Menstruacionet

E

enisa azoti

Guest
Re: Menstruacionet

Ibuprofeni eshte ilac shume i mire. Efektet anesore jane te pazakonshme. Megjithate, ibuprofeni mund te shkaktoje gastrit (lendim te stomakut), nefrit (lendim i veshkave), etj. Efektet e tilla te keqija zakonisht shfaqen pas perdorimit per kohe te gjate.

Me fjale te tjera, efektet anesore nuk mungojne.

Per grate shtatzana, ibuprofeni eshte 'kategori b', qe do te thote se studimet ne kafshe tregojne se s'ka rrezik, por studimet ne njerez per 3-mujorin e pare mungojne.
 
Sweety el

Locus omnem
Qe nga puberteti e deri te ndrrimi i viteve mitra pregaditet për te pranuar faren ne njërën vezë (kur femra jet shtatzene).

Nëse kjo nuk ndodh, vjen deri te gjakderdhja mujore (cikli mujor apo menstruacioni) qe me rregull zgjat 3 deri ne 5 ditë, Ne realitet një proces i natyrshem dhe me rregull pa probleme.
Mirëpo tek shumë femra kjo gjakderdhje e natyrshme qe drejtohet nga hormonet, mund te filloi disa ditë para kohe duke ndikuar negativisht ne ndjenjat e femres, siç jan: molisja, nervoziteti etj.
Gjithashtu edhe gjat ciklit te gjakderdhjes shumë femra ankohen ne: ndjenja jo te mira ne gjoks, crregullime ne lukth, zorre, dhimbje kokë, dhe shpine gjëra këto qe femren e bëjnë shumë me te pa aft për pune se sa ajo ne realitet është.
Faktor te shumte dhe te ndryshëm si p.sh. gjendja jo e mirë ekonomike (standardi i ulet) si dhe gjendja jo stabile psiqike mund te ndikojn ne ciklin mujor.
Gjat kësaj kohe ndjenjat e dhimbjeve jan gjithnji të ndryshme qe len te kuptoi se asnjë femër nuk I ka dhimbjet e njëjta me tjetrën (qe ka probleme rreth dhe gjat ciklit mujor).
 
Sweety el

Locus omnem
Ciklet mujore apo Menopauza (ndalja përfundimtare e periodave-mujoreve)

Jeta mesatare e një femre sot zgjat deri në 74 vite. Mujorja- e saj e fundit-manopauza paraqitet ndërmjet viteve 49-52 të jetës, megjithatë te disa femra më herët, e disa tjera bile edhe më vonë.
Kjo do të thotë se femrat jetojnë në jetën e tyre me një përqindje prej 25 vitesh në fazën e të ashtuquajturës menopauzë, e kur kihet parasysh se 100 vjet me par jeta e një femre ishte perafersisht 38 vite, në këtë moshë atëherë ajo (menopauza) e qon atë në breg të vorrit. Mbi këtë bazë menopauza është një fenomen i ri i caktuar.

Faza e ndryshimit-kalimit prej asaj të pjellshme biologjike në atë jo pjellore te secila femër pritet të paraqitet në rrethana mjaft negative. Kjo shpie në humbje të vetëbesimit. Frika e pritjes e personit që është duke e pritur këtë ndikon apo len pasoja në fazën – tranzitore-kalimtare, para se të paraqiten ndryshimet trupore dhe kjo gjendje e rëndon edhe më shumë atë ndjenjë të dhimbjeve për sëmundjen në pritje , të cilës femrat i frikohen.

Bota Perëndimore ka një qasje jo të natyrshme apo unike lidhur me moshën. Dikush frikohet nga mosha (nuk e tregon moshën e saktë) dhe nuk dihet pse. Temat si për shembull ndërrimi i jetës dhe vdekja, jeta në botën tjetër, feja, përvoja dhe mençuria do të mund t’i jepnin sens dhe kuptim jetës që do t’u hynte në shërbim. Rinia është një moshë e dëlirë, pa interesime të veçanta dhe njëherit e parehatshme.
Wilson-i ( nje gjinekolog amerikan) thotë:
Një femër në atë fazë (të menopauzës) është si „një e kastruar“. Andaj menopauza „për çdo femër paraqet një tragjedi të tmerrshme, e cila ndikon në mënyrë shkatërruese në shëndetin dhe jetën e çdo femre“.

