Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Umberto Eco: Bëjmë lista, sepse nuk duam të vdesim Në çmënyrë ne si qenie njerëzore mund të përballemi me pafundësinë? Si mund ta “përtypim” të pakuptueshmen? Përmes listave, renditjeve, katalogëve, përmes koleksionimeve nëpër muzeume dhe në enciklopedi dhe fjalorë.</p> Shkrimtari dhe simbolisti italian, Umberto Eco, që po merret me kurimin e një ekspozite të re në muzeun e Luvrit, Paris, në një intervistë rrëfen për rëndësinë që kanë listat në historinë e kulturës, mënyrat përmes së cilave përpiqemi që të shmangim mendimet për vdekjen dhe përse Google është i rrezikshëm për të rinjtë. Ju konsideroheni një nga njerëzit më mendjendritur sot në botë dhe aktualisht po merreni me hapjen e një ekspozite në Luvër. Subjekti i ekspozitës tingëllon shumë i thjeshtë dhe ka të bëjë me listat, ose listimin. Poetët që listojnë, rendisin gjërat në veprat e tyre apo piktorët që grumbullojnë edhe ata gjëra të ndryshme në piktura. Përse keni zgjedhur këtë subjekt? Lista është zanafilla e kulturës. Është pjesë e historisë së artit dhe letërsisë. Cili është qëllimi i kulturës? Të bëjë të kuptueshme pafundësinë. Njëherazi synon edhe të krijojë rregull, sigurisht jo gjithmonë, por mjaft shpesh. Por në çmënyrë ne si qenie njerëzore mund të përballemi me pafundësinë? Si mund ta “përtypim” të pakuptueshmen? Përmes listave, renditjeve, katalogëve, përmes koleksionimeve nëpër muzeume dhe në enciklopedi dhe fjalorë. Ka lista ekstravagante të tilla si ajo e femrave me të cilat ka shkuar Don Xhovani i famshëm. Të paktën sipas libretistit të operës së Moxartit bëhet fjalë për 2063 vajza e gra. Por sigurisht, kemi edhe lista të një natyre krejtësisht tjetër si lista e blerjeve, menyja, lista e sendeve të trashëguara që janë gjithashtu në llojin e tyre arritje kulturore. A mund të konsiderohet një person i kulturuar, ose që merret me kulturën si një rojtar që synon të vendosë rregull në vendet ku mbizotëron kaosi? Listat nuk e shkatërrojnë kulturën, por e krijojnë atë. Nëse do të hidhni një vështrim në historinë e kulturës do të gjeni kudo lista nga më të shumëllojshmet: lista shenjtorësh, ushtrish, bimësh mjekësore, apo thesaresh e tituj librash. Mendoni pak për natyrën e koleksioneve të shekullit të 16-të. Meqë ra fjala edhe romanet e mia janë të mbushura me lista, renditje. Llogaritarët bëjnë lista, por ato i gjen edhe në veprat e Homerit, Joyce apo Mann. Po, por ata sigurisht që nuk janë llogaritarë. Në veprën “Uliksi”, James Joyce përshkruan se si protagonisti i tij, Leopold Bloom, hap sirtarët dhe rendit gjërat që gjen në to. Unë personalisht e konsideroj këtë si një listë letrare dhe kjo mënyrë është shumë e vlefshme për të përshkruar një personazh si Bloom. Ose për shembull le të marrim Homerin. Tek “Iliada” ai përpiqet që të japë idenë e përmasës së ushtrisë greke. Fillimisht ai përdor fjali të tilla si: “Ashtu sikundër një zjarr i madh i ngjitet majës së malit duke shndritur gjithë sipërfaqen, ashtu edhe ushtria gjigante me armaturë që shkëlqenin ndriçonte natën”. Por duket se nuk është kënaqur me një përshkrim të tillë dhe duke mos gjetur ndoshta metaforën e duhur i lind ideja e thjeshtë e renditjes, pra listimit të të gjithë gjeneralëve të ushtrisë. Por duke bërë këtë listim, a nuk duket sikur ai i shmanget natyrës poetike të shkrimit të tij? Fillimisht mund të duket se listimi është një fenomen primitiv dhe tipik i kulturave të hershme, të cilat nuk kanë një koncept të qartë për universin dhe si pasojë kufizohen në renditjen e karakteristikave të ndryshme të sendeve, apo edhe fenomeneve. Por në historinë e kulturës, listat kanë mbizotëruar pa reshtur çka do të thotë se nuk janë thjesht një element i kulturave primitive. Edhe në Mesjetë ka ekzistuar një imazh shumë i qartë i universit e njëherazi edhe në atë epokë ka pasur lista. Më pas në Rilindje bazuar në të rejat astronomike lindi një këndvështrim i ri për gjithësinë dhe botën dhe ndërkohë listat ekzistonin sërish. Dhe sigurisht që ato mbizotërojnë edhe në epokën post-moderne. Kanë një magji të parezistueshme dhe të patjetërsueshme. Po përse Homeri i rendit gjithë ata gjeneralë dhe luftëtarë nëse e di qartë se ai kurrë nuk do të mund tu japë atyre një emër. Homeri dhe të gjithë ne si racë njerëzore mrekullohemi dhe kemi qenë gjithmonë të mrekulluar nga pafundësia, nga hapësirat e pamasa, yjet, galaktikat, universet. Si ndihet një person kur sheh qiellin? Ajo që përjeton është pamundësia, pamjaftueshmëria e fjalëve për të shpjeguar atë që ndien. Megjithatë, njerëzit nuk kanë reshtur kurrë së përshkruari qiellin dhe këtë e bëjnë thjesht duke renditur atë që shohin, pra yjet, hënën, diellin, retë⦠Edhe të dashurit janë në të njëjtën pozitë. Kur dy njerëz dashurohen ndiejnë njëherazi edhe mungesën e fjalëve për të përshkruar atë që po u ndodh, sepse ajo është thjesht e papërshkrueshme, e pamatshme dhe e pakufizueshme. Po ata nga ana tjetër nuk mënojnë kurrë së përpjekuri për ta bërë një gjë të tillë, pra për të futur në fjalë atë që ndiejnë. Dhe këtë e bëjnë përmes krijimit të listave: sytë e tu janë të bukur, goja jote e mrekullueshme, flokët kaq të verdhë⦠e kështu me radhë rendisin detaje pas detajesh. Përse humbasim kaq shumë kohë duke u përpjekur të plotësojmë gjëra që realisht nuk mund të plotësohen, apo përfundojnë praktikisht? Ne kemi një kufi, shumë dizinkurajues dhe poshtërues: vdekjen. Ja përse parapëlqejmë që të gjithë duam pafundësinë dhe duam që gjërat që duam të mos kenë fund. Është një lloj mënyre për tiu shmangur vdekjes, sepse ne nuk duam të vdesim. Në ekspozitën tuaj në Luvër do të shfaqni edhe punë të konceptuara nga arti vizual. Por këto punë, piktura kanë korniza, apo kufij dhe nuk mund të pasqyrojnë më shumë nga sa e kanë kufirin.</p> Jo, përkundrazi, arsyeja se përse i duam dhe na pëlqejnë pikturat dhe veprat e artit është se besojmë se jemi të aftë që të shohim përtej tyre, por përmes tyre. Ato na përcjellin në pafundësi. Përse janë këto listime, renditje veçanërisht të rëndësishme për ju? Drejtuesit e Luvrit mu drejtuan dhe më kërkuan që të kuroja një ekspozitë në muzeun e famshëm dhe më kërkuan gjithashtu edhe idetë. Për mua thjesht ideja e të punuarit në një muze ishte ndjellëse në vetvete. Kam qenë në Luvër vetëm, së fundi dhe mu duk vetja si një personazh i romanit të Dan Brown. Ishte njëherazi e mrekullueshme dhe misterioze. Kuptova menjëherë se ekspozita ime duhet të përqendrohej te listat. Po përse vallë më intereson shumë ky subjekt? Këtë nuk mund ta them me saktësi. Më pëlqejnë listat për të njëjtën arsye që disa njerëz pëlqejnë futbollin, apo pedofilinë. Njerëzit kanë interesat e tyre. Ju jeni i famshëm edhe për aftësinë që keni për të shpjeguar pasionet tuaja. Po, por jo duke folur për veten. Që nga koha e Aristotelit jemi përpjekur që të përcaktojmë gjërat bazuar në thelbin e tyre. Përcaktimi i njeriut? Një kafshë që vepron në mënyrë të paramenduar. Natyralistëve iu deshën 80 vjet që të përshkruanin platibusin (një zvarranik) Ata zbuluan se ai jetonte nën ujë dhe gjithashtu edhe në tokë, se bënte vezë dhe megjithatë ishte gjitar. Pra si na duket përshkrimi? A nuk ngjan ai me një listë karakteristikash? Një përcaktim do të ishte më i mundur në rastin e një kafshe më të njohur Ndoshta, por a do ta bënte një gjë e tillë kafshën më interesante? Mendoni për shembull për tigrin, një kafshë grabitqare. Si do tia përshkruante një nënë tigrin fëmijës së saj? Përmes renditjes, pra listimit të karakteristikave të tigrit: tigri është i madh, si një mace, ka thonj të mprehtë, është i fortëâ¦e kështu me radhë. Del pra se listimi, lista është një shenjë e një shoqërie shumë të avancuar dhe të kultivuar, sepse lista na lejon që të nxjerrim në pah thelbin e një përcaktimi.</p> Duket sikur po thoni që ne nuk duhet që të përcaktojmë më gjërat dhe se progres do të thotë vetëm listim, numërim Do të ishte çliruese. Periudha baroke ishte një epokë listash. Menjëherë të gjitha përcaktimet skolastike që ishin bërë në epokat pararendëse e humbën kuptimin dhe vlerën. Njerëzit përpiqesh Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26783
