Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Pack: Zgjedhjet janë organizuar mirë Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për aq sa ka parë deri më tash, zgjedhjet e sotme, të cilat edhe ajo i cilësoi si test për funksionimin e demokracisë, janë organizuar mirë.
Zonja Pack, e cila po qëndron sot në Prishtinë, gjithashtu tha se do të ishte shumë mirë po qe se rezultati dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të serbëve, të jenë të mira, ashtu siç ka qenë edhe vetë organizimi i zgjedhjeve. Eurodeputetja Pack pohoi se zgjedhjet lokale të 2009-ës në Kosovë janë një test për funksionimin e demokracisë dhe një mundësi dëshmimi për institucionet kosovare.
Nuk duhet ta mbivlerësojmë këtë, por mendoj se është fakt që Kosova e pavarur duhet të dëshmojë se mund të mbajë zgjedhje dhe për aq sa kemi parë, ato janë organizuar mirë. Madje, edhe në vendvotime sot gjithçka ka shkuar mirë. Nuk kam vërejtje dhe mund të them se këto zgjedhje janë një test i vogël për funksionimin e demokracisë, shtoi ajo, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në këto zgjedhje.
KQZ: Rreth 15.29 për qind kanë votuar
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:30, në votime kanë dalë rreth 15.29 për qind të elektoratit, në nivel të Kosovës.
Lajmin e ka bërë konfirmuar Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, në një takim me gazetarët.
Duke folur për komunat në veri të Kosovës, zonja Lushta tha se atje janë dërguar tashmë katër ekipe mobile për votim, në Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Prej tyre, vetëm tri janë funksionale, kurse ajo në Leposaviq jo.
Ndryshe, në tri komunat e reja me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, përveç se janë hapur të gjitha vendvotimet, ka pasur edhe një pjesëmarrje të konsiderueshme.
Në Graçanicë kanë votuar 8.46 për qind, në Ranillugë 2.92 për qind dhe në Kllokot 6.10 për qind, tha Lushta.
Kryetarja e KQZ-së gjithashtu njoftoi për një incident në Zubin Potok.
Shtatëdhjetë persona kanë bërë një protestë, por protesta ka qenë e qetë. Ata kanë shkuar afër vendit ku ka qenë ekipi mobil dhe pas intervenimit të qetë, ata janë tërhequr. Kjo ka ndodhur në orët e paradites, tha Lushta.
Zgjedhje historike
Udhëheqësit e institucioneve qendrore të Kosovës dhe ata të partive politike e kanë vlerësuar si historike ditën e sotme të zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e pavarur.
Me urimet për mbarëvajtje të procesit dhe suksesin e zgjedhjeve, pasi kanë hedhur votën e tyre, liderët kosovarë kanë inkurajuar në vazhdimësi votuesit për pjesëmarrje masive.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili mban edhe postin e ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se suksesi i këtyre zgjedhjeve do të reflektohet në suksesin e demokracisë dhe në suksesin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Mund tju them se sot është një ditë historike për Kosovën. Janë zgjedhjet e para lokale pas pavarësimit të vendit. Dëshiroj që, ashtu siç ka qenë frymë e përgjithshme gjatë fushatës elektorale e mirë, edhe kjo ditë të përmbyllet mirë. Dua të them se ka qenë një konkurrencë e mirë e kandidatëve dhe partive politike.
Do të dëshiroja që sot vërtet Kosova të jetë në ditë feste, të jetë me një pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve dhe të kapërcejmë edhe një pjesë të dyshimit që kanë edhe një pjesë e vendeve të Evropës në kuptimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, tha Sejdiu.
Po ashtu, edhe kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, vlerësoi se dita e sotme paraqet një prej datave më të rëndësishme të historisë pas pavarësisë së Kosovës.
Të gjithë kemi sakrifikuar shumë për këtë ditë. Prandaj, është një ngjarje historike dhe unë dua të besoj fuqishëm se të gjithë do të bëhemi pjesë e kësaj historie të re, të shtet-ndërtimit, të ndërtimit të demokracisë së re, të një shoqërie moderne e demokratike dhe shumetnike, tha Thaçi
Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi hodhi votën e tij në një nga qendrat e votimit në Prishtinë, tha se secila votë e qytetarëve të Kosovës e ka vlerën e vet nëpër komunat ku ata jetojnë.
Kujtoj se vota e secilit vlen dhe me këtë votë drejtohet vendi për periudhën kohore që vjen në nivelin komunal. Andaj, ftoj secilin dhe secilën që të dalin dhe të votojnë, tha Haradinaj.
Ndërkohë, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, tha se procesi i suksesshëm zgjedhor nënkupton pjekurinë e klasës politike dhe të elektoratit të Kosovës.
Sot ishte një ditë me rëndësi dita e parë e votimeve të popullit të Kosovës së lirë dhe këto zgjedhje sigurisht që janë shumë me rëndësi, sepse kanë sjellë një freski shumë të madhe në rrafshin e lidershipit të tashëm të Kosovës. Dhe, populli i Kosovës do të tregojë edhe një herë se është gati për rrugën drejt civilizimit të shpejtuar, tha Pacolli.
Procesi i sotëm zgjedhor, sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, do të reflektohet edhe në proceset politike dhe integruese të Kosovës në strukturat evropiane.
Është një datë jo vetëm festive, por edhe shumë e rëndësishme për kredibilitetin e shtetësisë sonë. Do ti ftoja qytetarët të dalin në zgjedhje, se porosia më e keqe ishte edhe për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që do ta kemi në dhjetor, edhe për lëvizjen e lirë, që është shumë e nevojshme që të mos jemi më në karatin, të dalim dhe të votojmë lirshëm, tha Daci.
