Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Shit happens Keto jane disa foto te kapura rastesisht ne te gjithe boten qe tregojne momente gazmore qe ndodhin atehere kur si pret.Klikoni ne figure per ta pare te zmadhuar.

Artikuj qe mund tju interesojne:
50 sfonde HD per Windows 7 Evolucioni i Mp3 Player Evolucioni i Celularit ILuzione optike te pamundura Vdekja eshte shume afer… Ky artikull eshte marre nga: http://albpc.com/?p=1626. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albpc.com/?p=1626
Isha dhuratë për ty Ishe yll i jetës sime Të doja më shumë se jetën time Tani ti e mira e zemrës sime M’beti të jetoj Vetëm n’kujtime
U largove vetëm pse të doja Më harrove unë për ty jetoja Më përbuze unë çdo gjë t’ofroja Isha i pa vlerë sikur botën ta dhuroja
Ref. Isha dhuratë për ty Ti nuk e pranove Sa shumë që të ofrova Sa shumë që hezitove Tani jam i zbrazur S’kam më çfarë t’ofroj Të fundit i kam lotët Po deshe po t’i dhuroj
Për mua gjithçka përfundoj në këtë botë Buzëqeshja ime u shëndrrua në lot Edhe pse gjithçka nga unë për ty ishte e kotë Uroj të jesh më e lumtura në këtë botë
Ref. Isha dhuratë për ty Ti nuk e pranove Sa shumë që të ofrova Sa shumë që hezitove Tani jam i zbrazur S’kam më çfarë t’ofroj Të fundit i kam lotët Po deshe po t’i dhuroj
Për mua gjithçka përfundoj në këtë botë Buzëqeshja ime u shëndrrua në lot Edhe pse gjithçka nga unë për ty ishte e kotë Uroj të jesh më e lumtura në këtë botë
Ref. Isha dhuratë për ty Ti nuk e pranove Sa shumë që të ofrova Sa shumë që hezitove Tani jam i zbrazur S’kam më çfarë t’ofroj Të fundit i kam lotët Po deshe po t’i dhuroj
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5021. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5021

Të dielën duhet te votojnë më shumë se 1.563.000 kosovarë Në ditën e zgjedhjeve pritet të hapen 746 qendra votimi, me 2 mijë e 256 vend-votime në gjithë Kosovën. Ka filluar heshtja parazgjedhore në Kosovës, në minutat e parë të ditës së shtunë. Pas një muaji aktivitetesh parazgjedhore, partitë politike po heshtin duke respektuar ligjin zgjedhor. Bazuar në ligjin zgjedhor, subjekteve politike u ndalohet që këtë ditë të bëjnë thirrje qytetarëve të votojnë për to.
- Të dielën do të kenë rastin të votojnë 1 milion e 563 mijë e 741 qytetarë të Republikës së Kosovës, ku pritet të zgjedhin kryetarët dhe këshilltarët e asambleve në 36 komuna. - Në ditën e zgjedhjeve pritet të hapen 746 qendra votimi, me 2 mijë e 256 vend-votime në gjithë Kosovën. - 37 parti politike, 19 iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe 2 koalicione, pas një angazhimi një mujor, të dielën, do të presin vendimin e sovranit. - Këto zgjedhje janë të parat që mbahen në Kosovën e pavarur, rëndësia e tyre lidhet edhe me faktit se për herë të parë organizohen nga vetë kosovarët. - Mbi 5000 policë do të jenë në krye të detyrës gjatë ditës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani në prag të votimeve të nesërme tha se trupat e KFOR-it kanë çmontuar një granatë dore në afërsi të zyrave në Mitrovicë të një prej partive politike në opozitë./telegraf/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26698. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26698

Kosovë, heshtje zgjedhore Në Kosovë ka hyrë në fuqi heshtja parazgjedhore dhe partitë politike kanë përfunduar me tubimet e tyre. Zgjedhjet për pushtetin vendor mbahen nesër, të dielën dhe ato janë vlerësuar tepër të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Gjatë fushatës për pushtetin lokal, subjektet politik premtuan se do të zhvillojnë komunat e Kosovës, duke realizuar projekte për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës, dhe projekte tjera që do të ndikojnë direkt në ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rreth 40 parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në këto zgjedhjet dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre të ligjshëm në zonat e banuara prej tyre. Por, udhëheqësit e serbëve të Kosovës janë të ndarë në qëndrimet e tyre.
Zgjedhjet e sivjetshme lokale janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është vlerësuar se është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet dhe të përmbyllen sipas standardeve më të larta demokratike.
Policia e Kosovës njoftoi se në ditën e zgjedhjeve komunale, më 15 nëntor, do të angazhohen më shumë se 5 mijë policë, në mënyrë që të sigurohet një proces normal dhe zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët.
Policia thotë se është kujdesur edhe për planifikimin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet.
Presidenti Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar prej tyre të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në mënyrë masive, dhe të përcaktojnë vetë se kush do t’iu prijë në qytetet e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm.
“Dua t’ju falënderoj për kulturën dhe qytetarinë që keni treguar gjatë një muaji sa zgjati fushata e parë parazgjedhore që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Po kështu, ju shpreh mirënjohjen time edhe partive politike dhe kandidatëve të pavarur për kryetarë dhe të këshilltarë komunalë, të cilët zhvilluan një garë dinamike dhe korrekte. Ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit assesi nuk e zbeh përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate”, thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.
Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit – sipas kreut të Shtetit – janë një test i madh i demokracisë për të gjithë ne, “ndaj ju thërras sërish që këtë të diel, në mënyrë masive, të dilni në vendvotime dhe të përcaktoni vetë se kush do t’ju prijë në qytetet tuaja gjatë katër vjetëve të ardhshëm”.
