Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
... mesa duket , u miratua. Ja pra që edhe kjo na kish mbetur pa u zgjidhur! Si mund te jenë kaq gjakpirësa ndaj këtij populli? Edhe ky i fundit , qëndron në heshtje! Për fat të keq do detyrohemi të largohemi një ore e më përpara nga ky vend.
Divorci midis SHBA dhe BE Duke pasur parasysh marredheniet e ketyre dy fuqive te medha boterore, mendoni se do te kete nje divorc te ashper mes tyre, apo do te vazhdojne bashkejetesen e torturuar?! ps. Sugjeruar nga Jula, para se ta fshinte ke i teme :p
SHËNJTËRESHA NËNË TEREZË DHE SHQIPTARËT “Un nuk jam veçse një laps i vogël në duart’ e Zotit. Është Ai që shkruan, është Ai që mendon, është Ai që vendos” NËNË TEREZA E KALKUTËS 4 shtatori 2016 do të jetë një datë e skalitur me shkronja të ndritëshme në histori. Shënjtërimi i Nënë Terezës, në shekull Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, një bijë e popullit tonë, e lartësuar me hirin e Jezu Krishtit në botën e së vërtetës hyjnore, krahas gëzimit, entuziazmit, kënaqësisë deri në krenari për gjakun e saj shqiptar, mendoj se është edhe një shtysë përsiatjeje të thellë mbi të shkuarën tonë, veçanërisht në lidhje me Të. Historia e Shenjtëve të Krishterimit është shumatorja e historive të njerëzve, burra e gra, të cilët Perëndia i përzgjodhi mes krijesave njerëzore, i pajisi me frymën e saj dhe i ngarkoi secilit misionin që të vinte në jetë mësimet e saj. Ato apo ata patën jetë të gjata apo të shkurtëra, në mundime, vuajtje e dhimbje, në shembëllim të Birit të Zotit, kaluan Kalvarin e tyre, duke vërtetuar çdo ditë se njeriu nuk është një qënie e përsosur, se në të bashkëjetojnë e mira dhe e keqja, se megjithë vështirësitë e mëdha të luftës brënda vetes, me frymën e Qielllit dhe vullnetin e tokës njerëzit mund të gjejnë rrugën e Zotit. Shënjtët janë modelet, shëmbujt, udhërrëfyesit, ata që lindin një në qindra milionë, përçues të dritës Hyjnore mes mëkatarëve e vdekëtarëve të thjeshtë. Një e tillë ishte edhe Nënë Tereza e lumturia e jonë, si shqiptarë, qëndron në faktin se edhe në mes të popullit tonë, jo shumë i dalluar në historinë e tij për fuqinë dhe qëndrueshmërinë granitike të besimit fetar, Jezu Krishti dhe Virgjëresha Marie zgjodhën një vajzë të thjeshtë si “drita e tyre ndërmjet të varfërvet”, duke e bërë këtë vajzë zëdhënësen e Tyre më besnike e më të ndritur në botën e shekullit më mizor të historisë së njerëzimit. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ishte brumë i magjes shqiptare, i gatuar me miellin zero të grurit të fushave të Kosovës, e mbruajtur me respektin e fjalës së dhënë e me plotësimin, deri në vetmohim, të misionit të marrë përsipër. Ajo ishte pjellë e Shqipërisë së traditës, që njihej në dyshen e bashkangjitur “Fè e Atme”, të kënduar nga poeti kombëtar At Gjergj Fishta. Por këtu mbaron roli i Shqipërisë në veprimtarinë e bijës së saj, edhe se ajo mbeti në zemrën e saj të përvëluar nga malli, aq sa të pohojë botërisht në ceremoninë më të rëndësishme të jetës së saj botërore, kur i u dha Ҫmimi Nobel : “Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare....” Shqipëria, e dalë nga gati gjysmë mijëvjeçari pushtimi osman, së cilës, për të krijuar një ndërgjegje kombëtare, të domosdoshme për jetën e saj të pavarur, i duhej të ushqehej me mite heronjsh të vërtetë e të sajuar, me legjenda lashtësie e qëndrese mbijetese, e përcolli me një farë heshtjeje rrugën e murgeshës së re, që kishte zgjedhur Urdhërin e Loretos, në Hindinë e largët, për të vënë në jetë mësimet e Jezusit mbi mëshirën e krishterë. E shkëputur nga familja e atdheu, e kushtuar tërësisht për rreth pesëmbëdhjetë vjet arsimimit, jo vetëm të vajzave të familjeve të pasura të Kalkutës, por edhe fëmijëve të varfër të saj, murgesha Terezë kalonte jetën e saj misionare, në qetësinë e rreptësinë e Kuvendit dhe në intimitetin e lutjeve. Deri më 1948 Motra Terezë ishte një nga shërbyeset e heshtura të Jezusit, ndërmjet mijërave të tilla në të katër anët e botës. Jeta e saj e njohur shoqërore filloi me daljen nga Urdhëri e shtytur nga një vizion hyjnor i një bisede me Krishtin dhe Virgjëreshën, e me themelimin e shoqatave të saj të bamirësisë e të “Misionareve të Mëshirës”. Kjo jetë mbeti krejtësisht e panjohur për shqiptarët e republikës popullore, jo vetëm për zotimin kundër fetar skajor të regjimit, por edhe për mungesën e theksuar të njohurive dhe lajmeve e, ndoshta, edhe për një mospërputhje mendësie mes fakteve të kujdesit të murgeshës shqiptare për më të varfërit e të varfërvet të Hindisë, duke u pastruar me dorë krimbat nga mishi i “arixhinjve” dhe koncepteve të “burrërisë” e “trimërisë” shqiptare. Shqipëria zyrtare qe e ftohtë dhe mospërfillëse kundrejt veprës së saj madhore me përmasa planetare, deri sa Akademia Suedeze e Shkencavet, më 1979, do t’i jepte asaj Ҫmimin Nobel për “Mbrojtjen e Paqes”. Mërgata shqiptare jashtë mbante lidhjet me murgeshën e madhe, por hendeku mes saj dhe regjimit të Vendit të saj të lindjes që, në gjysëm shekulli, qe shprehja më e përkryer e gjithshkaje t’errët e mizore, që ishte në gjëndje të prodhonte kombi shqiptar, u thellua e u zgjerua në përmasa katastrofale. Regjimi i Enver Hoxhës, me cinizmin karakteristik të huajtur nga OZNA serbe apo GPU-ja sovjetike, modelet e policive politike të admiruara e të përvehtësuara deri në