Në festa, e fshehnin të vdekurin...! Shqiptarët e kanë pasur zanat, që kur e kanë nisur dasmën, e ndërkohë ka vdekur dikush i familjes në shtëpi, e kanë mbajtur fshehtë të vdekurin dhe vdekjen në dhomën tjetër, derisa është kryer dasma, dhe derisa e kanë marrë nusen e kanë sjell në shtëpi. Kaq biofilë kanë qenë shqiptarët, sa që gjithmonë i kanë dhënë përparësi Jetës dhe gëzimit. Atyre dy tre anëtarëve të familjes të cilët e kanë ditur që ndërkohë po vazhdonte dasma e madhe (që përpara ka zgjatur s'disa ditë), nuk ua ka hetuar kush çehren, përkundrazi ata i kanë prirë valles. Askush s'ka qenë aq ogurzi dhe aq 'dashamir i vdekjes' që t'ua prish gëzimin dasmorëve. Prandaj, pasi është kryer dasma, dhe ka mbërritur nusja në shtëpi, të njejtit krushqi e kanë varrosur pastaj familjarin e vdekur në dasmë. Ndoshta, biofilia e madhe ka bërë që shqiptarët të neveriten nga çdo gjë që ka lidhje me funeralet, vdekjen, të kaluarën, varrezat. Ndoshta, biofilia e madhe ka ndikuar që shqiptarët nuk e kanë zanat t'i mirëmbajnë varret e tyre dhe t'i vizitojnë ato. Vdekja pret, i vdekuri pret! Protesta pret, rebelimi pret, dhe shtyhet për një ditë tjetër, por festa e pavarësisë nuk pret për t'u festuar një ditë tjetër. Vetëm dashamirët e robërisë shqiptare dhe vdekjes kombëtare nuk e festojnë pavarësinë e Kosovës. Prandaj, nuk është fer, nuk është e drejtë dhe nuk është shprehje e dashurisë ndaj pavarësisë sonë, nëse protestojmë bash në ditëlindjen e saj. Askush nuk proteston në ditëlindjen e tij, askush, as ai që i ka njëmijë arsye për të protestuar kundër fatit të tij, as ai që është duke vdekur. Sepse, siç thash, dëshira për ta shndërruar festën në protestë është shprehje e 'nekrofilisë politike'. Ka shumë arsye për të protestuar, ama festa e pavarësisë është arsye në vete për ta festuar, dhe i mund të gjitha arsyet tjera për mos ta festuar. P.S. Protesto për ditëlindjet e familjes tënde, Rambo. Dhe në muret e shtëpisë tënde të madhe, ekspozoji dhe vari vuajtjet t'ua, me pllakata. Shprehe hidhërimin tënd bash ditëve kur keni gëzime familjare. Po të them ty, Rambo, se vetëm ti e din kur bëhet 'boll'.
 
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka nisur vuajtjen e dënimit prej 19 muaj heqje lirie, duke u bërë i pari zyrtar i këtij niveli që shkon në burg. Olmert kishte marrë një dënim 6-vjeçar në vitin 2014, pasi ishte dënuar për marrje ryshfeti në kohën kur kishte qenë kryetar i Bashkisë së Jeruzalemit. Por ky dënim u reduktua në 18 muaj në dhjeor, por një muaj u shtua javën e kaluar nën akuzën e pengimit të drejtësisë. Në një video të publikuar këtë të hënë, 70-vjeçari tha se, i hedh poshtë të gjitha akuzat për mitmarrje. Reagimi i tij erdhi pak orë para se të mbërrite në burgun Masijahu, në qytetin Ramle, në qendër të Izraelit. Në mars të vitit 2014 Olmert u shpall fajtor se kishte pranuar 500 mijë shekel, ose 129 mijë dollarë nga hartuesit e një projekti pronash dhe rreth 60 mijë shekel për një projekt tjetër. Por më pas Gjykata Supreme e shtetit hebre e çliroi nga akuza e parë, për 129 mijë dollarë, dhe e reduktoi dënimin në 18 muaj vetëm për akuzën e dytë. Më 10 shkurt gjykata shtoi një muaj burg më shumë pasi Olmert pranoi se ishte përpjekur të bindte ish-sekretaren e tij që të mos dëshmonte kundër tij.
 
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess L. Baily, ka pritur këtë të premte në ambientet e ambasadës në Shkup, kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në takimin mes tyre mësohet të jetë diskutuar mbi situatën aktuale politike në vendin fqinj, duke nisur që prej marrëveshjes së Përzhinës, duke vijuar me sfidat për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, e deri te reformat që Maqedonia duhet të përmbushë si parakushte për anëtarësimin e saj në strukturat euroatlantike. Në këtë takim, kreu i PDSH-së, partisë shqiptare në opozitë, Menduh Thaçi ka shprehur besimin e tij ndaj vlerësimit që pritet të japë faktori ndërkombëtar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Në fund të bisedës, të dyja palët janë ndarë të kënaqur dhe me premtimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Rrëfimi i Kristi Pines, i dyshuar si vrasës me pagesë e po ashtu i penduar i drejtësisë, është vërtet shokues. Ai tregon sesa e thjeshtë është të vrasësh sot me pagesë në Shqipëri. “Një ditë në muajin maj 2014 kam shkuar në Tiranë dhe kam takuar Elsonin. Ai më ka thënë se kishte një porosi nga Admir Tafilaj për të vrarë një person në Shkodër dhe më pyeti nëse isha dakord që ta vrisja unë. Ai më tha se ishte një vrasje ku paguheshin pak lekë, por ishte vrasje e thjeshtë që do bëhej në këmbë dhe jo me makina apo motorë. Më tha që të mos e vrisja mendjen për armë apo për lekë. Pasi u përshëndetëm, ai më dha një çantë të zezë shpine dhe disa lekë dhe më tha se ishin porosi e Admirit. Aty kam hapur çantën dhe kam parë që brenda kishte një arme pistoletë “Zastava”, me fishekë 7.65 mm, të cilët nuk ishin të vendosur në krëhër. Kishte dhe një silenciator që ia kam montuar në shtëpi”, ka treguar Pine. Pine përfundoi në gjykatë së bashku me 12 persona të tjerë për vrasjen me paramendim të shtetasit Ibrahim Mani, një ekzekutim i kryer për hakmarrje dhe i porositur përmes të dënuarit me burg të përjetshëm Admir Tafilaj. Kjo vrasje, sipas dëshmitarit të mbrojtur, është kryer për nder ndaj Admir Tafilajt, të cilin e kishte takuar më herët në burg dhe jo për shpërblim. Por prokuroria radhit edhe një sërë akuzash të tjera. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë përfunduar gjithashtu Tafilaj, i cili dyshohet si kreu i grupit të strukturuar kriminal, dhe pikë lidhje ishte kunati i tij Elson Merdani, i cili i merrte porositë dhe i përcillte tek pjesa tjetër e bandës, të cilët siguronin më pas shërbime, nga blerja e armëve e deri tek tërheqja e këmbëzës që vriste. Dritan Peksani, Alfred Qefalia, Ardian Uzuni, Klajdi Shermadhi, Aleksandër Gora, Albano Beqiraj, Dhimitër Zito, Kalem Hyka dhe Besnik Daci janë anëtarët që Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se janë bashkëpunëtorët e Tafilajt. Prokuroria thotë për shembull se Kristi Pines i janë premtuar 15 mijë euro për të vrarë edhe shtetasin Edmond Çakmashi, i njohur me nofkën Çako. Në bashkëpunim me të pandehurin Alfred Qefalia, Pine ka qëlluar ndaj tij por nuk e ka vrarë, ndërkohë që të nesërmen kanë takuar porositësin e ekzekutimit, nje pronar lokali në Tiranë, i cili u ka kërkuar llogari me shprehjen “përse nuk e mbaruat”. Të pandehurit, thotë Prokuroria, në bashkëpunim me Aleksandër Gorën e Admir Tafilin, si edhe një tjetër shtetas në Durrës kanë tentuar të vrasin biznesmenin Leonard Murati, punë për të cilën janë premtuar 50 mijë euro. Për sigurimin e mjeteve për vrasje, Pine ka marrë 3 mijë euro, ndërsa Admir Tafilajt i janë paguar 25 mijë euro. Një biznes i vërtetë jetësh njerëzore, në shkëmbim të parave.
Një video është publikuar në mediat ndërkombëtare e rrjete sociale, që tregon shpëtimin e një gruaje dhe fëmijës së saj pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në kanalin e Amstërdamit. Katër persona u hodhën menjëherë në ujër për t’i ndihmuar, por pasi nuk arritën të thyenin xhamin e dritares me gur, njëri prej tyre mori çekiçin nga makina e tij për t’ia arritur. Sipas mediave lokale, makina e gruas ishte parkuar anës lumit Shinkel kur filloi të lëvizte drejt kanalit. Gruaja dhe fëmija thuhet se e kanë marrë veten, ndërsa personat që i shpëtuan janë përshëndetur si heronj nga të pranishmit përreth.
