Historia e Mirdites

abs

nuk e di...
Re: Historia e Mirdites

Nga Bardhok Sulejmani

- Pervoje nga Mirdita -

PAJTIMI…
Po..., nje Akt i madh Njerzor Hyjnor


Pajtimi- Akt i kahershem-Aktuali i diteve tona. Pajtim kerkon femija kur qan, pajtim kerkojne dy fermere kur sherlisen per nje vije uji apo per nje gardh kopshti, pajtim edhe per dy politikan qe i sulen shoqishojt, pajtim edhe per dy shtete kur kane mosmarrveshje per çeshtje kufijsh apo etnike, per…Pajtim kerkohet, kur dy familje jane :- njera e ngujuar ne kulle, ndersa tjetra ne pusi shtigjeve dhe udhkryqeve me syrin ne shenjester per te shuar nje jete. Por…: -Nje gje duhet kuptuar e ngulitur tek te gjithe: As njeri nuk ka te drejte t`ia shuaje jeten tjetrit, dhe as te ngujoje-burgos brenda kater mureve te kulles. Jeten ia ka dhene Zoti, e Zoti t`ja marre.

Ne treven e Midites ka nje pervoje te mire te kahershme e te tanishme. Burrat e zgjuar, urtesia e mençuria si dhe Kisha Katolike kane qene kurdohere ne kembe per te paqtuar e pajtuar njerezit ne prishje, u jane gjetur prane, i kane marre punet e qetesimit e te pajtimit shtruar e bute me dore ne zemer e besim tek zoti, kane hyre ne çdo vater me nje vetorganizim e pergjithesi te larte, jo me nje bajraktarizem klasik, por duke shfrytezuar lidhjet vllaznore e miqsore per te shuar nje grindje, per te ulur gjakrat e per te falur gjer ne gjene me te shtrejte: Gjakun.
Edhe sot e kesaj dite, mirditasit kujtojne Kuvendin e Shpalit 6.Nentor 1944. Nderojne gjeneral Gjin Markun, Bardhok Biben,e Ndrec Ndue Gjoken qe vune dore ne njeren nga plaget qe i kishte dhimbsur me shume Mirdites, Gjakmarrja.
Perse? Sepse, brenda pese vjetesh gjakmarrja kishe shuar 501 jete.
Duhej bere ai Kuvend, e ja rezultati i tij: ne harkun e 45 vjetve vetem 3 vrasje per gjaksi.
Analize historike, kujtesa dramatike e gjaksise, flasin kurdohere ne procesin e Pajtimit, kurdohere eshte vlersuar i Penduari ne kte proces, por me shume mirditasi ka vlersuar e lartesuar Ate qe ka falur, duke e quajtur trim mbi trima e te zgjuar mbi te zgjuarit, dhe kudo eshte vulosur ne deren e Kulles e gjer n kanunin e Maleve: Trimi fal! Dhe eshte e vertete, Trimat e Mirdites kann falur e do falin.

Ne kohen qe po jetojme eshte rizgjuar gjakmarrja…por, u rizgjua dhe Pajtimi. Po, po Mirdita veshtron pajtime te medha, dhe pershendet: Pajtimin e Fisit te Dodajve me te Sulejmanit e fshatin Perlat, te Zef gjon Markut dhe Mirash Palin ne Selite, te Ndue Tomes me Gege Pjeter Gjergjin e Gjergj Ndue Gjergjin ne fshtin Lurth, te Pal Prenges me Llesh P.Lleshin ne Fane, te djemve te Marka Dode Gjinit me fisin e Kabalve e te tjere ne fshatin Prosek, te Ndrec Preng Markut me Ndrec Mesulit ne Kacinar, te Gjin Bardhok Lekgeges me Frrok Dede Krosit ne Komunen Kthelle, te djemve te Valentin Preng Ndrej nga qyteti i Rreshenit me djemt e Marash Trojes e te Markut nga Kurbini e shume te tjerve qe kane ul armet e kane shternguar doren e pajtimit.Keto burra trima e te zgjuar kane kerkuar falje e kane falur jane bere flamurtar e nismetare per te pajtuar e paqetuar shume familje te tjera ne mbare Mirditen.

E veçante dhe e lavderushme eshte puna plot vullnet e pasion, e urte dhe e mençur e burrave dhe intelektualeve te tille si: Nikoll Preng Nikollit, Zef Gjon Markut, Ndrec Picakut, Zef Persimonit,Pal Kukes, Ndrec Dodes,Lek Becit,Preng Tomes,Viktor Gjikoles,Prenge Ded Lleshit,Zef Rucit,Gjete Dod Kolaj,Pal Marka Dedes,Bardhok Hacit, Ndrec Lekgeges,Bardhok Dukes, Anton Lleshit, Preng Gjete Dodes e shume te tjerve qe me vetdije e vetorganizim,pa ndonje shperblim e pa u shty nga askush, jane gjendur prane atyre familjeve qe kane patur probleme, i kane ndihmuar me biseda dhe keshillat e tyre te ngrohta e miqsore, dhe rezultati: As nje familje ne tersi e ngujuar, asnje femije nuk i eshte privuar shkolla nga ngujimi, shume konflikte jane zgjidhur, shume grindje e ngaterresa jane paqetuar, shume duar jane shtrire drejt pajtimit, e disa gjaqe jane pajtuar e falur pa kaluar ne procese gjygjsore.
Zjarr me zjarr po shkon pajtimi…faqebardhe Mirdita po çelet, frymarrja po çlirohet, rast pas rasti. Ka shume shembuj e ngjarje qe kane emocionuar, frymezuar e frymezojne per pajtime te reja. Dhe ja…

Trimi Fal

Po, trimi fal.
- Hej, hej eheeej, e fali gjakun e fali gjakun..
- I qofte faqja e bardhe, per hajir , faqja e bardhe.
Keto fjale i kane percjelle nder shekuj malet e Mirdites, i kane zbritur embel ujvarat qe zbresin nga bjeshket me bore. Kjo jehone ngadhnimtare e jetedhense degjohet edhe sot kesaj treve.
- Hej e fali gjakun e babes Zef Gjon Marku.
- Paste faqen e bardhe, - kthehet jehona.
Dhe burrat e Selites e te Kthelles, burrat dhe nga flamure te tjere te Mirdites u mbodhen ne dy kullat. Pine kafe, ngriten dolli dhe shtine doren e pajtimit. Po si ndodhi e si e fali gjakun e babes Zef Gjon Markut? Te vras…te mos vras? Te marre gjakun e babes apo ta fal…? Kandari peshtonte sa nga njera ane ne tjetren. Eshte nder…eshte turp. Te vras, kjo fjale i dukej e ashper, e rende, e kishte perjetuar. Te fal, po si te fal? Burrat e zgjuar e te nderuar te Mirdites, shoke dhe miq te tij i shkuan ne dere. I thane, e çfare si thane. Dhe Zef Marku me mendje te kthjellet e zemer te paster, u be me trim seç ishte, me i zgjuar seç ishte, dhe me burreror, vendosi e deklaroi publikisht:
- I qofte fale gjaku i babes Mirash Palit.
- Faqebardh,- urim I pergjithshem nga te gjithe: Miqte, shoket dhe vete hasmi I tij, Mirash Pali.
Dhe keshtu, te gjithe sebashku, sup me sup me njeri – tjetrin shkuan ne shtepine e Mirash Palit. Nje dreke e perbashket e nje gezim akoma me i madh I perbashket.
Duke ngritur dolli e duke shtrire doren e pajtimit, Zef Gjon Marku tha:
- Ai qe pendohet e kerkon falje eshte i nderuar.
- Po,- thene te gjithe njezerei, - Nje burre i moshuar shtoi:
- Me i nderuar e me trim eshte AI qe fal.
Kjo veper e Zef GJon Markut eshte si nje pellumb I bardhe qe fluturon ane e kend Mirdites, te cilen e shoqeruan e po e shoqerojne dhe pellumba te tjere, qe po sjellin bardhesi ne vatrat e malesise, ku jetes po i japim jete.

Trimeri eshte kjo qe po rrijme balleperballe, e jo ajo qe beme
Mes Fisit te Sulejmanit e atij te Dodajve ne Komunen e Kthelle, plasi nje sherr i madh. Dikush hodhi benzine ne nje zjar te shuar me zgjuarsi e humanizem te larte nga baballaret e tyre. Ky zjarr i rindezur, ne nje hark kohor 1994-96, mori 6 jete,3plagosje,6 gra mbeten te veja,18 femi mbeten jetim nga te dy palet, dy fise u ngujuan, 4-5 vete te arratisur neper male. Secili ne pusi njeri-tjetrit per te shuar jete. Dhe ky zjarr qe perpinte jete veshtire te shuhej. U gjenden vetem njerezit e tyre, shoke dhe miqte qe ta fikin kete zjarre jetemarres, ku egersia kishte marre permasa te medha, ku te dy palet ishin te ngujuara ne kulla, e jeta me vdekjen ishin aq prane.
Takimet, bisedat,ecejaket e shokeve dhe miqeve nuk kishin te sosur ne te dy fiset e me ato qe ishin ne male e pyje te armatosur. Shume fjale, shume keshilla, shume kundershtime, por dhe renkime e lot shikoje ne syte e atyre njerezve, atyre djemve dhe burrave, ku gjithnje e te gjithve u kerkohej: Pajtim, Pajtim.
- Nuk pajtohem e nuk e ul kte arme pa vrare kete apo ate
- Perse, - kerkohej.
- Ishin lidhur besa-bese me tim vella qe tretet ne dhe, se do shpagonim njeri-tjeterin,- pergjigjej i armatosuri.
E veshtire, e lodhshme, por kembengulese ishte puna e shokeve dhe miqeve te te dy paleve, qe per nje çast nuk u terhoqen, por kerkonin vetem Pajtim. Pajtim per hire te Zotit dhe te Femijve.
Dhe…me ne fund nisi nje jete e re. Pas nje akt Pajtimi te dy fiset ne gezime e hidherime se bashku tek njeri-tjetri, krah per krah ne pune, ne kishe, ne kuvende e ne takime qe zhvilloheshin ne Komune.
Nje dite, ne shtepine e Gjin Ndue Dodes kishe nje gezim. Ishin edhe djemt e burrat e fisit te Sulejmanit. Mes fjaleve, urimeve dhe pershendetjeve e merr fjalen Zef Gjin Sulejmani:
- Trimeri eshte kjo qe po rrime balleperballe, e jo ajo qe beme, duke i vene pushken njeri-tjetrit. Kete trimeri ta mbajme. T`u a leme amanet dhe femijve. Ngriti goten e rakise, dhe ju uroj te gjithve shendet. Te gjithe ne kembë, takuan gotat, ngriten dolli duke uruar njeri-tjetrit mbaresi. Te gjithe ulen, por njeri nuk ulet. Ky ishte Gjin Ndue Dodaj,.. e rende…dy djemt dhe vellai…
- Une nuk do te ulem, pa i thene dy fjale. Nje te keqe e nje te mire. Te gjithe u tronditen- ç eshte kjo fjale e keqe pas gjithe atyre qe kaluan?
- Po, po, te keqen do ta them me pare. E para eshte mallkim. Po , mallkim. Qofte mallkuar Ai qe ndezi zjarr ne mes familjeve tona. Na dogji rend. E dyta eshte Urim, po po, Urim. Qofshin te nderuar e te bekuar te gjithe ato qe leshuan uje ne kete zjarr, I uroj te gjithe e te gjithe u cliruan nga ai ankth qe i kapi aty per aty. Te gjithe uruan njeri-tjetrin, e te gjithe se bashku uruan ata qe punuan per pajtimin e ketyre familjeve.


