Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Mjekja e ADN-së: Kur burrat shqiptarë dyshojnë në atësinë e fëmijës ! INTERVISTE – Nuk është dhe aq e këndshme, por ja që e bëjnë.. ! Dhe analiza e testit të ADN-ës ua ka zgjidhur dilemën e madhe. Të vërtetosh atësinë e fëmijës nuk është më një e pamundur në Shqipëri. Megjithatë kjo analizë ka bërë mrekullira duke zbuluar e zgjidhur shumë enigma jo vetëm në një familje por edhe në krime e vrasje të ndryshme. Mjafton një fije floku dhe personi brenda pak orësh është i identifikuar. Gjithsesi, gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi pasi rastet më të shumta që shqiptarët i janë drejtuar këtyre loboratorëve janë për vërtetimin e atësisë. Askush nuk do të donte që të jetonte gjithë jetën duke dyshuar nëse fëmija që ai ka rritur është gjaku i tij apo jo. Për të na shpjeguar dhe mësuar diçka më shumë rreth kësaj teme ne kemi biseduar me mjeken gjenetiste Ernesta Redi. Rastet janë nga më normalet dhe nga më të çuditshmet njëkohësisht. Historia më interesante? Ernesta, kujton një familje me katër fëmijë, kur pas analizave vetëm njeri kishte rezultuar i prindit aktual të tjerët…nuk ishin të tij. Çmimi? Është ca i kripur, por askush nuk do mendohej dy herë kur bëhet fjalë për raste të tilla. Sipas kategorisë variojnë nga 200 euro deri në 1000, varet nga rasti dhe lloji i analizës.
Në çfarë rastesh zgjidhen të bëhen analizat e ADN-ës? Testimi gjenetik është tip i testimeve mjekësore që identifikon ndryshimet në kromozome, gjenet apo proteinat. Ka shumë arsye pse bëhen analizat e ADN-ës. Si: 1. Të vendoset me saktësi historia mjekësore e një fëmije. 2. Të kontrollohet në qoftë se një grua shtatzënë mund të ketë një fëmijë me sindromën Daën apo Fibrozë Cystike etj. 3. Për atësinë e fëmijës. 4. Për të parë në qoftë se fëmija është i nënës apo jo. Për investigimin e një skene ku ka ndodhur një krim.
Si ndodh këto dy të fundit? Në këto raste ADN-ja merret nga gjaku që mund të gjendet nga flokët, qeliza të tjera trupore etj. Kurse preimplantation ADN test, bëhet kur një embrion i bërë me Invitro (farëzim artificial), kontrollohet në qoftë se ka parregullsi gjenetike. Në këtë mënyrë zgjidhen problemet gjenetike të fëmijës. Në testimin për parregullsi gjenetike (ose genetic disorder testing), shkencëtaret kërkojnë për ndryshime në një gjen specifik. Testimi i ADN-ës mund të bëhet edhe për të identifikuar anëtarë të familjes të cilët janë në risk për të zhvilluar parregullsi gjenetike. Testimi për mbartësin bëhet për të identifikuar anëtar të familjes për gjene të cilat ndikojnë e që janë në risk për të kaluar një parregullsi gjenetike tek fëmijët; po këta individ nuk i kane simptomat e sëmundjes gjenetike vetë.
Sa e rëndësishme është për një njeri që ti bëjë këto analiza? Në qoftë se flasim për analizat e ADN-ës për arsye mjekësore siç kuptohet është shumë e rëndësishme. Sikurse dhe testi i atësisë është siguria për një prind që të bindet që fëmija është i tij apo jo. Akoma për testet e ADN-ës për skenat e krimeve është shumë e rëndësishme ngaqë është një mënyrë tepër efikase për të kapur autorin e një krimi.
Në Shqipëri kjo procedure ka ardhur vonë. A janë njerëzit këtu të interesuar për t’i bërë këto analiza? Po janë shumë të interesuar. Njerëzit kanë më shumë mundësi për t’u informuar për këto lloj analizash nga mjekët e tyre apo dhe nga interneti. Gjithsesi duhet të konsultohen me një gjenetist përpara se të ndërmarrin çdo hap për analizat e ADN-ës pasi ka një numër shumë i madh i analizash ADN-je dhe ata duhen të jenë të sigurt që po kryejnë analizën e caktuar.
Cilat janë arsyet më të shumta që njerëzit bëjnë analizat e ADN-ës? Janë arsye mjekësore. Kemi shumë paciente që testojnë fëmijët për shembull për Fibrozën Cystike, Sindromin Patau, Edëards dhe Doën (chromosomat 13, 18 dhe 21). Për vonesën mendore, Wilson Disease, sindromin Di George. Femrat për kancerin e gjirit për BRCA1 dhe BRCA2. Meshkujt për fragmentimin e ADN-ës së spermës dhe aneuploidit për atësinë.
Rasti më ekstrem? Një grua nga Tirana: nga 4 fëmijë vetëm 1 rezultonte i martesës
Dr.Ernesta, sa përqind e personave që vijnë për të bërë analizat kanë si objektivë, vërtetimin e atësisë së fëmijës? Ka shumë klientë të tillë në kliniken tuaj? Do të thoja 10 – 15 përqind e klientëve tanë kanë si objektive, vërtetimin e atësisë së fëmijës.
Sa mosbesues janë burrat shqiptar ndaj grave të tyre për fëmijët, çfarë reflektohet? Nuk besoj ka ndonjë ndryshim ndërmjet burrave shqiptar dhe burrave të tjerë. Kjo varet nga përvojat personale dhe nga marrëdhëniet që çdo individ ka. Njerëzit janë të gjithë të njëjtë. Ka shumë raste që analizat e ADN-ës kërkohen dhe nga vetë nënat e fëmijëve për dy arsye: 1. Mos ka ndodhur ndonjë gabim në spital dhe janë ndërruar foshnjat. 2. Sepse nuk durojnë dot me mosbesimin e burrave të tyre. Në rastin e dytë të gjitha analizat e ADN-ës që ne kemi kryer nënat kanë pasur të drejtë. Në Shqipëri analizat e ADN-ës për vërtetimin e atësisë së fëmijës bëhen më shumë për arsye “nderi” apo “xhelozie” dhe disa herë sepse prindërit i kërkojnë për arsye ligjore. Kurse për shembull në Angli ka shumë raste që bëhen për arsye fame apo arsye ekonomike. Jo pak herë kemi lexuar në media për fëmijën e ndonjë aktori të famshëm. Për shembull rasti i fundit është ai i Jude Laë i cili rezultoi babai i një vajze. Dhe nëna e foshnjës u bë e njohur brenda natës dhe pati fitime ekonomike të mëdha nga intervistat në një kohë shumë të shkurtër.
Cili është rasti më i çuditshëm që ju ka ardhur juve? Në laboratorin tonë konfidencialiteti i pacientit është diçka me të cilin nuk lozet. Çdo pacient tek ne është i sigurt që asnjë informacion nuk mësohet nga njerëz të tjerë. Unë nuk mundem t’ju jap informacione mbi detajet apo analizat. Por raste të çuditshme kemi plot. Atë që mbaj mend tani është një familje me 4 fëmijë dhe vetëm një fëmije rezultoi të ishte i babait aktual. Tek 3 të tjerët analizat e ADN-së nuk përputheshim me të atin aktual.
Shqiptarët në përgjithësi karakterizohen nga një temperament gjaknxehtë dhe xhelozë, kjo reflektohet edhe nga fakti se ata i drejtohen ADN-ës për të verifikuar atësinë e fëmijës së tyre, ndërkohë sipas një studimi mjekësor shanset që një femër të mbesë shtatzënë gjatë një marrëdhënie seksuale janë vetëm 40%. Pra, femrat edhe mund të tradhtojnë dhe kjo tradhti të mbetet e paprovuar. A keni një përgjigje për këta burra? Unë nuk besoj që shqiptarët janë më shumë gjaknxehtë dhe xhelozë nga meshkujt e vendeve të tjera. Në çdo vend të botës ka shumë raste për testimin e atësisë. Kjo varet nga arsyet personale të çdo individi. Unë mund të përgjigjem vetëm për analizat e ADN-ës, cilësinë dhe përpikshmërinë pastaj për të tjerat këto janë tema shumë të ndjeshme dhe personale.
