Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Rinasi, monopoli gjerman i fluturimeve drejt fundit Plani për të rishikuar kontratën me TIA-n. Synimi: Aeroport në Sarandë dhe Kukës
ARD KOLA
E kishin menduar me kohë, madje edhe kur ishin në opozitë, por tashmë me pushtetin në duar dhe me synime të qarta, qeveria “Berisha” po përgatitet seriozisht të prishë marrëveshjen me koncesionarin e aeroportit “Nënë Tereza”. Shenjat e para janë nga Kryeministri Berisha dhe më tej nga ministri i Transporteve, të cilët kanë ftuar disa herë investitorët e huaj për të ndërtuar aeroport të ri në Sarandë dhe operimin e stacionit në Kukës. Sikurse e parashikon marrëveshja aktuale me koncesionarin gjerman, deri në vitin 2025, në Shqipëri nuk duhet të funksionojë asnjë aeroport tjetër, veçse ai i “Nënë Terezës”, në afërsi të Tiranës. Por qeveria shqiptare ka në planet e saj zgjerimin e transportit ajror, nga veriu në jug, duke ndërtuar pikën e Sarandës dhe rehabilitimin e Kukësit. Madje janë bërë edhe projekte si dhe janë përllogaritur vlerat e investimit. Pra, pala shqiptare i ka të gjitha gati për të nisur dy projektet, por më parë i duhet gjetur zgjidhje për rishikimin e kontratës, vlera e së cilës i kapërcen disa miliona dollarë. Edhe në këtë pikë, duket se qeveria i ka marrë masat, pasi ka studiuar terrenin ligjor, kontratën, duke marrë parasysh se tregu i transportit ajror nuk është më ai i vitit 2005, kur u firmos marrëveshja. Pavarësisht kësaj, nuk do të mungojë kujdesi i madh, për të mos përsëritur rastin e “General Electric”, për të cilën paguam 20 milionë dollarë gjobë për prishje të kontratës.
Strategjia
Vullneti për të ndërtuar aeroport në Sarandë dhe futjen në punë të linjës në Kukës është paraqitur në strategjinë e Kryeministrit për mandatin e dytë qeverisës. Prishja e kontratës, sa i takon së drejtës ekskluzive, do të argumentohet nga qeveria me zhvillimin ekonomik të vendit. Burime pranë grupit të punës thonë për “Shqip” se strategjia që do të ndiqet është plotësisht e qartë. Në fillim, palës gjermane i është kërkuar mendim rreth lejimit për të ndërtuar aeroport në Sarandë, duke i dhënë edhe të drejtën e investimit. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga koncesionari, i cili prej rreth 4 vitesh drejton aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe të vetmin në vend. Megjithatë, për palën tonë nuk ka shumë rëndësi qëndrimi i koncesionarit përpara projektit të madh të Sarandës dhe aeroportit të Kukësit. Gazeta mëson faktin se është ideuar grupi negociator që do të diskutojë mbi termat e reja të kontratës. Është marrë mendimi i ministrive të linjës, drejtorive përkatëse, ekspertëve të fushës, dhe mbi të gjitha i Kryeministrit Berisha. Edhe në rast se koncesionari TIA nuk reagon ndaj thirrjes për të negociuar, skenari për zgjidhje është i gatshëm: hedhja në gjyq. Palës shqiptare i lind e drejta të hedhë në gjyq firmën private të aeroportit, për aq kohë sa marrëveshja koncesionare ia lejon një veprim të tillë. Deri tani TIA i është përmbushur kontratës sa i takon investimeve të planifikuara, madje i ka kryer para afatit, duke marrë vlerësime dhe nga vet kreu i qeverisë.
Palës shqiptare i lind e drejta të hedhë në gjyq firmën private, për aq kohë sa marrëveshja ia lejon një veprim të tillë (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26183. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26183
Turkmenistan, vendi i çuditshëm në një tokë të çuditshme Sundimtari i këtij vendi u ka vënë ditëve të javës emrin e tij dhe atë të së ëmës. Opera, baleti dhe cirku janë të ndaluara. Për të marrë një patentë makinash, qytetarët duhet që të japin provim biografinë e jetës së liderit të madh. Mirëserdhët në Turkme
Turkmenistani si asnjë shtet tjetër në botë është përpjekur që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të mos lërë këmbë gazetari të hyjë në vend dhe madje ka qenë i paarritshëm edhe për gazetarët rusë. Por duket se më në fund, ndoshta për shkak të një gabimi administrativ, disa prej tyre u lanë që të futen në vendin e mbetur mister për pjesën tjetër të botës. Në fakt, qëllimi ishte mbulimi gazetaresk i një forumi investimesh që do të zhvillohej në një nga vendet më të çuditshme të planetit. Ti rikthehemi momentit të zbritjes në aeroport. Profili mashkullor i larë në ar ishte përballja e parë me njeriun që do të më shoqëronte gjatë gjithë vizitës në Ashgabat. Ai ishte Saparmurat Niyazov, shefi lokal i Partisë Komuniste që u shndërrua në President të vendit kur Turkmenistani fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në fillim të vitit 1990. Që nga dita që erdhi në pushtet krijoi një kult individi jashtëzakonisht të fuqishëm e të pakrahasueshëm, me përjashtim të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il