Cfare ju ka bere te buzeqeshni sot? :)

katsune

cherry blossom
Ahaha po kjo dita sot Broken , pati vazhdim historia? Qenka vërtet ambjent dëfryes tek ti.

akoma qetesi, ne fundjave shumica e studenteve shkojne ne shtepite e prinderve. :) eshte vertet nje ambient defryes hermetica, pothuajse si cdo komunitet nese analizon nga afer pjesemarresit, ka nga prototipet me te ndryshem.
nje tjeter personazh eshte portinaio qe kujdeset per pastertine dhe mirembajtjen e pallatit. ai ka zyren e tij ne katin e pare afer hyrjes, por kur largohet per disa minuta me gjate, per t'iu bere te ditur te tjereve ku ndodhet (zakonisht ne shkallet duke pastruar ose ne bodrumet poshte duke sistemuar dicka), nuk harron kurre pa lene nje mesazh. ah portinaio eshte egjiptian dhe nuk ka shume qe ka ardhur ne itali, prandaj edhe gjuhen nuk e flet mire. pervec kesaj une mendoj se eshte edhe pak i ngjathet nga mendja si natyre se mezi i kupton gjerat, por nganjehere te suprizon me gjenialitetin e tij. si ky mesazhi ketu ne foto, duke e ditur qe nuk e shkruan mire gjuhen, ka menduar mire te vizatoje nje shkalle per ta bere me te kuptueshem. :D mesazhi i deshifruar: sono sulla scala. :ninxha:

 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Hahaha Broken.
Shumë i bukur përshkrimi yt , sikur e lexoja të shkëputur nga ndonjë pjesë libri...Kam filluar të mendoj se jeta nuk është shumë ndryshe nga ky i fundit...Protagonistë , përsonazhe të ndryshëm... E çuditshme se si ndërtohet dhe krijohet çdo gjë në jetë , lidhjet me njerëzit e shumë gjëra të tjera... : )
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Vrl asigja

Po perpiqem t'a deshifroj... Mos do te thote: Asgje nuk ka vlere???
Endless Hope that is «hopeless» and Broken Smile who donates smiles!
Nje seri ngjarjesh te pakendshme si dhe largesia prej vendit dhe njerezve te mi te shtrenjte me shtyne te kerkoja dicka rehatuese...nuk pretendova per argetim....deri sa lexova nje fill diskutimi te hapur nga JaPoNeZi, ne mos gaboj tek kendi i ankimeve. Titulli «Jo re jo, jo». Cdo gje e prisja, dje ne mengjes kur e lexova per here te pare, por jo te me dilte kafeja e pare nga hunda, goja e veshet nga te qeshurat. Ne se te bie rasti t'a lexosh kete Japonez, merre per kompliment. Titulli i perzgjedhur me solli ndermend Stefan Hauren tek filmi Emblema e Dikurshme dhe momentin kur ai bertet ne mes te fshatit «Une e re une, une e bera». Adresimi qe i ben ai vetes ne veten e pare shumes, si dhe kemengulja per tu rifutur ne Forum apo mos ishte ne Chat (?) me beri te mendoja mos kisha te beja me ndonje tip Pellumb Kulla, skeceshkruesi i famshem Fierak. Ne nuk e dime cfare efekti mund te kemi mbi te tjere...ne ate moment te caktuar ne kohe Japonezi pati efektin te me sillte qeshjen e harruar prej shume kohesh. Cfare pasioni dhe kemengulje! Nje shans qe nje djale i quajtur FBI u pergjigj, perndryshe do kisha shkruar : POR LERENI MORE DJALIN TE FLASE!!!
Njatjeta Japonezo!!!
 

joetisti_

Locus omnem
buzet e mia. I pashe ne pasqyrimin e celularit dhe... kur i pashe "pa jete", buzeqesha qe te me dukeshin pak me bukur :)
 

katsune

cherry blossom
po me tregonte nje shoqe per nje dasem ku kishte qene vellai i saj. nusja kishte kete problem qe kur ishte ne tension dhe shume e emocionuar e shkarkonte kete ndjesine duke folur, per cfaredolloj gjeje qe i vinte ne mendje ose shikonte rreth e rrotull cfare ndodhte dhe e komentonte. mirepo celebrimin do e benin ne fillim ne kishe, dhe ne kulmin e emocionit, atehere kur eshte momenti i premtimeve dhe ne fund prifti thote "ju shpall burre e grua" a dicka te ngjashme, kjo do komentonte edhe ne ate moment me ze te larte, here duke therritur te emen, here te shoqin te cilit ia nderpriste premtimet pergjysem, here djalin e tyre te vogel ngaqe preokupohej qe te mos qante apo te mos rrezohej. ne fund u martuan me ne fund, nuk e di sa eshte bere pishman i shoqi. :D
 

joetisti_

Locus omnem
nje mize. Sado 'per te buzeqeshur', nje mize, me beri te buzeqesh. Pak hidhet, por, hajt mo (pa buzeqeshje te mos ngelja :p). Po i jepja bicikletes dhe m'u ngjit bezdisese aq keq ne pjesen e kokes, saqe e tunda koken fort ta largoja, dhe desh rashe :). Jo per gje, por po te bija do te ma kishte marre "me miza" :D
 

Aki

Paint It Black
giphy.gif
 

joetisti_

Locus omnem
asgje, por po te jete per se cfare me beri te kercas dhembet (e per rrjedhoje t'i ekspozoj tamam si ne nje buzeqeshje), ishte i ftohti qe me shoqeroi deri ne shtepi [jo ndonje kushedi, por isha veshur holle]. "Jo, tha. S'te le vetem se ke muhabet te embel ti !!" :p
 

katsune

cherry blossom
Çdo gjë që është e lehtë për t'u fiksuar,e mirëseardhur është :p Pse jo,mbase tani radhën ka një Heart Attack poem (duke pritur jemi) : ))

ose mund ta shkruajme ne :)

nese po studion ekg-ne, nje liber qe ndihmon vertet shume eshte ky ne foto, nese nuk e njihje. eshte i shkruar ne nje forme shume te thjeshtuar sa gati te vjen te mendosh "po tallen keta? per kalamaj e kane shkruar kete librin?" sepse i perserit shume here te njejtat koncepte me shume ilustrime. por ekg-ja eshte e poshter, edhe se te duket se e ke kuptuar te jesh e sigurt qe pas ca ditesh ke harruar gjithcka. nese nuk e praktikon cdo dite harrohet fatkeqesisht, ndersa ky libri ndihmon shume per te fiksuar konceptet baze. mua me vjen keq qe e "zbulova" shume vone, por tani qe e kam e konsultoj shpesh kur kam nevoje per rinfreskim.

611Y7wDClyL.jpg
 
Top