Mosdalja në zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, automatikisht na e heq të drejtën e kërkimit të llogaridhënies nga ata që do të marrin mandatin për të qeverisur komunat tona, andaj ai i ftoi qytetarët të marrin pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm dhe me anë të votës së lirë të japin kontribut të drejtpërdrejtë për mënyrën dhe cilësinë e qeverisjes në komunën e tyre.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26683. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26683
NJë STATUT I RRALLë LIGJOR I QYTETIT Të DRISHTIT I VITIT 1468 “Statuti i Drishtit”, shfaqet me përmbajtjen unike të tij, si një monument i mirëfilltë dhe i veçantë juridiko-religjioz, që sanksionon në mënyrë ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisë kristiane, në një njësi administrative qytetare të caktuar.
Dr. Irakli Koçollari
RRETHANAT E LINDJES SË “COMMUNES” DHE “REGNA-VE”
Në shekullin X, “Perandoria e shenjtë-kristiane” ishte tronditur rëndë prej krizave të thella politike, që kishin përfshirë Europën, ndërsa aty nga fundi i shekullit XII dhe fillimi i shekullit XIII, ajo jepte shenjat e fundme të saj. Po shpërbëhej kështu një epokë disa shekullore “Christendom”. E ashtuquajtura “skizma” që kishte filluar, gjente terrenin e përshtatshëm për realizimin e saj përfundimtar.
Në terrenin politik pas kësaj shpërbërjeje, pjesa dërrmuese e Europës përjetonte një realitet të ri. Në procesin e këtyre ndryshimeve fondamentale, kishin filluar të konfiguroheshin mjedise të reja gjeografiko-demografike të një forme të panjohur më parë. Pra, kishin filluar të formoheshin ndarjet e para politiko-administrative të emërtuara “status totius reggni” dhe “communis societas status”, “Regnat” dhe “Communis”, e thënë ndryshe Principatat dhe Komunat. (1) (Kleinnschmidt, Herald; “The transformation of Ideas and Attitudes in Middle Ages”, Boydell, New York)
Krahas e bashkë me këto zhvillime të aspektit politik, ndryshime domethënëse po shtriheshin edhe në terrenin religjioz. “Skizma” Lindje-Perëndim dhe “skizma” brendapërbrenda Perëndimit po ofronte kapërcime të rëndësishme që vinin ndesh me rrugën dhe historinë tradicionale të kristianizmit. (2)(Demetry, H. Demetry; “Catechism of the East Orthodoxy Church”, Florida 2002)
Të gjitha këto zhvillime të vrullshme, ngjarje që krijuan realitete të reja, kërkuan në mënyrë të natyrshme krijimin e akteve të reja ligjore që do të mund të administronin dhe drejtonin këto struktura të reja politiko-sociale të shfaqura nëpër Europën mesjetare.
EUROPA FILLON TË HARTOJË LIGJE TË REJA
Dhe rrethana të tilla lindin përherë misionarë të rinj të së drejtës, që do tu jepnin zgjidhje nevojave që kishin diktuar terrenet e panjohura. Ata do të hartonin legjislacionin, të cilin e priste tashmë Europa në nevojë. Forteskie, Gerson, Bartoldo Baldo në Itali, Guljelmi nga Okhami në Britani dhe Marsilio nga Padova qenë misionarët më të mëdhenj që ofruan konceptet e reja dhe kurajoze mbi të drejtat ligjore të “Comunave” dhe “Regnave” – pra të drejtat ligjore të Mbretërive, Qyteteve dhe qytetarëve. Qenë pikërisht këta misionarë që formuluan parimet se:
“Ashtu si perandori hartonte ligjin universal për të gjithë ⦠ashtu edhe ata që tashmë janë zotër në territore të veçanta (Regna, Communes) duhet të hartojnë statute ligjore të veçanta për to”.
“Regnat dhe Commun-at, duke qenë autonomë, kanë të drejtën e hartimit të një legjislacioni sovran.” (3) (da Padova, Marsilio; – “Difensor pacis”)
Kishte lindur kështu mundësia e hartimit të akteve të reja ligjore, nën një koncept të ri rreth “së drejtës”, “sovranitetit” dhe “vullnetit të sovranit”. Fillojnë të hartohen mbi këtë bazë “Statutet” e para ligjore të Mbretërive, Republikave, Civitates dhe Comunave europiane.
LIGJET E PARA EUROPIANE DHE LIGJET E PARA SHQIPTARE
Pikërisht, në kohët kur fillojnë të hartohen “Statutet” e para ligjore nëpër Europë, në fillimin e shekullit XIV, atë mot fillojnë të hartohen edhe “Statutet” e qyteteve shqiptare të Shkodrës, të Durrësit, Drishtit, etj. Ato “Statute”, në thelb, nuk janë gjë tjetër veçse Kushtetutat e para të tyre. Por, siç përmendëm, zhvillimet dhe ndryshimet në Europën e asaj kohe nuk qenë vetëm politike e sociale, ato qenë edhe religjioze. Për rrjedhim, ndryshimet ligjore filluan të ndodhin edhe në këtë fushë. Në përshtatje me rrethanat e reja edhe kisha katolike adoptoi e rezervuar një numër ndryshimesh ligjore. (4) (Piero, DAmico; “Storia della Filosofia del Dirito”, Napoli 2001) Në kuadrin e këtij tolerimi gjejnë terren ndryshimet në lëmenjtë e mendimit kristian edhe në Arbëri. Intelektualë të spikatur, njohës të thellë të filozofisë dhe legjislacionit kristian, në radhët e klerit arbëror, hartojnë me miratim Papnor një “Statut” ligjor me karakter religjiozo-laik, të qytetit e Drishtit. Gjejnë terren për tu hartuar “Statute” të tilla edhe në qytetet dhe territoret e Arbërisë, pasi edhe në këto anë të Ballkanit ishte krijuar një infrastrukturë dhe urbanizim i lartë i civilizimit mesjetar, i njëjtë me nivelet e diagramës europiane. Për këto arsye, nuk mund të hartoheshin, aq më pak, nuk mund të zbatoheshin dot Kushtetuta me dispozita që rregullonin dhe administronin shoqëritë e zhvilluara, moderne të kohës, për shoqëri të prapambetura, pa një infrastrukturë të avancuar ekonomike, politike, religjioze, intelektuale dhe qytetare. Dhe qytetet arbërore i kishin këto nivele, prandaj edhe mund të hartonin Kushtetuta dhe organizonin jetën e tyre mbi shtrate ligjore të barasvlefshëm dhe bashkëkohorë me ata europianë. Kështu ishte edhe Drishti, një qytet i lulëzuar mesjetar, me një infrastrukturë urbane mjaft të përpunuar, me katedralen e tij dhe institucione të tjera të zhvilluara civile dhe ligjore, me fisnikërinë e tij të njohur qytetare brenda dhe jashtë Arbërisë, me magjistratët dhe noterët, me komunitetin e tregtarëve të shumtë, me fuqinë ekonomike mjaft potente, gjer aty sa priten edhe monedha të bronzta, me muret rrethues hijerëndë, me intelektualë të shquar që mund të krijonin dhe hartonin ligje të denjë për të qenë rivalë me fqinjët e tyre perëndimorë.
