Historia e Mirdites
<ul type="square">
[*]Kjo eshte historia e Mirdites
[/list]
Ka filluar qe shekuj te kaluar dhe inercia e saj vazhdon edhe sot. Si u krijuan bajraqet dhe si filloi supremacia e Oroshit mbi te gjitha bajraqet e tjera te Mirdites. Historia e marrjes se titullit nga Maria Antuaneta dhe vazhdimesia e historise me pinjollet e famshem te Markagjoneve, deri ne shekullin e XX
Ne fillimet e historise se tij, emrin Mirdita e mbante nje fshat e nje bashkesi e vogel prej disa fshatrash. Vendi ku u krijua ky emer vendi ishte i ngushte, me toka bujqesore te pakta dhe ne pamundesi per zgjerimin e tyre. Zonat perreth, kodrinore e malore si vete fshati ishin te pabanuara ose pak te banuara.
Rrethanat historike, qe u krijuan ne vendin tone pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, u ndjene me tere peshen e tyre edhe ne zonat malore, pra edhe ne Mirdite. Turqit kerkuan taksa e nizame nga banoret e maleve tona. Ata u munduan te prishin venomet tradicionale te ketyre territoreve e t'i zevendesonin ato me ligjet osmane...Ne levizjen antiosmane te fundshekullit 15 dhe ato te shekullit te 16, bashkesia fshatare e Mirdites, tash mjaft e zgjeruar, korri suksese e beri emer. Ajo, sa here u ngriten krahinat fqinje, i mbeshteti me levizjen e saj kunder pushtuesve, duke u dhene force shtytese levizjeve popullore...Lidhja midis krahinave te ndryshme te kesaj treve, ishte domosdoshmeri per vete ekzistencen e ketyre popullsive, gje qe coi ne kuvendin e burrave te ketyre territoreve, krene e vegjli dhe ne formimin e "Lidhjes se Mirdites" ne vitin 1570. "Lidhjen e Mirdites" u detyruan ta marrin ne konsiderate si miqte ashtu edhe armiqte. Vone ne shekullin 17 dhe gjate shekullit 18, kur pushtuesit osmane depertuan edhe ne zonat malore me sistemin e bajrakeve, ne arealin e Mirdites u krijuan 3 bajrake: i Spacit, i Oroshit, dhe i Kushnenit, qe njihen si bajraket e fisit a te vellazerise. Perqark kesaj krahine 3 bajrakeshe u krijuan edhe 9 bajraqe te tjere, ai i Fandit dhe i Dibrit qe hyne me shpejt ne Lidhjen 3 bajrakeshe duke formuar keshtu Mirditen 5 bajrakeshe. Keta jo vetem e pranuan emrin Mirdite, por sajuan edhe flamurin e krahines nje dore me pese gishta te hapur, qendisur me ngjyre te kuqe ne nje beze te bardhe, prapa se ciles disku i diellit qe shperndan rreze drite c'ka do te shprehte nje bashkim luftarak te perbere nga pese njesi territoriale. Me vone nga mesi i shekullit te XIX, me kete bashkim u lidhen edhe 3 bajraqet e Ohrit ose te Kthelles dhe 4 bajraqet e "Malesise se Lezhes" ose te Zhupes dhe krahina qe mbante emrin Mirdite perfshinte territoret e 12 bajraqeve. Per zgjerimin ne kaq territore dhe ne tere keta popuj te emrit Mirdite, ndikuan edhe dy faktore te tjere. Se pari, shtrirja e influences se Abacise se Oroshit mbi keta popuj krejt katolike, vecanerisht nga vitet 40 te shekullit te XIX e mbrapa. Se dyti, shtrirja e influences se deres se Gjonmarkeve, gjithashtu pas viteve 40 te atij shekulli, kur turqit u dhane pinjojve te asaj dere tituj e grada.
Keshtu u krijua uniteti krahinor gjeopolitik i Mirdites, me ze te madh ne histori, i cili erdhi deri ne ditet tona si nje bashkim kompakt. Ky unitet zevendesoi ate te Dukagjineve qe u shperbe ne fillim te shekullit te 17...
