Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Kledi, gati për tu bërë baba Qëllimet në karrierë tashmë i ka arritur, prandaj edhe në këto momente, Kledi Kadiu është duke kërkuar atë pjesë që i mungon… Gjatë një interviste për Mediaset, balerini i njohur shqiptar ka deklaruar se është në kërkim të vajzës ideale, e cila do të jetë dhe nëna e fëmijëve të tij. “Nuk mund ta përkufizoj se si duhet të jetë ajo, por mund të them që do të më pëlqente të kishte një trup sportiv. Përsa i takon karakterit, duhet të jetë e fortë”,- ka thënë Kledi, ndërkohë që nuk e mohon faktin se dëshiron shumë të ketë fëmijë. Ai është shprehur se e ka marrë këtë vendim për të pasur një familje, pak pasi i është dhënë pasaporta italiane nga autoritetet vendase, pas 10 vjet pritjeje. Ndërkaq, mbrëmë Kledi ka qenë në kryeqytet, për të promovuar edhe këtu librin e tij, i cili po bën gati një vit që ka dalë në Itali, libri i cili mban titullin “Më mirë se një përrallë” (Meglio di una favola)(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26289. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26289

Salome, shmanget nudoja Regjisorja Patrizia Panton tregon për operën “Salomé”, pasionin e frustruar të Strauss-it dhe gjuhën e bukur të Wilde-it. Premiera më 15 Nëntor në Teatrin e Operës.
Që prej një muaji, regjisorja franceze punon në skenën e Teatrit të Operës për premierën “Salomé” (Salomé, 1891), shkruar nga Oscar Wilde -i (1905), me muzikë të Richard Strauss-it. Katër ditë para premierës, ajo tregon rreth aspektit dramaturgjik dhe muzikor të veprës.
Nuk ndalet tek ngjarjet që përshkruan Wilde-i, muzika është më e rëndësishme për të. “Muzika e Strauss-it është e rrezikshme, nëse e dëgjon për shumë kohë mund të çmendesh. Është një pasion i frustruar që shpërthen si vullkan”,- tregon Panton.
Në 4 ditët e shfaqjes në Teatrin e Operës këndojnë Roy Stevens (Herodi), Edit Mihali (Herodia), Thomas Gazheli (Jokanan), Aleksandar Dojkovic (Narabot) etj. Në rolin e Salomesë është sopranoja Sonila Baboçi dhe Nausica Policicchio.
Në aspektin dramaturgjik dhe muzikor, ç’mund të na thuhet për këtë operë?
Kur studioj një vepër operistike, në fillim dëgjoj muzikën e saj. Ajo është shumë e rëndësishme, vepra mund të lexohet edhe më pas. Muzika vetë e përshkruan atë që ndodh, pasi kur krijon notat, kompozitori ka në mendje historinë.
Për operën “Salomé” (Salomé, 1891), kam lexuar jo vetëm veprën e Oscar Wilde-it, por edhe versione të tjera, si “Salambo” (Gustave Flaubert, 1862). Historia e shkrimtarit irlandez nuk është e njëjtë me atë që thotë Bibla. Ndryshe nga personazhi i Biblës, “Salomé” e Wilde-it ka një fund tragjik. Këtë version kompozitori gjerman e mori dhe e bëri operë.
Është një histori shumë e zymtë, dëshpërimi ndihet që në muzikë. Po t’i referohemi jetës së Strauss-it, i martuar me një grua të rreptë, një marrëdhënie pa dashuri, pa pasion, duket sikur pasionin e munguar ai e shpreh në muzikën e fuqishme.
Për mendimin tim, është një pasion i frustruar, që shpërthen si vullkan dhe muzika e tij është e rrezikshme, nëse e dëgjon për shumë kohë rrezikon të çmendesh. Këtë “Salomé” do të shikoni pas pak ditësh në skenën e Teatrit të Operës. Unë nuk mund të shpik diçka tjerët, nuk do më pëlqente as një version modern i kësaj opere.
Po dramaturgjia, cilat janë pikat e forta?
Oscar Wilde-i është shkrimtari tipik i shek XIX, elegant, i ndjeshëm. Këtë pjesë e ka shkruar në një frëngjishte shumë të bukur.
Ai e donte këtë gjuhë dhe duke e krahasuar me versionin anglisht, është shumë më mirë në frëngjisht. Ndryshe nga Wilde-i, krijimi i Strauss-it i përket shek. XX është më modern, i ka lënë pas ato ndjesi. Edhe vetë opera është muzikë e vështirë. Jam e sigurt se shumica e njerëzve të atë kohë e urrenin atë muzikë. Nuk po flasim për Puçinin apo për Verdin.
Në ç’gjuhë do të këndojnë këngëtarët?
