Preferoj ta them shqip.

Admir

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

Di njeri te me thoje, nga e ka origjinen ne shqip fjala "PARAJSE"? Ne dialektin e veriut perdoret fjala "Parriz" qe perben te njejten domethenie, po as ne dialekt nuk ja gjej dot rrenjen. :idea:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga enkela:
Nje pyetje per ju te gjithe:

kam ndeshur neper artikuj gazetash fjalen SEKSER. C'fare kuptimi ka?

Faleminderit!
Sekser eshte ndermjetes shit-blerjesh si p.sh.shtepi, toka, tendera etj etj etj..si bicim komisioneri dmth. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

fjala sekser s'para më bie ndërmend në të folurën e përditshme, veçse kur më duhet të përkthej real estate agent

fjalën ndërmjetës e kam përdorur në disa raste si shpjegim
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Më duhet një mendje rreth "low-grade encryption":

"kodim në nivel të ulët" apo "kodim i nivelit të ulët"? Apo ndryshe?
Të dyja mundësitë duket sikur shprehin vlerësim ndaj cilësisë së punës të atij që u mor me kodimin, ndërkohë që bëhet fjalë për thjesht një karakteritikë teknike të kodimit që mund të kryhet në nivele (apo shkallë?)të ndryshëm.
 

bela70

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Desha te nderhy dhe un per nje fjal qe po perdoret si shum "Forum" p.sh,kjo faqe quhet albforum,perse fjalia forum mos te zavendesohet me Kuvend qe esht shqip.

Ne ne faqe ku jam antar i regullt e qe esht eDSH(e Djathta Shqiptare)aty ne vend te forumit ,pra ku bisedojm e postojm esht Kuvendi i eDSH,e cila me ka pelqy shum.

Pra a ka mundesi te perdoret kjo fjali ne vend te forum?
 

bela70

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Nje variant i mire me duket edhe
bisedë
I. Po shkoj ne bisede
2. Po shkoj te bisedoj(kjo nuk me pelqen edhe aq).

Kemi edhe
fjalos
1. Po shkoj ne fjalosje
2. Po shkoj te fjalos(dmth., te bej fjale ne internet, te merrem vesh).

C'mendoni? [/qb]
Vis un mendoj se duhet gjetur nje fjal,po te jet nevoja edhe te shkurtohet si pershembill ne ne kosov te gjith ne vend te tungjatjeta e perdorim vetem gjysmen Tung pra e kemi shkurtuar( e kjo ka ndodh diku para 15 apo 20 viteve qe ka fillu te perdoret ne ket menyr,se gjeneratat e vjetra nuk e perdorin aq).

P Sh: Bised te perdoret vetem si BIS,pra me shkurt.

E di se do jet veshtir te futet ne perdorim ,po shiqo ket tek ne Tung tashi te gjith e perdorin.
 

bela70

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb]
Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] Nga nje liber qe e ka origjins mbi kapak:

Origjina, orienti, aborti orientimi, aborigani etj kane per fillese oriri ne Latinisht, me kuptimin del, ngrihet, Dielli apo Hena e cila e bere origo ka kuptimin e burimit, filleses, te dickaje qe cel a del.
Greqisht neortos, Sanskrite arnas.
Nga greqishtja shkon tek Oreias, nje nimfe mali apo Oreas.

Per origjinen nuk ma ka qejfi asnje fjale te perbere. Mbase thjesht fillese, mbasi ato foljet e tjera jane pothuaj te harxhuara me kuptime te tjera. Gjithsesi padashje doli dhe nje Reja. [/qb]
Dakord, dakord, po per "origjinal", si mund te shqiperohet kjo? Psh. 1. Kjo veper eshte origjinale? [/qb]
A mund P.SH te perdoret.

Kjo veper esht Rënjesore apo Burimore.

apo Kjo veper eshte Amnore.


