Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Ne Tirane ka shume fjale per plagosjen e biznesmenit me te madh shqiptar Saimir Mane. Nderkohe qe asnje media nuk ka hulumtuar apo bere nje artikul sic duhet per kete teme, po sjellim me poshte disa shkrime te disa gazetareve te botuara kryesisht ne mediat sociale. E vërteta mbi atentatin (et) ndaj Samir Manes Kastriot Myftaraj Në fillim të gushtit dikush mendoi ta trazonte rëndshëm ujin e ndenjur të kënetës së medias në Shqipëri, duke i thënë publikut me anë të faqes “Lolita” në Facebook se qeveria dhe Prokuroria dhe krejt media në vend, kishin mbajtur të fshehtë një ngjarje kriminale të rëndë, atentatin ndaj biznesmenit Samir Mane, në maj. Katër ditë pas këtij statusi të “Lolitës”, një gazetar hulumtues i ngjarjeve kriminale, Basir Çollaku, bëri një status në profilin e tij në Facebook, me të cilin donte ta nxiste debatin për këtë temë. Titulli i statusit (11 gusht) ishte kuptimplotë: "Lolita’ sfide serioze gazetareve, per Zamir Manen!?!?” Basir Çollaku, me këtë status, bëri atë që i tha Artan B. Hoxha, kolegu i kronikës së zezë, më pas në debat, pra mori përsipër statusin te “Lolita”. Të dy i njoh drejtpërdrejt, me një njohje që arrin në kufijtë e miqësisë, por ka momente kur e vërteta duhet të ketë vendin e parë si mikeshë, ashtu siç thotë edhe thënia e vjetër, e njohur. Basir Çollaku është miku i ngushtë i të emëruarit nga Kryeministri Rama si drejtor i SHISH, E. B., (ende i pa dekretuar nga Presidenti Meta). Pra kuptohet se cili është burimi i Çollakut. Statusi i Basir Çollakut shqetësoi shumë ata të cilët duan ta fshehin ngjarjen të cilët e gjetën të nevojshme t’ i kthejnë përgjigje me anë të një autoriteti në fushën e ngjarjeve kriminale, Artan B. Hoxhës. Pra me gojën e Artan B. Hoxhës ktheu përgjigje Samir Mane, Ministri i Punëve të Brendshme Xhafaj, Prokurororja e Përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku, si dhe tekefundit vetë Kryeministri Rama, pa miratimin e të cilit nuk mund të fshihej ngjarja. Por duket se Rama qëndron pas të dy palëve në këtë histori, siç do të shpjegoj më poshtë. Ngjarja, duke shpjeguar edhe nënkuptimeve në të cilat shprehen të dy palët është kjo, sipas Çollakut: Natën e 24-25 majit 2018, te Restorant “Padam” në Tiranë, në rrugën që shkon nga unaza te RTSH (Rr. Gjon Pali II), i është bërë atent biznesmenit më të madh në Shqipëri, Samir Mane. Me këtë rast është vrarë një oficer i Gardës së Republikës (Martin Nika), i cili bënte dhe një punë të dytë si roje i Samir Manes. Ngjarja u mbajt e fshehtë nga Policia e Shtetit, pra nga Qeveria dhe Prokuroria. Madje u tjetërsua edhe vrasja e oficerit gardist duke u shpallur aksident automobilistik. Nuk mund të mos të të bëjë përshtypje fakti se Çollaku nuk thotë asgjë për SHISH!!! Artan Hoxha i përgjigjet Çollakut me këto argumente: 1)Edhe po të dojë Zamiri ta fshehë nuk e lenë rivalët dhe ti e di mirë që ai nuk ka pak rivalë në biznes. Ky argument i Hoxhës është pa kuptim. Çfarë mund të bënin rivalët e Manes në biznes kur drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme shtetërore kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë, në thelb kriminale, për ta fshehur ngjarjen madje për ta tjetërsuar atë? Opozita për shkak të lidhjeve me Manen do të heshtte. Shteti ushtroi presion mbi median që ngjarja të mos i përcillej opinionit publik. Në këto rrethana bllokuese, ata që ishin të interesuar për ta bërë të ditur ngjarjen përdoren “Lolitën”. Por shikoni se çfarë thotë më tutje Artan B. Hoxha në debatin me Basir Çollakun: “E dyta, shoqëruesi i Zamir Manes, oficeri i rangut të lartë në Gardën e Republikës Martin Nika, ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e vonë të 24 majit, një ditë para protestës së fundit të opozitës. Nika sapo ka dalë nga restoranti Padam përballë ish-piramidës dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të hipur në makinën e tij, parkuar në krahun tjetër të rrugës. Autori i aksidentit një 23 vjeçar nga Tropoja me mbiemër Memia, u arrestua.” Le t’ i marrim gjërat me radhë: Tan Hoxha na thotë se oficeri i lartë i Gardës së Republikës, major Martin Nika ishte edhe shoqërues i Samir Manes?! Pra, oficeri bënte në mënyrë të kundërligjshme edhe një punë të dytë si roje private. Sipas njoftimit zyrtar shtetëror për vdekjen e Major Martin Nikës, ai kishte qenë duke kontrolluar rojet kur u aksidentua, në orën 00: 30, pra pak pas mesnatës. Njoftimi nuk e bën të qartë nëse bëhej fjalë për rojet shtetërore apo rojet private. Port e restorant “Padam” nuk kishte roje shtetërore. Restoranti “Padam” nuk është përballë ish-piramidës (ajo piramidë mbetet dhe sot!), siç thotë Hoxha, por saktësisht përballë ndërtesës së Kryeministrisë, më pak se 100 m larg perimetrit mbrojtës të këtij institucioni. Kështu del se majori ka braktisur detyrën shtetërore për të kryer detyrimin e tij privat, si roje i Manes, me ç’ rast ka humbur jetën. Cilin automjet kishte parkuar majori në anën tjetër të rrugës, atë privat, apo atë shtetëror? Nëse e marrim të mirëqenë versionin e Hoxhës, atëherë del gjithsesi, se te “Padam”, ku po darkonte Mane, ka pasur një rrethanë kërcënuese për të, që u detyrua majori të vinte atje që nga Kryeministria. A mund të besohet se majori, edhe nëse është thirrur nga shoqëruesit e Manes, ka marrë automjetin e tij për t’ i ardhur rrotull zonës, kur ai fare thjesht dhe më shpejt mund të shkonte duke vrapuar nga Kryeministria te “Padam”, nëpër një rrugë që kalon nga pas Kryeministrisë dhe del sipër Piramidës? Nga ato që thotë Hoxha del se majori po e kapërcente rrugën duke ecur kundër rregullave të qarkullimit rrugor dhe nuk përjashtohet mundësia që një shofer i trembur nga ngjarja kriminale të ketë shtuar shpejtësinë për t’ u larguar nga ajo zonë e rrezikshme dhe në këtë e sipër ka përplasur majorin. Por më e mundshme duket që majori i cili shkoi