Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Everton përgatit ofertë të re për Saha Evertoni është i gatshëm të fillojë negociata me Louis Saha për vazhdimin e qëndrimit të tij në Goodison Park. Saha është në një formë të shkëlqyeshme këtë sezon me Evertonin dhe tashmë ka shënuar nëntë gola. Lojërat e mira të sulmuesit i kanë detyruar anëtarët e Evertonit të mendojnë për të mbajtur francezin, i cili në vitin 2008 erdhi nga United dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare.
Në ndeshjen e fundit kundër West Ham United, Saha, pati një lëndim të lehtë, të cilin duhet ta rikuperojë gjatë kohës së pauzës ndërkombëtare. Pritet që francezi të jetë i gatshëm për udhëtimin e Evertonit në Manchester United më 21 nëntor./Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26329. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26329

Policia hungareze arreston një grup imigrantësh Policia kufitare e Hungarisë ka arrestuar sot 7 persona nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, në një stacion të trenit në Shorpin, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë lokale, Eva Kekes Kunc. Grupi i përbërë nga shtatë persona të rritur dhe tre fëmijë, kishte kërkuar informata për trenat që niseshin në destinacione ndërkombëtare, ndërsa nga një taksist lokal kishte kërkuar informata se si mund të kalojnë në Austri, bën të ditur agjencia hungareze MTI.
Të arrestuarit kishin pasur leje për azil në Hungari, ndërsa kanë qenë duke jetuar në strehimoren Debrecin. Kundër tyre, sipas kësaj agjencie, do të fillojë një procedurë gjyqësore për shkak të përpjekjes për kalim ilegal të kufirit. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26332. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26332

Pse Isa! James Freeman Clarke, një vizionar i njohur amerikan, pati thënë: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti mendon për gjeneratën e ardhshme. Sipas këtij definicioni, Prof. Dr. Isa Mustafa është një burrë shteti. E them këtë sepse gjatë fushatës, mirëpo edhe më parë, është vrojtuar se Prof. Dr. Isa Mustafa përreth tij mban kuadra të reja që kanë aftësi të jashtëzakonshme të përfituara nga përvoja akademike dhe profesionale brenda dhe jashtë Kosovës
Është e çuditshme ta përcjellësh fushatën këto ditë, së paku atë që po bëhet në Prishtinë. E them këtë sepse ka shumë njerëz që angazhohen për kandidatin e tyre, mirëpo jo duke i treguar të mirat e kandidatit të cilin e përkrahin, mirëpo duke u munduar që ta njollosin kandidatin tjetër. Teoria e tyre është e thjeshtë kur ske kandidat për të lavdëruar, mundohesh ti fyesh të tjerët që ti ulësh në nivelin e kandidatit tënd.
Për zgjedhjet e 15 nëntorit, kandidati i im i preferuar është Prof. Dr. Isa Mustafa, kryetari i tanishëm, dhe si duket i ardhshmi i Prishtinës, që si kandidati më i fortë është bërë shënjestër e shumicës së sulmeve që përfshijnë edhe gënjeshtra dhe shpifje të ulëta dhe kundërligjore. Për dallim nga disa, unë e shkruaj këtë artikull që ti tregoj vlerat e kandidatit tim, me shpresë se kur të informohen edhe të tjerët do të më bashkohen në bindjen se Prof. Dr. Isa Mustafa duhet të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës. Besomëni se zgjedh këtë qasje, jo pse nuk kam arsenal që ti njollosi të tjerët, mirëpo kultura ime familjare, profesionale dhe politike më shtyn në këtë drejtim të civilizuar.
Ka shumë arsye pse Prof. Dr. Isa Mustafa është kandidati më i përkryer për postin që kërkon. Së pari, Prof. Dr. Isa Mustafa është një njeri që për dallim nga shumica e klasës politike në Kosovë, është përkrahës i denjë i kuadrove të reja dhe vlerësues i mundësisë së tyre që të kontribuojnë. James Freeman Clarke, një vizionar i njohur amerikan, pati thënë: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti mendon për gjeneratën e ardhshme. Sipas këtij definicioni, Prof. Dr. Isa Mustafa është një burrë shteti. E them këtë sepse gjatë fushatës, mirëpo edhe më parë, është vrojtuar se Prof. Dr. Isa Mustafa përreth tij mban kuadro të reja që kanë aftësi të jashtëzakonshme të përfituara nga përvoja akademike dhe profesionale brenda dhe jashtë Kosovës. Dy nga këshilltarët e tij, që njëheri janë shtylla përkrahëse të Prof. Dr. Isa Mustafa si Kryetar i kryeqytetit, përkatësisht z. Arben Gashi dhe z. Asdren Osaj, janë dy profesionistë që gëzojnë respektin më të lartë për të arriturat dhe aftësitë e tyre. E ata janë vetëm dy nga shume kuadro të tjera të reja që ka Prof. Dr. Isa Mustafa në dispozicion.
