Ciklet mujore apo Menopauza (ndalja përfundimtare e periodave-mujoreve)
Jeta mesatare e një femre sot zgjat deri në 74 vite. Mujorja- e saj e fundit-manopauza paraqitet ndërmjet viteve 49-52 të jetës, megjithatë te disa femra më herët, e disa tjera bile edhe më vonë.
Kjo do të thotë se femrat jetojnë në jetën e tyre me një përqindje prej 25 vitesh në fazën e të ashtuquajturës menopauzë, e kur kihet parasysh se 100 vjet me par jeta e një femre ishte perafersisht 38 vite, në këtë moshë atëherë ajo (menopauza) e qon atë në breg të vorrit. Mbi këtë bazë menopauza është një fenomen i ri i caktuar.
Faza e ndryshimit-kalimit prej asaj të pjellshme biologjike në atë jo pjellore te secila femër pritet të paraqitet në rrethana mjaft negative. Kjo shpie në humbje të vetëbesimit. Frika e pritjes e personit që është duke e pritur këtë ndikon apo len pasoja në fazën – tranzitore-kalimtare, para se të paraqiten ndryshimet trupore dhe kjo gjendje e rëndon edhe më shumë atë ndjenjë të dhimbjeve për sëmundjen në pritje , të cilës femrat i frikohen.
Bota Perëndimore ka një qasje jo të natyrshme apo unike lidhur me moshën. Dikush frikohet nga mosha (nuk e tregon moshën e saktë) dhe nuk dihet pse. Temat si për shembull ndërrimi i jetës dhe vdekja, jeta në botën tjetër, feja, përvoja dhe mençuria do të mund t’i jepnin sens dhe kuptim jetës që do t’u hynte në shërbim. Rinia është një moshë e dëlirë, pa interesime të veçanta dhe njëherit e parehatshme.
Wilson-i ( nje gjinekolog amerikan) thotë:
Një femër në atë fazë (të menopauzës) është si „një e kastruar“. Andaj menopauza „për çdo femër paraqet një tragjedi të tmerrshme, e cila ndikon në mënyrë shkatërruese në shëndetin dhe jetën e çdo femre“.
- Zhvillimi i personalitetit është një proces që zgjat sa vet jeta, dhe në çdo faze të tij ka obligime.
Në këtë fazë të jetës është fjala për vlerësimin e urtësisë në vend të fuqisë trupore, angazhimi në shoqëri në vend të seksualizimit- tërheqjes ndaj seksit në raportet njerëzore.
Në fund të fundit është dhënë mundësia për të parë a njohur partner të ri dhe më gjithpërfshirës psikikisht, të pashëm dhe kursimtar, me ndjenjë humori dhe i natyrshëm. Më tej duhet krijohet shprehi fleksibiliteti në vend të ndjenjes së varfërisë në raportet emocionale njerëzore dhe raportet tjera me rrethin; kur fëmijtë dalin nga shtëpia, emigrojnë apo thjesht largohen, atëherë te ato shfaqet një dëshirë e tyre për të vënë kontakt me njerëz tjerë. Më në fund në këtë moshë është me rëndësi më mirë të vrasim mendjen tonë për një punë të caktuar, se sa të qëndrojmë shpirtërisht të mbyllur dhe jo-elastik. Njeriu në këtë fazë të jetës duhet të jep përgjigje në shumë pyetje. Kjo mënyrë e qasjes është qetësuese , por është e ndërlidhur edhe me rreziqe dhe më nuk shtrohen pyetje tjera.
Gruaja që mund te mirëpret të mirën dhe përballon të keqen (lajmin e pikëlluar) thotë: “Ka qenë njeri i mirë!” pranon zhvillimin e saj personal dhe në mënyrë lajmet jo të preferuara dhe ato të gëzueshme në vitet që vijnë. Gratë e tilla lamë kuptuar qartazi , se duhet të bëjnë lëvizje trupore dhe të angazhohen me diç psikikisht, por njëkohësisht të kenë zemër dhe kurajo për jetë të mëtejme. Ato kurrnjëherë nuk duhet të ndalin jetën e filluar , e as të ndalin fillimin e jetës.
-Çka paraqitet në manopauzë?