…..vazhdon
 

abs

nuk e di...
Re: Historia e Mirdites

Ndodhite s`duhen harruar, por…duhen vlersuar.

E kaluara, Kanuni, sistemet politike dhe luftrat kane lene shume gjurme,plage dhe ngaterresa, qe shpesh here ngacmojne e rrezikojne njerezit dhe jeten e tyre. Gjate luftes dhe pas luftes Antifashiste jane demtuar shume familje. Kane humbur njerezit e tyre, u eshte demtuar shtepia apo malli I tyre dhe te dy palet, si nga ato qe perkrahnin pushtetin, dhe nga ato qe kundeshtonin pushtetin komunist. Secili kerkon te mesoje: kush ishte vrasesi, apo ai qe leshoi ne prit pjestarin e familjes se tij. Bien ne mendime e pyesin: Ku apo si e vrau, e preu, ne besë.
Disa tregojne me gisht per kete ate. Por nje gje eshte e vertete: Ato I vrau papajtushmeria e dy sistemeve te kunderta, sisteme qe kane secili heronjte e vete.
Lidhur me keto vrasje e demtime nje mesim me vlere na ka dhene intelektuali i mirenjohur, ushtaraku ne pension nga fshati Lufaj i rrethit te Mirdites, me banim ne qytetin e Shkodres, Gjon Bruci, biri i deshmorit te Atdheut Zef Mark Bruci vrare ne vitin 1949 nga banda Anti Komuniste e Marka Dode Gjinit.
Dy nderhyrje ne jeten e Gjon Zef Brucit: „ merre gjakun e babes te ndihmojme, ka djem ketu e atje“, lere ate pune, eshte marre shteti“
Gjon Bruci i degjonte dy palet. I analizonte ngjarjet, vrasjet perplasjet politike. Perfytyronte baben dhe banden vrasese. Dhe…po te kishte mundesi perplasje vete balleperpalle me ata, por…shume nga ata ishin vrare, arratisur e perplasur sa andej e kendej.
Djemet e vrasit te babajt : Luani, Tanushi dhe Gege Lleshi me banim ne Kurbin me mencuri i dolen para kesaj pune. Vendosen t`I kerkojne falje djalit te Zef Brucit, Gjonit. I çuan ne dere fjalen dhe njerezit, ku I kerkonin falje e bese per ate qe u kishte shkaktuar babai I tyre me shoket e tij. “ Te pergjigjemi me çdo gje, mundesisht jo me gjak”.
Gjon Zef Bruci, jo vetem I madh me trup, por I madh dhe I qarte edhe ne mendime. Fjala dhe Njerezit e gjeten deren e tij te hapur, mendimin te kthellet ne vendimin e marre nga vete Gjon Bruci.
- Ekam vendosur dhe e kam klasifikuar vrasjen e tim-Eti. Im Ate Zef Bruci, ishte komunist dhe i bindur ne idealet komuniste,ndersa Marka Dode Gjini anti-komunist. E kane ndjekur njeri-tjetrin. U perballen ne male. U vra im At, drite paste ne ate jete. Vertete un u rrita pa babe, por babes i gezova pensionin, shkollen,graden e oficerit,nderin dhe, kudo me prezantonin ; i biri i deshmorit te Atdheut, Krenari, dhe, une gjithnje kok lart. E di…djemte e vrasesit te tim Eti jane rritur pa babe me baben gjalle. Ato nuk i njoh, por nuk gezuan shkollen,dhe punen si te tjeret, por kaluan neper kampe internimi, dhe, kudo i ndiqte hija: bijte e kriminelit. Ndaj, ato nuk me kane borgj. Ato me kerkojne fjale, e falje kane nga une, sepse ajo ishte nje vrasje politike dhe politika e kohes e mori shpagimin, duke mos lene vend per vetegjygjesi te me vonshme. Prandaj nuk eshte nevoja per pajtim e ceremoni kanunore. Ne demokraci jetojme barabarte, keshtuqe ato te jetojne te lire e te qete.
- Gjykim qe se luan as topi,- thane njezeri miqte dhe shoket qe I shkuan ne dere si Prenge Dede Lleshi, Zef Ruci, Pal Kuka dhe te tjere.

Nje tjeter vlersim e gjykim ne kohe. Gjin Bardhok Lekgega kishte nje brenge ne shpirt:
Kush e vrau dhe e leshoi ne pritje xhaxhane e tij, Zef Dod Lekgegen, ne vitin 1951.
Mendime te ndryshme. Lakoheshin shume emra. Dikush leshoi nje fjale…Dhe…Tronditje e madhe ne shtepine e Frrok Dode Krosit ne fshatin Prosek. Akuze e rende:Besprere, Bukprere. Fjale qe vrisnin e rendonin shume. Gjin Bardhok Lekgega kerkonte e kembngulte:
“ kush e preu ne bese xhaxhin tim?“ Nderhyne miq e shoke per t`i qartesuar gjerat. U bene shume takime e ballafaqime, por dhe hetime popullore. Gjendje e tentosur ne mes dy familjeve. Kerkesa e Gjin Lekgeges u vlersua si nga Ai qe akuzohesh, ashtu dhe nga te tjeret. Mencuria popullore qartesoi shume gjera, ku pas nje betim ballafaques e garantues: Gjin Bardhok Lekgega e Frrok Dode Krosi ne prani te bashkefshatarve, miqve dhe shokeve shternguan duart, pine kafe e ngriten dolli, duke i uruar njeri-tjetrit per dite me te mira, duke e lene vrasjen ashtu si ishte: Vrasje politike.

E kunderta ndodh kur gjerat nuk vlersohen. Nuk u vlersua nje ngjarje e tille ne fshatin Vele te zones se Rubikut. Nuk u qartesua gjendja, nuk u moren masa as nga dy familjet dhe as nga shoket dhe miqte e dy familjeve, si rrjedhoje: U vra ne pritje nje nga burrat me te mire te kesaj zone, mesuesi i nderuar e i respektuar nga te gjith Gjin Ndue Gjini. Te gjithve u theri ne zemer per kte njeri te nderuar, te gjithe u indinjuan thelle, per kte plage te re qe u hap, e cila mori jete te tjera, burgosje, arratisje,humbje, dhe te gjitha keto ne kurriz te te rinjeve qe ne ato kohe u kidhin lindur.
Do zgjidh vete çeshtjen e gjakut te babes, nuk do t`ja le djalit.
Po, vertete prindi i mire nuk i ndersen e nxit femijet per vepra e krime te ndryshme, i zgjidh vete me durim e mençuri, dhe mençuria e mirditasit nuk ka munguar kurre.
Ndue Toma ne qytetin e Rreshenit, nje intelektual me pak probleme shendetsore, me durim e mençuri analizon vrasjen e babajt te tij, vite me pare. „ te tjeret po marrin gjak…po une…“
Ndonje nga jashte i fershellente ne vesh:“ erdhi koha…“ Kjo e rendonte me shume shendetin e tij. Sigurisht i dhimbste e i therte ne shpirt, ishte rritur pa babe. U keshillua me shoke e miq. Presione nga dy krahet; Me vra e me fal. Meprane se te gjithe I u gjind I urti, I mençuri Ndrec Picaku, qe dhe vete e kishte provuar mbi shpatulla plagen e rende te vrasjes se babait. U keshillua gjate e me durim. Dhe …nje dite Ndue Toma I thote Ndrec Picakut:

- Nuk do t`ja le djalit gjakun e babes, do ta zgjidh vete.
- E drejt, po si?, pyet Ndrec Picaku.
- Ato vrasje dhe ngaterresa nuk do i ringjallim, e nuk do t`I nxisim femijet te hakmerren. Te jetojne larg krismave e hijes se gjakmarrjes, prandaj dergoja fjalen Geg Pjeter Gjergjit e Gjergj Ndue Gjergjit te vije e t`ia pime kafen.
- Qofsh faqebardh, or Ndue Toma, - i shterngon doren me shume dashamirsi.

Dhe, Ndrec Picaku, ndonse pak I moshuar, por si djale I ri shtegton udheve me te shkurtra, mes pyjeve te Kulmes e te Lurthit dhe befi ne shtepine e Gege Pjeter Gjergjit e te Gjergj Ndue Gjergjit ne fashtin Lurth. Ndodhi e cfare nuk ndodhi ne shtepine e tyre. Nuk mund te pershkruhet sihariqi qe u dha aty ne ato vatra te ngujuara. U mblodhen te gjithe i madh dhe i vogel. Falenderimi s kishte te sosur.Gezimi por dhe lot ne syte e atyre njerezve qe prisnin krismen nga nje çast ne tjetrin. Keshtu sebashku me Ndrece Picakun, me bashkefshatare me nipa dhe miq moren udhen per ne qytetin e Rreshenit, ku jetonte me familjen e tij Ndue Toma. Shtepia plote e zemra me plot. I priti vete Ndue Toma me djalin perkrah. Shterngime duarsh, Emocione, me shume flisnin fetyrat se sa goja, sy qe pikonin lote, qe shikonin drejte,por dhe perdhe. Ndjehej pergjegjesi.
U ulen ashtu prane e prane e balleperballe. Kafe e raki sambas tradites. Dhe…Fjala e pare ne kafen e pare.
- “Mire se keni ardhur. Per shume vjet bashke.Ju qofte fale gjaku I babes”,-tha prere e shkurt Ndue Toma. Per nje çast heshtje. Por shpejt nje ze I perbashket si ne kor kthen urimin;
- “Qofsh faqebardhe, qofsh faqebardhe,or Ndue Toma”.
- “E mora kte vendim, or burra, per hire te femijve. Tu a leme udhen hapur pa ferra neper kembe, te mos I ndjek hija e gjakmarrjes”,- Vlersim I jashtezakonshem. U ul nje pushke, u fal nje gjak.

Por…nuk ndodh gjithnje keshtu. Disa prinder nuk kane as trimerine dhe as mençurine per t`I zgjidhur vete gjaksite, por ndersojne e nxisin femijte e tregojne me gisht, dhe …keta te rinje pa u thelluar mire bien viktime dhe u dalin ne pusi moshatarve te tyre qe jane rritur ne nje fshat, qe kane marre mesim ne nje shkolle…Sa e rende, sa e tmerrshme te nxisin djalin per krime, duke menduar se edhe ate mund ta kap plumbi, e kap hasmi e kap ligji e pret burgu, keto nuk mund te jene vertete baballare, por…
Dy-tre shembuj ka edhe ne Mirdite, dhe, mbare Mirdita I ka denuar dhe I denon.

