Mbi islamin!

scadarsko

Locus omnem
Re: Mbi islamin!

pershendetje.
Ka kaluar kohe qe ne teologji nuk ndihet me zeri i atyre te dikurshemve qe ishin kompetente, diskutonin me nivel dhe per hire te se vertetes ka pasur diskutime shume interesante dhe terheqese, ndonese si shqipetare si jemi nuk mund te rrime pa u perzier e pa futur hundet kudo, me te drejte ose jo.
Pervec se teologjia eshte mbyllur disa here kohet e fundit dhe per kete nuk na e ka fajin njeri, shokun moderator qe mban emrin e shejtanit( qe ndoshta eshte pak ironike te flase per fe)nuk mund ta falenderoj qe ka hapur teme per islamin kur nuk ia ka haberin, nese si moderator duhet te realizoje planin le te beje detyren e te mbaje baraspeshen sic edhe ka premtuar, nejse shpresojme per mire.
Le te themi qe teologjia duhet riorganizuar me debate e biseda si dikur packa se tani i ka rene interesi ndjeshem per kete, por nese duam te bejme dicka te tille ata qe nuk duan te mesojne dicka le te na lene rehat e te degdisen diku tjeter, lutem ta kene miresine per ta bere kete,
gjithesesi shihemi ne ndonje teme tjeter qe duhete te jete e denje te mbaje emrin qe i vihet,
Hajt shnet.
PERSE U DASHKA TE LODHENI ME TEOLOGJI KU REALISHT DIHET NE SHQIPERI SKA PRAKTIKANTE ?PERKUNDRAZI GEZOHEM QE SHQIPTARET NUK BIEN PRE E KURTHEVE E DOKTRINAVE FETARE.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Çfarë besojnë muslimanët për Jezusin (Isain a.s.)?

Muslimanët e respektojnë dhe e nderojnë Jezusin (Isain). Ata e konsiderojnë atë si një prej të dërguarve më të mëdhenj të Zotit. Kurani konfirmon lindjen e tij të mbinatyrshme, pa baba, si dhe e ngre nënën e tij në një rang të lartë. Në Kuran, për lindjen e tij thuhet:

“Përkujto kur engjëjt i thanë: ‘O Merjeme, Allahu të përgëzon me fjalën e Vet, emri i të cilit është Mesih, Isa, bir iMerjemes, i nderuar në këtë botë dhe tjetrën dhe nga të afruarit (tek Zoti). Ai u flet njerëzve në djep si dhe i rritur e ai do të jetë prej të devotshmëve’. Ajo tha: ‘Zoti im, e si mund të kem unë djalë, kur mua nuk më ka prekur njeri?’ Ai (Allahu) tha: ‘Ja, kështu Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.’ ” (3: 45–47)

Jezusi, ashtu si edhe Adami (Ademi), u krijua me urdhrin e Zotit. Zoti thotë:

“Vërtet, çështja e Isait tek Allahu është si çështja e Ademit. Ai e krijoi atë nga dheu, e pastaj i tha: ‘Bëhu!’ dhe ai u bë.” (3: 59)

Gjatë misionit të tij profetik Jezusi kreu shumë mrekulli. Zoti na tregon se Jezusi ka thënë:

“…Unë kam ardhur me një shenjë nga Zoti juaj. Unë bëj nga balta diçka në formën e shpendit, i fryj atij dhe ai, me lejen e Allahut, bëhet shpend. Shëroj të verbrit, lebrozët dhe, me lejen e Allahut, ngjall të vdekurin. Unë ju tregoj gjërat që duhet të hani dhe ato që duhet të ruani në shtëpitë tuaja…” (3: 49)

Muslimanët besojnë se Jezusi nuk është kryqëzuar. Armiqtë e tij donin ta vrisnin atë, por Zoti, e shpëtoi dhe e ngriti pranë Tij.

“Ata thanë: ‘Ne e vramë Mesihun, Isain, birin e Merjemes të dërguarin e Allahut.’ Por ata as nuk e vranë e as nuk e kryqëzuan, por ashtu u përngjau atyre…” (4:157)
As Muhamedi (paqja qoftë mbi të) e as Jezusi nuk erdhën për të ndryshuar konceptin bazë të besimit në një Zot që ishte sjellë nga profetët e mëparshëm, por ata erdhën për ta përtërirë atë.

