Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Mediat e huaja: Zgjedhjet në Kosovë, përçajnë serbët Zgjedhjet lokale në Kosovë po shihen me interes nga mediat e huaja, të cilat bashkë me zhvillimet e fundit të fushatës raportojnë ecurinë e procesit zgjedhor, duke vënë theksin në reagim e serbëve për këto zgjedhje. “Zgjedhjet në Krosovë, përçajnë serbët”. Me këtë artikull raporton BBC situatën zgjedhore në Kosovë, ku raportohet se tashmë ka filluar votimi për zgjedhjet lokale. Këto janë zgjedhjet e para të organizuara nga Prishtina. Në zgjedhjet e para që organizohen nga autoritetet vendore që nga shpallja e pavarësisë do të votohet në 36 komuna. Ndërkohë mbetet i paqartë qëndrimi i elektoratit serb në 6 komuna.Elektorati serb e ka gjetur veten mes thirrjeve të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë për të dalë në votime dhe të atyre në Beograd, që i ka kërkuar t’i bojkotojnë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka garantuar se materialet zgjedhore janë shpërndarë pa asnjë vështirësi. Policia gjithashtu thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të garantojë siguri në ditën e votimit. Zgjedhjet do të vëzhgohen nga misioni ENEMO, i cili ka përhapur tashmë ekipet e tij në gjithë Kosovën. Përfaqësuesve ndërkombëtarë thonë se votimi i 15 nëntorit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kosovare që të dëshmojnë pjekuri në zgjedhjet e para të organizuara nga autoritetet e Kosovës. Diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë, kanë filluar ditën e zgjedhjeve në Kosovë, me vizita të ndryshme nëpër qendra të votimit anekënd vendit.
Ndërkombëtarët në Kosovë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell, ka qëndruar në mëngjesin e së dielës në Graçanicë, ku është njohur me ecurinë e procesit të votimit në orët e para të hapjes së kutive. Ai është ndier i impresionuar me pjesëmarrjen e votuesve serbë në zgjedhje. “Deri më tani duket se ka më shumë votues këtu në Graçanicë, sesa në një shkollë që e vizitova në Prishtinë. Janë njerëzit që e menaxhojnë qendrën e votimit, janë vëzhguesit. Gjithçka po ecën mirë kështu që unë jam mjaft i inkurajuar”, u shpreh ambasadori Dell. Ndërsa, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka vizituar një qendër votimi në Prishtinë ku ka biseduar me kryesuesin e kësaj qendre dhe është njohur me ecurinë e procesit. “Gjithçka po shkonte mirë në këtë qendër të votimit. Përshtypjet janë shumë të mira. Shpresoj në përqindje sa më të lartë të mundshme të pjesëmarrjes së votuesve”, tha Feith. Në mëngjes, Graçanicën e ka vizituar edhe Doris Pack e cila kryeson një delegacion vëzhguesish nga Parlamenti Evropian.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26729. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26729