Nisur nga kjo rrjedhoje nje mesazh:

Prinder Mos I nxisni djemt per vrasje, se vrasja do t`ju hidheroje.

Djem Mos u beni vrases, ne Europe shkohet pa krime e pa gjak.



Me nderim te thelle e respekt te larte per ato burra te shquar, trima e te mençur
te djeshem e te sotem te Mirdites qe kane falur dicka te shtrejte e te shejte nga shpirti e gjaku i tyre, dhe per ato burra qe jane penduar e kane kerkuar falje, per edhe per ato burra te urte intelektual te njohur qe kane hyre ne mes e kane shternguar duart sebashku me dy palet.
Ato takime e biseda, ato dialogje e fjale nuk jane krijesa te autorit (te miat) por jane fjale zemre dhe gjaku, qe kane dale nga shpirti, te thena ne kuvende e ne vatra e zhngunjume.
Keshtu, pra, Mirditasi ta njoh vellain e tij mirditas, Shqipetari e me gjere ta njoh shpirtin e pasterte e zemren e gjere te Mirditasit, , ku gjakmarrja ka therur shume, se ka burra te atille , tremrohen, pendohen dhe kerkojne falje, por ka dhe me trama qe trimerohen e falin, falin gjene me te shtrejte e te paçmuar gjakun. Kulture, largpamesi, mençuri.


Bardhok Sulejmani
Mirdite
2003
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Mirdita gjate periudhes se LANC dhe te konsolidimit
--------------------------------------------------------------------------------
Mirdita gjate periudhes se LANC dhe te konsolidimit

Eleni Gjika(Dora d'Istria), e cila citohet ne kete liber, me 1867 do te shkruante: "Mirdita eshte zemra e Shqiperise, tek e cila gjen strehe shpirti i pavaresise". Ndersa Konica do te thoshte: "Mirditasit duke mbrojtur katolicizmin nga asimilimi islam kane mbrojtur shqiptarizmin."


Kohet e fundit neper librari lexuesi shqiptar mund te gjeje edhe nje liber te ri, i cili mban titullin "Mirdita ne vitet e LANC-it dhe te Konsolidimit" dhe ka per autor Mehill Docin. Libri, te cilit autori i ka kushtuar nje kohe te gjate dhe pune te madhe, mbart ne vetvete vlera te shumeanshme njohese dhe ne te njejten kohe edukative. Duke shfrytezuar plot burime: historike, arkiviale dhe muzeale, kujtimet e tij dhe te shokeve, te dhena te ndryshme gojore si dhe duke qene njohes i mire i kesaj zone ka jetuar vete mjaft ngjarje si personazh i tyre, gjithcka ka mundur ta jape me vertetesi, karakteristike kjo qe e pershkon librin ne teresi.


Me objekt Mirditen dhe personazhe bijte dhe bijat e saj patriote ne kohe te ndryshme jane shkruar jo pak libra. Jane botuar artikuj dhe monografi, jane shkruar tregime dhe novela, jane vene ne skene drama dhe xhiruar filma, por mund te thuhet pa e tepruar se libri i Mehill Docit hedh nje drite vertetesie mbi te gjithe historine e kesaj treve. Prandaj dhe eshte pritur mire nga lexuesit.


Autori, duke pasur nostalgji per vendin e tij te lindjes dhe duke ndjere krenari per te ne hyrje te librit, ne menyre te permbledhur flet per vendin dhe rolin e Mirdites ne histori. Tregon se kjo treve nuk ka njohur kurre nenshtrim ndaj te huajve dhe ne te njejten kohe ka ruajtur te paprekur vecorite dhe simbolet e kombit. Ka ditur te ruaje ndonese ne kushte te veshtira zakonet, traditat dhe virtytet me te mira te shqiptarit, te kultivuara keto ne shekuj te populli i kesaj krahine. Eleni Gjika(Dora d'Istria), e cila citohet ne kete liber, me 1867 do te shkruante: "Mirdita eshte zemra e Shqiperise, tek e cila gjen strehe shpirti i pavaresise". Ndersa Konica do te thoshte: "Mirditasit, duke mbrojtur katolicizmin nga asimilimi islam, kane mbrojtur shqiptarizmin". Dhe per te gjitha keto krenohen me te drejte mirditoret. Krenohen per bijte e tyre te shquar, te cilet jane dalluar ne periudha te ndryshme historike, shume prej te cileve jane permendur edhe ne liber. Krenohen qe edhe Fishta i madh dhe Vaso Pasha e kane origjinen e tyre nga Mirdita.


Mirdita gjate LANC


Mirdita gjate LANC ze nje vend te rendesishem ne liber. Ne te theksohet se traditat patriotike te popullit te kesaj krahine ishin nje shans pozitiv per zhvillimim, perkrahjen dhe fitoren e levizjes dhe Luftes Nacional Clirimtare. Por per t'u arrire kjo duheshin kapercyer nje sere pengesash dhe veshtiresish, te cilat autori i paqyron hollesisht. Me 1943 krijohet ceta partizane Puke-Mirdite, qe e kushte te nje reaksioni te terbuar arriti suksese ne punen skjaruese-agjitative ne favor te luftes. Kjo dhe fitore te njepasnjeshme te ushtrise Nac-Cl i terbonin te huajt qe kishin prekur dhe donin te benin te tyren treven e mesiperme. Ndaj ata grupoheshin dhe organizoheshin, sidomos kur e vune re se po u vjen fundi. Ne kete menyre forcat dhe mbeturinat e reaksionit te Dibres dhe disa rrethve te tjera veriore me krere te tyre, grumbullohen ne Mirdite dhe Shenpalin e shnderrojne ne keshtjelle te qendreses, te ndihmuar dhe mbeshtetur nga nazistet gjermane.


Por tashme keto forca te sulmuara dhe te ndjekura kemba-kembes ndodheshin te rrethuara ne folene e tyre fundore. Brigadat partizane te divizionit te pare dhe te dyte i shpartalluan perfundimisht ne betejat e Gojanit, Shenpalit dhe te Geziqit. keto jane dhene ne lober ne menyre te detajuar nga autori Doci. Me 26 tetor 1944 Mirdita ishte cliruar.


Ne liber ekspozohet strategjia dhe taktikat e Luftes Nacional Clirimtare, fazat dhe betejat e saj per clirimin e plote te Mirdites. Ne te paraqitet guximi, trimeria dhe heroizmi i trimave partizane si Pano Xhamballo Hero i Popullit, etj. Te gjitha keto qe jane permendur me siper i japin librit vlera edhe ne aspektin ushtarak.


Duke studiuar librin "Mirdita gjate periudhes se LANC-it dhe te Konsolidimit" meson se populli i kesaj krahine gjate luftes dhe deri ne clirimin e plote te vendit dhe ndihmesen e vet. Kete gje e deshmojne veprimtare dhe kuadro te tille si Bardhok Biba, Gjin Marku, Mat Doda etj, Kete e deshmon edhe numri i madh i veteraneve qe ka Mirdita sot.


Konsolidimi


Mbrojtja dhe konsolidimi i pushtetit ne Mirdite u be nepermjet nje lufte te ashper e diktuar kjo nga armiqte. Nje fushe beteje e vertete qe autori me te drejte e quan vazhdim te Luftes Nacional Clirimtare. Mbeturinat e reaksionit qe humben sundimin politik dhe privilegjet e tyre, te egersuar jo me pak se nazifashistet u organizuan ne banda me komitet drejtues me Gjonmarkajt dhe krere te tjere te reaksionit te Veriut, duke vepruar aktivisht kunder pushtetit dhe kunder popullit te Mirdites. Per bandat qofte ato edhe ne Mirdite eshte shkruar dhe veprimtaria e tyre ogurzeze tashme dihet. Por nga ekspozeja qe i ben autori veprimtarise se tyre ne vitet e pas clirimit ne kete rreth te Shqiperise evidentohen disa momente dhe vecori te cilat ia vlen te theksohen.


Se pari, marr parasysh madhesine e rrethit te Mirdites, ndofta askund ne Shqiperi, bandat nuk kane qene kaq intensive dhe askund nuk e gjejme kaq mire te pasqyruar, me pjesetare dhe drejtues veprimtarine konkrete terroristo-diversioniste qe ato kane zhvilluar kunder pushtetit dhe popullit te kesaj krahine. Te gjitha keto zene nje vend te vecante ne librin e Mehill Docit.


Se dyti, bandat qe pothuaj qendra kryesore e tyre per zonen e veriut u be Mirdita zhvilluan ne kete rreth veprimtari teper te mprehte kriminale mbase me te mprehte se kudo. Ato ne zbatim te programit "Komitetit te Tyre te Maleve", per te vrare perfaqesues te pushtetit, komuniste dhe aktiviste te frontit, vrane deputetin Bardhok Biba vetem pse ishte kuader drejtues, vrane komisarin e drites Ndrec Ndue Gjoka vetem pse perhapte driten e arsimit, torturuan dhe vrane barbarisht heroinat e Mirdites dhe aktiviste te dalluara te frontit, vetem pse perhapnin luften kunder te vjetres q` e kishte pllakosur kete krahine prej shekujsh.


Se treti, ne liber del qarte si drita e diellit mpleksia e veprimtarise kriminale te bandave te brendshme me ato diversante te derguara nga zbulimet e shteteve te huaja, qe te luftonin bashkarisht ne menyre qe te permbysnin me dhune pushtetin, te cilin populli e kishte vulosur me voten e tij te lire. Keshtu qe edhe ne praktiken e kesaj lufte ne Mirdite del ne pah ajo e vertete e madhe qe eshte thene me te drejte jo nje here, se nuk ka pasur stad zhvillimi te vendit dhe te kombit tone ku te mos jene perzier shtetet e tjere te shumte ne dem te Shqiperise. Shpresojme qe kjo te mos perseritet me.


Autori, duke mos pasur frike se dikush do ta quaje nostalgjik per te kaluaren, ne librin e tij krahas masave emergjente qe u moren ne vitet 1945-1946, pasqyron plot arritje qe shenoi Mirdita ne vitet e mevonshme ne fusha te ndryshme si arsim, kulture, shendetesi, ne zhvillimin e industrise minerale e rritjen e klases punetore, krijimin dhe zhvillimin e qyteteve te reja qe perfshinin rreth 15.000 banore ose 30% te popullsise se rrethit.


Keto e te tjera arritje e transformime qe u bene ne Mirdite ne vitet e pasclirimit nuk mund te mohohen. Ato jane e do te mbeten realitet vlerash nga brezi ne brez thekson autori dhe perfundon: "Kushdo qe per hir te mllefeve ose te propagandes patriake mohon keto arritje, ai mohon vetveten, mohon mundin, sakrificat dhe djersen e popullit, mohon historine".