Të drejtat njerëzore dhe drejtësia në Islam

Islami i siguron individit shumë të drejta. Më poshtë po përmendim disa.

Jeta dhe pasuria e çdo shtetasi në shtetin Islam konsiderohet e paprekshme, pavarësisht nga përkatësia e tij fetare. Islami gjithashtu mbron nderin e individit. Në Islam nuk lejohet ofendimi dhe tallja me të tjerët. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Me të vërtetë, gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta dhe të pacënueshme.” 98

Racizmi është i ndaluar në Islam. Allahu thotë në Kuran: “O ju njerëz, vërtetë ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe një femre, pastaj ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëritjetrin. S’ka dyshim se tek Allahu më i miri është ai që ruhet më tepër (nga të këqijat). Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (49: 13)

Islami kundërshton me forcë privilegjimin e një grupi të caktuar personash për shkak të pasurisë, pozitës apo racës së tyre. Zoti i ka krijuar njerëzit të barabartë. Më të mirët janë më të devotshmit. Muhamedi (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “O njerëz, Zoti juaj është një dhe babai juaj është një (Ademi). Arabët nuk janë më të mirë se joarabët; i bardhi nuk është më i mirë se i ziu përveçse nëpërmjet devotshmërisë.” 99
Një nga problemet më të mëdha në botën e sotme është racizmi. Bota moderne mund ta çojë njeriun në hënë, por nuk mund ta ndalojë atë që të urrejë tjetrin për shkak të racës së tij. Që në kohën kur qe gjallë Muhamedi (paqja qoftë mbi të), Islami tregoi se si mund t’i jepej fund racizmit. Haxhi në Mekë, në të cilin shkojnë rreth 2 milion njerëz nga e gjithë bota e nga të gjitha racat, tregon vëllazërinë e vërtetë islame.

Islami është fe e drejtësisë. Allahu thotë:

“Allahu ju urdhëron që t’ua jepni amanetet të zotëve të tyre dhe të gjykoni me drejtësi mes njerëzve…” (4: 58)

“… mbani drejtësi, se vërtet Allahu i do të drejtit.” (49: 9)

Jo vetëm kaq, por muslimanët duhet të tregohen të drejtë edhe me ata që urrejnë.

“E të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli që mos mbani drejtësi. Bëhuni të drejtë se kjo është më afër devotshmërisë.” (5: 8)

Muhamedi (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “O njerëz kini frikë nga padrejtësitë100, sepse padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e Gjykimit.” 101

Atyre që u është bërë një padrejtësi dhe nuk e kanë marrë të drejtën e tyre në këtë botë, do t’u kthehet e drejta e tyre Ditën e Gjykimit. I Dërguari i Allahut thotë: “Ditën e Gjykimit do t’u kthehen të drejtat e humbura atyre që u takojnë…” 102
Familja në Islam

Familja, e cila është njësia bazë e shoqërisë, në shumë vende sot po shkatërrohet. Sistemi i familjes islame i vendos të drejtat e burrit, gruas, fëmijëve dhe të afërmve në një ekuilibër të përsosur.

Ai ushqen tek individi bujarinë, dashurinë dhe sjelljen joegoiste në kuadrin e një familjeje të mirëorganizuar. Qetësia dhe siguria e ofruar nga një familje e stabilizuar ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është esenciale për anëtarët e saj. Pa ekzistencën dhe përkrahjen e një familjeje të shëndoshë nuk mund të realizohet kurrë harmonia në një shoqëri.

Statusi i gruas në Islam?

Islami e konsideron gruan si një individ me të drejtat e saj. Ajo ka të drejtë të ketë pasurinë e saj e ta shfrytëzojë atë pa pasur nevojë për një kujdestar, qoftë ai babai, burri apo dikush tjetër. Ajo ka të drejtë të blejë, të shesë, të japë për bamirësi e të shpenzojë paratë e saj si të dojë.

