Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Vetëhelmohet babai i një prej viktimave të Gërdecit TIRANË- Një 43-vjeçar, babai i njërës prej viktimave të Gërdecit i ka dhënë fund jetës. Kujtim Osmani, babai i Resmie Osmanit (një nga 26 viktimat e Gërdecit) është gjetur i pajetë në shtratin e tij.
Të dhënat e para të policisë flasin për një vetëhelmim, që dyshohet se është realizuar pas një mbidozimi me ilaçe dhe alkool.
Mësohet se Kujtimi ka ka punuar deri pak ditë më parë si pastrues në bashkinë e Vorës, por më pas u pushua nga puna.
Ata që e njohin tregojnë se ai ka qenë në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ka bërë shumë herë apel për ndihmë, por pa gjetur mundesi. (SHEKulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26548. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26548

PS, protestë maratonë më 20 nëntor Pritet të ngrihen edhe çadra për protestuesit. Rama: Rehn u keqinterpretua
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këmbëngul të vijojë me protestat dhe bojkotin pavarësisht mesazhit të ndërkombëtarëve që opozita të kthehet në Kuvend. Një ditë pasi komisioneri për zgjerimin, Olli Rehn, deklaroi se e majta duhet të kthehet në Kuvend dhe se palët duhet të gjejnë konsensusin mes tyre, kryetari i PS-së, i pyetur nga mediat për këtë deklaratë tha ajo çka tha komisioneri Rehn është keqinterpretuar. “Jam i keqardhur që deklarata të tilla që janë të qarta dhe të lexueshme, transformohen dhe reformohen nga vet pushtetarët. Në këndvështrimin tim, apeli i Rehn është fare i qartë dhe tregon se kjo shumicë nuk duhet të vazhdojë në rrugën e lënies së përgjegjësisë në supet e opozitës. Opozita e ka marrë përgjegjësinë e vet”, deklaroi Rama. Ai nënvizoi se bojkoti nuk është një shprehje e normalitetit demokratik, madje është reagimi ndaj mungesës së normalitetit demokratik. “Ne jemi gati të hyjmë në Parlament që nesër nëse plotësohen kërkesat tona”, shtoi kreu i PS. Sakaq, selia rozë po vijon me përgatitjen e protestës së 20 nëntorit për të cilën jo vetëm kryetari i PS-së, Rama, por edhe shumë eksponentë të tjerë kanë premtuar se do të jetë ndryshe nga të tjerat. Pasditen e 20 nëntorit mbështetësit e partive organizatore të kësaj proteste nën kryesimin e Partisë Socialiste do të protestojnë në sheshin “Skënderbej” dhe para Kryeministrisë. Por burime nga selia rozë, thonë se tej mesazheve, pankartave e fjalimeve të kësaj proteste, elementi i kohëzgjatjes së protestës do të jetë i veçantë. Mendohet që të protestohet edhe 24 orë. Për këtë selia rozë ka nisur përgatitjet e para duke porositur çadrat ku do të rrinë protestuesit gjatë natës midis datës 20 dhe 21 nëntorit. Socialistët synojnë që të vendosin çadra në vendet ku do të protestojnë, megjithëse misioni duket se do të jetë i vështirë për shkak të kohës së gjatë të protestës. Organizatorët po tregohen mjaft të kujdesshëm për të mos bërë të ditura detajet, kjo edhe sepse nuk ka vendime përfundimtare dhe gjithçka ndryshon në bazë të mundësive të organizimit.