 
Pas takimit historik në Havanë me kreun e Kishës Ortodokse Ruse, patriarkun Kiril, Papa Françesku nisi ditën e parë të vizitës në Meksikë me një shëtitje të gjatë në makinën e tij personale, mes turmës gjigande të adhuruesve. Predikimet plot mesazhe për politikanët e vendit dhe elitën kishtare janë pjesë e ditës së llogaritur të përmbyllet me një lutje të heshtur përpara virgjëreshës së Guadalupes, në faltoren më të madhe e të rëndësishme të Shën Mërisë nëpër botë. Njerëzit shpërthyen në brohoritje kur makina papnore u shfaq në rrugët e kryeqytetit. Papa ndaloi befas të takonte të moshuarit, të sëmurët dhe grupin e personave me aftësi të kufizuara, që me zor prisnin ta shikonin. Besimtarëve në karroca invalidësh, Françesku u shpërndau rruzarë, ndërsa një djali të vogël me maskë kirurgjikale në fytyrë ai i dhuroi një përqafim. Ndërsa lideri i 1.2 miliard katolikëve të botës kalonte pranë tyre, disa besimtarë shpërthyen në lotë. Në ndalesën e tij disaditore, të mbushur me simbolizëm, Papa do të vizitojë disa prej qosheve më të varfëra e më të dhunshme të Meksikës. Shpresat e popullsisë katolike të Meksikës, e dyta më e madhe në botë, janë që mesazhi i tij i paqes të jehojë fort anekënd vendit të rrënuar nga droga e përtej tij. Me mijëra forca ushtarake dhe policore janë mobilizuar në kuadër të operacionit gjigand të sigurisë të organizuar për këtë vizitë.
 
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar qytetarët që në 8 vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt të festojnë dhe mos të bëhen pjesë e protestës së opozitës. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se askush e as vendimet arbritrare, nuk mund ta zbehë kremten e 17 shkurtit. “Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Kuvendi i Kosovës është duke përgatitur detajet e fundit për ta ftuar seancën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa koalicioni qeveritar ka nisur të mbledhë 30 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi. Top Channel ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se nëse të gjitha përgatitjet shkojnë sipas planifikimeve të koalicionit qeveritar, seanca mund të ftohet në fillim të javës së ardhshme, ndërsa kryeparlamentari kosovar tha se janë në përfundim të procesit. “Shumë shpejt do të ndodhë. Por kur po flas shumë shpejt, më 7 mars dihet se është limiti i fundit, do të thotë që brenda muajit shkurt do të ndodhë”, deklaron Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për t’u siguruar që seanca e presidentit mos të dështojë edhe në rast të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita në sallën kryesore, Kuvendi ka përgatitur dhe rinovuar edhe sallën alternative. Salla është rinovuar nën masa të larta sigurie, aq sa edhe mediat nuk lejohet ta filmojnë, por Top Channel arriti të sigurojë disa foto, që tregojnë sallën të gatshme për zhvillimin e një seance. “E rëndësishme është që presidenti do të zgjedhet. Kushtetuta i parasheh të gjitha të tjerat, por nuk e parashikon vend zgjedhjen e presidentit se a do të jetë në sallën kryesore apo do të jetë në sallën alternative. Të gjitha këto salla janë në shërbim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, thotë Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar, PDK. Aktualisht shumica e deputetëve të koalicionit qeveritar ndodhen në Kosovë dhe atyre u është rekomanduar që mos të planifikojnë udhëtime jashtë vendit gjatë muajit shkurt.
 
Për 17 Shkurtin e këtij viti, që shënon 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të zhvillohen dy organizime të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë. Në njërën anë qeveria, që ka organizuar gjatë paradites shumë aktivitete, të cilat do të kulmojnë me parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e në anën tjetër opozita, e cila nuk do të jetë pjesë e festës, por do të protestojë duke nisur nga ora 14 në po të njëjtin shesh, kundër qeverisë aktuale. “Aktiviteti kryesor do të jetë parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të njësive elitë të Policisë së Kosovës, në sheshin ‘Nënë Tereza’”, tha Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa. Në mënyrë që të shmanget ndonjë incident, qeveria ka vendosur që aktivitetet e saj në sheshin “Nënë Tereza” të përfundojnë në orën 11. Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e organizimeve, që përfshijnë dhe zbukurimin e shesheve me simbolet shtetërore të Kosovës. “Komuna e Prishtinës ka qenë e ftuar si pjesë e këshillit organizativ. Përfaqësuesi i komunës së Prishtinës ka njoftuar se, komuna nuk parasheh ndonjë aktivitet, ashtu sikurse vitin e kaluar fatkeqësisht”, tha më tej Sokol Havolli. “Jo, nuk kemi parashikuar ndonjë aktivitet, ashtu siç thashë për 17 Shkurtin. Të vetmin paralajmërim që kemi marrë është ai për protestën mbarëpopullore, të cilën e ka paralajmëruar ta zhvillojë opozita”, tha Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës. Ndaj bojkotit të Komunës së Prishtinës ka reaguar edhe shoqëria civile. Organizata “Iniciativa për Progres”, përmes një komunikate për mediat ka ftuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u ofruar qytetarëve atmosferën festive për nder të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
 
Tre oficerë të marinës ushtarake greke kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë pranë ishullit Lero të Egjeut juglindor. Helikopteri që ishte zhdukur nga radarët prej orës 02:45 të natës thuhet se është gjetur në orën 07:00 në zonën e quajtur Qinaros. Ai ishte ngritur nga një fregatë greke gjatë një stërvitjeje ushtarake me emrin "Rrufeja" dhe kishte në bord dy pilotë dhe një inxhinier, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur. Korrespondenti ynë në Athinë, Artur Bibe njofton se helikopteri ishte pjesë e njësitit Agusta Bell dhe sipas dy zyrtarëve të lartë, mundësitë e rrëzimit të një helikopteri të tillë ishin shumë të pakta, pasi siguria e tyre ishte e niveleve maksimale. Oficerët e marinës që humbën jetën janë Anastasios Tulicis, 37 vjeç, Kostandinos Pananas, 34 vjeç dhe Eleftherios Evangjelu, 36 vjeç.
Shes një veshkë Kjo eshte nga EXPRESS <span style="font-style: italic">Fëmijëve nuk do t’u them se do të shes veshkën </span> <span style="font-weight: bold"> Rrëfimi i gruas nga Shkodra: Kurrë shteti nuk na dha një çati </span> Nëna fisnike nuk kishte më asnjë dyshim për vendimin që kishte marrë. Ajo do të shiste veshkën, dhe kjo tashmë ishte vendosur. Por këtë gjë kurrë nuk do t’ua thoshte fëmijëve të saj. Ata kurrë nuk do ta lejonin që nëna e tyre të vetësakrifikohej. Ndërkohë që gjatë bisedës me gruan, edhe pse ishte tepër e vështirë, ne diskutuam edhe për çmimin me të. Me zërin e mekur e pyetëm gruan fisnike për çmimin. “Nuk e di sa t’u them, na u përgjigj ajo. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën”. Lotët vazhdonin t’i rridhin dhe nuk e linin të fliste. Por ja që për një moment bëhet e fortë, si një nënë trime, që vetëm në libra e kemi lexuar. “Dua të ble shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di”, belbëzon ajo. Në fund çdo gjë u vendos për 70 mijë euro, me të cilat 47-vjeçarja mendonte se mund t’u jepte fund halleve të saja. Duke i premtuar se ditën e nesërme do të flisnim përsëri në telefon, pasi të pyesnim prindërit tanë në Greqi, vendosëm të largoheshim. Por fisnikëria e kësaj gruaje nuk do të ngelej me kaq. Edhe pse paratë ishin një luks për të, ajo në ofroi të pinim një kafe në një nga baret aty pranë. Madje na pyeti nëse kishim ngrënë, pasi i kishim thënë se u nisëm urgjent nga Tirana. Gazetarja- Përshendetje, zonjë! Gruaja- Përshëndjetje, ju jeni ata që folëm në telefon? Gazetarja- Po, kemi folur bashkë. Gruaja- Ulemi aty në lulishte ku mund të bisedojmë më rehat. Gazetarja- Patjetër. Gruaja- Që ta dini me kë keni të bëni, nuk jam ndonjë mashtruese, por hallet më kanë mbuluar dhe nuk di se çfarë të bëjë më. Quhem H.S., jam e martuar dhe kam pesë fëmijë. Ja ku kam edhe letërnjoftimin ( na tregon një certifikatë të sajën). Gazetarja- Lexuam në gazetë lajmërimin tuaj, që shisnit një veshkë, por nuk e besuam. Ne kemi një hall të madh, pasi kemi edhe një vëlla tjetër të sëmurë, të cilit i duhet patjetër të bëjë një transplant veshke. Është i shtruar në spital në Greqi dhe ne po bëjmë të pamundurën për të gjetur një dhurues. Por është shumë e vështirë. Gruaja- Unë e kam vendosur. Jam një nënë, kam pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djem. Një vajzë e kam në shkollën e lartë dhe dy të tjerat në gjimnaz dhe tëtëvjeçare. Kam edhe dy djem. I madhi është i martuar dhe është më vete, ndërsa tjetri, edhe pse ka tentuar disa herë të emigrojë nuk i ka ecur. Burrin e kam pasur oficer, por ka dalë në lirim që në 1992-in. Gazetarja- E dimë që është e dhimbshme, por çfarë ju detyroi që të shisnit veshkën? Gruaja- Ana ekonomike po më shtyn. Unë për vete e kalova jetën time, e mbylla. Por më duhet të mendoj për ata fëmijë. Gazetarja-Vuani nga ndonjë sëmundje ? Gruaja- Jo, jo, kam bërë analizën e gjakut edhe të veshkave dhe çdo gjë e kam në rregull. Ne mund të shkojmë bashkë ku të doni ju dhe të bëjmë analizat. Unë jam e gatshme. Gazetarja- Ne sot u nisëm ashtu të papërgatitur, pasi nuk e dinim në se ishte e vërtet apo jo lajmërimi në gazetë. Na duhet të konsultohemi me mjekun dhe të fillojmë procedurat tek ambasada greke. Gruaja- Është puna juaj. Ju jeni të rinj dhe nuk e dini, por nëna dhe baba për fëmijën bëjnë çdo gjë. Unë nuk e dua jetën time, por vetëm fëmijët të mund t’i rregulloj. Ta di që fëmija im të paktën të mund të jetojë. Me këtë që po bëjë unë, të paktën mund ta shtyj edhe disa vite. Gazetarja- Jeni e sigurtë për atë që do të bëni? Gruaja- Unë do të hyj në thikë, dhe mbase edhe mund të vdes, por fëmijët e mi do të jetojnë. E di që është dhimshme, e di që është krim, por unë këtë po e bëjë për lumturin e tyre. Të njëjtën gjë do ta bënte edhe burri im, por ai është i sëmurë nga veshkat dhe nuk mundet. Gazetarja- Po burrit i kini thënë? Gruaja- Unë me të kam 30 vjet martuar. Ai do ta bënte vetë një gjë të tillë, por është i sëmurë nga veshkat dhe nga tensioni dhe kështu nuk mundet. Por do ta bisedoj edhe me të. Unë për vete jam e vendosur që do shesë veshkën, pasi atë e bëjë në emër të fëmijëve të mi. Gazetarja- Po fëmijët tuaj a janë në dijeni të veprimit që doni të bëni ? Gruaja- Jo, në asnjë mënyrë, ata nuk dinë gjë, sepse nuk do të më lejonin kurrë që të shisja veshkën. Edhe nëse unë kam për ta bërë një gjë të tillë, nuk kam për t’u treguar kurrë të vërtetën. Nuk mund ta duroj që vajzat e mia të mos kenë mundësi të vazhdojnë shkollën. Gazetarja- Keni njerëz të tjerë këtu ? Gruaja- Ne jemi jabanxhinj. Unë jam nga Puka, por burrin e kam pasur oficer. Kemi qenë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, Berat, Durrës, Lushnje, ku kanë emëruar tim shoq. Por kjo gjë na ka lënë pa shtëpi, pasi kurrë nuk arritëm të kishim një çati tonën mbi kokë. Kur erdhi demokracia, burrin ma nxorën në lirim në vitin 1992, dhe tani merr vetëm asistencë. Shkonim ku na thërriste atdheu, dhe tani shteti na la në mes të katër rrugëve. Llogariteni vetë. Me 20 mijë lekë në muaj më duhet të paguaj qeranë dhe të ushqehem. Edhe vetë jam pa punë se këtu nuk ka punë për të rinjtë e jo për ne. Pastaj këta i duan me minifund. Gazetarja- Pra e keni vendosur? Gruaja- Po, moj bijë, e kam vendosur. Është e vetmja mënyrë për t’iu dhënë fund vuajtjeve dhe halleve të mia. Do të thoni ju pse nuk vini në Tiranë të punoni. Po kam borxhe dhe gjithë ato lekë nuk lahen me rrogë. Njerëzit të falin ditët, por lekë kurrë. Nejse këto janë hallet e mia. Ju shikoni procedurat tuaja si do të veproni. Unë ju thashë që nuk tundem nga vendimi im. Kam bërë edhe pashaportën, ja e kam me vete. Për mua është çdo gjë gati, ju veproni si të bëhet më mirë. Gazetarja- Ju ka marrë njeri tjetër në telefon ? Gruaja- Po, më ka marrë një burrë. Por ai filloi të më bënte moral e të thoshte se nuk duhet ta bëja një gjë të tillë. Duhet të gjesh ndonjë mënyrë tjetër për të zgjidhur problemet, thoshte ai. Një herë i humba shpresat dhe thashë se nuk kam për të gjetur njeri, deri kur më morët ju në telefon. Por unë e kam vendosur, nuk kam çfarë të bëj. Kam shkuar në Ulqin për të gjetur punë. Ishte një vilë trikatëshe për të pastruar dhe jepnin 200 euro në muaj. Nuk e di në se nuk do të mund ta shes veshkën, atëherë do të shkoj atje. Bashkë me burrin do të gjej ndonjë dhomë për të fjetur dhe do bëjmë hall. Por dua nga ju që të më ktheni një përgjigje sa më shpejt? Gazetarja- Sa të kontaktojmë me prindërit që i kemi në Greqi. Gruaja- Unë e kam hallin se duhet t’ju them atyre në Ulqin që në rast se ky muhabet bëhet, të mos ma mbajnë vendin e punës. Gazetarja- Ne do të flasim dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ndërkohë që ju mos hiqni dorë nga puna në Ulqin. Ne do të fillojmë të interesohemi për procedurat dhe pastaj do të komunikojmë sërish bashkë që të bëjmë edhe disa vizita. Gruaja- Si të doni. Unë jam e gatshme për çdo lloj vizite. Të vij me ju në Tiranë apo si të doni ju. Unë ju thashë shqetësimin tim. Ju shpëtoni jetën e vëllait tuaj, por edhe unë rregullohem në një farë mënyre me ato lekë edhe pse e di qe janë me gjak. Vetëm se kam merak, pasi mendoj se më duhet edhe mua një njeri që të më shoqërojë andej. Ju jeni, por keni vëllain tuaj. Mirë do të ishte ta kisha edhe unë një mbështetje, pasi do të hyj në thikë, nuk e di si mund ta bëjmë? Gazetarja- Edhe për këtë do të interesohemi ne, por sot jemi të papërgatitur për t’u dhënë një përgjigje se nuk e mendonim se vërtet do të gjenim një njeri të gatshëm për të na dhënë një veshkë. Gruaja- Ajo tashmë ashtë e vendosur. Gazetarja- E di që është e vështirë edhe për ju. Por edhe ne e kemi mjaft të rëndë për t’u pyetur. A mund të na thoni se sa do të kushtojë e gjitha kjo. Gruaja- Nuk e di sa t’ju them. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën. Dua të blej shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di. Gazetarja- Jeni dakord për 70 mijë euro? Gruaja- Mirë, kështu mund të blejë një shtëpi dhe të laj ato borxhet, të cilat na kanë mbytur. Gazetarja- Atëhere dakord e lëmë kështu. Gruaja- Në rregull, por tani a keni kohë të vini që të pini një kafe. Nuk e di a keni ngrënë bukë. Unë e kam shtëpinë këtu afër. Mund të vini po të doni sa të hani një kafshatë bukë. Gazetarja- Mbase një herë tjetër, pasi jemi shumë vonë për në Tiranë. Gruaja- Mirë, po pres telefonatën tuaj.