“STATUTI I DRISHTIT”, ZBULIM QË NDRIÇON PJESË TË ERRËTA HISTORIKE
Padyshim, gjetja nga albanologu i famshëm kroat, i shekullit të kaluar, Milan Shuflai dhe botimi së fundi i “Statutit të Drishtit”, nga OMBRA GVG, nën punën e kujdesshme dhe të lavdërueshme të dr. Musa Ahmeti dhe dr. Etleva Lala i – “Statuta… Drivastensis”, është një ngjarje e rëndësishme për historinë e civilizimit të moçëm shqiptar, të fondit të letrave arbërore dhe në tërësi, të pasurisë tonë etno-kulturore dhe religjioze të së kaluarës. Qytetari ynë, juristët dhe gjer fondet e arkivave duhet të njihen me këtë monument të rëndësishëm historiko-juridik, si pjesë e vlerave të rralla, të veçanta, të trashëgimisë, të së drejtës dhe jurisprudencës tonë në veçanti. Është i tillë sepse dokumenti në fjalë ndriçon hapësira shekullore, pjesë të rëndësishme, të errëta, të panjohura, në disa raste të dyshimta, të varfra të historisë sonë dhe ofron e pasuron një realitet tjetër, krejt të ri të botës Arbërore mesjetare.
“STATUTA ET ORDINATIONES CAPITULI ECCLESITAE CATHEDRALIS DRIVASTENSIS”
Nën këtë titull, “Statuti i Drishtit”, shfaqet me përmbajtjen unike të tij, si një monument i mirëfilltë dhe i veçantë juridiko-religjioz, që sanksionon në mënyrë ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisë kristiane, në një njësi administrative qytetare të caktuar, atë të qytetit të Drishtit, “civitates Drivastensis”, në territoret e Arbërisë mesjetare. Është fjala për një dokument, i cili ndoshta gjer më tash është i vetëm në llojin e tij, në hapësirat ballkanike, por edhe përtej tyre, në ato europiane. Është i tillë, sepse ky i Drishtit, ndryshe nga Statutet e “Regnave”- “Civitat”-eve, “Communa”-ave, apo republikave të para europiane, në shek. XIV-XV, të cilët përmblidhnin tërësinë e normave të së drejtës administrative, të së drejtës civile, të së drejtës penale, të së drejtës familjare; të drejtat, liritë dhe detyrimet e qytetarit, pra që në një mënyrë qenë Kushtetuta, ky Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26686. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26686
Viti 1979, viti i vërtetë i përmbysjeve Ishte pikërisht ky vit në të cilin iu vunë minat shumë shpërthimeve që do të ndodhnin në dhjetëvjeçarët në vijim, madje edhe aktualisht po përjetojmë pasojat e vendimeve të marra nga liderët e atyre viteve. 89 ishte një pikë e fortë kthese, por tendenca
Cila është në thelb domethënia e vërtetë historike e 9 nëntorit të vitit 1989? Disa mund të thonë se kuptimin e vërtetë mund ta nxirrje nëse do të kishe marrë pjesë natën e famshme të rënies së Murit, natën e entuziazmit të jashtëzakonshëm njerëzor kur lumturia dhe liria ishin bërë bashkë në një përjetim të vetëm. Por të qenit atë natë në Berlin është një luks që nuk e kanë pasur shumë njerëz në planet, madje ka pasur edhe nga ata berlinezë, të shumtë, që nuk e dinin atë që po ndodhte në pjesën ku Lindja puqej me Perëndimin. Në prag të përvjetorit të 20 të kësaj dite simbolike ka pasur shumë shkrime, analiza që janë marrë me rëndësinë e këtij fakti që ndodhi brenda orëve të një nate. Pjesa më e madhe e tyre ngulmon në idenë se rënia e Murit ishte një gur kilometrik, përfundimi i një përpjekjeje të madhe që kishte ndoshta dhjetëvjeçarë të tërë e që kishte nisur prapa skene dhe fillimi i një tjetër epoke, jo më pak të vështirë, sfidat e së cilës po i përjetojmë sot. Ka nga ata madje që thonë se viti i ndryshimeve të vërteta mbarëbotërore, edhe pse jo aq i lavdishëm në histori sa 89, në fakt është viti 1979. Sigurisht që ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe një arritje e patjetërsueshme për popujt e Çekosllovakisë, Gjermanisë, Ukrainës, vendeve baltike, Ballkanit që të shpëtonin pas shumë vitesh sundim nga tirania e regjimit komunist që i varfëroi në mendje dhe në xhepa. Sipas historianit dhe dëshmitarit okular të ngjarjeve, britanikut, Timothy Garton Ash, ajo që ndodhi mund të cilësohet jo “revolucion”, po “Refolucion”, pra bërja bashkë e revolucionit dhe reformave, sepse në këto vende me një sistem krejt të ndryshëm u futën për herë të parë konceptet e tregut të lirë dhe zgjedhjeve demokratike. Dhe, pa dyshim, një nga vlerat më të mëdha të atij viti ishte që ndryshimet u bënë me një minimum humbjesh njerëzore, përveç ish-Jugosllavisë shpërbërja e së cilës shkaktoi situatën më të rëndë në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore. Paradoksalisht, ish-Jugosllavia ishte edhe vendi i parë që bëri shkëputjen nga Perandoria Sovjetike dhe vendi i parë në të cilin ndodhën reformat e tregut. Kanë kaluar 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe era e re në vendet e Europës Lindore dhe sot janë të paktë ata që mendojnë se ajo ditë erdhi vetëm falë përpjekjes së politikanëve që ishin në pushtet në atë periudhë, si ish-presidenti