Ndërkohë, deputetët e Qarkut të Tiranës, por edhe të rretheve janë porositur që të mbledhin një numër të madh mbështetësish. Nga pjesëmarrja e njerëzve, do të varet edhe mënyra e organizimit të protestës më tej apo edhe sjellja e liderëve të opozitës në gjuhën e tyre karshi qeverisë dhe Kryeministrit Sali Berisha. Protesta do të vijojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për tu ndalur te Kryeministria, ku mendohet të shpërndahet turma jo vetëm para, por edhe rreth e rrotull selisë së Kryeministrisë. Sot socialistët dhe pjesa tjetër e partive që marrin pjesë në protesta do të ndalen në Vlorë, më pas mendohet në Fier ndërsa java tjetër do të përmbyllë protestat në qarqet e mbetura si Gjirokastra, Lezha apo Dibra etj. Në deklarimet e deritanishme të dy aktorëve kryesorë të këtyre mitingjeve, kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, është premtuar se më 20 nëntor do të protestohet ndryshe dhe se do të shembet muri i pushtetit të Sali Berishës. “Europa festoi 20-vjetorin e shembjes së murit, më 20 nëntor ne do të shembim murin që për dy dekada i pengon shqiptarët të votojnë lirisht. Më 20 nëntor në Tiranë për të shembur murin e politikës së vjetër, të premtimeve të pambajtura. Në Tiranë për të shembur murin që na pengon për të pasur lirinë përmes hapjes së kutive të votimit. Më 20 nëntor për të shembur murin e pushtetit të Sali Berishës, së bashku me të gjithë ata që duan punë, dinjitet dhe shpresë”, është shprehur Rama në protestën e fundit në qytetin e Korçës. (SHQIP)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26542. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26542
The Uninvited (2009) Anna returns home after spending time in the hospital following the tragic death of her mother. Her recovery suffers a setback when she discovers her father has become engaged to her mother’s former nurse. That night, Anna is visited by her mother’s ghost, who warns her of Rachel’s intentions. Together, Anna and her sister try to convince their father that his current fiancée is not who she pretends…
http://stagevu.com/video/vezkrvisiiml
http://www.tudou.com/playlist/playindex.do?lid=6031560
Ky artikull eshte marre nga: http://www.moviextra.com/?p=545. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.moviextra.com/?p=545

Miqësorja, vitrinë për merkaton Në tribunë për Estoni-Shqipëri do jenë shumë menaxherë europianë Estoni-Shqipëri, përveçse do të jetë një miqësore që do ti shërbejë trajnerit të kuqezinjve për kolaudimin e ekipit të së ardhmes, i cili do të mbajë mbi shpatulla shpresat e Shqipërisë për tu kualifikuar për në Euro 2012, duket se do tju shërbejë edhe vetë lojtarëve shqiptarë dhe për të rënë në pah, në prag të hapjes së merkatos së dimrit. Në një përfundim të tillë arrihet pas konfirmimin se në tribunën e stadiumit të “A. Le kok Arena”, ku do të luhet ndeshja të shtunën mes dy përfaqësuesve, do të jenë të pranishëm një numër i madh menaxherësh nga kampionate të ndryshme të Europës. Lajmi është bërë i ditur mesditën e djeshme nga mediat estoneze. Sipas tyre, edhe pse nuk janë bërë të ditur emrat konkretë të menaxherëve dhe klubet për të cilat punojnë, me laps e me letër në dorë për të mbajtur shënim në lidhje me karakteristikat e lojtarëve më të spikatur do të jenë disa zbulues futbollistësh nga Anglia, Turqia, Norvegjia, Rusia, Greqia e Qipro. Kështu që kjo ndeshje do të shërbente si një vitrinë e mirë për futbollistët e kombëtares shqiptare, të cilët ose janë në fundin e kontratës së tyre, ose janë të pakënaqur me atë kontratë që kanë dhe duan ta përmirësojnë, ose luajnë në kampionatin shqiptar dhe kërkojnë një trampolinë drejt futbollit të madh të Kontinentit të Vjetër. Ndaj ky është një shans i mirë sidomos për të disa prej të rinjve të afruar rishtazi në kombëtare së fundmi nga Kategoria Superiore, si Andi Lila, Gjergj Muzaka e Jetmir Sefa (Tirana), Elis Bakaj (Dinamo) dhe Franc Veliu (Flamurtari). Të katër këta futbollistë tashmë kanë kthyer sytë nga trajneri i Kombëtares dhe presin me shpresë një shans për të zbritur në fushë, ku do të synojnë të japim maksimumin e tyre në kërkim të vëmendjes së menaxherëve. Po ashtu, kjo ndeshje do të jetë një mundësi edhe për dy lojtarë të tjerë të kombëtares sonë, Jahmir Hyka (Mainc, Bundesliga I) dhe Edmond Kapllani (Augsburg, Bundesliga 2), të cilët janë të pakënaqur në skuadrat përkatëse, për shkak të aktivizimit të pakët. Po ashtu pritet që Gilman Lika pritet të ketë shanset e tij në këtë skenë futbollistike, për të demonstruar