- Zhvillimi i personalitetit është një proces që zgjat sa vet jeta, dhe në çdo faze të tij ka obligime.
Në këtë fazë të jetës është fjala për vlerësimin e urtësisë në vend të fuqisë trupore, angazhimi në shoqëri në vend të seksualizimit- tërheqjes ndaj seksit në raportet njerëzore.

Në fund të fundit është dhënë mundësia për të parë a njohur partner të ri dhe më gjithpërfshirës psikikisht, të pashëm dhe kursimtar, me ndjenjë humori dhe i natyrshëm. Më tej duhet krijohet shprehi fleksibiliteti në vend të ndjenjes së varfërisë në raportet emocionale njerëzore dhe raportet tjera me rrethin; kur fëmijtë dalin nga shtëpia, emigrojnë apo thjesht largohen, atëherë te ato shfaqet një dëshirë e tyre për të vënë kontakt me njerëz tjerë. Më në fund në këtë moshë është me rëndësi më mirë të vrasim mendjen tonë për një punë të caktuar, se sa të qëndrojmë shpirtërisht të mbyllur dhe jo-elastik. Njeriu në këtë fazë të jetës duhet të jep përgjigje në shumë pyetje. Kjo mënyrë e qasjes është qetësuese , por është e ndërlidhur edhe me rreziqe dhe më nuk shtrohen pyetje tjera.
Gruaja që mund te mirëpret të mirën dhe përballon të keqen (lajmin e pikëlluar) thotë: “Ka qenë njeri i mirë!” pranon zhvillimin e saj personal dhe në mënyrë lajmet jo të preferuara dhe ato të gëzueshme në vitet që vijnë. Gratë e tilla lamë kuptuar qartazi , se duhet të bëjnë lëvizje trupore dhe të angazhohen me diç psikikisht, por njëkohësisht të kenë zemër dhe kurajo për jetë të mëtejme. Ato kurrnjëherë nuk duhet të ndalin jetën e filluar , e as të ndalin fillimin e jetës.

-Çka paraqitet në manopauzë?
Te femra që ka hyrë në pubertitet , çdo 4 javë piqet apo zhvillohet një apo më shumë folikulë.Flluska e bardhë e pjekur prodhon hormone të gjinisë femrore, estrogjene. Ekzistojnë tri lloje te estrogjeneve: Më i rëndësishmi është estradioli dhe shërben për formimin e endomtriumit. Estroni kryesisht luan rol pas menopauzës dhe estrioli ndikon në mill(cipë si këllëf që mbështjell një muskul) dhe mitër në mënyrë të shkëlqyeshme. Kur fluska hidhet , e qeliza vezore e pleshme hapet, atëherë shpejt e krijon një të ashtuquajtur trupth të verdhë.
Atëherë në mënyrë të ngjashme hormoni i formuar i verdhë shndërrohet në progjestogen (Detyrë: shndërrmi sekrecial i mitrës në një fole më të mirë të vezës-qelizë.
Si pjekja –maturiteti i flluskave të vezeve, prodhimi i tyre i estrogjenit nga ana e tyre, vendi i tij, prodhimi i trupthave të verdhë nga hormonet e grumbulluara , me ndihmën e hipofizës dhe 2 hormoneve do të deponohet, prej të cilave hormoni i folikulit stimulues FSH, ngacmon rritjen e folikulit, ndërsa të tjerët lirojnë hormone luteotropike (LTH), dhe aktivizojnë bartjen-kërcimin e folikulit dhe nxisin formimin e trupave të verdhë nga hormenet.
Nëse vezorja nuk pllehet, atëherë trupi i verdhë shkatërrohet, ndalet prodhimi i hormoneve, ndërsa mykozën e membranës së mitrës e kaplon gjakderdhja.
Gjatë menopauzës vezorët janë gjithnjë e më tepër më pak të ndieshëm ndaj ndërhyrjeve të hormoneve të hipofizës. Rrallë herë piqet flluska e vezëve derisa mos të zhduken-paraqiten folikulet kurrnjëherë. Në mënyrë të ngjashme bie prodhimi i estrogjenve dhe të trupave të verdhë të hormoneve.Gjakderdh ja paraqitet rrallë herë, shpesh herë e dobët ose fortë, për shkak se veprimi i dy hormoneve nuk është i harmonizuar më në endomtrium.

