Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Burri, jastek boksi per grate e stresuara Tarifa mesohet se eshte 100 jen, ose rreth 10 euro per gati gjysme ore sulmi. Ndonese pagoi rregullisht, klientja e pare, nje grua 25-vjecare, u lodh menjehere… Si jastek boksi per grate e stresuara. Ky eshte profesioni qe po ideon te beje nje burre nga Shenjang te Kines se larget, i cili deshiron tu perkushtohet disa minuta grave qe duan te shfryjne inatin me te goditura. Puna ‘part-time’ si jastek boksi eshte njesoj si te jesh nje lloj trajneri”, ka deklaruar Xiao Lin, i cili punon ne nje palester dhe mendon se te merret me grushta nga grate e stresuara jo vetem me sjell para si perfitim, por edhe me ben te permiresoj teknikat e mbrojtjes. Tarifa mesohet se eshte 100 jen, ose rreth 10 euro per gati gjysme ore sulmi. Ndonese pagoi rregullisht, klientja e pare, nje grua 25-vjecare, megjithate u lodh menjehere. Keshtu qe tregon Lin -, pjesen tjeter te kohes e kaloi duke biseduar me mua. Edhe e dyta zgjati vetem pak minuta, por si perfundim te dyja dukeshin shume me te kenaqura. Shenje qe te shfryhesh, sidomos ndaj nje burri, u ben gjithmone mire femrave. /cnn/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26462. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26462

