Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Mitingu në Vlorë, Spartak Ngjela përmend Avni Rustemin VLORË( UPDATE) – Spartak Ngjela ka permendur Avni Rustemin ne mitingun e sotem te opozites ne Vlore duke renditur disa ngjarje te rendesishme historike ku Vlora ka qene protagoniste, si paralelizem me situaten e sotme, e cila sipas Ngjeles eshte tirani se ciles i duhet dhene fund ne 20 nentor.
Kreu i PLD, Spartak Ngjela:
Në 1920 nga këto male gjyshërit tuaj i dhanë mundësinë popullit të jetonte i lirë. Po përsëri paraardhësit tuaj patriot mbajtën dhe varrosën këtu libovitin e madh që i bëri nder kombit, rasti i tretë historik është ajo kohë e luftës së dytë botërore kur u bashkuat me aleatët. Rasti i katërt ai i vitit 97, ku ju demaskuat një njeri që donte ta bënte skllav këtë popull. Rasti i pestë është tani, pasi ka uzurpuar vendin. Koha ju kërkon ndihmë për ti dhënë fund më 20 nëntor në Tiranë tiranisë së tij. Në këto momente gjithë historisë tonë po i bëhet një agresion total. Njëri tallet me varrin e babait të kombit, jo se nuk e njohin historinë por e injorojnë, po se e duan pushtetin për të dominuar konfliktin e vjetër që kanë patur me varfërinë. Ne drejtohemi nga një uzurpator që ka qenë në kulimin e gëzimit kur njerëzit e mençur e këtij vendit thoshin kohë e tmerrshme për të qenë gjallë, ky është njeriu që gëzohet me tragjedinë tonë, po do ta vëmë para më 20 nëntor të këtij muaji. Të rrëzojmë gënjeshtrën, me integrimin me vizat e BE, nëse ka një shkak që jemi të izoluar shkaku është ky kryeministër. Nëse doni të dini pse nuk kemi të drejtë të lëvizim të lirë në perëndim përgjigja e thjeshtë na thonë s’keni realizuar standardet, po kush duhet t’i realizojë, sigurisht qeveria pse nuk i bëri për 4 vjet ky njeri standardet po do ti bëjë në këto dy muaj. Hapini kutitë ta gjeni arsyen dhe aty është e vërteta që nuk i realizoi standardet në 4 vjet, sepse donte të vidhte votat. Populli i tij i thotë hapi kutitë të shohim votat, ç’është ky njeri që e sheh si gjëmë po të hapen. Kjo një gjëmë për ata që e gatuan. Ky është tmerri i tij. Kjo është hija që i del natë për natë. Ai fshehet pas një vendimi gjykata po ku ka pushtet gjyqësor të pavarur, cili është ai ndërkombëtar që thotë se e keni të pavarur sistemin gjyqësor. Duhet ti themi stop kësaj tiranie, e cila nëse nuk frenohet do na grabisë dhe për dekada të tjera të ardhmen tonë. Nëse kemi respekt për veten nuk do ta lejojmë këtë njeri të na fyejë në dinjitet.
***************************** Deputeti i PS, Namik Dokle:
‘Vij të përulem përpara popullit të Vlorës, të përulem në sheshin e Flamurit. Ju bëj thirrje të gjithëve, që në 20 nëntor të vini në Tiranë, për të hapur kutitë, që Berisha do t’i mbajë të mbyllura, për të mbajtur të mbyllura të gjitha maskarallëqet e qeverisë së tij. Këtu ju thërrisnit: Sali hajduti, paret tona ku i futi? Sot këtu në Vlorë, dhe në 20 nëntor në Tiranë, me te gjithë shqiptarët nga Tropoja në Konispol, do thërrasim, o Sali, Sali hajduti, votat tona ku i futi?
Votat e shqiptarëve janë për integrimin e Shqipërisë në BE, votat e shqiptarëve janë për heqjen e vizave, prandaj ne i themi Sali Berishës, hap kutitë, e shqiptarët do mësojnë korrupsionin e familjes, klanit, do mësojmë korrupsionin me fazlliçëve. Të gjithë sëbashku në 20 nëntor, duhet të jemi në Tiranë, të pastrojmë Shqipërinë nga maskarallëku. Ne me lumenjtë e Shqipërisë, do pastrojmë hauret e kryeministrit Berisha. T’i japim shqiptarëve votën e lirë dhe të drejtën e integrimit. Të mblidhemi në 20 nëntor në Tiranë, dhe të pastrojmë Shqipërinë nga maskarallëku.”
************************** Gramoz Ruci:
‘Përshëndetje të gjithëve! Mirë se ju gjeta, vlonjatë të pavarësisë, vlonjatë të demokracisë. Që pas 65 vjetësh do kishin qeveritarët më të korruptuar, këtu në qytetin e pavarësisë, në qytetin e lirisë dhe demokracisë këtë askush nga ne nuk e kishte menduar. Janë arsye më shumë që ne sot këtu na u bashkuan Nard Ndoka, se shpirti demokristian është për liri dhe demokraci, për të vërtetën, ja pse na është bashkuar Spartak Ngjela, se 15 vjet burg, nuk i fali për këtë liri, por për standarde të lira dhe të drejta, ja pse është kreu i G 99, se rinia shqiptare nuk u ngrit për këtë demokraci. Kauza për transparencën e votës, për luftën kundër korrupsionit, krimit, është kauza e të gjithë shqiptarëve. 20 nëntori na thërret për transparencën e votës, prandaj ejani vlonjat. Rroftë Shqipëria! Rroftë Demokracia!
****************** Ish drejtues i LSI, Ndre Legisi:
Ju falënderoj për këtë pjesëmarrje masive. Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që u mashtruan nga Ilir Meta që do të rrëzonte Berishën, e tani po lufton si një kukull për ta mbajtur atë në pushtet. Jam këtu për t’i thënë Metës se nuk mundet të mbahet me zor një pushtet, me hajdutlliqe si p.sh. tuneli i Kalimashit që u shemb 4 muaj mbasi u inaugurua. Jemi këtu për t’i thënë Saliut e Metës se nuk mund ta shesin votën e shqiptarëve. Ndaj ne duhet të qëndrojmë fort sepse ky qytet, ky shesh, do të luftojë fort. Prandaj unë i them këtij pushteti se nuk mund të trafikoj vota siç ka bërë për 18 vjet me radhë, prandaj unë ju falënderoj të gjithëve e ju lë takimin në tiranë në 20 nëntor.
Kreu i PSD, Skënder Gjinushi:
“Ne jemi këtu për betejën e votës së lirë. Ne do ta fitojmë këtë betejë sëbashku në 20 nëntor në Tiranë. Ju s’keni votuar për Sali Gërdecin në 20 nëntor, nuk votuat që të fitojë korrupsioni, nuk votuat që të rrihen gazetarët, nuk votuat për krizën ekonomike dhe varfërinë, nuk votuat për t’u qeverisur nga ministra të pandehur, si ministri rendit, prandaj do të jemi sëbashku në 20 nëntor. Nuk votuat që Shqipëria të jetë e fundit në Ballkan për heqjen e vizave. Ju e patë sesi lodhej Ilir Meta, apo Ilir Xhuveli, për të bindur Olli Rehn se Berisha është i gatshëm për të bërë reforma, ai që ju thoshte se Berisha ishte pengesa për integrimin e Shqipërisë. Saliu vodhi votën, për të vjedhur me familjen e tij piramidale. E drejta e votës i takon vetëm popullit. Sepse gjykatat nuk janë për të fshehur të vërtetën por për ta zbuluar atë, jo për të fshehur hajdutët, por për të zbuluar atë. Shqipërisë i duhet një qeverisje legjitime e mbështetur mbi votën tuaj. Ne sëbashku do shpëtojmë Shqipërinë nga Sali Berisha në 20 nëntor.