Që në fillim të vitit të 40 te shumë femra fillon të ndalet prodhimi i estrogjenve. Njëkohësisht fillojnë të paraqiten dhimbjet dhe ngritja e shtypjes së gjakut. Pas afro 6 viteve vie mujorja e fundit (menopauza). Por vetëm pas 6 viteve bie niveli i formimit të estrogjenit në vlera më të ulta, i cili mbetet gjatë tërë kohës së moshës së shtyer. Njëkohësisht sipas rregullit zhduken simptomet e klimaksit.

Menopauza në Evrope tash paraqitet mesatarisht gjatë moshës 49-52 vjet. Mirëpo ka femra të cilat i kanë mujoret pothuaj të rregullta gjer në moshën 53 apo 55 vjeçare. Përgjithësisht te femrat që e pijnë duhanin sa ma shumë duhan që pijnë, aq ma herët paraqitet menopauza.

Koha para ndaljes së formimit të estrogjeneve deri në menopause quhen paramenopauzë-paraklimaks. Koha prej paraqitjes së menopauzës deri te ndalja e prodhimit të estrogjenit në vezore, quhet postmenopauza. Pra para- dhe postmenopauza quhen klimaks ose ndërrim moshe

Në fazën e pubertitetit vezoret formojnë edhe hormone mashkullore- androgjene. Në kohën e klimaksit si në vezore ndalet prodhimi si estrogjeneve poashtu edhe androgjeneve, megjthatë prodhimi i estrogjeneve ndalet më shpejt deri te ndalja e tërësishme e sekrecionit të estrogjeneve. Kështu që vezorja në postmenopauzë ka nevojë në veçanti për gjëndra të androgjenit. Këta androgjen tejet të rëndësishëm te femrat e vjetra shkaktojnë paraqitjen e vetive të njohura të meshkujve të moshuar. Ju bien flokët dhe iu tëhollohen, por qimet ju rriten në vende të padëshruara, si në krah, këmbë, e mbi të gjitha përmbi buzë- në mustaqe dhe zëri i tyre bëhet i trashë.
Sasi e vogël e mbetur e prodhimit të estrogjenit te femrat e mplakura e ka burimin nga indet nëndhjamore, në të cilat androgjenet shndërrohen në estrogjene.Te femrat me peshë të madhe trupore formohet një sasi e madhe e estrogjenve me të shprehura me indet dhjamore nënlëkurore si te gratë e holla-dobëta, jo ciklike si në fazën e pjekurisë seksuale, por pa fluktuime të nivelit të vazhdueshëm.

Sweety el

Locus omnem
* Ankesat-dhimbjet psihosomatike

Rënia e pasqyrës së estrogjenit shkakton paraqitjen e ankesave (të djersistjes, skuqjes në fytyrë, pengesave në gjumë dhe marramendjes) dhe ankesa psikonervoze (labilitet disponimi, nervozizëm, mungesë koncentrimi, humbje fuqie, frikë, depresion, aktivitet të stërngarkuar dhe ankth).

Këto dukuri zhduken në mënyrë të mrekulluar, nëse merr fund rënia e estrogjenit.

Mungesa e estrogjenit shkakton, përveq tjerash, veti prapavajtëse - retrograde, si për shembull tkurrje e organve seksuale dhe të gjoskit, mosmbajtje të urinës, rrudhje të lëkurës dhe thyeshmëri të eshtrave).