ÇFARË ËSHTË AND-JA?
Acidi Desoksiribonukleik, shkurt ADN është një acid Nukleik (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzime gjenetike përcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë i nukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër proteina duke përdorur kodin gjenetik, një kod trinjak i nukleotideve. ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai. ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26240. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26240

Marrëdhëniet SHBA-Rusi, Gordon: Nuk ka sakrifikim të Evropës Nënsekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, thotë se, në më pak se një vit, politika e jashtme amerikane ka sjellë një raport më të fuqishëm me Evropën, diskutime më konstruktive me Rusinë dhe një angazhim më të madh në Iran.
Nënsekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, ka mbrojtur qasjen e re të presidentit amerikan, Barak Obama, në raport me Rusinë dhe ka hedhur poshtë pohimet se Shtetet e Bashkuara kanë sakrifikuar aleatët e saj në Evropën qendrore dhe lindore me rivendosjen e raporteve të reja ruso-amerikane.
Në një takim me gazetarët në Uashington, Gordon ka thënë se nën administratën e presidentit Obama, Shtetet e Bashkuara janë duke iu qasur raporteve me Rusinë në formë të qartë dhe pragmatike.
“Duhet të jemi në gjendje që të kemi raporte më të mira dhe më konstruktive me Rusinë, edhe nëse nuk pajtohemi në disa çështje. Kemi interesa të përbashkëta dhe duhet t’i ndjekim ato dhe ka gjëra për të cilat nuk pajtohemi, por kjo nuk do të duhej t’i nënçmonte raportet tona dhe aftësinë për të punuar bashkërisht”, ka thënë Gordon.
Megjithatë, ai ka pranuar se të dyja vendet nuk pajtohen mbi zgjerimin e NATO-s, njohjen e rajoneve në shkëputje të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, si dhe të dhënat mbi të drejtat e njeriut në Rusi.
Një grup ish-liderësh nga Evropa qendrore dhe lindore i kanë dërguar një letër të hapur Obamës, duke kërkuar nga ai të mos i braktisë në rrugën e rivendosjes së marrëdhënieve të Shtëpisë së Bardhë me Rusinë.
Duke mos i përmendur në mënyrë eksplicite shqetësimet e këtilla, Gordon ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund ta ndjekin këtë rrugë të re, pa sakrifikuar në asnjë mënyrë parimet dhe miqtë e rëndësishëm në mbarë Evropën.
“Ne i kemi bërë shumë të qarta këto parime. Mendojmë se vendet në Evropë, demokracitë në Evropë duhet ta kenë të drejtën për t’i zgjedhur aleancat që duan mbi çështje të sigurisë. Ne jemi kundër nocionit se vende të caktuara kanë sferë të veçantë ndikimi në Evropë, ne nuk do ta njohim Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë dhe këto parime mbeten shumë të fuqishme”, ka thënë Gordon.
Ai gjithashtu ka hedhur poshtë pohimet se Shtetet e Bashkuara kanë më pak nevojë për Evropën tani si aleat në politikën e jashtme, ndërkohë që në agjendën amerikane globale janë çështjet si: Afganistani, ndryshimet klimatike, Irani dhe kriza financiare.
Ndërkaq, duke folur për Bosnjën, aty ku Qeveria e Republikës Serbe është duke promovuar përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare, Gordon ka thënë se diplomatët amerikanë janë duke punuar me presidencën suedeze të Bashkimit Evropian për të arritur deri te një pako reformash, e cila do të ishte e pranueshme për të gjitha entitetet dhe për ta çuar Bosnjën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ata kanë ende punë për të bërë, ka ende dallime midis palëve, por këto ndryshime – marrëveshja e domosdoshme për të ndarë pronën shtetërore dhe disa vendime që duhet të merren për ta bërë qeverinë më funksionale – janë të domosdoshme për të aplikuar për anëtarësim në BE”, ka thënë Gordon.
Ai ka tërhequr vërejtjen se asnjë vend nuk mund të pozicionohet as në fillim të rrugës për të hyrë në Bashkimin Evropian, nëse ai vend nuk ka një qeveri që do ta përfaqësojë në familjen evropiane..(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26239. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26239

Para 50 viteve, ndeshja e parë Gjermano-Gjermane në futboll Humbja historike në Kampionatin botëror të vitit 1974 e Gjermanisë nga RDGJ-ja, me golin e Jürgen Sparwasser, u ka mbetur në kujtim shumë gjermanëve. Ndërsa ndeshja e parë mes dy Gjermanive u zhvillua 50 vjet më parë.
Stadiumi olimpik në Romë në vitin 1960. Ekipet e Gjermanisë futen së bashku në stadium, si një ekip. Ishte parashikuar që Gjermania të ketë edhe një ekip të përbashkët të futbollit, por komitetet olimpike të dy Gjermanive ishin kundër një 11- shi të përbashkët në futboll. Komitetet ranë dakord që të zhvillohet një ndeshje eliminatore mes Lindjes dhe Perëndimit, pa prezencën e shikuesve. Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohej për lojërat olimpike në Romë.
“Në Stadiumin Walter Ulbricht të Berlinit u takuan skuadrat e Republikës Demokratike të Gjermanisë (DDR) dhe Gjermanisë Perëndimore në ndeshjen e tyre të parë eliminatore për lojërat olimpike. Sipas marrëveshjes, ndeshja u zhvillua pa prezencën e shikuesve. Aty ishin vetëm përfaqëuesit e filmit, gazetave, radios dhe televizionit”, njoftonte Radioja e DDR-it.
Duartrokitja e dy njerëzve dhe lehja e dy qenve
Sepp Herberger dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) u paraqiten me një ekip amator, ndërsa skuadra e DDR-it nxori në fushë ekipin më të mirë. Mirëpo amatorët luanin mirë.
“Sulmuesit tanë nuk ishin në gjendje t’i shfrytëzojnë shansat e tyre. Ndërkohë që gjermanoperëndimorët shënuan një sukses të befasishëm. Ata fituan ndeshjen e parë eliminatore me rezultatin 2:0″, informonte Radioja e DDR-it. Ndërsa golashënuesi Charly Dörfel pohonte: “Portieri më doli përpara, por topi befasisht shkoi në rrjet. Mendova se do të më urojnë për golin e shënuar. Duartrokitën vetëm një kopshtar dhe rojtari i stadiumit dhe u dëgjuan lehjet e dy qenëve, më kujtohet shumë mirë.” Para ndeshjes kthyese në Perëndim, ekzistonin shumë të panjohura. Madje as gazetarët sportivë nuk e kanë ditur për një kohë të gjatë se ku do të zhvillohet ndeshja.
Udhëtimi në të panjohurën
“Atëherë na thanë: futuni në mikrobus dhe u nisëm. Për shkak të njohjes së gjeografisë, shumë shpejt e kuptuam se ndeshja do të zhvillohej në Dyseldorf”, shpjegon reporteri i radios Günther Wolfbauer. Nga ndeshja në stadiumin e vjetër në Dyseldorf sot nuk ekziston asnjë xhirim filmik, vetëm zërat e komentatorëve të radios, nga i cili mësohet se Gjermania Perëndimore ka fituar me rezultat 2:1.
“Dörfel sërish, sërish e hedhë topin tek Wilkening, i cili nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje shqelmon topin… dhe gol!”, komentonte radioja.