Sistemi i bajraqeve
Qendresa e vazhdueshme e Mirdites dhe krahinave fqinje te saj kunder dhunes osmane, i detyroi turqit te ndryshojne politiken e tyre ndaj ketyre krahinave. Ne gjysmen e dyte te shekullit te 17 turqit u munduan qe te futnin ne vartesine e tyre e t'i shfrytezonin, kryesisht per qellime ushtarake, kuvendet e malesoreve. Futja ne dore e autoritetit te Kuvendeve nga pushtuesit, ne rrethanat e mungeses te nje klase feudale vendase, ishte e pamundur. Kuvendet ishte institucioni i vetem vetqeverises, qe trasheguan neper breza malesoret, vendimet e te cileve ishin te prera, si shprehje e vullnetit te popullit. Mbeshtetur ne kete autoritet te Kuvendeve, turqit u perpoqen ta futnin ne dore kete institucion popullor, per te shuar rezistencen e banoreve te malesise dhe nepermjet autoritetit te tyre, te mobilizonin ushtri per luftrat pambarim, qe bente Perandoria Osmane. Per t'ia arritur kesaj, u krijua ne shekullin e 17, institucioni i bajrakut. Ajo i ndau krahinat malore veriore e verilindore shqiptare, ne njesi te vogla administrative, te cilat i quajti bajraqe. Sistemi i bajraqeve ne Mirdite u vendos plotesisht ne gjysmen e pare te shekullit te 18. Turqia duke mos patur besim tek njerezit e caktuar prej saj si bajraktare, i grumbulloi bajraqet e Mirdites, ne nje njesi administrative me territore me te gjera se ato te bajrakut, pacenuar privilegjet e bajraktareve, ne krye te se ciles caktoi nje sundimtar, te cilit ne vitet 40 te shekullit te 18 ia njohu titullin kapidan. Ky titull iu dha per here te pare Mark Kole Gjokes nga Maria Tereza, mbreteresha e Austro Hungarise, me kerkesen e luftetareve mirditas ne vitin 1739. Kapidanet e Mirdites kishin vartesi te Valiu i Shkodres dhe te Stambolli.
Fillimi i luftimeve
Pikerisht ne kete kohe, me thirrjen e turqve per ndihme ata vendosen qe te shkojne perkrah Turqise duke zgjedhur si prijes te tyrin qefaline e Oroshit, Mark Kole Gjoken. Pas lufte, Sulltan Mahmuti i I, ua njohu privilegjet e marra ne vitin 1684. Mark Kole Gjoka mori titullin kapidan dhe ata morren nje subvencion prej 100 barre drithe dhe disa gjera te tjera. Ne vitin 1774, Mehmet Pashe Bushatliu i kerkoi aleance Gjon Markut ne kembim te njohjes se privilegjeve. U kerkoi nga nje burre per shtepi, per te luftuar ne Sanxhak. Mirditoret luftuan edhe me te birin e Bushatlliut, Karamahmutit. Ne 12 shtator 1775, ne afersi te Peqinit, ushtrite e ketij pashai u munden nga Ahmet Kurt Pasha i Beratit dhe ketu vdiq edhe Gjon Marku. Lidhja me oxhakun e Bushatlinjve zgjati deri ne 1831 kur u arrestua Mustafe Pashe Bushati. Bashke me te perfundoi edhe Lleshi i Zi i famshem (nje nga me te njohurit e Markagjoneve). Udheheqja e tyre u dha shume emer me ne krye Gjon Marka Gjonin. E jashtezakonshme ka qene nje beteje e shekullit te 19, rreth viteve 1850 lufta kunder ruseve, qe i beri te famshem mirditoret. Ata drejtoheshin nga Bibe Doda, qe u emerua direkt pasha pas lufte. Ne kete lufte thuhet se Napoleoni i III, aleati i Turqise, i dhuroi shpaten e tij te argjende prijesit mirditor. Madje, i nipi i Napoleonit te Madh, kerkoi qe te mbronte Mirditen. Ishte kaq i madh roli i Markagjoneve dhe sensibilizmi per pasurite e ketij vendi ishin kaq te medha, saqe burokracite zyrtare evropiane i llogarisnin gjithmone vec pjeses tjeter te Shqiperise. Paradoksi ishte se ne Kongresin e Berlinit ne 13 qershor te vitit 1878, atyre iu njoh autonomia vetqeverisese dhe Porta e Larte, u detyrua qe te respektoje venomet tradicionale te njohura te saj, ne ndryshim me pjesen tjeter te Shqiperise.