Trajtimi i estrogjenve ndihmon në ndërrimin e disponimit, nervozizmit, harresën, mungesën e koncentrimit, inflamacioneve të millit, artrozës në lëkurë dhe gjoks dhe mbi të gjitha ndryshimet sklerotike në arterie me sëmundjet e tyre pasuese siç është infrakti kardiak dhe apopleksia (humbje e menjëhershme e vetëdijës nga hemorrogjia në tru ose bllokimi i arterieve).

Shkaqet psikologjike të dhimbjeve nga klimaksi

Ato qëndrojnë për shembull në mbi-identifikim me një trup të ri atraktiv. Faza kalimtare shfaqet dukshëm dhe shpie në depresione.

Shkaqet tjera qëndrojnë në përpjekje të ikjes nga sëmundja në bazë të situates së stërngarkuar dhe të mosekzistimit të një strategjie për përballimin e saj. P.sh. fëmijët dalin nga shtëpia dhe femrës nuk i mbetet asnjë detyrë me rëndësi jetësore për ta bërë. Nëse e ka ndonjë burrë me sjellje patriarkale, i cili gjithashtu herët ka dalë në pension, nuk ka hobi , vetëm në shtëpi rrin dhe pret vetëm nga gruaja ta shërbej atë, apo që nuk mund ta ndihmojë veten kështu që pa ndihmën e saj ai ndjen uri aq të madhe edhe pse qëndron para frigoriferit të stërmbushur, atëherë ajo grua sëmuret.
Kjo është si një formë e njohur sociale dhe „e pafajshme“ e „grevës“ dhe nxit përqëndrim të vëmendjes dhe bashkëdhimbjes.

Mundësitë e terapisë

Terapia e të biseduarit, relaksim, shërimi stacionar

Kushtet sociale kulturore

Gratë e zëna me punë profesionale e konsiderojnë klimaksin si nivel i një faze të lirë kreative. Të femrat që mirren me profesion që kërkojnë aftësi mendore, shumë femra e përjetojnë nivelin më të lartë të aktivitetit kreativ vetëm gjatë menopauzës ose pas menopaouzës.
Natyrisht ato duhet ta ushtrojnë një profesion, i cili ju sjell atyre kënaqësi, ju mundëson kontakte të mira me njerëz dhe i kërkon ato, por nuk e tepron. Kjo më së shumti vlen për ato që jan të angazhuara në shumë profesione dhe me familje. Pjesëtarët e familjes duhet që të gjithë të angazhohen në punët e shtëpisë.
Mundësitë tjera për ta kaluar mirë fazën e menopauzës janë: angazhimi në lëmitë sociale apo kulturore.
Vlerësimi i menopauzës (dhe i ankesave të lidhur me te) varet nga niveli kulturor. Në një rreth kulturor në të cilin roli i femrës është i përqëndruar vetëm në lindje dhe rritje të fëmijve, menopauza do fuqishëm vetbesimin e një gruaja të tillë. Në rrethet kulturore (në Lindje të afërt dhe të largët), ku përfundimi i pjellesshmërisë është i ndërlidhur me një ngritje të statusit shoqëror, menopauza te femrat zgjat normalisht.

Kohëzgjatja, frekuenca dhe intensiteti i dhimbjeve dhe në çfarë kohe dhe kur paraqiten ato. Në mjediset me një gjendje të mirë sociale, menopauza konsiderohet si një ngjarje më pak kritikë,sesa në mjediset me gjendje jo aq të mirë sociale. Andaj edhe ankesat e paraqitura dallojnë ndërmjet këtyre mjediseve.

Lozja e shumfisht e roleve: Gratë pa fëmijë kanë gjithashtu ankesa dy herë më të mëdha dhe më të shpeshta nga menopauza, se sa ato me fëmijë në shtëpi para menopauzës. Në anën tjetër edhe angazhimi si dhe rolet e shumfishta me stërngarkim e shpiejnë gruan në situatë stresi. Fëmijët themelojnë familjen e tyre si dhe roli si vjehër. Prindërit e saj do të kenë nevojë për përkujdesje: kërkohet rol i motrës vet-sakrifikuese.