Marash Kola
 

Klinton

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

<ul type="square">
[*]"Te gjitha pronat shqiptare te marra nga greket, te
paligjshme"
[/list]

Nje avokat merr guximin t'i drejtohet Gjykates
Kushtetuese per mbrojtjen e sovranitetit te
neperkembur


"Duke qene se Greqia ka ne fuqi ligjin dhe dekretin
mbreteror, me te cilin i eshte shpallur lufte
Shqiperise, rezulton se ky objekt me rendesi
strategjike i eshte shitur shtetasit te shtetit me te
cilin Shqiperia eshte ne gjendje lufte. Per me teper,
ndersa shtetasit shqiptare me kombesi shqiptare per
shkak te ligjit te luftes te shpallur padrejtesisht
kunder Shqiperise ne nje kohe kur ajo ishte e pushtuar
e jo sovrane, nuk gezojne pronat dhe frytet e pronave
te tyre ne trojet e tyre etnike e ne rajone te tjera
brenda kufijve politike te Greqise, por ato prej mbi
60 vjetesh shfrytezohen nga shteti grek, me kete
vendim te Qeverise nje shtetasi grek i eshte dhene
edhe nje pasuri tjeter e madhe me rendesi strategjike
kombetare e Shqiperise"


<ul type="square">
[*]Nga avokat Gjet Kola
[/list]


Te nderuar zoterinj gjyqtare te Gjykates Kushtetuese
te Republikes se Shqiperise. Ne zbatim te objektivave
per privatizimin e sektoreve strategjike te ekonomise,
Kuvendi Popullor dhe Qeveria, kane miratuar disa ligje
dhe akte nenligjore, ne baze te cileve eshte
privatizuar dhe shoqeria anonime "AMC". Ne keto akte
qe citohen me lart nuk ka asnje dispozite kufizuese
per perzgjedhjen e investitoreve strategjike per
privatizimin e ketij sektori. Ne keto kushte, keto
ligje dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tyre
nuk pajtohen me Kushtetuten per arsye se:


Parlamenti grek, me date 10.11.1940, ka miratuar
ligjin nr.2636 "Mbi veprimet juridike te armiqve dhe
konfiskimin konservativ te pasurive armike". Ne zbatim
te ketij ligji me dekret mbreteror te po kesaj date
Greqia ka deklaruar se eshte ne lufte me Shqiperine.


Me dy akte nenligjore, vendimin e perbashket te
Ministrise se Financave dhe Ministrise se Ekonomise
Kombetare date 7.6 dhe 9.7.1947 perkatesisht me
nr.14882 e 3574 dhe me ligjin 4506 te vitit 1965
shteti grek ka bere nje perjashtim duke ju dhene te
drejte per te nxjerre pronat e tyre nga sekuestroja
konservative vetem shtetasve shqiptare me kombesi
greke, qe ne baze te regjistrimit te pergjithshem te
popullsise te vitit '81, shtetas shqiptare me kombesi
greke ishin vetem rreth 65 mije dhe perbenin e
perbejne me pak se 2.5 per qind te popullsise se
pergjithshme te Shqiperise.


Kete qendrim ka mbajtur dhe Gjykata e Larte e Greqise,
e cila me vendim te vitit 1970 eshte shprehur se duhet
te vazhdoje te qendroje sekuestroja konservative per
pasurite e shtetasve shqiptare me kombesi jo greke,
pra, per 97.6 per qind te popullsise te Shqiperise,
deri ne hartimin e traktatit te paqes midis Greqise
dhe Shqiperise.


Edhe pas renies se mbreterise ne Greqi e deri me sot
vazhdonte mbahet i njejti qendrim dhe asnje shtetas
shqiptar me kombesi shqiptare nuk mund te marre pronat
e tij ne Greqi edhe tani pas mbi 60 vjet te miratimit
te atij ligji ne parlamentin grek e te dekretit, me te
cilin i eshte shpallur lufte Shqiperise dhe mbi 55
vjet nga mbarimi i Luftes se Dyte Boterore.


Shteti grek rezulton se nuk ka hequr dore nga
realizimi i objektivave te hershme panhelenike. Per
kete qellim me parate e siguruara nga shfrytezimi i
pasurive te konservuara te shqiptareve ai po blen edhe
objekte strategjike te ekonomise ne Shqiperi, me
qellim qe ne mos deportimin e shqiptareve ne Turqi e
Evrope sic ka vepruar me shumicen e shqiptareve ne
trojet e tyre, brenda kufijve politike greke,
minimalisht shqiptaret te jene refugjate ne atdheun e
tyre. Shoqeria anonime (AMC) vepron ne nje nga
sektoret me rendesi te vecante strategjike sic eshte
ai i telekomunikacionit. Keshtu eshte cilesuar kjo
shoqeri edhe ne ligjet e vendimet e cituara me lart
dhe ne VKM Nr.29, date 21.1.1999 e akte te tjera.


Me ligjin nr.8660, date 18.9.2000 eshte ratifikuar
"Kontrata per blerjen e aksioneve te shoqerise anonime
(AMC)", objekt me rendesi strategjike te vecante
kombetare nje shoqerie greke-norvegjeze ku shtetasi
grek eshte pronar i me shume se 50 per qind te
aksioneve te kesaj shoqerie. Duke qene se Greqia ka ne
fuqi ligjin dhe dekretin mbreteror me te cilin i eshte
shpallur lufte Shqiperise, rezulton se ky objekt me
rendesi strategjike i eshte shitur shtetasit te
shtetit me te cilin Shqiperia eshte ne gjendje lufte.
Per me teper, ndersa shtetasit shqiptar me kombesi
shqiptare per shkak te ligjit te luftes te shpallur
padrejtesisht kunder Shqiperise ne nje kohe kur ajo
ishte e pushtuar e jo sovrane, nuk gezojne pronat dhe
frytet e pronave te tyre ne trojet e tyre etnike e ne
rajone te tjera brenda kufijve politike te Greqise,
por ato prej mbi 60 vjetesh shfrytezohen nga shteti
grek, me kete vendim te Qeverise nje shtetasi grek i
eshte dhene edhe nje pasuri tjeter e madhe me rendesi
strategjike kombetare e Shqiperise.


Ne baze te Kushtetutes se Greqise neni 4, pika 6 "Cdo
helen, ne gjendje te mbaje armet, eshte i detyruar te
kontribuoje ne mbrojtjen e atdheut sipas dispozitave
te ligjeve".


Duke qene se me keto ligje dhe me aktet nenligjore te
dala ne zbatim te tyre eshte cenuar pavaresia e
atdheut tone Shqiperise, teresia e territorit dhe
sovraniteti i popullit te deklaruara te paprekshme ne
Kushtetuten e RSH, edhe pse te miratuar nga vetem
rreth 40 per qind e zgjedhesve shqiptare me te drejte
vote, neni 2,3 e vijues te saj dhe te gjitha
kushtetutat qe kane qene ne fuqi qe nga krijimi i
shtetit shqiptar.


Se qeveria greke i ka qendruar me konsekuence ligjit
nr.2636 dhe dekretit te dates 10 nentor 1940, me te
cilin i eshte shpallur lufte Shqiperise e kane treguar
veprimet e saj.


Ajo fillon qe nga masakrimi e deportimi i popullsise
shqiptare myslimane nga trojet e saj etnike ne Cameri
e vise te tjera etnike shqiptare, te perfshira brenda
kufijve politike te Greqise, provokacioni i armatosur
kunder Shqiperise i gushtit 1949, vrasjet e
herepashershme pa shkak e paralajmerim te kufitareve
shqiptare e deri tek incidenti i Peshkepise. Ky
qendrim u demonstrua ne menyre te hapur nga
zv/ministri i Jashtem grek J.Kranidiotis, qe me vone
vdiq aksidentalisht, i cili ne mars te vitit '97 u fut
ne territorin shqiptar pa lejen e organeve kompetente
shqiptare si ne nje territor t` pushtuar ose ne nje
vend pa zot dhe nga aktet e tjera te autoriteteve
greke kunder Shqiprise deri ne ditet e sotme.


Te nderuar gjyqtare


Me ligjin nr.8306, date 14.3.1998, ligjin nr.8515,
date 21.7.1999, ligjin nr.8660, date 18.9.2000, me VKM
nr.329, date 12.7.1999, VKM nr.373, date 12.8.1999, me
VKM nr.255 date 27.5.2000, eshte miratuar shitja e
kesaj shoqerie me rendesi strategjike kombetare, nje
shoqerie ku nje shtetas grek, shteti i te cilit ka ne
fuqi ligjin dhe vepron ne thelb si ne gjendje lufte me
Shqiperine, zoteron mbi 50 per qind te aksioneve.


Keto ligje te Kuvendit Popullor dhe vendime te
Keshillit te Ministrave jane miratuar ne kushte tejet
diskriminuese per Shqiperine, ku sovraniteti paraqitet
thjesht si nje fiksion, dhe Shqiperia nje shtet vasal.
Me keto akte te Kuvendit te Shqiperise dhe keto
vendime te Qeverise me eshte cenuar rende dinjiteti
dhe siguria ime personale, e familjes dhe ajo
mbarekombetare.


Per kete arsye kerkoj:


Qe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqiperise dhe
vendimet e Qeverise te dala ne zbatim te tyre, qe nuk
kane vendosur kufizim per shtete, te cilat kane
shpallur dhe nuk kane shfuqizuar gjendjen e luftes me
Shqiperine, ne caktimin e kritereve per strategjine e
privatizimit te sektoreve me rendesi te vecante, te
kritereve per privatizimin e shoqerise anonime
"Albanian Mobile Communications" (AMC) dhe aktet qe
kane miratuar kete shitje dhe qe citohen me lart, te
shpallen te papajtueshem me Kushtetuten e Shqiperise.

Mirdite 9 janar 2001
 

Klinton

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

<ul type="square">
[*]PJESE NGA "LAHUTA E MALCIS" E GJERGJ FISHTËS
[/list]



"Lahuta e Malcis" e Gjergj Fishtës është vepra më e madhe dhe më e rëndësishme
epike e letërsisë sonë, e krahasueshme me "Iliadën" e Homerit dhe vepra të tjera
të këtij niveli. Pasuria e jashtëzakonshme problemore, vlera e lartë artistike,
gjuha e gjallë dhe e pasur, figuracioni i veçantë etj., e bëjnë atë një
"minierë" të pashterrshme vlerash dhe mesazhesh për të gjitha kohërat. Në këtë
shkrim po merremi vetëm me disa prej këtyre mesazheve.


