Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Fox, seksi dhe shume dinake Megan Fox? Shume e bukur dhe shpesh pozon me fare pak rroba ne trup, ama ka dicka qe e ben ate te vecante, pasi shume vajza ne Hollywood jane konkurente te forta. Aktorja, sipas ‘New York Times Magazine’ ka nje cilesi qe e dallon eshte dinake dhe e zgjuar.
“Nuk jam nje zuzke. Vete Hollywood eshte shovinist”, thote e bukura Megan, aktorja seksi e “Transformer” dhe “Jennifer’s Body”.
“Vajzat shpesh me konsiderojne si shume te levizshme, nderkohe qe une kam te njejten lidhje prej vitesh. Ka dy mendime qe gelojne kur je e bukur dhe e suksesshme: Ose je zuzke ose budallaqe”, thote Megan.
“Kam kuptuar se per t’u bere i famshem ka me vete rriskun e sakrifices. Ndaj une i jam ofruar sakrifices”, thote Fox.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23728. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23728

You Tube, video choc e uljes se nje avioni Nje dokument emocionues. Keshtu e ka cilesuar revista Wired videon 3D qe simulon uljen me fat te nje Airbusi. Avioni i linjes u ul ne janar ne ujerat e Manhatanit pasi u perplas me nje tufe patash.
Fale aftesise se pilotit te mjetit, Chelsey B.’Sully’ Sullenberger, te gjithe pasagjeret kane mbetur te palenduar duke e cilesuar kete ngjarje si mrekulline e Hudsonit.
E gjithe sekuenca eshte publikuar ne Youtube, frut i me shume se 200 ore pune te nje programuesi.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23732. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23732

New York, Facebook e shpeton te riun nga akuza Rifreskimi i te dhenave ne profilin e tij ne Facebook ka shpetuar nje 19 vjecar nga New York, i akuzuar fillimisht per grabitje.Alibia e te riut Rodney Bradford ka rezultuar nje prove shume e rendesishme, pasi ne te njejten kohe qe ai po ndryshonte te dhenat ne Facebook, krimi ndodhi ne nje pjese tjeter te qytetit. Keshtu, policia nuk ka mundur ta akuzoje, duke e nxjerre nga burgu dy jave pas arrestimit.
Historia daton ne 17 tetor ne oren 11:49 kur Bradford hyri ne internet nga shtepia e te atit ne Harlem, ndersa nje minute me vone dhe 12 milje me larg ne Brooklyn u krye nje vjedhje. Bradford, i cili eshte arrestuar ne vitin 2008 per nje rrembim ne Brooklyn, u akuzua nga policia. Ai e pranoi me qetesi kete vendim duke pasur besim se do ta vertetonte se nuk ishte ne vendin e krimit.
Nje nga viktimat e vjedhjes se dyqanit e njohen ate ne rreshtin e te akuzuarve dhe keshtu u dergua ne burgun e New York, Rikers Island. Alibine per djalin e ri e gjeti i ati, Rodney Bradford Sr, i cili zbuloi se 19 vjecari me ngjyre e kishte bere ndryshimin ne profil, ne te njejten ore kur ndodhi vjedhja.
Gjate gjithe javes kam folur me autoritetet e prokurorise per ti bindur se djali ka qene ne Facebook ne ato momente dhe se akuza e ngritur ndaj tij ishte e gabuar, shprehet avokati Robert Reuland
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23735. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23735

Gjermani, hedhin ne gjyq Wikipedia-n
Dy shtetasit gjermane qe ne 1990 vrane nje aktor ne Bavari, kane hedhur ne gjyq Wikipedia-n.
Wolfgang Werle dhe Manfred Lauber kerkojne heqjen e emrave te tyre nga biografia e viktimes se publikuar ne faqet ne gjuhen angleze te enciklopedise virtuale.
Fale ligjit te privatesise, ata kane detyruar faqen e internetit te heqe emrat e tyre ne versionin gjerman te biografise se Sedlmayr, i publikuar ne Wikipedia.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23739. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23739

Ne internet lista e burrave te tradhetuar Disa cifte kane rrezikuar te ndaheshin, disa te tjera jane zene dhunshem mes tyre. Te gjithe pohojne se ndihen shume te shqetesuar. Qetesia e Lagoa da Prata, qyteti brazilian me rreth 45 mije banore, eshte tronditur ditet e shkuara nga nje dokument i publikuar ne rrjetin e njohur social Orkut.