TERAPIA ME ILAQE MEDICINALE BIMORE

Ne kohën e Menopauzes si dhe te pasmenopauzes rekomandoj:

Rrenjen e bluar te bimes Tribul Mjeksore (Tribulus Terrestris)

Një gjysëm luge shumë e vogël qitet ne gote xhami 2-3 dl dhe mbushet me ujë te pishem dhe te vaket, përzihet mirë dhe pihet një herë ne megjes para ushqimi ne kohezgjatje për 6 jave....TERAPIA ME ILAQE MEDICINALE BIMORE

Ne kohën e Menopauzes si dhe te pasmenopauzes rekomandoj:

Rrenjen e bluar te bimes Tribul Mjeksore (Tribulus Terrestris)

Një gjysëm luge shumë e vogël qitet ne gote xhami 2-3 dl dhe mbushet me ujë te pishem dhe te vaket, përzihet mirë dhe pihet një herë ne mëngjes para ushqimi ne kohezgjatje për 6 jave.

Verejtje: Edhepse përdorimi i Tribules Mjeksore si me lart (rrenja ne formë pluhuri) nuk shkakton efekte anesore, personat (femrat si dhe meshkujt) e moshes nën 15 vjeç nuk duhet ta përdorin!
 
S

selvete

Guest
Menstruacionet

:cry: :cry: :cry:

Ka nja 3 vite qe jam ne hall te madh me mujoret. Dhimbjet jane te hatashme deri ne humbje te vetedijes, te apetitit bile edhe deshires per te jetuar....pfffffff

Perdori pilulat Brufen, jane efektive por ne te njejten kohe shume te demshme dhe te forta per organizmin.

Ka ndonje ilaq tjeter popullor me pak te demshem per shendetin?

Mjeku thote se dhimbje te tilla jane normale. :shrug:

:mad:

D.
 
Elinda

Primus registratum
Miredita une jam elida vi nga shqiperia jam 13 vjeq dhe ka afro 2 muaj qe sme kan ardhur mensturuacionet mund te me tregoni qte bej ?
 
F

fatjon morrizi

Guest
Ciklet mujore apo Menopauza (ndalja përfundimtare e periodave-mujoreve)

Jeta mesatare e një femre sot zgjat deri në 74 vite. Mujorja- e saj e fundit-manopauza paraqitet ndërmjet viteve 49-52 të jetës, megjithatë te disa femra më herët, e disa tjera bile edhe më vonë.
Kjo do të thotë se femrat jetojnë në jetën e tyre me një përqindje prej 25 vitesh në fazën e të ashtuquajturës menopauzë, e kur kihet parasysh se 100 vjet me par jeta e një femre ishte perafersisht 38 vite, në këtë moshë atëherë ajo (menopauza) e qon atë në breg të vorrit. Mbi këtë bazë menopauza është një fenomen i ri i caktuar.

Faza e ndryshimit-kalimit prej asaj të pjellshme biologjike në atë jo pjellore te secila femër pritet të paraqitet në rrethana mjaft negative. Kjo shpie në humbje të vetëbesimit. Frika e pritjes e personit që është duke e pritur këtë ndikon apo len pasoja në fazën – tranzitore-kalimtare, para se të paraqiten ndryshimet trupore dhe kjo gjendje e rëndon edhe më shumë atë ndjenjë të dhimbjeve për sëmundjen në pritje , të cilës femrat i frikohen.

Bota Perëndimore ka një qasje jo të natyrshme apo unike lidhur me moshën. Dikush frikohet nga mosha (nuk e tregon moshën e saktë) dhe nuk dihet pse. Temat si për shembull ndërrimi i jetës dhe vdekja, jeta në botën tjetër, feja, përvoja dhe mençuria do të mund t’i jepnin sens dhe kuptim jetës që do t’u hynte në shërbim. Rinia është një moshë e dëlirë, pa interesime të veçanta dhe njëherit e parehatshme.
Wilson-i ( nje gjinekolog amerikan) thotë:
Një femër në atë fazë (të menopauzës) është si „një e kastruar“. Andaj menopauza „për çdo femër paraqet një tragjedi të tmerrshme, e cila ndikon në mënyrë shkatërruese në shëndetin dhe jetën e çdo femre“.