 
LITTLE KING & QUEEN WORLD, Arbër Dedaj, Ti je Zemra Shqiptare! Në gjumë Gjakova, në gjumë Kosova, pse?! Në bisedë me bukuroshin tonë, të shpallur: LITTLE KING & QUEEN WORLD - Arbër (Agim) DEDAJ nga Gjakova. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, shumë emër i lashtë shqiptar, dhe shumë i bukur siç je Ti, sa vjeçar je Arbër? Arbër Dedaj: Unë jam dhjetë vjeçar. Ekskluzive nga Marjan Sebaj Sopi Lexues të dashur, pranë dhe me ne është poashtu babi i Arbër Dedaj, z. Agim Dedaj, arqitekt i ndërtimtarisë dhe poet, një afarist i suksesshëm. Filimisht do të flasim pak me babin e Arbërit e më pas do i kthehemi bisedës me bukuroshin e Kosovës apo fëmiun e shpallur LITTLE KING & QUEEN WORLD (MRETI I VOGËL I BOTËS SË BUKURISË). Marjan Sebaj Sopi: Zotëri Agim, juve jeni prindi i Arbër Dedaj, i Arbërit dhjetë vjeçar. Kohën e fundit saktësisht me datën 21. Gusht 2015., Arbëri ka arritën një sukesë të jashtëzakonshëm që na i ka zbardhur fytyrën Kosovës, të gjithë ne shqiptarëve. Na thuani ju lutëm çka është në pyetje që pastaj të vijmë dhe të vazhdojmë bisedën. Agim Dedaj:Është e vërtet se Arbëri ka arritë një sukses të jashtëzakonshëm në Burgas të Bullgarisë, mirëpo si rezultat i atij suksesi ka qenë prirja e tij nga natyra për Arbërin, apo dhuratë e Zotit. Ai së pari është përzgjedhë në Gjakovë në një konkurs bukurie më i bukuri e më talenti, ku ka fituar dy çmime të cilat i ka organizuar dhe mbajtur Albana Qarshqiri nga Shqipëria e cila ka një kompani të liçensuar për vlerësimin dhe përzgjedhjen e bukurisë. Paraprakisht Arbëri ka fituar dy çmime nga komisioni i konkursit dhe nga Albana Çarshiri është vlerësuar që Arbëri të merr pjesë në konkrusin e bukurisë në Burgas, dmth ta përfaqësoi Kosovën në këtë konkurs të bukurisë i cili u mbajtë muajin e kaluar (dmth në gusht) në Bullgari. Aty Arbëri tregoi një zgjuarsi, një talent, një talent të rrall dhe në fund edhe prezantoi bukurinë, Kosovën, në mënyrë të dinjitetshme, kështuqë sjellja e tij, talenti i tij, dhe bukuria që ia ka dhuruar Zoti jo vetëm se na gëzoi neve si prindër por realisht na respektoi neve si prindër, Kosovën si shtet të ri, shqiptarinë dhe mbarë shoqërinë tonë, këtë e bëri në mënyrë të dinjitetshme me sjelljet dhe prezantimin e tij. Në Ambientin e „Artrestaurant“ në Gjakovë, pronar z. Agim Dedaj. Në foto: Nga e djatha; Agim Dedaj, në mes Arbër (Agim) Dedaj dhe Marjan Sebaj Sopi Marjan Sebaj Sopi: Z. Agim, në atë konkurs ku morën pjesë shtete të shumta nga mbarë bota, a ka qenë prioritet apo vlerësim vetëm bukuria të cilën Arbëri e ka si dhuratë nga Zoti apo edhe inteligjenca e jashtëzakonshme e tij? Agim Dedaj:Thënë realisht z. Marjan, neve kur u nisëm për Bullgari u nisëm me disa paragjykime duke ditur se Bullgaria ka qenë një vend i varfër, ndoshta edhe i kurruptuar etj…kisha një keqkuptim, kështuqë në atë drejtim për atë shtet kisha një paragjykim që më vonë e pash se ishte i padrejtë. Mirëpo e gjitha kjo ran ë ujë thuajse menjëherë pas disca orëve, pra duke parë organizimin, pritjen, kujdesin…e të gjithat rreth nevsh dhe garuesve me të vërtetë e pash se kisha gabuar në paragjykime. Ajo që më la përshtypje të mëdha mua dhe gjithë të tjerëve menjëherë, është forma e organizimit, trajtimi ynë si dhe në fund vet vlerësimi i tyre për garuesë. Pse e kisha këtë paraqykim negativ apo të them këtë; sepse neve këtu në Kosovë e në shoqërinë tonë Shqiptare në përgjithësi, pra në vendin tonë neve jemi mësuar duke përdorë njerëz me autoritet, jemi mësuar thënë shkurt me dallavere e duke përdorur njerëz të njohur, jemi mësuar në vendin tonë duke bërë vlerësime anësore, jemi mësuar me mallëverëzime e montime për të fituar ndonjë garë apo çmim pamvarësisht far manifestimi është ai. Marjan Sebaj Sopi: Çka është ajo që iu bindi juve se vërtet në këtë manifestim do të shkoi dhe shkoi gjithçka në mënyrë të rregullt dhe transparente? Agim Dedaj: Këtu ishte krejt diç tjetër e që mua më bëri shumë përshtypje. Fëmija kanë kaluar nëpër disa faza deri sa janë vlerësuar. Ekipa e përbërë nga ndërkombëtar ishte vërtetë shumë profesionale. Ajo që më la menjëherë përshtypje është se; Ata përcillnin tërë kohën fëmijtë tanë, konkurentët e ndryshëm nga mbarë bota. Përcillnin çdo hap të tyre - fëmijëve, çdo sjellje e në çdo minutë ishin në mesin e fëmijëve – garuesëve. Komisioni përkatës bënte vështrimin, sjelljen, testimin e mençurisë…fëmijtë kaluan nëpër disa faza deri sa u vëlerësuan përfundimisht. Aty patëm të bëjmë me njerëz profesional si psikolog, pedagog, njerëz nga moda e arti, njerëz me profile të ndryshme dhe shumë profesional të lëmive të tyre. Aty na ra të rrijmë apo qëndrojmë plotë shtatë ditë, dhe pikërisht gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijtë ishin pandërpre, çdo mement të përcjellur nga njerëz të profileve të ndryshme. Përcollën fëmijtë me kënaqësi si në udhëtime të ndryshme, si në fshatin ku ishim të vendosur, gjatë ngrënjës së bukës, gjatë lojës…çdo mement fëmijtë ishin të përcjellur dhe kjo më bëri të kuptoj se vërtetë këtu ka të bëjë me një organizim fantastik, dhe të ndërroi paragjykimet e mia, keqkuptimet e mia për këtë vend, të kthej dhe të më bind mua si dhe gjithë prindërit dhe pjesmarrësit tjerë se Bullgaria dinë të jetë mikpritëse e mirë, dinë të bëjë punë të mëdha dhe evinemente spektakulare dhe prestigjioze. Marjan Sebaj Sopi: A keni dyshuar apo më mirë të themi a keni pritur se, Arbëri do kurorëzohet me ndonjë çmim? Agim Dedaj:Shihni, thënë realisht unë mendova se Arbëri do të merr ndonjë çmim. Ajo që më bëri pak të brengosëm ishte ndarja e çmimeve, shembull e kishin bërë që shpërblimet të ndahen fillimisht nga vendet e ulëta të përzgjedhura e duke shkuar nga ata konkurent që kurorëzohen me vende nga vedni i tretë, dytë dhe ai, vendi parë. Prita duke shjellë në kokë shumëpka nga ajo; eh jemi nga Kosovëa dhe kush do mirrët me ne, por e pritnim dhe për çudi, Arbëri mbeti gati deri në fund pa marrë çmim. Por, pritja e jonë kishte efekt, pritja e jonë ishte e drejtë, pritja e jonë na gëzoi ne si prindë dhe gëzoi të gjithë të pranishmit, të cilët pa ditur unë e pa qenë I vetdijshëm, ata sikur kishin pritur këtë shpallje, këtë kurorëzim, këtë përzgjedhje të birit tone, të birit të Kosovës e popullit Shqiptar. Vërtetë unë e bashkëshortja ime, nëna e Arbërit, prita e pritëm të marrë Arbëri ndonjë çmim, por jo edhe çmimin e parë të cilin e mori, vërtetë thënë realisht këtë nuk e kam pritë, nuk e prita të kurorëzohet apo, pra të shpallët;LITTLE KING & QUEEN WORLD (MRETI I VOGËL I BOTËS SË BUKURISË). Këtu mund të ceki edhe këtë që më la përshtypje. Pra, komisioni professional, duke pas parasysh se fëmijtë garues vinin nga mbarë bota, nga kontinente të ndryshme, ishin të lodhur, të molisur…, komisioni kishte vendosur gati çdo fëmijë ta shpërblej me ndonjë dhuratë. Por se fëmiu im do të përgjedhët në mesin e gjithë atyre bukuroshëve më i bukuri, në këtë edhe më inteligjenti, vërtetë nuk e kam llogaritë. Se do të marrë ndonjë çmim në këtë isha i sigurtë duke e bazuar dhe duke njohur aftësitë, urtinë, zgjuarsinë, mendjembrehtësinë, logjikën dhe sjellën e Arbërit, dhe pritja e jonë e gjatë u kurorëzuar siç deshti Zoti më së miri. Thënë realisht më ka lënë shumë përshtypje positive Burgasi dhe njerëzit atje, organizatorët e komisioni i cili vlerësoi intelegjencën, bukurinë, ngjyrën e zërit…,dhe vërtetë i gjithë ky evinement ishte I përgaditur dhe kaloi në mënyrë të mrekullueshme. Marjan Sebaj Sopi: z. Agim, edhe disa pyetje e të kthehemi musafirit tonë i cili në qetësi dhe me aq vëmendje po na ngon dhe përcjell Arbëri. Kur po gabojmë ndokund ky po na përmirëson. Sa i vëmendshëm, i kujdesshëm është. Na thuaj të lutëm meqë e cekëm pak më lartë, pra cilat shtete morën pjesë në këtë konkurs bukuria apo garë? Agim Dedaj:Aty morën pjesë nga kontinente të ndryshme, po po ishte garë në nivel botërorë, por kryesisht ishin shtetet e rajoni, Hungaria, Kosova, Shqipëria, Bullaria…tre katër shtete të ish Bashkimit Sovjetik