Pjesë nga fjala e Kryetarit të Bashkisë Vlorë
Shpëtim Gjika: “T’i kërkojmë Sali Berishës të kërkojë ndjesë publike për gafën e ministrit të tij të kulturës duke hedhur poshtë kulturën e Vlorës, duke thënë se do kthejë eshtrat e Ismail Qemalit që ne kemi 75 mbi 75 vjet që e përkujtojmë. Hapja e kutive është hapja e Shqipërisë me botën e lirë, lëvizja e lirë, për t’i dhënë fund historisë së shëmtuar ku populli voton qeveria numëron. Të hapen kutitë për të treguar se PS ka të drejtë të kërkojë votat e vjedhura, mazhoranca e di se çfarë ka brenda kutive. Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë. Nga ky shesh si votues i PS në qarkun e Vlorës duke folur në emrin tuaj u bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë të respektojnë vendimet e forumeve për të bojkotuar këtë parlament ilegjitim”
Kreu i G99, Erion Veliaj:
“Kutitë duhet të hapen. Ne në Vlorë kemi një zakon që themi të vërtetën, edhe nuk kemi frikë nga e vërteta. Pyetja që unë kam: Çfarë vendi do keni ju, në historinë e Shqipërisë? Çfarë vendi do ketë secili prej jush në historinë e Shqipërisë? Në 20 nëntor ne kemi shans ta shkruajmë historinë tonë. Do takohemi të gjithë 20 nëntor. Disa cinikë thonë së protesta në 20 nëntor është e fundit, por unë ju them se kjo protestë është fillimi i fundit të Sali Berishës. Ca njerëz cinik thonë se, bojkoti opozitës dëmton integrimin, por bojkoti s’ka qenë zgjedhja jonë e parë, por zgjedhja jonë e detyruar. Çfarë e ndihmon integrimin e Shqipërisë, t’i shesin tokat si në Orikum, Argita e Shkëlzeni? Nëse ka diçka që e ndihmon integrimin e Shqipërisë, është që ne ta vazhdojmë këtë betejë. Ju ftoj në 20 nëntor në Tiranë, që ne ta shkruajmë vetë historinë e Shqipërisë së re.”
Pas Vlorës, protesta do vazhdojë në Fier, për të mbërritur në Tiranë më datë 20 nëntor si reagimi më i madh qytetar deri tani. Në këtë datë socialistët mendojnë të protestojnë non-stop në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, por edhe para Kryeministrisë dhe rreth saj.

Apeli i Rehn, Rama: Bojkoti, reagim ndaj mungesës së demokracisë
TIRANË- Lideri socialist Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin Olli Rehn, duke thënë se mesazhi i tij është transformuar. Sipas Ramës, bojkoti nuk është shprehje e normalitetit demokratik, por reagim pikërisht ndaj mungesës së këtij normaliteti.
“Jam i keqardhur që deklarata të tilla që janë të qarta dhe të lexueshme, transformohen dhe deformohen nga vetë pushtetarët. Në këndvështrimin tim, apeli i Rehn është fare i qartë dhe tregon se kjo shumicë nuk duhet të vazhdojë në rrugën e lënies së përgjegjësisë në supet e opozitës. Opozita e ka marrë përgjegjësinë e vet dhe është vënë në mbrojtje të demokracisë”, ka deklaruar Rama.
Më tej, kreu i PS-së ka theksuar se forca që ai drejton është e gatshme të kthehet që nesër në Kuvend nëse merren parasysh kërkesat e bëra publike, pra hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare. (SHEKULLI)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lajme-flash/mitingu-ne-vlore-spartak-ngjela-permend-avni-rustemin.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lajme-flash/mitingu-ne-vlore-spartak-ngjela-permend-avni-rustemin.html

Gëzimi është infektues Kur nuk jeni të disponuar mos i fajësoni problemet që ju shfaqen, por miqtë tuaj. Hulumtimet tregojnë se miqtë përreth nesh kanë ndikim të madh në disponimin tonë. Kur miqtë tanë qeshin, qeshim edhe ne, ndërsa kur ata nuk janë të disponuar e njëjta gjë na përcillet edhe neve. Përveç emocioneve të cilat konsiderohen infektuese, edhe vetë efekti emotiv i të dashurve tanë është gjithnjë e më i madh, sepse ata ndikojnë në qëndrimet tona të përditshme.
Analiza e cila ka zgjatur njëzet vite dhe ka përfshirë 5.000 vullnetarë të rritur, ka zbuluar se disponimi i mirë bartet nga një person te tjetri.
Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit thonë se gëzimi ynë varet nga disponimi i miqve tanë dhe miqve të tyre… Miqtë e lumtur, të cilët jetojnë pranë nesh, e shtojnë mundësinë që edhe ne të jeni të lumtur për 60%. Derisa llogaritet se kolegët e punës nuk kanë ndonjë ndikim specifik në disponimin tonë. Ndërsa, është interesant fakti se miqtë nga e njëjta gjini kanë ndikim shumë më të madh në disponimin tonë, sesa vetë partneri.
Gëzimi ynë nuk varet nga veprimet tona, sjellja apo mendimi, por nga njerëzit, të cilët ndoshta nuk i njohim fare, por që mund të kenë ndikim te ne, thotë Nicholas Christakis, njëri nga hulumtuesit.
Ky studim lë të kuptohet se shumica e fenomeneve të tilla, si lumturia, depresioni, kërcënimi, prirja ndaj alkoolit, pirja e duhanit, si edh gjendjet tjera shëndetësore, janë fenomene të cilat barten ndërmjet miqve nga njëri te tjetri. Për këtë arsye, kujdes me kë shoqëroheni! /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26589. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26589

Mjekët e infermierët e maternitetit, në gjyq për ryshfet TIRANË- Gjashtë mjekët e maternitetit “Koço Glozheni” në kryeqytet që u arrestuan pak kohë më parë nga policia me urdhër të prokurorisë, kanë funksionuar si një organizatë kriminale brenda ambienteve të këtij spitali, ku fill pas kryerjes së operacionit ata vinin për pacientët e tyre “gjobat” financiare që varionin nga 15000 e deri tek 5000 mijë lekë të reja. Në plan të parë grupi të linte përshtypjen se çdo shërbim mjekësor që kryente e bënte në favor të pacientit, por më pas gjërat rrjedhin ndryshe, pasi mjekët dhe infermierët e pandehur si Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Lefter Mano, Hyrie Reçi, Nilke Perhati si dhe Renata Turhani, thërrisnin në zyrat e tyre familjarët e pacientëve, duke iu kërkuar atyre shuma të konsiderueshme në shërbim të punës së kryer.