Behet fjale per nje liste me 300 persona, e publikuar nga nje perdorues rrjeti me pseudonimin Ricardão, qe tregon listen e personave qe jane tradhetuar nga partneret e tyre.
Sipas autorit, qe tani eshte ne kerkim nga policia, publikimi eshte nje kryqezate ndaj te gjitha grave te pabesa qe jetojne ne qytetin brazilian.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23743. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23743

Google Latitude ju mundëson të ndiqni shokët
A e dini se ku janë shokët tani? Nëse jo, Google mund tju ndihmojë ti gjeni. Google Latitude i mundëson përdoruesit e telefonave të mençur dhe laptopëve, të tregojnë vendodhjen e tyre. Edhe pse nuk është e saktë me milimetra, Latitude mund të paraqesë vendndodhjen e përafërt, bazuar nga informatat e marra nga satelitët GPS dhe kullat e operatorëve celularë.
Passi të jeni regjistruar në Latitude, ikonat e miqve do paraqiten në Google Maps. Klikimi në ikonë ju lejon të bëni thirrje, të dërgoni e-mail, të dërgoni mesazhe të shpejta, por mund të përdorni Google Maps edhe për të parë rrugën për në vendndodhjen e tyre.
Të themi se Bob dëshiron ti tregojë vendndodhjen e vet Xhenit. I dërgon një ftesë nga telefoni ose kompjuteri. Xheni mund ta pranojë ftesën dhe të bëjë të ditur vendndodhjen e saj; mund të pranojë ta bëjë të ditur por jo ta ndajë; ose mund tia refuzojë të gjorin Bob kërkesën. Nëse Xheni zgjedh të shpërndajë vendndodhjen e saj, ofron vendndodhjet e përafërta ose vetëm në cilin qytet ndodhet.
Për tu kufizuar disi, Latitude do tju lejojë të caktoni kufizimet për secilin nga kontaktet tuaj. Mund ta përcaktoni vendndodhjen në mënyrë manuale, ti tregoni Latitude ta gjejë ose ta fshihni tërësisht se ku ndodheni.
Google thotë se ruan vetëm disa vendndodhje të fundit në serverët e vet. Nëse e keni fshehur nuk ruan informacione rreth vendndodhjes.
Edhe kështu, Google arrin të ndërtojë lehtë një hartë demografike për të treguar për shembull se ku qëndrojnë popullsia e një moshe të caktuar në një qytet të caktuar. Shpresoj se këtë herë nuk do të ndodhë, por pikëpyetje për praktikat e intimitetit të Google janë paraqitur shumë herë në të kaluarën.
Me Latitude, ikonat e miqve tuaj paraqiten në Google Maps. Klikoni mbi ndonjë ikonë për të kontaktuar mikun. Mund të merrni edhe rrugën deri te vendndodhja e tij po të doni.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23746. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23746

NASA gjen ujë në hënë
Gjatë ditës së premte NASA ka deklaruar se ka gjetur ujë në hënë, duke hapur një kapitull të ri që do të mundësonte zhvillimin e një stacioni hapësinor lunar. Zbulimi është lajmëruar nga një shkencëtar i këtij projekti Anthony Colaprete, gjatë mesditës në një konferencë për media. Unë gjendem sot këtu para jush sepse në fakt po, ne kemi gjetur ujë. Dhe nuk kemi gjetur pak, por një sasi të madhe të ujit deklaroi ai.
Zbulimi është i bazuar në të dhënat preliminare të mbledhura kur LCROSS (Lunar Crater Observation and Sensing Satellite), qëllimisht u rrëzua me 9 tetor në regjionin e përhershëm të mbuluar me hije në kraterin Cabeus afër polit të jugut të hënës.
Pasi goditjes së satelitit, një raketë fluturojë përmes copëzave të formuara nga pluhuri, duke matur sasinë e ujit dhe duke ofruar një mori të dhënash tjera. Ekipi i këtij projekti u koncentrua në të dhënat nga spektrometri i satelitit, që ofroi informatat më të mira rreth prezencës së ujit. Një spektrometër ndihmon të identifikohen përbërësit e materialeve duke ekzaminuar ndriçimin që emetojnë apo absorbojnë.