Në lojërat olimpike të Romës megjithatë nuk shkoi asnjëra prej skuadrave futbollistike të Gjermanisë. Pas fitores ndaj gjermanolindorëve, ekipi i Gjermanisë Perëndimore humbi në ndeshjen e fundit eliminatore nga Polonia.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26245. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26245

Apeli i intelektualëve serbë: Merrni pjesë në zgjedhje Një grup prej 96 intelektualësh nga Serbia, kanë ftuar sot komunitetin serb në Kosovë, që më 15 nëntor të dalin në zgjedhjet lokale dhe kështu, siç thonë ata, të tregojnë përgjegjësi për të ardhmen e tyre. “Vetëm me pjesëmarrje aktive në jetën politike të Kosovës, komuniteti serb do të mund që me efikasitet të zgjidhë problemet më të rëndësishme të përditshme – statusor, pronësore, të sigurisë, ekonomike dhe sociale”, thuhet në kumtesën e grupit të intelektualëve. Nënshkruesit e apelit thonë se këmbëngulja për të injoruar zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë është e pa kuptimtë dhe jo produktive për komunitetin serb. Grupi prej 96 intelektualëve përkujton serbët e Kosovës për situatën e dikurshme të serbëve të Kroacisë, bojkotimin që ata u bënin zgjedhjeve dhe organeve të pushtetit, me çka “duke rrezikuar interesat vetjake në bashkësitë lokale, kishin vënë në pyetje ekzistencën e tyre”. Në mesin e nënshkruesve të apelit janë – Çedomir Jovanoviq, Latinka Peroviq, Sonja Biserko, Dushan Janjiq, Biljana Kovaqeviq – Vuço, Zhelimir Zhilnik, Zoran Ostojiq, Borka Paviçeviq, Milenko Dereta, Teofil Pançiq, Srgjan Karanoviq dhe të tjerë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26223. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26223

Të rinj që duan Beckett -in Një bisedë për “Fundin e Lojës” të Samuel Beckett -it me protagonistin Florand Veizi. Roli i parë i vërtetë përpara publikut
Shfaqja e fundjavës për Festivalin e të Rinjve në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar ishte “Fundi i lojës” 1957-tës të Samuel Beckett-it. Është hera e parë që shfaqet kjo vepër dhe për këtë ditë kishte punuar për regjinë Elis Mataj.
Një detyrë e vështirë është Beckett-i (Nobel për Letërsinë 1969) dhe teatri i tij i absurdit. Për regjisorin dhe aktorët detyra dhe vështirësia qëndron tek analiza dhe simbolika e personazheve, kurse për shikuesit tek përqendrimi në temën ekzistenciale.
Protagonisti Ham (në rol Florand Veizi) është në dilemë dhe monologu i tij nis me urimin pa shpresë që i jep vetes: “Sikur t’i jap fund, druaj si gjithmonë t’i jap fund!”
I ulur në një karrige me rrota, torsi i tij duket i veshur si një prift ortodoks, fytyrën e ka të mbuluar me shami të gjakosur. Hami është i verbër dhe e zvarrit me torturë fundin e pushtetit të tij mbi të tjerë.
Këta të tjerë janë njerëz të gjakut apo të rastit, janë prindërit, pleqtë e verbër Nag dhe Nel që jetojnë në dy kazanë plehrash dhe shërbyesi i çalë e i bindur Klov. Rolet e prindërve regjisori i ri ua ka besuar aktorit të Teatrit të Gjakovës Sulejman Lokaj dhe aktores së re Xhulieta Veizi, ndërsa Klovi luhet nga Edmond Hafizademi, po i Teatrit të Gjakovës.
Pas natës së dytë biseduam me aktorin kryesor Florand Veizi. Luan për herë të parë në një skenë të Teatrit Kombëtar. Është diplomuar më 2008 në Akademinë e Arteve dhe gjatë kësaj kohë ka interpretuar tek “Leksionet” Joneskos dhe në dy vepra të Gorkit, “Fundërrinat” dhe “Mikroborgjezët” në vitin e tretë dhe të katërt të studimeve.
Florand pate rol të vështirë sonte?
Të them të drejtën jam ndierë jo shumë komod. Mendoj se po të kishte qenë një vepër realiste, “motorët” do të funksiononin me shpejt dhe më normalisht. Do të isha më i mbushur, më i motivuar dhe i gatshëm për të reaguar në skenë.
Ku ke interpretuar më përpara?
Kam një vit e gjysmë që kam mbaruar shkollën dhe në Teatrin Kombëtar vij për herë të parë. Kurse në Akademi jam angazhuar në shfaqjet “Mikroborgjezët” dhe “Fundërrinat” e Gorkit, një punë e pedagogut tonë Birçe Hasko, dhe tek “Leksionet” Joneskos, me regji të Alma Hotit.
Për sa kohë punuat për këtë personazh?
Dy muaj. Gjatë kësaj kohe i është bërë një analizë e gjatë veprës. Analizimi i veprës u bë në bashkëpunim, ishte pak e vështirë, pasi ishim shumë mendje.
Po të ishte analizuar nga vetë regjisori, ne aktorët do ta kishim rrugën të shtruar dhe ai thjesht do të na bindte ne për këtë analizë që na kishte shtruar. Kemi marrë pjesë të gjithë. Kemi zbërthyer qëllimet e pjesës, mesazhin, temën nga fillimi deri në fund.
Kemi punuar saktë besoj unë. Pastaj, si kanë ardhur personazhet dhe sa realë janë, këtë e vlerëson publiku. Qëllimi ishte të sillnim personazhe realë, jetësorë, t’i iknim këtij misticizmit që shpeshherë nga aktorët dhe regjisorët është bërë justifikim për mangësitë në një punë ose për paaftësinë e aktorit dhe regjisorit për ta realizuar personazhin.
Ne kemi punuar me metodën e vetme që punojnë aktorët në botë, sipas meje: Stanislavski dhe Lee Strasberg -u, i cili nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vënë ca pika e presje tek metoda e Stanislavkit.
Si e kërkonte regjisori Hamin? A përputhej me atë që ti mendoje për këtë rol?
Unë kam këmbëngulur për një qenie njerëzore, që ka të drejtë të jetojë, siç ka çdo njeri, edhe pse i paralizuar.
Kam këmbëngulur tek një personazh i ndjeshëm, me këmbë në tokë. Pushteti nuk bërtet dhe potencën e Hamit nuk ka nevojë ta zbulojë aktori. Ai vetëm urdhëron. Kam tentuar të sjell jetën me atë personazh të absurdit, ta sjell në tokë ashtu si e ndieja.
Ku qëndron vështirësia e Beckett-it?
Në veprat realiste teksti është pretekst i nënteksti dhe sidomos tek Becktett- i, dua ta theksoj këtë, pasi autorët e absurdit nuk janë njësoj në mënyrën sesi shkruajnë. Aktori nuk mëson një tekst përmendësh dhe kaq. Ai hyn në skenë dhe nuk di çfarë do të bëjë, merr dhe jep nga partneri dhe rrjedh vetë pjesa. Për mendimin tim, Beckett -i, me këtë pjesë të ndrydh paksa.
Nëse tek një vepër realiste, veprimi skenik e tërheq aktorin deri në fund, marrëdhëniet janë jetësore nuk ndodh kështu tek teatri i absurdes. Në pjesën “Fundi i Lojës”, ka shumë simbole dhe ato janë simbole që flasin, por aktorin e pengojnë. Pra, vështirësitë qëndrojnë në analizën e veprës. Personalisht nuk më pëlqen të futem qorrazi në një shfaqje. Unë dua t’i hyj vetë analizës që të kuptoj personazhin tim.
Cilat janë ato simbole?
Nëse kujtojmë tekstin, është një pjesë që tregon se Klovi gjen një plesht në trupin e tij. Me këtë autori do të thotë që jeta po gjallon pikërisht tek fija e vetme e shpresës që ka mbetur në këtë kujtim dhe devijohet totalisht biseda që ishte duke u zhvilluar deri në atë moment. Një tjetër simbol i autorit është koha, “Sa është ora? Zero”. Janë gjëra aq të përditshme, aq rutinë, nuk ndodh asgjë, nuk ka kohë.
Si në jetë, po të mos kishte kronologji ngjarjesh nuk do të kishte kohë. Koha fillon me ikjen e shërbyesit nga shtëpia. Një tjetër simbol janë dritaret, sytë e mi. Hami e ka mësuar Klovin të sillet, si të flasë, si të veprojë dhe njëkohësisht të shohë me sytë e tij.
Në shkollë kemi studiuar metodikën e Stanislavskit, një logjikë e hekurt që të fuste vetë “motorët” në punë. Nëse kjo pjesë ka pasur sukses dhe mua m’u duk se sonte shkoi mirë, ka qenë vetëm për një arsye, se në mënyrën e punës, bashkë me regjisorin kemi futur pak me dhunë metodikën e Stanislavskit.