përnjisim nga Sigurimi i Shtetit shqiptar e quajti murgeshën Terezë të Kalkutës si njeri që “përdorej gjërësisht nga Vatikani dhe Gjon Pali i II për aktivitete propagandistike kundër vendt tonë”, “një agjente e rrezikëshme”, “një armike” që duhej mbajtur në mbikqyrje edhe në Hindinë e largët, mbasi “rrezikonte” lirinë e Shqipërisë. Si pasojë e kësaj mendësie u arrit në kulme të cinizmit kriminal, të shfaqur nga zyrtarë të lartë të rangjeve të ndryshme, që nga ambasadorët shqiptarë në Vende të huaja, deri tek znj. Vito Kapo në Meksikë, e cila lutjeve të nobelistes shqiptare, të veshur me sarin hindian, për të biseduar me të i u përgjigj me mospërfilljen dhe vrazhdësinë e spikatur të kastës së saj se”nuk kemi çfarë të bisedojmë bashkë”. Ky qe çasti kulmor i i keqtrajtimit të hapur të Shënjtëreshës shqiptare, qe një thikë e ngulur në shpirtin e saj të madh, qe plaga më e thellë që mori “krenaria” për gjakun shqiptar që i rrihte në deje. Por dhimbja më therëse, e kthyer në një torturë të përherëshme, që shoqëroi pjesën e dyzuar të personalitetit të saj, atë të jetës intime, të kujtimeve të dashurive familjare të fëminisë e të rinisë së parë, e skalitur në kujtesën e saj prej tetëmbëdhjetë vjeçareje në figurat e nënës e motrës, qe pamundësia për t’i parë edhe njëherë ato. Janë të njohura përpjekjet e ndërhyrjet e drejtuesve kryesorë të botës së atëherëshme pranë autoriteteve shqiptare për të bërë të mundur bashkimin e Nënë Terezës me familjaret e saj, të mbetura në Shqipëri. Ato i përgjigjen emrave të një Xhon F. Kenedi, të një Sharl dë Goli, të një U Thant-i, të një Indira Gandi e sa e sa të tjerë. Por Shqipëria, që kishte patur, në të shkuarën e pushtimit nazifashist, burra shteti që kishin shpëtuar qindra jetë hebrenjsh me guximin dhe bujarinë shqiptare të tyre nuk gjeti, tek drejtuesit e saj komunistë, asnjë shkëndijë bujarie e shpirtmadhësie për të bashkuar, para fundit të jetës, një familje të ndarë të popullit të saj.... Të gjitha këto fakte e konsiderata i njohin mjaft shqiptarë, sigurisht i njohin mirë drejtuesit aktualë të shtetit, të pranishëm dukshëm në ceremoninë historike të 4 shtatorit 2016 në Vatikan. Por në fjalët, intervistat apo shkrimet e tyre nuk preken aspak veprimet e turpëshme që janë kryer kundrejt figurës më madhore të lindur në truallin shqiptar, ata anashkalohen sikur heshtja të kishte fuqinë e shlyerjes. Besoj se shumëkush në atë ditë të madhe, një nga ato që të detyrojnë t’i nënshtrohesh edhe kolektivisht provimit të ndërgjegjes, do të kenë pritur nje kërkim faljeje të sinqertë, zyrtare, të pamëdyshje të Shtetit shqiptar drejtuar Zotit dhe shpirtit të bardhë të Shënjtëreshës Terezë, për plagët e hapura të martirizimit të shërbyesve të fesë së Krishtit, madje të gjithë fevet. Drejtuesit e sotëm, kryetari i shtetit apo kryetarët e tjerë të institucioneve, në sajë të moshës së tyre mund të përligjin heshtjen prej struci ndaj të këqijave të parardhësve të tyre, por një qëndrim i tillë nuk nderon ata e nuk i shërben së vërtetës historike, e cila, edhe mbas gjysëm shekulli masakrimi, ende është tepër larg pohimit të saj. Por nëse në simpoziumet studimore apo hipokrizitë politike mund të vazhdohet ende “t’i shitet sapuni për djathë” shqipfolësvet, në ditën e shënjtërimit të një bashkatdhetareje, ngjarje aq e rrallë sa, për të hasur një të ngjajshme, duhet të kthehemi 1500 vjet mbrapa, duhet të kishte qënë një farë “rrëfimi”kombëtar. Do të vlente një veprim i tillë edhe për të treguar se, më së fundi, e kemi përnjisuar mesazhin e jetës së Shënjtores tonë, se falënderojmë Zotin për dhuratën e saj e se jemi gati, të penduar për mëkatet tona të stërmëdha, të kërkojmë hirin e saj si “Mbrojtëse e Shqipërisë”. Kjo gjë nuk ndodhi e besoj se të gjitha fjalët e bukura, të zbrazura pa kursim n’ato ditë, duhen shumëzuar me zero, mbasi e shkuara jonë kriminale vazhdon të jetojë ende e strukur në strofkat e fshehta të zemrave të politikanëve tanë. E gjithë retorika mbi “kombin që i dhuroi botës një shërbëtore si Nënë Tereza, si kombi që ka brënda tij njerëz të cilët i përkasin pjesës së njerëzimit që është aq shumë e lidhur me dëshirën që të ndeshet me të keqen...” (Presidenti Bujar Nishani) është një demagogji bajate dhe e rëndomtë, në sintoni me atë të njohurën e së shkuarës, nëse nuk paditet me forcën e duhur e keqja, zotëruese e së kaluarës, e nuk gjen shprehjen e vet pendesa e thellë e sinqertë, jo hipokrizia e rradhës. Madje vetë koncepti për personazhin si “shërbëtore e botës” tregon se presidenti me gjithë vullnetin e tij, nuk arrin te shkëputet nga interpretimi laik i dukurisë. Shënjtëresha e Kalkutës nuk ishte një “shërbëtore e botës”, por një shërbyese e Jezu Krishtit dhe Virgjëreshës Marie, të cilët i kishin ngarkuar asaj misionin e shërbimit ndaj të braktisurvet e të varfërvet të botës. Së treti, nuk ishte kombi që i dhuroi njerëzimit Nënë Terezën, por Shën Tereza që, me dritën e saj të bijës së Krishtit, të ngjitur në qiell me hirin e Zotit, i dha Shqipërisë mundësinë e afrimit me Perëndinë dhe brezave të ardhshëm shëmbullin më të shkëlqyer të një jete në përputhje me fjalën e Zotit dhe vlerat më të larta të moralit njerëzor. Presidenti, si përfaqësuesi më i larë i Shtetit shqiptar, që edhe në ditën madhështore të 4 shtatorit, nuk ka ende një ambasador në Shtetin e Vatikanit, duhet të bënte një “mea culpa” të thellë, sepse është krejtësisht e papranueshme që, në më shumë se gjashtë muaj që ishte caktuar data e shënjtërimit të një shqiptareje, të mos ngriheshin marrëdhëniet me Vatikanin në rang ambasadash. Mos pranimi i presidentit për të emëruar dy përfaqësuesit e fundit të Shqipërisë në Vatikan, nga zgjedhjet më të mira të bëra nga Qeveria aktuale, si dy nga intelektualët më të spikatur të botës shqiptare, e ngarkon atë me një përgjegjësi tepër të madhe, para së cilës frazeologjia e intervistës dhënë Radio-Vatikanit, nuk ka asnjë vlerë. Fjalët e bukura për Shën Terezën zbehen krejtësisht kur Visar Zhitit, një të përndjekuri të ndritur të komunizmit, një poeti me përmasa botërore, i cili ka qënë i pari që ka shqipëruar e bërë të njohura lutjet dhe poezitë e Shën Terezës në kulturën shqiptare, për teka të pakuptueshme, nuk i jepet emërimi si ambasador në Shtetin e Vatikanit, për t’u paraqitur me atë titull të merituar tek Papa Françesku që, në një kohë tepër të shkurtër dekretoi Shënjtëreshën shqiptare. Këto ishin disa nga përsiatjet vetiake të asaj dite të madhe, që nxori në pah edhe njëherë, mbas evropianit të futbollit, dëshirën dhe pasionin e shqiptarëve, kudo në botë, të festojnë të bashkuar vlerat e tyre kombëtare. Le t’i lutemi Shënjtëreshës Nënë Terezë e Kalkutës, që nga amëshimi në dritën e Zotit, të bekojë e ndriçojë popullin që e lindi, duke ndërmjetësuar tek i Plotfuqishmi për faljen e mëkateve të tij. Shtator 2016 Eugjen Merlika
Nënë Tereza - por ka plot Shënjtorë të tjerë të harruar në Shqipëri Historia e Shqipërisë është e mbushur me dëshmorë, heronj, martirë të kishës dhe të kombit, me të përndjekur, të vrarë, të masakruar, të përdhunuar, që janë hedhur nga Kështjella për të mos rënë në dorë të armikut barbar, dëshmorë të cilët dhanë jetën për liri, dëshmorë të cilët u vranë dhe vuajtën për nder të Zotit, ka dhe kur një popull i tërë i lemerisur largohet me kuje e mort nga vëndi amë për të shkuar në një vend tjetër,për të gjetur shpëtim, ka patur trima të cilët e kapën topin nga grika për të shporrur pushtuesin, ka patur trima që kanë shkelur kapelen postit për të mos shkelur parimet,, Ka patur kapedanë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme që i kanë ndritur faqen Shqpërisë, Arbërisë, Epirit, dhe Maqedonisë duke filluar nga Alesandri i Maqedonisë, Pirro i Epirit, Gjergj Kastrioti, e plot kryetrima që luftuan dhanë jetën për të mbojtur atdheun me armë në dorë. Por Shqipëia ka nxjerrë shëntorë si Shën Tereza katolike e Shën Angjelina orthodoxe, por dhe heronj e martirë religjiozë katolikë dhe orthodoksë, që nuk kanë luftur me armë në dorë por me penë dhe me lutje, për të shpëtuar këtë vënd nga mynxyrat e shumta që e kanë pllakosur; ka emra që shumë kush i ka harruar por populli u ka këndur këngë, dhe Zoti në qiell i mban si engjej që ndihmojnë popujt dhe trevat shqiptare.. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. Për fat të keq, ky vënd ka xjerrë dhe tradhëtarë të tmerrshëm të cilët ishin po aq trima dhe po aq inteligjentë sa dhe heronjtë por që e përdorën inteligjencën e tyre për të keqen e këtij vëndi, si Ballaban Pashë Madera, Esat Pashë Toptani, si bashkëpuntorët me pushtuesit, apo dhe kriminele të rregjur e të frikshëm të cilët i kanë dhënë emër të keq Shqipërisë këto vite. Mallkuar qofshin për të këqijat që i kanë bërë këtyre trojeve Kemi patur udhëheqës të lavdishëm që mbrojten këtë tokë me armë, por dhe udhëheqës të cilët kanë terrorizuar popullin e tyre; Ky vënd ka patur edhe udhëheqës të cilët braktisën vëndin e tyre për të ruajtur pasurinë duke e lënë popullin në mëshirë të fatit. Historia e këtyre trojeve ka qënë një histori e ngjashme me historinë e cifutëve dhe për fat të keq kjo histori me disa veçori përmban në vetvehte historinë e njerzimit. Në këto troje dhe në këtë komb , Zoti kërkoi, për arësyet e tij të mistershme, që banorët e këtij vëndi të vuanin nga pushtimet dhe nga padrejtësitë e qeveritarëve të tyre, ndoshta për ti dënuar për kryelartësinë dhe krenarinë e tyre mijravjeçare. Në vënd që të bënte një vënd të madh e të begatë, ashtu si kombet e tjera të cilat në mesjetë formuan shtetet e tyre nëpërmjet binomit FE+ATDHE, vëndin tone për arsyet e tij të mistershme që ne njerëzit nuk i kuptojmë, e zhyti në luftra të pafund, në mizerje të pafund, në largime masive të pafund, në krime të pafund, në një sherr të pafund. Përse? Ndoshta për të realizuar që Isaaku dhe ismaili i Biblës dhe i Kuranit, të jetojnë në një vënd të përbashkët, në mënyrë që Ismaili të `mos bredhe në shkretëtirë` ashtu si e kanë parashikuar librat e shënjtë? Dhe kështu u bë, nëpërmjet Osmanëve Ismaili erdhi këtu e jeton së bashku me ne. Ashtu si tha Zoti, edhe ai është i bekuar dhe do të ketë shumë njerëz dhe popuj që do të jenë si kokrizat e rërës. Ashtu ndodhi. Ismaili dhe Isaku, banojnë së bashku, tolerojnë njëri tjetrin, bashkëjetojnë me njëri tjetrin, por për të drejtuar drejton Ismaili në vënd të Isakut i cili gjithashtu është i bekuar por dhe trashëgimtar.. Sa herë që shënjtërohet apo nderohen heronj të fisit tjetër, bijtë e Ismailit janë në mëdyshje: ta pranojnë apo ta shajnë, dhe për hir të vllezërve të tyre nga Isaaku gjithashtu tolerantë, e pranojnë shënjtërimin e Nene Terezës megjithse ajo nuk është e tyre si religjion por është e të gjithë njerzve sepse