Pse nuk mund te jemi aktive si me pare?
Se pari me lejoni tju uroj, gjithe te mirat, te gjithe anetareve ne pergjithesi te albforumit dhe ne vecanti atyre te kategorise se Teologjise.
Pashe me siper se dikush, e vinte theksin mbi mungesen e anetareve te vjeter qe kane bseduar te teologjia, duke u bere njekohesisht edhe thirrje qe ata te riktheheshin dhe te jepni kontributin e tyre.
Kjo gje pervec qe mund te jete nje vleresim per ata anetare, eshte njekohesisht edhe pergjegjesi.
Nuk besoj se dikush do te ma marre per mendjemadhesi nese per kete ceshtje do te flase ne emer edhe te anetrave te vjeter te Teologjise (qe sot shihen shume pak neper Albforum) dhe te tregoj arsyet se pse ata nuk jane aktive si me pare...
Arsyet per mungesen e anetareve te vjeter qe diskutonin dhe qe ishin shume aktiv tek teologjia, jane te shumte e qe ndryshojne nga personi ne person.
Une po mundohem te rendis disa prej tyre me poshte:
1 - Po thuaj asnje nga keta anetare te permendur me siper, nuk eshte misionar ne kuptimin e rendomte te kesaj fjale.
Pra askush nga keta nuk eshte paguar (as nuk ka kerkuar apo shpresuar), e as nuk paguhet per te predikuar (i cfaredo lloj besimi qofte) tek Teologjia. Keshtu duke qene se buken na duhet ta nxjerrim ne rruge te tjera, me deshire ose jo, më të shumten e kohes ia kemi kushtuar ketyre rrugeve per te nxjerre buken e gojes.
2 - Albforumi ka nje moshe prej 5-6 vjetesh, dhe koha kur keta persona kane qene aktiv pikerisht eshte para 4-5 vjetesh. Ndersa sot ata jane 4-5 vjet me te rritur ne moshe, cka do te thote se tani u jane rritur pergjegjesite ne jete.
Nuk jane me si para 4-5 vjetesh ku pothuajse te gjithe kane qene studente dhe pervec studimeve nuk i preokuponte ndonje gje me e madhe. Ndersa tani puna eshte shume me ndryshe.Me pare na ushqenin te tjeret, tani duhet te ushqejme jo vetem
veten por kemi edhe borxhe ndaj atyre qe kane sakrifikuar per ne.
Dikush tjeter para 4-5 vjetesh ka qene single, ndersa tani edhe mund te jete bere cift dhe duke qene i/e tille nje kohe te konsiderueshme do t'ia kushtoje partnerit/partneres, e dini vete se si jane keto pune.
3 - Ne Albfoum secili nga ne, jemi futur me nje qellim te caktuar, jemi perpjekur qe te kontribojme sadopak ne sqarimin e asaj qe ne pretendojme se eshte e vertete.
Por ne shumicen e rasteve kjo perpjekje e jona ka deshtuar...
Kjo perpjekje jo vetem qe nuk eshte marre ne konsiderate, por ne shumicen e rasteve, ka qene objekt talljesh dhe zenkash (per te qene i sinqerte, edhe ne nuk eshte se kemi qene ne nivelin e duhur per te merituar konsideraten per te cilen ankohem, por gjithesesi na genjen mendja se meritonim pak me shume se sa kemi marre).
Keshtu kur e kemi kuptuar se nuk kemi qene produktiv ne kete gje, kur kemi pare se rezultatet tona kane qene minimale dhe te paperfillshme, kemi preferuar te shikojme ndonje rruge tjeter, ku mund te kontribojme dhe te marrim rezultate qe te na motivojne te vazhdojme me tej ne rrugen qe kemi nisur.
4 - Shpesh tek Teologjia ka pase anetare te papergjegjshem dhe qe me postimet e tyre jane tallur.Dhe ne momentin kur ndaj postimeve te tyre jane marre masa, edhe pse te drejta keto masa, ka rezultuar se ka pase pasoja edhe ndaj postimeve tona.
Tani kur nje gje e nderton dhe vjen nje dite qe dikush ta shemb, nuk ke më nerva te fillosh nga fillimi e te rindertosh, sidomos kur kjo gje eshte perseritur disa here.
Keto besoj se jane disa nga arsyet se pse ne nuk mund te jemi aktiv si dikur ne Albforum. Megjithate njeriu nuk eshte robot, ai shpesh udhehiqet nga ndjenjat e nese nje dite tundohemi nga ndonje postim, mendoj se ekzison plotesisht mundesia per riaktivizim.
Duke ju uruar diskutime te begatshme, me lejoni ta mbyll kete postim!