Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet?

Amour

Valoris scriptorum
A po por secili ka personalitet te dyfishte dhe atehere duhet ta ngacmosh ti nxjerresh fytyren e vertete...

Personalitetin e dyfishte e krijojne personat qe ne jeten e perditshme reale nuk kane mundur te jene si kane deshiruar, dhe kete personalitet e shfaqin ne virtualitet, apo ne ambjente shoqerore ku nuk njihen .
 

Hektor12

Locus omnem
Personalitetin e dyfishte e krijojne personat qe ne jeten e perditshme reale nuk kane mundur te jene si kane deshiruar, dhe kete personalitet e shfaqin ne virtualitet, apo ne ambjente shoqerore ku nuk njihen .
Per mua kudo e shfaqin , ne jeten reale mbase mund te duken te urte te qete ose edhe e kunderta ne virtualitet shfaqin ane qe nuk arrijne ne virtualitet
 

rikima

Forumium maestatis
Me kujtohet nje shprehje "Cdo njeri genjen por jepini atij nje maske dhe do jete i sinqerte".Asnje nuk hiqet per ate qe eshte ne te vertet sidomos sot ne keto kohe kur sinqeriteti nenvleresohet dhe mendoj se askujt nuk i duhet.Njerezit thjesht kane deshire te genjejne dhe te genjehen :( ndoshta jeta perballohet me lehte ne kete menyre.
 

Hope

dans ton coeur
Njeriu vendos mure mbrojtese rreth vetes, sepse nuk e perballon dot rrjedhen e natyres dhe botes jashte . Ne njeren ane, mendoj se njeriu nuk duhet te jepet ne teresi, ashtu si eshte, sepse raporti me njerez dhe rrethana te ndryshme ben qe ai te jap ne secilin raport vetem nga nje copez te tijen dhe jo gjithe qenien e tij. Ne anen tjeter, nga nje tjeter kendveshtrim, mendoj se njeriu duhet te jete me trim dhe ta mposhte brishtesine e tij. Njeriu duhet ta ngrise zerin, permes argumenteve te forta, per problemet qe e percjellin shoqerine tone. Njeriu duhet te flas me zerin e arsyes dhe te zemres. Njeriu duhet te guxoje ta shpalose boten e tij te brendshme, dhe jo te ndjeke gjithmone instiktin e turmes. Bota brenda nesh eshte nje oqean i pafund, qe pret te zbulohet nga ne. Kjo nuk do te thote te shpalosim sekretet tona, por te nxjerrim ne pah vecantite dhe atributet tona. Sepse nga aty buron gjithcka qe na perfaqeson neve.
 

Almaa'95

Papirus rex
Pershtaten me realitetin sa per sy e faqe. Sot njerezit e drejteperdrejte jane ata te cilen nuk pelqen nga shoqeria, largohen tutje! Ndaj zgjedhin te perfaqsojne nje Personazh (i cili nuk eshte shume larg asaj perfektes qe kane krijuar ne trurin e tyre). Pra, njeriu zgjedh te jete i pranueshem vetem per te kenaqur disa mendje te semura qe su pelqen realiteti qe kane. E trishtueshme!

Ja ketu ne forum psh une mund te zgjidhja te isha koketa qe kenaq te gjithe e i lyej me komplimenta, por zgjodha te isha e drejteperdrejte/e papelqyer, ama VETVETJA :)
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
sepse po te ishte sic paraqitet do te ishte robot. :) une mendoj se njeriu eshte ashtu sic paraqitet. jemi ne qe e shikojme me dyshim.
 

joetisti_

Locus omnem
kete pyetje e ben nje njeri? Nese personi qe pyet mendon se eshte ndryshe, ndryshe eshte edhe ai per te cilin dyshohet.
 

joetisti_

Locus omnem
Sepse mendon se eshte i brishte dhe keshtu e marrin neper kembe. Dhe secili per vete e mendon keshtu. Sikur te kishte te bente me luane... Me njerez ka te beje po aq te brishte sa ai.

Njeriu nuk kuptohet nga ato qe thote. Edhe kur mundohesh te shpjegosh gjithcka, s'te kuptojne. Edhe kur genjen ne menyre te perktryesh, kuptohesh. Frike nga asgje. Por frika lind edhe vdes me ne.
 

joetisti_

Locus omnem
Thjeshtesia te ndihmon. Pa perjashtuar askend, te gjithe bejme apo themi dicka qe s'eshte e jona. Duam te japim pershtypjen se jemi me te zote nga c'jemi. Kjo per te fituar dicka me shume nga ajo qe pretendojme te marrim, ne shoqeri, ne dashuri ejt. Por thjeshtesia te jep me shume sesa e kunderta. Madje edhe po te heqesh dicka nga ajo qe vertet di te besh apo te thuash, merr me shume sesa kur shton.
 

joetisti_

Locus omnem
njerezit e keq fshehin tradhtine dhe te keqen, te miret gjithashtu fshehin dicka sepse po te dalin hapur i prishet magjia asaj qe kane menduar te bejne, por fshehin miresine.
 
Top