Në gjermanisht. Strauss-i nuk pëlqente të krijonte në gjuhë të tjera dhe mendoj se kjo gjuhë është shumë e mirë për një muzikë të fortë, ndoshta në frëngjisht nuk do të tingëllonte siç duhet. Emocionet e saj shprehen më mirë në gjermanisht.
Keni marrë pjesë në ndarjen e roleve?
Zgjedhjen nuk e kam bërë unë, por Teatri i Operës. Mendoj se është bërë një përzgjedhje e mirë e personazheve. Zëri i tenorit amerikan Roy Stevens është i duhuri për Herodin, këtë rol nuk mund ta këndojë një i veprave të Puçinit.
Unë nuk e kam njohur më parë, por e shoh si një këngëtar me zë shumë të mirë dhe inteligjent, aktor shumë i mirë. Po kështu edhe Jokanani që interpretohet nga baritoni gjerman Thomas Gazheli. Ndërsa Salomé është një rol shumë i vështirë për një soprano.
Kjo është një operë vetëm me një akt dhe sopranoja duhet të këndojë për një orë e 40 minuta, madje edhe të kërcejë. Në vepër përshkruhet “Vallja e shtatë vellove”, pjesa ku Salomé kërkon të joshë Herodin, që ai t’i sjellë kokën e Jokananit dhe në këtë moment sopranoja duhet të kërcejë duke hequr vellot një e nga një.
Në operat amerikane, këngëtarja rri pa asgjë në trup, por këtu nuk do të realizohej kjo gjë. Kërcimi zgjat 10 minuta. Sonila Baboçi është e para soprano shqiptare që e këndon këtë rol, askush nuk e ka kënduar këtu më parë. Ka një zë të fortë, karakteristika e domosdoshme për këtë rol.
Po skenografia dhe kostumet si bashkohen me konceptin tuaj regjisorial?
Skenografi Platon Bardhi pati një ide të mençur dhe krijoi një skenë ku mendohet për vokalin e këngëtarëve, vendosja e një “muri” rrotull skenës bën që zërat mos të përhapen, por të ruhen. Një skenograf i mirë mendon edhe për këto aspekte.
Është një koncept modern, jo realist. Është një skenë e thjeshtë, e pangarkuar, disa shkallë dhe imazhi i hënës. Me një operë si “Salomé”, përqendrimi duhet të jetë tek muzika. Kurse kostumet vijnë nga Teatri i Romës. Shqipëria nuk është aq e pasur.
Përse nuk është veshur trupa me kostume, nuk është pak vonë?
Kostumet nuk kanë ardhur akoma. Unë ende s’i kam parë.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26292. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26292

Kufijtë, kujt i interesonte vakumi ligjor? Asnjë shtet në botë nuk mund të shkojë në bisedime pa një paketë ligjore të përgatitur dhe të përpunuar më parë se sa të fillonin procedurat ndarëse
Ajo që ka ndodhur me legjislacionin shqiptar për përcaktimin e Kufijve detarë, të Ujërave territorialë dhe ujërave të Brendshëm është një nga ngjarjet më unike në Botë. Aktualisht ne kemi një histori të një kornize ligjore lidhur me kryefjalët që thamë më sipër. Po kjo është vetëm një histori që mund ta shfrytëzojmë në arkiv.
Reshperojmë në vite dhe gjejmë referime që përputhen edhe me standardet ndërkombëtare. Ndërkaq në vitin 2008, është mbyllur një histori sado e kufizuar, e legjislacionit që të lë pamend, nëse e krahason me praktikën botërore dhe të shteteve fqinjë në Ballkan dhe më tej.
Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj apo dekret për Ligjin Shqiptar të Detit, Ligjin e Ujërave të Brendshëm, Ligjin Detin Shtetëror, Hapësirën e Afërt Vijëmore, Hapësirën e Veçantë Ekonomike dhe Shtratdetin Kontinental, Ligjin për vijat bazore normale dhe vijëdrejta bazore, Ligjin për pasuritë nënujore detare dhe shfrytëzim të tyre, Ligjin për zbaticën astronomike, Ligjin për sistemin Koordinativ Botëror dhe Ligjin për Parimin e Baraslargësisë dhe të Barazisë.
Deklarimi i vijave bazore, është orientimi parësor, ku ka fillesën secila matje, një vijë, segment, mbi të cilin, nis një konfigurim, shtrirje gjeometrike, matje, llogaritje, përfshirje në sistem. Secili shtet mbështetet në disa kushte nismore, ligjore dhe gjeodezike, për të vendosur këto vija bazore të cilat janë të përkufizuara në UNCLOS.
Në Ligjin Nr 9861 datë 24.01.2008, pak muaj se të fillonin negociatat për Përcaktimin e Kufijve Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, me Greqinë fqinje i gjithë legjislacioni që kish vijuar më parë është shfuqizuar.