Topalli kundër Topit për KLD-në TIRANË- Ngërçi që ka krijuar bojkoti i opozitës në të gjithë piramidën shtetërore ka detyruar mazhorancën të lëshojë disa nga kompetencat që Kushtetuta ia njeh vetëm Kuvendit. Bëhet fjalë për kompetencat ligjvënëse, që ligji themeltar i shtetit ia njeh vetëm institucionit legjislativ.
Në kushtet kur opozita ka vendosur të qëndrojë jashtë këtij institucioni, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si përfaqësuese e mazhorancës, në pamundësi për të miratuar ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, siç është edhe ai “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore” të cilin e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, ka pranuar që t’i njohë të drejtën përfaqësuesve të institucioneve gjyqësore që të vendosin vet lidhur me organizimin dhe funksionimin e këtij organizmi.
Në një takim të zhvilluar me të zgjedhurit e Kuvendit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka mbështetur vendimin e dy ditëve më parë të një tryeze informale të drejtuesve të gjykatave në vend për të mbledhur gjyqtarët me qellim mbledhjen e Konferencës Kombëtare të Gjyqtarëve, pavarësisht se tashmë nuk ka një ligj që mund të normojë funksionimin e saj.
Topalli në një deklaratë të shpërndarë edhe për mediat, pranon se në kushtet kur opozita bojkoton Kuvendin dhe miratimi i ligjit të ri “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës së Kryetarëve” kërkon 3/5 e votave, për të zhbllokuar situatën mbetet si rrugë e vetme vetorganizimi i gjyqësorit për të mbledhur Konferencën e Gjyqësore Kombëtare dhe për të zgjedhur prej aty 4 përfaqësuesit e saj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur tre të pestat për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të përcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të vet në KLD.
Qëndrimi i Kuvendit është i prerë dhe i qartë.Ai mbështet trupën e Gjyqësorit të vendit dhe të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar çdo pesë vjet përfaqësuesit e vet në KLD”, – thotë Topalli në deklaratën e shpërndarë për mediat pas takimit me të zgjedhurit e Kuvendit në KLD, pavarësisht se zëvendëskryetari i këtij institucioni Kreshnik Spahiu është shprehur kundra një zgjidhje të tillë.
Por duket se debati i krijuar për këtë çështje ka si prapavijë të tij pikërisht vendosjen e një balance të re në institucionin e KLD-së, ku pothuajse gjatë gjithë viteve të fundit mazhoranca e djathtë ka qenë në minorancë. Në funksion të këtij qëllimi, Topalli nuk ka nguruar ti përcjellë një mesazh të qartë edhe kreut të KLD-së, pavarësisht se nuk ka folur me emër të përveçëm, duke vlerësuar se çdo veprim që kërkon të pengojë një zgjidhje të tillë nga ana e vet gjyqësorit është i papranueshëm. “Të drejtat e Gjyqësorit për t’u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush.
Është në të drejtën e Gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD. Kushtetuta përcakton se balanca e përfaqësimit në KLD në favor të Gjyqësorit, me anëtarë të zgjedhur rregullisht dhe që përfaqësojnë vullnetin e Trupës është parim themelor i ngritjes dhe funksionimit të KLD-së. Ky parim nuk mund të cenohet nga askush. Cenimi i tij është dhunim i drejtpërdrejtë i Kushtetutës. Çdo qëndrim tjetër, i kujtdo individi, i cili pengon Gjyqësorin në ushtrimin e të drejtave të veta është antikushtetues dhe i papranueshëm për Kuvendin e Shqipërisë”, – shprehet Topalli në letrën e vet. Një debat i tillë ka lindur pikërisht sepse Konferenca Kombëtare Gjyqësore për shkak të rrëzimit të ligjit të saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të mblidhet për të zgjedhur 4 përfaqësuesit e saj në KLD, ku aktualisht dy vende kanë mbetur vakante dhe ku dy anëtarëve të tjerë u ka mbaruar koha e ushtrimit të kësaj detyre.
Kushtetuta përcakton se KLD-ja përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Afati i qëndrimit në detyrë është pesë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë të kërkojnë rizgjedhje të menjëhershme.
Gjyqtarët: Do të vetadministrohemi
Gjyqtarët kërkojnë që politika të arrijë konsensusin me qëllim miratimin e draftit për Konferencën Gjyqësore
TIRANË- Pas qëndrimit të ambasadorëve dy ditë më parë, thirrja e dytë për zgjidhjen e krizës politike në vend vjen nga radhët e gjyqësorit.
Kanë qenë krerët e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit në vend si dhe përfaqësuesit e shoqatave të gjyqtarëve, të cilët pas një tryeze të rrumbullakët të mbledhur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, gjyqtarja Shpresa Beçaj, kanë apeluar për një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për të arritur plotësimin e reformave në drejtësi.
“I kërkojmë të gjitha forcave politike që të shprehin vullnetin dhe të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese për arritjen me konsensus dhe në kohë rekord për kalimin e projektligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, i cili do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e Sistemit të Drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti”, – thuhet në deklaratën e lëshuar paraditen e djeshme nga krerët e gjyqësorit në vend dhe shoqatat, që i përfaqësojnë ata.
Pas takimit të dytë të mbajtur paraditen e djeshme, pjesëmarrësit e kësaj tryeze të rrumbullakët kanë pasur në qendër të diskutimeve projektligjin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë.
Katër anëtarëve të KLD-së që dalin nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare u ka mbaruar mandati, por anëtarët e rinj nuk mund të zgjidhen për shkak se mungon kuadri ligjor për funksionimin e saj. Për zgjidhjen e kësaj situate në Kuvend nevojiten edhe votat e opozitës.
“Pas këtij takimi dy ditor u arrit në një përfundim nga të gjithë pjesëmarrësit duke iu drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për të pasqyruar në draftin përfundimtar në mënyrë të detajuar, të gjitha rekomandimet e bëra nga trupa gjyqësore në tërësi, shoqatat e gjyqtarëve dhe misionit ndërkombëtar EURALIUS, në lidhje me projekt-ligjin për KGJK.
I kërkohet Ministrisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër të përshtatshme, ky projektligj me rregullimet e bëra, të kërkuara më sipër, t’i dërgohet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Shqipërisë, për miratim.
Si dhe u vendos në unanimitet që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vete administrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtaret e Republikës së Shqipërisë më datën 5 dhjetor 2009″, -thuhet në deklaratë.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26452. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26452

Shqiperia-Arberia Arbereshet jan pasardhes SHQIPTAR ,qe hyn ne ITALI ne shekullin 15″e 16″ gjat pushtimit otoman ne shqiperi.Tani 500″ vjet me pas vazhdojn te flasin akoma shqipen e vjeter (ARBERISHT).
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26455. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26455

Shembja e tunelit, deputetët e PS-së në Thirrë Kompania ndërtuese shpjegon se shembja brenda në tunel ka qenë shumë problematike
Drejtues të komunës së Fanit tentuan të krijojnë incidente me deputetët socialistë duke e cilësuar tunelin si të PD-së
THIRRË – Ka qenë ora 12 e ditës së djeshme kur një grup deputetësh të PS-së kanë mbërritur në hyrje të tunelit të Thirrës në Komunën Fan të Mirditës. Grupi i deputetëve i përbërë nga Namik Dokle, Erion Braçe, Besnik Bare, Sadri Abazi, Gjokë Jaku, Gjovalin Kadeli, Armando Prenga e disa të tjerë, kanë kontaktuar me menaxherin e kompanisë që merret me tunelin dhe kanë kërkuar prej tij që të njihen me situatën brenda tunelit. Mësohet se përfaqësuesit e kompanisë janë treguar të gatshëm për të komunikuar me deputetët dhe u kanë dhënë atyre të gjithë informacionin e duhur. Sipas përfaqësuesit të firmës, situata brenda tunelit është mjaft e rëndë pasi është shembur një gjatësi prej 70 metrash, por po punohet për gjetjen e mundësive për të krijuar një situatë optimale për ndërhyrje.

