Re: A ka dallime midis shqiptareve dhe kosovareve?
Pershendetje njerz te mire!
Se pari po shprehi opinionin tim per kete teme:
Kjo teme eshte mjaft e nevojshme per diskutim, por do te deshiroja qe te diskutojme pa inate e aq me pak ngacmime ndaj njeri tjetrit!
Kete teme eshte dashur qe ne vitin 1992, pasi ka ardhur demiokracia ne Shqiperi qe te merret ne diskutim nga Institute shkencore te Akademise se shkencave te Shqiperise, per te publikuar nje studim te shoqeruar me nje sqarim per rindertim te marrdhenieve te mira dhe te shuarjes se dallimeve midis Shqiptarve si ne Kosove ashtu dhe ne Jug apo veri te Kombit Shqiptar!
Fatkeqsisht ajo nuk eshte bere...dhe nuk eshte vone kurre qe te behet dicka qe eshte lene nga pa aftesite e te tjerve!
E ajo qe na dhemb ne qe ballafaqohemi me disa dallime ne mes njeri tjetrit na ben qe te mendojme dhe te diskutojme se bashku!
Se pari ne te gjitha diskutimet e juaja me ka pere pershtypje nje fjale qe e lakoni aq shpesh ku here i hiqet e here i vihet njeres pale si merite apo pa merite...
Eshte fjala per nocionin "Nacionalizem"!
Une do tu thoja, qe te jesh nacionalist apo patriot, (kete e kam per cdo shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje), pra te jesh nacionalist nuk do te thote qe duhet vetem te kemi gojen e madhe per te thirrur e bertitur neper biseda, duke thene qe urrejme armikun e duam Atdheun apo se pret nje dite me dale me arme ne dore...ate dite qe vjen dhe svjen kurre...e ndoshta na ndryshken armet ne berez...
Sepse ajo dite e hidhur erdhi dhe u perballua denjesisht nga Shqipetaret ne luften e Kosoves, e luftra nuk do te ndodhin cdo dite!
Por per mendimin tim, nacionalist a patriot eshte njeriu ne cdo kohe kur ne heshtje ndihmon njerzit ne vuajtje jo vetem te familjes se vet por dhe te fshatit apo te cdo pjese te Atdheut edhe pa i njohur kurre ata njerz!
E ate e kane bere dhe po e bejne shume fisnikrisht Shqiptaret e Kosoves te cilet i pergjigjen cdo thirrje apo cdo lajmi gazetaresk kur dikush jep nje lajm qe nje familje po vuan per buk, per shtepi, apo prej nje semundje...
Ka me mijra raste kur Shqipetaret Kosoves ne perendim kane dhene ndihma te tilla deri ne ndertime shtepiash falas...
Une them :
Rrespekt per nacionalizmin dhe Atdhetarizmin e Shqipetarve te Kosves!
E ne kete aspekt ne Shqipetaret e kendej Drinit, kemi fjale shume per nacionalizma e patriotizma por nga qe nuk ja kuptojme domethenien atij nocioni ose e kemi kuptuar mbrapsht se ashtu na edukoj regjimi te gjithve...kemi harruar se cfare eshte Atdheu.
E duhet te dime se Atdheu me njerz te varfer, qe vdesin urie apo per nje mungese operacioni apendisiti, e shume halle te tjera nuk eshte me "Atdhe" por eshte nje toke qe pa njerz te forte dhe te shendetshem po kthehet ne germalle sic dhe ka filluar te ndodhe ne shume pjese te Shqiperise, ku po braktisen fshatra e krahina te tera per nje mungese rruge, per nje mungese drite, per mungese jete!
E Shqipetaret ne Kosove nuk i lane fshatrat e tyre te boshatisen e as te degradohen pa rruge e pa uje etj...
Le te shikojme vrudhin e ndertimeve ne Kosove pas luftes.
