Re: Dhuna ne Familje eshte si pasoj e mos besimit ne ALL-LLAHUN
Indulgence,
Une e shoh shume mire keqardhjen tende per pakistanezen. Po kjo nuk duhet qe te shtyje te flasesh keq per vargjet Kur'anore. Nuk duhet te shtyje te citosh vargjet e Kur'anit dhe te genjesh perreth tyre. Ne te vertete feja Islame ka ardhur per ndihmen e njerezve qe ti ndien keqardhje dhe jo per shtypjen e tyre.
Nuk eshte faji i fese Islame apo faji i Kur'anit qe disa njerez jane neglizhent ndaj ndjekjes se ligjeve dhe te drejtave te dhena nga Zoti per cdo gjallese. Por eshte faji i vete atyre njerezve. Pra per kete gje Kur'ani ka ardhur qe te ndryshoje zemrat, te rrisi pergjegjesine e njeriut ndaj Krijuesit te tij, dhe friken ndaj Krijuesit te tij qe fatmiresisht keta njerez te lene shtypjen e tjereve dhe te udhezohen ne rruge te drejte.
Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, mdaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë. (Kur'an 7:33)
Me duket ca cudi se e krijoni uren midis aktet dhe veprimet e nje njeriu dhe etiketen qe mban nje njeri. Po ta shpjegoi ca shkoqitur qe ta marresh vesh me shembullin qe solle. Thua 'pakistaneze' e tani ne duhet te mendojme se pakistaneze = muslimane, se nuk lexoj ndonje gje te historia jote qe kjo ishte muslimane, une mund te them qe mund te jete edhe krishtere se ka edhe pakistaneze krishtere ose na nje fe tjeter. E zeme eshte muslimane... tani te beje nje pyetje te thjeshte: Cfaredo gjeje qe ben nje qe e quan veten muslimane (musliman) edhte sipas Islamit apo sa ben sipas Islamit tregon sa musliman je? Dmth me pak fjale ti mund ta mbash etiketen 'musliman' dhe kjo s'ka vlere fare ne rastin me ekstrem nqs je duke adhuruar statuja ose duke i lutur njerezve neper varre (te vdekurve/shenjtoreve) per ndihme. Dmth ne kete rast nuk je musliman sipas Islamit, dhe nuk eshte puna se mqs ky person me etiketen 'musliman' adhuron keto gjera statuja dhe i lutet varreve, atehere detyrimisht Islam e meson kete gje, atehere detyrimisht Kur'ani e meson kete gje, atehere detyrimisht duhet gjetur dhe intepretuar ajeti Kur'anor qe doemos keshillon te adhurohen varret. Zoti na mbrofte nga gjera te tilla. Pra ky eshte rasti ekstrem qe sipas Islamit je mosbesimtar ndonese ke etikete 'musliman'. Pastaj nga ky rasti me ekstrem ke nje zone te madhe midis kufrit dhe te qenit myslimani me te mire. Por ne cdo rast eshte sipas Islamit sa 'musliman' i mire je dhe jo si ben nje qe ka veshur etiketen 'musliman' sipas tij (duke u bazuar te verprimet e tij) sa i mire Islami eshte. Rast i ndermjetem qe je akoma musliman por je mekatar, dhe ka mekate te tilla si adhurimi i statujave te nxjerrin nga Islami ne mosbesim. Por pavaresisht ka edhe mekate te tilla qe po i bere akoma je musliman ndonese me nivel besimi te dobet. Psh u permend se disa qe e quajne veten 'musliman' pijne raki, vene me gra jashte martese, edhe rrahin grate e tyre apo i shtypin, sipas Islamit keto jane ne kundershtim me rreullat e Islamit dhe jo konform tyre, por prape keto nuk jane qe e nxjerrin personin nga Islami si mekatet e mosbesimit. Por jane mekate qe mund te falen nga Zoti edhe pasi ke vdekur duke mos u penduar per keto mekate. Ndonese mund te ndeshkohesh po deshi Zoti, ne fund falen po deshi Zoti:
S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh. (Kur'an 4:48)