Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Topi kundër Topallit: Gjyqtarët smblidhen pa Ligj Përpos pretendimit të mazhorancës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, lë qartë të kuptohet se mbledhja e Konferencës Gjyqësore për anëtarët e rinj të KLD-së duhet të bëhet me ligj.
TIRANË- Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi, deklaroi mbreme se, ngërçi që ka lindur për mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, nuk e lejon atë të dalë mbi Kushtetutën dhe nuk mund të punojë në terrene ekstra-ligjore.
Në një intervistë për emisionin”Ora e Debatit”, Presidenti Topi, i pyetur mbi debatin e fundit në KLD, u shpreh se, ai nuk mund të bëjë rolin e mbikëqyrësit apo interferuesit në këtë proces. “Unë si President, nuk do të doja të isha interferues, nuk dëshiroj të marr ndonjë mënyrë të qartë, anën e njërit apo tjetrit. Nuk mund të jem mbikëqyrës mbi çdo deklaratë. Është Kushtetuta dhe janë ligjet. Presidenti nuk punon në terrene ekstra-ligjore,”- tha dje Topi.
Lidhur me deklaratën e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu se gjyqtarët nuk mund të vetëmblidhen pa kaluar projektligji në Parlament, Topi tha se, të gjithë kanë të drejtë të shprehen në mënyrën e tyre, por vetë ai si referencën kryesore ka Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke lënë qartë të kuptohet se zgjedhja e anëtarëve të rinj në KLD, duhet të bëhet në bazë të ligjit, dhe jo përmes ndonjë strukture vetëmbledhëse. “Të gjithë kanë të drejtë të prononcohen. Unë i qëndroj parimeve kushtetuese, mos e kërkoni thjesht nga Presidenti, ka Gjykatë të Lartë, ka ligj. Secili duhet të ketë përgjegjësitë e veta. Unë kam një referencë, që është Kushtetuta dhe ligjet e këtij shteti”, – u shpreh ai.
Lidhur me mundësinë e mbledhjes së Konferencës Gjyqësore dhe marrjes së vendimeve në të, për zgjedhjen e katër anëtarëve të KLD-së, Topi nënvizoi se çdo aktor institucional e njeh ligjin dhe për këtë nuk mund të paragjykohet se çfarë do të ndodhë realisht. “Unë kam bindjen që çdo aktor institucional e njeh ligjin. Sot nuk kemi pse të paragjykojmë se çfarë do të ndodhë, mund të ketë apelime në Gjykatën Kushtetuese,”- theksoi Topi. Presidenti, theksoi më tej se, shpreson që të arrihet një dialog institucional me qëllim që të mos kontestohet ligjërisht procesi i zgjedhjes së anëtarëve në KLD. “Unë nuk kam klimë paragjykuese për askënd. Shpresoj për zënien e këtyre boshllëqeve. Unë inkurajoj konsulta dhe dialogun institucional që të mos ketë nevojë të kontestohet ligjërisht. Ne jemi të prirur të zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese,”- pohoi Presidenti i vendit.

Dy dite më pare, Topalli: Veproni ne mungesë ligji
TIRANË- Ngërçi që ka krijuar bojkoti i opozitës në të gjithë piramidën shtetërore ka detyruar mazhorancën të lëshojë disa nga kompetencat që Kushtetuta ia njeh vetëm Kuvendit. Bëhet fjalë për kompetencat ligjvënëse, që ligji themeltar i shtetit ia njeh vetëm institucionit legjislativ.
Në kushtet kur opozita ka vendosur të qëndrojë jashtë këtij institucioni, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si përfaqësuese e mazhorancës, në pamundësi për të miratuar ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, siç është edhe ai “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore” të cilin e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, ka pranuar që t’i njohë të drejtën përfaqësuesve të institucioneve gjyqësore që të vendosin vet lidhur me organizimin dhe funksionimin e këtij organizmi.
Në një takim të zhvilluar me të zgjedhurit e Kuvendit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka mbështetur vendimin e dy ditëve më parë të një tryeze informale të drejtuesve të gjykatave në vend për të mbledhur gjyqtarët me qellim mbledhjen e Konferencës Kombëtare të Gjyqtarëve, pavarësisht se tashmë nuk ka një ligj që mund të normojë funksionimin e saj.
Topalli në një deklaratë të shpërndarë edhe për mediat, pranon se në kushtet kur opozita bojkoton Kuvendin dhe miratimi i ligjit të ri “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës së Kryetarëve” kërkon 3/5 e votave, për të zhbllokuar situatën mbetet si rrugë e vetme vetorganizimi i gjyqësorit për të mbledhur Konferencën e Gjyqësore Kombëtare dhe për të zgjedhur prej aty 4 përfaqësuesit e saj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur tre të pestat për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të përcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të vet në KLD.
Qëndrimi i Kuvendit është i prerë dhe i qartë.Ai mbështet trupën e Gjyqësorit të vendit dhe të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar çdo pesë vjet përfaqësuesit e vet në KLD”, – thotë Topalli në deklaratën e shpërndarë për mediat pas takimit me të zgjedhurit e Kuvendit në KLD, pavarësisht se zëvendëskryetari i këtij institucioni Kreshnik Spahiu është shprehur kundra një zgjidhje të tillë.