I kemi zbërthyer dhe i kemi motivuar të gjitha gjërat. Edhe pse ndoshta po ta punonte një tjetër, mund ta linte të vagullt pjesën. Por, kjo nuk do ta motivonte aktorin për të punuar aq shumë në skenë.
Meqë ke luajtur edhe vepër e një tjetër autori të Teatrit të Absurdit si Jonesko, mund të bësh një krahasim?
“Leksionet” e Joneskos më kanë bërë të ndihem më mirë. Punoje me ritmin që duhet të ketë një personazh skenik. Mbase kam dhënë më pak atje, por kjo është çështje tjetër.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26228. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26228

Pakti detar, ministri Olldashi: Nuk cënohen Korridoret e Transportit TIRANË – Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar sot se marrëveshja detare me Greqinë nuk cenon korridoret e transportit, duke hedhur poshtë argumentet e specialistëve se Greqia merr disa km det, me ratifikimin e marrëveshjes.
Deklarata është bërë gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese lidhur me rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2009-të. Sipas Olldashit tymnaja rreth kësaj marrëveshje është ngritur nga PS, por thelbi i saj nuk cënon asnjë lloj transporti.
Partia Socialiste ka çuar në Gjykatë Kushtetuese draftin mbi marrëveshjen detare Shqipëri-Greqi.

Pajtim Bello:
“Kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjetike në Ballkan dhe Evropë”. Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, ka sqaruar atë çka do të fitonte fqinji ynë jugor dhe do të humbiste Shqipëria, nëse marrëveshja për kufijtë detarë do të ratifikohej në Parlament.
Ai u kthehet bisedimeve të viteve më parë, të cilat mbetën pasi palët nuk ranë dakord, sepse Shqipëria do të humbiste shumë shumë, aq sa do të humbiste nëse marrëveshja ratifikohet.
Sipas tij kjo zonë e territorit detar që diskutohet në media dhe përfshihet në marrëveshje është një zonë strategjike përsa i përket pikëpamjeve dhe zhvillimeve energjetike në Ballkan dhe Evropë.
“Në këndvështrimin e politikave energjetike shohim se të gjitha projektet që lidhen me transportimin e gazit natyror nga Lindja në Perëndim, e konkretisht nga vendet e Kaukazit drejt Italisë dhe Evropës Perëndimore, tentojnë kalimin nëpërmjet vijës bregdetare shqiptare dhe kanalit të Otrantos.
Në këtë kuadër është edhe një projekt që zhvillohet nga tre shtete: Turqi-Greqi-Itali. Në këtë projekt të mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, para vitit 2005, qeveria jonë e atëhershme ka kërkuar që Shqipëria të bëhet pjesë e transportimit të gazit natyror prej Turqisë drejt Italisë”.
Sipas tij, “Thembra e Akilit”, e këtij projekti ka qenë kalimi i tubacionit në cektinën detare të po asaj zone, që po diskutohet sot se i është kaluar shtetit grek para disa muajve, me anë të një marrëveshje mes ekzekutivëve të dy vendeve. Pikërisht, për kalimin mbi këtë vijë janë zhvilluar debate mes palës sonë dhe asaj greke në atë periudhë. Kjo pasi kemi kërkuar që gazësjellësi të kalojë në luginën e Vjosës, duke shkurtuar gjatësinë e linjës tokë-ajër”,- u shpreh ai.
Sipas z. Bello nëse tubacionet e transportimit të gazit apo linjat e transmisionit të energjive të tjera nuk kalojnë në vendin tonë, atëherë humbasim të ardhura vjetore nga tranziti. “Nëse tubacioni transportues i gazit do të kalonte në vendin tonë, Shqipëria mund të furnizohej me një sasi të qëndrueshme vjetore.
Kështu që mund të kishte gaz të mjaftueshëm edhe për të prodhuar energji apo për ta shfrytëzuar në fushën e industrisë. Tjetër përfitim madhor që humbet vendi ynë është ajo se ne nuk do të jemi më anëtarë në vendimmarrjet e politikave energjetike. Si pasojë, do të jemi të detyruar të blejmë gazin apo energjinë, gjithmonë nga vendet e tjera dhe në sasi të limituara”.

Partitë opozitare që kanë ankimuar marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të vendosura ti shkojnë deri në fund transparencës së saj në Gjykatën Kushtetuese. Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga skadimi i afatit kohorë për dorëzimin e dokumentacionit plotësues, siç janë programet dhe statutet, 6 partitë që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatë, konfirmojnë se do ta plotësojnë këtë kërkesë të Gjykatës brenda datës 9 Nëntor, për ti hapur rrugë më pas vlerësimit të tyre nga ana e trupës së gjyqtarëve në dhomën e kolegjeve treshe.
Opozita
Partia Socialiste dhe pesë aleatët e saj të vegjël, jo vetëm nga spektri i majtë por edhe ai i djathtë do të paraqesin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të gjithë dokumentacionin plotësues që kjo e fundit ka kërkuar në bazë të së drejtës që i jep ligji i saj organik në rastin e gjykimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. I kontaktuar nga gazeta “Shekull”, deputeti socialistë Saimiri Tahiri, i cili edhe dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese në emër të 6 subjekteve politike që kundërshtojnë termat e kësaj marrëveshje, ka siguruar dje se opozita kur ka ndërmarrë këtë hap ka qenë serioze dhe ndaj do të vërë në dispozicion trupës gjykuese të gjithë dokumentacionin që ajo kërkon. “Do të paraqesim dokumentacion shtesë që na është kërkuar brenda afatit që Gjykata në ka lënë. Këtu konfirmoj se të njëjtën gjë përveç PS-së do e bëjnë edhe 5 partitë e tjera që ashtu si ne kanë ankimuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese”, – u shpreh Tahiri. Ndërkohë nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmohet se dy prej partive që kanë firmosur kërkesën, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokristiane kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por që sërish nuk është konsideruar i plotë nga ana e trupit gjykues. Sipas të njëjtave burime mësohet se shkak për refuzimin e dokumentacionit të paraqitur nga PSD dhe PDK është bërë vetëm mungesa e paraqitjes edhe një herë nga secila parti e kërkesës që më parë në këtë gjykatë e dorëzoi deputeti Saimir Tahiri. Pra bëhet fjalë vetëm për një pengesë formale, që këto forca pritet ta tejkalojnë ditën e hënë deri në orën 4 kur dhe përfundon dhe orari zyrtar i punës në Gjykatën Kushtetuese.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26229. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26229

Projektligji, rregulla ekstreme për gjuetinë Ministria e Mjedisit përgatit projektligjin për Gjuetinë sipas të cilës synon mbrojtjen e Faunës së egër. “Ndëshkime të rënda për ata që nuk e zbatojnë”
Veprimtari e gjuetisë do të realizohet vetëm në bazë të disa rregullave të cilat do të zbatohen me ligj. Të gjithë ata që nuk do të zbatojnë këto rregulla do të ndëshkohen. Specialistët e Ministrisë së Mjedisit shpjegojnë se kanë gati projekt – ligjin për Gjuetinë në të cilën janë përcaktuar zonat ku duhet të lejohet gjuetia, kohëzgjatjen e gjuetisë, llojet e kafshëve dhe të shpendëve që do të kapen për gjueti. Ndërkohë në projektligj parashikohej dhe dëshmi më të rënda për ta që nuk e zbatojnë ligjin të cilat fillojnë nga 30 000 deri në 50 000 lekë për ushtrim gjuetie pa u pajisur me leje, apo edhe për ushtrim të gjuetisë duke gjuajtur nga makina, nga mjetet e lundrimit dhe nga mjetet e fluturimit, dënohet me gjobë në masën 80 000 deri në 100 000 lekë dhe plot ndëshkime të tjera.