Eshte rast unik ne Bote ndjenja Atdhetare e Kosovarve, ndjenje qe u cfaq pas luftes per te u kthyer ne Atdhe dhe per te ndertuar jo kasolla, por VILA qe i kane lakmi Europianet!
E te gjitha jane ndertuar me mund dhe me djerse puntoresh ne mergim por dhe ne Kosove ku kane perkrahur shume njeri tjetrin!
Kaq sa per nacionalizmin Shqipetar, qe me keq ardhje ne shqiptaret e Shqiperise nuk e njohim e jo me ta rrespektojme!
E ja pse nuk e njohim:
Ne dalim nga nje shtypje diktature 50 vjecare ku na jane vrare njerz e te aferm dhe jemi sakatosur burgjeve per nje fjale goje, per nje kenge te huaj qe na u gjet e shkruar neper xhepa etj...
Dhe mjerisht edhe sot duartrokasim bijte e atyre diktatorve neper sheshe duke ua miratuar vjedhjet, mashtrimet e deri dhe krimet e tyre qe po bejne neper Shqiperi!
Por dhe ne aspektin human, shqipetaret e Shqiperise nuk ndihmojne aspak njeri tjetrin e jo me te cojne per ndonje familje te varfer dicka ne Shqiperi!
Gjithnje mbete goja e malle e puna e vogel!
Tani a ka dallime per te mire apo per te keq pas ketij sqarimi per nacionalizmin?
Do te thoja qe kemi dallime dhe po i kujtoj me pika pa shume komente:
Kur them per Kosovaret perfshij ketu edhe shqipetaret ne trojet etnike ne Macedonia.
Jo Malsoret e malit te zi sepse ata jane pak me mendjemdhenje dhe pak me dembele...nejse ata lakojne me shume nga veriu i traditave Malsi e Shkoder, mund ti afroj me ngjashmerite e Shqiptarve ne Shqiperi.
1-
Kosovaret jane njerz te thjeshte ne bisede, ne veshje, ne prezantim shoqror dhe publik!
1a-
Shqipetaret e shqiperise jane mendjemdhenje e sidomos kur rrijne me Kosovare, shesin mend shume sikur dijne cdo gje, e ajo ndodh vetem pse flasim me shpejt dhe pak me rrjedhshem gjuhen e njete!
Se me te tjeret Shqipetaret e Shqiperise rrijne si pula...(gjithnje ne pergjithsi eee!)
I kushtojne me shume rendesi se cdo gjeje veshjes, pamjes se jashtme...
2
Kosovaret Jane shume puntore!
2b
Shqiptaret e shqiperise jane shume dembele, dhe shume qylxhi, kerkojne te pasurohen pa djerse vetem brenda 10 ditve, mundesisht me nje rruge vajtje ardhje!
3-
Kosovaret jane Kursimtaret me te mire nga cdo popull ne bote!
3c
Te Shqiperise nuk dijne te kursejne, gati si gabelet, kane sot, hane sot, rezerve apo per te ardhme e kane te veshtire te bejne. (Cdo gje eshte ne pergjithsi), te kuptohemi!
3-Kosovaret jane aktiv ne kerkim dhe kryerje te cdo lloj pune, pa zgjedhur asgje. E rendesishme eshte per ta qe te fitojne para!
3d
Te Shqiperise duan pune zotrinjesh, shefa shiten gjithandej e sbejne as per barinje...nuk jane ne gjendje te bejne cdo lloj pune. Ne se nje familje Shqiptare nga shqiperia nuk ka para per buk dalin dhe lypin borxh e pune do si do, nuk bejne.
4-Kosovaret jane shume modest per gjerat qe kane sidomos ne lidhje me pasurine, nuk mburren kurre!
4e
Te Shqiperise skane modesti, ata edhe pa patur asgje, genjejne sikur kane vila, para ne banka, firma etj...sidomos kur njihen me femra...
5-Kosovaret jane njerz shume human per familjet e veta dhe per raste kur dikush ka vertet nevoje ne vendlindje!