Personat e sipërcituar iu bënin presion pacientëve se gjoja gjendja e tyre shëndetësore nuk ishte e mirë, dhe për pasojë procesi i lindjes duhet të kryhej me operacion në mënyrë që të mundësohej lindja e sigurt e fëmijës si dhe pacientja të gëzonte shëndet të plotë. Ky proces bëhej vetëm atëherë kur të afërmit e pacientit të paguanin shumën e parave prej 700 mijë lekësh të vjetra. Personit që iu kërkua kjo shumë financiare, vendosi të mos i japë “ok” ofertës së mjekëve, por të paraqitet në polici dhe të denoncojë aferat korruptive të bluzave të bardha, të cilat në një farë mënyre duket se kishin privatizuar maternitetin. Organi i akuzës, gjatë fazës hetimore ka provuar dy raste që mjekët në bashkëpunim me infermierët vilnin “gjobat” ndaj hallexhinjve që vizitoheshin në këtë Spital. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26583. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26583

Minatorët përleshen me policinë, qeveria iu premton plotësimin e kërkesave Protestuesit-Kryeministrit: Nëse nuk na takon do të vijmë vetë në zyrë. Ministri Pollo takon minatorët, iu premton zgjidhje
TIRANË- Pas një vale protestash që zgjati mbi dy vite, më në fund minatorët kanë siguruar një premtim nga qeveria për fillimin e bisedimeve për plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë gjithë paraditës së djeshme, punonjës të nëntokës nga të gjitha qytetet e vendit kanë protestuar para derës së Kryeministrisë duke kërkuar takim me Kryeministrin Sali Berisha. Pasi kanë pritur disa orë me thirrje për marrjen e statusit, shoqëruar me tentativa për të hyrë forcërisht në godinë, një përfaqësi e tyre u prit nga ministri i Shtetit Genc Pollo duke premtuar se që nga dita e sotme do të nisnin negocitata për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ato për të cilat minatorët kanë më shumë se dy vite që protestojnë janë dhënia e statusit, ulja e moshës së pensionit deri në 50 vjeç, rritja e masës së pensionit dhe përmirësimi i kushteve të punës.
Pas daljes nga takimi me ministrin Pollo, kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, tha se, tashmë i gjithë procesi ka të bëjë me çështje teknike të cilat do të zgjidhen nëpërmjet kontakteve me qeverinë. Pritet që kërkesat e minatorëve Pollo t’ia përçojë qeverisë për të parë më pas mënyrën e zgjidhjes së tyre.
Pavarësisht se është pranuar të negociohet sipas përfaqësisë së minatorëve gjatë takimt me ministrin pa portofol nuk është vendosur asnjë afat kohor brenda të cilit do të gjejnë zgjidhje kërkesat e tyre. “Morëm garancinë për zgjidhjen e kërkesave tona. Nuk kemi përcaktuar një afat brenda të cilit ato do të plotësohen pasi kemi të bëjme me çështje teknike”, – tha Xibri. Një nga kushtet e minatorëve siç është ulja e moshës së daljes në pension duket se ka marrë një zgjidhje te pjesshme në raport me atë çfarë kanë kërkuar ata.
Disa javë më parë kuvendi miratoi uljen në 60 vjeç moshën e daljes së një minatori në pension ndërkohë që kërkesa e tyre ishte për 50 vjeç. Po kështu, vitet e punës për këtë kategori ulen me pesë vjet, ku nga 35 vite pune minatorët duhet të plotësojnë 30 vite pune për të përfituar pension me kushtin që 15 vite të jenë punë nëntokë. Përfitues nga ulja me 5 vite e moshës së pensionit, do të jenë 3 mijë minatorë, ndërkohë që efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 300 milionë lekë në vit.
Protesta Megjithëse kishin disa orë para portës së Kryeministrisë duke mos parë asnjë përfaqësues të qeverisë që të vinte t’i takonte minatorët u pëpoqen që të shkojnë vetë në zyrën e Kryeministrit. Pasi kanë zgjedhur një përfaqësi për ta dërguar në zyrën e shefit të ekzekutivit, minatorët i janë drejtuar portës që të dërgon tek godina e kryeministrisë duke u përballur me kundërshtimin e policisë dhe të gardës së Republikës, të cilët me forca të përforcuara kishin bllokuar hyrjen duke e kyçur atë edhe me zinxhirë.
Përballë kesaj situatë, duke iu drejtuar Kryeministrit me thirrjet “Minatorët janë këtu, po ti ku je fut” apo “Dil he burr ku je fut, se nuk dum me ta fut” minatorët janë shtyrë duke kërkuar hapjen e saj me forcë. Pas përplasjes e cila zgjati disa minuta ata u tërhoqen duke marrë garancinë se do të priteshin jo nga Kryeministri Berisha por nga Ministri i Shtetit, Genc Pollo. Për shkak se kishin arhdur me qëllimin e vetëm për të takur Kryeminsitrin ky propozim fillimisht u kundërshtua nga një pjesë e minatorëve por më pas u ra dakord që të shkohej në takim.
Premtimi për fillimin e zgjidhjes së kërkesave të tyre u prit mirë nga minatorët të cilët më pas u shpërndanë qetësisht me premtimin se do të ktheheshin sërish nëse nuk do të zbatohej zotimi. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26586. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26586

Withers e ambasadorë të BE-së, te Topalli: Zgjidhni krizën politike TIRANË (UPDATE) – “T’i jepet fund krizës politike. Krerët e politikës duhet të zgjidhin problemin e bojkotit të opozitës”. Keshtu ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers, në një prononcim të shkurter për mediat, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Topalli.
Ambasadori amerikan Xhon Withers së bashku me ambasadorin e KE-së Helmut Lohan, të OSBE-së Robert Bosch si dhe ambasadorin suedez e spanjoll në Tiranë ishin sot ne mesdite në Kryesinë e Kuvendit ku takuan kryetaren Jozefina Topalli. Mësohet se temë e diskutimit ishte bojkoti i opozitës.
Pas takimit, ambasadori amerikan John Withers deklaroi se “krizës politike ne Shqipëri duhet t’i jepet fund”. Ai thekson se zgjidhja duhet te vije nga vete klasa politike. Duke e komentuar si jo te mire bojkotin e opozitës, Withers thekson se dialogu duhet te arrije një kompromis.
“Qëndrimi ynë në të vërtetë është që për të mirën e gjërave dialogu të mund të zhvillohej mes aktorëve politikë për të prodhuar një kompromis, që mund t’i jepte fund këtij ngërçi politik. Mendoj se ne të tërë ndjejmë që duke mos pasur opozitën në Parlament, kjo nuk është një gjë e mirë për vendin në tërësi ne duam ta shohim këtë të zgjidhur, por ne mendojmë se është abosolutisht vitale që kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga lidershipi politik shqiptar. Ne shpresojmë që ata mund ta zgjidhin ndërmjet tyre dhe që gjërat të kthehen ashtu si duhet të jenë”, tha ambasadori.
Pak dite me pare Withers zhvilloi nje takim me presidentin e Republikes, Bamir Topi, me te cilin diskutoi për situatën aktuale politike ne vend. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26574. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26574

Rado: Konferenca gjyqësore mblidhet vetëm pas ligjit të ri TIRANE – Juristi i Shoqatës së Gjyqtareve në Gjykatën Kushtetuese, Klodian Rado, këmbëngul se konferenca gjyqësore mblidhet vetem kur projektligji te kaloje ne Parlament.