Projektligji
Gjuetia e Faunës së egër, shpesh herë e ushtruar në mënyrë të paligjshme, duke u bërë faktor kërcënues, sidomos për llojet e kërcënuara dhe në rrezik zhdukjeje, tashmë duket se po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe menaxhimi. Specialistët e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave kanë hartuar ligjin e ri për gjuetinë, ndërsa projekti është hedhur për diskutim publik, me qëllim marrjen e opinionit publik. Ndërkohë, përafrimi i legjislacionit mjedisor edhe përsa i përket mbrojtjes së Faunës së egër, është një ndër kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
“Qëllimi i këtij projekt-ligji është përcaktimi i saktë i rregullave dhe kërkesave për zhvillimin e gjuetisë si një veprimtari tradicionale, sportive, shplodhëse dhe turistike, menaxhimin e qëndrueshëm të gjuetisë, duke e vlerësuar Faunën e egër si pasuri natyrore me interes të përgjithshëm, që gëzon mbrojtje të veçantë”,- pohojnë specialistët duke shtuar se ky ligj (tashmë në projekt) synon gjithashtu garantimin e zbatimit në mënyrë rigoroze të parimeve për gjuetinë, duke ruajtur tërësinë e ekosistemit dhe baraspeshën ekologjike, që ushtrimi i gjuetisë të mos dëmtojë llojet e Faunës së egër dhe habitatet e tyre, por edhe respektimin e të drejtës së gjuetisë dhe të drejtave mbi gjahun, mbi trofetë e produktet e gjuetisë dhe të tregtimit të tyre.
Objektivat
Ndër objektivat kryesore të ligjit janë sigurimi për një kohë të gjatë i të gjitha llojeve të Faunës, të mbrojtjes së habitateve, ku ato gjenden, ndërkohë që nëpërmjet tij vendosen dispozita për shpalljen e zonave të mbrojtura për to. Për të mbrojtur llojet e shpendëve të egra emigratorë, sipas projekt-ligjit krijohen zona me rëndësi të veçantë për shpendët, në të cilat gjuetia është e ndaluar. Ky ligj për gjuetinë, i cili plotëson kuadrin ligjor për mbrojtjen dhe menaxhimin e Faunës së egër në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane, u parapri nga Ligji “Për mbrojtjen e Faunës së egër”, i miratuar këtë vit nga Kuvendi.
Ndërkohë, bazuar në projekt-ligjin e ri gjuetia ushtrohet vetëm mbi individë të llojeve të gjitarëve dhe të shpendëve të egër, që janë shpallur objekt i gjuetisë me akt normativ të Ministrisë përkatëse. Në momentin kur individi i një lloji të Faunës së egër shkakton dëme të faktuara të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ministri mund ta shpallë kafshën përkohësisht si dëmtuese dhe të lejoj gjuajtjen e saj për kohë të caktuar. Këta individë dëmtues mund të gjuhen gjatë tërë vitit vetëm nga gjuetarë të pajisur me leje, sipas këtij projekt-ligji. Gjithashtu, projekt-ligji përcakton kërkesat për krijimin e zonave të lira për gjueti, si dhe sipërfaqen minimale për krijimin e zonave te gjuetisë, zonat sipas pronësisë, etj.
84 lloje gjitarësh ka në vendin tonë 320 lloje shpendësh ka në vendin tonë 37 lloje reptilësh ka në vendin tonë 15 lloje amfibësh ka në vendin tonë 313 lloje peshqish ka në vendin tonë 3850 lloje insektesh ka në vendin tonë
Projekt – ligji, ja pengesat për të gjuajtur Për ushtrimin e gjuetisë sipas projekt – ligjit të Ministrisë së Mjedisit gjuetari shlyen dy lloje pagesash, që është pagesa për të hyrë për gjueti në një zonë të caktuar gjuetie dhe pagesa për çdo individ të gjahut të vrarë apo të kapur gjatë gjuetisë. “Gjuetari nuk mund të hyjë në një zone gjuetie pa paguar fillimisht hyrjen në të. Masa e pagesës për të hyrë për gjueti në një zonën të lirë gjuetie, caktohet para çeljes së sezonit për çdo zonë konkrete nga menaxhuesi i zonës në mirëkuptim me pronarin e saj, por për çdo rast, ajo nuk mund të jetë më e lartë se 2 000 lekë”,- bëhet e ditur në projekt – ligj duke u shtuar se masa e pagesës për gjahun e vrarë llogaritet sipas llojit të gjitarëve apo të shpendëve të egra që janë vrarë. Pagesa për individët e vrarë të llojeve objekt gjuetie, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit. Pagesat bëhen te menaxheri i zonës së gjuetisë, i cili i jep gjuetarit për to mandatin përkatës. “Gjuetari nuk mund të largohet nga zona e gjuetisë duke marrë me vete gjahun e vrarë, pa bërë pagesën për të”,- bëhet e ditur në projekt – ligj.
Kush mund të jetë gjuetar?
a. Personi që ka mbushur moshën 18 vjeç. b. Personi që ka leje të mbaj armë. c. Personi që ka fituar testin për çështjet teorike dhe praktike që lidhen me aktivitetin e gjuetisë. d. Personi që është pajisur me leje gjuetie. e. Personi që nuk është i dënuar për krime të rënda. f. Personi që njeh dhe respekton Manualin e Gjuetarit. g. Personi që merr pjesë në monitorimin dhe inventarizimin e Faunës së egër të zonës së tij.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26233. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26233

Bruksel, Meta: Çdo gjë veç hapjes së kutive. Dade: PS nuk tërhiqet BRUKSEL- Hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve janë bërë sërish objekt replikash mes pozitës dhe opozitës, këtë radhë në Bruksel.
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka garantuar reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikolaos Chountis, se qeveria do të plotësojë ‘çdo kërkesë të opozitës’, por ‘pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit’, cka do te thote qe pozita vijon t’i mbetet idese se kutite nuk hapen, sepse per to eshte marre nje vendim gjyqesor.
Nga ana e saj, opozita eshte po ashtu ne te njejtin pozicion. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade ka përsëritur po nga Brukseli qëndrimin e PS-së, duke deklaruar se nuk ka asnjë ligj që e pengon hetimin e zgjedhjeve.
META Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme theksohet se “Meta i shprehu raporterit vullnetin e Qeverisë dhe qëndrimin e saj tepër konstruktiv për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave legjitime dhe të arsyeshme që vijnë nga opozita, duke theksuar se bashkëpunimi me opozitën duhet realizuar pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit, një nga shtyllat e shtetit të së drejtës, ndërtimin e të cilit e kërkon edhe Bashkimi Evropian”.
Mësohet se gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe atij të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE si dhe u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Gjithashtu Meta e informoi eurodeputetin Chountis mbi përgatitjet e Qeverisë shqiptare për t’iu përgjigjur pyetësorit dhe angazhimin e saj për zbatimin e reformave të ndërmarra, e siguroi atë se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave me BE dhe do të forcojë bashkëpunimin me Parlamentin Evropian.
DADE”Ne kemi marrë vendimin për ta kushtëzuar hyrjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë, me hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave në të gjitha ato pjesë të vendit ku ka kontestime dhe prova për dhunë, parregullsi dhe manipulime”- ka thënë Arta Dade. Sipas saj, më 28 qershor, PD dhe Kryeministri Berisha abuzuan me votat e shqiptarëve dhe me besimin e bashkësisë ndërkombëtare. Rezultati i zgjedhjeve, ku askush nuk fitoi maxhorancën, – theksoi më tej ajo,- doli pas një procesi ku opozita u përball me dhunën e shtetit, me intimidimin e votuesve, me përdorimin e hapur dhe banal të fondeve publike në interesin elektoral të njërës palë dhe me përdorimin ekstrem të administratës shtetërore dhe kapaciteteve të saj në funksion të fitores së Partisë Demokratike. “Siç e ka nënvizuar raporti final i OSBE/ODIHR, votat e shqiptareve u numëruan në një të tretën e tyre keq ose shumë keq. Nuk ka ligj qe e ndalon investigimin e zgjedhjeve”- përfundoi Dade.
Rama: Në 20 Nëntor shembim murin e politikës së vjetër
KORÇË- Kryetari i PS-së Edi Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës në 20 Nëntor në Tiranë, për të shembur atë që ai e ka quajtur muri i politikës së vjetër, që mban peng votën e lirë.
“Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndërrat tuaja, për të ardhmen, të cilat janë të burgosura në kutitë e votimit”- tha ai.