Ndryshe, suksesi i zgjedhjeve të para komunale në Republikën e Kosovës është cilësuar edhe si test i demokracisë së shtetit më të ri dhe dëshmi e pjekurisë politike qytetare për të marrë pjesë dhe për të zhvilluar një proces të tillë demokratik.
Hapja e vendvotimeve
Komisioni Qendror Zgjedhor, në orën 9:00, bëri të ditur se në Kosovë janë hapur pothuaj të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale.
Përjashtim, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, bëjnë qendrat e votimit në komunat veriore të Kosovës. Përqindja e vendvotimeve të hapura është 98.49%. Ndërsa, në 1.55 për qind, vendvotimet nuk janë hapur, tha Lushta në konferencën për gazetarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, që sivjet i organizon zgjedhjet pa ndihmën ndërkombëtare.
Lushta bëri të ditur se vendvotimet nuk janë hapur tërësisht në komunat në veri të Kosovës, ku komuniteti serb është treguar i rezervuar në lidhje me votimet.
Ne kemi planifikuar paraprakisht se nëse ndodh një situatë e tillë, aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile, tha Lushta. Ndryshe, në tri komunat e reja me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, sipas Nesrin Lushtës, janë hapur të gjitha vendvotimet.
Në Graçanicë janë hapur 25 vendvotime, në Ranillugë – 7 dhe në Kllokot – 5, tha Lushta.
Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka bërë të ditur pjesëmarrjen e deritashme të votuesve, ndërkohë që ka njoftuar se rrjedha e votimit është duke shkuar në mënyrë të rregullt.
Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike, nga to 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, nga dy ashkalinje dhe të Malit të Zi, një e egjiptasve, goranëve dhe romëve.
Në zgjedhjet e gjashta me radhë që nga paslufta, të drejtë vote kanë më shumë se një milion e gjysmë qytetarë.
Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga vëzhgues vendës dhe ndërkombëtarë. Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim ka angazhuar rreth 2,400 vë Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23788. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23788

Çfarë konsiderojnë meshkujt seksi në trupin e femrës Ekziston bindja se për meshkujt janë të rëndësishme vetëm pjesë të caktuara të trupit të femrës, të jemi më konkretë- prapanica dhe gjoksi. Mirëpo a është vërtet kështu? Një studim i realizuar në Australi ka treguar se meshkujt i kushtojnë vëmendje edhe disa gjërave tjera.
Femrat ndoshta nuk janë të vetëdijshme për të gjitha pjesët e trupit të tyre, të cilave meshkujt u kushtojnë rëndësi.
Është fakt se gjoksi dhe prapanica janë kryesore, mirëpo janë edhe shumë pjesë të tjera të trupit të femrës që i joshin meshkujt.
Disa studime kanë treguar se meshkujt vërejnë shumë më tepër nga ajo që thuhet për ta. Madje thuhet se ata kanë sy për detajet, të cilat as femrat nuk iu kushtojnë rëndësi.
Ja disa nga pjesët e trupit që meshkujt iu kushtojnë rëndësi:
Shpina Qafa Supet Duart Barku Beli
/Telegrafi/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26752. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26752

Demokracia është qeverisje e popullit, nga populli, për popullin Nga Albin Kurti -
Kutia e votimit është një vend ku qytetari takohet me sistemin. Aty ai provon ta zgjedh kandidatin nga i cili dëshiron të përfaqësohet. Nuk dihet  nëse qytetarit do t’i plotësohet kjo dëshirë. Dhe nuk dihet se për kë ka votuar ai. Mirëpo, dihet që gjithsesi me atë rast ai e ka legjitimuar sistemin nga ana e tij dhe ia ka plotësuar këtë dëshirë sistemit. Kur  kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gabimisht thoshte që votimi është  obligim kushtetues (dhe jo një e drejtë që fundja mund të mos shfrytëzohet), ai vetëm sa po e shprehte këtë dëshirë të sistemit për t’u legjitimuar.
Në një vend si puna e Kosovës ku ka rregullisht votime për parti, por asnjëherë nuk ka referendum për asnjë çështje (si privatizimi, decentralizimi, Kushtetuta, flamuri, himni, etj.), votimi patjetër degradon në legjitimim.
Mosvotimi në Kosovë nuk është as indiferencë e as pasivitet. (Paramendojeni po të kishim referendum për integrim në NATO apo BE, se çfarë do ta kishim pjesëmarrjen e qytetarëve me atë rast). Njerëzit te ne nuk votojnë sepse ndjehen të mashtruar nga i gjithë ky sistem që i pasuron politikanët e i varfëron qytetarët. Jashtë çështjeve të ekonomisë dhe të sovranitetit (për të cilat nuk po zgjedh paraprakisht qytetari), demokracia është veçse demokraci formale (e cila e ka për qejf legjitimimin posteriori nga qytetari). Pasi që e shitën Kosovën si resurs (përmes privatizimit neoliberal) dhe si territor (përmes decentralizimit mbi baza etnike), tash e ftojnë qytetarin të zgjedhë! Qytetari nuk po ftohet të zgjedh kurrfarë të ardhme, por po ftohet që t’ia jep aminin së kaluarës, avazit të vjetër.
