Menstruacionet

Dua

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Bambolina, Ibobrufen, Brufen, Ipren ose Ibuprofen ....eshte e njejta gje. Ato i perdor edhe une, por jane te demshme per organizem, sidomos nese i perdor cdo muaj dhe per nje kohe te gjate.


D.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Menstruacionet

Mos e mbushni barkun me ilace! Provoni cfare thote Mjeku Popullor. Gjithashtu, dhe kamomili eshte qetesues. Nje shoqja ime pinte kalcium me magnesum 10 dite perpara periodave dhe me thoshte se ka shume efekt qetesues. Gjithashtu, sasia e hekurit bie mjaft prandaj ha sa me shume spinq qe te marresh hekurin e duhur. Mungesa e hekurit per shkak te gjakderdhjes te jep shume shqetesime si nga ana shpirterore ashtu dhe keputje trupi e merrje mendsh.
 

cremaster

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] :cry: :cry: :cry:

Ka nja 3 vite qe jam ne hall te madh me mujoret. Dhimbjet jane te hatashme deri ne humbje te vetedijes, te apetitit bile edhe deshires per te jetuar....pfffffff

Perdori pilulat Brufen, jane efektive por ne te njejten kohe shume te demshme dhe te forta per organizmin.

Ka ndonje ilaq tjeter popullor me pak te demshem per shendetin?

Mjeku thote se dhimbje te tilla jane normale. :shrug:

:mad:

D. [/qb]
Normalisht, menstruacionet shoqerohen me dhimbje dhe parehati. Por keto lloj dhimbjesh nuk jane aq te forta sa qe te te bejne te ndiehesh kaq keq dhe te te humbasi deshira per te jetuar.

Kjo qe ke ti njihet si PMS (premenstrual syndrome; njihet edhe si PMDD - premenstrual dysphoric disorder). Shkaku nuk i dihet.

Trajtimi:
Ushtrim fizik
Diete e shendetshme, me pak kripe
Ndalim i duhanit
Ndalim i kafeines (kafe)
Gjume i rregullt
Pakesim i stresit
Ekspozim ndaj drites (plazh)

Trajtimi me barna

Per dhimbjet: paracetamol (tylenol) ose ibuprofen
Gjithashtu, vaji i bimes te quajtur 'evening primrose' (s'ia di emrin shqip) pakeson prodhimin e prostaglandinave qe shkaktojne dhimbje.

Antidepresantet mund te jene te dobishem nese simptomat emocionale dhe depresioni jane te dukshme. Mund te jepen edhe vetem ne djysmen e dyte te ciklit.

Gjetja e nje kontraceptivi oral te pershtatshem mund ta zgjidhi problemin (duhet te provosh disa kontraceptive, per me shume sesa nje muaj, sepse pothuaj te gjithe kontraceptivet orale japin simptoma te pakenaqshme ne muajin e pare).

Barna te tjera qe jane perdorur per PMS jane edhe danazoli, bromokriptina, dhe analoget e GnRH. Jane perdorur edhe diuretiket, sepse nje teori eshte qe lengjet e teperta i keqesojne simptomat e PMS-se. Kalciumi, vitaminat b6, e, triptofani, keshillohen nga disa, dhe nuk kane efekte anesore, prandaj provoji dhe shikoje vete nese japin efekt apo jo.

Ne fund, eshte e rendesishme qe te perjashtosh semundjet e tjera qe mund te jene te ngjashme me PMS (endometrioza, infeksionet pelvike, infeksionet urinare, semundjet e zorreve, problemet me gjeometrine e uterusit, etj.)
 

Dua

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Normalisht, menstruacionet shoqerohen me dhimbje dhe parehati. Por keto lloj dhimbjesh nuk jane aq te forta sa qe te te bejne te ndiehesh kaq keq dhe te te humbasi deshira per te jetuar.


Parehatia s'krahasohet me dhimbjet e kesaj 'semundjeje kaluese', keto jane dhimbje sikur te kishin hy 5 mace ne bark dhe te zihen se cila do me dale e para prej aty. Po mire normalisht se une nuk do vras veten per shkak te menstruacioneve...desha vetem te bej nje krahasim (mbase per te tjere eshte drastik :shrug: ) me ato qe perjetoj.

Flm per keshillen.

D.
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Menstruacionet

I bie sikur me pas Thyer Kemben ose Doren me Kto dhimbje qe ju po na thoni . Shyqyr Zotit qe na ka bo Meshkuj ...
 

cremaster

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb]
Parehatia s'krahasohet me dhimbjet e kesaj 'semundjeje kaluese', keto jane dhimbje sikur te kishin hy 5 mace ne bark dhe te zihen se cila do me dale e para prej aty. Po mire normalisht se une nuk do vras veten per shkak te menstruacioneve...desha vetem te bej nje krahasim (mbase per te tjere eshte drastik :shrug: ) me ato qe perjetoj.

Flm per keshillen.