5r
Te Shqiperise nuk kane humanizem per njeri tjetrin, dhe ne se ja dergojne dikujt dicka ja kujtojne gjate dhe kerkojne qe tu shperblehet me cdo kusht!(Pergjithsisht)
***************
6-Kosovaret jane shume te lidhur me familjen dhe dijne ti rrespektojne prindrit e tyre shume mire!
6s
Te Shqiperise nuk jane aq te lidhur me familjen e gjere dhe prindrit nuk dijne ti rrespektojen mire, ne shume raste nuk duan ti rrespektojne!
****************************
7-Kosovaret e njohin jeten ne Perendim shume mire dhe kane ditur te integrohen duke ruajtur dhe traditen e vet!
7i
Jeten ne Perendim te Shqiperise nuk e kane njohur fare deri ne 1990 dhe pas 1990 kur dolen e filluan mbrapsht me vese jo te mira duke na prezentuar mjerisht keq ne perendim...ku u krijua nje opinion sikur te Shqiperise jane te gjithe hajdute dyqanesh etj...
**************************
Tani pervec te mirave qe ua kam vene re une, tek Shqiptaret e Kosoves ne krahasim me te Shqiperise, kam vene re dhe disa te meta qe edhe pse i kane nuk ua ulin vlerat!
1-
Nje e mete e theksuar e Kosovarve ne fillimet e viteve 1990 e deri ne vitet 1999 ka qene nje antipati per shqipetaret e Shqiperise qe emigruam ne perendim...ajo ndodhte sepse nder kosovaret shumica ishin idhtar te keq orientuar te Enver Hoxhes, pasi ata nuk kishin asnje lloj informacioni se cfare kishte ngjare ne Shqiperi gjate regjimit biles deri dhe me Kosovaret qe kishin ardhur ne Atdheun ame per strehim gjate dekadave... Kosovaret nuk e dinin se shume emigrante nga Kosova ishin burgosur politikisht ne Shqiperi nga regjimi, biles dhe pushkatuar si rasti i familjes se Isa Buletinit ku regjimi e pushkatoj dhe burgosi politikisht 16 vete prej asaj familje...
Kujtoj ketu shkrimtarin Kosovar Haki Stermidhi i burgosur per shkrimet e tij politikisht ne Shqiperi, Namik Luci inxhinier i njohur diplomuar ne Kroaci erdhi ne Atdhe per strehim politik dhe u burgos 25 vjet nga regjimi per shpifje vetem pse ishte njeri i lire ne biseda dhe mendime...etj...
Ato antipati te Kosovarve ne perendim per shqipetaret nga shqiperia hapen nje hendek mardhenish jo te mire, ku shpesh ne u cilsuam prej tyre si :"Tradhtar te Atdheut, rrebela, etj..."
Por me luften ne Kosove gjerat u zbuten deri ne nje mirkuptim vllazror pasi u pa gadishmeria e popullit ne Shqiperi per ti pritur e dashur me ato mundesi qe kishte Atdheu ame...
1a-
Shqipetaret e Shqiperise nuk kane patur antipati fare per Kosovaret asnjehere por nje keqardhje deri ne dhembje per jeten e tyre nen pushtues, ballafaqimi ne perendim me Kosovaret i shokoj shqipetaret e Shqiperise deri ne nje merzitje saqe filloj ftohja dhe tek ata...
********************************
2-
E mete tjeter e shqiptarve te kosoves eshte nje fare hendeku ne marrdhenie qe e ruajne edhe sot me Shqipetaret e Shqiperise...
2b-
Ai hendek ekziston sot ne nje fare mase te njejte edhe tek Shqipetaret e Shqiperise per ato shkaqe qe permenda me lart, por cdo dite e me shume po ndertohen marrdhenie te mira qe besoj se do te zhduket shpejt dhe ajo mikrondarje e vogel...
******************************
3-Shqipetaret e Kosoves ruajne me fanatizem disa rite muslimane qe nuk i shkojne me kohes.