Por duket se debati i krijuar për këtë çështje ka si prapavijë të tij pikërisht vendosjen e një balance të re në institucionin e KLD-së, ku pothuajse gjatë gjithë viteve të fundit mazhoranca e djathtë ka qenë në minorancë. Në funksion të këtij qëllimi, Topalli nuk ka nguruar ti përcjellë një mesazh të qartë edhe kreut të KLD-së, pavarësisht se nuk ka folur me emër të përveçëm, duke vlerësuar se çdo veprim që kërkon të pengojë një zgjidhje të tillë nga ana e vet gjyqësorit është i papranueshëm. “Të drejtat e Gjyqësorit për t’u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush.
Është në të drejtën e Gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD. Kushtetuta përcakton se balanca e përfaqësimit në KLD në favor të Gjyqësorit, me anëtarë të zgjedhur rregullisht dhe që përfaqësojnë vullnetin e Trupës është parim themelor i ngritjes dhe funksionimit të KLD-së. Ky parim nuk mund të cenohet nga askush. Cenimi i tij është dhunim i drejtpërdrejtë i Kushtetutës. Çdo qëndrim tjetër, i kujtdo individi, i cili pengon Gjyqësorin në ushtrimin e të drejtave të veta është antikushtetues dhe i papranueshëm për Kuvendin e Shqipërisë”, – shprehet Topalli në letrën e vet. Një debat i tillë ka lindur pikërisht sepse Konferenca Kombëtare Gjyqësore për shkak të rrëzimit të ligjit të saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të mblidhet për të zgjedhur 4 përfaqësuesit e saj në KLD, ku aktualisht dy vende kanë mbetur vakante dhe ku dy anëtarëve të tjerë u ka mbaruar koha e ushtrimit të kësaj detyre.
Kushtetuta përcakton se KLD-ja përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Afati i qëndrimit në detyrë është pesë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë të kërkojnë rizgjedhje të menjëhershme.
Gjyqtarët: Do të vetadministrohemi
Gjyqtarët kërkojnë që politika të arrijë konsensusin me qëllim miratimin e draftit për Konferencën Gjyqësore
TIRANË- Pas qëndrimit të ambasadorëve dy ditë më parë, thirrja e dytë për zgjidhjen e krizës politike në vend vjen nga radhët e gjyqësorit.
Kanë qenë krerët e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit në vend si dhe përfaqësuesit e shoqatave të gjyqtarëve, të cilët pas një tryeze të rrumbullakët të mbledhur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, gjyqtarja Shpresa Beçaj, kanë apeluar për një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për të arritur plotësimin e reformave në drejtësi.
“I kërkojmë të gjitha forcave politike që të shprehin vullnetin dhe të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese për arritjen me konsensus dhe në kohë rekord për kalimin e projektligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, i cili do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e Sistemit të Drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti”, – thuhet në deklaratën e lëshuar paraditen e djeshme nga krerët e gjyqësorit në vend dhe shoqatat, që i përfaqësojnë ata.
Pas takimit të dytë të mbajtur paraditen e djeshme, pjesëmarrësit e kësaj tryeze të rrumbullakët kanë pasur në qendër të diskutimeve projektligjin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë.
Katër anëtarëve të KLD-së që dalin nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare u ka mbaruar mandati, por anëtarët e rinj nuk mund të zgjidhen për shkak se mungon kuadri ligjor për funksionimin e saj. Për zgjidhjen e kësaj situate në Kuvend nevojiten edhe votat e opozitës.
“Pas këtij takimi dy ditor u arrit në një përfundim nga të gjithë pjesëmarrësit duke iu drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për të pasqyruar në draftin përfundimtar në mënyrë të detajuar, të gjitha rekomandimet e bëra nga trupa gjyqësore në tërësi, shoqatat e gjyqtarëve dhe misionit ndërkombëtar EURALIUS, në lidhje me projekt-ligjin për KGJK.
I kërkohet Ministrisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër të përshtatshme, ky projektligj me rregullimet e bëra, të kërkuara më sipër, t’i dërgohet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Shqipërisë, për miratim.
Si dhe u vendos në unanimitet që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vete administrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtaret e Republikës së Shqipërisë më datën 5 dhjetor 2009″, -thuhet në deklaratë. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26653. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26653

Fier, vidhet banka në qendër të qytetit GRABITJE/ Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në bankë duke marrë 5 milionë lekë e 960 euro
Ende nuk është zbuluar identiteti i autorit, i cili është larguar i pashqetësuar pas marrjes së parave
FIER – Vidhet në qendër të qytetit të Fierit banka “Raiffeisen”. Rreth orës 11:30 të së premtes një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në bankë dhe nën kërcënimin e një pistolete i ka marrë punonjëses 5 milionë lekë dhe 960 euro e më pas është larguar i pashqetësuar. Pavarësisht se është parë nga shumë kalimtarë të rastit, deri në orët e vona të mbrëmjes ngjarja nuk kishte asnjë autor.