D. [/qb]
Me nder qofsh. Prape dua ta perseris se dhimbjet normale jane normale. Dhimbjet normale qe shoqerojne menstruacionet nuk kane emer. Termi PMS perdoret kur dhimbjet e permuajshme e kalojne masen, e shqetesojne aq shume pacienten saqe ajo nuk mund te punoje ose jetoje normalisht. Shkaqet e tjera te dhimbjes duhet te jene perjashtuar.
 

Raif

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga Mjeku Popullor:
[qb]
Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] :cry: :cry: :cry:

Ka nja 3 vite qe jam ne hall te madh me mujoret. Dhimbjet jane te hatashme deri ne humbje te vetedijes, te apetitit bile edhe deshires per te jetuar....pfffffff

Perdori pilulat Brufen, jane efektive por ne te njejten kohe shume te demshme dhe te forta per organizmin.

Ka ndonje ilaq tjeter popullor me pak te demshem per shendetin?

Mjeku thote se dhimbje te tilla jane normale. :shrug:

:mad:

D. [/qb]
Me siguri ka.

Perdor nga kater caja ne dite (per 10 dite) nga bima Caj Mali
(latinisht Alchemilla Vulgaris, gjermanisht Frauenmantel, anglisht Lady's Mantle).
Pregaditja: Ne nje gote xhami 3 dl qitet gjysme luge (qe perdoret ne Kosove kur pihet caji i cejlonit apo i indise) e vogel me bimen e naltpermendur dhe pasi pervlohet me uje shume te val duhet me e kullue MENJIHERE me leterfilter te kafese ne gote tjeter.

Nese keni gjakderdhje te madhe, duhet perdorur 2 caja ne dite nga bima "Kalon s'kalon" per aq kohe sa gjakderdhja eshte normale(ky caj ne kete rast e ka efektin e menjihershem qe len te kuptoi se te njejten dite do te zvogelohet gjakderdhja konkretisht e eventualisht cajin ne fjale do ta perdoresh eventualisht edhe diten e neserme)
Pregaditja e ketij caji eshte e njejt si me lart. [/qb]
Une Ju dhash keshilla si mund ta zgjidhni problemin nga i cili vuani dhe Ju tani vetem duhet te veproni sipas rekomandimeve si me lart e diten e tret do te ndihen ashtu qe keni me fillua te harroni se ishit me dhimbje shqetsuese (sipas pershkrimit tuaj te problemit).
 

Genta

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] Bambolina, Ibobrufen, Brufen, Ipren ose Ibuprofen ....eshte e njejta gje. Ato i perdor edhe une, por jane te demshme per organizem, sidomos nese i perdor cdo muaj dhe per nje kohe te gjate.


D. [/qb]
uaaaaaaaa dua po cfare shqetesimesh sjell ibuprofen? :confused:
 

Trista

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Termi PMS nuk ka te beje me dhimbjet gjate menstruacioneve. PMS do te thote Premenstrual Syndrome, dhe ka te beje me cfare ndodh para menstruacioneve, dhe jo pergjate tyre. Ibuprofen-i s'ka si te jete i demshem, kur dhe mjeket ate keshillojne zakonisht. Pastaj dy hapje qe merr ne muaj s'e besoj te kene efekte katastrofike ne shendet. Ibuprofeni esht i demshem kur je shtatzene, po. Po per raste te tjera s'e di. Gjithe Amerika e perdor sepse ibuprofeni esht perberesi kryesor i Advil gje qe merret nga njerezit kur kane dhimbje te shkaktuara nga te ftohtit, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, arthriti etj...S'ma ha mendja te jete i rrezikshem.
 

cremaster

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga Belinda.:
[qb] PMS do te thote Premenstrual Syndrome, dhe ka te beje me cfare ndodh para menstruacioneve, dhe jo pergjate tyre.[/qb]
Edhe pse e ka emrin 'premenstrual', simptomat e PMS-se mund te zgjasin edhe gjate menstruacioneve. Dhe ne anen tjeter, shume femra qe ankohen dhe thone se kane dhimbje prej menstruacioneve, faktikisht i kane dhimbjet qe perpara menstruacioneve. Meqenese PMS ka simptoma emocionale (depresion, suicide ideation), mua me shkoi mendja menjehere tek PMS. Ibuprofeni eshte ilac efektiv per PMS gjithashtu.

Dicka tjeter qe duhej te kisha permendur ne pergjigjen pare eshte 'dismenorea' (angl. dysmenorrhea). Dismenorea do te thote 'dhimbje gjate periodes', pavaresisht nga shkaku. Shkaku mund te jete nje nga ato semundjet qe kisha permendur me pare (endometrioze, infeksion, polip, etj.), ose mund te mos kete ndonje shkak te ditur. Trajtimi prape eshte ibuprofen. Simptomat emocionale mungojne. Dhimbja mund te filloje para periodes, dhe zakonisht ndalon brenda 3 ditesh.