me vrap në vendngjarje të jetë vrarë në shkëmbimin e zjarrit me atentatorët. Artan B. Hoxha thotë më tutje në debatin me Çollakun, i cili kishte thënë se për të fshehur të vërtetën e ngjarjes janë fshirë edhe videoregjistrimet deri edhe te serverat që mbulonin zonën: “Unë për vete e kam verifikuar ngjarjen me Erzen Breçanin. Ti besoj e di se Breçani security i ka zyrat te Coin dhe mbulon me kamera sigurie gjithe rrugën… edhe unë kam patur të njëjtin dyshim por nuk kam gjetur ende një provë që të mbështesja dyshimin. Me sa e njoh unë nuk kanë lindur ende ata burra që ia fshijnë serverin Erzen Breçanit.” Në fakt ndërtesa ku i ka zyrat Erzen Breçani është ABA bussines center, ndërsa COIN është një nga firmat që ka mjedise në këtë qendër tregtare. Me sa duket Tani bën lapsusin që tabelën e madhe të kësaj firme e merr për emrin e qendrës tregtare nesër. Epo unë njoh një burrë që ia fshin serverat Erzen Breçanit dhe ky është Bashkim Ulaj, pronari i ABA Center. Dy oligarkët, Samir Mane dhe Bashkim Ulaj kanë shumë lidhje të errëta bashkë dhe një nga treguesit për këtë është se kompania ACR e Manes që merret me nxjerrjen dhe shitjen e kromit, i ka zyrat pikërisht në ABA Center. Ato serverat për të cilat flet Tan Hoxha, Erzen Breçani i ka në sajë koncesionit për fibrat optike që Sali Berisha i dha Bashkim Ulajt, kur ishte kryeministër. Kështu që serverat e Erzenit nuk janë të paprekshme kur vjen fjala për Samir Manen. Debati Hoxha-Çollaku u mbyll ashtu si nisi, sikur të kishte shtypur dikush me gisht një buton. Kur shteti i tërë, qeveria, opozita, media merren vesh mes tyre për të fshehur një ngjarje kriminale, ato sigurisht pothuajse mund ta arrijnë këtë gjë. Pothuajse…Sepse në kohën sotme digjitale, ato nuk kanë nën kontroll gjithçka, janë mediat shoqërore ato që i sfidojnë nëse ka njerëz të cilët kanë kurajë ta thonë të vërtetën që del nga faktet. E vërteta që del nga faktet është kjo: Biznesmenit më të madh në Shqipëri (faktikisht borxhliut më të madh në Shqipëri) Samir Mane iu bë një atentat në natën e 24-25 majit në një restorant në Tiranë, me ç’ rast u vra një oficer i Gardës së Republikës që punonte privatisht edhe si shoqërues i oligarkut. Shteti fshehu ngjarjen kriminale në tërësinë e saj, duke zhvendosur madje vendngjarjen dhe rrethanat e vdekjes së oficerit gardist. Në gjithë këtë histori të bën përshtypje roli i Edi Ramës. Debatin e nisi praktikisht njeriu i njeriut të Edi Ramës, siç e kam shpjeguar më lart. Por, në anën tjetër fshehja e ngjarjes kriminale nuk mund të bëhej pa lejen e Edi Ramës. Duket se Rama kërkon t’ i dërgojë një sinjal anonim Manes që të jetë më mirënjohës ndaj tij. Basir Çollaku nuk bëri ndonjë hipotezë për atë se kush qëndronte pas atentatit ndaj Manes, sjellje tipike kjo për ata të cilët e ngacmojnë një ngjarje me porosi. Në fakt që nga maji e sot kanë ndodhur dy atentate ndaj Manes dhe pistat për to janë shumë interesante./Kastriot Myftaraj
 
Si sot e 587 vite më parë, me 25 korrik 1431 ose sipas kalendarit arkaik Ortodoks 6936 ka vdekur në Manastirin e Hilandarit tek Kulla e Shën Gjergjit aty ku janë sot gërmadhat e Pirgut Arbanas- Reposh Kastrioti, vëllai i dytë më i madh i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Dihet që emrat mund të tingëllojnë sllave, por nuk është ashtu po ta gjykojmë nga koha. Edhe sot ka plot shqiptarë me emra grekë, turq, apo anglo-amerikanë, por kjo nuk do të thotë që janë grekë apo turq apo anglo-amerikanë apo italianë. Problemi i emrave është dobësi e shqiptarëve që kanë dëshirë të venë emrat e kohës përkatëse. Krahas kundërshtive dhe kryesisht të disa analistëve katolikë të cilët për arsye nga më të ndryshme theksojnë se Familja e Heroit Kombëtar ishte katolike, mund të them se historia e jashtëzakonshme e Familjes së Kastriotëve të kësaj familjeje që nuk kishte gjak mbretëror apo gjak blu, por që zotëronte Matin, Dibrën, Fushën e Tiranës me gjithë kodrinat në mes dhe që dilte deri në bregdet përfshi Currilat dhe Kepin e Rodonit, por me kryeqytet Krujën- ishte një familje tërësisht ortodokse nga të dy prindërit Gjon Kastriotit apo siç e thërrisnin bashkëkohësit –Gjon Dibrani dhe nga e ëma Vojsava Triballa e bija e Marie Muzaka-s ashtu siç e jep Gjenealogjia e Muzakajve. Pa u përfshirë në debatet e Mustafa Nanos, i cili flet marrëzira kur përmend se Heroi ynë Kombëtar ishte sllav apo serb, mund të them se faktet janë aq të qarta që Familja Kastrioti ishte Epirote-arbër dhe jo sllave, sa që vetëm një antishqiptar apo ndonjë që kërkon të bëhet i famshëm me budallallëqet që flet mund të shprehet nëpër media. Për fat të keq disa Media përdorin `intelektuart katundarë` për të realizuar disa nga qëllimet e tyre –për këtë rast aspak patriotë. Sipas Historisë Reposh Kastrioti i dërguar peng tek Sulltani i asaj kohe Murati i dytë (1421-1444) kthehet rreth viteve 1426 në kohën kur i ati Gjon Kastrioti së bashku me të katër bijtë e tij bleu adelfatet (janë të drejtat e një personi për të qëndruar në Manastir ortodoks dhe për të marrë ndihma prej burimeve të Manastirit. Adelfati është i vlefshëm në emrin e vetë personit dhe nuk mund të transferohet apo të trashëgohet nga një tjetër), duke siguruar të drejtat për të ardhur në Manastirin Hilandar në Malin Athos ( në shqip Mali i Atit), në kullën e Shën Gjergjit që sot quhet Pirgu Arbërit ose Arbanas për nder të tyre. Reposh Kastrioti duke u vendosur në Manastirin e Hilandarit dhe duke marrë miratimin dhe zotimet nga ana e Manastirit u bashkua me vëllazërinë e Hilandarit, ku edhe vdiq në 25 korrik 1431. Më vonë, dhe i ati Gjon Kastrioti u vendos në Manastir si Murg me emrin Joakim, ku jetoi aty deri në 1437 dhe vdiq me 4 Maj 1437 po aty në Manastir. Kjo i jep përgjigje dhe pyetjes së çfarë feje kishte Familja Kastrioti (Slijepčević, Đoko M. (1983). Srpsko-arbanaški odnosi kroz vekove sa posebnim osvrtom na novije vreme (in