Ngjarja Gjithçka ka ndodhur në filialin e bankës “Raiffeisen” që ndodhet në vendin e quajtur “Bar Rinia”. Rreth orës 11:30 të së premtes, një person është futur brenda në bankë në kohën që nuk ndodhej asnjë klient por edhe roja private nuk ishte aty. Me një maskë në ngjyrë ushtarake, të cilën dyshohet se e ka vendosur në momentin që ka hyrë, ai i është drejtuar njërit prej sporteleve, duke i kërkuar nëpunëses paratë. Por kjo e fundit ka mohuar, çka ka bërë që ai t’i drejtojë pistoletën e më pas ta shkrepë atë duke qëlluar në tavan. Një paralajmërim i tillë ka bërë që gruaja e trembur t’i fusë në një qese para të marra nga banaku dhe t’ia japë. Pas kësaj, mësohet se autori është larguar.
Hetimi Dëshmitarë të rastit kanë parë se grabitësi ka dalë jashtë përsëri pa hequr maskën nga koka, ka kaluar me dhjetëra njerëz dhe i është drejtuar tregut industrial, i cili ndodhet anës lumit Gjanicë. Më pas është zhdukur në mes të turmës së njerëzve që kishin mbushur tregun. E ndërsa ai është larguar nga banka, është dhënë alarmi nga punonjësit. Në vendin e ngjarjes kanë ardhur forca të shumta të policisë që kanë rrethuar vendin e ngjarjes, mes tyre edhe drejtori Mërgim Hoxha. Ekspertët kanë nisur të hetojnë dhe të marrin gjurmë të mundshme që mund të kishte lënë autori. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një gëzhojë, e cila është sekuestruar si provë materiale, ndërsa arma e zjarrit me të cilën ka qëlluar grabitësi nuk është është gjetur. Ndërkaq, agjentë të policisë janë shpërndarë në të gjithë qytetin së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi janë dhënë edhe karakteristikat e grabitësit. Sipas policisë, autori ishte rreth moshës 20-24 vjeç, i veshur me rroba ngjyrë ushtarake. Nga ana e drejtorit të bankës, Xhevit Bushi, u shpjegua se i gjithë mekanizmi i grabitjes është filmuar nga kamerat jo vetëm të kësaj banke, por edhe në kamerat qendrore në Tiranë.
Dëshmia e shitëses ambulante, Thellënza Hoxha: “Isha duke shitur kur dëgjova një krismë arme brenda ambienteve të bankës. Më pas dëgjova ulërima, edhe këto vinin nga brenda bankës. U tmerrova dhe ndërkohë pashë një djalë që kishte një maskë në kokë duke dalë. Maska më duket se kishte ngjyrë ushtarake. Pashë një person shitës edhe ky te muri i bankës, e quajnë Durim, që hyri brenda mbas krismës. Ai u ndesh me grabitësin dhe ky i tha: Largohu, se t’i hodha trutë në erë. Pasi doli jashtë unë e pashë derisa u largua 10 metra nga banka, por më pas dëgjova se ai kishte ikur në drejtim të urës me shkallë, nga lumi Gjanica. Atë që pashë unë e panë edhe të tjerët që e përcollën me sy. Askush nuk ndërhyri.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26656. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26656

Qeveria miraton 6 mijë kuota për sistemin part-time Çelen programet e doktoraturës për shkenca ekonomike dhe arkitekturë-urbanistikë
Në mbledhjen që Këshilli i Ministrave zhvilloi dje u miratuan kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë si dhe tarifat e shkollimit për studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme të edukimit në distancë për vitin akademik 2009-2010. Për këtë vit akademik u miratuan 6145 kuota, prej të cilave 5905 i përkasin programit të studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, 40 kuota për ciklin e parë të edukimit në distancë; 100 janë kuota për transferim studimesh dhe 100 kuota për shqiptarë nga trojet jashtë Shqipërisë dhe shtetas të tjerë të huaj.
Prej këtyre kuotave përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe zotërojnë një dëftesë pjekurie apo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, ekuivalente me të. Ndërsa kandidatët, që dëshirojnë të ndjekin studimet, me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, e fitojnë këtë të drejtë sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë e të bëra publike paraprakisht do të paguajnë një tarifë e shkollimit (për 180 kredite) e cila nuk bëhet publike. Po kështu nuk bëhen publike as tarifat e shkollimit që duhet të paguajnë studentë që do të regjistrohen në vitin e parë në programe të dyta studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme.
Po dje Këshilli i Ministrave vendosi të akordojë 42 bursa studimi, për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër nga të cilat 16 bursa studimi për janë për nxënësit e viteve të para, 12 për nxënësit e viteve të dyta dhe 14 për nxënësit e viteve të treta. Vlera e bursës është 680 euro për nxënës, në vit. Gjatë mbledhjes së djeshme u vendos edhe çelja e programit të studimeve të doktoraturës në fakultetin e ekonomisë dhe administrimin në Universitetin “Aleksandër Moisiu’ në Durrës. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në shkencat ekonomike”.
Ndërsa tarifa e shkollimit është 200 mijë lek. Një tjetër vendim i qeverisë është edhe çelja e programit të studimeve, të ciklit të tretë, të Doktoratës në “Arkitekturë-Urbanistikë”në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimi, në UT. Kuota e përcaktuar për vitin 2009, është 14, nga e cila dy kuota caktohen për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Tarifa e shkollimit do të jetë 200 mijë lek.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26635. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26635

EULEX tek kutitë e votimit, nis hetimi PRISHTINE- Policia e Bashkimit Evropian që vepron në Kosovë ka deklaruar se po heton lidhur me informacionet se pjesëtarë të EULEX-it janë përpjekur të hyjnë në qendrën kryesore të numërimit të votave në prag të zgjedhjeve të së dielës.