Megjithëse caku i misionit me vlerë 79 milion dollarë ishte të përcaktohet ekzistenca e ujit në hënë, zbulimet në fushat tjera pritet të paraqiten në hap me progresin e studimit. Zbulimi hap një kapitull të ri në kuptimin tonë rreth hënës tha agjencioni hapësinor në një deklaratë për shtyp menjëherë pas fillimit të konferencës.
Michael Wargo, shkencëtarë udhëheqës hënor pranë qendrës së NASA-së në Uashington, tha se zbulimi më i fundit mund të hap misteret e sistemit solar. Ai listoi disa opsione për  burimet e ujit në hënë, duke përfshirë erërat solare, kometat, retë gjigante molekulare ose edhe vetë hënën përmes ndonjë lloj aktiviteti të brendshëm. Ai shtoi se vetë Toka mund të ketë rol rreth kësaj çështje.
Nëse uji që është formuar apo depozituar është me miliarda vjet i vjetër, këto pengesa polare mund të mbajnë një çelës në historinë dhe evolucionin e sistemit solar, shumë ngjashëm me atë sesi një mostër e bërthamës së akullit në Tokë shpalos të dhëna historike tha NASA në një deklaratë.
Përveç kësaj, uji dhe përbërësit tjerë të pranishëm mund të përfaqësojnë burime potenciale që do të mbështesnin eksplorime të mëtutjeshme në hënë
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23749. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23749

USHT rrezikon përjashtimin nga Bolonja
Universiteti Shtetëror i Tetovës është bërë objekt interesi i Procesit të Bolonjës, pas ndërhyrjes në këtë institucion më 2 korrik të këtij viti, kur ish-ministri i Arsimit Pero Stojanovski shkarkoi anëtarët e Senatit si dhe rektorin Agim Vela. Për këtë shkak “Magna Karta Observatoria” e Bolonjës i është drejtuar me një letër ministrit aktual Nikolla Todorov për të kërkuar llogari rreth ndërhyrjes në USHT. Megjithatë, ministri i Arsimit Nikolla Todorov, nuk i është përgjigjur kësaj letre. Sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, (trupi më i lartë i Procesit të Bolonjës), Bastian Baumann, në një prononcim për gazetën “Koha”, thotë se është në pritje të përgjigjes zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë qëndrim rreth ndodhive të 2 korrikut në USHT. Ai ka theksuar se se për ndodhitë në USHT është informuar edhe nga rektori i shkarkuar Agim Vela. “Magna Karta Observatorisë” iu ofruan informata të gjëra nga z. Vela për atë se çka ka ndodhur dhe kërkuan të ndërhyjmë. Politika e Observatorit Magna Karta është që të pyes edhe palën ‘tjetër’ për informacion dhe shpjegime, që të jemi në gjendje të formulojnë dhe të shpallim mendimit tonë me informacion sa më të gjerë që të jetë e mundur. Unë i kam shkruar personalisht ministrit të ri i cili e zëvendësoi z. Stojanovski. Deri tani, ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare apo jozyrtare nga Ministria ose ndonjë autoriteti tjetër. Për këtë arsye, ne ende nuk kemi patur rastin të formojmë një opinion të konsiderueshme për rastin, pasi mungon informacioni”, ka thënë Baumann. Ai thekson se në qoftë se pretendimet e rektorit të shkarkuar Vela janë të sakta, atëherë ky është një rast shumë i rëndë i ndërhyrjes së padrejtë të autoriteteve publike në çështjet e universitetit dhe në këtë mënyrë shkelet autonomia, e cila është e garantuar edhe me Kushtetutë dhe ligjet e tjera të Maqedonisë. “Ky akt do të ishte i paarsyeshëm dhe shkelje e parimeve të Magna Karta Universitatum, nënshkruese e të cilës është edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës. Ai gjithashtu do të