Por ndërsa nga ana e punonjësve të kompanisë po jepeshin shpjegimet lidhur me situatën e krijuar brenda tunelit të Thirrës, në këtë vend ka mbërritur një fuoristradë prej të cilit kanë zbritur vrullshëm disa persona duke tentuar të krijojnë incident me deputetët. Ata kanë qenë kryesisht drejtues të komunës së Fanit, por në krye të tyre nuk ishte kryetari i komunës, por babai i tij. Ata u kanë kërkuar deputetëve që të largohen prej vendit ku ndodheshin me shprehjen se tuneli ishte një vepër e Partisë Demokratike dhe e Sali Berishës, si dhe i kanë kërkuar deputetëve të hyjnë në Kuvend. Tensioni ka vijuar për disa minuta, ndërkohë që kanë qenë deputetët vendas ata që kanë ndërhyrë për shuarjen e gjakrave. Kështu, deputetët socialistë të Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli, Gjokë Jaku e Armando Prenga kanë negociuar për disa minuta, derisa pjesëtarët e konfliktit janë tërhequr. Personat të cilët ndërhynë në bashkëbisedimin që deputetët po zhvillonin me përfaqësues të kompanisë ndërtuese janë: Gegë Ceraj – nënkryetar i komunës Fan; Ndue Frrokgjeta – babai I kryetarit të komunës Fan; Ndue Toma- kryetar i PD-së Fan; Ndue Marku -veteriner i komunës Fan; Nikolin Gjaci- polic në komunën Fan.

Pas kësaj ngjarjeje, deputetët socialistë kanë komunikuar me gazetarët ku edhe kanë denoncuar faktin se kjo vepër publike është ende e parealizuar, duke u shprehur se ndërhyrjet e politikës kanë bërë që dëmi ekonomik të jetë mjaft i madh. Ndërkohë, në deklaratën e tij menaxheri i tunelit është shprehur se hapja e tunelit të Kalimashit para zgjedhjeve nuk ka qenë një vendim i firmës, duke pohuar se punimet duhet të kishin vijuar pandërprerë. Menaxheri Daren Mort u shpreh se “për operimin e tunelit janë marrë të gjitha masat për të mos pasur asnjë incident apo problem teknik. Rruga Rrëshen-Kalimash ka mbaruar, kurse tuneli është hapur dhe tani ndodhet në operim. Ajo pjesë që ne kemi shembje, është pjesa jugore dhe jo ajo pjesë që është hapur gjatë verës. Kontrata jonë me qeverinë është ta mbarojmë tunelin verën e ardhshme”.
Kjo deklaratë lë në ankth qytetarët e verilindjes dhe të Kosovës sidomos, të cilët tashmë detyrohen sërish të marrin rrugën e vjetër nga Qafë-Mali. Numri i kalimit të automjeteve nëpër autostradën katërkalimshme është rrudhur së tepërmi në vetëm ca makina fshatrash të zonës së Mirditës.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26446. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26446