EULEX-i nuk është i përfshirë në organizimin e zgjedhjeve lokale të së djelës, por kompjuterat në qendrën kryesore të numërimit të votave përmbajnë informacione të ndjeshme.
Kristof Lamfalusi, zëdhënësi i misionit, tha se hetimi i brendshëm do të përcaktojë nëse pjesëtarë të EULEX-it janë përpjekur të thyejnë ligjin.
Hetimet filluan pas botimit të një artikulli në “Prishtina Insight” ku thuhej se policë të EULEX-it kanë shkuar në qendrën kryesore të numërimit të votave, por nuk janë lejuar të hyjnë nga rojat e sigurisë. Policia e Kosovës nuk mund t’i verifikojë informacionet.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26638. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26638

Saimir Strati për herë të katërt në Guinness Artisti shqiptar realizoi një mozaik me penela me figurën e Michael Jackson
Saimir Strati thyen rekordin e katërt Guinness. Ai ka realizuar një mozaik gjigant me fytyrën e mbretit të popit, Michael Jackson, me 250 mijë penela me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë bezhë e çelur. Mozaiku me të cilin artisti shqiptar theu një tjetër rekord është 28 metra katrorë, rreth dhjetë metra i gjerë dhe 2.6 metra i gjatë. Vepra është vendosur pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Vendimin e dha gjyqtarja e rekordeve Guinness, Andrea Banfi, e cila erdhi në Shqipëri posaçërisht për këtë vepër. Më parë, Strati ka thyer tre rekorde të tjera Guinness për realizimin e kitaristit me rreth 300 000 tapa vere, të një kali me kruajtëse dhëmbësh dhe të autoportretit të Leonardo Da Vincit vetëm me gozhdë. Për realizimin e figurës së mbretit të popit i cili ndërroi jetë prej pak muajsh, Strati u mbështet prej kompanisë “DigitAlb”.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26641. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26641

PS: Vendimi i qeverisë për pronat publike në interes të Familjes PS ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverise per pronat publike. Ne nje deklrata te selise roze, thuhet: “Dje Sali Berisha na tregoi të gjithëve se Familja dhe shteti janë bërë një. Dje Kryeministri ia bëri sërish të qartë shqiptarëve se qeveria është vënë në interes të Familjes, dhe tashmë kjo bëhet haptazi. Pasi i dha mundësinë vajzës dhe ministrave të tij të privatizojnë tokat dhe vilat në bregdet – Pasi përdori policinë e shtetit kundër pronarëve të ligjshëm në Orikum për të ndihmuar Rrahmanin, mikun e ngushtë të djalit tij, – Pasi rrethoi forcërisht një pronë private në Tiranë, të cilën njërën ditë Olldashi e mbolli me shkurre, dhe ditën tjetër Berisha vendosi ta shiste, konflikti i interesit arriti dje kulmin, me vendimin e marrë nga qeveria për të shitur tokën publike, – thote deklarata e partise me te madhe te opozites.
‘Nga të gjitha fjalët që tha dje Sali Berisha, vetëm një gjë ishte e vërtetë. Vendimi i djeshëm bëhej për të maksimalizuar fitimin. Por Berisha nuk e kishte fjalën për fitimin e pronarëve, as fitimin e shqiptarëve, por fitimin e Familjes së tij – thuhet me tej ne deklaraten e cila mbyllet me fjalet: ‘Ne i bëjmë thirrje Sali Berishës, të mbajë duart larg pronës së shqiptarëve dhe të ndalojë zinxhirin e abuzimeve dhe korrupsionit’

Projektligji i ri i jep të drejtë qeverisë që të shesë pronën publike, paratë e fituara do kalojnë për kompensimin e pronarëve
TIRANË- Të gjitha tokat që janë në pronësi të shtetit tashmë mund të shiten tek persona të tjerë. Kryeministri Berisha ka bërë dje publik projektligjin e ri, i cili i jep të drejtë qeverisë që të shesë trojet publike. Sipas tij, fondet që do të përfitohen nga shitjet, do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Por, për të miratuar këtë projekt ligj, qeverisë i është dashur të ndryshojë një tjetër ligj që ka të bëje më pronat.
Është ligji i miratuar në vitin 1994 sipas të cilit shtetit i ndalohet kategorikisht që të shesë troje publike. Sipas asaj çka deklaroi Berisha, ligji i vitit 1994 ia ndalonte qeverisë që të shesë troje publike për shkak të kompensimit të pronarëve, por ndryshimi i bërë së fundmi është i arsyeshëm duke parë që të ardhurat që do të përfitohen, përsëri do të transferohen në fondin e dëmshpërblimit të pronarëve.
“Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ai është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficiente për kompensimin e pronarëve”, – tha Berisha. Krahas fondit të krijuar nga shitja e trojeve shtetërore, sipas tij, për kompensimin e pronarëve do të përdoren edhe të ardhura të përfituara nga privatizimet e aseteve shtetërore.
Por, midis deklaratës së djeshme dhe qëndrimit të mëparshëm të qeverisë për sa i përket kompensimit të pronarëve, ka një ndryshim goxha të dukshëm. Në daljet publike të Kryeministrit, vazhdimisht është premtuar se trojet shtetërore do të përdoren për kompensimin fizik të pronarëve, ndërsa sipas asaj çka ai deklaroi mbi projektligjin e miratuar dje, këto prona do të përdoren në funksion të kompensimit financiar të tyre.
Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi edhe truallin pas Bankës së Shqipërisë, i cili është kthyer në një mollë sherri midis Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Duke theksuar se ai truall do të shitet me ankand për metër katror për të rritur vlerën e saj, ai tha se ky shembull do të ndiqet edhe për trojet e tjera në gjithë vendin. “Ne duhet të gjejmë mënyrën e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të pronarëve. Si ky rast mund të ketë edhe raste të tjera analoge, për të cilat qeveria duhet të autorizohet me ligj, të procedojë”, – tha ai.
Sipas ligjit për kompensimin Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda datës 15 nëntor 2009 duhet të shpallë listën me pronarët përfitues nga fondi prej 600 milionë lekësh që qeveria ka caktuar për këtë vit. Janë gjithsej 521 dosje ato të cilat janë dorëzuar pranë zyrave rajonale të AKKP-së.
Kompensimi financiar, sipas vendimit, do të bëhet vetëm për sipërfaqet truall deri në 200 metra katrorë, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26644. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26644

Gripi i derrave, shënohet viktima e parë në Kosovë PRISHTINE – Një pacient i infektuar me virusin e gripit të derrave vdiq mbrëmë në kliniken e Infektivit në Prishtine. Sipas burimeve nga kjo klinike, pacienti i moshës 31 vjeç i lindur në Drenice, vuante nga një pneumoni kronike.
Mësohet se pacientit i ishin shfaqur simptomat e virusit A/H1N1 në datën 25 tetor.
Por sipas mjekeve, ai u paraqit shume vone ne spital, pas datës 8 nëntor dhe si rrjedhojë ishte shume vone për t’i shpëtuar sëmundjes. 31 vjeçari kishte ardhur nga Sllovenia ku duket se edhe ishte infektuar me gripin e derrit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosove 32 persona janë prekur nga gripi i derrave. Vdekja e parë na virusi i rrezikshëm ka bërë autoritet të porosisin popullatën që t’i drejtohen mjekut kur kanë shenja gripi. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26647. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26647
Banlieue 13 Ultimatum (2009) Damien and Leito return to District 13 on a mission to bring peace to the troubled sector that is controlled by five different gang bosses, before the city’s secret services take drastic measures to solve the problem.
Watch full 1
http://www.megavideo.com/?v=44UAI2YR
Watch full 2
http://milledrive.com/videos/28382/Banlieue_13_Ultimatum_2009_.html
Watch full 3
http://www.movshare.net/video/qqbly5f7u3d77
Ky artikull eshte marre nga: http://www.moviextra.com/?p=564. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.moviextra.com/?p=564
G.I. Joe: The Rise of Cobra (2009) From the Egyptian desert to deep below the polar ice caps, the elite G.I. JOE team uses the latest in next-generation spy and military equipment to fight the corrupt arms dealer Destro and the grow…
An elite military unit comprised of special operatives known as G.I. Joe, operating out of The Pit, takes on an evil organization led by a notorious arms dealer.
Watch full 1
http://www.movshare.net/video/9vcgaar74acm6#
Watch full 2
http://xtshare.com/toshare.php?Id=17965
Ky artikull eshte marre nga: http://www.moviextra.com/?p=560. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.moviextra.com/?p=560

Rusi, tjetër akt monstruoz kanibalizmi Autoritetet e Rusisë thanë se tre persona të pastrehë në qytetin Perm, kanë vrarë një njeri, pastaj ia kanë ngrënë pjesët e trupit ndërsa pjesët tjera ia kanë shitur një qebaptoreje.
Në një deklaratë të komitetit hetues thuhet se tre burrat e kishin vrarë me thikë dhe çekiç viktimën 25 vjeçare.
Pas vrasjes, kufoma ishte coptuar dhe pjesërisht është shfrytëzuar për ushqim, ndërsa pjesa tjetër është shitur në një kioskë, i cili shiste qebap dhe pjata mishi.
Tre të dyshuarit janë akuzuar për vrasje.
Rastet e kanibalizmit ne Rusi jane te perseritura. Qe nga fillimi i ketij viti jane rregjistruar edhe tre raste kanibalizmi nga me monstruozet. Ne prill, nje i ri pasi vrau nenen e tij, u ushqye me mishin e saj. Serghei Garilov, 28 vjec e mbyti nenen pasi nuk i jepte para per alkool. I riu u denua me 14 vjet burg.
Disa muaj me vone, nje tjeter rast ne qytetin Perm, ku dy vellezer (ne foton qe shoqeron shkrimin) vrane vellane tyre te madh dhe u ushqyen me mishin e tij per rreth 6 muaj.
Dhjete dite me pas ne qytezen Irkutsk nje tjeter akt i tmerrshem.Nje grua Olesya Mostovschikova, 27 vjec, vrau para syve te femijes 7 vjecar, miken e saj me te ngushte pas nje zenke dhe me pas gatoi pjese te trupit te saj ne kuzhine.