Sipas Rados, për këtë çështje nuk ka ndarje të gjyqtareve ne dy grupe, por interpretime te ndryshme qe mbyllen vetëm me nje rruge: pritjen e gjyqësorit derisa Parlamenti te votoje projektligjin e konferences gjyqesore.
“Do te ishte antikushtetuese një organ qe do te funksiononte pa ekzistencën e një ligji”, u shpreh Rado.
Juristi qe përfaqëson çështjet e gjyqësorit në kushtetuese Klodian Rado parashikon se edhe ne rastin me te keq, nëse mbledhja e pese dhjetorit vendos te behet konferenca e gjyqësorit e prej andej te zgjidhen anetarët e KLD, ateherë do te jete vete Këshilli i Lartë i Drejtësisë qe sipas ligjit nuk do t’i njohe këta anëtarë.
Topalli kundër Topit për KLD-në
TIRANË- Ngërçi që ka krijuar bojkoti i opozitës në të gjithë piramidën shtetërore ka detyruar mazhorancën të lëshojë disa nga kompetencat që Kushtetuta ia njeh vetëm Kuvendit. Bëhet fjalë për kompetencat ligjvënëse, që ligji themeltar i shtetit ia njeh vetëm institucionit legjislativ.
Në kushtet kur opozita ka vendosur të qëndrojë jashtë këtij institucioni, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si përfaqësuese e mazhorancës, në pamundësi për të miratuar ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, siç është edhe ai “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore” të cilin e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, ka pranuar që t’i njohë të drejtën përfaqësuesve të institucioneve gjyqësore që të vendosin vet lidhur me organizimin dhe funksionimin e këtij organizmi.
Në një takim të zhvilluar me të zgjedhurit e Kuvendit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka mbështetur vendimin e dy ditëve më parë të një tryeze informale të drejtuesve të gjykatave në vend për të mbledhur gjyqtarët me qellim mbledhjen e Konferencës Kombëtare të Gjyqtarëve, pavarësisht se tashmë nuk ka një ligj që mund të normojë funksionimin e saj.
Topalli në një deklaratë të shpërndarë edhe për mediat, pranon se në kushtet kur opozita bojkoton Kuvendin dhe miratimi i ligjit të ri “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës së Kryetarëve” kërkon 3/5 e votave, për të zhbllokuar situatën mbetet si rrugë e vetme vetorganizimi i gjyqësorit për të mbledhur Konferencën e Gjyqësore Kombëtare dhe për të zgjedhur prej aty 4 përfaqësuesit e saj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur tre të pestat për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të përcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të vet në KLD.
Qëndrimi i Kuvendit është i prerë dhe i qartë.Ai mbështet trupën e Gjyqësorit të vendit dhe të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar çdo pesë vjet përfaqësuesit e vet në KLD”, – thotë Topalli në deklaratën e shpërndarë për mediat pas takimit me të zgjedhurit e Kuvendit në KLD, pavarësisht se zëvendëskryetari i këtij institucioni Kreshnik Spahiu është shprehur kundra një zgjidhje të tillë.
Por duket se debati i krijuar për këtë çështje ka si prapavijë të tij pikërisht vendosjen e një balance të re në institucionin e KLD-së, ku pothuajse gjatë gjithë viteve të fundit mazhoranca e djathtë ka qenë në minorancë. Në funksion të këtij qëllimi, Topalli nuk ka nguruar ti përcjellë një mesazh të qartë edhe kreut të KLD-së, pavarësisht se nuk ka folur me emër të përveçëm, duke vlerësuar se çdo veprim që kërkon të pengojë një zgjidhje të tillë nga ana e vet gjyqësorit është i papranueshëm. “Të drejtat e Gjyqësorit për t’u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush.
Është në të drejtën e Gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD. Kushtetuta përcakton se balanca e përfaqësimit në KLD në favor të Gjyqësorit, me anëtarë të zgjedhur rregullisht dhe që përfaqësojnë vullnetin e Trupës është parim themelor i ngritjes dhe funksionimit të KLD-së. Ky parim nuk mund të cenohet nga askush. Cenimi i tij është dhunim i drejtpërdrejtë i Kushtetutës. Çdo qëndrim tjetër, i kujtdo individi, i cili pengon Gjyqësorin në ushtrimin e të drejtave të veta është antikushtetues dhe i papranueshëm për Kuvendin e Shqipërisë”, – shprehet Topalli në letrën e vet. Një debat i tillë ka lindur pikërisht sepse Konferenca Kombëtare Gjyqësore për shkak të rrëzimit të ligjit të saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të mblidhet për të zgjedhur 4 përfaqësuesit e saj në KLD, ku aktualisht dy vende kanë mbetur vakante dhe ku dy anëtarëve të tjerë u ka mbaruar koha e ushtrimit të kësaj detyre.
Kushtetuta përcakton se KLD-ja përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Afati i qëndrimit në detyrë është pesë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë të kërkojnë rizgjedhje të menjëhershme.
Gjyqtarët: Do të vetadministrohemi
Gjyqtarët kërkojnë që politika të arrijë konsensusin me qëllim miratimin e draftit për Konferencën Gjyqësore
TIRANË- Pas qëndrimit të ambasadorëve dy ditë më parë, thirrja e dytë për zgjidhjen e krizës politike në vend vjen nga radhët e gjyqësorit.
Kanë qenë krerët e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit në vend si dhe përfaqësuesit e shoqatave të gjyqtarëve, të cilët pas një tryeze të rrumbullakët të mbledhur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, gjyqtarja Shpresa Beçaj, kanë apeluar për një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për të arritur plotësimin e reformave në drejtësi.
“I kërkojmë të gjitha forcave politike që të shprehin vullnetin dhe të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese për arritjen me konsensus dhe në kohë rekord për kalimin e projektligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, i cili do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e Sistemit të Drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti”, – thuhet në deklaratën e lëshuar paraditen e djeshme nga krerët e gjyqësorit në vend dhe shoqatat, që i përfaqësojnë ata.
Pas takimit të dytë të mbajtur paraditen e djeshme, pjesëmarrësit e kësaj tryeze të rrumbullakët kanë pasur në qendër të diskutimeve projektligjin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë.
Katër anëtarëve të KLD-së që dalin nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare u ka mbaruar mandati, por anëtarët e rinj nuk mund të zgjidhen për shkak se mungon kuadri ligjor për funksionimin e saj. Për zgjidhjen e kësaj situate në Kuvend nevojiten edhe votat e opozitës.
“Pas këtij takimi dy ditor u arrit në një përfundim nga të gjithë pjesëmarrësit duke iu drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për të pasqyruar në draftin përfundimtar në mënyrë të detajuar, të gjitha rekomandimet e bëra nga trupa gjyqësore në tërësi, shoqatat e gjyqtarëve dhe misionit ndërkombëtar EURALIUS, në lidhje me projekt-ligjin për KGJK.
I kërkohet Ministrisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër të përshtatshme, ky projektligj me rregullimet e bëra, të kërkuara më sipër, t’i dërgohet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Shqipërisë, për miratim.