Asgjë që të ngazëllejë perëndimorët “Kaq pranë, kaq larg” arti në Shqipëri para dhe pas 1990-ës hapet sot e deri më 7 shkurt 2010 në Muzeun e Artit Bashkëkohor “Villa Croce” në Gjenovë. Flet drejtori i Galerisë Kombëtare Rubens Shima
Përse temat kulturore të fqinjëve tanë kur kanë në fokus Shqipërinë apo diçka shqiptare formohen me fjalët afër ose larg, zbulim ose harrim? Dikur po, po edhe tani, e njëjta gjë, fjalë që përcaktojnë distancë. Pyetjes përse Shqipëria duket sikur të jetë një objekt në fokusin e një syri që për njohje përdor dylbi, Rubens Shima i përgjigjet në këtë intervistë me rastin e prezantimit të artit shqiptar para e pas nëntëdhjetës në Gjenovë në Muzeun e Artit Bashkëkohor “Villa Croce”. Ekspozita e organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Fondacioni për Kulturën “Genova Palazzo Ducale” me qendër në Gjenovë, Itali, e quajtur “Cosi Vicina Cosi Lontana. Arte in Albania prima e dopo il 1990″ (Kaq pranë, kaq larg. Arti në Shqipëri para dhe pas 1990-ës) hapet sot zyrtarisht dhe nesër, 13 Nëntor për publikun. Qëndron aty deri më 7 Shkurt 2010. Motivi është përvjetori i njëzetë i rënies së Murit të Berlinit.
Koncepti i ekspozitës ka për bazë kundërvënien e artit pamor në dy kohë, koncept që përmbush dy qëllime: së pari njohjen (është e para ekspozitë e këtyre përmasave që bën një prezantim të plotë dokumentar jashtë kufijve të Shqipërisë) dhe së dyti dekonstruktimin nëpërmjet artit të një zhvillimi që pati një vend i izoluar.
Prandaj dhe në tekstin kuratorial që po e botojmë përbri intervistës, Rubens Shima flet për një ekspozitë që prezanton “vijime dhe devijime”. Disa nëntema të saj janë “puna”, “komunikimi”, “qyteti”, “femra”, “propaganda”, “imazhi i pushtetit”, “artisti” etj. Si ishin këto aspekte të jetës dje dhe sot?
Nga një anë janë vepra në pikturë dhe skulpturë të fondit të Galerisë Kombëtare, të prodhuara në vitet 70-80 dhe një lexim i brendshëm i tyre bëhet nga pranëvënia e veprave të artistëve bashkëkohorë në pikturë, fotografi, video të prodhuara kryesisht pas vitit 2000. Artistët pjesëmarrës janë: Kujtim Buza,Çlirim Ceka, Perikli Çuli, Myrteza Fushekati, Gentian Gjikopulli, Alban Hajdinaj, Oriana Kamberi, Shpëtim Kërçova, Vilson Kilica, Idlir Koka, Xhemal Lufta, Elsa Martini, Pandi Mele, Aristotel Papa, Alvas Papandili, Heldi Pema, Suela Qoshja, Bukurosh Sejdini, Agim Shami, Sali Shijaku, Orion Shima, Gentian Shkurti, Alajdin Tabaku, Lekë Tasi, Eltjon Valle, Driant Zeneli.
Kuratorë të projektit janë: Rubens Shima, Matteo Fochessati dhe Sandra Solimano. Shima thotë se ka afro një vit e gjysmë që po punohet. Qëllimi është të tregohet ndërprerja dhe vazhdimësia në art. Ky ka qenë dhe është arti shqiptar, as më shumë, as më pak. Ndonjëherë atij i duket sikur gjërat janë njëlloj si dikur. Faji në këtë mes është, thotë ai, edhe i kuratorëve të huaj të cilët kanë krijuar njëfarë predispozite tek artistët shqiptarë për të rendur tek disa trende. Ky është shteg që të shpie tek një lloj neokolonializmi në art, thotë Shima, ndërsa ekspozita si e Gjenovës, që është e zhveshur nga kërkesat e modave të kuratorëve, është një shteg që të shpie për tek e ardhmja.
Përse në Gjenovë ky homazh me art shqiptar për rënien e Murit të Berlinit?
Muzetë e ndryshëm të artit bashkëkohor i kanë kushtuar ekspozita dhe një lloj shqyrtimi produktit kulturor që prodhoi Komunizmi, për të marrë në analizë gjithë atë të shkuar. Një nga këta muze ishte dhe i “Villa Croce-s” të Gjenovës. Pse Gjenova? Sepse një nga kontaktet që galeria vuri atëherë, ishte kuratori Fochessati, i cili kishte marrë pjesë në jurinë e “Onufrit” në Tiranë. Qysh atë kohë u hodh ideja dhe në takimin me drejtoreshën e muzeut Sandra Solimano, një nga kuratorët do të jetë edhe ajo, e propozuam projektin, u pëlqye dhe ja ku jemi.
Në këto njëzet vjet duket i treti prezantim i madh që i bëhet artit pamor shqiptar, pas ekspozitës së Mynihut dhe të Barcelonës?
Mund të duket e ngjashme, por ajo çka ky projekt sjell është kundërvënia ndërmjet dy periudhave në aspektin edhe të instalimit të ekspozitës. Muzeu është i ndërtuar në disa dhoma dhe brenda secilës dhomë kundërvihen veprat e së shkruarës, pjesë e koleksionit të Galerisë me produktin artistik të ditëve tona, të skenës së artit bashkëkohor. Në këtë kuptim veprat krijojnë një lloj marrëdhënie, dhe veprat e sotme dekonstruktojnë të shkuarën.
