi te shpirtit deshiron nje Jete te perbashket me te mire.
Shume here padashje dhe mund te mos perdorim fjalet e pershtatshme, por, ju lutem per cdo pakjartesi shkruani!
Faleminderit
---------------------
dhe vjen nje dite....