që adhurohet në të njëjtën mënyrë. Kështu, ai vendosi ta quante veten Turkmenbashi, ose zoti i gjithë turkmenëve ose Sapamurat Turkmenbashi i madh. Ai ishte i Plotfuqishmi dhe i Patremburi Serdar, Dielli i Përjetshëm i Turkmenistanit, Arkitekti i Madh i Epokës së Artë të Turkmenëve. Ai ishte Saparmurati i Madh, Dielli i Përjetshëm i Turkmenistanit, ishte Ati, Profeti dhe Presidenti për jetë. Pavarësisht gjithë këtyre emrave, ai vdiq në dhjetor të vitit 2006, por ai vazhdon të jetë shumë i pranishëm në të gjithë jetën e vendit. Turkmenistani i varfër, aspak mikpritës, si një copë arnë në mes të shkretëtirës, është në vëmendjen e shumë shteteve të botës për shkak të rezervave të jashtëzakonshme të gazit. Është vendi i katërt në botë për prodhimin e gazit. Këto sasi të jashtëzakonshme ndodhen nën rërën e nxehtë të bregut të detit Kaspik. Me paratë e pafund që janë përftuar nga eksporti i gazit, Turkmenbashi ndërtoi në këtë vend qytetin që pa frikë mund të konsiderohet si më i çuditshmi në botë. Ashgabat nuk është vetëm i çuditshëm dhe shumë misterioz. Për vite me radhë, lajmet për të dilnin ose nga Moska, ose nga Londra, dy vende që kanë marrëdhënie të ngushta me qeverinë e Turkmenistanit. Të tjerët as që e kanë çuar nëpër mend të tentojnë të hyjnë në këtë vend të çuditshëm. Turkmenbashi u dha ditëve të javës dhe muajve të vitit emrat e tij dhe të mamasë së tij. Ndaloi operat, baletin dhe cirkun, por hapi një park të stërmadh bazuar në përrallat folklorike të Turkmenistanit. Librin e jetës së tij e bëri një libër të detyrueshëm për tu lexuar në të gjitha shkollat fillore të vendit dhe të gjithë ata që duan të marrin patentë makine duhet më parë të kenë marrë shkëlqyeshëm një provim mbi përmbajtjen e librit. Në pamje të parë qyteti duket si i braktisur. Femrat dalin në rrugë të veshura me ca fustane poshtë gjurit prej mëndafshi, ose kadifeje. Janë fustane zakonisht me dekore lulesh e ngjyrash të ndezura. Pjesa më e madhe e tyre mbajnë shumë varëse zakonisht me perla të bardha, apo zinxhirë të florinjtë. Ato në përgjithësi vishen me shumë ngjyra dhe kur bëhen bashkë ngjajnë si një kaleidoskop shumëngjyrësh. Por që të shohësh turkmenët e vërtetë duhet që të shkosh në qytet, sepse në terminalin e aeroportit ka shumë pak njerëz dhe ata janë thjesht zyrtarë dhe punonjës. Ndërsa qyteti ndahet në pjesën e vjetër, atë në të cilën qeveritarët nuk duan që ta shohë asnjë i huaj. Ajo është një zonë me ndërtime tipike sovjetike, zakonisht ngjyra dominuese është grija. Ndërsa në një pjesë tjetër shtrihet qyteti i ri i ngritur mbi gërmadhat e një pjese të të vjetrit. Kjo është edhe pjesa më e çuditshme që përbëhet vetëm nga pallate të mëdha prej mermeri të bardhë që rrethohen nga rrugë shumë të gjera. Por në këtë pjesë nuk jeton njeri dhe ajo është e zbrazur si një qytet fantazmash. Aty syri mund të të zërë vetëm “ushtritë” e pastruesve që çdo ditë fshijnë rrugët, shkallë e fasadat e pallateve të bardha e të heshtura. Në këto godina jetojnë vetëm një grusht njerëzish, sepse çmimet janë shumë të shtrenjta. Kjo është arsyeja e zbrazëtirës që mbizotëron. Nëse një perëndimor do të kalojë nëpër rrugët e kësaj zone vetja me siguri që do ti duket si në një film me zombie, apo me shpirtra të vdekur. Pikërisht këtu ndodhet edhe zemra e Azisë Qendrore, rajoni romantik i xhamive mistike, i tregjeve ku mund të gjesh gjërat më të çuditshme e të rralla të Orientit, që në fakt është shndërruar në një qytet me mermer të bardhë dhe me shumë heshtje e mister. Në mes të këtij qyteti të ri lartohet edhe statuja krejt ar e njeriut që dha urdhër për ndërtimin e tij, liderit të përjetshëm. Statuja gjendet në mesin e sheshit me emrin e vetë liderit, sheshi “Turkmenbashi”. Statuja rrethohet nga tri anë me pallate të mermerta dhe nga njëra anë sheh në atë që mund të quhet edhe krenaria dhe perla e këtyre ndërtimeve. Ajo është një skulpturë që nis me tri këmbë të bardha mermeri që lartohen e bëhen bashkë derisa formojnë diçka që i ngjan një anijeje kozmike nga ato që lëshohen në hapësirë. Në majë ndodhet një statujë e artë e një mesoburri me krahët shtrirë në një pozë ekstaze fetare si të ishte një predikues maniak. Ai është vetë Turkmenbashi, monumenti i të cilit rrotullohet gjatë gjithë ditës dhe ndjek linjën e diellit. E si për ti bërë gjërat edhe më të vështira nga çjanë, vendi po përballet aktualisht me një kult personaliteti të dyfishtë. Kur Turkmenbashi vdiq në vitin 2006, dentisti i tij dhe në atë kohë edhe ministër i Shëndetësisë me emrin jashtëzakonisht të vështirë për tu shqiptuar Gurbanguly Berdymukhammedov, u bë lideri i vendit duke i zënë vendin të ndjerit. E ndërsa statuja e tij ende qëndron imazhet e tij të ndryshme si ato të kartëmonedhave, portreteve të ndryshme e kështu