Deputetët e PS-së në Kalimash, ndalohen të hyjnë në tunel
Disa deputetë të Partisë Socialiste kanë shkuar sot në tunelin e Thirrës në Kalimash. Mësohet se deputetët janë penguar të shohin nga afër shembjen në tunel për shkaqe sigurie.

Në Kalimash gjenden deputetët: Ilir Beqja, Namik Dokle dhe Shegysh Ligori, Erjon Braçe, Asllan Dogjani, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni, Gazmir Bizhga, Hazir Gashi, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Gjovalin Kadeli, Edmond Prenga dhe Gjokë Jaku. Vendimi i tyre për të shkuar në Kalimash vjen pas shembjes së tunelit.

PS ka denoncuar disa here abuzimet me fondet ne vepren me te madhe publike ne vend. Dje Brace ka bere publike fakte të reja mbi abuzimet e bëra në aksin Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Duke iu referuar referencës së Ministrisë së Financave, ai tregoi se kostoja për një kilometër, në 6 muajt e parë të vitit, është rritur nga 826 mln lekë në 1.5 mld lekë të rinj, ose nga 8.9 mln usd në 16.3 mld usd!

“Pa asnjë shkak të treguar, në kushtet kur çmimet e materialeve të ndërtimit pësuan rënie drastike, mbi të gjitha, kur materializimi në rrugë ka qenë vetëm 50 % ndërsa shpenzimi 93%! Ky është shpërdorimi i parave të shqiptarëve për të cilin ne nuk gëzohemi, por kemi të gjithë të drejtën shqiptare ta denoncojmë”- tha Braçe, duke i bërë apel Prokurorisë të nisë hetimet për krimin ekonomik.

Sipas Braçes, mjafton vetëm ky dokument i Ministrisë së Financave, që prokuroria të nis hetimet kryesisht, për të gjithë aktorët e këtij operacioni kriminal.
Ai ka theksuar se kanë qenë procedurat anti-ligjore, korruptive e kriminale- nga pikpamja penale, të Qeverisë e Sali Berishës në prokurimin e këtij operacioni kriminal.

“Këto procedura kanë shtuar kostot në mënyrë marramendëse në ndërtimin e kësaj rruge, të cilat, janë materializuar në shpërdorime po kaq të mëdha të parave publike të shqiptarëve. Njeherësh dhe në përfitime marramendëse për aktorët e këtij operacioni: Sali Berishën- si kumbari politik i tij, Lulzim Basha – si prokuruesi i këtij operacioni, Sokol Olldashi – si faturpaguesi dhe kompanitë në rolin e materializuesit”- tha ai.

Sipas tij, teknikisht, dëmi i shkaktuar në vepër është i pakthyeshëm, duke marrë me vete dhe sigurinë e veprës, e për këtë nevojitet padyshim hetim.

Shembja e tunelit, PS, kundërpërgjigje Olldashit

UPDATE – ‘Në një përpjekje të turpshme për të mos thënë përsëri të vërtetën ministri foli për shembje që kanë ndodhur në Francë, në Turqi, në Itali, në Zvicër, madje edhe në Kine, po nuk tha çfarë ka ndodhur konkretisht në tunelin e Kalimashit. Ndërkohë që ne i ri kërkojmë të thotë:
Çfarë volumesh janë shembur?
Pse janë shembur?
Cila është kostoja shtesë e këtyre volumeve?’

Keshtu thuhet ne nje deklarate per shtyp te saposhperndare per mediat nga zyra e shtypit prane PS ne pergjigje te deklarates se ministrit Sokol Olldashi.

‘…Si edhe të thotë po ashtu pse nuk jepet një informacion korrekt e i detajuar dhe pse nuk lejohet as media të bëjë detyrën e saj karshi publikut. Sa për paturpësinë e rrugaçërinë zotëria mund t’i gjejë me shumicë në gjuhën e tij tradicionalisht skandaloze, po kurrsesi në kërkesën e llogarisë së opozitës që do të bëhet përditë e më e fortë përballë kësaj keqqeverisjeje që po degradon përditë në keqbërje… – thuhet ne deklarate

Olldashi:

“Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillë, janë të pritshëm”. Kështu është shprehur ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi pas kërkesës së kreut të PS-së, Edi rama drejtuar prokurorisë për hetimin e Berishës, Olldashit dhe Bashës lidhur me tunelin dhe shembjen e fundit në të.

Olldashi në deklaratën e tij ka numëruar situate të shumta ndodhur në botë, që nga tuneli i linjës së shpejtësisë së lartë Lion – Torino; tuneli i Driskos, në Egnatia Odos, pranë Igumenicës, në Greqi; tuneli i San Gothardit, mes Italisë dhe Zvicrës e deri te tuneli Cheinborg, në Zvicër.

Sipas Olldashit nuk ka asnjë lidhje mes fenomenit gjeologjik dhe kalendarit të punimeve në rrugë. Ai i ka cilësuar gënjështra të paturpshme deklaratat e Ramës “për gjoja kosto qindramilionëshe” duke i quajtur ato pa bazë, po në fakt nuk ka dhënë asnjë shifër rreth kostos në fjalë.

Tuneli, Rama: Të hetohen Berisha, Basha e Olldashi

TIRANE- Një ditë pasi ministria dhe firma ndërtuese pranuan (me vonesë) shembjen në tunelin e Thirrës, duke e cilësuar majde edhe një ngjarje frekuente, kreu i PS-së, Edi Rama ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë.