amerikan, Regan, ish-kryeministrja britanike, Thaçer, apo ish-Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II. Dikur mendohej kështu, por 20 vjet më vonë të gjithë, veçanërisht historianët, janë shumë më gjakftohtë për të dhënë gjykime, të cilat kanë kaluar provat e kohës dhe të zbulimeve të fundit historike. Sot, ka shumë teori që shpjegojnë ngjarjet e vitit 89. Njëra prej tyre është ajo Stepfen Kotkin, sipas të cilit e vërteta e vitit 89 është se ai ishte një revolucion i kryer “nga lart” Sipas tij, ishte rritja e madhe e çmimit të naftës që çoi në falimentimin e Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo ndodhi në vitet 70. Madje ky studiues hedh poshtë edhe rolin që i është dhënë deri më tani disidentëve të vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore që ndodheshin nën suazën e Bashkimit Sovjetik dhe bashkë me ta hedh poshtë edhe rolin e politikanëve, përfshi edhe atë të ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov. Historiani thotë se ai dhe të tjerë liderë të Lindjes ishin pa vizion dhe se thjesht po përpiqeshin që të përfitonin me sa mundnin nga asetet e një perandorie që po shkonte në humnerë. Në Rusi, aseti më me vlerë ishte energjetika dhe burimet nëntokësore si nafta dhe gazi. Për këtë arsye, menjëherë pas përmbysjes së pushtetit, gjëja e parë që bëri Jelcini me të ardhur në pushtet ishte pikërisht privatizimi i të gjitha ndërmarrjeve të fuqishme të gazit dhe naftës. Këto asete kishin qenë gjithmonë në kontrollin e shtetit dhe ishin pikërisht njerëzit e ish-nomenklaturës dhe shërbimeve sekrete, veçanërisht KGB-së që, nga spiunë u shndërruan në shefa të mëdhenj e zotërues të pasurisë më të madhe të Rusisë. Madje këta njerëz vazhdojnë edhe sot që të qeverisin Rusinë. Rusia është një vend shumë i rëndësishëm, edhe pse nuk është më një perandori, hapësirat që ajo ende rrok janë ato të një perandorie që do të kishte bërë të lumtur edhe vetë Pjetrin e Madh, nëse do të kishte qenë gjallë edhe sot. Ndaj sot, Rusia vazhdon të jetë një vend me shumë probleme, veçanërisht ekonomike që sigurisht pasqyrohen në standardin e jetesës së popullsisë. Këtë vit, ekonomia e saj ka qenë ndër më të dobëtat dhe parashikohet që prodhimi kombëtar bruto të bjerë në 7.5%. Është e vërtetë që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, përparimet kanë qenë tepër të mëdha, por nuk duhet harruar se Rusia ka qenë në një situatë shumë të rëndë në fund të viteve 90. Kësaj i shtohet edhe një situatë demografike e rëndë, madje nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, pritet që në vitin 2045, Egjipti do tia ketë kaluar Rusisë për sa i përket numrit të banorëve. Dhe kjo nuk është për tu çuditur, pasi në vend ka një shkallë të tillë të përhapjes së infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes, që e krahason Rusinë me vendet e Afrikës. Nëse do ti referoheshim termave të ideologjisë marksist-leniniste, Rusia aktualisht është në situatën e të ashtuquajturit “kapitalizëm-monopol”, ose me pak fjalë një regjim politik në të cilin interesat e kompanive monopoliste në këtë rast, “Gazprom” dhe “Rozneft” dalin qartazi dhe mbështeten fuqishëm në krahasim me interesat e kompanive të tjera të vendit. Megjithatë le të rikthehemi te rëndësia e ngjarjeve të vitit 1979, të cilat edhe pse nuk janë veshur me një simbolikë ndryshimi, në fakt janë shumë të rëndësishme për ndryshimet që erdhën më pas. Ja cila ishte situata 30 vjet më parë. Sovjetikët nisën politikën e tyre të vetëshkatërrimit me sulmin që ndërmorën në Afganistan. Britanikët nisën rigjenerimin e tregut të lirë me zgjedhjen në krye të vendit të Margaret Thaçerit. Në Kinë, Deng Xiaoping e çoi vendin në një kurs të ri ekonomik, por edhe në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe sigurisht që nuk duhet të harrojmë edhe ngjarjet në Iran dhe ndryshimet që ndodhën në këtë vend me revolucionin e famshëm të vitit 1979 dhe erën e re të ndryshimeve që pasoi me Themelimin e Republikës Islamike. 30 vjet më pas, secila nga këto ngjarje ka pasur një ndikim shumë më të madh në të gjithë botën, sesa vetë ngjarjet e vitit 1989. Sot, ndryshe nga 30 vjet më parë, janë amerikanët ata që e gjejnë veten në një konflikt në Afganistan, duke luftuar fëmijët e njerëzve, të cilët 30 vjet më parë i pajisën me armatime. Për sa i përket modelit të tregut të lirë të mbështetur dhe reklamuar shumë fuqishëm nga Thaçer dhe Regan duket se, pikërisht ky model dhe anët më të këqija të tij, sollën edhe krizën aktuale në botë, që është kriza më e rëndë e përjetuar nga të gjitha vendet e planetit që nga vitet 30. Ndërkaq, pasardhësit e kinezit Deng po fitojnë përditë e më shumë terren ndaj amerikanëve dikur të fuqishëm. Sipas parashikimeve të fundit, pritet që Prodhimi Kombëtar Bruto në Kinën e vitit 2027 të jetë më i madhi në të gjithë botën. Më së fundi, trashëgimia më e rëndë është ajo e revolucionit islamik në Iran, në vitin 1979. Ky revolucion frymëzoi jo vetëm liderët e Iranit, por edhe një rrjet të tërë terroristësh dhe simpatizantësh të terrorizmit kudo në botë. Shkurt, viti 1989 ishte më pak i rëndësishëm në thelb se 1979. Ishte pikërisht ky vit në të cilin iu vunë minat shumë shpërthimeve që do të ndodhnin në dhjetëvjeçarët në vijim, madje edhe aktualisht po përjetojmë pasojat e vendimeve të marra nga liderët e atyre viteve. 