me radhë kanë nisur që të hiqen dalëngadalë dhe në vend të tyre po fillon shfaqja e portreteve të ish-dentistit. Ai është më i ri se paraardhësi i tij me një fytyrë të shëndetshme dhe flokë të zinj sterrë. Kur erdhi në pushtet, kishte shumë thashetheme për një liberalizim të mundshëm të situatës, por në një vend si Turkmenistani çdo gjë është relative. Më parë, askush përveç disa zyrtarëve të lartë të shtetit nuk lejohej që të përdorte internetin, sot ka 4 qendra interneti në kryeqytet, por në secilën prej tyre ndodhen vetëm 7 kompjuterë dhe lidhja është shumë e ngadaltë. Për më tepër banorët kanë ndjesitë se sajtet në të cilat ata klikojnë vëzhgohen nga shërbimi sekret, syrit vigjilent të të cilit nuk i shpëton gjë. Lideri aktual ka trashëguar nga paraardhësi i tij edhe dëshirën e madhe për të realizuar projekte të stërmëdha ndërtimore. Ideja e tij është ndërtimi i një prej resorteve turistike më të mëdha dhe luksoze në botë me një vlerë prej miliarda dollarësh në Avaza të Detit Kaspik. Edhe pse uji është shumë i ftohtë për tu larë në të, plazhi është i mbuluar me gjarpërinj ujorë. Ndërtimet e këtij resorti kanë nisur, por është e pamundur për njerëzit e parekomanduar që të shkelin në këtë vend që ruhet me fanatizmin më të madh. Askush nuk e vë në diskutim urdhrin e Presidentit. Ai ndërkohë bën vizita në cepa të ndryshëm të vendit dhe gjithmonë vizitat e tij shoqërohen nga grupe të mëdha pionierësh që e duartrokasin ngado. Televizori është i mbushur me pamje të vizitave të tij. Ndërkaq, në këtë vend të gjitha problemet e mëdha dhe reale me të cilat përballen njerëzit e thjeshtë mbeten tabu. Për sa u përket zyrtarëve të lartë të vetmet fjalë që mund të dëgjosh prej tyre janë lëvdatat e pafundme për liderin e madh, për zgjuarsinë, mendjemprehtësinë e tij dhe largpamësinë, sigurisht. Në kryeqytetin e vendit ka disa kompani perëndimore e si pasojë mund të gjesh ishuj të vegjël perëndimorë. Ata zakonisht takohen në kafene të caktuar, por numri i tyre është shumë i vogël. Ka edhe nga ata të rinj vendas që janë lejuar të studiojnë për një vit në Shtetet e Bashkuara ap Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26187. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26187

Tuneli, i mbyllur edhe për autoritetet Prefekti i Kukësit dhe një ambulancë nuk u lejuan dje të kalonin nëpër galeri
Pavarësisht deklaratave të autoriteteve, situata në tunelin Thirrë-Kalimash nuk është aspak normale. Firma që kryen ende punime në tunelin e inauguruar përpara zgjedhjeve të qershorit të këtij viti, nuk ka lejuar dje autoritetin më të lartë shtetëror të zonës, prefektin e Kukësit, që të afrohej në galerinë ku thuhet se ka ndodhur një shembje serioze.
Prefekti i Kukësit, Elez Maçi, udhëtoi mesditën e djeshme te kampi i “Bechtel-Enkës” në Fushë-Dukagjin, për të ndërmjetësuar kalimin e ambulancës së Kukësit me një fëmijë të sëmurë, shëndeti i të cilit nuk mund ta përballonte rrugën e vjetër prej 7 orësh apo më shumë nga Kukësi në Tiranë në një mot të tillë. Por, siç u shpreh vetë Maçi, ishte e pamundur të bëhej një gjë e tillë.
Në të dy galeritë, siç sqaruan specialistët që e pritën prefektin e Kukësit në kantier, po punohet dhe teknikisht ishte e pamundur të bëhej ky “lëshim”. Kështu që ambulanca me fëmijën e sëmurë përshkoi majën e malit në atë që mund të quhet tashmë “by pass”-i i Kalimashit, në një terren tepër të vështirë.
Aktualisht në tunel punojnë, sipas burimeve jo zyrtare, mbi 200 punëtorë e specialistë dhe numri i tyre mund të shtohet në ditët e ardhshme. Në pjesën e pabetonuar të galerisë veriore, e cila funksionoi që nga qershori, punohet me betonim duke avancuar nga 12 metra në ditë, ndërsa në atë jugore, ku thuhet se ndodhi shembja, duke krijuar një hinkë problematike në mes të malit, punohet në dy drejtime: duke hequr materialin e rënë, si dhe duke mbushur hinkën e krijuar. Specialistët thanë se nuk ishte një gjë krejt e papritur dhe se të angazhuar riparimin e gjendjes, askush nuk e vriste mendjen më për ta përdorur galerinë për depërtime udhëtarësh deri në përfundimin e plotë të veprës.
Ndërkohë, shoferët që kalojnë në rrugën mbi mal përdorin litarë për të tërhequr njëri-tjetrin, deri edhe zinxhirë, vetëm e vetëm për të shmangur rrugën e vjetër.
Rruga nacionale Kukës-Tiranë, nëpër të cilën lëvizin edhe mjetet që kanë për drejtim apo kthehen nga Kosova, që nga dita e mbylljes së tunelit është kthyer në arterien e vetme të qarkullimit rrugor. Periudha e funksionimit të njërës prej galerive të tunelit nuk zgjati shumë dhe qe një ëndërr e shkurtër, e cila zgjoi te mijëra shqiptarë ndjenjën e të qenit element i metropolit të përbashkët, Tiranës. Për aq kohë sa funksionoi tuneli, rrugën e vjetër nuk e shkeli askush, duke bërë që erozioni të bëjë punën e vet.