Serbian). Himelstir. p. 45. Retrieved 7 July 2011.) (Petković, Sreten (2008) [1989], Hilandar (in Serbian), Belgrade, p. 21, iSBN978-86-80879-78-9). Sipas një burimi tjetër të njohur Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij.. “siguruan një vend si refugjatë për ti shpëtuar invazionit Osman, dhe në 1426 dhe 1430 realizuar një marrëveshje ose adelphat për të gjithë jetën për të përdorur Kullën e Shën Gjergjit në Manastirin e Hlandarit në të katër bijve të tij. Njëri nga ata vdiq më 1431 dhe vetë Gjon Kastrioti hetoi aty si murgu Joachim dhe vdiq në vitin 1437“. Të gjitha këto fakte dëshmojnë lidhjet afat- gjata midis lordëve feudalë Arbër dhe laurës imperiale serbe të asaj kohe“ (http://www.doiserbia.nb.rs/Article.aspx?iD=0350-76530637081B&AspxAutoDetectCookieSupport=1). Sipas Marin Barletit në librin e tij “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ për Reposh Kastriotin thotë kështu:… “ vëllai i tij Reposhi , u kthye nga Kostandinopoja dhe u fut menjëherë në Manastir duke thënë se konvertimi në turk (mysliman) ishte një krim që nuk lahej dot përveçse të mbyllej në Manastir për gjithë jetën..“ Sipas një burimi tjetër ~ Shtetin e Gjon Kastriotit e përshkonin rrugë tregtare shumë të rëndësishme. Ndër to, ne rrafshin perëndim-lindje me te rrahurat ishin dy. Njëra rrugë lidhte viset bregdetare me Prizrenin, që duhet të ketë qenë qendra administrative e shtetit të Gjon Kastriotit. Në këtë qytet të lashtë kryqëzoheshin rrugë tregtare shumë të rrahura dhe që shkonin në drejtim të Prishtinës, të Pejës, të Tetovës etj. Traseja e rrugës së dytë kalonte nga bregdeti nëpër krahinën e Matit, vijonte në drejtim të Dibrës dhe ndiqte rrjedhjen e sipërme të lumit Vardar për të arritur ne Shkup. Në dokumentet mesjetare këto dy rrugë janë shënuar me emra të ndryshëm të qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhës, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinës dhe rruga e Shkupit. interesat ekonomike e tregtare të Gjon Kastriotit shtriheshin edhe përtej zoterimeve të tij, në Fushë-Dardani, madje edhe përtej Shkupit, ku mund të bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithë me çmime më të ulëta se ne rajonet e tjera, prodhime bujqësore të viseve të ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj. Kështu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, që gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartë fisnik. Sipas një burimi tjetër përsëri, përmendet emir ivan (Gjon) Kastrioti sipas burimeve sllave Gjon shqiptohet si ivan (SDS = Slavic Documents) HM.SDS.82 and 105., dhe Reposh, Konstandin dhe Giurg (Gjergj) http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7. Në marrëveshjen (adelfat) e vitit 1426 janë firmat e Gjon Kastriotit, Reposh Kastriotit, Gjergj Kastriotit, dhe Kostandin Kastriotit. Në Aktin e Dytë, firma e Stanisha Kastriotit mungon. Ndoshta për shkak se Stanisha si djali më i madh ka qëndruar në Kostandinopojë dhe është martuar aty me një turkeshë sipas disa burimeve dhe ishte konvertuar në islam. Pra, në marrëveshjen e dyte (adelfat), janë firmat e tre vëllezërve së bashku me firmën e Gjon Kastriotit. Nga ana e Manastirit të Hilandarit ka qenë përgjegjës Murgu Athanas (Zivojinovic refers to it as “82,” and it is described as “82” in our online library catalog: Në këmbim, Gjon Kastrioti i dhuronte Manastirit Hilandar dy fshatra. Sipas `Acteve të Hilandarit` fshatrat Radostushë, Trebishtë dhe Kisha e tyre. Në këmbim Gjon Kastrioti bleu të drejtën për të jetuar dhe varrosur aty me të tre bijtë si dhe dha 60 florinj për të blerë Kullën e Shën Gjergjit brenda Manastirit Hilandar. Të dy aktet e Hilandarit të blerjes së të drejtës për të jetuar dhe vdekur në Manastir dhe blerjen e Kullës me 60 florinj nga Gjon Kastrioti dhe tre bijtë të firmosura nga Murgu Athanas (Afanasijev), janë zbuluar nga historiani rus Grigorieviç më 1848. Në se në aktin e parë të blerjes ishin firmat e katër bijve së bashku më të atin Gjon Kastrioti, më 1426, në aktin e dytë të vitit 1430 (si duket për të paguar qiranë) janë firmat e tre bijve dhe të Gjon Kastriotit. Firma e Stanishës mungon. Kjo tregon se Stanisha qëndroi në Kostandinopojë ishte martuar aty me një turkeshë pasi ishte konvertuar nga ortodoks në besimin islam. Mendohet se, në Hilandar duhet të jenë eshtrat e katër bijve dhe të Gjon Kastriotit. Atë që janë varrosur aty janë Reposh, Kostandin dhe Gjon Kastrioti. Mendohet se mund të jetë varrosur dhe Heroi Kombëtar aty fshehurazi. Këtë mund ta shpjegojmë më poshtë. Sipas një dokumenti tjetër thuhet: “ Familja e Gjon Kastriotit përbëhej nga katër djem dhe pesë vajza. Vëllai i madh i Gjergjit (Skënderbeut), Reposhi përfundoi murg në gadishullin e Malit të Shenjtë pranë Selanikut, në manastirin e Hilandarit, ndërtuar në shekullin XI. Në arkivën e këtij manastiri ruhen dy dokumente që lidhen me emrin e Gjon Kastriotit. Në një dokument të vitit 1426 thuhet se: “Gjon Kastrioti me katër djemtë e tij, Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin, i falën Manastirit të Hilandarit katundet e krahinës së Rekës në Dibër, Radostushën dhe Trebishtin. Në dokumentin e dytë të padatuar thuhet se, igumeni i Manastirit të Hilandarit i shet Pirgun e Shën Gjergjit, Gjon Kastriotit dhe tre djemve të tij, Reposhit, Konstantinit dhe Gjergjit për 60 florinj”. Ky pirg mban edhe sot emrin “Pirgu i Shqiptarëve”. Studiuesi serb, Sreten Petkoviç, në librin e tij “Chilandar” shkruan se, në vitet 1430-’31, Reposhi, vëllai i të famshmit Skënderbe, nga familja shqiptare e Kastriotëve, u varros në një varr të ndodhur në narteksin e brendshëm të kishës, në murin verior. Shën Gjergji dhe shenjtorët Simeon dhe Sava, bashkë me Virgjëreshën, janë pikturuar në muret sipër për nder të shpirtit të tij. Piktori anonim i afreskut duket i një talenti modest. Sipas studiuesit të njohur kroat, Milan Shuflaj, mbi