Si dhe u vendos në unanimitet që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vete administrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtaret e Republikës së Shqipërisë më datën 5 dhjetor 2009″, -thuhet në deklaratë. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26577. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26577

Vrasja e emigrantit, një i dyshuar në kërkim Viktima prej 10 vitesh ishte shpërngulur, për shkak të dy vrasjeve për të cilat dyshohej ai vetë dhe i vëllai
TIRANE- Një ditë pas vrasjes së emigrantit Arben Vishës, 39 vjeç, në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet, nga së paku dy persona ende të panjohur, specialistët e zyrës së hetimit të vrasjeve, kanë ngritur pistat e para lidhur me shkaqet e mundshme të krimit dhe autorësinë e mundshme të saj. Burime të policisë thanë dje se tashmë verifikimet e tyre dhe përpjekjet janë drejtuar në pistën e hakmarrjes, pas një vrasjeje që dyshohet se ka kryer ky person në nëntor të vitit 1997, në fshatin Vilcë të kryeqytetit.
Burimet pohojnë se është shpallur në kërkim, një person i dyshuar si i përfshirë në këtë vrasje, ndërsa policia tha dje se ka nisur hetimin zyrtarisht për ngjarjen, me akuzën e vrasjes në bashkëpunim me paramendim. Ngjarja e dytë për të cilën, po heton policia, është ajio e vrasjes për hakmarrje për shkak të një plagosjeje që dyshohet se mund të ketë kryer po në periudhën e ‘97-s, vëllai i viktimës së të mërkurës. Këto janë dy versionet mbi të cilat policia tashmë është përqendruar duke hedhur poshtë një konflikt me shoferin e një automjeti autoshkolle e ndodhur gjatë ditës së mërkurë në rrugën “Myslym Keta”. Për shkak të dy konflikteve të para, të të vëllait dhe të vetë Arbenit, familja Visha, ishte larguar nga ish- fabrika e Tullave nr.3, ku kishin pasur më parë banesën, për t’u vendosur në rrugën “Myslym Keta”, ku kishin zënë një sipërfaqe toke dhe më pas kishin ndërtuar shtëpinë e tyre.
Për të zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme, policia ka marrë deklarimet e së paku 27 personave të ndryshëm që sipas hetuesve, mund të kenë dijeni mbi rrethanat e krimit, apo persona të ndryshëm që mund të ndihmojnë hetimin. Më tepër se 16 persona mësohet se janë marrë nga oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në cilësinë e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes. Këta të fundit kanë qenë me Arben Vishën, në të njëtin lokal ai kishte qëndruar për pak kohë, ku kishte pirë një kafe përpara se të largohej në drejtim të banesës së tij ku edhe u qëllua nga së paku dy persona.
Ndërkaq, personat e tjerë të marrë nga policia në cilësinë e dëshmitarëve të kësaj ngjarjeje kanë qenë banorë dhe fqinjë të viktimës, si dhe pjesëtarë të familjes së tij. Banorët e lagjes të pyetur nga inspektorët e krimeve, kanë pohuar se ata nuk kanë pasur konflikte apo probleme me banorë të zonës. Ndërkaq, nga verifikimet e kryera nga specialistët e policisë së Tiranës dhe agjentët e vrasjeve, i vetmi konflikt ka rezultuar se ka qenë ai që familjet kishin në fshatin Vilcë të Tiranës.
Arben Visha, 39 vjeç, me tre fëmijë, që herë pas here emigronte në Greqi për të siguruar jetesën e familjes së tij, u qëllua me armë zjarri pistoletë pranë banesës së tij, pasi kishte dalë nga një bar- kafe pranë lagjes së tij. Policia konstatoi në trupin e viktimës dy plagë me armë zjarri ndërsa në vendin e ngjarjes, policia ka administruar në cilësinë e provës materiale së paku tetë gëzhoja të një arme zjarri që i përkisnin një pistolete “TT”. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26580. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26580

Opozita në Vlorë: Në 20 nëntor do fitojmë betejën e votës së lirë VLORË( UPDATE)- Ka nisur protesta e radhës e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës. Mbështetur nga partitë opozitare dhe qindra qytetarë, nga Vlora opozita përsërit kërkesën e saj për hapjen e kutive të votimit dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kreu i PDK-së Nard Ndoka, i pranishëm në protestën e opozitës u shpreh në fjalën e tij se ka ardhur koha që të ikë kjo maxhorancë që t’i hapet rrugë demokracisë së vendit. Sipas tij kjo maxhorancë është një opozitë sipas votave të shqiptarëve. “Kjo maxhorancë nuk po e qeverisë vendin por po e sundon atë dhe është detyrë e çdo politikani që t’i shkurtojë orët kësaj qeverisje” theksoi Ndoka.
Sipas kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi opozita do ta fitojë betejën e votës së lirë më 20 nëntor. “Ju nuk votuat për t’u qeverisur nga ministra të pandehur, prandaj do të jemi së bashku më 20 nëntor”- tha Gjinushi. SIpas tij, e drejta e votës është një drejtë që i takon vetëm popullit dhe këtë nuk mund ta pengojë as qeveria as gjykata.
Pas Vlorës, protesta do vazhdojë në Fier, për të mbërritur në Tiranë më datë 20 nëntor si reagimi më i madh qytetar deri tani. Në këtë datë socialistët mendojnë të protestojnë non-stop në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, por edhe para Kryeministrisë dhe rreth saj.

Apeli i Rehn, Rama: Bojkoti, reagim ndaj mungesës së demokracisë
TIRANË- Lideri socialist Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin Olli Rehn, duke thënë se mesazhi i tij është transformuar. Sipas Ramës, bojkoti nuk është shprehje e normalitetit demokratik, por reagim pikërisht ndaj mungesës së këtij normaliteti.
“Jam i keqardhur që deklarata të tilla që janë të qarta dhe të lexueshme, transformohen dhe deformohen nga vetë pushtetarët. Në këndvështrimin tim, apeli i Rehn është fare i qartë dhe tregon se kjo shumicë nuk duhet të vazhdojë në rrugën e lënies së përgjegjësisë në supet e opozitës. Opozita e ka marrë përgjegjësinë e vet dhe është vënë në mbrojtje të demokracisë”, ka deklaruar Rama.
Më tej, kreu i PS-së ka theksuar se forca që ai drejton është e gatshme të kthehet që nesër në Kuvend nëse merren parasysh kërkesat e bëra publike, pra hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26571. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26571

Villa: Casillas është portieri më i mirë në botë Sulmuesi i Valencias, David Villa, ka thënë se bashkëkombësi i tij- portieri i Real Madridit, Iker Casillas- është portieri më i mirë në botë. Casillas ka debutuar për Spanjën në vitin 2000, ndërsa në ndeshjen e të shtunës kundër Argjentinës, pritet që të regjistrojë paraqitjen e 100-të për përfaqësuesen e tij.
Për mua, Iker është më i miri në botë. Tre portierët që i kemi në ekipin kombëtar, Casillas, Pepe Reina dhe Diego (Lopez), sipas mendimit tim, janë ndër më të mirët në botë, ka thënë Villa për të përditshmen Marca. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26567. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26567

Arrestohen 7 shtetas për vjedhje makinash Kavajë Shtatë persona janë arrestuar nga policia në një operacion të koduar Çmontimi 2, duke goditur një grup të strukturuar kriminal i të implikuar për një sërë vjedhjesh të automjeteve, aktivitet i shtirirë në disa qytete të Shqipërisë. Në pranga kanë rënë shtetasit Fatmir Gjelosh Marku, 23 – vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, Bledi Fran Zefi, 26 – vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Vau i Dejës, Elidon Lazër Sokoli (Marku), 33 – vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Irena Ismet Boduri, 28 – vjeç, lindur dhe banuese në Shupenzë Dibër.