Si kuadër e ri, edhe unë i jam mirënjohës shumë Prof. Dr. Isa Mustafa. Dy vite më parë, kur i braktisa të gjitha sukseset që i pata në SHBA dhe vendosa ti kthehesha Kosovës, ishte po ky njeri që më hapi derën e parë të inkuadrimit në shoqërinë kosovare dhe më ofroi angazhim në atëherë Universitetin Riinvest. Që nga atëherë, bashkëpunimi i ynë dhe shkëmbimi i këshillave është i rregullt dhe i mirëfilltë.
E përmendi përkrahjen e të rinjve nga Prof. Dr. Isa Mustafa për arsye se kjo qasje e Prof. Dr. Isa Mustafa i jep atij mundësinë që ti ofrohen ide të reja. Gjaku i ri, natyrisht se ofron ide të reja, që Prof. Dr. Isa Mustafa i ka shfrytëzuar dhe do ti shfrytëzojë për të mirë të kryeqytetit tonë. Të gjithë besoj se pajtohemi se Prishtina, dhe Kosova në përgjithësi, ka tepricë të ideve të vjetra dhe deficit të ideve të reja.
Si vlerë e dytë, Prof. Dr. Isa Mustafa është ekonomist dhe menaxher i mirëfilltë. Në këtë profesion, Prof. Dr. Isa Mustafa është dëshmuar si akademik i vlerësuar lartë edhe nga kritikët që ia kanë më së shumti zili. Ai ka botime shkencore në atë sferë dhe si pjesë e Institutit Riinvest ka kontribuar në shumë punime dhe hulumtime shkencore që kanë shërbyer si bazë për ndërtimin e ekonomisë së tregut që ne sot e gëzojmë. Përveç asaj, Prof. Dr. Isa Mustafës i janë besuar mijëra studentë të ekonomisë që atyre tua japë themelin e njohurive të tyre në sferën e ekonomisë. Një pjesë e madhe e ekonomistëve të rinj në Kosovë kanë nderin që Prof. Dr. Isa Mustafës ti drejtohen si Prof. Dhe besoj, duke njohur mundësitë e tij akademike dhe profesionale, shumica e tyre me krenari edhe i drejtohen atij me titullin Kryetar.
Edhe kjo vlerë është drejtpërdrejtë e lidhur me udhëheqjen e një entiteti buxhetor siç është Prishtina, që kërkon menaxhim mikro-ekonomik dhe konzervatizëm fiskal për arsye të buxhetit të vogël. Njohuritë e Profës në sferën e ekonomisë dhe menaxhmentit kanë zbatim të drejtpërdrejtë në postin që ka dhe do të ketë për katër vitet e ardhshme. Si person i qendrës se djathtë, Prof. Dr. Isa Mustafa manovron me resurse njerëzore dhe financa me konzervatizëm dhe përqendron ato në projekte që rezultojnë në zhvillim ekonomik të qytetit, e jo në projekte populliste që shpeshherë janë të kota dhe nuk sjellin asgjë të vlefshme për kryeqytetin.
Se treti, Prof. Dr. Isa Mustafa po e tregon veten si një aset i fortë i partisë së cilës i takon. Ai zotëron përkrahjen e qytetarëve të Prishtinës, pra përafërsisht 1/4 të elektoratit të Republikës. Në këtë pikëpamje, ai tash prezanton një rrezik për të gjithë armiqtë e tij politik. Pavarësisht nga kjo fuqi, Prof. Dr. Isa Mustafa është i përkushtuar që këtë fuqi elektorale ta përdorë për të mirën e kryeqytetit. Investimet e bëra në Prishtinë gjatë mandatit të tij si Kryetar u bënë në të gjitha anët e saj, pavarësisht se a kishin votuar ato anë të qytetit për Prof. Dr. Isa Mustafa apo dikë tjetër. Pra, edhe një herë, Prof. Dr. Isa Mustafa e tregon veten si udhëheqës që përdorë fuqinë e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, për të mirë të të gjithë atyre ndaj të cilëve është i përgjegjshëm.