89 ishte një pikë e fortë kthese, por tendencat e kësaj pike nisën një dhjetëvjeçar më parë. 30 vjet pas vitit 1979 ende po përjetojmë pasojat e atij viti shumë të rëndësishëm. Muri i Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26689. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26689

Ghada Abdel Aal, Brigit Jones-i arabe që kërkon burrë Ghada Abdel Aal, 30 vjeçe, ka hapur një blog që përdoret shumë në Egjipt, ku tregohet mbi aventurat për të gjetur një burrë të mirë. Tani, ka botuar edhe një libër.
Brigit Jones e botës arabe është 30 vjeçe, ka fytyrë të ëmbël dhe sy të zinj. Në dorë mban një unazë të madhe, jo fejese dhe nuk i pëlqen që ta krahasojnë me Brigit Jones. Në Egjipt është një personazh i njohur, blogu i saj ka sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa libri që sapo ka nxjerrë është bërë bestseller.
Ghada Abdel Aal, farmaciste, 30 vjeçe dhe beqare, nuk e mendonte kurrë se do të bëhej e famshme, kur në vitin 2006, i besoi internetit fatin për ti treguar botës plagën më të madhe të Egjiptit: përpjekjen tragjikomike në kërkim të një burri për tu martuar. Sepse aty, nëse nuk je e martuar, popullariteti yt social është i barabartë me zero. Ghada është një grua e thjeshtë dhe mes të tjerave tregon pasionin për librat, shopingun dhe komeditë romantike.
“Në fillim, nuk e dija fare se kush ishte Brigit Jones. As për Sex and the city nuk kisha dëgjuar kurrë. Te ne, këto filma nuk janë transmetuar”. Megjithatë Ghada Abdel Aal është gruaja e parë në Egjipt që ka thyer tabunë e heshtjes, duke treguar publikisht rrugën e dëshpëruar të mijëra bashkëmoshatareve dhe familjeve të tyre për të gjetur një burrë të mirë. Këtë e ka bërë përmes një blogu (http//wanna-be-a-bride.blog-spot.com) ku tregon aventurat e saj dhe të mikeshave që gjenden në lloj-lloj situatash të vështira për të gjetur një shok të mirë jete. Aty tregohet gjithçka me hollësi: nga halla që i fut hundët kudo, tek i fejuari shumë i pasur që ndërpret takimin me familjen për të parë një ndeshje futbolli, e deri te “bukuroshi i pamundur” që zbulohet se është hajdut. Po, nga një buzëqeshje në tjetrën, Ghada pikturon një shoqëri ku, sipas asaj që ajo thotë, “vajzat ekzistojnë vetëm sepse dikush duhet të martohet me to. Por nuk duhet të jenë ato që duhet ta kërkojnë, aq më tepër të flasin për këtë punë rreth e rrotull”. E kështu, në krahasim me heroinën e Helen Fielding, Brigit Jones, apo katër njujorkezeve të dala nga pena e Candace Bushnell, argëtuese dhe provokuese të “Sex and the city”, por sigurisht jo revolucionare, Ghada me të vërtetë ka thyer murin e barrierave e të bindjeve sociale, duke e shndërruar shumë më tepër se një zakon fenomenal këtë nismë. Në tre vjet, blogu ka pasur më shumë se 500 mijë kontakte, postimet në të janë bërë libër dhe së shpejti do të ketë edhe filma vizatimorë dhe një serial televiziv. Të drejtat janë blerë në Gjermani dhe Britaninë e Madhe, që ti japin Ghada-s mundësi që zëri i saj të dëgjohet jashtë kufijve të vendit të saj. Suksesi duket se e ka mbështjellë farmacisten, që pa dashur u kthye në një shkrimtare të papërgatitur: “Kisha dëshirë të rrëfehesha. Kisha humbur mikeshat e mia më të mira, sepse ishin martuar. Nuk kisha më askënd kujt ti tregoja aventurat e mia fatkeqe në kërkim të një burri dhe kështu nisa të shkruaj në internet. Prisja pak lexues dhe shumë ofendime, sepse kam përdorur një gjuhë të sinqertë. Tregova shumë hile që bëjmë ne vajzat dhe thashë gjëra që meshkujt nuk do donin ti dëgjonin. Përkundrazi erdhën falënderimet e të rinjve që thoshin se më në fund kishin kuptuar shumë gjëra dhe të bashkëmoshatareve që ndiheshin më pak të vetmuara”. Postim pas postimi, Ghada u përqendrua në një çështje sociale gjithmonë e më evidente në Egjipt: të paralizuar nga kriza ekonomike dhe nga një tregues papunësie më i lartë se 9 për qind (kjo është shifra zyrtare, edhe pse ekspertët flasin për 20 për qind) dhe ku 20 për qind e popullsisë jeton në pragun e varfërisë, të rinjtë në brigjet e Nilit po martohen gjithmonë e më vonë. Por, nëse për një vajzë të qëndrojë në shtëpi është diçka e mërzitshme por e ndershme, një tjetër që kalon moshën 27 vjeçe pa unazë në gisht hyn automatikisht në kategorinë e beqareve të staxhionuara. Ato “me siguri kanë diçka që nuk shkon, sepse ndryshe, pse nuk i merr