Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?
Sa per temen,them se ka shume ndryshime midis shqiptareve te Shqiperise,atyre te Kosoves dhe Maqedonise.Jemi te gjithe shqiptare, dakort jam, po edhe sjemi!100 vjet te ndare kane bere punen e tyre dhe duke filluar qe nga traditat(qe eshte pjesa me e rendesishme e kultures),gjuha e deri te cfare ata quajne te rendesishme e cfare ne,te gjitha keto na bejne shume shume te ndryshem.
Si mund t'i quash shqipetaret e Kosoves me ata te Shqiperise te ndryshem? Per mua eshte teper e cuditshme.
Ti thua se ndryshojne gjuha, traditat dhe ajo cka quajne ata te rendesishme.
Sa per gjuhen eshte absolutish e pavertete. Dialekti shkodran, si dhe ai gege ne pergjithesi (dhe te mos harrojme se geget perbejne shumicen e popullsise shqiptare) eshte nje mije here me i ngjashem me ate kosovar se me ate te jugut, me dialektin vlonjat, gjirokastrit, Sarandiot etj.
Po keshtu traditat tona ndryshojne shume pak. Ky ndryshim vjen me teper nga fakti qe ne i kemi harruar, i kemi ndryshuar disa tradita pasi kaluam nje periudhe 50 vjecare ku u aplikua nje eksperiment utopik ne teresine e jetes shoqerore shqiptare qe u perpoq te krijonte "njeriun e ri", e qe normalisht ishte larg traditave te trasheguara.
Ndersa per ate qe ata quajne te rendesishme, nuk e kuptoj qarte se per cfare behet fjale, por me duket se kjo eshte me teper ceshtje personale e gjithkujt.