u ka shërbyer të gjithëve. Kështu vëndi ynë i bekuar nga Zoti përsa i përket pozicionit, të mirave material, pasurive, dhe ashtu pikërisht ashtu siç thotë poeti i madh Naim Frashëri: Aty nata është tjatër natë Dhe Dita një tjatrë ditë Në ato pyje të bekuar Aty rrinë Perënditë. Por njerëzit, populli i mësuar me tradita të ndryshme me religjione të ndryshme, me piksynime të ndryshme për të ardhmen, është gjithashtu në dyzim për të ardhmen, sepse sheh me nostalgji njëra pjesë të kaluarën lindore, dhe pjesa tjetër sheh me dëshirë dhe shpresë të nesërmen, perëndimin, të cilit i takojmë. Shën Tereza na dha një argument të fortë se rruga jonë drejt Perëndimit është ajo e duhura. Hipokritët hedhin e presin rromuze ndoshta dhe për të , por e ardhmja e popullit shqiptar është integrimi drejt Perëndimit. Lindjen e provuam, lindja na la plagë që nuk shërohen dot përvecse mund të kurohen dhe lehtësohen nëpërmjet arsimimit dhe kulturës. Kështu që bijtë e Ismailit do të jenë si ne, vëllezërit tanë, të cilët nuk do të përdorin traditat e vjetra të cilat u thonë në vesh fshehurazi: `bëji dëm qafirit që të shkosh në parajsë…` ose mbaje fjalën me njeriun e besimit tënd por me qafirin mos e mbaj fjalë se nuk të shikohet si mëkat`. Jo. E ardhmja e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë është kah Perëndimi, e ardhmja është arsimimi i mirë, e ardhmja është ruajtja e familjes, e ardhmja është bashkëpunimi, e ardhmja është tolerance, e ardhmja është bashkëjetesa, e ardhmja është puna. Le të shpresojmë që Shënjtërimi i Nënë Terëzes ta ketë paraqitur kombin shqiptar ashtu siç është në të vërtetë, bujar, punëtor, i besës, dhe mik i mirë. Le të shpresojmë se Shënjtërimi i Nënë Terezës do ta ketë eklipsuar opinionin negativ që kanë shqiptarët në botë, Le të shpresojmë se Shënjtërimi i Nënë Terezës ti tregojë botës se kombi shqiptar është plot njerëz me talente, të zgjuar, të arsimuar, që shikojnë të ardhmen e ndritur kah Perëndimi, Le të shpresojme se Shënjtërimi i Nënë Terezës do të na japë të kuptojë neve Popullit shqiptar dhe trevave të tjera ku jetojnë shqiptarët se: arsimimi i pa shoqëruar me njohuritë dhe nderimin e Zotit, nuk bën tjetër përvecse krijon `djaj të arsimuar`, disa nga të cilët i kemi në pusshtete, parti, në burgje jashtë vendit, duke dëmtuar Nënën Shqipëri. Këta djaj u krijuan në vënd të `njeriut të ri`, që kërkontë të krijonte komunizmi- djaj të arsimuar. Le të shpresojmë së fundi se, ka edhe heronj të tjerë që kanë nevojë për tu shënjtëruar sepse vëndi i shqiponjave ka lindur dhe lind heronj. Një nga këta që mbetet i pa nderuar akoma- është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figura më e ndritur Kombetare dhe ndërkombetare e cila na ka inspiruar krenarinë , flamurin, stemën, dashurinë për liri e pavarësi. I përjetshëm qoftë kujtimi i Shënjtores Nënë Tereza dhe i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Herë pas herë dalin në pah problem në Himarë. Përse? Dihet që shteti do te realizoje nje Plan Rregullues ne Himare duke vendosur në disa zona si Zona Historike perfshi Himarë, Vuno, Dhërmi dhe gjetke. Kryetari i Bashkiseë së Himarës Goro e konfirmoi këtë. Kundërshtimet që kanë dalë nga banorët e respektuar te Himarës per Planin Rregulles mund të jenë të drejta dhe kanë të gjithë tagrin që bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë të bëjnë demonstrim, ta hedhin në gjyq,të ankohen për parregullsitë. Dihet se Ligji 7501 ka lënë të pakënuaqur shumë njerëz në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në Himaë. Problemi këtu kamuflohet me politikën për arësye të tjera të cilat nuk mund të lihen në harresë apo të anashkalohen.Të drejtën për të bërë greve e ka marrë nga Ministria e Brëndëshme - Shoqata Omonia. Nuk e di nëse `Shoqata për mbrojtjene tregëtarve dhe të tregut` e drejtuar nga i nderuari Nikollaq Nerënxi e ka marrë lejen për demonstrim. Sidoqoftë, pjesmarrja e një shoqate politike minoritare në mbrojtje të pronës i jep këtij demonstrimi një pamje aspak normale. Aq më tepër kur një person si z. Geixh ka kërkuar të marrë pjesë në këtë demonstrim. Kështu që natyra e demonstrimit nga kërkesat për rishikim të Projektit do të shojë pa tjetër në problem për minoritetin ashtu si ka shkuar gjithmonë në këto raste. Në një debat me një himarjot të larguar që ka tashmë nënshtetësi amerikane ai mu përgjegj kështu: ``Faza e pare mbaroi me sukse, Kafia dhe fotografite.( Protesta-mitingu per te Drejten e Prones, Tokes ). Token are e kane marre shume vete, te tyren ose me 7501. Toka te tjera, ka qe i kane marre me marifete. Toka e quajtur Truall ku ka pase pus uje dhe murr te rregullt guri, eshte ne dore te krimineleve qe zbatuan 7501. Kulltat, kodrat, pyjet dhe vete mali qe ka qene nder shekuj kolektive e fshatit, e ka vjedhe shteti me ligje fashiste. Sot do te behet miting per t’ju lutur shtetit hajdut qe te kete pak meshire. Perfaqesues te pronareve me toka te vjedhura me 7501 jane shume. Ka midis tyre jo te vendosur, dikush konfjuz ne veprime, disa jo aktive, por me vlere eshte se do te bejne zhurme, do duken qe egzistojne, do kerkojne te Drejten e Prones, Te Drejten e Tokes te pa mohueshme. ….Dikush ka permende se do te jete prezente ambasada amerikane, tradhtare e interesave te nenshtetasve amerikane qe kane prona te vjedhura me 7501 ne Himare. Udheheqja helene si gjithmone ka qene tradhtare, i ka lene ne balte nenshtetasit e saj per pronat e tyre ne Himare``. Shikohet në këtë rast se si z. Qeparoi justifikohet me frazën aspak normale: `udheheqja Helene si gjithmonë ka qënë tradhtare; nënshtetasit e saj i ka lënë në baltë`. Pra këtu del se nuk po demonstrohet për problemet e Projektit por se dikujt që është nënshtetas grek po i marrin pronën z. Qeparoit. Ky është problem. Një përgjigje e saktë ishte ajo e një individi të përgjegjëshëm shqiptar i cili i u përgjigj: ``ne nje pikë nuk jam aspak dakort me ju.Udheheqja Helene????!!!!...Se kuptoj clidhje ka kjo dhe clidhje ka greqia me himaren dhe zonen perreth që të duhet te nderhyje ne ceshtje qe nuk i takojne aspak..?!