Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet?

niky

Primus registratum
Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

nuk mendoj qe njeriu eshte i perbere nga 3 persona,ai eshte 1 dhe unik.eshte e ndryshme menyra se si e perceptojne ate te tjeret, mendimi qe ka ai per vetem dhe se sa ai e njeh veten.mendoj qe njeriu(ai qe kerkon te zhvillohet dhe te kuptoj"gjerat")eshte gjithmon ne ne rrugetim per te zbuluar vetveten. ne e njohim veten per aq kohe sa jemi perballur me situata te ndryshme,per te cilate kemi nxjerr nje konkluzion,per situata te cilat ne(ose te pakten une) nuk mund te themi me siguri qe do veprojme ashtu apo keshtu.nje gje tjeter qe nuk kuptoj tek komenti yt eshte:"ai qe eshte ne te vertet". ne te vertet????? si ne te vertet?,kush e di se si eshte nje person ne te vertet?te tjeret kurrsesi nuk mund ta dine kur dhe ti mire nuk e njeh veten(lidhur me ate qe thashe me siper),keshtu qe me rezulton qe kjo fjali nuk ka sens.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

une mendoj se njeriu nuk e njeh plotesisht veten e tij...
ndodh ndonjehere qe vetja te befason, dhe nuk e beson qe je pikerisht ti qe sapo e bere nje veprim te tille...
eshte mire tia kemi friken vetes dhe te mos i besojme shume, sepse per njeriun eshte shprehja qe ka gjithmone nje here te pare...
 

Wise

Valoris scriptorum
sepse nuk kuptojne bukurine e te qenit vetvetja dhe kane frike ndoshta nga gjykimi....
 

GENIU$

Valoris scriptorum
shpesh here ndodh kjo,njeriu nuk eshte ashtu si paraqitet,mund edhe te shtiret per shkak te rrethanave apo interesave,pra humbet vetveten,identitetin gjene me te shtrejte te personalitetit te nje njeriu.........
 

gangsterja

Primus registratum
Ne nuk jemi ato qe shohim ne pasqyre,apo ato gjera qe pelqejne.Por jemi ato qe te tjeret shohin dhe vleresojne tek ne.
 

mirdita

Papirus rex
Njerzit paraqiten shpesh me 4 e me shum fytyra per shkak te interesit e gjera te ndryshme mendojn se kjo esht zgjedhja, por gabim esht sepse kur je vetvetja je me i mir
 

dibroni

Primus registratum
Sepse deshiron qe te bej loje dhe deshiron qe te fitoje respektin e te tjereve dhe pastaj te shfaqet.
 

Andon Kazaqi

Forumium praecox
jam i teidukshem nga jasht per ne shpirt si xhami
ate ide qe do krijoni ne fillim,ate do mbani
shpes pyes veten ne planet pse vdiq besimi
arsyeja jan njerezit qe me posht do njihni
jan te embel nga fytyra por nga dhembet si vampira
me roba shum te bukura por trupi plot te nxira
cjan kto kalbesira qe duken si bukurira?
cjan kto trendafila qe vin er si qelbesira?
jan "thengjinj te mbuluar,njerez me dy fytira"
kjo karakteristik nuk gjendet tek te gjith njerezit por me plot bindje them se perfshin nje pjes te mir te shoqeris boterore
te cilet emertohen"njerez me dy fytira"
keta njerez nuk tregohen ashtu sic jan sepse kan pasiguri per veten,dhe ne moment qe kapin pak bazament tregojn"fytyren"e tyre te vertet,,,dhe ne i themi"e nxore koken e?"ose"tu gris maska"
 