Dhe në fund, vlen të ceket se Prof. Dr. Isa Mustafa është punëtor i madh me një etikë mahnitëse të punës. Unë jam personalisht dëshmitar i përkushtimit të tij të pafund për ta bërë Prishtinën, mirëpo edhe Kosovën, një vend që tejkalon edhe pritjet tona më të larta. Etika e tij e punës është dëshmuar edhe dy vitet e kaluara. E vërtetë është që Prof. Dr. Isa Mustafa nuk e ka shndërruar Prishtinën në një mini-Pariz apo një version Kosovar të Uashingtonit. Po e vërteta tjetër është se nuk ka njeri të gjallë që do ta bënte atë. Çka vlen të ceket është se me veglat që i janë dhënë, Prof. Dr. Isa Mustafa ka bërë maksimumin. Ka ndërtuar shumicën e rrugëve të kryeqytetit, ka krijuar parqe të bukura (lagjja ime është përfituese, prandaj faleminderit Kryetar), ka ndërtuar qendra mjekësore, ka pastruar qytetin (edhe pse ne qytetarët shpesh po e sfidojmë me moskulturë qytetare duke hedhur mbeturina vend e pa vend), dhe diçka që ka gëzuar shumë babain tim, ka zvogëluar tatimin në pronë.
Përveç atyre që përmenda, Prof. Dr. Isa Mustafa ka bërë edhe shumë gjëra të tjera që janë shumë për ti përmendur të gjithat këtu. Dhe natyrisht, ka edhe shumë punë tjera që mbeten për tu bërë. Po, pikërisht për këtë, Prishtina do tia jep Prof. Dr. Isa Mustafa edhe katër vite si Kryetar, që ai të bëjë maksimumin me buxhetin modest që ka Prishtina.
Këto që i përmenda janë vetëm disa nga shume vetitë dhe vlerat pozitive që i ka Prof. Dr. Isa Mustafa. Ju nxis që të krahasoni të gjitha këto vlera që ka Prof. Dr. Isa Mustafa me vlerat e kandidatëve të tjerë. Besoj se nuk kam nevojë tju them se kush e meriton votën tonë!
(Autori është Këshilltar për Çështje Juridike i Presidentit të Republikës së Kosovës. Pikëpamjet e paraqitura në këtë tekst janë personale) (telegraf)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26335. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26335
Pasqyrat Natën lashë pas S’ka më errësirë Hijet dhe dyshimet Treten në pasqyrë
Ja fytyra ime Diell në mëngjes Buzët hap të përshëndes
Nata vjen më hidhëron Me frikëson se s’jam për ty Dita vjen më frymëzon Natën sfidon tek ti
Ref. 2x Nuk di ta ndaj Pasionin nga loja Nuk di ta ndal Ëndrrën që doja
Nata vjen prap S’ka më siguri Por unë ëndërrimet Projektoj tek ti
Aty gjej vetvetën Botën që unë desha Ne mes tyre jam pricesha
Nata vjen më hidhëron Me frikëson se s’jam për ty Dita vjen më frymëzon Natën sfidon tek ti
Ref. 2x Nuk di ta ndaj Pasionin nga loja Nuk di ta ndal Ëndrrën që doja
Nuk di ta ndaj
Para pasqyrës Kërkoj sekretin Si të tundoj Të robëroj
Midis rivalesh Të gjithë më thonë Ti je princesha Ti je princesha
Ref. 2x Nuk di ta ndaj Pasionin nga loja Nuk di ta ndal Ëndrrën që doja
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5016. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5016
Në krahët e tua Ngrihesh fillon ecën kur gjunjët ty s’të mbajnë Ti qan e brenda vetes qesh për të mos u parë Hej je dërrmuar ti tani po zvarritesh Por ke këmbë të forta ke filluar që të rritesh Furtunë ke para vetes, po mbahesh përsëri Ti se di se çdo të thotë, po ke rrugën në marrëzi Në mes mbaron gjithçka si një film që sapo pritet Ky film po vazhdon e ty s’të fshijnë dot më vitet Të shtrëngoj fort të prek, të puth ti e di Unë rrugën prap vazhdoj po kam lot në sytë e mi Më dhemb zemra që s’të kam por n’shpirt unë ty të kam Çdo ditë prap me ty lind dhe është fal teje që unë jam Më lër të jem ti nëse nesër s’do të jesh Më lër të shoh në sy nëse sy nuk do të kesh Më merr, më jep forcën, rrugën time të di Gjithë rrugët e zemrës time ecin më çojnë tek ti
