Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Arka e shtetit bosh, qeveria nxjerr pronat publike në ankand Projektligji i ri i jep të drejtë qeverisë që të shesë pronën publike, paratë e fituara do kalojnë për kompensimin e pronarëve
TIRANË- Të gjitha tokat që janë në pronësi të shtetit tashmë mund të shiten tek persona të tjerë. Kryeministri Berisha ka bërë dje publik projektligjin e ri, i cili i jep të drejtë qeverisë që të shesë trojet publike. Sipas tij, fondet që do të përfitohen nga shitjet, do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Por, për të miratuar këtë projekt ligj, qeverisë i është dashur të ndryshojë një tjetër ligj që ka të bëje më pronat.
Është ligji i miratuar në vitin 1994 sipas të cilit shtetit i ndalohet kategorikisht që të shesë troje publike. Sipas asaj çka deklaroi Berisha, ligji i vitit 1994 ia ndalonte qeverisë që të shesë troje publike për shkak të kompensimit të pronarëve, por ndryshimi i bërë së fundmi është i arsyeshëm duke parë që të ardhurat që do të përfitohen, përsëri do të transferohen në fondin e dëmshpërblimit të pronarëve.
“Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ai është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficiente për kompensimin e pronarëve”, – tha Berisha. Krahas fondit të krijuar nga shitja e trojeve shtetërore, sipas tij, për kompensimin e pronarëve do të përdoren edhe të ardhura të përfituara nga privatizimet e aseteve shtetërore.
Por, midis deklaratës së djeshme dhe qëndrimit të mëparshëm të qeverisë për sa i përket kompensimit të pronarëve, ka një ndryshim goxha të dukshëm. Në daljet publike të Kryeministrit, vazhdimisht është premtuar se trojet shtetërore do të përdoren për kompensimin fizik të pronarëve, ndërsa sipas asaj çka ai deklaroi mbi projektligjin e miratuar dje, këto prona do të përdoren në funksion të kompensimit financiar të tyre.
Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi edhe truallin pas Bankës së Shqipërisë, i cili është kthyer në një mollë sherri midis Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Duke theksuar se ai truall do të shitet me ankand për metër katror për të rritur vlerën e saj, ai tha se ky shembull do të ndiqet edhe për trojet e tjera në gjithë vendin. “Ne duhet të gjejmë mënyrën e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të pronarëve. Si ky rast mund të ketë edhe raste të tjera analoge, për të cilat qeveria duhet të autorizohet me ligj, të procedojë”, – tha ai.
Sipas ligjit për kompensimin Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda datës 15 nëntor 2009 duhet të shpallë listën me pronarët përfitues nga fondi prej 600 milionë lekësh që qeveria ka caktuar për këtë vit. Janë gjithsej 521 dosje ato të cilat janë dorëzuar pranë zyrave rajonale të AKKP-së.
Kompensimi financiar, sipas vendimit, do të bëhet vetëm për sipërfaqet truall deri në 200 metra katrorë, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26622. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26622

Benitez: Ekipi i Liverpoolit i nënvlerësuar Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është kënaqur me ekipin e tij, dhe thotë së djelmoshat e tij janë të nënvlerësuar. Benitez thotë se lëndimet po i shkaktojnë shumë probleme ekipit të tij, por është i bindur se kur të rikthehet secili, Liverpooli do të rikthehet në formën më të mirë.
Ne kemi një skuadër më të mirë se që mendojnë njerëzit. Është pyetja e kthimit të disa lojtarëve kyç. Mund të shihni në barazimin e Birminghamit se me Glen Johnson dhe Steven Gerrard ne krijonim aq shumë raste. Kualiteti ekziston në ekip, ka thënë trajneri spanjoll./Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26619. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26619