se meriton më shumë sesa kategoria e dytë turke. Ndërkohë që mendjen për të ndryshuar ambient e ka edhe treshja e futbollistëve shqiptarë të kampionatit ukrainas, dyshja kosovare e mbrojtjes Dallku e Curri dhe portieri Isli Hidi, i cili po aktivizohet pak te Krivbasi. Ndërsa për sa i përket miqësores së nesërme, Kombëtarja vazhdon të stërvitet në një mot të ftohtë ku temperatura shënon 2 gradë. Dëbora nuk pushoi as dje. Ekipi paradite është stërvitur në palestër, kua ka bërë ushtrime force dhe steçing. Pasdite zhvilluan stërvitje në fushë të hapur, tek aneksi i stadiumit, kryesisht me ushtrime taktike. Gjendja e ekipit është e mirë, nuk ka asnjë të dëmtuar. (SHQIP)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26526. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26526

Magjistarët e klimës Reshje dëbore false në Pekin, apo qiell pa re në Sheshin e Kuq në Moskë. Njeriu tashmë e ka në dorë ta bëjë kohën të bukur ose të keqe. Të administrosh natyrën, nuk është më një ëndërr. Ja përse… Më parë ishte e vështirë të mendohej se njeriu do të mësonte “të luante” me motin, duke administruar shirat, larguar uraganet, shkrirë mjegullat, larguar retë, apo krijimin e stuhive dhe shfrytëzimin e tyre si burime energjie. Por dhjetë ditë më parë, për të disatën herë, zyra për modifikimin dhe kontrollin e klimës në Kinë mori sinjalin që priste. Pekini, të hënën e 2 nëntorit u zgjua nga fundjava në errësirë. Dritat e rrugëve u ndezën në orën 11 të mëngjesit. Qyteti u befasua nga një stuhi bore e paprecedentë që shtroi për 11 orë pa ndërprerje në kryeqytet, ku sipas llogarive ranë më shumë se 16 milionë tonë flokë bore. As trafiku i bllokuar, banorët e ftohur, 23 avionë të gozhduar në pistë dhe 10 mijë pasagjerë nuk e penguan zyrën për modifikimin dhe kontrollin e klimës të festonte suksesin. “Një hap i rëndësishëm në luftën kundër thatësirës, pa menduar se teknikat tona të manipulimit të klimës janë përmirësuar shumë”, thuhej në një komunikatë të administratës meteorologjike kineze, që kishte arritur të përshpejtonte rënien e parë të dëborës rreth 27 ditë në krahasim me mesataren. Kryeqyteti kinez nuk e priste që dimri të vinte kaq shpejt, ose më saktë që tua sillnin kaq shpejt. Të gjithë kanë menduar se ky do të jetë një dimër i ashpër, por nuk është kështu, pasi kinezet kanë futur hundët edhe në punët e natyrës. Duke ndjekur hap pas hapi një recetë të krijuar në vitin 1946 në SHBA, zyra meteorologjike kineze kishte vendosur të “sillte” shi në kryeqytet, për tu dhënë fund muajve të gjatë të thatësirës. Një flotë avionësh të vegjël ishte gati për tu futur në retë e mëdha të shiut që po i afroheshin qytetit. Avionët ishin gati “të infektonin” retë me grimca të vogla jodur argjendi. Ishte ideja e shkencëtarit Bernard Vonnegut për të shpërndarë argjend te retë, për të favorizuar grumbullimin e grimcave të ujit përreth bërthamave të atomit të jodurit, duke provokuar rënien e pikave si pasojë e forcës së gravitetit. “Por për më shumë se gjysmë shekulli askush nuk i ishte përgjigjur pyetjes së skeptikëve se përse ra shi. Mirëpo kush na thotë se kjo gjë gjithsesi do të kishte ndodhur”? Me kinezët çudirat nuk kanë të sosur. I rastësishëm nuk mund të ketë qenë as dielli në inaugurimin e Lojërave Olimpike në Pekin më 8 gusht, apo ai për 60-vjetorin e Republikës Popullore më 1 tetor. Në fakt, ata kishin premtuar se do ti shpërndanin retë gjatë olimpiadës e këtë gjë mund ta kenë bërë edhe më 1 tetor. Të ndryshme ishin rezultatet e manipulimit të kohës për të bërë të pastra “Ditët e fitores” në Sheshin e Kuq në Moskë. Edhe premtimi i kryetarit të kryeqytetit rus, që ka bërë në mes të tetorit (se do të kemi një dimër pa borë në qytet) është për tu parë. Por stuhia e 2 nëntorit në Pekin -bashkëpunëtor në ardhjen e një fronti të ftohtë që e shndërroi shiun në borë- vështirë se mund tu tregohet të tjerëve. Fluturimi i avionëve kinezë mbi re për të sjellë shiun funksionoi për mrekulli. Dhe tani mund tu japë një shtysë teknikave të tjera të manipulimit të motit, të cilësuara deri tani nga Organizata Meteorologjike Botërore me një “efikasitet të dyshimtë”, por që vazhdojnë të eksperimentohen në 40 vende të botës: me Izraelin dhe Kinën në krye për një konsum vjetor prej 50 tonelatë kripëra argjendi. Në listën e burimeve të energjisë alternative mund të futet edhe tornadoja artificial i shpikur nga kanadezi Lois Michaud, një inxhinier ky që, nga platformat e petroliferave ku punon, duhet të ketë parë shumë stuhi. Fuqia e një uragani sipas