Në fjalën e tij në protestën e radhës në qytetin e Korçës, lideri socialist i bëri apel kryeministrit Berisha të mbajë larg duart nga kutitë. Rama ka theksuar se brenda kutive Berisha fsheh gjurmët e vjedhjes elektorale, ndaj dhe nuk do t’i hapë.
Ndërsa deputeti Pandeli Majko ka theksuar se PS nuk mund të heshtë për këtë heshtje të qeverisë që s’mund të vazhdojë më kështu. Sipas tij, kutitë e mbyllura janë simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë.
“Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë. 20 Nëntori fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive”- tha ai.
Sipas kreut të PLD-së Spartak Ngjela se votën e shqiptarëve nuk mund ta mbajë të mbyllur një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet dhe e korruptuar. “Ne nuk jemi mbledhur këtu për t’u lutur, por kjo është një revoltë, sepse kjo është gjuha që qeveria ka dëshirë të dëgjojë” tha ai. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26221. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26221

PëRJETëSISHT THE BEST “Sekreti i suksesit tonë është miqësia, fakti që mbështesim njëra-tjetrën”, shpjegon Naomi. “Grupi që formojmë është special”, thotë Eva. “është e vështirë të na imitosh”, thekson Claudia. Tri modelet protagoniste të reklamës së parfumeve të “D&G” kanë po
Nga portat e ashensorit shfaqet një vajzë me një bluzë të hapur, xhup lëkure dhe një minifund xhins. Është Naomi Campbell, që si gjithmonë ka ardhur herët në takim. Kësaj radhe do të jetë së bashku me mikeshat e saj. Së bashku me Eva Herzigova-n dhe Claudia Schifer-in do të jetë imazhi i parfumit të ri të “D&G”-së. Ju të tria jeni shoqe? Eva: Jemi më shumë se shoqe. Kemi ndarë shumë gjëra bashkë. Jemi takuar për herë të parë kur ishim adoleshente dhe dalëngadalë filluam të ndërtonim të ardhmen tonë. Kur e shohim njëra-tjetrën në sy mund të ripërshkojmë të gjithë hapat e jetës. Naomi-n dhe Claudia-n i njoh prej 20 vjetësh. Naomi më ka qëndruar gjithmonë pranë, ndërsa me Claudia-n, duke qenë nënë edhe ajo, kam një lidhje e cila nuk mund të shpjegohet me fjalë, pastaj unë dhe ajo jetojmë të dyja në Londër. Naomi: E dini? Nuk them se nuk ka modele të tjera si ne, sigurisht ka me qindra, por grupi që formojmë është special. Ne jemi një skuadër, e mbështesim njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja që nuk jeni më në majë të klasifikimeve si dikur? Claudia: Mendoj se vitet 90 për modën dhe top-modelet kanë qenë shumë speciale. Ne ishim kudo, në të gjitha faqet e para të gazetave të botës dhe në këtë mënyrë interpretonim dy role, atë të yllit dhe të modeles. Sot nëpër kopertinat e revistave shfaqen njerëzit e famshëm, aktoret, këngëtaret, ndërsa për modelet ka më pak hapësirë dhe më shumë konkurrencë. Naomi: Stilistët, stilistët e mëdhenj atëherë na zgjidhnin ne. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ne vazhdojmë të mbetemi të preferuarat e tyre. Eva: Atëherë ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe kjo nuk mund të rikrijohet sot. Pra, ju vazhdoni të mbeteni të preferuarat e stilistëve. Në reklamën që keni bërë për “D&G”-në përkrah jush qëndrojnë edhe dy djem të ri. Edhe në këtë kuptim diçka ka ndryshuar? Claudia: Ndoshta me këtë projekt u kemi sjellë pak entuziazëm të gjitha femrave. Ne ndihemi ato që kemi qenë gjithmonë dhe po të shohësh me kujdes, djemtë duket se nuk kanë shumë diferencë nga ne. Eva: I kanë zgjedhur, sepse sot janë modelët më të famshëm në botë. Modelët e viteve 90 nuk kanë më suksesin e dikurshëm dhe për më tepër nuk janë modelë. Ajo që bën të lumtur është se sot në botën e modës nuk kërkohet vetëm një bukuri, por dikush që ka një histori interesante për të treguar. Naomi: Për spotin e parfumeve kishin zgjedhur si kolonë zanore “Freedom”, këngën e George Michael. Është një zgjedhje shumë ironike. Zanati i modeles është i vështirë? Naomi: Unë e marr punën me shumë qetësi dhe bëj gjithmonë më të mirën. Vlerësoj më shumë pjesën krijuese të punës sime, udhëtimet që bëj në jetën e përditshme dhe ajo që duhet të jem për një stilist ose përballë objektivit të një fotografi. Eva: Në çdo punë për të pasur sukses, duhet të punosh shumë, veçanërisht nëse një person ka sukses si modele do të thotë se ka pasur dhe ka shumë punë. Claudia: Në fillim është e vështirë të bëhesh e famshme. Pasi ke arritur suksesin, gjërat janë shumë më të thjeshta. Pas intervistës Claudia, Eva dhe Naomi veshin veshje mbrëmjeje dhe së bashku me Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce shkojnë për të prezantuar parfumet e reja të “D&G”-së.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26215. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26215

Kur vajza shndërrohet në rivale Nënat shohin veten e tyre te vajzat që rriten, por shpesh ndodh që padashur shkaktojnë ndonjë konflikt, ku në njërën anë është dëshira për ti mbajtur nën kujdes dhe në tjetrën pavarësia që vajza dëshiron
Shpeshherë në përralla personazhet femra kanë një njerkë. Që nga Hirushja e deri te Borëbardha, nënat e këqija vetëm i bëjnë të vuajnë vajzat, ndërkohë që për personazhet meshkuj ndodh ndryshe. Nënat e mira vdesin që në rreshtat e parë të tregimit, ndërsa njerkat e këqija mbushin pafundësisht faqet pasardhëse, duke vënë përpara provave shumë të vështira dhe të dhimbshme fëmijët. Keqkuptime dhe konflikte Dihet shumë mirë që përrallat, në mënyrë shumë simbolike dhe imagjinare, zbulojnë misteret e ndjenjave humane: prania e shumë njerkave ka një domethënie të madhe nga çduket dhe ato përfaqësojnë pjesën e errët të raportit që ekziston mes nënës dhe vajzës. Nëna, natyrisht, ndjenjën se vajza është pjesë e saj, mund ta ekzagjerojë dhe ta bëjë të përdorshëm për qëllimin e epërsisë personale. Pastaj mund të përpiqet që vajza të jetë e varur plotësisht nga ajo dhe tia zotërojë jetën, që të jetë e lidhur gjithmonë me atë. Është shumë e vështirë që ti bashkosh fjalës “nënë” emocione që nuk janë të sigurta. Ndodh që shpeshherë mes nënave dhe vajzave të lindin prapaskena, keqkuptime të ndryshme, e pashmangshmërisht edhe konflikte. Nëse meshkujt zakonisht ndihen të dëshiruar nga nënat e tyre dhe gjithë jetën japin e marrin një dashuri pakufi, me vajzat ndodh e kundërta: ato kanë një raport më të ndërlikuar me nënat. Djalit nëna mund ti falë dashuri pamasë, pasi ai ndryshon nga ajo. Me vajzën ndodh e njëjta gjë që ka ndodhur edhe me nënën: koha kalon dhe vajza rritet, nëna e njeh dhe e ndjek hap pas hapi çdo fazë të zhvillimit të saj. Nëse një grua e do veten, atëherë asgjë nuk mund ta ndalojë që ti transmetojë të bijës një identitet pozitiv. Në të kundërt, nëse nëna nuk është e kënaqur me veten dhe atë që i ka ofruar jeta, kërkon tek e bija një shpagim dhe kompensim, duke pritur që vajza të rikuperojë gabimet e saj. Dy identitete të përcaktuara më së miri Për të plotësuar dëshirat e prindërve, vajza duhet të heqë dorë nga ëndrrat e saj dhe të krijojë një personalitet të fortë. Vetëm në këtë mënyrë do tu bënte qejfin prindërve, e në veçanti nënës, e cila gjithmonë dëshiron më të mirën për të. Duke arritur në një