Burri ka për detyrë që t’i japë gruas së tij dhuratën e martesës. Shpenzimi në çdo lloj forme i kësaj dhurate është e drejtë

ekskluzive e saj.103 Gjithashtu, ajo mban mbiemrin e saj, pa pasur nevojë për të marrë mbiemrin e burrit. Islami i urdhëron burrat t’i trajtojnë mirë gratë e tyre. Muhamedi (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre.” 104

Nëna në Islam nderohet dhe respektohet jashtë mase. Një burrë erdhi tek Muhamedi (paqja qoftë mbi të) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cili prej njerëzve e meriton më shumë mirësinë time?” Profeti i tha:
“Nëna jote.” Burri e pyeti: “Po pastaj?” Profeti iu përgjigj: “Nëna jote.” Burri vazhdoi, “Po pastaj?” Profeti iu përgjigj: “Nëna jote.” Burri pyeti për së katërti: “Po pastaj?” Profeti i tha: “Babai yt.” 105

Si i trajtojnë muslimanët të moshuarit?

Në Botën Islame rrallë gjenden azile pleqsh. Kujdesi i mbajtjes së prindërve në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre është konsideruar nga Islami si nder dhe mundësi për arritjen e shpërblimit. Në Islam nuk është e mjaftueshme që personi vetëm të lutet për prindërit, por njëkohësisht duhet të sillet me dashamirësi me ta, duke kujtuar kujdesin që i kanë kushtuar prindërit kur ai ishte i vogël. Nënat nderohen dhe respektohen në mënyrë të veçantë. Në Islam, shërbimi ndaj prindërve është detyrë dhe ata kanë të drejtë ta presin këtë. Nuk lejohet shprehja e iritimit ndaj të moshuarve kur sëmuren, apo kur janë në moshë të shtyrë. Zoti thotë:

“Zoti juaj ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni zot tjetër veç Tij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “Ufff” e as mos u bëj i vrazhdë, por thuaju fjalë të mira e të buta. Ji i përulur e i mëshirshëm me ta dhe thuaj: “Zoti im, mëshiroi ata të dy, ashtu siç më edukuan mua kur isha i vogël.” (17:23–24)


_____________________________
98 Trans. Buhariu (n. 1739) dhe Ahmedi (n. 2037).
99 Trans. Ahmedi (n. 22978).
100 P.sh. shtypja apo mashtrimi i njerëzve.
101 Trans. Ahmedi (n. 5798) dhe Buhariu (n. 2447).
102 Trans. Ahmedi (n. 7163) dhe Muslimi (n. 2582).
103 Edhe në vendin tonë ka qenë e njohur ky lloj sistemi, i cili ka qenë deformuar dhe keqinterpretuar nga njerëzit, pasi dhuratën e martesës, e cila në shumicën e rasteve jepej në para të thata, e merrte i ati i vajzës dhe jo vajza, gjë e cila nuk lejohet në Islam dhe njëkohësisht hap shtegun për abuzime të mundshme. (sh.r.)
104 Trans. Ibn Maxheh (n. 1978) dhe Tirmidhiu (n. 3895).
105 Trans. Buhariu (n. 5971) dhe Muslimi (n. 2548).

Burimi: islam-guide.com
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Feja islame ose edhe islami (arabisht: إسلام islām = përulje, nënshtrim (para zotit) / vetëmohim, përshpirtni, devotshmëri e plotë (ndaj zotit)[1] (arabisht: الإسلام = al-islām = „islami“) është me rreth 1,2 miliard[2] deri 1,57 miliard[3] ndjekës, duke ardhur paskristianizmit (me rreth 2,2 miliard ndjekës), feja e dytë për nga përhapja në botë. Ndjekësit e saj quhen në zonat shqipfolëse myslimanë. Feja islame është një femonoteiste abrahamite, e cila kufizohet nga politeizmi si edhe nga përfytyrimet kristiane si psh. inkarnacioni (të bërit e zotit njeri) dhe trinía (ose triniteti). Element përcaktues i saj është idea e tauhīd-it, e unitetit, e të qënit një të zotit.