Kolana e Kadaresë Kolana e plote e veprës së shkrimtarit Ismail Kadare do të prekë lexuesin shqiptar. 20 vëllimet e saj u promovuan në Tirane dhe shkrimtari u ndal pakëz te pjesët që shohin për të parën herë dritën e botimit.
Ne kolanë ka disa vepra të pabotuara ka një roman të tërë, ka një vepër sui generis midis një projekti për film dhe një projekti tjetër për artin, është shprehur Kadare.
Botuesi i Onufrit, Bujar Hudhri pohoi që doemos ky është testamenti i shkrimtarit, ndërsa kritiku Mark Marku, i cili ka shkruar parathënien e kolanës theksoi rendësinë e kësaj vepre, pasi Kadareja është klasiku i gjallë.
Duke qenë një shkrimtar ende në veprimtari, Kadare tregoi se me gjasë sdo të shkruaje më për komunizmin. Nuk besoj se do ti kthehem më kësaj teme, theksoi shkrimtari.
Kolana 20 vëllimesh e veprës se Ismail Kadaresë do të zë një vend te veçantë në stendat Panairit të 12-të të Librit. /tch/telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26616. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26616

Fratini: Shqiptarët do të lëvizin pa viza në pranverë Deklarata e ministrit te Jashtem italian vjen vetëm pak orë pasi Parlamenti Europian vendosi përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën, sapo këto dy vende të përmbushin kushtet e mbetura. Që nga pranvera e ardhëshme shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në Europë. Ky është premtimi i ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini i dhënë pas një takimi me homologun shqiptar Ilir Meta në prag të Konferencës së Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore që po mbahet në Bukuresht. Kreu i diplomacisë italiane ka vlerësuar progresin e Shqipërisë që deri më tani po përmbush në terma të kënaqshëm kushtet e vendosura nga Brukseli për liberalizimin e vizave. Deklarata e Fratinit vjen vetëm pak orë pasi Parlamenti Europian aprovoi rezolutën e Komisionit parlamentar për integrimin ku vendoset përshpejtimi i procedurave për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën sapo këto dy vende të përmbushin kushtet e mbetura. Të angazhuar maksimalisht për futjen e vendit tonë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listën e bardhë të Shengenit janë edhe ministrat e Rumanisë dhe Hungarisë Katalin Predoju dhe Peter Balash. Në takimin e tyre në Bukuresht me kryediplomatin italian tre ministrat dhanë mesazhin se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet./klan/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26609. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26609