njeri?”, shkruan Ghada. Tre milionë grave egjiptiane mbi 35 vjeç, që nuk janë të martuara dhe atyre që i afrohen këtij pragu, Abdel Aal është munduar tu japë një “zë” që tani tingëllon si moto: pas suksesit të saj kanë lindur grupe në “Facebook” që i kushtohen “beqareve”, një blog dhe një radio të titulluar “Dua të divorcohem” dhe një revistë dedikuar gjithë atyre grave që mbajnë mbi shpinë një martesë të dështuar. E vështirë të mendosh që kjo tabu është thyer nga kjo grua e re, me flokët e mbuluar nga një shami ngjyrë lajthie. Në pamje të parë, ajo duket një vajzë e turpshme, që nuk korrespondon me stilin logut dhe të librit. “Kur shkruaj jam më e lirshme”, tregon ajo. Kjo gjë i ka shkaktuar shumë probleme. “Tani e kam edhe më të vështirë për të gjetur një të fejuar. Dikush që guxoi të shkonim më tej, më kërkoi se përse isha kaq ndryshe nga gjërat që tregoja. E kuptova që edhe ai nuk ishte njeriu i duhur”, thotë duke buzëqeshur. Pavarësisht kësaj, Ghada nuk ka hequr dorë së kërkuari: “Dua të krijoj familje dhe të kem fëmijë dhe në Egjipt nuk ka rrugë tjetër përveç martesës. Kush e di, ndoshta një ditë ndonjë mashkull do më bëjë për vete”. Më tej premton se, edhe nëse do të martohet, nuk do ta mbyllë blogun e saj. “Nëse do të arrij të gjej shpirtin binjak do të nis të shkruaj për jetën si grua e martuar. Jam e sigurt se do të ketë shumë gjëra për të treguar”. Për të mos folur për faktin se në televizion, seritë ku tregohen pasojat e një jete të tillë, janë ndër më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26692. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26692

Kriza mbyll tre mijë subjekte private Viti 2009 konsiderohet tepër i vështirë për bizneset, të cilët e panë veten me humbje të mëdha, e deri në mbyllje të aktivitetit. Pavarësisht rritjes ekonomike të proklamuar nga qeveria, faktet paraqesin një situatë aspak pozitive. Fitimet kanë rënë me 180 milionë euro, si pasojë e shitjeve të pakta nga reduktimi i konsumit. Edhe investimet e privatit janë më të vogla se një vit më parë, rrjedhojë e panikut të shkaktuar nga kriza. Si pasojë e këtyre fakteve, tatimet raportojnë një numër të lartë biznesesh që kanë mbyllur aktivitetin gjatë vitit 2009, periudhë kur kriza ekonomike dha efektet më të plota. Janë rreth tre mijë biznese që kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit, ose rreth dyfish më shumë se një vit më parë. Megjithatë, administrata tatimore deklaron edhe rritje të numrit të tatimpaguesve.
Pesimizmi
Për gjatë gjithë vitit, bizneset i kanë bërë apel qeverisë për më shumë ndihmë sa u takon reduktimit të taksave apo procedurave fiskale. Thirrjet e para u bënë në fillim të 2009-s nga fasonët, e më tej nga ndërtuesit, dy sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Reagimi ishte i ngadaltë dhe me efekt minimal, ndërsa kriza po shtrihej në çdo sektor, ndikuar edhe nga kreditimi i ulët. Përveç bizneseve që kanë shpallur mbylljen e aktivitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë të gjerë të identifikimit të subjekteve në gjendje të dobët financiare, duke kërkuar falimentimin e tyre. Nga muaji shtator, kur hyri në fuqi vendimi për të publikuar listën, tatimet kanë shpallur për gjendje falimenti rreth 74 biznese, kryesisht të mëdha, kurse për 72 të tjera është urdhëruar bllokimi i aktivitetit dhe i llogarisë bankare, për shkak se nuk po shlyejnë detyrimet fiskale. Bankat duket se janë biznesi më i prekur nga reduktimi i fitimeve, si pasojë e krizës së bashku me ndërtimin, si dhe bizneset eksportuese. Rënia e fitimeve për këtë vit nënkupton më pak kapacitete investuese për vitin e ardhshëm, gjë që sjell zgjatjen e pasojave të krizës aktuale për së paku edhe një vit.
Masat
Ministria e Financave po punon për hartimin e disa politikave lehtësuese fiskale, me synim zbutjen e efektit të krizës. E para ishte rimbursimi brenda muajit e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila i dha efektet, por parashikohet një model tjetër, që e kryen veprimin në mënyrë automatike. Pra, biznesit i lejohet vetë të kryejë rimbursimin me anë të zbritjeve për TVSH-të e paguara. Duke mbetur te TVSH-ja, pritet që të mbërrijë në qeveri propozimi për përjashtimin nga detyrimi i makinerive dhe pajisjeve të importuara. Aktualisht, biznesi e paguan taksën në një kohë të shtyrë 6 muaj deri në dy vjet nga data e zhdoganimit të mallit.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26695. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26695

Mosha dhe depresioni Lajmi i mirë është se nëse jeni 70-vjeçar dhe keni shëndet të mirë, atëherë emocionalisht ndjeheni sikur një 20-vjeçar. Shkencëtarët londinezë kanë realizuar një hulumtim të gjerë në mbarë botën duke arritur në përfundim se mosha 48-vjeçare është momenti më depresiv në jetë te njerëzit në mbarë botën.