Përfshirja formale e qytetarit është manipulim me qytetarin. Edhe në këto zgjedhje, të pasurit (që janë pakicë) po i kërkojnë votat e të varfërve (që janë shumicë), në mënyrë që të pasurohen edhe më shumë. Asnjë nga kandidatët që po garojnë nuk është i papunë në Kosovë ku papunësia është 60 për qind. Asnjë kandidat nuk është i varfër në Kosovë ku 40 për qind jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Asnjë kandidat nuk është nga shtresa tejet e varfër dhe e uritur, në Kosovë ku 18 për qind jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Partitë politike po harxhojnë miliona euro në fushata bajate. Ato kërkojnë votat e qytetarëve shumica e të cilëve janë ose të varfër, ose të papunë, e zakonisht të dyja këto. Por, partitë nuk u japin të holla të varfërve e të papunëve dhe nuk investojnë në ta e për ta. Partitë duan që qytetarëve të cilëve ua kanë marrë mirëqenien dhe perspektivën, tash t’ua marrin edhe votën. Votat e qytetarëve shndërrohen në para për politikanët. Më shumë vota, më shumë para. Më shumë para, më shumë vota. Për edhe më shumë para.
Por, nga bisedat e shumta me qytetarë të ndryshëm, jam bindur se edhe ata pak që do të votojnë dhe legjitimojnë këtë sistem, nuk besojnë në të. Më parë besojnë në përfitimet e drejtpërdrejta që mund t’i nxjerrin nga sistemi i këtillë. Një numër i konsiderueshëm i votuesve kosovarë e kanë kuptuar tërë lojën dhe orvaten të nxjerrin përfitime nga kjo lojë. Nëse e ndihmon në fushatë filan partinë dhe në fund e voton kandidatin e saj, kjo mund të të shpërblehet pastaj me ndonjë vend pune që ta ofrojnë si shpagim për angazhimin militant, ose edhe me ndonjë tender komunal a qeveritar. Madje, nuk është e thënë që të kesh kompani tënden për të fituar tender. Tenderi ta krijon edhe kompaninë që duhet ta fitojë atë tender. Lojaliteti partiak e bën të realizueshme edhe të paimagjinueshmen. Këta votues nuk konsiderojnë që demokracia kosovare ua përmirëson gjendjen të gjithëve ose shumicës, e mandej rrjedhimisht edhe atyre, por ata janë të bindur që demokracia jonë edhe ashtu e avancon vetëm një pakicë, dhe është mirë që të shtyhen për të zhvatur diçka edhe këta. Shteti tashmë është privatizuar, shteti është uzurpuar e po vidhet, dhe çfarëdo vjedhje nga të tjerët është veçse vjedhje e plaçkës së hajnave, besojnë këta. Kësisoj, shumica e asaj pakice që voton, këtë e bën meqë përfiton direkt nga pjesëmarrja në proces: e ka ndonjë të afërm ose shok që kandidon dhe andaj shpreson në përfitim për vete, ose, megjithatë, i konvenon materialisht kjo situata aktuale në të cilën sado-kudo është duke u pasuruar (ani pse ankohet gjithë ditën shumë më tepër sesa ata që janë të varfër).
Po mirë, nëse nuk mund të identifikojmë ndonjë parti, institucion apo procedurë në Kosovë për të cilën do të mund të themi se është njëmend demokratike, a ka ndonjë interval kohor demokratik në Kosovë? Pra, nëse s’paskemi demokraci në hapësirë dhe në strukturë, a kemi demokraci në kohë? Po, ama fare shkurtimisht. Demokracia në Kosovë është fotografi. Demokracia është çast. Nuk është e vërtetë se demokraci kemi vetëm një ditë në katër vjet, pra atë ditë kur qytetarët votojnë. As ajo ditë s’duket kaq mirë. Qytetarët e Kosovës kanë demokraci vetëm një sekondë në katër vjet (apo aq shpesh sa kemi zgjedhje) – në momentin kur qytetari që voton e ka fletën e votimit përgjysmë brenda kutisë së votimit dhe ende nuk e ka lëshuar atë. Një sekondë më herët, s’ka demokraci: qytetari votues paradoksalisht e ka mundësinë e kontrollit të pushtetit që s’është edhe kontroll i pushtetit. Një sekondë më vonë pushteti tashmë është shumë larg prej qytetarit, ai i ka dalur dore atij sikurse fleta e votimit: kandidatët që do të fitojnë në fund i ndanë një humnerë e tërë prej qytetarëve – humnerë izoluese materiale dhe institucionale. Me paratë që kanë, ata do të jetojnë në një botë tjetër; e, nëse vendosin të zbresin në botën e qytetarit, atëherë këtë e bëjnë duke qenë në makina të blinduara e të rrethuar me truproje, plotësisht të izoluar me këto prej qytetarit. Pushtetari gjithmonë bëhet i paarritshëm. Pushtetari është i paarritshëm. Të gjithë e kemi parë se si kur vetë kandidatët votojnë, ata e mbajnë pezull fletëvotimin që të kapen sa më gjatë nga aparatet fotografike të gazetarëve. Thuajse pavetëdijshëm dëshirojnë ta zgjasin sekondën e demokracisë. Thuajse pavetëdijshëm na e zbulojnë të vërtetën: demokracia është çast, demokracia është fotografi.
Secila fushatë dhe secila parti po na e konfirmon që partitë politike në Kosovë janë thelbësisht demobilizuese. Ato i thonë qytetarit: ti rri, dhe unë ta sjell rrymën, ujin, vendin e punës, parkun, kanalizimin, etj. I premtojnë mospunë qytetarit, e inkurajojnë atë të mbetet spektator, sepse e cilësojnë qytetarin si një dembel injorant, të reduktueshëm në dembelinë e tij injorante. Politikanë të sinqertë dhe të vërtetë janë vetëm ata që u thonë qytetarëve se nuk mund t’ua përmbushin premtimet pa u bërë aktivë edhe vetë qytetarët. Pra, një demokraci ku qytetari është pjesëmarrës e jo spektator i cili pret ta përfaqësojnë. Me një qytetar spektator dhe pasiv nuk ecet para. E, me politikanë që e duan dhe i mirëmbajnë qytetarët pasivë në tribuna, ecet veçse mbrapa.