Aktet e kanibalzimit dhe kuadri ligjor (i gjykuar si shume i bute) rreth tyre, jane bere shpesh objekt debati ne Rusi.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26629. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26629

Çthotë frëngu për shqiptarët Çfarë kanë shkruar për historinë, letërsinë, artin dhe kulturën shqiptare autorët francezë Montenji, Volteri, Shatobriani, Hygo, Duma, Flobert, Lamartini, Apolineri? Një pyetje që merr përgjigje në antologjinë (1332-2007) e përkthyesit Fotaq Andrea.
Përkthyesi Fotaq Andrea prezantoi dje antologjinë “Pena të arta franceze për shqiptarët” (Gent Grafik, 2009) në një auditor me të pranishëm studentë, pedagogë, historianë, përkthyes në fakultetin e Histori-Filologjisë. Antologjia përmbledh shkrime për historinë, letërsinë, artin, kulturën, etnografinë të 140 autorëve francezë, të një harku kohor afro 7 shekuj. Vështirësia e punës kërkimore, 7-vjeçare, për autorin, nuk qëndron tek përkthimi i materialeve që autorë si: Montenji, Volteri, Hygoi, Floberi, Lamartini, Apolineri, e vite më vonë Kushneri, Boskeja, kanë shkruar për shqiptarët, por tek gjetja e tyre në arkivat e bibliotekave të: Tiranës, Strasburgut, Zvicrës, Austrisë etj. Në fund të kësaj pune, Andrea sjell për lexuesin shqiptar, një antologji voluminoze, (755 faqe), e ndarë në 4 pjesë “Skënderbejada”, “Për shqiptarët dhe vendndodhjet e tyre”, “Shkrime rreth veprës së Ismail Kadaresë” dhe “Shkrime rreth jetës dhe veprës së Jusuf Vrionit”, përkthyesit, të cilit i dedikohet kjo vepër. Në këtë intervistë, përkthyesi na çon në një rrugëtim të shkurtër, në faqet e antologjisë, duke evidentuar aty figurat historike, të letërsisë, artit dhe kulturës, që kanë zënë vend në shkrimet franceze nga viti 1332 deri në 2007-n.
Në cilat burime u mbështetët për të bërë këtë antologji? Në radhë të parë, do të veçoja si burim Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, që është shumë e pasur në fushën e albanologjisë të autorëve të huaj, për shqiptarët dhe veçanërisht për autorët francezë, gjithashtu edhe Arkivin e Shtetit, prej të cilit, janë marrë dorëshkrimet origjinale. Por, kam bërë kërkime edhe në Bibliotekën e Institutit të Historisë e Gjuhësisë, ose në bibliotekat lokale, si ajo e Beratit, gjithsej 20 burime. Veprat, që unë nuk munda t’i gjeja në biblioteka të tjera, i gjeta lehtë në Bibliotekën Kombëtare, sepse në këtë bibliotekë është bërë një punë e kujdesshme që në fillimet e saj, vitet ‘20, kur drejtor ka qenë Sotir Kolea. Ai është, jo vetëm drejtori i parë i BK, por do ta quaja edhe Rilindasi i Fundit. Është një personalitet, një filolog i shquar.
Po jashtë Shqipërisë? Burim kryesor është Biblioteka Kombëtare e Francës, e Strasburgut, vendi ku unë banoj, po edhe biblioteka të tjera në Zvicër, Itali, Austri, Gjermani. Është një punë 7-vjeçare. Kam fotokopjuar rreth 8000 faqe, për ato që unë i quaj më të mirat shqiptare dhe tani më jepet mundësia të bëj edhe një vëllim të dytë, ose më saktë, ky është vëllimi i parë, sepse fillon me mitologjinë.
Si e përshkruajnë francezët historinë shqiptare? Libri, është një pasqyrë historike e vendit tonë. Momenti kryesor është “Skënderbejada”. Unë e quaj kështu epokën e Skënderbeut. Momentet kryesore historike janë luftërat për çlirim nga zgjedha otomane. Pasqyrohet qëndresa shqiptare, përgjatë pesë shekujsh, dhe momenti kulmor i saj, është padyshim “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Më pas, vjen puna voluminoze që kanë bërë rilindasit, e cila kulmon me Shpalljes e Pavarësisë.
Cilët janë autorët? Të gjitha momentet kulmore, historike, të Shqipërisë, gjejnë jehonë në penën e francezëve. Volteri, ka dhënë një definicion të mahnitshëm për Skënderbeun: “Po të kishin qenë Skënderbej Perandorët Grekë, Perandoria e Orientit do ish ruajtur”. Skënderbeu shfaqet, jo thjesht, një ushtar i Krishtit, por mbrojtësi i Pavarësisë Evropiane. Kështu thuhet tekstualisht nga autorët francezë dhe në të gjitha rastet figura e tij del e plotë. Në një gravurë që përfshihet në libër, Skënderbeu, paraqitet pa mjekër, dhe me fustanellë shqiptare. Fustanella, është një element shumë i rëndësishëm, që gjendet tek toskët dhe tek gegët.
Po figura e Ali Pashës, ç’vend zë në antologji? Figura e Ali Pashës është diskutuar shumë në publikun shqiptar. Megjithëse, jetoj në Francë, jam pranë realitetit shqiptar, dhe mundohem që t’i shoh ngjarjet me objektivitet. Vë re se qoftë figurën e Skënderbeut, qoftë ajo e Ali Pashës, e Nënë Terezës, për të shkuar tek Ismail Kadare ka një prirje për t’i mitizuar, për t’i shkëputur nga realiteti i tyre dhe më pas dashur pa dashur, kërkohet që këto figura duhet t’i çmitizojmë. Në fakt këtu nuk ka asnjë problem, as problem identifikimi, as problem çmitizimi. Figurat janë reale, janë pasqyrë e realitetit dhe e historisë shqiptare në epoka të ndryshme.