Rrethanat historike


Për t'i kuptuar më mirë problemet që do të trajtojmë, është e nevojshme që për
lexuesin e gjerë të japim shkurt kuadrin historik të ngjarjeve kulmore me
rëndësi kombëtare mbi të cilat është mbështetur Fishta për të shkruar "Lahutën e
Malcis". Jemi në dekadat e fundit të shekullit të XIX, kur Perandoria Osmane
ishte dobësuar, por jo aq shumë sa të shembej fare. Fuqitë e Mëdha të kohës,
veçanërisht Anglia dhe Rusia, e ndiqnin me vemendje fundin e kësaj Perandorie.
Po ndryshe nga ç' pritej, Sulltani për t'u dhënë të tjerëve të kujtojnë se fundi
i Perandorisë ishte ende i largët, shpalli një kushtetutë, me anën e së cilës
pohohej pandashmëria e saj. Një gjë e tillë e zëmëroi shumë Rusinë. Cari, i
shtyrë edhe nga opinioni rus, më 24 prill 1877 i shpalli luftë Turqisë. Mendohej
se ushtria ruse do të futej shpejt në Kostandinopojë, por një gjë e tillë nuk
ndodhi, pasi Osman pasha e ndali marshimin e saj në kështjellën e Plevnit. Në
këto rrethana qeveria e carit nxiti popujt e Ballkanit të ngriheshin në luftë
përkrah saj. Më energjikisht vepruan rumunët. Serbia hyri në luftë fare me
vonesë, kur ajo pothuaj kishte përfunduar. Greqia nguronte, se i trëmbej një
aleance të mundshme serbo-bullgare për çështjen e Maqedonisë. Ndërprerja e
luftimeve ndodhi para se Greqia të merrte pjesë në to. Shqiptarët, siç do ta
trajtojmë edhe më poshtë, nuk ishin të motivuar t'i ndihmonin armikut të tyre më
të madh, Rusisë, paçka se Turqia ishte pushtues edhe për ta.

Më 31 janar 1878 u bë armëpushimi midis Rusisë e Turqisë.

Bisedimet e paqes filluan në Shën Stefan, një stacion i vogël në detin Marmara.
Traktati i Shën Stefanit tokat shqiptare ia jepte Bullgarisë dhe Malit të Zi.
Rusia bëhej fuqi dominuese në Europën Juglindore, pasi fuqizimi i shteteve
sllave ishte fuqizimi i saj.

Por, përveç Rusisë dhe Bullgarisë, për arsye nga më të ndryshmet, nga Traktati i
Shën Stefanit nuk mbeti shtet tjetër i kënaqur. Ashpër reagoi sidomos Anglia,
por edhe Austro-Hungaria. Për të bërë një hartë të re të Ballkanit, në qershor
të vitit 1878 në Berlin u mblodh një Kongres, sipas vendimeve të të cilit "...
Thraka dhe Maqedonia mbeteshin territore osmane. Serbia merrte Nishin, Pirotin,
Vranjën, ..... Mali i Zi, nga ana e tij merrte më pak, por shtinte në dorë
Nikshiqin në veri dhe sidomos Podgoricën e Tivarin, që i jepnin dalje në det"
(Georges Castellan: "Historia e Ballkanit", 1991, 341).

Në këto kushte, për shqiptarët kishte dy rrugë: "ose të angazhoheshin kundër
Perandorisë Osmane përkrah popujve të krishterë, që mohonin ekzistencën e një
kombësie shqiptare, ose të rreshtoheshin nën flamurin e Sulltanit për të marrë
prej tij si shpërblim njohjen e kësaj kombësie" (Castellan, 381). Ishte krejt
llogjike të ndiqej rruga e dytë. Por shqiptarët jo vetëm një herë kanë ecur në
kahje të kundërt me interesat kombëtare.

Për të mbrojtur këto interesa më 10 qershor 1878 në Prizren u krijua Lidhja
Shqiptare. Në Lidhje vepronin dy grupe atdhetarësh: grupi i parë, me përfaqësues
kryetarin e Lidhjes Iljaz Pashë Dibra, mendonte se në ato rrethana historike
ishte në dobi të çështjes sonë kombëtare zbatimi i një programi që kishte të
bënte me bashkimin e katër vilajeteve shqiptare (Kosovë, Shkodër, Manastir,
Janinë) në një vilajet të vetëm - Vilajetin e Shqipërisë, por duke mbetur ende
nën Turqinë. Grupi tjetër, ai i atdhetarëve radikalë, me Abdyl Frashërin në
krye, ishte për shkëputje të plotë nga Turqia, për dalje të Shqipërisë më vete,
duke menduar se shovinistët fqinjë nuk do ta copëtonin atë e ta ndanin midis
tyre, siç i kishin bërë me kohë aleancat. Në punët e Lidhjes së Prizrenit fitoi
ky obsion dhe ".... kur Lidhja shpalli në dhjetor 1881 "Qeverinë Provizore të
Shqipërisë", Stambolli dërgoi një ushtri të tërë që okupoi Prizrenin dhe
shpërndau patriotët shqiptarë" (Castellan, 382). Ky qe edhe fundi i Lidhjes së
Prizrenit. Po shqiptarët luftuan për mbrojtjen e tokave shqiptare edhe para
Lidhjes dhe pas saj.


Për shqiptarët armiku më i rrezikshëm ishin sllavo-grekët


Në "Lahutën e Malcis" pasqyrohet me bukuri artistike qëndresa heroike e
shqiptarëve kundër Malit të Zi, që, duke pasur në dorë edhe vendimet e Kongresit
të Berlinit, sulmonte për të marrë tokat shqiptare. Së pari, duhet me thënë se
në "Lahutën e Malcis" nuk ka asnjë grimë shovinizmi për të cilën ajo është
akuzuar në të kaluarën. Absolutisht ajo nuk ngjall asnjë urrejtje ndëretnike.
Shqiptarët ishin të detyruar të hynin në luftë, ata luftonin për mbrojtjen e
trojeve të veta. Malazezët paraqiten trima dhe të besës. Ata janë një popull me
të cilin shqiptarët kanë jetuar ndër shekuj e shekuj në fqinjësi të mirë, por
oreksi i knjazave, i nxitur edhe nga padrejtësitë e mëdha të Kongresit të
Berilinit në kurriz të Shqipërisë, i bëjnë të luftojnë kundër shqiptarëve dhe të
lajnë në gjak njëri - tjetrin. Në "Lahutën e Malcis" ka edhe këto vërgje, që
tregojnë pse po luftojnë shqiptarët:

"Ah! Kadale, moj Cernagore!

Se ktu i thonë Shqypni mizore!

Se mue Zoti m'ka nihmue,

Mbasi ktu s'jam tue luftue.

As pse m'qafe due me i metë kuej,

As me grrye pse due m'gja t'huej,

Por për erz e për liri,

Por për t'bukurën ket Shqypni

** me u ba ka, po, fani

Edhe knjazit n'dorë s'i bie". ("Gjergj Fishta: "Lahuta e Malcis", 1997, f.194).

Nga vepra e Fishtës "Lahuta e Malcis" del se rreziku më i madh për Shqipërinë në
atë kohë vinte nga aleancat sllavogreke. Në poemë u bëhet thirrje shqiptarëve që
të bashkohen me njëri-tjetrin, të shuajnë çdo ngatërresë e konflikt, se një gjë
e tillë është në interes të atdheut. Për shqiptarët ishte më mirë të rrinin edhe
ca kohë nën "mbulesën" osmane, se sa ashtu të dobët kërthi, siç ishin, të
mbeteshin vetëm e të copëtoheshin nga shovinistët e Ballkanit:

"Përse dita ka me ardhë

Diku e zezë e diku e bardhë

Në t'cillën Shkjau Turkut i bjen:

Edhe Shkjau Turkun e then

E e ngarmon aj jashta Europet

Me gjak t'one, ** rrin e ngopet

Tash pesqind e disa vjet:

Pra, atë ditë Shkjau, po bani e u gjet

T'dam n'mjet vedit, ju shqyptarëve

E pa zell për gjuhë të T'parëvet

Pa dashtni për Atdhe t'uej

Për kët besë, aj do t'u shuej

Porsi shuhet krypa n'uje;

Përse â trim e dhime nuk ka

Për këdo që nuk asht Shkja". ("Lahuta e Malcis", 64)

Por shqiptarët, siç thotë edhe Pashko Vasa, ishin të shpërndarë në "njëqind
çeta", prandaj në ta nuk kishte një mendim unik në përshtatje me momentet
historike nëpër të cilën po kalonte Lëvizja jonë Kombëtare. Kishte prej atyre
shqiptarëve, për të cilët si turqit ashtu edhe sllavogrekët, ishin njëlloj,
pushtues, prandaj ata nuk shikojnë ndonjë motiv për të luftuar kundër Malit të
Zi, qoftë edhe në mbrojtje të tokave shqiptare, përderisa këto ishin të
pushtuara nga Turqia. Ja si shprehet njëri prej tyre:

"Po a pse turqit e Anadollit

Duen të tallen këtij trollit

Na m'i a vu pushkën Nikollit?

Jo, për Zotin! - kjoftë lëvdue!

Se un Manov nuk kam qillue

** me dalë e me luftue

Përse Krajli e përse Mbreti

Duejn t'majn mue rob nën veti". ("Lahuta e Malcis", 106)

Po në "Lahutën e Malcis" ka një mendim politik më të thellë dhe në dobi të
interesave kombëtare. Në vepër nuk lihet shteg për të menduar Turqia nuk është
pushtuese për shqiptarët:

"Për shqyptarë, si jemi na

Turk e Shkja të dy janë nja

Pse të dy, si Turk, si Shkja

Ne me sy s'duen me na pa

Edhe janë për ne të hueje" ("Lahuta e Malcis", 106)

Me gjithë këtë, për rrethanat historike, që i vumë në dukje më lart, ishte e
domosdoshme të bëhej një dallim midis këtyre dy pushtueve për të përcaktuar cili
ishte më i rrezikshmi, dhe mbi këtë bazë të ndërtoheshin strategjia dhe taktika
e luftës për çlirimin kombëtar.

Dalja e Shqipërisë më vete në ato momente historike, (edhe sikur me një gjë të
tillë të pajtohej Turqia) sillte rrezikun e copëtimit total të saj nga
sllavogrekët. Grupi konservator i atdhetarëve të Lidhjes së Prizrenit mendonin
se bashkimi i katër vilajeteve shqiptare në "Vilajetin e Shqipërisë", jeta e
përbashkët politike, ekonomike, administrative etj., për disa vjet, ishte një
periudhë e domosdoshme për mëkëmbjen e Shqipërisë dhe forcimin e ndërgjegjes
kombëtare të shqiptarëve, që këta pastaj t'u bënin ballë sfidave të kohës, kur
të shpallej pavarësia. Në poemë thuhet:

"Por, pse ne të vogjël jemi,

Pse kand fis as vlla nuk kemi

Ne sod Shkjaut s'mund t'i bajmë ballë

** po don t'na përpijë gjallë

Prandaj, thom, se e lyp e mara,

** edhe sod, si përpara

Të rrijmë njit me Mbret t'Stambollit

Për me i bamun ballë Nikollit" ("Lahuta e Malcis", 107).