Në ligjin e sipërpërmendur nuk shpjegohet kurrkund dhe as trajtohen termat me të cilat do të ballafaqoheshin negociatorët në bisedime për të mbrojtur të Drejtën e tyre Detare.
Asnjë shtet në botë, nuk e shpërfill legjislacionin kombëtar, asnjë shtet në botë nuk mund të shkojë në bisedime pa një paketë ligjore të përgatitur dhe të përpunuar më parë se sa të fillonin procedurat ndarëse.
Kësisoj grupi ka rënë në grackën e UNCLOS-it e cila nuk mund të parashikojë të gjithë hullitë veçoritë, rrethanat. Aq më tepër që këto veçori shpërfaqen në rastin e Shqipërisë dhe të Greqisë që kanë një histori ndarjesh të kufijve Tokësorë, dramatike dhe ende të papranuar nga njëra palë.
Llojshmëria e veçorive, përballja jo me Dheun Kontinental të Greqisë por me një bashkësi Ujdhesash (arkipelagu i Ujdhesave Joniane , në këtë rast të Korfuzit) i ka gjetur zbuluar negociatorët të cilët nuk kanë dhënë as ndihmesën më të parë që ka lidhje me titullimin e marrëveshjes, të parimeve bazë, por nga mungesa e përvojës ” janë mbërthyer në darën” e palës tjetër e cila ka synuar për të arritur në rezultatin e interesit kombëtar të Shtetit që ata përfaqësonin.
Fshirja e Legjislacionit dhe nevoja për ndonjë pasurim tjetër, që lidhet me debatin për “gjirin historik” apo me konceptin tradicional shqiptar të “mesit të kanalit të Korfuzit” për bashkëpunimin me palët e treta etj, ka përcjellë atë “vakum” i cili e nxori Shqipërinë në humbjen e saj më të madhe, të ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental.
Ligji ” Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” i miratuar në muajin Prill të vitit 2001 nuk ka qenë i largët. Vetëm, po të lexosh këtë ligj, të vijnë në kujtesë, shumë orientime.
Ndër to, siç kemi trajtuar edhe më parë të bie në sy përcaktimi vijëdrejtave bazore në përmbyllje të gjireve të Lalzit, të Durrësit, të Derdhjes së Semanit, derdhjes së Vjosës, gjirit të Vlorës , gjirit të Gramës (shiko hartën) Nga sa vihet re, prej tyre vetëm gjiri i Vlorës i përmbush kushtet gjeometrike që përcakton ” UNCLOS” ndërsa të tjerët, nuk e plotësojnë.
Kësisoj, ka pasur një interes kombëtar, për të ruajtur ujërat e brendshme, që nuk ndahen gjatë përcaktimit të kufijve detarë. Vetëm gjatë shtrimit në bisedime formësohen deklarimet, diskutohen pranimet dhe mospranimet. Dhe jo të gjitha ato do të pranoheshin. Po të gjitha këto i kanë ngelur historisë.
Neni 3.
1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 md, duke filluar nga vija e drejtë bazë, që shkon nga kepi i Rodonit ( Muzhllit) , Kepi i Pallës, i Lagjit ( kala e Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, kepi i Gjuhëzës, dhe Gjirit të Gramës dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri PËRMES KANALIT TË KORFUZIT. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës, në det, deri te kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro- jugosllav. ( Mali i Zi )
DHE JA: ” PËRMES KANALIT TË KORFUZIT ”
Kanali i Korfuzit, kanali gjeohistorik dhe jetësor, i të dy vendeve, një nyje aq e njohur jo vetëm nga dy popujt tanë, për gjithë lundrimin Mesdhetar, përbën një nga përballjet më themelore, në këtë përcaktim të kufijve detarë, midis të dy vendeve. Në nenin e sipërpërmendur, tanimë, e kemi me ligj të Parlamentit Shqiptar. Kjo vijë duhet të kërkohet ” Përmes Kanalit të Korfuzit”
Një përcaktim ligjor i tillë nuk është pa një farë baze. Ajo lidhet me Përcaktimin e Kufijve Tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar (1913-1926).
Kjo dhe vetëm kjo, duhet t’i kishte cytur dhe përgatitur palën tonë, për t’u paraqitur në tavolinën e bisedimeve, me vendimet e Ndërkombëtare në momentin historik të përcaktimeve të kufijve tokësorë. Për të qenë të barabartë, arsyetimi duhej të shtrihej shumë më herët se sa UNCLOS ( pra, viti 1982) duke u nisur nga viti 1913, kur as që nuk ishin përcaktuar rregulla si ato të Konventës së Montego-Bay.
” Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe, siç u deklarua në Konferencë, “…
Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin ” shtyllat e Herkulit të Shqipërisë”. Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë, në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veri-perëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj.”
Web: Komanda e Doktrinës, Ministria e Mbrojtjes
Këtu, kemi qëndrimin zyrtar dhe ligjor të Shqipërisë lidhur me hapësirën detare të Kanalit të Korfuzit.
Asnjë ndarje tjetër s’ka ndodhur më pas. Po kështu asnjë përcaktim tjetër, koordinativ apo hartografik dypalësh, nuk ka ndodhur. Vetëm se, në harta shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, është vizatuar në mënyrë të njëanshme kufiri në Kanalin e Korfuzit. Por që nuk mund të merret në konsideratë për matje.
Le të referohemi, përcaktimit të vijës ndarëse “Përmes Kanalit të Korfuzit” e cila i takon muajit Qershor të vitit 1913. Ndërhapësira midis, e cila ka shkëmbinj nënujorë apo dhe pranë syprinor (Barketa) apo dhe ujdhesa ( Tignosso= Peristeri = Fanari), duhet të konsideroheshin se do të kenë përkatësinë ( në këtë rast zotërimin) e atij shteti, i cili përmbyll, prej mesores së përfytyruar ujërat e tij shtetërorë, së toku dhe me përbërës të tjerë që janë brenda këtij Kanali.
Ndërkaq vetëm brigjet dhe vetëm brigjet detarë të të dy shteteve, janë vijat bazë normale, apo pika të referimit për mesin e Kanalit. Kjo, rrjedh nga miratimi i marrëveshjes së vitit 1913.
Mbështetur këtu, Tignosso, Barketa dhe Serpa, e kanë pasur ndarjen e tyre qysh në Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26286. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26286

Enciklopedi shqiptare qe del kunder asaj maqedonase Eshtë konceptuar si një kundërpërgjigje me fakte dhe dokumente ndaj “Enciklopedisë maqedonase”. Vellimi i pare i vepres përfshin tekste dhe dokumente origjinale shqip. Në prag të festave të Nëntorit, në Tetovë pritet të bëhet promovimi mbarëshqiptar i vëllimit të parë të veprës “Maqedonia shqiptare”, që është konceptuar të jetë një kundërpërgjigje me fakte dhe dokumente ndaj “Enciklopedisë maqedonase”. Vellimi i pare i vepres përfshin tekste dhe dokumente origjinale shqip, anglisht dhe frëngjisht nga e kaluara historike e Maqedonisë shqiptare nga autorë antikë, albanologë, historianë dhe udhëtare të huaj të shekujve 16-19. Redaktori i këshillit redaktues të këtij libri, Nijazi Muhamedi, ka theksuar se kjo vepër është një kundërpërgjigje e fuqishme kundër “Enciklopedisë Maqedonase”, ku shqiptaret cilesoheshin “njerez mali”, te ardhur ne Maqedoni, ne shekullin e 16-te. Vellimi i pare i enciklopedise permban 400 faqe dhe sipas botuesve do te dale ne treg ne fund te ketij muaji. /vizion +/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26278. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26278

Ligji antimafia, replika midis PS-së dhe PD-së Deputeti socialist, Damian Gjiknuri e ka cilësuar këtë ligj antikushtetues, sepse sipas tij ai amendon ligje që kërkojnë 3/5 e votave për miratim. Pergjigjet zedhenesja e demokrateve. Projektligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, njohur si “ligji antimafia”, ka shkaktuar replika mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri e ka cilësuar këtë ligj antikushtetues, sepse sipas tij ai amendon ligje që kërkojnë 3/5 e votave për miratim, pasi “de facto” amendon Kodin e Procedurës Penale apo ligjin për Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që Partia Demokratike përmes zëdhënëses për shtyp i kujton opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave.
Gjiknuri: Ligji antikushtetues Sipas deputetit Gjiknuri, i vetmi justifikimin e nevojës së këtij ligji nga ana e mazhorancës është gjoja konfuzioni që ka krijuar vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, i cili në thelb ka vendosur një standard të lartë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, standardin që sekuestro mund të zbatohet vetëm kur ka një dyshim të arsyeshëm. “E thënë ndryshe çdo qytetar që mund të ketë vënë pasuri mund të jenë subjekt i masave të këtij ligji, që do të thotë pasuria e tij mund të sekuestrohohet dhe ai duhet të japë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri, dhe njëkohësisht ligji i jep kompetenca të gjera policisë e prokurorisë pavarësisht nga përfshirja ose jo e personit në aktivitetet kriminale që parashikon ligji”, tha ai gjatë një deklarate për mediat. Sipas tij, ky nocion i ri juridik, jo vetëm që nuk është i qartë, por edhe nuk përputhet me nocionin e ngjashëm që aplikojnë ato pak shtete që e përdorin atë. PS-ja sipas tij, thekson se miratimi me nxitim dhe pa u konsultuar i këtij ligji nga ana a mazhorancës ka gjasa të kthehet në një problem për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore. Për këtë ai sugjeron që mazhoranca të shtyjë miratimin e tij në Kuvend dhe të zgjerojë rrethin e konsultimit me të gjithë aktorët e interesuar si dhe të sqarojë e korrigjojë dispoziatat që kanë ngjallur rreagim publik si burim i mudshëm abuzimi.