`` Pra, nuk ka asnje dallim midis problemeve te pronësisë në Himare me problemet e Pronësisë në të gjithë vendin. Në se ju himarjotet ngreni këtë problem per ligjin 7501 do beni mire dhe ta procedoni nepermjet avokateve te Republikes se Shqiperse. Kështu duhet të bëjnë të gjithë. Kam pershtypjen se i ashtuquajturi revolucion qe doni te beni, nuk ka shijen e nje demonstrimi kunder nje Projekti te padrejte, se sa ka pamjen e një dëshire për të qënë jashtë Shqipërisë. Dhe kjo nuk mund të bëhet. Ka nje dallim te madh midis problemit qe kane qytetaret dhe fshataret e Himares dhe te gjithe Shqiperise me pronat bazuar tek ligji 7501, me ate qe kerkohen si shoqate Omonia e cila është nje shoqate minoritare dhe politike. E, pra. Ky eshte problemi.. Projekti per te rregulluar Himaren nese ka parregullsi -pa tjeter duhet kerkuar bazuar ne ligjet e Shqiperise. Nese kerkohhet si shoqate minoritare atehere kjo nuk eshte e rregullt sepse nuk eshte prone e minoritareve toka, por e shtetit shqiptar. Une te pakten keshtu e shoh. z. Konstandin Qeparoi me tha: ``Dengela Piro, nuk merr vesh ku je. Egzistojne ne shtetin hajdut vertet avokate, gjyq e moral ? Me arme, vete me arme merret e mbrohet prona kudo ne bote. Cdo gje tjeter qe thone dengelaxhijte kriminele edhe ju pak pas tyre te jep pershtypjen se ka vetem derra. Une jam nenshtetas amerikan. Vllezerit e mi jane nenshtetas helene e italiane. Duam ullirin tone dhe ate te pa shkeputur nga toka qe kur u mboll 1375 vjet para. Shkeputie po te ishe islamist do te te quaja budalla, pseudo nacionalist te keq si gjithe nacionalistet e ndyre neper bote``. Himara eshte e Shqiperise. Nuk ka zaptues. Nese ka hajdute apo te korruptuar, duhen denoncuar nga vetë banorët ashtu si bëjmë kudo në Shqipëri ndaj personave pergjegjes. Cdo krahinorizem eshte ide e gabuar dhe ne dem te popullit te Himares dhe te Shqiperise. Mendoj se Krahinorizmi është një model i injorancës dhe i të kaluarës. Në shtetet e sotme nuk ka krahinorizëm. Nëse të gjithë himarjotët sillen kështu sikur të ishin në kohën e sundimit turk atëhere kjo ie do të ishte e mirë. Në kohën e sundimir Osman, Krahina e Himarës dhe jo vetëm 7 fshatrat me himarjotë por 14 fshatra, ishin krahinë autonome brënda perandorisë Osmane madje edhe brënda pashallëkut të Janinës, ashtu sikundër Mirdita. Sot me vendosjen e kufijeve të Republikës së Shqipërisë, autonomia mbeti një kujtim historik sepse të gjithë nënshtetasit e Shqipërisë u bashkuan në një shtet. Krahinat autonome krjohen në rastin kur territoret janë të pushtuara, ashtu si Republika Autonome e Korçës në 1916 kur shteti shqiptar ishte pushtuar nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë botëore, po ashtu dhe Kosova. Menjëherë kur largohen pushtuesit atëhere këto vënde përfshihen në shtetin amë. Lexova të nderuarin Nerënxi që po fliste për pronat që i qënkan xhvatur himarjotëve dhe për të drejtat e tyre specifike; i shkruajta duke i thënë se …ka shumë himarjotë që kanë prona në Tiranë, Durrës e gjetkë, dhe askush nga vëndalinjtë nuk kanë përdorur idenë e krahinorizmit duke bërë demonstrate se tokat janë të durrsakëve apo të tiransve apo të elbasanasve. Apo Jo? Përkundrazi populli i Tranës i Durrësit, i Elbasanit dhe kudo, i ka mirëpritur himarjotët dhe jo vetëm ata, por dhe çamët, kanë blerë tokat, i kanë marrë bazuar në ligj dhe nuk kanë reaguar, por i kanë mirëpritur, sepse është ligji shqiptar rregullator. Reagimi i disa himarjotëve për pronat sikur ata janë të veçantë dhe ne shqiptarët e tjerë jemi kështu kokra groshe, kamuflimi i kërkesës për pronat e tyre me idenë se nuk janë shqiptarë por minoritarë të gjithë dhe si të tillë qënkan nënshtetas grekë, (pavarësisht se minoriteti është në minoritet aty dhe askush nuk e ka dëmtuar deri më sot), tregon se problemi nuk është aspak ashtu si thotë i nderuari Neranxi por problem është politik. Si i tillë unë nuk pajtohem me këta individë që duan të përçajnë dhe të dëmtojnë Shqipërinë. Le të shpresojmë se ashtu si në çdo vënd të BE edhe himarjotët si qytetarë të nderuar të vëndit tonë ashtu dhe minoritarët me të cilët kemi një lidhje qindravjeçare e vëllazërore, ti zgjidhin problemet e tyre bazuar në ligjet shqiptare.
Kyoto! humbje kohe... shume pak shume vone? shume zhurme per asgje nga antikorporatiste antikapitaliste antiamerikaniste per nje fenomen qe nuk ekziston power to the big corporation :thumbsup: ! EU nje tuf pseudoambjentalistesh majtiste qe smunden te ndalojne fuqine ekonomike te USA me metoda te tjera Rusia? Qar e ka marreveshjen qe e sjell ne WTO. Asnjehere ska per ta zbatuar Kyoto. India China who cares...