Përpos kësaj, reshjet e ditëve të fundit e kanë shndërruar rrugën e vjetër nacionale në një rrugë me baltë, si ato të komunave të thella. Në Qafë-Mali, Shëmri dhe Qafë-Shllak punojnë një numër fadromash që pastrojnë dheun e skrapatave dhe prurjet e erozionit, duke bërë që të mos ndërpritet qarkullimi. Megjithatë, ideja se përtej malit të Kalimashit është autostrada, po tërheq në mënyrë aventurore qindra e qindra drejtues mjetesh, saqë të krijohet përshtypja se tuneli u krijua thjesht për tu kujtuar njerëzve se ekziston ky “by-pass”. Aty sheh një numër të madh mjetesh, që nga furgonët e fuoristradat e deri tek autoveturat dhe kamionët. Javën e parë pas mbylljes së tunelit, “by pass”-in e kaluan vetëm fuoristradat, por më pas gati çdo mjet udhëtarësh preferon ti kalojë asaj rruge. Nga rruga e vjetër sheh vetëm ndonjë autobus të rrallë të kosovarëve, të cilët nuk mbushen më si më parë. Shumë pak udhëtarë zgjedhin rrugën e vjetër, për të thonë se “është tepër shkatërruese dhe e rrezikshme”. Ndërsa “by pass”-i zgjat vetëm 50 minuta, sepse një nga tri variantet, ai që shkelet prej të gjithëve, është vetëm 14 km dhe është shumë i rrezikshëm. Ka edhe variante të tjerë më të gjatë e më pak të rrezikshëm që i bien nga Arrni (Qafa e Kombit), apo ajo e Qafës së Kumbullës te Laku i Qershisë.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26179. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26179

Ambasadorët e BE: Kompromisi zgjidh krizën politike në vend Diplomatët bëjnë apel: Bojkoti nuk duket si rrugë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë në BE
Shqipërisë dhe klasës së saj politike do ti duhet ti zgjidhë vetë situatat e krijuara dhe ngërçet politike. Ndërkombëtarët duket se kanë hequr dorë nga ndërhyrjet ndërmjetësuese teksa i bënë dje apel të hapur publik pozitës dhe opozitës të merren vesh me njëra-tjetrën. “Duhet ta gjeni vetë kompromisin”. Kësaj deklarate iu bashkuan dje disa prej ambasadorëve kryesorë të vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë. Të pranishëm në një tryezë përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, diplomatët komentuan zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
“Rruga e kompromisit duhet të zgjidhë situatën dhe ky kompromis duhet dhënë nga të dyja palët”, tha ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt.
Sipas tij, procesi i integrimit ka filluar, por fakti se kur Shqipëria dhe vendet e tjera ballkanike do të marrin pjesë në BE, kjo do të vendoset nga vendet anëtare të këtij komuniteti”, tha diplomati gjerman. “Ky është një proces që do kohëzgjatjen e tij dhe që nuk mund të bëhet menjëherë”, vërejti ambasadori Borchardt.
Sakaq, në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Austrisë, Florian Rauning, tha se “ju duhet ti zgjidhni vetë problemet tuaja, e jo të prisni ndërhyrje nga jashtë”. Ambasadorja e Çekisë, Marketa Fialkova, vlerësoi se bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk është në të mirë të interesave të Shqipërisë dhe nuk i shërben procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Fialkova tha se “dialogu mes pozitës dhe opozitës është shumë i rëndësishëm. Bojkoti i opozitës nuk është në të mirë të interesave të Shqipërisë. Kjo nuk duket si rrugë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe as nuk i shërben atij”. Në analizën e tyre, ambasadorët konstatuan se vendi ynë duhet të futet në rrugën e reformave të brendshme dhe një prej tyre nga më të rëndësishmet është ajo në sistemin e drejtësisë. “Ligjet duhet të adaptohen nga shumica në Parlament dhe ato nuk mund të miratohen pa praninë e opozitës”, u shpreh Fialkova.
Ambasadorët insistuan në deklaratat e tyre, se bojkoti nuk i ndihmon interesit europian të Shqipërisë dhe se duhet bërë çdo përpjekje nga të dyja palët për të gjetur gjuhën e përbashkët në funksion të realizimit të reformave që sigurojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Më parë, ambasadorët nuk kanë ngurruar të zhvillojnë takime me përfaqësuesit kryesorë të politikës në vend. Mesazhet konfidenciale dërguar Ramës dhe Berishës duket se deri më tani nuk kanë pasur sukses. Të dy aktorët kryesorë të politikës janë pozicionuar në ekstreme dhe nuk lëshojnë pe në drejtim të arritjes së një konsensusi të pranueshëm që do të kthente opozitën në Kuvend.
Situata e rëndë në të cilën ndodhet media shqiptare edhe pas 19 vitesh demokraci dhe më së fundmi dhuna për shkak të detyrës ndaj gazetarit Mero Baze, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ambasadorëve. “Është e tmerrshme kur dikush dhunohet. Është e tmerrshme kur dhunohet një gazetar e për më tepër kur kjo dhunë vjen për shkak të detyrës”, theksuan diplomatët.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, ambasadorët e vendeve që kanë vuajtur diktaturën komuniste në Europë sollën eksperiencat e tyre personale, duke u bashkangjitur atyre edhe mesazhin inkurajues për zgjerimin e unionit edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, por sigurisht pasi ato të kenë përmbushur reformat e kërkuara.
D.Malaj (shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26174. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26174

Kalo: Këtë vit nis Akreditimi i institucioneve shëndetësore Drejtori i Qendrës së Akreditimit, Kalo pohoi se spitalet që nuk kanë standardet minimale nuk duhet të liçensohen. Do ti ndëshkojë vetë tregu
Të gjitha institucionet shëndetësore në vendin tonë do të nisin procesin e Akreditimit në fillim të vitit 2010. Institucionet që nuk do të përmbushin standardet nuk do të akreditohen dhe tregu do të jetë ai që do ti ndëshkojë nëse nuk realizojnë standardet.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë dhe Akreditimit, Isuf Kalo shpjegoi në intervistën për “Shekullin” se çfarë do të kuptohet me Proces Akreditimi, deri ku ka arritur ky proces dhe cilat janë standardet që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore.
Tashmë flitet për Akreditim të institucioneve shëndetësore, deri ku ka arritur ky proces dhe çfarë parashikon ky proces?
Çështja e Akreditimit është një koncept i ri në parim në sistemin tonë shëndetësor.
Akreditimi në institucionet shëndetësore janë pjesë e strategjisë që kur u krijua Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe e Akreditimit, pasi menduam se ka ardhur koha për akreditim dhe kjo u realizua së pari duke u institucionalizuar si koncept. Ajo që është bërë deri tani është se u krijua struktura, koncepti dhe sidomos mjeti që do të kryhet akreditimi dhe mjetet kryesore janë standardet.