Ref. Në krahët e tua do jem Kur unë forcë mos të kem Do të vij e do të mbaj shpirt Gjerë sa dhimbja të shkoj tej Sytë e tu do të jenë Errësirë mos të ndjesh Do të flas me zërin tënd Te kam jetë, të kam përjetë Në krahet e tua do jem Përqafimin do ndjesh Do jetoj me frymën tënde Sa dhe fundit frikë të këtë Dhe në ëndërra më vjen Për çdo natë shpirti ndjen Dorën tënde n’trupin tim M’përkedhel ëmbël më flet Për jetën tonë Në krahet e tua do jem
Fletë të bardha shoh në librin e jetës sime Si një shpirt i burgosur që mban frymën me kujtime Më ndodh të jem pa ty nëpër turma i harruar Një njeri që nuk jam më por dikur kam ekzistuar Jetë kam nga buza jote me ty pranë Unë e ti ishim dikur përjetësisht të pa ndarë Kur qeshje qeshje dhe afroheshe pranë meje Flisje humbisja në puthje më dehje Rrëmbeje qenien time gjithçka ishim dikur Do të jemi prap bashke kurrë mos thuaj kurrë Fati gjithmonë ecën për ku jo nuk e di Por di që rrugët e zemrës time më çojnë tek ti
(Në krahët e tua do jem Kur unë forcë mos të kem Do të vij e do të mbaj shpirt Gjerë sa dhimbja të shkoj tej)
Ref. Në krahët e tua do jem Kur unë forcë mos të kem Do të vij e do të mbaj shpirt Gjerë sa dhimbja të shkoj tej Sytë e tu do të jenë Errësirë mos të ndjesh Do të flas me zërin tënd Te kam jetë, të kam përjetë Në krahet e tua do jem Përqafimin do ndjesh Do jetoj me frymën tënde Sa dhe fundit frikë të këtë Dhe në ëndërra më vjen Për çdo natë shpirti ndjen Dorën tënde n’trupin tim M’përkedhel ëmbël më flet Për jetën tonë Në krahet e tua do jem
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5014. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5014

Kafshet shtepiake shtojne divorcet Nje nga shkaqet e numrit te larte te divorceve ne Itali jane edhe kafshet shtepiake.
Miqte me te mire te njeriut shpesh here kthehen edhe ne armiq per nje cift dhe ne Itali jane identifikuar shume raste te tilla si psh, ai ne Milano ku inxhinieri zgjodhi ta ndante krevatin me qenin dhe jo me bashkeshorten, ndersa kirurgu ne Bergamo iu kushtua aq shume maces sa harroi bashkeshorten.
Per te mos folur ketu per rastin e bashkeshortit nga Veneto te fiksuar pas gjarperinjve dhe ate te bashkeshortit qe pavaresisht alergjise qe gruaja e tij kishte nga macet, nuk arrinte te shkeputej nga felini. Brenda nje viti, rreth 1 mije cifte kane kerkuar ndihmen e shoqates se kafsheve dhe ambientit, prej te cileve 207 kane pranuar se shkak i ndarjes jane bere kafshet.
Milano qendron ne krye te listes me 247 divorce dhe me pas vijne Roma, La Spezia, Brindisi, Alessandria, Brescia, Parma, Perugia dhe Ancona. Gjeja qe te ben me shume pershtypje eshte se disa cifte u kushtojne kafsheve po aq kujdes sa mund tu kushtojne nje femije, shprehet ambientalisti Gian Ettore Gas¬sani.
Ky fenomen nuk u ka shpetuar as shkrimtareve. Keshtu, Jay McInerney ka publikuar nje permbledhje te titulluar Ne krevat me derrat, ndersa Stephen Bergman pyeste nje jave me pare ne nje analize ne Boston Globe: A jane qente shkak divorcesh?