Drafti, Qeveria grabit pronat në bregdet Pas konfliktit për pronat në Orikum, mazhoranca ka rifutur për miratim draftin që u merr tokat ish-punonjësve të NB-ve
Drafti ul me 1000 m truall, masën e kompensimit për banorët që kanë toka bujqësore në përdorim
Konflikti i fundit, i zhvilluar në qytezën bregdetare të Orikumit, ku përdoruesit e tokave të ish-ndërmarjeve bujqësore, u përfshinë në një përplasje fizike me Policinë e Shtetit, e cila i doli në mbrojtje disa pronarëve të rinj, përfshi këtu edhe shokun e ngushtë të djalit të kryeministrit Rahman Selmanllari, ka detyruar qeverinë, të rikthejë edhe një herë me emergjencë në Kuvend, një projektligj që synon të bëj disa ndryshime në ligjin “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.
Bëhet fjalë për një draft të vjetër, të miratuar nga qeveria që dy vjet më parë, por që duket se situata e re e shfaqur në këtë zonë, por jo vetëm, ka bërë që mazhoranca ta rikthejë edhe një herë për miratim në seancë plenare. Projektligji, që është programuar të miratohet, në seancën e së enjtes së parë të dhjetorit, parashikon uljen e masës së kompensimit nga 1500 në 500 metra tokë truall, për të gjithë ato familje që kanë toka të ish-ndërmarjeve bujqësore në përdorim, qofshin këto në periferitë e qyteteve apo fshtrave, ashtu edhe ne zonat me përparësi të zhvillimit të turizmit, siç është edhe rasti i banorëve të Orikumit.
Dekreti Drafti i rifutur në rendin e punimeve të Kuvendit, për tre javorshin e ardhshëm, kërkon të ndryshojë ligjin e vitit 1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të përmirësuar me një shtesë të bërë me anë të dekretit të vitit 1996 të ish-presidentit të Republikës Sali Berisha, sipas të cilit, të gjitha ato familje që nuk mund të merrnin në pronësi tokat e dhëna më parë në përdorim, do të kompensoheshin nga shteti për të gjitha rastet kur ky fond tokash do të përdorej prej tij për kompensim të ish-pronarëve, apo edhe për rastet e shpronësimeve për interes publik.
Kështu, ndërsa ligji përcaktonte vetëm kategoritë e tokave që nuk mund të kalonin në pronësi të përdoruesve, dekreti i Berishës i vitit 96 caktonte masën e shpërblimit të tyre po me truall brenda zonave urbane. “Përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese ose në zonat me përparësi turizmi do të kompensohen me truall në zonat urbane ose në bregdet, në momentin që toka e tyre do të përdoret për kompensim fizik ose në rastet e ndërtimeve publike.
Masa e kompensimit do të jetë: Për familjet me mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit do të jetë deri 1 500 m2, dhe për familjet me më pak pjesëtarë, masa e kompensimit do të zbritet 200 m2 për çdo pjesëtar më pak”, – thuhej në dekretin e presidentit. Pra thënë ndryshe, për të gjitha familjet që kishin toka në përdorim në periferi te zonave te banuara dhe ne bregdet, do të duhet qe t’i linin ato për kompensim te ish-pronarëve, kundrejt një mase kompensimi, që varionte nga 1500 metra per familjet me mbi 6 pjestarë dhe duke zbritur nga 200 metra per çdo pjestar me pak.
Projektligji Ndërkohë, projektligji i miratuar nga qeveria në 28 janar të vitit 2008, parashikon që për të gjitha këto kategori, masa e kompensimit të ulet ndjeshëm. Kështu, për të gjitha familjet me më shumë se 6 pjestarë, do të ketë një masë kompensimi me toke truall në zonat urbane prej 500 metrash. Ndërsa, për të gjitha familjet që kanë më pak banore, kjo masë kompensimi do te zbresë me 100 metra për çdo pjesëtar më pak.
Pra, në rastin e parë qeveria do t’u marrë këtyre familjeve 1000 metra, ndërkohë, që akoma më i madh është penalizimi per familjet që kanë më pak pjestarë. Në këtë mënyrë, shteti do të marrë tokat e dhëna në përdorim punonjësve të ish-ndërmarjeve bujqësore për ti kthyer në toka shtetërore, ndërsa familjet që sot i kanë ato në përdorim do të marrin si kompensim sipërfaqe gati tre herë më të vogla se ato që përcaktonte dekreti i vitit 96. Por ndryshe nga sa parashikonte ai dekret, tashmë tokat që do t’u merren këtyre banorëve, me vendimin e marrë dy ditë më parë prej qeverisë, nuk do të përdoren më për kompensim të ish-pronarëve por do të shiten prej shtetit në ankand. Nga një amendim i tillë, të parët që do të preken, natyrisht do të jenë banorët e Orikumit, të cilëve qeveria po u përgatit një grabitje të re, nëpërmjet skemës së re të kompensimit që do të përdorë për ta.
Drafti për disa ndryshime në “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”
