Re: Menstruacionet
Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Une nga ana fizike nuk vuaj shume prej tyre, por nga ana psiqike behem e rrezikshme. /pf/images/graemlins/laugh.gif
[/qb]
edhe une.
Dua, ki parasysh se menstruacion do te thote:
1. Humbje gjaku.
2. Crregullim hormonesh qe kontrollojne kete humbje gjaku. Me pak fjale, duhet te ndryshoje dicka ne hormonet e tua qe t'i jepet urdhri mitres te filloje te tkurret per te nxjerre gjakun.
Humbja e gjakut do te thote oksigjenim me te paket te qelizave te trupit, dmth lodhje me te madhe se zakonisht per te njejten pune. Patjeter ato dite duhet te hash me shume se zakonisht. Mire eshte te:
1. Marresh
hekur nga farmacia . Ka edhe prodhime me hekur dhe acid folik bashke, qe jane akoma me te mira. Kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do te te rendoje shume.
2. Hash ushqime qe permbajne shume hekur, si p.sh.
mish te kuq (vici me mire, sepse ka me shume hekur se qengji dhe derri). Kush thote se mishi eshte antihigjenik, ka problem ne mendje. Ne jemi krijuar prej mishit dhe asnje gje tjeter nuk mundet ta zevendesoje ate. Edhe vezet kane hekur, edhe groshet, edhe fasulet, por trupi nuk e thith hekurin e tyre aq lehte sa thith hekurin e mishit. Eshte gjetur se nga nje kokerr veze, e cila eshte e pasur me hekur, zorra jone arrin te thithe vetem 3% (!), ndersa nga nje thele mish 40%, sepse mishi ka hemosferine, ashtu sic ka edhe gjaku yne. Pra, mos bej prova me shendetin tend ato dite. Po nuk hengre mish, do kalosh ne anemi.
3. Pish nje gote
portokall te shtrydhur para se te marresh hekurin apo para se te hash nje ushqim qe permban shume hekur. Portokalli ka shume vitamine C, e cila eshte e domosdoshme per thithjen e hekurit nga trupi.
4. Hash
perime ngjyre jeshile , sepse permbajne acid folik, i cili gjithashtu ndihmon ne thithjen e hekurit nga trupi.
5. Te
mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me
hekur (p.sh. mish) me nje ushqim te pasur me
kalcium (p.sh. qumesht ose djathe). Eshte vertetuar se zorra mundet te thithe ose hekur, ose kalcium. Nqs i ka te dyja ne te njejten kohe, nuk thith asnjeren plotesisht, plus qe te fryhet barku dhe vonesohet shume tretja.
6. Ha patjeter
cokollate gjate menstruacioneve, sepse permban hekur dhe magnesium, ato gjera qe trupi i humbet me gjakun e ikur. Mjeket thone se cokollata pa qumesht (bitter) eshte shume me e ushqyeshme se ajo me qumesht. Sa me e erret te jete, aq me shume magnez permban.
Tani, ne lidhje me crregullimin e hormoneve, ky sjell si pasoje 1.ashpersimin e muskujve dhe 2. nervozitetin.
Keshtu p.sh. ke deshire te qash, te bertasesh apo edhe te godasesh ato dite. Kjo ndodh per shkak te progesteronit, nqs e mbaj mend. Kjo hormone eshte e domosdoshme qe te "irritoje" mitren (e cila eshte nje muskul i madh) qe te filloje tkurrjet. Mirepo e keqja eshte se irriton te gjithe sistemin nervor, per pasoje te gjithe muskujt e trupit si dhe anen emocionale.
Per te qetesuar sistemin nervor dhe muskujt, te keshilloj te pish caj
1.
Kamomili
2.
Crataegus (nuk e di si i thone ne shqip kesaj bime. eshte nje bime qe mjeket e keshillojne kryesisht per zemren, por eshte e shkelqyer per qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor).
3.
Rozmarine (rosemary ne anglisht).
Te treja keto bime kane disa veti te perbashketa. E para, rregullojne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per pasoje, bejne te ndiejme me pak lodhjen dhe ndalojne dhimbjen e kokes. E dyta, qetesojne nervat kur ndjehemi te merzitur. E treta, qetesojne muskujt dhe mitren.
Te keshilloj te pish nje nga keto te treja patjeter. Rozmarina eshte me e mire per problemet gjinekologjike, ne vecanti per stabilizimin e ciklit.
Mos i ler ne asnje menyre te
ziejne . Ne fillim ziej ujin, dhe, pasi te kete filluar te valoje, hiqe nga zjarri, hidhi brenda barishten qe do ti, mbuloje me nje pjate te vogel filxhani dhe lere per rreth 5 minuta, qe vajrat eterike te mos avullojne. (Vajrat eterike te barishtes jane ato qe na bejne mire). Ne rastin e rozmarines, ate duhet ta lesh rreth 15-20 minuta, se eshte pak e ashper.