Arrestimi i tyre u krye sepse dje janë kapur në flagrancë, në segmentin rrugor Golem Kavajë, pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin në periudha e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete të vendit.
Ndërkohë, janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit të lëshuara dje nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, edhe për 3 shtetas, të dyshuar si bashkëautor në vjedhjet e automjeteve, të cilët u kapën në banesat e tyre, të ndodhura në Shllak, Toplan Thermë të qytetit të Shkodrës. Nga operacioni ranë në pranga edhe Nikoll Delijaj, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër, Kujtim Pjetër Fermasi, 35 vjeç, lindur e banues në Shkodër dhe Alfred Pjetër Krepi, 44 vjeç, lindur e banues në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjashtë automjete të vjedhura, një sërë targash të Kosovës, ndërkohë që po punohet intesivisht në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqëor Kavajë, për të dokumentuar tërësisht implikimin e tyre edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë(start)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26560. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26560
Rrëfimi i Inva Mulës në emisionin E diell Si është përkulja e një sopranoje divë në skenën e “Opera de Paris” në momentin e parë sapo del pas mbylljes së parë të skenës?
Përkulja nuk është asnjëherë e përgatitur, varet se si vjen momenti. Karriera në një moment të caktuar kthehet në rutinë, për arsye se aktiviteti është i jashtëzakonshëm, lëvizjet, udhëtimet, repertori që ndërron, teatrot, ndaj nuk më bëjnë më përshtypje që nuk jam në të njëjtin teatër, me të njëjtët kolegë e dirigjentë. Por më mungon gjithmonë prania e publikut shqiptar, për arsye se unë e zhvilloj karrierën jashtë dhe në qoftë se publiku shqiptar nuk ka mundësi të vijë të më shohë, të paktën të jem prezente dhe kjo ishte thjesht një shprehje dashurie e konsiderate për të thënë që unë jam gjithmonë me ju dhe vi me anë të kamerës.
Marr shkas nga një reagim i juaji për mungesën e publikut shqiptar, një ndjesi shumë dinjitoze në fakt të jesh e shqetësuar për dashurinë e një publiku që padyshim ju njeh mirë e ju do shumë. Unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë: Në gjithë këto vite, sa shfaqje keni dhënë ju në Teatrin e Operës dhe Baletit?
Asnjë, dhe unë kam ardhur sigurisht për koncerte, për evenimente, kam qenë e ftuar gjithnjë nga profesor Zhani Ciko, por edhe nga drejtorët që kanë paraprirë profesor Zhanin. Kam qenë gjithmonë e ftuar, por e kam justifikuar duke thënë se më mungon koha, dhe në fakt më mungon. Mirëpo kur ne duam, koha gjendet. Nuk është fakti se unë nuk dua të vi, por është fakti se kam dashur të marr një kohë më të gjatë për të bërë diçka dinjitoze. Sepse nëse ka një publik që nuk do më falë as gabimin më të vogël, i cili ka dëshirë të kënaqet vërtet dhe të jetë i përpirë nga ajo që mund të bëj, ky është vetëm publiku shqiptar dhe është një përgjegjësi shumë e madhe.
Si e ndjeni veten ju tani, ju dukem miqësor?
Nuk kam pasur asnjë dyshim për këtë.
Më pëlqen mënyra franceze. Ne të dy jemi miq të vjetër dhe unë ju dua fort. Përpara se të pyes për “Mirei”-n, do të kthehemi shumë vite më parë. Unë kam intervistuar shumë personazhe të njohur në një cikël për BBC-në, “The desert island disk” (që do të thotë disku i ishullit të shkretë). Unë mbaj mend shumë mirë batutën mbyllëse të programit, kur ju thatë që në një ishull të shkretë do të donit të kishit një bukë të mirë, një djathë të mirë dhe një verë të mirë.
Dhe nuk e kam ndryshuar.
Në atë bashkëbisedim që patëm atëherë, i cili ishte nëpërmjet telefonit, se nuk mundëm tju takonim, mua më ka bërë shumë përshtypje dhe kam idenë se është në interes të publikut zëri juaj te pjesa e mrekullueshme e të kënduarit të Lucia Della Mermurit, në kolonën zanore të filmit “Elementi i pestë”, që është regjistruar në një studio audio në Paris, e cila kishte lidhje me Lyk Pesso. Ju se keni treguar asnjëherë këtë. A mund të na e tregoni më me hollësi? Në fakt ja vlen ta tregoj. Unë në atë moment isha në Bon të Gjermanisë dhe këndoja një opera të Puçinit (”La rondine”) dhe më vjen një telefonatë ato ditët e fundit. Ishte agjenti im, i cili më thotë se duhej të shkoja në Paris menjëherë pas premierës, për të incizuar muzikën e një filmi. Nuk më bëri asnjë shpjegim për rëndësinë e filmit. Ai më tha vetëm: “Ia vlen (sepse isha në atë kohë dhe interpretuese e operës së Lucia Della Mermurit). Është një pjesë e Lucia Della Mermurit, që nuk ke nevojë ta mësosh se e ke në repertor, por pastaj është dhe një pjesë tjetër e shkruar nga kompozitori Eric Sera, që është diçka tepër akrobatike për zërin, por mos ki merak, ti je muzikante e mirë, do të ta japin partiturën dhe do ta bësh a prima vista (quhet në fushën e muzikës diçka që e bën për herë të parë”. Atëherë thashë, po shkoj në Paris dhe… Ka qenë një ditë dhjetori. Atë ditë ishte një nga grevat më të mëdha të Parisit, bëhet fjalë për vitin 1995 dhe ishte komplet gjithë trafiku i paralizuar, kështu që unë për të arritur nga aeroporti deri në shtëpi bëra, nuk e di, 3-4 orë rrugë me taksi. Dhe më në fund kisha kohë vetëm të ndërrohesha dhe të shkoja në regjistrim, pa pushuar, pa asnjë gjë, mbas një nate të lodhshme të një premiere. Dhe shkoj fare e papërgatitur emocionalisht, psikologjikisht dhe nuk e dija rëndësinë e personazheve që unë do të takoja në atë shtëpi. Shtëpia ishte një shtëpi shumë e bukur në “Mo Martre”. Ishte një shtëpi e vjetër, por e transformuar në një studio muzike. Atje banonte Eric Sera, i cili është gjithnjë kompozitori i Lyk Pesso. Ai ka shkruar të gjithë filmat e Lyk Pesso dhe ka marrë famën me “Le gran ble”, një film shumë i famshëm, sepse muzika ishte e jashtëzakonshme në atë film. Më prezantoi me Lyk Pesson e Eric Serën dhe më thanë: “Kjo është partitura që duhet ta bësh a prima vista”.