Perdhunimet jane shtuar.Vrasjet jane te shumefishta.Kercenimet me vdekje,autobombat. Shqiperia eshte kthyer ne nje shesh lufte ku njerzit luftojne me njerin tjetrin. Degjova ne lajme qe perdhunimet jane shtuar shume. Si mendoni? A duhet ti jepet denimi me vdekje perdhunuesve dhe vrasesve?
 
Pamje nga vendngjarja Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 6 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën 60 të vdekur. “Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje. Deri më tani mësohet për rreth 11 të vdekur në restorantin e parë, shumë pranë vendit ku ndodhën të shtënat e “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti, si dhe 15 të vdekur në teatrin në fjalë, sipas policisë. Një person brenda teatrit tha për një radio franceze se terroristi kishte bërtitur “Allah Akbar” përpara se të hapte zjarr. Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore France-Gjermani, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij. Një gazetar i BBC-së i ndodhur pranë restorantit ka bërë të ditur se mbi 10 trupa janë parë të shtrirë përtokë, por ende nuk konfirmon nëse janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Sipas tij policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Dëshmitarët pranë zonës kanë thënë për gazetën “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. / Top Channel
 
Ne zonen e kufirit midis Sirise dhe Turqise, avione te forcave ajrore turke kane qelluar dhe kane rezuar nje avion ushtarak rus. Ky veprim eshte quajtur nga presidenti rus Putin si nje "goditje pas shpine te kryer nga bashkpuntoret e terroristeve". Zedhenes te Turqise deklarojne se avionet e tyre qelluan mbi avionin rus sepse kishte shkelur hapesiren ajrore turke. Por ky eshte nje pretendim i cili refuzohet ne menyre kategorike nga Moska e cila shprehet per nje prezence ne menyre strikte vetem brenda teritorit te Sirise. Duket se keto veprime do te kene pasoja ne maredheniet midis Turqise dhe Rusise. Ministri i maredhenieve te jashtme te Rusise tha se ka anulluar viziten e tij ne Turqi, e programuar per te merkuren, si shkak i incidentit. Gjithashtu u shpreh se avioni ushtarak Su-24 eshte qelluar nga nje rakete ajer-ajer e leshuar nga F-16 turq nderkohe qe ka qene duke fluturuar brenda teritorit sirian. Presidenti Putin ka shtuar se avioni ka qene ne lartersi 6000 metra dhe ne distance 1km larg kufirit me Turqine. Avioni ka rene ne teritorin Sirian, 4km larg kufirit me Turqine. Zona e operimit te Su-24 ishte Latakia, nje nder zonat me te nxehta me konflikt sot ne Bote. Eshte po ne kete zone ku ky avion eshte rrezuar. http://www.bbc.com/news/world-middle-east-34913173
 
Gazetari anglez Robert Fisk në një shkrim të tij në “Independent”, ka sjellë fakte nga rrëfimet, dokumentet dhe shënimet që kishte nga vitet ’90-të për situatën në Ballkan. Në këto shënime dhe dokumente ai ka tentuar të vë në pah politikën serbe të cilën e ka kryeministri i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gazetari Fisk përmend një fakt se Vuçiq së bashku me shokun e tij të vjetër Vojisllav Sheshel, nga Iraku i diktatorit Sadam Hussein dënonin ashpër agresionin amerikan ndaj Irakut dhe Serbisë. Madje, kishin shkëmbyer telegrame urimi për spastrimin etnik që Serbia po e kryente në Bosnjë dhe Kosovë. “Po të më pyesni për kombësinë time, do t’u thosha se jam evropian. Jo britanik. Por ka momente kur pyes veten nëse Bashkimi Evropian nuk i kushton shumë rëndësi disa njerëzve të neveritshëm”, ka shkruar ai. “Në arkivin tim, kam qindra faqe shënime, dokumente dhe raporte nga Lindja e Mesme për këto 40 vjetët e fundit. Disa prej këtyre raporteve kanë të bëjnë edhe me luftën në Bosnjë. Para vetes kam një shënim të cilin e kam shkuar para 18-vjetësh kur isha në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës – ende pjesë e Serbisë – një pjesë e madhe e kontrolluar nga policia paramilitare serbe dhe një pjesë tjetër e kontrolluar nga e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, përmend ai shënimet e fundviteve ’90, transmeton Koha.net. Fisk shkruan se për herë të parë Vuçiqin e kishte takuar kah mesi i vitit 1998. Anglezi e përshkruan kryeministrin serb si një djalosh të sjellshëm por shumë të rrezikshëm. Vuçiq në atë kohë kishte tentuar t’i bindte gazetarët ndërkombëtarë se shefi i tij i atëhershëm, Sllobodan Millosheviq dëshironte paqe për shqiptarët në Kosovë. “Nga kryeqyteti serb, Beograd, më 18 qershor 1998 shfaqet i riu i sjellshëm dhe i rrezikshëm. Pa sherr i referohesha ‘fytyrës së tij të pafajshme, buzëve të holla dhe buzëqeshjes së shpejtë’ derisa ai tentonte të na bindte ne gazetarëve se krejt çka donte diktatori Sllobodan Millosheviq në Kosovë ishte paqja, dialogu dhe të drejtat e njeriut për të gjithë, përfshirë 90 për qind të popullatës shqiptare. Asnjë fjalë nuk e thoshte për kundërshtimin e Serbisë për autonominë e Kosovës që ishte kërkuar nëntë vjet më parë”, kujton Fisk. “Duke e ditur se ai ishte ministër i informimit për Millosheviqin dhe jo shumë kohë më parë zëdhënës i Vojsllav Sheshel, lider i milicisë serbe që bëri spastrim etnik në Bosnjë dhe i cili kishte lavdëruar ushtarët e vet për “nxjerrjen me rrënjë” të syve të kroatëve, ne nuk prisnim që ky xhentëlmen me këpucë të lustruara të fliste shumë për spastrimin etnik”, kujton më tej gazetari anglez. “A ishte në dijeni ministri, e pyeta unë, se një pjesë e madhe e Kosovës ishte nën kontroll të UÇK-së?”