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=936. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=936

Prodhohet molla qe reziston 4 muaj Shkenca fut hundet edhe ne punet e natyres. Kete e kane bere disa shkencetare australiane te Queensland Primary Industries and Fisheries, te cilet thone se kane arritur te krijojne nje molle e cila arrin te rezistoje pa u kalbur per disa muaj rresht, madje arrin te jete gjithmone e fresket.
Pas rreth 20 vitesh studime, ata e kane quajtur mollen ekzemplare RS 103-130. Ajo i reziston paraziteve te quajtur Venturia inaequalis qe prekin frutat ne pergjithesi.
Ata pohojne se nese molla mbahet ne frigorifer mund te rezistoje deri ne 4 muaj.
Tani qe gjithcka eshte finalizuar, qeveria ne Queensland ka nisur punen per te gjetur nje partner tregtar dhe shpreson qe te nise shitjen ne mase gjate vitit te ardhshem.
Ky varietet eshte vertet i embel, thote ministri i Bujqesise, Tim Mulherin. E vecanta e kesaj molle eshte se ajo nuk ka asnje modifikim gjenetik por eshte prodhuar ne menyre tradicionale duke perzgjedhur nje gen te varitetit aziatik malus floribunda.
Nese kjo molle e mban vertete fjalen per rezistencen e saj, atehere ky eshte nje hap perpara per te gjithe kultivuesit ne bote, pohon studiuesi Dez Barbara. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=932. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=932
Karamel (2x) Sonte zemrën se dëgjoj Veç me sy do të shijoj Zemra më shkumon si hiri Ajo nuk e di ç’sheh syri
Ref. 2x Digjma zemrën ma bëj hi Nuk është zjarr por më djeg ti Buzë me buzë dua ta them Je e imja karamel
(2x) Uragan në pistë vallzon Oh sa shumë po më tundon Ty jo askush s’të reziston Djeg kudo ku shkel ku shkon
Ref. 2x Digjma zemrën ma bëj hi Nuk është zjarr por më djeg ti Buzë me buzë dua ta them Je e imja karamel
Digjma zemrën ma bëj hi Buzë me buzë dua ta them Digjma zemrën ma bëj hi Buzë me buzë dua ta them Je e imja karamel
Ref. 2x Digjma zemrën ma bëj hi Nuk është zjarr por më djeg ti Buzë me buzë dua ta them Je e imja karamel
Je e imja karamel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5012. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5012
Mesazh (Për momentin nuk ndodhem në shtëpi Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit)
Zgjohem në mëngjes me afshin tënd Gjysma vetës time më mungon S’dua ta pranoj por e pranoj Nuk jam, nuk je, nuk ekzistoj Dhe trupin të më ftohët në këtë natë Ku janë prekjet e tua të më ngrohin prapë Tani nuk jam, nuk jemi ne Sa ftohtë këtë natë, sa ftohtë këtë natë
Në çdo hap që hedh në mendjen time je ti Dua ty të harroj, por prape je ti S’dua ta pranoj veten, veten time nuk e di Dhe kur ç’do gjë e vogel ndodh në ç’do veprim je ti Ndodhem një moment midis teje dhe meje Nuk e di në më doje a më urreje Se je ti në këto vargje, në këto nota Se je ti, pa ty s’ka kuptim s’të harroj Çdo moment që marr fryme je ti Çdo moment që jetoj je vetëm ti Je gjithçka ç’farë kam plotësimi i shpirtit tim Je ç’farë dua s’dua të humbas je vetëm ti Ç’do moment që marr fryme je ti Ç’do moment që jetoj je vetëm ti Je gjithçka ç’farë kam plotësimi i shpirtit tim Je ç’farë dua s’dua të humbas je vetëm ti
Ref. 4x Dua të shoh dy sytë e trëmbur Dua të puth buzën e çmëndur Dua të t’shoh dua të t’puth ty si atëherë
Vetëm një moment, dëgjo dua të shoh Të njohë, dua të di, je ti që komplikon Je ti që thua jo, je ti që thua po Dakort, por nuk mundem dakort të jem gjithmonë Je ti që bën jetën time kompleks Ndonjëherë nuk më kupton, ndonjëherë s’kupton as vetën Por prapë të urrej, të dua në një kohë Ka kohë që të njoh baby, dua të njoh E çdo moment që marrë frymë E çdo moment që jetoj Je gjithçka ç’farë kam plotësimi i shpirtit tim Je ç’farë dua s’dua të humbas je vetëm ti E çdo moment ku marrë frymë E çdo moment që jetoj Je gjithçka ç’farë kam plotësimi i shpirtit tim Je ç’farë dua s’dua të humbas je vetëm ti
Zgjohem në mëngjes me afshin tënd Gjysma vetës time më mungon S’dua ta pranoj por e pranoj Nuk jam, nuk je, nuk ekzistoj Dhe trupin të më ftohët në këtë natë Ku janë prekjet e tua të më ngrohin prapë Tani nuk jam, nuk jemi ne Sa ftohtë këtë natë, sa ftohtë këtë natë
Ref. 4x Dua të shoh dy sytë e trëmbur Dua të puth buzën e çmëndur Dua të t’shoh dua të t’puth ty si atëherë
Dua të t’shoh baby
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5009. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5009

Dimri në Evropën e bashkuar. Refugjatët shqiptarë
Si zogjtë e qyqes shpërndarë anembanë Ata që bij të shqipes qenë gjer dje, Të lodhur nga gjithçka, nga trenat,vizat, Dhe nga kontrollet q’i gjëmojnë si pré.