si Ukraina, Lituania etj. dhe disa shtete tjera nga mbarë bota, pra gjithësej morën pjesë diku rreth 30 shtete të ndryshme. Marjan Sebaj Sopi: Ishte ky konkurs vetëm për përzgjedhjen e bukuroshëve apo edhe femrave bukuroshe? Agim Dedaj:Jo jo, ishte konkurs i përzgjedhjës së të dy gjinive dhe kategorive të ndryshme sipas moshës së konkurentit. Marjan Sebaj Sopi: Kush u përzgjodhë nga femrat, nga ishte ajo? Agim Dedaj:Vajëza që u përzgjodhë më e bukura ishte nga Afrika e Jugut. (këtu ndërhynë Arbëri me qetësi e buzqeshje dhe përmirëson babin e vet) Arbër Dedaj:Jo jo babi, vajëza më e bukur dhe vendin e parë e kam marrë një vajzë nga Ukraina (ne të dy unë dhe Agimi këtu iu falenderuam Arbërit për përmirësim) Marjan Sebaj Sopi: Përveq Arbëri, kishte edhe ndonjë shqiptar apo shqiptare në konkurim për përzgjedhje? Agim Dedaj:Po, ka qenë Elsa Drenovci nga Prishtina dhe ajo ka përfaqësua Shqipërinë, kurse Arbër Dedaj e ka përfaqësua Kosovën. Edhe Elsa Drenovci ka qenë e përzgjedhur si Princesë dmth ka zënë vendin e parë në katagorinë e saj. (këtu ndërhynë Arbëri prapë dhe tregon se ishin edhe dy vajëza bukuroshe tjera nga Kosova që morën pjesë dhe poashtu qenë shpërbly) Marjan Sebaj Sopi: Z. Agim sa po e hetoi në biesdë me Ju, tanimë nuk paskit më paragjykime ndaj shtetit Bullgar si një shtet i mbrapambetur? Agim Dedaj:Nëse më lejohet dëshiroj të mos ju mbesë borxh dhe të shtojë edhe këtë; unë në këtë shtet, në Bullgari s‘kam qenë tani për herë të parë, por siç thash në fillim kisha paragjykime më parë. Kurse tani e tutje vërtet kam një përshtypje krejt ndyshe. Ky shtet më la mbresa të mrekullueshme. Shihet se është një shtet që pakës ka ngelë çka i përkret zhvillimit ekonomik, mirëpo te këto shtete shihet e ardhmja e sigurtë, shihet ajo qetësia shpirtërore,shihet investimi që bëhet në kulturë, në shkencë e teknologji…, kështuqë mendoi se Bullgaria për disa vite të ardhshme dhe mendoi se shumë shpejtë do të jetë një shtet shumë i dashur dhe i afërt, një vend shumë atraktiv dhe interesant edhe për rajonin, sepse ato gjëra që vëreheshin aty, thënë realisht kosovës i mungojnë ato gjëra. Eh këtu pajtohem me ju z. Marjan kur e citove Naimin e Madh; pra, punë punë natë e ditë. (Mbetëm tek min. 09.50) Marjan Sebaj Sopi: Juve ju kam mik të vjetër dmth ende pa ardhë Arbëri në këtë jetë, pra kam të drejt t}ju pyes meqë ju njoh moti, e di që juve si përindër i ipni shumë rëndësi familjes, harmonisë, paqës e dashurisë në familje…por gjithësesi me këtë edhe edukimit të fëmijëve? Sa keni përcjellë Juve Arbërin me ardhë ky deri tek ky çmim prestigjioz? Agim Dedaj:Është e vërtet z. Marjan se neve jemi miqë të moçëm, kurse sa i përket çështjes së shtruar rreth edukimit të fëmijëve dhe punës në familje e them sinçersisht se zonjën time Angjelinën e kam dorë të djathtë në gjithçka, e kam këshilltare, qysh menjëherë pas martesës tonë neve jemi marrë vesh se gjithçka do punojmë do të punojmë së bashku për të mirë të familjes dhe rrethit tonë. Kështuqë Angjelinën bashkëshortën time e falenderoi që më qëndron gjithmonë pranë, kështu qysh menjëherë unë i pata thënë Angjelinës se ajo mund lirisht të jetë me mua gjithkund, të jemi bashkë e të pandarë kështu psh edhe në firmën time të ndërtimtarisë i kam thënë se ke zyrën dhe mund të punojmë bashkë. Por, çka është kryesorja se unë dhe ajo kemi diskutuar e kemi thënë se puna më e madha është puna, përkushtimi dhe dashuria ndaj familjes, kjo është pasuria më e madha të ipemi krejt pas familjes, e fëmijëve, dmth edukimit të tyre, që ata të ecin përpara e kurse të tjerat vijnë vetvetiu. E them se pa Angjelinën vështirë ia kisha dal, ajo vërtet është e përkushtuar me mish e shpirt në rritjen dhe edukimin sa më të mirë të fëmijëve që kemi, është e palodhshme, shumë e kujdesshme, shumë e afërt dhe gjithçka bënë, bënë, me dashuri dhe papërtesë për gjithë ne në familje e veçmas për fëmijtë që i konsideron dhuratë të Zotit dhe si të tillë i ka pranuar dhe pranon, prandaj edhe dhurohet deri në maksimum për ta. Marjan Sebaj Sopi: z. Agim, juve jeni adhuruas i artit, dashamirë i fjalës së lirë, e dimë keni përkrah shumë persona në këtë drejtim, keni pas disa promovime të artit edhe këtu në lokalin tuaj, keni përkrah e mbajtë ekspozita të piktorëve tjerë, juve keni shkruar e shkruani edhe poezi, më sa e di unë keni tre përmbledhje të librave në poezi? Ju i jepni rëndësi artit, bukurisë…, sa jeni në gjendje ta përkrahni Arbërin në të ardhmën, materialisht e dimë se qëndroni mirë materialisht, sa jeni në gjendje t’i kushtoni kohë? Disa fjalë rreth familjes suaj dhe perspektivës të arbërit nga ana Juaj, sa jeni në gjendje t’i ndihmoni? Agim Dedaj: Arbëri ka zgjedh këtë rrugë, realisht e ka dashtë këtë rrugë, ka zgjedh këtë drejtim dmth të marrë pjesë në këso evinimente… Ky është vetëm një fillim i mirë dhe i mbarë i Arbërit, është vetëm fillimi, por mund të them se ky është një fillim i mirë për te dhe besoi se ka me pas një vazhdim e ardhmëri të mirë meqë tani i ka portat (dyert) e hapuara. Arbëri me fitimin e çmimit në Bullgari, ky fitoi të drejtën me përfaqësuar Kosovën edhe në spektaklin e bukurisë që do të mbahet në Antalia të Turqisë dhe në Afrikën e Jugut, dmth i ka dy ftesa por të shohim rezultatet cilat do i arrijë pas përfaqësimit në Andalia. Mendoi se ky evinement në Antalia do jetë diku në muajin mars – maj vitin e ardhshëm 2016. Marjan Sebaj Sopi: Turqia njihet për evinimente e spektakle të këtilla. Dhe nuk dyshoj se atje nuk do të ket përkrahje meqë e dime se në Turqi jetojnë hiq më pak se dhjetë million shqiptar (këtu qeshët me të madhe nga të gjithë dhe Arbëri na shiqon me kënaqësi). Agim Dedaj: Arbëri siç thash ka rrugët e hapura dhe mendoi se do ket një të ardhme të mirë nëse veq vazhdon me këtë elan, me këtë vullnet të mire dhe dëshirë të mësoi, nëse vazhdon me këtë trend me këtë punë që e bënë. Marjan Sebaj Sopi: E hetova se Arbëri ruhet shumë edhe në ushqim? Agim Dedaj: Gjithësesi, vërtet Arbëri edhepse i ri në moshë, fëmijë, ka shumë kujdes edhe në këto gjëra. Kështuqë përkrahja e jonë do jetë e parezervë në çdo aspekt! Ju falemnnderit! Nga e djatha është nëna e Arbër Dedaj, znj. Angjelina Dedaj e buzëqeshur dhe e lumtur prezanton flamurin e Kosovës në Bullgari. Marjan Sebja Sopi: z. Agim, neve të falenderojmë shumë për këtë bashkëbisedim të hapur dhe miqësor. Tani do vazhdojmë bashkëbisedimin tonë për Zemra Shqiptare e gjithë ju miqë, lexues…, do vazhdojmë bisedën që është edhe qëllimi i udhëtimit tonë për në Gjakovë, pra bashkëbisedojmë me ARBËR (AGIM) DEDAJ i zgjedhur LITTLE KING & QUEEN WORLD në Burgas të Bullgarisë. Arbëri përveç bukurisë, ka edhe një qëndrim të mrekullueshëm nga „zotëri i vogël i vërtet“, ka një shiqim magjepës, buzëqeshje të embël e simpatike, ka një ngjyrë zëri të mrekullueshëm, shtatlartë për moshën që ka, flokë të gjata e të rregulluara mirë, i veshur gjithnjë pedant…flet edhe gjuhën angleze mirë. Marjan Sebaj Sopi: Meqë ngapak po i „humbë“ durimi Arbërit i cili na përcolli gjithë këtë kohë me vëmendje të madhe dhe me dashamirësi edhe duke na shërbyer me kafe, ku nganjëherë ndërynte në bashkëbisedimin në mes meje dhe babit të tij Agimit, sepse neve po gabojmë herë herë në të dhëna. Pra, bisedën do e vazhdojmë që edhe ishte qëllimi i ynë i kësaj vizite që ia bëra Gjakovës, pra do vazhdojmë me Arbër (Agim) Dedaj. Arbër, mirë se vjen në bashkëbisedim axhit, mirë se ke ardhë në Zemra Shqiptare? Sepse, vërtet Ty të kemi zemër të popullit Shqiptar? Apo? Arbër (Agim) Dedaj: Po. Faleminderit dhe mirë se ju gjejmë axha Marjan. Marjan Sebaj Sopi: Sa vjeçar je Arbër? Arbër Dedaj: Unë jam dhjetë vjeçar, edhe një muaj i bëjë njëmbëdhjetë. Marjan Sebaj Sopi: Sa vëllazër i ke Arbër? Arbër Dedaj: Unë axha Marjan i kam dy vëllezër. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, jeni tre vëllezër apo, motra a ke? Arbër Dedaj: Jo unë motër nuk kam. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, të pyeta a ke motër sepse Ty njerëzit duke të parë pakës me flokë të gjata po të përziejnë e po e shoh se shpesh po të pyesin a je vajzë? Arbër Dedaj: hahah jo jo axhit, unë jam djalë. Marjan Sebaj Sopi: Arbër Dedaj është djalë, bukuroshi i cili është përzgjedh në….? Arbër Dedaj: Në Gjakovë dhe në Burgas të Bullgarisë duke u kurorëzuar me titullin LITTLE KING & QUEEN WORLD, që në shqip i bie; Mreti I vogël dhe mbretëresha e botës 2015. Në mesin e bukuroshit tonë nga Kosova edhe vajzat tjera të përzgjedhura në mesin e të bukurave. Marjan Sebaj Sopi: Mirë, Arbër, mbret u zgjodhe Ti e ku e le mretëreshën? Arbër Dedaj: Po aty janë kanë titujt: LITTLE KING & QUEEN WORLD dhe LITTLE PRINCESES & QUEEN WORLD… Marjan Sebaj Sopi: Arbër tani prapë më befasove, sepse unë i dhashë rëndësi vetëm bukurisë tënde që ke dhuratë nga Zoti dhe prindërit e tu, por që e flet dhe thekson kaq bukur gjuhën angleze këtë nuk e kam dijtë. Mua tani po më intereson edhe inteligjenca e jote, sepse Ti gjuhën angleze e folke sikur me jetua në Angli, ku e ke mësuar gjuhën? Arbër Dedaj: Unë e kam mësuar anglishtën që nga klasa e tretë, e mësoi edhe nga kompjuteri dhe lexoi në gjuhën angleze poashtu. Marjan Sebaj Sopi: Në cilën klasë je Arbër? Arbër Dedaj: Unë jam në klasë të pestë. Marjan Sebaj Sopi: Suksesin në shkollë deri sot si e ke pas, dysh, tresh…? Arbër Dedaj: Jo jo axha Marjan, unë nuk kam dysha e as tresha. Nga klasa e parë e deri sot i kam pas dhe i kam që të gjitha pesqe, ndoshta krejt i kam tre apo katër katrëshe, tjerat krejt pesqe. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, ti je djalë dhjetëvjeçar. Këtu në Kosovë të zgjodhën më të bukurin në konkursin e bukurisë për ta përfaqësuar Kosovën, më të bukurin dhe inteligjentin. Ngapak të kanë maltretuar apo, jo nga mbrëmbja në mbrëmbje, nga takimi në takim, jo pyetje, biseda, jo veshë-mbadhje etj etj…Në Bullgari a të morën në pyetje? Arbër Dedaj: Në Bullgari edhe nuk më morën shumë në pyetje. Që në fillim është dashur të kemi nga një vizitkartë me të dhëna biografike, dhe duket se ata gjithçka dinin për ne, na njihnin pa na pare askurrë më herët…Kush dëshironte me të njohtë, aty ishte lista dhe e merrnin e lexonin mbi jetën dhe aftësitë tona. (këtu dërhyn babai I Arbërit, z. Agimi) Agim Dedaj: Trego edhe albumin që është dashur ta prezentojsh? Arbër Dedaj: Po kam prezentuar një album të pasur timin me fotografi, por une babi atje kam prezantuar vetën e në rend të pare Kosovën. Marjan Sebaj Sopi: kë e prezantove atje Arbër? Arbër Dedaj: Unë e prezantova vetën dhe Kosovën Marjan Sebaj Sopi: Qysh me veshje të Kosovës u prezantove atje: Arbër Dedaj: Po axhi, kam qenë I veshur edhe me veshje kombëtare shqiptare…dhe kam marrë aplauz të madh kur kam dal në publik. Po edhe është dashtë me folë pak para publikut. Marjan Sebaj Sopi: Qysh, fole shqip? Arbër Dedaj: Jo, anglisht. Marjan Sebaj Sopi: A fole shqip, pse nuk u prezantove shqip, pse nuk fole bile pak shqip haha(pas kësaj pyetje na bënë të qeshim Arbëri) Arbër Dedaj: A shqip nuk merrshe pikë shumë… (pas një çeshje prapë ndërhy Agim Demaj me një tregim nga Burgas-i) Konkurentët në prezantim të bukurisë në Burgas të Bullgarisë Agim Dedaj: Ka qenë shumë interesant edhe një moment, i them unë; Arbër po deshke babit me këndue edhe një këngë këtu, një këngë shqip. Ky më përgjigji; babi e pse unë me këngue shqip, a kuptojnë këta shqip a? Sepse, këtu krejt po flasin e këndojnë anglisht. Edhe unë dua të këndoi anglisht. I përgjegja; a din anglisht ti a? Më tha po more dhe ja filloi anglisht të këndoi e duke vallëzuar doli para publikut të cilin e mahniti, njokohësisht po edhe mua. Marjan Sebaj Sopi: Ja fillove shumë bukur, përkrahjen e ke ashtu tha edhe babi? Çka mendon tani përveq se do e kesh tani jetën pak më dinamike, do jesh në mesin e njerëzve të artit, regjisor etj… A ke dëshirë shembull të aktrojsh në ndonjë filmë apo dramë televizive etj? Ke dëshirë me kënduar. Dhe çka ke dëshirë kur të rritësh të bëhesh? Arbër Dedaj:Po kam dëshirë të mirrëm me art, e dua këndimin, por kur të rritëm kam dëshirë të bëhem ndonjë shkenctar. Marjan Sebaj Sopi: Të lumtë Arbër, a më tregon drejt, a i ngon ti prindërit? Arbër tani të trgon axhi diçka. Unë prindërit e tu I njoh ende pa ardhë ti në këtë jetë. Dhe kur ishe I vogël, ke qenë tre apo katër vjeçar kur ky axha I cili po bisedon me ty, ishin njëherë në Prizren duke ngrën darkë me prindërit tuaj e ti me vëllezër, por ti ishe I gjallë, lëvizshëm…dhe me një rast të bërtiti babi yt që të jesh më I qetë. E unë I thash; Agim leje djalin, leje bukuroshin le të lozë sepse është plotë jetë, plotë energji, shumë inteligjent…I tash; mos harro Agim ky djal ka për të arritur shumë… tash Arbër a nuk e dëshpron axhin lidhje me këtë çka ka thënë për ty? Arbër Dedaj:Të premtoi, ta jap besën axhi se kam me mësue shumë, kam me kanë si deri tani nxënës I shkëlqyeshëm…do të mundohem të jam sa më I mire dhe shembull. Marjan Sebaj Sopi: Bukurinë nuk e humbë, mbanë vijën sepse po e hetoi edhe në këtë ndej se ke shumë kujdes në ushqim e pije, sa je lidhun me mamin, sa të ndihmon? Sepse, je i veshur bukur, je shumë elegant, me shije, kush të ndihmon? Apo më mirë të pyesim; mami sa të ndihmon në përgjithësi? Arbër Dedaj: Dëtyrat e shkollës unë i bëjë vet, përgaditjen e librave etj, kurse mama më përgaditë veshë-mbathjet, ushqimin kur dëshiroj me marrë me veti apo kur nisëm për shkollë e kur kthehem…mami shumë kujdesët për ne fëmijtë. Marjan Sebaj Sopi: A din të gatuash meqë babi yt mirrët edhe me gastronomi? Arbër Dedaj: (buzëqesh embël) Jo, nuk di të gatuaj, por kur nuk është mami unë marrë ndonjë gjë të gatshme për të ngrën! Marjan Sebaj Sopi: Ti je nxënës i mire, a rrinë shumë natën pa gjumë, rrin shumë pranë tv ose kompjuterit? Arbër Dedaj: Jo unë mbrëmjeve lexoi, i bëjë dëtyrat e shtëpisë, dhe shkoi në gjumë zakonisht rreth ores 22.00. Ditës përveq që shkoi në shkollë nganjëherë dal edhe me shok të mi. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, siç po e shoh unë do e shohin edhe lexuesit tanë, në fotografi se je shumë elegant. A mirrësh me ndonjë sport? Arbër Dedaj: Unë mirrëm me sporte, luaj fudboll në shkollë, me shok të mi…nuk jam regjistruar në ndonjë klub, por luaj sa për vete si rekreacion, për konduksion… Marjan Sebaj Sopi: Arbër a më tregon diçka drejt, sepse kur të kam njohur si fëmijë i vogël ke qenë shumë energjikë, e tash po më dukesh shumë i qetë. Pra si kalon me vëllezër? A të kanë zili që po korrë suksese? Besoi se edhe ata janë të bukur meqë jeni vëllezër? Arbër Dedaj:Po edhe ata janë të bukur. Jo zili as inati nuk më kanë, por më nguxin nganjëherë, nuk e di pse por më nguxin. Ndoshta se jam edhe më i vogëli e nuk e di ndoshta e kanë nga dashuria, vërtetë nuk e di pse më ngaxmojnë. Agim Dedaj: Edhe të nguxin edhe i nguxë apo haha? Arbër Dedaj:Jo babi, Ti e din se ata më shumë më nguxin. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, a ke mjaftë shokë, shoqëri a ke? Arbër Dedaj:Këtu në Gjakovë a? Po, kam mjaftë shokë edhe në shkollë edhe këtu në lagje këtu kam mjaftë shokë. Marjan Sebaj Sopi: Apo e përshëndet përmes ZemraShqiptare ndonjë mik apo mikeshë kështu në mënyrë të vaçant? Arbër Dedaj:Jo në mënyrë të vacantë, por unë I përshëndeti gjithë shokët dhe shoqët e mia. I përshëndes edhe lexuesit e ZemraShqiptare dhe I falenderoi gjithë për përkrahje. Marjan Sebaj Sopi: Arbëri është një djalë energjik, plotë energji positive, është plotë vullnet dhe sa shoh unë, Arbëri nuk dorëzohet lehtë. Arbër, mesiguri i ke përngja babit e mamit tënd, je plotë forcë për të mos u dorëzuar, mesiguri ke shembull babin e mamin tend të cilët para lufte e gjatë lufte kanë përjetuar shumëçka, kanë përjetuar ditë të rënda, të vështira, poashtu edhe pas luftës por që asnjëherë nuk janë dorëzuar dhe ja sot kanë arritur shumë si afarist e poet. A merr shembull prindërit tuaj për të mirë? Arbër Dedaj: Po neve na flasin shumë për shkollë, për punë, për jetë prindërit e mi, babi dhe mami im. Dhe unë mundohem me u kanë i mirë, që të jenë këta krenar me mua. Dhe mendoi se edhe babi e mami janë të kënaqur me mua e sjelljet e mia. Nëse jam pak i keq unë do përmirësohem gjithmonë e do bëhem gjithë e më i mirë. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, neve këtu cekëm prindërit, shokë e shoqët e tua e sidomos ata të shkollës, mirëpo mos e kemi harruar mësuesin apo mësuesën tënde. Arbër Dedaj: Jo axhi Marjan, unë deshta të them por të prita ty me folë.Unë e falenderoi shumë mësuesën time e cila më përkrah shumë mua. E cila më don dhe edhe unë e dua, na e dojmë shumë mësuesën tonë. Unë nuk e harroi kurr as znj. Albana Qarshiri nga Jugu i Shqipërisë, sepse mos me pas qenë kjo e mos me më pas pranue në konkurs, klubin e saj, për përzgjedhje të bukurisë, unë nuk kisha me shku as në Bullgari e askund. E falenderoi edhe tetën Sose me Sidritën që kanë qenë përfaqësuese apo antarë e juries nga Kosova dhe Shqipëria, pra falemnderit shumë teta Sidrita Sadikaj. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, bukurosh e zemra e jonë, na e shpalosëm dëshirën tënde që kur të rritësh se çka do të bëhesh. Shembull meqë po këndojshe mirë, dhe na këndove një këngë në gjuhë angleze dhe atë e hetova se kishe talent edhe për muzikë. A do këndojsh? Arbër Dedaj:Po unë nuk di të këndoi mirë. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, po askush nuk ka lind i mësuar, ti do ushtrosh pak zërin dhe shpresoj se do na bëhesh një muzikant bukurosh, i mirë? Agim Dedaj:Më falni z. Marjan që po ndërhy, por harrova të potencoi në fillim se Arbërin kemi shkuar ta regjistrojmë sivjet me një aktivitet, pra ta regjistrojmë në shkollë të muzikës për të mësaur ndonjë instrument – vegël muzikore, por sivjet nuk pati vend në shkollën e musikës „Prenk Jakova“, menduam me bashkëshortën dhe djalin Arbërin e meqë ky po mirrët me art atëherë pse të mos mësoi një vegël muzikore, kështu besoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm Arbëri do të startoi (meqë edhe nga mosha dhjetë vjeçare po pranojshin) në shkollën e muzikës „Prenk Jakova“ këtu në Gjakovë, atëherë do jetë nxënës edhe në shkollën e muzikës ku sipas gjitha gjasave do të ushtroi në piano apo kitar meqë këto instrumente edhe Arbëri i don shumë. Marjan Sebaj Sopi: Të falemnderit për këtë informatë z. Agim Dedaj. Mirëpo, t’i kthehemi bisedës me Arbërin. Arbër, tani si një djalë i suksesshëm e nëser edhe më i njohur dhe i sukseshëm, shembull, do të të ftojnë për kompani të ndryshme të bëjsh reklama të ndryshme në veshmbathje etj…Mirëpo, nëse mos do të ngelësh në mësim? Po zotohesh se do ia arritësh të gjithave? Arbër Dedaj: Po unë do do të arris krejt me i bë. Do punoi shumë kurse mësimin nuk e la por do të mësoi edhe ma shumë sepse edhe në konkursin e bukurisë në Bullgari e pash se aty shumë shiqonin dhe e vlersojshin dijën tonë e këtë e marrim në shkollë. Agim Dedaj: Arbëri prioritare e ka shkollën-mësimin e të tjerat çka të jep Zoti. Por Arbëri është një djalë energjik, punëtor…Ndoshta unë pakës i bëjë presion që të mësoi më shumë edhepse është nxënës i mire dhe ky ka një koncept shumë interesant por ndoshta e ka edhe prirje prej Zotit meqë Arbëri sa i përket mësimit që ndoshta ndokush bënë me orë me i kry, ky e bënë apo kryen ato shumë shpejt, për pak minuta. Ka prirje të jashtëzakonshme, ndoshta pakës është i dhanun pas kompjuterit e këtyre telefonave të mençur por këtu duhet të përmirësohet dhe të ketë ky e ne kujdes. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, nuk na tregoi pak drejt haha, na the se nuk rrinë shumë në kompjuter etj… A ke facebock? Arbër Dedaj: Po unë duhet me i qitun fotot e mia në facebock sepse është edhe faqja e LITTLE KING & QUEEN WORLD, dhe duhet me qenë unë present aty. Marjan Sebaj Sopi: Pasi përmende shkollën edhe diç mos të harroi a të kanë uruar a janë gëzuar ata se Ti do të përfaqësojsh Kosovën në një konkurs të tillë të liçencuar, e çka kanë thënë për Ty shoqët e shokët e tu kur dëgjuan se do të marrësh pjesë në garë apo konkurs për bukuri. Arbër Dedaj: Po do shoqe më kanë thënë se jo Ti nuk ke me shkua në Bullgari, nuk e kanë besu, dhe kur kam shku ato ditën e parë nuk më kanë folur hiq, por unë I kam falë dhe tani jemi prapë miqë dhe ato janë të lumtura që kam marrë pjesë dhe që e kam zënë vendin e parë. Marjan Sebaj Sopi: Arbër, para se të përfundojmë këtë bashkëbisedim tonin shumë të këndshmëm, dëshiroi ta dijë; pasi je kthy me titull të bukurisë, me vendin e pare, pasi prezantove Kosovën denjësisht në Bullgari e do prezantojsh tutje, pra a të ftuan ndonjë institucion si në Gjakovë apo Kosovë, ndonjë television, gazeta etj…të bashkëbisedojnë me ty, të japin ndonjë mirënjohje apo së paku të të falenderojnë? Sepse, e pae sa bukur ishte që more pjesë në promovimin e librit tim në Viti me 13. 10. 2015., ku të prezantoi me kënaqësi drejtoresha e kulturës në Viti znj. Kaltrinë Sylejmani, dhe shihej sa ishte e lumtur kur të prezantoi dhe të falenderoi dhe kënaqej se ishe në mesin tonë. Arbër Dedaj: Jo nuk më kanë thirrë askush, nuk më ka falenderua askush, po ani nuk ka dert. Nuk kam qenë në asnjë television e disa gazeta kanë shkrue për mua ashtu si lajmë e intervistë si ju jo, por shpresoj se do më thrrasin najkund, por ende nuk më kanë thirrë. Marjan Sebaj Sopi: O Arbër, rri pa frikë sepse ende je i ri dhe ka kohë, unë mendoi se do të të lodhin me ftesa e mirënjohje. Ti qëndro i fortë e mos u dorëzo askurrë, duhesh të jesh si deri më tani këmbëngulës, me luftu…Zoti të ka dhënë bukurinë, dijën e intelegjencën e jashtëzakonshme…Përkrahjen tonë e ke, përkrahjen e prindërve e miqëve të prindërve tuaj e ke, kështuqë bukurinë e ke, urtinë po, prandaj vetëm të uroj në emër tim në rend të parë e në emër të Zemra Shqiptare si dhe të gjitha portaleve e gazetave tjera, në emër të gjithë lexuesëve, të uroj shëndet e suksese të panumërta. Arbër, faleminderit shumë që pate durim të bashkëbisedojmë, të na japësh shumë informata rreth jetës e sukseve tua e tani për fund dëshiroj të kam ndonjë foto me ty. Faleminderit Arbër dhe z. Agim Dedaj që na ndihmove në zhvillimin dhe realizimin e kësaj interviste me bukuroshin tonë, me djalin e shpallur LITTLE KING & QUEEN WORLD. Arbër (Agim) Dedaj dhe Marjan Sebaj Sopi (Gjakovë‘2015) Gjakovë ‘2015
 
Policia e Kosovës arrestoi deputetin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe 95 të tjerë pak pas përfundimit të protestës së opozitës kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e zi. Policia e Kosovës ndërhyri në selinë e lëvizjes Vetëvendosje në kërkim të deputetit të kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ndaj të cilit ditë më parë është lëshuar një urdhër arresti për shkak të veprimeve gjatë protestave të opozitës në parlamentin e Kosovës, kundër marrëveshjeve me Serbinë. Njësitë e posaçme të policisë arrestuan zotin Kurti dhe 95 pjesëtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje. Prokuroria tha se zoti Kurti dyshohet se ka kryer veprat penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Gjykata themelore në Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh zotit Kurti. Forca të mëdha të policisë rrethuan selinë e kësaj lëvizjeje pak pas përfundimit të protestës së partive opozitare kundër marrëveshjeve të fundit me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Udhëheqësit e opozitës, që zgjodhën kremtimet me rastin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë, të mbajnë protestë bënë thirrje për anulimin e marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre, ndan Kosovën nga brenda si dhe asaj për kufirin me Malin e Zi, që sipas opozitës bën që Kosova të humb rreth 9 mijë hektarë tokë.......
Mine Çela sot është 78-vjeç, por ende e ka të gjallë kujtimin e ditës kur ajo dhe dy vëllezërit e saj u inernuan edhe pse ishin fëmijë dhe pa prindër. Minja kujton se ishte 13-vjeç kur prindërit dhe dy vëllezërit e saj më të mëdhenj u arratisen për t’i shpëtuar ekzekutimit. Një histori e cila vjen nga gazetarja Klodiana Kapo.
Top