Pa një rizgjim shoqëror e kombëtar, i cili do të na shpijë drejt situatës ku politikanët i frikësohen qytetarëve e jo anasjelltas siç është rasti tani, demokracia do të jetë sundim mbi popullin, e jo sundim i popullit. Me këso zgjedhjesh, me këto zgjedhje lokale, nuk zgjidhet asgjë. Ato janë pjesë e problemit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23783
Mbi gjithçka Në mund tu japësh shpresë njerëzve të harruar Që në minierë gërmojnë për të mbijetuar Të ndjejnë, të besojnë, që s’janë të tradhëtuar Aty merr vlerë çdo gjë, njeriu brenda nuk është shuar Dhe fjalët kur t’i flasësh mendon se i dëgjoj Mos brit me të urrejtje, që jetën e shkatrron Në mund të lumturosh, beko në dashuri Mos harro që je njeri që ke ndikim në çdo njeri Kur ti e vlerson armikun, vërtetë për sa vlenë Atëherë ke dal mbi vete krenarë vërtetë çka je Në mundesh të shërbesh kur mbi krah ke shumë pushtet Ke shpëtuar vetën tënde bashkë me mijëra vet Në mundesh t’i kthesh besimin shpirtit të dhunuar Ke hapur një dritare, dritë për të përçuar Në mund të jesh i drejt kur mbi ty shkelmojn Atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë
Ref. 2x Dritën tënde ndriço Bekimin nga shpirti dhuro Ku ka shkretëtirë që ti je Në mundesh mbi vetën të jesh
Në mundesh ta kthesh besimin në zemrën e helmuar Në mundesh t’i shërosh plagët që koha s’ka shëruar Të jesh krenar për vetën kur s’ka besim njeri Të dish si do të shkoj, do t’jesh po prap ti S’të shkelën dot mashtruset, zotët e genjeshtres Që mblidhen si hijena dhe shqyejn të vërtetën Atëherë ke fituar, ke fituar shumë I ke dhën jetë një shpresë që s’do të shuhet kurrë
Imagjino fjalën e mirë kur ti e do dhe e dëgjon Imagjino të ndjesh në jetë se ty dikush vërtetë të do Imagjino sa shumë të tjerët ty vërtetë të vlerësojnë Jeto me shpirt të pastër e për ëndrra ti shpreso Shpresën ti mos e humb jo, veten shiko Gjej një motiv më shumë dhe shpirtin beko Jep ti gjithçka nga vetja, zemrën dhuro Në mundesh nga vetja jote më shumë kërko
Ref. 2x Dritën tënde ndriço Bekimin nga shpirti dhuro Ku ka shkretëtirë që ti je Në mundesh mbi vetën të jesh
Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5040. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5040

Pëshpërimë përshpirtëse Nuk ka dyshim se kultura jonë i ngjan Hirushes së përrallës, e varfër, por e bukur, ama. Kemi të gjitha gjasat të besojmë se princat satrapë të këtij vendi e lenë kastile kulturën tonë të shkretohet, me qëllim që ta kenë më lehtë ta shtien në dorë, ta përdhunojnë dhe, kushedi, ta gëlltisin copa-copa. – Requiem për shuarjen e periodikëve letrarë. –
Para pak kohësh u mbyll një periodik letrar, «Albania e Vogël», e botuar nga Zija Çela. Bistakët e zinj të këtij fakti të hidhur janë rrotulluar e vërtitur nëpër fuçi bisedash letrare dhe lëngu i fermentuar i bërsive të tij ka shkaktuar ca blana të zbërdhylta keqardhjeje në çairet e shpirtit (ah…, prapë kjo fjalë arkaike?!) të ca njerëzve që kanë lidhje me artin. Dhe vetëm kaq. Më tej jeta jonë kulturore, si një sylynjar i artë folklorik, rrodhi e vazhdon të rrjedhë pezm haseti dashurish të tradhtuara, i cili thërrmohet pastaj gjithë shkumë mbi ekranet e TV-ve, me artistët e ahengut, me vipat injorantë që kanë pushtuar mediat, shtëpitë botuese, dhe zyrat e shtetit. Ka kohë që kultura e vërtetë trajtohet nga shoqëria si ai fëmija jetim, i gjetur brenda një shporte me thupra, buzë një lumi.
Kur idealeve iu vjen sosmoja, qenieve njerëzore iu vjen turp që kanë ndjenja dhe, jo kush tjetër, por bash shpirti, iu duket si një sënduk i qëmotçëm i mbushur me shegë të kuqe dhembshurie (që ta pikin me të çarën tragjike), me pasthirrma ndjenjash si arra gunga (që s’ka ketër dashurie t’i çajë me dhëmbë), me ftonj të verdhë xhelozish që kundërmojnë sinqeritet fëminor. Iu vjen turp edhe sepse mu mbi kapakun e këtij sënduku janë vizatuar selvi elegante, të cilat në vend që të kullojnë rrëshirë, kullojnë një mëshirë viskoze, pra… ndjenja. Sak në këto çaste mbaron elegjia e shpirtit dhe fillon epopeja e famshme e stomaqeve.