Kur hytë aty brenda, si e përgatitën ata studion? Jo, kjo ishte pjesa e dytë. Atëherë, më thanë: Inva ke dëshirë ta shikosh kush luan në këtë film? Dhe përpara meje shfaqet Brus Willis. Tani unë ngela. Thashë nuk ka mundësi, mos bëhej fjalë për diçka tjetër. Dhe aty pashë, vërtet ishte një produksion i “Gomosë” së Francës, po në një bashkëpunim, i cili ishte bashkëpunimi i parë që bënte kinematografia franceze me Hollywood-in. Dhe atje pashë të gjithë personazhet e filmit… E kjo skenë nuk ishte xhiruar. Ishin xhiruar skenat e tjera, po kjo skenë e filmit ende jo…, për arsye se çdo gjë u bë sipas personazhit tim dhe nëse vini re, edhe hapja e gojës e këngëtares (e cila nuk është një këngëtare, por një aktore) më imiton shumë mirë, për arsye se Lyk Pesso më ka filmuar gjatë gjithë kohës dhe ka studiuar hapjen e gojës dhe gjithë mënyrën se si unë këndoja, si interpretoja, pavarësisht se nuk kisha përpara publik, por kisha përpara objektivin e njërit prej regjisorëve më të mëdhenj sot në botë, Lyk Pesso.
Por Mirelle (Mirei) nuk është rol i lehtë. Mirei është një rol i vështirë. Futet tek operat disiplinore, në kuptimin që ka shumë volum dhe është shumë e vështirë. Inva, pse pranuat ju ta bënit këtë?
Pranova, pasi duhet thënë që njeriu ka nevojë të përballet me sfida në jetë dhe sfida të çon përpara. Duke qenë se kisha interpretuar shumë role (tani në repertorin tim ka gati 100 role)… po përsëritja vetveten. Dhe kur mu bë ky propozim, pranova pa reflektuar, pasi ky propozim vinte nga një mjeshtër shumë i madh i teatrit, i muzikës, i regjisë. Dhe bëhej fjalë për Nicola Xhoel, i cili është regjisor i madh francez, por aktualisht dhe drejtor i operës së Parisit. Prandaj ishte një njohës shumë i mirë i repertorit, një dashamirës i imi dhe nuk mund të thosha jo, se isha e bindur që përpara se ai ta bënte këtë pyetje, e kishte reflektuar dhe kishte parë mundësitë e mia vokale dhe interpretative. Dhe thashë menjëherë po. Mora partiturën, që ishte një libër voluminoz, dhe pashë që Mirei gati 90% të gjithë kohës ishte në skenë duke kënduar. Pra i gjithë roli përplaset dhe mbahet mbi peshën e shpatullave të Mireit, gjë që ne nuk e hasim në vepra të tjera, për arsye se rolet ndahen midis personazheve. Atje pashë që kishte vërtet diçka që unë ndoshta isha shpejtuar për ta pranuar, por thashë çfarë do humb në këtë moment të karrierës sime?! Megjithëse isha e bindur që do dilja mirë, për arsye se kam besim në vetvete.
Sadopak i trembeshit… do më lejoni ta quaj jo mossukses, por ta quaj në mënyrë provokuese… një fiaskoje?!
Po, sepse, siç ka thënë një mikesha ime, Vera Grabocka: “Dështimin e kemi me vete, por ne shkojmë për fitore”.
Ju më keni thënë njëherë se, si soprano, si muzikante, e gjeni veten dhe jeni më e orientuar në operën verdiane. Është kjo e vërtetë?
Jo, pjesërisht e vërtetë, se edhe Verdi ndahet në disa etapa. Është Verdi që ka shkruar operën “Rigoleto”, “La Traviata”…
Pra është Verdi klasik në vetvete, pastaj është më dramatik?
Unë kam luajtur role, siç i përmenda më përpara, të Verdit, por nuk mund të luaj role të tilla si “Trovatore”, sepse ato i përkasin një zëri shumë më ndryshe Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26554. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26554

Armët e një femre? Joshje dhe siguri Modelja, aktorja, këngëtarja, shkrimtarja dhe prezantuesja e famshme zbulon të gjitha sekretet e saj të joshjes
Karmen Elektra është padiskutim një femër shumë seksi, që di si ti joshë meshkujt. E martuar dhe e divorcuar dy herë, aktualisht është duke shijuar një lidhje të re me muzikantin Rob Paterson. Ka qenë 3 herë vajza e kopertinës së revistës “Playboy”, ka veshur kostumin e kuq në telefilmin “Baywatch” dhe ka fituar një çmim “MTV Movie Award” për puthjen më të mirë, realizuar në filmin “Starsky & Hutch”.
Si mendoni ju, çfarë duhet të bëjë një femër që të duket seksi për një mashkull? Për mua, fjalëkalimi është siguri! Nëse ke besim te vetja, atëherë je vërtet seksi. Kjo është shumë e rëndësishme për një femër: të ndihet vetvetja, të mos ketë komplekse dhe të komandojë të gjitha dhuntitë fizike.
Çfarë do të thotë joshje për ju? Të brendshme seksi!
Kush është burri juaj ideal? Pa diskutim i fejuari im. Dikush që më bën të qesh dhe që ka dëshirë për të më vështruar.
Ju tashmë jeni një “seks simbol”. Si ndiheni? Më pëlqen të jem vërtet sensuale dhe joshëse, por në ditë të caktuara më mjafton që të ndihem thjesht femërore. Për mua dy aleatët e joshjes janë striptiza dhe të brendshmet.
Cila mendoni se është pjesa më sensuale e trupit tuaj? I gjithë trupi im më pëlqen. Ndihem seksi dhe kam një forcë të madhe brenda vetes kur jam e lumtur, por edhe mirë me shëndet. Kujdesem për veten, ha mirë, merrem me sport, qetësohem duke bërë joga dhe pi shumë ujë. Është shumë e thjeshtë: nëse ti kujdesesh për trupin tënd në tërësi, atëherë sdo mend që do të shndrish edhe nga jashtë. Kjo të bën të parezistueshme.
Ndër shumë aktivitete që keni bërë në karrierën tuaj, veçohet edhe një video ku kryeni një stërvitje nëpërmjet veprimeve striptiste… Vajzat që bëjnë striptizë, sipas mendimit tim, kanë trupat absolutisht më të bukur në botë. Arsyeja për të cilën striptizmi ka shumë sukses si një formë stërvitjeje, është fakti që bëhet e mërzitshme përsëritja e të njëjtave ushtrime çdo ditë. Është shumë e vështirë të ruash motivimin teksa vrapon çdo ditë në palestër. Ndër të tjera, është shumë e thjeshtë që të bësh striptizë edhe duke qëndruar në dhomën e gjumit.
Cila do të ishte këshilla për të bërë një striptizë shumë të mirë? Balerinat që bëjnë striptizë vënë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit. Një “streçing” i lehtë ashtu si e bëjnë ato është një ushtrim perfekt për muskujt. Më pëlqen ta bëj atë lëvizje, të shtrëngohet fort pas hekurit dhe më pas të bëj një rrotullim të plotë: është vërtet e jashtëzakonshme. Sa më shumë e bën, aq më shumë ndihesh e sigurt. Nëse dëshiron mund të provosh ta përpara partnerit tënd. Zakonisht kur ndihesh shumë e ndrojtur për të nxjerrë jashtë të gjithë personalitetin tënd, mund të stërvitesh edhe vetëm, më pas shijosh rezultatet.