idesë së tij fillestare përmban energjinë e shpenzuar nga gjithë njerëzimi në një vit. Për të shpërndarë retë përreth aeroporteve, ideja e “shtriganëve të kohës” bazohet në përdorimin e azotit të lëngshëm. Gazi i shpërndarë në hapësirë ngrohet shumë shpejt, duke ua hequr nxehtësinë molekulave të ujit e duke bërë që të bien në tokë. Teknika analoge për shpërndarjen e kripërave të argjendit mes reve premton (deri tani nuk janë bërë) të ulë energjinë e uraganeve, hapjen e vrimave në shtresën e reve për të lejuar uljen e avionëve edhe në kohë shumë të keqe, apo për të reduktuar potencialin elektrik të lagështirës në ajër, që shkakton rrufetë. Në terrenin e këtyre sfidave të fundit, nuk është punuar shumë që kur në vitin 1958 Presidenti i ardhshëm amerikan, Lindon Xhonson, kishte premtuar: “Nga hapësira do arrijmë të kontrollojmë klimën mbi tokë, të provokojmë përmbytje dhe thatësira, të ndërhyjmë në qarkullimin e oqeaneve dhe të rrisim nivelin e deteve, apo të ndryshojmë drejtimin e rrymave të gjirit”. Ky kapacitet vizionar nuk ngeli vetëm një ëndërr, por u përdor me sukses. Gjatë luftës së Vietnamit, SHBA-të e panë veten duke shpërndarë retë e Indokinës, me shpresën e zgjatjes së sezonit të monsuneve dhe kthimin në moçal të luginës së Ho chin Minh. Mes të tjerave, kjo situatë është “rindërtuar” nga Kristine Harper e Universitetit të Utah, në një artikull të publikuar në “Endeavour”: “Operacioni kishte emrin e koduar Popeja. Gjatë eksperimenteve ndodhi që India fqinje të gjendej në një situatë thatësire për dy vjet me radhë, sepse shirat monsonikë aty nuk ishin të pranishme”. Nëse kontrolli i kohës ndihmoi apo jo trupat amerikane në Vietnam, kjo mbetet diçka e dyshimtë. Edhe rezultatet e “Projektit të shiut artificial” të hartuar në Itali në mesin e viteve 80 kanë mbetur të ngrira. “Nisëm të punonim në Pulia në vitin 1984, pas një udhëtim me qëllime studimi në Izrael”, tregon Massimo Bartolelli, docent në Universitetin e Barit. Për projektin, qeveria në vitin 2002 investoi 10 milionë euro: “Pavarësisht rezultateve pozitive, pas kësaj date askush nuk na dha më fonde. Shiu artificial është një realitet i prekshëm në shumë vende të botës, përveçse në Itali”, tregon Bartolelli. Programi në vitet 80-90 parashikonte përhapjen e kimikateve në re për një vit rresht, me kosto që kapte vlerën e 4 miliardë e gjysmë lirash. Por në ndryshim nga Kina, shirat artificialë të provokuar nga “magjistarët” nuk kanë arritur kurrë të provokojnë stuhi bore të tilla që të bindin edhe skeptikët se pa ndërhyrjen njerëzore, nuk do të kishte errësirë në mes të ditës.(SHQIP)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26529. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26529

Gripi i zakonshëm, më i rrezikshëm se AH1N1 Virusi i gripit të zakonshëm po përparon. Pipero: Shoqërohet me komplikacione më të mëdha se gripi i derrit
Numri i shqiptarëve të prekur nga gripi i derrit AH1N1 ka shkuar në 57. Dy ditë më parë janë konfirmuar edhe tri raste të tjera në laboratorin e virologjisë, pranë Institutit të Shëndetit Publik. Por më shumë se gripi i derrit, ai që po përhapet më me lehtësi dhe në mënyrë të shpejtë është gripi i zakonshëm. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se situata po mbahet në kontroll, sidomos në shkolla. Pavarësisht se në tri institucione arsimore mungesat janë të konsiderueshme dhe numri i fëmijëve të prekur nga gripi i zakonshëm sa vjen e rritet, ende nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e shkollave të veçanta. “Nga të dhënat që kemi, gripi i zakonshëm shoqërohet me komplikacione më të rënda se H1N1″, u shpreh drejtori i politikave dhe planifikimit shëndetësor në ministri, Pëllumb Pipero. Sipas tij, ekzaminimi i mostrave po kryhet normalisht në laboratorin e virologjisë, inauguruar pak kohë më parë.
Analizat në shkolla
Mostrat e analizuara në një shkollë 9-vjeçare në kryeqytet kanë rezultuar të jenë virus stinor dhe vetëm një prej pacientëve të ekzaminuar konfirmohet me AH1N1. Sipas specialistëve, ky rast i vetëm nuk konsiderohet burim i rrezikshëm për përhapjen e virusit në shkollë, pasi nxënësi është trajtuar në shtëpi që nga çasti që është konfirmuar se është prekur nga gripi i derrit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vijim të monitorimit të situatës epidemiologjike, nga mostrat e analizuara dje në ISHP, përfshi edhe ato të disa shkollave në Tiranë dhe rrethe të tjera, rezultojnë 11 raste me virusin A, ku përqindja më e madhe i takon virusit të influencës stinore.