jetë në kundërshtim me parimet e Procesit të Bolonjës, që në mënyrë të qartë i referohet Universitatum Magna Kartës dhe autonomisë universitare”, thotë sekretari i përgjithshëm i “Magna Kartës”, Bastian Baumann. Ai konsideron se reagimi do të jetë i menjëhershëm në qoftë se akuzat kundër Ministrisë janë të vërteta. “Megjithatë, ajo çka na shqetëson është se Ministria ende nuk është përgjigjur, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur i kam shkruar ministrit. Kjo gjithashtu përputhet me mospërfilljen e ankesës së z. Vela, i cili i është ankuar ministrisë. Kjo sigurisht i rrit dyshimet se akuzat janë korrekte dhe se ish-ministri pa arsye ka ndërhyrë në punët e Universitetit dhe më tepër ka mbajtur qëndrimin e “politikës së strucit”. Ne i kërkojmë Ministrisë të ofrojë informacion të konsiderueshëm mbi rastin, të dyja palëve zyrtarisht edhe për z. Vela, por edhe për të gjitha palët tjera të interesuara”, thotë Baumann, duke theksuar se Procesi i Bolonjës nuk ka ligje të detyrueshme dhe mekanizma për të ndaluar ose pezulluar vendet që i janë bashkangjitur. “Megjithatë, Komuniteti Evropian për Arsimit të Lartë, duke përfshirë ministritë e tjera, por edhe universitetet marrin parasysh këto zhvillime dhe në qoftë se situata është me të vërtetë ashtu siç është paraqitur, kjo mund të ketë efekte praktike shumë të dëmshme mbi Universitetin në lidhje me njohjen e diplomave dhe marrëveshjet e bashkëpunimit”, thotë ai. Sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, Bastian Baumann, i rekomandon Qeverisë që të jetë transparente rreth ndërhyrjes në Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Rekomandimi ynë ndaj Qeverisë është se, dhënia e informata të kufizuara ashtu siç i kemi ne, ose thënë më mirë kur vijnë vetëm nga njëra anë, pasi ana tjetër duket se nuk është e interesuar të ofrojë pikëpamjet e veta, është që të sigurojë informata transparente për atë që ka ndodhur në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe t’ia mundësojë çdo personi të involvuar të drejtat e tyre të garantuara me ligj, autonominë universitare, si një çështje e rëndësisë së lartë për zhvillimin shoqëror, ekonomik, kulturor dhe shkencor të Republikës së Maqedonisë- një e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, thotë sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, Bastian Baumann.
Do të reagojmë nëse MASH s’përgjigjet I pyetur se edhe për sa kohë do të pritet përgjigja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përkundër faktit se e njëjta nuk përgjigjet, Baumann thekson se ende nuk është marrë ndonjë vendim se si do të veprohet në të ardhmen. “Ky nuk është një vendim të cilin unë duhet ta sjell vetë, por do të sillet nga Këshilli i ynë. Natyrisht, ne do të reagojmë me një kumtesë edhe në qoftë se ministria nuk do t’i përgjigjet kërkesës sonë”, ka thënë për gazetën KOHA, sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, Bastian Baumann.
Qazimi: MASH s’ka pranuar letër nga Bolonja “Për aq sa kam njohuri unë, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nuk është bërë ndonjë kërkesë prej Bolonjës për të dhënë ndonjë informacion rreth USHT-së. Të paktën tek unë, por as te ministri Nikolla Todorov, nuk ka arritur ndonjë kërkesë e tillë. Megjithëse, do të interesohem më mirë për këtë punë dhe nëse ka ndonjë kërkesë do t’ju informojmë”, ka deklaruar dje zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi.