Si ta kuptojmë këtë dekonstruktim me nëntema të ekspozitës që i referohen, për shembull, femrës?
Në rast se do t’i referohemi femrës dhe rolit të saj në të shkuarën, imazhit të femrës përgjatë realizmit socialist, ka shumë vepra. Ne kemi zgjedhur një punë të Xhemal Luftës që është një punëtore dhe ajo rri përballë një serie fotografish të Oriana Kamberit të cilat priren të shqyrtojnë marrëdhënien e femrës sot.
Kjo lloj kundërvënie dhe ky lloj ballafaqimi është aksi konceptual i kësaj ekspozite. Dhe në këtë kuptim, pretendoj që këto tema që prekin në të shkuarën dhe në të sotmen, të kthehen në një imazh lëvizës për kulturën dhe historinë politike të Shqipërisë. Me këtë lloj ballafaqimi ne arrijmë të kuptojmë zhvendosjen historike që ka ndodhur në Shqipëri.
Ky koncept a nuk i hyn në hak realizmit socialist, a përfaqëson kjo metodë një zhvendosje? Të gjithë realizmin socialist e shikoj brenda një ideologjie të caktuar dhe nuk besoj se ka vlera kaq të spikatura brenda kësaj si periudhë, vlera artistike që tejkalojnë vetë dogmën. Kemi propozuar disa nëntema brenda ekspozitës dhe janë përzgjedhur ato punë nga koleksioni i Galerisë që i trajtojnë këto lloj temash. Nuk ka ndonjë ngrënie haku në aspektin e cilësisë së kësaj periudhe. Ka një lëndë aq të madhe GKA sa kishim edhe luksin e të përzgjedhurit. Ndërsa pjesa tjetër e veprave janë nga koleksione private. E kemi përjashtuar linjën e muzeut nga ky projekt. Aty ka vepra të mira por nuk donim të cenonim.
Çfarë mund të bënte tjetër galeria, personalisht mendon se Shqipëria kulturore mund të tregonte më shumë në këtë përvjetor?
Ekspozita është një ngjarje e rëndësishme jo në Shqipëri, po matanë saj dhe me produkt tërësisht shqiptar. Ajo çka duhet të evidentohet është analizmi, eksplorimi i këtyre dy kohëve. E parë dhe e studiuar si një kohë e shkëputur, para nëntëdhjeta do të ketë vetëm vlerën e një artefakti, ndërsa e ballafaquar dhe e shqyrtuar me të sotmen, mund të kuptohet zhvillimi i një shoqërie dhe zhvendosja historike e një vendi. Vetëm kështu mund të kuptojmë evoluimin, se sa ka ndryshuar shoqëria shqiptare dhe a kanë ndryshuar këto nëntema që shqyrton projekti “Kaq pranë, kaq larg”, a ka ndryshuar roli i gruas, i medias, roli i artistit, i pushtetit etj. Gjithçka është kthyer kokëposhtë me të shkuarën. Ekspozita ka një qasje thuajse dokumentareske. Unë mendoj se ekspozita të këtij karakteri duhet të prezantoheshin edhe në Shqipëri.
Titulli duket i stërnjohur, në të vërtetë çfarë kërkonin të prezantonin kuratorët italianë? Kjo pjesë m’u besua mua. Unë gjatë procesit të selektimit të emrave i kam dërguar konceptin për çdo artist dhe u ra dakord për këtë përzgjedhje.
Titulli nuk është zgjedhur nga unë. Por duhet të them se Shqipëria ende nuk njihet. Nuk njihet si vend, qoftë edhe në Itali. Habitemi nga “provincializmi” i Perëndimit, nga një mungesë e interesimit total për çfarë ndodh matanë kufijve të tyre, ajo që gjithmonë konsiderohet e largët, vende në zhvillim, vende në tranzicion. Jam përpjekur t’i shmang në ekspozitë këto çështje, këto problematika të cilat ngazëllejnë kaq shumë perëndimorët. Jam përpjekur që t’i mbesë strikt një qasjeje dokumentare për çfarë ndodhi në Shqipëri dhe që ata, publiku matanë, ta kuptojë realisht këtë vend, zhvillimet e tij, përpjekjet, qoftë edhe drejt një progresi të vështirë, të gjitha këto marrëdhënie të së shkruarës me të tashmen, a ka vazhdimësi apo s’ka vazhdimësi, a ka ndryshuar vetëm trendy -i apo është e njëjta gjë? Përse artistët shqiptarë janë kaq të dhënë pas sociales dhe politikes në art?
Atëherë përse?
Është një lloj trendy -i që është krijuar nga perëndimorët, sepse vetëm kështu një artist mund të bëhet interesant dhe të jetë pjesë e projekteve bashkëkohore. Në rast se merret me disa vlera ose më një kërkim mirëfilltazi artistik që nuk anashkalon kërkimet ose mesazhet politike, nuk përbën fare rëndësi sepse ata mendojnë se me këto gjëra merren ata vetë dhe nuk ka nevojë të merren vende kaq të humbura si Shqipëria. Pra projekti “Kaq afër, kaq larg” është përpjekur të shmangë disi këto gjëra dhe duke marrë në konsideratë gjithë këtë zbrazëti të madhe që ka rreth njohjes së Shqipërisë dhe artit shqiptar në këto vende.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26449. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26449

