Historia e Mirdites

A

albana kela

Guest
Re: Historia e Mirdites

Leon-ore pyet:
*************
Zotni Malsor!
Te lutem ça lidhje ka Mirdita me Shale e Shosh a jane vellazer sipas jush apo eshte goje dhane???
Flm.
*************

Une njohe kete gojdhe qe ruhet dhe rrepsektohet thellesisht nga Dukagjinasit dhe Mirditoret!

Gojdhena :

Ishin kene nje here tre vllazen nga Shiroka e Shkoderes. Ata ishin te fuqishem me familjet e tyre ne burreri, trimeri dhe ekonomi...
Nga nje lufte barbare qe e pushtoje Shkodren ose sic quhej ne kohet e hershme...Skutari, ata vllazen moren malet bashke me familjet e tyre ne nje karvan te ngarkuar me ato gjera qe munden te shpetonin nga zjarri i luftes...

Moren udhen neper luginen e lumit Kir dhe dolen duke ecur gati dy dite e nete ne kembe neper pyje e male...arriten ne Qendren e krahines se Shales ne Dukagjin, ne vendin e quajtur Gjyteti ne maje te nje masivi shkembor, ku ne ate maje jane rrenojat e nje keshtjelle banimi te vjeter qe sot dallohen vetem rrenojat...

Aty, ata te sigurte shkarkuan ato gjera qe kishin dhe ndezen nje zjarr per here te pare ne ato male ku deri atehere kishin qene te pa banuara...
Pas nje pushimi disa ditesh...vellai i madh u thote dy te tjerve:
Nuk duhet te rrijme bashke te gjithe ketu...pasi armikut nuk i kihet bese...mundet qe te na ndjekin dhe na gjen edhe ketu...ashtu qe vendosen te ndahen!

Po nuk kishin shume gjera te cmuara qe te ndanin, pasi pervec rrobave te trupit dhe disa lekura dhenesh per te fjetur...kishin arrite qe te merrnin me vete edhe nje Kale me shale dhe nje shoshe mielli...

Sipas zakonit te ndasise, i takonte vllait te vogel te lypte hisen...dhe biles ishte zakon qe ti jepej ajo qe zgjidhte kur pjeset ndaheshin afersisht ne menyre te barabarte...

Pjeset u ndane dhe nxorren me njeane Kalin, shalen e Kalit dhe shoshen e miellit, si tre mjete pune per ti ndare pasi skishin gje tjeter...

Vllai i vogel kerkoj Kalin dhe ja dhane.
I dyti kerkoj siten e miellit dhe ai e mori.
Vllait te madh i mbeti shala e kalit ne te cilen u ul te rrije...

I vogli qe mori kalin u nis me familjen e vete ne drejtim te diellit te drekes...dhe ec e ec dhe arriti ne vendin ku sot quhet Mirdita!
Ai punoje dhe gjallnoje shume shpejt se e ndihmoje dhe kali...e pasi u zhvillua si familje, pas disa dekadash...ai u ul te flase me djemte e tije dhe ua tregoje ngjarjen ku u tha se si ishte ndare me vllezrit dhe se si kishte kerkuar kalin ta merrte si pjese...e kali i kishte ndihmuar shume ne pune etj...
Ne ate kohe vendi ku jetonin ishte pa emer. Atehere djemte i thane:
Or babe, ti paske dite mire me zgjedhe ate dite kur je nda...!
I ati u tha:
Pio besa mire dita!
Atehere djemte i thane se ketij vendi do ti thomi prej sodit Mirdita! dhe ashtu i mbeti emri qe ate here Mirdita ose Mirdite, nje krahine qe u zgjerua dhe ka dhjetra fshtra e qendra banimi!

Vllaj i dyte qe mori shoshen e miellit u ngrit dhe ai e eci rreth nja tre 2-3 ore me kembe dhe zuri vend me familjen ne malet qe quhen sot Shoshi! Aty zune vend dhe ashtu thjeshte prej asaj shoshe mielli i vune emrin vendit ku e perdoren si simbol mbaresie emrin e atij sendi qe u ra ne pjese per te u treguar brezave se kur e filluan jetesen nuk paten tjeter pasuri pervec nje shoshe mielli...
Sot jane zgjeruar me dhjetra fise e fshatra...