Neni 2
Përjashtohen nga dhënia në pronësi: 1. Tokat bujqësore që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji ndodhen brenda vijës kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave të banuara. 2. Tokat bujqësore të përfshira në zonat me përparësi turizmin, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.88, datë 1.3.1993 “Për miratimin e zonave që kanë përparësi turizmin”.
Neni 3
Tokat bujqësore që nuk kalojnë në pronësi private në rastet e parashikuara në nenin e mësipërm, mbeten pronë shtetërore.
“Neni 3/1 (ndryshimi) 1. Përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave urbane, që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuara deri në fund të muajit shkurt, të vitit 1996, kompensohen me truall në zonat urbane, në çastin që toka e tyre do të kalojë për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike. Kompensimi në truall të bëhet si më poshtë vijon: a) Për familjet mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit të jerë deri në 500 m2 ; b) Për familjet me më pak pjesëtarë, të zbritet 100 m2 për çdo pjesëtar më pak në përputhje me të dhënat e regjistrit të gjendjes civile, të datës 31.12.1995.
2. Përdoruesit e tokës bujqësore brenda vijave kufizuese të zonës me përparësi turizmin, të përcaktuara sipas vendimit nr.88, datë 1.3.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”, që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuara deri në fund të muajit shkurt, të vitit 1996, të kompensohen me truall në zonë turistike, në çastin, që toka e tyre do të kalojë për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike. Kompensimi në truall të bëhet: a) Për familjet mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit të jetë deri 500 m2; b) Për familjet me më pak pjesëtarë, zbritet 100 m2 për çdo pjesëtar më pak, në përputhje me të dhënat e regjistrit të gjendjes civile, të datës 31.12.1995.
3. Kalimi i tokës së përdoruesve, për kompensim fizik, për subjektet e shpronësuara, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa kalimi i tokës së përdoruesve, për ndërtime publike, bëhet, sipas rastit, me vendim të Këshillit të Rregullimit të Territorit të qarkut ose të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas kompetencave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për urbanistikën. 4. Vendi i kompensimit me truall për përdoruesit e tokës bujqësore përcaktohet: a) Në zonat turistike bregdetare, nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore në territorin, ku ndodhet toka që kalon për kompensim, sipas procedurave, që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. b) Në zonat periferike të qyteteve dhe qendrave urbane, nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore, ku ndodhet toka e kaluar për kompensim, pas përfundimit të procesit të legalizimit nga ALUIZNI. 5. Mbajtësit në përdorim të këtyre kategorive të tokave bujqësore të paraqesin në zyrat rajonale të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave (AKKP) dokumentet, që vërtetojnë marrjen dhe ekzistencën e tokës në përdorim. Zyrat rajonale të AKKP-së kryejnë kalimin e dokumentacionit për kompensim me truall sipas procedurave dhe afateve, që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Shpallur me dekretin nr.1343, datë 3.1.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha
DEKRETI NR.1431, DATË 27.3.1996
Neni 1
Në ligjin nr.8053, datë 21.12.1995, pas nenit 3, shtohet neni 3/1 me këtë përmbajtje: “Përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese ose në zonat me përparësi turizmi do të kompensohen me truall në zonat urbane ose në bregdet, në momentin që toka e tyre do të përdoret për kompensim fizik ose në rastet e ndërtimeve publike. Masa e kompensimit do të jetë: - Për familjet mbi 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit do të jetë deri 1 500 m2. - Për familjet me më pak pjesëtarë, masa e kompensimit do të zbritet 200 m2 për çdo pjesëtar më pak. Përdoruesit e këtyre kategorive të tokave bujqësore do të paraqesin në komisionet shtetërore të kthimit dhe kompensimit të pronave dokumentet që vërtetojnë marrjen e tokës në përdorim, në afatet që përcaktohen në ligjet për kthimin dhe kompensimin e pronave”.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS Sali Berisha (Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26732. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26732