Akreditimi i institucioneve është konfirmim i kompetencës profesionale para qytetarëve dhe pacientëve. Nëse ky institut është i aftë dhe i ka gjithë cilësitë e duhura për të kryer atë që pretendon. Mirëpo ky pretendim do bëhet mbi baza objektive dhe jo mbi baza deklarative dhe që të bëhet mbi baza objektive duhet matur dhe për të matur cilësinë e institucioneve duhet seriozitet.
Pasi janë realizuar standardet ku në fillim janë bërë standardet e spitaleve dhe më pas janë bërë standardet e kujdesit parësor, më pas standardet e stomatologjisë dhe laboratorëve.
Janë set standardesh ku vetëm spitalet kanë 262 standarde për të plotësuar. Ideja e akreditimit të spitaleve është që ato të vlerësojnë jo vetëm një fushë të caktuar, por në tërësinë e shërbimeve të tij. Në secilën fushë ka një numër treguesish se si do maten dhe do vlerësohen.
A keni pasur ndonjë spital në projekt pilot për të parë se sa i realizojnë standardet?
Në fakt kemi pasur 12 spitale të mëdha në projekt pilot për të parë arritjen e standardeve.
Praktikisht për këtë është dashur që të kemi disa njerëz që të dinë të vlerësojnë standardet. Këta njerëz janë trajnuar për këtë. Standardet janë një pasqyrë që i thonë institucioneve ja ku jeni.
Sipas këtij pilotimi spitalet i plotësonin standardet?
Sipas vetvlerësimit të tyre ka shumë për të bërë. Spitalet janë të ndryshme dhe dikush ishte më mirë në njërin drejtim dhe dikush më mirë në një drejtim tjetër çka na jep ne të vlerësojmë se secili nga ato standarde është i arritur pasi nëse është arritur në një vend mund të arrihet edhe në tjetrin por sidoqoftë mund të them se plotësisht asnjëri nga spitalet nuk i plotësonte të gjitha standardet.
Ne nuk presupozojmë që spitalet tona janë gati që të akreditohen. Vet akreditimi është një proces që pasi do të vetëvlerësohen do ketë një afat për ti plotësuar standardet dhe më pas akreditohen.
Cili është afati i akreditimit?
Unë them që spitalet tona këtë vit që po vjen mund të fillojnë procesin e akreditimit që do të thotë që spitalet do të fillojnë të kontaktojnë me qendrën tonë. Në fillim ne do t’u japim setin e standardeve dhe do t’ua shpjegojmë se si do maten.
Tashmë është me ligj që institucionet shëndetësore do t’u nënshtrohen akreditimit. Tashmë Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor një ndër pikat që do të ketë me kontratat e spitaleve ka të bëjë pikërisht me akreditimin e tyre. Them që vitin e ardhshëm nisin zyrtarisht akreditimin.
Nëse institucionet shëndetësore nuk do ti plotësojnë standardet si do të aplikohet me këto institucione?
Procesi i Akreditimit është proces i përmirësimit të vullnetshëm i standardeve. Mund të them se nëse spitalet nuk do t’i plotësojnë standardet nuk do të kenë certifikatë nga institucioni ynë por nuk do ti mbyllim. Ne do t’u lëmë kohën e mjaftueshme që të përmbushin këtë proces.
Kjo nuk do të jetë një garë për ta por një obligim që do të jetë pa frikën e ndëshkimit. Thjesht atyre do t’u vonohet akreditimi nga ana jonë por do t’u jepen shanse në fazat pasardhëse për akreditim.
Cilat janë standardet në mënyrë të përgjithshme që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore?
Standardet i kemi ndarë në tre kategori që janë standardet minimale të cilat janë të detyrueshme dhe pa këto standarde minimale institucionet nuk duhet të licensohen qoftë private apo shtetërore pasi janë shumë të rrezikshme për popullatën. Nivel tjetër më i lartë janë standardet optimale.
Ne do kemi edhe disa standarde të tjera që janë ato të ekselencës por kryesisht do të punohet me standardet optimale. Këto standarde do t’i duhen edhe Ministrisë së Shëndetësisë pasi ajo ka në dorë licensimin e institucioneve shëndetësore.
Çertifikata e akreditimit është një dokument që do të vihet në muret e çdo spitali dhe pacienti është ai që e shikon nëse duhet të marrë shërbim në një spital të pa akredituar apo jo. Pra ndëshkimin do ta bëjë vet tregu ndaj spitaleve që nuk do të arrijnë standardet. Por është edhe ISKH-ja ajo që bën ndëshkimin e cila nuk jep bonuse ndaj spitaleve që nuk i kanë arritur standardet.
Akreditimi mbi të gjitha është një ndihmë për qytetarët të cilët duhet të dinë se ku duhet të shkojnë dhe të jenë të sigurt aty ku shkojnë. Ata mund të gënjehen nga reklamat, opinionet apo edhe nga mashtrimet por akreditimi është ai që u jep siguri pacienteve.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26143. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26143

Adoleshenti tenton të përdhunojë të sëmurën mendore, arrestohet TEPELENË- Një adoleshent nga Tepelena është ndaluar, pasi është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një 42- vjeçare, e cila vuan nga depresioni. Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se shtetësia me inicialet K.S ka depozituar një denoncim, në bazë të të cilit është bërë më pas edhe ndalimi i 18- vjeçarit S. Ismaili, lindur dhe banues në fshatin Arëz e Madhe të Komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë.
“Ky shtetas më datën 08 nëntor në mesditë ka marrë në banesën e saj shtetasen K.S, e datëlindjes 1967, e divorcuar dhe e sëmurë me të meta mendore dhe e ka çuar në një banesë të braktisur, ku ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë duke i lidhur duart.