Nuk ka dyshim se nga të gjitha humnerat natyrore, ka një tjetër, njerëzore, që është më e llahtarshme dhe më e mynxyrshme, dhe ajo quhet stomak. Ai është varri i madh ndërtuar prej muresh mishi, brenda të cilit dergjen eshtrat e të gjitha perandorive të mëdha, zulmëmëdha në rini, epshepanginjura në pleqëri. Senatori romak Gabius Apicius është modeli i njeriut të babëzitur, i cili e shpenzoi lumë gjithë jetën e lume duke kuturisur drejt ushqimeve të zgjedhura, që shtronte dreka homerike me karkaleca deti të qëmtuar brigjeve të Afrikës, me gjuhë palloi, tru bilbili, thundra deveje… dhe që në fund të jetës, kur pa se prej buxhetit prej njëqind milionë sestercë (3-4 milionë euro), i kishin mbetur vetëm dhjetë milionë, helmoi veten, duke mos e duruar dot gjasën e të jetuarit si një njeri i zakonshëm. Në këtë rast s’ka se si mos të të vijë ndërmend Kaneti, i cili, duke ftilluar instinktet e njeriut, shihte tek goja një lloj burgu, ku njeriu, me një ëndje të pashoqe, mbyllte ushqimet e gjalla, dhe ku dhëmbët agresivë janë ushtarët vigjilentë të këtij burgu.
Sidoqoftë ne e kemi fjalën për kulturën shqiptare, për mbylljen e një periodiku letrar, i cili pavarësisht se e kish emrin “Albania e Vogël”, mëtonte të bëhej një xixëllonjë e Madhe (!) dhe, mbi këtë peizazh të ashpër të mbushur me dëllënja dërdëllitëse mediash inatçore, me gëmusha të errëta korrupsioni, të hidhte sadopak dritën e saj të vobektë. Fati i këtij periodiku ka ndjekur atë të “Fjala”, “Ars”, “Drita”, “Aks”, “E Dielë”, etj… Dhe ja këtu, mu para syve të mi, unë kundroj se si nga humusi mortor i këtyre periodikëve lindin filizat blana-blana të ca shkronjave, të cilat duke u bashkuar formojnë një pyll të vogël leksikor: “Pse të ndodhë, vallë, kështu?”.
Kur ushqimet zëvendësojnë idetë, ashtu siç thotë edhe Ciorani, ora e ushqimit është liturgjia e përditshme e zbrazëtisë shpirtërore. Shndërrimi i një nevoje imediate në një fenomen qytetërimi është një hap i rrezikshëm dhe një simptomë e rëndë. E vërteta është se Shqipëria është kthyer në një grazhd të madh, ku secili ka futur kokën në trastën e tagjisë shtetërore dhe ha heshturazi, vuvazi. Deputetë, shefa, drejtorë. Autorit të këtyre radhëve i ka bërë vaki të shohë një nga ministrat e këtij vendi në plazh. Gjallesa në fjalë e shndërronte barkun herë në tavolinë, e herë në sini, mbi të cilat shtronte pjatancat me kadaif, hashure, tollumba. Fikte celularin, shpërfillte të gjitha bisedat me miqtë, a shokët, dhe fillonte ritualin e shenjtë të llupitjes. Në të gjitha këtë veprime kishte një dashuri të çuditshme, të sinqertë. E kapte tollumbin me majat e gishtave, e rrotullonte, e afronte sikur kishte përpara një gjallesë dhe donte t’i thithte aromën që i dilte nga poret e lëkurës, pastaj “këlltum”, e kallte të gjithë brenda gojës. “Duhet kujdes i madh me tullumbin! – i thoshte një shoku ngjitur – sepse tollumbi të turpëron. Po të ra nga dora thërrmohet e bëhet çika-çika”. Fliste njëlloj sikur po fliste për të dashurën.
Vendi ynë është i mbushur buzë më buzë me sifete të tillë, të cilët janë ngjizur brenda guvave dhe iu kanë ngecur si hala në grykë klithmat dhe ulërimat e bishës. Nëse kultura është ajo çudi tjetërsimi, ku nënbarku fosforeshent i xixëllonjës shndërrohet në një dritë neoni që var kokën mendueshëm mbi bulevardet e qytetit, ajo çudi ku guva bëhet shtëpi dhe urët e zjarrit prush dritash në kinema e teatër, atëhere lypset të vijë medoemos dhe tjetërsimin e kopesë në qënie vetanake. Qysh prej këtij çasti atdheu s’është gjë tjetër pos një koshere, brenda të cilës, luzma e bletëve të zakonshme punon për të nxjerrë matkat e veta mbretëresha, të cilat janë poetët, filozofët, shkencëtarët. E bën këtë edhe kur druri është i kalbur e plasa-plasa. Dhe, në bëftë vaki që, duke shqyer fshikëzat e hojeve, të dalin prej andej hajdutë, gangsterë, xhagajdurë, fjala është për diçka të rëndë, e cila kërkon të ndërhyhet gjer tek kodi gjenetik i fenomenit.
Ç’është e vërteta periodikët letrarë kanë qenë thjesht ca kaktuese të gjelbër në këtë yrt kulturor dhe vendin e tyre, për lezetin e gjithë kodoshëve e kodosheve, e kanë zënë ca suplemente kulturorë që rrinë gjithë namuz brenda rropullive të gazetave të mëdha, por që brenda tyre, mu si në oborrin e brendshëm të një haremi, gjen të nderura nëpër telat e kolanave shkronjore sytjenat e nderuara të këngëtares X, mbathjet bojëqielli të vipes Y. Bisedat e kafeneve e mejhaneve, ku shiten këto suplimente, janë të buta e të shtruara si ato çairet gjithë barëra harlisëse, barëra mbi të cilët kërmijtë e perversitetit lënë atë jargën e bardhë që mund të të mashtrojë nga që feksin si dritë argjendi. Shkrimtarët dhe poetët që kanë drejtuar periodikët kulturorë kanë qenë nga më të talentuarit dhe braktisja e tyre prej pushtetit, lënia të vuajnë fatin e fakir fukarait, s’ka si të mos ndërmendë xhelozinë e inferiorit, hakmarrjen primitive të njerëzve që kanë brenda kokës gjeneratorë terri.