Në gjyq mashtruesi që shiti tre herë një pronë Xhavit Oruçi ka mashtruar tre ndërtues duke i dhënë secilit të njëjtën tokë për të bërë pallat. Toka nuk ishte as e tija
TIRANË- Prokuroria e kryeqytetit, përfundoi fazën hetimore dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale në ngarkim të 67 vjeçarit Xhavit Oruçi, i cili me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve i shiti të njëjtën pronë tre ndërtuesve të ndryshëm. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit të akuzës dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, kancelaria e së cilës me ndihmën e shortit elektronik ka caktuar gjyqtarin Albert Meçe si trup gjyqësore që do të gjykojë plakun 67- vjeçar.
Sipas kërkesës për gjykim që mban numrin 2099, i pandehuri i shpallur në kërkim nga policia gjatë muajit mars të këtij viti ka përfituar shtatë milionë lekë të reja nga shitja e 700 metrave tokë në fshatin Fushë-Mëzez të komunës së Kasharit. “Nga hetimet disa mujore, është provuar se i pandehuri 67- vjeçar Xhavit Oruçi, me origjinë nga rrethi i Kukësit, me anë të dokumenteve të falsifikuara ka mashtruar tre ndërtues të njohur në kryeqytet, duke ia shitur pronën prej 700 metra katrorë që ndodhet në Fushë-Mëzez. Kjo pronë rezulton se është e një banori të zonës, i cili dispononte certifikatën e pronësisë dhe hartën plotësuese të kufijve të kësaj toke, të cilën 67- vjeçari me dokumente të falsifikuara e kishte përvetësuar dhe më pas shitur tre personave të ndryshen duke iu marrë shtatë milionë lekë të reja të treve”-thuhet në kërkesën për gjykim.
Mësohet gjithashtu se plaku kishte falsifikuar certifikatën e pronësisë dhe një hartë plotësuese të lëshuar nga Hipoteka e komunës Kashar, ku pretendonte se toka prej 700 metra katror ishte e tija. “Pasi ka falsifikuar këto dokumente, plaku 67- vjeçar Oruçi ka kontaktuar me ndërtuesit, duke nënshkruar me secilin prej tyre kontratën e shitjes së kësaj toke. Nga shitja, plaku kishte përfituar rreth shtatë milionë lekë të reja dhe më pas është zhdukur, duke i lënë në duar kontratën e shit-blerjes së firmosur tek noterja, certifikatën e pronësisë të falsifikuar dhe hartën e vend ndodhjes së kësaj toke”,-thuhet në dosje. Sipas akuzës, me këto letra ndër duar tre ndërtuesit kishin dërguar përfaqësuesit e tyre në Hipotekë për ta regjistruar pronën, kur punonjësi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme kishte konstatuar falsifikimin dhe ka njoftuar policinë. Efektivët e policisë, kanë shoqëruar përfaqësuesit e firmës blerëse duke i marrë në pyetje, bashkë me pronarët e tyre për tentimin e përvetësimit të një prone që nuk ishte e tyre me dokumente të falsifikuara.
Para hetuesve, ndërtuesit kanë denoncuar shitësin e tyre të cilin e kanë shpallur tashmë në kërkim. Ndërkohë, para togave të zeza i pandehuri në mungesë Xhavit Oruçi do të gjykohet për veprat penale të “Mashtrimit në dëm të disa personave me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26735. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26735