“E lëshoi se u tremb se kishin dalë familjarët e vajzës dhe po e kërkonin dhe u largua duke e lënë vajzën me duar të lidhura në banesën e braktisur”, thotë policia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin ku Arëz e Madhe ku jetonin të dy. 42 vjeçarja qëndronte e vetmuar në njërën nga dhomat e banesës së prindërve dhe nuk dilte nga shtëpia, pasi kishte kaluar në depresion që pas divorcit. “I riu ka gjetur momentin që në banesë nuk ishin familjarët e saj dhe e ka marrë”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë në lidhje me këtë ngjarje.
“Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur, mbetur në tentativë”, është vepra penale që rëndon mbi adoleshentin, që gjendet në arrest me burg.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26139. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26139

Ancelotti mburret me Celsin dhe i vjen mire per Milanin “Per titullin italian do kete lufte me te madhe ne krahasim me te kaluaren. Celsi im me i forte se Interi? Eshte veshtire te besh krahasim ne distance. Me mire te presim fushen, thote tekniku i bluve Karlo Anceloti fluturon me Celsin qe ne Premier Lige, pas duelit direkt te fituar ne Stamford Bridge, gjendet +5 kundrejt Mancester Junaited. Por edhe ish-Milani i tij ne Itali e ka marre veten, duke u ringjitur ne renditje teksa gjendet ne vend te trete. Keshtu, trajneri italian mendon mbi te gjitha per blute: Synojme te jemi ne gare per te gjitha kompeticionet deri ne fund te sezonit. Megjithate nuk harron te shohe si spektator edhe ceshtjet e shtepise se tij te vjeter: Me vjen mire qe Milani e rimori veten me rezultate te mira ne kampionat, vazhdimesi dhe me nje bindje ne forcat e veta qe e ka shfaqur sidomos ne Champions, ku e ka siguruar pothuajse kualifikimin. Ne kampionatin italian, perkunder frenimit me Romen, sipas Ancelotit duket se Interi eshte nje hap mbi te tjeret: Besoj se ky eshte nje kampionat me i ekuilibruar. Interi duhet te luftoje me shume ne krahasim me te kaluaren thote tekniku i Celsit -. Skuadra ime me e forte se Interi? Eshte veshtire te besh nje krahasim ne distance. Me mire te presim fushen. /yahooSport/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26126. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26126

Zerina Kuke, imazhi kult i historise se televizionit Ishte nga femrat e para ne televizionin publik shqiptar qe theu tabute, duke u ndeshur gjithnje me kureshtjen e publikut te gjere ne kohen kur ishte imazhi i televizionit te vetem qe fliste shqip. Fillimet e saj ne televizion perkojne me vitin 69. Ajo per te cilen po flasim, eshte Zerina Kuke.
Me Zerinen jam njohur kur ma anoncoi per here te pare ne daljen time televizive, eshte shprehur Zhani Ciko.
Edhe pse tashme larg prezantimit ne ekran, per te televizioni eshte dashuria e madhe ne cdo etape te jetes.
Prej pak kohesh, mbreteresha e spektakleve televizive mban detyren e drejtores ne Qendren Kulturore te Forcave te Armatosura.
Edhe sot jashte botes se televizionit, Zerinen e gjen mes kolegeve. Natyra e saj tolerante dhe komunikuese e ka bere ate, te krijoje marredhenie shume te mira me ta.
Zhani Ciko, nje nder miqte e ngushte te Zerines na tregon se natyra e saj komode ben qe miqesite e saj te zgjasin me vite te tera.
Me Zerinen dhe Palin dhe miqesia eshte shnderruar ne nje tapet te bukur mbi te cilin njeriu jo vetem ecen, por edhe merr sodisfacione dhe mbresa te pathyeshme, thote Ciko.
Edhe pse kudo ne jeten e saj eshte e rrethuar nga figura e mashkullit, Zerina Kuke perseri di tia dale mbane, duke i bere balle cdo sfide dhe duke drejtuar me siguri te plote./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26130. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26130

Atje ku greqishtja mund shqipen Shkolla e Boboshtices 93 vjet me pare hapi dyert duke pritur ne klasat e saj dhjetra e dhjetra femije te etur per te mesuar gjuhen shqipe, te ndaluar per shekuj me rradhe nga pushtues qe vinin e iknin. Ka kaluar shume kohe qe nga viti i larget 1916 dhe rrota e historise ka nderruar drejtim per kete shkolle. Tashme ketu ndjekin mesimet vetem 5 nxenes, pjesa tjeter ka zgjedhur shkollen greke Omiros.
Shkolla e Boboshtices u harrua diku larg ne valet e historise, ne ato vite kur Korca ishte pushtuar nga greket dhe kur pas nje mundi te jashtezakonshem te paguar edhe me gjak rilindasish, hapi per here te pare dyert.
93 vjet me pas, kjo shkolle eshte thuajse ne prag te mbylljes.
Balle saj jane serish greket, por kete here fajin nuk e mbartin ata, por shteti shqiptar qe shkeli e perdhosi vleren e saj duke e kthyer ne ate germadhe qe eshte sot.
Realiteti qe ofron kjo zone e Korces jane dy imazhe, njeri i rrenuar e i harruar nga shteti ame dhe tjetri modern, dhurate nga vendi fqinj.
Ne njerin krah 5 nxenes, ne shkollen greke me shume se 350 te tille.
Dy fate krejtesisht te kundert qe i kane bere femijet te mos kendojne te njejtin himn.
Ne Boboshtice te 5 nxenesit nuk jane ne nje moshe, por jane mbledhur ne nje klase per te garantuar mbijetesen e kesaj shkolle nese mund te quhet ende e tille.
Ne krahun tjeter tek Omiros cdo vit po hapen klasa te reja.
Dua te vijne te gjithe ketu, te ishte shkolle e mire, e bukur dhe te gjithe te vinin prape!, shprehet nje nxenese e shkolles se Boboshtices.
Nderkohe drejtoresha e shkollesh greke thote: Besoj se do vazhdojme te zgjerojme numrin. Vitin tjeter do hapet edhe klasa e shtate. Plus jane shtuar edhe regjistrimet ne kopesht. Qe ne kopesh fillon gjuha greke.