Situata aktuale evidenton dy probleme kryesore, influenca stinore po fiton një terren epidemik që duhet ti paraprijmë me masat parandaluese të këshilluara vazhdimisht nga Instituti i Shëndetit Publik, përfshi edhe vaksinimin që është një proces me rëndësi të lartë. “Institucionet shëndetësore dhe ato arsimore nuk duhet të shkëpusin për asnjë moment vëmendjen ndaj virusit pandemik AH1N1, duke mbajtur në monitorim të vazhdueshëm qendrat e grumbullimit publik përfshi edhe shkollat”, sqaroi Pipero.
Gripi
Në vendin tonë, aktualisht qarkullon gripi i derrave AH1N1, gripi i zakonshëm, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse ka qarkullim të mundshëm të kombinacioneve të dy viruseve. Plot 11 mijë persona në gjithë vendin janë prekur nga gripi vetëm gjatë javës së shkuar. Specialistët thonë se jemi në një fazë kritike, pasi qarkullimi i virusit AH1N1 dhe i gripit sezonal ka shtuar numrin e personave të prekur nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Shumica e të prekurve nga AH1N1, por edhe nga gripi i zakonshëm kanë probleme kryesisht me infeksionet në rrugët e frymëmarrjes. Shenjat që paraqesin dy viruset janë të ngjashme dhe klasifikimi mund të bëhet vetëm në laborator. (SHQIP)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26533. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26533

Gjeçi: Pse nuk u bëra i penduar i drejtësisë Zyrtari i MEICO-s: Prokuroria më arrestoi se nuk pranova kushtet e tyre. Më propozuan të “spiunoj”
Një nga të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit ka refuzuar ftesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të përfituar statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë” në këmbim të lehtësirave që krijon ligji. Sokol Gjeçi, një nga katër personat e arrestuar pas shpërthimit të 15 marsit 2008, ka refuzuar në mënyrë kategorike të “spiunojë” shokët. Pas këtij refuzimi është vënë në pranga nën akuzën e “vrasjes masive” dhe “shkeljes së rregullave në punë për lëndët plasëse” që parashikojnë një dënim rreth 25 vjet burg. Në seancën e djeshme gjyqësore, avokati i Gjeçit, Nik Progri, deklaroi se klienti i tij është një “rob” i drejtësisë. Ai tha se organi i akuzës është hakmarrë, duke i atribuuar akuza që as në ëndërr nuk i kishte imagjinuar. Sipas avokatit, Gjeçi thjesht ka zbatuar urdhrat që merrte nga eprorët dhe asgjë tjetër, ndërsa kishte një pagë që nuk i kalonte 30 mijë lekë në muaj.
Kërkesa e avokatit Nik Progri, përfaqësuesi ligjor i Sokol Gjeçit, personi i vetëm i arrestuar që ndodhej në seancën e djeshme gjyqësore, i parashtroi trupit gjykues disa kërkesa që e shpallin të “pafajshëm” klientin e tij. Fillimisht ai tha se shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë të Gërdecit që preku dhjetëra persona të pafajshëm në disa fshatra, duke shkaktuar miliarda lekë dëme. Megjithatë, avokati vazhdoi se krahas viktimave të tragjedisë, drejtësia nuk duhet të krijojë viktima të tjera, të cilat i emërtoi si “viktima të drejtësisë”. Më pas tha se akuzat e ngritura nga prokuroria për të mbrojturin prej tij janë të pavërteta. “Gjeçi ka qenë me detyrë në kompaninë e shitblerjeve të armëve MEICO me detyrën e specialistit të marketingut. Ai ka pasur urdhër që të evidentojë municionet në Gërdec dhe ka vepruar në përputhje me urdhrat e Këshillit të Ministrave dhe me urdhrin numër 550 të ministrit të Mbrojtjes”, tha avokati, duke shtuar se paga neto e klientit të tij ka qenë 30 mijë lekë në muaj dhe nuk kishte të drejtë të merrte dhe të largonte njerëzit nga puna. Gjeçi, sipas kërkesës së avokatit të lexuar para gjykatës, ka zbatuar urdhrat dhe ai nuk mund të implikohet për veprat penale.