Ja letra e Baumanit dërguar ministrit Todorov Unë ju shkruaj në emër të “Observatorit Magna Karta”, organizatë që tubon bashkërisht rreth 650 universitete nga më shumë se 80 vendet që kanë nënshkruar “Kartën Magna Universitatum” dhe që në këtë mënyrë angazhohet për respektimin e parimeve dhe vlerave të paraqitura aty. Magna Karta Universitatum paraqet formë bazë e të kuptuarit të parimeve themelore dhe vlerave universitare, lirisë akademike dhe autonomisë së veçantë institucionale. Ajo gjithashtu vë në dukje Deklaratën e Bolonjës, si bazë mbi të cilën duhet të ngrihet Zona Evropiane e Arsimit të Lartë. Nga Republika e Maqedonisë, universitetet nënshkruese të këtij dokumenti janë të Shën Cirili dhe Metodi në Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Ne kemi qenë të informuar në lidhje me incidentet e fundit në Universitetin Shtetëror të Tetovës rreth vendimit të ish-ministrit Pero Stojanovski të shkarkojë të gjithë anëtarët e Senatit dhe të deklarojë të pavlefshëm të gjitha vendimet nga senati, duke përfshirë edhe shkarkimin e ish- rektorit Agim Vela (Vendimi 12-4847/1). Shpërbërja e Senatit dhe shpallja e vendimeve të tij si të pavlefshme nga ish-ministri, janë me interes për ne, pasi kjo prek çështjen e autonomisë universitare dhe në këtë mënyrë shkel një nga parimet themelore të akademisë. Autonomia institucionale është një element i rëndësishëm për organizimin e arsimit të lartë, pasi ajo garanton që universitetet të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë në kushtet e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve për komunitetin. Gjithashtu në Republikën e Maqedonisë, rëndësia e autonomisë institucionale është e garantuar me nenin 46 të Kushtetutës. Prandaj, unë do të doja të pyes se çfarë kanë qenë arsyet për vendimin e ish-ministrit. Unë do të jem jashtëzakonisht mirënjohës nëse ju mund të ndaleni veçanërisht me argumente, nga këndvështrimi juaj që sipas jush arsyetuan masat që bien në kundërshtim me autonominë institucionale dhe a keni ndërmend ta përkrahni këtë vendim.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23753. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23753
Shi në qytet Bie shi në këtë qytet Unë për ty seç ndjeva mall Eci rrugës filli vet Diçka shpirtin po ma kall
I vetmuar t’kërkoj n’këtë natë Ishte vonë një gjeth i thatë Paska rënë për tokë Është shi apo lot
I vetmuar sa një pa fund Mallin tim askujt s’ja them Jo askujt s’ja them
Më dhe zjarr sa deshte Pastaj më ike S’ti kuptova kurrë sytë e zi Ndoshta s’ke harruar Puthjen tonë të nxehtë Në këtë streh ku binte shi
Tej për tej më shpon kjo natë Dikush thotë njeri pa fat Bota s’është e sinqertë Fare nuk e ka dert
I vetmuar sa një pa fund Mallin tim askujt s’ja them Jo askujt s’ja them
Më dhe zjarr sa deshte Pastaj më ike S’ti kuptova kurrë sytë e zi Ndoshta s’ke harruar Puthjen tonë të nxehtë Në këtë streh ku binte shi
Bie shi në këtë qytet
Të kërkoj, ku je vetëm ti më nuk je N’këtë qytet me shi Gjithçka m’duket e ftohtë Ku më je Unë të kërkoj, ku je vetëm ti më nuk je N’këtë qytet me shi Gjithçka m’duket e ftohtë Kur unë jam pa ty
Dhe nuk dua t’besoj Se nuk kthehesh ti Në këtë natë të lagur me shi Dhe nuk dua t’besoj Se nuk kthehesh n’këtë stinë Se nuk kthehesh n’Prishtinë
Të kërkoj, ku je vetëm ti më nuk je N’këtë qytet me shi Gjithçka m’duket e ftohtë Ku më je Unë të kërkoj, ku je vetëm ti më nuk je N’këtë qytet me shi Gjithçka m’duket e ftohtë Kur unë jam pa ty
Bie shi në këtë qytet
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5038. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5038
Ndarje pa kuptim (Albina Demaku Feat. Hekuran Krasniqi)
Hekuran: Sa pa fat tani nuk t’takoj Dikur me ty një melodi m’shoqëroj Ishim t’lumtur, dikush na mallkoj Në atë vend ku gjithçka filloj