Apeli i Rehn, Rama: Bojkoti, reagim ndaj mungesës së demokracisë TIRANË- Lideri socialist Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin Olli Rehn, duke thënë se mesazhi i tij është transformuar. Sipas Ramës, bojkoti nuk është shprehje e normalitetit demokratik, por reagim pikërisht ndaj mungesës së këtij normaliteti.
“Jam i keqardhur që deklarata të tilla që janë të qarta dhe të lexueshme, transformohen dhe deformohen nga vetë pushtetarët. Në këndvështrimin tim, apeli i Rehn është fare i qartë dhe tregon se kjo shumicë nuk duhet të vazhdojë në rrugën e lënies së përgjegjësisë në supet e opozitës. Opozita e ka marrë përgjegjësinë e vet dhe është vënë në mbrojtje të demokracisë”, ka deklaruar Rama.
Më tej, kreu i PS-së ka theksuar se forca që ai drejton është e gatshme të kthehet që nesër në Kuvend nëse merren parasysh kërkesat e bëra publike, pra hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26443. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26443

Vetëhelmohet babai i një prej viktimave të shpërthimit të Gërdecit TIRANË- Një 43-vjeçar, babai i njërës prej viktimave të Gërdecit i ka dhënë fund jetës. Kujtim Osmani, babai i Resmie Osmanit (një nga 26 viktimat e Gërdecit) është gjetur i pajetë në shtratin e tij.
Të dhënat e para të policisë flasin për një vetëhelmim, që dyshohet se është realizuar pas një mbidozimi me ilaçe dhe alkool.
Mësohet se Kujtimi ka ka punuar deri pak ditë më parë si pastrues në bashkinë e Vorës, por më pas u pushua nga puna.
Ata që e njohin tregojnë se ai ka qenë në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ka bërë shumë herë apel për ndihmë, por pa gjetur mundesi. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26440. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26440

Ish-ushtari tatuon në shpinë emrat e 223 të vrarëve në Afganistan Shaun Clark eshte nje ish-ushtar britanik dhe fraza qe perserit me shume eshte qe “per atdheun ben gjithçka”.
Eshte ndoshta kjo arsyeja qe ai ka shkuar te tatuatori dhe i ka dhene nje detyre te paprecedente: ti tatuonte ne shpine te gjithe emrat e ushtareve britanike qe kane vdekur ne Afganistan.
Jane gjithsej 223. Jane dashur rreth 4 ore qe te gjithe emrat e te ndjereve te rreshtohen te gdhendur per gjithe jeten ne lekuren e Shaun-it, – shkruan gazeta britanike Daily Mail.
“Dua qe djemte ta dine qe njerezit ketu jane ne merak per ta” – thote Shaun duke shtuar se familjaret e tij menduan se ishte çmendur kur ua prezantoi idenë e tij.
Ish-ushtari i operacioneve britanike të 1989 dhe 1996, mendon të ngreje edhe nje shoqate ne mbeshtetje te familjeve te ushtareve te vrare.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26413. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26413

Delijorgji: Gjykim te shkurtuar Sikunder ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu qe u vecua ne Gjykaten e Larte dosja me pjesen tjeter te te pandehurve, te tjere te akuzuar rrezikohet ti shkeputen grupit prej 29 te akuzuarish per tragjedine e armatimit ne Gerdec. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli kerkuan gjykim te shkurtuar nepermjet avokateve qe i mbrojne, cka do te thote se nese gjykata dy seanca me vone e pranon kerkesen e tyre, atehere ata do te gjykohen vecmas.
Por pervec faktit se te pandehurit duke marre statusin e gjykimit te shkurtuar i shpetojne edhe denimit te perjetshem nese gjykata i gjen ata fajtore per 15 marsin ne Gerdec, per akuzen e vrasjes masive, gjykimi i tyre do te behet me te njejten gjendje aktesh pa kerkuar prova te tjera.
Nderkohe ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, nepermjet nje avokati tjeter te marre prej tij kerkoi kohe te shprehet se cfare do te vendose.
Pjesa tjeter e te pandehurve thane nepermjet avokateve se akuzat jane te pabazuara ne ligj pasi sipas tyre ska lidhje mes veprimeve te kryera dhe pasojave te ardhura.
Treshja gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado do te shprehet me nje vendim me qendrimin e pales mbrojtese. Ne salle sikunder edhe seancat e meparshme nuk kane munguar edhe familjaret e viktimave te tragjedise. (T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26416. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26416