Dëshmitë para prokurorisë Personi që ndodhej në kafazin e hekurt të Gjykatës së Tiranës është pyetur fillimisht, pas tragjedisë, si person që ka dijeni për ngjarjen. Organi i akuzës e ka thirrur për dëshmi, me këtë status, rreth katër herë. Ndërkohë, herën e fundit që është pyetur ka qenë data 18 shkurt 2009, dhe, pasi ka dhënë shpjegime në prokurori, është mbajtur derisa i janë komunikuar akuzat e “vrasjes masive” dhe “shkeljes së rregullave të mbrojtjes së municioneve dhe të kushteve të punës”. “Prokuroria i ka kërkuar që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. I kanë bërë thirrje për të ndihmuar hetimet. Por, në vend që të merrej në pyetje në statusin e personit që ka dijeni për ngjarjen, është arrestuar. Kjo është një padrejtësi e drejtësisë dhe klienti im është person i marrë rob nga organi i prokurorisë”, ka deklaruar avokati i Sokol Gjeçit.(SHQIP)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26536

KLSH-Tatime, luftë për komptencat Reagon Drejtoria e Përgjithshme pas kallëzimit të 10 tatimorëve: Nuk kanë punë me ne
Konflikti mes KLSH-së dhe Tatimeve ka përfunduar në prokurori, për shkak se palët pretendojnë për shifra të ndryshme abuzimi me taksat. Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se ka zbuluar shkelje në qindra milionë lekë në tatime, duke dërguar për ndjekje penale 10 punonjës, kurse Drejtoria e Përgjithshme është kategorikisht kundër procedurës që ndjek KLSH-ja. Sipas Tatimeve, KLSH-ja nuk mund të kryejë kontroll mbi bilancin e bizneseve, pasi këtë atribut e ka vetëm administrata tatimore, referuar nenit 14 të ligjit “Për procedurat”. Për këtë shkak, palët përfunduan në gjyq dhe fituese doli Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave. Vetëm për 2 vitet e fundit, përfshi edhe 6-mujorin e parë të vitit 2009, administrata tatimore, në forma të ndryshme i ka shkaktuar një dëm shtetit rreth 2.3 miliardë lekë. Vlerësimin e jep KLSH-ja në raportin e fundit, e cila u referohet rasteve me deklarimin e TVSH-së, kontributeve dhe derdhjes së sigurimeve. Për Tatimet, shifra është tepër e ekzagjeruar, pasi Kontrolli i Shtetit nuk e ka llogaritur mbledhjen e të ardhurave faktike, duke mos bërë as zbritje dhe pjesëtim të shumave, por vetëm shumëzim.
Kallëzimi
Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2009, 10 punonjës të administratës tatimore kanë përfunduar në prokurori, të kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga inspektimi i kryer në degët rajonale të Durrësit, Korçës dhe Fierit, KLSH-ja konstatoi rreth 1 miliard e 833 milionë lekë (afërsisht 20 milionë dollarë) dëme të kryera nga punonjësit, duke kërkuar masën e ndjekjes penale. Aktualisht, dosja është në prokurori dhe vijon të jetë në proces hetimi. “Vepra penale është konstatuar nga Departamenti i Kontrollit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit, kurse kallëzimi është kryer në datat 18 mars, 10 shkurt dhe 21 maj”, pohon KLSH-ja.
Kompetencat
Ligji i ri “Për procedurat tatimore”, neni 14, i jep të drejtë vetëm administratës tatimore të kontrollojë bilancet e bizneseve dhe të bëjë vlerësime mbi to. Mbi këtë bazë, drejtori i përgjithshëm, Artur Papajani, nxori në muajin qershor një urdhër që ndalonte në mënyrë kategorike përcjelljen e informacionit te KLSH-ja. Nisur nga këto kushte, “urdhri i Papajanit” përfundoi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, vendimi i së cilës u mor në fillim të muajit nëntor, duke u dhënë të drejtë Tatimeve. “Ajo që pretendon KLSH-ja nuk është tjetër vetëm dublim ndaj punës sonë, pasi nuk ka të drejtë të kontrollojë bilancet e biznesit. KLSH-ja nuk mund të hyjë të vlerësojë tatimpaguesin”, tha për “Shqip” drejtori i kontrollit të taksapaguesve në Tatime, Ed Gjokutaj. Aktualisht, çështja e 10 tatimorëve është në dorë të prokurorisë, e cila për të plotësuar dosjen duhet të kërkojë informacion te Tatimet, e më tej ta përcjellë, nëse e shikon ligjore, dosjen në gjykatë. Kjo e fundit e ka rrëzuar një herë KLSH-në për të njëjtat motive që akuzohen 10 tatimorët.(SHQIP)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26539. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26539
How To Lose a Guy in 10 Days Andie Anderson, the how-to girl for Composure Magazine, agrees to write a firsthand account of all the things women do to drive away men; she has to find a guy, make him fall in love with her, then get dumped–all in 10 days. But little does she know that her target, ad agency hottie, Benjamin Barry, has just made a high-stakes bet with his boss that he can make any girl fall in love with him in 10…
http://6.cn/player.swf?flag=0&vid=50nULDzIo2EJTU1wDnVrKA
Ky artikull eshte marre nga: http://www.moviextra.com/?p=543. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.moviextra.com/?p=543

Rama kërkon nga KRRTRSH të miratojë Planin Rregullues TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i ka kërkuar Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të miratojë Planin Rregullues të Tiranës.
