katsune
cherry blossom
Ahaha po kjo dita sot Broken , pati vazhdim historia? Qenka vërtet ambjent dëfryes tek ti.
akoma qetesi, ne fundjave shumica e studenteve shkojne ne shtepite e prinderve. eshte vertet nje ambient defryes hermetica, pothuajse si cdo komunitet nese analizon nga afer pjesemarresit, ka nga prototipet me te ndryshem.
nje tjeter personazh eshte portinaio qe kujdeset per pastertine dhe mirembajtjen e pallatit. ai ka zyren e tij ne katin e pare afer hyrjes, por kur largohet per disa minuta me gjate, per t'iu bere te ditur te tjereve ku ndodhet (zakonisht ne shkallet duke pastruar ose ne bodrumet poshte duke sistemuar dicka), nuk harron kurre pa lene nje mesazh. ah portinaio eshte egjiptian dhe nuk ka shume qe ka ardhur ne itali, prandaj edhe gjuhen nuk e flet mire. pervec kesaj une mendoj se eshte edhe pak i ngjathet nga mendja si natyre se mezi i kupton gjerat, por nganjehere te suprizon me gjenialitetin e tij. si ky mesazhi ketu ne foto, duke e ditur qe nuk e shkruan mire gjuhen, ka menduar mire te vizatoje nje shkalle per ta bere me te kuptueshem. mesazhi i deshifruar: sono sulla scala.