konkluzion të përgjithshëm të raportit nënë-bijë, nëna është pikërisht “rivalja” më e fortë e vajzës, sepse në fund të fundit është ajo që e komandon, vendos për gjithçka dhe në çdo moment dhe për çdo vendim që duhet të merret nëna ka miratimin e babait. Në këtë rrjet shumë të ndërlikuar emocionesh, ndërthuret dashuria mes nënës dhe vajzës dhe momenti më i vështirë është ai kur secila duhet të gjejë vetveten, pa pasur nevojë që të përzihen në interesat personale të njëra-tjetrës. Frika e rritjes së shpejtë Nënat janë gjithnjë të shqetësuara për vajzat e tyre dhe e dinë se sa shpejt rriten ato. Mjafton të kujtoni një shembull mjaft domethënës: “Jam shumë e tronditur nga shpejtësia me të cilën vajza ime 13 vjeçe është rritur, shprehet një nënë. Është njësoj si të ketë rënë për të fjetur dhe pastaj është ngritur grua. Pikërisht nga ky fakt që ajo ndihet e rritur, ka filluar të ketë një fjalor shumë vulgar, për të mos thënë rrugaçëror, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë. E për të mos mjaftuar përdorimi i fjalëve të tilla, edhe në një bisedë normale është shumë agresive dhe prepotente. Dua të ndërhyj, por kam frikë se mos e përkeqësoj situatën”, vijon më tej nëna që ndihet keq për sjelljen e vajzës së saj. Sigurisht, në këto kushte, një nënë ndihet në pozitë të vështirë dhe detyra e saj është të reagojë me qetësi dhe kujdesin e duhur. Kjo sepse shpeshherë fëmijët bëjnë disa sjellje provokuese dhe shumë të çuditshme për të treguar rritjen e tyre, që nga njëra anë kjo gjë i kënaq dhe nga ana tjetër i tremb. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që prindërit duhet të dorëzohen dhe të heqin dorë nga pozicioni i tyre. Për një nënë është shumë e rëndësishme që ti bëjë të ditur vajzës që po gabon dhe se vetë nëna është e shqetësuar nga vulgariteti i saj. Nuk duhet të mendohet kurrë për një censurë. Në të kundërt ndihma do të ishte e panevojshme për ta risjellë vajzën në rrugën e duhur.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26218. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26218

Gratë: Jemi më të lumtura pa burrat Lajme aspak të mira për meshkujt anekënd botës. Pjesa më madhe e femrave tani parapëlqejnë të jetojnë vetëm, ndryshe nga meshkujt që nuk duan të jetojnë vetëm
Shumica e femrave në botë preferojnë të mos martohen: një shtëpi, një punë shumë e paguar dhe një miqësi e mirë i bën ato të mos e ndiejnë më nevojën e një mashkulli në krah. Por jo vetëm kaq, edhe nëse kërkesat e tyre shkojnë më tej për shembull në sjelljen në jetë të ndonjë fëmije sot nuk është e nevojshme të jesh e martuar. Por nëse një pjesë nuk preferojnë fare të martohen dhe marrin përsipër përgjegjësi të tjera që e kanë provuar këtë eksperiencë të hidhur më parë, pas divorcit kanë zbuluar se është shumë më mirë të jetojnë vetëm.
Kjo gjë nuk përbën ndonjë risi: martesat janë në ulje që prej një gjysmëshekulli dhe siç mund të merret me mend lehtë, nga e gjithë kjo tendencë, më të prekura sigurisht janë femrat. Nga viti 1950 deri në 2000 përqindja e grave të moshave nga 15 në 24 vjeç është ulur nga 42 në 16%, ndërsa përqindja e atyre që u përkasin moshave nga 25 në 34, duke nisur nga viti 1982, është ulur në 58%. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kaluar pragu simbolik i gjysmës së grave që nuk pranojnë të martohen. Në vitin 2005, sipas të dhënave zyrtare 59,9 milionë gra amerikane ishin të vetme apo jetonin pa bashkëshort, kundrejt 57,5 milionë që në të kundërt jetonin me burrat. Me fjalë të tjera, do të thotë se 51% e tyre jetojnë të vetme, ndërkohë që përbëjnë 53% të shifrës së përgjithshme burrat amerikanë që jetojnë me bashkëshortet. Në disa raste të veçanta, bashkëshorti ishte larg qytetit për punë, kështu që ndarja duhej konsideruar e përkohshme, por sociologët amerikanë nënvizojnë se në historinë amerikane nuk ka pasur asnjë periudhë që të shënonte të dhëna të tilla.
Arsyeja e shtimit të vazhdueshëm të numrit të grave “single” para së gjithash mund të vërehet duke studiuar të dhënat demografike: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë më shumë femra se meshkuj, kështu që është e pashmangshme që të jetë më i madh numri i grave të mbetura të vetme. Ndërkohë që ky përbën vetëm fazën fillestare të problemit. Në rrjedhën e viteve është shtuar ndjeshëm numri i divorceve dhe ish-zonjat që vendosin të martohen përsëri e të rinisin jetën nga e para, janë më të pakta se ish-zotërinjtë që pranojnë ti hyjnë një valleje të tillë. Në këtë fenomen, elementi parësor është zgjedhja personale, ku reflektohet edhe shansi për të gëzuar më shumë liri, ndërkohë që elementi tjetër ka të bëjë me rritjen e mosbesimit kundrejt seksit tjetër, apo me fjalë të tjera zhgënjimi i pësuar nga martesa, të cilën një pjesë e mirë e këtyre grave as që e shkojnë ndër mend ta përjetojnë përsëri. Por kjo prirje duket se nuk lë pa prekur as vajzat e reja, që shtyjnë pafundësisht datën e dasmës apo nuk pranojnë të ngjiten në altar edhe pa e provuar më parë një gjë të tillë.
Në këtë fenomen sigurisht një rol mjaft të rëndësishëm luajnë kërkesat e jetës moderne, apo edhe efektet e feminizmit, faktor që i bën gratë të ndihen mjaft të pavarura nga burrat. Lind pyetja “A janë burrat të nevojshëm”?. Përgjigjja pa dyshim është “Jo”. Burrat nuk janë të nevojshëm për gratë, të cilat nëse duan patjetër një fëmijë, mund tu drejtohen mjekëve e metodave moderne të konceptimit artificial. Për gjithçka tjetër, meshkujt nuk janë tjetër veç gurë brenda këpucëve, pasi u druhen shumë partnereve të zgjuara apo me karriera të suksesshme, e për më tepër gjithnjë kërkojnë që ti pengojnë në këtë kuadër. Një feministe e thekur amerikane dhe autore e bestsellerit “Kundër dëshirës sonë” shkruan: “Problemi kryesor është se nuk gjendet numri i mjaftueshëm i meshkujve të interesuar në një raport serioz dhe të barabartë në çift. Për më tej, liria që i është bërë faktorit gei, ka bërë që shumë burra të zgjedhin të jetojnë ashtu si duan, pra përkrah burrave të tjerë, gjë që ka çuar në pakësimin e lëndës së parë. Ata që mbeten në dispozicion thuajse nuk vlejnë fare”. Më mirë të vetme se me burrin e gabuar në krah, kjo është motoja që shoqëron shumë prej fermave sot. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se pjesa dërrmuese e grave në botë e marrin shumë seriozisht këtë proverb të vjetër. Që vitet e fundit – falë stileve të reja të jetës, falë përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor e duke parë se janë gjithnjë e më të shumta ato femra që nuk pranojnë në asnjë mënyrë ti përkushtohen familjes, duke lënë pas dore karrierën – mund të vihet re lehtë se kemi një shtim të grave që vendosin të jetojnë “single”. Për disa, një zgjedhje e tillë bëhet në kuadrin e ideve mbi lirinë e femrave për të qenë vetë ato të cilat vendosin e zgjedhin mbi veton personale, për të tjerat ky vendim është marrë si rezultat i eksperiencave të hidhura gjatë të cilave e kanë parë veten të tradhtuara e të poshtëruara, apo më thjesht akoma te meshkujt modernë e sipërfaqësorë gjejnë vetëm varfëri intelektuale e budallallëk. Cilado qoftë përgjigjja e saktë, shifrat nuk gënjejnë, fakti mbetet fakt dhe kjo prirje është më se e dukshme e në rritje të vazhdueshme.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26212. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26212