varrin e Reposhit, i varrosur në brendësi të objektit kryesor të manastirit të Hilandarit, në kishën e Shën Mërisë, është gdhendur identifikimi historik “Duka i ilirëve”. Pra, autorë serbë me emër, citojnë Kullën e Shqiptarëve, blerë nga princi shqiptar Gjon Kastrioti, si dhe faktin e varrosjes së Reposhit, nga familja e famshme shqiptare e Kastriotëve, në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë. Monumentet shprehin historinë, e për këtë duhen studiuar e dokumentuar dhe sigurisht, duhet realizuar edhe mundësia e ekspozimit të tyre në muzetë tona kombëtare“( http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit). Fakti i fundit i jetës së Reposh Kastriotit është Epitafi mbi varr: `Robi i Zotit Reposh Kastrioti , Dukë i ilirisë“ ose siç gjendet në serbisht ~»Prestavi se rab’ božii Repoš’, douks’ ilirskii, 6939« (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Victor_Grigorovich), (Mirjana Živojinovic, Svetogorske kelije i pirgovi u srednjem veku (Beograd, 1972), 106-107, 117.). Sot ky mbishkrim nuk ekziston sepse në 2010 kulla e Shëngjergjit u dogj rastësisht apo me qëllim. Sipas shkrimeve të vitit 2000 në një gazetë serbe e cila thotë: “Hyllenderi u dogj se pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe gurët e varrit të Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnike Serb nga Shqipëria, përkatësisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastrioti, i njohur më shumë si Skënderbeu. Diçka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?“. Artikullshkruesi shqiptar i asaj kohe të vitit 2000 në kundër përgjigje ndaj gazetës serbe shkruan gjithashtu: “Zjarri i Hyllenderit nuk dogji të vërteten qe Jova-n (Gjon) Kastrioti kishte 9 fëmije me Vojsavën, Repos (Rrapush), Stanisa (Stanish), Kostandin dhe Djuradj (Gjergj), të përmendur në këtë rend në kronikat e Athansios, murg në manastirin e Hyllenderit; dhe 5 vajza- Mara, Jela (Gjela), Andjelija (Angjelina), Vlaitsa (Vllazka) dhe Mamica. Është shkruar se Mara u martua me Stefan Cernojevic, Vllazka mori Stefan Balshen. Djali i vetëm i Skënderbeut u martua me Irinen, vajzë e Lazar Brankovicit dhe mbesë e Gjergj Brankovicit. Ky informacion është verifikuar nga Karl Kopf, historian, etnograf dhe arkeolog që u morë me pemën gjeanologjike të kastriotëve nga mesi viteve 1800 ne Akademinë Imperiale të Shkencave në Vjenë. Zjarri ne Hyllenderi kurseu kapelën (kishën) kryesore, ku në nartheksin e brendshëm që rrethon afreskun e Virgjëreshës me Krishtin, ndeshën pikturat e Shen Simeonit (Stefan nemenjes) dhe të birit Shën Sava, me nënshkrimin poshtë tyre : Dhuruar nga shërbëtori i Zotit repos 6936″ (1431) – një dëshmi autentike që vëllai me i madh i Skënderbeut ishte “murg” ne Hyllender para se të vdiste. Mbase ndonjërit mund t’i duket ky zjarr një rastësi, pikërisht në kohën e luftës së Shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për vetëvendosje. Jo mua. Është e qartë se me këtë vepër i kanë prerë rrugën zbulimit të një të vërtete madhore. Testi ADN/DNA i mbetjeve ne varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastriotëve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore në se Skënderbeu dhe jo tjetër fisnik shqiptar shtrihej në atë varr. Kësaj ja kanë prerë udhën. Djegia është mënyra e vetme.“ Problemi tjetër qëndron edhe në vend ndodhjen e eshtrave të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu sepse sipas fakteve të të dy Akteve të Hilandarit, eshtrat e Skënderbeut duhet të jenë varrosur po aty në Hilandar sepse kështu janë bërë dokumentet. Kjo hedh poshtë frazat e Marin Barletit i cili ishte katolik dhe përmend vetëm faktin se Skënderbeu u varros në Kishin e Shën Kollit Lesh, dhe se kur erdhën turqit hapën varrin dhe i morën kockat për hajmali. Por dihet që Kisha e Shën Kollit (Shën Nikolla ka qenë në periudha të ndryshme edhe ortodokse edhe katolike, dhe kishte në varrezat e saj vende për varreza ortodokse dhe katolike. Këtë e pohon vetë Marin Barleti kur thotë se: “Heroi u varros sipas riteve të të parëve të tij“… pra jo sipas riteve katolike se ndryshe, përse do të përmendte ritet e varrimit? Dihet se popullata qytetare dhe fshatare në atë kohë ishte ortodokse në të gjithë Arbërinë dhe Epirin me përjashtim të qyteteve Lezhë, Shkodër, Drisht, Tivarr Durrës, të cilat kishin nga dy lloj kishash-katolike dhe ortodokse në atë kohë. Së fundmi, Historia e Reposh Kastrioti hedh dritë për origjinën tërësisht Arbër-Epirote e Familjes Kastrioti në kundërshtim të plotë me të dhënat e Schmid dhe të disa historianëve e pseudo-historianëve të tjerë, sepse këtë e pranojnë dhe vetë serbet duke e pranuar së pari që Gjon Kastrioti ishte Arbër-epirot. Sa për Stanishan disa thonë se ai nuk u konvertua në islam, por qëndroi në Kostandinopojë dhe ka vdekur rreth viteve 1440. Hamza Kastrioti u konvertua në islam në 1457. U burgos në Napoli por u martua në 1458 me një serbe pasi u ri konvertua në kristian me emrin Danilo (Dhanil) dhe së bashku me gruan e tij Elena shkuan në Kostandinopoje tek shtëpia e babait-Stanishës. Vendi dhe shtëpia ku ata qëndruan nuk dihet. Sipas një burimi tjetër: “Hamzai u kap i gjallë dhe u dërgua në paraburgim në Napoli me akuza për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe shkoi me gruan e tij dhe fëmijët për në Perandorinë Osmane, ku ai vdiq si lypës në fillim te viteve 1460“(https://sq.wikipedia.org/wiki/Hamza_Kastrioti). Interesant është fakti që Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim të shkruar në arbërisht, por me germa cirilike (ndoshta dhe greke). Ky dorëshkrim nuk dihet se ku gjendet, por murgjit që e kanë parë thonë se Dorëshkrimi i lënë nga Reposh Kastrioti flet për Historinë e Familjes. Shpresojmë ta gjemë dhe kërkojmë ndihmën e vëllezërve shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, sepse do të ishte një fitore e madhe në zbulimin e të vërtetave.