Adoleshentja qe teshtin 12 mije here ne dite Nje rast i rralle, ndoshta i padegjuar tek nje vajze 12 vjecare amerikane ka lene pa pergjigje mjeket e saj dhe te gjithe ata qe e kane lexuar kete lajm. Behet fjale per adoleshenten Lauren Johnson nga Virginia, e cila u prek nga gripi stinor pak kohe me pare, gje qe i ndryshoi jeten. Ajo e mori virusin para dy javesh por qe atehere teshtin pa mbarim, me sakte 12 mije here ne dite ose 20 here ne minute.
Kjo e ka detyruar te braktise shkollen dhe te mbaje prane nje mal me letra higjenike. Mjeket nuk dine ti japin nje shpjegim shkencor ketij fenomeni. Ky problem e ka bere 12 vjecaren te hase shume veshtiresi gjate ngrenies, ndersa momentet e vetme te paqes per te jane kur fle gjume.
Lajmi mberriti deri ne dyert e televizionit Nbc ku Johnson u ftua te merrte pjese ne programin “Today Show”. Nuk e dija se do zgjaste kaq shume. Nuk shkoj as ne shkolle dhe nuk dal. Sia dal dot me keshtu sepse hunda po me shkaterrohet, tha 12 vjecarja mes teshtimave. Semundja e vajzes i ka ndryshuar jeten edhe familjes se saj, sepse mamaja e ka cuar deri tani ne 11 terapiste te ndryshem, por askush nuk ka mundur tia zgjidhe problemin. Jeta e vajzes time nuk eshte me e njejta.
Teshtimat nuk ndalen. Ne te gjithe boten jane dokumentuar vetem 30 raste te ngjashme por nuk dime cfare te bejme sepse asnje mjek nuk na jep pergjigje, shprehet e ema.(T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26419. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26419

Adoleshentja qe teshtin 12 mije here ne dite Nje rast i rralle, ndoshta i padegjuar tek nje vajze 12 vjecare amerikane ka lene pa pergjigje mjeket e saj dhe te gjithe ata qe e kane lexuar kete lajm. Behet fjale per adoleshenten Lauren Johnson nga Virginia, e cila u prek nga gripi stinor pak kohe me pare, gje qe i ndryshoi jeten. Ajo e mori virusin para dy javesh por qe atehere teshtin pa mbarim, me sakte 12 mije here ne dite ose 20 here ne minute.
Kjo e ka detyruar te braktise shkollen dhe te mbaje prane nje mal me letra higjenike. Mjeket nuk dine ti japin nje shpjegim shkencor ketij fenomeni. Ky problem e ka bere 12 vjecaren te hase shume veshtiresi gjate ngrenies, ndersa momentet e vetme te paqes per te jane kur fle gjume.
Lajmi mberriti deri ne dyert e televizionit Nbc ku Johnson u ftua te merrte pjese ne programin “Today Show”. Nuk e dija se do zgjaste kaq shume. Nuk shkoj as ne shkolle dhe nuk dal. Sia dal dot me keshtu sepse hunda po me shkaterrohet, tha 12 vjecarja mes teshtimave. Semundja e vajzes i ka ndryshuar jeten edhe familjes se saj, sepse mamaja e ka cuar deri tani ne 11 terapiste te ndryshem, por askush nuk ka mundur tia zgjidhe problemin. Jeta e vajzes time nuk eshte me e njejta.
Teshtimat nuk ndalen. Ne te gjithe boten jane dokumentuar vetem 30 raste te ngjashme por nuk dime cfare te bejme sepse asnje mjek nuk na jep pergjigje, shprehet e ema.(T.CH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26419. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26419