Lëndohen 60 persona gjatë përgatitjeve për Krishtëlindje Rreth 60 persona janë plagosur ditën e shtunë në sheshin kryesor të Birmingamit. Mbi 25 mijë persona janë mbledhur në sheshin e Birminganit për të festuar ndezjen e dritave si edhe zbulimin e zbukurimeve të festës së Krishtëlindjeve. Por ky shesh sipas arkitektëve të qytetit nuk zë më shumë se 5 mijë njerëz. Për pasojë ky gëzim është kthyer në një tragjedi, pasi 60 personat e plagosur janë shtypur nga turma e cila ishte e bllokuar si edhe nuk kishte se si të lëvizte.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23695. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23695

Adelina Tahiri: Jam e lirë si zogu, edhe pse kokën nuk mund të çoj lartë nga djemtë të cilët duan të jenë me mua Jam duke realizuar dy këngë të reja, kurse së shpejti do filloj realizimin e albumit të dytë, ndërkohë bëj pregaditjet për xhirimin e një klipi, dhe shumë e shumë plane të reja, tregon këngëtarja Tahiri. Edhe pse e re, ajo është treguar shumë e suksesshme në skenë. Më zërin, vallëzimin dhe paraqitjen skenike shumë seksi ka bërë për vete publikun. Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri, në këtë intervistë rrëfen fillimet e karierës dhe planet në muzikë.
Zëri: Prej kur meresh me muzikë, një përshkrim të shkurtë edhe pse publiku shqiptar tashmë të njeh? Tahiri: Këndoj nga mosha 8 vjeçare, çmimet e para i kam fituar nga festivalet për fëmijë. Kam kënduar në Nota Fest, Euro Fest, ku në të dy festivalet kam fituar çmimin e tretë. Pastaj kam kënduar nëpër festivale të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri. Është interesante sepse kam xhiruar edhe film dhe kam marë pjesë nëpër disa reklama duke reklamuar produkte të ndryshme.
Zëri: Sa je pranuar në estradën shqiptare? Tahiri: Tash për tash gjithçka është super. Më kërkojnë shumë të paraqitem nëpër festival dhe emisione, sigurisht pëe atë se jam shumë active në skenë dhe shumë e mirëpritur.
Zëri: Deri më tani nuk ke kënduar në gjuhën maqedone? Tahiri: Për momentin kam vetëm një album dhe me këtë album dëshiroj të promovohem në estradën shqiptare kurse më tutje shohim, nuk dihet.. jeta është para meje (qesh).
Zëri: A ka Adelina të dashur? Tahiri: Nuk kam, e lirë jam si zogu, edhe pse kokën nuk mund të çoj lartë nga djemtë të cilët duan të jenë me mua (qesh).
Zëri: Çka duhet të ketë një djal që ti pëlqejë Adelinës? Tahiri: Herën e parë gjithmonë shiqoj pamjen fizike, më pastaj normalisht dhe më kryesorja bukuria e brendëshme.
Zëri: Ku punohet dhe vlerësohet më shumë estrada? Tahiri: Vlerësim më i madh i estradës në anën financiare normalisht se bëhet jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe disa vende tjera të Europës.
Zëri: Kush është ylli I muzikës për juve dhe kush ju pëlqen më së shumti? Tahiri: Nga estrada shqiptare definitivisht, Aurela Gaçe.
Zëri: Cilët janë sukseset tua më të mëdhaja? Tahiri: Suksesi im më i madh është editimi i albumit me titull Eliksir, pastaj klipet e këngëve: Narcizoid, Vuaj,Nuk jam tender, pastaj dhe shumë suksese tjera.
Zëri: Dhe për fund dëshironim të dimë çka pritet nga Adelina, cilët janë planet për të ardhmen? Tahiri: Jam duke realizuar dy këngë të reja, kurse së shpejti do filloj realizimin e albumit të dytë, ndërkohë bëj pregaditjet për xhirimin e një klipi, dhe shumë e shumë plane të reja.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23698. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23698

Zajmina i thotë po Valton Krasniqit, pasi dështon me Bleron Janë takuar bashkë në një koncert në Kosovë dhe kanë vendosur për një duet të fortë, që të pëlqehet jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë. Këngëtari që jeton në Zvicër, Valton Krasniqi, sapo ka përfunduar pushimet në Milano dhe ka filluar punën për këngën e re me Zajminën. Ka vendosur ta ftojë në këtë duet, pasi bëhet fjalë për një këngë shumë të mirë, të punuar nga vetë ai. Tekstin e ka shkruar Rozana Radi, ndaj ende nuk është vendosur se cili do të jetë titulli i përfundimtar i këngës në rrymën R&B elektro. Dy artistët kanë qenë në Prizren së bashku në një koncert së fundi, dhe atje kanë biseduar se si mund të dilnin bashkë në publik me një krijim ndryshe nga të tjerat, të cilën kanë plan ta bëjnë klip. Ata kanë bërë dhe disa foto së bashku gjatë qëndrimit në Kosovë, të cilat po i botojmë për herë të parë tek Panorama Plus. Të dy këngëtarët duket shumë në formë, ndërsa Zajmina vazhdon të mbajë ngjyrën e zezë të flokëve. Ata kanë menduar që me këtë këngë të re të bëjnë bujë, sidomos pas një periudhe tërheqjeje nga skena, sidomos Zajmina, e cila gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar vetëm me koncerte dhe ska publikuar asnjë klip deri tani. Kështu që ata i kanë hyrë punës, që ta publikojnë këngën brenda muajit nëntor. Thuhet se do të takohen këtë fundjavë për të realizuar xhirimet e përvitshme të kolazhit të këngëve të Vitit të Ri. Dy këngëtarët do të vijojnë të jenë bashkë gjatë javës që vjen për të bërë regjistrimin e këngës së re, ndërsa ende nuk kanë ndonjë ide për klipin. Gjithsesi Valtoni ka menduar se kjo këngë e re, që e ka orkestruar vetë, i përshtatet shumë Zajminës, edhe pasi kanë biseduar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Më parë Valtoni ka bashkëpunuar me këngëtaren Emmy, dy motra binjake nga Zvicra, etj, duke e parë bashkëpunimin me femra të bukura si një sukses në këngët e tij. Ndërsa Zajmina tani që i ka premtuar Valtonit, nuk dihet se çdo bëjë me Bleron, me të cilin nisën një bashkëpunim për të konkurruar në Kënga Magjike, dhe ende nuk kanë realizuar asgjë edhe pse thanë që këngën do e realizonin patjetër.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23701. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23701