Per shembull kur takon nje shqiptar te Kosoves ne vend qe te thote "Tungjatjeta!
Te thote "Merrhaba!
Apo ritet e dasmave me ato veshje te grave ne stilin e vjeter musliman!
Si dhe disa nga ato te meta sic i permendin disa diskutante ne lidhje me nuset e reja apo me nje fanatizem ne trajtimin e grave si ne lirine e tyre per te dale ne jeten e perditshme apo dhe ne hyrje dalje me njerzit!
3c
Te Shqiperise nuk ua vene veshin asnje lloj riti fetar, por jane modernizuar me shpejt ne te gjitha aspektet e martesave, dasmave, trajtimit te nuseve, te cilat jane te lira direkt pas martese jo vetem qe te gezojne te njetat liri qe kishin ne vajzeri por dhe me nje autoritet qe ka fjala nuse, etj...gje qe e shoh pozitive
*********************************
4-
Nocionin Dashuri, Kosovaret e shikojne si dicka te perkohshme deri sa te martohen dhe pastaj ka vetem detyra dhe te drejta te kufizuara per grate...pra nuk mund te themi qe nje cift i ri i sapo martuar nder Kosovar e vazhdon prape ate lumturi dashurie te partnerit si ne fejese... duke dalur shetitur, apo duke u veshur femra lirshem me gjerat moderne, por pas martese ndryshon cdo gje per femren si nje ndarje brigjesh krejt te ndryshme! (Gjithnje themi ne pergjithsi por ne mesataren me te madhe kjo ndodh)!
4s
Noconi Dashuri, tek te Shqiperise shikohet ne pergjithsi me fuqi dhe embelsi te reja ku nuk ngarkohet nusja vetem me pune shtepie apo me urdhra e detyra fikse ne asnje plan...
*********************
5-Kosovaret nuk jane tolerant ne raste ekstreme problemesh ne marrdhenite me grate, ku kerkojne me shpejt si zgjidhje deri dhe dhunen pa asnje fije diskutimi...
5t
Te shqiperise jane me tolerant biles nuset dhe femrat ne pergjithsi po marrin me shume pushtet ne familje cdo dite ne shqiperi, gje qe eshte sa e mire dhe e keqe, por dhe atje luan dajaku nga nje here ne mase...Shqiptar hesapi andej e kendej...
******************************
6-Kosovaret akoma i shohin problemet kombetare me tifozllek gje qe ben te vijne ne pushtet gjithnje njerz te pa afte...semundje mbare shqipetare ajo...
6i
Edhe te Shqiperise i shohin ato probleme politike apo kombetare jo vetem me tifozllek por deri dhe me nje servilizem te dukshem ne cdo rast, gje qe do ta leje shume gjate Shqiperine peng te mafjes politike komuniste!
Keto jane ne pergjithsi disa ane te mira apo te meta qe i bejne te dallohen Shqipetaret e Kosoves nga te Shqiperise, te meta dhe te mira ne te dy anet, (disa, vetem disa)!
Urojme qe te mos kene te meta asnjera pale dhe sa me pak dallime apo moskuptime midis nesh!
Une jam nga nje vend i Shqiperise, por kam shume miq te mire ng Kosova dhe trojet tjera etnike Shqipetare. Miq qe i dua dhe i rrespektoj e me pelqejne shume.
Do te u thonja te gjithe kosovarve qe te mos ndjehen inferiore per ate mos njohje te mire te gramatikes se paster ne te folurin e gjuhes Shqipe dhe te mos jete shkak ai per te qendruar larg nesh ne biseda te lira etj, por afrohuni lirshem dhe flisni lirshem me njeri tjetrin se forcohet jo vetem pastertia e gjuhes por cdo lidhje tjeter midis nesh!
Ju uroj sa me shume miqesi dhe njohje me njeri tjetrin!
Gjithe te mirat,
"Nder udhetime"