Sikur Zoti te mos ekzistonte, a do ishte gjithcka e lejuar?

kurkushi

Primus registratum
Re: Sikur zoti te mos ekzistonte, do ishte gjithecka e lejuar?

Zoti asnjëherë gjer më sot nuk i është çfaqur njeriut që ai ta njohë dhe ta shohë.Monoteizmi e ka afruar disi konceptin mbi zotin më afër duke e ndarë nga zotërat e shumtë të fenomeneve natyrore,por asnjëherë nuk ka arrijtur ta dokumentojë këte Krijesë që nuk shihet,preket,ndjehet por vetëm imagjinohet.Ai apo ajo,Krijuesi/Krijuesja parafytyrohen në formën e njeriut nga njerëzit(ndoshta kafshët e mendojnë si kafshë etj)Asgjë s`ka të vërtetë as të pavërtetë njëkohësisht,sepse kështu është caktuar nga krijuesi-t!
Zoti asnjëherë nuk është çfaqur që t`i lejojë dikujt diçka apo t`i ndalojë!çdo kush ka të drejtë të bëjë çka mundet ta bëjë,sepse ndalesa dhe ligje të zotit që këte e ndalojnë nuk ka përpos ato njerëzore!
 

Vdeksh

Primus registratum
Re: Sikur zoti te mos ekzistonte, do ishte gjithecka e lejuar?

sikur zoti te mos ekzistonte,ne nuk do te ekzistonim,bota nuk do te ekzistonte,pra asgje nuk do te ekzistonte.
 

Eugidia

Primus registratum
Re: Sikur zoti te mos ekzistonte, do ishte gjithecka e lejuar?

Jo. Sic ka thene Aristoteli. Njerezit jane nga natyra kafshe politike, keshtu qe do te vendosnin ligje dhe faktikisht keshtu eshte. Ligjet, rregullat, normat, virtytet nuk i ka caktuar Zoti, por njerezit.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Sikur zoti te mos ekzistonte, do ishte gjithecka e lejuar?

Gjithcka eshte e lejuar, prandaj dhe zoti nuk ekziston.
 

artur_rusi

Primus registratum
Re: Sikur zoti te mos ekzistonte, do ishte gjithecka e lejuar?

hi
2 te anasjella perbejne nje te tere,nuk mendoj qe ka 2por vetem njesh.jezusi;misherimi i zotit tek njeriu.aka liri e bardha(apo e kuqja e vezes)brenda levozhges.kaq eshte levozhga e cila e mban nese do te ishte e lire sdo ta mbante?=josmund te jete se duhet ta mbaj(qellimi i saj)liria kufizohet brenda lirise qe dime ne (ku e dime qe ajo eshte liria absolute =zoti. nese s`existon zoti s`existon liria(ktu trajtohen si te anasjellta qe bejne nje te tere)
bye_...............?
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Sikur Zoti te mos ekzistonte, a do ishte gjithcka e lejuar?

Edhe keshtu c'do gje eshte e lejuar derisa te te kthehet spondi mrapa koke nese degjeneron
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Sikur Zoti te mos ekzistonte, a do ishte gjithcka e lejuar?

hah deri sa te ekzistonte "mashkulli"ose "adami"...do dilte ndonje gje...e prap se prap sdo ishim perfekt...
goofy.gif
 
S

Sad

Guest
Re: Sikur zoti te mos ekzistonte, do ishte gjithecka e lejuar?

Sikur Zoti te mos ekzistonte??? Fjalia nuk me pelqen per vete faktin sepse Zoti ne koncept eshte nje qenie qe dyshohet Soren Aabye Kierkegaard i pergjigjej keshtu: "Me shprehjen "te vertetojme ekzistencen e Zotit" vertetohet dyshimi per ekzistencen e tij" nejse nuk ngre as ul shume peshe ky definicion...
Persa i perket pyetjes do pergjigjesha me fjalet e Emil Michel Cioran: "Zoti ishte nje zgjidhje dhe... nuk do te gjejme asnjehere nje tjeter qe te na kenaqe kaq shume" ... mendoj se Zoti u krijua ne saje te nevojes se ligjit dhe kjo eshte pjesa e pamohueshme pozitive e njeriut. Ben Johnson shprehet keshtu: "Ishte vetem frika, qe ne fillimet e botes krijoi Zotet" ... dhe frika e anarshise solli ne bote Zotin ose ndryshe Ligjin.
 
S

Sad

Guest
Re: Sikur zoti te mos ekzistonte, do ishte gjithecka e lejuar?

Pasi qe tema eshte per teologji (fe) ateher te mundohemi te spjegojm ne menyren e teologve ose te heshtim me mir, e jo ti perdorim fjalet e filozofve ne lidhje me fe. sepse ata kan qen filozof e jo teolog, keshtu qdo fjal apo mendim e Filozofve ne lidhje me fe hudhet posht dhe as qe vlen fare, sepse fjalet e tyre jan ne baz te gjikes se ty e jo ne baze te argumentit shkencor apo teologjik.