. “Ky është një justifikim i mirë për prezencën e forcave qeveritare [të Serbisë] në këtë territor”, u përgjigj ai. Dhe se nuk kishte arsye që të bëhen krahasime me Bosnjën – këtu të gjithë mbajtëm frymën – me ‘fjalorin e situatës në Srebrenicë’”, kujton përgjigjen e Vuçiqit gazetari anglez. Fisk shkruan se gjatë tërë konferencës për medie, Vuçiq tentonte që t’i shmangej fjalëve si masakër, dhunim, grabitje. Tërë këto po i kryente ushtria serbe mbi popullatën e pafajshme në Bosnjë. “Problemi i ‘fjalorit’ ishin fjalët si masakër, dhunim, grabitje, krimin më të rëndë të luftës në Evropë që prej vitit 1945. Fjala ‘situatë’ doli nga buzët e Vuçiqit, shprehje kjo frikacake për ekzekutimin e më shumë se 8 mijë myslimanëve që u futën në varre masive pas rrethimit të vitit 1995”, shkruan Fisk. “‘Fjalorin e situatës në Srebernicë’ po e dëgjonim përsëri tre vjet pas kasaphanës, ne britanikët që dëgjonim ligjërata për detyra civile, të drejta kushtetuese, patriotizëm dhe paqe. Kur ai përmendi Srebrenicën, pa pikë emocioni në propagandën e tij, ishte sikur të gjeje një copë xhami në çokollatë, pak horror të varrosur nëpër fjalët e tij të buta”, thotë më tej gazetari i Independent. “Por pse befasoheshim ne, përsëri, pas më shumë se tre vjetësh ai doli në konferencë për medie në Prishtinë- për të gjetur të njëjtin djalosh që shoqëronte përbindëshin Vojisllav Sheshel në Bagdad si mysafir për ahengun Ba’ath të diktatorit Saddam Hussein?” “Shesheli zhvilloi një takim të gjatë me Saddamin – Iraku në atë kohë përballej me sanksionet dhjetëvjeçare shkaku i pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990. Pasi aterroi në aeroportin e Damaskut në Siri dhe u shoqërua nga eskorta siriane dhe irakiane, ai nisi udhëtimin për në Bagdad”. “Por tani do të prezantoj djalosh ambicioz, shefi i të cilës ishte mirëpritur në njërën nga vilat e Saddamit dhe i ishte bashkuar diktatorit irakian për të dënuar agresionin amerikan. Po, ish-ministri i informimit të Millosheviqit – i cili e dinte mirë se Sadami kishte shkëmbyer telegrame për të përkrahur Millosheviqin në vitin 1998 për luftën në Kosovë, ku serbët, nën sulmet ajrore të NATO-s, po largonin 200 mijë myslimanë nga Kosova- tani është hiç më shumë se kryeministër i Serbisë”. “Ky njeri është Aleksander Vuçiq, i cili dëshiron ta shpie Serbinë në Bashkimin Evropian dhe ky është i përkëdheluri nga kolegët tanë në Bruksel dhe tani ai këshillohet nga Tony Blair. Prejse Blairi këshilloi diktatorin e Uzbekistanit, liderin egjiptian, brigadierin al-Sissi, Vuçiqi është në shoqëri të mirë”. “Duart e sigurta, ngrohtësisht përshëndeteshin këto ditë në Downing Street dhe Bruksel, jo vetëm si një djalosh, por vendimet e një burri, që bëri kompromis për rezolutën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke mos përmendur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare se pavarësia e Kosovës ishte legale- përshëndeteshin nga elita në Bruksel si ‘arritje e madhe’. Tërë kjo ia mundëson Beogradit që të bëjë kërkesë për anëtarësim në BE. Të bekuar janë paqeruajtësit”. “Vuçiqi, natyrisht, po bën gjërat e duhura. Ai tani drejton partinë progresive serbe, përkrahet pafundësisht nga shoku i tij i vjetër Shesheli, i cili doli i pafajshëm për krimet në Bosnjë, pas tetë vjet burgimi në Hagë. Vuçiq madje vizitoi memorialin në Srebrenicë, ku Bill Clintoni kishte kërkuar nga familjarët e viktimave që t’ia zgjatnin dorën”. “Vuçiqi la lule në varrezë, por boshnjakët myslimanë, patën kujtesë më të gjatë sesa gojëmjaltët e BE-së. Ata kujtuan fjalimin e Vuçiqit gjatë kohës së luftës kur kishte thënë se ‘për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim 100 myslimanë’- për këtë ata e sulmuan me gurë dhe shishe”. “Ditë më parë, fatkeqi Vuçiq kërkoi nga Rusia që ta bllokonte rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila dënonte masakrën në Srebrenicë si gjenocid, akt që BE-ja e injoroi, por i acaroi boshnjakët myslimanë. Duke parë shënimet e mia të vjetra nga viti 1998, të gjitha tani kanë kuptim”. “Ishte i njëjti problem i vjetër: vështirësia e Vuçiqit, përkundër luleve, çdo gjë lidhej me ‘fjalorin për situatën në Srebrenicë’. Masakër, po; gjenocid, jo. Mos u brengosni. Lord Blairi, burri që bombardoi Serbinë për spastrim të myslimanëve në Kosovë – është duke ia pastruar rrugën të madhit Aleksander Vuçiq, i cili po e shpie vendin e tij drejtë shteteve evropiane. Rrofshin miqtë si ai”.