 
Fondacioni Shqipëria e Hapur, së bashku me Qendrën për Konkurrueshmërisë dhe Tregëtinë, Ndërkombëtare publikuan gjetjet e një analize, se cilat janë konstot dhe përfitimet nga procesi integrimit të Shqipërisë në BE. Si përfitime renditen përmirësimi kuadrit legjislativ,vendosja e standarteve të përbashkëta për asistencën financiare, ngritjen e isntitucioneve të reja, hapjen e vendimmarrjes përkundrejt aktorëve të tjerë shoqëror dhe rritjen e llogaridhënies. Ndërsa përsa i takon kostove të këtij procesi analiza e këtij studimi vëren se është krijimi i varësisë ndaj kushtëzimeve të BE-s, duke cënuar kështu krijimin e një kulture qëndrueshmërie dhe të qënësishme të politikave dhe proceseve që burojnë nga brenda dhe jo të kushtëzuara nga presioni jashtëm. 'Sigurisht, - tha ministria e Integrimit Klajda Gjosha,- që ashtu siç pasqyrohet edhe në këtë studim, kjo fazë ka përfitime dhe kosto për Shqipërinë, ndaj detyra më e madhe që i shtrohet gjithë aktorëve të procesit, por së pari institucioneve vendimmarrëse është menaxhimi sa më i mirë i këtyre kostove'. / Top Channel
Një rast i rrallë po ndodh në Shqipëri rast i cili duhet përfshsirë në Guinnes. Po ndodh rasti kur populli njëlloj si në skenat e lashta të amfiteatrove, është ulur në shkallaret për të parë aktorët politikanë se si kacafyten më njëri tjetrin. Rasti kur populli ul gishtin e madh poshtë kur sheh politikanët e Opozitës dhe Usta të Paudhin që po luajnë rolin e tyre antishqiptar dhe anti integrim duke u përpjekur me të gjitha forcat për të bërë kundërshtarin fajtor për fajet që kanë bërë dhë po bëjnë vetë. Populli bën sehir dhe indinjohet kur plaku Mere nguc të vartësit e tij të sakrifikohen për të. Populli u hakërrehet atyre që luajnë rolin e korit të amfiteatrit të cilët në ditët sotme janë Mediat dhe gazetat, për përsiatjet e tyre të pafund për tu mbushur mëndjen se Hajdutët e vërtetë nuk janë pala e Opozitës por pala tjetër . Populli ngërdheshet kur sheh aktoren që luan rolin e gruas së presidentit e cila porsi një Ledi Makbeth, kur sheh që duart e përgjakura nga paratë e pista, përpiqet të luajë rolin e viktimës. Populli zien nga inati kur vështron se si aktorët e roleve negative përpiqen me të gjithë forcën e tyre djallëzore të paraqesin para të huajve se sa të këqinj dhe të neveritshëm janë kur kërkojnë të fajësojnë sikur janë bashkëfajtorë të gjithë për fajet e tyre, duke u lutur që të qëndrojnë larg trojeve sepse këto troje ndjellin vetëm fatkeqësi… ?! Kështu është dhe historia e ditëve të sotme të grupit opozitar i cili tashmë nuk përfaqëson më as Opozitën dhe as Popullin Opozitar me gjithë përpjekjet për të fajësuar të tjerët për fajet e tyre nëpëmjet metodës së djallëzuar të Usta të Paudhit që i ngjan teorisë së Allen Dulles – gënje, gënje, se diçka do të mbetet. Dhe me të vërtetë diçka po mbetet nga kjo gënjeshtër. Diçka e shëmtuar dhe e neveritëshme -profesioni i intrigantit dhe i Shpifësit, të cilin për fat të keq e kanë fituar këtë Diplomë grupi Opozitar në vënd që të ishte krejt ndryshe.. Profesioni i intrigantit dhe i shpifësit do të ishte pa vlera nëse do të ndëshkohej, por në Shqipëri është ngritur në një Model real të Profesionit të ri e të pandëshkueshëm, me të cilin fitohet shumë nëse përdoresh nga Bossët e Mafies dhe të Krimit, qoftë në simbiozën gazetar investigative&Shpifës, qoftë në modelin makbethian Anal-ist&Mashtrues, qoftë në modelin opozitar deputet&Intrigant. Zanati i Spiunit dhe i të përdorit nga Usta i Paudhi, është i lashtë por ka marrë përmassa të frikëshme për shkak të pandëshkueshmërsë këtu në Shqipëri. Sofistikimi i kësaj dukurie është shkaktuar edhe për shkaqe të tjera sidomos nga përdorimi në Mediat e huaja të elementit Fake Neës i cili është përdorur në luftën politike ndërkombëtare kundër Rusisë Iranit, por edhe brënda BE dhe SHBA, pra përvoja është edhe e huaj sikundër thamë më sipër. Sofistikimi i dukurisë së Shpifjes dhe anonimatit shpifës ka ardhur edhe nga rregjimi i kaluar komunist i cili të dënonte për propagandë edhe kur nuk ishe i tillë. Këta profesionistë të propagandës u catuan nga Raamiz Alia në krye të Partive të para Pluraliste, por Opozita e sotme e drejtuar nga i njëjti perso për 27 vjet e ka perfeksionuar këtë metodë aq shumë sa sot përbën problem kombëtar por dhe ndërkombëtar. Përse? Sepse nuk ka ndodhur, të paktën në rang politikash Kombëtare që njëra palë aktualisht ajo opozitare, të shajë e të njollosë madje të nxijë atdheun e vet vetëm e vetëm që kundërshtarët e tyre të mos fitojnë pavarësisht se nga fitorja do të fitojë vetë populli shqiptar madje do të fitojnë edhe vetë këta mashtrues nëse do të integroheshim në BE. Dihet fare mirë përdorimi i profesionit mashtrues&shpifës&intrigant në variantin e Fake neës – përpjekja për ti shpëtuar ndëshkimit ligjor për shkak të fajeve, krimeve, shpërdorimeve. Përdorimi i Mediave, gazetave, gazetarëve pseudo investigativë, deputetëve madje edhe ata të tipit pedagog `alla Gjekmarkaj` apo dhe të të tjerëve për të mbuluar zullumet e njëshit, apo dyshit, apo dhe të një grumbulli numrash drejtues që mund ti quajme asistentët e Usta të Paudhit, por dhe ato partive të tjera përfshi dhe të maxhorancës drejtuese që fshihen `prapa gaxhoit` ka neveritur gjithë popullatën shqiptare madje edhe ato ndërkombëtare, e cila është e shqetësuar për përmasat e shpifjeve të zmadhuara për fat të keq nga Mediat e shkruara dhe televizive, por populli ka gjetur një mënyrë mbrojtjeje ideale për të mos u ndotur nga i gjithë ky llum mediatik e gazetaresk të paguar e të drejtuar nga bashkëpuntorët e Usta të Paudhit: - indiferencën apo bërjen sehir duke parë se si jargavitën e ulurijnë opozitarët për të vërtetuar të pavërtetat, por edhe duke injoruar ftesat për demonstrata si kjo e ardhmja e 26 Majit, në të cilën nuk përjashtohet mundësia e ndonjë aksidenti për të vërtetuar paudhësinë e tyre. E gjithë kjo zallamhi që po ndot Shqipërinë e bekuar nga Zoti, po ndodh nga shkaku i Pandëshkueshmërisë të të Paprekshëmve. Nëse nuk veprohet shpejt , Shqipëria rrezikohet nga anarkia, por shpresojmë që SHBA dhe BE të na ndihmojë të dalim nga kjo gjëndje ku gjysma e keqe fajëson gjysmën e mirë. Pavarësisht ecjes përpara ekonomikisht, ka rëndësi dalja e të vërtetës, sepse sikurse thuhet në Bibël: ``E vërteta do t`ju çlirojë``.