Liria e fjalës dhe fenomeni Mero Baze Ishte një protestë për lirinë e shtypit, por ato tri-katër pankarta me mbishkrime kundër Kryeministrit Berisha dhe agresorit të Bazes, Rezart Taçi, për fat të keq nuk i mbanin gazetarët, por disa punëtorë ndërtimi. Dhjetëra gazetarë dhe qytetarë të Tiranës u tubuan para selisë së qeverisë shqiptare dhe protestuan kundër dhunës së ushtruar ndaj kolegut tonë, Mero Baze. Ishte një protestë për lirinë e shtypit, por ato tri-katër pankarta me mbishkrime kundër Kryeministrit Berisha dhe agresorit të Bazes, Rezart Taçi, për fat të keq nuk i mbanin gazetarët, por disa punëtorë ndërtimi. Kontaktova dje me shumë kolegë që në kohën e mbretërimit të Berishës së parë, bënim gazetarin e terrenit. Shumë prej tyre thanë se ishin në atë shesh, pasi ishin aty edhe të tjerët, pra për tu dukur. Ashtu siç rëndom shkojmë për të bërë një qokë, diku, ku edhe pse nuk na pëlqen, shkojmë për sytë e botës. Mes kolegësh, ashtu rrufeshëm ne kujtuam ato kohë vërtet të vështira për një punë si e jona, kur nuk kishte as internet, as celular, as zëdhënës dhe ku edhe komunikata më ordinere e policisë që fliste për një aksident rrugor, i ishte rezervuar vetëm dy-tri gazetave që kontrolloheshin nga njerëzit e Berishës. Por më shumë se kaq, kujtuam një kohë të frikshme kur gardistë, policë e agjentë ndiqnin gjurmët tona dhe shpesh edhe na dhunonin apo përfundonim në polici qoftë dhe për një artikull gazete. Ndërsa oratorët në tubim, edhe ata kolegë tanët, flisnin e kërkonin që qeveria të heqë dorë nga presionet, ne kujtuam edhe Zamir Dulen, ish-gazetarin e “Koha Jonë”, i cili sot është shndërruar në një gjysmënjeri, pasi nisi tatëpjetën mendore në një dhomë izolimi në Komisariatin Nr. 3 të Policisë së Tiranës. Kujtuam edhe një ish- tjetër koleg tonin të terrenit, Bardhok Lala quhej. Një ditë atë e rrëmbyen me një makinë “Volkswagen”, me ngjyrë jeshile e me targa të huaja, që ishin makinat e SHIK-ut, të cilat ne i njihnim fare mirë, se na ndiqnin kudo. Bardhokun e torturuan, e zhburrëruan dhe e hodhën në një kanal pranë kopshtit zoologjik, duke e menduar të vdekur. Pasi u shpëtua fizikisht nga një kalimtar që e pa, as Bardhoku nuk u shpëtua dot mendërisht. Kujtuam edhe kur gardistët hynin në klubin e Fidelit, ish-kafenenë e famshme të gazetarëve në parkun “Rinia” dhe rrihnin në sytë tanë ndonjë politikan të opozitës apo ndonjë gazetar. Kujtuam shumë kusure që kishim provuar mbi shpinë dhe normalisht që bëmë dhe një pyetje: Po gazetari Mero Baze, çfarë bënte asokohe? E ndërsa, bënim këtë pyetje, një botues, në gazetën e të cilit paralajmëroheshin të gjitha të këqijat që do tu ndodhin kolegëve të tij dhe opozitës, fliste në mikrofon dhe akuzonte Sali Berishën për dhunë ndaj mediave. Ne ishim në atë shesh dhe iu bashkuam protestës për dhunën ndaj medias dhe bëmë shumë mirë. Ne iu bashkuam revoltës për dhunën ndaj kolegut tonë, Mero Baze, dhe sërish bëmë shumë mirë. Por, përse shumë gazetarë ishin aty, thjesht sepse duhej të ishin? Çfarë kujtojnë ata nga Mero Baze, përpara se ai dhe gazeta e tij të përfshihej në një përballje të drejtpërdrejtë me Sali Berishën? Ne e dënojmë atë që i ndodhi kolegut tonë, do ta dënojmë dhe nuk do të reshtim të shkruajmë e flasim, jo zoti Baze, por edhe një shofer redaksie të dhunohet nga shteti apo shtesat e tij me emra biznesmenësh. Por ne duhet ta themi atë, që të gjithë e përflasim. Shumica e gazetarëve nuk ishte atje për Meron, por për të demaskuar dhunën. Ne duhet ta themi se Mero dhe disa të tjerë që sot bërtasin për lirinë e medias, kanë qenë arkitektët e shumë të këqijave që Sali Berisha u ka bërë mediave që nuk i kontrollonte e nuk i kontrollon. Në gazetën e tij zoti Baze ka shkruar fletërrufe për dhjetëra kolegë gazetarë, botues, politikanë dhe figura publike, të cilët mund të shfaqnin pikëpamje, apo të shkruanin ndryshe nga çmendonte Berisha dhe vetë Meroja. Por sërish ne sot jemi me Meron dhe duhet të jemi me të deri në fund, sepse ai është një njeri i medias dhe u dhunua vetëm e vetëm sepse denoncoi një mashtrim qeveritar. Zoti Baze e përdori dhe shpërdori gazetën e tij kundër të gjithëve që nuk mendonin si ai dhe Berisha dhe askush nuk i kundërpërgjigjej, pasi të gjithë e dinin: Me Meron askush nuk ia dilte. Por ne sot jemi dhe do të jemi me Meron, sepse ne të gjithë duhet të revoltohemi kur një njeri ngre dorën kundër një gazetari, sepse ai është i pasur, i afërt me qeverinë dhe nuk pranon ti kujtojnë aferat korruptive. Në mbrojtje të zotit Baze doli edhe Edi Rama, i cili gjithashtu është mallkuar, sharë e anatemuar shumë herë nga gazeta e Meros. Ai sërish i doli në krah dhe shumë mirë bëri. Kolegu ynë, Mero Baze, është vënë sot në ballë të denoncimit të aferave të familjes Berisha, sepse ai di shumë. Ashtu si Adriatik Coli, i cili në pendesë e sipër po rrëfen krimet e Bandës së Durrësit, kolegu ynë, Mero Baze, po rrëfen zullumet e Sali Berishës, pasi ai është njeriu që di më shumë se kushdo tjetër, nga ata që tani nuk janë më pjesë e familjes politike të Sali Berishës. Pavarësisht arsyeve, sot Baze duhet mbështetur, duhet stimuluar dhe duhet mbrojtur, pasi në fund të fundit, të gjithë neve, demokracisë dhe drejtësisë publike i duhet e vërteta. Dhe Mero Baze tani po i shërben të vërtetës. Por Mero Baze nuk është thjesht një gazetar, ai është një fenomen. Ashtu siç ai i shërbeu dikur Berishës dhe ndikoi tek ai, sot ka të tjerë gazetarë që janë shndërruar në shërbëtorë të politikanëve, majtas e djathtas. Ata po shesin gazetat dhe ekranet në shërbim të njërit apo tjetrit politikan, që shpejt shndërrohet në diktator dhe dhunues i fjalës së lirë. Zoti Baze u bë viktimë e një realiteti për të cilin punoi vetë me shumë zell. Kush më pak e kush më shumë, edhe sot ka gazetarë që me po kaq zell punojnë për politikën dhe për një realitet që kurrë nuk ka për të na u shqitur. Dje ne dënuam të gjithë bashkë dhunën kundër Mero Bazes dhe ndaj fjalës së lirë, por do të ishte mirë që aty të ishim mbledhur më herët dhe që duhet të mblidhemi edhe në të ardhmen, pa pritur të na rrahin. Ne që kemi zgjedhur të bëjmë punëtorin e shtypit, duhet ta dimë se fjala dhe liria e saj nuk janë të shenjta vetëm kur dikush ngre dorën e na qëllon. (Mentor KIKIA)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26612. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26612