Vërtiten, qiejt janë të huaj prore. Qytetet drita plot, pa gjurmë dhembshurish. Nga balta e lodhja të rënduara krahët E zogut mbretëror, gati po thyhen më dysh.
Duhet t’ikin q’andej ku mezi mbërritën. Të vijnë atje ku ikja ëndërr ish. Mëdyshjet shpirtrat kështu ua sfilitin, Tek rendin midis shtetesh e kufijsh.
Shkabën sovrane e kërkojnë ndër qiej Të vijë të mbledhë shtetasit e vet… Por qielli s’jep asgjë, e aq më pak Shqipen dykrerëshe veç në ethe e jep.
Ismail Kadare Paris, 1992
Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: ismail kadare, poezi, Refugjatët shqiptarë, shqiptare Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2721. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2721
Sy fëmije Pas një dritare Nuk hyn më jetë Dy sy fëmije Dënuar përjetë E vetmja lodër mbeti Për të ky fat i trishtë Dimër i ftohtë në pafundësi Merr një letër të shruaj Zemra e vogël rrënkoj
Unë vetëm dua Të jem i lirë Mbi tokën time Që legjendat Thonë se më takon
Dikush gaboi S’mund ta kuptoj Një jetë pa ngjyra Jo s’mund ta jetoj Si një krijesë e Zotit Plot me mirësi Kjo zemër e vogël Prapë rrënkon
Unë vetëm dua Të jem i lirë Një botë plot ngjyra Urrejtja kthehet n’dashurinë Të mbaj në duar Një diell të ri Mbi tokën time Që legjendat Thonë se më takon
Më takon, të jem i lirë Gjithmonë
Unë vetëm dua Të jem i lirë Një botë me ngjyra Urrejtja kthehet n’dashurinë
(Duhet shpresë, dua të kem shpresë Duhet **, dua të ndjej Duhet forcë, duhet të gjesh forcë Zgjohu eja më merr)
Unë vetëm dua Të jem i lirë Mbi tokën time Që legjendat Thonë se më takon
(Duhet shpresë, dua të kem shpresë Duhet **, dua të ndjej Duhet forcë, duhet të gjesh forcë Zgjohu eja më merr)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5007. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5007
Letërsia e vjetër shqipe Letërsia e vjetër shqiptare lindi dhe u zhvillua në mesjetë, kur vendi ynë nën zgjedhën osmane, në kushtet e shoqërisë feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe përmbajtja e saj është kryesisht fetare. Të nisur nisur nga qëllime atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike, si: “Fjalori latinisht-shqip i F.Bardhit , “Gramatika e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit, shume vjersha të bejtexhinjve etj. Atë që s’mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta. Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është “Meshari i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është “Historia e Skënderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 . Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm “Meshari”, në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj., në Veri. Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan, Gjirokastër dhe Janinë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve. Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770 Ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Kishte, gjithashtu, një biblotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën. Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boçari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera. Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashëri, nga Frashëri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj. Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri nër ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë Filja (1682-1769). Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës (shek XVIII), ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.). Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.