Këto vargje nuk duhen kuptuar sikur pranohet sundimi osman. Vargjet që pasojnë e
heqin fare këtë dyshim:

"Dikur dita ka me ague

** edhe Turku do t'marrë m'thue

E m'atëhere, shka âToskë e Gegë

T'mbidhemi tok, si kokrat n'shegë

E t'i napim Turkut t'shtyemen

** s'ndrron vesin, veçse qymen

E ta lëshojmë kryepicingul

T'ia thejn zverkun në Masul" ("Lahutën e Malcis",107)

Në këtë qëndrim ka edhe një të vërtetë tjetër: Perandoria Osmane, si konglomerat
popujsh e kombesh, ishte shumë tolerante. Në çdo perandori popujt janë ndjerë më
mirë se sa nën pushtimin e shteteve të veçanta , veçanërisht të shteteve të
tilla si sllavët e grekët, që përveç sundimit, duan të realizojnë edhe
asimilimin e plotë të kombit të pushtuar. Njëri prej malësorëve, Masho, pohon
tolerancën e Perandorisë Osmane ndaj shqiptarëve në përgjithësi, veçanërisht
ndaj malësorëve të zonave të thella:

"Po ndigioni, o trima 'i fjalë

** po u thom me besë të Zotit,

Porsi nipave t'Kastriotit:

Katërqind e s'dij sa vjet

Janë ** i bajm Mbretit hysmet

...................................................

Edhe Mbreti kët hysmet

Der diku na e ka pëlqye,

S'na ka lanë aj krejt m'u thye:

Na ka lanun lirinë jetike,

Na i ka lanun armët besnike,

Për me e ruejtun Fe e Zakona

Për me mbajtë kanun e t'parëve

Me ruejt erzin e Shqyptarëve.

Na ka çilë kisha e xhami

Për dintare e kryqeli.......

Na ka falun page e t'dheta

Kanu m'vedi sa t'jetë jeta...." ("Lahuta e Malcis", 142).

"Lahuta e Malcis" e Gjergj Fishtës është një vepër madhore epike. Ajo ka shumë
shtresa kuptimore. Ka një mori personazhesh historike, të krijuar, që në
tollovinë e luftës, bashkëbisedojnë e hahen me njëri-tjetrin për të mirën e
atdheut. Themeli i interesit komëtar këtu është mendimi popullor. E vërteta vjen
përmes përplasjeve të mendimeve

Malësorët e thjeshtë, siç është dhe Vocërr Prençi, nuk mund të kuptojnë që, duke
qenë të pushtuar nga turku, u dashka luftue edhe kundër Malit të Zi:

"Se t'vritna na me Shkja

A dro hajr kemi për t'pa?

Na n'robni se në robni,

N'robni t'Turkut s'ka ma zi

** ne gjunin na ma m'bark

E na rep lkurën pa çark:

T'repe e t'zdeshe s't'len me kja

Gjithmonë sherr, gjithmonë bela!" (L. M, 237)


Ky është një mendim i shfaqur edhe më parë tek vargjet që cituam (f. 60). Nuk do
ta kishim përsëritur sikur të mos kundërshtohej me argumente të reja. Madje edhe
Fishta i madh nuk e ka përsëritur më kot me gojën e një malësori tjetër.
Dalëngadalë piqet për të gjithë mendimi se edhe ndërmjet dy pushtuesve ka
dallime, madje thelbësore. Pastaj këta dy pushtues nuk janë kushte të barabarta
historike: njëri "po del", turqit i kishin ditët e numëruara në Ballkan.
Perandoria Osmane ishte në teposhtjen e saj. Sado të mbahej, nuk e kishte të
gjatë. Sllavët e grekët ishin pushtues të rinj me pretendime të vjetra. Fati i
Shqipërisë do të ishte njëqind herë më i keq, po të kishte rënë e tëra në duart
e tyre. Prandaj Curr Ula, që i kundërvihet mendimit të Vocërr Preçit, thotë:


"Mjesa Shkjau, po bani e hini

Në Shqipni, burra t'a dini,

Se aj ktij vendi ma nuk del:

Se ne 'i herë na ven m'çengel,

Se kush pshtue t'i ketë çengelit

Po ta çon mu m'shkalle t'gabelit

Ke s'do ketë fis as Atdhe

E as s'do t'ketë aj nji pllame dhé

Për me pasë ku me u vorrue

Eshtnat s'dekni me i pushue....." (L. M, 238)


Sllavo-grekët në aleancë kundër shqiptarëve


Sllavët e grekët kanë qenë përherë në aleancë kundër shqiptarëve në çdo situatë
dhe rrethanë historike. Megaliideja greke dhe Naçertania serbe janë me rrënjë
historike. Urrejtja sllavo-greke kundër shqiptarëve është institucionalizuar
prej kohësh. Sllavët e grekët janë inkurajuar dhe ndihmuar fuqimisht prej Rusisë
për ta ndarë dhe copëtuar Shqipërinë dhe për ta zhdukur kombin shqiptar. Një gjë
e tillë pasqyrohet dhe në vazhdimësi në tërë "Lahutën e Malcis". Vetë Knjazi i
Malit të Zi, kur do të nxisë dhe të mobilizojë luftëtarët e vet, thotë se ata
kanë mbështetjen e fuqishme të Rusisë, madje është Cari ai që ka këmbëngulur që
tokat shqiptare t'i jepen Malit të Zi, duke i siguruar këtij daljen në det.
Futja nën kontroll e Detit Adriatik, qoftë direkt, qoftë nëpërmjet këlyshëve të
vet, sllavëve, ka qenë një qëndrim i pandryshueshëm i carëve të Rusisë:


"Pse Moskovi e ka pleqnue

Shqyptarin ne me na lshue,

M' Rozafat e m' Kishë Deçane

Ku do t' mrrijë megja serbjane,

Për me u gjetun Cernagora

Me Serbi bashkë dora-dora.

Kujtoj keq s' na kishte ra

Shqypnin tjetër kan me e da

Bullgaria e ajo Greqia.

Pse, mbasi Shkjet e Ballkanit

T’ kenë pushtue tokët e Sulltanit

E marrë t' kenë do skelë detit

Të kenë lidhë besë ndërmjet vetit

Ka m'iu dhanë Shkjenis e mbara

Ka m'u shtrue ura përpara

Det e m'det m'u kapë Moskovi

Ka me u thye Krajlnive hovi" (L. M, 36)


Në poemë buron ideja se as Knjazi i Malit të Zi dhe askush tjetër nuk do të
kishte guxuar lehtë për ta nisur luftën për pushtimin e trojeve shqiptare sikur
të mos kishte vendosur kështu Kongresi i Berlinit, ku një rol të madh për
copëtimin e Shqipërisë luajti Rusia, e përkrahur edhe nga aleatja e përhershme,
Franca:


"Përse a kndue n'Shkodër gazeta

** njaj Shkjaut sod t'u ngjatet jeta!

Do t'i bajn kto male t'shkreta.

Po Moskovi, iu theftë hovi

E ka da n'Kuvend t'Berlines

Me i lshue Krajlit t'Cetines

Hot e Grudë, Plavë e Guci...." (L. M, 143)


Në "Lahutë të Malcis" tregohet poetikisht se humbja e Turqisë në luftë me
Rusinë, i kushtoi shumë jo vetëm asaj, por edhe popullit shqiptar, pasi Turqia,
e ndodhur ngushtë para Fuqive të Mëdha lau "borxhet" ndaj fitimtarëve me tokat
shqiptare:


"Kur qe Turku erdh e u thye

E u tërhoq e u vu me kthye

Krejt la m'gjak e keq shëmtuem

N'at Stambolle për t'u ngujuem

N'shpin Bulgari atbote iu shtri

M'pushkë e top m'te m'nja tue shti

Der Çatallxhe ** ka mrri.

Prej kah nieri për nën dorë

Lehtë hjedh peshën mbrende n'Stambollë

Si nji lume ** ka dalë prej amet

Bjeshkve bora ortek kah shamet

E lshojn prrojet e malcis

Depërton gjithkah zallis

Kështu at here Shkjau i u rras Shqypnis

N'Kaçanik e m'Adrjatik

Veleçik e Salonik

Tue ndrydhë vendin ndër çapoj

Vra e pre e lidh n'vargoj

M'dajak gjinden për dhé shtroj

Bani plaçkë e trollit dboj

Edhe lufta ashtu maroj" (L. M, 495)


Fishta i mshon me forcë, dhe jo vetëm një herë, idesë se një fuqi e madhe , e
errët dhe brutale, siç ishte Rusia, duke nxitur shovinizmin e egër të shteteve
sllave në Ballkan, e bëri këtë Gadishull arenë të përgjakshme për shumë e shumë
kohë. Fuqitë e Mëdha, veçanërisht Rusia, nuk mund të amnistohen kurrë nga
përgjegjësia historike.


Demaskimi i Fuqive të Mëdha të kohës


Demaskimi i Fuqive të Mëdha të kohës është një linjë e përhershme në poemën
madhore "Lahuta e Malcis". Fishta si poet i madh i kombit të vetë, por edhe si
atdhetar që kishte kontribuar shumë për çështjen kombëtare, e dinte se nuk e
kishte përmbushur detyrën që ia diktonte zemra pa demaskuar Fuqitë e Mëdha, që,
për interesat e veta, nuk nguronin t'i futnin popujt në grindje, duke i
anashkaluar përherë të drejtës dhe duke e quajtur të bardhën të zezë dhe
anasjelltas.

Fuqive të Mëdha kurrë nuk u ka interesuar e drejta dhe e vërteta, por paqja. Por
paqja nuk mund të ndërtohet ndryshe veçse duke folur dhe vepruar ndershëm, në
përputhje të plotë me të drejtën dhe të vërtetën. Çdo paqe tjetër, është e
imponuar, është, kur të medhenjtë pasurohen dhe të vegjlit varfërohen,
poshtërohen dhe humbasin lirinë. Në Kongresin e Berlinit u pa qartë se Fuqitë e
Mëdha nuk kishin për qëllim të rregullonin Europën Juglindore, por përkundrazi,
ta mbanin atë një vatër të përhershme tensionesh që të ndërhynin prapë si
arbitra dhe të fitonin më shumë se një herë, disa herë, në jetë të jetëve.