Ndersa vllaj i madh mbeti mbi shalen e kalit ulur dhe e perdori si simbol per emrimin e vendit ku qe prej asaj dite prej shales se kalit qe mbeti aty si pjese vllait te madh, vendi u quajt Shale!

Shala u zhvillua e u shtua ku u bene dhjetra katunde dhe qender e madhe deri me fame e Dukagjinit...i cili u shtri me katunde e qytete e fise deri ne nje rrafsh te gjere prej gjakut te perbashket te vllezerve ku shtrirja perfshin qe nga lumi i Matit e deri ne Majen e Vermoshit veri jug. E lindje perendim shtrihet qe nga bregdeti i Adriatikut ne gjirin e Shkodres, ne ure te mesit e deri ne Drenice te Kosoves...ku perfshihen rrafshet e Pejes, gjakoves e deri dhe Drenica...

Qendra e dukagjinit eshte Shala qe gjendet midis alpeve ne shqiperi...
Dukagjini eshte njohur per trimeri dhe burra te mencur gjithmone...
Njohja qe del direkt ne historine e shkruar eshte figura e Lek Dukagjinit, pastaj e Mar Lules se Shales, Lush Preles, Mehmet Shpendit etj...
Mic sokoli eshte nip i Mar Lules se Shales...

Mar Lula eshte njeri nder delegatet me te njohur ne lidhjen e Prizerenit i cili ua ka prere fjalen drejtuesve te lidhjes me qellim per ta shmangur lidhjen nga karakteri islamik dhe per ti dhene karakterin e vertete Shqipetare...(lexo Lahuta e Malcise, Gjergj Fishta!)

Trimerite e Mic sokolit njihen dhe ne kenget popullore...

Kenga thote:

Mic sokoli i Sokol Rames
Fjal po i con Mar Lules se Shales
Ndihmom pak o daja i babes,
Se mi kane vu topat stomit te ares!
etj...

Historikisht kurre Shala me Mirditen nuk jane martuar dhe as nuk kane ba gjaqe nder vedi per arsye se jane njoftun si vllazen te nje gjaku!

Lek Dukagjini kur ka bere Kanunin-kodin ligjor te pare shqiptar, Mirditorit si vlla i vogel i ka lene ne Kanun mbajtjen e flamurit ne pajtime gjajqesh, ne kuvende burrash, ne kuvende te gjana kombetare, ne fillime luftash, biles Mirditorit, Leka ne kanun i ka dhane te drejten edhe me ndeze pushket e para ne luftra, pra me ba shkrepjet e para si shenje unitetei e vendosmerie dhe si shenje guximi ku do te thote se edhe vllai i vogel eshte me trimi...e le ma te mdhenjte e te tjerat fuqi te vendit...

Gojdhena e mesiperme edhe me ilustrimet historike ka nje te vertete ne vetevete pasi historikisht Mirditoret dhe Shaljanet as sot e ksaj dite nuk i bejne me deshire martesat midis tyre, pasi konsiderohen vllezer te nje gjaku!

Kaq per pyetjen tuaj!

Shpresoj qe me kete tregim te shkurter te gojdhenes se vjeter e cila flet per nje kohe rreth disa mijra vjecare me pare...te keme dhene nje pergjigje te mundshme per pyetjen tuaj!

Nder udhetime
 

mirdita

Papirus rex
Historia e Mirdites

<ul type="square">
[*]Kjo eshte historia e Mirdites
[/list]

Ka filluar qe shekuj te kaluar dhe inercia e saj vazhdon edhe sot. Si u krijuan bajraqet dhe si filloi supremacia e Oroshit mbi te gjitha bajraqet e tjera te Mirdites. Historia e marrjes se titullit nga Maria Antuaneta dhe vazhdimesia e historise me pinjollet e famshem te Markagjoneve, deri ne shekullin e XX

Ne fillimet e historise se tij, emrin Mirdita e mbante nje fshat e nje bashkesi e vogel prej disa fshatrash. Vendi ku u krijua ky emer vendi ishte i ngushte, me toka bujqesore te pakta dhe ne pamundesi per zgjerimin e tyre. Zonat perreth, kodrinore e malore si vete fshati ishin te pabanuara ose pak te banuara.