Njëra nga arsyet e depresionit në këtë moshë është fakti që njerëzit atëherë arrijnë të kuptojnë se nuk mund ti realizojnë ëndrrat e tyre jetësore. Një tjetër moment depresioni është fakti që dalëngadalë fillojnë të vdesin njerëzit të cilët i kemi njohur dhe i kemi dashur. Kjo njëkohësisht nxit edhe mendimin për jetën dhe vdekjen tonë.
Të njëjtët hulumtues pohojnë se pas moshës 60-vjeçare kur i kemi kuptuar shumë gjëra dhe jemi qetësuar me shumë çështje t cilat na kanë munduar gjatë jetës, atëherë vjen një mënyrë paqësore e botëkuptimeve.
Vlen të përmendet se ky studim ka zgjatur disa vite dhe në të janë përfshirë më shumë se dy milionë njerëz nga mbarë bota, prandaj këto rezultate janë më se të vërteta. /Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26679. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26679

Night Stars Umri Kuqko ( DJSUAT BEAT ) Kjo ësht kënga më e re e rap grupit ”Night Stars” e cila i dedikohet lufës çlirimtare të vitit 2001 sidhe ngjarjeve historike që ndodhën në Haraçinë. Tekstin  eka shkruar Kushtrimi ndërsa biti ësht i punuar nga Dj Suat.
Download Link : http://uploaded.to/file/1res30
Ky artikull eshte marre nga: http://dsbeats.com/?p=431. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dsbeats.com/?p=431

RapKing feat.Shkupi & Timmy Bounce Kënga më e re e inçizuar në DS Records titullohet ”Bounce” me tekst dhe beat nga Dj SuaT. Në këng marin pjesë dy repera nga Shkupi dhe një nga veleshta e Strugës. Klikoni mbi linkun në vazhdim për ta ndëgjuar dhe shkarkuar këngën.
Download Link : http://uploaded.to/file/q3437t
Ky artikull eshte marre nga: http://dsbeats.com/?p=427. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://dsbeats.com/?p=427

Shqiperia barazon pa gola ne Estoni Kombetarja shqiptare ka barazuar 0-0 ne ndeshjen miqesore te luajtur kunder Estonise. Mes debores dhe te ftohtit baltik, kuqezinjte kane zhvilluar nje loje mjaft te mire ne fushen e stadiumit A. Le Kok, ku jane vrejtur raste te shumta ne porten e vendasve.
Takimi ka qene pothuajse i barabarte per te dyja skuadrat te cilat kane qene ne kerkim te golit gjate gjithe kohes.
Kjo ndeshje eshte konsideruar si shume e rendesishme per trajnerin Kuzhe i cili e ka cilesuar si nje test i pare per edicionin e ri futbollistik.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26676. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26676

Gripi i derrave, 6 nxënës të prekur në shkollën e Klosit Drejtori i shëndetit Publik në Mat, Zylafi, pohon se janë konfirmuar 6 nxwnws të një shkolle. ISHP arrin në 76 numri të prekurve
Gripi i derrave, ka prekur 6 nxënës, në shkollën e Klosit në rrethin e Matit. Lajmi, bëhet publik nga drejtori i shëndetit Publik ,Mat, Zylfi Dika, i cili theksoi se analizat treguan se: katër nxënës, janë prekur nga virusi AH1N1. Ndërsa, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, theksojnë se numri i përgjithshëm, i të prekurve nga gripi i derrave, ka arritur në 76 persona. Ndërkohë, ata theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi grip i derrave nuk po shfaqet me agresivitiet. Përsa i takon, 6 nxënësve në Mat, Zylafi Daka, pohon se: tre ditë më parë, u dërguan në Tiranë, mostrat e marra në 10 nxënës të shkollave: “Tahir Hoxha” e “Shaban Collaku” dhe se dje pasdite dolën rezultatet. “Fatkeqësisht, 6 raste rezultojnë me gripin e derrave A H1N1.
Situata nuk është alarmante, dhe do të merrem masa urgjente për dezinfektimin e shkollave të qyteteve Burrel e Klos”, – pohon Dika, duke shtuar se shkollat nuk do të mbyllen, vetëm në rast se, numri i nxënësve të prekur kalon mbi 50 përqind. Ndërkohë, drejtori i shkollës 9-të vjeçare, Nexhmi Collaku, pohon se: numri i nxënësve të prekur nga gripi për ditën e sotme ishte 151 nxënës, nga 640 që kishte shkolla, ndërkohë në shkollën e mesme nga 400 nxënës 37 nxënës.
Shqetësimet në shkolla nisën një javë më parë. Nga dita në ditë, numri i nxënësve të prekur erdhi në rritje, por autoritetet thanë se gjendja ishte kalimtare dhe pa probleme. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë, i ka bërë thirrje popullatës për vaksinim kundër gripit sezonal, si një masë paraprake që të mos ketë mbivendosje të viruseve. Specialistet kanë përjashtuar epideminë, duke pohuar se jemi ende larg, por ftohja e motit do ta favorizoje këtë situatë. Ministria, rekomandon vaksinim për fëmijët deri ne 18 vjeç, gratë shtatzëna, personat mbi 55 vjec si dhe të sëmurët kronikë. Ndërkohë, mësohet se disa shkolla private në vend, po shikojnë vetë mundësinë e mbylljes për të evituar ndonjë epidemi të mundshme të A/H1N1. /shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26664. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26664

Topalli përgënjeshtron Uidhersin: Takimi i djeshëm, për Drejtësinë TIRANË (UPDATE) -Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli deklaroi se takimi i djeshëm me ambasadorin amerikan dhe ata të BE-se ishte për reformën në drejtësi dhe jo për bojkotin e PS-së. Në një prononcim dhënë sot për mediat Kryetarja e Kuvendit, kundërshtoi deklaratën e djeshme të ambasadorit ameriakn Xhon Uidhers i cili u shpreh se biseduam për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Deklarata e Topallit: “Isha unë që kisha ftuar ambasadorët për çështje që kanë lidhje me drejtësinë dhe për mbështetjen që përmes ekspertizës ata mund të japin. Absolutisht dialogu është i nevojshëm dhe dialogu, dhe çdo kompromis bëhet në Parlament. Unë do të dëshiroja që me rastin e buxhetit që është momenti themelor kur përcaktohet rritja e rrogave, rritja e pensioneve, investimet që do të bëhen, ulja e deficit buxhetor, ulja e shpenzimeve operative, është një rast për të ardhur në parlament dhe për të kontribuar në atë që është momenti ekonomik, natyrisht edhe në të gjitha reformat e tjera.”