Fjala allah (الل = Allāh = (i vetmi) zot; zot)[4] përdoret në vendet arabofolëse si edhe nëIndonezi, si nga të krishterët ashtu edhe myslimanët si fjala për „zotin“. Në vendet e gjuhëve të tjera „allahu“ trajtohet pjesërisht si „zoti i myslimanëve“.

Feja islame e ka bazën tek kurani, i cili, si fjala autentike (origjinale) e zotit, paraqet për besimtarët burimin e rangut më të lartë të besimit.

Burimi i dytë i njohurive përveç kuranit janë fjalët dhe veprimet (sunna ose sunneti) e Muhametit, e „të dërguarit të zotit dhe e vulës së profetëve“[5] (Sure 33:40).

Islami është përveçse fe edhe një hapësirë kulturore. Epoka e lulëzimit të kulturës islamike në fushën e shkencave dhe arteve datohet tradicionalisht ndërmjet shekujve të 8-të dhe 13-të. Sot zgjerohet datimi shpesh deri në shekullin e 15-të ose 16-të.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
ESENCA E ISLAMIT



Nuk ka dyshim se esenca e qytetërimit islam është Islami, apo se esenca e Islamit është tevhidi, që është akti i pohimit se All-llahu xh.sh. është Një, Krijues absolut dhe transcendent, Zot dhe Mjeshtër i çdo gjëje që ekziston.

Këto dy premisa fundamentale janë më se të qarta, nuk janë lëndë dyshimi për ata që i kanë takuar qytetërimit islam apo për ata që kanë participuar në të. Vetëm tani kohëve të fundit , misionarët, orientalistët dhe armiqtë e tjerë të Islamit kanë hedhur farën e dyshimit mbi to, mirëpo, për ne muslimanët ato mbeten të vetëqarta (vetëdukshme). Islami, kultura islame dhe qytetërimi islam kanë një esencë njohjeje, gjegjësisht tevhidin, që mund të analizohet e të përshkruhet. Analiza e tevhidit si esencë, pra si parim i parë determinues i Islamit, i kulturës dhe qytetërimit të tij, përbëjnë lëndën e diskutimit të kësaj kaptine.

Tevhidi është ai që qytetërimit islam ia jep identitetin e vet, që i lidh së bashku të gjitha elementet përbërëse të tij dhe që, në këtë mënyrë, përmes tyre krijon një trup integral dhe organik të cilin ne e quajmë qytetërim. Gjatë lidhjes dhe bashkimit të këtyre elementeve, esenca e Islamit - në këtë rast, tevhidi - atyre ua jep formën dhe karakterin e vet. Ai i riformon ato në mënyrë që t’i harmonizojë e t’i solidarizojë me elementet e tjera. Pa mos i ndryshuar fare natyrat e tyre, kjo esencë i transformon elementet që e përbëjnë një qytetërim duke ua dhënë atyre karakterin e ri si përbërës të këtij qytetërimi. Shkalla e qytetërimit mund të lëvizë nga më e cekëta drejt më radikales. Ai mund të jetë i cekët kur e prek formën e tyre, ndërsa radikal kur e prek funksionin e tyre; sepse ky i fundit është ai që e krijon lidhjen e tyre me esencën. Kjo është arsyeja përse muslimanët e kanë zhvilluar shkencën e ilmu’t-tevhidit dhe pse ia kanë nënrenditur asaj disiplinën e logjikës, të epistemologjisë, të metafizikës e të etikës.
 

SNAP

Papirus rex
Ai ai person qe e mbane veten si mysliman dhe nuk lexon kuranin
nuk mund te quhet mysliman.
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Shqiptaret duhet te mohojne nje fe primitive Dhe te pergjakeshme te imponuar me shpate. ...
Pastaj mqs jeni kaq muslimane pse sa ikni nga shqiperia jEtoni si te krishter et?
Pse emigroni drejt vende ve te krishtera mqs I urreni kaq shum?