PD: Ligji, kusht për luftën kundër krimit të oreganizuar Partia Demokratike në përgjigje të deklaratës së PS-së kundër miratimit të ligjit ka theksuar se nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit anti-mafia, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar. “Protesta e sotme e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave”, tha zëdhënësja, duke shtuar se ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropian dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve antare të BE-së. Sipas saj, ligji anti- mafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26283. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26283

Atentat ndaj mbretereshës Beatrix të Holandes? Dy persona të dyshimtë kanë hyrë në pallatin e mbretëreshës Beatrix të Holandes. Të dyshuarit që u paraqitën si kopshtarë, hynë të pashqetësuar në pallatin mbretëror, pavaresisht se ne hyrje te pallatit ishin 3 police. Ngjarja në kopshtin e mbretëreshës në Noordeinde ka ndodhur në 22 tetor por u publikua vetem sot Personat të maskuar si kopeshtare dolën pa probleme pasi u futën në oborrin mbretëror. Mediat holandeze kanë publikuar skandalin që tregon se mbretëresha është e pasigurte, ndonese ende nuk jepen detaje te asaj cfare ka ndodhur ne te vertet ne pallatin mbreteror/ikubinfo/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26265. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26265

Taci kerkon lirine, me ndryshimin e vendimit te arrestit Kerkesa per revokim te mases se sigurise ndaj Rezart Tacit, e dorezuar nga avokatet Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, ka si objekt kerkesen ndaj gjykateses Farije Budo te ndryshoje masen nga arrest me burg ne detyrim paraqitje. Kater dite pasi ai u la ne arrest me burg nga Gjykata e Tiranes, biznesmeni Rezart Taci nuk dorezohet dhe kerkon serish lirine. Por avokatet e tij nuk kane zgjedhur Gjykaten e Apelit, por te njejten gjykatese qe e la biznesmenin ne burg. Kerkesa per revokim te mases se sigurise ndaj Rezart Tacit, e dorezuar nga avokatet Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, ka si objekt kerkesen ndaj gjykateses Farije Budo te ndryshoje masen nga arrest me burg ne detyrim paraqitje.
Ata shprehen se kjo kerkese sipas ligjit duhet te shqyrtohet brenda pese ditesh. Gjate njohjes me masen e arrestit, avokati Maks Haxhia vendosi si garanci pasurore nje shume prej 100 mije eurosh ne shkembim te lirise se biznesmenit qe akuzohet per goditje per shkak te detyres ne bashkepunim. Prokuroria thote se Taci ka dhunuar per shkak te detyres gazetarin Mero Baze, i cili gjate ngjarjes ishte nen shoqerine e kolegeve Arban Hasani dhe Andi Bushati./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26268. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26268

Rekord divorcesh në Lushnje, 100 kërkesa në muaj Çdo ditë në rrethin e Lushnjes ndodh një zgjidhje martese. Kërkesat për ndarje mes bashkëshorteve arrijnë në 100 në muaj, 30 prej të cilave marrin vendimin e gjykatës. Pas 12 vjetësh martesë, Gjinovefa Gjini nga rrethi i Lushnjes ka marrë në dorë divorcin e dhënë nga Gjykata. Mungesa e gjatë e bashkëshortit në emigracion, por edhe problemet në çift sa herë ai kthehej pranë familjes, ishin arsyet që detyruan 32-vjeçaren të kërkojë ndarjen prej tij. Por rasti i 32-vjeçares nuk është i vetmi. Çdo ditë në rrethin e Lushnjes ndodh një zgjidhje martese. Kërkesat për ndarje mes bashkëshorteve arrijnë në 100 në muaj, 30 prej të cilave marrin vendimin e gjykatës. Kozma Jano, kryetari i Dhomës së Avokatëve tregon: Shkak kryesor është emigracioni, i cili sjell më pas fenomenet që çojnë edhe në kërkesat për divorc. Kurse Anila Sinani, psikologe pranë Gjykatës arsyeton keshtu per situaten: Pikërisht mungesa e babait në familje, shtyn bashkëshortet të kërkojnë divorcin. Përveç zgjidhjes së martesave, rritja e kërkesave për divorc ka shtuar ndjeshëm edhe numrin e fëmijëve të braktisur. Ky fenomen vihet re edhe tek çiftet e reja veren avokati -, një numër i madh i të cilëve braktisin fëmijët. Lushnja është një prej rretheve me numrin më të lartë të popullsisë në emigracion, çka ka bërë që fenomeni i divorceve të bëhet shqetësues vitet e fundit./klan/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26271. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26271