Rrethanat historike, qe u krijuan ne vendin tone pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, u ndjene me tere peshen e tyre edhe ne zonat malore, pra edhe ne Mirdite. Turqit kerkuan taksa e nizame nga banoret e maleve tona. Ata u munduan te prishin venomet tradicionale te ketyre territoreve e t'i zevendesonin ato me ligjet osmane...Ne levizjen antiosmane te fundshekullit 15 dhe ato te shekullit te 16, bashkesia fshatare e Mirdites, tash mjaft e zgjeruar, korri suksese e beri emer. Ajo, sa here u ngriten krahinat fqinje, i mbeshteti me levizjen e saj kunder pushtuesve, duke u dhene force shtytese levizjeve popullore...Lidhja midis krahinave te ndryshme te kesaj treve, ishte domosdoshmeri per vete ekzistencen e ketyre popullsive, gje qe coi ne kuvendin e burrave te ketyre territoreve, krene e vegjli dhe ne formimin e "Lidhjes se Mirdites" ne vitin 1570. "Lidhjen e Mirdites" u detyruan ta marrin ne konsiderate si miqte ashtu edhe armiqte. Vone ne shekullin 17 dhe gjate shekullit 18, kur pushtuesit osmane depertuan edhe ne zonat malore me sistemin e bajrakeve, ne arealin e Mirdites u krijuan 3 bajrake: i Spacit, i Oroshit, dhe i Kushnenit, qe njihen si bajraket e fisit a te vellazerise. Perqark kesaj krahine 3 bajrakeshe u krijuan edhe 9 bajraqe te tjere, ai i Fandit dhe i Dibrit qe hyne me shpejt ne Lidhjen 3 bajrakeshe duke formuar keshtu Mirditen 5 bajrakeshe. Keta jo vetem e pranuan emrin Mirdite, por sajuan edhe flamurin e krahines nje dore me pese gishta te hapur, qendisur me ngjyre te kuqe ne nje beze te bardhe, prapa se ciles disku i diellit qe shperndan rreze drite c'ka do te shprehte nje bashkim luftarak te perbere nga pese njesi territoriale. Me vone nga mesi i shekullit te XIX, me kete bashkim u lidhen edhe 3 bajraqet e Ohrit ose te Kthelles dhe 4 bajraqet e "Malesise se Lezhes" ose te Zhupes dhe krahina qe mbante emrin Mirdite perfshinte territoret e 12 bajraqeve. Per zgjerimin ne kaq territore dhe ne tere keta popuj te emrit Mirdite, ndikuan edhe dy faktore te tjere. Se pari, shtrirja e influences se Abacise se Oroshit mbi keta popuj krejt katolike, vecanerisht nga vitet 40 te shekullit te XIX e mbrapa. Se dyti, shtrirja e influences se deres se Gjonmarkeve, gjithashtu pas viteve 40 te atij shekulli, kur turqit u dhane pinjojve te asaj dere tituj e grada.

Keshtu u krijua uniteti krahinor gjeopolitik i Mirdites, me ze te madh ne histori, i cili erdhi deri ne ditet tona si nje bashkim kompakt. Ky unitet zevendesoi ate te Dukagjineve qe u shperbe ne fillim te shekullit te 17...