Ncnc Ncnc. .....personaliteti in dyfisht arnaut
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Ai ai person qe e mbane veten si mysliman dhe nuk lexon kuranin
nuk mund te quhet mysliman.
"Nuk duhet te besosh detyrimisht ne zot qe te jesh njeri I mire. As te shkosh ne kishe e te dhurosh leke. Per dike natyra mund te jete kishe. Koncepti tradicional I zotit eshte vjeteruar. Disa nga njerzit me te mire ne histori nuk kan besuar ne zot, ashtu sikunder disa nga poshtersite me te medha Jan ber ne emer te zotit"
Papa Francesku
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Feja islame ose edhe islami (arabisht: إسلام islām = përulje, nënshtrim (para zotit) / vetëmohim, përshpirtni, devotshmëri e plotë (ndaj zotit)[1] (arabisht: الإسلام = al-islām = „islami“) është me rreth 1,2 miliard[2] deri 1,57 miliard[3] ndjekës, duke ardhur paskristianizmit (me rreth 2,2 miliard ndjekës), feja e dytë për nga përhapja në botë. Ndjekësit e saj quhen në zonat shqipfolëse myslimanë. Feja islame është një femonoteiste abrahamite, e cila kufizohet nga politeizmi si edhe nga përfytyrimet kristiane si psh. inkarnacioni (të bërit e zotit njeri) dhe trinía (ose triniteti). Element përcaktues i saj është idea e tauhīd-it, e unitetit, e të qënit një të zotit.

Fjala allah (الل = Allāh = (i vetmi) zot; zot)[4] përdoret në vendet arabofolëse si edhe nëIndonezi, si nga të krishterët ashtu edhe myslimanët si fjala për „zotin“. Në vendet e gjuhëve të tjera „allahu“ trajtohet pjesërisht si „zoti i myslimanëve“.

Feja islame e ka bazën tek kurani, i cili, si fjala autentike (origjinale) e zotit, paraqet për besimtarët burimin e rangut më të lartë të besimit.

Burimi i dytë i njohurive përveç kuranit janë fjalët dhe veprimet (sunna ose sunneti) e Muhametit, e „të dërguarit të zotit dhe e vulës së profetëve“[5] (Sure 33:40).

Islami është përveçse fe edhe një hapësirë kulturore. Epoka e lulëzimit të kulturës islamike në fushën e shkencave dhe arteve datohet tradicionalisht ndërmjet shekujve të 8-të dhe 13-të. Sot zgjerohet datimi shpesh deri në shekullin e 15-të ose 16-të.
Vallait kulture islamika pas para nja 600 vjetesh. Pa influencen e islamit te shkelqyer arab te periudhes se arte europa sdo ish asgje.
Ama sot eshte fe injorance dhune poshtersie qe duhet ndaluar e crrenjosur me ligj.
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Na mbyti injoranca/idiotesia.
E shof se e ke kap personale. ...pas deshtimit shum qesharak Dhe injorances egzemplare qe demostrove ne lidhje me normat baze re drejtshkrimit shqip....tani prap Don me ra ne sy si ai filozofi grek ;)
Per 700 vjet te epokes se art te islamit. ...sot islami eshte simbol dhune barbarie marrezie etj etj
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Ordineriteti na ka mbytur.
si gjithmone, kush eshte i ceket, siperfaqsor, pa force argumentimi, me nivelin intelektual te nje pule te ngrire ne frigorifer, kapet pas formulave bajate.
ti je nje cop injorant, fodull e anadollak nga ata qe felliqin rrugen ku ecen.
e kruave bythen si idjot te biesh ne sy te nje femre...ne forum. patetik. totalisht patetik. ik ne klas te pare fillore njeher, po ne nje shkoll serioze e jo ne medrese fundamentalistesh.
 

Balahk

Locus omnem
si gjithmone, kush eshte i ceket, siperfaqsor, pa force argumentimi, me nivelin intelektual te nje pule te ngrire ne frigorifer, kapet pas formulave bajate.
ti je nje cop injorant, fodull e anadollak nga ata qe felliqin rrugen ku ecen.
e kruave bythen si idjot te biesh ne sy te nje femre...ne forum. patetik. totalisht patetik. ik ne klas te pare fillore njeher, po ne nje shkoll serioze e jo ne medrese fundamentalistesh.
O trap,c'dreqin e ke qe ben quote???

Ku dreqin e dini ju se cfare eshte ajo femer per mua?

E mos me cani shume ..... se nuk po ju flet njeri.
 
Top