Withers takon Topallin: Zgjidhni krizën politike
13 nentor
“T’i jepet fund krizës politike. Krerët e politikës duhet të zgjidhin problemin e bojkotit të opozitës”. Keshtu ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers, në një prononcim të shkurter për mediat, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Topalli.
Ambasadori amerikan Xhon Withers së bashku me ambasadorin e KE-së Helmut Lohan, të OSBE-së Robert Bosch si dhe ambasadorin suedez e spanjoll në Tiranë ishin sot ne mesdite në Kryesinë e Kuvendit ku takuan kryetaren Jozefina Topalli. Mësohet se temë e diskutimit ishte bojkoti i opozitës.
Pas takimit, ambasadori amerikan John Withers deklaroi se “krizës politike ne Shqipëri duhet t’i jepet fund”. Ai thekson se zgjidhja duhet te vije nga vete klasa politike. Duke e komentuar si jo te mire bojkotin e opozitës, Withers thekson se dialogu duhet te arrije një kompromis.
“Qëndrimi ynë në të vërtetë është që për të mirën e gjërave dialogu të mund të zhvillohej mes aktorëve politikë për të prodhuar një kompromis, që mund t’i jepte fund këtij ngërçi politik. Mendoj se ne të tërë ndjejmë që duke mos pasur opozitën në Parlament, kjo nuk është një gjë e mirë për vendin në tërësi ne duam ta shohim këtë të zgjidhur, por ne mendojmë se është abosolutisht vitale që kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga lidershipi politik shqiptar. Ne shpresojmë që ata mund ta zgjidhin ndërmjet tyre dhe që gjërat të kthehen ashtu si duhet të jenë”, tha ambasadori.
Pak dite me pare Withers zhvilloi nje takim me presidentin e Republikes, Bamir Topi, me te cilin diskutoi për situatën aktuale politike ne vend. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26650. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26650

Topalli përgënjeshtron Uidhersin: Takimi i djeshëm, për Drejtësinë TIRANË (UPDATE) -Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli deklaroi se takimi i djeshëm me ambasadorin amerikan dhe ata të BE-se ishte për reformën në drejtësi dhe jo për bojkotin e PS-së. Në një prononcim dhënë sot për mediat Kryetarja e Kuvendit, kundërshtoi deklaratën e djeshme të ambasadorit ameriakn Xhon Uidhers i cili u shpreh se biseduam për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Deklarata e Topallit: “Isha unë që kisha ftuar ambasadorët për çështje që kanë lidhje me drejtësinë dhe për mbështetjen që përmes ekspertizës ata mund të japin. Absolutisht dialogu është i nevojshëm dhe dialogu, dhe çdo kompromis bëhet në Parlament. Unë do të dëshiroja që me rastin e buxhetit që është momenti themelor kur përcaktohet rritja e rrogave, rritja e pensioneve, investimet që do të bëhen, ulja e deficit buxhetor, ulja e shpenzimeve operative, është një rast për të ardhur në parlament dhe për të kontribuar në atë që është momenti ekonomik, natyrisht edhe në të gjitha reformat e tjera.”
Withers takon Topallin: Zgjidhni krizën politike
13 nentor
“T’i jepet fund krizës politike. Krerët e politikës duhet të zgjidhin problemin e bojkotit të opozitës”. Keshtu ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Withers, në një prononcim të shkurter për mediat, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Topalli.
Ambasadori amerikan Xhon Withers së bashku me ambasadorin e KE-së Helmut Lohan, të OSBE-së Robert Bosch si dhe ambasadorin suedez e spanjoll në Tiranë ishin sot ne mesdite në Kryesinë e Kuvendit ku takuan kryetaren Jozefina Topalli. Mësohet se temë e diskutimit ishte bojkoti i opozitës.
Pas takimit, ambasadori amerikan John Withers deklaroi se “krizës politike ne Shqipëri duhet t’i jepet fund”. Ai thekson se zgjidhja duhet te vije nga vete klasa politike. Duke e komentuar si jo te mire bojkotin e opozitës, Withers thekson se dialogu duhet te arrije një kompromis.
“Qëndrimi ynë në të vërtetë është që për të mirën e gjërave dialogu të mund të zhvillohej mes aktorëve politikë për të prodhuar një kompromis, që mund t’i jepte fund këtij ngërçi politik. Mendoj se ne të tërë ndjejmë që duke mos pasur opozitën në Parlament, kjo nuk është një gjë e mirë për vendin në tërësi ne duam ta shohim këtë të zgjidhur, por ne mendojmë se është abosolutisht vitale që kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga lidershipi politik shqiptar. Ne shpresojmë që ata mund ta zgjidhin ndërmjet tyre dhe që gjërat të kthehen ashtu si duhet të jenë”, tha ambasadori.
Pak dite me pare Withers zhvilloi nje takim me presidentin e Republikes, Bamir Topi, me te cilin diskutoi për situatën aktuale politike ne vend. (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26650. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26650
Top