Inis Gjoni, Droge dhe Nudo ne Bluetooth Artistja thith droge perpara kameras amatore. Kokaina tani moda e fundit e VIP-ave Ora 07:30-"Me ben te ndjehem me sexy! Me ben te ndjehem me e guximshme”. Nje xhirim amator disa minutesh jep nje pergjigje te pagabueshme. Kokaina ka tregun dhe perdoruesit e saj shqiptare. Filmimi surprize qe Gazeta Shqiptare ka ne dispozicion, eshte bere ne ambientet e brendshme te nje apartamenti luksoz ne Tirane dhe personazhi kryesor I saj eshte nje yll I ekranit shqiptar. Artistja brilante, idhull I adoleshenteve shqiptare, eshte xhiruar teksa thithte me hunde kokaine te paster. Dhe “sexy dhe e guximshme”, jane fjalet e saj teksa merrte droge. Dhe e bente si nje dicka normale, qe standarti i larte i jeteses se saj ja lejonte. Filmimi,
Shkurtimisht desha te shtroj pytjen: per cfar arsye duhet te kesh access? (Tjesh pjes e stafit) Kush jan kritetet? Apo ska?! Do doja qe shum te merrnin pjes ne kete tem.
 
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme, pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni. Vendimi i Kushtetueses së Kosovës është publikuar vetëm pak çaste më parë në faqen e internetit të institucionit, ndërkohë që kjo çështje ishte dërguar për vlerësim në organin më të lartë të drejtësisë nga Presidentja Atifete Jahjaga. Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet ndër të tjera se, “në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2015, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe njëherazi miratoi një masë të përkohshme në kërkesën e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës Lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë - Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore’ me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar vendimin për masë të përkohshme, me të cilin pezullon implementimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor, në bazë të “parimeve të përgjithshme/elementet kryesore” të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim për masë të përkohshme është pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm, që do të nxirret nga gjykata për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës. / Top Channel
 
Zgjedhje të parakohshme në Greqi, Tsipras jep dorëheqjen Kryeministri grek, Aleksis Tsipras dha dje dorëheqjen. Në një fjalim ai u shpreh se populli grek duhet të vendos dhe gjykojë politikanë për mënyrën sesi u menaxhua negocimi i borxhit. Tsipras u ka komunikuar vendimin e tij edhe ministrave të kabinetit në një mbledhje urgjente të zhvilluar në orët e mesditës,ndërsa pritet që më pas të dorëzojë mandatin tek Presidenti Pavlopoulos. Ky i fundit do të thërrasë këshillin e udhëheqësve politikë të partive parlamentare dhe pasi të ketë konstatuar se asnjë nga partitë e tjera nuk dëshiron të marrë mandatin qeverisës, do të shpallë urgjentisht zgjedhje të parakohshme. Sipas kushtetutës, kësaj here zgjedhjet e parakohshme, për arsye se nuk kanë kaluar më shumë se 18 muaj nga data e zhvillimit të zgjedhjeve të mëparshme do të zhvillohen me listë të kandidatëve,të cilën do e përcaktojë çdo kryetar partie. Në këtë mënyrë, Tsipras do të zgjëdhë kandidatët për deputetë të gjithë të majtët që duan ta mbështesin, duke krijuar një grup të fuqishëm parlamentar. Vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë nga kryeministri pasi rebelët marksistë në gjirin e grupit parlamentar të Radikalëve të Majtë, nuk mbështesnin më reformat që kërkon të zbatojë qeveria pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës prej 86 mld euro. Nëse do të shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe Tsipras do të japë dorëheqjen, presidenti Pavlopoulos do të emëroje edhe një qeveri të përkohshme, që sipas Kushtetutës do të ketë kryeminiser kreun e Gjykatës së Lartë, që në rastin konkret është zonja Vasiliki Thanou-Christofilou. Kështu, Greqia do të ketë për herë të parë në historinë e saj një grua në krye të qeverisë, edhe pse përkohësisht. Koha Jone
Cfare mendoni per trajnerin e ri te kombetares? A duhet te jete ai gjithmone i huaj? Nuk jane shqiptaret te kualifikuar mjaftueshem? http://www.lajm-shqip.com/new/index.php/2017/07/18/m
 
Për herë të parë që prej ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Departamenti i mbrojtjes së ShBA-ve është duke analizuar planet për një konflikt të armatosur me Rusinë. Foreign Policy raporton se Pentagoni është duke planifikuar çdo skenar të mundshëm – prej konfrontimeve me Korenë Veriore e deri te pushtimi i zombive - por këto plane janë renditur në bazë të prioritetit dhe mundësive që ato të ndodhin. Problemi i vetëm i Amerikës është se nëse hyn në këtë luftë, pritet ta humbë atë, shkruan FP. Pas vitit 1991, planet ushtarake për t’u përballur me agresionin rus nuk ishin në radarin e Pentagonit. Tani, sipas disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, Pentagoni ka nxjerr nga raftet e pluhurosura planet dhe strategjitë ndaj Rusisë. Shkak i këtyre planeve është bërë aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe Amerika më nuk i sheh rusët si partnerë, por kërcënues potencialë. “Duke parë natyrën e sigurisë dhe veprimet e Rusisë, është krijuar nevoja që ne të rikthejmë planet për përgjigje ndaj çfarëdo agresioni potencial ndaj aleatëve të NATO-s”, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes për FP-në, përcjell koha.net. “Pushtimi i Ukrainës lindore nga Rusia e shtyri Amerikën që të nxjerrë nga arkiva planet e reagimit”, ka thënë Michele Flournoy, ish-nënsekretare e mbrojtjes për politikë të jashtme. “Këtyre planeve u kishte dalë afati”. Planet e reja, sipas zyrtarëve amerikanë, ndahen në dy pjesë. Njëri plan që fokusohet në atë se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara si pjesë e NATO-s nëse Rusia sulmon njërën nga shtetet anëtare të NATO-s; ndërsa plani i dytë është aksioni amerikan jashtë ombrellës së NATO-s. Këto versione janë të fokusuara në sulmet e papritura të Rusisë në Baltik, skenar më së shumti i mundshëm nga rusët.