Ky artikull eshte marre nga: http://abcshqip.com/?p=350. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://abcshqip.com/?p=350
Nemi nemi Më zgjon një alarm Ora eshte dy Në telefon kam thirrje nga ti E di është vonë Po mbrëmë ishim bashkë Dalëngadalë Vishem ashtu siç do ti Je në pritje Dhe nxitoj të vi Asgjë tjetër Unë nuk dua sot Vetëm një ditë Me ty nuk mjafton
Ref. 2x Huh nemi nemi, nemi nemi ti vetë Huh nemi nemi puthjet dua t’i kem Huh ikën ikën, ikën ikën ditët Huh nemi nemi huh nemi nemi
Vishem ashtu siç do ti Je në pritje Dhe nxitoj të vi Asgjë tjetër Unë nuk dua sot Vetëm një ditë Me ty nuk mjafton
Ref. 3x Huh nemi nemi, nemi nemi ti vetë Huh nemi nemi puthjet dua t’i kem Huh ikën ikën, ikën ikën ditët Huh nemi nemi huh nemi nemi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5003. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5003

Maqedonia ndihmon përmbytjen e Lezhës Hapen portat e Drinit të Zi në Ohër, duke shtuar me 30 metra kub në sekondë prurjet
Maqedonia fqinje ka dhënë një “kontribut” të rëndësishëm për përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në Shqipëri, pasi ka hapur dje portat e Drinit të Zi, duke shtuar ndjeshëm prurjet e këtij lumi. Agjencia maqedonase e lajmeve INA, njoftonte dje se, reshjet e pandërprera ditëve të fundit kanë shkaktuar akumulim të madh të ujit në Liqenin e Ohrit dhe portat janë hapur, pikërisht kur në zonën e Lezhës në Shqipëri ka përmbytje të mëdha.
Sipas agjencisë, nga përmirësimi i situatës hidrologjike nga shirat e ditëve të fundit, që kanë përfshirë tërë rajonin e bashkë me të edhe rajonin e Liqenit të Ohrit, është konstatuar përmirësimi i situatës hidrologjike në Liqenin e Ohrit, ndaj ka filluar derdhja e një sasie të konsiderueshme të ujit nga ky Liqen, përmes Drinit të Zi, në drejtim të liqeneve akumuluese të hidrocentraleve Shpile e Glloboçica në Maqedoni dhe Fierzë, Vau i Dejës dhe Koman në Shqipëri. Raportohet se për momentin, në digën e Liqenit të Ohrit, prej nga buron Drini i Zi, janë të hapura tri portat, që sipas vlerësimeve derdhin rreth 30 metra kub ujë për sekondë. Reshjet e periudhës se fundit, sidomos ditëve të fundit, kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e nivelit të Liqenit të Ohrit. Në këtë kohë, kur mbretëron periudha e baticave të ujit në përgjithësi, si dukuri natyrore-gjeografike, vërehet rritje e jashtëzakonshme e nivelit të Liqenit të Ohrit.
Autoritetet maqedonase saktësojnë se për momentin derdhet dhe “dërgohet” në drejtim të akumulimeve rreth 30 metra kub ujë për sekondë, çka ndryshon situatën e përgjithshme jo vetëm të liqeneve akumulues në Glloboçicë dhe Shpile të Dibrës, por edhe në liqenet akumulues në Fierzë, Vau i Dejës, Koman e sidomos në ultësirën e Lezhës, ku ka përmbytje të shumta.
Nga Enti Hidrobiologjik në Ohër kanë pohuar se duhen mbyllur portat e hapura pa konsultim me ekspertët hidrologjikë, por punëtorët e Hidrocentralit “Glloboçica”, mbase me iniciativë të tyre i kanë hapur tri portat që për momentin po “ndihmojnë” përmbytjet në Shqipëri, kur niveli në liqenet akumuluese është i kënaqshëm.
Dihet se niveli dhe kuotat tolerante të lartësisë mbidetare dhe nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit është 693.10 kuota minimale, ose pika më e ulët mbidetare dhe 693.40 pika më e lartë e lartësisë mbidetare, respektivisht nivelit të Liqenit të Ohrit. Kuotat mbi dhe nën këto shifra janë situata alarmante dhe ndryshojnë tërësisht situatën hidrobiologjike dhe të biodiversitetit në Liqenin e Ohrit. Megjithatë, derdhja e kësaj sasie të ujit në drejtim të akumulimeve, për momentin nuk rrezikon kuotat e nivelit të Liqenit të Ohrit.