Sistemi i bajraqeve

Qendresa e vazhdueshme e Mirdites dhe krahinave fqinje te saj kunder dhunes osmane, i detyroi turqit te ndryshojne politiken e tyre ndaj ketyre krahinave. Ne gjysmen e dyte te shekullit te 17 turqit u munduan qe te futnin ne vartesine e tyre e t'i shfrytezonin, kryesisht per qellime ushtarake, kuvendet e malesoreve. Futja ne dore e autoritetit te Kuvendeve nga pushtuesit, ne rrethanat e mungeses te nje klase feudale vendase, ishte e pamundur. Kuvendet ishte institucioni i vetem vetqeverises, qe trasheguan neper breza malesoret, vendimet e te cileve ishin te prera, si shprehje e vullnetit te popullit. Mbeshtetur ne kete autoritet te Kuvendeve, turqit u perpoqen ta futnin ne dore kete institucion popullor, per te shuar rezistencen e banoreve te malesise dhe nepermjet autoritetit te tyre, te mobilizonin ushtri per luftrat pambarim, qe bente Perandoria Osmane. Per t'ia arritur kesaj, u krijua ne shekullin e 17, institucioni i bajrakut. Ajo i ndau krahinat malore veriore e verilindore shqiptare, ne njesi te vogla administrative, te cilat i quajti bajraqe. Sistemi i bajraqeve ne Mirdite u vendos plotesisht ne gjysmen e pare te shekullit te 18. Turqia duke mos patur besim tek njerezit e caktuar prej saj si bajraktare, i grumbulloi bajraqet e Mirdites, ne nje njesi administrative me territore me te gjera se ato te bajrakut, pacenuar privilegjet e bajraktareve, ne krye te se ciles caktoi nje sundimtar, te cilit ne vitet 40 te shekullit te 18 ia njohu titullin kapidan. Ky titull iu dha per here te pare Mark Kole Gjokes nga Maria Tereza, mbreteresha e Austro Hungarise, me kerkesen e luftetareve mirditas ne vitin 1739. Kapidanet e Mirdites kishin vartesi te Valiu i Shkodres dhe te Stambolli.

Fillimi i luftimeve

Pikerisht ne kete kohe, me thirrjen e turqve per ndihme ata vendosen qe te shkojne perkrah Turqise duke zgjedhur si prijes te tyrin qefaline e Oroshit, Mark Kole Gjoken. Pas lufte, Sulltan Mahmuti i I, ua njohu privilegjet e marra ne vitin 1684. Mark Kole Gjoka mori titullin kapidan dhe ata morren nje subvencion prej 100 barre drithe dhe disa gjera te tjera. Ne vitin 1774, Mehmet Pashe Bushatliu i kerkoi aleance Gjon Markut ne kembim te njohjes se privilegjeve. U kerkoi nga nje burre per shtepi, per te luftuar ne Sanxhak. Mirditoret luftuan edhe me te birin e Bushatlliut, Karamahmutit. Ne 12 shtator 1775, ne afersi te Peqinit, ushtrite e ketij pashai u munden nga Ahmet Kurt Pasha i Beratit dhe ketu vdiq edhe Gjon Marku. Lidhja me oxhakun e Bushatlinjve zgjati deri ne 1831 kur u arrestua Mustafe Pashe Bushati. Bashke me te perfundoi edhe Lleshi i Zi i famshem (nje nga me te njohurit e Markagjoneve). Udheheqja e tyre u dha shume emer me ne krye Gjon Marka Gjonin. E jashtezakonshme ka qene nje beteje e shekullit te 19, rreth viteve 1850 lufta kunder ruseve, qe i beri te famshem mirditoret. Ata drejtoheshin nga Bibe Doda, qe u emerua direkt pasha pas lufte. Ne kete lufte thuhet se Napoleoni i III, aleati i Turqise, i dhuroi shpaten e tij te argjende prijesit mirditor. Madje, i nipi i Napoleonit te Madh, kerkoi qe te mbronte Mirditen. Ishte kaq i madh roli i Markagjoneve dhe sensibilizmi per pasurite e ketij vendi ishin kaq te medha, saqe burokracite zyrtare evropiane i llogarisnin gjithmone vec pjeses tjeter te Shqiperise. Paradoksi ishte se ne Kongresin e Berlinit ne 13 qershor te vitit 1878, atyre iu njoh autonomia vetqeverisese dhe Porta e Larte, u detyrua qe te respektoje venomet tradicionale te njohura te saj, ne ndryshim me pjesen tjeter te Shqiperise.