Ne praktike, per ta dalluar mire se kur fillojne dhe kur mbarojne dhimbjet, pacientet keshillohen te mbajne ditar - ne te cilin shenojne ditet e dhimbjeve dhe ditet e menstruacioneve.
 

cremaster

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga Belinda.:
[qb] Ibuprofen-i s'ka si te jete i demshem, kur dhe mjeket ate keshillojne zakonisht. Pastaj dy hapje qe merr ne muaj s'e besoj te kene efekte katastrofike ne shendet. Ibuprofeni esht i demshem kur je shtatzene, po. [/qb]
Ibuprofeni eshte ilac shume i mire. Efektet anesore jane te pazakonshme. Megjithate, ibuprofeni mund te shkaktoje gastrit (lendim te stomakut), nefrit (lendim i veshkave), etj. Efektet e tilla te keqija zakonisht shfaqen pas perdorimit per kohe te gjate.

Me fjale te tjera, efektet anesore nuk mungojne.

Per grate shtatzana, ibuprofeni eshte 'kategori b', qe do te thote se studimet ne kafshe tregojne se s'ka rrezik, por studimet ne njerez per 3-mujorin e pare mungojne.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Menstruacionet

Une s'e kuptoj çfare dreqin kini qe ankoheni per menstruacionet ju femrat?! /pf/images/graemlins/wink.gif
Kur zoti perzuri Adamin dhe Even nga parajsa dha edhe denimet:
- Ti Adam, do ta paguash denimin me djersen e ballit! - tha.
- Ti Eva, do ta paguash denimin me gjakun e trupit tend, por...ME KESTE MUJORE!
Siç e shikoni jini me te fituara nga ne, sepse edhe zoti ju ka bere favor, ndaj mos u ankoni.
Do te me pelqente te dija se si i quani ne zhargonin tuaj menstruacionet, sepse jam i bindur qe kini nje fjale te veçante. Psh, shoqet e mia thoshin: kam filluar po ziej salce. Ose me kane ardhur KRUSHKAT.
Ne Itali vajzat i quajne menstruacionet MARKEZI.
me sa di, vajzat gjermane i quajne: mbreti i kuq.
Po ju?
 
Re: Menstruacionet

Po ziej salce /pf/images/graemlins/laugh.gif :lol: :lol: :lol: :lol:

Kjo shprehje ftillon plotesisht ndienjat e mia.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Menstruacionet

Meqe behet fjale per menstruacionet :a ka ndokush noj informacion per menstruacionet tek kafshet?Si mund ti perjetojne....?
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] Ka nja 3 vite qe jam ne hall te madh me mujoret. Dhimbjet jane te hatashme deri ne humbje te vetedijes, te apetitit bile edhe deshires per te jetuar....pfffffff
[/qb]
I behet dermani nepermjet birth control pills. Nese je sexually active, aq me mire akoma se i perdor pilulat per dy funksione te ndryshme.

Pas 2-3 muajsh se marri pilulat, periodat normalizohen dhe ke me pak dhimbje. Nderkohe mund te marresh Advil i cili nuk eshte i demshem nese merr 5-6 pilula ne muaj.
 

Raif

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] Meqe behet fjale per menstruacionet :a ka ndokush noj informacion per menstruacionet tek kafshet?Si mund ti perjetojne....? [/qb]
Ketu flitet per Trupin dhe Shendetin e njeriut e jo te kafsheve. ok?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Menstruacionet

Me thene te drejten une nuk i dua kontraceptivet dhe jam shume dyshuese ndaj tyre. Te gjitha vajzat/grate qe njoh dhe i perdorin kane problem me mbipeshen. Kusherira ime se fundi filloj ti perdori u fry si nje tullumbace ne nje kohe shume te shkurter.
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Me thene te drejten une nuk i dua kontraceptivet dhe jam shume dyshuese ndaj tyre. Te gjitha vajzat/grate qe njoh dhe i perdorin kane problem me mbipeshen. Kusherira ime se fundi filloj ti perdori u fry si nje tullumbace ne nje kohe shume te shkurter. [/qb]
care lezeti:)
 

cremaster

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Me thene te drejten une nuk i dua kontraceptivet dhe jam shume dyshuese ndaj tyre. Te gjitha vajzat/grate qe njoh dhe i perdorin kane problem me mbipeshen. Kusherira ime se fundi filloj ti perdori u fry si nje tullumbace ne nje kohe shume te shkurter. [/qb]
Puna me kontraceptivet eshte keshtu: ne muajin e pare pothuaj te gjitha femrat qe i provojne kontraceptivet kane probleme me to: ose shtojne peshe, ose humbin peshe, ose kane dhimbje koke, ose kane dhimbje barku, etj. Prandaj duhet t'i provosh per me shume se nje muaj.

Nese edhe pas muajit te pare vazhdon te ndiehesh keq, nderroje llojin e tabletes kontraceptive. Provo nje marke tjeter. Jo te gjitha tabletat kontraceptive jane njesoj me njera tjetren. Ato ndryshojne nga lloji i hormonnit qe kane, si dhe nga sasia e perberesve, fakti nese doza eshte e ndrysueshme gjate ciklit ose jo, etj.

Me fjale te tjera, pothuaj cdo femer mund te gjeje nje tablete qe i pelqen - por duhet te kerkoje ca.
 

Dua

Primus registratum
Re: Menstruacionet

Mjeku popullor, caji i malit nuk ndikoi asgje kete muaj, mos duhet me shume kohe per efekt? Psh 2-3 muaj? :confused:


D.
 
Top