Mitizimi bëhet nga autorët shqiptarë? Mund të merret spunto edhe nga jashtë, por menjëherë këtu nga brenda del kjo dëshira për t’i mitizuar artificialisht këto figura dhe menjëherë për t’i çmitizuar. Po marr për shembull figurën e Ali Pashës. Çfarë konkretisht përfaqëson ai? Historiografia shqiptare i ka vënë mirë pikat mbi “i” kush është figura e tij komplekse, me të mirat dhe të këqijat e veta. Çka dhënë ai për “interesa personale”, apo çka dhënë për pashallëkun e tij, qoftë edhe për interesat e Shqipërisë. Në fund të fundit, ishte një figurë tepër e denjë për kohën, që merrnin mundimin të shkruanin pena si Aleksandër Dyma. Ali Pashën e shohim t’i bëj ballë njeriut më të fuqishëm të kohës, që ishte Napoleon Bonaparti. Bonaparti, ekspeditën e tij e nisi në Egjipt, por fillimisht kishte planin për ta nisur nga Ballkani. Ai e dinte se në Ballkan ishte vezir Ali Pasha, po në Egjipt kush ishte vezir? Mehmet Aliu, po shqiptar. Këto janë figura që nuk mund të mitizohen, të çmitizohen, apo të thjeshtëzohen. Unë jam kundra këtij lloj artificialiteti dhe mungese objektiviteti në vlerësimin e figurave tona historike.
Artin dhe letërsinë e lamë ta shijojmë në fund… Është pjesa më e bukur për mendimin tim, ndaj unë e nisa me këtë vëllim të dytë dhe jo me të parin. Penat franceze dallohen për këtë. Që në kopertinë, keni figurën e Bajronit, me kostum kombëtar, që ia ka dhuruar Ali Pasha. Bajroni është me Haidenë, vajzën e supozuar të Ali Pashës, një pikturë e Colin-it. Gjithashtu, kemi romantizimin e Viktor Hygoit që shkruan për Ali Pashën, për Marko Poçarin, për heronjtë arvanitas të revolucionit grek. Në libër është edhe figura e Aleksandër Dymasë, veshur me fustanellë shqiptare, keni figurën e Pierre Lotit veshur me tirqet shqiptare. Këtu, dua të theksoj ndihmën e Agim Janinës, një bashkëpunëtor të ngushtë në punën time, i cili është i apasionuar për vlerat artiske, historike të shqiptarëve, i njeh mirë gravurat e kohës. Në libër ka rreth 500 ilustrime. Në fushën figurative, ka kontribuar Dritan Muka, që merret me vlerat shqiptare, bashkautor në këtë libër. Për sa i përket letërsisë, në libër ka poezi, pjesë nga romane historikë si “Shqiptarka dhe urrejtja e saj”. Me rëndësi, është figura e gruas shqiptare, që shfaqet historikisht e emancipuar. Në të gjitha drejtimet, libri paraqet ç’është më e mira shqiptare.
Po për periudhën që ju keni qenë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Francë do të shkruani ndonjëherë? U përpoqa të përballoj detyra të rëndësishme, me vështirësitë e kohës, gjatë periudhës 97-98 (periudha e trazirave), 99 (kriza e Kosovës). Janë dokumente, që në relacionet e mia të shumta, i kam pasqyruar në Ministrinë e punëve të jashtme. Nuk besoj se mund të jenë për një libër tjetër. Është shumë herët, dhe për momentin, jam duke mbaruar një libër, për arbëreshët nga autorët francezë, një libër pak a shumë si ky.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26632. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26632

Këngëtarja, Arta Bajrami:Së shpejti, mama? Ajo, është njëra prej këngëtarëve, që nuk ka pushuar gjatë këtyre viteve. Çdo vit me nga një album! Çdo vit me disa spote publicitare! Kjo është Arta Bajrami, e cila në një intervistë për gazetën Express, thotë se punon shumë, ndërkaq shprehet, se edhe në jetën e saj bashkëshortore, është shumë e lumtur. E porsamartuar me Xhimi-in, Arta thotë, se nuk i dihet, dhe së shpejti ajo edhe mund të bëhet mama…
Sapo jeni martuar…Si po ju duket jeta në çift?
Shumë mirë, është diçka ndryshe, është komplet jetë e re dhe unë po ndihem shumë, shumë mirë. Kam përkrahjen e burrit tim, e çka është ma kryesorja, e kam dashurinë e tij që me ngroh dhe me bën të lumtur.
A keni planifikuar të keni ndonjë fëmijë së shpejti, apo mendoni se ka kohë për këtë?
Sigurisht njeriu martohet, pra edhe të krijojë familje, çdo gjë shkon me kohë. Unë vendimet e mia në jetë i marr me kohë, kështu që prisni edhe pak, kurrë s’i dihet…
Ndërkohë, gjatë këtij viti ka pasur edhe risi nga ana juaj. Keni hedhur në treg album dhe keni realizuar disa video…Çfarë mund të na thoni për këto?