- Zhvillimi i personalitetit është një proces që zgjat sa vet jeta, dhe në çdo faze të tij ka obligime.
Në këtë fazë të jetës është fjala për vlerësimin e urtësisë në vend të fuqisë trupore, angazhimi në shoqëri në vend të seksualizimit- tërheqjes ndaj seksit në raportet njerëzore.

Në fund të fundit është dhënë mundësia për të parë a njohur partner të ri dhe më gjithpërfshirës psikikisht, të pashëm dhe kursimtar, me ndjenjë humori dhe i natyrshëm. Më tej duhet krijohet shprehi fleksibiliteti në vend të ndjenjes së varfërisë në raportet emocionale njerëzore dhe raportet tjera me rrethin; kur fëmijtë dalin nga shtëpia, emigrojnë apo thjesht largohen, atëherë te ato shfaqet një dëshirë e tyre për të vënë kontakt me njerëz tjerë. Më në fund në këtë moshë është me rëndësi më mirë të vrasim mendjen tonë për një punë të caktuar, se sa të qëndrojmë shpirtërisht të mbyllur dhe jo-elastik. Njeriu në këtë fazë të jetës duhet të jep përgjigje në shumë pyetje. Kjo mënyrë e qasjes është qetësuese , por është e ndërlidhur edhe me rreziqe dhe më nuk shtrohen pyetje tjera.
Gruaja që mund te mirëpret të mirën dhe përballon të keqen (lajmin e pikëlluar) thotë: “Ka qenë njeri i mirë!” pranon zhvillimin e saj personal dhe në mënyrë lajmet jo të preferuara dhe ato të gëzueshme në vitet që vijnë. Gratë e tilla lamë kuptuar qartazi , se duhet të bëjnë lëvizje trupore dhe të angazhohen me diç psikikisht, por njëkohësisht të kenë zemër dhe kurajo për jetë të mëtejme. Ato kurrnjëherë nuk duhet të ndalin jetën e filluar , e as të ndalin fillimin e jetës.

-Çka paraqitet në manopauzë?
Te femra që ka hyrë në pubertitet , çdo 4 javë piqet apo zhvillohet një apo më shumë folikulë.Flluska e bardhë e pjekur prodhon hormone të gjinisë femrore, estrogjene. Ekzistojnë tri lloje te estrogjeneve: Më i rëndësishmi është estradioli dhe shërben për formimin e endomtriumit. Estroni kryesisht luan rol pas menopauzës dhe estrioli ndikon në mill(cipë si këllëf që mbështjell një muskul) dhe mitër në mënyrë të shkëlqyeshme. Kur fluska hidhet , e qeliza vezore e pleshme hapet, atëherë shpejt e krijon një të ashtuquajtur trupth të verdhë.
Atëherë në mënyrë të ngjashme hormoni i formuar i verdhë shndërrohet në progjestogen (Detyrë: shndërrmi sekrecial i mitrës në një fole më të mirë të vezës-qelizë.
Si pjekja –maturiteti i flluskave të vezeve, prodhimi i tyre i estrogjenit nga ana e tyre, vendi i tij, prodhimi i trupthave të verdhë nga hormonet e grumbulluara , me ndihmën e hipofizës dhe 2 hormoneve do të deponohet, prej të cilave hormoni i folikulit stimulues FSH, ngacmon rritjen e folikulit, ndërsa të tjerët lirojnë hormone luteotropike (LTH), dhe aktivizojnë bartjen-kërcimin e folikulit dhe nxisin formimin e trupave të verdhë nga hormenet.
Nëse vezorja nuk pllehet, atëherë trupi i verdhë shkatërrohet, ndalet prodhimi i hormoneve, ndërsa mykozën e membranës së mitrës e kaplon gjakderdhja.
Gjatë menopauzës vezorët janë gjithnjë e më tepër më pak të ndieshëm ndaj ndërhyrjeve të hormoneve të hipofizës. Rrallë herë piqet flluska e vezëve derisa mos të zhduken-paraqiten folikulet kurrnjëherë. Në mënyrë të ngjashme bie prodhimi i estrogjenve dhe të trupave të verdhë të hormoneve.Gjakderdh ja paraqitet rrallë herë, shpesh herë e dobët ose fortë, për shkak se veprimi i dy hormoneve nuk është i harmonizuar më në endomtrium.