 
Pak muaj pas operacionit antiterror me jehonë ndërkombëtare të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me atë italiane, këtë të martë Gjykata Themelore ka dënuar me 7 muaj burg shtetasin kosovar Samet Imishti. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të ligjit “Për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”. Ndaj 44-vjeçarit rëndonin akuza për veprat penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet në grup apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës” dhe “armëmbajtje pa leje”. Vox: Agim Maliqi, kryetar I Trupit Gjykues Gjatë vendimit është dhënë masa minimale e dënimit që parashikon ligji, për shkak se i akuzuari është konstatuar si person me çrregullim afektiv bipolar nga Instituti i Psikiatrisë Forensike të Kosovës, ndaj trupi gjykues mori edhe vendimin për ndërprerjen e paraburgimit pas 5 muajsh. Sipas aktakuzës, nga viti 2013 dhe përmes rrjeteve sociale, i akuzuari ka përkrahur haptazi luftën e Shtetit Islamik, ka bërë thirrje për t’iu bashkur ISIS-it dhe ka “lartësuar” luftëtarët, duke i ftuar publikisht që “të çlirojnë” edhe Kosovën. Por, meqenëse ligji për pjesëmarrjen në konfliktet e huaja ka hyrë në fuqi vitin e kaluar, Imishti është gjykuar vetëm për veprat penale që ka kryer që nga maji i vitit 2015. Imishti deklaroi se nuk ishte në dijeni, që komenti në Facebook është i sanksionuar me ligj. Ai ishte njëri nga 4 të arrestuarit në dhjetor të 2015-s. Tri shtetasit e tjerë kosovarë të arrestuar në Itali u liruan menjëherë, ndërsa Samet Imishti është mbajtur për më shumë se 5 muaj në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
 
Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën jetën dy pilotë ushtarakë po diksuton mundësinë të kërkojë asistencë gjermane për të ekzaminuar kartën e memories të rekuperuar ditën e shtunë. Një burim i rezervuar i tha Top Channel se kjo lëvizje hetimore do të kërkohet për të zbërthyer këtë provë materiale në Gjermani, në mënyrë që të hidhet dritë mbi mjaft paqartësi. Oficerë të policisë gjyqësore ushtarake ndërkohë kanë pyetur në spital të mbijetuarin e aksidentit, Gerald Baramuça. Ai nuk ka pohuar asnjë të dhënë me interes për hetimin, pasi ka thënë se nuk mban mend asgjë. Nga ana tjetër, oficerët kanë zbarkuar në Farkë për të sekuestruar dokumentacionin që tregon itinerarin dhe shkaqet e ngritjes së helikopterit “EC 145”. Por ndërsa pritet zbardhja e kartës së memories që ishte në kameran e sigurisë së pilotit, të tjera fakte dalin në dritë. Në këtë zonë, rreth 300 metra larg vendit të rrëzimit të mjetit fluturues në ujë, 4 ditë pas aksidentit u gjetën pjesë të tjera që janë radari, kapakët e motorit, pjesë nga veshja e jashtme, kufjet e pilotëve. Pjesët janë gjetur nga operatori i Top Channel i cili në përpjekje për të filmuar operacionin e nxjerrjes së helikopterit nga uji, në një zonë kënetore fotografoi e filmoi pjesët. Këto mbetje të helikopterit kanë ngritur pyetje të tjera si: çfarë i ka çuar kaq larg vendit të rrëzimit? A kanë rënë ato të parat në tokë e më pas ka rënë helikopteri 300 metra më tej në ujë? Burimet thonë se fakti që pjesë të helikopterit ndodhen kaq larg është: ose ato janë shkëputur që në ajër, e më pas helikopteri ka rënë; ose pas impaktit me ujin helikat mund të kenë goditur trupin dhe forca e madhe i ka flakur pjesët në një distancë të konsiderushme.
perjashtoj nket urim nmyr tvecante znj.Topalli, znj. Leskaj si dhe znj/zsh. Ciljeta. nmyr te vecante u'a uroj atyre grave shiptare; qe per nje arsye( qe spo i permend, se do ishte e tepert!) duhet te largoheshin nga shtepia duke braktisur edhe femijet, duhet te punojne arat ngaqe meshkujt sdalin dot, duhet te shesin trupin te genjyera: qofte kjo dite nje mesazh per ju, qe edhe ju jeni pjese, pa te cilen as Shqiperia sdo te ekzistonte. ps: nqs tema eshte hapur diku tjeter, mund ta hiqni!-flm
“Ne nuk kemi bukë, as me çfarë të ngrohemi! Më shikoni mua, nuk kam as çorape. E vetmja gjë që kemi janë këto tenda. Nuk kemi ushqim, as ujë, pra nuk kemi asgjë!.... Moti i ftohtë po vjen në Europë me shpejtësi më të madhe sesa vendimmarrja e liderëve të unionit për të marrë vendime kritike. Stina e dimrit po kërcënon akoma edhe më tepër kushtet e vështira të refugjatëve sirianë të cilët kanë mbërritur në Europë apo tentojnë të arrijnë kontinentin. Shifrat e fundit të OKB-së që treguan se 218,000 persona kaluan detin Mesdhe muajin e kaluar, konfirmojnë frikën se fundi i muajve të nxehtë nuk do ta ndalë rrjedhën e refugjatëve. Shkak i këtij eksodi të pa fre është dëshpërimi absolut nga përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme. Shifrat e mëdha të refugjateve që mbërrijnë në Europë vazhdojnë, ndërkohë që nga ana tjetër rritet edhe frika për një krizë të re humanitare. Samiti europian, ku pjesë e të cilit ishin edhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit, mori vendime për strehimin e 10 mijë refugjatëve dhe masa shtesë për policinë. Por regjistrimi i tyre, merr ditë, ndoshta edhe javë. Nga ana tjetër mijëra të tjerë që presin, e gjejnë veten të bllokuar nga ngricat. Hipotermia, pneumonia dhe sëmundjet te tjera janë kërcënimet kryesore tani. Po ashtu disa media ndërkombëtare raportojnë për rrezikun e abuzimeve seksuale, teksa sipas tyre trafikantët e prostitucionit ndjekin kolonat e refugjatëve, duke pikasur të reja të pashoqëruar. “Ekziston rreziku i kolapsit”, tha Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, duke shtuar se kur përballesh me një sfidë ndërkohë që mungojnë instrumentet për ta përballuar, atëherë rrezikohet edhe dështimi. Në këtë gjendje të rënduar, agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, së bashku me disa organizata të tjera humanitare, kanë shpërndarë tenda, batanije, dhe veshmbathje për të pastrehët, por numri i refugjatëve që mund të ndihmojnë kufizohet nga fondet e tyre. Europa e ka gjetur veten të pa përgatitur për të përballuar eksodin e refugjatëve dhe improvizimet apo mekanizmat e reja po hartohen në mënyrë që ajo mund të përgjigjet kolektivisht si union, dhe jo si kombe të veçanta. Megjithatë duket se kjo përpjekje është një garë kundër kohës, një sfidë të cilën Europa nuk e ka fitoren të garantuar.
Prsh te gjitheve ....Jam nje djal 18 vjec m falni nqs po ju shkruaj kte gje por, jam rrit jetim pa baba, dhe me nje mama me probleme shendetsore! vetem m pensionin e gjyshes. kemi kaluar shum veshtiresi aq shum sa dua t shkoj n amerik per pun dua t ndihmoj mamin dh gjyshen! gjithmon skemi dua dhe un t punoj n jet! jetoj n nje fshat n korce nuk perballohet m ktu! kam nje mik qe m ofron vend pune n amerik! por nuk e di cilat kushte duhet t plotesoj per t mare vizen e punes ????as miku im si di mir! ate qe di esht se m del garant per cdo gje! ju lutem n ndihmoni si duhet t veproj! ju falenderoj t gjithve!
Top