Arinjet tullacë të Lajpcigut Veterinarët janë të shqetësuar për dy arinjtë femra me syze, që janë gjetur me lëkurë të pambuluar me gëzof. Kanë ngelur tërësisht tullacë dhe specialistët nuk dinë ta shpjegojnë arsyen.
Edhe pse arinjtë nuk duken të shqetësuar për këtë, në fakt nuk ka një arsye të saktë të humbjes së papritur të gëzofit, çka e bën çështjen më të denjë për ti kushtuar vëmendje. Ato janë dy specie të rralla arinjsh femra me syze, specie të përhapura veçanërisht në Amerikën e Jugut dhe tani jetojnë në kopshtin zoologjik të Lajpcigut në Gjermani.
Pamja e tyre është kaq e ndryshme, saqë vizitorët e parkut ishin mësuar ti shikonin në mënyrë të veçantë e ishte mjaft e lehtë që lajmi të merrte dhenë.
Ndërkohë, përveç rënies së qimeve, nuk janë regjistruar simptoma të tjera. Normalisht, arinjtë qimet i kanë të gjata dhe janë mjaft leshatorë, si dhe kruhen.
Dolores dhe Lolita, dy arinjtë që kanë ngelur tullacë (të cilave u kanë ngelur vetëm disa xhufka në zonën e kokës, ndërsa një të trete, Biankës, kanë filluar t`i bien qimet, edhe pse rënia është në fazën fillestare) janë vizituar tashmë nga veterinerë të ndryshëm të kopshtit zoologjik dhe ka pasur ftesa nga të gjitha kopshtet zoologjike të botës për të kuptuar nëse ka ndonjë precedent që mund të japë të dhëna se si mund të ndërhyjnë. Adresa e kopshtit zoologjik është bërë e njohur për të marrë këshillime nëse i njëjti problem do të vërehet edhe në arinj të tjerë ekzemplarë në parqe natyrore të ndryshme, evropiane etj.
Arinjtë me syze, të njohur ndryshe edhe si arinjtë e Andeve, janë një nga llojet e konsideruara në rrezik zhdukjeje (klasifikuar si të paprekshëm), sipas listës së IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës).
Në gjendje të egër kanë mbetur mes 2.400 dhe 20 mijë lloje të veçanta, një gamë e lartë i cili sjell dhe vështirësi në numërim, duke parë pamjen e ndrojtur të këtyre kafshëve, çka e bën të vështirë ndjekjen dhe kategorizimin e tyre në rajonet malore, ku ato janë mësuar të lëvizin.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=994. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=994