Pinjollet e njohur te Markagjoneve
Pas vdekjes se Dode Preng Lleshit, i helmuar nga nje grua shkodrane ne vitin 1828, ne deren e Gjonmarkeve plasi sherri per trashegimin e sundimit. Biba, atehere i ri, te cilit i takonte trashegimi ishte i mitur. Llesh Gjoka, i njohur me emrin Llesh i Zi, megjithe perpjekjet per te marre sundimin ne ate dere ishte i zene nga aleancat me Mustafe Pashe Bushatliun. Ne keto rrethana, sundimtaret e Shkodres caktuan si prijes xhaxhain e Bibes, Nikoll Prenge Lleshin, i cili do te kujdesej per qeverisjen e vendit, ne baze te kanunit, deri sa te burrerohej Biba. Ne vitin 1831, Lleshin e Zi e internoi per ne Janine, Mehmet Reshit Pasha, kurse Nikollen e mori me vehte dhe e beri kryekomandant te ushtrive pararoje te tij ne luften e vitit 1833, ne Azi te Vogel. Ishte koha kur ne deren e Markagjoneve plasi sherri per drejtim ne shtepi, si edhe nje sherr midis tyre dhe oroshasve. Me te ardhur Nikolla u mundua qe te qetesonte bijte e Lleshit te Zi me oroshasit. Vazhduan mosmarreveshjet edhe kur iku Nikole Preng Lleshi u nxit perseri pakenaqesia. Ne fillim te qershorit te 1836, nje "dite feste" u vrane tre djem te Lleshit te Zi dhe tre oroshas tek Kisha e Oroshit. Me te ardhur nga internimi Lleshi i Zi ne 1837 vrau Nikollen ne tryezen e bukes. Per kete, ai mori vec urrejtje dhe e jema e Nikoles pagoi nje luras qe e vrau. Nxitja nga turqit e grindjeve mes tyre duket se e dha shenjen. Ne deren e Gjonmarkeve erdhi Gjoke Doda, qe nuk e njohen per te pare. Mosmarreveshjet mes mirditasve u ngriten shume ne kohen, qe ata u thirren per te mbytur nje kryengritje ne jug te vendit. Bibe Doda, qe erdhi pas Gjoke Dodes, ishte me i sukesesshmi i Markagjoneve. Per t'i marre me te mire ata, reformat e Tanzimatit qe i zbatoi sulltan Mexhiti ne 3 nentor te 1839 nuk i cenoi venomet e tyre. Gjithsesi, pak me vone i ndaluan mirditasit qe te kalonin ne krahinat e tjera pa asur lejekalimi. Pas vdekjes se kreut te tij Bibe Dode Pashes ne 1868, autoritete turke larguan te miturin Prenge Bibe Doda me preteksin e mbrojtjes se tij. Per te drejtuar ne kete vend u caktua Gjon Marku, nipi i Lleshit te Zi, e me vone Kole Prenga, te cilet ishin nga dera e Gjon Markeve, por qe nuk u takonte sundimi i tyre. Per te izoluar Mirditen u rikthye "Urdhri i Divanit te madh Perandorak", qe ndalonte levizjen e mirditasve ne vendet e tjera. Pra ndaloheshin ata qe te shkonin ne Lezhe, Shkoder, Prizren, Gjakove e Diber per te blere miser, per te cilin kishin nevoje...

Mirdita ne vitin 1939

Viti 1939 e gjeti Mirditen ne nje gjendje ekonomike te renduar. Bujqesia nuk jepte as prodhimet e domosdoshme per jeten. Punetoret qe punonin ne shoqerite e huaja "Ragaxia" e "Simsa" siguronin pak te ardhura. Vellavrasja ishte ne tregues te larte sa numri i te vrareve per hasmeri ishte i madh se ai i vdekjeve natyrale...Kreret e saj me Marka Gjonin e shikonin shpetimin vetem tek Italia. Me 8 prill te vitit 1939, qindra djem kerkuan arme ne Shenpal dhe kerkuan nga qendra e nenprefektures se cduhet qe te benin...Po ate dite, Gjon Marka Gjoni me telegram uronte Benito Musolinin per dergimin e ushtrive te tij ne Shqiperi. Ndoshta kjo vinte edhe nga armiqesia e madhe me Mbretin Zog.