Albina: Edhe pse afër s’të kam Hekuran: Shpresa që t’takoj gjallë më mban Albina: Llumturinë tek ty e gjej Hekuran: Nga largësia po të ndjej Albina: Llumturinë tek ty e gjej Hekuran: Nga largësia po të ndjej
Albina: Këngën që e deshe ta këndoj Çastet e lumtura i kujtoj Plagët e zemrës unë t’i shëroj Ardhja jote do t’më ngushlloj
Hekuran: Në këtë qytet ku jetoj Mungesa jote më verbon Albina: Shpirtin dhe zemrën rob ma mban Çdo ditë faqet me lot i laj Hekuran: Shpirtin dhe zemrën rob ma mban Çdo ditë faqet me lot i laj
Ref. 4x Hekuran: Faji mbet gjithmonë jetim Më vret kjo ndarje pa kuptim Albina Faji mbet gjithmonë jetim Më vret kjo ndarje pa kuptim
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5034. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5034
Maturant Le të qaj sonte kitara Le t’i ndez kënga kta tela Le t’jetojmë për ditë të reja 4 vjet ikën si era
Ndoshta ma nuk do t’i shoh Lulet e fustanit tënd Ndoshta ma kurrë unë dhe ti S’do t’vallzojmë me këtë kang Ndoshta ma unë dhe ti S’do t’vallzojmë me këtë kang
Ref. Maturant o maturant Edhe kjo natë po na shkon Maturant o maturant Ma shtatori s’na bashkon
Edhe sonte shikom n’sy Gotat tona t’i cakrrojmë Nuk e dimë në cilat brigje Valët e jetës do t’na çojnë Nuk e dimë në cilat brigje Valët e jetës do t’na çojnë
Ref. Maturant o maturant Edhe kjo natë po na shkon Maturant o maturant Ma shtatori s’na bashkon
Do t’na marrë malli për orët Që i lamë dikur dhe ikëm Do t’na marrë malli për pyetjet Që përgjigjet nuk jau ditëm Do t’na marrë malli për pyetjet Që përgjigjet nuk jau ditëm
Ref. 2x Maturant o maturant Edhe kjo natë po na shkon Maturant o maturant Ma shtatori s’na bashkon
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5023. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5023
Ti ke mbet në zemrën time (2x) Me pas dit se ma s’vjen kurrë Më mirë t’isha pa largu Edhe pse t’kam prit shumë kohë Zemra ime prap të do
Ref. 2x Ti ke mbet në zemrën time Dhe pse nuk je me mu Sa t’jesh gjallë jeta ime Vendin do ta kesh këtu
(2x) Më mirë vdes se me t’harru Natë e ditë kam me t’kujtu Gjersa zemra po më rreh Dashurinë te unë e ke
Ref. 2x Ti ke mbet në zemrën time Dhe pse nuk je me mu Sa t’jesh gjallë jeta ime Vendin do ta kesh këtu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5025. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5025
Rroftë shqipja dhe vatani Në të hidhura gurbete Shqipërinë mora me vete Kujtimet e Shqipërisë Ishin falje e nusërisë E kujtimet e Shqipërisë Ishin falje e nusërisë
Ref. 2x Do këndoj se ma do xhani Rroftë shqipja dhe vatani Se na do Shqipëri nëna Neve dega ajo rrënja
Ishte shkruar, ishte thënë Në gurbet u bëra nënë Larg e larg në dhe të huaj Këtë këngë me lotë e shkruaj E larg e larg në dhe të huaj Këtë këngë me lotë e shkruaj
Ref. 2x Do këndoj se ma do xhani Rroftë shqipja dhe vatani Se na do Shqipëri nëna Neve dega ajo rrënja
Bir o bir i imi i rrallë Gjuha shqipe na mban gjallë Vendi huaj dhe gurbeti S’na tretë dot si kripë deti E vendi huaj dhe gurbeti S’na tretë dot si kripë deti
(2x) (Do këndoj se ma do xhani Rroftë shqipja dhe vatani Se na do Shqipëri nëna Neve dega ajo rrënja)
Ref. 2x Do këndoj se ma do xhani Rroftë shqipja dhe vatani Se na do Shqipëri nëna Neve dega ajo rrënja
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5027. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5027
Mallkimi Po folin fjal t’ndryshme që kishe unë s’po shihna Shoq unë jom gjithçka a pe sheh se ku hina Kur t’ma nin zonin ose folet emni jem Qaty osht ni njeri që jep jetë për kit sen
Edhe unë jap për to n’qoftë se jep ai për mu Qishtu na jena kejt GG-ja prej se u maru S’ka sen që na then, s’ka sen që na nal S’ka sen qe e nal osht Double G ai djal