Antropologjia kulturore antropofage ka vërejtur se ka një lidhje të çuditshme midis seksualitetit dhe ushqimit. Disa nga mitet e fiseve të Amazonisë të ngjethin mishin me tmerrin dashuror dhe janë shumë larg përrallave me princin e kaltër dhe princeshat me sytë blu. Në njërin syresh flitet për një grua, koka e të cilës këputet nga trupi dhe është në kërkim të ushqimeve e mishit. E teksa koka bën zullume e grabitje, trupi i saj është brenda një hamami e zhgërryer mes lakuriqësisë dhe epshit. Mite të tjerë flasin për copëtimin, ndarjen thela-thela të trupit të së dashurës, mbushjen e këtyre copave me kripë, dhe gëlltitjen e tyre gjithë ëndje e shkrehje. Në gjuhën koko jao, thotë Claude Levi-Strauss, fjala kuta-kuta ka kuptimin e dyfishtë të inçestit dhe kanibalizmit, që janë format hiperbolike të bashkimit seksual dhe konsumimit ushqimor. Këto instinkte primitive flenë brenda bimsave e llagëmeve të enëve të gjakut tonë dhe presin rastin të zgjohen.
Nuk ka dyshim se kultura jonë i ngjan Hirushes së përrallës, që vërtet ishte e varfër, por ishte shumë e bukur, ama. Kemi të gjitha gjasat të besojmë se princat satrapë të këtij vendi e lenë kastile kulturën tonë të varfërohet e të shkretohet, me qëllim që ta kenë më lehtë ta shtien në dorë, ta miklojnë, ta përdhunojnë dhe, kushedi, ta gëlltisin copa-copa. Zoti e ruajt kulturën prej të egjërish të tillë.
Por kultura jonë mund të ketë dhe një fat tjetër që s’varet nga politika dhe pushteti. Më lart thamë se ajo është si ai fëmija bonjak që prindërit e kanë braktisur dhe e kanë lenë në një shportë me thupra buzë një lumi. Si Romulin, Kristofin, Moisiun. Që të tre të shënjuar nga fati si profetë… (shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26749. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26749

Besart Berisha, i zhgënjyer me Kombëtaren
Mosgrumbullimi në Kombëtare nga ana e përzgjedhësit Josip Kuze, për miqësoren me Estoninë, e ka zhgënjyer tej mase sulmuesin Besart Berisha. Kjo nuk ishte hera e parë që futbollisti i Arminia Bielefeld lihet jashtë nga trajneri kroat. 24-vjeçari është mllefosur me këtë vendim. Ai nuk e kupton se pse nuk ftohet në ndeshje të tilla si kjo me Estoninë, e cila do të ishte mundësi ideale për të dhe për futbollistët që kanë minutazh të vogël në kombëtare, për ta shfaqur atë që dinë, pasi Berisha zakonisht inkuadrohet në lojë te kuqezinjtë në minutat e fundit të ndeshjes. Momentalisht nuk e di as vet arsyen. Nuk e di se çfarë po kërkon përzgjedhësi Kuze. Ai nuk flet me mua asnjëherë, por as të tjerët në kombëtare. Unë po ushtrohem rregullisht. Duhet të më thonë se kjo bën e kjo sbën, që ta di se çfarë të bëj e çfarë jo, ku të përmirësohem e ku jo, tha ai. Ata nuk flasin me mua, unë pres këshilla dhe udhëzime. Në vend që të më ftojnë në këtë ndeshje dhe të më japin një minutazh më të madh, ata më lënë jashtë. Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen me Qipron. Nuk po mund ti kuptoj lëvizjet e tyre, ankohet Berisha.
Ish-futbollisti i Burnleyt dhe Hamburgut e konsideron veten si e ardhmja e Kombëtares Shqiptare, kështu që kërkon të jetë i rregullt tek ekipi kuqezi. Unë dhe disa futbollistë të tjerë jemi e ardhmja e Kombëtares. Neve duhet të na kushtohet më shumë rëndësi. Tek e fundit, unë jam prej 3-4 vjetësh në kombëtare dhe duhet të kem trajtim më të mirë, të flasin më shumë me mua. Duhet të ketë rregulla profesionale, që ta bëjmë ndonjë marrëveshje, ndonjë mirëkuptim. Kështu nuk shkon, vazhdoi ai. Shqiptari rrëfen se në ndeshjen me Suedinë, të fundit kualifikuese për Botërorin 2010, Kuze i kishte premtuar minutazh, por në fund kishte vendosur që të mos e fuste fare në lojë. Sidoqoftë, Berisha thotë se gjithmonë është i gatshëm që të japë kontributin e tij dhe maksimumin për kuqezinjtë, nëse i jepet rasti. Sulmuesi shqiptar nuk ka minutazh të madh as te skuadra e tij, Arminia Bielefeld. Ky ekip po shkëlqen në Bundesligën 2 gjermane, kështu që trajneri i saj është përqendruar në njëmbëdhjetëshin aktual. Unë luaj në një ekip të mirë. Kur ekipi i arrin 9 fitore radhazi, nuk pritet që të luash, pasi trajneri përqendrohet tek ata lojtarë. Por unë do ta pres shansin. Në futboll është e rëndësishme të besosh, që të mos demoralizohesh. Më mirë është të luash më pak në një ekip që pretendon Bundesligën dhe nesër, pasnesër mund të tregohesh aty, sesa të jesh i rregullt në një klub që rrezikon të bie nga liga, tha Berisha. Në fund, prishtinasi konfirmoi se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Arminia Bielefeld. Atij i pëlqen projekti i këtij klubi, ndaj dëshiron ta respektojë kontratën me klubin gjerman, e cila zgjat edhe dy vjet e gjysmë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23779

Besart Berisha, i zhgënjyer me Kombëtaren
Mosgrumbullimi në Kombëtare nga ana e përzgjedhësit Josip Kuze, për miqësoren me Estoninë, e ka zhgënjyer tej mase sulmuesin Besart Berisha. Kjo nuk ishte hera e parë që futbollisti i Arminia Bielefeld lihet jashtë nga trajneri kroat. 24-vjeçari është mllefosur me këtë vendim. Ai nuk e kupton se pse nuk ftohet në ndeshje të tilla si kjo me Estoninë, e cila do të ishte mundësi ideale për të dhe për futbollistët që kanë minutazh të vogël në kombëtare, për ta shfaqur atë që dinë, pasi Berisha zakonisht inkuadrohet në lojë te kuqezinjtë në minutat e fundit të ndeshjes. Momentalisht nuk e di as vet arsyen. Nuk e di se çfarë po kërkon përzgjedhësi Kuze. Ai nuk flet me mua asnjëherë, por as të tjerët në kombëtare. Unë po ushtrohem rregullisht. Duhet të më thonë se kjo bën e kjo sbën, që ta di se çfarë të bëj e çfarë jo, ku të përmirësohem e ku jo, tha ai. Ata nuk flasin me mua, unë pres këshilla dhe udhëzime. Në vend që të më ftojnë në këtë ndeshje dhe të më japin një minutazh më të madh, ata më lënë jashtë. Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen me Qipron. Nuk po mund ti kuptoj lëvizjet e tyre, ankohet Berisha.