Pasioni për serfin Pasioni per serfin i ka bere qe te ushtrojne deshiren e tyre edhe ne nje ambient aspak te pershtatshem sic eshte Arktiku.
Pikerisht ne kete zone ku ndeshen dallget me te ftohta ne boten ne nje kontekst sureal, nje austrialian dhe tre kaliforniane kane marre ne duar tavolinat e serfit dhe jane sulur ne uje!!!
Pikerisht nga kjo ngjarje ka marre nisme edhe nje dokumentar xhiruar nga nje prodhues filmash kanadez i quajtur Yassine Ouhilal, me titull “Artic Surf”. Profesionistet e dallgeve shihen teksa mbajne tavolinen ne krah, hane peshq dhe shijojne vetmine ne Norvegjine e larget.
Ata thone se kur hyjne ne uje, nje moment u duket sikur do te vdesin, me pas presin dallgen e duhur dhe dalin shpejt, pasi qendrimi per shume kohe eshte i padurueshem.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=991. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=991

Me flokë tërheq autobusin Këshilltari për siguri nga Leicesteri, Manjit Singh, i cili në Angli është i njohur si njeriu i çeliktë, të enjten me flokët e tij ka tërhequr në distancë prej 21.2 metrash një autobus me peshë prej tetë tonesh duke thyer kështu rekordin Guinness.
Ky rekord është vendosur në Londër gjatë Ditës tradicionale të rekordeve të Guinnessit, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz anekënd botës, të cilët veç rolit të tyre si spektatorë, janë munduar të thyejnë edhe ndonjë rekord.
Për Singhun kjo ishte një arritje e madhe, duke qenë se në vitin 2007 nuk ka mundur të tërheqë të njëjtin autobus me anë të veshëve të tij, në distancën e kërkuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26603. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26603

Fier, grabitet filiali i Raiffeisen Bank Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërsa grabitësi ka mundur të largohet me paratë e marra nga banka. Në qytetin e Fierit, rreth orës 11:10 minuta është grabitur filiali i Raiffeisen Bank. Mësohet se grabitësi ka qënë i armatosur dhe i maskuar në momentin që ka hyrë në filialin e bankës. Grabitësi ka kërcënuar arkëtaren dhe pasi ajo ka bërë rezistencë, ai ka shtënë në ajer me armë. Në momentin e grabitjes në bankë nuk kishte asnjë klient dhe kjo e ka favorizaur më shumë grabitësin. Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërsa grabitësi ka mundur të largohet me paratë e marra nga banka. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, por ende nuk e ka identifikuar grabitësin. Arkëtarja nuk ka pësuar dëmë fzike dhe pritet që kjo e fundit, pas rrëfimit në polici të zbardhë më shumë detaje nga grabitja. Sipas policisë së Fierit, një person rreth të 30-ve ka hyrë i maskuar dhe i armatosur në bankë për të grabitur, ndërsa bëhet e ditur se, po verifikohet shuma e grabitur dhe të dhënat apo dëshmitë rreth autorit./balkanweb/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26606. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26606