“Procesi i zhvillimit urban kërkon shpejtësi. Vonesa e miratimit te Planit Rregullues është e pakuptimte nga KRRTRSH-ja, e cila është një hallke e panevojshme”, u shpreh Rama, gjate nje takimi me Shoqatën e Ndërtuesve.
Bashkia e Tiranës firmosi nje memorandum bashkëpunimi me Shoqaten e Ndertuesve, ndersa Rama theksoi se ka vend për dialog dhe përmirësime mes pushtetit vendor dhe ndërtuesve.
Rama po ashtu shprehu shqetësimin për mungesën e një ligji te përshtatshëm për rregullimin e tregut, ne fushën e ndërtimit.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26515. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26515

Susan Boyle me truproja Susan Boyle, gruaja qe u be me e famshme ne pak kohe ne te gjithe boten nga zeri i mrekullueshem eshte pritur ne shtepine e saj ne Skoci si nje VIP i vertete.
Megjithate fama sjell me vete edhe shqetesimin, pasi nje 48-vjecare amerikane ka reaguar ashper ndaj saj. Kaq ka mjaftuar qe prodhuesi diskografik televiziv Simon Cowell te urdheroje mbrojtje perreth shtepise se Boyle.
Cowell po mbikeqyr albumin e ri te Susan qe do te dale kete muaj.
Boyle ka lindur ne 1961 ne nje fshat skocez prane Edinburgut. Jeta e saj ishte mese normale, ndersa jetonte vetem me macen dhe jepte kontributin e saj si vullnetare.
Duke plotesuar deshiren e nenes se saj, vdekur vite me pare, Susan vendos te marre pjese ne gare dhe te mposhte te gjithe drojen dhe friken qe e kishin mbajtur te mbyllur per shume vite. Tani Susan kendon…dhe kete e ben mrekullisht.(TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26519. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26519

Berisha: PS bëri pakt me mafien Kryeministri akuzon opozitën se synoi të tronditë artificialisht tregun financiar Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka akuzuar rëndë opozitën e majtë, duke deklaruar se ajo ka bashkëpunuar me mafien vendase për të tronditur financat shqiptare gjatë kohës së furtunës në tregun financiar të valutës. Në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend dje në mbrëmje, kreu i qeverisë shqiptare, i është përgjigjur komisionerit Olli Rehn, i cili dy ditë më parë nga Brukseli kërkoi nga qeveria zgjidhjen e krizës politike, duke iniciuar një proces dialogu politik. Berisha ka deklaruar se është i gatshëm për një dialog me socialistët, si dhe ka përsëritur deklaratat e mëparshme se është i gatshëm të miratojë çdo ligj apo amendament që do të paraqesin parlamentarët e opozitës, por…sërish ka theksuar se nuk do ta pranonte kurrë(Kryeministri e përsëriti disa herë këtë fjalë) kërkesën e Partisë Socialiste për të hapur kutitë e votimit. Sipas Kryeministrit, kjo do të ishte dalje kundër gjyqësorit, i cili ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ka qenë një Berishë tejet euforik mbrëmë në sallën e Kuvendit, ku për më shumë se 60 minuta është mbështetur me tre evenimente të ndodhura në Uashington dhe Bruksel, të cilat Kryeministri i konsideroi si vendime historike dhe në mbështetje të plotë të qeverisë. Tre evenimentet sipas Berishës ishin: vota e Parlamentit Europian për çështjen e liberalizimit të vizave, i cili theksoi se do të niste lëvizjen e lirë për Shqipërinë menjëherë sapo të plotësohen kushtet, vendimi i 27 ambasadorëve të BE-së për “nxjerrjen nga sirtari” të aplikimit për statusin e vendit kandidat dhe kalimin në Komisionin Europian, si dhe raportin e Sfidës së Mijëvjeçarit për vitin fiskal 2010, i cili vlerësoi se Shqipëria e ka kaluar nivelin negativ për kontrollin e korrupsionit. Duke u mbështetur te këto evenimente, Kryeministri Sali Berisha, si kreu edhe i mazhorancës qeverisëse mes PD-së dhe LSI-së deklaroi se kapitulli i zgjedhjeve të 28 qershorit mund të quhet i mbyllur, pasi nuk ka asnjë provë për manipulimin e tyre. Në lidhje me kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian si për vizat ashtu edhe për çështjen e statusit të vendit kandidat, Kryeministri shqiptar ka deklaruar se “do të plotësojë të gjitha kushtet e vëna me çdo çmim, sido që të jetë ai”. Por faktikisht pjesa thelbësore e plotësimit të kushteve të BE-së varet nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, pasi