Brazil, perjashtohet nga shkolla se veshi minifund Ngjarja ndodhi ne nje shkolle private te San Paolos ku nje 20 vjecare ka shkuar ne shkolle me minifund. Por veshja nuk u ka pelqyer bashkemoshatareve te saj, te cilet e kane perzene nga shkolla, duke detyruar madje edhe policine te nderhyje. Polemika ne Brazil ku veshja e nje studenteje ne shkolle ka ngjallur nje reagim te gjere ne mbare vendin. Ngjarja ndodhi ne nje shkolle private te San Paolos ku nje 20 vjecare ka shkuar ne shkolle me minifund. Por veshja nuk u ka pelqyer bashkemoshatareve te saj, te cilet e kane perzene nga shkolla, duke detyruar madje edhe policine te nderhyje. Nderkohe, pergjegjesit e shkolles kane publikuar nje deklarate ku theksojne se e reja eshte perjashtuar nga shkolla per shkak te mungeses se respektit akademik. Ky episod daton ne 22 tetor por eshte bere i ditur gjate diteve te fundit pas publikimit te imazheve ne YouTube ku duket qarte se vajza ka veshur nje minifund te kuq. Vajza eshte shfaqur ne shume emisione televizive, ndersa pergjegjesja per politiken ndaj grave ne bashki tha se do kerkoje llogari per diskriminim./republicca/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26274. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26274

Lulet ne shtepi ulin nivelin e stresit Dihet se dekoracionet me lule e bime brenda ambienteve te shtepise nuk kane nje rol paresor prej elementi zbukurues, por jane filtra te ajrit qe thithim.
Nderkohe nje studim i kryer nga Universiteti i ‘Georgia-s’ konfirmon vleren e luleve qe mbajme ne shtepi dhe zyre. Studimi tregoi se lulet ne ambientet e shtepise jo vetem qe jane ne gjendje te ruajne shendetin e atyre personave qe jetojne ne ambiente te mbyllura, por ndihmojne edhe ne reduktimin e nivelit te stresit fale veprimit te tyre pastrues. Disa lloj lulesh jane ne gjendje qe te eliminojne nga ajri VOC, ‘perberje organike fluturuese’ te cilat bashke me substanca te tjera ne ambiente jane pergjegjes per alergjine, shqetesimet kronike dhe semundje te tjera. NGA VOC vjen edhe ndotja ne ambiente te mbyllura qe ne jo pak raste eshte 12 here me shume se ndotja jashte. Pasi jane analizuar 28 bime zbukuruese te zakonta, kerkuesit zbuluan me te fuqishmet per te pastruar ajrin qe jane dredhka angleze (bima kacavjerrese neper mure”, lulja e dyllit dhe fieret./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26262. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26262

Personat e prirë për ti ndërruar partnerët Personat të cilët kanë prirje shoqërore qeshen më shumë. Ata po ashtu i përqafojnë më shpesh njerëzit tjerë. Në bazë të njohurive të reja të botuara në revistën “Journal of Research in Personality”, personat shumë të shoqërueshëm janë po ashtu më të prirë për të bërë më shpesh marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë. Psikologia nga Universiteti i Rutgers, Charlotte Markey, së bashku me burrin e saj, Patrick Markey, nga Universiteti i Villanovas, kanë bërë disa hulumtime në lidhje me raportet seksuale ndërnjerëzore në një studim ku janë përfshirë 210 femra dhe meshkuj. Secili nga pjesëmarrësit vullnetarë në studim është lutur që të shkruajë numrin e personave me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale.
Pas marrjes dhe krahasimit të përgjigjeve nga participantët në studim, janë fituar rezultate, të cilat tregojnë se personat të cilët në raport me të tjerët janë skajshmërisht të ngrohtë, si edhe ata të cilët janë skajshmërisht të ftohtë në raportet shoqërore, janë të prirë për të qenë promiskuitivë (të prirë për të pasur marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë).
Ndërsa personat të cilët janë mesatarisht të ngrohtë në raportet me të tjerët, kanë numër më të vogël të partnerëve seksualë.