Mjekja le femijen te vdese Nje i sapolindur ka nderruar jete ne nje spital te Kines Lindore, jo sepse mjeket nuk arriten ta mbanin ne jete por sepse mjekja e turnit ishte shume e zene duke luajtur nje video-loje.Pas kerkesave te vazhdueshme te prinderve te femijes 5 muajshe, mjekja e turnit te nates nuk e ka vene ujin ne zjarr per ta kontrolluar femijen, pasi po luante nje loje.
Prinderit e femijes se vdekur e kane denoncuar mjeken Mao Xiaojun qe nuk i ka marre seriozisht lutjet e tyre. Foshnja nderroi jete ne mengjesin e 4 nentorit pas nje infeksioni te brendshem.
Sipas komunikates zyrtare, mjekja u perpoq te pergenjeshtronte akuzat e prinderve por pas hetimeve te hollesishme e verteta doli ne shesh. Drejtori i spitalit dhe disa punonjes te tjere jane pezulluar perkohesisht. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26600. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26600

Gramsh, vret babanë për 180 mijë lekë 20-vjeçari Maksim Hasa, i dënuar më parë për vjedhje, akuzohet për vrasjen e të atit 76-vjeçar
Policia ka ndaluar edhe bashkëpunëtorin Artur Osmani, nga i njëjti fshat. Ata u ndaluan në Durrës
GRAMSH – Ka goditur të atin në kokë me një dru, teksa ndodhej duke punuar në arë. Më pas e ka mbytur me duar, duke i marrë paratë dhe duke u larguar me bashkëpunëtorin e tij. Maksim Hasa, 20 vjeç, është ndaluar nga policia e Durrësit, pas vendimit të dhënë nga prokuroria e Elbasanit, si i dyshuar për vrasjen e 76-vjeçarit Seit Hasa. Bashkë me të u ndalua edhe Artur Osmani, bashkëfshatar i tij. Dy personat, banorë të fshatit Lënie të Gramshit, janë arrestuar, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza e “vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”.

Rreth orës 15:00 është njoftuar se në fshatin Lënie të komunës me të njëjtin emër është gjetur i vdekur Seit Hasa, 75 vjeç. Një grup hetimor bashkë me shërbimet policore janë nisur drejt vendit ku ishte lajmëruar ngjarja. I dyshuari i parë pas hetimeve të kryera rezultoi të ishte i biri i viktimës, 20-vjeçari Maksim Hasa. Por pavarësisht përpjekjeve për ta marrë atë në pyetje, i riu nuk ndodhej në shtëpi. Më tej u mblodhën provat dhe dëshmitë e fqinjëve, pas vlerësimit të të cilave u deklarua se 20-vjeçari Hasa kishte vrarë të atin bashkë me bashkëfshatarin e tij Artur Osmani, 34 vjeç. Mësohet se gjurmët e tyre janë gjetur në vendin e krimit. Mësohet se i moshuari i kishte mbledhur paratë e pensionit, rreth 180 mijë lekë të reja, por i mbante me vete nga frika se do t’ia shpërdoronte i biri, i dënuar më parë për vjedhje. 75-vjeçari ka qenë i vetëm në arë kur është sulmuar fillimisht me një dru në pjesën e kokës dhe më pas është mbytur.