 
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën, në rrugën e integrimit europian dhe procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa ka ftuar opozitën të ndalë dhunën dhe të bashkëpunojë me qeverinë. “E dimë se jeni në një pozitë të vështirë. I kemi parë dritaret e thyera të qeverisë dhe dua t’u bëj apel të gjithëve të heqin dorë nga dhuna dhe të përcaktohen qartë për një dialog demokratik. Dhuna nuk është zgjidhje dhe duhet të dënohet. Opozita duhet të bashkëpunojë në mënyrë demokratike me qeverinë”, tha Sebastian Kurz, ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë. Pas takimit me ministrin austriak, kryediplomati kosovar tha se, ky mund të jetë takimi i fundit në cilësinë e ministrit të Jashtëm, pasi pret që së shpejti të votohet për President, por megjithatë nuk tregoi datën e saktë, ndërsa mori mbështetje nga kryediplomati austriak. “Do të isha jashtëzakonisht i kënaqur, do të ishte një moment i veçantë në karrierën time politike, që këtë periudhë diplomatike ta përmbyllja me një takim me mikun tim, por edhe me ministrin e shkëlqyer të Jashtëm të Austrisë, zotin Kurz”, tha Hashim Thaçi, ministër i Punëve të Jashtme. “Me shumë kënaqësi do t’iu takoja edhe kur të bëheni president”, tha Sebastian Kurz, ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri i Jashtëm austriak ka zhvilluar edhe një takim, pa praninë e medieve, me kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa ka vizituar edhe një shkollë të mesme të ndihmuar financiarisht nga shteti austriak.
 
Kryeministri francez, Manuel Valls i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet ajrore ndaj civilëve në Siri si një hap thelbësor për të arritur paqen. “E respektoj Rusinë dhe interesat e Rusisë, por që të rigjejmë shtegun e paqes, të bisedimeve, Rusia duhet të ndalë sulmet ndaj civilëve në Siri”, tha Valls. Por homologu i tij rus, Dmitry Medvedev thotë se pavarësisht se të gjithë akuzojnë Rusinë për bombardime të civilëve, askush nuk paraqet dot asnjë provë për këtë. “Rusia nuk po pëpiqet të arrijë ndonjë objektiv sekret në Siri. Ajo që po përpiqemi të bëjmë ne është mbrojtja e interesave tona kombëtare”, deklaroi Medvedev. Në fund të janarit, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut publikoi një raport ku thuhet se të paktën 1 mijë civilë kanë gjetur vdekjen nga bombardimet ajrore ruse. Rusia, një aleate e presidentit Bashar al Assad, ka mohuar vazhdimisht se po shënjestron civilët në sulmet ajrore dhe këmbëngul se objektiv ka terroristët. Deklaratat e Valls dhe Medvedev u bënë gjatë një konference për sigurinë të mbajtur në Mynih, pak ditë pas ujdisë së fuqive të mëdha për armëpushim në Siri, që duhet të hynte në fuqi brenda një jave. Ndërkohë, grupet rebele siriane deklaruan për BBC se nuk kanë ndërmend të ulin armët dhe se nuk i besojnë zotimit rus se do t’i japë fund fushatës së bombardimeve ajrore në mbështetje të Bashar al-Assad. Rebelët përsëritën kërkesën për largimin e presidentit sirian, ndërkohë që ky i fundit deklaroi të premten se ka ndërmend të rimarrë kontrollin e gjithë Sirisë, pavarësisht se sa kohë do të kërkojë.