Ndersa sa i perket fjales se Ben Johnsonit se ''Ishte vetem frika, qe ne fillimet e botes krijoi Zotet'' ateher kush e krioj frigen, dhe nga erdhi friga kur skishte as 'Zot' e as njeri??
Per kete arsye fjalt dhe mendimet e filozofve perball 'Zotit, shpirtit, vdekjes.. duhet te hudhen pas shpinde qe te gjitha mendimet e tyre ne lidhej me keto qeshtje, per arsye se ata nuk tregojn ne form te argumentit shkencor apo teologjik po tregojn ne baze te logjikes se tyre ;)
 

Megg

Carpe Diem
Zoti i ka lene te gjithe njerezit te pavarur,,,pra te veprojne sipas deshires se tyre dhe pa limite per te pare sa e besojme ne ate,,,,nqs ai nuk do egzistonte do te ishte nje bote e shthurur sepse askush nuk do kishte frike askend....
 

gurax

Pan ignoramus
Varet, varet. Psh dihet qe po te ecesh mbi llave, digjesh behesh hi komplet. Pra jemi ne rregull kur themi qe nuk eshte e lejuar te ecesh mbi llave. Dhe meriten e ka Zoti i Madhnueshem qe ekziston dhe ne ekzistencen e tij nuk lejon gjithcka, ku perfshihet dhe mos-lejimi i te ecurit mbi llave.

Bejme nje liste te gjerave qe nuk jane te lejuar. Diskutojme nese ka apo jo individe apo grupime individesh qe i bejne keto gjera te palejuara. Sikur zoti te ekzistonte, a do mund te beheshin keto gjera te paleejuara? ... nje sec ... me duket se u ngaterrova...
 

Hank

Valoris scriptorum
Varet, varet. Psh dihet qe po te ecesh mbi llave, digjesh behesh hi komplet. Pra jemi ne rregull kur themi qe nuk eshte e lejuar te ecesh mbi llave. Dhe meriten e ka Zoti i Madhnueshem qe ekziston dhe ne ekzistencen e tij nuk lejon gjithcka, ku perfshihet dhe mos-lejimi i te ecurit mbi llave.

Bejme nje liste te gjerave qe nuk jane te lejuar. Diskutojme nese ka apo jo individe apo grupime individesh qe i bejne keto gjera te palejuara. Sikur zoti te ekzistonte, a do mund te beheshin keto gjera te paleejuara? ... nje sec ... me duket se u ngaterrova...
Kam pershtypjen se pyetja eshte me shume ne planin moral!
Ndryshe: A do ekzistonte morali nese nuk do ekzistonte Zoti?
Po ironia?
 

gurax

Pan ignoramus
Po dhe po, per te dyja pyetjet. Per sa kohe ekzistojne emocionet, ekzistojne dhe pejsazhet e panumerta qe kompozohen prej tyre.
Megjithate, ndonese kjo pergjigje eshte e vlefshme, mbase e papelqyer nga shume veta, une prape mendoj se eshte pa vend, sepse pyetja eshte e pavend nese shihet ne nje kontekst me te gjere.

Duhet dhene me pare pergjigje e pyetjeve se cfare eshte morali? Cfare eshte e moralshme? Kane qene te moralshme para 2000 vjetesh ato qe sot ne quajme te moralshme? Po pas 2000 vjetesh? A eshte skllaveria e moralshme? A eshte e moralshme t'i japesh mikut gruan apo motren gjate nates? A eshte e moralshme sakrifica njerezore? A eshte e moralshme goditja me gure deri ne vdekje nese nje mashkull viziton Meken dhe nuk eshte bere synet? A eshte e moralshme uria ne disa vende Afrikane? A varet ekzistenca e ketyre moraleve relative nga ekzistenca ose jo e Zotit? Nese po, pse jane keto morale kaq te ndryshueshem ne hapesire dhe ne kohe?

Moralet i nderton shoqeria dhe i sherbejne funksionimit sa me te mire te saj. Ne kohe te ndryshme, ne vende te ndryshme, moralet jane te ndryshme per t'i sherbyer ekuilibrit shoqeror. Historia dhe eksperienca e njerezimit eshte e mbushur ne cdo sekonde me shembuj te panumert per kete gje.

Per mua pergjigja e temes eshte qe Jo, asnjehere nuk ka qene gjithcka e lejuar dhe nuk do te jete ndonjehere gjithcka e lejuar. Cfare lejohet dhe cfare jo do te jene te ndryshme ne kohe te ndryshme dhe vende te ndryshem, sidoqofte. Per te njejtat arsye qe kam permendur pak me lart.

Zotin lereni jashte ketyre fenomeneve njerezore. Ndryshimi i vetem nga prezenca e Tij eshte thellimi i ekspertizes ne artin e te folurit me vete.
 
A

Almita

Guest
Kam pershtypjen se pyetja eshte me shume ne planin moral!
Ndryshe: A do ekzistonte morali nese nuk do ekzistonte Zoti?
Po ironia?
sikur zoti te mos ekzistonte ,nuk do ekzistonim dhe ne sepse ai na krijoi .......
happy.png
 

gangsterja

Primus registratum
Feja eshte pune besimi.......gjithkushi e ka te qarte.Ai qe beson thote "se ekziston ne te vertete zoti"!!!!Nese zoti nuk do te ekzistonte do te kishim me shume liri."Jeta ime do te fiket kur te rilinde nje qenie e re."
 

Hektor12

Locus omnem
Po ato te ndalarat cilat jane. Zoti te jep te miren dhe te keqen, te tregon rrugen e drejte, dhe zgjedhja eshte totalisht e njeriut. Sduhet te mbaje ai pergjegjesite per zgjedhjet e tua se ai te ka dhene arsyen mbi te gjitha.
 
Top