Pasi është këqyrur kufoma, është vënë re se i moshuari kishte dëmtime në kokë dhe kishte shenja mbytjeje. Seksioni kundër krimeve ndaj personit pranë drejtorisë së policisë ka konfirmuar autorësinë e Artur Osmanit, 34 vjeç, me banim në Lënie dhe Maksim Hasës, 20 vjeç, i biri i viktimës, i dënuar më parë për vjedhje. Për të dy personat prokuroria e rrethit të Elbasanit ka lëshuar dy urdhër-arreste. Nga të dhënat e para ka qenë i biri që ka goditur dhe më pas ka mbytur me duar të atin për t’i marrë paratë, i ndihmuar nga 34-vjeçari Osmani. Sapo kanë kryer krimin dhe kanë marrë paratë dy autorët janë nisur në drejtim të Durrësit, ku edhe janë ndaluar. Tashmë ata do të duhet të përgjigjen për veprat penale të “vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”, të cilat parashikohen nga nenet 76 e 25 të Kodit Penal. (SHEKULLI)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26594. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26594

Propozimi: Pacientët e siguruar shërbim falas në spitalet private Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Hana do të ketë kontraktim edhe me spitalet private. Përfshihen pacientët në vendimmarrje
Spitalet private do të kenë kontratë me Institutin e Sigurimve të Kujdesit Shëndetësor dhe do të ofrojnë shërbim falas për pacientët e pasiguruar. Ky është propozimi i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor sipas të cilit do të njihen kontibutet shëndetësore dhe në sistemin privat. Ndërkohë drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana pohoi se në draft – statusin e ri të ISKSH-së për herë të aprë do të përfshihe në vendimarrje edhe pacientët. Në këtë kuadër, ISKSH dhe projekti i GTZ-së, (Organizata Gjermane për Bashkëpunim Teknik) organizuan konferencën për statutin e ri të ISKSH-së, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor mbi te cilen mbështetet ISKSH.
Spitalet private Nëse je i siguruar do të mund të marrësh shërbim shëndetësor falas edhe në spitalet private pasi këta të fundit do të kenë një kontratë me ISKSH-në. Drejtoresha e ISKSH-së, Hana pohoi se ky është një propozim dhe shpreson që do të ketë mbështetjen e qeverisë për ta miratuar. “Për herë të parë, projektligji dhe projekt – statuti parashikojnë kontratimin me shërbimin privat, duke futur elementin e konkurrencës, i cili padyshim do të sjellë një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”, pohon Elvana Hana duke shtuar se Këshilli Administrativ nëpërmjet komisioneve teknike të krijuara prej tij luan një rol të rëndësishëm në proçesin e hartimit të paketave të shërbimeve që do të rimbursohen nga Institucioni gjithmonë duke u bazuar në aftësitë paguese të buxhetit. Ndërkohë ajo theksoi se për herë të parë do të krijohet regjistri i ri i dhënësve privatë të shërbimit, i cili do të përfshijë vetëm subjekte të licensuara dhe akredituara nga organet përkatëse për dhënien e shërbimit shëndetësor. Më tej sipas saj do të jetë Këshilli Administrativ i cili do të miratojë metodat dhe kriteret e kontraktimit për dhënësit e shërbimeve shëndetësore duke stimuluar aksesin e shërbimeve, efektivitetin e kostos së tyre dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj popullatës.
Pacientët Për herë të parë, pacientët do të përfshihen në vendimmarrje nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Sipas draft – statutit, financimi i shërbimeve shëndetësore do të bëhet përmes paketave të mirëpërcaktuara të cilat do të përfshijnë: vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe në spitalet publike. Drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana pohoi se Draft – statuti i ri, të cilin po diskutojnë në nivel ekspertësh, përcakton një proçes vendimmarrje transparent dhe gjithëpërfshirës pasi Këshilli Administrativ i ISKSH-së ka në përbërje të tij disa përfaqësues. Këta sipas saj kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtat dhe interesat e personave që paguajnë kontribute për sigurimin e detyruar shëndetësor, përfshirë edhe shtetin i cili zbaton politikat e tij; përfaqesues të pacientëve që përfitojnë sherbimet shëndetësore si dhe përfaqesuesit e dhënësve të shërbimeve shendetesore. Për herë të parë, tha znj. Elvana Hana, pacientët do të përfshihen në vendimmarrje nëpërmjet përfaqësuesve të tyre
Në këtë kuadër, ISKSH dhe projekti i GTZ-se, (Organizata Gjermane për Bashkëpunim Teknik) organizuan konferencën për statutin e ri të ISKSH-së, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor mbi të cilën mbështetet ISKSH. Projekti i GTZ-së sipas Hanës është zhvilluar ne baze indikatorësh dhe ka ofruar e pasqyruar një asistencë tekniko – ligjore duke dhënë një diagnozë të detajuar të metodologjisë, problematikave ligjore dhe rekomandimeve për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë dhe standarteve të shërbimeve te kujdesit shëndetësor. Në këtë kontekst vlen të sjellim në vëmendje se projekti ka sjellë modele shumë të rëndësishme në lidhje me sistemet e sigurimit shëndetësor të vendeve të BE, si dhe ka paraqitur një studim të detajuar mbi projektin këshillues të aplikimit të skemës së sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26597. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26597