Në Kongresin e Berlinit u vu re shumë qartë që të "voglit" nuk i jep askush të
drejtë, madje atë e rrahin dhe nuk e lënë as të qajë, i kërkojnë që dhunën dhe
barbarinë t'i pranojë duke ulur qafën, madje jo vetëm kaq, por të çahet duke
thënë se jeton në liri e demokraci. Në këtë mënyrë, Fuqitë e Mëdha u sollën dhe
vepruan me Shqipërinë, vetëm pse ishte e vogël, pse nuk kishte miq dhe pse nuk i
dilte kush në krah. Poeti i madh Fishta e sulmon tërbueshëm këtë amoralitet të
madh nga i cili karakterizohen pikërisht ata që mburren sikur rregullojnë botën
me drejtësi:


"Por tue kenë se besë e fe

Nuk po kisht', jo sod mbi dhé

Se i forti, n'arme e merthye

Aj po kisht' gjithmonë arsye

Un tue pasë jam ktu do frigë

Se i bin ndoi punë e ligë

Për Shqypni e për shqyptarë

Ke kta s'kan miq as kumarë

** me e folë për ta nji fjalë

** me hi aty zot me u dalë" (L. M, 76)


Zërin e Shqipërisë nuk kishte kush ta përcillte në Berlin e në qendrat e tjera
vendimarrëse, pasi shqiptarët nuk thirreshin as në rolin e dëshmitarit për tokën
e tyre. Përkundrazi, siç thuhet në një këngë të "Lahutës së Malcis", knjaz
Nikolla, me ndihmën e Rusisë, ka shkuar në Berlin dhe po dëgjohej mbi "të
drejtat" që kishte mbi tokat shqiptare:


Edhe Krajlat po e ndigiojn

Po e ndigiojn - as s'po e qortojn

Veç se bashkë me Mbret t'Stambolles

Po na i napin dore Nikolles

Me marrë Plavë, me marrë Guci,

Me marrë Shkodër me Malci

Der ku dan vendi me Dri" (L. M,77)


Shpërthimet e Fishtës tek "Lahuta e Malcis" janë shumë të bukura, edhe pse të
shpeshta. Ato të gjitha në vetvete kanë një freski dhe befasi të admirueshme,
prandaj edhe të ngjallin kënaqësi të madhe estetike. Kjo e fundit shkaktohet
edhe nga vargu elegant e i punuar, gjuha e gjallë dhe e pasur. Shpërthimet janë
në formë urimi, mallkimi, konstatimi. Midis tyre ka edhe shpërthime demaskimi,
kur shpirti i Fishtës mbushet me pezm nga padrejtësitë e mëdha që i bëjnë
Shqipërisë. Po ai është një poet i madh kombëtar e burrë trim e nuk e ka për gjë
që Europës së asaj kohe, posaçërisht atyre fuqive që kishin monopolin e
vendimmarrjes, t'i thotë:


"Uh, Europë, ti kurva e motit

** i rae mohit besës Zotit

Po a ky a sheji qytetnis

Me da tokën e Shqypnis

Për me mbajtë klyshët e Rusis" (L. M, 140)


Pas këtij shpërthimi demaskimi, Fishta, mbushur zemrën e shpirtin me pezm, por
gjakftohtë, argumenton pse Europa ishte "kurva e motit". Ajo ishte e tillë,
sepse ka nëpërkëmbur parimin e madh të lirisë e të drejtësisë, në emrin e të
cilit Fuqitë e Mëdha bënin kuvende e konferenca për të vendosur paqen e
qetësinë:


"Krajl e Mbret n'kuvend bashkue

N'at Berlin, jo për t'drejtue

A për t'sjell ndo'i punë për s'mari

Se kta t'maren ku m'a kan?!

Kta, ** , shpirtin jahudi,

Zemrën pus, rrenën kanu

Besë e fe qitun mbas shpinet,

S'kqyrin erz, s'kqyrin drejtësi

E ** n'luftë qesin me u gri

Ndërmjet vedi djelmt e ri". (L. M, 394)


Protokolli i Londrës që u nënshkrua nga Fuqitë e Mëdha në mars të vitit 1877, e
injoronte krejt Shqipërinë: krahinat e Dibrës, Tetovës, Korçës etj.
përfshiheshin në një vilajet që i takonte Bullgarisë. Këtë turp Europa e bëri,
se donte të plotësonte ambicjet e Rusisë, e cila donte të shpërblente "këlyshët"
e vet sllavë:


"Vallë ç'ka thanë Krajli i Moskovit:

...........................................................

Por un deshta ktu me u thanë

Se na s'kem' kurrkund nevojë

Punë Shqypnijet n'gojë me zanë:

Ajo à e ndreqne e hi n'teboje:

T'a ka ndrequn Shkjau i Balkanit

Me grykë t'pushkës, me tef t'aganit

** ma mirë nuk ke shka i thue

..............................................

Jam tue ba, po, shumë çudi

Kah na duel sod kjo Shqypni

S'cillës emni nuk i asht ndie

Kurr n'Europë? Prandaj s'e dij

Kot pse t'rrahim ujë n'havan?

Pse t'ia vemë gacen agzotit?

Se 'i Turki ka pasë n'Balkan

Sod ** Shkjau, berqaves Zotit

T'a shëmtoj, n'gjak t'a ka la,

Kta e kam dijtë, po, por se ka

Kund Shqypni n'fushë a n'rragam

Kta, vallahi, dijte s'e kam". (L. M, 501).


Fishta është një poet me sens realist: ai mallkon dhe demaskon Europën e kohës
për qëndrimin që mban ndaj Shqipërisë, por ai nuk i fut të gjitha Fuqitë e Mëdha
në "një thes". Ka prej tyre që e kanë mbrojtur çëshjten shqiptare. Dihet tashmë
se, nëse sot kemi një Shqipëri të pavarur "shtet amë", kjo ka mbetur në saj të
ndikimit pozitiv të Austro-Hungarisë, e cila, pavarësisht nga qëllimet e
interesat e veta, kundërshtoi ndarjen e copëtimin e mëtejshëm të saj. Kur krali
Moskovit shprehet e thotë se "nuk di se paska Shqipëri", Franc Jozefi i
përgjigjet:


"N'mos e dijsh ta kallxoj vetë

Turku motit njat krahinë

Ç'merr prej Shkodret del n'Janinë

Për ure detit ajo shtri

N'dorë me pushkë nuk e pat shti

Si Greqin e njat Serbin" (L. M,501).


Fishta vë në dukje qëndrimin shumë negativ të Francës ndaj çështjes shqiptare.
Franca ka qënë gjithnjë , thuhet artistikisht në poemë, aleatja e Rusisë dhe e
sllavogrekëve të Ballkanit; ajo ka qënë kurdoherë kundër formimit të një shteti
shqiptar, qoftë edhe të cunguar:


"Qaj kreu i Francës një farë sherrit

Kenë gjithmonë, kshtu ia ka nisë

Si nëpër hunde aj me angllatisë:

"Jo, po, ashtu asht kenë puna e motit,

siç th ue ti: veç se n'dite t'sotit

Krejt ka ndrrue. At herë e kshtene

Marë Shqypnia ka pas kenë,

** , për shpirt, jo veç se vu

S'do t'kisht besë ajo me Turk:

Por kulsheder mbi të lshue,

N'fyt do t'ia kisht njitë m'terfuk

E si 'i gjarpën, si një bolle

Krah me i dhanë n'karadreqolle

.....................................................

Për me dashtë me thanë t'vërtetën:

Sod me sod njajo krahine

** prej Shkodret del n'Janine

S'ka si quhet ma Shqypni:

Siç kje quejtun, ndoshta, motit

N'ato kohët e Gjergj Kastriotit

........................................................

Kta veç tash, ** Bulgarija

Duel n'Çatallxhe e u thye Turkija

Varg e vister dalë kan në Vlonë:

Shty prej tejet, si po thonë,

E' i paçavër kuq e zi

Vjerrë na e paskan për nji hu

Edhe hunin ngule m'nji shpi

T'madhe niskan me këndue

Kin demek po duem Shqypni,

Kinse kshtu na jem Shqyptarë!

Eh, Madhni, as ne s'ham bar

Na edhe 'i 'kem', po, mêt n'kandar

E kem sy edhe me pa......" (L. M, 504).


Ka kaluar më shumë se një shekull qysh nga ajo kohë për të cilën shkruan Fishta
në "Lahutë të Malcis". A thua është penduar Europa për padrejtësitë që i bëri
Shqipërisë? A thua po bën ajo ndonjë hap përpara për t'i korrigjuar këto
padrejtësi, apo po shpiken "përralla të reja" për t'i mbajtur shqiptarët nën një
robëri moderne?

Kur po hidhja këto shënime në letër, mu kujtua një thënie e bukur: "Disa libra
harrohen në mënyrë të pamerituar; asnjë nuk kujtohet në mënyrë të pamerituar"
(Ë.H.Oden). Kështu ka ndodhur edhe me "Lahutën e Malcis".

Xhaferr Martini
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Per Gjak Të Shqipëtrit.


…………………………

Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën stambollit,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë sulltanit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.

19….nga…

Z.wliam

Për më gjatë ketë këngë vizitoni faqen si vion:

www.duka&gjini.com/gov/hdfeos/forum/shqipëtarë/usersearchresults.cfm?keyword=
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Bie plotesisht dakort me Demin e kuq,kur thote se nuk duhet te citojme dhe bresojme se c'fare shkruajne autoret e huaj per shqiptaret.....
Shqiptaret e kane shkruar dhe do t'a shkruajne historine vet.
Autoret e huaj vec'se percajne p[opullin tone.Eshte e cuditshme se per shume gjera qeveritaret dhe intelektu7alet tane,ngaterrojne historine me Eidt Durhamin.Kjo eshte per te qeshur,pasi arkivat e shtetit tone,kane te ruajtur fare mire historine e Shqiperise.Masandej,perse ne duhet te flasim me penen e te huajve,kur jemi vet shqiptare.
Une do te cuditesha,(qe kjo gj3e nuk ndodh kurre),sikur italianet,greket,anglezet etj,kur te citonin historine e tyre;(ata) te flisnin ne baze te autoreve te huaj.
Kjo gje tregon,se shqiptaret po ngrejne shtetin e tyre ne themele me balte,ose me troc,Shqiperia po ecen me baterica.
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Zotni Malsor!
Te lutem ça lidhje ka Mirdita me Shale e Shosh a jane vellazer sipas jush apo eshte goje dhane???
Flm.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Mark Gjon Marku (djali i Gjon Marka Gjonit)ka udheheq Ceten Mirditore ne lufte kunder kuqalosheve shqiptare deri sa dha edhe jeten.Propozimit te shokut Dulle(paraardhesit te shokut DDD nga ky forum)per tu ba kryeminister i Shqiperise ne vitin 1946 Marka Gjoni iu pergjigj me gryken e pushkes.Mirditoret i jane gjetur shkodres gjithmone ne ndihme ne kohet e veshtira(megjithese shkodranet mbyllnin penxheret nga frika kur kalonin Mirditoret me pushke :tipsy: ).Austria,duke ndjekur traditen e saj pro-shqiptare,ka nderhyre energjikisht ne krahinen e varfer te Mirdites per te ndihmuar ne jetesen e perditshme te popullates.Shoku DDD,shpifjet qe ti je mundu me ia mvesh Mirdites e kane burimin tek te paret tu qe kane qene me siguri nga ata sigurimsat e pare qe masakruan popullaten e Mirdites mbas vitit'45 e ketej,qente le te lehin.... :wave:
 

Samuel

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Leon-ore pyet:
*************
Zotni Malsor!
Te lutem ça lidhje ka Mirdita me Shale e Shosh a jane vellazer sipas jush apo eshte goje dhane???
Flm.
*************

Une njohe kete gojdhe qe ruhet dhe rrepsektohet thellesisht nga Dukagjinasit dhe Mirditoret!