A mund te perdotet ndonje nga keto shprehje?
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Per çeshtjen e ngritur nga Visi se si mund te zevendesohet mbiemri-origjinal-,do te parapelqeja fjalen[mbiemrin]'fill-e'.P.sh-A ka veper fille Bogdani?-.Ku mbeti libri fill i Logjikes i Aristotelit?.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Ta jap verjtjen se gjate te fjalegjeturit tone duhet t'i mbajme parasysh ligjet dhe veçorite e fjaleformimit te gjuhes shqipe,ngase fjala e gjetur dosido mund ta demtoje rend gjuhen.E fjaleformuar gabimisht ,sipas mendimit tim,eshte fjala-mesues-.Kjo fjale qe ka ardhur nga folja-mesoj-qe eshte kalimtare dhe jokalimtare,do te duhej te kishte kuptimin -ai qe meson per vete-e jo-ai qe meson te tjeret-.Dhe keshtu per te gjitha foljet qe kane te dy perdorimet,kalimtarin dhe jokalimtarin.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Mbase fjala -punonjes-ne shqipen standarde ben perjashtimin e vetem nga fjalet[qe jane emra e mbiemra]e llojit-kerkues,drejtues etj.-,nje gjuhetar pat dhene mendimin qe edhe kjo fjale te perdorej si te tjerat-punues,pra-,porse problemi delte[dhe vazhdon te dale]nga fjaleformat e njejta me te si p.sh.-teneqepunues-qe jane formuar mbi kuptimin kalimtar te foljes-punoj-.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

E dini që: "Te abonohesh online tek Gazeta Shekulli do te thote qe te kesh mundesi te aksesosh te gjitha lajmet

NB. Të pjerrtat janë të mijat.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

hmmm bukur! une e kisha menduar mjekrosh por mjekrac tingellon me bukur & pershtatet me figuren e barbonit :thumbsup:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

pse ti su@mi kishe ndonje alternative tjeter /pf/images/graemlins/tongue.gif me sa di une ky emer (barbone) u eshte vene atyre qe enden rrugeve sepse me mjekren qe mbajne (nje pjese e mire) ngjasojne me rracen e qenve "barbon" qe jane me lesh te gjate :shrug:
 

Diddy19

Su@mi
Re: Preferoj ta them shqip.

Alternative tjeter s me vjen nder mend po edhe Mjekraç s'thuhet....Fjala 'barbone' e paska nje shpjegim,po fjala Mjekraç s besoj se ekziston ne gjuhen shqipe..apo e krijuat ju tani?? Se kam degju ndonjehere fjalen Mjekraç,dyshoj ne ekzistencen e saj ne fjalorin e gjuhes shqipe...

Ndonje prove qe hedh poshte ate cfare sapo thashe une'???
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Barbone ka lidhje së pari me një mjekër të bollshme. Këtej duhet të ketë rrjedhur përdorimi për qentë. E prej andej për endacakët me mjekër të bollshme.
Sidoqoftë, nuk di të ketë në Shqip një fjalë përkatëse, të paktën jo në fjalorë. Por kjo nuk përbën shkak që gjuha të mbesë në mundësitë e vitit kur u botua fjalori më i ri të cilit mund t'i referohesh. Përndryshe, nuk duhet të kishim fjalë si hekurudhë, rrokaqiellë, e sa të tjera si këto.
Fakti që diçka nuk gjendet në një fjalor, duhet të shpjerë në mendime autorët e fjalorit.
Së fundi, shkruajta Mjekrrac dhe jo Mjekraç. 25 vjet më parë një mësuesja jonë thosh rrugac dhe jo rrugaç, edhe ti kënaqeshe më shumë se sa kur të thoshin të tjerët rrugaç. rrugaç të dukej sikur nuk e meritoje dhe aq. (A nuk themi me përbuzje dorac? E pres që të më kujtosh edhe gungaç, buzaç...po ç'të bëj? Mjekrrac ta mbush gojën! Provo ta thuash disa herë me vete që të fillojë të nxjerrë shijen e duhur. (Si pun'e hudhrës...)
 

Diddy19

Su@mi
Re: Preferoj ta them shqip.

Ajo "mjekrac" me kujton disa fjale qe nuk e di pse po u eshte shtuar prapashtesa 'uc'..psh maje-majuc (psh .kepuce me majuc) ,tregtar-tregtaruc (kjo perdoret kur do te thuash qe tregtari ka nje aktivitet krejt te vogel),bire(vrime)-biruce...dmth kane te perbashket me ate 'mjekrac' faktin se kjo prapashtesa 'uc' sherben per t'ia 'zbutur' pak kuptimin.
 
Top