Rozi e ka fiksim një gjoks si të Çilijetës Gjithmonë është shprehur në intervista të ndryshme se pjesa e trupit te cilin do ta ndryshonte me shumë dëshirë do të ishte gjoksi pasi ëndërron që ta ketë disa numra më të madh. Madje jo rrallë ka qenë gati për të mbajtur frymën në klinikën më të parë për ta bërë këtë ëndërr realitet. Por deri tani mesa duket nuk është bindur akoma se duhet ta ndërmarrë këtë hap. Rozana Radi, këngëtarja dhe aktorja e njohur, e ka fiksim gjoksin e madh. Edhe pse për sytë tanë ajo pjesë e trupit është totalisht në propocionet e duhura me të tjerat, Rozana është shprehur e pakënaqur. Edhe sutjenat push-up që në këtë rast janë një aleat i mirë, nuk ia kanë mbushur mendjen bjondes seksi. Dhe në një nga netët kur ajo është gjendur mes mikeshave të saj duke u argëtuar në një pub, nuk është përmbajtur dhe i ka futur duart asaj…Kujt do të thoni ju? Po Çiljetës pra, vajzës me supergjoks e cila ka ditur që këtë veçanti të linjave të saj ta përdorë më së miri për të tërhequr vemendjen dhe mbi të gjitha nuk ka lënë rast pa e shfaqur në të gjithë dimensionet e tij falë veshjeve super dekolte dhe të ngjeshura fort pas trupit. Kështu një javë më parë, në një nga pub-et e Tiranës, Rozana është gjendur si papritur me duart tek gjoksi i Çiljetës, moment ky që nuk kishte se si ti shpëtonte paparacit tonë. Mos vallë Rozi po krijonte një ide të përmasave, ide e cila bëhet më e qartë përmes prekjes? Apo thjesht ka dashur të vërtetojë nëse edhe Çiljeta mund ta kishte gjoksin me silikon dhe aspak të vërtetë? Gjithsesi cilido që të ketë qenë qëllimi, në fakt kur shohim që një femër i fut duart një femre tjetër, të bën më shumë përshtyje se sa kur kjo ndodh mes dy sekseve të kundërta apo jo? Duke lënë pas aludimet të cilat gjithsesi janë shaka nga ana jonë, ne e dimë fort mirë se Rozi është mikesha e të gjitha kolegeve të saj dhe falë natyrës që ka plot humor, me siguri që të gjithë këtë gjë e ka sajuar vetë sapo ka parë paparacin vërdallë. Ide simpatike gjithsesi.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23705. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23705

Kombëtarja barazon pa gola në Estoni Ka perfunduar 0-0 takimi miqesor Estoni – Shqiperi, ne stadiumin “Le Kok”. Kuqezinjte nuk kane arritur te marrin me shume se nje barazim, pavaresisht nderrimeve te teknikut Kuzhe. Skema e tranjerit kroat, 4-1-4-1, me sulmuesin Salihi te vetem ne repartin ofensiv, qe mbeshtetej nga krahet, nga Skela e Bakaj, nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi ne te gjithe 90 minuteshin jane shenuar vetem disa raste sporadike. Rezultati nuk ka ndryshuar as me futjen e Liles dhe spostimin e Jahmir Hykes ne pjesen e dyte. Kjo eshte perballja e trete mes Shqiperise dhe Estonise, pas fitores 2-0 te kuqezinjve ne vitin 2003 dhe barazimit 1-1 ne vitin 2004, ne kohen kur kombetarja drejtohej nga gjermani Hans Peter Brigel. Nderkohe, kjo ishte miqesorja e trete e kroatit Kuzhe, pas barazimit me Gjeorgjine dhe fitores me Qipron. Takimi me Estonine ishte cilesuar edhe si “era e re” e Josip Kuzhes, pasi tekniku pas humbjes me Suedine, deklaroi se 5 ndeshjet e meparshme zyrtare dhe miqesore ishin per te eksperimentale dhe ne nentor fillonte puna e tij e vertete. Por, ne vendin balltik rezultoi jo efikase.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23709. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23709