Te femra që ka hyrë në pubertitet , çdo 4 javë piqet apo zhvillohet një apo më shumë folikulë.Flluska e bardhë e pjekur prodhon hormone të gjinisë femrore, estrogjene. Ekzistojnë tri lloje te estrogjeneve: Më i rëndësishmi është estradioli dhe shërben për formimin e endomtriumit. Estroni kryesisht luan rol pas menopauzës dhe estrioli ndikon në mill(cipë si këllëf që mbështjell një muskul) dhe mitër në mënyrë të shkëlqyeshme. Kur fluska hidhet , e qeliza vezore e pleshme hapet, atëherë shpejt e krijon një të ashtuquajtur trupth të verdhë.
Atëherë në mënyrë të ngjashme hormoni i formuar i verdhë shndërrohet në progjestogen (Detyrë: shndërrmi sekrecial i mitrës në një fole më të mirë të vezës-qelizë.
Si pjekja –maturiteti i flluskave të vezeve, prodhimi i tyre i estrogjenit nga ana e tyre, vendi i tij, prodhimi i trupthave të verdhë nga hormonet e grumbulluara , me ndihmën e hipofizës dhe 2 hormoneve do të deponohet, prej të cilave hormoni i folikulit stimulues FSH, ngacmon rritjen e folikulit, ndërsa të tjerët lirojnë hormone luteotropike (LTH), dhe aktivizojnë bartjen-kërcimin e folikulit dhe nxisin formimin e trupave të verdhë nga hormenet.
Nëse vezorja nuk pllehet, atëherë trupi i verdhë shkatërrohet, ndalet prodhimi i hormoneve, ndërsa mykozën e membranës së mitrës e kaplon gjakderdhja.
Gjatë menopauzës vezorët janë gjithnjë e më tepër më pak të ndieshëm ndaj ndërhyrjeve të hormoneve të hipofizës. Rrallë herë piqet flluska e vezëve derisa mos të zhduken-paraqiten folikulet kurrnjëherë. Në mënyrë të ngjashme bie prodhimi i estrogjenve dhe të trupave të verdhë të hormoneve.Gjakderdh ja paraqitet rrallë herë, shpesh herë e dobët ose fortë, për shkak se veprimi i dy hormoneve nuk është i harmonizuar më në endomtrium.
Që në fillim të vitit të 40 te shumë femra fillon të ndalet prodhimi i estrogjenve. Njëkohësisht fillojnë të paraqiten dhimbjet dhe ngritja e shtypjes së gjakut. Pas afro 6 viteve vie mujorja e fundit (menopauza). Por vetëm pas 6 viteve bie niveli i formimit të estrogjenit në vlera më të ulta, i cili mbetet gjatë tërë kohës së moshës së shtyer. Njëkohësisht sipas rregullit zhduken simptomet e klimaksit.
Menopauza në Evrope tash paraqitet mesatarisht gjatë moshës 49-52 vjet. Mirëpo ka femra të cilat i kanë mujoret pothuaj të rregullta gjer në moshën 53 apo 55 vjeçare. Përgjithësisht te femrat që e pijnë duhanin sa ma shumë duhan që pijnë, aq ma herët paraqitet menopauza.
Koha para ndaljes së formimit të estrogjeneve deri në menopause quhen paramenopauzë-paraklimaks. Koha prej paraqitjes së menopauzës deri te ndalja e prodhimit të estrogjenit në vezore, quhet postmenopauza. Pra para- dhe postmenopauza quhen klimaks ose ndërrim moshe
Në fazën e pubertitetit vezoret formojnë edhe hormone mashkullore- androgjene. Në kohën e klimaksit si në vezore ndalet prodhimi si estrogjeneve poashtu edhe androgjeneve, megjthatë prodhimi i estrogjeneve ndalet më shpejt deri te ndalja e tërësishme e sekrecionit të estrogjeneve. Kështu që vezorja në postmenopauzë ka nevojë në veçanti për gjëndra të androgjenit. Këta androgjen tejet të rëndësishëm te femrat e vjetra shkaktojnë paraqitjen e vetive të njohura të meshkujve të moshuar. Ju bien flokët dhe iu tëhollohen, por qimet ju rriten në vende të padëshruara, si në krah, këmbë, e mbi të gjitha përmbi buzë- në mustaqe dhe zëri i tyre bëhet i trashë.
Sasi e vogël e mbetur e prodhimit të estrogjenit te femrat e mplakura e ka burimin nga indet nëndhjamore, në të cilat androgjenet shndërrohen në estrogjene.Te femrat me peshë të madhe trupore formohet një sasi e madhe e estrogjenve me të shprehura me indet dhjamore nënlëkurore si te gratë e holla-dobëta, jo ciklike si në fazën e pjekurisë seksuale, por pa fluktuime të nivelit të vazhdueshëm.