Ish-futbollisti i Burnleyt dhe Hamburgut e konsideron veten si e ardhmja e Kombëtares Shqiptare, kështu që kërkon të jetë i rregullt tek ekipi kuqezi. Unë dhe disa futbollistë të tjerë jemi e ardhmja e Kombëtares. Neve duhet të na kushtohet më shumë rëndësi. Tek e fundit, unë jam prej 3-4 vjetësh në kombëtare dhe duhet të kem trajtim më të mirë, të flasin më shumë me mua. Duhet të ketë rregulla profesionale, që ta bëjmë ndonjë marrëveshje, ndonjë mirëkuptim. Kështu nuk shkon, vazhdoi ai. Shqiptari rrëfen se në ndeshjen me Suedinë, të fundit kualifikuese për Botërorin 2010, Kuze i kishte premtuar minutazh, por në fund kishte vendosur që të mos e fuste fare në lojë. Sidoqoftë, Berisha thotë se gjithmonë është i gatshëm që të japë kontributin e tij dhe maksimumin për kuqezinjtë, nëse i jepet rasti. Sulmuesi shqiptar nuk ka minutazh të madh as te skuadra e tij, Arminia Bielefeld. Ky ekip po shkëlqen në Bundesligën 2 gjermane, kështu që trajneri i saj është përqendruar në njëmbëdhjetëshin aktual. Unë luaj në një ekip të mirë. Kur ekipi i arrin 9 fitore radhazi, nuk pritet që të luash, pasi trajneri përqendrohet tek ata lojtarë. Por unë do ta pres shansin. Në futboll është e rëndësishme të besosh, që të mos demoralizohesh. Më mirë është të luash më pak në një ekip që pretendon Bundesligën dhe nesër, pasnesër mund të tregohesh aty, sesa të jesh i rregullt në një klub që rrezikon të bie nga liga, tha Berisha. Në fund, prishtinasi konfirmoi se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Arminia Bielefeld. Atij i pëlqen projekti i këtij klubi, ndaj dëshiron ta respektojë kontratën me klubin gjerman, e cila zgjat edhe dy vjet e gjysmë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23779. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23779

Ne Kroaci shenohet viktima e 5-te nga virusi H1N1
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23775. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23775

Bukuroshja e dites ne Shqipmedia
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23769. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23769

Bukuroshja e dites ne Shqipmedia
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23769. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23769

Indijani terheq me floke 21.2 metra autobusin
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23765. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23765

Policia intervenon gjate trazirave ne Marsej
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23762. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23762

Hannover, 40 mije persona ne funeralin e Enke
Rreth 40 mije persona kane marre pjese ne funeralin e Robert Enke, portieri i kombetares se Gjermanise dhe i Hanoverit i cili vrau veten te marten e shkuar.
Ceremonia e transmetuar drejperdrejt nga disa stacione lokale, u zhvillua ne AWD Arena te Hannoverit.
Mes te tjereve, pjesemarres ishin edhe lojtare te tjere te kombetares gjermane dhe shoket e skuadres se Enke.
Jashte satdiumit ishin qindra persona ne radhe qe prej ores 7:30 te mengjesit.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23757. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23757

Chic&Luftë Më 17 nëntor Biblioteka Kombëtare prezanton një ide të veçantë me të cilën përkujton Çlirimin e Tiranës po edhe jubileun e 65-të të Çlirimit të vendit. Ideja thotë se lufta mbetet gjithmonë luftë dhe jeta mbetet gjithmonë jetë. Njerëzit në kohë lufte mbrohen dhe jetojnë. “Chic & luftë” quhet ekspozita që hapet në Bibliotekën Kombëtare, ora 18.00. Botimet e vitit ‘44, libra, revista, reklama, dëshmojnë jetën paralele me luftën, jetën materiale, shpirtërore dhe kërkesat për t’u informuar për çka ndodh rreth e rrotull, dhe për t’ua gjetur jehonën ngjarjeve të përbotshme tek ndodhitë Shqipëri. Titujt që janë zgjedhur për ekspozim flasin për këtë: “Amerika”, “Leninizmi”, “Lufta në Pacifik”, “Historia e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik”, “Revolucion i Kongresit të I-rë të Gruas Antifashiste Shqiptare”, “Adolf Hitler, Prijësi i Evropës së Re”, “Parti Komuniste apo Parti Terroriste…?!”