Jamaha, o mua o Lorencon. Nëse jo, do iki te Dukati Kampioni i botës në MotoGP, Valentino Rosi, ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Jamaha, nëse këta të fundit nuk do të largojnë Horge Lorencon në 2011-ën. Italiani Rosi, i cili fitoi edhe titullin e nëntë botëror këtë sezon, ka zbuluar gjithashtu se mund të shkojë te skuadra e Dukatit. Nëse ky nuk është një ultimatum, pak i mungon. Por Valentino tashmë duket se i ka hapur letrat, nëse skuadra e tij në fund të sezonit nuk e prish kontratën me pilotin tjetër, Lorenco. Spanjolli kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me skuadrën japoneze, por Rosi mendon se nuk ka vend për dy konkurrentë në të njëjtin ekip. “Jamaha duhet të zgjedhë mes meje dhe Horges për 2011-ën”, rrëfeu dje Rosi në një prononcim për “BBC”. “Kam një mundësi të madhe për tiu bashkuar te Dukati”, vazhdoi më tej Rosi. Të dy protagonistët kanë zhvilluar duele të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni, ku 30-vjeçari Rosi mundi të fitonte titullin vetëm një garë para fundit, ndërsa rivali i tij më i ashpër ishte pikërisht shoku i bokseve, 22-vjeçari Lorenco. Duke parë intervistën e Rosit në “BBC”, Valentino la pas shumë dyshime. Por një gjë u tha qartë: Nëse Lorenco do të qëndrojë te Jamaha edhe në 2011-ën, atëherë ai do të largohet. Ndërkohë që Lorenco ka thënë se nuk është ndjerë gjithmonë i vlerësuar te Jamaha dhe bëri të ditur se kishte marrë disa oferta nga skuadrat e tjera përpara se të rinovonte kontratën e re. Tani Rosi, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Jamahan në gusht të vitit 2008, e bëri të qartë se ai mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit të ardhshëm. “Nuk jam i sigurt 100% nëse do të qëndroj te Jamaha, nënvizoi Rosi. Varet se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Varet nga performanca ime, nga dueli me Horge Lorencon dhe nga vendimi i Jamahas për 2011-ën”. Më pas Rosi shpjegoi edhe mundësinë e largimit. “Unë mund të ndryshoj motor, të garoj për Dukatin dhe të përpiqem të fitoj titullin kampion bote me një skuadër italiane. Ky do të ishte një motivim i madh për mua”. pohon kampioni. Për momentin bëhet fjalë vetëm për një paralajmërim, sepse objektivi i vërtetë i Rosit është ai i mbylljes së karrierës së tij me skuadrën japonez: “Por në këto momente preferoj të qëndroj me Jamahan, për shkak të dashurisë mes nesh, të marrëdhënies sonë, e cila është diçka speciale. Ndërrimi i skuadrës do të ishte i pabesë dhe i dhimbshëm. Kështu që për Jamahën do të ishte e rëndësishme që unë ta përfundoj karrierën këtu dhe për mua një gjë e tillë është gjithashtu e rëndësishme”. Rosi për momentin po shijon fundin e sezonit, në të cilin u rikonfirmua kampion: “Në fund janë numrat dhe rezultatet ato që mbeten. Kam fituar gjashtë gara më shumë se të gjithë, kam triumfuar në gjashtë pole position më shumë se të gjithë, dhe e kam kaluar çatinë e 300 pikëve. Mendoj se jam ngjitur më shumë se të gjithë në pod, prandaj kam marrë me vete në shtëpi edhe një rezultat shumë të mirë, rrjedhimisht edhe titullin kampion. Në të ardhmen? Do të luftoj të rikonfirmohem, edhe pse e di që kundërshtarët do të jenë të fortë”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26209. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26209
Isha e re u dashurova (2x) Isha e re u dashurova Atë djal që desha së kuptova Por ai mua më mashtroj Dhe jetën ma shkatërroj
(2x) Do t’i lutem Zotit t’madh Që jetën mua të ma fal Për gabimet që unë kam bër Mua t’mi bëj hallall
(2x) Jam e re dhe shumë po vuaj Zoti ç’më ka dënuar Mendoj veç për të mirë Dhe jetën s’dua ta katandis
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4999. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4999
Jashtë serie Jom reper jashtë serie boj rep se mu m’ka hije Jom i pari ajo dihet OTR tash krejt po nihet Jom i pit, jom bo tap, e kom ni femër si çokollat E kom ni cd t’parkume jashtë vitit 2007 Jom me shok ku do shkeli, sun em prek egjeli Kom ni femër supermodel shqipe ça karin keni Apo ti sun e bon si unë, as ti sun e bon si unë Boll je ka munohesh po si unë nuk ka shumë Nuk ka kërkun, kta krejt um dun Pa mu nuk mund, pa mu s’ka gjum E vërtetova dhe ni herë që ju lo targat Ju boj krejt hallakat, unë jua boj vetën bajat Po me mu ça karin pat, me sa duket s’paske fat Me sa duket s’paske sen, me sa duket ti nuk vlen Me sa duket kot sa lodhesh se mue nuk mbjen nërmen Me kon vjen a me kan m’del, s’ma nin se çka ki n’bel
E kam ni mall kinez 32 i çoj për ni herë Se 32 i çoj për ni herë
Ej a keni a s’keni, normal që s’keni Se s’keni qysh me pas e kupton ti Jom pak më ndryshe se kta të tjerët Pak ma ndryshe you know, shumë pak më ndryshe
Fletë përmbas flete, laps përmbas lapsi Çdo sen s’i boj del hit pak sa t’hasi Prit pak ta zbrasi 16 net çastit Jom jashtë serie, kta mu sum kapin Me mu humb bastin, unë ta thej tasin Kom gjin çdo kthesa, për mu krejt vrasin Kshtu që ki kujdes ku shkel, kur flet për mu Nuk jam vrasës por nuk bon me m’provoku Ky jam unë dhe ti e din, atëherë ça karin ki Atëherë pse po ngjon kongën kur po thu që unë nuk di A po t’shtyn pak kureshtja, me msu nja dy-tre rrjeshta Mi mson kongët përmendsh si n’klasë t’parë kur mson vjershat Thuj drejt si unë nuk ka, sikur t’hidhen krejt hava Mos me kon unë reper i Shqipnis, Shqipnia reper tjetër s’ka S’kom ça me bo, jom i vetmi me kurorë Kom muzikën s’mundje ngjitse, tan rinin pllom dorës
E kam ni mall kinez 32 i çoj për ni herë Se 32 i çoj për ni herë
Ej kom ni pytje për te tan, për krejt çka jan ktu ok Kush po m’kallxon, kush po m’kallxon Se kush është ma i miri n’këtë lojë ah ah Hahaha na jena mbretër you know
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/noizy/jashte-serie. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/noizy/jashte-serie
Më ka marrë malli (Maya, Maya, forca Maya Maya, Maya, forca Maya)
(2x) Me ty bashkë që çilimi Ti me mua unë me ty U rritëm në dashuri Bota na kishte zili
(Maya, Maya)
Ref. 2x Prit e prit më ka marrë malli Prit e prit e m’u dogj xhani Mos dëgjo se ç’thonë bota Që kur linda jam e jotja
(2x) Ktheve krahët e m’u largove Fjalët e botës dëgjove Fjalë-fjalë bëhet belaja Për mua u prish dynjaja
(Maya, Maya)
Ref. 2x Prit e prit më ka marrë malli Prit e prit e m’u dogj xhani Mos dëgjo se ç’thonë bota Që kur linda jam e jotja
(2x) Buza qesh e syri qan Zemra bën durim e mban Shpirti im të keqen unë S’më qepet syri me gjumë
(Maya, Maya)
Ref. 2x Prit e prit më ka marrë malli Prit e prit e m’u dogj xhani Mos dëgjo se ç’thonë bota Që kur linda jam e jotja
(Maya, Maya)
Ref. 2x Prit e prit më ka marrë malli Prit e prit e m’u dogj xhani Mos dëgjo se ç’thonë bota Që kur linda jam e jotja
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4994. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4994
Top