Ne Omiros rreth 40 perqind e oreve mesimore behen ne gjuhen greke, ajo eshte nje shkolle private ku jane te punesuar mesues greke dhe shqiptare, por per cudi pa pagese per nxenesit.
Kemi ne plan te ndertojme edhe nje ndertese tjeter, nese nxenesit do te vijojne edhe shkollen e mesme, thekson drejoresha e shkolles greke.
Nuk mbahet mend kur shtetaret kane investuar per here te fundit ne shkollen e Boboshtices.
Ky eshte realiteti paralel mes shkolles greke Omiros dhe shkolles 93 vjecare te Boboshtices.
Nje realitet i lidhur pashmangshmerisht, krijuar nga askush tjeter vec shtetit shqiptar, i cili eshte pergjegjes per ate qe po ndodh ne kete zone e ne shume te tjera te vendit.
Une kam qejf gjuhen shqipe se ne jemi shqiptar, shprehet nje nxenes i shkolles ne Boboshtice.
Tashme objektivi afat shkurter i shtetareve servile, te paafte, e abuzues eshte i qarte: te cojne me pahir edhe keta femije ne shkollen, greke Omiros./tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26132. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26132

Kapet familja mafioze shqiptare Nafizi, 54 të arrestuar për droge PADOVA (ITALI)- Ditë e zezë për trafikantët e drogës. Autoritetet italiane kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit disa operacione policore, ku janë shpartalluar katër organizata të ndryshme të trafikut të drogës, duke vënë në pranga plot 150 persona.
Padova – Sipas medieve italiane në Padova të Itaisë policia ka arritur të shkatërrojë një bandë kriminale që ishte pronë e një familje shqiptare, dhe kishte bazat operative në Francë, Holandë, Spanjë, Veneto, Lombardia, Friuli Venezia Giulia dhe Marche. Operacioni u realizua nga policia e Guardia di Finanza dhe karabinierët e Padovas, të cilët prenë 54 urdhër-arreste dhe kapën një sasi të konsiderueshme kokainë. Banda kriminale, shpjegojnë hetuesit, ishte në gjendje që çdo javë të shiste të paktën 2 kg kokainë dhe heroinë. Vetëm me drogën që është kapur, kjo bandë mund të fitonte rreth 200,000 euro.
Në operacionin e quajtur “Nafiz” u vunë në pranga 32 tunizianë, 15 shqiptarë mes tyre një femër, 15 italiane mes tyre një femër, 8 marokenë, 1 rumun, 1 kosovar, 1 algjerian, dhe 1 nga Ekuadori, të cilët rrezikojnë deri në 20 vjet burg. Ndërsa janë në ndjekje edhe dhjetëra persona të tjetër, 20 persona për shpërndarje të drogës, 13 për shkelje të legjislacionit mbi emigracionin dhe 4 të tjera për krime të ndryshme.
Milano dhe Como- Një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit në Milano dhe Como, që përfshinte mbi 100 agjentë ka lëshuar rreth 50 masa arresti kundër pjesëtarëve të një bande të kokainës që operonte në Italinë veriore. Urdhrat janë ekzekutuar në provincat e Milanos, Comos, Sondrios, Leçes, Vareses, Novaras, Pavias, Genoas, etj. “Kjo bandë ishte monopol kokaine, e vendosur lagjen Grattosolio të Milanos”, tha polica, ndërsa nuk bëri te ditur sasine e drogës së kapur dhe asaj që mendohet se qarkullonte kjo bande.
Caserta- Në provincën e Casertas, këtë mëngjes është finalizuar një operacion kundër drogës kryer nga policia Vetere në Santa Maria Capua, ku u ekzekutuan 16 masa-arresti. Kjo bandë përfshinte edhe nxënës shkollash të cilët gjatë fundjavës shpërndanin drogë në lokale nate, si kokainë, hashash dhe marihuanë. Janë konfiskuar rreth 5 kg droge.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26135. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26135
Nuk ka vend Ref. 2x Në zemren time nuk ka vend, oh no Në zemren time ti nuk egziston
Ato dy fjalë ishin shkak Që smë mungon prezenca jote Tjetrës n’dorë ty t’lash Nëse ki ndërgjegje, përgjegje Të filloj përralla jote S’egziston unë t’lash
Ato dy fjalë ishin shkak Që smë mungon prezenca jote Tjetrës n’dorë ty t’lash Nëse ki ndërgjegje, përgjegje Të filloj përralla jote S’egziston unë t’lash
Ref. 2x Në zemren time nuk ka vend Në zemren time ti nuk egziston
E tash çkem ske me kon Ata dy që bashkë gjithkund i gjon Nuk ka vend unë t’thash Skem t’përbashkëta, t’kalume Tripa t’shkrume se krejt ty ti thash Te unë ska vend
E tash çkem ske me kon Ata dy që bashkë gjithkund i gjon Nuk ka vend unë t’thash Skem t’përbashkëta, t’kalume Tripa t’shkrume se krejt ty ti thash Te unë ska vend
Ref. 6x Në zemren time nuk ka vend, oh no Në zemren time ti nuk egziston
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4967. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4967
Kënga e saj Kush po feston Kënga e kujt po jehon Pran oborrit tonë Njerëzit i grumbullon Kush do kalon Nga dera ime shikon Sa keqardhje shoh Por bëhem se nuk i shoh O ju njerëz të mirë Mos keni fare dhembshuri Gëzohuni e shpirtin merrmani
Mos mi mbyllni sytë se po shikoj Se kjo është dita e saj Mos m’i mbyllni veshët Se po e dëgjoj Se kjo është kënga e saj Këta janë krushqit E këta janë krushqit e saj Ai është pronë e saj Është fitorja e saj Duket si film Asnjë gabim Tjetra e luan rolin tim Lermëni në mend ta mbaj Lërmeni me ju ta ndaj Këngen e saj, këngen e saj E nesër, e nesër, e nesër Ndoshta do të qaj E nesër, e nesër, e nesër Ndoshta do të qaj
Mos mi mbyllni sytë se po shikoj Se kjo është dita e saj Mos m’i mbyllni veshët Se po e dëgjoj Se kjo është kënga e saj Këta janë krushqit e saj, krushqit e saj Dua në kujtim t’i mbaj E me ju ta ndaj aa Këngen e saj E nesër, e nesër, e nesër Ndoshta do të qaj E nesër, e nesër, e nesër Ndoshta do të qaj Këngen e saj, këngen e saj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4965. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4965

Prostitucioni, policia arreston 3 vajza dhe pronarin e hotelit Dyshohet qe në aksin rrugor Tiranë-Durrës, tre shtetaset siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit, në hotel “Nevada”. Policia bëri të ditur se ka vënë në pranga tre prostituta dhe pronarin e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Vajzat që dilnin në rrugë për prostitucion janë me inicialet Ç.Th, 22 vjec, lindur në Lushnjë dhe banuese në Laprakë; E.S, 16 vjec, lindur dhe banuese në Tiranë; B.L, 25 vjec po nga Tirana.
Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet qe në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetaset e sipërcituara siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit, në hotel “Nevada”, me administrator shtetasin Alfred Bakia. Ky i fundit është në arrest me burg për veprën penale ‘Mbajtje të ambienteve për prostitucion’. Sipas policisë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave e përfituar nga ky aktivitetet prej 40 000 lekë, 4 telefona celular, 10 copë prezervativ./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26117. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26117

Josh vajzat ne Facebook, le shtatezene 12 prej tyre Dominic Baronet, 26 vjec nga Birmingami, pasi josh femra ne Facebook, u tregon atyre nje histori te dhimbshme te jetes dhe rregullisht i dergon ne shtrat. Ne Britani e kane cilesuar si Sperminator”. E duket se nuk ka nofke me te goditur per Dominic Baronet, 26 vjec nga Birmingami, i cili pasi josh femra ne Facebook, u tregon atyre nje histori te dhimbshme te jetes dhe rregullisht i dergon ne shtrat.Rezultati eshte qe plot 12 vajza kane mbetur shtatezene ne vitet e fundit per shkak te kesaj sjelljeje te djalit. Pese prej tyre jane duke rritur tani femijen e Dominik, pese kane abortuar dhe dy te fundit, me te cilat djali ka bere seks ne te njejten dite (per me teper perpara se te dilte me te dashuren e tij), jane ne pritje per te lindur ne mars. Nje nga dy vajzat, 24-vjecarja Kerri Martin, ka deklaruar teper e nervozuar per shtypin britanik: Dominic duhet te marre nje paralajmerim ne faqen e tij ne “Facebook” dhe ti nenshtrohet edhe nje analize vasektomie per te ruajtur vajzat e tjera. “Dominic duhet te debohet nga “Facebook” ka shtuar Stesi, vajza tjeter shtatezene -. Eshte tallur e ka shkuar ne shtrat me dhjetra femra. Mund te quhet Sperminator, sepse le shtatezene vajzat, pa menduar per pasojat. Femija e pare per Dominik erdhi shtate vjet me pare, ndersa i dyti dy vjet me vone. Ne maj te vitit 2007, Dominic perfunoi ne burg, per nje histori te shemtuar droge dhe nga aty filloi te kaloje kohen duke perdorur “Facebook”, fale lidhjes me nje telefon te fshehur qe kishte me vete. E si rrjedhoje nisi misionin e tij te joshjes se vajzave. E njihja Dominic nga kohet e shkolles kujton Kerri mbeta e befasuar kur me shtoi si mike. Nisem te flasim pak dhe mu duk nje djale i zoti, me goditi. Me thoshte se donte te krijonte nje relacion serioz me nje vajze si une, sepse e dinte qe une sdrogohesha dhe pi rralle. U tall me mua dhe une rashe plotesisht brebda. Une nuk dija se kush ishte kur me shtoi mes miqve tregon Stesi -. Me bente shume komplimente, me thoshte se isha shume e bukur. Sapo doli nga burgu, ne majin e kaluar, Dominic u takua me te dyja vajzat, per ti derguar ne shtrat pas disa javesh. Te dyja ne te njejten dite, me 24 qershor: Stacy ne oren 18:00, kurse Kerrin ne oren 21:00. Natyrisht pasi zbuloi tradhtite e shumta te Dominic, e la perfundimisht edhe e dashura Havely, e cila eshte njekohesisht nene e nje prej femijeve te tij. /mirror/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26120. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26120

Rusi, pas zenkes qe si dha parate, vret e ha te emen I riu ka derguar kufomen e gruas mbi ballkonin e shtepise dhe e la aty, derisa i mbetur pa para dhe i uritur, preu disa pjese te trupit te saj per ti perdorur si ushqim. Rasti i panumert i kanibalizmit ne Rusi, kete here ne zonen qender-meridionale te Samaras. Nje djale ka vrare nenen e vet dhe me pas ka ngrene copa te kufomes. Sipas agjencise Interfax, vrasesi eshte denuar nga nje gjykate me 14 vjet burg. Faktikisht, episodi makaber ka ndodhur ne janarin e kaluar, kur Serghei Garilov, 28 vjec, ka mbytur te emen, Liubov Garilova, e cila kishte refuzuar ti jepte para per te blere pije alkoolike. I riu ka derguar kufomen e gruas mbi ballkonin e shtepise dhe e la aty, derisa i mbetur pa para dhe i uritur, preu disa pjese te trupit te saj per ti perdorur si ushqim. Analiza psikiatrike e kryer te djali e ka gjykuar te afte per te kuptuar dhe per te deshiruar. Kodi penal rus parashikon per nje krim te tille 15 vjet burgim, por gjykata e ka reduktuar denimin, sepse Garilov u vetdenoncua ne polici, duke rrefyer krimin./ Repubblica/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26123. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26123
Top