Kjo gjë shpjegohet me faktin që personat e ngrohtë, kërkojnë këmbimin e kësaj ngrohtësie me të tjerët, ndërsa personat ekstremisht jo-të shoqërueshëm, i ndërrojnë shpesh krevatet sepse kanë frikë nga refuzimi dhe sjellja e keqe. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26257. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26257

Të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti për zhurmat Duhet të zbatohen ligjet që janë miratuar për mbrojtjen e mjedisit Ndryshe nga vendet e tjera fqinje si Italia apo Greqia, vendi ynë akoma nuk e ka zgjidhur problemin e ndotjes së lartë akustike.
Vangjel Koka, prej disa kohësh ka jetuar në shtetin fqinj, në Greqi dhe në reagimin e tij për zhurmat shprehet se pasi ka ardhur në Tiranë, ka konstatuar një mjedis jo të këndshëm. Sipas tij që të shmanget ky fenomen duhet të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti, por edhe të përmirësohen ligjet sipas nevojave dhe shqetësimeve që kanë banorët.
A shqetësoheni nga zhurmat në kryeqytet?
Unë rishtas kam ardhur në Tiranë, pasi isha për një kohë jashtë Shqipërisë dhe konstatoj që ka një ambient jo të këndshëm. Shqetësohen njerëzit dhe ata që i krijojnë zhurmat nuk iu bën përshtypje kjo gjë.
Ata që krijojnë zhurma të bezdisshme për banorët, nuk duan t’ia dinë për komunitetin, nëse njerëzit po pushojnë apo janë të sëmurë. Ka raste jashtë vendit, p.sh në Selanik të Greqisë, ku kam qëndruar, ku po të kalonte ora e caktuar për veprimtarinë e lokaleve, banorët lajmëronin policinë.
Madje edhe komshiu më i afërt do të lajmëronte policinë nëse dikush do të thyente rregullat e komunitetit. Nëse dikush do të bënte zhurmë me një trapan, fqinji i thoshte që ta ndalonte. Ne kërkojmë të hyjmë në Evropë dhe integrimi vjen duke zbatuar të gjitha rregullat, ligjet, normat e komunitetit, se për ndryshe nuk mund të shkohet drejt Evropës. Ne si vend jemi akoma larg rregullave që kërkon Evropa, për t’u bërë pjesë e saj.
Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?
Mendoj se duhet të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti, sepse zhurmat janë një e keqe e madhe dhe jo të përshtatshme për ambientin ku jetojmë. Po mbi të gjitha duhet të zbatohen ligjet që janë miratuar për mbrojtjen e mjedisit. Ligje ka, jo se jemi keq për to, por edhe duhen përmirësuar sipas nevojave që ka komuniteti.
Vetë banorët duhet t’u kërkojnë llogari institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e qetësisë. Në vendet e tjera ekziston një ligj për marrëdhënien e njerëzve në komunitet dhe më gjerë, por këtu tek ne nuk e di pse nuk miratohet nga Parlamenti, pasi edhe aty mund të përcaktoheshin mënyrat se si mund të shmangeshin zhurmat e bezdisshme.
A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në një zonë të veçantë të periferi të qytetit? Në disa qytete kryesore të Greqisë si në Athinë, Selanik, Volos etj, janë jashtë qytetit dhe nuk ka zhurma që të shqetësojnë banorët. Buzukët janë të ndërtuara në periferi të qyteteve greke. Prandaj, edhe në Tiranë apo ndonjë qytet tjetër, ambientet e qejfit duhet të ndërtohen jashtë qytetit, që të mos shqetësojnë banorët.
Bashkim Peza
Zhvillimi i një qyteti, siç është Tirana, detyrimisht sjell dhe këto probleme që konstatohen sot “Zhurmat janë të pa shmangshme, nga zhvillimi i qytetit”
A ka zhurma shqetësuese në Tiranë?
Zhurma ka shumë dhe krijohen nga disa burime.
Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?
Mendoj që është një problem që nuk zgjidhet, pasi Tirana është qytet në zhvillim. Nuk kemi çfarë të bëjmë se zhvillimi sjell dhe pasoja të tjera, kështu që duhet të mësohemi me këtë gjendje.
Duhet të sensibilizohen dhe banorët, pasi nëse një shofer e përdor borinë për qejf, atëherë është një problem, por nëse e përdor për të shmangur ndonjë rrezik, në një rast kur i del një këmbësor para makinës, nuk ka çfarë të bëjë.
Po e përsëris dhe një herë, përderisa Tirana është në zhvillim, zhurma do të ketë. Unë po bëj një muaj që jetoj këtu, pasi kam qenë në Izrael, por atje nuk të shqetësojnë lokalet e natës, por disa zhurma të tjera. Atje ku jetoj unë është luftë dhe po të krahasojmë vendet normalisht që atje ka më shumë zhurmë
Kudret Shkëmbi “Lokalet të punojnë pa dëmtuar shoqërinë”
“A ka zhurma në lagjen ku banoni?