Po ka edhe kështu: “Zingone vesh gjithë Romën” slogani i magazinave ma të mëdhaja të kryeqytetit me robe për zonja, burra e fëmijë, deri edhe valixheri. Ka shtëpi të muzikës dhe e kinkalerisë që ofron instrumenta, pllaka gramafoni, radio, ka rrobaqepsi që ofrojnë modele nga Vogue Pattern etj.
Kurse shtëpia botonjëse Kristo Luarasi në Tiranë njofton se “kanë dalë në shitje romancat ma të bukura” që publiku ka kënduar deri më sot.” Disa nga titujt janë “Bija e mallkuar”, “Zonja me kameliet”, “Dashurija në Hong-Kong”, “Romeo e Xhulieta”. Në një shënim tek “Fryma” nr. 4, viti 1944, vë në dukje “frenezinë e botimeve”: Libri shqip kishte vdekur prej shumë kohe më parë. Tash e nja dy muaj ka zënë e po ngjallet. Gjatë katër vjetësh librave shqip u kish shkuar moda. Të pakë ishin ata që I lëçitnin, më të pakë ata që i shkruanin…”
Institucionet e kulturës flitet se do të kenë aktivitete për përvjetorin e Çlirimit, por deri tani asgjë nuk është bërë e ditur. Biblioteka Kombëtare me “Chic & Luftë” e ka sugjeruar tashmë një lexim të luftës që është më afër njerëzve, se leximet e mërzitshme me sherre për datën e çlirimit dhe gjermanin e fundit që iku nga Shkodra që politika dhe media i bën kësaj ngjarjeje.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26746. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26746

Protesta e vendorëve, Rama-Berishës: Zgjidhje brenda 5 dhjetorit UPDATE- Ndërkohë që në 5 njësi të vendit votohet për drejtuesit vendorë, të zgjedhurit e PS-së dhe partive opozitare i kanë bërë apel kreut të qeverisë të heqë dorë nga cenimi i autonomisë vendore.
Pas protestës para godinës qeveritare ata kanë nënshkruar një memorandum ku listohen një sërë kërkesash drejtuar qeverisë, të cilat duhet të shqyrtohen deri më 5 dhjetor.
“Ne kërkojmë angazhimin tuaj për plotësimin e 5 kushteve tona deri në 5 dhjetor”, deklaroi Rama, i cili foli i fundit në protestën e zhvilluar, duke theksuar se sot firmoset edhe apeli publik drejtuar Berishes, ku i kërkohet t’i jepet fund politikës antidemokratike, antikushtetuese dhe antiligjore ndaj pushtetit vendor.
Sipas tij, nga paaftësia e qeverisjes, qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, u shkaktohen gjithnjë e më shumë probleme. “Qeveria nuk do dhe nuk di t’i zgjidhe problemet”, – tha Rama.
Kërkesat e vendorëve janë: Anulimi i amendamentit për taksat vendore, anulimi i vendimit që i konsideron bizneset e vogla, si të mëdha, kompensimi i të ardhurave nga përgjysmimi arbitrar i taksave të biznesit, dhënia fund e praktikës së granteve për nevojat e funksioneve vendore dhe aplikimi i taksave të ndara.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit ka theksuar se tashmë kanë më pak të ardhura nga taksta e bizneseve, mbledhin 1/10 e asaj që mblidhnin deri dje. “Ky është diskretitim për kryetarët e bashkive dhe komunave të PS-së dhe aleatëve të saj”- tha ai, duke shtuar se bashkia e Pogradecit është klasifikuar si bashki socialiste e për këtë në 12 projekte të paraqitura ka përfituar vetëm 1. “Në buxhetin e 2010, ne kemi 35% më pak të ardhura pra 100 milionë lekë të reja më pak”- tha më tej ai.
Protestuesit i tërheqin vëmendjen kryeministrit të vendit, Sali Berisha të mos cenojë autonominë e pushtetit vendor dhe të mos fusë duart në taksat vendore.
Protesta vjen pas disa takimeve që të zgjedhurit vendorë kanë bërë mes tyre, madje edhe pasi kanë njoftuar ndërkombëtarët lidhur me shqetësimet e fundit, të ndërhyrjes qeveritare të autonominë vendore.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, së bashku me krerë të bashkive opozitare në vend takuan Ian Micallef, Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës. Pas takimit Rama deklaroi se e kishte njohur Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale me të gjitha shqetësimet e pushtetit vendor në Shqipëri. “I shpreha Presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale gjendjen alarmante të autonomisë vendore dhe presionin skandaloz të kësaj qeverie ndaj bashkive dhe komunave të opozitës në mënyrë të veçantë, por njëkohësisht edhe sjelljen tërësisht abuzive ndaj pushtetit vendor. E njoftova për masat që ne po marrim, në drejtim të një proteste të fortë dhe të gjatë, deri kur qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të autonomisë vendore, të Kartës Evropiane të Autonomisë, Kushtetutës dhe Ligjit dhe të heqë dorë nga keqtrajtimi i njësive vendore të opozitës si dhe nga rruga pa krye që bie në kundërshtim me procesin e decentralizimit të shëndetshëm, për të gjitha njësitë vendore të vendit dhe për vendin në tërësi”, u shpreh Rama. Micallef vizitoi Bashkinë e Tiranës në një kohë kur mes saj dhe qeverisë ka nisur një konflikt i ashpër në lidhje me një shesh ndërtimi pranë qendrës së kryeqytetit.(shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26741. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26741
Top