Mjekja le femijen te vdese Nje i sapolindur ka nderruar jete ne nje spital te Kines Lindore, jo sepse mjeket nuk arriten ta mbanin ne jete por sepse mjekja e turnit ishte shume e zene duke luajtur nje video-loje.
Pas kerkesave te vazhdueshme te prinderve te femijes 5 muajshe, mjekja e turnit te nates nuk e ka vene ujin ne zjarr per ta kontrolluar femijen, pasi po luante nje loje.
Prinderit e femijes se vdekur e kane denoncuar mjeken Mao Xiaojun qe nuk i ka marre seriozisht lutjet e tyre. Foshnja nderroi jete ne mengjesin e 4 nentorit pas nje infeksioni te brendshem.
Sipas komunikates zyrtare, mjekja u perpoq te pergenjeshtronte akuzat e prinderve por pas hetimeve te hollesishme e verteta doli ne shesh. Drejtori i spitalit dhe disa punonjes te tjere jane pezulluar perkohesisht. /tch/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=988. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=988

Me flokë tërheq autobusin
Këshilltari për siguri nga Leicesteri, Manjit Singh, i cili në Angli është i njohur si njeriu i çeliktë, të enjten me flokët e tij ka tërhequr në distancë prej 21.2 metrash një autobus me peshë prej tetë tonesh duke thyer kështu rekordin Guinness.

Ky rekord është vendosur në Londër gjatë Ditës tradicionale të rekordeve të Guinnessit, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz anekënd botës, të cilët veç rolit të tyre si spektatorë, janë munduar të thyejnë edhe ndonjë rekord.

Për Singhun kjo ishte një arritje e madhe, duke qenë se në vitin 2007 nuk ka mundur të tërheqë të njëjtin autobus me anë të veshëve të tij, në distancën e kërkuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=968. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=968

Me flokë tërheq autobusin
Këshilltari për siguri nga Leicesteri, Manjit Singh, i cili në Angli është i njohur si njeriu i çeliktë, të enjten me flokët e tij ka tërhequr në distancë prej 21.2 metrash një autobus me peshë prej tetë tonesh duke thyer kështu rekordin Guinness.

Ky rekord është vendosur në Londër gjatë Ditës tradicionale të rekordeve të Guinnessit, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz anekënd botës, të cilët veç rolit të tyre si spektatorë, janë munduar të thyejnë edhe ndonjë rekord.

Për Singhun kjo ishte një arritje e madhe, duke qenë se në vitin 2007 nuk ka mundur të tërheqë të njëjtin autobus me anë të veshëve të tij, në distancën e kërkuar.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=968. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=968
Top