Feith-Thaçi: Koha për të hapur kanal televiziv në serbisht Planet për një kanal televiziv të serbisht-folësve të Kosovës dhe i cili do të jetë për serbisht-folësit e Kosovës duhet tani të realizohen, kanë thënë të enjten përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës mbeten të angazhuara për ta themeluar një kanal televiziv të pavarur në gjuhën serbe me transmetim anembanë Kosovës.
Feith me këtë rast ka thënë: Puna në sektorin medial gjatë vitit të kaluar ka dëshmuar se serbisht-folësit në Kosovë dëshirojnë të kenë informim dhe argëtim i cili realizohet këtu në Kosovë në gjuhën e tyre. Do të ketë mjaft dobi për qytetarët në një kanal në gjuhën serbe, të cilët mund të lidhin komunitetet dhe të cilët do të punojnë në mënyrë plotësuese me mediat vendore në gjuhën serbe që veç ekzistojnë.
Tani, unë dhe kryeministri kemi ndërmend të punojmë me palët përkatëse të interesit për formimin e një grupi drejtues në lidhje me këtë projekt. Ne presim nga ai grup të sjellë një kanal televiziv me një redaksi të pavarur, që buron nga Kosova dhe me standarde të larta profesionale, ka shtuar Feith.
Edhe kryeministri Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë hapjes së një kanali për serbisht-folësit e Kosovës. Një kanal televiziv i pavarur në gjuhën serbe është mbështetur nga të gjitha nivelet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai do të përkrahet fuqishëm, duke pasur parasysh që liria e shprehjes në gjuhën amtare të secilit është obligim kushtetues dhe një e drejtë njerëzore e patjetërsueshme për të gjithë, ka thënë Thaçi.
Mbetem i bindur se ky projekt medial do të rrisë akoma frymën e komunitetit dhe që të gjitha komunitetet jo-shqiptare në përgjithësi, e veçmas komuniteti serb, të ndjehen se janë pjesë e Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me të gjitha palët e interesit në këtë proces me rëndësi dhe e çmojmë mbështetjen e ICO-së dhe ICR-së, është shprehur ai. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26422. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26422

Feith-Thaçi: Koha për të hapur kanal televiziv në serbisht Planet për një kanal televiziv të serbisht-folësve të Kosovës dhe i cili do të jetë për serbisht-folësit e Kosovës duhet tani të realizohen, kanë thënë të enjten përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës mbeten të angazhuara për ta themeluar një kanal televiziv të pavarur në gjuhën serbe me transmetim anembanë Kosovës.
Feith me këtë rast ka thënë: Puna në sektorin medial gjatë vitit të kaluar ka dëshmuar se serbisht-folësit në Kosovë dëshirojnë të kenë informim dhe argëtim i cili realizohet këtu në Kosovë në gjuhën e tyre. Do të ketë mjaft dobi për qytetarët në një kanal në gjuhën serbe, të cilët mund të lidhin komunitetet dhe të cilët do të punojnë në mënyrë plotësuese me mediat vendore në gjuhën serbe që veç ekzistojnë.
Tani, unë dhe kryeministri kemi ndërmend të punojmë me palët përkatëse të interesit për formimin e një grupi drejtues në lidhje me këtë projekt. Ne presim nga ai grup të sjellë një kanal televiziv me një redaksi të pavarur, që buron nga Kosova dhe me standarde të larta profesionale, ka shtuar Feith.
Edhe kryeministri Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë hapjes së një kanali për serbisht-folësit e Kosovës. Një kanal televiziv i pavarur në gjuhën serbe është mbështetur nga të gjitha nivelet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai do të përkrahet fuqishëm, duke pasur parasysh që liria e shprehjes në gjuhën amtare të secilit është obligim kushtetues dhe një e drejtë njerëzore e patjetërsueshme për të gjithë, ka thënë Thaçi.
Mbetem i bindur se ky projekt medial do të rrisë akoma frymën e komunitetit dhe që të gjitha komunitetet jo-shqiptare në përgjithësi, e veçmas komuniteti serb, të ndjehen se janë pjesë e Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me të gjitha palët e interesit në këtë proces me rëndësi dhe e çmojmë mbështetjen e ICO-së dhe ICR-së, është shprehur ai. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26422. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26422

Korpoarata Financiare-Këshilltare për privatizimin e KEK-ut Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratës në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe International Financial Corporation (IFC), World Bank. Nënshkrimi e kontratës do ta bëjnë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe përfaqësues i IFC-së, Shahbaz Mavddat .
Përmes nënshkrimit të kësaj kontrate IFC do të merr rolin që jetë këshilltar i transaksionit në procesin e privatizimit të distribucionit dhe shitjes së KEK-ut. /telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26425. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26425

Korpoarata Financiare-Këshilltare për privatizimin e KEK-ut Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratës në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe International Financial Corporation (IFC), World Bank. Nënshkrimi e kontratës do ta bëjnë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe përfaqësues i IFC-së, Shahbaz Mavddat .
Përmes nënshkrimit të kësaj kontrate IFC do të merr rolin që jetë këshilltar i transaksionit në procesin e privatizimit të distribucionit dhe shitjes së KEK-ut. /telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26425. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26425
Top