Ju gjithashtu merrni pjesë edhe në një “show burlesque”, që është një formë shumë elegante striptize⦠Është vërtet shumë seksi! Kjo shfaqje po prezantohet me shumë sukses këtë muaj në Las Vegas dhe publiku e ka pritur shumë mirë. Më pëlqen shumë.
Le ta mbyllim me disa rregulla të tjera për një takim të parë ku mund të dukemi vërtet seksi? Duhet të jeni vetvetja: njerëzit nuk mund ti rezistojnë një gruaje shumë pozitive dhe të bindur për atë që është. Rregulli i dytë, duhet të mbani kontaktin fizik me mashkullin: fiksoni shikimin më magjiplotë drejt e në sytë e tij dhe bëjeni të shkrihet. Dhe në fund, nuk duhet të harroni: vishni të brendshme seksi, sepse do tiu bëjnë të ndiheni shumë speciale.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26557. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26557
The Tournament 2009 Every seven years in an unsuspecting town, The Tournament takes place. A battle royale between 30 of the world’s deadliest assassins. The last man standing receiving the $10,000,000 cash prize and the title of Worlds No 1, which itself carries the legendary million dollar a bullet price tag.
http://xtshare.com/toshare.php?Id=19252
Ky artikull eshte marre nga: http://www.moviextra.com/?p=549. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.moviextra.com/?p=549

Ari dhe pushteti i tij i përjetshëm Kriza financiare e ka risjellë në vëmendje të të gjithëve, duke e konsideruar si strehë për ata që duan të kenë kursime të sigurta e jo kartëmonedha që shumë shpejt mund të kthehen në hiç. Pavarësisht ulje-ngritjeve, floriri vazhdon të jetë një metal me vlere…
Floriri, i përçmuar, nëmur apo adhuruar, mbetet flori i vlefshëm dhe i domosdoshëm. Po a ka qenë gjithmonë kështu? Sigurisht që jo. Një herë e një kohë njeriu i parë mund të luante me arin siç luajnë sot vogëlushët me guralecët, megjithatë kjo i përket një periudhe të largët, shumë të largët prehistorike. Ari prej mijëvjeçarësh, përveçse si monedhë, ka shërbyer si mjet zbukurimi. Është përdorur pa fund dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të ekzistojë në thellësi të tokës. Mendohet se mund të ekzistojnë në zemër të saj ende 20 apo 30 miliardë tonë që presin të bëjnë “udhëtimin” e tyre nga minierat, në kasafortat e bankave. Por përdorimi i arit si monedhë nisi vonë. Më pas monedhat u bënë me metale të tjera. Por ari mbetet ar dhe e ka sfiduar gjithmonë monedhën. Megjithatë pati një periudhë kur u sfidua nga “letra”, e cila supozohej që ta zëvendësonte arin si njësi bazë monetare dhe mjet pagese e madje më pas edhe si rezervë valutore. Fillimisht për “letrën”, kartëmonedhën, thanë se nuk vlente fare, e megjithatë për ata që bënin rregullat e lojës, ajo kishte më shumë vlerë se vetë ari. Këtu vijmë te mëkati origjinal i monedhës moderne. Në atë periudhë, të gjithë nisën që ti ruanin letrat dhe ato printoheshin pa problem e dilnin në treg. Dhe këto letra e monedha lëshoheshin nga bankat, shteti dhe gjithçka bëhej në emër të arit. Më pas, kur për një sërë arsyesh monedha dominuese u bë dollari, amerikanët refuzuan që ta shndërronin në ar. Atëherë shumëkush bëri pyetjen: Ku bazohet monedha? Në vullnetin e Zotit ndoshta? E ndërsa kjo pyetje mbeti pa përgjigje, një biznesmen i famshëm gjerman me emrin Silvio Gesel paralajmëroi: “Nuk mund të grumbullojmë e të ruajmë letra që nuk kanë asnjë lloj vlere. Ky mashtrim i sajuar duhet të marrë fund. Ato që duhet të ruhen duhet të jenë sendet me një vlerë reale, investimet e vërteta, pasuria”. Por askush nuk e dëgjoi burrin e mençur. Kësisoj, vazhdon shtypja e monedhave financiare, pra borxheve, monedhës që ka zëvendësuar arin dhe vendosjes së rregullave të skemave piramidale bankare. Borxhet paguhen me borxhe. Sipas një ekonomisti të famshëm francez, kapitalizmi është sistemi i vetëm në të cilin borxhet nuk shlyhen kurrë. Pak a shumë si dallgët në breg të detit, që zënë njëra-tjetrën. Por edhe kjo e ka një kufi, sepse vjen një ditë që kupa mbushet dhe mashtrimit i del boja, por ata që paguajnë në fund janë njerëzit e thjeshtë. Po cili është roli i arit në gjithë këtë situatë? Pikërisht në një moment të tillë krize, ekonomia ka nevojë që të kapet pas diçkaje që nuk ka të bëjë me bastet e bankave. Kur monedhës i del boja dhe demokracia nuk luan më asnjë lloj roli, të gjithë kërkojnë që të gjejnë strehë te shkëlqimi verbues i arit. Kur Lufta e Dytë Botërore ende nuk kishte përfunduar dhe i gjithë ari ishte grumbulluar në shpellat e Forte Knox në Shtetet e Bashkuara, Maynard Kenyes, armiku i arit, propozoi variantin që ekonomia mund të bënte edhe pa metalin e çmuar. Sipas tij, duhej hequr dorë nga “standardi i arit” dhe në vend të tij duhej bërë një “politikë standarde”, një marrëveshje botërore, prej së cilës të dilte një monedhë botërore e mbrujtur me vullnetin politik. Propozimi i tij ishte monedha me emrin “Bancor”. Në fakt nuk ishte një monedhë e vërtetë, ishte një monedhë që nuk duhet ta shihte askush dhe në fakt askush nuk e pa. Ndërkaq, monedha e dukshme ishte bërë dollari amerikan, që shumë shpejt “e hoqi qafe” arin. Dukej sikur kapitulli i arit ishte mbyllur njëherë e përgjithmonë, por nuk doli ashtu. Amerikanët, për shkak të lakmisë së madhe, e humbën kontrollin ndaj likuiditetit, duke u dhënë borxh vendeve të ndryshme, e mbi të gjitha vetvetes. Me shumicë edhe kinezëve, të cilët nisën që të dyshonin te monedha e gjelbër dhe të kujtonin Kenyes-in dhe propozimin e tij të dhjetëvjeçarëve të shkuar. Dhe sot kemi situatën kur arkitektët e botës financiare pa ar, po bien në varrin që kujtuan se ia hapën metalit të pavdekshëm.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26551. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26551

Withers takon Topallin Ambasadori amerikan John Withers takon kryeparlamentaren Jozefina Topalli ne kryesine e kuvendit te Shqiperise.
Mesohet se ne takim jane te pranishem ambasadori edhe i Komisionit Europian, Helmut Lohan, ai i OSBE-se, Bosch, si dhe ambasadari suedez e spanjoll.
Pak dite me pare Withers zhvilloi nje takim me presidentin e Republikes, Bamir Topi, me te cilin disklutoi per situaten aktuale politike ne vend. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26545. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26545
Top