Pinjollet e njohur te Markagjoneve
Pas vdekjes se Dode Preng Lleshit, i helmuar nga nje grua shkodrane ne vitin 1828, ne deren e Gjonmarkeve plasi sherri per trashegimin e sundimit. Biba, atehere i ri, te cilit i takonte trashegimi ishte i mitur. Llesh Gjoka, i njohur me emrin Llesh i Zi, megjithe perpjekjet per te marre sundimin ne ate dere ishte i zene nga aleancat me Mustafe Pashe Bushatliun. Ne keto rrethana, sundimtaret e Shkodres caktuan si prijes xhaxhain e Bibes, Nikoll Prenge Lleshin, i cili do te kujdesej per qeverisjen e vendit, ne baze te kanunit, deri sa te burrerohej Biba. Ne vitin 1831, Lleshin e Zi e internoi per ne Janine, Mehmet Reshit Pasha, kurse Nikollen e mori me vehte dhe e beri kryekomandant te ushtrive pararoje te tij ne luften e vitit 1833, ne Azi te Vogel. Ishte koha kur ne deren e Markagjoneve plasi sherri per drejtim ne shtepi, si edhe nje sherr midis tyre dhe oroshasve. Me te ardhur Nikolla u mundua qe te qetesonte bijte e Lleshit te Zi me oroshasit. Vazhduan mosmarreveshjet edhe kur iku Nikole Preng Lleshi u nxit perseri pakenaqesia. Ne fillim te qershorit te 1836, nje "dite feste" u vrane tre djem te Lleshit te Zi dhe tre oroshas tek Kisha e Oroshit. Me te ardhur nga internimi Lleshi i Zi ne 1837 vrau Nikollen ne tryezen e bukes. Per kete, ai mori vec urrejtje dhe e jema e Nikoles pagoi nje luras qe e vrau. Nxitja nga turqit e grindjeve mes tyre duket se e dha shenjen. Ne deren e Gjonmarkeve erdhi Gjoke Doda, qe nuk e njohen per te pare. Mosmarreveshjet mes mirditasve u ngriten shume ne kohen, qe ata u thirren per te mbytur nje kryengritje ne jug te vendit. Bibe Doda, qe erdhi pas Gjoke Dodes, ishte me i sukesesshmi i Markagjoneve. Per t'i marre me te mire ata, reformat e Tanzimatit qe i zbatoi sulltan Mexhiti ne 3 nentor te 1839 nuk i cenoi venomet e tyre. Gjithsesi, pak me vone i ndaluan mirditasit qe te kalonin ne krahinat e tjera pa asur lejekalimi. Pas vdekjes se kreut te tij Bibe Dode Pashes ne 1868, autoritete turke larguan te miturin Prenge Bibe Doda me preteksin e mbrojtjes se tij. Per te drejtuar ne kete vend u caktua Gjon Marku, nipi i Lleshit te Zi, e me vone Kole Prenga, te cilet ishin nga dera e Gjon Markeve, por qe nuk u takonte sundimi i tyre. Per te izoluar Mirditen u rikthye "Urdhri i Divanit te madh Perandorak", qe ndalonte levizjen e mirditasve ne vendet e tjera. Pra ndaloheshin ata qe te shkonin ne Lezhe, Shkoder, Prizren, Gjakove e Diber per te blere miser, per te cilin kishin nevoje...
Mirdita ne vitin 1939
Viti 1939 e gjeti Mirditen ne nje gjendje ekonomike te renduar. Bujqesia nuk jepte as prodhimet e domosdoshme per jeten. Punetoret qe punonin ne shoqerite e huaja "Ragaxia" e "Simsa" siguronin pak te ardhura. Vellavrasja ishte ne tregues te larte sa numri i te vrareve per hasmeri ishte i madh se ai i vdekjeve natyrale...Kreret e saj me Marka Gjonin e shikonin shpetimin vetem tek Italia. Me 8 prill te vitit 1939, qindra djem kerkuan arme ne Shenpal dhe kerkuan nga qendra e nenprefektures se cduhet qe te benin...Po ate dite, Gjon Marka Gjoni me telegram uronte Benito Musolinin per dergimin e ushtrive te tij ne Shqiperi. Ndoshta kjo vinte edhe nga armiqesia e madhe me Mbretin Zog.
Pas lufte, pati pasoja tragjike per njerezit e ketij vendi. Mjaft prej tyre u burgosen dhe u arratisen jashte vendit. Mungesa e fjaleve dhe e mendimit te lire qe nje pengese e madhe per zhvillimin e vendit. Lufta e klasave ketu shkaterroi jeten e mijera njerezve. Megjithese u zhvillua deri diku industria minerare, e pyjeve , bujqesia, arsimi e kultura, Mirdita mbeti nje vend i nje varferie skajore, qe qe ka penguar edhe proceset e reja sociale qe u ndermoren ketu. Kjo gjendje vazhdon edhe sot.
Mbeshtetur ne studimin e Simon Prendit "Historia: Mesjeta, Koha e re dhe e sotme".
Fillimet e Industrise
Ne kete vend, kerkimet gjeologjike kane filluar ne vitin 1925 nga shoqeria italiane "Puna" dhe "Montekatini". Pas studimeve te kryera, te drejten e shfrytezimit ne kete vend e ka marre shoqeria "Simsa", e cila ne korrik te vitit 1938 ka filluar shfrytezimin e minieres ne Rubik. Punimet kerkuese u kryen edhe ne Vele, Erze, Kulme. Fillimisht ne Rubik kishte 500 punetore. Ne vitin 1949, qendra e rrethit te Mirdites u shperngul ne Rreshen, ku u vendosen administrata dhe institucionet e tjera. Rresheni kishte 5000 banore ne vitin 1990. Ndersa punetoret qe punonin ne rrethin Mirdite numeronin rreth 13.000 vete ne vitet 1980. Me industrine nxjerrese dhe perpunuese lidhet nje nga periudhat me te rendesishme te Mirdites. Minierat ne kete vend ishin ne Rubik, Kulme, Tuc, Qafe-Bari, Kurbnesh, Spac, Kacinar, Thirre, Perlat etj.
Edith Durham: Kjo eshte Mirdita
Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...
Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.
Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.
Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh...
Marre nga Shqiperia e Eperme e Edith Durham