“Partia Socialiste i kërkon publikisht Prokurorisë të hetoje ngjarjen e ndodhur në tunelin e Kalimashit dhe ta rishohë dosjen e famshme të ministrit të punëve të brendshme të familjes në pushtet, duke i shtuar abuzimeve të deritanishme, edhe abuzimin e ri që solli shembjen e tunelit. Të kërkojë sërish heqjen e imunitetit të këtij personi të zhytur kokë e këmbë në korrupsion, si edhe të thërrasë Sali Berishën për të dhënë shpjegimet e tij, së bashku me ministrin aktual të punëve publike që vazhdoi në gjurmët e paraardhësit, atij të punëve të brendshme të Familjes në pushtet”- tha Rama gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, Berisha, duhet të thirret i pari në prokurori për të dhënë llogari për nxitimin e papërgjegjshëm të punimeve thjesht e vetëm për inaugurimet e tij abuzive elektorale, Sali Berisha.

Sipas Ramës, njeriu tjetër që duhet thirrur në prokurori për të dhënë llogari për menaxhimin skandaloz të këtij investimi madhor të popullit shqiptar, pra ministri i transporteve, e quan shembjen në veprën më të madhe e më delikate publike të vendit, një normalitet në punë e sipër.

“Kjo vepër e pazakonshme për nga rëndësia dhe volumi i saj, për ndërtimin e së cilës janë angazhuar jashtë çdo lloj parashikimi rreth 1 miliard Euro të taksapaguesve shqiptare, u themelua mbi korrupsionin më të madh shtetëror të gjithë viteve të tranzicionit dhe sot ka pësuar një shembje, një dëm të patolerueshëm pikërisht për shkak të korrupsionit e të papërgjegjshmërisë politike në konceptimin e administrimin e saj”- shtoi ai.

Sipas liderit socialist, shembja nuk është një normalitet në punë e sipër, po përshkallëzimi dramatik i një krimi të mirëfilltë ekonomik si pasojë e shpërdorimit të detyrës, për qëllime korruptive, që do t’i kushtojë popullit shqiptar edhe disa qindra miliona euro jo sepse aq kushton vepra, po sepse kaq kushton të kesh në krye një njeri që vetëm abuzon me interesat publike për të shuajtur oreksin për fitime të paligjshme dhe etjen për një pushtet që tashmë nuk buron as, nga vota e lirë por nga vjedhja e votës.

Sipas tij, është anormale që qeveria të mos thotë se çfarë ka ndodhur dhe sa kushton shembja për faturuesit shqiptarë. Më tej, lideri socialist në emër të forcës që drejton i ka kërkuar qeverisë dhe Berishës të mos ndalojë mediat për të informuar për këtë shembje të tunelit më të madh të vendit.

MPPT pranon shembjen në Tunelin e Thirrës: ‘Gjëra që ndodhin’

UPDATE / TUNELI I THIRRES – Pas pohimit të firmës ndërtuese dhe apelit të bërë nga PS-ja për një përgjigje publike, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka pranuar shembjen në tunelin e Thirrës.

Përmes një komunikate për mediat, ministria ka sqaruar opinionin publik se shembjet në tunelin e Thirrës në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash kanë ndodhur si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore, por që nuk kanë sjellë dëme as në punonjësit e kompanisë dhe as në mjete.

“Në galerinë jugore të tunelit ka ndodhur një rënie e masivit shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore. Asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur dëme në mjete”- thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit- vijon sqarimi, në njoftime të mëparshme në kohë pat informuar publikun për mbylljen e rrugës për punime të mëtejshme në të dy galeritë e tunelit.

“Rënia e masivit shkëmbor ka ndodhur në galerinë jugore. Kjo galeri nuk ka qënë asnjë ditë e hapur për trafikun rrugor. Fenomene të tillë janë frekuente në punimet në tunele. Rrjedhimisht situata nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pasi tuneli, sikurse ju kemi njoftuar më parë, do të hapet vetëm pasi të jenë perfunduar të gjitha punimet”- përfundon deklarata.

PS
Po sot, Partia Socialiste ka kërkuar sërish një sqarim serioz nga ministri përkatës për ngjarjen.

Përmes një komunikimi me mediat zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj ka kërkuar një përgjigje për kohën që do të zgjasë kjo gjendje shqetësuese.

“I kërkojmë Ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë Kalimash”- tha ajo në emër të PS-së.

Firma
Tri dite me pare pas nje reportazhi per situaten ne tunel, nga korrespodenti i Shekulli ne Kukes, kompania ndërtuese “Bechtel-Enka” ka pranuar se ka pasur rënie masivi shkëmbor në pikën ku ishin bashkuar makineritë e gërmimit nga të dyja anët, duke shtuar se për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz e makineri.

“Për shkaqe sigurie, ajo thotë se të gjitha hyrje daljet në tunel janë bllokuar dhe punëtorët e kompanisë po punojnë në heqjen e gurëve dhe dheut të rënë në tunnel”- citon gazeta Exxpres burimet zyrtare nga firma ndërtuese.
Sipas saj, është një lëvizje gjeologjike e malit në tunelin jugor që është në punim e sipër. Shembja ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të shkëmbit, pasi gërmimet janë bërë në të dyja anët e tunelit dhe në pikën e bashkimit të makinerive është shkaktuar dridhja”.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26304. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26304