Që në fillim të vitit të 40 te shumë femra fillon të ndalet prodhimi i estrogjenve. Njëkohësisht fillojnë të paraqiten dhimbjet dhe ngritja e shtypjes së gjakut. Pas afro 6 viteve vie mujorja e fundit (menopauza). Por vetëm pas 6 viteve bie niveli i formimit të estrogjenit në vlera më të ulta, i cili mbetet gjatë tërë kohës së moshës së shtyer. Njëkohësisht sipas rregullit zhduken simptomet e klimaksit.

Menopauza në Evrope tash paraqitet mesatarisht gjatë moshës 49-52 vjet. Mirëpo ka femra të cilat i kanë mujoret pothuaj të rregullta gjer në moshën 53 apo 55 vjeçare. Përgjithësisht te femrat që e pijnë duhanin sa ma shumë duhan që pijnë, aq ma herët paraqitet menopauza.

Koha para ndaljes së formimit të estrogjeneve deri në menopause quhen paramenopauzë-paraklimaks. Koha prej paraqitjes së menopauzës deri te ndalja e prodhimit të estrogjenit në vezore, quhet postmenopauza. Pra para- dhe postmenopauza quhen klimaks ose ndërrim moshe

Në fazën e pubertitetit vezoret formojnë edhe hormone mashkullore- androgjene. Në kohën e klimaksit si në vezore ndalet prodhimi si estrogjeneve poashtu edhe androgjeneve, megjthatë prodhimi i estrogjeneve ndalet më shpejt deri te ndalja e tërësishme e sekrecionit të estrogjeneve. Kështu që vezorja në postmenopauzë ka nevojë në veçanti për gjëndra të androgjenit. Këta androgjen tejet të rëndësishëm te femrat e vjetra shkaktojnë paraqitjen e vetive të njohura të meshkujve të moshuar. Ju bien flokët dhe iu tëhollohen, por qimet ju rriten në vende të padëshruara, si në krah, këmbë, e mbi të gjitha përmbi buzë- në mustaqe dhe zëri i tyre bëhet i trashë.
Sasi e vogël e mbetur e prodhimit të estrogjenit te femrat e mplakura e ka burimin nga indet nëndhjamore, në të cilat androgjenet shndërrohen në estrogjene.Te femrat me peshë të madhe trupore formohet një sasi e madhe e estrogjenve me të shprehura me indet dhjamore nënlëkurore si te gratë e holla-dobëta, jo ciklike si në fazën e pjekurisë seksuale, por pa fluktuime të nivelit të vazhdueshëm.
 
E

elseida

Guest
doktor kisha nje pytje.
dua te bej muaj e mjaltit,dhe gjate kohes se pushimeve me bije qe te jeme me mestruacione,
qfar ilaqesh mund te pi,qe ti ndaloj gjate kohes qe jam me pushime dhe a do kem efekte ansore.
Pres pergjigjen tuaj.
Faleminderit..
 
E

elsuida

gangsterja

Primus registratum
Shkaktohen dhe nga problemet dhe nga stresi.Diku kam lexuar se kur menstruacione jane te shumta dhe ke shume dhimbje luftojne per nje femije.Do te ishte mire te konsultoheshe me nje gjineologe dhe te ndjekesh keshillat e asaj,mos u merzit aq shume.
 
Top