Pas lufte, pati pasoja tragjike per njerezit e ketij vendi. Mjaft prej tyre u burgosen dhe u arratisen jashte vendit. Mungesa e fjaleve dhe e mendimit te lire qe nje pengese e madhe per zhvillimin e vendit. Lufta e klasave ketu shkaterroi jeten e mijera njerezve. Megjithese u zhvillua deri diku industria minerare, e pyjeve , bujqesia, arsimi e kultura, Mirdita mbeti nje vend i nje varferie skajore, qe qe ka penguar edhe proceset e reja sociale qe u ndermoren ketu. Kjo gjendje vazhdon edhe sot.

Mbeshtetur ne studimin e Simon Prendit "Historia: Mesjeta, Koha e re dhe e sotme".

Fillimet e Industrise

Ne kete vend, kerkimet gjeologjike kane filluar ne vitin 1925 nga shoqeria italiane "Puna" dhe "Montekatini". Pas studimeve te kryera, te drejten e shfrytezimit ne kete vend e ka marre shoqeria "Simsa", e cila ne korrik te vitit 1938 ka filluar shfrytezimin e minieres ne Rubik. Punimet kerkuese u kryen edhe ne Vele, Erze, Kulme. Fillimisht ne Rubik kishte 500 punetore. Ne vitin 1949, qendra e rrethit te Mirdites u shperngul ne Rreshen, ku u vendosen administrata dhe institucionet e tjera. Rresheni kishte 5000 banore ne vitin 1990. Ndersa punetoret qe punonin ne rrethin Mirdite numeronin rreth 13.000 vete ne vitet 1980. Me industrine nxjerrese dhe perpunuese lidhet nje nga periudhat me te rendesishme te Mirdites. Minierat ne kete vend ishin ne Rubik, Kulme, Tuc, Qafe-Bari, Kurbnesh, Spac, Kacinar, Thirre, Perlat etj.


Edith Durham: Kjo eshte Mirdita

Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...

Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.

Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.

Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh...

Marre nga Shqiperia e Eperme e Edith Durham
Shum interesante qenka kjo historia e mirdites
 

INIT

Forumium maestatis
Historia e Mirdites eshte vertete shume e bukur !!! ( Eshte nje oaz i folkut dhe traditave te lashta shqiptare ) :);):)
 

gangsterja

Primus registratum
Shtrirja gjeografike.
Si bashkim 12bajrakesh Mirdita,shtrihet ne drejtim te Shkodres e Vaut te Dejes eshte cepi veri-perendimor i Mirdites,vazhdon kufiri nga Shkodra ne Lezhe e cila ndjek kreshten e maleve neper Shite,Kreshte,Vele,Molung e deri ne Trodhen e cila e ndan me Krujen dhe eshte skaji jug-perendimor i Mirdites,nga Trodhna vijon kufiri me Matin dhe kthehet ne veri Zalli i Karices ku derdhet Uraka ne Mat,me pas neper Zallin e Gjocajve del ne Livadhin e Pelave kufi me Dibren qe eshte skaji jug-lindor i Mirdites,kufiri me Dibren vijon kreshtave te maleve drejt veriut,kunore Qafe Merkurthe,Frashe e Guri i Kuq,duke zbritur ne katundin Lajthiza te Oroshit,ne majen e zepes ndan me Lumen,ketu eshte skaji veri-lindor i mirdites,nga Qafa Kumbulles nisi kufiri ne Puke dhe del ne Qafe te Malit,pastaj zbret ne rrjedhen e siperme te Fanit te Madh,deri Lume-Shtylle kalon Suken e Zeze,majen e Thate,livadh Kabashe duke lene Malin e Terbunit ne ane te Pukes,del ne ndermjetes,kalon permes Gomsiqje,kalon ne katundin Mdhue e pastaj zbret ne Drin.
 