 
Putini hap “kutinë e Pandorës": Turqia mbron Kalifatin, Arabia Saudite dhe Katari e financojnë Erdogani mbron ISIS-in, sepse nga xhihadistët blen naftën me gjysmë çmimi. Arabia Saudite dhe Katari, e financojnë përmes organizatave të bamirësisë. Financa ndërkombëtare bën gjithë pjesën tjetër Rusia ka arsye të “dyshojë” se avioni u rrëzua “për të siguruar furnizime të paligjshme me naftë, nga ISIS për Turqinë”. Vladimir Putini jo vetëm ka snobuar Erdoganin, duke i mohuar atë takim që udhëheqësi i Ankarasë kishte kërkuar gjatë zhvillimit të samitit mbi klimën në Paris, por e shton dozën e “helmit”. Dhe godet fort. “Mbrojtja e turkmenëve – ka shtuar ai, në lidhje me linjën zyrtare të Turqisë – është vetëm një pretekst”. Kremlini ka marrë “kohët e fundit’ raporte të rinj të shërbimeve të fshehtë, të cilët flasin për një trafik nafte nga territoret e kontrolluar nga ISIS-i në Turqi, “në shkallë industriale”. Fjalët e Putinit hapin një kuti të Pandorës. Sepse, nëse Turqia i mbron xhihadistët e Shtetit Islamik, janë vende si Arabia Saudite dhe Katari që i financojnë. Fjalët e presidentit rus kanë ndeshur në reagimin e menjëhershëm të palës turke: Erdogani ka thënë se është gati të japë dorëheqjen, nëse deklaratat e Putinit konfirmohen. “Eshtë imorale – ka thënë ai për mediat ndërkombëtare në Paris – që të akuzosh Turqinë se blen naftë nga ISIS. Nëse ka dokumenta, duhet t’i paraqesin, t’i shohim. Nëse kjo demonstrohet, unë nuk rri më në detyrën time. Dhe i them Putinit: po ai, do të rrijë?”. Por përtej deklaratave fasadë të Erdoganit, e vërteta është që, ashtu si del edhe prej raportit mbi emergjencën terroriste të përgatitur nga Financial Action Task Force (Fatf), shumica e qeverive jo vetëm nuk merr seriozisht luftën ndaj komisioneve mes financës ndërkombëtare dhe rrjeteve të terrorit, por madje edhe mbyllin sytë. Një shembull është pikërisht Arabia Saudite, “që përdor standartet e Fatf për t’u mbrojtur në shtëpinë e vet dhe i shkel tërësisht në veprimtarinë e saj jashtë vendit dhe atë ndërkombëtare”. Nëse nga njëra anë, Riadi është në vendin e parë sa i përket aksioneve kundër krimeve të lidhjes mes terrorizmit dhe financës, nga ana tjetër ai është, bashkë me katarin, financuesi dhe mbështetësi më i madh i fytprerësve”. Në dëgjesën që iu kushtua Financimit të Terrorizmit dhe Shtetit Islamik, organizuar në 13 nëntor 2014 nga Komisioni i Shërbimeve Financiare të Kongresit Amerikan, doli qartë se “ndërkohë që al Kaeda mund të mbështetej, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në afro gjysmë milioni dollarë financime në ditë, ISIS-i fitonte 1-2 milionë dollarë në ditë përmes shitjes së naftës, shpërblimeve të kërkuar për pengjet dhe financimeve nga ana e organizatave bamirëse, mbi të gjitha nga vendet e Gjirit, duke nisur nga Katari dhe Arabia Saudite”. Në tregtinë e naftës, partneri kryesor i terroristëve të Shtetit Islamik është sigurisht Turqia. “Afro 30 mijë fuçi në ditë, transportuar nga 250 autobotë – shpjegojnë ish nënsekretari italian i Ekonomisë, Mario Lettieri dhe ekonomisti Paolo Raimondi – kalojnë tranzit përmes kufijve të Turqisë dhe veriut të Irakut, për t’iu shitur blerësve të gatshëm, të vetëdijshëm se kështu po mbështesin operacionet terroriste”. Vetëm gjatë muajve të fundit, fytprerësit e Shtetit Islamik kanë shitur në tregun e zi turk naftë dhe gazë irakene. Një biznes që i ka sjellë kalifatit 800 milionë dollarë. Pastaj është financa. Banka dhe ndërmjetës financiarë e monetarë kontribuojnë për të sjellë përditë lumenj parash në arkat e kalifit Abu Bakr al Baghdadi. Në shënjestër të amerikanëve ka përfunduar prej pak kohës, “havala”. Bëhet fjalë për një rrjet informal operatorësh privatë që merren me transferimin e parave. Edhe në këtë rast, burimet e shërbimeve të fshehtë kanë ndezur alarmin për të gjithë vendet islamike, duke nisur nga ata të Gjirit. Il Giornale/bota.al
Në një përpjekje të përbashkët, organizata të ndryshme greke joqeveritare, duke përdorur më shumë se 1.5 ton perime të cilat do të hidheshin pasi nuk pranohen në treg për arsye të formës së jashtme të shëmtuar, kanë gatuar vakte falas për mijëra athinas. Iniciativa është marrë në kuadrin e nismës globale “Ushimi 5000”, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me mijëra ton perime dhe fruta të freskëta, të cilat hidhen për shkak të pamjes së jashtme. Kjo sasi vlerësohet se përbën gati një të tretën e prodhimit bujqësor që shkon dëm jo vetëm nga supermarketet e mëdha dhe tregjet, por edhe nga vetë konsumatorët. Georgios Kaminis, kryebashkiaku i Athinës, deklaroi: “Ka kaq shumë ushqime që hidhen, ndërsa ka kaq shumë njerëz që kanë nevojë për to, sidomos në këto kohë kur kemi edhe problemin e refugjatëve këtu në Athinë”. Vetëm në Greqi, çdo shtëpi vlerësohet se hedh në vit gati 100 kilogramë perime dhe fruta për person që mund të përdoreshin për gatim. Sipas organizatorëve, me këto sasi të mëdha ushqimesh që përfundojnë në plehra, do të mund të ndihmoheshin mijëra familje në nevojë në Greqinë e gjunjëzuar nga kriza shumëvjeçare, kur vendi ka humbur një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm në shtatë vitet e fundit dhe recensioni i pandalshëm i ekonomisë ka shkaktuar më shumë varfëri. “Kjo është një ndihmë e madhe sepse pensionet tona janë ulur, nuk kemi para’ të mjaftueshme dhe në banka marrim pak para’ për shkak se vazhdon kontrolli i kapitaleve”, thotë një pensioniste. Përballimi i shpërdorimit të sasive të konsiderueshme të frutave dhe perimeve të këtij lloji është kthyer tashmë në prioritet për Kombet e Bashkuara, të cilat kanë marrë iniciativë që deri në vitin 2030 të reduktojnë këtë fenomen deri në masën 50%.
Janë 21 personat që humbën jetën pasi tajfuni Soudelor u përplas në territorin e Kinës Juglindore dhe Tajvanit, bënë të ditur agjencitë zyrtare të lajmeve. Stuhia la pas 14 të vdekur në qytetet lindore të Kinës në Uenzhu dhe Lishui, ku shirat e rënda shkaktuan rrëshqitje dheu që shkatërruan shumë banesa. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, në ngushticën në Tajvan, konfirmohen edhe shtatë persona të tjerë të zhdukur. Stuhia ka arritur statusin super tajfun mbi oqean dhe erërat kanë një shpejtësi prej 290 kilometrash në orë, por gjatë goditjes në tokë, fuqia është zvogëluar duke u kthyer në një shi të rrëmbyeshëm tropikal. Stuhia nisi të godasë provincat jugore të Kinës të shtunën në mbrëmje. 185 mijë persona janë zhvendosur me urgjencë në vende më të larta. Më herët, tajfuni goditi ishullin e Tajvanit në veri të qytetit Hualien, ku vrau shtatë persona. Pesë të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe 402 janë plagosur në këtë vend. Së paku, 11 800 persona janë evakuuar nga 17 qarqe dhe qytete në Tajvan që prej të enjtes. Autoritetet kanë vënë në dispozicion një personel ushtarak prej 35 mijë personash për të bërë evakuimin e banorëve të zonës. Shirat e fortë janë shoqëruar me erëra që shkonin deri në 210 kilometra në orë. / Top Channel
Top