Çiljeta, në lokal me një djalë të panjohur! Këngëtarja seksi, Çiljeta Xhilaga është shpesh pjesë e lokaleve të natës në kryeqytet, ku edhe nuk përton të ngrihet për të kërcyer. Por, ndryshe nga herët e tjera, paparaci ynë e ka kapur atë teksa ishte duke kërcyer jo me djalin e zemrës, por me një tjetër.
Nuk e dimë ende se cili është djali që i ka mbushur mendjen Çiljetës për të kërcyer së bashku, por një gjë na bën të dyshojmë: ku ndodhet Romeo në ato çaste?
Ndoshta i dashuri i këngëtares edhe këtë herë nuk ka preferuar që ta shoqërojë atë në jetën e natës, ashtu si edhe ka ndodhur shpesh, duke e lënë Çiljetën nën shoqërinë e miqve të saj më të ngushtë…!
Bluetoth
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23713. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23713

Sot Kosova voton Të dielën në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale, të parat pas shpalljes së pavarësisë dhe po ashtu të parat që udhëhiqen nga vendorët, ku në garën për të udhëhequr qeverisjen e ardhshme katërvjeçare në 36 komuna do të marrin pjesë 74 subjekte politike me gjithsej 6,787 kandidatë, prej të cilëve 205  garojnë për kryetar komune.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23718. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23718

Kosove, probleme ne 24 perqind te vendvotimeve

Nderkohe ne pjesen tjeter te vendit qytetaret iu drejtuan kutive te votimit, pak minuta pas hapjes se qendrave te votimit ne ora 7 te mengjesit.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Nesrin Lushta ka dhene mesazhin se qe ky proces te shkoje sipas planifikimeve dhe pa ndonje problem. Komisioni Qendror Zgjedhor ne Kosove ka bere te ditur ne nje konference per shtyp se nuk jane hapur 24 perqind e vendvotimeve ne te gjithe vendin. Ne zgjedhjet e para lokale, qe pas shpalljes se pavaresise, kane te drejte vote 1 milion e 563 mije e 741 qytetare. Ata mund te shprehin vullnetin e tyre per te zgjedhur njerezit qe do te qeverisin per nje mandat katervjecar ne 36 komuna. Ne gare marrin pjese 74 subjekte politike me gjithsej 6,787 kandidate, prej te cileve 205 garojne per kryetar komune.
Procesi i shperndarjes se materialit zgjedhor neper 36 komuna eshte kryer rregullisht dhe deri tani nuk njoftohen probleme te renda. Ne disa komuna si ne Prizren, disa qendra votimi jane hapur me vonese si dhe ka qytetare qe ankohen se nuk gjejne emrin ne liste.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23721. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23721

Angelina pajtohet me te atin Pas 7 vitesh grindjeje John Voight dhe vajza e tij Angelina Jolie jane pajtuar. Lajmin e ka bere te ditur vete Voight per “Us Weekly”, duke shpjeguar se ka rivendosur kontaktet me te bijen dhe se pershendeten vazhdimisht ne telefon.
“E duam njeri-tjetrin dhe kjo eshte gjeja me e rendesishem”, tha Voight. Marredheniet e tij me Jolie u shkaterruan ne vitin 2001.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23725. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23725

Fox, seksi dhe shume dinake Megan Fox? Shume e bukur dhe shpesh pozon me fare pak rroba ne trup, ama ka dicka qe e ben ate te vecante, pasi shume vajza ne Hollywood jane konkurente te forta. Aktorja, sipas ‘New York Times Magazine’ ka nje cilesi qe e dallon eshte dinake dhe e zgjuar.
“Nuk jam nje zuzke. Vete Hollywood eshte shovinist”, thote e bukura Megan, aktorja seksi e “Transformer” dhe “Jennifer’s Body”.
“Vajzat shpesh me konsiderojne si shume te levizshme, nderkohe qe une kam te njejten lidhje prej vitesh. Ka dy mendime qe gelojne kur je e bukur dhe e suksesshme: Ose je zuzke ose budallaqe”, thote Megan.
“Kam kuptuar se per t’u bere i famshem ka me vete rriskun e sakrifices. Ndaj une i jam ofruar sakrifices”, thote Fox.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23728. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23728
Top