Kejt jon Double G veq a e kini n’zemër Urime qyky emër o ke mashkull o ke femër Shoq nuk e bonem as për pare e se bonem as për fam E bonem me pasën rregull mos me pasën hallakam
Pse gjith ky vullnet, pse gjith kjo përpjekje Unë jom njo pi tyne që ka mu kon GG dej n’vdekje E tash jom i dekt se kom dhonën ni betim Nuk kthena mo te mas, veq pqrpara jom o trim
Jom i krist n’kry e kurr s’um bohet vonë Ndash po vdes qitash e ndash vdes më vonë Ti e kijen pasunijen e qifsha pasunijen Ti ki famqn e vllaznijen e ta qifsha familijen
Ti s’ki sen o mut nuk e ki as venin ton S’i ki fjalt, s’e ki ftyren për mu konen i gjon Ja ki ni zonin mafijes që kan dal pi Double G-jes Runu mos u përzini me gjakin e belagjijes
Shumë herë ngat dekes e shumë herë ngat jetes Asnjonen s’un e zgedha me ja dhon dhurat vetes Vjet po shkojshin e koha po kalojke Funi ish i keq e gjithkush po gabojke
Për shka e pata fjalën a jeni mu t’um kuptu Për ata që jon të fort kshyrin me sundu Nuk muni kurr me neve shoq, nuk muni kurr me mu S’muni me bo dishka pa pëlqim kur une s’du
Plot kallash n’dorë e plot njerz kan hi n’hor Po lupin njerzt e kqi shpirtin me ja morr Zoti ta ka dhon shpirtin shoq ti me pasën jetën Mos um rrej mu gjithmonë thuma të vërtetën
Pse po don problem, tu paska gërrditën jeta Jon fjalt që m’i kan thon mu 10 milion veta Unë problem nuk dojsha po um zike taksirati E kur ndodhke ky sen gjithmonë ni jetë e pati
Ni nonë pa ni djal që vdiq për ni fjalë Ni njeri durt me gjak që lutet Zotit me ja fal Gjithmonë ja kish fal se vet ja kish qu Njerzt që kan bo keq e s’kan dasht me jetu
S’un pe gjoj qetësinë që i thojshin qetësinë e jetës Sa herë që kom vra i kom shkaktu dhimt vetes S’po muj me nejt qut e spo muj as me fjet Sidomos kur po jom n’gjumë ata po m’dalin kejt
Ky ish ven i mallkum që kish pi shumë gjak S’kish mujt kush me jetu se hala po lypke hak Jom kon pika djalit a pe sheh se qysh u bona Përherë unë e ndjej njeri t’keq kur shëndrrona
Nonen e përvlova e babën e shkatrrova Jeta ish ni kurvë që hala se kuptova Që po t’bojke për veti e po ta prishke synin E vetmja ish ajo që po ta prishke tymin
Do repera t’vogël um kallxojn për femna Do shajn për inati e marrin n’gojë emna S’kan lidhje me jetë qaty kan me met E arsyja osht se asnjo nuk jon të vërtetë
Faktet gjithmonë po t’pshtojshin e kejt pi bojshin Faktet jon ato që kurr s’un po t’shkatrrojshin Um falni be njerz pak si shumë u hallaka S’po muj mu koncentru se jom plot me psikopata
Për ata që jon sehire e për negativat Për ata t’pafajshmit që i shkelin zhivat Për ata që sundojnë e kurr nuk kuptojnë Për mutat që ju ka ardh funi e kërkush nuk i dojn
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5029. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5029
Ndarje pa kuptim (Feat. Hekuran Krasniqi)
Hekuran: Sa pa fat tani nuk t’takoj Dikur me ty një melodi m’shoqëroj Ishim t’lumtur, dikush na mallkoj Në atë vend ku gjithçka filloj
Albina: Edhe pse afër s’të kam Hekuran: Shpresa që t’takoj gjallë më mban Albina: Llumturinë tek ty e gjej Hekuran: Nga largësia po të ndjej Albina: Llumturinë tek ty e gjej Hekuran: Nga largësia po të ndjej
Albina: Këngën që e deshe ta këndoj Çastet e lumtura i kujtoj Plagët e zemrës unë t’i shëroj Ardhja jote do t’më ngushlloj
Hekuran: Në këtë qytet ku jetoj Mungesa jote më verbon Albina: Shpirtin dhe zemrën rob ma mban Çdo ditë faqet me lot i laj Hekuran: Shpirtin dhe zemrën rob ma mban Çdo ditë faqet me lot i laj
Ref. 4x Hekuran: Faji mbet gjithmonë jetim Më vret kjo ndarje pa kuptim Albina Faji mbet gjithmonë jetim Më vret kjo ndarje pa kuptim
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5032. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5032
Top