M

mirdita777

Guest
mua me intereson nese dikush e din, familja Gjidoda cilit fis i takon?

faleminderit
 

elsushe

Primus registratum
pershendetje jam nga maqedonia saktesisht nga fshati orash rajoni tetov dhe me intersoj dicka ne lidhje me bajraqet, sepse dhe ne vjem nga krahina e mirdites te njohur ne rethin ton si familje bajraktaresh ku kemi emra eminent dhe njihemi nje nder familjet me te vjetra te ashtuquajtur ARNORET ku rezultojm me shum trashigimtar bajraqtaresh tecilet jan EJUP BAJRAKTARI SHABAN BAJRAKTARI ELEZ BAJRAKTARI ku kulminacionin e me te lart e aritem gjat sunduesit te ksaj zone ISMAN BAJRAKTARIT ku qe prej asaj kohe e deri me sot kemi ruajtur vlerat tona materiale sidhe ato te shkruajtuara e qellimi im asht se historianet shqiptar duhen te din se bajraqtaret e mirdites shtriheshin deri ne rethin ton Tetov dhe dua te me sqarojn se a egziston fshati ARNI JU LUTEM TE ME TREGONI
 

elsushe

Primus registratum
Edhe dicka me intereson se fis i ashtuquajtur ARNORET a egzistojn ne rethin e Mirdites apo te Kuksit
 

Lumicoka1

Primus registratum
Une jam nga fshati Arnor i Rrethit te kukesit.Kam mjaft material historik,por dua dhe une te me japish sa me shume te dhena per Arnoret ne historine...
 

Lumicoka1

Primus registratum
Edhe dicka me intereson se fis i ashtuquajtur ARNORET a egzistojn ne rethin e Mirdites apo te Kuksit
Ato historikisht ,me histori te madhe patriotike jane pjese e zones se (Bajrakut )te LUMES (KUKES
pershendetje jam nga maqedonia saktesisht nga fshati orash rajoni tetov dhe me intersoj dicka ne lidhje me bajraqet, sepse dhe ne vjem nga krahina e mirdites te njohur ne rethin ton si familje bajraktaresh ku kemi emra eminent dhe njihemi nje nder familjet me te vjetra te ashtuquajtur ARNORET ku rezultojm me shum trashigimtar bajraqtaresh tecilet jan EJUP BAJRAKTARI SHABAN BAJRAKTARI ELEZ BAJRAKTARI ku kulminacionin e me te lart e aritem gjat sunduesit te ksaj zone ISMAN BAJRAKTARIT ku qe prej asaj kohe e deri me sot kemi ruajtur vlerat tona materiale sidhe ato te shkruajtuara e qellimi im asht se historianet shqiptar duhen te din se bajraqtaret e mirdites shtriheshin deri ne rethin ton Tetov dhe dua te me sqarojn se a egziston fshati ARNI JU LUTEM TE ME TREGONI
Arni dheArnoret ekzistojne dhe ndodhen ne Rrethin e Kukesit.Dua te dij me shume per Arnoret e fshatit tuaj.Ju lutem te me ktheni pergjigje dhe ruani korespodencen me mua
 

Lumicoka1

Primus registratum
Ato historikisht ,me histori te madhe patriotike jane pjese e zones se (Bajrakut )te LUMES (KUKES

Arni dheArnoret ekzistojne dhe ndodhen ne Rrethin e Kukesit.Dua te dij me shume per Arnoret e fshatit tuaj.Ju lutem te me ktheni pergjigje dhe ruani korespodencen me mua
 

-Zana-

e...Thjeshte
Njerezit me te beses , qe kam takuar nga afer , persa I perket Shqiptarise... Ne pergjithesi . Copash behen , nuk te Lene ne balte. .. Shikojne punen e tyre, nuk merren me fjale. ... Dijne ta respektojne femren.

Do ta vizitoj nje dite ,nga afer.
 
Top