V

valentin nikqi 69

Guest
Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

Përshëndetje

Nuk e di nëse ka ndonjë që ka mendim të keq për veten. Një psikolog në një libër tëtij që titullohet “si të bësh miq”, tregon se edhe kriminelet me të mëdhenj në Amerikës kur janë marrë në pyetje nga psikologë të ndryshëm thoshin se se nuk ishin fajtorë për krimet e kryera, dhe se ata ishin përpjekur gjithmonë të bëjnë mirë. Pra nuk mendoj se mendimi më realist është ai që njeriu ka për vetveten. Pastaj edhe unë vetë, me sa e njoh veten, unë për të ndershëm e njoh. Pse ti nuk e njeh kështu?!
Pastaj unë besoj se njeriu e ka të pamundur t’a vlerësojë si duhet vetveten, pasi nuk gjen dot dikë me të cilin ta krahasojë atë. Kjo sepse askënd njeriu nuk e njeh në atë mënyrë sic njeh vetveten. Dicka të përafërt me atë që the ti Zog thotë Sarteri tek “Neveria”. Në një moment personazhi kryesor, I cili ishte një njeri tërësisht I vetmuar, po shihte veten në pasqyrë dhe nuk gjente pikë kuptimi në fytyrën e vet. Sipas tij cdo fytyrë kishte një kuptim, ndërsa e vetja jo, dhe kjo sepse të gjithë e shohin veten nga mënyra se si u duken të tjerëve,ndërsa ai vetë ishtë I vetmuar, ishte I shkëputur nga të gjithë njerëzitdhe nuk kishte askënd që t’I shërbente si pasqyrë.
Nejse, ideja prej nga niset Sarteri për të dalë në këtë pikë është mjaft e gjate, por eshtë e qartë se, vec të tjerash, faktori social është mjaft I rëndësishëm për formimin e personalitetit të njeriut. Madje mund të thuash se personaliteti krijohet në shoqëri. Edhe “Robinson Kruzo” I vetëm në ishull, krijoi një shok imagjinar për të mundur të shohë vetveten të reflektuar në të. Në të vërtetë është mjaft e vështirë të përcaktosh se kush je ti në vetvete dhe nëse në jemi ata që mendojmë ne se jemi apo nëse jemi ata për të cilët na njëhin të tjerët. Sigurisht që secili ka pjesën e vet të gabueshmërisë, por është tejet e vështirë, dhe nuk ka kush t’a ndaj ku gabon njëri dhe ku ka të drejtë tjetri. Në fakt pyetja “kush jam unë” është nga pyetjet më tronditëse për njeriun, përgjigjen e të cilës mund t’a gjesh ndoshta vetëm në varr. Akoma renditen si perla të urtësisë fjalër e prera të Sokratit të lashtësisë: Njeri, njih vetveten.
 

joetisti_

Locus omnem
Sepse ndoshta nuk beson tek aftesite e tij reale. Sepse meqe askush nuk tregohet ai qe eshte, po te tregohet vetem njeri, do te duket shume i ulet dhe keshtu detyrohet te genjeje. Sepse ndoshta shpreson se duke u treguar me "i larte" do te fitoje me shume, por harron se ate qe mbjell ate edhe do te korresh. Sa te japesh ne realitet(e jo ate qe mendon qe dhe), ate edhe do te marresh.
 

mirdita

Papirus rex
Ke folur mjaft mir dhe jan shum te verteta keto qe thua
Sepse ndoshta nuk beson tek aftesite e tij reale. Sepse meqe askush nuk tregohet ai qe eshte, po te tregohet vetem njeri, do te duket shume i ulet dhe keshtu detyrohet te genjeje. Sepse ndoshta shpreson se duke u treguar me "i larte" do te fitoje me shume, por harron se ate qe mbjell ate edhe do te korresh. Sa te japesh ne realitet(e jo ate qe mendon qe dhe), ate edhe do te marresh.
 

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
Sepse nese sillesh per nje kohe te gjate si dikush qe nuk je por do te jesh ath shume shpejt kthehesh i tille...
Une nuk jam tamam ai person qe paraqitem ketu o sonia ne albforum e neper komente sepse nuk me njohin por po te kisha emrin ktu te shenum,do ta shikonit qe do rrija si gentleman.:)
 

Sonia007

Papirus rex
Une nuk jam tamam ai person qe paraqitem ketu o sonia ne albforum e neper komente sepse nuk me njohin por po te kisha emrin ktu te shenum,do ta shikonit qe do rrija si gentleman.:)
Aftesia eshte te rrish gjithmone gentleman(kete nuk e bejne te gjithe)...Pse ty nuk te duket vetje Gentleman :O
 
Top