Zhurma ka gjithandej në Tiranë. Më shumë lokalet në zonën e ish- Bllokut krijojnë zhurma, por ne nuk i frekuentojmë. Pjesërisht kemi disa zona ku bëhen punime poshtë pallateve, ku krijohen zhurma shqetësuese dhe krijojnë ndotje akustike. Zhurmat na bezdisin, por nuk kemi ku të ankohemi, që të kërkojmë të drejtat tona. Ne dëgjojmë dhe nga të afërmit tonë që shqetësohen nga zhurmat.
Në çfarë mënyre duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?
Në radhë të parë, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen vetë. Ligji sa do i ashpër të jetë, njerëzit duhet të sensibilizohen për problemet që sjellin zhurmat. Duhet të kuptojnë që kjo zhurmë nuk duhet bërë, pasi shqetësohemi vetë dhe të tjerët.
A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në periferi
? Po patjetër. Duhet të jenë në periferi, që zhurmat që ato bëjnë të mos kenë kontakt me banorët. Çdo njeri mundohet të jetoje dhe të ketë fitime, por kjo duhet bërë pa dëmtuar shoqërinë. E mira është që të ndërtohen jashtë qytetit.
Spiro Dhima Duhet të dëgjohen këshillat e Institutit të Shëndetit Publik.
“Zhurmat na dëmtojnë dëgjimin”
A ju shqetësojnë zhurmat urbane?
Po zhurma që na shqetësojnë ka në disa orë të ditës. Madje ato janë aq të dëmshme se mund të të dëmtojnë dëgjimin dhe të të humbasin durimin.
Çfarë lloje zhurmash ju shqetësojnë?
Më shumë shqetësohemi nga lëvizjet e makinave
Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave në kryeqytet?
Duhet të pyeten njerëzit kompetentë për këtë punë. Duhet të dëgjohen këshillat e Institutit të Shëndetit Publik dhe të tjerëve që merren me ruajtjen e qetësisë.
A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në periferi?
Po më mirë ashtu do të ishte, ku të kishte një zonë të caktuar për lokalet që duan të punojnë natën. Nëse kjo bëhet dhe qytetarët nuk shqetësohen në kohë e pa kohë. Dikush është i sëmurë, një tjetër mund të studiojë dhe një banor tjetër mund të ketë probleme shëndetësore.
Xhelal Hoti
“Policia të ndërhyjë në çdo moment”
Për të mos lejuar lokalet e natës që të shqetësojnë banorët duhet të ndërhyjë policia. Po jo vetëm në rastin e lokaleve, por edhe për makinat që janë kthyer në një shqetësim për banorët, përsëri policia duhet të ndërhyjë. Të rinjtë përdorin alkool dhe janë të pavetëdijshëm për veprimet që bëjnë pastaj, pasi bëjnë aksidente shpesh ato përdorin dhe boritë në vende që nuk lejohen.
Më mirë do të ishte që lokalet e natës të ndërtohen në periferi, që banorët e qytetit të jetojnë të qetë. Nëse dikush merr një patentë pa e merituar, kuptohet që më vonë ai shofer do të sjellë probleme për komunitetin.
“Loli Pop”, kthen zhurmat në ish- Bllok
Banorët e zonës së ish- Bllokut, vazhdojnë të shqetësohen përsëri nga muzika e lartë e lokaleve të natës. Edhe pse Bashkia e Tiranës, ka pezulluar lejet për ushtrimin e aktivitet për 24 orë, disa lokale vazhdojnë që me muzikën e lartë të bezdisin banorët. Lokali “Loli Pop” është ai që ka prishur qetësinë e banorëve me muzikën e lartë dhe zhurmat e klientëve. Moti i i përshtatshëm për veprimtarinë e lokaleve të natës, ka bërë, që edhe në vjeshte banorët e zonës së ish- Bllokut të mos e kalojnë natën të qetë. Muzika në këtë lokal, gjatë natës, është dëgjuar deri në atë nivel, saqë të jetë shqetësuese për banorët.
Disa ditë më parë, pas shumë ankesash të bëra nga banorët dhe pas sensibilizimit të bërë nga gazeta “Shekulli”, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Tiranë, gjobiti një numër të madh lokalesh që ishin kthyer në një burim zhurmash në Tiranë. Por edhe pas kësaj nisme të ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse për uljen e nivelit të ndotjes akustike, “Loli Pop” ka vazhduar që të shqetësojë banorët.
Ndërkohë, lokalet e tjera të kryeqytetit kanë respektuar normat e muzikës duke mos u kthyer në problem për qytetarët. Lokalet e zonës së ish- Bllokut nuk kanë prodhuar ndotje akustike, kjo e ndikuar edhe nga fakti që policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë patrulluar gjatë natës duke mos lejuar muzikën e lartë.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26253. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26253
Top