Gojdhena :

Ishin kene nje here tre vllazen nga Shiroka e Shkoderes. Ata ishin te fuqishem me familjet e tyre ne burreri, trimeri dhe ekonomi...
Nga nje lufte barbare qe e pushtoje Shkodren ose sic quhej ne kohet e hershme...Skutari, ata vllazen moren malet bashke me familjet e tyre ne nje karvan te ngarkuar me ato gjera qe munden te shpetonin nga zjarri i luftes...

Moren udhen neper luginen e lumit Kir dhe dolen duke ecur gati dy dite e nete ne kembe neper pyje e male...arriten ne Qendren e krahines se Shales ne Dukagjin, ne vendin e quajtur Gjyteti ne maje te nje masivi shkembor, ku ne ate maje jane rrenojat e nje keshtjelle banimi te vjeter qe sot dallohen vetem rrenojat...

Aty, ata te sigurte shkarkuan ato gjera qe kishin dhe ndezen nje zjarr per here te pare ne ato male ku deri atehere kishin qene te pa banuara...
Pas nje pushimi disa ditesh...vellai i madh u thote dy te tjerve:
Nuk duhet te rrijme bashke te gjithe ketu...pasi armikut nuk i kihet bese...mundet qe te na ndjekin dhe na gjen edhe ketu...ashtu qe vendosen te ndahen!

Po nuk kishin shume gjera te cmuara qe te ndanin, pasi pervec rrobave te trupit dhe disa lekura dhenesh per te fjetur...kishin arrite qe te merrnin me vete edhe nje Kale me shale dhe nje shoshe mielli...

Sipas zakonit te ndasise, i takonte vllait te vogel te lypte hisen...dhe biles ishte zakon qe ti jepej ajo qe zgjidhte kur pjeset ndaheshin afersisht ne menyre te barabarte...

Pjeset u ndane dhe nxorren me njeane Kalin, shalen e Kalit dhe shoshen e miellit, si tre mjete pune per ti ndare pasi skishin gje tjeter...

Vllai i vogel kerkoj Kalin dhe ja dhane.
I dyti kerkoj siten e miellit dhe ai e mori.
Vllait te madh i mbeti shala e kalit ne te cilen u ul te rrije...

I vogli qe mori kalin u nis me familjen e vete ne drejtim te diellit te drekes...dhe ec e ec dhe arriti ne vendin ku sot quhet Mirdita!
Ai punoje dhe gjallnoje shume shpejt se e ndihmoje dhe kali...e pasi u zhvillua si familje, pas disa dekadash...ai u ul te flase me djemte e tije dhe ua tregoje ngjarjen ku u tha se si ishte ndare me vllezrit dhe se si kishte kerkuar kalin ta merrte si pjese...e kali i kishte ndihmuar shume ne pune etj...
Ne ate kohe vendi ku jetonin ishte pa emer. Atehere djemte i thane:
Or babe, ti paske dite mire me zgjedhe ate dite kur je nda...!
I ati u tha:
Pio besa mire dita!
Atehere djemte i thane se ketij vendi do ti thomi prej sodit Mirdita! dhe ashtu i mbeti emri qe ate here Mirdita ose Mirdite, nje krahine qe u zgjerua dhe ka dhjetra fshtra e qendra banimi!

Vllaj i dyte qe mori shoshen e miellit u ngrit dhe ai e eci rreth nja tre 2-3 ore me kembe dhe zuri vend me familjen ne malet qe quhen sot Shoshi! Aty zune vend dhe ashtu thjeshte prej asaj shoshe mielli i vune emrin vendit ku e perdoren si simbol mbaresie emrin e atij sendi qe u ra ne pjese per te u treguar brezave se kur e filluan jetesen nuk paten tjeter pasuri pervec nje shoshe mielli...
Sot jane zgjeruar me dhjetra fise e fshatra...

Ndersa vllaj i madh mbeti mbi shalen e kalit ulur dhe e perdori si simbol per emrimin e vendit ku qe prej asaj dite prej shales se kalit qe mbeti aty si pjese vllait te madh, vendi u quajt Shale!

Shala u zhvillua e u shtua ku u bene dhjetra katunde dhe qender e madhe deri me fame e Dukagjinit...i cili u shtri me katunde e qytete e fise deri ne nje rrafsh te gjere prej gjakut te perbashket te vllezerve ku shtrirja perfshin qe nga lumi i Matit e deri ne Majen e Vermoshit veri jug. E lindje perendim shtrihet qe nga bregdeti i Adriatikut ne gjirin e Shkodres, ne ure te mesit e deri ne Drenice te Kosoves...ku perfshihen rrafshet e Pejes, gjakoves e deri dhe Drenica...

Qendra e dukagjinit eshte Shala qe gjendet midis alpeve ne shqiperi...
Dukagjini eshte njohur per trimeri dhe burra te mencur gjithmone...
Njohja qe del direkt ne historine e shkruar eshte figura e Lek Dukagjinit, pastaj e Mar Lules se Shales, Lush Preles, Mehmet Shpendit etj...
Mic sokoli eshte nip i Mar Lules se Shales...

Mar Lula eshte njeri nder delegatet me te njohur ne lidhjen e Prizerenit i cili ua ka prere fjalen drejtuesve te lidhjes me qellim per ta shmangur lidhjen nga karakteri islamik dhe per ti dhene karakterin e vertete Shqipetare...(lexo Lahuta e Malcise, Gjergj Fishta!)

Trimerite e Mic sokolit njihen dhe ne kenget popullore...

Kenga thote:

Mic sokoli i Sokol Rames
Fjal po i con Mar Lules se Shales
Ndihmom pak o daja i babes,
Se mi kane vu topat stomit te ares!
etj...

Historikisht kurre Shala me Mirditen nuk jane martuar dhe as nuk kane ba gjaqe nder vedi per arsye se jane njoftun si vllazen te nje gjaku!

Lek Dukagjini kur ka bere Kanunin-kodin ligjor te pare shqiptar, Mirditorit si vlla i vogel i ka lene ne Kanun mbajtjen e flamurit ne pajtime gjajqesh, ne kuvende burrash, ne kuvende te gjana kombetare, ne fillime luftash, biles Mirditorit, Leka ne kanun i ka dhane te drejten edhe me ndeze pushket e para ne luftra, pra me ba shkrepjet e para si shenje unitetei e vendosmerie dhe si shenje guximi ku do te thote se edhe vllai i vogel eshte me trimi...e le ma te mdhenjte e te tjerat fuqi te vendit...

Gojdhena e mesiperme edhe me ilustrimet historike ka nje te vertete ne vetevete pasi historikisht Mirditoret dhe Shaljanet as sot e ksaj dite nuk i bejne me deshire martesat midis tyre, pasi konsiderohen vllezer te nje gjaku!

Kaq per pyetjen tuaj!

Shpresoj qe me kete tregim te shkurter te gojdhenes se vjeter e cila flet per nje kohe rreth disa mijra vjecare me pare...te keme dhene nje pergjigje te mundshme per pyetjen tuaj!

Nder udhetime
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Respekt,nder udhetime :thumbsup: ,edhe une pak a shume keshtu e di.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites


historija e mirdites fillon me ardhjen e turqve? s'ka kush ma teper informacion ne lidhje me ca ka ndodhe perpara? s'e besoj se historija e mirdites asht vetem 500 vjecare...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Nuk e besoj as une,ndoshta kane pasur ndonji emer tjeter,nqs shkolla e pare asht hap ne 1632 ne Mirdite,kjo tregon se ata kane pas nje zhvillim me te hershem,ne fakt ne kohen e Osmanllinjve moren me teper za ngaqe ruajten traditat,fene dhe pavarsine e tyne kundrejt pushtuesit Turk,pastaj jane gjetur toponime te vjetra ne fshatrat e Mirdites dhe vendbanime te hershme,gjithashtu edhe nje keshtjelle e vjeter.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Historia e Mirdites

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[QB] Propozimit te shokut Dulle(paraardhesit te shokut DDD nga ky forum)QB]
:lol: :lol:

Plasen prapaskenat dhe ketejaaa, jep un cokollata Ferrero Orocher andej ketej po pas shpine e paskam pas atje ku nuk e prisja /pf/images/graemlins/laugh.gif Klan i Nanos jam kete nuk e mohoj, parate e popullit fukara ha ktej per shtate pale qefe /pf/images/graemlins/laugh.gif


Kush me thot si eshte ajo historia e vertete e Pal Melyshit? Nga cili krah hante ai?

:wave:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Historia e Mirdites

Nuk te njihja atehere une ty mer qen /pf/images/graemlins/laugh.gif
tani me dukesh djale i mileee /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Pal Melyshi me veprimet e tij nuk mund te ule poshte trimerite e fisit Melyshaj!
Thjeshte ai ra viktime e prapaskenave Hoxhiste se bashku me Bardhok Biben dhe Mhill Docin.
Gjithsesi keta te genjyer nuk bene ndonje masaker ne popullate,kujtuan se do hanin me luge floriri /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
E

elson mrruku

Guest
Re: Historia e Mirdites

Postuar nga Malesor
Edith Durham: Kjo eshte Mirdita

<ul type="square">
[*]Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...

Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.

Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.

Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh...

Marre nga Shqiperia e Eperme e Edith Durham
[/list]

Po ti o Malesor a lexon perrallat e Edith Durham e cila thote qe mirditoret kane prejardhje nga Gjakova.
Ajo femer i ka futur ne sherr mirditoret sepse neqoftese e di historine e gjakovarit me shkodranin dhe gruas shkodrane qe helmoi kapedanin e Mirdites do kuptosh shume gjera.
Mos u bej edhe ti injorant duke marre si te mireqena perrallat e ketyre autoreve qe percajne shqiptaret ndermjet tyre.
Mirditoret nuk jane gjakovare sepse historikisht aty kane jetuar te pakten mbi 500 vjet dhe nuk ka asgje te perbashket me gjakovaret e Kosovos ne kete mes.
U be Edith Durhamn zbuluese e prejardhjes se banoreve te te krahinave shqiptare :smash:
Dhe here tjeter matu se cfare shkruan
Shendet e te mira
 
J

jan

Guest
Re: Historia e Mirdites

Kush ti paska tregu per hajna ty mirditoret??
Mirditoret nuk jane hajna..po deshen me ta marre dicka ta marrin ne sy pa ju dridh syri(marrin vetem ate qe ju takon)pastaj sa per hajna dihet se kush shquhen ne shqiperi..jo Mirditoret.. qe jane njerez te beses.
Pershendetje nga ATOS gjysem Mirditori. :wave:
 
Top