Kjo nuk është hera e parë kur autoritetet maqedonase urdhërojnë ose lejojnë hapjen pa urdhër të portave të Drinit, në periudha përmbytjesh për Shqipërinë. Mes dy vendeve ekziston një marrëveshje për shfrytëzimin e lumenjve, por kjo marrëveshje është lidhur me ish-Jugosllavinë dhe autoritetet e Shkupit nuk janë të pritura ta zbatojnë gjithmonë.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26316. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26316

Maqedonia ndihmon përmbytjen e Lezhës Hapen portat e Drinit të Zi në Ohër, duke shtuar me 30 metra kub në sekondë prurjet
Maqedonia fqinje ka dhënë një “kontribut” të rëndësishëm për përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në Shqipëri, pasi ka hapur dje portat e Drinit të Zi, duke shtuar ndjeshëm prurjet e këtij lumi. Agjencia maqedonase e lajmeve INA, njoftonte dje se, reshjet e pandërprera ditëve të fundit kanë shkaktuar akumulim të madh të ujit në Liqenin e Ohrit dhe portat janë hapur, pikërisht kur në zonën e Lezhës në Shqipëri ka përmbytje të mëdha.
Sipas agjencisë, nga përmirësimi i situatës hidrologjike nga shirat e ditëve të fundit, që kanë përfshirë tërë rajonin e bashkë me të edhe rajonin e Liqenit të Ohrit, është konstatuar përmirësimi i situatës hidrologjike në Liqenin e Ohrit, ndaj ka filluar derdhja e një sasie të konsiderueshme të ujit nga ky Liqen, përmes Drinit të Zi, në drejtim të liqeneve akumuluese të hidrocentraleve Shpile e Glloboçica në Maqedoni dhe Fierzë, Vau i Dejës dhe Koman në Shqipëri. Raportohet se për momentin, në digën e Liqenit të Ohrit, prej nga buron Drini i Zi, janë të hapura tri portat, që sipas vlerësimeve derdhin rreth 30 metra kub ujë për sekondë. Reshjet e periudhës se fundit, sidomos ditëve të fundit, kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e nivelit të Liqenit të Ohrit. Në këtë kohë, kur mbretëron periudha e baticave të ujit në përgjithësi, si dukuri natyrore-gjeografike, vërehet rritje e jashtëzakonshme e nivelit të Liqenit të Ohrit.
Autoritetet maqedonase saktësojnë se për momentin derdhet dhe “dërgohet” në drejtim të akumulimeve rreth 30 metra kub ujë për sekondë, çka ndryshon situatën e përgjithshme jo vetëm të liqeneve akumulues në Glloboçicë dhe Shpile të Dibrës, por edhe në liqenet akumulues në Fierzë, Vau i Dejës, Koman e sidomos në ultësirën e Lezhës, ku ka përmbytje të shumta.
Nga Enti Hidrobiologjik në Ohër kanë pohuar se duhen mbyllur portat e hapura pa konsultim me ekspertët hidrologjikë, por punëtorët e Hidrocentralit “Glloboçica”, mbase me iniciativë të tyre i kanë hapur tri portat që për momentin po “ndihmojnë” përmbytjet në Shqipëri, kur niveli në liqenet akumuluese është i kënaqshëm.
Dihet se niveli dhe kuotat tolerante të lartësisë mbidetare dhe nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit është 693.10 kuota minimale, ose pika më e ulët mbidetare dhe 693.40 pika më e lartë e lartësisë mbidetare, respektivisht nivelit të Liqenit të Ohrit. Kuotat mbi dhe nën këto shifra janë situata alarmante dhe ndryshojnë tërësisht situatën hidrobiologjike dhe të biodiversitetit në Liqenin e Ohrit. Megjithatë, derdhja e kësaj sasie të ujit në drejtim të akumulimeve, për momentin nuk rrezikon kuotat e nivelit të Liqenit të Ohrit.
Kjo nuk është hera e parë kur autoritetet maqedonase urdhërojnë ose lejojnë hapjen pa urdhër të portave të Drinit, në periudha përmbytjesh për Shqipërinë. Mes dy vendeve ekziston një marrëveshje për shfrytëzimin e lumenjve, por kjo marrëveshje është lidhur me ish-Jugosllavinë dhe autoritetet e Shkupit nuk janë të pritura ta zbatojnë gjithmonë.(shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26316. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26316
Top