ligjet e reformave të mëdha kërkojnë 84 votë. Por Kryeministri ka deklaruar hapur që do ta kalojë këtë pengesë pa e thënë sesi, por i është përgjigjur rivalit të tij, Edi Rama, se Berisha nuk do të tërhiqet asnjë centimetër në lidhje me hapjen e kutive të votimit. Madje, në fjalën e tij në Kuvend, kreu i mazhorancës ka avancuar me akuza të ashpra dhe ironi therëse ndaj liderit të opozitës shqiptare. Sipas Berishës: “një pjesë e opozitës bashkëpunoi me mafien për të trazuar financat në kohën e krizës në tregun valutor”. Por, Kryeministri nuk dha detajet për të sqaruar akuzën e tij, por ka vazhduar me sulmin ndaj Ramës. Ndërkaq, dje në sallën e Kuvendit dy deputetë të PD-së, përkatësisht Flamur Noka dhe Lefter Maliqi, kanë lëshuar fjalë mjaft të ashpra ndaj opozitës. Deputeti i Kukësit, Noka, i cilësoi deputetët e PS-së që shkuan te tuneli i Thirrës si “dele që shkojnë pas bariut të çmendur”. Ndërsa deputeti i Beratit, Lefter Maliqi, pasi ka hedhur fjalë fyese ndaj parlamentarit të PS-së, Erjon Braçe, tha se “Rama do të hapë kutitë kur të puthet me Milon”. (SHQIP)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26523. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26523

Katie Holmes, seksi me te brendshme Katie Holmes, pas nje periudhe te gjate pushimi eshte kthyer ne sheshxhirimi ku luan ne filmin e ri “The Romantics”.
Sipas “Daily Mail”, zonja Cruise ka luajtur nje skene ndersa mbante veshur vetem te brendshme mendafshi. I gjithe problemi ishte se si do ta priste kete zhvillim bashkeshorti Tom, per te cilin te gjithe flasin se eshte xheloz dhe se ka tentuar t’i prese ne mes karrieren gruas se tij.
Ne fakt Tom ka shkuar ne sheshxhirim dhe te dy jane dukur me te dashuruar se kurre.
Me 18 nentor cifti do te festoje vitin e trete te marteses…ku i dihet c’i ka shkrepur ne mendje Tom per shpirtin e tij binjak! (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26511. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26511

Kerkon te zhvase Crawford, deshton 26-vjecari Histori jo fort e kendshme per Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Ish-top modelja amerikane dhe bashkeshorti i saj kane qene viktima te nje tentative per publikim te nje fotoje te vajzes se tyre 7-vjecare.
Autoritetet gjermane kane ekstraduar ne Gjermani 26-vjecarin Edis Kayalar, modelin e akuzuar per zhvatje.
Kayalar i kishte kerkuar 100 mije dollare ciftit per te mos i dorezuar shtypit nje foto ku vajza e Cindy, e lidhur ne nje karrige kishte dale e veshur me nje T-shirt dhe pantallona te shkurtra.
Fotoja duket se eshte shkrepur nga dadoja ne padijeni te prinderve gjate nje loje. Kayalar rrezikon te denohet me dy vjet burg.
Crawford, eshte divorcuar nga Richard Gere ne vitin 1995 dhe eshte martuar me sipermarresin Gerber ne vitin 1998. Cifti ka dy femije. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26514. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26514

Durres, i riu vetevaret ne dhomat e paraburgimit Nje i ri nga Durresi u gjet i vetevarur ne rajonin e policise se qytetit, ku ishte ndaluar nga autoritetet e rendit vetem pak ore me pare.
Burime konfidenciale thane se Klodian Bushi, 27 vjec, qe njihej si perdorues droge ishte shoqeruar ne polici sepse dyshohej se ishte autor i nje vjedhjeje.
Por gjate kohes se qendrimit ne ambjentet e shoqerimit te Drejtorise se Policise se Durresit, ai u vetevar me menget e pulovres se tij. Punonjesit e sherbimit e gjeten ate ne gjendje shume te rende dhe e nisen drejt spitalit ku edhe la frymen e fundit.
Vetevarja e Bushit, ndodhi pikerisht gjate kohes qe ishte duke u marre ne pyetje edhe bashkeshortja e tij.
Korrespondenti yne ne Durres, Nebi Vlashi, ben te ditur se ne rajonin policor kane mberritur edhe ekspertet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem nga Ministria e Rendit dhe kane nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje, per te nxjerre edhe pergjegjesite perkatese per kete rast te rende vdekjeje brenda nje komisariati policie. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26502. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26502
Top