Ka qenë një vit me shumë risi në jetën time. Vit i shpejtë! Së pari, vit me, më së shumti koncerte në diasporë, vit që e njoha Xhimin tim, gjë që bëri që edhe më shumë të jem në Gjermani. Në Prishtinë, kam ardhur vetëm që të jem më shumë prezent në studion Arba$ound, për punën e albumit tim të ri, dhe mund të them që Arbasi, vëllai, ka punuar intensivisht në album.
Sa ka ndikuar jeta private në punë?
Nuk kam dashur që të ndikojë, jeta ime private në hovin e punës time. Ia kam caktuar vetës detyrat që më duhet t’i kryej. Albumi “De LUXE” ka dalë shumë i suksesshëm, e edhe njëherë, u dëshmua puna e Don Arbas, dhe mua më duhet patjetër, që t’i realizoj të paktën tre klipe për një album, sepse këngët janë të gjitha hite – siç edhe kam vepruar me albumin e parafundit.
Zakonisht bashkëpunoni me Don Arbas… Si është të bashkëpunosh me vëllanë në karrierë?
Ku ka më mirë? Jam shumë me fat që e kam vëlla. Por, edhe që punoj me një producent profesionist, siç është Don Arbas. Arbasi është shumë strikt në punë! Kërkon maksimumin nga këngëtari, dhe çka me pëlqen te ai, është që nuk pranon të punojë me këngëtarë, që s’kanë talent ose zë për muzikë. Nuk është, që vetëm t’u marrë paratë, dhe a ka sukses ai person, ose jo s’ka rëndësi! Jo, sepse ai i kushton shumë rëndësi, një instrumentali, pra punës se tij, dhe dëshiron që atë instrumental ta kompletojë këngëtari me potencialin e tij. Atëherë aty është çelësi kryesor i asaj kënge, që të bëhet hit.
A do të këtë befasi nga Arta, këtë fundvit?
Po, sigurisht që do të ketë. Unë punoj shumë, dhe punoj për afate më të gjata. Edhe nëse dua ndonjëherë të pushoj pak, fansat e mi, pra, publiku im, nuk më lë. Kërkojnë këngë të reja, dhe kjo është arsyeja dhe motivi për punën time. Pra, e dua shumë publikun tim!…(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26625. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26625

Arka e shtetit bosh, qeveria nxjerr pronat publike në ankand Projektligji i ri i jep të drejtë qeverisë që të shesë pronën publike, paratë e fituara do kalojnë për kompensimin e pronarëve
TIRANË- Të gjitha tokat që janë në pronësi të shtetit tashmë mund të shiten tek persona të tjerë. Kryeministri Berisha ka bërë dje publik projektligjin e ri, i cili i jep të drejtë qeverisë që të shesë trojet publike. Sipas tij, fondet që do të përfitohen nga shitjet, do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Por, për të miratuar këtë projekt ligj, qeverisë i është dashur të ndryshojë një tjetër ligj që ka të bëje më pronat.
Është ligji i miratuar në vitin 1994 sipas të cilit shtetit i ndalohet kategorikisht që të shesë troje publike. Sipas asaj çka deklaroi Berisha, ligji i vitit 1994 ia ndalonte qeverisë që të shesë troje publike për shkak të kompensimit të pronarëve, por ndryshimi i bërë së fundmi është i arsyeshëm duke parë që të ardhurat që do të përfitohen, përsëri do të transferohen në fondin e dëmshpërblimit të pronarëve.
“Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ai është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficiente për kompensimin e pronarëve”, – tha Berisha. Krahas fondit të krijuar nga shitja e trojeve shtetërore, sipas tij, për kompensimin e pronarëve do të përdoren edhe të ardhura të përfituara nga privatizimet e aseteve shtetërore.
Por, midis deklaratës së djeshme dhe qëndrimit të mëparshëm të qeverisë për sa i përket kompensimit të pronarëve, ka një ndryshim goxha të dukshëm. Në daljet publike të Kryeministrit, vazhdimisht është premtuar se trojet shtetërore do të përdoren për kompensimin fizik të pronarëve, ndërsa sipas asaj çka ai deklaroi mbi projektligjin e miratuar dje, këto prona do të përdoren në funksion të kompensimit financiar të tyre.
Gjatë fjalës së tij Berisha përmendi edhe truallin pas Bankës së Shqipërisë, i cili është kthyer në një mollë sherri midis Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Duke theksuar se ai truall do të shitet me ankand për metër katror për të rritur vlerën e saj, ai tha se ky shembull do të ndiqet edhe për trojet e tjera në gjithë vendin. “Ne duhet të gjejmë mënyrën e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të pronarëve. Si ky rast mund të ketë edhe raste të tjera analoge, për të cilat qeveria duhet të autorizohet me ligj, të procedojë”, – tha ai.
Sipas ligjit për kompensimin Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda datës 15 nëntor 2009 duhet të shpallë listën me pronarët përfitues nga fondi prej 600 milionë lekësh që qeveria ka caktuar për këtë vit. Janë gjithsej 521 dosje ato të cilat janë dorëzuar pranë zyrave rajonale të AKKP-së.
Kompensimi financiar, sipas vendimit, do të bëhet vetëm për sipërfaqet truall deri në 200 metra katrorë, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26622. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26622
Top